LIGJI NR. 02/L-133 PËR PARANDALIMIN E KONFLIKTIT TË INTERESIT NË USHTRIMIN E FUNKSIONIT PUBLIK
This preamble states that the Assembly of Kosovo adopts a law to regulate conflicts between public and private interests in the exercise of public functions.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 02/L-133
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble states that the Assembly of Kosovo adopts a law to regulate conflicts between public and private interests in the exercise of public functions. This provision says the law’s purpose is to prevent conflicts between the public and private interests of an official when performing public duties. This article states that the law sets rules, subjects, responsibilities, and powers for identifying, handling, and resolving cases of conflict between a public interest and a private interest of an official while performing public duties. Every official must follow the mandatory rules in this law when taking part directly or indirectly in decision-making during the exercise of a public function. This article defines key terms used in the law, including public interest, private interest, conflict of interest, related person, official, and the Anti-Corruption Agency.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 02/L-133 PËR PARANDALIMIN E KONFLIKTIT TË INTERESIT NË USHTRIMIN E FUNKSIONIT PUBLIK
Showing 25 of 25
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble states that the Assembly of Kosovo adopts a law to regulate conflicts between public and private interests in the exercise of public functions.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 37 / 10 SHTATOR 2008 LIGJI NR. 02/L-133 PËR PARANDALIMIN E KONFLIKTIT TË INTERESIT NË USHTRIMIN E FUNKSIONIT PUBLIK Kuvendi i Kosovës, Në bazë të kreut 9.1.26, pika (a) të Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë (Rregullorja e UNMIK-ut nr. 2001/9, datë 15 maj 2001) dhe me qëllim të rregullimit të konfliktit të interesit publik e atij privat të ushtruesve të funksioneve publike, Miraton këtë: LIGJ PËR PARANDALIMIN E KONFLIKTIT TË INTERESIT NË USHTRIMIN E FUNKSIONIT PUBLIK
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says the law’s purpose is to prevent conflicts between the public and private interests of an official when performing public duties.
Neni 1 Qëllimi Qëllimi i këtij ligji është parandalimi i konfliktit ndërmjet interesit publikë dhe interesit privatë të zyrtarit në ushtrimin e funksionit publik. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article states that the law sets rules, subjects, responsibilities, and powers for identifying, handling, and resolving cases of conflict between a public interest and a private interest of an official while performing public duties.
Neni 2 Objekti Objekt i këtij ligji është përcaktimi i rregullave, subjekteve, përgjegjësive dhe kompetencave për identifikimin, trajtimin dhe zgjidhjen e rasteve të konfliktit të interesit publik dhe interesit privat të zyrtarit gjatë ushtrimit të funksionit publik. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: Every official must follow the mandatory rules in this law when taking part directly or indirectly in decision-making during the exercise of a public function.
Neni 3 Fushëveprimi i ligjit Dispozitat e këtij ligji përcaktojnë rregulla të detyrueshme për t'u zbatuar nga çdo zyrtar, kur ai merr pjesë drejtpërdrejtë apo në mënyrë të tërthortë, në një vendimmarrje gjatë ushtrimit të funksionit publik. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law, including public interest, private interest, conflict of interest, related person, official, and the Anti-Corruption Agency.
Neni 4 Përkufizimet Për nevojat dhe qëllimin e këtij ligji përkufizimet e mëposhtme kanë këtë kuptim: “Interes publik” nënkupton besimin dhe pritjen e publikut për sa i përket vendimmarrjes së paanshme dhe të drejtë të zyrtarëve në ushtrimin e funksionit publik. “Interes privat” nënkuptojmë, interesin privat pasuror ose personal jo pasuror të zyrtarit që mund të ndikojnë në vullnetin e tij në vendimmarrje gjatë ushtrimit të funksionit publik. “Konflikt i interesit” nënkuptojmë konfliktin e interesit publik dhe interesit privat të zyrtarit në kuptim të nenit 7 të këtij ligji. “Person i afërt” është çdo person fizik ose juridik, i cili ka pasur ose ka lidhje interesi, pasurore ose personale jo pasurore, me zyrtarin sipas nenit 6 të këtij ligji. “Zyrtar” për nevojat e këtij ligji nënkuptojmë personat sipas nenit 5 të këtij ligji. “Agjencion” nënkupton Agjencionin Kosovar i Antikorrupsionit, themeluar me Ligjin nr. 2004/34 kundër korrupsionit (shpallur me Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2005/26, datë 12.05.2005). - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: This article defines who counts as a “Zyrtari Zyrtar” under the law.
