LIGJI NR. 02/L-111 PËR BLETARI
This provision is the preamble to the law on beekeeping in Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 02/L-111
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This provision is the preamble to the law on beekeeping in Kosovo. This law regulates beekeeping, measures to prevent and control bee diseases, and supervision of facilities that produce and store bee products. This article defines key terms used in the law about beekeeping, honey, organic honey, and named institutions. The article says beekeeping is an important agricultural sector and describes beekeepers as persons who run the activity in apiaries with the required bee colonies and equipment. Beekeepers must notify the Municipal Agriculture Directorate each calendar year by 30 April about the number and location of their bee colonies to be entered in the beekeepers register; municipal agriculture directorates must send the register to MBPZHR within 30 days after the registration deadline ends.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 02/L-111 PËR BLETARI
Showing 49 of 49
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This provision is the preamble to the law on beekeeping in Kosovo.
LIGJI NR. 02/L-111 PËR BLETARI Kuvendi i Kosovës, Në bazë të Kreut 5.1 (j) dhe 9.1 26 (a) të Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë (Rregullorja e UNMIK-ut 2001/9 dt. 15 maj 2001), Miraton: LIGJIN PËR BLETARI Kapitulli I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This law regulates beekeeping, measures to prevent and control bee diseases, and supervision of facilities that produce and store bee products.
Neni 1 Qëllimi Me këtë ligj rregullohet mbarështimi i bletëve, masat për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve të bletëve, mbikëqyrjen e objekteve të prodhimit dhe ruajtjes së prodhimeve të bletëve. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law about beekeeping, honey, organic honey, and named institutions.
Neni 2 Përkufizimet Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këto domethënie: “Bletari”- nënkupton mbarështimin, rritjen, shumëzimin, prodhimin dhe qarkullimin e bletëve të species Apis Mellifera, prodhimeve të bletëve si dhe pajisjet për bletari; “Bletë” - nënkupton amat, bletët punëtore dhe brumbujt; “Bletë grabitëse”- bletë e cila e sulmon bletën tjetër për t’ia grabitur ushqimin; “Shoqëri bletësh”- nënkupton bashkësinë e amave, bletëve punëtore dhe brumbujve të vendosura në zgjua; “Bletore” – vendi ku vendosen zgjojet me bletë, mund të jenë të hapura ose në ndonjë shtëpizë me etazhe, por mund të vendoset edhe në makina për transport; “Prodhimet e bletëve janë” – mjalti, dylli, propolisi, luzma e bletës dhe helmi i bletës ( apitoksina); “Bletar”- person fizik ose juridik i cili merret me bletari për përfitimin e prodhimeve të bletëve dhe amave të bletëve; “Mjalti natyral”- nënkupton mjaltin dhe prodhimet e mjaltit pa përdorimin e shtojcave dhe pa trajtim me mjete kimike; “Mjalti organik” - mjaltë i prodhuar nën mbikëqyrje të përhershme, i analizuar para se të vihet në qarkullim. Në mjaltë organik ndalohet trajtimi me barna për të eliminuar gjetjen e mbetjeve (reziduve); “Ministria” - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR ); “AVUK”- Agjencioni Veterinar dhe i Ushqimit i Kosovës; “LBK” - Lidhja e Bletarëve të Kosovës; 2 ”L.R” - Lankstrot Root; ”D.B” – Dadant Blat. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: The article says beekeeping is an important agricultural sector and describes beekeepers as persons who run the activity in apiaries with the required bee colonies and equipment.
Neni 3 Rëndësia e sektorit të bletarisë 3.1 Bletaria është sektor i rëndësishëm i bujqësisë së vendit, burim prodhimesh natyrale me vlerë të lartë ushqimore, dietike e mjekësore. 3.2. Bletët përmes Pjalmimit ose polenizimit ndikojnë në rritjen e prodhimit të shumë kulturave bujqësore. 3.3. Bletët ndikojnë në mbajtjen e florës së pyjeve dhe kullosave duke ripërtërirë natyrën si hallkë të zinxhirit ekologjik. 3.4. Ushtrimi i veprimtarisë së bletarisë realizohet në bletore nga bletaret të cilët janë persona fizik ose juridik dhe të cilët posedojnë shoqëri bletësh dhe pajisje të nevojshme për zhvillimin e kësaj veprimtarie sipas dispozitave të këtij ligji. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Beekeepers must notify the Municipal Agriculture Directorate each calendar year by 30 April about the number and location of their bee colonies to be entered in the beekeepers register; municipal agriculture directorates must send the register to MBPZHR within 30 days after the registration deadline ends.
