LIGJI NR. 02/L-102 PËR MBROJTJEN NGA ZHURMA
This part states that the law is about protecting people from noise.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 02/L-102
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This part states that the law is about protecting people from noise. This article says the law aims to avoid, prevent, or reduce harmful effects of environmental noise and to create measures to reduce noise from major sources. This article sets the scope of the law on harmful environmental noise, defines harmful noise by reference to permitted limit values, and gives the Environment and Spatial Planning minister power to issue a subordinate act with prior consent from two other ministers. This article defines key terms used in the noise law, including environmental noise, limit values, competent authority, and several noise-related categories and thresholds. Noise protection measures must prevent noise or reduce existing noise to an optimal level.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 02/L-102 PËR MBROJTJEN NGA ZHURMA
Showing 29 of 29
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This part states that the law is about protecting people from noise.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 40 / 15 TETOR 2008 LIGJI Nr. 02/L-102 PËR MBROJTJEN NGA ZHURMA Kuvendi i Kosovës, Në bazë të Kreut 5.1(f), dhe 9.1.26(a) të Kornizës Kushtetuese të Vetëqeverisjes së Përkohshme në Kosovë (Rreg.e UNMIK-ut 2001/9, datë 15 maj 2001) si dhe duke parë nevojën e harmonizimit të standardeve mjedisore të Kosovës me ato të Bashkimit Evropian; Miraton: LIGJIN PËR MBROJTJEN NGA ZHURMA KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME Qëllimi dhe fushëveprimi
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law aims to avoid, prevent, or reduce harmful effects of environmental noise and to create measures to reduce noise from major sources.
Neni 1 Qëllimi 1.1. Qëllimi i këtij ligji është shmangia, parandalimi ose zvogëlimi në baza prioritare i efekteve të dëmshme, duke përfshirë edhe bezdisjen si rezultat i ekspozimit të zhurmës në mjedis. 1.2. Ky ligj do të ofrojë bazë për krijimin e masave për zvogëlimin e zhurmës së emituar nga burimet e mëdha, veçanërisht ato rrugore, hekurudhore, ajrore, pajisjet e jashtme dhe industriale, makineria mobile dhe burimet tjera të ndotjes dhe bezdisjes së mjedisit nga zhurma. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article sets the scope of the law on harmful environmental noise, defines harmful noise by reference to permitted limit values, and gives the Environment and Spatial Planning minister power to issue a subordinate act with prior consent from two other ministers.
Neni 2 Fushëveprimi 2.1. Zhurma e dëmshme për shëndetin e njeriut nga ky ligj, është çdo zhurmë e cila tejkalon vlerat kufitare të lejuara, të cilat do të përcaktohen me akt të veçantë normativ, shikuar nga aspekti kohor dhe nga vendit ku buron zhurma, në mesin ku njerëzit punojnë dhe jetojnë. 2.2. Ky ligj do të zbatohet për zhurmën mjedisore ndaj të cilës njerëzit ekspozohen në zonat e ndërtuara, “zonat e veçanta të planit hapësinor”, në parqet publike ose zonat tjera të qeta të aglomerateve, zonat e qeta në vendet e hapura, afër shkollave, spitaleve, zonave dhe ndërtesave të tjera të ndjeshme ndaj zhurmës. 2.3. Dispozitat e këtij ligji nuk kanë të bëjnë me masat mbrojtëse nga zhurma të cilat e detyrojnë Kosovën, sipas kontratave ndërkombëtare, konventave dhe normave tjera në transportin ajror, hekurudhor, dhe atë rrugor. 2.4. Aktin nënligjor nga paragrafi 1 i këtij neni, e nxjerr ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor me pëlqimin paraprak të ministrit të Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale dhe ministrit të Ministrisë për Shëndetësi. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the noise law, including environmental noise, limit values, competent authority, and several noise-related categories and thresholds.
