LIGJI Nr. 02/L-123 PËR SHOQËRITË TREGTARE — Part 3 | 02/L-123 — Kosovo law | Esheria

LIGJI Nr. 02/L-123 PËR SHOQËRITË TREGTARE

Part 3 of 3 · provisions 401–473

This preamble says the law on commercial companies is being adopted to support a modern market and a legal framework for businesses in Kosovo.

AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.

Jurisdiction
Kosovo
Instrument
Act or statute
Citation
02/L-123
Version
Undated source snapshot
Language
sq
Updated
Official source
View official record ↗
Complete work
View statute overview
access to records accounting administrative complaints administrative fees administrative fines administrative registration afate regjistrimi agency in ordinary business agenda allocations amendment filing amendment of articles/bylaws amendments annual reporting annual reports annual shareholder meeting anti-corruption appeals appraisal payment archives archiving articles of association asset and liability allocation asset and liability transfer +455 more

Statute overview

About this statute

This preamble says the law on commercial companies is being adopted to support a modern market and a legal framework for businesses in Kosovo. This article states the purpose and scope of the law. This provision is titled “Definitions.” This article concerns the exercise of commercial activities by registered commercial companies. Article 4 concerns the types of commercial companies in Kosovo.

Legal text

Provisions of LIGJI Nr. 02/L-123 PËR SHOQËRITË TREGTARE

Showing 73 of 473

  1. 164

    AI-assisted research summary: A company must not pay dividends or amounts for buying its own shares or related securities if that payment would breach the Article 164 financial limits.

    Neni 164 Kufizimet në Shpërndarje dhe Pagesat për blerjen e Aksioneve të Veta 80 164.1 Shoqëria nuk mund të paguajë një dividendë në aksionet e thjeshta ose të privilegjuara, dhe nuk mund të paguajë ndonjë shumë për blerjen e aksioneve të veta, mundësive për blerjen e aksioneve ose letrave me vlerë të konvertueshme në aksione, nëse: a) pas kryerjes së pagesës, pasuria neto e shoqërisë do të jetë më e vogël se shuma e parapaguar dhe e paguar e kapitalit themeltar të shoqërisë (i cili për këtë qëllim përfshin edhe shumat e paguara në llogarinë e premiumeve të shoqërisë, nëse ka të tillë) plus çfarëdo rezerva që nuk mund t’iu shpërndahen aksionarëve sipas ligjit ose statutit të shoqërisë; ose b) pas kryerjes së pagesës, shoqëria është insolvente ose nuk është në gjendje për t’i paguar borxhet ose detyrimet e tjera me afat përderisa ato maturohen gjatë ushtrimit të veprimtarisë së zakonshme tregtare të shoqërisë; ose c) pagesa e tejkalon shumën e fitimeve të shoqërisë në vitin paraprak fiskal plus përfitimet tjera të sjellura më parë dhe shumat e nxjerra nga rezervat që janë në dispozicion për këtë qëllim, minus të gjitha humbjeve të sjellura më parë dhe shumave të nxjerra nga rezervat sipas këtij ligji ose statutit të shoqërisë. 164.2 Vendimi se shpërndarja është lejuar sipas këtij neni 164 duhet të bazohet në deklaratat financiare të përgatitura në pajtim me ligjet e zbatueshme mbi standardet e kontabilitetit dhe me parimet e kontabilitetit që janë të arsyeshme sipas rrethanave dhe, në rast të vlerësimit të pasurisë jo-monetare, në një vlerësim të pavarur dhe të drejtë që është i arsyeshëm sipas rrethanave. Në rast të dividendeve të përkohshme, duhet të përgatiten deklarata të përkohshme financiare.
  2. 165

    AI-assisted research summary: Aksionarët dhe drejtorët mund të jenë personalisht përgjegjës për shpërndarje të ndaluara, dhe shoqëria aksionare ka ndalim të japë hua/kredi ose të pranojë aksionet e veta si garanci në disa raste.

    Neni 165 Përgjegjësia Personale e Aksionarëve dhe Drejtorëve për Shpërndarjet e Ndaluara 165.1 Aksionari që pranon një shpërndarje të ndaluar dhe i cili në atë kohë ka qenë në njohuri se shpërndarja ishte e ndaluar apo ka mundur të dijë në bazë të informacionit të kuptueshëm dhe në dispozicion, është personalisht përgjegjës ndaj shoqërisë për kthimin e shumës së shpërndarjes. 165.2 Drejtorët e shoqërisë që kanë votuar ose e kanë lejuar shpërndarjen e ndaluar janë bashkërisht dhe personalisht përgjegjës ndaj shoqërisë për shumën e shpërndarjes. Neni 165A Shoqëria nuk duhet të Financojë Blerjen e Letrave të Veta me Vlerë 165A.1 Një shoqëri aksionare nuk mund të jap hua ose çfarëdo lloj krediti (duke përfshirë pengun e aksioneve të veta me të cilat disponon) ndonjë personi ose shoqërie me qëllim të krijimit të mundësisë atij personi ose shoqërie për t’i blerë ose përvetësuar, drejtpërdrejt ose tërthorazi, qoftë nga shoqëria ose një palë e tretë, ndonjë aksion apo letër me vlerë të shoqërisë aksionare. 165A.2 Kjo ndalesë nuk do të zbatohet për transaksionet e lidhura nga bankat ose institucioneve tjera financiare në vazhdën e veprimtarisë së tyre të zakonshme tregtare, dhe as për transaksionet që kanë të bëjnë me Skemën e Aksioneve të Punonjësve, me kusht që blerja të mos rezultojë në atë që net asetet të bëhen më të vogla se sa kapitali themeltar plus rezervat e pa-shpërndashme. 165A.3 Shoqëria Aksionare nuk do të pranoj aksionet e veta si sigurim (garanci) për ndonjë detyrim që një person ose shoqëri e e ka ndaj shoqërisë aksionare. KREU VI Bordi i Drejtorëve dhe Zyrtarët
  3. 166

    AI-assisted research summary: Every company must have a board of directors.

    Neni 166 Bordi i Drejtorëve 81 Çdo shoqëri duhet të ketë një bord të drejtorëve. Veprimtaria tregtare e shoqërisë menaxhohet nga ose sipas udhëzimeve të bordit të drejtorëve sipas këtij Kreu.
  4. 167

    AI-assisted research summary: Every director must be a natural person.

    Neni 167 Kualifikimet e Drejtorëve Çdo drejtor duhet të jetë person fizik. Statuti i shoqërisë mund të përcaktojë kushtet tjera për kualifikimin e drejtorit. Drejtori nuk është e detyrueshme që të jetë banor i Kosovës, përveç nëse është përcaktuar ndryshe në statutin e shoqërisë. Nuk është e nevojshme që Drejtori të jetë aksionar i shoqërisë, përveç nëse është përcaktuar ndryshe në statutin e shoqërisë.
  5. 168

    AI-assisted research summary: The company may pay directors’ salaries and reimburse their reasonable expenses. The decision on the pay, amount, and main conditions can be made only by shareholders or by an external committee delegated by shareholders.

    Neni 168 Paga e Drejtorëve Shoqëria mund t’iu paguajë pagën drejtorëve dhe t’iu kompensojë shpenzimet e arsyeshme që ata i bëjnë gjatë ushtrimit të detyrës së tyre si drejtor të shoqërisë. Vendimi për këtë pagë ose kompensim si dhe miratimi i shumës dhe kushteve kryesore mund të merret vetëm nga aksionarët apo nga një komision i jashtëm të cilit aksionarët ia delegojnë këtë përgjegjësi. Kjo duhet të bëhet për çdo vazhdim ose të kushteve të drejtorëve. Nëse ky vendim është deleguar, atëherë vendimi duhet të prezantohet para mbledhjes së ardhshme të aksionarëve.
  6. 169

    AI-assisted research summary: The board of directors has exclusive authority over many company matters, except those reserved to shareholders by law or the company statute.

    Neni 169 Autoriteti dhe Kompetencat e Bordit të Drejtorëve 169.1 Kompetencat e bordit të drejtorëve përfshijnë marrjen e vendimeve mbi të gjitha çështjet përveç vendimeve të cilat u janë rezervuar aksionarëve me ligj ose me statutin e shoqërisë. Duke marrë parasysh rezervimet e lartpërmendura, çështjet në vijim që bijnë nën fushëveprimin e bordit të drejtorëve: miratimi i planeve gjithëpërfshirëse afariste strategjike të shoqërisë; konvokimin e mbledhjeve vjetore dhe të jashtëzakonshme të aksionarëve; përgatitjen e agjendës fillestare të mbledhjes së aksionarëve; përcaktimi i datës për listën e aksionarëve që kanë të drejtë të marrin pjesë në mbledhjen e aksionarëve; emetimin e aksioneve brenda kufizimeve të parapara në statutin e shoqërisë apo në vendimet e aksionarëve për secilin lloj dhe kategori të aksionit, kur autorizimi në fjalë i është dhënë bordit të drejtorëve me statutin e shoqërisë apo me vendim të aksionarëve; emetimi i bondeve, mundësive për blerjen e aksioneve dhe letrave tjera me vlerë; punësimi i zyrtarëve/menaxherëve të lartë të kompanisë, miratimi i kushteve të marrëveshjeve ndërmjet menaxhmentit të lartë dhe kompanisë, përcaktimit; vendosjen e shpërblimit dhe kushtet tjera të marrëveshjes me auditorin e shoqërisë; përcaktimin e shumave dhe caktimin e datave të pagesës dhe procedurat për pagesën e dividendave; miratimin e raportit vjetor të shoqërisë, raportin e bilancit vjetor dhe vlerësimeve vjetore të fitimeve dhe të humbjeve të cilat pastaj do të dorëzohen tek aksionarët për miratim; si dhe vendosjen për të gjitha çështjet tjera të cilat kanë të bëjnë me kompetencën ekskluzive të bordit të drejtorëve të përcaktuar me statutin e shoqërisë (kompanisë). 169.2 Bordi i drejtorëve do ta ketë gjithashtu kompetencën ekskluzive për: a) të siguruar që së paku një herë në vit të bëhet auditimi i librave dhe arkivës së shoqërisë nga një auditor i pavarur, ku zgjedhja e të cilit do të bëhet me miratimin e aksionarëve në përputhje me ligjin, përfshirë Ligjin e Prokurimit. Raporti i auditorit do tu dërgohet të gjithë aksionarëve dhe është në dispozicion për çdo drejtor dhe zyrtarë; dhe b) të siguruar që raporti vjetor të përmbajë një deklaratë mbi auditimin e pavarur të gjendjes financiare të shoqërisë, një raport nga zyrtarët lidhur me veprimtarinë e tyre, si dhe të gjitha çështjet tjera që kërkohen me statut, rregullore ose këtë ligj ose ligjet e tjera në fuqi, të nënshkruar nga Kryesuesi i Bordit dhe së paku nga një drejtor dhe tu shpërndahet të gjithë drejtorëve, zyrtarëve dhe aksionarëve. 82 169.3 Çështjet që janë në kompetencën ekskluzive të bordit të drejtorëve nuk mund të barten ose për to të vendoset nga personat tjerë ose organet tjera të shoqërisë, përveç në bazë të një vendimit të aksionarëve të marrë në mbledhjen e aksionarëve apo nëse urdhërohet ndryshe nga aksionarët.
  7. 170

    AI-assisted research summary: The company must set the number of board members in its statute and meet minimum board-size rules based on how many shareholders it has.

    Neni 170 Numri i Drejtorëve Numri i anëtareve në bordin e drejtorëve të shoqërisë duhet të përcaktohet në statutin e shoqërisë. Për një shoqëri me më pak se dhjetë aksionarë, bordi duhet të ketë një (1) ose më shumë anëtarë; për një shoqëri me dhjetë (10) ose më shumë aksionarë bordi duhet të ketë jo më pak se 3 (tre) anëtarë; për një shoqëri me pesëqind (500) ose më shumë aksionarë bordi duhet të ketë jo më pak se shtatë (7) anëtarë.
  8. 171

    AI-assisted research summary: Shareholders elect or re-elect all directors at annual meetings, and may do so at a special meeting for that purpose; directors may be re-elected without limit, and certain company officers, managers, or employees cannot serve or be proposed as directors.

    Neni 171 Zgjedhja dhe Mandati i Drejtorëve 171.1 Varësisht nga paragrafi 2 të këtij neni të gjithë anëtarët e bordit të drejtorëve të shoqërisë zgjidhen apo rizgjidhen nga aksionarët në çdo mbledhje të tyre vjetore me një mandat i cili skadon në përmbylljen e mbledhjes së ardhshme të aksionarëve. Cilido ose të gjithë anëtarët e bordit të drejtorëve mund të zgjedhën nga aksionarët në një mbledhje të jashtëzakonshme të caktuar për këtë qëllim. 171.2 Mandati i drejtorëve të parë të emëruar në statut fillestar skadon në kohën e mbajtjes së mbledhjes së parë të aksionarëve në të cilën zgjidhen drejtorët, përveç nëse është përcaktuar ndryshe me statut ose me një vendim të miratuar nga aksionarët. 171.3 Pavarësisht nga skadimi i mandatit të drejtorit, ai vazhdon me ushtrimin e detyrave të tij përderisa të zgjidhet pasardhësi, në mënyrë që veprimtaria e bordit të drejtorëve të vazhdojë pa pengesë. 171.4 Drejtori mund të ri-zgjidhet për një numër të pa kufizuar mandatesh. 171.5 Asnjë zyrtar, menaxher ose punonjës i kompanisë nuk mundët të shërbejë ose të propozohet për drejtor të kompanisë.
  9. 172

    AI-assisted research summary: A shareholder in a joint-stock company may vote in director elections based on the number of shares owned, and may cumulate and distribute those votes among candidates unless the company statute says otherwise.

    Neni 172 Votimi Kumulativ për Drejtorët Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në statutin e shoqërisë, në të gjitha zgjedhjet për drejtorëve e shoqërisë aksionare, secili aksionar ka të drejtën e votës në bazë të numrit të aksioneve në pronësi të tij për të gjithë personat që janë kandiduar për drejtor, ose t’i mbledhë votat në fjalë dhe t’ia japë një kandidati aq vota sa edhe ka drejtorë që do të zgjidhen, shumëzuar me aksionet në fjalë, ose të shpërndajë votat e tilla të mbledhura kumulative në çfarëdo proporcioni ndërmjet numrit të kandidatëve.
  10. 173

    AI-assisted research summary: A director may resign at any time by written notice to the board of directors or its chair.

    Neni 173 Dorëheqja e Drejtorëve Drejtori mund të jap dorëheqje në çdo kohë, përmes dërgimit të një njoftimi me shkrim bordit të drejtorëve ose kryesuesit të tij. Dorëheqja hyn në fuqi kur dorëzohet njoftimi, përveç nëse njoftimi përcakton ndonjë datë tjetër. Vendi i zbrazët mund të plotësohet para datës së hyrjes në fuqi të dorëheqjes, por pasardhësi nuk mund të marrë detyrën para datës kur do të hyjë në fuqi dorëheqja.
  11. 174

    AI-assisted research summary: Shareholders may dismiss one or more directors by majority vote, but only if the meeting notice says dismissal will be voted on, and cumulative-voting limits can block dismissal in some cases.

    Neni 174 Shkarkimi i Drejtorëve 83 174.1 Një ose më shumë drejtorë të shoqërisë mund të shkarkohen në mbledhjen e aksionarëve, me ose pa arsye të theksuar, me shumicë votash të aksioneve të papaguara të cilat kanë pasur të drejtë të votojnë për zgjedhjen e drejtorëve, përveç se: a) asnjë drejtor nuk mund të shkarkohet në mbledhjen e aksionarëve përveç nëse në njoftimin për mbajtjen e mbledhjes theksohet se njëri ndër qëllimet e kësaj mbledhjeje është edhe votimi për shkarkimin e këtij drejtori; dhe b) në rast se shoqëria ka votim kumulativ, nëse më pak se i tërë bordi duhet të shkarkohet, asnjë drejtor nuk mund të shkarkohet nëse votat për shkarkimin e tij kanë qenë të mjaftueshme për ta zgjedhur atë në rast të votimit komulativ për zgjedhjen e të tërë bordit të drejtorëve. 174.2 Shkarkimi i një drejtori, vetvetiu nuk e paragjykon ndonjë të drejtë për kompensim apo kompensimin e dëmit pas shkarkimit, të cilën drejtori mund ta ketë në bazë të kontratës së tij me shoqërinë apo sipas ligjin për punën. Sidoqoftë, zgjedhja ose pozita e një personi si drejtor, vetvetiu, nuk krijon të drejta të këtilla.
  12. 175

    AI-assisted research summary: Companies with 100 or more shareholders cannot have employees’ family members forming a majority of the board, and companies with 250 or more shareholders must have the board propose at least two independent-director candidates.