Neni 5 Zyrtari Zyrtar në kuptim të këtij ligji janë këta ushtrues të funksionit publik: i. Kryetari i Kuvendit dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës; ii. Të gjithë ushtruesit e funksioneve publike të emëruar nga Kuvendi i Kosovës, që nuk përmenden shprehimisht në nenin 5 të këtij ligji; iii. Kryetari i Kosovës; iv. Të gjithë ushtruesit e funksioneve publike të emëruar nga Kryetari i Kosovës, që nuk përmenden shprehimisht në nenin 5 të këtij ligji; v. Kryeministri, zëvendëskryeministri, ministrat dhe zëvendësministrat e Qeverisë së Kosovës; vi. Të gjithë ushtruesit e funksioneve publike të emëruar nga Qeveria, Kryeministri dhe ministrat e Qeverisë së Kosovës, që nuk përmenden shprehimisht në nenin 5 të këtij ligji; vii. Kryetarët dhe gjyqtarët e gjykatave të të gjitha niveleve; viii. Prokurorët publik dhe zëvendësprokurorët e të gjitha niveleve; ix. Personat që kryejnë funksione publike në strukturat e rendit dhe sigurisë; x. Personat e akredituar jashtë vendit si përfaqësues të Kosovës; xi. Udhëheqësit e sekretarive dhe zyrave të tjera të Kryetarit të Kosovës, Kuvendit të Kosovës, Qeverisë së Kosovës; xii. Sekretarët e përhershëm të kryeministrisë dhe të ministrive si dhe udhëheqësit e agjencive; xiii. Udhëheqësit e departamenteve, drejtorateve apo institucioneve tjera të nivelit qendror të krijuara me ligj apo akt tjetër, dhe vartësit e tyre të drejtpërdrejt në hierarkinë e institucionit, e që i përgjigjen për punën e tyre Kuvendit të Kosovës, Qeverisë së Kosovës apo ministrive/ave; xiv. Kryetari, anëtarët e kuvendeve të Komunës dhe anëtarët e Komisioneve dhe trupave tjera të kuvendeve të Komunës; xv. Kryeshefi ekzekutiv, udhëheqësit e drejtorateve, inspektorateve dhe institucioneve tjera komunale; xvi. Auditorët dhe inspektorët e nivelit qendror dhe lokal; xvii. Udhëheqësit e bankave, institucioneve financiare me kapital publik; xviii. Udhëheqësit e ndërmarrjeve publike; xix. Rektori, prorektori, anëtarët e këshillit drejtues, dekanët, prodekanët si dhe sekretarët e universitetit publik; dhe xx. Personat e huaj që ushtrojnë funksion publik në Kosovë, sipas porosisë dhe për interes të Kosovës. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: This provision defines who counts as a person closely related to an official.
Neni 6 Personi i afërt me zyrtarin 2 Person i afërt me zyrtarin, sipas këtij ligji është bashkëshorti ose personi që bashkëjeton me zyrtarin, të afërmit në vijë të drejt të gjakut pa kufizim, adoptuesi, i adoptuari, të afërmit në vijë të tërthortë deri në shkallë të katërt, në gjini të krushqisë deri në shkallën e dytë si dhe personat e tjerë për të cilët sipas bazave dhe rrethanave tjera konsiderohet se i lidhë interesi me zyrtarin. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: This provision defines a conflict of interest as a mismatch between a public duty and a private interest of an official.