Neni 3 Përkufizimet Për qëllimet e këtij ligji, shprehjet në vijim do të kenë këto kuptime: “Zhurma mjedisore”- zërat e jashtëm të padëshirueshëm ose të dëmshëm, të krijuar nga aktivitetet njerëzore, duke përfshirë edhe zhurmën e emetuar nga mjetet e transportit, trafikut rrugor, trafikut ajror dhe nga vendet e aktiviteteve industriale, që janë subjekt lejes së Parandalimit të Integruar të Ndotjes dhe Kontrolli (PINK-IPPC). 2 “Efektet e dëmshme” - ndikimet negative për shëndetin e njeriut. “Bezdisje” - shkalla e bezdisjes së komunitetit nga zhurma, e përcaktuar në bazë të shqyrtimeve në terren. “Indikator i zhurmës” - shkalla fizike që përshkruan zhurmën mjedisore e cila ka të bëjë me ndikimet e dëmshme. ”Vlerësim” - çdo metodë që përdoret për llogaritje, parashikim, vlerësim apo matje të vlerës së indikatorit të zhurmës ose ndikimeve negative. “Ldmn” (indikatori i zhurmës ditë-mbrëmje-natë) – indikatori i zhurmës së përgjithshme bezdisëse (dita ka 12 orë, mbrëmja 3 orë dhe nata 9 orë). “Lditë” (indikatori i zhurmës-ditë) – indikatori i zhurmës bezdisëse gjatë ditës (mesatarja afatgjate e nivelit të zërit sipas standardeve ISO 1996-2:1987, përcaktuar gjatë gjithë periudhave ditore të vitit). “Lmbrëmje” (indikatori i zhurmës-mbrëmje) - indikatori i zhurmës bezdisëse gjatë kohës së mbrëmjes (mesatarja afatgjate e nivelit të zërit sipas standardeve ISO 1996-2:1987, përcaktuar gjatë gjithë periudhave të mbrëmjes në vit). “Lnatë” (indikatori i zhurmës-gjatë natës) – indikatori i zhurmës që prish gjumin (mesatarja afatgjate e nivelit të zërit sipas standardeve ISO 1996-2:1987, përcaktuar gjatë gjithë periudhave të natës në vit). “Relacioni dozë-ndikim” - relacion në mes të vlerës së indikatorit të zhurmës dhe ndikimit negativ. “Aglomerate (vendbanime)” – pjesë e territorit të përkufizuar nga shteti që ka një popullatë prej më tepër se 100.000 banorë dhe dendësi të popullsisë në atë mënyrë që shteti e përkufizon atë si zonë e urbanizuar. “Zonë e qetë në aglomerat” – zonë e përkufizuar nga autoriteti kompetent, e cila prej çfarëdo burimi të ndotjes, nuk i ekspozohet vlerës së Ldmn-së ose ndonjë indikatori tjetër më të madh të zhurmës, se sa vlerat e qarta të përcaktuara nga Qeveria. “Qeveria” - qeverinë siç është specifikuar në Rregulloren e UNIMK 2001/19, mbi Kornizën Kushtetuese të Vetëqeverisjes së Përkohshme të Kosovës. “Zonë e qetë në vendet e hapura”- zonë e përkufizuar nga autoriteti kompetent që nuk shqetësohet nga zhurma e trafikut, industria ose aktivitetet rekreative. “Rrugë kryesore” – rrugë rajonale, kombëtare ose ndërkombëtare e përcaktuar nga autoriteti kompetent në të cilën kalojnë më tepër se tre milion automjete në vit. “Hekurudhë kryesore” – hekurudhë e përcaktuar nga Qeveria, në të cilën kalojnë më tepër se 30.000 trena në vit. “Aeroport i madh” - aeroport civil i përcaktuar nga autoriteti kompetent, që ka më tepër se 50.000 lëvizje në vit (lëvizje është ngritja dhe zbritja), me përjashtim të aeroplanëve për qëllime trajnimi. “Ministria” - Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor . “Vënia e zhurmës në harta” - paraqitja e të dhënave ekzistuese ose të paraparë të zhurmës, indikatorit të zhurmës, tejkalimin e çdo vlere kufitare relevante në fuqi, numrin e njerëzve që ndikohet në zonat e caktuara ose numrin e shtëpive të ekspozuara ndaj vlerave të caktuara të indikatorit të zhurmës në zonat e caktuara. “Harta strategjike për zhurmë” - hartë e dizajnuar për vlerësimin global të ekspozimit ndaj zhurmës në zonën e caktuar si rezultat i burimeve të ndryshme të zhurmës ose për parashikimin e përgjithshëm për një zonë të tillë. 