LIGJI NR. 02/L-10 PËR PËRKUJDESJEN NDAJ KAFSHËVE
This is the preamble introducing the Law on the Care of Animals.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 02/L-10
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the preamble introducing the Law on the Care of Animals. This law regulates the keeping, care, housing, breeding, transport, and related animal welfare matters. This provision states that the law’s purpose is to create a legal basis for animal care and to ensure animals’ physiological and social needs. This article defines terms used in the law, such as animal care, ministry, veterinary officials, animal keeper, animal, and several animal-related facilities and concepts. The Ministry must issue a subordinate act on animal welfare.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 02/L-10 PËR PËRKUJDESJEN NDAJ KAFSHËVE
Showing 22 of 22
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the preamble introducing the Law on the Care of Animals.
GAZETA ZYRTARE E INSTITUCIONEVE TË PËRKOHSHME TË VETËQEVERISJES NË KOSOVË / PRISHTINË :VITI I / NR. 5 / 01 TETOR 2006 Ligji Nr. 02/L-10 PËR PËRKUJDESJEN NDAJ KAFSHËVE Kuvendi i Kosovës, Duke u bazuar në Rregulloren e UNMIK-ut Nr. 2001/9 të 15 majit 2001 për Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë, Kreu 9.1.26 (a) dhe 5.1 (j) Miraton: LIGJIN PËR PËRKUJDESJEN NDAJ KAFSHËVE Kreu I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This law regulates the keeping, care, housing, breeding, transport, and related animal welfare matters.
Neni 1 Lënda Me këtë ligj rregullohet mbajtja, kujdesi, strehimi, mbarështimi, transportimi dhe çështje të tjera të lidhura me përkujdesjen ndaj kafshëve. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This provision states that the law’s purpose is to create a legal basis for animal care and to ensure animals’ physiological and social needs.
Neni 2 Qëllimi Qëllimi i këtij ligji është krijimi i një baze ligjore për përkujdesjen ndaj kafshëve e cila do të sigurojë nevojat fiziologjike dhe sociale të kafshëve. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines terms used in the law, such as animal care, ministry, veterinary officials, animal keeper, animal, and several animal-related facilities and concepts.
Neni 3 Definicionet Në këtë ligj termet e përdorura kanë këto domethënie përveç nëse konteksti kërkon ndryshe: “Përkujdesje ndaj kafshëve” nënkupton të gjitha përpjekjet që sigurojnë nevojat fiziologjike dhe sociale të kafshëve; "Ministria" nënkupton Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural; "SHVUK" nënkupton Shërbimin Veterinar dhe të Ushqimit të Kosovës; "Kryeshef Ekzekutiv i Veterinës" nënkupton Kryeshefin Ekzekutiv të Shërbimit Veterinar dhe të Ushqimit të Kosovës; “Veterinar” nënkupton personin, i cili me sukses ka kompletuar aftësimin formal për mjekësi ose kirurgji veterinare në një fakultet të veterinës të aprovuar zyrtarisht nga Ministri kompetent; “Inspektor për përkujdesje të kafshëve’’ nënkupton zyrtarin i cili do të jetë përgjegjës për zbatimin e dispozitave të këtij ligji; “Person kompetent” nënkupton personat e caktuar nga Ministria për çfarëdo qëllimi të këtij ligji; “Mbajtës i kafshës” nënkupton personin i cili ka në ruajtje ose kujdeset për kafshën; “Kafshë” nënkupton të gjitha kafshët e gjalla, duke përfshirë edhe shpezët, peshqit dhe bletët, larvat që jetojnë të lira dhe format larvore riprodhuese, por pa përfshirë format fetale ose embronike; Kafshët e rrezikshme - janë ato lloje të kafshëve të cilat gjithmonë paraqesin rrezik për njeriun dhe kafshët (p.sh. ujku, ariu, luani, gjarpëri etj). Kafshë agresive- është ajo kafshë e cila në kushte të caktuara mund të bëhet e rrezikshme (p.sh. nëse një qen mbahet gjithmonë i lidhur