    Neni 175 Pavarësia e Drejtorëve 175.1 Në një shoqëri që ka njëqind (100) apo më shumë aksionarë, anëtarët e familjes së punonjësve të shoqërisë nuk mund të përbëjnë shumicën e bordit të drejtorëve të shoqërisë. 175.2 Në zgjedhjen e drejtorëve të një shoqërie që ka dyqindepesëdhjetë (250) ose më shumë aksionarë, bordi i drejtorëve të shoqërisë duhet t’i propozojë së paku dy kandidat që do të jenë drejtor të pavarur. 175.3 Për qëllime të këtij ligji, një person nuk konsiderohet i përshtatshëm për të qenë “drejtor i pavarur” nëse, në cilëndo kohë gjatë dy vjetëve para zgjedhjeve përkatëse: a) ka qenë punonjës i kompanisë; ose b) ka pasur një anëtar të familjes që ka qenë punonjës i kompanisë; ose c) ky person dhe/ose një anëtar i familjes së personit, bashkërisht ose individualisht, (i) kanë bërë ose kanë marrë nga shoqëria pagesa me shumë të përgjithshme mbi 20.000 Euro, ose (ii) kane qenë në pronësi të më shumë se 30% të aksioneve ose interesave të tjera pronësore, drejtpërdrejt ose tërthorazi, të një njësie që ka bërë ose ka marrë nga kompania, pagesa në shumë të përgjithshme më të madhe se 20.000 euro, ose (iii) ka vepruar si ortak i përgjithshëm, menaxher, drejtor ose zyrtar në një shoqëri që ka bërë ose ka marrë nga kompania pagesa në shumë të përgjithshme më të madhe se 20.000 euro.
  13. 176

    AI-assisted research summary: Board vacancies must be filled by election at the next shareholders’ meeting; the company statute may allow the board to appoint someone temporarily until that meeting.

    Neni 176 Plotësimi i Vendeve të Zbrazëta në Bordin e Drejtorëve Vendet e zbrazëta në bordin e drejtorëve duhet të plotësohen me zgjedhjen në mbledhjen ardhshme të aksionarëve në të cilën duhet të zgjidhen drejtorët; Statuti i shoqërisë mund të parasheh që bordi i drejtorëve të mund të zgjedhë dikë ta plotësojë këtë vend të zbrazët deri në mbledhjen e aksionarëve.
  14. 177

    AI-assisted research summary: The board may choose or replace its chair by majority vote, unless the company’s statute or rules say otherwise. The chair presides over board and shareholder meetings and keeps the board minutes.

    Neni 177 Kryesuesi i Bordit të Drejtorëve 177.1 Përveç nëse është përcaktuar ndryshe me statut ose rregullore të shoqërisë (i) bordi i drejtorëve mund ta zgjedhë kryesuesin e tij me shumicë votash të të gjithë drejtorëve, dhe (ii) bordi i drejtorëve mund të shkarkojë dhe zëvendësoje kryesuesin në çdo kohë me shumicë votash. 84 177.2 Kryesuesi kryeson të gjitha mbledhjet e bordit dhe ato të aksionarëve dhe është përgjegjës për mbajtjen e të gjitha procesverbaleve nga të gjitha mbledhjet e bordit. Nëse kryesuesi ende nuk është zgjedhur ose nuk është i pranishëm në mbledhjen e bordit ose të aksionarëve, atëherë një drejtor i zgjedhur me shumicë votash shërben si kryesues i mbledhjes në fjalë.
  15. 178

    AI-assisted research summary: The board must hold an annual regular meeting right after each annual shareholders’ meeting, and special board meetings may be called at any time. Regular meeting notices are generally not required unless the board asks for them.

    Neni 178 Mbledhjet dhe Njoftimi për Mbledhjet 178.1 Bordi i drejtorëve mban një mbledhje të rregullt e cila njihet si mbledhje vjetore, menjëherë pas çdo mbledhje vjetore të aksionarëve. Mbledhjet tjera të rregullta mbahen në kohën dhe vendin të cilin e cakton bordi në mbledhjen vjetore ose në një mbledhje tjetër të bordit për të cilën janë njoftuar të gjithë drejtorët. Njoftimi mbi mbledhjet e rregullta nuk ka nevojë të dërgohet, përveç nëse këtë e kërkon bordi. 178.2 Mbledhjet e jashtëzakonshme të bordit të drejtorëve mund të organizohen në çdo kohë nga kryesuesi i bordit (ose në rast se kryesuesi nuk e bën këtë, atëherë nga ndonjëri drejtor) përmes dërgimit të kërkesës me shkrim nga cilido drejtorit drejtuar kryesuesit. Personi i cili e thërret mbledhjen e jashtëzakonshme duhet të lajmërojë për vendin dhe kohën e mbledhjes. 178.3 Pjesëmarrja e një drejtori në cilëndo mbledhje përbën në vete heqjen dorë nga çdo njoftim i kërkuar për atë mbledhje, përveç kur drejtori merr pjesë në mbledhje me qëllim të vetëm për ta kundërshtuar diskutimin e pikave të mbledhjes, sepse mbledhja nuk është thirrur ose mbajtur me rregull dhe e deklaron në fillim të mbledhjes.
  16. 179

    AI-assisted research summary: A majority of the total appointed directors forms quorum for board business transactions, unless the company statute or regulation sets a higher quorum.

    Neni 179 Kuorumi dhe Votimi për Aktivitetet e Bordit 179.1 Shumica e numrit të përgjithshëm të drejtorëve të caktuar me statutin e shoqërisë apo rregullore e përbën kuorumin për transaksionet e veprimtarisë tregtare përveç nëse me statut apo rregullore është përcaktuar numër më i madh për kuorum. 179.2 Aktiviteti i shumicës së drejtorëve të cilët janë të pranishëm në mbledhje në të cilën ekziston kuorumi do të konsiderohet aktivitet i bordit, përveç nëse me statutin ose rregulloren kërkohet një numër më i madh i drejtorëve.
  17. 180

    AI-assisted research summary: Some board activities may be done without a board meeting if all voting directors sign a written consent, unless the company’s statute or rules require the activity to be done only in a board meeting.

    Neni 180 Veprimet e Bordit pa Mbajtjen e Mbledhjes Përveç nëse me statut ose rregullore të shoqërisë kërkohet që një aktivitet i bordit të ndërmerret ekskluzivisht në mbledhje të bordit, të gjitha aktivitetet të cilat mund të ndërmerren në mbledhjet e bordit mund të ndërmerren edhe pa mbajtjen e mbledhjes nëse pëlqimi me shkrim, që përmban edhe natyrën e aktivitetit përkatës, nënshkruhet nga të gjithë drejtorët me të drejtë vote për atë çështje. Të gjitha këto pëlqime duhet të përmbahen në një ose më shumë miratime me shkrim, të cilat duhet të paraqesin aktivitetin e ndërmarrë si dhe të kenë nënshkrimin e një ose më shumë drejtorëve. Të gjitha këto pëlqime duhet të vendosen në procesverbalin nga mbledhja e bordit të drejtorëve të shoqërisë. Pëlqimi hyn në fuqi pasi nënshkrimit nga të gjithë drejtorët, përveç nëse në pëlqim është caktuar një datë tjetër e hyrjes në fuqi.
  18. 181

    AI-assisted research summary: Boards may set up committees, and committee decisions are controlled by quorum and board approval rules.

    Neni 181 Komisionet e Bordit Statuti ose rregulloret mund të përcaktojnë, ose drejtorët mund të miratojnë një vendim që themelon një ose më shumë komisione, (komisioni për auditim ose për shqyrtimin e kompensimeve ) që do të shqyrtojë, hulumtojë, rekomandojë ose të marrë masa të tjera jo-obligative e që janë në kuadër të kompetencës së bordit. 85 Këto komisione mund të përfshijnë edhe anëtarët e bordit të drejtorëve dhe punëtorët e shoqërisë si dhe persona jashtë kompanisë. Përveç nëse statuti, rregulloret ose vendimi i bordit kërkojnë një numër më të madh, shumica e anëtarëve të komisionit e përbëjnë kuorumin dhe shumica e kuorumit është e nevojshme për çdo rekomandim ose veprim tjetër të komisionit. Të gjitha vendimet dhe veprimet e tjera të komisionit i nënshtrohen rishikimit, ndryshimit dhe miratimit me jo më pak se 2/3 e anëtarëve të bordit.
  19. 182

    AI-assisted research summary: The board or committee meeting minutes must be kept during the meeting, a formal written minute must be prepared within 10 days, and the chairing director and secretary must sign it.

    Neni 182 Procesverbali nga Mbledhjet e Bordi Procesverbali i secilës mbledhje të bordit ose e cilitdo komision, duhet të mbahet gjatë mbledhjes. Procesverbali formal me shkrim duhet të përgatitet jo më shumë se dhjetë (10) ditë pas mbledhjes. Procesverbali përfshin (i) kohën dhe vendin e mbledhjes, (ii) personat e pranishëm dhe agjendën e mbledhjes, (iii) çështjet e hedhura në votim, (iv) detajet e diskutimeve dhe arsyet e dhëna për çfarëdo vote negative ose abstenimi (v) rezultatet e secilit votim, duke përfshirë emrin e secilit person që ka qenë i pranishëm dhe ka pasur të drejtë vote dhe një indikacion të asaj se si ky person ka votuar; dhe (vi) vendimet e miratuara në mbledhje. Procesverbali formal me shkrim do të nënshkruhet nga drejtori që e ka kryesuar mbledhjen dhe nga personi që ka shërbyer si sekretar në mbledhje.
  20. 183

    AI-assisted research summary: The board of directors must hire company officers and senior managers, and officers must carry out their duties under the company’s constitution, regulations, and board decisions unless those conflict clearly with the law, constitution, or regulations.

    Neni 183 Zyrtarët 183.1 Bordi i drejtorëve të kompanisë do të punësojë zyrtarë dhe menaxherë të lartë të kompanisë që i raportojnë dhe janë nën drejtimin e bordit të drejtorëve. Këta zyrtarë i kanë kompetencat dhe autorizimet e përcaktuara në rregullore. Bordi mund t’u delegojë atyre, kompetenca dhe autorizime të tjera për ushtrimin e veprimtarisë së kompanisë, përveç çështjeve që shprehimisht janë të rezervuara për bordin e drejtorëve ose për aksionarët sipas këtij ligji, rregulloreve ose statutit. Nëse kompania ka vetëm një zyrtar, ai i ka autorizimet të përcaktuara në paragrafin 3 të këtij neni si dhe detyrimet e sekretarit të kompanisë sipas paragrafit 4 të këtij neni. 183.2 Kompetencat dhe detyrat e përgjithshme të zyrtarëve përshkruhen në rregullore. 183.3 Bordi i drejtorëve e punëson dhe emëron zyrtarin kryesor. Bordi mund të i’a japë këtij personi titullin “zyrtar kryesor ekzekutiv,” “kryetar”, “drejtor menaxhues” ose titull tjetër të ngjashëm. Kompetencat dhe autorizimet e tij kryesore do të përcaktohen në rregulloret e shoqërisë. Përveç detyrave të përcaktuara në këtë mënyrë dhe në bazë të përjashtimeve të këtij ligji ose të rregulloreve, ky person është i autorizuar që të veprojë në përgjithësi (pa ndonjë dokument autorizimi) në emrin e kompanisë, t’i përfaqësojë interesat e kompanisë në përmbylljen e transaksioneve në emrin e kompanisë, si dhe të japë udhëzime për zyrtarët e tjerë të kompanisë, me kusht që këto udhëzime të mos jenë në kundërshtim ose në mospërputhje me statutin, rregulloret ose me këtë ligj. 183.4 Një zyrtar është përgjegjës për regjistrimin e të dhënave dhe veprimeve në mbledhjet e aksionarëve dhe bordit të drejtorëve në një libër që mbahet për këtë qëllim. Personi në fjalë njihet si “sekretar i kompanisë”. 183.5 Të gjithë zyrtarët do ti kryejnë detyrat e tyre në përputhje me statutin, rregulloret si dhe çfarëdo vendimi të bordit të drejtorëve të shoqërisë, përveç nëse një vendim i këtillë është në kundërshtim të qartë me këtë ligj, statutin ose rregulloret e shoqërisë.
  21. 184

    AI-assisted research summary: Zyrtarët dhe drejtorët duhet të zbulojnë interesat e tyre personale ose financiare dhe të veprojnë me besnikëri ndaj kompanisë.

    Neni 184 Lajmërimi për Interesin Personal dhe Financiar dhe Detyrimi i Lojalitet 184.1 Secili zyrtar ose drejtor është i detyruar të lajmërojë para bordit të drejtorëve ose para një komisioni vendimmarrës (ose kur zbatohet para aksionarëve, nëse ata e marrin vendimin përkatës) çfarëdo interesi personal ose financiar që ai ka, drejtpërdrejt ose tërthorazi përmes të afërmve ose bashkëpunëtorëve personal, në lidhje me si vijon, qofshin ato ekzistuese ose potenciale (i) kontrata ose transaksione, (ii) 86 konkurrentë afaristë (iii) kreditorë, (iv) furnizues, (v) klientë, (vi) konsulentë, (vii) punonjës, (viii) ortakë dhe/ose (ix) çfarëdo vendimi të kompanisë, bordit të drejtorëve ose të aksionarëve që ndërlidhet me të mësipërmet. 184.2 Një interes i këtillë personal ose financiar përfshin, por nuk kufizohet në: (i) çdo interes financiar që ky drejtor ose zyrtar apo anëtar i familjes ka në të, qoftë nga e drejta e pronësisë, me kontratë apo ndryshe dhe (ii) nëse ai apo ndonjë anëtar i familjes është palë në veprim ose transferim që është objekt i vendimit ose që realizon përfitim financiar nga veprimi ose vendimi, dhe (iii) nëse ai është nën kontroll apo nën ndikimin e drejtpërdrejtë të një pale që ka një interes në veprim ose transferim, nga i cili me arsye mund të pritet se mund të ndikojë në vlerësimin e tij në dëm të kompanisë. 184.3 Ky lajmërim duhet të bëhet zakonisht nga një zyrtar ose drejtor në kohën kur ai punësohet, zgjidhet ose emërohet në atë post ose, nëse bëhet më votë, menjëherë në kohën kur ai vjen në dijeni të interesit financiar ose personal. Po ashtu, lajmërimi përkatës bëhet në kohën kur një vendim ose transaksion përkatës është në diskutim nga drejtorët, zyrtarët ose aksionarët. Nëse një zyrtar ose drejtor nuk e bën lajmërimin e kërkuar, ai mund të largohet ose pushohet dhe, në të dyja rastet, është përgjegjës për dëmet që i shkaktohen kompanisë si rezultat i moslajmërimit. 184.4 Drejtori ose zyrtari, janë nën detyrimin e vazhdueshëm që gjatë tërë kohës të veprojnë në mënyrë të drejtë dhe besnike ndaj kompanisë në lidhje me të gjitha çështjet dhe interesat materiale të kompanisë. Kjo përfshin, por nuk kufizohet në detyrimin për të mos shfrytëzuar pronën e kompanisë për nevoja ose përfitime personale, mos shfrytëzimin e informacionit konfidencial të kompanisë për arritjen e përfitimeve personale për vete ose të cilit do anëtar të familjes ose bashkëpunëtor personal, mosshfrytëzimin ose devijimin e mundësive afariste të kompanisë për vete ose për cilindo person ose shoqëri dhe që në përgjithësi t’u shërbejë vetëm interesave të kompanisë në të gjitha veprimet dhe transaksionet që kompania ka interes material. 184.5 Drejtori ose zyrtari anëtarë, të cilët lidhin një kontratë ose transaksion me shoqërinë nuk konsiderohet se e ka shkelur detyrën e përcaktuar me paragrafët 1 deri ne 3 të këtij neni, dhe nuk do të jenë personalisht përgjegjës për dëmin apo sanksionet tjera nga kjo, nëse ose: a) të gjitha faktet materiale në lidhje me interesat e tij janë lajmëruar apo dihen nga organi vendim marrës i cili e miraton vendimin dhe nëse ky organ e autorizon kontratën ose transakcionin me mirëbesim me shumicën e votave të drejtorëve apo zyrtarëve të pa interesuar, edhe nëse drejtorët e pa interesuar janë më pak se kuorumi, ose b) në rast të një vendimi që është vendim i aksionarëve, të gjitha faktet materiale në lidhje me zyrtarët apo drejtorët e interesuar janë lajmëruar apo u janë të njohura aksionarëve të cilët kanë të drejtë vote për këtë dhe kontrata ose transakcioni është shprehimisht i miratuar me mirëbesim me shumicën e votave të aksionarëve.
  22. 185

    AI-assisted research summary: Zyrtarët mund të shkarkohen në çdo kohë, me ose pa shkak, dhe marrëveshjet e punësimit për zyrtarët mund të lidhen vetëm brenda kufijve të këtij ligji, statutit dhe rregulloreve.