3 “Vlerë kufitare”- vlera e Ldmn ose Lnatë dhe kur është e duhur Lditë dhe Lmbrëmje, siç e përcakton Ministria, tejkalimi i së cilës bën që autoritetet kompetente të ndërmarrin ose zbatojnë masa për zbutje. Vlera kufitare mund të jetë e ndryshme për llojet e ndryshme të zhurmës (zhurma nga rrugët, hekurudha, trafiku ajror, industrial etj.), rrethe të ndryshme dhe ndjeshmëri të ndryshme të popullatës ndaj zhurmës: ato po ashtu mund të jenë të ndryshme për situatat ekzistuese dhe për zgjidhje të reja (kur ka ndryshime të situatës lidhur me burimin e zhurmës ose shfrytëzimin e rrethinës). “Plan i veprimit” – plan i hartuar për menaxhimin e çështjeve dhe ndikimeve nga zhurma, përfshirë edhe zvogëlimin e zhurmës nëse është e nevojshme. “Planifikimi i akustikës” - kontrolli i zhurmës në të ardhmen përmes planifikimit të masave, siç janë planifikimi i shfrytëzimit të tokës, sistemet e inxhinjeruara për trafik, planifikimi i trafikut, ulja e nivelit të zhurmës përmes izolimit të zërit si dhe kontrollit të burimeve të zhurmës. “Publiku”- një apo më tepër persona fizik apo juridik që kanë të drejtë te përgjithshme të informohen mbi çështjet mjedisore sipas Ligjit të Kosovës mbi Lirinë e Informimit. “Objekte speciale të mbrojtura” - shkollat, spitalet, ndërtesat tjera të ndjeshme ndaj zhurmës si dhe zonat të cilat i cakton komuna. “Plan hapësinor për zona speciale” - zonat përreth objekteve speciale për mbrojtje ku kërkohen nivele më të ulëta të zhurmës. “Qytet” – vendbanim i njerëzve i shpallur nga Kuvendi Komunal, duke marrë parasysh nivelet e aktiviteteve të ndërtimit dhe karakteristikat tjera të natyrës urbane. “Zonë urbane” - toka me kufij të caktuar brenda së cilës është planifikuar zhvillimi urban. “Kufiri i ndërtimit” - vijë kufitare e cila përcakton se ku lejohet ndërtimi i ndërtesave të ndjeshme ndaj zhurmës. “Objektet dhe zonat ekzistuese” – objektet dhe zonat që ekzistojnë fizikisht, në momentin e hyrjes në fuqi të këtij Ligji. “Zhvillimet e reja” – objektet dhe zonat që nuk janë të kompletuara, apo nuk ekzistojnë në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji. “ Burime të zhurmës” – çdo vibracion i detektueshëm nga veshi i njeriut, i shkaktuar nga ndonjë mjet apo aktivitet i njeriut. “Emitimi” - sasia e zhurmës së krijuar nga një burim në distancë të caktuar; “Imisioni” - niveli i zhurmës së matur apo të kalkuluar në objekte të veçanta, në planin hapësinor dhe në zona të veçanta; “Organi kompetent”– organ i cili me akt normativ të ministrisë është i autorizuar që të kryej një apo disa punë të caktuara. KREU II Masat mbrojtëse - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Noise protection measures must prevent noise or reduce existing noise to an optimal level.
Neni 4 4.1. Me masat e mbrojtjes nga zhurma, patjetër duhet të pengohet paraqitja e zhurmës, respektivisht të zvogëlohet zhurma ekzistuese në nivel optimal. 4.2. Masat e mbrojtjes nga zhurma përmbajnë: a) Përzgjedhjen dhe përdorimin e makinave, pajisjeve, mjeteve të punës dhe të transportit të cilat nuk shkaktojnë zhurmë mbi nivelin e lejuar; b) Vendosjen e objekteve me burim zhurme dhe zonat ose objektet të cilat duhet mbrojtur nga zhurma; 4 c) Izolimin për mbrojtje nga zhurma të ndërtesave të cilat mund të jenë si burim i zhurmës, në hapësirat e punës ose banimit; d) Përdorimin e masave për mbrojtje nga zhurma, në bazë të llogaritjeve dhe matjeve të zhurmës në vendin e emisionit, rrugët e zgjerimit të zhurmës etj; e) Matjet me qëllim të përcjelljeve dhe mbikëqyrjes së përhershme të zhurmës; f) Kufizimet e herë pas hershme të emitimit të zhurmës. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Central institutions, local units, natural and legal persons, and citizens are responsible for protecting against noise and ensuring the rule is enforced.
