LIGJI NR. 02/L-116 PËR KIMIKATE
This is the preamble to the Chemicals Law, stating its purpose to create a legal framework, mechanisms, and conditions for chemical administration in Kosovo in line with EU standards.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 02/L-116
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the preamble to the Chemicals Law, stating its purpose to create a legal framework, mechanisms, and conditions for chemical administration in Kosovo in line with EU standards. This article states that the law’s purpose is to regulate the sustainable management of chemicals and related environmental and human health protections. This article lists categories of preparations and chemicals to which the law does not apply, and it says customs must supervise chemicals transiting through Kosovo if they are not stored or processed there. This article defines terms used in the law on chemicals, including chemicals, polymers, notification, new substances, and related authorities. People intending to import or produce new substances or preparations must submit a notification to the Ministry.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 02/L-116 PËR KIMIKATE
Showing 37 of 37
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the preamble to the Chemicals Law, stating its purpose to create a legal framework, mechanisms, and conditions for chemical administration in Kosovo in line with EU standards.
1 LIGJI NR. 02/L-116 PËR KIMIKATE Kuvendi i Kosovës, Në bazë të Kreut 5.1.(f) dhe 9.1.26(a) të Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisjen e Përkohshme në Kosovë, (Rregullorja e UNMIK-ut Nr. 2001/9, të datës 15 Maj 2001), Me qëllim të krijimit të kornizës ligjore, mekanizmave dhe kushteve sipas standardeve të Bashkimit Evropian për administrimin e kimikateve në Kosovë, Miraton : LIGJIN PËR KIMIKATE KAPITULLI I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article states that the law’s purpose is to regulate the sustainable management of chemicals and related environmental and human health protections.
Neni 1 Qëllimi 1.1 Qëllimi i këtij ligji është rregullimi i administrimit të qëndrueshëm të kimikateve, duke i përfshirë masat për mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetin e njeriut prej ndikimit të dëmshëm nga kimikatet. 1.2 Ky ligj rregullon: a) të drejtat dhe detyrimet e personave juridik dhe fizik; b) kërkesat dhe procedurat për regjistrimin e kimikateve; c) vërtetimin mbi përbërjen, qasjen në informatat, klasifikimin, paketimin dhe etiketimin e kimikateve. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article lists categories of preparations and chemicals to which the law does not apply, and it says customs must supervise chemicals transiting through Kosovo if they are not stored or processed there.
Neni 2 Përjashtimet 2.1 Ky ligj nuk do të aplikohet për preparatet në gjendjen përfundimtare të tyre të dedikuara për shfrytëzuesit e fundit, si në vijim: a) produktet medicinale për përdorim mjekësor të njeriut apo veterinar; b) prodhimet kozmetike; c) përzierjet e substancave, në formë mbeturinash; d) artikujt ushqimor; e) ushqimet për kafshë; f) produktet për mbrojtjen e bimëve; g) biocidet; h) substancat radioaktive. 2.2 Dispozitat e këtij ligji nuk aplikohen për: a) transportimin e kimikateve të rrezikshme përmes komunikacionit rrugor, hekurudhor dhe ajror; b) kimikatet që kalojnë transit nëpër rrugët e Kosovës, të cilat duhet të mbikëqyrën nga dogana me kusht që kimikatet në asnjë mënyrë mos të magazinohen dhe përpunohen në Kosovë; c) kimikatet që përfshihen në Konventën mbi Ndalimin e Zhvillimit, Prodhimin, Kursimit dhe Përdorimit të Armëve Kimike dhe mbi shkatërrimet e tyre. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines terms used in the law on chemicals, including chemicals, polymers, notification, new substances, and related authorities.
Neni 3 Përkufizime 2 3.1 Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këto kuptime: a) Kimikate - janë substancat, elementet kimike ose komponimet e tyre, apo materie në gjendjen natyrore, ose të përfituar nga procesi i prodhimit, duke i përfshirë edhe shtesat (aditivët), që janë të domosdoshme për mbajtjen e stabilitetit të substancave, përkatësisht papastërtitë të cilat shfaqen gjatë procesit të përfitimit të tyre, por duke përjashtuar çfarëdo përbërje që mund të ndahen duke mos ndryshuar stabilitetin e substancës apo ndryshimin e përbërjes së substancës. b) Polimer - janë substanca që përbëhet prej një molekule e karakterizuar me një sekuencë prej një apo më shumë lloje të njësive monomere e të përbëra kryesisht nga molekulat masash të thjeshta që kanë së paku tri njësi monomere e që janë të lidhura me lidhje kovalente me së paku një njësi tjetër monomere apo me reaktiv të tjerë dhe që kryesisht kanë më pak se një molekula me masa të thjeshta të së njëjtës masë molekulare. Molekulat e tilla duhet të shpërndahen mbi një varg masash molekulare ku ndryshimi i masës molekulare i referohet ndryshimit të numrit të njësive monomere. Në këtë kontekst, përkufizimi ,,njësi monomere” do të thotë forma reaktive e monomerit në polimer. c) Administrim i Kimikateve - do të thotë implementimi i masave të përcaktuara dhe aktiviteteve që ndërmerren për kimikatet gjatë afatit të qëndrueshmërisë së tyre, me qëllim të menaxhimit optimal gjatë prodhimit, importimit, eksportimit, kalimit transit, përdorimit, ruajtjes, ambalazhimit, etiketimit të kimikateve dhe mbrojtjes së mjedisit dhe shëndetit të njeriut, në përputhje me parimet aktuale zhvillimore dhe masat e mbikëqyrjes. d) Lëshimi në treg - do të thotë prodhimi i kimikateve ose preparateve të gatshme për palën e tretë duke e përfshirë importimin në territorin e Kosovës. e) Notifikuesi - është prodhuesi, importuesi, distributori apo përfaqësuesi i tyre i autorizuar, që është personi i cili përmes dokumentacionit të bashkangjitur me aplikacionin jep informatën e kërkuar sipas dispozitave të këtij ligji për notifikimin e substancave të reja. f) Preparat - janë përzierje ose tretësirë që përbëhen nga dy ose më shumë substanca. g) Substancat ekzistuese - janë substancat e radhitura në regjistrin e EINECS. h) Substancat e reja - janë substancat të cilat nuk janë të radhitura në regjistrin e EINECS, këto substanca mund të radhitën në Listën ELINCS. i) Kimikatet e rrezikshme - janë kimikatet, që kanë një ose më shumë veti të rrezikshme të klasifikuara