LIGJI NR. 02/L-121 PËR VENDBANIMIN DHE VENDQËNDRIMIN
This provision identifies a law on residence and stay and states that it sets legal rules for them.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 02/L-121
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This provision identifies a law on residence and stay and states that it sets legal rules for them. This article says the law regulates reporting and deregistering residence and stay, guest reporting and deregistering, address changes, and the authority and method for keeping the relevant records. This article defines key terms and says a citizen must carry out the registration and deregistration obligation under this law. Citizens must notify their residence and address changes when they move from Kosovo, and landlords must notify and deregister guests and their temporary stays as required by law. Citizens’ permanent or temporary residence notifications are made at the civil registry office in the relevant municipality.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 02/L-121 PËR VENDBANIMIN DHE VENDQËNDRIMIN
Showing 29 of 29
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This provision identifies a law on residence and stay and states that it sets legal rules for them.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 40 / 15 TETOR 2008 LIGJI Nr. 02/L-121 PËR VENDBANIMIN DHE VENDQËNDRIMIN Kuvendi i Kosovës, Në mbështetje të Kreut 9.1.26 pika (a) të Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë (Rregullorja e UNMIK-ut nr. 2001/9 të datës 15 maj 2001), me qëllim të vendosjes së rregullave ligjore për Vendbanimin dhe Vendqëndrimin. Miraton këtë: LIGJ PËR VENDBANIMIN DHE VENDQËNDRIMIN KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law regulates reporting and deregistering residence and stay, guest reporting and deregistering, address changes, and the authority and method for keeping the relevant records.
Neni 1 Qëllimi Me këtë ligj në mënyrë unike rregullohet lajmërimi dhe ç’lajmërimi i vendbanimit dhe vendqëndrimit të qytetarëve, lajmërimi dhe ç’lajmërimi i mysafirit, ndërrimi i adresës së banimit, kompetenca dhe mënyra e mbajtjes së evidencave përkatëse. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines key terms and says a citizen must carry out the registration and deregistration obligation under this law.
Neni 2 Përkufizimet Në këtë ligj shprehjet e përdorura kanë këtë domethënie: “Qytetari” - është shtetasi i Kosovës apo i huaji, i cili sipas dispozitave të këtij ligji duhet të kryej obligimin e lajmërimit dhe ç’lajmërimit; “Vendbanimi” - është vendi në të cilin qytetari vendoset me qëllim që të jetojë përgjithmonë; “Vendqëndrimi” - është vendi në të cilin qytetari qëndron përkohësisht për shkak të punës, shkollimit apo arsyeve të tjera, mirëpo në të nuk ka për qëllim të jetoj gjithmonë; “Bashkësia familjare” - është grup individësh të afërm me njëri tjetrin me lidhje gjaku, martesë, lidhje bashkëjetesë apo adoptim që deklarojnë, se jetojnë së bashku dhe së bashku shfrytëzojnë të ardhurat për plotësimin e nevojave themelore jetësore; “Objektet e banimit” - janë hapësirat të dedikuara për banimin e banorëve të përhershem (shtëpitë për të vetmuarit, konviktet e nxënësve dhe studentëve, shtëpitë e pleqve, qendrat sociale-kujdestare dhe objektet tjera të dedikuara për banim grupor apo kryerjen e veprimtarive) që përfshin banim 24-orësh; “Objektet turistike dhe hoteliere” - janë hapësirat, të dedikuara për pranimin e banorëve të përhershëm për fjetje apo pushim (hotelet, motelet, qendrat rehabilituese, shtëpitë turistike në fshat, kampet, shtëpitë malore që shfrytëzohen për fjetje apo pushim); “Qiradhënësi” - është person juridik apo fizik që me pagesë pranon mysafirët në fjetje, pushim apo në kuadër të veprimtarisë së vet i ofron vendosje të përkohshme qytetarit; “Regjistri i banimit të përhershëm” është përmbledhje e të dhënave për qytetarët të cilët kanë vendbanim dhe vendqëndrim të përhershëm në Kosovë; 2 “Evidence e mysafirëve” - është evidenca e mbajtur me kompjuterë apo me dorë, të qytetareve të pranuar në fjetje, pushim apo qëndrim të përkohshëm. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: Citizens must notify their residence and address changes when they move from Kosovo, and landlords must notify and deregister guests and their temporary stays as required by law.