Neni 5 Mbrojtja nga zhurma dhe sigurimi i zbatueshmërisë së sajë është detyrë e institucioneve qendrore, njësive lokale, personave fizik e juridik dhe qytetarëve. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Noise protection applies during the day, evening, and night, and the law defines those time periods.
Neni 6 6.1. Mbrojtja nga zhurma aplikohet ditën, mbrëmjen dhe natën. 6.2. Në kuptim të këtij ligji, dita zgjat 12 orë dhe fillon nga ora 07:00 deri në 19:00, mbrëmja zgjat 3 orë dhe fillon nga ora 19:00 deri në ora 22:00, kurse nata zgjat 9 orë dhe fillon nga ora 22:00 deri në ora 07:00 në mëngjes. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Machines, vehicles, equipment, and apparatus made in or imported into Kosovo must meet noise technical rules before use and carry noise information in the accompanying document.
Neni 7 7.1. Makinat, mjetet transportuese, pajisjet dhe aparatet të cilat prodhohen në Kosovë ose importohen në Kosovë, para përdorimit të tyre, duhet të jenë në harmoni me rregullat dhe kërkesat teknike të cilat i dedikohen nivelit të lejuar të zhurmës të cilën ato e prodhojnë nën kushte të caktuara të përdorimit. Detyrimisht duhet të kenë shënime në dokumentin përcjellës, për nivelin e zhurmës i cili duhet të jetë në përputhje me normat e Kosovës ose normat e Bashkimit Evropian (BE). 7.2. Burimi i zhurmës nga makinat, mjetet transportuese, pajisjet dhe aparatet nga paragrafi 1 i këtij neni, të cilat janë në përdorim dhe për të cilët nuk ka shënime për nivelin e zhurmës se emituar, pas hyrjes në fuqi të këtij Ligji, duhet përshtatur me dispozitat e këtij ligji, në afat prej 5 vitesh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Spatial planning documents and implementing acts must include adequate noise-protection measures.
Neni 8 8.1. Dokumentet dhe aktet për zbatimin e rregullimit hapësinor të të gjitha niveleve, duhet patjetër të përmbajnë masa adekuate për mbrojtjen nga zhurma. 8.2. Përmbajtjen e bazës profesionale nga aspekti i mbrojtjes nga zhurma e cila përdoret për hartimin e dokumenteve për rregullim hapësinor nga paragrafi 1 i këtij neni me akt të veçantë normativ e përcakton Ministria në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë. KREU III Dokumentet për mbrojtjen nga zhurma - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Qeveria, komunat dhe Ministria kanë detyra për të hartuar, përfshirë dhe përditësuar hartën strategjike të zhurmës dhe planin e veprimit; këto dokumente miratohen nga organet kompetente.
Neni 9 9.1.Qeveria dhe komunat duhet të hartojnë: a) Hartën strategjike të zhurmës; b) Planin e veprimit. 9.2. Hartat strategjike të zhurmës nga paragrafi 1 i këtij neni janë pjesë përbërëse e sistemit informativ të mbrojtjes së mjedisit të Kosovës dhe paraqesin bazë profesionale për hartimin e planeve hapësinore. 9.3. Ministria duhet që në Planin e Veprimit për Mbrojtjen e Mjedisit, të përfshijë hartën strategjike të zhurmës dhe planin e veprimit duke paraqitur situatën për vitin e ardhshëm kalendarik dhe masat e ndërmarra në mjedis, për të gjitha aglomeratet dhe për të gjitha rrugët kryesore, brenda territorit. 9.4. Harta strategjike e zhurmës dhe plani i veprimit aprovohen nga organet kompetente. 5 9.5. Hartat strategjike të zhurmës duhet të përmbushin kushtet minimale, të cilat do të paraqiten në një udhëzues, të përgatitur nga Ministria. 9.6. Hartat strategjike e zhurmës do të korrigjohen sipas nevojës, së paku çdo pesë vjet pas përgatitjes së tyre. KREU IV Detyrat dhe pergjegjësit e organeve, personave juridik dhe fizik - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The environmental impact assessment report must also include an assessment of noise level and measures to protect against noise.