    Neni 185 Shkarkimi i Zyrtarëve 185.1 Çdo zyrtarë mund të shkarkohet nga posti i tij në çdo kohë sipas diskrecionit të tyre, me ose pa ndonjë shkak të caktuar, mirëpo ky shkarkim nuk i paragjykon të drejtat e zyrtarit që dalin nga kontrata ose ligji për punësim, nëse ka të këtilla. 185.2 Kompania dhe një zyrtar mund të lidhin një marrëveshje punësimi me të cilën përcaktohet rroga ose kompensimi që duhet t’i paguhet zyrtarit në fjalë, detyrat, kushtet e punësimit si dhe çështjet e tjera që janë pajtuar nga të dyja palët. Punësimi si zyrtar, nuk krijon në vetvete të drejta kontraktuese. Marrëveshja e punësimit, e përmendur më sipër, duhet të jetë në pajtim me këtë ligj si dhe të gjitha dispozitat përkatëse në statut ose në rregullore. Nëse një dispozitë e marrëveshjes së punësimit është në kundërshtim (mos- përputhje) me këtë ligj, statutin ose rregulloret, atëherë dispozita e marrëveshjes është e pavlefshme dhe e pazbatueshme ose, nëse është e mundshme, ajo dispozitë duhet të modifikohet, interpretohet dhe/ose zbatohet në një mënyrë me të cilën eliminohet mospërputhja. 87
  23. 186

    AI-assisted research summary: Drejtorët dhe punonjësit duhet të veprojnë me mirëbesim, të zbatojnë detyrat dhe detyrimet e përcaktuara në nenet 184 dhe 187, dhe të marrin vendime për kompaninë me kujdes dhe në interesin më të mirë të shoqërisë.

    Neni 186 Detyra e Kujdesit dhe Parimi i Vlerësimit Afarist 186.1 Secili drejtor dhe punonjës është i detyruar që (i) të veprojë me mirëbesim, dhe (ii) t’i përmbushe dhe t’i zbatojë detyrat dhe detyrimet e përcaktuara në nenin 184 dhe 187 të këtij ligji dhe (iii) të sigurojë që vendimet e tij që ndërlidhen me kompaninë, të bëhen duke qenë i bindur se është duke vepruar në masë të arsyeshme në interesin më të mirë të shoqërisë dhe duke u përkushtuar vëmendje përgjegjësive të tij si dhe duke u kushtuar kujdes të veçantë çështjeve që duhet të vendosen si pas informatave që në masë të arsyeshme janë në disponim të tij. 186.2 Personi që vepron sipas paragrafit 1 të këtij neni dhe që merr një vendim afarist me mirëbesim, nuk mund të mbahet personalisht përgjegjës nga kompania ose aksionarët për dëmet që rrjedhin si pasojë e atij vendimi.
  24. 187

    AI-assisted research summary: Zyrtarët dhe drejtorët nuk mund të marrin pjesë në konkurrencë tregtare kundër shoqërisë.

    Neni 187 Detyrimi për mos-konkurrencë Zyrtarët dhe drejtorët nuk mund të jenë të përfshirë në konkurrencë tregtare kundër shoqërisë. Kjo konkurrencë përfshinë por nuk kufizohet vetëm në punësimin, të qenit ortak i përgjithshëm, menaxher, drejtor ose anëtar kontrollues ose aksionar në ndonjë shoqëri tjetër tregtare që ushtron aktivitete tregtare konkurruese.
  25. 188

    AI-assisted research summary: Some shareholders may file a complaint in court in the company’s name against directors or officers, but only if they meet the 10% voting threshold and have reason to believe the company was harmed by a duty breach.

    Neni 188 Ushtrimi i Detyrimeve sipas Vendimit Personal ose të Gjykatës 188.1 Një ose më shumë aksionarë që mbajnë së paku 10% të votave me të drejtë, për zgjedhjen e drejtorëve, kanë të drejtë të paraqesin ankesë në gjykatë në emrin e kompanisë kundër një ose më shumë drejtorëve ose zyrtarëve, nëse këta aksionarë kanë arsye të mira për të besuar sa zyrtarët dhe drejtorët përkatës kanë shkelur detyrën ndaj kompanisë dhe me këtë e kanë dëmtuar kompaninë. 188.2 Asnjë padi nuk mund të paraqitet nga aksionari në emër ose për llogari të shoqërisë, përveç nëse aksionari në fjalë ose pronari paraprak i aksionit të tij ka qenë aksionar në kohën e ngjarjes së veprimeve për të cilat është dashur paraqitur padia dhe bordi i drejtorëve ose e ka refuzuar parashtrimin e kësaj padie ose përpjekjet për ta shtyrë bordin e drejtorëve që të paraqesë padinë nuk ka gjasa se do të kenë sukses. Ankesat e paraqitura në këtë mënyrë duhet të përshkruajnë në hollësi ose (i) përpjekjet që janë bërë nga aksionarët për ta shtyrë bordin e drejtorëve që ta paraqesë ankesën në emër të kompanisë ose (ii) një deklaratë se këto përpjekje nuk janë bërë për shkak se më siguri se do të kishin qenë të padobishme, së bashku me një deklaratë ku paraqiten arsyet për mbështetjen e kësaj deklarate. 188.3 Nëse aksionarët ankues janë të suksesshëm në këtë rast, të gjitha kompensimet e dhëna dhe të pranuara janë pronë e kompanisë, përveçse aksionarët ankues kanë të drejtë që t’i mbulojnë shpenzimet e tyre të arsyeshme, duke përfshirë tarifat ligjore, nga pala mbrojtëse. KREU VII Aksionarët dhe Mbledhjet e Aksionarëve
  26. 189

    AI-assisted research summary: Çdo shoqëri duhet të mbajë një mbledhje vjetore të aksionarëve; bordi duhet ta sigurojë në kohë dhe t’u dërgojë aksionarëve pasqyrën e audituar financiare të paktën 30 ditë më parë.

    Neni 189 Mbledhja Vjetore e Aksionarëve 189.1 Çdo shoqëri duhet të mbajë një mbledhje vjetore të aksionarëve, e cila do të njihet si mbledhja e saj vjetore. 189.2 Një mbledhje vjetore e aksionarëve do të mbahet brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve pasi bordi të marrë raportin e audituar financiar për secilin vit financiar, por jo më shumë se nëntëdhjetë (90) ditë pas përfundimit të vitit financiar të shoqërisë. Me kusht që të jetë në pajtim me të mësipërmen, statuti ose rregulloret mund të 88 përcaktojnë datën dhe kohën e saktë, ose metodën për përcaktimin e datës ose kohës së saktë, për mbajtjen e mbledhjes vjetore, Bordi i drejtorëve është përgjegjës për të siguruar mbajtjen me kohë të mbledhjes vjetore të aksionarëve. 189.3 Bordi duhet të sigurojë që aksionarëve t’u dërgohet deklarata e audituar financiare e kompanisë së paku tridhjetë (30) ditë para mbledhjes vjetore. 189.4 Mbledhja vjetore e shoqërisë mbahet në vendin e caktuar në statutin ose rregulloret ose (nëse nuk është përcaktuar aty) atëherë në një vend që caktohet nga bordi i drejtorëve, që duhet të jetë brenda Kosovës. 189.5 Moskonvokimi dhe mosmbajtja e mbledhjes vjetore nga bordi i drejtorëve në kohën e përcaktuar me paragrafin 2 të këtij neni nuk ndikon në veprimtarinë e vlefshme të shoqërisë. Megjithatë, ky dështim menjëherë u jep aksionarëve të drejtën, që mund të ushtrohet nga një ose më shumë aksionarë që mbajnë së paku 10% të votave me të drejtë vote në mbledhjen vjetore, që të konvokojnë dhe mbajnë mbledhjen vjetore të aksionarëve.
  27. 190

    AI-assisted research summary: Rregullon si thirret dhe si zhvillohet mbledhja e jashtëzakonshme e aksionarëve.

    Neni 190 Mbledhjet e Jashtëzakonshme të Aksionarëve 190.1 Shoqëria e mban mbledhjen e jashtëzakonshme të aksionarëve: a) me kërkesën e bordit të drejtorëve ose me kërkesën e një personi të autorizuar për këtë qëllim në statutin e shoqërisë; ose b) nëse pronarët e më së paku 10% të të gjitha votave që kanë të drejtë të hidhen për një çështje në mbledhjen e propozuar nënshkruajnë, e vendosin datën dhe i dorëzojë shoqërisë një kërkesë me shkrim për mbajtjen e një mbledhje. Në kërkesën për mbledhje ata duhet ta theksojnë emrin dhe adresën e tyre si dhe numrin e aksioneve të cilat i mbajnë, qëllimin ose qëllimet për të cilat duhet mbajtur mbledhja, dhe rendin e ditës së mbledhjes. 190.2 Brenda pesëmbëdhjetë (15) ditëve pas pranimit të kërkesës nga shoqëria, bordi i drejtorëve duhet ta miratojë vendimin për caktimin ose refuzimin e mbledhjes. Brenda pesë ditëve pas miratimit të këtij vendimi, bordi i drejtorëve duhet t’u dërgojë njoftim për mbajtjen e mbledhjes personave që kanë paraqitur kërkesën në adresën e shënuar në kërkesë, së bashku me një kopje të vendimit. Nëse kërkesa për caktimin e mbledhjes së jashtëzakonshme refuzohet, atëherë vendimi i refuzimit duhet të theksojë edhe arsyet për refuzimin e mbledhjes. Vendimi për refuzimin e mbledhjes mund të miratohet vetëm nëse procedurat e përcaktuara në pikën b, paragrafi 1 të këtij neni nuk janë përmbushur, ose nëse aksionarët që kanë paraqitur kërkesën nuk e posedojnë numrin e mjaftueshëm të votave që kërkohen sipas kësaj pike, ose nëse asnjëra nga çështjet e propozuara në kërkesë për mbledhje nuk është në kompetencën e mbledhjes së aksionarëve. 190.3 Përcaktimi i datës për përcaktimin e listës së aksionarëve që kanë të drejtë të kërkojnë mbajtjen e një mbledhje të jashtëzakonshme është data në të cilën aksionari i parë e ka nënshkruar kërkesën. 190.4 Mbledhja e jashtëzakonshme mbahet në vendin e përcaktuar në statutin e shoqërisë ose (nëse nuk është caktuar aty) në një vend të cilin e cakton bordi i drejtorëve në pajtim me statutin e shoqërisë. Nëse vendi i mbajtjes së mbledhjes nuk përcaktohet me statut dhe nuk përcaktohet nga bordi i drejtorëve, atëherë mbledhja mbahet në zyrën e regjistruar të shoqërisë (Selinë e shoqërisë) . 190.5 Vetëm çështjet që janë theksuar në kuadër të qëllimit ose qëllimeve të shënuara në njoftimin për mbledhje sipas paragrafit 1 të këtij neni mund të diskutohen në mbledhjen e jashtëzakonshme.
  28. 191

    AI-assisted research summary: The competent court may order shareholders’ meetings to be held if the company misses the stated deadlines, on request by eligible directors or shareholders.

    Neni 191 Mbledhja e Aksionarëve sipas Urdhrit të Gjykatës 89 191.1 Nëse mbledhja vjetore e aksionarëve nuk mbahet brenda gjashtë muajve të parë pas përfundimit të vitit financiar te shoqërisë, ose katërmbëdhjetë (14) muaj pas mbledhjes së fundit vjetore të aksionarëve (ose dymbëdhjetë (12) muaj pas regjistrimit fillestar të shoqërisë, nëse nuk është mbajtur ndonjë mbledhje e mëhershme), gjykata kompetente mund të nxjerr vendim për mbajtjen e mbledhjes pas kërkesës së cilitdo drejtor ose cilitdo aksionar i cili ka të drejtë pjesëmarrje dhe vote në mbledhjen në fjalë. 191.2 Nëse mbledhja e jashtëzakonshme nuk mbahet brenda tridhjetë (30) ditëve pas dorëzimit të kërkesës sipas nenit 190 të këtij ligji, ose datës së caktuar për mbajtjen e mbledhjes sipas paragrafit 3 të këtij neni, gjykata mund të nxjerrë vendim për mbajtjen e mbledhjes së jashtëzakonshme pas kërkesës së cilitdo aksionar që ka nënshkruar kërkesën. 191.3 Gjykata mund të nxjerrë vendime të tjera përkatëse të nevojshme për arritjen e qëllimit të mbledhjes, duke përfshirë edhe vendimin për mbajtjen dhe emërimin e personave që do të kryesojnë mbledhjen nëse bordi refuzon të bëjë këtë, ose vendime mbi vendin dhe kohën e mbajtjes së mbledhjes, caktimin e datës për përcaktimin e aksionarëve që kanë të drejtë vote, ose të përcaktojë formularin dhe përmbajtjen e njoftimit të mbledhjes.
  29. 192

    AI-assisted research summary: Only shareholders may decide certain reserved company matters.

    Neni 192 Kompetenca e Mbledhjes së Aksionarëve 192.1 Këto çështje janë në kompetencën ekskluzive të aksionarëve dhe mund të vendosen vetëm nga aksionarët: a) ndryshimi dhe plotësimi i statutit ose rregulloreve të shoqërisë; b) zgjedhja ose shkarkimin i drejtorëve; c) autorizimi për bashkim ose transaksionet e mëdha sipas nenit 211 të këtij ligji; d) shpërbërjen e shoqërisë sipas nenit 229 të këtij ligji; e) emërimin e auditorëve të pavarur të shoqërisë; f) miratimin e deklaratave financiare vjetore të shoqërisë; dhe g) çështje të tjera të rezervuara për aksionarët sikurse është përcaktuar me këtë ligj ose në statutin e shoqërisë, si dhe çështjet të cilat paraqiten për vendim në mbledhjen e aksionarëve nga bordi i drejtorëve të shoqërisë. 192.2 Çështjet të cilat janë në kompetencën ekskluzive të aksionarëve, siç është paraparë më sipër, nuk mund të vendosen nga bordi i drejtorëve ose zyrtarët/menaxherët ose nga cilido organ tjetër i kompanisë. Dispozitat kundërthënëse në statut ose rregullore, si dhe çfarëdo vendimi i marrë në bazë të këtyre dispozitave kundërthënëse, nga aspekti juridik, është i pavlefshëm dhe nuk ka efekt juridik.
  30. 193

    AI-assisted research summary: The company must send and publish meeting notices within set time limits, and annual meeting notices must include specific meeting and document details.

