LIGJI NR. 02/L-15 PËR KOMISIONIN E PAVARUR TË MEDIAVE DHE TRANSMETIMIN
This preamble introduces a law on the Independent Media Commission and broadcasting.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 02/L-15
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble introduces a law on the Independent Media Commission and broadcasting. This article defines key terms used in the law, including broadcasting, broadcaster, frequency plan, spectrum, advertising, sponsorship, teleshopping, community, private broadcaster, public broadcaster, and resident of Kosovo. KPM is established as an independent body and is given authority over broadcast spectrum regulation and licensing in Kosovo. The Council manages the broadcasting policy, budget review, licensing decisions, public reporting, public meetings, and public consultation requirements. This article sets the Council’s membership, appointment process, deadlines, and eligibility rules.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 02/L-15 PËR KOMISIONIN E PAVARUR TË MEDIAVE DHE TRANSMETIMIN
Showing 32 of 32
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble introduces a law on the Independent Media Commission and broadcasting.
GAZETA ZYRTARE E INSTITUCIONEVE TË PËRKOHSHME TË VETËQEVERISJES NË KOSOVË / PRISHTINË :VITI II / NR. 12 / 01 MAJ 2007 Ligji Nr. 02/L-15 PËR KOMISIONIN E PAVARUR TË MEDIAVE DHE TRANSMETIMIN Kuvendi i Kosovës, Bazuar në Rregulloren nr. 2001/9 të dt.15 maj 2001 mbi Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë, veçanërisht Kreu 5.4, 5.7, 9.1.26 (a), 9.3.2 dhe 11.1(d), Miraton: LIGJIN PËR KOMISIONIN E PAVARUR TË MEDIAVE DHE TRANSMETIMIN KREU I PËRKUFIZIMET
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law, including broadcasting, broadcaster, frequency plan, spectrum, advertising, sponsorship, teleshopping, community, private broadcaster, public broadcaster, and resident of Kosovo.
Neni 1 Për qëllime të këtij ligji do të zbatohen përkufizimet vijuese: “Transmetim” do të thotë emetim burimor i programit me valë difuzive nëpërmjet të transmetuesit tokësor, kabllovik, satelitor ose me pajisje të tjera elektronike, të koduar apo të pakoduar, që i destinohen për shfrytëzim publikut që pranohen me radio, televizion ose pajisje elektronike të veçanta për emetim, duke mos përfshirë komunikimet individuale; “Transmetues” do të thotë personi fizik apo juridik që ka përgjegjësi redaktuese për përbërjen e shërbimeve programore televizive dhe të radios për pranim nga publiku i përgjithshëm dhe transmeton ato apo bën që ato të transmetohen të tëra e të pandryshuara nga pala e tretë. “Plani i frekuencave të transmetimit” do të thotë plani i frekuencave të radio transmetimit ose të transmetimit televiziv të caktuara nga autoriteti kompetent qeveritar për postë dhe telekomunikim në Zyrën e Komisionerit të përkohshëm të mediave dhe që drejtohet nga Komisioneri i përkohshëm i mediave; “Spektri i frekuencave të transmetimit” do të thotë frekuencat që janë në dispozicion për caktimin e radio transmetuseve dhe transmetuesve televizivë për përdorim të tyre në pajtueshmëri me standardet e Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit. Ai nuk përfshin frekuencat që i përdorin: a. bartësit e rëndomtë të telekomunikimit, për shembull, për të dhënat, për audio dhe video materiale, siç janë telefoni dhe pejxheri; si dhe b. transmetimet që nuk i përkasin opinionit të gjerë siç janë: policia, ushtria dhe kanalet e emergjencës. “Reklamim” do të thotë çfarëdo shpallje publike e transmetuar me pagesë apo shpërblim të ngjashëm, për qëllime të vetë promovimit, që është i destinuar për promovimin e shitjes, blerjes apo qiradhënies së një prodhimi apo shërbimi, për ta shtyrë përpara ndonjë ide apo çështje, ose për të shkaktuar disa efekte tjera të dëshiruara nga reklamuesi apo nga vet transmetuesi; “Sponzorim” do të thotë kontribut i ndonjë personi fizik apo juridik që nuk është i angazhuar në veprimtaritë transmetuese apo në produksionin e veprave audio-vizuale, në financimin direkt apo indirekt të ndonjë programi, por që synon promovimin e emrit, shenjës, imazhit apo aktiviteteve të atij personi; “Teleshoping” do të thotë transmetimi i drejtpërdrejtë i ofertave publikut me qëllim të ofrimit të mallrave apo shërbimeve, duke përfshirë patundshmërinë, të drejtat apo detyrimet, si shpërblim për pagesë; “Komunitet” do të thotë çdo banor apo grup njerëzish të Kosovës që i përkasin grupit të njëjtë etnik, fetar apo gjuhësor; “Transmetues privat” do të thotë çdo transmetues i licencuar qoftë si individ, OJQ apo biznes tregtar; “Transmetuesi Publik” nënkupton cilindo transmetues të Radios dhe Televizionit në Kosovë i themeluar posaçërisht me ligj për të vepruar si transmetues i shërbimit publik përfshirë transmetuesin publik të themeluar me anë të Rregullores së UNMIK-ut 2001/13; “Banor i Kosovës” do të thotë personi i regjistruar në Regjistrin Civil Qendror si banor i përhershëm i Kosovës në pajtim me Rregulloren nr. 2000/13 të UNMIK-ut të datës 17 mars 2000, mbi Zyrën Qendrore të Regjistrimit Civil. KREU II FORMIMI I KOMISIONIT TË PAVARUR TË MEDIAVE PJESA A: KOMISIONI I PAVARUR I MEDIAVE Autorizimet e përgjithshme - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: KPM is established as an independent body and is given authority over broadcast spectrum regulation and licensing in Kosovo.
Neni 2 2.1. Në bazë të këtij Ligji themelohet Komisioni i Pavarur i Mediave (tash e tutje: “KPM”). 2.2. KMP-ja është organ i pavarur nga ndikimet politike, të çfarëdo lloji qofshin ato, për ushtrimin e përgjegjësive dhe të funksioneve të saj të përcaktuara në bazë të këtij Ligji dhe të ligjeve tjera të zbatueshme në Kosovë në pajtueshmëri me nenin 11.1 (d) të Kornizës Kushtetuese. 2.3. KPM-ja përbëhet nga tri organe të veçanta: a. Këshilli, b. Zyra e Shefit Ekzekutiv dhe c. Bordi i Ankesave për Media. 2.4. KPM-ja rregullon Spektrin e Frekuencave Transmetuese në Kosovë si dhe licencon transmetuesit publik dhe privat për t’i përdorur ato, në pajtueshmëri me praktikat më të mira Evropiane, duke përfshirë, pos të tjerash, zbatimin e politikës së transmetimit që do ta përcaktojë Këshilli (tash e tutje: “Politika e transmetimit”). 2.5. KPM-ja gjithashtu do të nxjerrë rregulla dhe rregullore, të cilat nevojiten për të kryer funksionet e përshkruara me nenin 2 të këtij ligji. 2.6. Komisioni është autoriteti i vetëm në territorin e Kosovës përgjegjës për menaxhimin, rregullimin dhe caktimin e resurseve të frekuencave të transmetimit dhe për dhënien e licencave dhe mbledhjen e taksave për shfrytëzimin e frekuencave transmetuese. Autorizimet dhe kompetencat e Agjensisë së Rregullatorit për Telekomunikacion (“ART”) nuk përfshijnë transmetimin apo transmetuesit siç përkufizohen në nenin 1 të këtij Ligji. Zyra e Kryeshefit ekzekutiv (të quajtur “Kryeshef ekzekutiv” kudo në Ligj) koordinon menaxhimin e spektrit të frekuencave të transmetimit me ART-në. PJESA B: KËSHILLI Funksionet e Këshillit - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: The Council manages the broadcasting policy, budget review, licensing decisions, public reporting, public meetings, and public consultation requirements.