Neni 10 Në Raportin e Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM) duhet të përfshihet edhe vlerësimi i nivelit të zhurmes dhe masat për mbrojtjen nga zhurma. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: A building must be designed and built so that noise does not endanger people’s health and so that it provides peace and suitable conditions for rest and work.
Neni 11 Ndërtesa duhet të jetë e projektuar dhe e ndërtuar në mënyrë që zhurma të cilën e dëgjojnë njerëzit që banojnë në afërsi ose në ndertesë, të jetë e atij itenziteti që nuk do ta rrezikonte shëndetin e njerëzve dhe të sigurojë qetësi dhe kushte të përshtatshme për pushim dhe punë sipas Ligjit për Ndërtimin. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The competent technical acceptance commission gives an opinion on noise-protection measures for certain building, permit, inspection, reconstruction, and use-permit procedures, and the investor bears the related procedure costs.
Neni 12 12.1. Për ndërtim të objektit, për procedurën e lëshimit të lejes së ndërtimit dhe procedurën e kontrollit teknik ose për rikonstruimin e objektit, në procedurën e lejes së përdorimit, komisioni kompetent për pranim teknik jep mendimin mbi masat të cilat aplikohen për mbrojtjen nga zhurma në kuadër të kompetencave që i ka. 12.2. Shpenzimet e procedures për percaktimin e masave të zbatuara për mbrojtjen nga zhurma i bart investitori i objektit. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The competent authority may not issue a decision approving the conditions for activities unless the environmental inspection authority has confirmed, by decision, that noise-protection measures have been implemented. The applicant bears the costs of the noise-protection measures and the activity costs.
Neni 13 13.1. Organi kompetent për përcaktimin e kushteve minimale teknike dhe kushteve tjera, për kryerjen e veprimtarive, nuk mund të lëshojë vendim për plotësimin e kushteve të lartëpërmendura, nëse organi kompetent për inspektim mjedisor, me vendim, nuk vërteton se janë zbatuar masat e mbrojtjes nga zhurma. 13.2. Shpenzimet mbi masat e hartuara për mbrojtjen nga zhurma dhe shpenzimet e kësaj veprimtarie, i bartë parashtruesi i kërkesës. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Noise sources must show markings about sound power and intensity, and they may be used only if the environmental inspectorate decides the noise stays within the permitted environmental level.
Neni 14 14.1. Burimet e zhurmës të cilat janë në përdorim të përkohshëm ose të cilat vendosën në vende të hapura mbi nivel të tokës, në mure ose mbi pullaze të ndërtesave, në objekte të levizëshme ose të palëvizshme ose të cilat përdoren në ajër, duhet t’i përmbajnë shënimet mbi fuqinë dhe itenzitetin e zërit. 14.2. Burimet e zhurmës nga paragrafi 1 i ketij neni, mund të përdoren nëse organi kompetent – inspektorati për mjedis, me vendim përcakton se zhurma nga burimi, nuk tejkalon nivelin e lejuar në mjedis. 14.3. Në rast se burimi i zhurmës emiton: a) nivel më të lartë të zhurmës se sa ai i lejuar, atëhere pronari i burimit të zhurmës i bartë shpenzimet e matjeve; b) nivel më të ulët të zhurmës se sa ai i lejuar, atëherë organi kompetetnt i bartë shpenzimet e matjeve. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Njësitë lokale të qeverisjes mund të caktojnë rrugë, pjesë rruge, pjesë qyteti, shesh ose lokacion tjetër për tubime dhe manifestime, kur ka rrezik që niveli i lejuar i zhurmës të tejkalohet.