dhe maltretohet fizikisht, ai qen mund të bëhet i rrezikshëm). “Keqtrajtim i kafshëve” nënkupton veprimin apo mosveprimin me të cilin kafshës i shkaktohen vuajtje, dhembje apo shqetësime, të cilat në shkallën dhe rrethanat në të cilat paraqiten janë të tepruara dhe të panevojshme; “Kafshë për eksperiment” nënkupton përdorimin e kafshës për qëllime eksperimentale apo qëllime tjera shkencore që mund t’i shkaktojnë dhembje, shqetësim ose dëm të përhershëm, përfshirë çfarëdo veprimi të paramenduar apo të vetëdijshëm; “Eutanazi” nënkupton vrasjen pa dhembje në rastet e domosdoshme për ruajtjen e shëndetit publik; “Treg për kafshë” nënkupton vendin e licencuar për shitjen e kafshëve; “Transport i kafshëve” nënkupton lëvizjen e kafshëve me anë të mjeteve transportuese rrugore, hekurudhore, ajrore ose ujore; “Identifikim i kafshës” nënkupton: a) shënjimin e kafshës me çfarëdo metode me qëllim të dallimit të kafshës ose kafshëve të atij lloji nga të tjerat dhe b) fiksimin, përdorimin apo vënien e shenjave të matrikulimit, mjetit të identifikimit elektronik, ngjyrosjes apo çfarëdo gjësendi tjetër, në kafshë me qëllim të dallimit të kafshës ose kafshëve të një lloji nga të tjerat; “Vendstrehim i kafshëve pa pronar” nënkupton vendin për përkujdesje të kafshëve i pajisur veçanërisht për vendosjen e kafshëve të kapura, endacake, të konfiskuara dhe kafshëve pa pronar, si dhe kafshëve që kanë nevojë për ndihmë; “Vendstrehim i kafshëve me pronar” nënkupton vendin për përkujdesjen e kafshëve posaçërisht të pajisur, ku pronarët e kafshëve shtëpiake-manarëve mund t’i lënë kafshët e tyre për kujdesjen në periudhë të caktuar kohore; “Rezervat i kafshëve” nënkupton hapësirën e kufizuar në të cilën kafshët mbarështohen dhe jetojnë në kushte natyrore dhe nën përkujdesjen e përhershme të njeriut; “Kafshë e egër gjahu” nënkupton gjitarët e egër tokësor dhe shpezët e egra të dedikuara për gjah. “Person” nënkupton personin fizik dhe juridik; Kreu II MBAJTJA DHE KUJDESI I KAFSHËVE - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The Ministry must issue a subordinate act on animal welfare.
Neni 4 Mbajtja e kafshëve 4.1.Kushtet dhe mënyra e mbajtjes së llojeve apo kategorive të kafshëve, përfshijnë: a. Mënyrën me të cilën lidhen kafshët; b. Mënyrën me të cilën do të ndahen kafshët sipas moshës, gjinisë apo llojit; c. Hapësirën e lejuar për kafshë; d. Çështjet që lidhen me higjienë dhe komoditet të kafshës, strehimin e tyre dhe masave tjera për të siguruar shëndetin e kafshës. e. Të dhënat për hartimin e listës së kategorive dhe llojeve të kafshëve f. Kushtet e strehimit të kafshëve sipas llojit të tyre dhe g. Çfarëdo çështje tjetër që mund të paraqitet. 4.2. Me qëllim të sigurimit të mirëqenjes së kafshëve, Ministria do të nxjerr akt nënligjor. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Personi që mban ose kujdeset për një kafshë është përgjegjës për sigurinë, shëndetin dhe mirëqenien e saj. Ministria duhet të nxjerrë një akt nënligjor për të përcaktuar mënyrën e kujdesit, ushqyerjes, stërvitjes, dhënies së ujit dhe personat e kualifikuar përgjegjës për përkujdesje.
Neni 5 Kujdesi ndaj kafshëve 5.1. Personi që mban çfarëdo kafshe apo kujdeset për kafshën, do të jetë përgjegjës për sigurinë, shëndetin dhe mirëqenien e saj. 5.2. Ministria do të nxjerr Akt nënligjor për të përcaktuar mënyrën e kujdesit, të ushqyerit, stërvitjes, dhënies së ujit, si dhe përcaktimin e personave të kualifikuar që do të jenë përgjegjës për përkujdesjen e kategorive dhe llojeve të tyre. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Animal breeding must follow the rules set for breeding, and young animals of certain species or categories may not be separated from their parents until the required age is reached.
