LIGJI NR. 02/L-1 PËR INSPEKSIONIN E TREGUT
This provision is the preamble to the law on market inspection and says the Assembly of Kosovo adopts it to help oversee implementation of trade laws.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 02/L-1
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This provision is the preamble to the law on market inspection and says the Assembly of Kosovo adopts it to help oversee implementation of trade laws. This article states that market inspection supervision is established and that market inspectors have powers to carry it out. This article defines several terms used in the law. The municipal inspector performs first-level market inspection work, and the inspection body within the Ministry of Trade and Industry performs second-level market inspection work in accordance with Article 7. Inspectors acting within the MTI may carry out certain first-level inspection tasks.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 02/L-1 PËR INSPEKSIONIN E TREGUT
Showing 38 of 38
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This provision is the preamble to the law on market inspection and says the Assembly of Kosovo adopts it to help oversee implementation of trade laws.
GAZETA ZYRTARE E INSTITUCIONEVE TË PËRKOHSHME TË VETËQEVERISJES NË KOSOVË / PRISHTINË :VITI II / NR. 9 / 01 SHKURT 2007 Ligji Nr. 02/L-1 PËR INSPEKSIONIN E TREGUT Kuvendi i Kosovës, Duke u bazuar në Rregulloren nr. 2001/9 të datës 15 maj 2001 të Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisjen e Përkohshme në Kosovë, Kreu 5. (ç), 9.1.1, 9.3.3 ; Duke marrë parasysh nevojën e formimit të inspeksionit të tregut si një mekanizëm i rëndësishëm që mbikëqyrë zbatimin e ligjeve të tregtisë, Miraton: LIGJIN PËR INSPEKSIONIN E TREGUT KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article states that market inspection supervision is established and that market inspectors have powers to carry it out.
Neni 1 Me këtë ligj përcaktohen punët e mbikëqyrjes inspektuese (në tekstin vijues: inspektimi i tregut) si dhe autorizimet e inspektorëve të tregut të cilët zbatojnë mbikëqyrjen inspektuese. Kuptimi i termave dhe definicionet - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines several terms used in the law.
Neni 2 Cilido prej termave në vijim, kudo që përdoren në këtë Ligj, do të ketë kuptimin e dhënë, përveç nëse konteksti brenda të cilit përdoret një term i tillë nënkupton diçka tjetër: Ministër- Ministri i Tregtisë dhe Industrisë. Ministri- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë e themeluar në pajtim me Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2001/19. Mbikëqyrje inspektuese- mbikëqyrja e zbatimit të ligjit, të akteve tjera nënligjore si dhe marrja e masave administrative dhe masave tjera, me qëllim që parregullsitë e konstatuara gjatë inspektimit të mënjanohen sipas ligjit. Inspektor- personi zyrtar me autorizim dhe përgjegjësi të veçantë i cili zbaton mbikëqyrjen inspektuese të afarizmit të personave fizikë ose juridikë. Organ kompetent- organi, fusha e kompetencës së të cilit është e përcaktuar me ligj. Autorizim- leja e nxjerrë nga organi përkatës leje dhënës që autorizon marrësin të bëjë mbikëqyrje inspektuese, në pajtim me kushtet e përcaktuar me ligj. Autoriteti për licencim- autoriteti publik i përcaktuar me këtë ligj, apo aktin tjetër normativ që ka obligim apo përgjegjësi për dhënien e lejes. 2 Akt normativ- çdo ligj, dekret, rregullore, udhëzim administrativ, apo akt tjetër i cili njihet si akt që ka fuqi normative, nga çfarëdo autoriteti publik dhe çdo marrëveshje ndërkombëtare e cila, sipas ligjit ndërkombëtar, është e obligueshme të zbatohet në Kosovë. Mallrat- pasuri të tundshme dhe të patundshme, të prekshme, artikujt dhe pasuri personale të tundshme, por jo letra me vlerë, letra tregtare apo para të gatshme (kartëmonedha apo monedha). Lokal afarist – lokali i përshtatshëm për zhvillimin e veprimtarisë afariste si dhe lokali tjetër i paraparë për një veprimtari të tillë. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: The municipal inspector performs first-level market inspection work, and the inspection body within the Ministry of Trade and Industry performs second-level market inspection work in accordance with Article 7.