Neni 15 15.1. Me rastin e plotësimit të nevojave për mbajtjen e tubimeve publike, organizimit të manifestimeve argëtuese, sportive dhe aktiviteteve tjera në vende publike të hapura ose të mbyllura, për banorët vendorë ose mysafirë, në rastet kur ekzistojnë mundësit e tejkalimit të nivelit të zhurmës së lejuar, njësitë 6 lokale të qeverisjes, me vendim të organeve kompetente, mund të caktojnë një rrugë, një pjesë të rrugës ose pjesë të qytetit, shesh ose lokacion tjetër të përshtatshëm, për qëllime të tilla. 15.2. Me të njejtin vendim përcaktohen edhe rrugët e shkuarjes e ardhjes të pjesëmarrësve nga këto manifestime. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Noise that disturbs people’s peace and rest is prohibited in open or closed places from 22:00 to 07:00.
Neni 16 16.1. Ndalohet kryerja e punëve, veprimtarive dhe aktiviteteve tjera, në mënyrë që me zhurmë pengohet qetësia dhe pushimi i njerëzve, në vende të hapura ose të mbyllura nga ora 22:00 – 07:00. 16.2. Në vendbanime lejohet degjimi i zërimit të zileve ose pajisjeve elektroakustike nga ora 07:00 – 22:00. 16.3. Përjashtim nga paragrafi 2 i këtij neni bën zërimi i zilës ose pajisjeve elektroakustike, në kohën e riteve fetare si dhe në ditët e festave. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: This article says the law does not apply to noise caused while dealing with natural disasters or extraordinary circumstances.
Neni 17 Dispozitat e ketij ligji, nuk vlejnë për zhurmën e cila shkaktohet gjatë eliminimit të pasojave të fatkeqësive natyrore ose në raste dhe rrethana të jashtëzakonshme të cilat mund të shkaktojnë dëme të konsiderueshme materiale, rrezikojnë shëndetin dhe jetën e njerëzve dhe rrënojnë mjedisin e njeriut në përmasa të mëdha. KREU V Personat e autorizuar për kryerjen e veprimtarive profesionale për mbrojtjen nga zhurma - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Vetëm personat juridik të regjistruar dhe të autorizuar nga Ministria mund të kryejnë punë profesionale të mbrojtjes nga zhurma; Ministri cakton kushtet dhe mbikëqyrjen, dhe kërkuesi paguan kostot e përcaktimit të kushteve.
Neni 18 18.1. Punët profesionale të mbrojtjes nga zhurma mund t’i kryejnë personat juridik të regjistruar për kryerjen e këtyre veprimtarive dhe të cilët kanë autorizim nga Ministria. 18.2. Ministri në bashkëpunim me ministrin e Ministrisë për Punë dhe Mirëqenie Sociale me akt plotësues normativ përcakton kushtet për kryerjen e veprimtarive si dhe mbikqyrjen profesionale mbi personat juridik në fushën e mbrojtjes nga zhurma. 18.3. Me Vendim administrativ, Ministri i autorizon personat juridik nga paragrafi 1 i këtij neni, kundër të cilit nuk është e lejuar ankesa, por mund të inicohet kontesti administrative në bazë të vërtetimit të lëshuar paraprakisht nga Instituti gjegjës për normime dhe matje. 18.4. Shpenzimet mbi përcaktimin e kushteve nga paragrafi 2 i këtij neni i bartë parashtruesi i kërkesës. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: People doing professional work for legal persons in noise protection must have passed the professional exam.
Neni 19 19.1. Personat të cilët kryejnë punë profesionale për personat juridik nga lëmia e mbrojtjes nga zhurma, duhet ta kenë të dhenë provimin profesional. 19.2. Provimi profesional nga paragrafi 1 i këtij neni organizohet dhe mbahet në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, por punët lidhur me dhënien e këtij provimi mund t’i bartë të një person tjetër i autorizuar juridik. 19.3. Programin, kushtet dhe mënyrën e dhënies së provimit profesional e nxjerr ministri i Ministrisë me mendim paraprak të ministrit të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, me akt nenligjor. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Disa persona duhet të respektojnë normat e Kosovës dhe direktivat e BE-së për matjet; nëse një person i autorizuar nuk kryen punët profesionale, Ministri mund t’i anulojë autorizimin.