Neni 6 Mbarështimi i kafshëve 6.1. Mbarështimi i kafshëve duhet të bëhet sipas rregullave të përcaktuara për mbarështimin e kafshëve përfshirë metodat e mbarështimit sipas llojit dhe kategorisë së tyre në mënyrë që të njëjtat të përdoren për parandalimin e mbarështimit të pakontrolluar. 6.2. Me qëllim të zvogëlimit të popullacionit të kafshëve endacake, të rrezikshme dhe atyre të papërshtatshme për mbarështim, mund të përcaktohet steriliteti i obligueshëm i kafshës. 6.3. Të vegjlit e llojeve apo kategorive të caktuara të kafshëve, nuk do të shkëputen nga prindërit e tyre gjersa të arrijnë moshën e caktuar. 6.4. Personi i përfshirë në mbarështimin e kafshëve është përgjegjës për ruajtjen e karakteristikave anatomike, fiziologjike dhe të sjelljes së kafshës, të cilat mund të vejnë në rrezik shëndetin apo mirëqenien e të vegjëlve apo prindërve. 6.5. Për rregullimin e të gjitha çështjeve nga ky nen Ministria do të nxjerr akte nënligjore Kreu i III NDËRHYRJET NË JETËN E KAFSHËVE - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Kosmetic surgical operations on animals that remove or damage body parts are prohibited, except when done for healing. Veterinary surgeons must carry out surgical operations in accordance with the law, and the Ministry must issue an administrative instruction setting the methods and cases for surgeries and embryonic transplantation in animal species or categories.
Neni 7 Operimet kirurgjike te kafshët 7.1. Ndalohen operimet kirurgjike me qëllim të modifikimit të dukjes së kafshës me anë të së cilës largohet apo dëmtohet cila do pjesë e trupit të kafshës, përveç me qëllim të shërimit. 7.2. Operimet kirurgjike do të kryhen nga veterinari në pajtim me dispozitat e ligjit në fuqi. 7.3. Ministria do të nxjerr Udhëzim Administrativ me të cilin përcakton mënyrën dhe rastet në të cilat të mund kryhen operimet kirurgjike dhe transplantimi embrional në llojet apo kategoritë e kafshëve. - 8 Verify source ↗
Neni 8
Neni 8 Vrasja e kafshëve 8.1. Përveç në rastet emergjente të cilat dukshëm tregojnë dhembje ekstreme që mund të pasojnë me ngordhje, vetëm veterinari ose personi tjetër kompetent lejohet të vras kafshën e llojit të zbutur ose çfarëdo kafshe të egër e cila është zbutur, përveç kafshëve të mbarështuara për prodhim të ushqimit. 8.2. Në rastet kur është e domosdoshme vrasja e kafshës, duhet të bëhet me vuajtje minimale fizike dhe mentale të saj. 8.3. Personi përgjegjës për vrasje do të sigurojë se kafsha ka ngordhur para eliminimit të trupit të saj. 8.4. Ministria do të nxjerr akt nënligjor me të cilin përcakton: a) rastet në të cilat lejohet vrasja e kafshëve dhe mënyra në të cilën mund të bëhet vrasja; b) personin që mund të vrasë kafshën; c) objektet dhe pajisjet e thertoreve; d) metodat e trullosjes dhe therjes së mëparshme, me kusht që metodat e tilla të sjellin kafshën në gjendje të pavetëdijes, e cila zgjatë derisa të vritet; e) transportin e kafshëve të lënduara apo sëmura me qëllim të therjes, duke siguruar që transporti i tillë nuk shkakton vuajtje të mëtutjeshme për kafshët. 8.5. Dispozitat e paragrafit 8.4 të këtij neni nuk zbatohen për kafshët e egra të gjahut. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Only persons licensed by the Ministry may conduct animal experiments, and the license holder must minimize pain and keep and share records with the Ministry.
Neni 9 Kafshë për eksperiment 9.1. Eksperimenti me kafshë fillon kur kafsha është përgatitur për përdorim dhe përfundon kur kryhet eksperimenti. 9.2. Në pajtim me dispozitat e këtij Ligji, vetëm personat e licencuar nga Ministria, mund t’i kryejnë eksperimentet në kafshë. 9.3. Ministria mund të pezullon, modifikon apo anulon licencën e lëshuar në bazë të nenit 9.2 të këtij Ligji. 9.4. Licenca sipas nenit 9.2 të këtij Ligji do të lëshohet vetëm kur procedurat eksperimentale nuk shkelin rregullat dhe standardet etike të përcaktuara me këtë ligj dhe aktet nënligjore. 9.5. Licenca duhet të specifikojë procedurën e nevojshme të eksperimentit, përfshirë kushtet dhe kufizimet të cilat konsiderohen të domosdoshme. 9.6. Bartësi i licencës sipas nenit 9.2 të këtij Ligji, me rastin e eksperimentit është i obliguar që këtë ta bëj me shqetësime dhe dhembje sa më të vogla që është e mundur, por pa e dëmtuar qëllimin e eksperimentit. 9.7. Bartësi i Licencës sipas nenit 9.2 të këtij Ligji duhet të mbaj evidencë për të dhënat e kafshës për eksperiment, si dhe të dhënat gjatë dhe pas eksperimentit të kafshës dhe t’ia ofrojë ato të dhëna Ministrisë. 9.8. Ministria do të nxjerr Udhëzim Administrativ për përdorimin e kafshëve për eksperimente. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Aggressive animals are banned from import, sale, and breeding unless the law provides otherwise; they also must not be kept in herds, and they may be killed or slaughtered if they pose a risk and SHVUK has first assessed that risk.