sipas kushteve të përcaktuara në këtë ligj: i. kimikatet eksplozive - janë substancat dhe preparatet e ngurta, të lëngshme, dhe në formë xhelatinoze, të cilat gjithashtu mund të reagojnë në mënyrë ekzotermike, në mungesë të oksigjenit, nga të cilat shumë lehtë mund të lirohen gazrat, dhe të cilët në kushte të caktuara detonojnë / pëlcasin, djegën shpejt ose gjatë nxehjes eksplodojnë, kur pjesërisht janë të izoluara; ii. kimikatet oksiduese - janë substancat dhe bashkëdyzimet, të cilat në kontakt me substancat tjera, në veçanti me substanca të ndezshme, shkaktojnë reaksione të fuqishme ekzotermike. iii. kimikatet ekstremisht të ndezshme - janë substanca apo bashkëdyzime që në gjendje të lëngët kanë pikë (flakërimi) të ultë të ndezjes dhe vlimit, si dhe gazrat të cilat në kushtet e temperaturës dhe shtypjes normale në kontakt me ajrin janë të ndezshme. iv. kimikatet shumë të ndezshme janë: - Substancat dhe bashkëdyzimet, të cilat mund të nxehen në mënyrë spontane dhe pastaj të digjen në kontakt me ajrin në temperaturën normale të dhomës, shtypje atmosferike normale dhe pa praninë e energjisë; ose - Substancat dhe bashkëdyzimet e ngurta, të cilat si pasojë e kontaktit të shkurtër me një burim zjarri, lehtë ndizen, dhe më pastaj ndezja e tyre vazhdon edhe pas eliminimit të burimit të zjarrit; - Substancat e lëngëta dhe bashkëdyzimet të cilat kanë pikë shumë të ulët të ndezjes dhe nuk janë ekstremisht të ndezshme; ose 3 - Substancat dhe bashkëdyzimet të cilët në kontakt me ujin dhe ajrin e lagët çlirojnë avuj ose gazra shumë të rrezikshme dhe lehtë të ndezshëm; v. kimikatet të ndezshme - janë substanca dhe bashkëdyzime të cilat kanë pikë të ulët të ndezjes; vi. kimikatet shumë helmuese - janë kimikatet të cilat gjatë gëlltitjes, thithjes ose depërtimit në lëkurën edhe në sasi të vogël shkaktojnë vdekjen ose dëmtimin akut përkatësisht kronik të shëndetit; vii. kimikatet helmuese - janë substancat dhe bashkëdyzimet, të cilat gjatë gëlltitjes, thithjes ose në kontakt me lëkurën në sasi të vogla, shkaktojnë vdekjen, ose dëmtimin akut përkatësisht kronik të shëndetit; viii. kimikatet e dëmshme - janë substancat bashkëdyzimet, të cilat gjatë gëlltitjes, thithjes ose në kontakt me lëkurën mund të shkaktojnë vdekjen, ose dëmtimin akut përkatësisht kronik të shëndetit; ix. kimikatet që shkaktojnë brejtjen (korrozive) - janë substancat dhe bashkëdyzimet të cilat në kontakt me lëkurën mund të shkaktojnë dëmtimin e të gjitha shtresave të indeve; x. kimikatet irituese - janë substancat dhe bashkëdyzimet të cilat gjatë kontaktit të shkurtë, afatgjatë ose të përsëritshëm me lëkurën ose mukozën mund të shkaktojnë ndezje; xi. kimikatet që shkaktojnë ndjeshmëri (sensibilizuese) - janë substancat dhe bashkëdyzimet të cilat pas thithjes, ose depërtimit nëpër lëkurë mund të shkaktojnë reaksion të ndjeshmërisë dhe ekspozimi i mëtutjeshëm me ato substanca dhe bashkëdyzime mund të sjellë deri te efektet e dëmshme të paraqitjes të ndjeshmërisë; xii. kimikatet shkaktarë të kancerit (kimikatet kancerogjenë)- janë substancat dhe bashkëdyzimet të cilat gjatë gëlltitjes, thithjes ose në kontakt me lëkurën mund të shkaktojnë kancerin ose rrisin frekuencën e shfaqjes së tij; xiii. kimikatet mutagjenë - janë substancat dhe bashkëdyzimet të cilat gjatë gëlltitjes, thithjes ose në kontakt me lëkurën mund të shkaktojnë dëmtime trashëguese gjenetike ose dukshëm të rrisin përqindjen e tyre; xiv. kimikatet toksike riprodhuese - janë substancat dhe bashkëdyzimet të cilat pas thithjes, gëlltitjes ose depërtimit në lëkurë mund të shkaktojnë ose të rrisin supozimin e shfaqjes të efekteve negative në pasardhës dhe/ose në funksionet reproduktive të meshkujve dhe femrave ose gjatë gëlltitjes, thithjes ose depërtimin në lëkurë (kontaktit me lëkurë) mund të veprojnë negativisht në plleshmëri, fryte ose pasardhës; xv. kimikatet e dëmshme për mjedis - janë substanca dhe bashkëdyzime të cilat për shkak të vetive të tyre, sasisë dhe lëshuarjes në mjedis mund të jenë të dëmshme për mjedisin dhe shëndetin e njeriut, botën bimore dhe shtazore, përkatësisht larminë biologjike dhe peizazhore; j) Notifikimi - është informimi që jepet në MMPH nga notifikuesi që ka për qëllim të lëshoj në treg kimakatet e reja, respektivisht notifikimi paraqet njoftimin, lajmërimin apo paraqitjen e substancës së re përmes dokumentacionit i cili përmban shënimet e kërkuara (nevojshme) para se ajo të lëshohet në qarkullim. Notifikimi, në përgjithësi përfshinë informatën themelore për identitetin e substancës (shfrytëzohet për të identifikuar substancën e re dhe për ta konfirmuar statusin e saj), për vëllimin e prodhimit, identitetin e prodhuesit dhe bërjen publike të informatave dhe analizën e të dhënave për substancat e reja. k) Hulumtimet dhe zhvillimet shkencore - janë hulumtime shkencore, analiza e substancave kimike me qëllim të mbikëqyrjes dhe përcaktimit të karakteristikave kryesore, efektet dhe ndikimet e substancave si dhe hulumtimet shkencore lidhur me procesin e prodhimit. l) EINECS - (European Inventory of Existing Comercial Chemical Substances) do të thotë Inventori Europian i Substancave Ekzistuese Komerciale Kimikate dhe paraqet regjistrin e substancave ekzistuese tregtare, i cili përmban regjistrin e të gjitha substancave në treg deri me 18 shtator 1980 ndërsa është 4 kryer si regjistrim evropian të substancave ekzistuese në Fletën Zyrtare EUC 146/4 dt. 15. 6.1990. m) ELINCS,- (European List of Notified Commercial Chemical Substances), do të thotë Lista Europiane e Notifikimit të Substancave Komerciale dhe Kimikateve dhe paraqet regjistrin europian të substancave të reja. n) Ministria - është Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. o) Ministri- është ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. p) EC- numër i preferuar i dalë nga numrat e “EINECS/ELINCS, por duke mos qen në konfuzion me numrin EC të dokumenteve të Komisionit Evropian sipas legjislacionit të BE-së në fuqi. q) Proceset e orientuara për hulumtim dhe zhvillim - janë zhvillimet e mëtejme të substancave të cilat gjatë pilot planeve dhe prodhimeve eksperimentale përdorën për të testuar fushën e aplikimit të substancave kimike. KAPITULLI II NOTIFIKIMI, LËSHUARJA NË TREG DHE PERDORIM I SUBSTANCAVE TË REJA - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: People intending to import or produce new substances or preparations must submit a notification to the Ministry.