Neni 4 Regjistri i bletarëve 4.1 Personi fizik apo juridik që merret me bletari është i obliguar të lajmërojë në Drejtorinë Komunale për Bujqësi, deri më 30 prill të çdo viti kalendarik, për numrin dhe vendin e vendosjes së shoqërive të bletëve, për të hyrë në regjistrin e bletarëve. 4.2 Drejtoritë Komunale të Bujqësisë obligohen të sjellin regjistrin e bletarëve në MBPZHR në afat prej 30 ditësh pas përfundimit të afatit të regjistrimit. Kapitulli i II - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: This article regulates where beehives may be placed and requires beekeepers and certain producers to take precautions to avoid harm to bees and others.
Neni 5 Vendosja e bletores 5.1 Bletorja mund të jetë e stacionuar apo lëvizëse. 5.2 Bletari është i obliguar të vendos bletoren në atë mënyrë që të mos pengoi fqinjët, kafshët dhe komunikacionin publik. 5.3 Ndalohet vendosja e bletores në afërsi të auto rrugëve, hekurudhave dhe aeroporteve. 5.4 Ndalohet vendosja e bletores në afërsi të fabrikave për prodhimin e sheqerit, lëngjeve, verërave, stallave dhe plehërishtave. 5.5 Ndërmarrjet prodhuese që merren me prodhimin dhe përpunimin e pemëve dhe rrushit si dhe njësit e ngjashme tek të cilat përdorët ambalazhi që është i dëmshëm për bletë, obligohen të mbajnë në vend të mbyllur ambalazhin e përdorur. 5.6 Prodhuesit e lëngjeve, ose ëmbëlsirave të tjera janë të obliguar që me anë të rrjetave mbrojtëse të mbrojnë objektet e prodhimit ose depot e këtyre prodhimeve nga bletët, që të mos vije deri te dëmtimi masovik i shoqërive të bletëve në këto objekte. 5.7 Kushtet nga paragrafi 5 i këtij neni nuk do të zbatohen në vendet ku nuk ka lulëzim të bimëve edhe gjatë sezonit të dimrit. Kapitulli i III - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Bees may use pastures free of charge.
Neni 6 3 Lëvizja dhe transporti i bletëve në kullota Shfrytëzimi i kullotave nga bletët është i lirë dhe pa kompensim. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Beekeepers moving hives inside or outside the municipality must submit a written request to the Municipal Agriculture Office at least 20 days before the move.
Neni 7 7.1 Çdo subjekt që ushtron veprimtarinë e bletarit i cili lëviz brenda ose jashtë Komunës me bletore duhet të bëjë kërkesë me shkrim në Zyrën e Drejtorisë Komunale për Bujqësi së paku 20 ditë para datës së lëvizjes. 7.2 Kërkesës duhet t’i bashkëngjitet edhe certifikata veterinare për gjendjen shëndetësore të bletëve dhe raporti për masat e ndërmarra veterinere. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The Municipal Directorate for Agriculture may approve or reject the placement of an apiary after obtaining the expert’s opinion and working with the Beekeepers Association.
Neni 8 Drejtoria Komunale për Bujqësi pasi të merr mendimin e ekspertit në bashkëpunim me Shoqatën e Bletarëve miraton apo refuzon vendosjen e bletores. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: After approval to move bees to a designated place, the subject must keep at least 50 meters from other apiaries and follow all duties set by the veterinary inspector.