Neni 10 Kafshët agresive 10.1. Ndalohet importimi, shitja apo mbarështimi e kafshëve agresive të cilat mund të paraqesin rrezik për sigurinë, shëndetin e njeriut dhe kafshëve të tjera në rastet kur nuk është përcaktuar ndryshe me ligj. 10.2. Kafshët agresive nuk duhet të mbahen në tufë dhe mund të vriten apo theren, kur ato paraqesin rrezik për shëndetin e kafshëve dhe të njeriut, nëse këtë më parë e vlerëson SHVUK. Kreu IV SHFRYTËZIMI I KAFSHËVE - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Animal races testing speed or strength may be allowed only if they comply with legal and subordinate rules and are under SHVUK control. The Ministry must issue a subordinate act on keeping animals for recreation, racing, sport, training, education, public display, shows, exhibitions, market or auction sales, and other purposes, plus substances used for racing animals.
Neni 11 Shfrytëzimi i kafshëve për gara 11.1. Organizimi i garave në të cilat testohet shpejtësia apo fuqia e kafshës, me ç’rast kafsha mund të pësojë dhembje, lëndime apo ngordhje mund të lejohet vetëm në rastet kur kjo është në pajtim me dispozitat ligjore, akteve nënligjore dhe nën kontrollin e SHVUK-së. 11.2. Ministria do të nxjerr akt nënligjor për: mbajtjen e kafshëve me qëllim të rekreacionit, garave, sportit, stërvitjes, edukimit, ekspozimit publik, shfaqjeve, ekspozitave, shitjes në tregje dhe në ankande apo për qëllime tjera dhe - për substancat që mund të përdoren në kafshët që marrin pjesë në gara. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Kafshët mund të transportohen vetëm kur plotësohen kushtet e certifikatës, identifikimit dhe pajtueshmërisë me kërkesat ligjore; SHVUK lëshon ose anulon certifikatën, transportuesi duhet t’i mbajë dokumentet, dhe Ministria duhet të nxjerrë rregulla nënligjore.
Neni 12 Transporti i kafshëve 12.1. Kafshët mund të transportohen, brenda vendit nga një lokacion në tjetrin apo jashtë vendit, vetëm nëse kafsha është: a) e pajisur me certifikatë të lëshuar nga SHVUK me të cilën vërtetohet se kafsha është e përgatitur për transport; b) identifikohet me shenjë identifikimi ose dokumente të paraqitura në certifikatë; c) Nuk është përfshirë në kushtet dhe kufizimet të cilat SHVUK i konsideron të duhura për zbatim; d) Transporti duhet të jetë në pajtim me dispozitat e përcaktuara ligjore. 12.2. SHVUK lëshon certifikatën sipas nenit 12.1 (a) vetëm pas inspektimit të kafshës para ngarkimit. 12.3. Certifikata nuk do të lëshohet në rast se kafsha: a) nuk shoqërohet me shenjë identifikimi ose dokumente të përcaktuara sipas këtij Ligji; b) kafsha ka pjellë dyzet e tetë orë para nisjes apo konstatohet se mund të pjell gjatë transportit; c) konstatohet se kafsha është e sëmurë, lënduar apo e papërgatitur për transport, duke marrë parasysh natyrën e mjeteve të transportit, mënyrën ose kohëzgjatjen e udhëtimit apo rrethanat nën të cilat do të kryhet transporti dhe d) konstatohet se gjatë transportit nuk mund të sigurohet respektimi i kushteve të përcaktuara për transport. 12.4. SHVUK mund të anulojë certifikatën e lëshuar nëse vërteton se janë paraqitur rrethanat, për të cilat po të ishin njohur në kohën e lëshimit të certifikatës, nuk do të lëshohej. 12.5. Gjatë transportit të kafshëve, transportuesi në çdo kohë duhet të mbaj të gjitha certifikatat dhe dokumentet e lëshuara. 12.6. Kafsha që sëmuret apo lëndohet gjatë transportit duhet të marrë ndihmën e parë sa më shpejtë që është e mundur, t’i jepet trajtimi përkatës veterinar dhe nëse është e domosdoshme, i nënshtrohet therjes emergjente në mënyrë që mos t’i shkaktohet vuajtje e panevojshme. 12.7. Ministria do të nxjerr akt nënligjor me të cilin do të përcaktojë kushtet dhe mënyrën në bazë të së cilës do të bëhet transporti i kafshëve në rrugët tokësore, hekurudhore, ujore dhe ajrore. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: No one may trade animals contrary to this Law, and the Ministry is to issue a sublegal act on animal welfare in markets.