Neni 3 3.1. Në përgjithësi, punët e inspekcionit të tregut të shkallës së parë i kryen inspektori komunal. 3.2. Punët e inspeksionit të tregut të shkallës së dytë i kryen inspeksioni i themeluar në kuadër të strukturës së Ministrisë të Tregtisë dhe Industrisë, në pajtim me nenin 7. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Inspectors acting within the MTI may carry out certain first-level inspection tasks.
Neni 4 Duke pasur parasysh nenin 3, inspektorët që veprojnë në kuadër të MTI-së mund të kryejnë këto punë inspektuese të shkallës së parë (I) : a). punët që ndërlidhen me mbikëqyrjen e cilësisë së mallrave; b). punët që nuk mund të realizohen nga inspektorët përkatës komunal. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Nëse nuk ka mjaftueshëm inspektorë tregu, ministri ose një person i autorizuar prej tij mund të caktojë inspektorë nga një administratë tjetër lokale për punët e caktuara të inspektimit.
Neni 5 Po që se për kryerjen e punëve të caktuara të inspektimit, inspektorët e administratës lokale dhe ata të MTI-së nuk kanë numër të mjaftueshëm të inspektorëve të tregut, ministri ose personi të cilin e autorizon ministri, për kryerjen e atyre punëve mund të caktojë inspektorë nga një administrate tjetër lokale. KREU II DETYRAT E INSPEKCIONIT TË TREGUT - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: This provision says the market inspection’s duties and authorized scope include overseeing normative acts that give market inspectors specific powers to enforce certain legal provisions.
Neni 6 Detyrat dhe fushëveprimi i autorizuar i inspeksionit të tregut përfshinë mbikëqyrjen e akteve normative të cilat i japin kompetenca specifike inspektorëve të tregut për zbatimin e dispozitave të caktuara të ligjeve, duke përfshirë, Ligjin për tregtinë e brendshme Nr. 2004/18, Ligjin për mbrojtjen e konsumatorëve Nr. 2004/17, Ligjin për njësitë matëse Nr. 2004/11, dhe dispozitat e caktuara të ligjeve të tjera që i referohen inspeksionit të tregut. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The market inspectorate is established by the Ministry of Trade and Industry, reports to that ministry, inspects natural and legal persons throughout Kosovo, and coordinates its work with municipal governments, tax inspectors, health inspectors, and police for law enforcement in its field.
Neni 7 3 7.1. Inspektorati i tregut si autoritet ekzekutiv themelohet nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe i përgjigjet kësaj Ministrie. 7.2. Inspektorati i tregut ushtron inspektimin tek personat fizikë dhe juridikë në tërë territorin e Kosovës. 7.3. Për zbatimin e ligjit nga fushë veprimtaria e tij, inspektori i tregut koordinon punën me qeveritë komunale, inspektorët tatimorë, inspektorët shëndetësorë dhe me policinë. 7.4. Inspektorët komunalë i zgjedh Kuvendi Komunal. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The inspector must provide professional help and propose needed measures during inspection supervision.
Neni 8 Inspektori ka për detyrë që gjatë kryerjes së mbikëqyrjes inspektuese t’u ofrojë personave fizikë dhe juridikë ndihmë profesionale për zbatimin e dispozitave ligjore dhe të propozoj masat e nevojshme për eliminimin e parregullsive në ushtrimin e veprimtarive afariste. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: A person performing level II market inspector duties must have higher education and at least three years of work experience.
