LIGJI NR. 02/L-101 PËR TRANSFUZIONIN E GJAKUT, KONTROLLIN E GJAKUT DHE PRODUKTEVE TË TIJ
This is the preamble and title of a law on blood transfusion, blood control, and blood products.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 02/L-101
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the preamble and title of a law on blood transfusion, blood control, and blood products. This law regulates blood donation, testing, processing, storage, transfusion, and quality control of blood and its components. This article defines key terms used in the law on blood transfusion and related activities. The Ministry of Health must issue a subordinate act setting criteria for a quality system, and that system must be ensured in every blood donation center. Blood collection must ensure Kosovo’s self-sufficiency in blood and blood components.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 02/L-101 PËR TRANSFUZIONIN E GJAKUT, KONTROLLIN E GJAKUT DHE PRODUKTEVE TË TIJ
Showing 40 of 40
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the preamble and title of a law on blood transfusion, blood control, and blood products.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 37 / 10 SHTATOR 2008 LIGJI NR. 02/L-101 PЁR TRANSFUZIONIN E GJAKUT, KONTROLLIN E GJAKUT DHE PRODUKTEVE TË TIJ Kuvendi i Kosovës, Në bazë të kreut 5.1(ë) dhe 9.1.26(a) të Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovës(Rregullorja e UNMIK-ut nr. 2001/9 e datës 15 maj 2001). Miraton: LIGJIN PЁR TRANSFUZIONIN E GJAKUT, KONTROLLIN E GJAKUT DHE PRODUKTEVE TË TIJ Kapitulli I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This law regulates blood donation, testing, processing, storage, transfusion, and quality control of blood and its components.
Neni 1 Qëllimi i ligjit Me këtë ligj rregullohen aktivitetet për dhurimin, testimin, përpunimin, ruajtjen, transfuzionin e gjakut si dhe kontrollin e kualitetit të gjakut dhe komponentëve të tij. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law on blood transfusion and related activities.
Neni 2 Përkufizimet Për qëllimet e këtij ligji vlejnë përkufizimet si vijon: “Transfuzion autolog” është procedurë e sigurimit të gjakut në të cilën dhënësi dhe marrësi është person i njëjtë. ”Citafereza” është procedurë me të cilën ndahen qelizat specifike të gjakut me ndihmën e aparaturës përkatëse. ”Dhuruesi i gjakut” është personi me shëndet të mirë, me anamnezë të mirë medicionale, i përshtatshëm për nga kriteret profesionale mjekësore dhe i cili vullnetarisht jep gjak, plazmë apo qeliza gjaku, për përdorim terapeutik. ”Dhënësi i orientuar i gjakut” është personi që dhuron gjakun apo komponentën e gjakut për pacientin e caktuar, anëtarin e familjes, apo të njohurin e vet. ”Dhurimi i gjakut” është aktivitet që bazohet në parimet e vullnetarizmit dhe dhënies pa pagesë dhe anonime të gjakut. ”Frakcionimi i plazmës së gjakut” është procedurë me të cilën ndahen komponentët speciale proteinike të plazmës si produkte terapeutike. ”Gjaku për transfuzion” është ind në gjendje të lëngët i marrë nga dhënësi në qese me antikoagulant. ”Gjaku i plotë” është gjaku i marrë dhe i procesuar qoftë për transfuzion apo për përpunim të mëtejmë. “KKK” – Kryqi i Kuq i Kosovës. 2 ”Komponenta e gjakut” është fraksion terapeutik (eritrocitet, leukocitet, trombocitet, plazma) që fitohet nga gjaku i plotë me metodologji konvencionale në Shërbimin e transfuzionit të gjakut. ”Mjekësia transfuzive” është lëmi mjekësore që merret me dhurimin, grumbullimin, testimin ruajtjen dhe përpunimin e gjakut, transfuzionin e gjakut dhe komponentëve të gjakut. ”Një njësi - dozë gjaku” është sasia e gjakut e marrë nga një dhurues i vetëm. ”Plazmafereza” është procedurë me të cilën grumbullohet plazma e gjakut nga dhuruesi i gjakut. ”Praktika e mirë klinike” në lëmin e mjekësisë transfuzive kupton përdorimin optimal të gjakut dhe produkteve të gjakut në praktikën klinike. ”Produkt gjaku” është secili produkt terapeutik që është fituar nga gjaku i njeriut dhe përfshinë të gjitha komponentët e gjakut dhe substancat terapeutike nga gjaku. ”Promovimi i dhurimit të gjakut” përfshin të gjitha aktivitetet për motivimin, organizimin, edukimin, regrutimin dhe thirrjen e dhënësve për furnizimin kombëtar me gjak. ”QKTGJK” – Qendra Kombëtare për Transfuzion të Gjakut e Kosovës. ”Regjistri i dhënësve të gjakut” është tërësia e të dhënave personale dhe të dhënave mjekësore, të rëndësishme për sigurinë në furnizimin me gjak. ”Transfuzioni” është bartje e gjakut apo komponentëve të gjakut nga dhënësi në marrësin. ”Mjaftueshmëria vetanake” është princip i furnizimit me gjak dhe komponent gjaku që siguron që të gjitha nevojat për gjak dhe komponent gjaku në rajonin e caktuar apo vendin janë të mbuluara nga burimet vetanake. Kapitulli II DHURIMI DHE GRUMBULLIMI I GJAKUT - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: The Ministry of Health must issue a subordinate act setting criteria for a quality system, and that system must be ensured in every blood donation center.