Neni 4 Notifikimi i plotë 4.1 Secili person i cili ka për qëllim të importoj ose prodhoj substanca ose preparate të reja do të paraqes notifikimin në Ministri. Notifikimi do ti përmban këto informata: a) dokumentacionin teknik me të dhënat e domosdoshme për vlerësimin e rrezikut të parashikueshëm, rreziqet e tanishme ose të ardhme që substanca mund të paraqet për mjedisin dhe shëndetin e njeriut si dhe me të dhënat e poseduara që janë relevante për këtë qëllim. Dokumentacioni minimum duhet të përmbaj informatat dhe rezultatet e studimit, të rregulluara me aktet nënligjore të miratuara në bazë të paragrafit 2, të këtij neni, së bashku me përshkrimin e detajuar dhe të plotë të studimeve të bëra, metodave të përdoruara apo referencave bibliografike; b) deklaratën për ndikimet e pa dëshirueshme të substancave kimike të parashikuara gjatë përdorimit në mënyra të ndryshme dhe bazuar në udhëzimet teknike të zyrës Evropiane për Kimikate; c) propozimin për ndarje sipas llojeve dhe etiketimin e substancave në përputhje me këtë ligj; d) propozim tekstin e Listës së sigurisë – teknike, në rastin e substancës së rrezikshme, duhet të bëhet në përputhje me dispozitat e nenit 21 të këtij ligji. 4.2 Përmbajtja e notifikimit si dhe procesit të notifikimit duhet të caktohet nga akt nënligjor të cilat i nxjerr ministri. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Ky nen përjashton disa substanca nga kërkesat e neneve 4, 7, 9 dhe 10, dhe vendos një detyrim për disa prodhues/importues të mbajnë të dhëna dhe t’ia vënë në dispozicion Ministrisë.
Neni 5 Përjashtimet e kërkesave për notifikim 5.1 Dispozitat e nenit 4,7,9 dhe 10 të këtij ligji nuk zbatohen për : a) substancat që janë të regjistruara në listën e EINECS-a; b) aditivët dhe substancat për përdorim ekskluziv në ushqimet për kafshë; c) substancat për përdorim ekskluziv si aditiv në prodhimet ushqimore apo substancat për përdorim ekskluziv si erëza në prodhimet ushqimore; d) përbërësit aktiv për përdorim ekskluziv në prodhime mjekësore; megjithatë këtu nuk përfshihen ndërmjetësit kimik; e) substancat për përdorim ekskluziv në sektorë tjerë prodhues, ku ekzistojnë procedura të ngjashme notifikimi dhe aprovimi, dhe për të cilat kërkesat së paku janë ekuivalente me ato të përcaktuara në këtë ligj. 5.2 Substancat të cilat konsiderohen të notifikuara me këtë ligj janë: 5 a) polimerët, me përjashtim të atyre që në përbërjen e tyre kanë më shumë se 2 %, të cilës do substancë që nuk janë regjistruar në regjistrin EINECS; b) substancat që lëshohen në treg nga prodhuesi në sasi jo më shumë se 10 kg për një vit, atëherë kur prodhuesi ose importuesi përmbush kushtet e imponuara nga shteti në të cilin tregtohen këto substanca, c) substancat që lëshohen në treg në sasi të kufizuara dhe që nuk kalojnë sasinë prej 100 kg për prodhues për një vit dhe që janë të dedikuara ekskluzivisht për qëllime të hulumtimeve dhe zhvillimeve shkencore dhe që kryhen nën kushtet të kontrolluara; d) substancat që lëshohen në treg me qëllim të hulumtimeve dhe zhvillimeve të proceseve më numër të kufizuar të klientëve të regjistruar dhe në sasi të kufizuara dhe rregulluara sipas kushteve të përcaktuara me aktet nënligjore që i miratohen nga ministri sipas paragrafit 4 të këtij neni. 5.3. Secili prodhues apo importues që përjashtohet sipas paragrafit 2 pika (c) të këtij neni duhet të mbaj shënime dhe të dhëna mbi identitetin e substancës, etiketimin, sasinë dhe listën e klientëve; këto të dhëna duhet të jenë në dispozicion të Ministrisë, sipas kërkesës. 5.4. Ministri duke u bazuar në legjislacionin e BE -së në fuqi, do të nxjerr akte nënligjore mbi kushtet për paketim dhe shënjim të substancave sipas paragrafit 2 të këtij neni si dhe mbi kushtet e detajuara të shfrytëzimit të përjashtimeve të përcaktuara në paragrafin 2 pika (d) të këtij neni. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Notifierët e substancave tashmë të njoftuara duhet të informojnë Ministrinë kur arrihen pragje të caktuara sasie dhe, kur kërkohen testime shtesë, duhet t’i japin Ministrisë rezultatet e studimeve të përfunduara.
Neni 6 Testimet shtesë për substancat tashmë të notifikuara 6.1. Përjashtimisht nga neni 9, i këtij ligji, çdo notifikues i substancës që tashmë është notifikuar, duhet ta informoj Ministrinë, kur: a) substanca e lëshuar në treg të arrijë sasinë prej 10 tonësh për prodhues për një vit apo kur shuma totale e lëshuar në treg të arrijë sasinë prej 50 tonësh për prodhues, në këto raste Ministria kërkon të ndërmerren teste/studime shtesë duke caktuar edhe afatin kohor, në përputhshmëri me aktet nënligjore të nxjerra në bazë të paragrafit 3, të këtij neni; b) sasia e substancës së lëshuar në treg të arrijë sasinë prej 100 tonësh për prodhues për një vit apo kur sasia totale e lëshuar në treg të arrijë 500 ton për prodhues, në këto raste Ministria kërkon ndërmarrjen e testeve/studimeve shtesë në afat të caktuar kohor, në përputhje me aktet nënligjore të miratuara në bazë të paragrafit 3 të këtij neni, përveç në rastet kur notifikuesi jep arsye pse testet/studimet nuk janë të nevojshme apo pse do të preferonte teste/studime shkencore alternative; c) substanca e lëshuar në treg të arrijë në sasinë prej 1000 tonësh për prodhues për një vit apo kur shuma totale e lëshuar në treg të arrijë sasinë prej 5000 tonësh për prodhues, në këto raste Ministria duhet të përpiloj program për testet/studime shtesë që duhen të ndërmerren në afatin kohor të caktuar, në përputhshmëri me aktet nënligjore të nxjerra në bazë të paragrafit 3, të këtij neni. 6.2. Kur testimet shtesë kryhen në përputhje me paragrafin 1, të këtij neni, notifikuesi duhet t’i ofrojë Ministrisë rezultatet e studimeve të mbaruara. 6.3. Ministri me akt nënligjor e përcakton mënyrën e trajtimit të testeve dhe studimeve të bëra nga notifikuesi për rastet e përcaktuara me këtë nen. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Reduced notification of substances is allowed below 100 kg per producer per year, but the notifier must still file the notification and meet labeling and documentation rules, with extra information and a full notification required at higher thresholds.