Neni 20 20.1. Personat nga neni 18 dhe 19 të këtij ligji, detyrohen që për mënyrën e procedurës së matjeve llogaritëse si dhe vlerësimin dhe përmbajtjen e rezultateve të matjeve t’i respektojnë normat e Kosovës, dhe direktivat e BE. 7 20.2. Nëse me mbikëqyrjen profesionale vërtetohet se personi i autorizuar nga neni 19 paragrafi 1 i këtij ligji, nuk i kryen punët profesionale, në përputhje me paragrafin 1 të ketij neni, Ministri e anulon autorizimin përkatës. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: The Minister’s authorization for persons doing professional work in noise protection under Article 18(1) must be published in the official gazette.
Neni 21 Autorizimi i Ministrit për personat që kryejnë punë profesionale nga lëmia e mbrojtjes nga zhurma nga neni 18 paragrafi 1 i këtij ligji, duhet të shpallet në gazetën zyrtare të IPVQ-vë. KREU VI Mbikëqyrja - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Environmental and municipal environmental inspectors must supervise the application of this law and related implementing acts; environmental inspectorate inspectors also supervise certain noise-related provisions and vehicle/equipment sound emissions under specified conditions.
Neni 22 22.1. Mbikëqyrjen, për aplikimin e këtij ligji dhe të akteve plotësuese normative që dalin nga ky ligj, e kryejnë inspektorët e mjedisit dhe planifikimit hapësinor dhe inspektorët komunal të mjedisit. 22.2. Mbikëqyrja për dispozitat e këtij ligji të cilat i dedikohen zhurmës në hapësira ku punohet, ku gjatë procesit të punës shkaktohet zhurmë si dhe në dispozitat e këtij ligji të cilat i dedikohen qarkullimit të makinave, mjeteve transportuese, pajisjeve dhe aparateve, fuqisë së zërimit që emitohet nga to, në kushte të përcaktuara, kryhet nga inspektoret e inspektoratit të mjedisit. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Supervisory authorities may act on the spot when measured noise exceeds the permitted limit, including ordering restrictions or temporary suspension.
Neni 23 23.1. Organet kompetente mbikëqyrëse që kryejnë këto veprime nga neni 22 paragrafi 1 i këtij ligji, janë të autorizuara që në vendin e ngjarjes t’i ndërrmarrin të gjitha masat nga neni 24 paragrafi 1 pika (d) dhe (e) e këtij ligji, në raste kur emisioni i zhurmës tejkalon nivelin më të lartë të lejuar nga neni 2 i këtij ligji, në bazë të rezultateve matëse. 23.2. Organet nga paragrafi 1 i këtij neni, mund të bëjnë kufizime ose përkohësisht të ndalojnë kryerjen e veprimtarisë së caktuar personit juridik ose fizik me urdhëresë, në kohëzgjatje më së shumti prej 8 ditësh. 23.3. Urdhëresa nga paragrafi 2 i këtij neni, mund të ekzekutohet menjëherë, me vulosjen e aparatit, pajisjes ose makinerisë ose në një menyrë tjetër të përshtatshme, kur me matje konstatohet tejkalimi i nivelit të zhurmës, në harmoni me paragrafin 1 të këtij neni. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: The supervisory authority may order noise measurements and protective measures, and may prohibit use of buildings, noise sources, equipment, or activities in certain noise-related cases.