Neni 3 Vendosja e Standardeve cilësore për marrjen dhe ruajtjen e gjakut 3.1 Ministria e Shëndetësisë, përmes një akti nënligjor përcakton kriteret për krijimin e sistemit cilësor, i cili duhet të sigurohet në çdo qendër ku bëhet dhurimi i gjakut. 3.2 Ky akt nënligjor, duhet të përfshijë standardet e përcaktuara me Direktivën 2005/65. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Blood collection must ensure Kosovo’s self-sufficiency in blood and blood components.
Neni 4 Nevojat për gjak Grumbullimi i gjakut duhet të sigurojë vetë mjaftueshmërinë e Kosovës për gjak dhe komponente gjaku sipas pajtueshmërisë me nevojat e përcaktuara dhe të parapara si dhe me rritjen e papritur për nevojat për gjak. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: QKTGJ is a public tertiary health institution for blood transfusion services, education, and research.
Neni 5 Qendra Kosovare për Transfuzionin e Gjakut 5.1 Qendra Kosovare për Transfuzionin e Gjakut (QKTGJ) është Institucion Shëndetësor publik terciar ku organizohen, ofrohen dhe zbatohen shërbimet e transfuzionit të gjakut si dhe aktiviteti arsimor dhe kërkimor-shkencor. 5.2 QKTGJ i realizon të drejtat, obligimet, detyrat dhe qëllimet e veta në lëmin e furnizimit të qytetarëve me gjak dhe komponentë të tij, duke bërë: 3 a) planifikimin e nevojave për mjekimin e të sëmurëve me komponentë të gjakut; b) nxitjen e principeve të mjaftueshmërisë vetanake në furnizimin e qytetarëve me komponentë gjaku përmes dhurimit pa pagesë; c) sigurimin e kushteve për ngritjen e vetëdijes së qytetarëve për nevojën e grumbullimit të gjakut për mjekimin e pacientëve që kanë nevojë për të; d) sigurimin e kushteve për deponimin e gjakut të grumbulluar, testimin e tij si dhe prodhimin, ruajtjen dhe shpërndarjen e komponentëve, në pajtim me zhvillimin shkencor-teknologjik; e) vendosjen dhe sigurimin e zhvillimit të sistemit shëndetësor-informativ për lëmin e mjekësisë transfuzive; f) sigurimin e zhvillimit të veprimtarisë shëndetësore në lëmin e mjekësisë transfuzive; g) sigurimin e kushteve për edukimin e punëtorëve shëndetësorë në lëmin e mjekësisë transfuzive. 5.3 Organizimi, funksionimi dhe veprimtaria e QKTGJ do të përcaktohet me Statutin e QKTGJ, bazuar në dispozitat e këtij ligji dhe Ligjit për Shëndetësi të Kosovës. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: QKTGJ must establish branches in hospitals, and only authorized branches with at least one transfusion-medicine specialist doctor may carry out transfusion activities.
Neni 6 Grumbullimi i gjakut 6.1 Me qëllim të sigurimit dhe ofrimit të gjakut dhe komponentëve të tij, për të gjitha institucionet shëndetësore, të cilat në punën e tyre përdorin gjakun dhe komponentët e tij, QKTGJ themelon degët e veta në të gjitha spitalet. 6.2 Ushtrimin e veprimtarisë transfuzive mund ta kryejnë degët e autorizuara, të cilat kanë së paku një mjek specialist nga mjekësia transfuzive. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Shërbimet e transfuzionit të gjakut në njësitë spitalore duhet të bashkëpunojnë në një sistem integrativ për të siguruar furnizim të qëndrueshëm dhe të sigurt me gjak.
Neni 7 Planifikimi i akcioneve për grumbullimin e gjakut 7.1 Nevojat e parapara për gjak përcaktohen me planin vjetor të përpiluar nga ana e QKTGJ. Rritja e papritur e nevojave për gjak dhe produkte gjaku, mbulohet me aksionet shtesë për grumbullimin e gjakut dhe me masat tjera, në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë. 7.2 Për tu siguruar furnizimi i qëndrueshëm dhe i sigurt me gjak, Shërbimet e Transfuzionit të gjakut të njësive spitalore duhet të bashkëpunojnë në sistemin integrativ. 7.3 Plani për aksionet e dhurimit të gjakut rregullohet me akt nënligjor nga Ministria e Shëndetësisë. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Blood collection spaces must meet quality standards set by the Ministry of Health through a subordinate act.