Neni 7 Notifikimi i reduktuar 7.1. Çdo notifikues që ka për qëllim lëshimi të substancave në tregun e Kosovës në sasi më të vogël se një ton për prodhues për një vit, është i obliguar që Ministrisë t’ia dorëzoj notifikimin i cili përmban: a) dokumentacionin teknik me të dhënat e domosdoshme për vlerësimin e rrezikut të parashikueshëm, rreziqet e tanishme ose të ardhme që substanca mund të paraqet për mjedisin dhe shëndetin e njeriut si dhe me të dhënat e poseduara që janë relevante për këtë qëllim, në përputhje me aktet nënligjore të miratuara në bazë të paragrafit 3, të këtij neni, së bashku me përshkrimin e detajuar dhe të plotë të studimeve të bëra, metodave të përdoruara apo referencave bibliografike; b) deklaratën për ndikimet e pa dëshirueshme të substancave kimike të parashikuara gjatë përdorimit në mënyra të ndryshme; 6 c) propozimin për ndarje sipas llojeve dhe etiketimin e substancave në përputhje me këtë ligj dhe me aktet nënligjore të bazuara në legjislacionin e BE-së në fuqi ; d) propozim tekstin e Listës së sigurisë – teknike, në rastin e substancës së rrezikshme, duhet të bëhet në përputhje me nenin 21, të këtij ligji. 7.2. Kur sasia e lëshuar në treg është më e vogël se 100 kg për prodhues për një vit, notifikuesi mund t’i reduktoj informacionet në dokumentacionin teknik deri në minimum, sipas rregullave të përcaktuara me aktet nënligjore të miratuara në bazë të paragrafit 3, të këtij neni. 7.3. Ministria do të i caktoj kërkesat minimale për përmbajtjen e dokumentacionit teknik, të referuar në paragrafin 1 pika (a) dhe paragrafi 2, të këtij neni, duke marrë parasysh informatat dhe rezultatet e dala nga studimet e ndërmarra. 7.4. Në rastet kur notifikuesi ka dorëzuar notifikim të reduktuar në përputhshmëri me paragrafin 3 të këtij neni, para se sasia e substancës të lëshuar në treg, të arrij 100 kg për prodhues për një vit, apo para se sasia e lëshuar në treg të arrij 500 kg për prodhues, duhet t’i ofroj Ministrisë informata shtesë të nevojshme për të kompletuar dokumentacionin teknik deri në nivelin e kërkuar në paragrafin 1 pika (a) të këtij neni. 7.5. Në rastet kur notifikuesi ka dorëzuar notifikim të reduktuar në përputhshmëri me paragrafin 1 pika (a) të këtij neni, ai, para se sasia e substancës së lëshuar në treg , të arrij 1 ton për prodhues për një vit, apo para se sasia e lëshuar në treg të arrij 5 ton, atëherë notifikuesi duhet të dorëzoj notifikimin e plotë në përputhje me nenin 4, të këtij ligji. 7.6. Për substancat e notifikuara në përputhshmëri me paragrafin 1 dhe 3 të këtij neni, nga notifikuesi kërkohet të jetë i vetëdijshëm për përbërjen e rrezikshme të substancave, të cilat duhet të jenë të paketuara dhe të etiketuara në përputhshmëri me rregullat dhe kriteret e përcaktuara me këtë ligj si dhe aktet nënligjore të nxjerrura në bazë të këtij ligji. 7.7. Në rastet kur substancat nuk janë të testuara plotësisht, etiketa përveç shënimeve nga testet e ndërmarra duhet të përmbaj edhe mbishkrimin: ’’Kujdes- substanca nuk është testuar plotësisht’’. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Certain notified substances may be placed on the market or used only after waiting periods tied to the Ministry’s review and notice.
Neni 8 Lëshimi në treg dhe përdorim i substancave të notifikuara 8.1. Substancat e notifikuara në përputhje me nenin 4, të këtij ligji në rast të moskundërshtimit nga autoriteti kompetent, duhet të lëshohen në qarkullim jo më herët se 60 ditë pasi që të jetë pranuar dokumentacioni teknik në përputhje me këtë ligj dhe aktet nënligjore të nxjerra në bazë të këtij ligji. 8.2. Nëse Ministria konsideron se dokumentacioni nuk është në përputhshmëri me këtë ligj dhe aktet nënligjore të nxjerra në bazë të këtij ligji, substanca mund të lëshohet në treg dhe përdorim vetëm 60 ditë pasi që Ministria të ketë informuar notifikuesin që notifikimin ta sjell në përputhje me kushtet e përcaktuara me këtë ligj dhe me aktet nënligjore të nxjerra në bazë të këtij ligji. 8.3. Substancat e lëshuara në qarkullim sipas paragrafit 1 dhe 2 të nenit 7, të këtij ligji në rast të mos kundërshtimit nga autoriteti kompetent, duhet të lëshohen në qarkullim jo më herët se 30 ditë pasi që të jetë pranuar dokumentacioni teknik në përputhje me këtë ligj dhe aktet nënligjore të nxjerra në bazë të këtij ligji. 8.4. Nëse Ministria konsideron se dokumentacioni nuk është në përputhshmëri me ligjin dhe aktet nënligjore të nxjerra në bazë të këtij ligji, substanca mund të lëshohet në qarkullim vetëm 30 ditë pasi që Ministria të ketë informuar notifikuesin që notifikimin ta sjellë në përputhje me kushtet e parashtruara me këtë ligj dhe me aktet nënligjore të nxjerra në bazë të këtij ligji. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: A prior notifier of a notified substance must inform the Ministry when certain changes occur, including quantity, new environmental or health information, reasons for use, composition, or the notifier’s status.
Neni 9 Plotësimi i Informacionit 7 Çdo notifikues i substancës së notifikuar më herët në përputhje me nenin 4 paragrafi 1 ose me nenin 7 paragrafi 1 të këtij ligji, është i obliguar të informoj Ministrinë në rast të: a) ndryshimit në sasinë vjetore ose totale të substancës të lëshuar në treg; b) njohurive të reja mbi efektet e substancës për mjedisin dhe shëndetin e njeriut për të cilat Ministria duhet të ketë dijeni; c) arsyet tjera për përdorimin e substancës përveç atyre të lëshuara në treg për të cilat Ministria duhet të ketë dijeni; d) çdo ndryshim në përbërje të substancës; e) çdo ndryshim të statusit të tij (prodhues ose importues). - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The Ministry may allow a later notifier to rely on earlier test studies for the same substance, but only with the first notifier’s written consent and other stated conditions.
Neni 10 Rinotifikimi i substancave të njëjta 10.1. Në rastet kur substancat tashmë janë notifikuar në përputhje me nenin 4 paragrafi 1 ose me nenin 7 paragrafi 1, të këtij ligji, Ministria mund të pajtohet se notifikuesi i radhës të asaj substance, mund t’i referohet rezultateve të testeve/studimeve të bëra nga notifikuesi i mëparshëm, deri sa notifikuesi i radhës të mund të ofrojë evidencë se substanca e rinotifikuar është e njëjtë me atë të notifikuarën, përfshi këtu edhe shkallën e pastërtisë dhe natyrën e papastërtive. 10.2. Para se të bëhen referime të tilla, notifikuesi i parë duhet të pajtohet me shkrim mbi referimin në rezultatet e testeve/studimeve që ai i ka paraqitur. 10.3. Para se të bëhen teste në kafshë kurrizore me qëllim të dorëzimit të notifikimin në përputhshmëri me nenin 4 paragrafi 1 të këtij ligji ose me nenin 7 paragrafi1 të këtij ligji përjashtimisht nga paragrafi 1 të këtij neni, notifikuesi i radhës duhet të kërkoj nga Ministria të ketë në dijeni: a) nëse substanca që ata kanë për qëllim të notifikojnë është apo nuk është e notifikuar më parë; dhe b) emrin dhe adresën e notifikuesit, duke ofruar evidencë që ai ka për qëllim lëshimin në treg dhe përdorim të substancës dhe sasinë që dëshiron ta lëshoj në treg dhe përdorim. 10.4. Nëse Ministria konsideron se me evidencën e ofruar, sipas paragrafit 3, të këtij neni dhe substanca tashmë është notifikuar, derisa notifikuesit të parë nuk ka kërkuar por i është dhënë përjashtim i përkohshëm nga dispozitat e këtij neni, ministri duhet që notifikuesit të radhës t’i ofrojë emrin dhe adresën e notifikuesit të mëparshëm dhe duhet ta informojë notifikuesin e parë për emrin dhe adresën e notifikuesit të radhës. 10.5. Notifikuesi i parë dhe i radhës duhet të ndërmarrin hapat e duhur për të arritur një marrëveshje mbi shkëmbim të informacionit në mënyrë që të evitojnë duplikim të testimeve në kafshë kurrizore, si dhe të shkëmbejnë informacionet e dala nga testimet e bëra në kafshë kurrizore të dorëzuara në përputhje me nenin 6, të këtij ligji. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Notifiers may request confidentiality for certain information, but must fully explain why. The Ministry decides what information counts as industrial and commercial secrecy, and some listed information is not covered by industrial secrecy.