Neni 3 Detyrimi i lajmërimit dhe ç’lajmërimit 3.1 Qytetari është i detyruar të lajmërojë vendbanimin dhe ndryshimin e adresës së banimit nëse ai/ajo për herë shpërngulet nga Kosova. 3.2 Qiradhënësi duhet të lajmërojë dhe ç’lajmërojë mysafirin si dhe vendqëndrimin e përkohshëm të tij, ashtu si e parasheh ky ligj. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Citizens’ permanent or temporary residence notifications are made at the civil registry office in the relevant municipality.
Neni 4 Kompetencat Lajmërimi i vendbanimit të përhershëm apo të përkohshëm të qytetarëve, bëhet në zyrat e gjendjes civile në territorin e komunës përkatëse, (në tesktin e mëtejm-organi kompetent). KREU II LAJMËRIMI DHE Ç’LAJMËRIMI I VENDBANIMIT DHE LAJMËRIMI I ADRESËS SË BANIMIT - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Residents must notify the competent authority when they change residence or address, and address changes must be reported within 8 days.
Neni 5 Detyrimi i lajmërimit, të vendbanimit si dhe lajmërimi i ndërrimit të adresës së banimit 5.1 Qytetari me rastin e ndërrimit të vendbanimit, ndërrimit të adresës së banimit apo kur zhvendoset nga ndonjë lagje, duhet të lajmërojë organin kompetent. 5.2 Për qytetarin më të ri se 18 vjeç si dhe qytetarin që nuk është i aftë, lajmërimin e vendbanimit duhet ta bëjë prindi, përfaqësuesi i tij/saj ligjor apo kujdestari. 5.3 Qytetari më i vjetër se 16 vjeç, i cili sipas dispozitave ligjore ka fituar të drejtën e punësimit, është i obliguar që të lajmërohet personalisht te organi kompetent. 5.4 Në rastin kur prindërit jetojnë të ndarë, fëmiun e lajmëron, ç’lajmëron ai prind që ushtron të drejtën prindërore. 5.5 Lajmërimi i ndërrimit të adresës së banimit bëhet në afatin prej 8 (tetë) ditësh nga dita e vendosjes tek organi kompetent i vendbanimit të ri. Organi kompetent i vendbanimit të ri e njofton organin kompetent të vendbanimit të vjetër të qytetarit lidhur me këtë ndryshim. 5.6 Organi kompetent, me rastin e regjistrimit ose çregjistrimit të vendbanimit duhet ta pajisë qytetarin me certifikatën e vendbanimit i cili është i vetmi dokument zyrtar që dëshmon vendbanimin e qytetarit. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The competent authority sets the personal data content by bylaw, citizens must provide proof of the right to live at the notified address, foreigners must also attach a permanent residence permit in Kosovo, and the authority checks the address and may refuse the notification for up to 60 days if the data is doubtful or proof is missing.