Neni 9 Çdo subjekt pas miratimit të kërkesës për lëvizjen e bletëve në vendin e caktuar, duhet të ruaj distancën nga bletoret tjera së paku 50 metra dhe të respektoi të gjitha detyrat e përcaktuara nga inspektori i veterinës për masat profilaktike dhe kurative që aplikohen në atë kohë në atë zonë. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Foreign beekeepers may use Kosovo pastures only after getting permission from MBPZHR, and the permit request must include specified documents.
Neni 10 10.1 Bletarët e shteteve tjera mund t’i shfrytëzojnë kullotat e Kosovës vetëm pas marrjes së lejes nga MBPZHR. 10.2 Kërkesës për leje të bletarit duhet bashkangjitur këtë dokumentacion: a) numri i shoqërive të bletëve; b) pëlqimin e pronarit të tokës ose Komunës ku do të vendoset bletorja; c) Certifikatën e gjendjes shëndetësore të bletëve nga shërbimi veteriner i vendit nga vinë bletët; d) Pëlqimin e Lidhjes së Bletarëve të Kosovës për shfrytëzimin e lokacionit të përzgjedhur. 10.3 Leja duhet të përmbaj vendin, Komunën, kohën e arritjes së bletëve dhe kohëzgjatjen e shfrytëzimit të kullotave në Kosovë. 10.4 Gjatë lëvizjes së bletëve, bletari duhet të posedoi certifikatën e gjendjes shëndetësore dhe certifikatën e transportit nga Agjencioni Veteriner dhe i Ushqimit i Kosovës. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: When placing hives in pastures, beekeepers must put up a visible sign with required identification details.
Neni 11 Me rastin e vendosjes së bletores në kullosa, bletarët duhet ta vejnë tabelën në vend të dukshëm, ku tregohet numri i shoqërive, identiteti dhe adresa e pronarit si dhe numri i bletores sipas regjistrit të organit kompetent. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Bletari duhet të njoftojë inspektorin veterinar ose të blegtorisë për vendin e vendosjes së bletores, tre ditë para vendosjes së bletëve në kullotë.
Neni 12 Tri ditë para vendosjes së bletëve në kullotë, bletari është i obliguar të njoftojë inspektorin veterinar ose të blegtorisë për vendin e vendosjes së bletores. 4 - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Bees may be transported to the apiary by any transport means if the transport is closed so the bees cannot fly out during transport.
Neni 13 Transportimi i bletëve në bletore mund të bëhet me të gjitha mjetet e transportit me kusht që të jenë të mbyllura për të penguar fluturimin e bletëve gjatë transportit. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The owner transporting bees and the escort for bee transport must know beekeeping. Transit transport of beehives through Kosovo is regulated by a Ministry subordinate act.
Neni 14 14.1 Përveç pronarit që transporton bletët edhe përcjellësi i transportit të bletëve duhet të ketë njohuri për bletari. 14.2 Transporti i bletoreve transit nëpër territorin e Kosovës rregullohet me akt nënligjor nga Ministria. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The beekeeper must take all preventive measures to stop this bee-theft phenomenon in their apiary.
Neni 15 Me qëllim të pengimit të paraqitjes së grabitjes së bletëve nga bletët “grabitëse” bletari është i obliguar të ndërmerr të gjitha masat paraprake për evitimin e kësaj dukurie në bletoren e vet. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The beekeeping operator must request a movement permit from the Kosovo Police Service, and the mobile vehicle does not need permanent registration.
Neni 16 16.1 Për mjetet e specializuara për bletore lëvizëse Bletari obligohet të kërkojë leje për lëvizje të tyre nga Shërbimi Policor i Kosovës. 16.2 Mjeti lëvizës nuk obligohet të ketë regjistrim të përhershëm. Kapitulli i IV - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: For bee selection, use the European bee Apis Mellifera and local bee subspecies.
Neni 17 Riprodhimi i Bletëve Për përzgjedhje të bletëve duhet të përdoret lloji i bletës Evropiane Apis Mellifera dhe nënllojet lokale të bletëve. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: When choosing bee types, the beekeeper must consider local conditions and resistance to diseases and pests.