Neni 8 Hapësirat ku bëhet grumbullimi apo marrja e gjakut Hapësirat ku bëhet grumbullimi apo marrja e gjakut duhet t’i plotësojnë standardet e cilësisë të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë me akt nënligjor. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: QKTGJ must organize and carry out blood collection campaigns.
Neni 9 Organizatorët e aksioneve për dhurimin e gjakut 9.1 QKTGJ organizon dhe zbaton aksionet për grumbullimin e gjakut. Për këtë bashkëpunon me Kryqin e Kuq të Kosovës (KKK), Shoqatën e dhurueseve vullnetarë të gjakut dhe me organizatat tjera që në aktivitetin e vet kanë promovimin e dhurimit të gjakut. 9.2 Marrëdhëniet e QKTGJK me këto organizata do të rregullohen me marrëveshje të veçanta. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: This article sets who may donate blood and blood components, allows some 17-year-olds to donate if a doctor confirms the criteria, and limits donation frequency.
Neni 10 Dhuruesit e gjakut 4 10.1 Dhuruesi i gjakut dhe i komponentëve të gjakut është personi me moshë madhore prej 18 deri 65 vjet. Lejohet marrja e gjakut edhe nga mosha 17 –vjeçare, me kusht që, mjeku të konstatojë plotësimin e kritereve për dhënien e gjakut dhe jo më shumë se dy herë në vit, para moshës 18 –vjeçare. 10.2 Përjashtim nga paragrafi 1 i këtij neni, bën transfuzioni autolog, kur dhuruesi i gjakut ose i komponentëve të tij nuk është i domosdoshëm të jetë person i moshës madhore. 10.3 Frekuenca e dhurimit të gjakut për femra nuk bën të jetë më shumë se tri herë në vit dhe për meshkuj jo më shumë se katër herë në vit”. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: QKTGJ must keep blood donors anonymous.
Neni 11 Anonimiteti QKTGJ, është e obliguar të ruajë anonimitetin e dhurueseve të gjakut. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The treating physician must inform the patient about autologous transfusion options during surgery when major blood loss is expected.
Neni 12 Kompensimi për gjakun e dhuruar 12.1. Ndalohet kompensimi në të holla për gjakun e marrë apo komponentët e tij. 12.2. Në rastet kur dhuruesi i gjakut ftohet nga QKTGJ apo Shërbimet e Transfuzionit të gjakut të spitaleve për të dhuruar gjak apo komponent gjaku, do ti sigurohet një shujtë si dhe pagesa e shpenzimeve të rrugës. 12.3 Mënyra e pagesës për shpenzimet e rrugës do të rregullohet me akt nënligjor. 12.4 Gjatë intervenimit kirurgjik, kur parashihet humbje e sasive të mëdha të gjakut, mjeku që trajton pacientin e informon atë për mundësitë e transfuzion autolog. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: QKTGJ must promote blood donation, and non-governmental associations must inform the public about its importance and encourage blood-donation actions.
Neni 14 Promovimi i dhurimit të gjakut QKTGJ bën promovimin e dhurimit të gjakut dhe ndihmohet nga: a) Ministria e Shëndetësisë, b) Ministria e Arsimit, c) Institucionet për Sigurimin shëndetësor, d) Kryqi i Kuq i Kosovës (KKK), e) Shoqata e dhuruesve vullnetar të gjakut, f) Institucionet shëndetësore, g) Masë-mediat, h) Shkollat, i) Organizatat sindikale j) Shoqatat joqeveritare të cilat obligohen që të informojnë opinionin publik për rëndësinë e dhurimit të gjakut dhe të stimulojnë zbatimin e aksioneve për dhurimin e tij. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Gjaku mund të merret vetëm me pëlqimin me shkrim të dhuruesit dhe vetëm nga personat që konsiderohen dhurues gjaku; Ministria përcakton me akt nënligjor përmbajtjen e tekstit të pëlqimit.
