LIGJI NR. 02/L-20 PËR KËRKESAT TEKNIKE PËR PRODUKTE DHE VLERËSIM TË KONFORMITETIT
This preamble states that the Assembly of Kosovo adopts a law on technical requirements for products and conformity assessment.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 02/L-20
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble states that the Assembly of Kosovo adopts a law on technical requirements for products and conformity assessment. This article sets the rules for technical requirements for products, conformity assessment procedures, product marking, and related technical rules issued by the relevant ministries. Products may be placed on the market or used only if they comply with the specified technical requirements, have their conformity verified under the specified procedure, and are marked according to the technical rules. This article defines key terms used in the law, including product, manufacturer, placing on the market, putting into use, market surveillance, harmonized European standard, accreditation, conformity assessment, conformity mark, conformity assessment body, and technical rules. Persons who place products on the market or into use must ensure those products are not dangerous and meet the technical requirements.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 02/L-20 PËR KËRKESAT TEKNIKE PËR PRODUKTE DHE VLERËSIM TË KONFORMITETIT
Showing 21 of 21
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble states that the Assembly of Kosovo adopts a law on technical requirements for products and conformity assessment.
GAZETA ZYRTARE E INSTITUCIONEVE TË PËRKOHSHME TË VETËQEVERISJES NË KOSOVË / PRISHTINË :VITI I / NR. 6 / 01 NËNTOR 2006 Ligji Nr. 02/L-20 PËR KËRKESAT TEKNIKE PËR PRODUKTE DHE VLERËSIM TË KONFORMITETIT Kuvendi i Kosovës, Në bazë të Rregullores Nr. 2001/9 të dt. 15 maj 2001 të Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisjen e Përkohshme në Kosovë, Kreu 5.1(ç), 9.1.1 dhe 9.1.26 (a), me qëllim të përcaktimit të kërkesave teknike të produkteve dhe procedurave të vlerësimit të konformitetit dhe në harmoni me standardet e Bashkësisë Evropiane, Miraton: LIGJIN PËR KËRKESAT TEKNIKE PËR PRODUKTE DHE VLERËSIM TË KONFORMITETIT KREU I I. DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article sets the rules for technical requirements for products, conformity assessment procedures, product marking, and related technical rules issued by the relevant ministries.
Neni 1 . 1.1. Me këtë Ligj rregullohet mënyra e përcaktimit të kërkesave teknike për produkte dhe procedurave të vlerësimit të konformitetit me kërkesat e përcaktuara si dhe nxjerrja e rregullave teknike me të cilat Ministritë përkatëse për disa produkte apo tërësinë e një grupi të produkteve e rregullojnë për së paku një nga elementet vijuese: (i) Kërkesat teknike të cilat duhet të plotësojnë produktet që vendosen në treg dhe/ose në përdorim, (ii) Të drejtat dhe obligimet e personave fizikë dhe juridik të cilët i vendosin produktet në treg dhe/ose përdorim, (iii) Procedurat e vlerësimit të konformitetit me kërkesat e përcaktuara teknike, (iv) Të drejtat dhe obligimet të organeve për vlerësimin e konformitetit të produkteve me kërkesat teknike, (v) Dokumentet (vërtetimet, dokumentacionin teknik) të cilat duhet të jenë në dispozicion të organeve të autorizuara para vendosjes së produkteve në treg dhe/ose në përdorim, (vi) Mënyrën e shënjimit të produkteve. 1.2. Me këtë Ligj rregullohet mbikëqyrja për plotësimin e kushteve të përcaktuara në rregullat teknike dhe vlefshmëria e dokumenteve për konformitetin dhe shenjat e konformitetit të lëshuara jashtë vendit. 1.3. Ky Ligj nuk zbatohet për përcaktimin e kërkesave teknike dhe procedurat e vlerësimit të konformitetit për produkte të cilat janë rregulluar me ligje të veçanta. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: Products may be placed on the market or used only if they comply with the specified technical requirements, have their conformity verified under the specified procedure, and are marked according to the technical rules.
Neni 2 Produktet mund të vendosen në treg, apo të përdoren, vetëm nëse janë në pajtim me kërkesat teknike të përcaktuara, nëse konformiteti i tyre është verifikuar në bazë të procedurës së përcaktuar dhe nëse janë shënjuar në pajtim me rregullat teknike të përcaktuara. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law, including product, manufacturer, placing on the market, putting into use, market surveillance, harmonized European standard, accreditation, conformity assessment, conformity mark, conformity assessment body, and technical rules.