Neni 9 Punët e inspektorit të tregut në shkallën e II i kryen personi i cili ka përgatitje shkollore superiore dhe, më së paku, tri vjet përvojë pune. KREU III AUTORIZIMET DHE DETYRAT - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Autoritetet e inspektimit të tregut kanë kompetenca për të bërë inspektime dhe për të kërkuar informata.
Neni 10 Autoritetet e inspektimit të tregut do të kenë kompetencat dhe mjetet që: a). të kontrollojnë rregullisht objektet tregtare, industriale dhe depot; b). të kontrollojnë rregullisht, nëse nevojitet, vendet e punës dhe objektet tjera në të cilat produktet vihen në shërbim; c). të organizojnë kontrollime të rastit; d). të kërkojnë të gjitha informatat e nevojshme në përputhshmëri me aktet nënligjore të kësaj fushe, të cilat do të bazohen në parimet e Unionit Evropian. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: For each inspection supervision of natural or legal persons, a record must be kept showing the condition found during the inspection.
Neni 11 Për çdo mbikëqyrje inspektimi të personave fizikë ose juridikë duhet të mbahet procesverbali në të cilin shënohet gjendja e konstatuar nga inspektimi. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: A business under inspection must let the market inspector do the inspection and provide normal working conditions.
Neni 12 12.1. Personi fizik ose juridik, afarizmi i të cilit është objekt i inspektimit, obligohet t’i mundësojë inspektorit të tregut kryerjen e punëve të inspektimit nga neni 10. i këtij ligji si dhe t’i sigurojë kushte normale për kryerjen e punëve të inspektimit. 4 12.2. Konsiderohet se personi i mbikëqyrur fizik ose juridik nuk ia ka mundësuar inspektorit kryerjen e punëve të inspektimit nga paragrafi 1. i këtij neni në rast se në afatin kohor të përcaktuar me procesverbal nga ana e inspektorit të tregut, nuk i siguron për shikim dokumentacionin e kërkuar për afarizëm si dhe dokumentet tjera të nevojshme për vërtetimin e gjendjes faktike. 12.3. Personi fizik ose juridik nga paragrafi 1 i këtij neni obligohet që me kërkesë të inspektorit, përkohësisht ta ndërpresë punën në objektin në të cilin kryhet inspektimi po që se inspektori në mënyra tjera nuk ka mundësi ta kryejë mbikëqyrjen e filluar inspektuese. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Businesses under inspection must send the market inspector the data and materials needed for the inspection when requested, within the deadline the inspector sets.
Neni 13 13.1. Personat fizikë ose juridikë, afarizmi i të cilëve është objekt i inspektimit, obligohen që me kërkesë të inspektorit të tregut, në afatin të cilin e cakton inspektori, t’ia dërgojnë të dhënat dhe materialet të cilat janë të nevojshme për kryerjen e punëve të inspektimit. 13.2. Afati nga paragrafi 1. i këtij neni duhet të jetë në përputhje me llojin e kërkesës. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Authorities for goods inspection may temporarily stop the circulation of goods, and the measure lasts until the reasons for it are removed.
Neni 14 14.1. Autoritetet për inspektimin e mallrave janë të autorizuara që të ndalojnë përkohësisht zotimin (qarkullimin) e mallrave në rrethanat e përcaktuara me ligje të veçanta. 14.2. Masa e ndalimit të përkohshëm të zotimit të mallit zgjatë deri sa të eliminohen shkaqet për të cilat është marrë masa. 14.3. Ndërprerjen e kohëzgjatjes së masës administrative inspektori i tregut e cakton me procesverbal. 14.4. Po që se gjatë kryerjes së inspektimit, inspektori ka urdhëruar gojarisht ndalimin e zotimit të mëtutjeshëm të mallit, inspektori obligohet që brenda tri ditësh me vendim ta njoftojë palën për masën e shqiptuar gojore. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The market inspector may temporarily confiscate a means used in an infraction or offense if another law or legal act gives that taking power.