Neni 3 3.1. Në konsultim me Zyrën e Shefit Ekzekutiv dhe me palët e tjera të interesuara, në pajtim me këtë ligj, Këshilli, sipas nevojës, krijon dhe ndryshon politikën e transmetimit. 3.2. Politika e transmetimit duhet të jetë në përputhje me standardet e pranuara ndërkombëtarisht të transmetimit dhe të të drejtave të njeriut, duke respektuar plotësisht demokracinë dhe sundimin e ligjit si dhe mbrojtjen e lirisë së shprehjes. Përveç kësaj, politika e transmetimit do të jetë në pajtim të plotë me legjislacionin përkatës të Kosovës. 3.3. Politika e transmetimit, e përcaktuar nga Këshilli, duhet të promovoj produksionin vendor, të promovoj shërbime cilësore të shumëllojshme duke përfshirë shtrirjen gjeografike në mënyrën më të mirë të mundshme për t’i shërbyer të gjitha komuniteteve në Kosovë, të nxisë programe edukative cilësore, të promovojë qëndrueshmёri financiare dhe cilësi teknike të transmetimit në Kosovë, të promovojë përdorimin e teknologjisë së re, si dhe të reagojë në të drejtën e publikut për të ditur dhe për t’u njoftuar përmes promovimit të programeve të sakta dhe informative. Gjithashtu duhet të promovohet transmetimi i programeve vendore, edukative sidomos për të rinjtë. Programet do të pasqyrojnë kërkesat për barazi mes qytetarëve dhe komuniteteve. Po ashtu, përmes politikës së transmetimit, duhet të krijohet zbatimi i dispozitave të tilla të cilat do ta parandalojnë monopolizimin e transmetimit në Kosovë për të promovuar një konkurrencë të drejtë transmetuese. 3.4. Në konsultim me Zyrën e Shefit Ekzekutiv, Këshilli shqyrton propozimin për buxhetin vjetor të KMP-së dhe përmes Ministrisë së Financave dhe të Ekonomisë ia dërgon atë Qeverisë së Kosovës për miratimin e tij përfundimtar. Buxheti duhet të ofrojë mjete për honorare, shpenzime të arsyeshme, mbështetje të duhur dhe shpenzime administrative, shpenzime të arsyeshme kapitale, të sigurojë personelin, shpenzimet e programit, kapacitetet, shpenzime tjera rrjedhëse si dhe shpenzimet përcjellëse që kërkohen nga të tri organet e KPM-së, të cilat duhet të jenë në pajtim me procedurat normale të autoritetit qeveritar kompetent për çështjet fiskale. 3.5. Pas aprovimit të buxhetit për Këshillin e KPM-së, Zyrën e Shefit Ekzekutiv dhe Bordit të Ankesave për Media për vitin aktual, nuk mund të ketë reduktime të mëvonshme të fondeve që u janë dhënë në disponim atyre. 3.6. Këshilli duhet të shqyrtojë propozimin e buxhetit vjetor të Bordit për Ankesa të Mediave, i përgatitur në pajtim me nenin 26, dhe do ta dorëzojë atë për aprovim te autoritetet qeveritare kompetente për çështjet fiskale. 3.7. Në konsultim me Zyrën e Shefit Ekzekutiv, Këshilli do të shqyrtojë çdo vit Planin e frekuencave të transmetimit (tash e tutje: “Plani”) dhe do të bëjë ndryshime të nevojshme. Këshilli duhet ta njoftojë autoritetin qeveritar kompetent për postë dhe telekomunikacion në lidhje me çdo ndryshim të planit. 3.8. Pas konsultimeve me Zyrën e Shefit Ekzekutiv, Këshilli përgatitë dhe i paraqet Kuvendit të Kosovës, brenda dy muajve pas përfundimit të çdo viti kalendarik, një raport vjetor, duke përfshirë edhe të dhënat e plota në lidhje me përcaktimin dhe zbatimin e politikës së transmetimit, dhënien e liçencave dhe të ankesave, sanksionet që zbatohen dhe vendimet në lidhje me to, aktivitetet financiare, aktivitetet e tjera të transmetimit dhe objektivat e projektimit për vitin e ardhshëm. Raporti vjetor duhet të bëhet publik. 3.9. Këshilli duhet të emërojë Shefin Ekzekutiv në pajtim me nenin 8 të këtij Ligji. 3.10. Të gjitha mbledhjet e Këshillit duhet të jenë të hapura për publikun, dhe të gjitha vendimet e Këshillit duhet të jenë të hartuara me shkrim dhe të bëhen publike brenda dy ditëve të punës pasi të jenë mbajtur mbledhjet. 3.11. Këshilli ka autoritet ekskluziv të aprovojë me shumicë të thjeshtë të votave kushtet për licencim dhe të vendosë në lidhje me aplikimet për licencat (përfshi ripërtëritjen e licencave) si dhe dhënien e të drejtës së përdorimit të frekuencave të Spektrit të Frekuencave të Transmetimit. Këshilli gjithashtu mund të vendosë edhe sanksione bazuar në rekomandimet e Shefit Ekzekutiv. 3.12. Këshilli udhëheq Komisionin sa i përket çështjeve strategjike që kanë të bëjnë me zbatimin e këtij ligji. Këshilli nxjerr akte, udhëzime, politika dhe detyrat që janë të nevojshme për zbatimin e efektshëm të këtij ligji. Duke u bazuar në këshillën dhe rekomandimet e Zyrës së Shefit Ekzekutiv, Këshilli lëshon licenca dhe i ripërtërin ato, duke iu dhënë subjekteve të autorizuara të drejtën e përdorimit të frekuencave në Spektrin e Frekuencave të Transmetimit dhe është i autorizuar që të vendosë sanksione për shkeljen e rregulloreve të komisionit apo kushteve të licencës. 3.13. Këshilli pas rekomandimeve të Shefit Ekzekutiv, duhet të nxjerr një Kod të Etikës që do të jetë i aplikueshëm për Këshillin dhe Personelin e Komisionit. 3.14. Në çdo rast kur Këshilli kur planifikon të nxjerr një akt të veçantë, përkatësisht rregullore me të cilën do të rregullonte raporte të caktuara, është i obliguar që aktet e tilla t’ua vërë në disponim një spektri të gjerë subjektesh. Publiku dhe palët e interesuara duhet të kenë jo më pak se 14 ditë në disponim për të komentuar draft-aktin. Personeli i Komisionit është i detyruar t’i marrë parasysh mendimet e publikut mbi aktet e propozuara. 3.15. Këshilli pas rekomandimit të Shefit Ekzekutiv, duhet të adoptojë një strategji që i ofron publikut mundësi për qasje në licencat dhe rregulloret e nxjerra nga Komisioni, vendimet publike që rezultojnë nga këto rregullore dhe të gjitha veprimet ekzistuese të ndërmarra nga Këshilli. Përveç kësaj, Komisioni duhet t’i ofrojë mundësinë publikut që të ketë qasje në mbledhjen e dokumentacionit, shënimeve për rastet dhe vendimet e Bordit të Ankesave për Media . Qasja e publikut në dokumentacionin e Komisionit duhet të mbështetet në praktikat më të mira Evropiane, të cilat i referohen lëmisë që rregullohet nga ligjet e informimit. Përbërja e Këshillit - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: This article sets the Council’s membership, appointment process, deadlines, and eligibility rules.