Neni 11 Konfidencialiteti i të dhënave 11.1. Çdo notifikues, që konsideron se ka nevojë të konfidencialitetit të të dhënave, mund të potencoj se informatat e ofruara nga neni 4,7 dhe 9 të këtij ligji, i konsideron komercialisht sensitive andaj njohja e tyre mund të dëmtoj atë industrialisht a komercialisht dhe prandaj ai dëshiron t’i mbaj ato të fshehta nga të gjithë personat përveç nga organi kompetent. Në këtë rast ai është i obliguar të japë arsyetim të plotë. 11.2. Duke marrë parasysh notifikimet dhe informatat e dorëzuara në përputhje me nenin 4 paragrafi 1, nenin 6 paragrafi 1, nenin 7 paragrafi 1, 2 dhe 4 të këtij ligji, sekreti industrial nuk do të zbatohet për: a) emërtimin tregtar të kimikateve të rrezikshme; b) emrin e prodhuesit dhe notifikuesit; c) vetitë fiziko-kimike të kimikateve, të referuara në aktet nënligjore të nxjerra në bazë të nenit 4 paragraf 3, të këtij ligji; d) mënyrat e mundshme të shndërrimit të substancave në jo të rrezikshme; e) përmbledhjen e rezultateve të ekzaminimeve toksikologjike dhe eko-toksikologjike; 8 f) shënimet për shkallën e pastërtisë dhe përmbajtjen e shtesave të rrezikshme në substancë, nëse ato janë të rrezikshme dhe nëse ato janë të nevojshme për klasifikimin dhe etiketimin e kimikateve të rrezikshme sipas nenit 3 pika (i), të këtij ligji, me qëllim të paraqitjes së tyre në listë sipas nenit 17 paragrafi 3, të këtij ligji; g) sasitë e rekomanduara, masat emergjente si dhe masat mbrojtëse të rregulluara me aktet nënligjore të nxjerra në bazë të nenit 4 paragrafi 1, të këtij ligji; h) informatat nga Lista e të dhënave të sigurisë; i) në rast të substancave të regjistruara në Listën e përmendur në nenin 17.3 të këtij ligji, metodat analitike që mundësojnë detektimin e substancave të rrezikshme kur lëshohen në mjedis si dhe ekspozimin e njeriut ndaj tyre. 11.3. Nëse notifikuesi duhet që më vonë vet t’i publikojë të dhënat konfidenciale, ai/ajo duhet të informoj organin kompetent. 11.4. Ministria pas pranimit të notifikimit-informatës, duhet të vendosë me përgjegjësi se cilat informata përfshihen në sekretin industrial dhe komercial sipas paragrafit 1 të këtij neni dhe informatat të tilla duhet të pranohen si sekrete konfidenciale dhe si të tilla trajtohen edhe nga organet tjera. 11.5. Informatat nga paragrafi 4, i këtij neni, megjithatë mund t’u ipen personave të përfshirë në procedurat administrative apo ligjore që përfshijnë sanksionet të cilat ndërmerren me qëllim të kontrollimit të substancave të lëshuara në treg dhe të personave të cilët marrin pjesë apo duhet të dëgjohen në procedurat administrative dhe ligjore. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The notifier of a new substance must keep the substance declaration and related evidence/notes for at least five years after production ends or the substance is placed on the market.
Neni 12 Detyrimi për ruajtjen e të dhënave Notifikuesi i substancës së re është i detyruar që deklarimin e substancës dhe dëshmitë me shënimet për atë substancë t'i ruaj më së paku pesë vite nga ndërprerja e prodhimit të sajë, përkatësisht lëshimit në treg. KAPITULLI III VLERËSIMI I SUBSTANCAVE TË REJA - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The Ministry must assess risk, notify notifiers within set deadlines, keep a register, and the Minister may issue subordinate acts on chemical testing methods.
Neni 13 Detyrat e Ministrisë 13.1. Ministria, pasi të ketë pranuar notifikimet e bëra në përputhje me nenin 4 paragrafi 1, nenin 7 paragrafi 1 dhe 2 të këtij ligji, duhet të vlerësojë rrezikun në përputhje me metodat dhe parimet e caktuara më aktet nënligjore të nxjerra duke u bazuar në legjislacionin e BE-së në fuqi. 13.2. Vlerësimi duhet të përmbaj rekomandime mbi metodat më të sakta për testim të substancës dhe, kur është e nevojshme, po ashtu duhet të përfshijë rekomandimet mbi masat të cilat do të ndërmerren për të zvogëluar rreziqet që mund t’i paraqet prezenca e substancës kimike për mjedisin dhe shëndetin e njeriut; vlerësimi si i tillë duhet të plotësohet vazhdimisht në bazë të të informatave shtesë të dhënë në bazë të nenit 6, nenit 7 paragrafi 4 dhe nenit 9 të këtij ligji. 13.3. Me rastin e notifikimeve të bëra sipas nenit 4, të këtij ligji, në afat prej 60 ditëve pas pranimit të notifikimit, Ministria me shkrim duhet të informojë notifikuesin nëse notifikimi është pranuar ose refuzuar. 13.4. Nëse pranohet dokumentacioni, Ministria duhet të informoj notifikuesin për numrin zyrtar të ndarë për këtë notifikim. 13.5. Me rastin e notifikimeve të bëra sipas nenit 7, të këtij ligji, në afat prej 30 ditëve pas pranimit të notifikimit, Ministria me shkrim duhet të informojë notifikuesin nëse është apo nuk është pranuar notifikimi. 13.6. Ministria mban regjistrin për substancat e reja të regjistruara dhe personat të notifikuar për këto substanca. 9 13.7. Ministri duke u bazuar në legjislacionin e BE në fuqi nxjerr akte nënligjore të cilat i caktojnë parimet e përgjithshme për testim të kimikateve, si dhe që përcaktojnë detajisht metodat për testime të përbërjeve fiziko-kimike të substancave, toksitetin dhe ekotoksitetin e tyre dhe testet laboratorike, në përputhje me praktikat e mira laboratorike, të cilat do të ndërmerren gjatë zbatimit të dispozitave të këtij ligji. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Ministria appoints legal persons to do the technical assessment of a substance, and those legal persons must assess its real and potential risk to the environment and human health.
Neni 14 Personat e emëruar nga Ministria për kryerjen e vlerësimit teknik 14.1. Vlerësimin teknik të substancës, duhet të bëjnë personat juridik të emëruar nga Ministria, në përputhje me këtë ligj dhe me aktet nënligjore të nxjerra në bazë të këtij ligji. 14.2. Personat juridik nga paragrafi 1, i këtij neni, duhet të vlerësojnë rrezikun real e potencial të substancës ndaj mjedisit dhe shëndetit të njeriut në përputhje me hulumtimet e reja shkencore dhe duke u bazuar në praktikën e mirë laboratorike. 14.3. Regjistrin e personave juridik nga paragrafi 1 i këtij neni e mban dhe vazhdimisht e plotëson Ministria, dhe i njëjti duhet ta publikoj. 14.4. Kërkesat e detajuara për personat juridik nga paragrafi 1 i këtij neni dhe metodat e vlerësimit, të referuara në këtë nen përcaktohen me aktet nënligjore të cilat i nxjerr Ministria duke u bazuar në legjislacionin në fuqi, standardet, kërkesat dhe udhëzimet e BE-së. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The Ministry is to work toward international cooperation and data exchange on new substances in the ELINCS and EINECS registers, and the Minister sets by subordinate acts how those registers are published and completed.