    Neni 193 Njoftimi për Mbledhjen e Aksionarëve 193.1 Varësisht nga neni 194 njoftimi me shkrim për mbajtjen e mbledhjes vjetore të aksionarëve duhet të dorëzohet jo më pak se tridhjetë (30) ditë dhe jo më shumë se gjashtëdhjetë (60) ditë para datës së mbajtjes së mbledhjes vjetore, dhe njoftimi me shkrim mbi mbajtjen e mbledhjes së jashtëzakonshme të aksionarëve duhet të dorëzohet jo më pak se njëzet (20) ditë dhe jo më shumë se tridhjetë (30) ditë para datës së mbajtjes së mbledhjes së jashtëzakonshme. Njoftimi dërgohet nga ose me udhëzimin e kryesuesit të bordit ose ndonjë anëtari tjetër të bordit të drejtorëve i cili e ka thirr mbledhjen, dhe u dërgohet të gjithë aksionarëve me të drejtë vote në mbledhje. 90 193.2 Njoftimi për mbajtjen e mbledhjes vjetore duhet të përmbajë datën, kohën dhe vendin e mbajtjes së mbledhjes, rendin e propozuar të ditës dhe një listë të çështjeve për të cilat duhet votohet në mbledhje (duke përfshirë listën e kandidatëve të propozuar për emërim në bordin e drejtorëve në mbledhje), dhe të gjitha çështjet tjera që duhet të përfshihen në njoftim në bazë të statutit ose rregulloreve të shoqërisë. Njoftimi gjithashtu duhet të përfshijë raportin vjetor të shoqërisë, llogarinë (bilancin) vjetore, deklaratën e fitimeve dhe humbjeve vjetore dhe ndonjë raport të auditorit, ose, nëse këto dokumente nuk janë përfshirë atëherë një deklaratë mbi atë se si dhe kur do t’u dërgohen ose të vihen në dispozicion të aksionarëve para mbledhjes vjetore. Bordi i drejtorëve është i obliguar që të sigurojë që të gjitha këto dokumente ose t’u dërgohen ose të jenë në dispozicion të aksionarëve së paku tridhjetë (30) ditë para mbledhjes. 193.3 Njoftimi për mbajtjen e mbledhjes së jashtëzakonshme duhet të përmbajë datën, kohën dhe vendin e mbledhjes, një përshkrim të qëllimit të mbledhjes, dhe rendin e ditës që është propozuar nga paraqitësi i kërkesës për mbajtjen e mbledhjes. 193.4 Përveç dërgimit aksionarëve të njoftimit të paraparë më sipër, kompania po ashtu duhet të publikojë një njoftim të ngjashëm së paku njëzetenjë (21) ditë kalendarike para datës e cila fillimisht është përcaktuar për mbajtjen e mbledhjes, në një gazetë me qarkullim të madh dhe në gjuhët zyrtare të Kosovës. Në këtë njoftim duhet të përcaktohet koha, vendi dhe rendi i ditës së mbledhjes. Ky njoftim nuk duhet të jetë më i vogël se 10% të një faqe të shtypur.
  31. 194

    AI-assisted research summary: A person entitled to receive notice may waive that right by signing a waiver notice. Shareholders who attend a meeting may also lose notice-based complaint or objection rights, except where they object at the required time stated in the article.

    Neni 194 Heqja dorë nga Njoftimi 194.1 Kurdo që me këtë ligj ose me statutin ose rregulloret e shoqërisë kërkohet dorëzimi i një njoftimi, personi që ka të drejtë të pranojë njoftimin mund të heqë dorë nga e drejta e tij për të pranuar njoftimin me nënshkrimin e një njoftimi për heqjen dorë nga kjo e drejtë. 194.2 Pjesëmarrja e aksionarit në mbledhje përbën në vete heqjen dorë nga të gjitha të drejtat që aksionari mund t’i ketë për të bërë ose dorëzuar ankesë ose për të kundërshtuar në lidhje me mos-dërgimin e njoftimit ose njoftimin e mangët për mbajtjen e mbledhjes. Me kusht që e drejta e aksionarit për t’u ankuar të jetë e vlefshme nëse në fillim të mbledhjes aksionari e kundërshton mbajtjen e mbledhjes për shkak të mos-dërgimit të njoftimit përkatës për mbajtjen e saj. 194.3 Pjesëmarrja e aksionarit në mbledhje përbën në vete heqjen dorë nga të gjitha të drejtat të cilat aksionari mund t’i ketë për të bërë ose dorëzuar ankesë ose për të kundërshtuar në lidhje me shqyrtimin e një çështjeje të caktuar në mbledhje në bazë të asaj se në njoftimin për mbajtjen e mbledhjen nuk është shënuar që kjo çështje do të diskutohet. Me kusht që e drejta e aksionarit për t’u ankuar ose për të kundërshtuar të jetë e vlefshme nëse gjatë kohës kur çështja fillon të diskutohet në mbledhjen e aksionarëve atëherë ai e kundërshton diskutimin e çështjes për shkak të mos njoftimit përkatës në lidhje me këtë çështje.
  32. 195

    AI-assisted research summary: Certain shareholders may add agenda items and board-election candidates for the annual meeting, and the board must circulate timely proposals to shareholders.

    Neni 195 Rendi i Ditës për Mbledhje 195.1 Aksionari ose aksionarët të cilët mbajnë së paku 10% të të gjitha votave dhe që kanë të drejtë të marrin pjesë në bordin e drejtorëve të shoqërisë në mbledhjen vjetore kanë të drejtë të paraqesin dy (por jo më shumë se dy) çështje për rendin e ditës për këtë mbledhje dhe gjithashtu kanë të drejtën e propozimit të kandidatëve për zgjedhje në bordin e drejtorëve, ashtu që numri i kandidatëve të propozuar nuk mund ta kalojë numrin e përgjithshëm të anëtarëve në bord. Të gjitha propozimet e tilla duhet të bëhen me shkrim, duhet të përfshijnë emrin dhe numrin e votave të secilit propozues, duhet t’i dërgohen shoqërisë në adresën e bordit të vet të drejtorëve dhe në adresën e zyrës së regjistruar të shoqërisë (seli), jo më shumë se katërmbëdhjetë (14) ditë para datës së caktuar për mbajtjen e mbledhjes. Asnjë aksionar nuk mund të numërohet në më shumë se në një grup të aksionarëve që mbajnë së paku 10% të votave për qëllime të kësaj pike. 195.2 Nëse bordi i drejtorëve e pranon një propozim të këtillë më shumë se dhjetë (10) ditë para datës në të cilën do të dërgohet njoftimi për mbajtjen e mbledhjes tek aksionarët, bordi i drejtorëve duhet ta përfshijë këtë 91 propozim në atë njoftim. Nëse bordi i drejtorëve e pranon një propozim pas kësaj kohe, por megjithatë katërmbëdhjetë (14) ose më shumë ditë para mbajtjes se mbledhjes, bordi i drejtorëve duhet menjëherë t’ua dërgojë propozimin me postë të gjithë aksionarëve të cilëve u është dërguar njoftimi për mbajtjen e mbledhjes. 195.3 Gjatë mbledhjes vjetore, vetëm çështjet që janë në fushëveprimin e njoftimit dhe të agjendës së dërguar paraprakisht, ose që janë në fushëveprimin e një propozimi që është pranuar nga bordi së paku katërmbëdhjetë (14) ditë para mbledhjes, mund të votohen. Megjithatë, ky kufizim nuk e pengon diskutimin e çështjeve të tjera. 195.4 Në mbledhjen e jashtëzakonshme, vetëm çështjet e përfshira në njoftimin dhe në rendin e ditës të dërguar paraprakisht mund të votohen. Ky kufizim nuk do ta pengojë diskutimin e çështjeve të tjera.
  33. 196

    AI-assisted research summary: The company statute may set how the meeting date is chosen, and if it does not, the board of directors may set a future meeting date.

    Neni 196 Caktimi i Datës për Mbledhje 196.1 Statuti i shoqërisë mund të vendosë mënyrën për caktimin e datës së mbledhjes lidhur me përcaktimin e listës së aksionarëve që kanë të drejtë në njoftim për mbajtjen e mbledhjes, të kërkojnë mbajtjen e një mbledhje të jashtëzakonshme, të votojnë, ose të ndërmarrin ndonjë veprim tjetër. 196.2 Nëse statuti i shoqërisë nuk e cakton ose nuk përcakton mënyrën për vendosjen e caktimit të datës për mbledhje, bordi i drejtorëve mund ta caktojë një datë të ardhme si datë për mbajtje të mbledhjes. Nëse data e mbledhjes nuk është vendosur në statut dhe as nga bordi i drejtorëve për mbledhjen vjetore, data e mbledhjes është data në të cilën së pari është dërguar njoftimi për mbajtjen e mbledhjes ose që është përcaktuar nga neni 193 të këtij ligji. Nëse data e mbledhjes nuk është caktuar në statut ose nga bordi i drejtorëve për mbledhjen e jashtëzakonshme, data e mbledhjes do të jetë data në të cilën kërkesa e parë për mbajtjen e mbledhjes së tillë është nënshkruar nga një aksionar sipas nenit 190 të këtij ligji. 196.3 Data e mbledhjes nuk duhet, në çfarëdo rrethanash, të jetë më shumë se gjashtëdhjetë (60) ditë ose më pak se dhjetë (10) ditë para mbajtjes së mbledhjes ose veprimeve që kërkojnë miratimin e aksionarëve.
  34. 197

    AI-assisted research summary: The meeting chair must be elected and preside over each meeting. The chair may decide how the meeting is run and may set meeting rules, but those rules must not discriminate against or block any shareholder’s participation rights.

    Neni 197 Drejtimi i Mbledhjes 197.1 Kryesuesi i mbledhjes do të zgjidhet dhe e kryeson secilën mbledhje. Kryesuesi emërohet (i) siç është paraparë ne statutin e kompanisë ose, (ii) nëse statuti nuk e parasheh mënyrën për zgjedhjen e kryesuesit atëherë në bazë të një vendimi të bordit të drejtorëve. Kryesuesi vendos lidhur me mënyrën e mbajtjes së mbledhjes dhe mund të vendosë rregulla dhe rregulloren e punës për mbajtjen e mbledhjes, me kusht që këto rregulla të mos i diskriminojnë ose të pengojnë të drejtën e pjesëmarrjes së cilitdo aksionar. 197.2 Përveç nëse nuk është përcaktuar ndryshe në statut apo rregullore, votimi do të bëhet me cilëndo metodë të zakonshme dhe të arsyeshme, siç e përcakton kryesuesi.
  35. 198

    AI-assisted research summary: The company must make the shareholder list available for inspection and copying by each shareholder no later than 10 days before the meeting.

    Neni 198 Disponueshmëria e Listës së Aksionarëve për Mbledhjen Jo më shumë se dhjetë (10) ditë para mbajtjes së mbledhjes, shoqëria duhet të vejë në dispozicion për inspektim dhe kopjim nga secili aksionar (me shpenzimet e aksionarit) listën e të gjithë aksionarëve që kanë të drejtë vote në mbledhje dhe të gjithë aksionarëve të cilëve u është dërguar njoftimi për mbajtjen e mbledhjes. Kjo listë duhet të jetë në dispozicion në zyrën e regjistruar të shoqërisë dhe duhet të jetë në dispozicion të aksionarëve gjatë mbledhjes.
  36. 199

    AI-assisted research summary: Shareholders may vote personally or through a proxy, subject to the article’s proxy-designation rules.

    Neni 199 92 Votimi Personal ose Përmes Përfaqësuesit 199.1 Aksionari mund të votojë me aksionet e tij ose personalisht ose nëpërmjet përfaqësuesit, sikurse është përcaktuar në paragrafin 3 të këtij neni. 199.2 Përveç kur zbatohet paragrafi 2 i nenit 201, aksionet të cilat mbahen nga një shoqëri tregtare mund te votohen nga një person i autorizuar i asaj shoqërie tregtare ose përfaqësuesi i përcaktuar në mënyrë të rregullt nga personi i autorizuar. 199.3 Aksionari mund ta emërojë një përfaqësues për të votuar në emër të aksioneve të tij pas dorëzimit të një “përcaktimi të përfaqësuesit” të nënshkruar nga aksionari – ose nëse aksionari është shoqëri tregtare atëherë nga një person i autorizuar i asaj shoqërie tregtare. “Përcaktimi i përfaqësuesit” duhet të theksoje shprehimisht se përfaqësuesi e ka te drejtën që të votojë me aksionet e aksionarit. 199.4 Kopja e nënshkruar e “përcaktimit të përfaqësuesit duhet t’u dërgohen përfaqësuesit dhe sekretarit të shoqërisë ose zyrtarit tjetër përkatës të shoqërisë para ose në fillim të mbledhjes. Përcaktimi i përfaqësuesit mund të përmbajë kufizime mbi autorizimin e përfaqësuesit për të votuar në emër të aksionarit, por pa u kufizuar në udhëzimet se si duhet të votohen aksionet në një mbledhje të caktuar. Nëse në përcaktimin e përfaqësuesit nuk janë paraparë këso kufizime ose udhëzime, atëherë përfaqësuesi është i lirë për t’i votuar aksionet sipas dëshirës. 199.5 Drejtori ose zyrtari i kompanisë nuk mund ta kryejnë detyrën e një përfaqësuesi për aksionarin i cili është punonjës i shoqërisë. 199.6 Përcaktimi i përfaqësuesit skadon, cilado që është më herët (i) në datën e skadimit të theksuar në përcaktim, nëse ka të tillë, (ii) në një datë që është gjashtë muaj nga data e nxjerrjes së përcaktimit të përfaqësuesit, ose (iii) nëse është e aplikueshme, në momentin kur personi i cili e ka nxjerrë përcaktimin e përfaqësuesit e revokon atë në cilëndo nga mënyrat e parapara në paragrafin 7 të këtij neni. 199.7 Personi që ka përcaktuar personin tjetër me të drejtën e përfaqësimit mund ta revokojë të drejtën e përfaqësimit në çdo kohë para se të votohet, ose (i) përmes dërgimit të një njoftimi me shkrim për revokim në sekretariatin e shoqërisë ose te zyrtari përgjegjës i shoqërisë para mbledhjes ose (ii) përmes pjesëmarrjes në mbledhjen përkatëse dhe votimit personal. Revokimi i “përcaktimit të përfaqësuesit” nuk e zhvleftëson votën e hedhur nga përfaqësuesi para këtij revokimi, nëse kjo votë ka qenë e vlefshme në kohën e hedhjes.
  37. 200

    AI-assisted research summary: This article sets quorum and voting rules for shareholders meetings, including a lower quorum and simple majority for a reconvened meeting after a failed quorum.

    Neni 200 Kuorumi dhe Votat e Nevojshme për Marrjen e Vendimeve në Mbledhje 200.1 Përveç nëse është përcaktuar ndryshe në statutin e shoqërisë, shumica e votave të aksioneve që kanë të drejtë vote në çështjen përkatëse, që përfaqësohen personalisht ose përmes përfaqësuesit, përbëjnë kuorumin mbledhjes. 200.2 Nëse kuorumi është arritur, votimi i shumicës së aksioneve që kanë të drejtë vote të përfaqësuar në mbledhje do të jetë akti dhe vendimi i mbledhjes, përveç nëse kërkohet një numër më i madh votash sipas këtij ligji ose statutit të shoqërisë . 200.3 Statuti i shoqërisë mund të parasheh kuorum më të madh ose kushte të tjera të votimit nga ato të vendosura në këtë nen. 200.4 Një propozim për ndryshimin dhe plotësimin e statutit që ka për qëllim plotësimin, ndryshimin ose heqjen e një kërkese të votimit duhet të miratohet nga aksionarët në pajtim me, cilëndo që është me e madhe/kufizuese (i) kuorumin dhe kërkesat e votimit të përcaktuara në statutin ekzistues ose (ii) kuorumin dhe kërkesat e votimit që do të hyjnë në fuqi me rastin e miratimit të ndryshimit dhe plotësimit. 200.5 Nëse statuti i shoqërisë ose ky ligj kërkojnë votimin e një lloji ose kategorie të caktuar të aksioneve për një çështje të caktuar, vendimi për atë çështje merret kur votohet nga ky grup votues. Rregullat në paragrafët 1 dhe 3 të këtij neni, do të aplikohen në relacion me votat nga ai lloj i kategorisë, përveç nëse ajo votë nga 93 kategoria apo lloji do të njihet si mbledhje e veçantë edhe nëse e mbajtur në mbledhjen apo forumin e njëjtë si mbledhja e plotë e aksionarëve. 200.6 Mbledhja e aksionarëve nuk është e vlefshme nëse kuorumi nuk është arritur, personalisht ose përmes përfaqësuesve. Për tu regjistruar si të pranishëm, secili aksionar ose përfaqësuesi i tij i autorizuar duhet të dëshmojnë, dhe shoqëria duhet ta verifikojë, se aksionari është regjistruar në mënyrë të rregullt në listën e aksionarëve në datën e mbledhjes. 200.7 Mbledhja e aksionarëve do të shtyhet nëse nuk është arritur kuorumi i kërkuar, brenda një afati të arsyeshëm kohor pas caktimit të mbledhjes. 200.8 Nëse mbledhje e aksionarëve shtyhet për shkak të mungesës së kuorumit, shoqëria duhet që brenda dy javëve pas datës së shtyrjes së mbledhjes, t’i thërrasë dhe t’i njoftojë mbi mbledhjen e re të aksionarëve. Për mbledhjen e re, kuorumi është 33% të aksioneve me të drejtë vote të caktuar dhe vendimi do të jetë thjeshtë shumica përveç nëse është përcaktuar ndryshe sipas këtij ligji ose me statutin e shoqërisë.
  38. 201

    AI-assisted research summary: Some shares have one vote per matter in a meeting, unless the statute or current law says otherwise; shares owned by the company or related entities cannot vote.