Neni 3 Termet që përdoren në Ligj kanë kuptimet si në vijim: (i) Produkt - është çdo material si rezultat i një aktiviteti ose procesi, përfshirë edhe pajisjet teknike, materialet e përpunuara dhe të tjera të destinuara për treg. (ii) Prodhues - është çdo person fizik ose juridik që është përgjegjës për projektimin, prodhimin e produktit apo bënë përfaqësimin e tij për interes të vetin ose kur e ndryshon apo përpunon me themel produktin me qëllim të vendosjes së tij në treg dhe/ose në përdorim. (iii) Vendosja në treg - është veprim fillestar kur produkti mund të blihet lirisht nga kushdo, pas të cilit ai kalon nga faza e prodhimit ose e importit në fazën e distribuimit në treg dhe/ose përdorim. Ky definicion nuk ka të bëjë për produkte që prodhohen ose importohen me qëllim të shitjes në tregun e huaj. (iv) Vënia në përdorim e produktit - është momenti kur produkti hyn në fazën e parë të përdorimit prej shfrytëzuesit të fundit. (v) Mbikëqyrja e tregut - nënkupton metodat, procedurat dhe veprimet e organeve kompetente, për tu siguruar që produktet në treg plotësojnë kërkesat përkatëse, dhe të jenë të shënuar me shenjen e konformitetit dhe të pajisura me dokumentacionin teknik të nevojshëm. (vi) Standard Evropian i harmonizuar - është një standard Evropian i adaptuar prej organizatës Evropiane për standarde i nxjerrur nën mandatin e Komisionit Evropian dhe i mbështetur në Direktivat e publikuara në “Gazetën Zyrtare” të Komunitetit Evropian. (vii) Akreditimi - nënkupton veprimtarinë sipas së cilës një organ kompetent zyrtar njeh zyrtarisht kompetencat e një trupi ose personi që kryen një veprimtari specifike. (viii) Vlerësimi i konformitetit - nënkupton mbikëqyrjen sistematike të drejtpërdrejtë apo të tërthortë që ka të bëjë me përcaktimin se a janë plotësuar kërkesat teknike përkatëse për produkte. (ix) Shenja e konformitetit - nënkuptohet shenja e vendosur në produkt me të cilën kuptojmë se konformiteti i produktit është vërtetuar sipas procedurave të përcaktuara me rregullat teknike. (x) Organi për vlerësimin e konformitetit - nënkupton laborator të pavarur për furnizuesin, organ i certifikuar, organ mbikëqyrës ose organ tjetër që bashkëvepron në procedurën e vlerësimit të konformitetit. (xi) Rregulla teknike - janë aktet nënligjore me karakter teknik të cilat i përcaktojnë karakteristikat e produkteve ku përfshihen edhe masat administrative që zbatohen për shkeljet e tyre. KREU I II PËRCAKTIMI I KËRKESAVE TEKNIKE - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Persons who place products on the market or into use must ensure those products are not dangerous and meet the technical requirements.
Neni 4 Me kërkesa teknike përcaktohen detyrimet për personat juridikë dhe fizikë që vendosin produktet në treg dhe/ose në përdorim, që ato produkte mos të jenë të rrezikshme për jetën dhe shëndetin e njeriut, të jenё tё të padëmshme për konsumatorin, mjedisin dhe pasurinë, dhe kushtet tjera të parashikuara me anë të kërkesave teknike zbatimi i të cilave është i detyruar dhe në vazhdimësi. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Relevant ministries must issue technical rules for products and conformity assessment, and they must publish or act on related standard and market-safety measures.