Neni 15 15.1. Nëse me ligj, ose me akte tjera ligjore, është paraparë e drejta e marrjes së mjetit me të cilin është kryer kundërvajtja, delikti ekonomik ose vepra penale, inspektori i tregut mundet t’ia konfiskojë përkohësisht atë mjet. 15.2. Personit të cilit i është konfiskuar (marrë) mjeti, i lëshohet vërtetimi me të dhënat e plota dhe të sakta për mjetin, llojin dhe sasinë. 15.3. Për konfiskimin e përkohshëm të mjetit inspektori i tregut obligohet që menjëherë ta njoftojë organin kompetent për fillimin e procedurës kundërvajtëse , deliktin ekonomik ose veprën ndëshkuese penale si dhe të dorëzojë mjetin e marrë përkohësisht. 15.4. Inspektori i tregut obligohet që me mjetin e konfiskuar të veprojë në mënyrë siç është e paraparë me akt të veçantë ligjor. 15.5. Organi i administratës qendrore, në përbërje të të cilit është inspekcioni i tregut, obligohet të sigurojë kushte për mirëmbajtjen, ruajtjen e përkohshme të mjeteve të konfiskuara. 5 - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Market inspection authorities may suspend business activities, temporarily close business premises (except a residence), and prohibit the use of any space for business activities.
Neni 16 Në pajtim me dispozitat specifike të ligjeve të veçanta, autoritetet për inspeksionin e tregut janë të autorizuara që: a). të suspendojnë vazhdimin e aktiviteteve afariste; b). përkohësisht të mbyllë objektet e një organizate afariste, duke përjashtuar vendbanimin; c). të ndalojë shfrytëzimin e cilësdo hapësirë për aktivitete afariste; - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The market inspector must decide and notify the party of the decision no later than 8 days after the record is drafted.
Neni 17 17.1. Inspektori i tregut obligohet që të merr vendim dhe palën ta njoftojë me vendimin e marrë jo më vonë se 8 ditë nga dita e përpilimit të procesverbalit. 17.2. Pasi që vendimi të jetë bërë i plotfuqishëm, merren masa procedurale për ekzekutimin e vendimit. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: A person may appeal an inspector’s first-instance administrative measure decision to MTI within 15 days. The municipal inspectorate must then check timeliness and send the appeal file to MTI’s inspectorate within 5 days. MTI’s market inspectorate must decide within 30 days and notify the person. Filing the appeal generally suspends execution, except in cases covered by articles 14 or 16 or other special-law exceptions.
Neni 18 18.1. Kundër vendimit të inspektorit të shkallës së parë për masën e shqiptuar administrative, pala ka të drejtë t’i paraqes ankesë MTI-së (organit të administratës qendrore) në afat prej 15 ditësh nga dita e pranimit të vendimit. 18.2. Inspekcioni komunal, pas pranimit të ankesës, vlerëson nëse ankesa është bërë në afatin e caktuar ligjor dhe obligohet që në afat prej 5 ditësh, nga dita e pranimit të ankesës, t’ia dorëzojë ankesën së bashku me shkresat e lëndës, inspekcionit të MTI-së, për të vendosur. 18.3. Inspekcioni i tregut i MTI-së obligohet që në afat prej një 30 ditësh nga dita e pranimit të ankesës të vendos dhe ta njoftojë palën me vendimin që ka marrë. 18.4. Paraqitja e ankesës e ndalon ekzekutimin e vendimit me përjashtim të rasteve të parapara me nenin 14 ose 16 të këtij ligji, ose rasteve të tjera të jashtëzakonshme të përcaktuara me ligje të veçanta. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The market inspector must make the decision to execute an administrative sanction within 8 days after the decision becomes final. The costs of enforcement are borne by the party against whom the measure was imposed by court decision.