Neni 7 Konflikti i interesit Konflikti i interesit është gjendja e mospajtimit ndërmjet detyrës publike dhe interesit privat të një zyrtari, kur gjatë ushtrimit të funksionit të tij zyrtari ose personi i afërt ka interes privatë pasuror ose personal jo pasuror, të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, që ndikon, ose mund të ndikoj në kryerjen në mënyrë të drejtë të funksionit publik, kur gjendet në situata të shkeljes së mundshme të parimeve, të kufizimeve dhe ndalesave apo detyrimeve, sipas dispozitave të këtij ligji. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: A zyrtari duhet ta kryejë punën me nder e ndërgjegje, në përputhje me ligjin, dhe të veprojë në mbrojtje të interesit publik.
Neni 8 Mënyra e sjelljes së zyrtarit 8.1 Zyrtari duhet ta kryej punën e tij me nder, me ndërgjegje si dhe në pajtim me dispozitat kushtetuese, ligjin dhe dispozitat tjera që përcaktojnë pozitën e tij si dhe të arsyetoj besimin e dhënë nga qytetarët që e kanë zgjedhur apo institucioni që e ka emëruar. 8.2 Zyrtari gjatë ushtrimit të funksionit publik duhet të veproj në mbrojtje të interesit publik dhe nuk ka të drejt që interesin e tij privat ta vërë para interesit publik, për mbrojtjen e të cilit është zgjedhur apo emëruar. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Zyrtari duhet të punojë me ndershmëri, paanshmëri dhe transparencë, të veprojë sipas ligjit dhe të shmangë konfliktin e interesit dhe përfitimin personal nga funksioni publik.
Neni 9 Parimet e veprimit të zyrtarit 9.1 Zyrtari duhet ta kryej punën e tij me ndershmëri, ndërgjegje, paanshmëri, të ruajë autoritetin e zyrtarit dhe institucionit dhe me punën e tij të rrisë besimin e qytetarëve në institucione. 9.2 Zyrtari ushtron funksionin e tij në pajtim me ligjin dhe kodin e mirësjelljes. 9.3 Zyrtari përgjigjet personalisht për veprimet e tij gjatë ushtrimit të funksionit në të cilin është emëruar apo zgjedhur nga institucioni apo qytetarët. 9.4 Zyrtari nuk ka të drejt të shfrytëzojë dhe duhet të përmbahet nga shfrytëzimi i funksionit publik për përfitim personal. 9.5 Zyrtari gjatë ushtrimit të funksionit publik nuk ka të drejt të krijojë marrëdhënie varësie nga persona tjerë që do të mund të ndikonin në paanshmërinë dhe shprehjen e vullnetit të lirë në vendimmarrje. 9.6 Zyrtari për punën që kryen në ushtrimin e funksionit nuk ka të drejt të pranojë apo kërkojë shpërblim tjetër përveç kompensimit apo pagës nga institucioni. 9.7 Zyrtari nuk duhet të lejoj që interesat e tij private të bien në konflikt me funksionin e tij. Ai duhet të shmang konfliktin e interesit pavarësisht nëse ai është real, apo i mundshëm. 9.8 Zyrtari gjatë ushtrimit të funksionit të tij duhet të veprojë me transparencë duke respektuar të drejtën e organeve përfaqësuese dhe të drejtën e qytetarëve që të informohen për veprimet e zyrtarit si personalitet publik. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: A public official may not hold another office or activity while exercising public functions, except with the consent of the appointing or electing institution and if it does not conflict with this law or another law.
Neni 10 Kufizimi i zyrtarit në ushtrimin e veprimtarive të tjera, jashtë ushtrimit të funksionit Zyrtari gjatë ushtrimit të funksionit publik nuk mund të ushtroj funksion tjetër, përjashtimisht vetëm me pëlqimin e institucionit i cili e ka zgjedhur apo emëruar dhe që nuk është në kundështim me dispozitat e 3 këtij ligji apo ligjit tjetër. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Zyrtari nuk duhet të bëjë një listë veprimesh të ndaluara gjatë ushtrimit të funksionit publik, sidomos kërkim ose pranimi i shpërblimeve, dhuratave, favoreve ose ndikim për përfitim personal.