Neni 18 Për përzgjedhjen e llojit të bletëve, bletari duhet të ketë në konsiderim përshtatjen e llojit kushteve lokale dhe rezistencës ndaj sëmundjeve dhe dëmtuesve. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Beefamilies are created by multiplying existing bee families; queen bees and swarms must be produced in specialized breeding apiaries certified by MBPZHR; and the Ministry regulates that certification by administrative instruction.
Neni 19 19.1 Familjet e bletëve krijohen me shumëzimin e familjeve ekzistuese të bletëve. 19.2 Luzmat e bletëve dhe amat e bletëve prodhohen në bletoret e specializuara për riprodhim të certifikuara nga MBPZHR. 19.3 Certifikimi i bletoreve për prodhimin e luzmave të bletëve dhe amave rregullohet me Udhëzim Administrativ nga Ministria. Kapitulli i V - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Bletari must take all measures in his apiary to prevent, combat, and stop the spread of diseases, using registered and approved preparations.
Neni 20 Mbrojtja e bletëve 5 Bletari është i obliguar që në bletoren e vet të ndërmerr të gjitha masat për parandalimin, luftimin dhe pengimin e përhapjes së sëmundjeve duke përdorur preparatet e regjistruara dhe të aprovuara nga Agjencioni Veterinar dhe i Ushqimit i Kosovës. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Beekeepers, beekeepers’ associations, and the Kosovo Beekeepers’ League operating in Kosovo must take all preventive measures to prevent and combat bee diseases.
Neni 21 21.1 Bletarët, Shoqatat e Bletarëve dhe Lidhja e Bletarëve të Kosovës që veprojnë në territorin e Kosovës obligohen të ndërmarrin të gjitha masat preventive për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve të bletëve, sipas dispozitave të Ligjit për veterinarinë dhe akteve nënligjore të nxjerra në bazë të këtij ligji. 21.2 Masat nga paragrafi 1 i këtij neni ndermirën nën mbikëqyrjen e inspektorit veterinar të AVUK-së. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Beekeepers must immediately notify the veterinary inspector if they suspect listed contagious bee diseases, unexplained damage, or poisoning; the inspector must take necessary measures to prevent spread.
Neni 22 22.1 Çdo bletarë me rastin e dyshimit të paraqitjes së sëmundjeve me karakter përhapës siç janë: Nosemoza-Nosemosis, Varooza -Varosis, Acarapis -acarosis, Pesta Amerikane-Pestis Apium dhe Pesta Evropiane-Pestis Apis si dhe dëmtimeve të paidentifikuara ose helmimet, obligohet të lajmëroi menjëherë inspektorin veteriner për diagnostifikimin e sëmundjes. 22.2 Inspektori duhet t’i ndërmerr të gjitha masat e nevojshme për parandalimin e përhapjes së sëmundjes në pajtim me Ligjin për veterinarinë. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Cada vit, masat profilaktike dhe luftimi i sëmundjeve të bletëve përcaktohen për vitin vijues nga Agjencioni Veterinar dhe i Ushqimit i Kosovës, në bashkëpunim me ekspertet e Lidhjes së Bletarëve të Kosovës.
Neni 23 Masat profilaktike dhe luftimi i sëmundjeve të bletëve përcaktohet në fillim të çdo viti kalendarik për vitin vijues nga Agjencioni Veterinar dhe i Ushqimit i Kosovës, në bashkëpunim me ekspertet e Lidhjes së Bletarëve të Kosovës; - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Bee colonies may be destroyed only if a relevant institute confirms by laboratory testing that the dangerous contagious disease American foulbrood is present.
Neni 24 24.1 Ndalohet asgjësimi i shoqërive të bletëve përveç në rastet e vërtetimit në mënyrë laboratorike nga instituti përkatës i prezencës së sëmundjes ngjitëse të rrezikshme, Pesta Amerikane. 24.2 Asgjësimi behët në prezencë të inspektorëve të veterinës dhe blegtorisë dhe të përfaqësuesve të Lidhjes së Bletarëve të Kosovës. 24.3 Kompensimi i dëmeve për asgjësimin e bletëve rregullohet me dispozitat e Ligjit për veterinarinë. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: The circulation and use of preparations for preventing and fighting bee diseases must follow the criteria set in the law on medicinal products and medical devices, after consulting beekeeping experts and the relevant institute.