Neni 6 Procedura e lajmërimit, ç’lajmerimit të vendbanimit si dhe lajmërimi i ndërrimit të adresës së banimit 6.1 Organi kompetent me akt nënligjorë përcakton përmbajtjen e të dhënave personale të qytetarit për: a) emrin dhe mbiemrin; b) numrin personal; c) datën e lindjes; d) gjininë; e) vendin e lindjes; f) vendbanimin e vjetër; g) vendbanimin e ri; h) banorë i përhershem / shtetësinë; i) gjendjen martesore; j) emrin, mbiemrin si dhe numrin personal të personit që udhëheqë bashkësinë familjare, si dhe marrëdhëniet familjare me atë person; 3 k) datën e lajmërimit apo ç’lajmërimit gjegjësisht ndërrimit. 6.2 Lajmërimi, ç’lajmerimi i vendbanimit dhe ndërrimi i adresës se banimit bëhet në formularin për lajmërim, gjegjësisht ç’lajmërim të vendbanimit. 6.3 Qytetari gjatë lajmërimit të vendbanimit, lajmërimit të ndërrimit të adresës së banimit paraqet dëshminë, që ai/ajo ka të drejtë banimi në adresën që ai/ajo e lajmëron. Si dëshmi që qytetari ka të drejtë banimi në atë adresë konsiderohen dëshmitë mbi pronësinë, kontrata e qirasë me qiragjinë apo pëlqimi me shkrim i pronarit apo bashkëpronarit të banesës. 6.4 I huaji gjatë lajmërimit të vendbanimit, ndërrimit të adresës së banimit, përpos dëshmisë nga paragrafi 3 i këtij neni, i bashkëngjit edhe lejen për qëndrim të përhershëm në Kosovë. 6.5 Organi kompetent vërteton saktësinë e adresës, në të cilën qytetari paraqitet, në regjistrin përkatës, kurse në rastin e lajmërimit të vendbanimit dhe ndërrimit të adresës së te huajit edhe vlefshmërinë e lejes për qëndrim në Kosovë. 6.6 Nëse organi kompetent gjatë lajmërimit të vendbanimit të përhershëm dhe ndërrimit të adresës së banimit dyshon për saktësinë e të dhënave, gjegjësisht qytetari gjatë lajmërimit të vendbanimit nuk paraqet dëshmitë nga paragrafi 3 i të këtij neni, ky organ mundë ta refuzoj lajmërimin e vendbanimit, derisa të vërtetojë saktësinë e të dhënave të paraqitjes, mirëpo jo me shume se për 60 (gjashtëdhjetë) ditë. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The competent authority starts a procedure to determine a citizen’s true residence when it suspects the registered address is not the real one, including when the citizen has permanently moved from Kosovo.
Neni 7 Procedura e përcaktimit të vendbanimit 7.1 Nëse organi kompetent dyshon, që qytetari nuk banon në vendin (adresën) ku ai/ajo ka lajmëruar vendbanimin, ai fillon procedurën për përcaktimin e vendbanimit të vërtetë. Organi kompetent këtë procedurë e fillon edhe në rastet kur qytetari është shpërngulur përgjithmonë nga Kosova. 7.2 Në rastin, kur gjatë procedurës vërtetohet se, qytetari jeton në territorin e një komune tjetër, përcaktimi i vendbanimit i bartet organit kompetent në komunën në të cilën qytetari jeton përherë. 7.3 Nëse qytetari nuk e ka të lajmëruar vendbanimin, vendbanim i konsiderohet adresa e organit apo organizatës, ku ai/ajo merr ndihmë materiale: a) organi kompetent duhet para lajmërimit të vendbanimit te merr pëlqimin me shkrim prej organit apo organizatës, që qytetarit i jep ndihmë; b) nëse organi apo organizata nuk jep pëlqim me shkrim, organi kompetent e lajmëron përgjithmonë qytetarin në adresën e atij organi apo organizate e cila qytetarit i ka dhënë ndihmën e fundit materiale; c) organet dhe organizatat që i ofrojnë ndihmë materiale qytetarit, duhet që gjatë lajmërimit të vendbanimit të bashkëpunojnë me organin kompetent. 7.4 Organi kompetent duhet ta lajmërojë organin apo organizatën, për lajmërimin e vendbanimit të qytetarit nga paragrafi 3 i këtij neni në adresë të tij. 7.5 Në bazë të vendimit me të cilin organi kompetent përcakton vendbanimin e vërtetë të qytetarit e shënon në regjistrin e banimit vendbanimin e ri, gjegjësisht e ç’lajmëron vendbanimin në rastin e shpërnguljes së përhershme nga Kosova. 7.6 Nëse organi kompetent nuk mundet të përcaktojë vendbanimin e vërtetë të qytetarit, me vendim e fshinë qytetarin nga regjistri i banimit të përhershëm. KREU III LAJMËRIMI DHE Ç’LAJMËRIMI I VENDQËNDRIMIT - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The landlord must notify and de-notify temporary residents, and must verify the accuracy of the information provided.