Neni 11 Veprimet e ndaluara për zyrtarin Zyrtarit në ushtrimin e veprimtarisë së tij i ndalohen këto veprime: i. të kërkojë apo pranoj shpërblim apo premtim shpërblimi lidhur me ushtrimin e funksionit: ii. të fitojë ndonjë të drejt, apo të pranoj premtim për fitimin e saj, në rastet kur shkelet parimi i barabarësisë para ligjit; iii. keqpërdorimi i autorizimeve të cilat rrjedhin nga ushtrimi i funksionit publik; iv. të kërkojë, përvetësojë, pranojë gjëra me vlerë apo shërbime në kompensim të votës së tij në vendimmarrje; v. të ndikojë në vendimin e ndonjë zyrtari apo trupi për arsye të përfitimit material personal apo personit në lidhje me të; vi. të premtojë punësim apo ndonjë të drejt tjetër në ndërrim për dhuratë apo dhuratë të premtuar; vii. të ndikojë në marrje - dhënie të punëve apo furnizimeve publike për përfitime personale; viii. të shfrytëzojë informatat e besueshme që i ka në dispozicion apo të marra në mirëbesim në ushtrimin e funksionit për përfitime personale apo për përfitime të personave të afërt; ix. të ndikojë në vendimmarrje të organeve legjislative, gjyqësore apo ekzekutive duke shfrytëzuar pozitën e zyrtarit me qëllim të përfitimit personal apo të personave të afërt; x. të ndërmarr veprime të cilat në ndonjë mënyrë do t’i përshtaten interesit personal të tijë apo interesit të personave të afërt; xi. të ndërmarr veprime të cilat në ndonjë mënyrë do t’i përshtaten apo do të favorizonin interesin privat të ndonjë personi tjetër në dëm të interesit publik. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: A former public official may be barred for 1 year from taking a leadership job or taking part in control of public or private enterprises when their last 2 years of duties were directly tied to supervising those enterprises.
Neni 12 Kufizimet e zyrtarit pas largimit nga ushtrimi i funksionit publik 12.1 Zyrtari i cili përfundon ushtrimin e funksionit publik nuk ka të drejtë për 1(një) vit të punësohet ose të emërohet në pozitë udhëheqëse, apo të përfshihet në kontrollin e ndërmarrjeve publike apo private, nëse detyrat e tij gjatë periudhës 2 (dy) vjeçare para përfundimit të ushtrimit të funksionit publik kanë qenë drejtpërdrejtë të lidhura me mbikëqyrjen apo kontrollin e afarizmit të atyre ndërmarrjeve. 12.2 Përjashtimet nga kufizimet sipas paragrafit 1 të këtij neni do të përcaktohen nga Agjencioni me akt nënligjor. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: An official may do certain outside work and may earn income from copyright, patents, and similar rights while holding public office; an elected party representative keeps the right to exercise party functions unless a special law says otherwise.
Neni 13 Ushtrimi i veprimtarive tjera nga zyrtari 13.1 Zyrtari i zgjedhur si përfaqësues i partisë politike ruan të drejtën e ushtrimit të funksionit në parti politike nëse me ligj të veçantë nuk është paraparë ndryshe. 13.2 Gjatë kohës së ushtrimit të funksionit publik, zyrtari mund të ushtrojë punë nga lëmi i shkencës, sportit, arsimit, kulturës dhe veprimtarisë humanitare. 13.3 Gjatë kohës së ushtrimit të funksionit publik, zyrtari mund të realizojë fitime në bazë të drejtave të autorit, patentat dhe të drejtave të ngjashme. 4 - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: An official may serve on the governing body of certain NGOs without pay, except for travel-expense reimbursement. An NGO with such a governing-body member may not receive Kosovo budget funds if that official has direct or indirect influence over decision-making in the relevant funding decision.