Neni 25 Qarkullimi dhe përdorimi i preparateve për parandalimin dhe luftimin e sëmundjeve të bletëve bëhet sipas kritereve të përcaktuara në Ligjin për produktet medicinale dhe pajisjet medicinale, duke konsultuar ekspertet e Lidhjes së Bletareve dhe Institutin përkatës. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Treatment with preparations that do not have a use permit is prohibited.
Neni 26 Ndalohet trajtimi me preparate të cilat nuk e kanë lejen për përdorim sipas Ligjit për veterinarinë dhe Ligjit për produktet medicinale dhe pajisjet medicinale. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: When moving bees, the beekeeper must have a health-status certificate and a transport certificate from the Kosovo Veterinary and Food Agency.
Neni 27 6 Gjatë lëvizjes së bletëve, bletari duhet të posedoi certifikatën e gjendjes shëndetësore dhe certifikatën e transportit nga Agjencioni Veteriner dhe i Ushqimit i Kosovës. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: Use of poisonous preparations and other substances that can harm human health through bee products is prohibited.
Neni 28 Ndalohet përdorimi i preparateve helmuese dhe materieve tjera të cilat përmes produkteve të bletës mund ta dëmtojnë shëndetin e njeriut. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: Spërkatja e bimëve ndalohet në vendet ku ka bletë gjatë lulëzimit; kur spërkatja është e domosdoshme, bletarët dhe shoqatat e bletarëve duhet të njoftohen 10 ditë përpara.
Neni 29 29.1 Ndalohet spërkatja e bimëve në lokalitetet ku janë të vendosura bletët në kohën e lulëzimit. 29.2 Në raste të domosdoshme të spërkatjes së bimëve, bletaret dhe shoqatat e bletarëve duhet të lajmërohen 10 ditë përpara, përmes mediave dhe shpalljeve, për të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për ruajtjen e bletëve. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: After notice of pesticide spraying, the beekeeper must take protective measures for the bees. If the beekeeper does not do so, they cannot claim compensation for bee poisoning.
Neni 30 30.1 Pasi të publikohet lajmërimi mbi vendin dhe kohën e spërkatjes së bimëve me preparate kimike (pesticide) helmuese për bletën, bletari është i obliguar të ndërmerr të gjitha masat mbrojtëse duke i mbyllur dyert e zgjojeve ose duke larguar shoqëritë e bletëve së paku 6 km larg në vijë ajrore nga zona e spërkatjes për një kohë të caktuar. 30.2 Nëse bletari nuk i ndërmerr masat adekuate sipas paragrafit 1 të këtij neni, nuk ka të drejt të kërkoi dëmshpërblim nga askush për helmimin e bletëve. Kapitulli i VI - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: Bee products may be traded only after hygienic and sanitary requirements are met.
Neni 31 Kërkesat sanitare të prodhimeve dhe repromaterialit për bletë Produktet e bletës mund të tregtohen vetëm pas plotësimit të kërkesave higjienike dhe sanitare. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: Honey sold for food must meet specific quality standards.
Neni 32 Mjalti që tregtohet për ushqim duhet: a) Të jetë i pastër nga çdo shije dhe aromë e huaj, vetëm me aromë të bimës nga e cila është sjell nektari; b) Të mos ketë lagështi mbi 18 %; c) Të mos përmbaj saharozë mbi 5%; d) Përmbajtja e fruktozës dhe glukozës të jetë së paku 65%; e) Të mos ketë filluar procesi i fermentimit; f) Të mos ketë kaluar proceset termike mbi 45 oC ; g) Të mos jetë i ngjyrosur me ngjyresës sintetik; h) Të mos ketë konzervans dhe aromatizues. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: The chemical composition of honey and other bee products must meet the quality requirements for honey and honey products.