Neni 8 4 Detyrimi i lajmërimit nga qiradhënësi 8.1 Qytetarin që përkohësisht banon në objektin turistik, hotelieri apo banesor, qiradhënësi duhet qe ta lajmëroj gjegjësisht ta ç’lajmërojë, pa marrë parasysh kohëzgjatjen e banimit. 8.2 Qytetari duhet që gjatë lajmërimit gjegjësisht ç’lajmërimit t’i jap qiradhënësit të dhënat nga pikat a, b, c, d, g, h dhe k të paragrafit 1 të nenit 6 të këtij ligji. 8.3 Nëse qytetari më i ri se 16 vjet, vendoset së bashku me prindër, kujdestarë apo anëtarë të ngushtë të familjes, këta janë të obliguar gjatë lajmërimit gjegjësisht ç’lajmerimit ti japin qiradhënësit të dhënat për të nga pikat a,b,c,d dhe h të paragrafit 1 të nenit 6 të këtij ligji. 8.4 Gjatë lajmërimit gjegjësisht ç’lajmerimit të grupeve të organizuara, që kanë më së paku tetë njerëz dhe vendosja e tyre nuk zgjatë më shumë se 7(shtatë) ditë, udhëheqësi i grupit duhet ti dorëzoj te dhënat qiradhënësit për anëtarët e grupit, ku për secilin posedon të dhënat nga pikat a,b,c,d,g dhe h të paragrafit 1 të nenit 6 të këtij ligji. 8.5 Qiradhënësi duhet të vërtetojë saktësinë e këtyre të dhënave. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The owner of tourist or hotel premises must register a citizen staying there in the prescribed register form.
Neni 9 Regjistrimi i Vendqëndrimit Qytetari që vendoset në objektet turistike apo në objektet hotelerie, pronari i objektit duhet ta regjistrojë në regjistrin sipas formës së paraparë. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: A citizen temporarily living in certain places must register the temporary residence with the competent authority, deregister it before moving away, and provide the address and specified personal data.
Neni 10 Detyrimi i lajmërimit të qytetarit 10.1 Qytetari që banon përkohësisht në objektet, siç janë shtëpitë për pushim, banesat apo objektet tjera, mirëpo jo në objektet nga paragrafit 1 i nenit 8 të këtij ligji, duhet të lajmërohet respektivisht të ç’lajmërohet në organin kompetent për këtë vendqëndrim, nëse ai/ajo mendon që në këtë vend të banojë më shumë se gjashtëdhjetë (60) ditë. 10.2 Vendqëndrimin nga paragrafi 1 i këtij neni qytetari duhet ta lajmërojë brenda 7 (shtatë) ditëve prej ditës së vendosjes, kurse ta ç’lajmërojë para shpërnguljes. 10.3 Qytetari gjatë lajmërimit, ç’lajmërimit të vendqëndrimit duhet ti japë organit kompetent adresën e banimit, në të cilin lajmërohet si dhe të dhënat nga pikat a, b, c, d, g, h dhe k të paragrafit 1 të nenit 6 të këtij ligji. 10.4 Për lajmërimin e vendqëndrimit përdoren dispozitat nga neni 5 dhe 6 të këtij ligji. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Citizens do not need to notify their residence in the listed situations.
Neni 11 Moslajmërimi i vendqëndrimit Lajmërimi i vendqëndrimit nuk nevojitet për qytetarët nëse: a) vendosen në objektet e Ministrisë për Punët e Brendshme, policisë, dhe institucioneve tjera qeveritare, që janë të dedikuara me qëllim të kryerjes së shërbimit. b) vendosen në spital apo në ndonjë ent tjetër shëndetësor për shkak të shërimit; c) janë në ente për vuajtjen e dënimit (burg) dhe shtëpitë përmirësuese; d) vendosen në qendrat për viktimat e dhunës në familje; e) janë anëtar të Trupave Mbrojtëse të Kosovës, që me ftesën e Kosovës marrin pjesë në evitimin e pasojave të fatkeqësive natyrore; 5 - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The landlord must let the competent authority officer or police access the guest records and provide the data if requested. The landlord is also responsible for the accuracy of the recorded information.
Neni 12 Mbajtja e evidencës së mysafirëve 12.1 Qiradhënësi është i obliguar që zyrtarit të organit kompetent apo policisë, tu mundësojë qasje në evidencën e mysafirëve dhe t’iu përcjellë të dhënat nga evidenca nëse kjo kërkohet, në pajtim me dispozitat ligjore. 12.2 Në evidencën e mysafirëve regjistrohet qytetari, që vendoset të qiradhënësi apo që përkohësisht qëndron tek ai. 12.3 Për saktësinë e të dhënave që shënohen në evidencën e mysafirëve është përgjegjës qiradhënësi, respektivisht personi i punësuar të qiradhënësi. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The Ministry of Internal Affairs sets the form for keeping data in guest records.