Neni 14 Anëtarësia e zyrtarit në organizata joqeveritare 14.1 Zyrtari mund të jetë anëtar i organit drejtues të organizatës joqeveritare nga lëmi i veprimtarisë humanitare, të kulturës, sportit dhe të ngjashme pa të drejtë pagese, përjashtimisht kompensimit për shpenzime të udhëtimit, dhe të ngjashme. 14.2 Organizata joqeveritare me anëtar të organit drejtues nga paragrafi 1 i këtij neni nuk mund të përfitoj mjete nga Buxheti i Kosovës nëse anëtari i organit drejtues të organizatës joqeveritare, në cilësinë e zyrtarit, ka ndikim të drejtpërdrejtë apo të tërthortë në vendimmarrje, me rastin e vendosjes për Organizatat Joqeveritare përfituese nga mjetet e Buxhetit të Kosovës. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Zyrtari duhet të parandalojë dhe zgjidhë konfliktin e interesit të vet, dhe nëse ka dyshim duhet të këshillohet ose t’i drejtohet Agjencionit sipas rastit.
Neni 15 Detyrimi i zyrtarit për parandalimin e konfliktit të interesit 15.1 Me zgjedhjen ose emërimin e tij, zyrtari ka për detyrë të parandalojë dhe të zgjidhë vetë, sa më parë dhe në mënyrën sa më efektive të mundshme, çdo situatë të konfliktit të tij të interesit. 15.2 Në rast se zyrtari është në mëdyshje për ekzistencën apo jo të një konflikti interesi të lidhur me të, ai duhet të këshillohet sa më parë me udhëheqësin e drejtpërdrejtë apo organin udhëheqës. 15.3 Çdo udhëheqës dhe institucion udhëheqës duhet të marrin të gjitha masat e nevojshme për të parandaluar dhe zgjidhur rastet e konfliktit të interesit. 15.4 Në rast se udhëheqësi apo institucioni udhëheqës nuk është i bindur për ekzistimin e konfliktit të interesit apo dyshon se edhe ai ka ose mund të ketë konflikt të interesit atëherë i drejtohet Agjencionit, për marrje të vendimit për rastin. 15.5 Zyrtarët udhëheqës të institucioneve, që nuk kanë udhëheqës të drejtpërdrejt për situatën e përshkruar në paragrafin 2 të këtij neni i drejtohen Agjencionit. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: If an official is influenced in connection with public duties, they must report it in writing and take steps to refuse or document the offer; a decision or vote made under that influence is invalid.
Neni 16 Ndikimi në vullnetin e zyrtarit 16.1 Nëse ndaj zyrtarit gjatë dhe lidhur me ushtrimin e funksionit publik ushtrohet ndikim i drejtpërdrejt apo i tërthortë, haptazi apo në mënyrë anonime për të votuar apo marr vendim të caktuar, duhet të njoftoj me shkrim udhëheqësin apo organin udhëheqës që të mënjanohen ndikimet mbi vullnetin e tij. 16.2 Rasti i tentimit të ndikimit në vullnetin e zyrtarit nga paragrafi 1 i këtij neni duhet ti lajmërohet institucionit që e ka zgjedhur apo emëruar si dhe Agjencionit i cili pas shqyrtimit do të vendos nëse ka nevojë ose jo të lajmërohet rasti organeve të ndjekjes. 16.3 Në rast tentim të ndikimit në vullnetin e zyrtarit, sipas paragrafit 1 të këtij neni zyrtari duhet të veproj në pajtim me ligjin duke ndërmarr këta hapa: i. të refuzojë ofertën e tillë; ii. të provojë identifikimin e personit që ka bërë ofertën e tillë nëse oferta është anonime; iii. nëse është fjala për dhuratë e cila për shkak të rrethanave nuk mund të kthehet, zyrtari duhet menjëherë ta njoftojë me shkrim dhe ta dorëzojë të udhëheqësi mundësisht sa më shpejt, maksimalisht deri në 5 (pesë) ditë; si dhe iv. të tregojë dëshmitarët e ndodhisë nëse kjo është e mundur. 16.4 Votimi dhe vendimi i marrë nën ndikim mbi vullnetin e zyrtarit është i pavlefshëm. 5 - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The official must transfer company-governance rights to another trusted person if they own more than 20% of the company, and they must not influence that person; some outside board roles are allowed only with limits.