Neni 15 Pajtueshmëria për dhurimin e gjakut 15.1 Dhurimi i gjakut bëhet vetëm me pëlqimin e dhuruesit me shkrim, pas shpjegimeve profesionale prej personelit të aftësuar për procedurën, efektet e mundshme anësore, nevojën për testim dhe pas dhënies së të dhënave personale, apo të dhënave anamnestike. 15.2 Ministria, me akt nënligjor përcakton përmbajtjen e tekstit me shkrim të pëlqimit të dhuruesit të gjakut. 15.3 Marrja e gjakut bëhet në prezencën e mjekut të autorizuar. 5 15.4 Vetëm personat që konsiderohen të jenë dhurues të gjakut mund t’i nënshtrohen marrjes së gjakut. Për përcaktimin e këtij kriteri duhet të merren parasysh zbulimet dhe informatat e fundit teknologjike e shkencore dhe përgjegjësia për këtë kriter bie te mjeku që lejon dhuruesin e gjakut për dhënien e gjakut. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Blood donor identity must be protected in all blood collection procedures, and donor identification and lab tests must follow medical ethics except in court proceedings and other cases allowed by law.
Neni 16 Mbrojtja e identitetit të dhuruesit të gjakut 16.1 Mbrojtja e identitetit të dhuruesit të gjakut sigurohet në të gjitha procedurat e grumbullimit të gjakut. 16.2 Identifikimi i dhuruesit të gjakut dhe testet laboratorike bëhen në pajtueshmëri me parimet e profesionit dhe etikës mjekësore, përveç në rastet e proceseve gjyqësore dhe në rastet e lejuara me këtë ligj. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: QKTGJ must keep a blood donor register and record people who are temporarily or permanently not allowed to donate blood.
Neni 17 Dokumentacioni dhe mbrojtja e dhuruesit të gjakut 17.1 QKTGJ mban regjistrin e dhuruesve të gjakut. 17.2 Nga paragrafi 1 i këtij neni, në mënyrë të veçantë shënohen të dhënat në regjistër për personat që përkohësisht dhe gjatë tërë jetës së tyre nuk duhet të jenë dhurues të gjakut. 17.3 Regjistri i dhurueseve të gjakut është pjesë e sistemit informativ të veprimtarisë transfuzive. 17.4 Regjistri iu lihet në dispozicion të gjitha institucioneve shëndetësore, të cilat grumbullojnë gjak. 17.5 Përmbajtjen dhe formën e regjistrit e përcakton QKTGJK në bazë të Statusit të vet. Kapitulli III PËRDORIMI DHE MANIPULIMI ME GJAK - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Blood and blood products must be used in line with good clinical practice, and QKTGJ supplies blood and blood products to public and private institutions.
Neni 18 Përdorimi i gjakut dhe komponentëve të gjakut 18.1 Gjaku dhe komponentët e gjakut përdoren në përputhshmëri me parimet e Praktikës së mirë klinike. 18.2 QKTGJ furnizon me gjak dhe me produkte të gjakut Institucionet publike dhe private. 18.3 Metodat për përgatitjen, përdorimin, sigurimin e cilësisë së gjakut dhe produkteve të tij si dhe kushtet e furnizimit me gjak nga paragrafi 2, përcaktohen me akt nënligjor. Ky akt nënligjor duhet të jetë në përputhje me Direktivat 2002/19 të Këshillit dhe Parlamentit Evropian të datës 27 janar 2003, lidhur me mbledhjen, testimin, procesimin, ruajtjen dhe distribuimin e gjakut dhe komponentëve të tij. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Authorized institutions must test each blood dose or component, QKTGJ must test certain infectious agents in blood transmission, and people who test, process, or store blood/components must do continuing professional training every 2 years.
Neni 19 Testimi 19.1 Institucionet e autorizuara nga neni 6.1 i këtij ligji kryejnë testimin e secilës dozë ose komponentë të gjakut nga neni 18.3 i këtij ligji. 19.2 Mënyra dhe kushtet e testimit të gjakut nga neni 18.3 i këtij ligji përcaktohen me akt nënligjor. 19.3 Testimi i shkaktarëve të sëmundjeve ngjitëse që mund të përcillen në gjak përmes transfuzionit bëhen nga QKTGJ. 19.4 Personat, të cilët bëjnë testimin, procedimin dhe ruajtjen e gjakut dhe komponentëve të tij iu nënshtrohen çdo 2 vjet trajnimeve të vazhdueshme profesionale. 6 - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Distribution and use of blood and its components are prohibited if their origin cannot be verified, they have not been tested as required by Article 19(2), or retesting is not possible.
Neni 20 Ndalesa e distribuimit Ndalohet distribuimi, përdorimi i gjakut dhe komponentëve të tij në rastet kur: a) nuk mund të vërtetohet prejardhja e tyre, b) nuk janë testuar siç është përshkruar në nenin 19 paragrafin 2, dhe c) nuk ekziston mundësi për ri testim. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Gjaku dhe komponentët e tij nuk mund të importohen në Kosovë, përveç kur Ministri e lejon në raste të veçanta.