Neni 13 Metodologjia e mbajtjes së të dhënave në evidencën e mysafirëve Formën e mbajtjes së të dhënave në evidencën e mysafirëve e cakton Ministria e Punëve të Brendshme. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Residence notification may last at most one year, and if residence continues, the landlord or citizen must renew the notification within 8 days after the one-year period ends.
Neni 14 Kohëzgjatja dhe përtëritja e lajmërimit të vendqëndrimit 14.1 Lajmërimi i vendqëndrimit mund të zgjasë më se shumti një vit. 14.2 Në rastin e vazhdimit të vendqëndrimit duhet që qiradhënësi respektivisht qytetari ta përtërijë lajmërimin e vendqëndrimit në afat prej tetë ditëve pas kalimit të afatit nga paragrafi 1 i këtij neni. 14.3 Konsiderohet që qytetari nuk është i lajmëruar, nëse pas kalimit të 1 (një) viti, në afat prej 8 (tetë) ditëve nuk përtërinë lajmërimin për vendqëndrimin e tij/saj. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The Ministry of Internal Affairs oversees the residence register, competent bodies collect and verify personal data, landlords collect data directly from citizens, and certain officials may use the register data if they are legally competent.
Neni 15 Regjistri i vendbanimit 15.1 Mbikëqyrjen e regjistrit për lajmërimin dhe ç’lajmërimin e vendbanimit dhe vendqëndrimit e bënë Ministria e Punëve të Brendshme. 15.2 Për mbledhjen, përpunimin, ruajtje, ndërmjetësimin dhe përdorimin e të dhënave nga regjistri i vendbanimit dhe evidencën sipas këtij ligji, aplikohen dispozitat e ligjit, që rregullojnë ruajtjen e të dhënave personale, nëse me këtë ligj nuk është përcaktuar ndryshe. 15.3 Organi kompetent mbledhë të dhënat personale drejtpërdrejtë nga qytetari dhe qiradhënësi. 15.4 Vërtetimi i saktësisë së të dhënave në regjistrin e vendbanimit, është kompetencë e organeve të përcaktuara me këtë ligj. 15.5 Për mbledhjen e të dhënave personale nga qiradhënësit apo nga mbledhjet e të dhënave që tani ekzistojnë organi kompetent nuk është i obliguar ta lajmërojë qytetarin. 15.6 Qiradhënësit mbledhin të dhënat personale drejtpërsëdrejti nga qytetari. 15.7 Të dhënat personale nga regjistri i vendbanimit dhe evidencat sipas këtij ligji, mund ti përdorin zyrtarët e Ministrisë për Punë të Brendshme, Policia dhe shfrytëzuesit e tjerë që janë kompetent sipas ligjit. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The civil status office must keep the residence register for its territory and send it to the Ministry of Internal Affairs, which keeps the Kosovo residence register.
Neni 16 Udhëheqja dhe mbajtja e regjistrit të vendbanimit 6 16.1 Zyra e gjendjes civile udhëheqë dhe mbanë regjistrin e vendbanimit për territorin e vet dhe ja përcjellë Ministrisë për Punë të Brendshme që udhëheqë dhe mbanë regjistrin e vendbanimit të Kosovës. 16.2 Regjistri nga paragrafi 1 i këtij neni përmban të dhëna nga: a) paragrafi 1 i nenit 6 të këtij ligji; b) paragrafi 3 i nenit 10 të këtij ligji; c) e drejta për zgjedhje (votim). 16.3 Në regjistrin e vendbanimit mbahet edhe evidenca e bashkësisë familjare dhe përmban të dhënat nga pikat a,b,c,d,g,h,k të paragrafit 1 të nenit 6 të këtij ligji. 16.4 Zyra e gjendjes civile e mbanë regjistrin e vendbanimit në mënyrë elektronike dhe manuale që drejtpërsëdrejti janë të lidhura me regjistrin qendror të vendbanimeve. 16.5 Të dhënat për qytetaret, që kanë vdekur, apo përgjithmonë janë shpërngulur nga Kosova, ruhen në regjistrin e vendbanimit edhe 100(njëqind) vjet pas ngjarjes, pastaj i dorëzohen për ruajtje arkivit të Kosovës. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The competent body must provide certain data to users authorized by law, and the Ministry for Internal Affairs may provide data for use.