Neni 17 Bartja e të drejtave në drejtimin e ndërmarrjes 17.1 Zyrtari pronar i aksioneve gjegjësisht pjesës së kapitalit, në vlerë mbi 20%, të kapitalit të ndërmarrjes gjatë kohës së ushtrimit të funksionit duhet ti bart të drejtat në drejtimin e ndërmarrjes në ndonjë person tjetër (në tekstin në vijim personi i besuar), por jo në personat nga neni 6 i këtij ligji. 17.2 Personi i besuar nga paragrafi 1 i këtij neni do të veprojë në drejtim të realizimit të drejtave të anëtarit dhe të drejtave nga kapitali në emër të tij por për llogari të zyrtarit. 17.3 Personi i besuar, nga paragrafi 1 i këtij neni konsiderohet person i afërt në kuptim të nenit 6 të këtij ligji. 17.4 Nëse personi i besuar krijon marrëdhënie afariste me institucionet e qeverisjes qendrore apo lokale, me ndërmarrjet publike apo me ndërmarrjet ku kapitali i pronës publike ka më shumë se 25% të kapitalit apo aksioneve, është i detyruar që të njoftoj zyrtarin lidhur me marrëdhëniet e tilla afariste. 17.5 Gjatë kohës derisa të drejtat për administrim me ndërmarrjen i janë bartur personit tjetër, zyrtari nuk ka të drejtë të jap informata, udhëzime, urdhëresa apo në ndonjë mënyrë tjetër të qëndroj në lidhje me personin e besuar ashtu që të ketë ndikim në realizimin e të drejtave dhe përmbushjen e detyrave që dalin nga të drejtat e anëtarëve të ndërmarrjeve të tilla. 17.6 Zyrtari ka të drejt që 1 (njëherë) në vit të informohet për ecuritë dhe gjendjen në ndërmarrjen ku ka pjesëmarrje, më shumë se një herë në vit mund të informohet për gjendjen në ndërmarrje vetëm sipas kërkesës së aprovuar nga Agjencioni. 17.7 Zyrtari nuk mund të jetë anëtar i organeve drejtuese të ndërmarrjeve. 17.8 Përjashtimisht zyrtari mund të jetë anëtar i organit drejtues të ndërmarrjes në pronë publike apo shoqatës aksionare me pronë publike, mirëpo pa të drejt kompensimi apo pranimi të dhuratës përveç të drejtës në kompensimin e shpenzimeve të udhëtimit dhe shpenzimeve tjera të nevojshme. 17.9 Zyrtari ka të drejt të jetë anëtar i organeve drejtuese dhe mbikëqyrëse i personave të tjerë juridik jofitimprurës dhe personave juridik tjerë, të cilat kryejnë punë shkencore, humanitare, kulturore, sportive dhe veprimtari të ngjashme, por pa të drejt pranimi të kompensimit dhe të dhuratave në atë cilësi, përveç të drejtës në kompensim të shpenzimeve të udhëtimit dhe shpenzimeve tjera të nevojshme. 17.10 Zyrtari i cili ushtron veprimtari të pavarur, ndërmarrje apo veprimtari tjetër fitimprurëse, është i detyruar për këtë të lajmërojnë institucionin ku ushtron funksioni publik në afatin prej tridhjetë ditësh nga dita e pranimit të funksionit. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The central authority responsible for implementing this law is the Kosovo Anti-Corruption Agency.
Neni 18 Përgjegjësia për zbatimin e këtij ligji Autoriteti qendror kompetent për zbatimin e këtij ligji është Agjencioni Kosovar i Antikorrupcionit. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The Agency acts on the basis of this law and other applicable legislation on this matter.
Neni 19 Baza e veprimit të Agjencionit Agjencioni vepron duke u bazuar në këtë ligj dhe në legjislacionin tjetër në fuqi lidhur me këtë qështje. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The Agency may start a procedure, must inform the official, keep the procedure closed to the public, determine the facts, and issue a written decision that is sent to the official’s institution for execution.