    Neni 201 Të Drejtat e Votimit të Aksioneve 201.1 Përveç siç parashihet në statut apo ligjin aktual, secili aksion i jashtëm apo i privilegjuar nga cilado kategori ka të drejtë për një votë në secilën çështje që votohen në mbledhje. 201.2 Aksionet nuk mund të votohen në një mbledhje nëse janë në pronësi të drejtpërdrejtë ose të tërthortë të kompanisë ose të cilësdo shoqëri ose njësi në të cilën kompania ka, drejtpërdrejt ose tërthorazi, një interes pronësor.
  39. 202

    AI-assisted research summary: Certain pledged shares and shares held for deceased, minors, or legally incapable persons may be voted by specified holders or representatives under the stated conditions.

    Neni 202 Të Drejtat e Votimit të Poseduesve të Caktuar 202.1 Aksionari, aksionet e të cilit janë venë si peng, ka të drejtë vote përderisa aksionet në fjalë t’i jenë bartur peng-marrësit, pastaj pengmarrësi fiton të drejtën e votimit për atë aksion. Nëse megjithatë marrëveshja e pengut dhuron të drejtën e votës te pengu dhe kjo evidencohet në mbledhjen përkatëse të aksionarëve, pengmarrësi do të ketë të drejtë që të votojë aksionet. 202.2 Aksionet të cilat mbahen në emër të një personi të vdekur, një personi të mitur ose ndonjë personi tjetër i cili nuk ka aftësi juridike për të vepruar, mund të votohen nga përfaqësuesi ligjor i personit në fjalë sipas ligjit, personalisht ose përmes përfaqësuesit të përcaktuar nga përfaqësuesi ligjor, pa bërë bartjen e aksioneve në fjalë në emër të përfaqësuesit të tillë. 202.3 Aksionet që janë në emër të një pranuesi, likuidatori, administratori në falimentim ose personi të ngjashëm, mund të votohen nga personi në fjalë ose përfaqësuesi i tij i autorizuar pa bërë bartjen e aksioneve në emër të personit të tillë, nëse autorizimi për këtë është përcaktuar në urdhrin e gjykatës.
  40. 203

    AI-assisted research summary: Procesverbali i çdo mbledhjeje të aksionarëve duhet të përgatitet menjëherë pas mbledhjes dhe të nënshkruhet nga kryesuesi dhe sekretari.

    Neni 203 Procesverbali i Mbledhjes Procesverbali i secilës mbledhje të aksionarëve duhet të përgatitet menjëherë pas mbledhjes dhe duhet të nënshkruhet nga kryesuesi dhe sekretari i mbledhjes i cili është përgjegjës për saktësinë e procesverbalit. Procesverbali përfshin (i) datën, kohën dhe vendin e mbajtjes së mbledhjes, (ii) rendin e ditës, (iii) kuorumin, (iv) fletëvotimet si dhe procedurat tjera të votimit, (v) numrin e votave të cilat i posedojnë aksionarët dhe përfaqësuesit e tyre në mbledhje, (vi) emrin e kryesuesit të mbledhjes dhe secilit sekretar të mbledhjes, (vii) çështjet te cilat janë votuar dhe rezultatet e votimit, (viii) një përmbledhje të fjalimeve dhe diskutimeve (përfshirë ndonjë fjalim lidhur me ndonjë votë negative apo abstenim), dhe (ix) një listë të vendimeve të marra në mbledhje. 94 KREU VIII Ndryshimi i Statutit
  41. 204

    AI-assisted research summary: The company may change its statute at any time, following articles 205-208 of the law.

    Neni 204 Ndryshimi i Statutit Shoqëria mund të bëjë ndryshimin e statutit të saj në çdo kohë, sipas neneve 205-208 të këtij ligji në vijim.
  42. 205

    AI-assisted research summary: The board of directors may change the company’s statute without shareholder action only for limited purposes, and it may not try to make other statute changes without proper shareholder approval.

    Neni 205 Ndryshimi nga Bordi i Drejtorëve 205.1 Statuti i shoqërisë mund të ndryshohet me vendim të bordit të drejtorëve, pa veprim të aksionarëve, nëse qëllimi i vetëm i këtij ndryshimi është që (i) të krijojë dhe regjistrojë një statut të ndryshuar dhe të spastruar, që përfshin ndryshimet dhe plotësimet të cilat janë miratuar nga aksionarët dhe/ose (ii) për të bërë përmirësime teknike, jo-materiale në statut. 205.2 Përveç sikur është përcaktuar me paragrafin 1 të këtij neni, bordi nuk është i autorizuar që të bëjë, dhe është i ndaluar të bëjë ose edhe të përpiqet që të bëjë ndryshim dhe plotësim të statutit që nuk është miratuar në mënyrë të rregullt nga aksionarët në një mbledhje të rregullt të aksionarëve.
  43. 206

    AI-assisted research summary: The company’s statute can be changed by the board of directors or shareholders acting under Article 191, and the change is approved at a shareholders’ meeting by at least two-thirds of the voting shares unless the statute requires a higher vote.

    Neni 206 Ndryshimi i Statutit nga Bordi dhe Aksionarët Statuti i shoqërisë mund të ndryshohet nga bordi i drejtorëve dhe aksionarët si vijon: a) bordi i drejtorëve, ose aksionarët të cilët veprojnë sipas nenit 191 miraton një vendim me shkrim që parashtron që përmban ndryshimin dhe plotësimet e propozuara dhe që udhëzon që vendimi të dorëzohet në mbledhjen e aksionarëve, mbledhje kjo që mund të jetë mbledhje vjetore ose e jashtëzakonshme; b) teksti i ndryshimit dhe plotësimit të propozuar duhet të përfshihet në njoftimin për mbajtjen e mbledhjes që u dërgohet aksionarëve të cilët kanë të drejtë pjesëmarrje në mbledhje; dhe c) gjatë mbledhjes, ndryshimi i propozuar miratohet në mbledhjen e plotë të aksionarëve vetëm pas votimit pohues të së paku dy të tretave të aksioneve me të drejtë vote apo llojit të aksioneve të caktuar të votojnë për ndryshim; me kusht që nëse në bazë të statutit të shoqërisë kërkohet një votim i cili është më i madh se sa dy të tretat për miratimin e një ndryshimi ose plotësimi të statutit, atëherë kërkohet votimi sipas metodës së përcaktuar në statut.
  44. 207

    AI-assisted research summary: Holders of any class or category of shares have a group voting right on proposed amendments to the statute, if the statute allows it or if the amendment affects listed share rights or classes.

    Neni 207 Votimi Grupor Poseduesit e cilitdo lloj ose kategori të aksioneve, kanë të drejtë në votim grupor për propozimin për ndryshim të statutit, nëse statuti e lejon këtë, ose nëse ndryshimi do të: a) zmadhojë ose zvogëlojë numrin e aksioneve të lejuara të atij lloji; b) ndryshojë ndonjë të drejtë ose privilegje të aksioneve të atij lloji; c) krijon të drejta të poseduesve të cilitdo lloj tjetër aksionesh për shkëmbimin ose konvertimin e aksioneve të tyre në aksione të llojit dhe kategorisë që i ka grupi; 95 d) ndryshojë aksionet në posedim të atij grupi në numra të ndryshëm të aksioneve ose në aksione të llojit ose kategorisë tjetër; e) krijojë një lloj ose kategori të re të aksioneve që ka të drejta ose privilegje më të mëdha ose përafërsisht të njëjta me ato të atij grupi, ose i rritë të drejtat ose privilegjet e ndonjë lloji ose kategorisë të aksioneve që ka të drejta më të mëdha ose përafërsisht të njëjta me ato të atij grupi, ose i rritë të drejtat ose privilegjet e çfarëdo lloji ose kategorisë të aksioneve që ka të drejta që i nënshtrohet atij grupi, nëse ngritja në fjalë pastaj i bën aksionet e tilla përafërsisht të barabarta ose superiore ndaj aksioneve të atij grupi; f) kufizojë ose refuzojë të drejtat e përparësisë të aksioneve të grupit në fjalë; g) kufizojë ose mohojë të drejtën e votës së atij grupi; ose h) në ndonjë mënyrë tjetër i ndryshon të drejtat ose privilegjet e aksioneve që janë në posedim të atij grupi, gjë kjo që ndikon negativisht në atë grup.
  45. 208

    AI-assisted research summary: After a company amendment is approved, the company must submit the amendment to the Director; it may also submit the whole statute including the amendment. The amendment takes effect immediately after registration.

    Neni 208 Regjistrimi dhe Hyrja në Fuqi e Një Amendamenti Pas miratimit të një amendamenti për statutin e shoqërisë, shoqëria duhet të i’a dorëzojë amendamentin (ose mund të dorëzojë të tërë statutin i cili përfshin amendamentin e bërë) Drejtorit, sipas Pjesës II të këtij ligji. Amendamenti hyn në fuqi menjëherë pas regjistrimit të tij, sipas Pjesës II të këtij ligji. KREU IX Programet për Pronësinë e Aksioneve nga Punonjësit
  46. 209

    AI-assisted research summary: Employee share ownership programs (PPAP) are shareholder-approved programs for employees to buy company shares, with eligibility limits and a 30-day advance document requirement.

    Neni 209 Programet për Pronësinë e Aksioneve nga Punonjësit 209.1 Programet për pronësinë e aksioneve nga punonjësit (këtu e tutje PPAP) janë programe të cilat miratohen nga aksionarët për t’i inkurajuar punonjësit që të blejnë aksione në shoqërinë aksionare. PPAP u lejojnë pjesëmarrësve që të parapaguajnë për aksione me çmim më të ultë apo si kompensim për punën ose angazhimin e tyre. PPAP munden që po ashtu të lëshojnë mundësi për pjesëmarrësit në lidhje me aksionet që do të emetohen në të ardhmen nga shoqëria aksionare. 209.2 Vetëm personat fizik kanë të drejtë pjesëmarrje në PPAP. Në PPAP duhet të përcaktohet kërkesa të arsyeshme të kualifikimit të cilat një person duhet ti plotësojë. Këto kërkesa, ndër tjera, mund të jenë që personi të jenë në marrëdhënie pune me orar të plotë në shoqërinë aksionare. 209.3 Për shkak të kërkesave të kufizuara të kualifikimit për PPAP, aksionet e blera në kuadër të PPAP janë të përjashtuara nga disa dispozita të këtij ligji, sikurse është përcaktuar në ato dispozita. 209.4 PPAP hyn në fuqi vetëm nëse (i) PPAP është miratuar në një mbledhje të aksionarëve të thirrur në mënyrë të rregullt; dhe (ii) një dokument i cili përcakton të gjitha aspektet materiale të PPAP u është siguruar aksionarëve së paku tridhjetë (30) ditë para mbledhjes përkatëse. KREU X Bashkimi dhe Transaksionet e tjera të Mëdha
  47. 210

    AI-assisted research summary: This article defines a merger as a transaction where one company transfers all of its assets and liabilities to another company.

    Neni 210 Përkufizimi i Bashkimit Për qëllime të këtij ligji, “bashkim” do të thotë; 96 një transaksion në të cilin një kompani (“kompania në bashkim”) i transferon të gjitha asetet dhe përgjegjësitë e saj një kompanie tjetër (“kompania përfituese”). Kompania përfituese mund te jetë një kompani ekzistuese ose një kompani e re e cila është themeluar me qëllim të marrjes së këtyre aseteve dhe përgjegjësive. Në transaksione të këtilla (i) kompania në bashkim shpërbëhet, (ii) vetëm kompania përfituese i mbijeton këtij transaksioni, dhe (iii) aksionaret e kompanisë në bashkim i dorëzojnë aksionet e tyre dhe në këmbim marrin aksione ose interesa te tjera pronësore në kompaninë përfituese dhe/ose pagesa në para të gatshme.
  48. 211

    AI-assisted research summary: This article sets out the procedure for a merger, including drafting and approving the merger plan, giving notice to shareholders, publishing the merger, and protecting creditors.

    Neni 211 Procedurat e Bashkimit 211.1 Një ose më shumë kompani mund të iniciojnë dhe përmbyllin një bashkim si vijon: a) drejtorët dhe zyrtarët do të hartojnë dhe drejtorët e secilës kompani duhet të miratojnë planin për bashkim i cili i përmbush kushtet e nenit 213 të këtij ligji dhe propozon se plani duhet të dorëzohet në mbledhjen e aksionarëve të secilës kompani, e cila mund të jetë mbledhje vjetore ose e jashtëzakonshme; b) secila kompani duhet ta përgatisë një njoftim me shkrim së paku një muaj para mbajtjes së mbledhjes së aksionarëve të cilët kanë të drejtë të votojnë për plan, duke theksuar se qëllimi i mbledhjes është shqyrtimi i planit për bashkim. Njoftimi duhet të përfshijë dokumentet në vijim të cilat do të jenë të disponueshme për inspektim dhe kopjim në zyrën e regjistruar të secilës shoqëri: (i) një kopje së bashku me një shpjegim të planit i cili i përcakton bazat juridike dhe ekonomike të bashkimit dhe çfarëdo raporti të aplikueshëm të këmbimit të aksioneve; (ii) një raport detajisht të shkruar nga bordi i drejtorëve për planin, duke caktuar bazat juridike dhe ekonomike të planit afatet e bashkimit dhe në veçanti raportin e këmbimit të aksioneve dhe përfshirjen e ndonjë rekomandimi të drejtorëve, dhe arsyet për rekomandimin e tillë; (iii) një kopje të një mendimi nga një këshilltar i licencuar i pavarur financiar për bashkimin sipas nenit 213 të këtij ligji; (iv) raportet financiare vjetore të të gjitha shoqërive pjesëmarrëse në bashkim për tre vitet e kaluara përfshirë ndonjë raport të auditorit; (v) nëse deklarata e fundit financiare përmban informata për një periudhë që ka përfunduar më shumë se gjashtë muaj para datës në të cilën plani do t’i dorëzohet mbledhjes së aksionarëve, atëherë një deklaratë të posaçme të kontabilitetit të përgatitur nga një kontabilist i pavarur rregullator ose auditor sipas standardeve të aplikueshme të kontabilitetit duhet të përgatitet dhe të vihet në dispozicion për inspektim në zyrën e regjistruar të secilës kompani. Këto marrëveshje të paraqitura duhet ta pasqyrojnë gjendjen financiare të secilës kompani jo më shumë se tre muaj para datës në të cilën plani i dorëzohet mbledhjes së aksionarëve; me kusht që, (a) kërkesat e kësaj pike (v) nuk vlejnë për kompaninë e re e cila është krijuar si shoqëri trashëguese në rastin e bashkimit dhe (b) në rast të një marrëveshjeje të veçantë të kontabilitetit të paraqitur asnjë inventar fizik shtesë i aseteve nuk do të kërkohet nga llogaritja e fundit vjetore dhe vlerësimi në letrat e bilancit duhet vetëm të përshtatet që të reflektojë të hyra në llogari, përveç se zhvlerësimet e brendshme dhe dispozitat e kontabilitetit dhe ndryshimet materiale të vlerës duhet të merren parasysh; (vi) kopja e propozuar e statutit të ri dhe rregulloreve të shoqërisë përfituese; dhe (vii) një deklaratë mbi të drejtat e aksionarëve e cila dallon dhe një vlerësim të kërkuar sipas nenit 220 të këtij ligji. c) në mbledhjen e aksionarëve të secilës shoqëri, plani miratohet dhe pranohet me votën pohuese të së paku dy të tretave të votave të aksioneve që kanë të drejtë vote për planin në mbledhje, përveç nëse ndonjë lloj ose kategori e veçantë e aksioneve ka të drejtë në votim grupor, amendamenti i propozuar miratohet vetëm nëse e arrit me votimin e dy të tretave të votave të aksioneve të secilit grup që ka të drejtë votimi grupor; Me 97 kusht që, nëse në bazë të statutit të shoqërisë kërkohet një votim tjetër nga ai me dy të tretat për miratimin e një ndryshimi ose plotësimi të statutit, atëherë të përdoret metoda e paraparë në statut; d) votimi grupor në shoqëri është i nevojshëm nëse përcaktohet me statutin e shoqërisë ose nëse plani përmban një dispozitë, ashtu që nëse është e pranishme në amendamentin statutit të shoqërisë, kërkon votimin ndarë të atij grupi sipas nenit 208 të këtij ligji; e) miratimi dhe shpallja e planit nga mbledhja e aksionarëve, të secilës shoqëri që është palë në bashkim (përveç shoqërisë së re që ka lindur si rezultat i bashkimit) është e nevojshme për përfundimin e bashkimit. 211.2 Asnjë aksion, para të gatshme ose kompensim tjetër nuk do të jepet në shkëmbim me ndonjë aksion në shoqërinë në bashkim të cilat mbahen ose nga shoqëria përfituese ose nga shoqëria në bashkim ose nga një person ose shoqëri tregtare e cila vepron në emër të shoqërisë përfituese ose të shoqërisë në bashkim. 211.3 Poseduesit e Letrave me Vlerë, tjetër nga aksionet, tek të cilët drejta të posaçme janë të bashkangjitura duhet tu jepen të drejta në shoqërinë e blerë të paktën të njëjta me ato që i kanë pasur në shoqërinë që po blihet, përveç nëse 1% mbledhje e kategorisë si e referuar më lart në paragrafin 1 të këtij neni aprovon modifikimin apo ata kanë të drejtë të riblejnë aksionet e tyre nga shoqëria sipas nenit 223 të këtij ligji. 211.4 Bashkimi duhet të publikohet të paktën gjashtëdhjetë (60) ditë përpara në të paktën një gazetë me shtrirje të gjer në Kosovë në mënyrë të njoftimit të personave, përfshirë kreditorë pretendimet e të cilëve paracaktojnë bashkimin e bashkimit të propozuar. Ky publikim mund të bëhet nga cilado shoqëri pjesëmarrëse në emër të shoqërive tjera. 211.5 Kreditorët të referuar nën paragrafin 4 të këtij neni do të kenë të paktën njëzetenjë (21) ditë të aplikojnë te shoqëria për letra shtesë me vlerë apo të kundërshtojnë pakësimin e rezultuar në kapital apo ndikimin në letrat e tyre me vlerë. Një kreditorë vazhdon të jetë i pakënaqur për shkak të ndikimit të bashkimit në letrat e tij me vlerë apo pretendimet, atëherë ai/ajo mund të shkojnë në gjykatë brenda tridhjetë (30) ditëve nga data e njoftimi të bashkimit të parë për një kompensim të përshtatshëm për borxhet e tij/saj. Gjykata mund të vendos që një kompensim të tillë nuk është i nevojshëm nëse ka ndodh që asetet e shoqërisë së blerë do të jenë të mjaftueshme të kënaqin këtë dhe tjera borxhe të shoqërisë me radhë kategori të ngjashme të letrave me vlerë. 211.6 Paragrafët 1 deri 4 të këtij neni që kanë të bëjnë me mbajtjen e mbledhjes së përgjithshme dhe përpilimin e raportit expert nuk do të kërkohet të përcillen nëse: a) të gjithë aksionarët pajtohen të heqin dorë nga kërkesat; apo b) shoqëria e blerë që veçse i posedon 90% apo më shumë të aksioneve në shoqërinë në bashkim, me kusht që në çdo rast (i) aksionarët që posedojnë aksione me të drejtë vote prej 5% apo më shumë nga shoqëria përfituese kanë të drejtë që të kërkojnë një mbledhje të përgjithshme për miratimin e bashkimit dhe (ii) aksionarët minoritarë në shoqërinë në bashkim duhet (a) të kenë të drejtën e kompensimit të barazvlefshëm në shoqërinë përfituese, (b) të kenë të drejtë të praninë njoftim mbi bashkimin dhe kushtet e bashkimit; (c) të kenë të drejtë të kërkojnë nga gjykata që të nxjerr një vendim mbi shumën dhe llojit e kompensimit, pas dorëzimit të një ankese brenda tridhjetë (30) ditëve nga dita e publikimit të bashkimit dhe (d) të kenë të drejtë të kërkojnë dhe të marrin raportin e këshilltarit të pavarur financiar. Nëse ankesa është paraqitur sipas pikës (c) gjykata mund të kërkojë nga shoqëria përfituese që t’i paguajë shpenzimet ligjore dhe shpenzimet e tjera të ankuesit nëse gjykata vendosë se ankesa ka bazë. 211.7 Në pritje të vendimit nga gjykata sipas paragrafit 5 ose 6 të këtij neni, bashkimi nuk mund të përfundoj dhe asnjë dokument për regjistrim ne lidhje me të nuk mund të paraqitet.
  49. 212