Neni 33 Përbërja kimike e mjaltit dhe produkteve të tjera të bletës duhet të përmbushin kërkesat mbi cilësinë e mjaltit dhe prodhimeve të mjaltit. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: Honey intended for confectionery and industry, when consumed by people, must meet all honey standards except the diastase number and HMF percentage.
Neni 34 7 Mjalti i destinuar për pastiqeri dhe industri por që konsumohet nga njerëzit, duhet të plotësojë të gjitha standardet e mjaltit për konsum, përveç numrit diastolik dhe përqindjes së hidrometilfulfurolit (HMF). Kapitulli i VII - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: Personat fizikë ose juridikë që merren me bletari mund të vënë në qarkullim vetëm disa produkte dhe pajisje bletarie, nëse plotësojnë kushtet shëndetësore, sanitare dhe të përbërjes të caktuara.
Neni 35 Kushtet për vënien në qarkullim të Shoqërive të bletëve, amave dhe prodhimeve të bletëve Personi fizik apo juridik që merret me bletari mund t’i vejë në qarkullim: a) shoqëritë e bletëve dhe amat nëse janë të shëndosha dhe nuk rrjedhin nga shoqëritë e bletëve të infektuara nga sëmundjet siç është Pesta Amerikane dhe Evropiane, Akaroza dhe Nozematoza; b) mjalti dhe prodhimet e mjaltit që plotësojnë kërkesat sanitare dhe që nuk përmbajnë materie të dëmshme për shëndetin e njerëzve; c) zgjojet e bletëve të tipit Lankstrot Root dhe Dadant Blat; d) fletët e dyllit të tipit standard të prodhuara nga dylli i pastër 100% dhe të mos përmbaj materie tjera ose parafin; e) pogaçja prej dyllit të ketë deklaracion me përmbajtje kimike. - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: The Ministry may set the minimum quality rules and testing methods for honey and honey-based products by subordinate act.
Neni 36 Kushtet minimale për cilësinë e mjaltit dhe prodhimeve të mjaltit të cilat vihen në qarkullim, prodhimet me bazë mjalti, kushtet minimale për përcaktimin dhe ruajtjen e cilësisë, metodat për kontrollin e cilësisë, metodat e marrjes së mostrave si dhe metodat e analizave fizike dhe kimike të prodhimeve, përcaktohen me akt nënligjor nga Ministria. - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: Bee products placed on the market in packaging, wrapping, or labelled containers must have a declaration with specified information.
Neni 37 Të gjitha prodhimet e bletëve të cilat vihen në qarkullim, në paketim, në mbështjellës, në enë me etiketë, duhet të kenë deklaracionin i cili përmban këto të dhëna: a) emërtimi i prodhimit apo emri i tij tregtar; b) emri dhe selia e prodhuesit; c) Data e prodhimit (paketimit) dhe data e skadimit; d) neto sasia e prodhimit; e) për mjaltë, prejardhja nga bima dhe metodat e përpunimit; f) nëse mjalti dhe prodhimet e mjaltit përzihen me prodhime tjera duhet të deklarohet raporti i pjesëmarrjes në %; g) të dhëna tjera me interes për konsumatorin. - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: Declarations for imported honey and honey products must also say that the product is imported, use the official language used in Kosovo, and state the country where it was produced.
Neni 38 Deklaracioni për mjaltin dhe prodhimet e mjaltit nga importi përveç të dhënave nga neni 37 i këtij ligji duhet të ketë edhe të dhënat se është prodhim nga importi, të jetë në gjuhën zyrtare që përdorët në Kosovë dhe emrin e shtetit ku është prodhuar. Kapitulli i VIII - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: Personat fizikë ose juridikë që përpunojnë dhe ruajnë mjaltë duhet të kenë objektet e kërkuara, t’i plotësojnë standardet e përshkruara dhe t’i licencojnë këto objekte në MBPZHR.