Neni 21 Importi 21.1 Gjaku dhe komponentët e tij nuk mund të importohen në Kosovë. 21.2 Ministri mund të lejojë importin e gjakut dhe komponentëve të gjakut në rastet e veçanta si: fatkeqësitë natyrore dhe gjendjet e tjera të jashtëzakonshme, ose në rastet e tjera kur bëhet fjalë për nevoja emergjente të arsyeshme nga ana mjekësore. 21.3 Gjaku dhe komponentët e importuar të gjakut duhet t’i plotësojnë kushtet e parapara me këtë Ligj dhe duhet të testohen, procesohen dhe të shënohen nga organi i autorizuar nga neni 19 i këtij ligji, si dhe të shoqërohet me dokumentacionin e lidhur me çdo njësi gjaku dhe komponentë të gjakut si dhe me informatat e analizës së gjakut. 21.4 Kriteret për përcaktimin e cilësisë së gjakut përcaktohen me akt nënligjor në pajtueshmëri me Direktivën 2005/62 dhe Direktivën 2002/98 të Këshillit dhe Parlamentit Evropian”. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Gjaku dhe komponentët e tij nuk mund të eksportohen nga Kosova për qëllime komerciale; Ministri mund të lejojë disa përjashtime dhe një eksport të përkohshëm të plazmës.
Neni 22 Eksporti 22.1 Gjaku dhe komponentët e tij nuk mund të eksportohen nga Kosova për qëllime komerciale. 22.2 Ministri mund të lejojë eksportimin e gjakut dhe komponentëve të gjakut në rastet e veçanta si: fatkeqësitë natyrore dhe në gjendjet tjera të jashtëzakonshme, ose në rastet tjera kur bëhet fjalë për nevoja emergjente të arsyeshme nga ana mjekësore. 22.3 Ministri mund të lejojë eksportimin e përkohshëm të plazmës, me qëllim të fraksionimit të saj për nevojat e Shëndetësisë Kosovare. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Unused blood and blood components must be stored, transported, and disposed of only through the specified transfusion services, and unused autologous transfusion blood may not be used for other purposes without the donor’s consent.
Neni 23 Gjaku i papërdorur 23.1 Gjaku dhe komponentët e papërdorura të gjakut do të deponohen, transportohen dhe të eliminohen përjashtimisht në QKTGJ dhe Shërbimet e Transfuzionit të gjakut, të spitaleve, në mënyrë të përcaktuar me akt nënligjor nga Ministria e Shëndetësisë. 23.2 Gjaku i papërdorur për transfuzion autolog nuk do të përdoret për qëllime tjera, përveç me pëlqimin e personit që ka dhuruar gjak për transfuzion autolog. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Doctors using blood or blood components for patient treatment must ensure high-quality, rational use and keep the required records, request forms, effect notes, and other necessary measures, in line with good clinical practice.
Neni 24 Sigurimi i kualitetit në përdorimin e gjakut dhe komponentëve të gjakut Mjekët që përdorin gjakun dhe komponentët e gjakut për mjekimin e pacientëve, në pajtueshmëri me praktikën e mirë klinike, do të sigurojnë: a) përdorimin racional dhe të kualitetit të lartë, b) e ruajnë dokumentacionin e përshkruar,fletë-kërkesat, c) shënojnë efektet e mira – të dobishme, dhe efektet negative si dhe 7 d) ndërmarrin masat tjera të nevojshme. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: Hospital institutions must establish a transfusion committee under their own statutes, and the committee supervises and evaluates transfusion-related activities.
Neni 25 Komitetet spitalore transfuzive 25.1 Institucionet spitalore, bazuar në Statutet e veta, themelojnë Komitetin spitalor transfuziv. 25.2 Komitetet spitalore transfuzive përbëhen nga specialisti i mjekësisë transfuzive dhe specialistët tjerë klinik të cilët mundësojnë zbatimin e aktiviteteve të rëndësishme transfuzive në spitale. 25.3 Komitetet spitalore transfuzive mbikëqyrin dhe vlerësojnë: a) përdorimin e gjakut dhe komponentëve të gjakut, b) indikacionet dhe efikasitetin e trajtimit, c) veprimet e padëshiruara anësore nga transfuzioni i gjakut, d) masat e ndërmarra me rastin e mungesës së gjakut, e) zgjedhjen e marrësve dhe f) aktivitetet tjera klinike lidhur me gjak dhe produktet e tij. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Blood or blood components may be given only after written consent is obtained, with special consent rules for minors under 15 and for adults without or with limited capacity.