    AI-assisted research summary: When considering a merger, the company’s board may obtain a written opinion from an independent licensed financial adviser; if the corporation has more than 100 shareholders, the board must do so.

    Neni 212 Mendimi i Pavarur Financiar 98 Gjatë marrjes në konsideratë të bashkimit, bordi i drejtorëve të shoqërisë mundet (dhe bordi i korporatës që ka më shumë se njëqind (100) aksionarë duhet) të sigurojë mendimin me shkrim mbi bashkimit nga një këshilltar profesional i pavarur financiar i licencuar nga Autoriteti Qendror Bankar i Kosovës apo një autoritet ekuivalent për licencim jashtë Kosovës. Në mendim duhet të paraqitet mendimi i këshilltarit financiar mbi kushtet e planit dhe bashkimin si dhe posaçërisht të theksojë analizën e këshilltarit mbi planin e bashkimit duke përfshirë edhe metodat për kompensimin e aksionarëve të shoqërinë në bashkim. Mendimi po ashtu duhet të sigurojë qëndrimin e këshilltarit financiar në lidhje me drejtësinë e bashkimit si dhe kompensimin i cili propozohet tu jepet aksionarëve të shoqërisë në bashkim, ku duhet të identifikohen edhe vështirësitë dhe dallimet ndërmjet metodave të propozuara si dhe mundësisht të përcaktohen metoda të tjera më adekuate për vlerësim. Ky mendim duhet t’u dërgohet të gjithë aksionarëve së bashku me njoftimin për mbajtjen e mbledhjes. Një raport shtesë pastaj nuk do të jetë i nevojshëm nën nenin 149 të këtij ligji, për pagesën e cila nuk është në para të gatshme.
  50. 213

    AI-assisted research summary: The merger plan must include the listed merger details.

    Neni 213 Përmbajtja e Planit të Bashkimit Plani i bashkimit duhet të përmbajë: a) llojin i shoqërisë dhe emrin dhe adresën e zyrës së regjistruar të secilës shoqëri që është palë në bashkim dhe të shoqërisë trashëguese në të cilën të gjitha shoqëritë planifikojnë të shkrihen; b) kushtet dhe rrethanat e bashkimit të propozuar, përfshirë një përmbledhje të ndonjë afati ligjor të caktuar nga një expert ligjor i pavarur; c) mënyrën dhe bazën e konvertimit të aksioneve të secilës shoqëri që bashkohet, në para të gatshme ose pasuri tjetër, ose në aksione, letrat tjera me vlerë ose borxhe ose detyrimeve tjera të shoqërisë të mbijetuar ose të cilitdo aksionar të shoqërisë trashëgueset mbijetuar, përfshirë detajet e raportit të këmbimit të aksioneve, kriteret dhe afatet që kanë të bëjnë me ndarjen e aksioneve në shoqërinë e blerë dhe shuma e ndonjë pagese të gatshme dhe detajet e aksionit dhe drejtës së aksionit që do të blihet, përfshirë ndonjë kategori të veçantë; d) teksti i plotë i statutit dhe rregulloreve të shoqërisë trashëguese i cili hyn në fuqi menjëherë pas bashkimit; e) datën në të cilën posedimi i aksioneve të pranuara me rastin e bashkimit u mundëson poseduesve që të marrin pjesë në ndarjen e fitimeve të shoqërisë trashëguese dhe të gjitha kushtet e veçanta që prekin këto të drejta; f) data në të cilën transaksionet e secilës shoqëri tashmë jo-ekzistuese do të trajtohet për qëllime të kontabilitetit, si ato të korporatës së mbijetuar; g) të drejtat që janë bartur nga shoqëria e mbijetuar në poseduesit e aksioneve të cilave u janë bashkangjitur të drejta të veçanta dhe poseduesve të letrave me vlerë përveç aksioneve, ose masave të propozuara në lidhje me to; h) të gjitha përparësitë e veçanta ose privilegjet që u janë dhënë këshilltarëve të pavarur financiar ose drejtorëve apo zyrtarëve të cilësdo shoqëri në bashkim; i) të gjitha dispozitat sipas të cilave mund të hiqet dorë nga bashkimi i propozuar para përfundimit të tij; j) ndonjë rast në asete dhe përgjegjësi që është midis datës së përpilimit të bashkimit dhe datës së mbledhjes së përgjithshme që vendos në bashkim;dhe k) dispozita tjera lidhur me bashkimin, duke përfshirë por pa u kufizuar vetëm në dispozitën të mundshme që pagesa nuk do të bëhet për ndonjë nga aksionet e konvertuara përderisa ose pasi që bashkimi të hyjë në fuqi. 99
  51. 214

    AI-assisted research summary: After the merger is completed, the merger parties must register the merger plan with the Registration Office. The merger takes effect after registration by the Director, or later, but no more than 30 days after that registration if the merger plan says so.

    Neni 214 Regjistrimi dhe Hyrja në Fuqi e Bashkimit Pas përfundimit të bashkimit, palët në bashkim duhet të regjistrojnë planin e bashkimit në Zyrën e Regjistrimit, sipas Pjesës II të këtij ligji. Bashkimi hyn në fuqi pas regjistrimit nga Drejtori sipas Pjesës II ose më vonë, por jo më shumë se tridhjetë (30) ditë pas regjistrimit nga Drejtori siç mund të parashihet në planin e bashkimit.
  52. 215

    AI-assisted research summary: After a merger takes effect, the parties become one surviving company, the other separate companies end, and the acquired company takes over the parties’ assets, liabilities, claims, and share conversions.

    Neni 215 Pasojat e Bashkimit Pas hyrjes në fuqi të bashkimit: a) shoqëritë që janë palë në bashkim përfshihen në një shoqëri të vetme e cila do të jetë shoqëria trashëguese (e mbijetuar) e emëruar në plan, dhe ekzistimi i shoqërive tjera të veçanta përveç shoqërisë së blerë do të përfundojë; b) shoqëria e blerë do të ketë, pasuri dhe përgjegjëse për tërë pasurinë dhe të gjitha detyrimet e të gjitha palëve në bashkim dhe ndonjë letër me vlerë që ekzistonte në lidhje me bartjen e pasurisë nuk do të ndikohet vetëm nga merita e bashkimit; c) të gjitha kontestet ose pretendimet tjera kundrejt shoqërive që ishin palë në bashkim mund të vazhdohen kundër shoqërisë e blerë, e cila i zëvendëson të gjitha shoqëritë që ishin palë në bashkim; d) statuti dhe rregulloret e shoqërisë së blerë do të jetë si e parashtruar apo caktuar në plan; dhe e) aksionet e secilës shoqëri që ishte palë në bashkim që duhet të konvertohen në aksione, letra me vlerë ose borxhe ose detyrime tjera të shoqërisë së blerë do të konvertohen, dhe poseduesit paraprak të aksioneve të tilla i posedojnë vetëm të drejtat e cekura në plan.
  53. 216

    AI-assisted research summary: Shareholders or creditors of the merging company or the benefiting company may file a court complaint challenging the merger’s validity within six months of the merger registration date.

    Neni 216 Anulimi i bashkimit 216.1 Bashkimi nuk mund të kundërshtohet nga ndokush si nulë; me kusht që nëse një aksionar ose kreditor i kompanisë përfituese ose asaj në bashkim mund të paraqesë ankesë në gjykatë ku kontestohet vlefshmëria e bashkimit nëse kjo ankesë është dorëzuar në gjykatë jo më vonë se gjashtë muaj pas regjistrimit të datës së bashkimit. 216.2 Gjykata mund të zhvleftësojë bashkimin nëse përcakton se një vendim mbi bashkimin i marrë në mbledhjen e aksionarëve nuk ka qenë i vlefshëm: i) për shkak se ka qenë i bazuar në keqinterpretime materiale të tilla që po ti dinin aksionarët nuk do të votonin mënyrën që votuan nëse keq prezantimi nuk do të ishte bërë dhe konsekuenca e keq prezantimit nuk mund të përmirësohen nëse kërkohet nga palët përgjegjëse që të paguajnë dëmet monetare të cilat u janë shkaktuar aksionarëve, ose (ii) ka pas të bëjë me një shkelje të cilën gjykata përcakton se ka pasur ndikim të ngjashëm negativ te aksionarët; ose (iii) ka pasur të bëjë me një shkelje të papërmirësueshme të procedurës e cila ka ndikuar negativisht te kreditorët e kompanisë në bashkim ose asaj përfituese e cila i ka mohuar një kreditori të drejtën të cilën e ka pasur për të ndërmarrë një veprim për parandalimin e hyrjes në fuqi të bashkimit. 100 216.3 Çdo anulim sipas nenit paraprak, do të publikohet në gazetë dhe do të arkivohet në Zyrën e Regjistrimit.
  54. 217

    AI-assisted research summary: One or more joint stock companies may merge into one or more limited liability companies if the listed conditions in the referenced articles are met.

    Neni 217 Bashkimi i Shoqërisë Aksionare me Shoqërinë me Përgjegjësi të Kufizuar Një ose më shumë shoqëri aksionare mund të bashkohen në një ose më shumë shoqëri me përgjegjësi të kufizuar të organizuara sipas këtij ligji, me kusht që kushtet e parapara në nenet 211 deri 214 të këtij ligji, të përmbushen nga secila shoqëri aksionare dhe kushtet e parapara në nenet 120 deri 125 të këtij ligji të përmbushen nga secila shoqëri me përgjegjësi të kufizuar.
  55. 218

    AI-assisted research summary: Foreign legal persons and Kosovo companies may merge if the foreign entity’s home-country law allows it, and Kosovo companies must follow this law’s merger rules.

    Neni 218 Bashkimi me persona të huaj juridik Një ose më shumë persona të huaj juridik dhe një ose më shumë kompani të Kosovës mund të bashkohen në mënyrën në vijim, me kusht që bashkimi në fjalë të lejohet sipas ligjeve të vendit në të cilin secili person i huaj juridik është organizuar: a) Secila kompani kosovare duhet t’i zbatojë dispozitat e këtij ligji në lidhje me bashkimin, dhe secili personi huaj juridik duhet t’i zbatojë dispozitat përkatëse të vendit të tij të themelimit; b) Nëse shoqëria tregtare e mbijetuar organizohet sipas një ligji të një vendi tjetër nga Kosova, atëherë shoqëria trashëguese duhet ta themelojë një zyre të regjistruar dhe të emërojë një agjent të regjistruar në Kosovë sipas Pjesës II të këtij ligji.
  56. 219

    AI-assisted research summary: This article defines “division” and sets a 10% cap on the additional cash payment in a division.

    Neni 219 Ndarja 219.1 Për qëllime të këtij ligji, “Ndarja” do të thotë kur kompania bartë (përveç në likuidim) te dy ose më shumë shoqëri tregtare, të gjitha asetet dhe përgjegjësitë e veta në këmbim të shpërndarjes te aksionarët e shoqërisë (i) të aksioneve ose të interesave të tjera pronësore në shoqërinë tregtare që i pranon këto asete ose përgjegjësi (“shoqëria tregtare pranuese”) dhe (ii) një pagesë optimale e cila në asnjë rast nuk mund të tejkalojë 10% të vlerës nominale të aksioneve ose të interesave të tjera pronësore të dhëna sipas pikës (i). 219.2. Një ndarje mund të bëhet përmes zbatimit të paragrafëve 1 deri 5 të nenit 211, nenet 212 deri 215 dhe nenit 223 të këtij ligji mutatis mutandis përveçse (i) referenca për “bashkim” do të thotë “ndarje”, (ii) referenca “shoqëritë në bashkim” do të thotë kompanitë dhe/ose shoqëritë tregtare të përfshira në ndarje, dhe (iii) referenca e bërë për “shoqëritë që blihen” duhet të jetë “shoqëritë që po ndahen”, (iv) referenca për “shoqërinë blerëse” duhet të kuptohet si “shoqëria tregtare pranuese” (v) referenca në “plani apo kushtet e bashkimit” duhet të kuptohet si plani apo kushtet e ndarjes dhe (vi) “bashkim” duhet të kuptohet si “ndarje”. 219.3 Po ashtu, në planin e ndarjes dhe afatin e ndarjes, është një kërkesë shtesë me një përshkrim të qartë për shpërndarjen e aseteve dhe përgjegjësive të bartura te secila shoqëri tregtare pranuese. Kur një aset nuk është shpërndarë nga përpilimi i afateve të ndarjes apo kur kushtet e ndarjes nuk e përcaktojnë në mënyrë të qartë alokimin përkatës të një aseti të cilin do ta pranojnë secila shoqëri tregtare pranues, atëherë aseti përkatës dhe kompensimi i alokohen shoqërisë tregtare pranuese në proporcion me aksionet e neto aseteve të alokuara secilës shoqëri të tillë tregtare sipas kushteve të ndarjes. Kur një përgjegjësi nuk alokohet sipas kushteve të ndarjes ose kur kushtet e ndarjes nuk e përcaktojnë në mënyrë të qartë alokimin përkatës të asaj përgjegjësie të cilën secila shoqëri tregtare pranuese duhet ta marrë përsipër, atëherë secila shoqëri tregtare pranuese duhet të marrë përsipër përgjegjësi të përbashkët dhe individuale për atë përgjegjësi.
  57. 220

    AI-assisted research summary: When a division takes effect, assets and liabilities are allocated as stated in the published division terms or Article 219(1), shareholders become shareholders, owners, or partners in one or more receiving companies as applicable, and the divided company ceases to exist.