Neni 39 Objektet për përpunimin dhe ruajtjen e mjaltit dhe prodhimeve të mjaltit 39.1 Personi fizik apo juridik i cili bën përpunimin dhe ruajtjen e mjaltit duhet t’i ketë këto objekte: a) për pranimin, vjeljen e mjaltit dhe mirëmbajtjen e ambalazhit; b) për përpunimin, mbushjen dhe paketimin e mjaltit; c) për deponimin e prodhimeve të paketuara; 8 d) për gardërobë dhe nyja sanitare. 39.2 Numri, madhësia dhe pajisja e objekteve nga paragrafi 1 i këtij neni duhet t’i plotësoi këto standarde: a) muret dhe dyshemeja të jenë të ndërtuara nga materiali rezistues nga lagështia me ngjyrë të hapur të rrafshëta për mirëmbajtje të lehtë; b) dyert dhe dritaret të pamundësojnë hyrjen e insekteve dhe brejtësve; c) dritë difuzive të njëtrajtshme me intensitet të caktuar; d) pajisje të përshtatshme për teknologjinë e prodhimit të ndërtuara nga materiali i cili nuk ndikon në ndryshimin e cilësisë së mjaltit; e) të ketë pajisje për ujë të ngrohtë dhe të ftoftë për mirëmbajtjen e objektit dhe pajisjeve; f) të ofroi mundësi për largimin e ujërave të zeza nga dyshemeja dhe pajisjet për kanalizim ose gropë septike. 39.3 Objektet për përpunimin dhe ruajtjen e mjaltit dhe prodhimeve të mjaltit duhet të licencohen në MBPZHR. 39.4 Procedurat për licencimin e objekteve për përpunimin dhe ruajtjen e mjaltit dhe prodhimeve të mjaltit përcaktohen me akt nënligjor nga MBPZHR. - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: Honeycomb transport from the hive to the harvesting place must be done so that honey contamination and bee access are prevented.
Neni 40 Transporti i hojeve me mjaltë nga bletorja deri të vendi i vjeljes duhet të bëhet në atë mënyrë që të pengohet kontaminimi i mjaltit dhe qasja e bletëve. - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: Honey and honey products must be stored in dry places kept below 25°C and at relative air humidity up to 80%.
Neni 41 Mjalti dhe prodhimet e mjaltit duhet të ruhen në vende të thata në temperaturë më të ulët se 25oC dhe lagështi relative të ajrit deri në 80%. - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: It is prohibited to harvest honey from frames where there are bee nests.
Neni 42 Ndalohet vjelja e mjaltit nga kornizat ku ka çerdhe të bletëve. Kapitulli i IX - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: Livestock and veterinary inspectors supervise implementation of this law and the subordinate acts made under it.
Neni 43 Mbikëqyrja Mbikëqyrjen e zbatimit të këtij ligji dhe akteve nënligjore të dala nga ky ligj e bëjnë inspektorët e blegtorisë dhe veterinës. - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: The livestock inspector is authorized to inspect beehives, beekeeping societies, equipment, bee products, bee placement, and pesticide use, and may order relocation or prohibit harmful pesticide use in certain cases.
Neni 44 Inspektori i blegtorisë përveç autorizimeve që i ka sipas dispozitave ligjore është i autorizuar: a) Të bëjë kontrollimin e bletoreve, shoqërive të bletëve, pajisjeve dhe veglave të bletarit si dhe produktet e bletës në prodhim dhe qarkullim; b) Të bëjë kontrollin e vendosjes së bletëve në bletore të përhershme ose lëvizëse, si dhe të urdhëroi dislokimin e tyre nëse janë të vendosura në kundërshtim me ligj; c) Të bëjë kontrollin e përdorjes së pesticideve të cilat janë helmuese për bletën në fazën e lulëzimit të bimëve; d) Të ndaloi përdorimin e pesticideve të dëmshme për bletën pa lejen e organeve të autorizuara dhe pa lajmërimin në media për përdorimin e pesticideve. Kapitulli i X - 45 Verify source ↗
Neni 45
AI-assisted research summary: This article sets fines for physical or legal persons who violate listed beekeeping rules.