Neni 26 Pëlqimi për marrjen e gjakut 26.1 Gjaku dhe komponentët e gjakut mund të jepen pacientit vetëm pasi që personi i cili duhet të merr transfuzionin të ketë dhënë pëlqimin me shkrim, duke vërtetuar se ai/ajo ka qenë paraprakisht i/e informuar për transfuzion dhe për efektet e padëshiruara të mundshme anësore. 26.2 Kur transfuzioni i gjakut apo komponentëve të gjakut duhet të i jepet personit të mitur, nën moshën 15 vjeçare, mjeku duhet të merr pajtimin me shkrim nga prindi apo kujdestari i tij/saj. 26.3 Kur transfuzioni i gjakut apo komponentëve të gjakut duhet të i jepet personit të rritur i cili nuk disponon aftësi veprimi apo kur kjo aftësi është e kufizuar mjeku duhet të merr pëlqimin me shkrim nga kujdestari i tij/saj konform Ligjit për të drejtat dhe përgjegjësitë e qytetarëve në kujdesin shëndetësor. 26.4 Nëse pacienti nuk është në gjendje të jep pajtim me shkrim që ka të bëjë me paragrafin një të këtij neni, apo nëse mjeku nuk mund të merr pajtimin me shkrim që ka të bëjë me paragrafin e dytë dhe të tretë të këtij neni, mjeku do të veprojë në pajtueshmëri me parimet e profesionit të mjekut. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Blood-use documentation must track each blood dose and component from donor to recipient, and the treating doctor must keep related records.
Neni 27 Dokumentacioni për përdorimin e gjakut 27.1 Dokumentacioni duhet të sigurojë përcjelljen e secilës dozë gjaku dhe komponentë gjaku, prej dhënësit e deri te marrësi. 27.2 Mjeku i cili përdorë gjakun për qëllime të mjekimit, do të ruaj dokumentacionin për secilën dozë gjaku dhe komponent të gjakut, duke përfshirë zëvendësuesit bioteknologjik të përdorur për mjekim. 27.3 Dokumentacioni përfshin pëlqimin e dhënë me shkrim të pacientit apo të prindit ose kujdestarit, rezultatet e përcaktimit të grupit të gjakut, listën e testeve laboratorike, shënimet për veprimet pozitive dhe të padëshiruara gjatë apo pas transfuzionit. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: A doctor using blood for treatment must record specified blood and patient details.
Neni 28 Të dhënat për përdorimin e gjakut 28.1 Mjeku i cili përdor gjakun për qëllime të mjekimit në pajtueshmëri me nenin 27 të këtij ligji, duhet të shënojë të dhënat vijuese për gjakun dhe komponentët e përdorura të gjakut: a) numri i identifikimit të pacientit, emri i tij/saj, emri i prindit, mbiemri, data e lindjes dhe adresa, 8 b) numri i rezultatit të grupit të gjakut të pacientit, c) kodi i unifikuar i produktit të gjakut dhe emri i tij, prodhuesi, sasia dhe përqendrimi i produktit, data dhe ora e dhënies, d) të dhënat tjera të përshkruara nga mjeku. 28.2 Dispozita e këtij neni do të përdoret edhe në rast të transfuzionit autolog. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: Patient data must be accessible only to authorized users, records must be kept for at least 15 years, and adverse effects from blood or blood products must be reported immediately.
Neni 29 Ruajtja e dokumentacionit 29.1 Me qëllim të përcjelljes së transfuzionit, të dhënat për pacientin duhet të jenë menjëherë në dispozicion. 29.2 Shfrytëzuesit e të dhënave duhet të kenë qasje vetëm në ato të dhëna për të cilat janë të autorizuar. 29.3 Dokumentacioni bashkë me të dhënat e procesimit elektronik, duhet të ruhen më së paku gjatë 15 vjetëve. Dokumentacioni pas kësaj periudhe do të largohet dhe arkivohet. Shënimet më të vjetra se 30 vjet do të ndryshohen në atë mënyrë që të mbeten anonim. 29.4 Ky regjistër duhet të përfshijë edhe personat e autorizuar me këtë ligj. 29.5 Informacionet për gjakun e importuar evidentohen në regjistër të veçantë. Nen 30 Efektet e padëshiruara anësore 30.1 Kur gjatë përdorimit të gjakut apo komponentëve të gjakut, të përgatitura nga gjaku apo me procedurë bioteknologjike, zënë fill efektet e padëshiruara anësore, mjeku ordinues duhet të lajmërojë menjëherë personin përgjegjës në spital, i cili, në pajtim me praktikën e mirë klinike, duhet të informohet. 30.2 Personi përgjegjës menjëherë duhet të lajmërojë institucionin e autorizuar transfuziv. 30.3 Në rast dyshimit se efektet e padëshiruara anësore janë të lidhura me përdorimin e produkteve të gjakut, personi përgjegjës, duhet të lajmërojë personin zyrtar të autorizuar të përcjell dhe shënojë efektet e padëshiruara anësore të produkteve të gjakut si dhe Agjensionin për produkte medicionale të Kosovës. 30.4 Lajmërimi duhet të përmbajë këto të dhëna: a) emri i produktit të gjakut, b) emri i plotë i prodhuesit të preparatit dhe c) të dhënat tjera për procesin e mjekimit dhe efektet e padëshiruara anësore. 30.5 Kur të shihen efektet e padëshiruara anësore, lajmërimi po ashtu do të përfshijë edhe datën e lindjes së personit dhe gjininë. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: QKTGJ must include specified blood-donor and blood-product statistics in its annual report, prepare quarterly reports on certain infected donors, keep separate test-type lists, send lists to the Kosovo Public Health Institute every three months, and keep data anonymous and confidential.