    Neni 220 101 Efektet nga Ndarja Kur ndarja hyn në fuqi: a) asetet dhe përgjegjësitë ndahen sikurse janë të përshkruara në afatet e publikuara të ndarjes apo në paragrafin 1 të nenit 219 të këtij ligji; b) aksionarët e shoqërisë që po ndahet do të bëhen, sipas rastit, aksionarë, pronarë ose ortakë në një apo më shumë shoqëri tregtare pranuese në përputhje me alokimin e përcaktuar sipas draftëkushteve të ndarjes; dhe c) shoqëria që ndahet pushon së ekzistuari.
  58. 221

    AI-assisted research summary: A “large transaction” means a transaction or linked series of transactions involving certain property-related dealings that equals at least 50% of the company’s total assets.

    Neni 221 Përkufizimi i Transaksioneve Të Mëdha Për qëllime të nenit 222, “transaksion i madh” do të thotë një transaksion ose një seri të ndërlidhur të transaksioneve ku përfshihet blerja apo përvetësimi, shitja, vënia peng, apo hipotekimi i pronës, të drejtave pronësore apo të drejtave të tjera që kanë vlerë monetare dhe vlera e të cilave në kohën e marrjes se vendimit për kryerjen e transaksionit nga shoqëria përbën 50% apo më shumë të vlerës së përgjithshme të aseteve të shoqërisë të llogaritura në bazë të bilancit të fundit të shoqërisë.
  59. 222

    AI-assisted research summary: A company may carry out large transactions only through a board approval, shareholder notice, and shareholder vote meeting the stated thresholds.

    Neni 222 Procedurat për Transaksionet e Mëdha Sipas cilës do dispozitë të statutit apo rregulloreve të saja, një shoqëri mund të ndërmarr dhe t’i përfundojë transaksionet e mëdha si vijon: a) bordi i drejtorëve të shoqërisë duhet ta nxjerrë një vendim për miratimin e transaksionit dhe të urdhërojë që transaksioni të dorëzohet për miratim në mbledhjen e aksionarëve, që mund të jetë mbledhje vjetore ose e jashtëzakonshme; b) njoftimi me shkrim për transaksionin, që cek qëllimin për mbajtjen e mbledhjes dhe që përfshin edhe një përmbledhje të planit të transaksionit si dhe rekomandimet e bordit të drejtorëve mbi transaksionin, si dhe deklaratën mbi të drejtat e aksionarëve për të hequr dorë dhe për vlerësim sipas nenit 223 të këtij ligji, i dërgohen secilës shoqëri dhe aksionarëve që kanë të drejtë të marrin pjesë në mbledhjen e shoqërisë; c) në mbledhjen e aksionarëve, transaksioni duhet të miratohet me votën pohuese të së paku shumicës së votave të aksionarëve që kanë të drejtë vote në transaksion në këtë mbledhje, përveç nëse ndonjë lloj ose kategori e aksioneve ka të drejtë në votim grupor, atëherë amendamenti në fjalë miratohet me shumicën e votave të së paku dy të tretave të votave të aksioneve të secilit grup që kanë të drejtë në votim grupor dhe numrin e përgjithshëm të votave të aksioneve që kanë të drejtë vote në transaksion. Votimi i ndarë nga një grup votues në cilëndo shoqëri është i nevojshëm nëse një gjë e tillë kërkohet me statutin e shoqërisë; d) statuti i shoqërisë mund të zëvendësojë kushtin për votim me dy të tretat në lidhje me atë shoqëri, duke specifikuar ndonjë numër më të madh të votave, por jo më pak se dy të tretat e votave të aksioneve që kanë të drejtë vote në atë çështje dhe jo më pak se dy të tretat e votave të secilit grup që kanë të drejtë në votim grupor për ndryshimin.
  60. 223

    AI-assisted research summary: Aksionari mund të kërkojë pagesë nga shoqëria për aksionet e tij në vlerë të plotë kur plotëson kushtet e këtij neni.

    Neni 223 E Drejta e Aksionarit për Refuzimin e Pranimit të Pagesës 223.1 Aksionari mund të kërkojë pagesën nga shoqëria në vlerë të plotë të aksioneve të tij nëse në mbledhjen e aksionarëve ai votoi kundër, ose nuk merr pjesë ose abstenon në votim në mbledhjen e aksionarëve, ose (i) për ndryshimin e statutit të shoqërisë ka qenë e tillë dhe ka ndikuar negativisht në të drejtat e tij sipas nenit 102 208 të këtij ligji ku ai ka pasur të drejtën e votës, ose në kompletimin e një bashkimi sipas nenit 211 në të cilin ai ka pas të drejtë vote, ose (ii) përmbylljen e një bashkimi sipas nenit 211 apo një ndarje e përshkruar sipas nenit 219 të këtij ligji e cila në të kundërtën ndikon në drejtat e tij në çështje të ngjashme, për (i)apo cili rezultat i tillë që është i arsyeshëm për të tërhequr nga shoqëria apo (iii) nëse si pjesë e ndarjes, aksionet në shoqëritë e marra janë të shpërndara te aksionarët nga shoqëritë e ndara ose ndryshe atëherë në proporcion të aksionarëve të tillë me të drejtat e mëparshme në kapitalin e shoqërisë së ndarë. 223.2 Aksionari që ka të drejtë në refuzimin dhe pranimin e pagesave sipas këtij neni nuk mund ta kundërshtojë veprimin e sipër cekur të shoqërisë në gjykatë, përveç nëse ky veprim është mashtrues ose paraqet shkelje të ligjit. Përveç këtyre rasteve, mjeti i vetëm juridik i tij/saj është mënyra e përcaktuar në këtë nen. Për qëllime të këtij neni vlera e plotë llogaritet që nga data e marrjes së vendimit në mbledhje, dhe pa marrë parasysh ngritjet apo zbritjet në vlerë që bazohen në pritjen për marrjen e veprimit. Ai/ajo duhet të jenë të caktuar të njoftohen për vlerën relevante para marrjes së vendimit final në tërheqjen e tij/saj dhe nga njoftimi i tillë mund ta ndryshoj mendjen dhe të vendos në mënyrë të pakthyeshme të pranoj veprimin dhe të qëndroj në shoqëri. 223.3 Nëse veprimi i cili krijon të drejtën sipas këtij neni dorëzohet për votim në mbledhje, njoftimi i mbledhjes duhet të cekë se aksionarët kanë ose mund të kenë të drejtë në këto të drejta dhe njoftimi duhet të përfshijë një kopje të këtij neni. 223.4 Nëse veprimi i cili krijon të drejtën sipas këtij neni paraqitet për votim në mbledhjen e aksionarëve, aksionari i cili dëshiron t’i mbrojë këto të drejta duhet t’i dorëzojë shoqërisë, para marrjes së votës, një njoftim me shkrim lidhur me qëllimet e tij/saj, subjekt i vlerësimit për pagesën e aksioneve të tij nëse ndërmerret veprimi i propozuar. Aksionari i cili nuk e përmbush këtë kusht, ose i cili voton në favor të veprimit të propozuar, nuk ka të drejtë pagese sipas këtij neni. 223.5 Nëse veprimi i cili krijon të drejtën sipas këtij neni autorizohet (lejohet) në mbledhjen e aksionarëve, aksionari i cili ka për qëllim të kërkojë pagimin sipas këtij neni duhet t’i dorëzojë shoqërisë, brenda tridhjetë (30) ditëve pas votimit në mbledhje, një kërkesë me shkrim për pagimin e aksioneve të tij së bashku me një deklaratë që përmban emrin, adresën si dhe numrin e llojin e aksioneve për të cilat kërkohet pagesa. Nëse aksionet përfaqësohen përmes certifikatave, aksionari duhet ti dorëzojë certifikatat në shoqëri së bashku me këtë kërkesë për pagim. Nëse aksionet nuk janë certifikuar, shoqëria ka të drejtë të kufizojë bartjen e tyre përderisa pagesa të jetë bërë plotësisht. Përndryshe bartja do të hyj në fuqi në datën e regjistrimit në listën e aksionarëve. Aksionari që nuk i përmbush kushtet nga paragrafi 5 i këtij neni nuk ka të drejtë në pagesë sipas këtij neni. 223.6 Brenda tridhjetë (30) ditëve pas pranimit të kërkesës në fjalë, shoqëria duhet t’i paguajë secilit kundërshtues që i ka përmbushur kushtet e këtij neni, shumën që shoqëria beson se është e gjithë vlera e aksioneve të tij. Pagesa duhet të shoqërohet me bilancin e përkohshëm dhe deklaratën e të hyrave. 223.7 Nëse kundërshtuesi mendon se shuma e paguar është më e vogël se vlera e plotë e aksioneve të tij sipas këtij neni, ose nëse shoqëria nuk e bën pagesën përkatëse, ai ka të drejtë, që gjatë periudhës tridhjetë (30) ditësh pas pagesës, të kërkojë vlerësimin e shumës nga gjykata përmes dorëzimit të një kërkese në këtë gjykatë brenda periudhës së tillë tridhjetë (30) ditësh. Gjykata ka juridiksion dhe është e autorizuar për të vendosur shumën e plotë në vlerë të aksioneve të tij sipas standardeve të vendosura në këtë nen dhe të urdhërojë shoqërinë për ta bërë pagesën. Gjykata gjithashtu ka juridiksion dhe është e autorizuar që t’i angazhojë vlerësues dhe ekspert të tjerë për këtë qëllim, për të përcaktuar se shoqëria ose ndonjë kundërshtues duhet t’i paguajnë taksat dhe shpenzimet gjyqësore.
  61. 224

    AI-assisted research summary: This article defines how to calculate the full value of property, rights, shares, and securities, and says the company board usually makes that determination.

    Neni 224 Përcaktimi i Vlerës 224.1 Për qëllime të nenit 223 të këtij ligji, vlera e plotë e pronës dhe të drejtave (duke përfshirë aksionet dhe letrat me vlerë) është çmimi të cilit një shitës (që nuk është i detyruar të bëjë shitjen) i informuar plotësisht për pronën dhe të drejtat e tilla do të ngarkonte për pronën apo të drejtat e tilla, si dhe çmimin që një blerës (që nuk është i detyruar të bëjë blerjen) i informuar plotësisht për pronën dhe të drejtat e tilla do të paguante për blerjen e tyre. 103 224.2 Përcaktimi i vlerës së plotë bëhet nga bordi i drejtorëve të shoqërisë përveç kur, sipas statutit të shoqërisë ose këtij ligji, përcaktimi duhet të bëhet nga gjykata, një vlerësues i pavarur, revizori, nga një person ose njësi tjetër. Nëse një ose më shumë anëtarë të bordit të drejtorëve kanë interes personal në kryerjen e transaksionit, përcaktimi bëhet nga anëtarët e bordit të drejtorëve që nuk kanë interesa personale. Anëtarët e bordit që e bëjnë përcaktimin e vlerës duhet të angazhojnë një vlerësues të pavarur ose auditor. 224.3 Gjatë përcaktimit të vlerës së plotë të aksioneve ose letrave tjera me vlerë të shoqërisë, çmimi blerës ose oferta dhe çmimi i kërkuar publikohet rregullisht në një bursë ose diku tjetër, çmimi i blerjes ose oferta duhet të merren parasysh. Gjatë përcaktimit të vlerës së tregut të aksioneve të shoqërisë nga kapitali i përbashkët, çmimi për të cilin një blerës ka të dhëna të plota mbi vlerën e përgjithshme të të gjitha aksioneve të shoqërisë nga kapitali i përbashkët, dhe të gjithë faktorët e tjerë të cilët personi ose personat që e bëjnë përcaktimin i konsiderojnë të rëndësishme, mund të merren parasysh. KREU XI Kontrollimi i Aksioneve të Shoqërisë
  62. 225

    AI-assisted research summary: A person intending to buy one-third or more of the ordinary shares in a company with over 500 shareholders must notify the company in writing no later than 30 days before the purchase.

    Neni 225 Kontrollimi i Bllok Aksioneve 225.1 Siç përdoret në këtë nen “personat e ndërlidhur” të një personi, do të thotë: a) personat tjerë në të cilët personi posedon më shumë se 50% të fuqisë votuese ose përndryshe ushtron ndikim kontrollues mbi ta; b) anëtarët e familjes së personit; ose c) personat që veprojnë së bashku me personin për blerjen ose ushtrimin e ndikimit mbi një shoqëri aksionare sipas një marrëveshje me njëri tjetrin dhe personin. 225.2 Personi që ka për qëllim, vetëm apo së bashku me personat e bashkuar t’i blejë, duke marrë parasysh numrin e aksioneve në posedim të tij dhe personave të tij të ndërlidhur, një të tretën ose më shumë nga aksionet e thjeshta (këtu e tutje do të thirren kontrolli bllokut të aksioneve) të korporatës me më shumë se pesëqind (500) posedues të aksioneve nga aksionet e thjeshta, duhet, jo më shumë se tridhjetë (30) ditë para datës së blerjes së një të tretës së aksioneve t’i dërgojnë një njoftim me shkrim shoqërisë mbi qëllimin e tij për blerjen e kontrollit të bllokut të aksioneve të tilla. 225.3 Shoqëria në të cilën bëhet blerja e bllok aksioneve, nuk ka të drejtë që të ndërmarrë masa të cilat e pengojnë blerjen e këtij blloku të kontrollit të aksioneve, përveç në rast kur masat e tilla ndërmerren në mbledhjen e aksionarëve, të miratuara me shumicën e votave të poseduesve të aksioneve të thjeshta që marrin pjesë në mbledhje, duke përjashtuar votat e aksioneve të aksionarëve që kanë për qëllim blerjen e kontrollit të bllokut të aksioneve, dhe duke përjashtuar votat e aksioneve që posedohen nga personat e bashkuar me personin që dëshiron të bëjë blerjen e kontrollit të bllokut të aksioneve.
  63. 226

    AI-assisted research summary: A person who acquires control of a block of shares in a company with more than 500 shareholders must offer to buy the shareholders’ simple shares within 60 days, unless a waiver is approved at the shareholders’ meeting.

    Neni 226 Oferta Aksionarëve për Blerjen e Aksioneve të Shoqërisë 226.1 Personi që vetëm ose së bashku me personat e bashkuar bën blerjen kontrollit të bllokut të aksioneve të një shoqërie me më shumë se pesëqind (500) aksionarë që posedojnë aksione të thjeshta, duhet, që brenda gjashtëdhjetë (60) ditëve nga data e blerjes së këtyre aksioneve, t’i bëjë një ofertë të gjithë aksionarëve të shoqërisë për blerjen e aksioneve të thjeshta që u përkasin atyre me një çmim jo më të vogël se çmimi maksimal më të cilin shoqëria i ka blerë aksionet e saj gjatë periudhës së fundit gjashtë mujore para datës së blerjes së kontrollit të bllokut të aksioneve në fjalë, përveç në raste kur në mbledhjen e aksionarëve miratohet një vendim për heqjen e të drejtës së aksionarëve për shitjen e aksioneve që u përkasin atyre sipas paragrafit 4 të nenit 223 të këtij ligji. 104 226.2 Njoftimi me shkrim mbi ofertën për blerjen e aksioneve i dërgohet të gjithë poseduesve të aksioneve të thjeshta. Njoftimi duhet të përmbajë të dhënat mbi personin që e ka blerë kontrollin të bllokut të aksioneve të shoqërisë dhe personat e bashkuar, duke përfshirë emrat, adresën e banimit dhe të veprimtarisë afariste, numrin e aksioneve që u përkasin atyre, çmimin e ofruar për aksionet, çmimin e paguar nga ta për aksionet të cilat ata i posedojnë, dhe periudhën gjatë të cilës aksionarët e ofertuar mund të pranojnë ofertën për blerjen e aksioneve. 226.3 Aksionari mund të pranojë ofertën për blerjen e aksioneve brenda periudhës së paraparë në ofertë, që nuk duhet të jetë më pak se tridhjetë (30) ditë nga data e dërgimit të ofertës të gjithë aksionarëve. 226.4 Vendimi për heqjen dorë nga e drejta e aksionarëve për shitjen e aksioneve që u përkasin atyre te një person që ka blerë ose dëshiron të blejë kontrollin e bllokut të aksioneve mund të miratohet në mbledhjen e aksionarëve me shumicën e votave të poseduesve të aksioneve të thjeshta që janë pjesëmarrës në mbledhje, duke përjashtuar votat e personit që dëshiron të bëjë blerjen e kontrollit të bllokut të aksioneve dhe duke përjashtuar votat e aksioneve që posedohen nga personat e bashkuar me të. 226.5 Blerja e kontrollit të bllokut të aksioneve dhe dërgimi i ofertës poseduesve të aksioneve të thjeshta për blerjen e aksioneve të thjeshta që u përkasin atyre duhet të përfundohet brenda njëqindenjëzet (120) ditëve nga data e dërgimit të njoftimit për blerjen e kontrollit të bllokut të aksioneve.
  64. 227

    AI-assisted research summary: A person who alone or with related persons buys or holds more than 20% of a company’s ordinary shares, where the company has more than 500 ordinary-share holders, must send the company a written notice within 15 days of the purchase.