Neni 4 4.1. Këshilli përbëhet nga shtatë (7) anëtarë, prej të cilëve dy (2) janë anëtarë ndërkombëtarë, kurse pesë (5) janë anëtarë vendorë të Kosovës. Struktura e anëtarëve të Këshillit që janë banorë të Kosovës, pasqyron parimin e shumë etnicitetit. Me zgjidhjen e statusit politik të Kosovës, numri i anëtarëve të Këshillit mbetet i njëjtë, shtatë (7), ku dy të fundit janë anëtarë vendorë të emëruar në përputhje me procedurat e përshkruara në nenin 4.4 të këtij Ligji. 4.2. Anëtarët ndërkombëtarë të Këshillit emërohen nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP). a. Në rastin kur mandati i anëtarit ndërkombëtar të Këshillit përfundon para skadimit të periudhës së emërimit, ose kur anëtari vdes ose jep dorëheqje, PSSP-ja emëron një anëtar të ri brenda gjashtëdhjetë (60) ditësh. Ky emërim zgjatë për periudhën derisa të skadojë mandati i ish-anëtarit të Këshillit. 4.3. Një (1) anëtarë vendor i Këshillit emërohet dhe caktohet nga Kuvendi i Kosovës. a. Procedura e miratuar nga Kuvendi i Kosovës për emërimin e anëtarit vendor duhet të jetë e hapur dhe transparente. b. Emërimi duhet të ratifikohet para skadimit të mandatit të anëtarit aktual. (Emërimi i anëtarit fillestar duhet të ratifikohet brenda gjashtëdhjetë (60) ditësh pas miratimit të këtij ligji.) c. Anëtari vendor i këshillit konsiderohet i emëruar kur për të kanë votuar mbi 50% e deputetëve të Kuvendit. d. Nëse mandati i anëtarit vendor të Këshillit të emëruar nga Kuvendi përfundon para skadimit të periudhës së emërimit, ose nëse anëtari vdes ose jep dorëheqje, Kuvendi i Kosovës emëron një anëtar të ri brenda gjashtëdhjetë (60) ditësh. Ky emërim zgjatë për periudhën derisa të skadojë mandati i ish-anëtarit. e. Pëlqimi me shkrim i anëtarit se e pranon emërimin do të bashkёngjitet me aktin e emërimit, si dhe deklarata e tij/saj se nuk ka kurrfarë pengesash për emërimin e tij/saj, siç referohet në nenin 4.7 të këtij ligji. 4.4. Katër anëtarë vendor të Këshillit propozohen dhe emërohen si vijon: a. Anëtarët vendor të Këshillit (tash e tutje: “anëtarë të Këshillit nga shoqëria civile”) propozohen nga individët dhe organizatat që kanë selinë e tyre me vendbanim ligjor në Kosovë duke përfshirë asociacionet e regjistruara të gazetarëve dhe organizatat joqeveritare të përfshira në sferën e mediave, mbrojtjen e lirisë së fjalës dhe të të drejtave të njeriut si dhe përfaqësuesit nga akademia dhe komuniteti juridik, duke e respektuar përfaqësimin gjinor dhe atë të komuniteteve në Kosovë. b. Inicimin e procedurës për emërimin e anëtarëve të Këshillit nga shoqëria civile e bën Shefi Ekzekutiv, duke publikuar një ftesë jo më vonë se tre (3) muaj para skadimit të mandatit të anëtarëve të Këshillit nga shoqëria civile. (Si përjashtim të kësaj, për mandatin fillestar të anëtarëve të Këshillit nga Shoqëria Civile të paraparë me këtë ligj, Komisioneri i Përkohshëm i Mediave inicion procedurën e nominimit brenda dy javësh pas miratimit të këtij ligji.) c. Ftesa publike duhet të shpallet gjerësisht në mediat e shtypit dhe të transmetimit të Kosovës, në gjuhët zyrtare në Kosovë në të cilën specifikohen kualifikimet e kërkuara për anëtarët e Këshillit në pajtueshmëri me këtë ligj. d. Shefi Ekzekutiv i KPM - së brenda 30 ditësh nga lëshimi i ftesës për propozime thërret mbledhjen publike për të shpallur listën e të propozuarve. e. Shefi Ekzekutiv i KPM-së duhet që brenda 15 ditësh nga takimi publik t’ia dërgoj një komisioni ad-hoc të mbledhur nga Kryetari i Kuvendit një listë me kandidatët më të kualifikuar, konform kualifikimeve të kërkuara në ftesën për propozime. Lista duhet të përbëhet nga dyfishi i kandidatëve për vendet e lira në Këshill. Komisioni ad-hoc i Kuvendit duhet të përbëhet nga një përfaqësues i secilës parti që është e përfaqësuar në Kuvend. Komisioni duhet të debatojë jo publikisht për të zgjedh, me konsensus, katër anëtarët e Këshillit nga shoqëria civile. Zgjedhja duhet të reflektojë barazinë gjinore, përfaqësimin e komuniteteve në Kosovë si dhe aftësitë dhe ndershmërinë që e kërkon një rregullator i transmetimit. f. Komisioni ad-hoc i rekomandon Kuvendit të Kosovës listën për emërime të anëtarëve të Këshillit, nga shoqëria civile, jo më vonë se dhjetë (10) ditë pas vlerësimit të tyre nga komisioni. g. Kuvendi i Kosovës duhet t’i vërtetoj formalisht emërimin e anëtarëve të Këshillit nga shoqëria civile brenda tridhjetë (30) ditësh pasi të jenë paraqitur zyrtarisht nominimet. h. Pëlqimi me shkrim i anëtarit të Këshillit nga shoqëria civile lidhur me pranimin e nominimit duhet të bashkёngjitet me nominimin, si dhe deklarata e tij/saj se nuk ka pengesa për emërimin e tij/saj, siç referohet në nenin 4.7 të këtij Ligji. i. Në rastin kur mandati përfundon para skadimit të periudhës së emërimit të anëtarit të Këshillit nga shoqëria civile, ose kur një anëtar i Këshillit nga shoqëria civile ka vdekur ose ka dhënë dorëheqje, duhet të vijohet sipas procedurave të specifikuar nën (b)-(h) më lart, me përjashtim që ftesa publike duhet të publikohet 30 ditë pasi të ketë mbetur posti i lirë. Ky emërim duhet të ratifikohet për periudhën derisa të skadojë mandati i anëtarit të përparmë. 4.5. Nëse përfundon mandati i ndonjë anëtari të Këshillit, ose anëtari vdes ose jep dorëheqje, Këshilli mund të marrë vendime të vlefshme edhe para se të bëhet vërtetimi i emërimit të anëtarit të ri. Megjithatë, nëse numri i anëtarëve është më i vogël se 50 % i numrit të anëtarëve të Këshillit, Këshilli nuk ka të drejtë të marrë vendime gjersa të mos ketë së paku mbi 50 % të anëtarëve për miratim. 4.6. Personat e përzgjedhur për emërim si anëtar të Këshillit duhet të kenë njohuri relevante dhe përvojë që do t’u bëjë të mundur të japin kontribut të rëndësishëm për funksionet e Këshillit. 4.7. Asnjë person nuk mund të jetë anëtar i Këshillit nëse ai ose ajo: a. ka punësim aktiv në shërbimin civil të Kosovës; b. mban post publik të zgjedhur; c. është anëtar i organit ekzekutiv të një partie politike; d. ka interes financiar të drejtpërdrejtë ose përfaqëson këtë interes, ose punon në ndonjë transmetues në punët e telekomunikimit ose të transmetimit; e. ka qenë i/e dënuar, pas procesit të duhur në pajtim me standardet e pranueshme ndërkombëtarisht, për krime duke përfshirë dhunën ose punë të pandershme, për të cilën ai ose ajo nuk janë falur zyrtarisht dhe me ligj, ose f. është i/e angazhuar në aktivitete që mund të konsiderohen të jenë në kundërshtim me funksionet e Këshillit. 4.8. Emёrimi i autoriteteve në Këshill duhet të pasqyrojë shoqërinë civile dhe multietnike të Kosovës si dhe të jenë të përfaqësuara të dyja gjinitë. Kohëzgjatja e emërimeve në Këshill - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: This provision sets the term lengths for international, local, and civil-society members of the Council, and says two civil-society members are chosen by lot in a public meeting.
Neni 5 5.1. Mandati i anëtarëve ndërkombëtarë në Këshill do të jetë si vijon: a. mandati fillestar i njërit prej anëtari ndërkombëtar është tetëmbëdhjetë (18) muaj; b. mandati fillestar i anëtarit tjetër ndërkombëtar është dymbëdhjetë (12) muaj; 5.2. Mandatet e pesë (5) anëtarëve të vendit do të jenë si vijon: a. Të gjithë anëtarët vendorë të Këshillit emërohen për mandatin prej dy (2) vjetësh. b. Si përjashtim nga neni 4.2 (a) i këtij ligji, mandati fillestar i dy (2) anëtarëve të Këshillit nga shoqёria civile është një (1) vit për secilin, që duhet të zgjidhet me short të tërhequr nga Komisioneri i Përkohshëm i Mediave në një takim publik. c. Secili emërim i bërë pas emërimeve fillestare është me mandat prej dy viteve. Shkarkimi nga Këshilli dhe mirësjellja e anëtarëve - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Ky nen lejon Kuvendin e Kosovës të shkarkojë një anëtar të Këshillit me shumicë 60% të votave dhe vendos rregulla sjelljeje për anëtarët e Këshillit.