Neni 45 9 Dispozitat ndëshkuese 45.1 Dënohet me gjobë për kundërvajtje personi fizik apo juridik në shumë prej 200 € deri 2.000 € nëse: a) nuk e lajmëron numrin e shoqërive të bletarëve sipas nenit 4, të këtij ligji; b) vendos bletoren në kundërshtim me nenin 5, të këtij ligji; c) lëviz bletët pa aprovimin e organit kompetent sipas nenit 7, të këtij ligji; d) shfrytëzon kullotat e Kosovës në kundërshtim me nenin 10 të këtij ligji; e) transporton bletët në kundërshtim me nenin 13 dhe 14, të këtij ligji; f) bletari nuk ndërmerr masa për evitimin e bletëve “grabitëse” sipas nenit 15, të këtij ligji; g) lëviz bletoren me automjete të specializuara pa lejen e organit kompetent sipas nenit 16, të këtij ligji; h) nuk mbarështon specien e bletës Apis Mellifera sipas nenit 18, të këtij ligji; i) prodhon luzma dhe ama të bletëve në kundërshtim me nenin 19, paragrafi 2, të këtij ligji; j) nuk i ndërmerr masat preventive për luftimin e sëmundjeve të bletëve nën mbikëqyrjen e inspektorëve kompetent sipas nenit 21, të këtij ligji; k) nuk lajmëron inspektorët përkatës për dyshimin e paraqitjes së sëmundjeve me karakter përhapës sipas nenit 22, të këtij ligji; l) bën asgjësimin e bletëve në kundërshtim me nenin 24 të këtij ligji; m) nuk trajton bletët me preparate dhe medikamente sipas nenit 26, të këtij ligji; n) përdor preparate helmuese të cilat përmes produkteve të bletëve janë të dëmshme për shëndetin e njeriut sipas nenit 28, të këtij ligji; o) spërkat bimët pa paralajmërim sipas nenit 29, të këtij ligji; p) nëse i tregton prodhimet e bletëve në kundërshtim me nenin 31 dhe 32, të këtij ligji; q) ven në qarkullim shoqëritë e bletëve dhe amave në kundërshtim me nenin 35, të këtij ligji; r) nuk përmban deklaracion sipas nenit 37 dhe 38, të këtij ligji; s) nuk posedon objektet dhe pajisjet sipas nenit 39, të këtij ligji. 45.2 Dënohet me gjobë për kundërvajtje personi fizik apo juridik në shumë prej 100 € deri 500 € nëse: a) ushtron veprimtarinë e bletarisë në kundërshtim me neni 3, paragrafi 4, të këtij ligji; b) nuk respekton distancën e vendosjes së bletores sipas nenit 9, të këtij ligji; c) nuk vendos tabelën dhe nuk informon inspektorin përkatës sipas nenit 11 dhe 12 të këtij ligji; d) nuk posedon certifikatën e gjendjes shëndetësore të bletëve me rastin e lëvizjes së tyre sipas nenit 27, të këtij ligji; e) nuk ruhen prodhimet e bletës sipas nenit 41, dhe 42, të këtij ligji. - 46 Verify source ↗
Neni 46
AI-assisted research summary: Money collected from penalties under this law must be paid into the Consolidated Budget of Kosovo.
Neni 46 Mjetet e realizuara nga shqiptimi i dënimeve sipas dispozitave të këtij ligji derdhen në Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës. Kapitulli i XI - 47 Verify source ↗
Neni 47
AI-assisted research summary: When this law enters into force, it repeals the beekeeping law and any conflicting provisions.
Neni 47 Dispozitat kalimtare dhe përfundimtare Me hyrjen në fuqi të këtij Ligji shfuqizohet Ligji për bletarinë Gazeta Zyrtare KSAK Nr. 13, faqe 526 e datës 28 prill 1974 dhe çdo dispozitë qe është ne kundërshtim me këtë ligj. - 48 Verify source ↗
Neni 48
AI-assisted research summary: This article says the law enters into force after approval by the Kosovo Assembly and promulgation by the Special Representative of the Secretary-General.
Neni 48 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pas miratimit nga ana e Kuvendit të Kosovës dhe shpalljes nga Pёrfaqёsuesi Special i Sekretarit të Pёrgjithshёm. UNMIK/REG/2008/5 08.02.2008.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 02/L-111 PËR BLETARI
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in