Neni 17 Sigurimi i të dhënave shfrytëzuesit 17.1 Organi kompetent, te i cili qytetari ka lajmëruar respektivisht ç’lajmëruar vendbanimin apo vendqëndrimin, i jep të dhënat nga paragrafi 2 i nenit 17 të këtij ligji, shfrytëzuesve, që i përdorin për mbajtjen e regjistrave dhe evidencave nga fusha e veprimit të tyre nëse për shfrytëzimin e këtyre të dhënave janë të autorizuar me ligj. 17.2 Të dhënat nga paragrafi 1 i këtij neni, mund t’i japë për shfrytëzim, Ministria për Punë të Brendshme. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Të dhënat nga regjistri i vendbanimit mund të përdoren për t’u lidhur me të dhëna të tjera që i mban organi kompetent.
Neni 18 Përdorimi i të dhënave nga organi kompetent në lidhje me evidencat e tjera Të dhënat nga regjistri i vendbanimit mund të shërbejnë edhe për qëllim të ndërlidhjes së tyre me të dhënat tjera si: të dhënat nga evidencat për letërnjoftimin, dokumenti i udhëtimit, regjistri i automjetit, leja e vozitjes, leja për armë, dhe evidencave tjera që i mbanë organi kompetent. KREU IV SANKSIONET ADMINISTRATIVE - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: A legal person may be fined 500–1500 € for failing to notify guests/citizens, keeping incomplete guest records, or recording guest data inaccurately; the responsible person may be fined 100–300 € for the same conduct.
Neni 19 19.1 Me gjobë prej 500 (pesëqind) € deri në 1500 (njëmijepesëqind) € do të dënohet personi juridik që: a) nuk e lajmëron respektivisht ç’lajmëronë qytetarin, që vendoset apo përkohësisht banon në objektin turistik, hoteleri apo objekt banimi të paraparë në paragrafin 1 të nenit 8 të këtij ligji; b) nuk mbanë apo mbanë me mangësi evidencën e mysafirëve paragrafi 2 i nenit 13; c) në evidencën e mysafirëve nuk i shënon të dhënat e sakta të paraparë në paragrafin 3 të nenit 13 të këtij ligji; 19.2 Me gjobë prej 100 (njëqind) € deri 300 (treqind) € dënohet edhe personi përgjegjës i personit juridik, që bën vepër nga paragrafi 1 i këtij neni. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: A natural person is fined €100-€200 if they fail to report a guest, keep guest records improperly, or enter incorrect guest data.
Neni 20 Me gjobë prej 100 (njëqind) € deri 200(dyqind) € do të dënohet personi fizik që: 7 a) nuk e lajmëron respektivisht ç’lajmëron qytetarin, që vendoset apo përkohësisht banon në objektin turistik, hotelerie apo objekt banimi të paraparë në paragrafin 1 të nenit 8 të këtij ligji; b) nuk e mbanë apo mbanë me mangësi evidencën e mysafirëve (paragrafi 2 te nenit 13.); c) në evidencën e mysafirëve nuk i shënon të dhënat e sakta të paraparë në paragrafin 3 të nenit 13 të këtij ligji; - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: A citizen may be fined 50 to 100 euros for failing to report or deregister residence, address changes, temporary stays, or return to Kosovo when required.