Neni 6 6.1. Kuvendi i Kosovës mund të shkarkojë anëtarin nga Këshilli kur konsideron se ka ndonjë bazë për largim që parashihet me nenin 6.2 dhe 6.3 dhe 6.4 e që mund të zbatohet për anëtarin. Për të shkarkuar anëtarin nga Këshilli nevojitet shumica prej 60 për qind të votave të Kuvendit. 6.2. Anëtarët e Këshillit duhet t’i përmbahen ligjit të aplikueshëm në Kosovë dhe praktikave më të mira Europiane dhe e kanë të ndaluar që të kërkojnë dhe pranojnë udhëzime gjatë përmbushjes së detyrave të tyre prej cilitdo autoritet tjetër përveç prej Këshillit. 6.3. Anëtarëve të Këshillit u ndalohet keqpërdorimi i pozitës së tyre për përfitim personal, të ndonjë pale apo entiteti përveç KPM-së. Anëtarët e këshillit nuk pranojnë asnjë formë kompensimi nga burime të tjera përveç buxhetit të KPM-së për kryerjen e detyrave të tyre në Këshill. 6.4. Shkarkimi i anëtarëve të Këshillit duhet të bëhet sipas këtyre kushteve: a. nëse anëtari nuk i përmbush kushtet sipas nenit 4.7, 6.2 dhe 6.3 të këtij ligji; b. nëse vërtetohet se në vazhdimësi dështon t’i përmbush detyrat e anëtarit të Këshillit; ose c. nëse anëtari shfrytëzon emërimin e vet për përfitime personale ose për përfitim të ndonjë pale a subjekti tjetër pos për KPM-në. Procedurat e Këshillit - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The Council’s oldest member must call the first meeting within 30 days after appointments and approvals by the Assembly of Kosovo.
Neni 7 7.1. Anëtari më i vjetër i Këshillit thërret mbledhjen e parë të Këshillit brenda 30 dite pasi të jenë bërë emërimet dhe miratimet nga Kuvendi i Kosovës. 7.2. Këshilli, me shumicë votash, do të zgjedhë kryesuesin dhe zëvendës kryesuesin e vet nga anëtarët e Këshillit. 7.3. Mandati i kryesuesit dhe i zëvendës kryesuesit zgjatë një vit dhe cilido prej tyre mund të rizgjidhet me shumicën e votave të Këshillit. 7.4. Kryesuesi thërret mbledhjet e Këshillit së paku një herë në tre muaj. Sipas vlerësimit të kryesuesit ose me kërkesë e mbi gjysmës së anëtarëve, kryesuesi thërret mbledhjet, siç kërkohet nga Këshilli për t’i përmbushur funksionet e veta. 7.5. Kuorumi për mbajtjen e mbledhjeve dhe marrjen e vendimeve është prania e mbi gjysmës së anëtarëve të Këshillit. 7.6. Shefi Ekzekutiv ndjekë mbledhjet e Këshillit, si anëtar pa të drejtë vote. 7.7. Jo më vonë se tre muaj pas konstituimit, Këshilli duhet të përcaktojë rregulloren e punës, siç kërkohen për t’i përmbushur funksionet e veta në mënyrë të hapur dhe transparente. PJESA C: ZYRA E SHEFIT EKZEKUTIV Funksionet e Zyrës së Shefit Ekzekutiv - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Neni 8 gives the Executive Office several duties on broadcasting policy, budgeting, licensing processes, frequency planning, and annual review of public and private broadcasters.
Neni 8 8.1. Nën drejtimin e Shefit Ekzekutiv, Zyra e Shefit Ekzekutiv duhet të zbatojë të gjitha aspektet e politikës së transmetimit, siç përcaktohen nga Këshilli brenda kornizës së buxhetit të caktuar në pajtim me këtë ligj. 8.2. Zyra e Shefit Ekzekutiv mund t’i japë Këshillit rekomandime përkitazi me çështjet e politikës dhe çështjet lidhur me buxhetin dhe administratën. 8.3. Zyra e Shefit Ekzekutiv përgatit propozimin për buxhetin vjetor të KPM-së të cilin ia paraqet Këshillit të KPM-së për miratim. Buxheti duhet të sigurojë mjete të nevojshme për shpenzime administrative, shpenzime për personelin, shpenzimet e kapitalit, shpenzimet e programimit, në pajtim me procedurat e buxhetit të përcaktuara nga autoriteti kompetent i qeverisë për çështje fiskale. Administrimi i financave të KPM-së i nënshtrohet procedurave të revizionit të përcaktuara nga autoriteti kompetent i qeverisë për çështje fiskale. 8.4. Zyra e Shefit Ekzekutiv duhet që brenda kornizës së këtij ligji dhe të politikës së përcaktuar nga Këshilli, të përcaktoj procesin për vlerësimin e aplikacioneve për licenca të transmetimit, rekomandon kushtet specifike teknike dhe joteknike në lidhje me nxjerrjen e licencave, siç parashihen me këtë Ligj dhe t’i rekomandojë Këshillit sanksione përmes çdo mekanizmi të mundshëm sipas ligjit të zbatueshëm. Licencat e lëshuara nga Komisioneri i Përkohshëm i Mediave para se të hyjë në fuqi ky ligj mbeten të vlefshme derisa të përfundojnë apo zëvendësohen nga një licencë e KPM-së në pajtueshmëri me këtë ligj. 8.5. Zyra e kryeshefit ekzekutiv i rekomandon Këshillit një plan për ndarjen e frekuencave të transmetimit duke i marrë parasysh nevojat e komunitetit dhe kapacitetin e tregut. Zyra e kryeshefit ia rekomandon Këshillit për miratim kriteret për ndarjen e frekuencave të transmetimit në pajtim me kapitullin III të këtij Ligji. 8.6. Zyra e Shefit Ekzekutiv shqyrton kryerjen e detyrave vjetore të Transmetuesit Publik në mënyrë që të vërteton se Transmetuesi Publik i përmbush obligimet e veta. Të gjitha dokumentet që janë në lidhje me funksionin e Transmetuesit Publik, përfshirë buxhetin dhe cilido shqyrtim i kryerjes së detyrave - do të bëhet publik. Këshilli i KPM-së nëpërmjet Shefit Ekzekutiv, mund të kërkojë kontroll të menaxhimit dhe/apo financiar të transmetuesit publik, kur këtë e konsideron të arsyeshme dhe të mbështetur në fakte. Zyra e Shefit Ekzekutiv, të njëjtin shqyrtim vjetor e bënë për secilin Transmetues Privat që merr fonde publike. Përgjegjësitë dhe veprimet në asnjë mënyrë nuk duhet të dobësojnë pavarësinë e transmetuesit. Shefi Ekzekutiv - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Rregullon detyrat, emërimin, mandatin, kushtet e papërshtatshmërisë dhe shkarkimin e Shefit Ekzekutiv nga Këshilli.
Neni 9 9.1. Shefi Ekzekutiv është përgjegjës për të gjitha aspektet e menaxhmentit të Zyrës së Shefit Ekzekutiv në pajtim me politikën e përcaktuar nga Këshilli brenda kornizës së buxhetit të caktuar sipas këtij ligji. Shefi Ekzekutiv do të menaxhojë punët e përditshme të Zyrës së Shefit Ekzekutiv dhe është përgjegjës për menaxhimin financiar të KPM-së. 9.2. Këshilli e emëron Shefin Ekzekutiv pas shpalljes dhe nëpërmjet një procesi të hapur dhe konkurrues, në të cilin së paku dy të tretat e anëtarëve të Këshillit pajtohen për zgjedhjen e tij. Emërimi bëhet për një afat trevjeçar. Çdo emërim mund të ripërtërihet me pajtimin dhe vendimin e marrë nga së paku dy të tretat e anëtarëve të Këshillit. 9.3. Asnjë person nuk mund të jetë Shef Ekzekutiv nëse ai ose ajo: a. është në marrëdhënie aktive pune në shërbimin civil të Kosovës; b. mban një post të zgjedhur publik; c. është anëtar i organit ekzekutiv të një partie politike; d. ka interes financiar të drejtpërdrejtë ose të tërthortë në telekomunikacion ose në industrinë e transmetimeve; e. ka qenë i dënuar pas një procesi gjyqësor në përputhje me standardet e pranuara ndërkombëtare, për një krim që përfshin dhunën ose pandershmërinë, për të cilën ai ose ajo nuk është liruar zyrtarisht ose sipas ligjit; ose f. është përfshirë në aktivitetet që janë në kundërshtim me funksionet e Këshillit. 9.4. Këshilli mund ta largojë nga posti Shefin Ekzekutiv, me pajtimin e së paku dy të tretat e anëtarëve të Këshillit, kur: a. Shefi ekzekutiv e humbë zotësinë juridike për të vazhduar ta mbajë postin në bazë të nenit 8.3; b. Këshilli konstaton që Shefi Ekzekutiv në mënyrë të dëshmuar dhe në vazhdimësi dështon t’i përmbush detyrat e tij/saj sipas këtij ligji. 9.5. Në rast se Shefi Ekzekutiv vdes, jep dorëheqje ose largohet nga posti, Këshilli emëron një anëtar të personelit të Zyrës së Shefit Ekzekutiv që ta kryejë detyrën përkohësisht, deri sa Këshilli ta zgjedhë Shefin e ri Ekzekutiv. Personeli i Zyrës së Shefit Ekzekutiv - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Shefi Ekzekutiv dhe stafi i Komisionit duhet të veprojnë pavarësisht nga autoritete të tjera, pa përdorur pozitën për përfitim personal, dhe personeli duhet të rekrutohet sipas meritës dhe në mënyrë të hapur e jodiskriminuese.