Neni 31 Raportimi për grumbullimin e gjakut dhe përdorimin e tij 31.1 Raporti vjetor i QKTGJ duhet të përmbajë numrin e dhuruesve të gjakut, sasinë e gjakut të grumbulluar dhe të produkteve të gjakut, sasinë e importuar dhe të eksportuar të gjakut dhe komponentëve të gjakut, si dhe për numrin e produkteve të gjakut që është përdorur gjatë vitit paraprak. Po ashtu duhet të raporton për numrin e dhuruesve të regjistruar dhe të refuzuar. 31.2 Të dhënat për dhuruesit e gjakut në raport do të jenë anonime. 31.3 QKTGJ do të përgatit raporte tremujore për numrin e dhuruesve të gjakut bartës të shkaktarëve të sëmundjeve ngjitëse që mund të bartën me transfuzion, të identifikuar me testim. QKTGJ duhet të ketë listë të veçantë për secilin tip të testimit. 9 31.4 Raporti për dhuruesit e gjakut që identifikohen si bartës të shkaktarëve të sëmundjeve ngjitëse, duhet të përmbajë: a) moshën, b) gjininë, c) të dhënat se a është dhurues për të parën herë apo si dhurues i shumëfishtë. 31.5 Qendra do të përcjellë listat në Institutin Kombëtar për Shëndetin Publik të Kosovës çdo tre muaj. 31.6 Të dhënat do të grumbullohen dhe do të jepen në bazë anonime dhe konfidenciale. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: Authorized transfusion institutions must test collected blood samples, keep test documentation as prescribed by the Ministry of Health, and, if blood infection is confirmed, promptly notify the Kosovo Institute of Public Health and segregate, mark, and biologically destroy the infected blood.
Neni 32 Gjaku i infektuar 32.1 Gjaku dhe komponentët e gjakut nuk guxojnë të përdorën deri sa nuk bëhet analiza e paraparë biologjike dhe testet për sëmundjet që mund të barten me transfuzion. Institucionet e autorizuara transfuzive duhet t’i testojnë të gjitha mostrat e grumbulluara. Dokumentacioni për rezultate të testimeve duhet të ruhet në mënyrën që e përcakton Ministria e Shëndetësisë me akt nënligjor. 32.2 Kur është vërtetuar infektimi i gjakut, organizata e autorizuar transfuzive menjëherë duhet të lajmëron për rezultatet e testimit Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës. Doza e infektuar e gjakut duhet të largohet nga përdorimi, qartë të shënohet dhe të asgjësohet biologjikisht. Mostra e gjakut të infektuar duhet të ruhet në vendin veçanërisht të caktuar për këtë, deri në asgjësim. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: If an HIV, hepatitis, or other transfusion-transmissible disease is confirmed or suspected, the transfusion doctor must immediately notify and counsel the donor, and recipients of the blood must be informed, tested, and give written consent for testing.
Neni 33 Dhuruesit e infektuar të gjakut 33.1 Kur të vërtetohet apo dyshohet në HIV/AIDS apo virusin e hepatitit apo agjencitë tjetër të sëmundjeve që mund të bartën me transfuzion, mjeku përgjegjës në institucionin e autorizuar transfuzive menjëherë do të lajmëron dhuruesin për infeksionin e vërtetuar dhe do ta udhëzon dhe këshillon se si duhet të veprojë më tutje. 33.2 Duhet të vërtetohet sa herë deri atëherë dhuruesi i infektuar ka dhënë gjak dhe mostrat e ruajtura të gjakut të tij/saj duhet sërish të ri testohen dhe të identifikohen marrësit e gjakut të tij/saj të gjakut paraprakisht të dhuruar. 33.3 Marrësit e këtij gjaku duhet menjëherë të informohen, këshillohen si të veprojnë dhe të testohen për infeksionin e identifikuar. Marrësit duhet të japin pajtim me shkrim për testim. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: When a patient treated with blood or blood products is suspected or confirmed infected, the medical institution must start tracing the source immediately and several parties must be notified.