Neni 19 19.1. Vendimin për ekzekutimin sanksionit administrativ inspektori i tregut obligohet ta marrë në afat prej 8 ditësh nga dita e plotfuqishmërisë së vendimit. 19.2. Shpenzimet e ekzekutimit të dënimit i bartë pala të cilës i është shqiptuar masa me vendim gjyqësor. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: An inspector’s executive decision that concerns a monetary sanction may be executed without first using coercive measures.
Neni 20 Vendimi ekzekutiv i inspektorit, lëndë e të cilit është sanksionuar me të holla, por detyrimet tjera, mund të ekzekutohet pa përdorim paraprak të masave të shtrëngimit. 6 - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: The inspector must request the start of proceedings when a legal breach is found to involve an offense, economic delict, or criminal offense, and must do so immediately or within 15 days from the report date if no decision-making authority exists.
Neni 21 21.1. Po që se inspektori vërteton se me shkeljen e dispozitave ligjore është kryer kundërvajtje, delikti ekonomik ose vepër penale, me vendim, për të cilën çështje është i autorizuar, përkatësisht me procesverbal, nëse nuk ka autorizim për të marrë vendim, obligohet që menjëherë, e më së largëti në afat prej 15 ditësh nga dita e formulimit të procesverbalit, të bëjë kërkesë për ngritjen e procedurës për zhvillimin e veprimeve procedurale gjyqësore. 21.2. Organi, të cilit i është bërë kërkesa sipas paragrafit. 1. të këtij neni, obligohet ta njoftojë paraqitësin e kërkesës me vendimin e marrë. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: An inspector must record the amount of unlawfully realized property in the protocol, and must propose confiscation in the court-request stage when the law provides for that measure.
Neni 22 22.1. Nëse me akt të veçantë për shkelje të dispozitave ligjore, është paraparë masa ligjore: marrja e pasurisë së fituar në kundërshtim me ligjin, inspektori obligohet që në procesverbal të përcaktojë lartësinë e pasurisë së realizuar në mënyrë të kundërligjshme. 22.2. Inspektori obligohet që në kërkesën për ngritjen e procedurës gjyqësore të propozojë marrjen e pasurisë së realizuar në mënyrë joligjore nga paragrafi 1. i këtij neni. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: If quality must be determined during an inspection, the inspector may take samples from products in production or goods in circulation and send them to the competent authorized institute for analysis.
Neni 23 Po që se në procedurë të inspektimit është e nevojshme të përcaktohet cilësia sipas kritereve të definuara për prodhimet në prodhimtari ose mallrat në qarkullim, inspektori mund të marrë mostra në prodhimtari ose nga mallrat në qarkullim, të vulosura dhe në mënyrë të drejtë të shënuara, dhe t’i dorëzojë në institutin kompetent të autorizuar për analizë dhe caktim të cilësisë së prodhimeve. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Inspektori duhet të marrë, dokumentojë, dorëzojë, ruajë dhe njoftojë lidhur me mostrat dhe analizat e tyre.
Neni 24 Gjatë marrjes së mostrave të mallrave të caktuara, inspektori ka të drejtë dhe për detyrë që : a. për caktim të kualitetit të prodhimeve, të marrë për analizë më së shumti tri mostra për njëherë dhe në kushte të njëjta (për analizën e parë,të dytë dhe për palën); b. të mbajë procesverbal për marrjen e mostrave; c. mostra e parë e marrë për analizë pa vonesë të dorëzohet në institucionin relevant për analizim, kurse mostra e dytë për analizë të ruhet në kushte të volitshme deri në përfundimin e analizës së parë; d. të njoftojë palën pa vonesë për rezultatet e analizës së parë; e. mostrën për analizë të dytë pa vonesë ta dorëzojë në institut sipas kërkesës dhe dëshirës së palës; f. ta njoftojë palën se ka të drejtë të paraqes parashtresë për analizë të dytë në afat kohor prej tri ditësh, nga dita e pranimit të njoftimit me rezultatet e analizës së parë; 7 g. me konkluzion të veçantë të përcaktohet lartësia e shpenzimeve të analizës për palën në rast se mostra e analizuar nuk u përgjigjet kritereve të cilësisë. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: The inspector must send easily perishable samples to a professional analysis institute, and on the party’s request also send them at the same time to another analysis institution.