Neni 10 10.1. Shefi Ekzekutiv, në kuadër të buxhetit të KPM-së, e emëron personelin ashtu siç kërkohet, për t’i përmbushur përgjegjësitë e Zyrës së Shefit Ekzekutiv. 10.2. Shefit Ekzekutiv dhe stafit të tij i ndalohet të kërkojnë ose pranojnë instruksione në ushtrimin e detyrave të tyre nga ndonjë autoritet tjetër përveç Këshillit dhe Bordit të Ankesave për Media, vetëm nëse parashihet ndryshe me ligj. 10.3. Shefit Ekzekutiv dhe personelit u ndalohet shfrytëzimi i pozitës së tyre për përfitim personal ose për përfitim të ndonjë partie ose subjekti tjetër përveç KPM-së. 10.4. Shefi Ekzekutiv dhe personeli i Komisionit janë anëtarë nga shërbimi civil. Kjo bëhet pa paragjykimin e ushtrimit të funksioneve të tyre në mënyrë të pavarur si punëtorë të KPM-së. Komisioni i punëson zyrtarët e tij sipas nevojës për të kryer me efekt funksionet e tyre në bazë të këtij ligji. Përzgjedhja e personelit duhet të bazohet në merita dhe aftësitë profesionale dhe ai proces duhet të realizohet në mënyrë të hapur, konkurruese dhe jodiskriminuese. Praktikat e punës së personelit duhet të jenë në pajtueshmëri me ato të shërbimit civil dhe niveli i pagave duhet harmonizuar deri në masën më të madhe të mundshme me atë të shërbimit civil. KREU III LIÇENCIMI I TRANSMETUESVE PJESA A: APLIKACIONET PËR LICENCË TË TRANSMETIMIT DHE RIPËRTËRITJA E TYRE Licenca e transmetimit - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: To broadcast in Kosovo under this law, a broadcasting license is required, and the Commission issues it.
Neni 11 11.1. Për të ushtruar transmetim në Kosovë sipas kushteve të këtij ligji kërkohet licenca për transmetim, të cilën e lëshon Komisioni. 11.2. Liçencat e transmetimit dhe ripërtëritja e tyre, përfshirë këtu transmetuesit digjital dhe kabllovik bëhen për një afat shtatëvjeçar për radio dhe dhjetëvjeçar për televizion. 11.3. Liçencat e transmetimit të lëshuara nga Komisioneri i Përkohshëm i Mediave mbesin në fuqi deri atëherë kur KPM-ja të ketë një procedurë të drejtë dhe të hapur për dhënien e licencës afatgjate të përcaktuar me këtë ligj. Me miratimin e një procesi afatgjatë të licencimit nga Këshilli, të gjitha licencat ekzistuese dhe të gjithë kandidatët e rinj të kualifikuar do të merren në konsiderim për licencë afatgjatë nga Komisioni brenda gjashtë muajve nga dita e miratimit të procesit të licencimit. 11.4. Licencat nuk mund të shfrytëzohen dhe barten pa autorizimin dhe pa aprovimin paraprak me shkrim të KPM-së. 11.5. Transmetuesit e licencuar duhet të veprojnë në përputhje me praktikat më të mira Europiane, në përputhje me politikat transmetuese dhe kushtet e caktuara nga KPM-ja. Aplikimet për licencat e transmetimit - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Applications for broadcasting licences must be submitted to KPM through the Executive Chief’s Office, and KPM may issue licences only to eligible applicants.
Neni 12 12.1. Aplikimet për licencat e transmetimit do të bëhen në KPM përmes Zyrës së Shefit Ekzekutiv në përputhje me këtë Ligj dhe me procedurat që do të përcaktohen dhe publikohen nga Këshilli. Për aplikimet për licenca dhe për procedurat që janë zhvilluar lidhur me to kërkohet informacion që është i domosdoshëm për KPM-në, për të përcaktuar përshtatshmërinë e aplikantit me kushtet e përcaktuara në këtë ligj. 12.2. Licenca e transmetimit mund t’i lëshohet vetëm individit apo subjektit që përmbush kërkesat e parashikuara në këtë ligj dhe kritereve të cilat KPM-ja mund t’i përcaktojë sipas një procedure të drejtë dhe të hapur të konkurrimit. 12.3. Licenca e transmetuesit nuk i lëshohet ose nuk do të vazhdoj t’i jepet: a). partisë politike, grupit ose organizatës e cila menaxhohet nga individi i cili mban post të zgjedhur ose është anëtar i një organi ekzekutiv të një partie politike; b). Individit, ose subjektit i cili menaxhohet nga një individ, i cili është i dënuar në një proces në përputhje me standardet ndërkombëtare, për krime që kanë të bëjnë me dhunë apo mashtrime, të cilat nuk i janë falur ligjërisht atij ose asaj. 12.4. Zyra e Shefit Ekzekutiv, kur t’i bëjë rekomandimet Këshillit për licencim, me rastin e vlerësimit të aplikacioneve të parashtruara për licencat e transmetimit, do të marrë parasysh faktorët e mëposhtëm: a. natyrën dhe shkallën e burimeve financiare të aplikantit; b. realizueshmërinë financiare të propozimit të aplikantit; c. kapacitetin teknik të aplikantit për të ofruar transmetime cilësore; d. nevojën për të siguruar program të shumëllojshëm për të gjithë qytetarët e Kosovës; e. nivelin në të cilën programi i ofruar i kontribuon zhvillimit të prodhimit të programit vetanak; f. aplikacionet konkurrente dhe g. aplikacionet e tjera të pranuara. 12.5. Zyra e Shefit Ekzekutiv duhet të mbajë një regjistër të licencave të transmetimit, ku përfshihen kushtet e aplikueshme për secilën licencë. Ai regjistër do të jetë në dispozicion për kontrollim publik. Lëshimi i licencave të transmetimit - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The Council must publish notice of proposed broadcast licence issuance, decide applications within 120 days after the application deadline, and the Chief Executive Office must keep applicants/public informed if the deadline is extended.
Neni 13 13.1. Kur Këshilli propozon të lëshojë mëtej licenca të transmetimit, ai do ta publikojë gjerësisht një njoftim për këtë qëllim përmes Zyrës së Shefit Ekzekutiv. Në njoftim përfshihet i tërë informacioni përkatës për licencat e propozuara të transmetimit, procesi për dorëzimin e aplikacioneve, informacioni që kërkohet nga aplikantët, metodologjia dhe kriteret për vlerësimin e aplikacioneve për licencat e transmetimit, dhe çfarëdo tarife të aplikueshme për aplikacionin. 13.2. KPM-ja, përmes licencimit, duhet që të ndajë frekuenca të mjaftueshme për Transmetuesin Publik për t’i mundësuar që t’i ofroj popullsisë së Kosovës një mbulim radio televiziv deri në masën maksimale të mundshme. 13.3. Këshilli, brenda njëqind e njëzet (120) ditësh pas përfundimit të datës për aplikim, vendos mbi bazat e konkurrimit se a do t’ia lëshojë licencën e transmetimit një aplikanti, sipas rregullave të përcaktuara në nenin 11 dhe 12. Në rrethana të jashtëzakonshme, Këshilli, me propozim të Zyrës së Shefit Ekzekutiv, mund ta zgjasë kufizimin prej njëqind e njëzet (120) ditësh. Kur data e përfundimit zgjatet, Zyra e Shefit Ekzekutiv i informon të gjithë aplikantët dhe publikun për zgjatjen e afatit dhe arsyet për këtë. 13.4. Zyra e Shefit Ekzekutiv, aplikantëve dhe palëve të interesuara, u ofron mundësinë efektive që të bëjnë paraqitjen e tyre para Këshillit. Procesi i licencimit do të jetë i drejtë dhe transparent - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: KPM must give written reasons for decisions refusing or not renewing a broadcaster’s license, and must deliver those decisions to applicants through the Executive Director’s Office.
Neni 14 14.1. Procesi i vlerësimit të aplikacioneve për licencë transmetimi dhe ripërtrirja e licencave duhet të jetë i drejtë dhe transparent. 14.2. Vendimet e KPM-së mbi refuzimin ose mosripërtrirjen e licencës për transmetuesin duhet të jenë të arsyetuara me shkrim dhe ato u dorëzohen aplikantëve nëpërmjet Zyrës së Shefit Ekzekutiv. Ripërtëritja e licencave - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: A private broadcaster may request renewal of its existing licence within 12 months before expiry, unless the Council decides not to renew it for a material breach of licensing conditions. If the licence is renewed, the Council may change the licence conditions.