Neni 5 5.1. Ministritë përkatëse, në pajtim me këtë Ligj, nxjerrin rregulla teknike me të cilat përcaktohen kërkesat teknike për produkte ose grupin e produkteve si dhe përcaktohen procedurat e vlerësimit të konformitetit me qëllim të: (i) Sigurisë së produkteve, (ii) Mbrojtjes së jetës dhe shëndetit të njerëzve, shtazëve dhe bimëve, (iii) Mbrojtjes së mjedisit, (iv) Mbrojtjes së konsumatorit dhe shfrytëzuesve tjerë, (v) Mbrojtjes së pasurisë ose (vi) Mbrojtjes së interesave tjera të përgjithshme. 5.2. Ministritë përkatëse i nxjerrin Rregullat teknike nga paragrafi 1 i këtij neni në pajtim me Programin e zbatimit të cilin e nxjerrë Qeveria e Kosovës në propozim të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. 5.3. Rregullat teknike nga paragrafi 1. i këtij neni nxirren me qëllim të harmonizimit të legjislacionit të Kosovës me atë të BE-së në fushën teknike. 5.4. Me rastin e nxjerrjes së rregullave teknike nga paragrafi 1. i këtij neni duhet të merren parasysh parimet ndërkombëtare dhe obligimet e marra nga marrëveshjet dypalëshe dhe shumëpalëshe me qëllim të eliminimit të pengesave teknike në tregti. 5.5. Konsiderohet që produkti është në harmoni me rregullat teknike nëse i përgjigjet kërkesave të standardeve të përcaktuara në Kosovë të cilat janë adaptuar në harmoni me standardet Evropiane. 5.6. Regjistrin e standardeve në Kosovë nga paragrafi 5. të këtij neni e publikon Agjencia e Standardizimit e Kosovës, në “Gazetën Zyrtare”. 5.7. Në rastin kur vërtetohet se produktet, janë konform me rregullat teknike nga paragrafi 1. i këtij neni, dhe janë prodhuar e mirëmbajtur në mënyrë të rregullt, si dhe përdoren për destinimin e paraparë, por ato mund të rrezikojnë shëndetin dhe/ose sigurinë e shfrytëzuesit ose personave tjerë, Ministria përkatëse nga paragrafi 1. i këtij neni merr masa për tërheqjen e tyre nga tregu, ndalesën ose kufizimin e vendosjes së tyre në treg dhe/ose në përdorim. 5.8. Nëse vërtetohet që produktet plotësojnë kërkesat e një standardi të Kosovës nga paragrafi 5. të këtij neni por nuk i plotësojnë kërkesat e rregullave të caktuara teknike nga paragrafi 1. i këtij neni ose ai produkt i prodhuar sipas standardit mund të rrezikojë shëndetin dhe/ose sigurinë e shfrytëzuesit ose personave të tjerë. Ky standard duhet të fshihet nga Regjistri i standardeve të cekur në paragrafin 6. të këtij neni. 5.9. Ministritë përkatëse nga paragrafi 1 i këtij neni menjëherë duhet ta njoftojë publikun, mbi cilën do prej masave të parashikuara në paragrafin 7. dhe 8. të këtij neni, nëpërmjet mjeteve të informimit publik dhe në “Gazetës Zyrtare”. KREU I III PROCEDURAT E VLERËSIMIT TË KONFORMITETIT - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Before products are placed on the market or used, natural or legal persons must comply with the technical requirements and conformity assessment procedures, issue or ensure conformity documents, keep technical documentation, and apply the required conformity marking.
Neni 6 Me Rregulla teknike përcaktohen kërkesat teknike dhe procedurat e vlerësimit të konformitetit që duhet plotësuar produktet përpara se personat fizik apo juridik t’i vendosin në treg dhe/ose përdorim dhe të: (i) Sigurojë zbatimin e procedurave të vlerësimit të konformitetit me kërkesat e përcaktuara teknike, (ii) Nxjerrë, apo sigurojë deklaratën e konformitetit, vërtetimin ose ndonjë dokument tjetër për konformitetin (këtu e tutje:dokumentin për konformitetin), (iii) Kompletojë dhe ruaj dokumentacionin teknik në madhësinë, formën dhe afatet e përcaktuara, (iv) Bëjë shënjimin sipas dispozitave për shenjat e konformitetit. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The Ministry for Trade and Industry determines the form, content, appearance, and implementing rules for the conformity mark.
Neni 7 7.1. Në produktet, që janë konform me kërkesat e rregullave teknike, sipas dispozitave duhet të vendoset shenja për konformitetin. 7.2. Formën, përmbajtjen dhe pamjen e shenjës për konformitetin dhe aktet nënligjore për zbatimin e saj përcaktohen nga Ministria për Tregti dhe Industri. 7.3. Produktet që nuk janë konform me kërkesat e Rregullave teknike dhe produktet për të cilat nuk kërkohet shënjimi me shenjat për konformitet, te këto produkte është e ndaluar të vendosen shenjat për konformitet ose shenjat tjera që janë të ngjashme me shenjat e konformitetit, të cilat mund krijojnë paqartësi në treg ose mashtrojnë konsumatorët. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Technical rules set the conformity assessment procedure for each product group, and the assessment may use one or more listed procedures.