Neni 25 25.1. Mostrat e mallrave të marra për analizë të cilat prishen lehtë, inspektori i dorëzon në institutin profesional për analiza, kurse me kërkesë të palës, në të njëjtën kohë dërgohen në institucionin tjetër për analizë. 25.2. Po që se rezultatet e analizës sipas paragrafit 1. të këtij neni ndryshojnë, si relevant merret rezultati nga analiza e bërë sipas kërkesës së palës. 25.3. Kur pala gjatë marrjes së mostrave nuk kërkon në të njëjtën kohë të merren mostra për analizë të dytë, konsiderohet se është pajtuar me rezultatet e analizës së kryer sipas kërkesës së inspektorit të tregut. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Personat fizikë dhe juridikë duhet të japin pa kompensim sasinë e duhur të produkteve për analizë cilësie.
Neni 26 26.1. Personat fizikë dhe juridikë obligohen që pa kompensim të japin në dispozicion sasitë e duhura të prodhimeve për analizim të cilësisë. 26.2. Shpenzimet e analizës së mostrave i bartë pala nga e cila janë marrë mostrat, po që se vërtetohet se mostrat nuk u përgjigjen dispozitave të përcaktuara për kualitet. 26.3. Nëse vërtetohet se mostrat janë në përputhje me dispozitat e parapara për kualitet, shpenzimet i bartë inspekcioni. 26.4. Rezultati i analizës së dytë është relevant edhe për shpenzimet e analizës së parë. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Articles 23–26 do not apply to products regulated by special legal acts.
Neni 27 Dispozitat e neneve 23-26 të këtij ligji, nuk vlejnë për prodhimet të cilat janë të rregulluara me akte ligjore të veçanta. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: For actions of the market inspector, the administrative procedure law applies unless a special law provides otherwise.
Neni 28 Në veprimet e inspektorit të tregut zbatohen dispozitat e ligjit për procedurën administrative, përveç nëse rregullohet ndryshe me një ligj të veçantë. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: Gjatë mbikëqyrjes inspektuese, inspektori duhet të ketë legjitimacion të posaçëm dhe ID-kartelë.
Neni 29 29.1. Gjatë kryerjes së mbikëqyrjes inspektuese, inspektori obligohet ta ketë legjitimacionin e posaçëm dhe ID-kartelën me të cilën dëshmon pozitën zyrtare, identitetin dhe autorizimet. 29.2. Formën e legjitimacionit dhe të ID-kartelës së inspektorit si dhe mënyrën e dhënies dhe të përdorimit e përcakton Ministri me akt të veçantë. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: The market inspector must be accompanied by a witness during an inspection of a person’s business, and the Minister of Trade and Industry sets the procedure for appointing and accompanying that witness.
Neni 30 8 30.1. Inspektori i tregut obligohet që gjatë kryerjes së mbikëqyrjes inspektuese të personit fizik ose juridik, afarizmi i të cilit është objekt i mbikëqyrjes inspektuese, të shoqërohet nga një përcjellës - dëshmitar për kryerjen e inspektimit dhe për masat e marra . 30.2. Mënyrën e caktimit dhe shoqërimit të përcjellësit - dëshmitarit nga paragrafi 1. i këtij neni e përcakton Ministri i Tregtisë dhe Industrisë. KREU IV SANKSIOINE ADMINISTRATIVE - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: A legal person can be fined 250 to 1,000 euros for blocking market inspector actions, and the responsible person can be fined 125 to 500 euros for the same acts.