Neni 13 Mirëqenia e kafshëve në tregje 13.1. Askush nuk mund të tregtojë kafshë në kundërshtim me dispozitat e këtij Ligji. 13.2. Ministria do të nxjerr akt nënligjor për mbrojtjen e mirëqenies së kafshëve në tregje. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Animal reserves and shelters may be self-operated only after receiving a license from SHVUK. The Ministry must issue a subordinate act on licensing and regulation.
Neni 14 Rezervatet, vendstrehimet e kafshëve pa pronar dhe vendstrehimet e kafshëve me pronar 14.1. Rezervatet, vendstrehimet e kafshëve pa pronar dhe vendstrehimet e kafshëve me pronar mund të mbahen vetë pas marrjes së licencës nga SHVUK. 14.2. Ministria do të nxjerr akt nënligjor me të cilin përcakton mënyrën e licencimit dhe rregullimin e rezervateve, dhe vendstrehimeve të kafshëve me dhe pa pronar. Kreu i V MBIKËQYRJA - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The ministry appoints the animal welfare inspector, the inspector oversees implementation of the law, and the ministry must issue a sublegal act defining the inspector’s duties and powers. Public security authorities are also authorized for animal welfare.
Neni 15 Inspektori për përkujdesjen ndaj kafshëve 15.1. Mbikëqyrja e zbatimit të këtij Ligji, do të bëhet nga Inspektori për përkujdesjen ndaj kafshëve të caktuar nga ministria. 15.2. Ministria do të nxjerrë akt nënligjor me të cilin përcakton detyrat dhe autorizimet e Inspektorit për përkujdesjen ndaj kafshëve. 15.3. Përveç Inspektorit për përkujdesjen ndaj kafshëve dhe SHVUK-së edhe autoritetet e sigurisë publike janë gjithashtu të autorizuara për mirëqenien e kafshëve. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The animal welfare inspector may enter premises used for animals, inspect animals, take samples, and must show identity before entry. The animal owner or possessor must allow access.
Neni 16 E drejta e qasjes 16.1. Për zbatimin e këtij Ligji, Inspektori për përkujdesjen ndaj kafshëve mund të hyjë në çdo kohë, në çdo pronë, tokë, ndërtesë apo lokale që përdoren tërësisht apo pjesërisht si vendbanim i kafshëve, për konstatimin e shkeljeve të përcaktuara me këtë Ligj. 16.2. Në rastet nga neni 16. 1 i këtij Ligji, Inspektori për përkujdesjen ndaj kafshëve duhet të dëshmojë identitetin e tij para hyrjes në pronë, tokë apo ndërtesë dhe nëse e konsideron të domosdoshme, mund të shoqërohet nga persona të tjerë. 16.3. Inspektori për përkujdesjen ndaj kafshëve mund të marrë për analiza mostrën e çfarëdo substance që hasë në vendin e ngjarjes, për të cilën supozon se është përdorur si ushqim për kafshë. 16.4. Inspektori për përkujdesjen ndaj kafshëve që hyn në tokë ose ndërtesë sipas 16.1 mund të ekzaminojë kafshët që i gjen në tokë apo` ndërtesë dhe mund të bëjë analiza dhe merr mostra nga kafshët të cilat i konsideron të nevojshme. 16.5. Për zbatimin e këtij Ligji, pronari ose poseduesi i kafshës është i obliguar që t’i mundësojë Inspektorit për përkujdesjen ndaj kafshëve qasje në pronë, tokë apo ndërtesë. Kreu VI SANKSIONET ADMINISTRATIVE - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: A person who commits any listed animal-welfare violation may be fined 100 to 5,000 Euro.