    Neni 227 Zbulimi i Blerjes së Mundshme të Kontrollit të Bllokut Personi që vetëm ose me personat e ndërlidhur blen ose posedon më shumë se 20% të aksioneve të thjeshta të shoqërisë me më shumë se pesëqind (500) posedues të aksioneve të thjeshta, duhet, jo më shume se pesëmbëdhjetë (15) ditë nga data kur personi i tillë blen aksionet në fjalë, t’i dërgojë shoqërisë një njoftim me shkrim, ku ceket emri i tij, emrat e personave të ndërlidhur, numri i aksioneve të shoqërisë që u përkasin secilit prej tyre, dhe qëllimi i tij në lidhje me blerjen e një kontrolli të bllokut të aksioneve.
  65. 228

    AI-assisted research summary: A person who acquires control of a block of shares without meeting Article 225 requirements cannot vote those ordinary shares, unless the shareholders’ meeting decides otherwise.

    Neni 228 Pasojat e Mos – Përputhshmërisë Personi që vetëm ose me personat e tij të bashkuar blen kontrollin e bllokut të aksioneve pa u përputhur me kërkesat e nenit 225 të këtij ligji, së bashku me personat e tij të bashkuar, nuk ka të drejtë vote në cilëndo prej aksioneve të thjeshta të shoqërisë që i përkasin atij ose atyre, përveç nëse në mbledhjen e aksionarëve nxirret një vendim që i jep ati ose personave të bashkuar, të drejtën për të votuar për aksionet e thjeshta që u përkasin atyre. KREU XII Shpërbërja dhe Likuidimi
  66. 229

    AI-assisted research summary: The company may dissolve and liquidate if the board and shareholders approve it, the proposal and plan are sent to shareholders, and the meeting approves it by the required vote.

    Neni 229 Shpërbërja Vullnetare e Shoqërisë 229.1 Shoqëria mund të shpërbëhet, dhe veprimtaria e saj të likuidohet, në çdo kohë me një vendim të bordit të drejtorëve dhe aksionarëve, si vijon: a) ose bordi i drejtorëve i shoqërisë apo aksionarët duhet ta miratojë një vendim mbi shpërbërjen ose likuidimin e propozuar dhe duhet ta dorëzojë për miratim në mbledhjen e aksionarëve, që mund të jetë mbledhje vjetore ose e jashtëzakonshme. Ata duhet të ofrojnë një plan që përmban shpërbërjen dhe likuidimit, me procedurat të cilat duhet të ndiqen, orarin dhe periudhat kohore për ndërmarrjen e aktiviteteve të likuidimit, si dhe procedurat për shpërndarjen aksionarëve të pronës së mbetur të korporatës, pas përmbushjes së pretendimeve (kërkesave) të kreditorëve; b) njoftimi me shkrim për propozimin dhe planin duhet t’u dërgohet të gjithë aksionarëve që kanë të drejtë pjesëmarrjeje në mbledhje; dhe 105 c) në mbledhje, propozimi miratohet me votën pohuese të së paku dy të tretave të aksioneve që kanë të drejtë vote në propozim në këtë mbledhje, përveç se nëse një lloj ose kategori e caktuar e aksioneve ka të drejte në votim për propozimin si grup, propozimi miratohet pas votimit pohues të së paku dy të tretave të votave të aksioneve të secilit grup që ka të drejtë në votim grupor për ndryshim dhe numrin e përgjithshëm të aksioneve që kanë të drejtë vote në ndryshim. Votimi i veçantë nga një grup votues në cilëndo shoqëri është i nevojshëm nëse kjo kërkohet me statutin e shoqërisë. 229.2 Statuti i shoqërisë mund ta zëvendësojë votimin me dy të tretat i cili kërkohet sipas paragrafit 1 të këtij neni, duke cekur çfarëdo metode të votimit që e tejkalon dy të tretat e votave të aksioneve që kanë të drejtë vote në çështje dhe jo më pak se dy të tretat e aksioneve të secilit grup votues që ka të drejtë në votim grupor mbi atë çështje.
  67. 230

    AI-assisted research summary: After voluntary dissolution, the company may only carry on activities needed for liquidation and must file and publish required notices and records on a set timetable.

    Neni 230 Përmbyllja e Veprimtarisë dhe Likuidimi i Shoqërisë 230.1 Pas shpërbërjes vullnetare, shoqëria vazhdon ekzistimin e saj si më parë, por nuk mund të ushtrojë kurrfarë veprimtarie, përveç atyre të nevojshme më qëllimit të likuidimit, duke përfshirë mbledhjen dhe shitjen e pasurisë, pagimin e kreditorëve, dhe shpërndarjen e pasurisë së mbetur ndërmjet anëtarëve. Veprimtaritë në fjalë ushtrohen nga bordi i drejtorëve dhe zyrtarëve që ushtrojnë të njëjtat kompetenca si edhe më pare, përveç nëse shoqëria emëron një likuidues profesionist ose ndonjë person tjetër për ushtrimin e këtyre veprimtarive. Kompensimi për personin e tillë paguhet nga pasuria e shoqërisë. 230.2 Menjëherë pasi që të jetë e mundshme pas ngjarjes që ka shkaktuar shpërbërjen vullnetare të shoqërisë, shoqëria duhet ta arkivojë një njoftim mbi shpërbërjen vullnetare e saj në Zyrën e Regjistrimit, sipas nenit 40 të këtij ligji. Nëse njoftimi në fjalë nuk është arkivuar dhe publikuar së paku tridhjetë (30) ditë para inicimit të shitjes së pasurisë të shoqërisë sipas këtij neni, shitja mund të anulohet nga gjykata, pas paraqitjes së kërkesës për këtë nga ndonjë kreditor i pa paguar. Njoftimi duhet të përcaktojë në gjuhët zyrtare të Kosovës, se shoqëria ka vendosur të përmbyllë veprimtarinë dhe të bëjë likuidimin e pasurisë të saj; datën e ngjarjeve që kanë shkaktuar shpërbërjen; vendin ku kreditorët mund t’i paraqesin pretendimet, dhe afatin e fundit për paraqitjen e pretendimeve të tilla, si dhe lokacionin dhe kohën për inspektimin e listës së aseteve dhe pretendimeve; dhe se shitja e pasurisë së shoqërisë duhet të fillojë jo më herët se tridhjetë (30) ditë pas datës së publikimit të njoftimit. 230.3 Shoqëria duhet t’ju dërgojë një njoftim me shkrim të gjithë kreditorëve të njohur të saj, dhe duhet t’ju lejojë palëve të siguruara që të tërheqin pasurinë e tyre. Nëse shoqëria e posedon pronën në të cilën palët e siguruara kanë interes të siguruar, shoqëria duhet t‘ju dorëzojë palëve të tilla pronën në fjalë. Pala e siguruar pastaj e shet ose në ndonjë mënyrë tjetër disponon me pronën sipas ligjit të zbatueshëm mbi pengun. Nëse shitja prodhon të ardhura më të mëdha se ato për borxhet e siguruara, pala e siguruar duhet që t’ia dorëzojë tepricën shoqërisë. 230.4 Brenda tridhjetë (30) ditëve pas vendosjes së shpërbërjes, shoqëria duhet ta ketë përfunduar kontrollimin e librave dhe të dhënave të saj dhe ta përpilojë një inventar për tërë pasurinë e saj si dhe një liste të borxheve të saj. Shoqëria gjithashtu duhet të vendosë një metodë të arsyeshme tregtare për shitjen e pasurive të saj si dhe kohën dhe vendin për shitjen e tyre. Shitja mund të jetë publike ose private dhe mund të bëhet në çdo mënyrë të arsyeshme tregtare. Shoqëria duhet të ofrojë mundësinë për inspektimin e inventarit të pasurisë si dhe listës së borxheve, për të paktën tetë orë në ditë për pesë ditët e punës para datës së shitjes. 230.5 Brenda 30 ditë pas vendimit për shpërbërjen e korporatës, shoqëria duhet të publikojë në një gazetë me tirazh të madh në Kosovë, në gjuhët zyrtare, një lajmërim me masë jo më të vogël se 10% e faqes e cila duhet të përmbajë emrin e shoqërisë dhe të gjitha emrat tregtarë që dihen se janë përdorur nga shoqëria, njoftim në lidhje me kohën dhe vendin e shitjes publike apo kohën pas së cilës do fillojë shitja private, vendndodhjen e inventarit të pasurisë, listën e borxheve si dhe një deklaratë e cila parashtron se kur mund të bëhet kontrolli i inventarit të pasurisë dhe listës së borxheve. Lajmërimi gjithashtu duhet t’i përshkruajë 106 kreditorëve të supozuar apo palëve të tjera të interesuara procedurat dhe afatet e fundit për paraqitjen e pretendimit. 230.6 Përveç nëse me vendim të gjykatës shoqëria nuk mund të shlyejë asnjë nga pretendimet që nuk është përfshirë në listën e borxheve. Shoqëria duhet të përcaktojë vlefshmërinë e çdo pretendimi para se ta përfshijë atë në listën e borxheve. Pretenduesit që preken nga kundërshtimi i këshillit për përfshirjen e ankesave në listën e borxheve mund t’i drejtohen gjykatës për të kundërshtuar këtë refuzim. 230.7 Shoqëria nuk mund të shtyjë datën e shitjes të shpallur publikisht, por mund të caktojë një datë tjetër për shitjen në qoftë se ajo nuk ka përfunduar.
  68. 231

    AI-assisted research summary: The company must dissolve and wind up its activities when the statutory mandate expires or when a statute-listed circumstance leads to dissolution.

    Neni 231 Shpërbërja pas skadimit të mandatit të Shoqërisë Shoqëria shpërbëhet, dhe veprimtaria do të përmbyllet, pas skadimit të mandatit të paraparë në statut ose ndonjë rrethanë që është përcaktuar në statut që shpien deri te shpërbërja e shoqërisë. Në raste të tilla, shoqëria bën përmbylljen e veprimtarisë dhe likuidimin sipas nenit 230 të këtij ligji.
  69. 232

    AI-assisted research summary: Shoqëria mund të shpërbëhet dhe të mbyllë punët e saj në disa raste të caktuara; kur nuk është paaftësi pagese, gjykata mbikëqyr mbylljen dhe likuidimin, ndërsa në rastet e falimentimit zbatohet ligji i falimentimit.

    Neni 232 Shpërbërja e Detyruar e Shoqërisë 232.1 Shoqëria shpërbëhet dhe punët e saj mbyllen, në rrethanat vijuese: a) në rast të mos dorëzimit të raportit vjetor ose mos njoftimit mbi agjentin e regjistruar sipas Pjesës II të këtij ligji dhe skadimit të periudha përkatëse sipas kushteve të asaj Pjese; b) në rast të urdhrit të gjykatës për shpërbërje për shkak se nuk është e aftë të vazhdojë veprimtarinë tregtare si pasojë e paligjshmërisë, bllokimit në vendim-marrje ose arsyeve të tjera; ose c) paaftësi pagese apo falimentimit të shoqërisë dhe shpërbërjes sipas ligjit në fuqi për falimentimin; d) në rast të shkeljes së paragrafit 5 të nenit 155 të këtij ligji. 232.2 Me rastin e shpërbërjes, nëse shoqëria nuk është paaftësi pagese si e definuar në ligjin e aplikueshëm të falimentim, gjykata do ta mbikëqyrë përmbylljen e veprimtarisë dhe likuidimin e pasurisë sipas procedurave të parapara në nenin 230 të këtij ligji ose procedurave tjera që vendosen nga gjykata. Nëse shpërbërja bëhet sipas pikës “c” të paragrafit 1 të këtij neni më lartë ose shoqëria është në paaftësi pagese, duhet të zbatohet ligji në fuqi për falimentimin.
  70. 233

    AI-assisted research summary: The property of a company in liquidation is to be distributed according to the relevant bankruptcy law.

    Neni 233 Shpërndarja e Pasurisë së Shoqërisë në Likuidim Pasuria e shoqërisë në likuidim shpërndahen si vijon e përcaktuar në ligjin relevant të falimentimit.
  71. 234

    AI-assisted research summary: Claims against a dissolved company may be enforced against the company if its assets have not been distributed to shareholders, or against shareholders if liquidation assets were distributed, subject to stated limits.

    Neni 234 Ekzekutimi i Pretendimeve Kundër një Shoqërie të Shpërbërë Pretendimet (kërkesat) kundër një shoqërie të shpërbërë mund të ekzekutohet: a) kundër shoqërisë së shpërbërë deri në atë masë sa pasuria e saj nuk i është shpërndarë aksionarëve; ose b) nëse pasuria u është shpërndarë aksionarëve gjatë likuidimit, kundër cilitdo aksionar deri në masën e aksioneve të pretendimeve tij pro-rata ose pasurisë së shoqërisë e cila i është shpërndarë atij gjatë likuidimit, 107 cilado të jetë më e vogël, mirëpo detyrimet e përgjithshme të aksionarit për të gjitha pretendimet sipas këtij neni, nuk mund ta tejkalojnë shumën e përgjithshme të pasurisë e cila i është shpërndarë atij. PJESA VIII DISPOZITAT KALIMTARE
  72. 235

    AI-assisted research summary: Certain already-registered commercial companies get 12 months from the law’s entry into force to take necessary steps to fully comply; if they still do not comply after that period, fines, sanctions, and possible deregistration may apply.

    Neni 235 Periudha Kalimtare për Shoqëritë Tregtare Aktualisht të Regjistruara në Zyrën e Regjistrimit 235.1 Shoqëria tregtare e cila ka qenë e regjistruar në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji i ka dymbëdhjetë (12) muaj pas hyrjes në fuqi të këtij ligji që të ndërmarrje çfarëdo masash që janë të nevojshme për të qenë në përputhshmëri të plotë me këtë ligj. 235.2 Nëse shoqëria tregtare nuk është në përputhshmëri me këtë ligj pas kësaj periudhe dymbëdhjetë (12) mujore, atëherë shoqëria do të jetë subjekt i gjobave dhe sanksioneve të përcaktuara në këtë ligj, duke përfshirë edhe çregjistrimin e mundshëm nga Zyra e Regjistrimit. 235.3 Shoqëritë tregtare të cilat nuk kanë qenë të regjistruara në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji u nënshtrohen plotësisht dispozitave të këtij ligji.
  73. 236

    AI-assisted research summary: This article says the law starts in force after approval by the Assembly of Kosovo and proclamation by the PSSP, and it partly repeals UNMIK Regulation 2001/6 and Administrative Direction 2002/22.

    Neni 236 Hyrja në fuqi dhe shfuqizimi i legjislacionit paraprak 236.1 Ky ligj hyn në fuqi pas miratimit në Kuvendin e Kosovës dhe Shpalljes nga PSSP-ja. 236.2 Me hyrjen ne fuqi te këtij ligji, Rregullorja e UNMIK-ut 2001/6 dhe Urdhëresa Administrative 2002/22, shfuqizohen vetëm aq sa rregulloret tjera apo ligji në fuqi nuk i referohet asnjë dispozite të Rregullorës 2001/6 dhe Urdhëresës Administrative 2002/22 . Çdo dispozitë në Rregulloren 2001/6 dhe në Urdhëresen Administrative 2002/22 të cilës i referohemi mbetet në fuqi dhe shfuqizon çdo dispozitë të këtij ligji që nuk është në pajtim me Rregulloren 2001/6 dhe me Urdhëresen Administrative 2002/22. UNMIK/REG/2008/26 17.05.2008

Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.