Neni 21 Me gjobë prej 50(pesëdhjetë deri në 100 (njëqind) € do të dënohet për kundërvajtje qytetari që: a) nuk e lajmëron vendbanimin dhe ndërrimin e adresës së banimit apo nuk ç’lajmëron vendbanimin e përhershëm të paraparë në paragrafët 1 dhe 3 të nenit 5 të këtij ligji; b) nuk e lajmëron respektivisht ç’lajmëronë qytetarin, më të ri se 18 vjet, si dhe qytetarin, që nuk është i aftë për punë të paraparë në paragrafin 2 të nenit 5 të këtij ligji; c) nuk e lajmëron respektivisht ç’lajmëron fëmiun me rastin e ushtrimit te së drejtës prindërore të paraparë në paragrafin 4 të nenit 5 të këtij ligji; d) në afatin e caktuar nuk e lajmëron vendbanimin apo ndërrimin e adresës së banimit apo nuk e ç’lajmëronë banimin e përhershëm –të paraparë në paragrafin 5 të nenit 5 të këtij ligji; e) nuk e lajmëron gjegjësisht ç’lajmëron apo në afatin e caktuar nuk e lajmëron, ç’lajmëron vendqëndrimin të paraparë në paragrafin 1 të nenit 10 të këtij ligji; f) Nuk lajmërohet apo në afatin e caktuar nuk lajmëron shkuarjen e përkohshme nga Kosova respektivisht kthimin në Kosovë për më shumë se 60 ditë apo për qëllim, që aty të banojë përgjithmonë të paraparë në paragrafët 1 dhe 2 të nenit 11 të këtij ligji. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Money collected from fines must be paid into Kosovo’s consolidated budget.
Neni 22 Te gjitha mjetet e përfituara nga gjobat, derdhen në buxhetin e konsoliduar të Kosovës. KREU V DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Ministria për Punë të Brendshme kryen mbikëqyrjen për zbatimin e dispozitave të këtij ligji.
Neni 23 Organet mbikëqyrëse Mbikëqyrjen për zbatimin e dispozitave të këtij ligj, e kryen Ministria për Punë të Brendshme. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: The Ministry for Internal Affairs must set the required forms and methods within six months after this law enters into force.
Neni 24 Dispozitat përfundimtare Ministria për Punë të Brendshme, në afat prej gjashtë muajve, pas hyrjes në fuqi të këtij ligji përcakton: a) formularët për lajmërimin e vendbanimit dhe vendqëndrimit të shkuarjes së përkohshme nga Kosova gjegjësisht kthimin në Kosovë; b) metodologjinë e mbajtjes së të dhënave në evidencën e mysafirëve, mënyrën e dhënies së të dhënave nga ajo dhe mënyrën e shkatërrimit të evidencës së mysafirëve; c) mënyrën e mbajtjes së regjistrit të vendbanimit dhe evidencën e bashkësisë familjare; d) mënyrën e dhënies së të dhënave nga neni 18 i këtij ligji. 8 - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: The competent authority must harmonize and complete residence-register and family-community records within 3 years, and landlords must align guest-record keeping and data-sharing methods with the law within 1 year.
Neni 25 Dispozitat e harmonizuara 25.1 Organi kompetent duhet që mbajtjen e regjistrit të vendbanimit dhe evidencat e bashkësisë familjare t’i harmonizojë dhe plotësojë me të dhënat që mungojnë nga paragrafi 2 dhe 3 të nenit 17 të këtij ligji në afat prej tri viteve pas aprovimit të tij. 25.2 Qiradhënësit duhet që mënyrën e udhëheqjes së të dhënave në evidencën e mysafirëve dhe dhënien e të dhënave nga ajo ti harmonizojnë me dispozitat e këtij ligji në afat prej një viti pas aprovimit të tij. 25.3 Deri te vendosja e evidencës, që do të përmbajë të dhënat për ndërtesat dhe banesat, të dhënat për vendbanim në Kosovës përcillen deri në nivelin e numrit të shtëpisë. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: This article says the law replaces any existing provisions that conflict with it.
Neni 26 Ky ligj do te zëvendësoj të gjitha dispozitat e ligjit të aplikueshëm me të cilat është në papajtueshmëri me këtë ligj. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: This provision says the law applies to citizens unless a special law or an international agreement says otherwise.
Neni 27 Aplikimi i ligjit Dispozitat e këtij ligji vlejnë për qytetarin, nëse me ligj të veçantë apo me marrëveshje ndërkombëtare nuk është përcaktuar ndryshe. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: This law enters into force after approval by the Assembly of Kosovo and promulgation by the Special Representative of the Secretary-General.
Neni 28 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pas miratimit nga Kuvendi i Kosovës dhe shpalljes nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm. UNMIK/REG/2008/14 17.03.2008
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 02/L-121 PËR VENDBANIMIN DHE VENDQËNDRIMIN
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in