Neni 8 8.1. Me rregulla teknike përcaktohet procedura e vlerësimit të konformitetit për çdo grup produktesh. 8.2. Për vlerësimin e konformitetit nga paragrafi 1 i këtij neni zbatohet njëra nga procedurat vijuese ose kombinimi i tyre: (i) Vlerësimi konformitetit nga prodhuesit e produktit, (ii) Vlerësimin e konformitetit të produktit të cilin e kryen organi për vlerësimin e konformitetit nga një mostër e marrë në treg ose nga procesi i prodhimit, (iii) Menaxhimi me sistemin për sigurimin e kualitetit gjatë procesit të prodhimit, (iv) Vërtetimi i konformitetit dhe zbatimi i mbikëqyrjes mbi sistemin e menaxhimit të sigurimit të kualitetit gjatë procesit të prodhimit, të cilin e zbaton organi për vlerësimin e konformitetit. KREU IV ORGANET PËR VLERËSIMIN E KONFORMITETIT DHE KËRKESAT TË CILAT DUHET TË PLOTËSOHEN - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Technical rules set special requirements for conformity assessment bodies and their supervision, and ministries set requirements for bodies that carry out conformity assessment.
Neni 9 9.1. Me Rregulla teknike përcaktohen kërkesat e veçanta që duhet t’i plotësojë organi për vlerësimin e konformitetit dhe mbikëqyrja e punës së tyre. 9.2. Ministritë përkatëse që nxjerrin rregullat teknike nga paragrafi 1. i këtij neni përcaktojnë kërkesat që duhet ti përmbushin organet që zbatojnë vlerësimin e konformitetit. 9.3. Me rregull teknike rregullohet procedura e mbikëqyrjes për punën e organit për vlerësimin e konformitetit si dhe masat që duhet ndërmarrë në rastin mosplotësimit të kërkesave nga paragrafi 1. i këtij neni. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Organet e përmendura në nenin 9, paragrafi 1, duhet të plotësojnë disa kërkesa për vlerësimin e konformitetit.
Neni 10 Kërkesat të cilat duhet të plotësojnë organet nga neni 9. paragrafi 1. i këtij Ligji kanë të bëjnë me: (i) Aftësinë profesionale të personelit të organit për vlerësim të konformitetit, (ii) Pajisjet e nevojshme, (iii) Sigurimin e pavarësisë dhe paanshmërinë në procedurën e vlerësimit të konformitetit, (iv) Ruajtjen e sekretit të punës, (v) Përgjegjësinë për punën e kryer, përveç në rast kur përgjegjësia është përcaktuar me ligj tjetër, (vi) Kushtet tjera që duhet të plotësojnë organet për vlerësimin e konformitetit. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Organet e vlerësimit të konformitetit mund të kryejnë punë të përcaktuara vetëm me autorizim nga ministritë përkatëse, dhe duhet të respektojnë kërkesat e nenit 10 gjatë gjithë kohëzgjatjes së autorizimit.
Neni 11 11.1. Kur me Rregulla teknike kërkesat e përcaktuara janë në pajtim me nenin 10. të këtij Ligji, organet për vlerësimin e konformitetit mund të kryejnë punë të përcaktuara me autorizim të dhënë nga Ministritë përkatëse që kanë nxjerrë rregullat teknike. 11.2. Autorizimi nga paragrafi 1. i këtij neni mund të kufizohet në kohë ose të vlejë deri në anulimin e tij. 11.3. Organet për vlerësimin e konformitetit, kërkesat nga neni 10. i këtij Ligji duhet tu përmbahet dhe ti zbatoj gjatë gjithë afatit të autorizimit. 11.4. Nëse vërtetohet se gjatë afatit të autorizimit organi për vlerësimin e konformitetit nuk përmbush kërkesat nga neni 10, Ministria përkatëse që ka nxjerr rregullën teknike merr vendim për anulimin e autorizimit. 11.5. Kundër vendimit nga paragrafi 1. dhe 4. të këtij neni nuk lejohet ankesë, por mund të ngritët kontest administrativ. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Conformity assessment bodies issue conformity documents when requested by persons placing products on the market or into use, and they must make a written contract with the applicant.