Neni 15 Bashkëpunimi ndërkombëtar dhe regjistrat ELINCS dhe EINECS 15.1. Në nivel ndërkombëtar, Ministria do të punojë drejt bashkëpunimit dhe shkëmbimit te të dhënave mbi substancat e reja të regjistruara në regjistrat ELINCS dhe EINECS. 15.2. Ministri me aktet nënligjore përcakton mënyrën e publikimit dhe plotësimit të regjistrave nga paragrafi 1 i këtij neni. KAPITULLI IV KLASIFIKIMI, PAKETIMI DHE ETIKETIMI I KIMIKATEVE TË RREZIKSHME - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Dangerous chemicals cannot be placed on the market or used unless they are classified, packaged, and labelled according to this law and its implementing acts.
Neni 16 Rregullat e përgjithshme Kimikatet e rrezikshme nuk mund të lëshohen në treg dhe në përdorim nëse ato nuk janë të klasifikuara, paketuara dhe etiketuara në përputhje me këtë ligj dhe me aktet nënligjore të nxjerra nga ky ligj. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The Ministry must set the general principles for classifying and labelling substances and preparations, and the Minister must publish the list of classified substances with harmonized classification and labelling.
Neni 17 Klasifikimi i substancave 17.1. Substancat klasifikohen në bazë të përbërjes, sipas kategorizimit të përcaktuar me nenin 3 pika (i), të këtij ligji, duke marrë parasysh papastërtitë në rast kur përqendrimi i tyre tejkalon limitet e përqendrimit sipas paragrafit 3 të këtij neni. 17.2. Principet e përgjithshme të klasifikimit dhe etiketimit të substancave dhe preparateve duhet të përcaktohen nga Ministria me aktet nënligjore. 17.3. Ministri, me aktet nënligjore, duhet të publikoj listën e substancave të klasifikuara, sipas principeve nga paragrafi 1 dhe 2, të këtij neni, së bashku me klasifikimin dhe etiketimin e tyre të harmonizuar. 17.4. Substancat e rrezikshme të regjistruara në përputhje me paragrafin 3, të këtij neni, duhet, kur është e nevojshme, të karakterizohen me limite të përqendrimit apo me parametra të tjerë që mundësojnë 10 vlerësimin e rreziqeve nga preparatet për mjedisin dhe shëndetin e njeriut që përmbajnë substance ose kimikate të rrezikshme si papastërti. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Hazardous substances may not be marketed or used unless their packaging meets the listed safety requirements; the minister issues subordinate rules for the technical specifications of certain equipment.
Neni 18 Paketimi i substancave 18.1. Ndalohet lëshimi në treg dhe përdorimi i substancave të rrezikshme të cilat nuk i plotësojnë kushtet për paketim, siç janë: a) paketimi duhet të jetë dizajnuar dhe konstruktuar në mënyrë që të mos lejoj daljen jashtë të përmbajtjes, megjithatë, ky kusht nuk aplikohet atëherë kur përshkruhen edhe mjetet e sigurisë; b) materiali përbërës i paketimit dhe lidhjes nuk duhet të jetë subjekt i atakimit të padëshiruar nga përmbajtja apo të mund që kimikisht të formojë përbërje të rrezikshme në përbërjen e tyre. c) paketimi dhe mbërthimi duhet të jetë i fortë për të siguruar kështu që përmbajtjet në paketë nuk do të lirohen dhe se do t’i përballojnë streset normale dhe sfidat gjatë mbajtjes; d) kontejnerët e pajisur me mjete për mbyllje apo mbërthim duhet të jenë të dizajnuar në atë mënyrë që të mos lejojnë shkapërderdhjen e përmbajtjes; e) secili paketim i çfarëdo kapaciteti që përmban substanca të ngurta që janë të dedikuara për publikun e gjerë e që mbajnë etiketat ‘’shumë helmuese’’, ‘’helmuese’’ dhe ‘’korrozive’’, sipas këtij ligji, duhet të jetë i mbërthyer fortë sa për t’i rezistuar prekjes nga fëmijët dhe duhet të ketë paralajmërimin për rrezikun. 18.2. Paketimet e preparateve të rrezikshme, përfshirë këtu edhe paketimet për kimikate për përdorim të gjerë që mund të gjenden në treg, nuk duhet t’i ngjajnë paketimeve të zakonshme të ushqimeve apo paketimeve për përdorim të gjerë të të mirave. 18.3. Specifikat teknike të pajisjeve nga paragrafi 1 pika (e) të këtij neni, duhet të caktohen me aktet nënligjore të cilat i nxjerr ministri. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Paketimet e etiketuara të substancave të rrezikshme duhet të mbajnë informacionin e kërkuar, dhe paketimet e kimikateve të rrezikshme duhet të shoqërohen me udhëzime përdorimi në të gjitha gjuhët zyrtare.
Neni 19 Etiketimi i substancave 19.1. Ndalohet lëshimi në treg dhe përdorimi i substancave të rrezikshme të cilat nuk i plotësojnë kushtet për etiketim në paketimet e tyre. 19.2. Secili paketim i etiketuar duhet në mënyrë të qartë dhe të përhershme të përmbajnë informatat në vijim: a) emrin e substancën me një prej principeve të përcaktuara në nenin 17 paragrafi 3 i këtij ligji, e nëse substanca nuk është e regjistruar, emri duhet t’i vihet duke përdorur ndonjë përshkrim të pranuar ndërkombëtarisht; b) emrin, adresën e plotë dhe numrin e telefonit të personit përgjegjës për lëshim në treg i cili mund të jetë prodhuesi, importuesi apo distributori; c) simbolet e rrezikshme, ku përmenden, dhe ndikuesit e rrezikut të përfshirë në përdorim të substancës, në përputhje me aktet nënligjore të nxjerra nga ministri; d) shenjat standarde (R-shenja-) që tregojnë rreziqet e veçanta që dalin nga përfshirja e përdorimit të substancës, në përputhje me aktet nënligjore të nxjerra nga Ministri; e) shenjat standarde që kanë të bëjnë me shfrytëzimin e sigurt të substancave (S-shenja), në përputhshmëri me aktet nënligjore të nxjerra nga Ministri; f) numri EC, i marrë nga regjistri EINECS, atëherë kur është i dhënë. 19.3. Në raste të substancave irrituese, shumë të ndezshme, të ndezshme dhe oksiduese, treguesi i R- shenjës dhe S- shenjës nuk duhet të epen në paketim nëse paketimi nuk përmban më shumë se 125 ml. Kjo po ashtu aplikohet edhe në rastet kur vëllimi i njëjtë i substancave të dëmshme nuk dedikohen për publikun e gjerë. 19.4. Treguesit, si ‘’nuk është helmuese’’, ‘’nuk është e dëmshme’’, apo treguesit të tjerë të ngjashëm nuk duhet të vendosen në paketim të substancave që janë subjekte të këtij ligji. 11 19.5. Dispozitat e detajuara të implementimit të kushteve për etiketim, simboleve të rrezikut dhe treguesve dhe përdorimi i shenjës ”R” dhe shenjës “S”, ministri i përcakton me aktet nënligjore. 19.6. Çdo njësi e paketimit të kimikateve të rrezikshme duhet të ofrohet së bashku me udhëzimet për përdorim në të gjitha gjuhët zyrtare, e harmonizuar me kushtet e caktuara nga ky ligj. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Advertising for certain chemical substances must clearly and visibly state the relevant category or categories.