Neni 15 15.1. Përveç rasteve kur Këshilli, me rekomandimin e kryeshefit ekzekutiv konsideron se licenca nuk duhet të ripërtëritet për shkak të shkeljes së dispozitave materiale nga ana e transmetuesit privat për sa u përket kushteve të licencimit transmetuesi ka të drejtë të kërkojë përtëritjen e licencës nga Zyra e kryeshefit ekzekutiv brenda dymbëdhjetë (12) muajve para skadimit të datës së licencës ekzistuese. 15.2. Kur ripërtёrihet liçenca Këshilli me rekomandimin e Zyrës së Shefit Ekzekutiv, mund të bëjë ndryshime në kushtet e licencës, në varësi të votave pozitive të më shumë se gjysma e anëtarëve të Këshillit. Tarifat vjetore të licencës - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The Executive Office collects annual licence fees, keeps the records, and the fees are deposited into the designated KPM account. The Council sets the fee scheme on the Chief Executive’s recommendation.
Neni 16 16.1. Me rekomandimin e Shefit Ekzekutiv, Këshilli cakton një skemë për tarifat e licencës, për kategori të ndryshme të licencave të transmetimit që do të paguhen për çdo vit nga të licencuarit. Në caktimin e orarit, Zyra e Shefit Ekzekutiv i merr parasysh kushtet mbizotëruese dhe ato të projektuara të tregut. Tarifa e licencës do të jetë e njëjtë në kuadër të çdo kategori të licencave. Orari i tarifave i paraqitet Këshillit për aprovim. 16.2. Zyra e Shefit Ekzekutiv e rishikon dhe mund të bëjë ndryshime në orarin e tarifave të licencave çdo dy (2) vjet. 16.3. Tarifat vjetore të licencave mblidhen nga Zyra e Shefit Ekzekutiv. Paratë e mbledhura do të depozitohen në tërësi në një xhirollogari të KPM-së që caktohet nga autoriteti qeveritar kompetent për çështjet fiskale. Zyra e Shefit Ekzekutiv do të jetë përgjegjëse për mirëmbajtjen e shënimeve për të gjitha pagesat e tarifave të licencave. Ky proces do t’u nënshtrohet procedurave normale të revizionit, ashtu siç parashihen nga autoriteti qeveritar kompetent për çështjet fiskale. Reklamimi - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: KPM must oversee the transition to public broadcaster funding through subscription fees and regulate advertising rules.
Neni 17 17.1. Njëri nga funksionet e KPM-së është mbikëqyrja e procesit tranzitor me anë të të cilit financimi për transmetuesin publik sigurohet nëpërmes parapagimit për transmetues. Në këtë tranzicion, mbështetja në fondet nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës (BKK) dhe reklamimi do të zvogëlohet me rritjen e nivelit të inkasimit të parapagimit për Transmetuesin Publik me pikësynim eliminimin nga BKK-ja si burim i të hyrave dhe minimizim apo përfundimisht eliminimin (nëse është i zbatueshëm) e reklamimit, përfshirë sponzorizimin dhe teleshopingun, si burim i të hyrave. KPM-ja e drejton tranzicionin në mënyrën që nuk rrezikon aftësinë e transmetuesit publik apo privatë për të funksionuar si entitete të qëndrueshme. Po ashtu do të drejtojë përdorimin e reklamimit për klauzolat në vijim. 17.2. KPM-ja duhet të vendos një kod etik të reklamimit për transmetuesit në pajtueshmëri me praktikat më të mira Europiane. 17.3. KPM-ja do të jetë përgjegjëse për t’u siguruar se transmetuesi publik nuk vendos tarifa të reklamimit që janë më të ulëta se nivelet mbizotëruese në treg të ofruara nga transmetuesit privatë për reklamim të ngjashëm. KPM-ja, në bazë të nevojës, do të nxjerrë rregullore të veçanta për të parandaluar praktikat e padrejta apo monopoliste të biznesit nga cilido subjekt transmetues. 17.4. Gjatë caktimit të politikës për qasjen e transmetuesit publik në reklamim, duke përfshirë edhe sponzorimet, Këshilli duhet të vendos kufijtë në atë mënyrë që nuk dëmton aftësinë për funksionim të mirë si të transmetuesit publik, po ashtu edhe të transmetuesve privatë. Kufizimet në reklamim do të përfshijnë minutazhin ditor, minutazhin për një orë, minutazhin gjatë transmetimit në kohën më të shikuar si dhe kufizimet e tjera, të cilat Këshilli i konsideron si të përshtatshme. Kërkesat për raportim - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Transmetuesi duhet t’i dorëzojë KPM-së raport vjetor brenda 90 ditëve pas përfundimit të vitit; KPM-ja nuk duhet të publikojë informacion të ndjeshëm komercial, përveç kur ligji e kërkon këtë.
Neni 18 18.1. Transmetuesi duhet të paraqes raport vjetor pranë KPM-së në të cilin përfshihet informacioni përkitazi me programin dhe veprimin në përputhje me kushtet e licencës, një raport financiar të detajuar dhe informacione të tjera të parapara me Ligj. Raportet vjetore paraqiten jo më vone se 90 ditë pas përfundimit të vitit, dhe i dorëzohen nëpërmjet Zyrës së Shefit Ekzekutiv KPM-së. 18.2. Zyra e Shefit Ekzekutiv mund të kërkojë informacion të mëtejshëm nëse konsideron se informacioni i paraqitur në raportet vjetore është i paplotë. 18.3. Përveç në rastet kur me ligj kërkohet të veprohet ashtu, KPM-ja nuk do t’ia publikojë asnjë personi informacionin e ndjeshëm komercial që paraqitet në raportin vjetor të transmetuesit. PJESA B: SHKELJA E KUSHTEVE TË LICENCËS DHE SANKSIONET Shkelja e kushteve të licencës - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The Executive Office must monitor broadcasters, investigate complaints, notify broadcasters in writing, and ensure they can respond and present evidence. After the investigation, it informs the Council, which issues a written decision and may indicate sanctions; broadcasters may request review by the Media Complaints Board.
Neni 19 19.1. Zyra e Shefit Ekzekutiv do t’i monitorojë transmetuesit dhe mund të iniciojë dhe të pranojë ankesa përkitazi me mosveprimin në përputhje me kushtet e licencës, kodeve të sjelljes, dhe akteve tjera juridike në pajtueshmëri me këtë ligj. 19.2. Zyra e Shefit Ekzekutiv do t’i hetojë ankesat që pohojnë shkeljen e kushteve të licencës, kodeve të sjelljes, dhe akteve tjera juridike në pajtueshmëri me këtë ligj, përveç në rastet kur konsideron se ankesa është qartazi e pabazuar ose joserioze. 19.3. Zyra e Shefit Ekzekutiv e njofton transmetuesin me shkrim për çdo pohim lidhur me shkeljen e kushteve të licencës, kodeve të sjelljes, dhe akteve tjera juridike në pajtueshmëri me këtë ligj, dhe siguron që transmetuesi të ketë mundësi të arsyeshme për të bërë prezantim dhe për të paraqitur dëshmi. 19.4. Pas përfundimit të hetimit, Zyra e Shefit Ekzekutiv e informon Këshillin për konstatimet e veta dhe bën rekomandime. Këshilli e jep vendimin me shkrim, krahas indikacioneve për çfarëdo sanksionesh që duhet të shqiptohen. Kundër vendimeve të marra transmetuesi ka të drejtë të kërkojë rishqyrtim nga Bordi i Ankesave për Media. Sanksionet - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The Council may sanction broadcasters for licence or conduct breaches, including fines, schedule suspension, licence changes, or licence termination/refusal.