Neni 17 Gjobitet për kundërvajtje me gjobë prej 100 deri 5.000 Euro personi që: a). nuk kujdeset për sigurinë, shëndetin dhe mirëqenien e kafshës (neni 5. 2); b) bën mbarështimin e pakontrolluar të kafshës dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore (neni 6.1); c) bën ndarjen e të vegjëlve nga prindërit e tyre dhe në kundërshtim me dispozitat ligjore (neni 6.3); d) mbarështon kafshë karakteristikat anatomike, fiziologjike dhe të sjelljes së të cilave mund të jenë të rrezikshme për shëndetin dhe mirëqenien e të vegjëlve apo prindërve (neni 6.4); e) bën operimin kirurgjik me qëllim të modifikimit të dukjes së kafshës me anë të së cilës largohet apo dëmtohet cila do pjesë e trupit të kafshës (neni 7.1); f) bën vrasjen e kafshës apo eliminimin e pjesëve të trupit të saj në kundërshtim me dispozitat ligjore (neni 8.1 dhe 8.3); g) bën eksperimentimin në kafshë pa licencë për kryerjen e eksperimentit në kafshë dhe shkel rregullat dhe standardet etike (neni 9.2 dhe 9.4); h) nuk mban evidencë për të dhënat e kafshës për eksperiment, si dhe të dhënat gjatë dhe pas eksperimentit dhe nuk ia ofron ato Ministrisë (neni 9.7); i) bën importimin, shitjen apo mbarështimin e kafshës agresive në kundërshtim me dispozitat e këtij Ligji (neni 10.1); j) bën organizimin e garave në të cilat testohet shpejtësia apo fuqia e kafshës, me ç’rast kafsha mund të pësojë dhembje, lëndime apo ngordhje apo bën organizimin e tyre në kundërshtim me dispozitat ligjore (neni 11.1); k) në kafshë që marrin pjesë në gara, përdor substanca që nuk janë të përcaktuara me dispozitat ligjore (neni 11. 2); l) bën transportimin e kafshës për të cilat nuk posedon certifikatë për transportimin e tyre, nuk ka shenjë identifikimi dhe është nën kushtet e kufizimeve të SHVUK-së (neni 12. 1); m) gjatë transportimit të kafshës nuk mban të gjitha certifikatat dhe dokumentet e lëshuara (neni 12. 5); n) bën tregtimin e kafshëve në kundërshtim me dispozitat ligjore (neni 14); o) hap apo mban rezervate, vendstrehime të kafshëve pa pronar apo të kafshëve me pronar, pa lejen e SHVUK-së sipas nenit 14.1; p) nuk i mundëson Inspektorit për përkujdesjen e kafshëve qasje për kryerjen e punës së tij (neni 16. 5). Kreu i VII DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The Ministry must issue subordinate acts to implement this Law and must periodically prepare and publish good-practice codes on animal welfare for agricultural purposes.
Neni 18 Zbatimi 18.1. Për zbatimin e këtij Ligji, Ministria do të nxjerr akte nënligjore. 18.2. Gjuetia apo vrasja e çfarëdo kafshe të egër apo dëmtuesi, do të rregullohet me ligj të veçantë. 18.3. Ministria periodikisht do të përgatisë dhe publikojë kodet e praktikës së mirë që përmbajnë rekomandimet në lidhje me mirëqenien e kafshëve për qëllime bujqësore. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Income from taxes and fines under this Law is paid into the Consolidated Budget of Kosovo.
Neni 19 Të hyrat Të hyrat nga taksat dhe gjobat sipas këtij Ligji derdhen në Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: When this Law enters into force, conflicting provisions in other laws are repealed.
Neni 20 Ligji i aplikueshëm Me hyrjen në fuqi të këtij Ligji do të shfuqizohen dispozitat e ligjeve të tjera që janë në kundërshtim me këtë Ligj. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: This article says the law enters into force after approval by the Assembly of Kosovo and promulgation by the Special Representative of the Secretary-General.
Neni 21 Hyrja në fuqi Ky Ligj hyn në fuqi pas miratimit nga Kuvendi i Kosovës dhe shpalljes nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm. Më 9 maj 2005 UNMIK/REG/2005/24
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 02/L-10 PËR PËRKUJDESJEN NDAJ KAFSHËVE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in