Neni 20 Reklamimi Çfarëdo reklamimi i substancave kimike që i takojnë një apo më shumë kategorive të specifikuara nga neni 3 pika (i) i këtij ligji, do të përfshijë referim të qartë dhe të dukshëm të kategorisë apo kategorive sipas këtij neni. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Profesionalët duhet të marrin masa të duhura për mbrojtjen e mjedisit, shëndetit të njeriut dhe sigurisë së punëtorëve, dhe prodhuesit/distributorët duhet të japin dhe përditësojnë listën e sigurisë teknike.
Neni 21 Lista e sigurisë teknike 21.1 Shfrytëzuesit profesional duhet t’i ndërmarrin të gjitha masat e duhura për mbrojtjen e mjedisit, shëndetin e njeriut dhe sigurinë e punëtorëve në vendet e punës, para se substancat e rrezikshme të lëshohen në treg. Çdo prodhues ose distributor duhet të dorëzoi edhe listën e sigurisë teknike me informatat e nevojshme për mbrojtjen e mjedisit dhe shëndetin e njeriut. 21.2. Lista e sigurisë teknike duhet të komunikohet në letër apo version elektronik. 21.3. Prodhuesi, importuesi apo distributori duhet ti dorëzoj marrësit të Listës së sigurisë teknike të gjitha informatat e reja relevante mbi substancën që i bëhen të njohura për të. 21.4. Rregullat e detajuara për elaborim, distribuim, përmbajtjen dhe formën e Listës së sigurisë teknike nga paragrafi 1 i këtij neni, i përcakton ministri me akt nënligjor në përputhje me legjislacionin e BE-së në fuqi. KAPITULLI V LËSHUARJA NË TREG DHE PËRDORIMI I KIMIKATEVE TË RREZIKSHME - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Personat që vendosin në treg ose përdorin kimikate ose preparate të rrezikshme duhet të plotësojnë kushtet specifike të përcaktuara nga Qeveria.
Neni 22 Kushtet për lëshim në treg dhe përdorim të kimikateve 22.1. Çdo person që do të lëshon në treg apo përdorë kimikatet ose preparatet e rrezikshme është i obliguar të plotëson kushtet specifike të përcaktuara nga Qeveria përmes akteve nënligjore, të bazuara në legjislacionin e BE-së. 22.2. Me kushte specifike të përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni kuptojmë: a) kushtet nën të cilat do të lëshohen në treg dhe do të përdoren kimikatet e rrezikshme; b) kushtet nën të cilat kimikatet dhe preparatet e rrezikshme do të ruhen në mënyrë të sigurt dhe kërkesat për menaxhime rreziku duke bërë identifikimin përmes vlerësimit të tij; c) kushtet nën të cilat do të bëhet importimi dhe eksportimi i kimikateve dhe preparateve të rrezikshme në dhe nga Kosova; d) përpilimi i listave për kimikatet dhe preparatet e rrezikshme të cilat do të futen në restrikcione të caktuara (qartë të definuar). - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Qeveria e Kosovës nxjerr Planin Nacional për Siguri nga Kimikatet me propozim të Ministrisë; Ministria me akt nënligjor përcakton përmbajtjen, procedurën dhe afatin për adaptimin dhe freskimin e planit.
Neni 23 Plani nacional për siguri nga kimikatet 23.1. Për udhëheqjen e qëndrueshme të politikës nacionale në lëmin e sigurisë nga kimikatet e rrezikshme, Qeveria e Kosovës, me propozim të Ministrisë nxjerr Planin Nacional për Siguri nga Kimikatet. 12 23.2. Përmbajtjen, procedurën, afatin për adaptimin dhe freskimin e Planit Kombëtarë për Siguri Kimike do të vendos Ministria me akt të veçantë nënligjor. KAPITULLI VI MBIKËQYRJA DHE KONTROLLI - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: The Minister appoints the chemical notification body, and that body handles notifications, records, checks chemical instructions, educates on chemical safety, and may issue certificates.
Neni 24 Organi përgjegjës për kimikate 24.1. Ministri me akt nënligjor emëron organin përgjegjës për notifikimin e kimikateve i cili sipas dispozitave të këtij ligji kryen këto detyra: a) pranon dhe shqyrton notifikimin; b) mban evidencën për substancat e reja të regjistruara dhe aplikuesit për këto substanca; c) mban evidencën për të dhënat e grumbulluara prej personave fizik apo juridik; d) mban evidencën për të dhënat nga Lista e sigurisë-teknike; e) mban regjistrin për rastet e helmimeve; f) kontrollon dhe vërteton, deklaratat dhe udhëzimet për përdorim të kimikateve; g) organizon dhe bënë edukimin për mbrojtjen nga kimikatet e rrezikshme, si dhe mund të lëshon certifikatë për njohuritë e fituara për ndikimin e kimikateve të rrezikshme për mjedisin dhe shëndetin e njeriut. h) kryen detyra tjera për të cilat ministri konsideron se janë të domosdoshme për implementimin dhe kontrollimin e duhur të ligjit. 24.2. Mjetet financiare të nevojshme për funksionimin e organit nga paragrafi 1 i këtij neni, do të sigurohen nga Buxheti i Ministrisë. 24.3 Buxheti nga paragrafi 2 i këtij neni përfshinë edhe mjetet për funksionimin e veprimtarive të personave juridik të cilët Ministria i autorizon për kryerjen e disa funksioneve teknike dhe laboratorike. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: The Ministry carries out administrative supervision, and the environment inspector carries out inspection supervision. Individuals and legal persons must allow the environment inspector unhindered supervision and access to notes and information about chemicals.
Neni 25 Mbikëqyrja administrative dhe inspektive 25.1. Mbikëqyrjen administrative në zbatimin e dispozitave të këtij ligji dhe akteve nënligjore të nxjerra në bazë të tij, e kryen Ministria. 25.2. Mbikëqyrjen inspektive në zbatimin e dispozitave të këtij ligji dhe akteve nënligjore të nxjerra në bazë të tij, e kryen inspektori i mjedisit. 25.3. Personat fizik dhe juridik kanë obligim që inspektorit të mjedisit t’i mundësojnë mbikëqyrjen pa pengesa për të marrë shënime dhe informata të duhura lidhur me kimikatet. 25.4. Inspektori i mjedisit në kryerjen e detyrës së inspektimit kontrollon hapësirat, objektet, aparaturat, pajisjet dhe dokumentacionin. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Inspektori ka të drejtë dhe detyrë të ndalojë ose urdhërojë masa për kimikatet e rrezikshme kur ka rrezik për mjedisin ose shëndetin.