Neni 24 24.1. Organi kompetent i mbikëqyrjes nga neni 23 paragrafi 1 i këtij ligji është i autorizuar: a) Të urdhëroj personat juridik ose fizik të cilët e përdorin burimin e zhurmës në mjedise ku njerëzit banojnë ose jetojnë, që të bëjnë matjen e nivelit të zhurmës; b) Të urdhëroj ndërrmarrjen e masave nga rregullativa e caktuar mbi mbrojtjen nga zhurma; c) Të ndaloj përdorimin e ndërteses së ndërtuar ose të projektuar, nëse nuk janë ndërmarrë masa për mbrojtjen nga zhurma, deri sa këto masa nuk aplikohen; d) Të ndaloj përdorimin e burimit të zhurmës deri sa nuk ndërmirren masa për mbrojtje nga zhurma; e) Të ndaloj kryerjen e veprimtarisë dhe aktiviteteve të tjera të cilat për arsye të zhurmës pengojnë pushimin dhe qetësinë e natës, nese kjo nuk është e mundur të pengohet me masa nga pika (d) e ketij neni; f) Të ndaloj përdorimin e makinave, mjeteve transportuese, pajisjeve dhe aparateve të cilat nuk kanë evidence për forcën e zhurmës që emitohet në kushte të caktuara të përdorimit; g) Të ndaloj kryerjen e veprimtarisë ose aktiviteteve të tjera, nëse e njejta fillon punën pa një vendim të organit kompetent në të cilin përcaktohen masat mbi mbrojtjen nga zhurma. 24.2. Organet, nga neni 23 paragrafi 2 i këtij ligji, autorizohen që t’i ndërmarrin të gjitha masat sipas rregullave të posaçme. KREU VII Dispozitat për ndëshkimet administrative - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: This article sets fines for several noise-control violations and a separate fee for contraventions under paragraph 1.
Neni 25 8 25.1. Shqiptohet gjobë në vlerë prej 500 – 10.000 €, nëse: a) Shkakton që niveli i zhurmës së cilës i eksponohen njerëzit në mjediset ku jetojnë, t’i tejkaloj kufijtë e lejuar në nenin 2 të këtij ligji; b) Nuk lejon kryerjen e matjeve të zhurmës nga ana e personit të autorizuar zyrtar sipas nenit 4 të këtij ligji; c) Përdoren makinat, mjetet transportuese, pajisjet dhe aparatet në qarkullim, respektivisht në përdorim, pa shenime mbi forcën e zërit sipas nenit 7 të këtij ligji; d) Fillon kryerjen e veprimitarisë ose aktiviteteve të tjera, pa vendim të organit kompetent, me të cilin përcaktohet se janë kryer të gjitha masat për mbrojtje nga zhurma; e) Shfrytëzon burimet e zhurmës në vende të hapura, pa vendim të organit kompetent sipas nenit 13 të këtij ligji; f) Kryen punime, veprime dhe aktivitete tjera, me të cilat pengon qetësinë dhe pushimin e njerëzve në hapësirë të mbyllur ose të hapur në vendet ku ata jetojnë; g) Matjet i kryen personi i cili nuk e ka të dhenë provimin profesional; h) Matja e zhurmës, llogaritja dhe vlerësimi nuk kryhen sipas nenit 20 të këtij ligji; i) Të dhënat nga matjet e zhurmës nuk janë në përputhje me nenin 20 të këtij ligji; j) Nuk ndërmerr masa nga rregullorja ose nga urdhërat për mbrojtje nga zhurma sipas nenit 23 të këtij ligji. 25.2. Shqiptohet një tarifë prej 100 – 1000 euro për kundërvajtje nga paragrafi 1 . KREU VIII Dispozitat kalimtare - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: The Minister must issue subordinate acts for implementing this law within 12 months, and the Government and municipalities must approve and put into force the noise maps and action plans within the stated deadlines.
Neni 26 26.1. Aktet nënligjore për zbatimin e këtij ligji, Ministri i nxjerr në afat prej 12 muaj nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji. 26.2. Qeveria dhe komunat detyrohen që hartat e zhurmës nga neni 9 i këtij ligji t’i aprovojnë dhe fuqizojnë në afat prej 3 vjetësh, ndërsa planet e veprimit në afat prej 5 vjetësh, nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: When this law enters into force, other laws that regulated this field are repealed.
Neni 27 Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, shfuqizohen ligjet tjera që kanë rregulluar këtë fushë. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: This article says the law takes effect after approval by the Assembly of Kosovo and promulgation by the Special Representative of the Secretary-General.
Neni 28 Ky ligj hyn në fuqi pas miratimit nga ana e Kuvendit të Kosovës dhe shpalljes nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit tё Pёrgjithshёm. UNMIK/REG/2008/15 17.03.2008
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 02/L-102 PËR MBROJTJEN NGA ZHURMA
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in