Neni 20 20.1. Me rekomandimin e Zyrës së Shefit Ekzekutiv, Këshilli mund të lëshojë vërejtje me shkrim ose t’ia shqiptojë një ose më shumë prej sanksioneve në vijim transmetuesit për shkelje të kushteve të licencës, kodeve të sjelljes, dhe akteve tjera juridike në pajtueshmëri me këtë ligj: a. t’i urdhërojë transmetuesit që t’i transmetojë publikisht detajet e natyrës dhe shkallës së shkeljes së kushteve të liçencës, kodeve të sjelljes, dhe akteve tjera juridike në pajtueshmëri me këtë ligj; b. të kërkojë nga transmetuesi që të transmetojë korrigjimin ose të kërkojë falje përmes transmetimit; c. t’i vendosë një gjobë në vlerë jo më pak se 500 euro dhe jo më shumë se 50.000 euro; d. (d) të kërkojë pezullimin e një pjese ose gjithë orarin e programit të transmetuesit për një periudhë të saktësuar kohe; e. t’ia ndryshojë kushtet e licencës së transmetuesit; f. t’ia ndërprenë apo refuzoj vazhdimin licencën e transmetimit. 20.2. Vendimi i Këshillit për të vënë një apo më shumë sanksione të paraqitura në nenet më lartë zbatohet atëherë kur: a. asnjë ankesë e pranueshme kundër vendimit të Këshillit nuk është bërë brenda periudhës kohore të lejuar për ankesa në Bordin e Ankesave për Media në bazë të nenit 24.1, dhe b. një ankesë e pranueshme paraqitet brenda afatit të caktuar dhe vendimi i nxjerrë nga Bordi i Ankesave për Media e mbështet vendimin e Këshillit. Megjithatë në raste të veçanta, nëse vendoset nga Këshilli, sanksioni i vënë duhet të hyjë në fuqi menjëherë. Ankesa nuk e ndalon ekzekutimin e vendimit. 20.3. Kur transmetuesi nuk e respekton sanksionin, Këshilli mund të marrë masa të nevojshme të lejuara nga ligji i zbatueshëm për të vënë në zbatim këtë sanksion përmes Zyrës së Shefit Ekzekutiv. 20.4. Gjobat që paguhen sipas nenit 20.1 (c) do të mblidhen nga Zyra e Shefit Ekzekutiv në emër të Fondit të Konsoliduar të Kosovës. Paratë e mbledhura depozitohen në tërësi si të ardhura të përgjithshme në një xhirollogari të Qeverisë që caktohet nga autoriteti qeveritar kompetent për çështje fiskale. Zyra e Shefit Ekzekutiv është përgjegjëse për mirëmbajtjen e regjistrave për të gjitha pagesat e gjobave të liçencave. Ky proces u nënshtrohet procedurave normale të revizionit, ashtu siç parashihet nga autoriteti qeveritar kompetent për çështje fiskale. 20.5. Kushdo që operon pa leje transmetuese valide i konfiskohet aparatura përkatëse për transmetim. Subjekti i tillë transmetues nuk mund të ankohet tek Bordi i Ankesave për Media. 20.6. Sanksionet e përcaktuara me nenin 20.1 (d), (e) dhe (f) nuk vlejnë për transmetuesin publik, mirëpo nëse sipas mendimit të Këshillit dhe pas rekomandimit për këtë qëllim nga Zyra e Shefit Ekzekutiv, se transmetuesi publik, ka shkelur kushtet e tij të licencimit, kodet e sjelljes dhe aktet tjera tjera ligjore në pajtueshmëri me këtë Ligj, Këshilli mund të bëjë rekomandime për të cilat konsideron se janë të nevojshme. 20.7. Të gjitha vendimet e Këshillit të nxjerra sipas këtij neni, duke përfshirë çfarëdo sanksionesh të shqiptuara, do të publikohen para opinionit të gjerë. 20.8. Me kërkesë të KPM-së agjencitë për zbatimin e ligjit në Kosovë ndihmojnë në zbatimin e vendimeve të tij. KREU IV THEMELIMI I BORDIT TË ANKESAVE PËR MEDIA Bordi i Ankesave për Media - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: The Media Appeals Board is established, must act independently, and can hear and decide certain appeals related to broadcasting licences, sanctions, and similar matters.
Neni 21 21.1. Me këtë ligj themelohet Bordi i Ankesave për Media (tash e tutje “Bordi i Ankesave). 21.2. Bordi i Ankesave është i pavarur në ushtrimin e funksioneve të tij. 21.3. Bordi i Ankesave gjykon ankesat e palëve që drejtpërdrejtë i nënshtrohen vendimit përsa i përket: a. dhënies, refuzimit, mosripërtёrirjes ose revokimit të lejes transmetuese; b. vënies ose ndryshimit të kushteve të lejes së transmetimit, me përjashtim të kushteve që kanë të bëjnë me caktimin e frekuencave apo kritereve të tjera teknike; c. shqiptimit të sanksioneve; dhe d. çështjeve tjera të ngjashme që mbështeten në urdhëresat administrative dhe rregulloren. 21.4. Diskutimet dhe vendimet e Bordit të Ankesave duhet të: a. jenë në pajtim me standardet ndërkombёtarisht të pranuara të transmetimit dhe të drejtave njerёzore; b. jenë në përputhje me synimet dhe qëllimet e rezolutës përkatëse të Këshillit të Sigurimit; dhe c. të respektojnë demokracinë dhe mbizotërimin e ligjit dhe të mbrojë lirinë e shprehjes. 21.5. Bordi i Ankesave mund të përkrahë, ndryshojë ose shfuqizojë çdo vendim të Këshillit që ka të bëjë me ankesën. Përbërja e Bordit të Ankesave - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: This article sets rules for who may serve on the Appeals Board, how members are appointed, and what members are forbidden to do.
Neni 22 22.1. Bordi i Ankesave përbëhet prej tre anëtarёve, dy prej të cilëve duhet të jenë banorë të Kosovës (më tej “anëtarët vendorë të bordit”) dhe njëri prej tyre duhet të jetë ndërkombëtar. 22.2. Personat e zgjedhur për t’u emëruar si anëtarë të Bordit për Ankesa duhet të kenë njohuri relevante dhe përvojë si dhe të kenë kualifikimin e kërkuar për t’u emëruar në zyrën ligjore apo që të jenë këshilltar ligjor të kualifikuar . 22.3. Anëtari ndërkombëtar i Bordit të Ankesave emërohet nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm, duke marrë parasysh rekomandimet e Zëvendës Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm për Ndërtimin e Institucioneve. 22.4. Anëtarët vendorë të Bordit për ankesave të mediave caktohen nga Gjykata Supreme dhe emërohen nga Kuvendi i Kosovës pas kërkesës publike të emërimeve nga Këshilli. 22.5. Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm emëron njërin nga anëtarët si Kryetar të Bordit të Ankesave. 22.6. Pas arritjes së statusit përfundimtar të Kosovës, Bordi i Ankesave për Media përbëhet vetëm nga vendorët. 22.7. Asnjë person nuk mund të jetë anëtar i Bordit të Ankesave nëse ai apo ajo: a. Është në punësim aktiv në shërbimin civil të Kosovës; b. Mban zyre të dalë nga zgjedhjet; c. Është anëtar i organit ekzekutiv të një partie politike; d. Ka interes financiar të drejtpërdrejtë apo të tërthortë në industritë e telekomunikacionit apo të transmetimit; ose e. Është dënuar, pas një procesi përkatës në pajtim me standardet e pranueshme ndërkombëtarisht, për krim ku përfshihet dhuna ose pandershmëria, për çka ai apo ajo nuk janë falur zyrtarisht apo legalisht. 22.8. Anëtarëve të Bordit të Ankesave u ndalohet të kërkojnë ose pranojnë instruksione nga ndonjë autoritet për ushtrimin e detyrave të tyre. 22.9. Anëtarëve të Bordit të Ankesave u ndalohet shfrytëzimi i pozitës së tyre për përfitime personale, apo përfitime të ndonjë pale apo entiteti. 22.10. Emërimet për në Bordin e Ankesave bëhen për periudhën prej tri (3) vjetësh. Anëtarët e Bordit të Ankesave mund të riemërohen për një apo më shumë mandate në pajtim me procedurat e vendosura në nenin 22. Shkarkimi nga Bordi i Ankesave dhe sjellja e anëtarёve - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Article 23 lets specified authorities remove or appoint Appeals Board members and replacement members.