Neni 26 Të drejtat dhe detyrat e inspektorit Në kryerjen e detyrës inspektive, inspektori ka të drejtë dhe obligim të: a) ndaloj prodhimin, qarkullimin, përdorimin e kimikateve të rrezikshme si dhe sipas nevojës urdhëron shkatërrimin e tyre nëse konstaton se edhe përkundër përdorimit në mënyrën e duhur, kimikatet mund të shkaktojnë pasoja të dëmshme për mjedisin dhe shëndetin e njeriut; b) ndaloj veprimtaritë që nuk i kanë plotësuar kushtet për prodhimin, lëshimin në treg dhe përdorimin e kimikateve të rrezikshme; 13 c) urdhërojë eliminimin e mangësive në lidhje me prodhimin, qarkullimin dhe përdorimin e kimikateve të rrezikshme nëse ato mangësi vërtetë paraqesin rrezik për mjedisin dhe shëndetin e njeriut; d) urdhërojë ekzaminimin e rregullt të kimikateve të rrezikshme për të rivlerësuar vetitë e tyre të rrezikshme; e) nëse ekzistojnë dyshime për ndryshimin e vetive të kimikateve merr mostrat për verifikim; f) ndalojë qarkullimin e kimikateve të rrezikshme nëse ambalazhet, paketimi dhe etiketimi i tyre nuk është në përputhje me dispozitat e këtij ligji; g) ndalojë qarkullimin e kimikateve të rrezikshme nëse sipas mendimit të Organit përgjegjës për kimikate, dokumentacioni i kemikateve të rrezikshme nuk është në përputhje me këtë ligj; h) urdhëroj masa tjera për të cilat është i autorizuar me këtë ligji dhe aktet nënligjore të nxjerra në bazë të ligjit. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: The environmental inspector must and may stop certain hazardous chemical imports and transit shipments and order them returned to the sender.
Neni 27 Importimi, eksportimi dhe kalimi transit i kimikateve Në procesin e mbikëqyrjes të kimikateve të rrezikshme nga neni 3 pika i), nënpika (iv) deri (xv) i këtij ligji, inspektori mjedisor ka të drejtë dhe obligim të: a) ndaloj importimin e kimikateve të rrezikshme, lëshimi në treg i të cilave nuk është i lejuar në Kosovë dhe të urdhëroi që e njëjta t’i kthehet dërguesit; b) në bashkëpunim dhe në asistencë me doganierët të ndaloj kalimin transit të kimikateve të rrezikshme te të cilat ambalazhet, paketimi apo etiketimi nuk është në përputhje me dispozitat e këtij ligji dhe akteve nënligjore të miratuara në bazë të këtij ligji, si dhe të urdhëroj që kimikatet e rrezikshme të kthehen te dërguesi; c) urdhëroj zbatimin e masave tjera kur është në interes për mbrojtjen e shëndetit të njeriut dhe mjedisit gjatë importit, eksportit dhe kalimit transit të kimikateve. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: The environmental inspector must issue decisions in writing, but may make an immediate oral decision and oral orders that are recorded in the minutes in urgent risk situations.
Neni 28 Vendimi i inspektorit mjedisor 28.1. Inspektori mjedisor vendimet i merr me shkrim. 28.2 Inspektori mjedisor merr vendim gojor të menjëhershëm dhe jep urdhëresa gojore të cilat evidentohen në procesverbal vetëm në rastet si në vijim: a) kur rreziku për mjedisin, shëndetin dhe jetën e njerëzve kërkon që të veprohet menjëherë dhe pa vonesë; b) kur ekziston rreziku për fshehjen, ndryshimin apo shkatërrimin e provave në çoftë se nuk veprohet menjëherë. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: Një person juridik ose fizik i pakënaqur nga vendimet mbikëqyrëse ose inspektive ka të drejtë të bëjë ankesë.
Neni 29 E drejta në ankesë Personi juridik ose fizik i pakënaqur nga vendimet e organeve mbikëqyrëse dhe inspektive, të nxjerra në bazë të dispozitave të këtij ligji, kanë të drejt ankese sipas procedurës së përcaktuar me Ligjin e Procedurës Administrative. KAPITULLI VII SNAKSIONET ADMINSTRATIVE - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: This article sets fines for several contraventions involving new substances, hazardous chemicals, confidentiality, and related reporting or record-keeping failures.
Neni 30 Kundërvajtjet 30.1. Me gjobë në të holla prej 5.000 deri 50.000 euro për kundërvajtje do të gjobitet personi juridik ose fizik, nëse: a) prodhon ose lëshon në treg substanca të reja pa notifikimin e Ministrisë, siç parashihet në nenet 4, 5, 6, 7 dhe 10 të këtij ligji; 14 b) në rast të çfarëdo ndryshimi apo njohurish të reja shkencore për rrezikun nga substanca e re nuk e informon Ministrinë; c) nuk i ofron Ministrisë informatat e nevojshme sipas neneve 6, 9 dhe 10, të këtij ligji. d) nuk i ruan shënimet dhe dëshmitë për ekzaminimin e substancës së re sipas nenit 12, të këtij ligji; e) lëshon në treg dhe përdorim kimikate të rrezikshme të cilat nuk janë të klasifikuara, paketuara dhe etiketuara në përputhje me këtë ligj dhe aktet nënligjore; f) reklamon substanca të rrezikshme në kundërshtim me dispozitat e nenit 20 të këtij ligji. g) nuk ofron listën e sigurisë teknike apo ofron listë joadekuate të sigurisë teknike; 30.2. Personi që shkelë parimin e konfidencialitetit, nga neni 11, i këtij ligji edhe pasi t’i ketë mbaruar punësimi, do të gjobitet për kundërvajtje në vlerë prej 1.000 deri 10.000 €. 30.3. Personi përgjegjës i personit juridik do të gjobitet me gjobë në vlerë prej 300 deri në 1.500 €. KAPITULLI VIII DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: The Government must issue the National Plan for Chemicals Safety on the Ministry’s proposal within two years from this law’s commencement.
Neni 31 Miratimi i Planit Nacional Qeveria në propozim të Ministrisë nxjerr Planin Nacional për Sigurinë nga Kimikatet në afat prej dy vjet nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: The Government and the minister must issue all subordinate acts arising from this law within 24 months of its entry into force.
Neni 32 Miratimi i akteve nënligjore Qeveria dhe ministri janë të detyruara që të gjitha aktet nënligjore të cilat dalin nga ky ligj, t`i nxjerrin në afat prej 24 muaj nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: Personat juridik dhe fizik që prodhojnë, lëshojnë në treg ose përdorin kimikate të rrezikshme duhet t’i harmonizojnë veprimtaritë e tyre me këtë ligj brenda 24 muajve nga hyrja në fuqi.
Neni 33 Harmonizimi i veprimtarive Personat juridik dhe fizik të cilët prodhojnë, lëshojnë në treg ose në përdorim kimikatet e rrezikshme nga neni 3 pika i) i këtij ligji, duhet t`i harmonizojnë veprimtaritë e tyre me dispozitat e këtij ligji në afat prej 24 muaj nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: When this law enters into force, any earlier conflicting provision regulating the same field is repealed.
Neni 34 Shfuqizimi i dispozitave kundërshtuese Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, shfuqizohet çdo dispozitë e më hershme që rregullon këtë fushë dhe që është në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: Administrative Procedure Law rules apply when implementing this law, unless this law says otherwise.
Neni 35 Zbatimi i procedurës administrative Për zbatimin e dispozitave të këtij ligji dhe dispozitave që dalin nga ky ligj, do të zbatohen dispozitat e Ligjit për procedurën administrative, përveç nëse nuk është përcaktuar ndryshe me këtë ligj. - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: This article states that the law enters into force after approval by the Assembly of Kosovo and proclamation by the Special Representatives of the Secretary-General.
Neni 36 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi, pas miratimit në Kuvendin e Kosovës dhe shpalljes nga Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm. UNIMIK/REG/2008/8 08.02.2008.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 02/L-116 PËR KIMIKATE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in