Neni 20 Inicimi i procedurës nga Agjencioni 20.1 Procedura para Agjencionit fillon zyrtarisht nga Agjencioni, me kërkesën e udhëheqësit mbikëqyrës, organit mbikëqyrës të zyrtarit apo me kërkesën e vet zyrtarit. 20.2 Agjencioni mund ta fillojë procedurën në bazë të lajmërimit të ndonjë personi tjetër apo lajmërimit 6 anonim. 20.3 Agjencioni për fillimin e procedurës do ta informojë zyrtarin dhe do të kërkojë ballafaqimin e tij me deponimet e denoncimit. 20.4 Procedura nga Agjencioni është e mbyllur për publikun. Agjencioni i bën të njohura vetëm rezultatet përfundimtare të procedurës së zhvilluar. 20.5 Agjencioni në rast të dyshimit për ekzistimin e shkeljes do të njoftoj zyrtarin për të cilin ekziston dyshimi se ka bërë shkelje të rregullave të sjelljes të përcaktuara me këtë ligj. 20.6 Agjencioni në mënyrë të pavarur i vërteton faktet, ndërsa institucionet tjera në kuadër të kompetencave të tyre janë të detyruara që pa shtyrje, sipas kërkesës së Agjencionit t’i vejnë në disponim faktet dhe të dhënat e kërkuara. 20.7 Pas zhvillimit të procedurave të parapara, Agjencioni, bie vendim në formë të shkruar, nëse veprimet e caktuara apo lëshimet e zyrtarit, paraqesin shkelje të këtij ligji. 20.8 Vendimi sipas paragrafit 7, të këtij neni i dërgohet për ekzekutim institucionit ku punon zyrtari përkatës, duke pasur parasysh edhe Ligjin kundër Korrupcionit. 20.9 Për shqyrtimin e ankesave kundër vendimeve, nga paragrafi 7 i këtij neni, Agjencioni formon Komisionin për Shqyrtimin e Ankesave. Organizimi dhe funksionimi i Komisionit për Shqyrtimin e Ankesave do të rregullohet me akt nënligjor. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: An official must give a written declaration accepting the procedure before the Agency when taking public office, and in serious violations may be required to tender resignation to the appointing institution.
Neni 21 Sanksionet për shkeljen e dispozitave të këtij ligji Zyrtari, me pranimin e funksionit publik sipas nenit 5 të këtij ligji, do të jep deklaratë me shkrim e cila përmban edhe pëlqimin për zhvillimin e procedurës para Agjencionit. Sipas kërkesave të këtij ligji zyrtarët do të japin deklaratën, që sipas propozimit dhe kërkesës së Agjencionit do të ofrojnë dorëheqje, institucionit i cili ka bërë emërimin e tij, për format më të rënda të shkeljeve të këtij ligji. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: This provision says the law does not remove an official’s disciplinary, material, or criminal liability under the relevant laws.
Neni 22 Mos përjashtimi i përgjegjësive tjera ligjore Dispozitat e këtij ligji nuk përjashtojnë përgjegjësinë disiplinore, materiale e penale të zyrtarit sipas ligjeve përkatëse për rastet që trajtohen nga Agjencioni sipas këtij ligji. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: For implementing this law, the Agency issues the relevant subordinate acts.
Neni 23 Zbatimi i ligjit Për zbatimin e këtij ligji, Agjencioni, nxjerr aktet përkatëse nënligjore. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Ky nen thotë se ligji hyn në fuqi pas miratimit nga Kuvendi i Kosovës dhe 30 ditë pas shpalljes nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm.
Neni 24 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pas miratimit nga Kuvendi i Kosovës dhe 30 ditë shpalljes nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm. UNMIK/REG/ 2008/2 14.06.2008 7
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 02/L-133 PËR PARANDALIMIN E KONFLIKTIT TË INTERESIT NË USHTRIMIN E FUNKSIONIT PUBLIK
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in