Neni 34 Pacientët e infektuar 34.1 Kur institucioni mjekësor vërteton apo dyshon se personi i cili është trajtuar për qëllime terapeutike me gjak apo produkte gjaku, është infektuar, institucioni mjekësor në të cilin personi është testuar duhet menjëherë të fillojë me hulumtimin e prejardhjes së infeksionit. 34.2 Gjaku dhe komponentët e gjakut të përgatitura nga gjaku që ka infektuar personin që mjekohet duhet të njoftohet, si edhe dhuruesi i këtij gjaku, i cili përmes dhurimit të gjakut të infektuar ka shkaktuar infeksion, apo ekziston dyshimi të ketë bërë këtë. 34.3 Kur të vërtetohet apo dyshohet se është infektuar personi i cili për qëllime terapeutike është trajtuar me produkte gjaku, duhet të lajmërohet Agjencioni i Kosovës për Produkte Medicinale, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës dhe personi zyrtar i autorizuar për të regjistruar dhe përcjell efektet e padëshiruara anësore të produkteve mjekësore. 34.4 Prodhuesi i produkteve mjekësore duhet po ashtu të lajmërohet. Prodhuesi duhet të ndërmerr masat përkatëse për përcjelljen e dhuruesit të gjakut dhe të rekomandojë teste plotësuese. Produkti i infektuar do të trajtohet në mënyrë të njëjtë sikur edhe gjaku i infektuar. 10 34.5 Duhet të ndermirën masat e mëtejme në pajtueshmëri me dispozitat e këtij neni. Kapitulli IV - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: The Blood Supply Coordinating Council is formed in accordance with Administrative Instruction 27/2004 on Professional Councils issued by the Ministry of Health.
Neni 35 Këshilli koordinues për furnizimin me gjak Këshilli koordinues për furnizimin me gjak dhe produkte gjaku - në tekstin e mëtejmë: Këshilli koordinues, formohet në përputhje me Udhëzimin Administrativ për Këshillat Profesionale 27/2004 nxjerrë nga Ministria e Shëndetësisë. - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: The Ministry of Health regulates implementation supervision for this law and its subordinate acts, and the Health Inspectorate regulates professional supervision in authorized institutions.
Neni 36 Mbikëqyrja 36.1 Mbikëqyrja e zbatimit të këtij ligji dhe të akteve nënligjore rregullohet nga Ministria e Shëndetësisë. 36.2 Mbikëqyrjen profesionale në Institucionet e autorizuara e rregullon Inspektorati Shëndetësor. Kapitulli V - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: The transfusion service is financed to support safe blood and blood components, donor and recipient safety, adequate service development, and controls over blood collection, processing, and supply.
Neni 37 Financimi i Shërbimit të transfuzionit 37.1 Financimi i Shërbimit të transfuzionit bëhet me qëllim që të ketë gjak dhe komponentë të sigurta gjaku, siguri për dhuruesit, siguri për marrësit, zhvillim adekuat të Shërbimit të transfuzionit, kontrollet e të gjitha fazave të punës që kanë të bëjnë me marrjen, përpunimin dhe dhënien e gjakut. 37.2 Financimi i Shërbimit të transfuzionit bëhet në pajtim me Ligjin për Shëndetësi. Kapitulli VI DISPOZITAT DISIPLINORE DHE NDËSHKIMORE - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: Violations of this law trigger measures under the Health Law, and criminal violations are punished under the Criminal Code of Kosovo.
Neni 38 38.1 Në rastet e mos zbatimit dhe shkeljeve te dispozitave të këtij ligji do te merren masa konform neneve 118, 119 dhe 120 të Ligjit për Shëndetësi. 38.2 Shkelja e dispozitave të këtij ligji kur përbën vepër penale dënohet sipas Kodit Penal të Kosovës. Kapitulli VII DISPOZITAT KALIMTARE - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: Ministria e Shëndetësisë must issue a sublegal act to implement article 18 within 2 months from this law’s entry into force.
Neni 39 Për zbatimin e nenit 18 të këtij ligji, Ministria e Shëndetësisë, në afat prej 2 muaj, nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji, do të nxjerrë aktin nënligjor. - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: The Ministry of Health must issue the subordinate acts required by this law within 6 months from its entry into force.
Neni 40 Për zbatimin e këtij ligji, Ministria e Shëndetësisë obligohet, që brenda afatit prej 6 muaj nga dita e hyrjes në fuqi, t’i nxjerr aktet nënligjore të përcaktuara me këtë ligj. - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: This provision says the law takes effect after approval by the Assembly of Kosovo and promulgation by the Special Representative of the Secretary-General.
Neni 41 Ky ligj hyn në fuqi pas miratimit nga Kuvendi i Kosovës dhe shpalljes nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm. 11 UNMIK/REG/2008/7 08.02.2008.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 02/L-101 PËR TRANSFUZIONIN E GJAKUT, KONTROLLIN E GJAKUT DHE PRODUKTEVE TË TIJ
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in