Neni 31 31.1. Me gjobë në të holla, në shumë prej 250 deri 1.000 €, do të dënohet për kundërvajtje personi juridik nëse: a). nuk i lejon inspektorit të tregut kryerjen e detyrave që parashihen në nenin 10; b). nuk i mundëson inspektorit të tregut kushte normale për punë ose qasje në objekt, sipas nenit 12; c). nuk e ekzekuton vendimin e inspektorit të tregut sipas nenit 14 ose 16. d). nuk i lejon inspektorit marrjen e mjetit me të cilin është kryer vepra, (neni 15. paragrafi 1.) e). pamundëson marrjen e mostrave për analizë të cilësisë së prodhimeve, (neni 23). 31.2. Me të holla në shumën prej 125-500 € për veprimet nga paragrafi 1. i këtij neni, do të dënohet për kundërvajtje personi përgjegjës i personi juridik. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: A legal person can be fined for failing to provide or prepare requested data/materials, giving incorrect information, or ignoring an inspector’s order to return overcharged money.
Neni 32 32.1. Me gjobë në të holla në shumë prej 250 deri 1.000 € dënohet personi juridik nëse: a. përkundër kërkesës së inspektorit, nuk i dorëzon ose nuk i përgatitë të dhënat dhe materialin apo dorëzon ose përgatit materiale dhe të dhëna të pasakta (neni 13.) b. nuk vepron sipas vendimit gojor ose të shkruar të inspektorit për t’ia kthyer blerësit të mallit apo shfrytëzuesit të shërbimit tepricën e shumës së paguar më tepër se çmimi i përcaktuar në listën e çmimeve për mallrat ose shërbimet. 32.2. Personi juridik sanksionohet në mënyrë administrative me një gjobë prej 250 eurosh deri në 100 euro, kur nuk i dorëzon ose nuk i përgatitë të dhënat e kërkuara nga inspektori ose kur dorëzon të dhëna ose raporte të pasakta në pajtim me nenin 13. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: Payments collected from fines imposed in money are deposited into the Consolidated Budget of Kosovo.
Neni 33 Të gjitha pagesat nga gjobat e shqiptuara në të holla derdhen në Buxhetin e Konsoliduar tё Kosovës. KREU V 9 DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: Certain inspectors must align their inspection oversight with this law within 60 days after it enters into force.
Neni 34 Inspektorët të cilët kanë ushtruar mbikëqyrjen inspektuese sipas dispozitave ligjore që kanë qenë në fuqi deri me miratimin e këtij ligji, obligohen që mbikëqyrjen ta harmonizojnë me dispozitat e këtij ligji 60 ditë pas hyrjes në fuqi. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: The Ministry of Trade and Industry may issue special and other acts to implement this law. If this law conflicts with other special laws on market inspector powers, the special laws prevail.
Neni 35 35.1. Me qëllim të zbatimit të këtij ligji Ministria e Tregtisë dhe Industrisë nxjerrë akte të veçanta dhe akte tjera nga fusha dhe përgjegjësia e saj. 35.2. Në rast kur dispozitat e këtij ligji lidhur me kompetencat e inspektorit të tregut janë në kundërshtim me dispozitat tjera të ligjeve të veçanta, do tё mbizotërojnë dispozitat e ligjeve të veçanta. - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: When this law starts to apply, all earlier provisions and other normative acts used for market inspection trade supervision stop operating across Kosovo.
Neni 36 Ditën e fillimit të zbatimit të këtij ligji, në tërë territorin e Kosovës pushojnë së vepruari të gjitha dispozitat dhe aktet tjera normative të mëparshme në bazë të të cilave është ushtruar mbikëqyrja tregtare nga inspeksioni i tregut. - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: Ky nen thotë se ligji hyn në fuqi pasi miratohet nga Kuvendi i Kosovës dhe shpallet nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm.
Neni 37 Ky ligj hyn në fuqi pas miratimit nga Kuvendi i Kosovës dhe shpalljes nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm. Ligji nr. 02/L-1 23 mars 2005
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 02/L-1 PËR INSPEKSIONIN E TREGUT
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in