Neni 23 23.1. Duke marrë parasysh rekomandimet e Zëvendës Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm për Ndërtimin e Institucioneve, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm mund të largojë anëtarin ndërkombëtar nga Bordi i Ankesave kur konsideron se arsyet për largim të dhëna në nenin 23.3 kanë të bëjnë me atë anëtar. 23.2. Kuvendi i Kosovës me shumicë votash të deputetëve të Kuvendit, mund të rekomandojë largimin e një anëtari vendor të Bordit të mediave për ankesa nga ana e Gjykatës Supreme. Anëtari vendor i Bordit të mediave për ankesa mund të largohet nga ana e Gjykatës Supreme kur ekzistojnë shkaqet për largim, siç përcaktohen në nenin 23.3 për atë anëtar. 23.3. Arsyet për largimin e një anëtari të Bordit të Ankesave duhet të jenë: a. anëtari bëhet i papërshtatshëm për të qenë anëtar më tutje, sipas nenit 22.7; ose b. anëtari dështon në ushtrimin e detyrave të tij në mënyrë efektive, ose sillet në mënyrë që nuk është në pajtueshmëri me rregulloren e tanishme ose me parimet e përfshira në rezolutat përkatëse të Këshillit të Sigurimit. 23.4. Duke marrë parasysh rekomandimet e Zëvendës Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm për Ndërtimin e Institucioneve, Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm emëron anëtarin e ri për të zëvendësuar ndonjë anëtar ndërkombëtar i cili ka vdekur, ka dhënë dorëheqje, ose është shkarkuar nga Bordi i Ankesave. Anëtari i cili emërohet shërben për pjesën e mbetur të mandatit të anëtarit i cili është zëvendësuar. 23.5. Për të zëvendësuar ndonjë anëtar vendor i cili ka vdekur, ka dhënë dorëheqje apo është larguar, Gjykata Supreme e Kosovës emëron anëtarin e ri, sipas procedurave të përcaktuara në këtë ligj. Anëtari i emëruar për plotësimin e vendit të lirë, vazhdon pjesën e mbetur të mandatit të anëtarit i cili është zëvendësuar. Procedurat e Bordit të Ankesave - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: The chair of the Appeals Board must call the first meeting within 30 days after all members are appointed, and the board must adopt and publish a procedural framework for hearings.
Neni 24 24.1. Kryetari i Bordit të Ankesave thërret takimin e parë të Bordit të Ankesave më së largu 30 ditë pas caktimit të gjithë anëtarëve të Bordit. 24.2. Bordi i Ankesave duhet që të: a. Miratojë me vendim unanim dhe të publikojë një kornizë procedurale për seancat, e cila do të garantoj seanca të ndershme dhe të paanshme në pajtim me nenin 20.4. Kjo kornizë duhet të përfshijë edhe dispozitat mbi procedurën e parashtrimit të ankesave, hulumtimet nga ana e Bordit të Ankesave si dhe llojin e provave që mund të jenë të pranueshme gjatë seancave. Kjo informatë duhet të bëhet publike. Këto rregulla, ndonjë rregull e re apo ndryshim, mund të ndryshohen apo të zëvendësohen me votim unanim të Bordit të Ankesave për Media dhe duhet të bëhen publike. 24.3. Bordi i Ankesave të Mediave mund t’ia delegojë funksionet e tij Zyrës së Shefit Ekzekutiv në lidhje me pranueshmërinë e ankesave dhe materialit dëshmues, nën mbikёqyrjen e Bordit të Ankesave të Mediave. Dorëzimi i Ankesave - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: Complaints must be submitted to the Appeals Board within 30 days, in writing, with supporting documents or evidence if requested.
Neni 25 25.1. Ankesat i parashtrohen Bordit të Ankesave brenda tridhjetë ditësh nga nxjerrja e vendimit të paraqitur në nenin 24.2 (a). Ankesa bëhet me shkrim dhe duhet të përcillet me dokumente ose dëshmi që mund të kërkohen nga Bordi i Ankesave në pajtim me nenin 24.2 (a). 25.2. Bordi i Ankesave për Media do t’i merr parasysh vetëm ankesat e bazuara në informacione ligjërisht relevante të cilat nuk ishin të disponueshme në kohën e marrjes së vendimit të Këshillit, apo të bazuara në mundësi se ekzistonte gabim procedural dhe material i bërë nga ana e Këshillit gjatë marrjes së vendimit. Bordi i Ankesave për Media mundet që, pa dëgjim dhe pas rekomandimit të shkruar nga ana e Shefit Ekzekutiv, të hedh poshtë ankesat të cilat nuk janë të bazuara në njërën nga këto dy mundësi, apo të cilat, nën dispozitat e vendosura nga Bordi i Ankesave për Media në pajtueshmëri me Nenin 24.2 janë të papranueshme sepse janë të pavlera, keqdashëse apo të pabaza. Vendimet e Bordit të Ankesave - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: The Media Appeals Board must issue a written decision on submitted complaints, deliver it to the parties, and publish it through the Executive Chief’s Office.
Neni 26 26.1. Bordi i Ankesave për Media lidhur me ankesat e parashtruara vendos me vendim me shkrim. Ky vendim u dorëzohet palëve dhe publikohet nëpërmjet Zyrës së Shefit Ekzekutiv. 26.2. Vendimet e Bordit të Ankesave janë përfundimtare dhe u nënshtrohen vetëm shqyrtimit procedural të Gjykatës Supreme të Kosovës në pajtim me ligjin në fuqi. KREU V FINANCIMI I KPM DHE I BORDIT TË ANKESAVE PËR MEDIA Burimet e financimit - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: KPM and its bodies are financed from permit fees, donor financial support, and possible additional funding from the Kosovo Consolidated Budget agreed by the Government and the Assembly.
Neni 27 KPM dhe organet e tij financohen nga: a. Taksat e lejeve të mbledhura sipas nenit 16; b. Kontributet e dhëna si ndihma financiare nga donatorët, dhe c. Duke u konsideruar si pjesë e procesit normal të Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës, Qeveria dhe Kuvendi i Kosovës mund të pajtohen për financim shtesë që do të sigurohet drejtpërdrejt nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës. Mbështetja financiare - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: Public authorities must not use the budget process to allocate funds in a way that would interfere with KPM’s independence.
Neni 28 KPM-së dhe organeve të tij i ndahen mjete të mjaftueshme nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës për t’ua mundësuar kryerjen e funksioneve të tyre në tërësi dhe në mënyrë të pavarur. Autoritetet publike nuk shfrytëzojnë procesin buxhetor për ndarjen e fondeve nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës, në mënyrën që do të ndërhynte në pavarësinë e KPM-së. Pagesat e licencimit që mblidhen në përputhje me nenin 16 e plotësojnë financimin buxhetor të ndarë nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës. Resuset e donatorëve nuk ndikojnë në pavarësinë e KPM-së apo në të drejtën e tij në fonte sipas nenit 27. KREU VI DISPOZITAT E PËRKOHSHME DHE PËRFUNDIMTARE Dispozitat e Kalimtare - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: This article keeps certain media-regulatory functions, board functions, staff, and rules in force during the transition to the new bodies.
Neni 29 29.1. Funksionet dhe kompetencat të dhëna Komisionerit të Përkohshёm për Media në pajtim me Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2000/36 të datës 17 qershor 2000 mbi Licencimin dhe Rregullimin e Mediave Elektronike në Kosovë do të vazhdojë të mbesë në fuqi deri në kohën e themelimit të Këshillit dhe emërimit të Shefit Ekzekutiv në bazë të procedurave të ligjit aktual. 29.2. Funksionet dhe kompetencat që i caktohen Bordit për ankesa të mediave, të themeluar me Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2000/36, vazhdojnë të realizohen nga ai Bord për ankesa i mediave deri në emërimin e të tre anëtarëve të Bordit për ankesa të mediave sipas nenit 22 të këtij Ligji dhe deri në kohën kur Bordi të ketë miratuar rregulloren e punës, regjistrin dhe pranimin në pajtim me nenin 24 të këtij Ligji. 29.3. Personeli i Zyrës së Komisionerit të Përkohshëm për Media në kohën e aprovimit të këtij ligji do të shndërrohet në personel të Zyrës së Shefit Ekzekutiv nga neni 10 i këtij Ligji. 29.4. Rregullat, kodet dhe proceduart e përcaktuara nga komisioneri i përkohshëm për media mbesin në fuqi derisa të ndryshohen, të zëvendësohen apo të anulohen nga Komisioni i përkohshëm për media në pajtim me këtë Ligj. Ligji i aplikueshëm - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: Ky nen shfuqizon çdo dispozitë të ligjit të aplikueshëm që bie ndesh me këtë ligj.
Neni 30 Ky ligj shfuqizon çdo dispozitë në ligjin e aplikueshëm që nuk është në përputhje me të. Hyrja në fuqi - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: This provision says the law takes effect after it is approved by the Kosovo Assembly and two months after it is proclaimed by the PSSP.
Neni 31 Ky ligj hyn nё fuqi pas miratimit në Kuvendin e Kosovës, dy (2) muaj pasi të shpallet nga PSSP-ja. 08.04.2005 UNMIK/REG/ 2005/34
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 02/L-15 PËR KOMISIONIN E PAVARUR TË MEDIAVE DHE TRANSMETIMIN
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in