Neni 12 12.1. Organet për vlerësimin e konformitetit, të caktuara për zbatimin e detyrave sipas dispozitave të këtij Ligji, lëshojnë dokumentet për konformitetin në bazë të kërkesave të personave fizikë ose juridikë të cilët vendosin produktin në treg dhe/ose në përdorim. 12.2. Organet për vlerësimin e konformitetit dhe paraqitësi i kërkesës për vlerësim të konformitetit lidhin kontratë me shkrim në të cilën përcaktojnë të drejtat dhe përgjegjësitë reciproke lidhur me lëshimin e dokumenteve për konformitetin. KREU V VLEFSHMËRIA E DOKUMENTEVE DHE SHENJAVE TË KONFORMITETIT TË LËSHUARA JASHTË KOSOVËS - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Ministritë përkatëse must record conformity documents and conformity marks, and they may recognize foreign conformity documents/marks if the technical rules and assessment procedures match Kosovo’s requirements.
Neni 13 13.1. Në Kosovë vlejnë dokumentet mbi konformitetin dhe shenjat e konformitetit të lëshuara jashtë nëse janë dhënë në pajtim me marrëveshjet ndërkombëtare që i ka lidhur Kosova me pëlqim të UNMIK-ut (PSSP). 13.2. Ministritë përkatëse të cilat kanë nxjerrë Rregullën teknike mund të njohin vlefshmërinë e dokumentit për konformitetin dhe shenjat e konformitetit të lëshuara jashtë vendit, nëse janë identike me Rregullat teknike për produkte, të cilat janë nxjerrë në Kosovë dhe nëse procedurat e organeve që kanë kryer vlerësimin e konformitetit janë me të njëjtat procedura dhe kërkesa të përcaktuara me rregullën teknike të Kosovës. 13.3. Evidentimin e dokumenteve të zbatueshme për konformitetin dhe shenjat e konformitetit si dhe organet për vlerësimin e konformitetit e bëjnë Ministritë përkatëse kompetente për nxjerrjen e rregullave teknike. KREU VI MBIKËQYRJA INSPEKTUESE - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Inspektorët kompetent mbikëqyrin zbatimin e ligjit dhe mund të kontrollojnë produktet, të kërkojnë dokumente, të marrin mostra dhe të urdhërojnë masa ndaj produkteve jokonforme. Nëse produkti nuk është në konformitet, personi fizik ose juridik paguan shpenzimet inspektuese.
Neni 14 14.1. Plotësimin e kërkesave nga ky Ligj dhe dispozitave të nxjerra për zbatimin e tij e mbikëqyrë organi inspektues në pajtim me fushë veprimtarinë e vet. 14.2. Inspektorët e kompetent kanë autorizim për marrjen e masave që dalin nga dispozitat e veçanta që kanë të bëjnë me punën e tyre, sipas këtij Ligji dhe rregullave të veçanta nga neni 5. i këtij Ligji. 14.3. Përveç autorizimeve nga paragrafi 2. i këtij neni inspektorët kompetent munden: (i) të kërkojnë nga furnizuesi të gjitha informatat dhe shqyrtimin e dokumenteve të lëshuara për konformitetin dhe dokumentacionin teknik, (ii) të bëjë shikimin, verifikimin dhe kontrollin e produkteve duke pasur parasysh konformitetin me rregullat kur produktet vendosen në treg, apo kur ato fillojnë të përdoren, (iii) të marrin mostrat e produktit dhe ti dërgojnë ato në kontrollim dhe vlerësim të konformitetit, (iv) të kërkoj mënjanimin e jokonformitetit të vërtetuar të produktit kur kjo është e mundur në të kundërtën do të urdhëroj tërheqjen e produktit nga tregu, (v) të kërkojë që produktet të pajisen me shenjat e përcaktuara apo të hiqen shenjat e palejuara të shënuara në produkt, (vi) të ndalojë vendosjen në treg, kufizoj vendosjen në treg, të urdhërojë tërheqjen e produkteve pa konformitet nga tregu dhe të merr masa shtesë që të sigurohen për respektimin e ndalesës, (vii) të lajmëroj Ministrinё përkatëse që ka nxjerr rregullën teknike, e cila ka të bëjë me produktin e caktuar, dhe të ndërmerr veprime të përcaktuara me dispozitat për njoftim reciprok, (viii) të urdhërojë eliminimin e produkteve pa konformitet në qoftë se kjo është e domosdoshme për ruajtjen e shëndetit dhe sigurisë së njerëzve, kafshëve dhe bimëve, në pajtim me nenin 5 (ii) të këtij Ligji. 14.4. Nëse organi inspektues i kompetent nuk disponon me njohuri të nevojshme profesionale apo pajisje të nevojshme për zbatimin e kontrollit testimit apo shqyrtimit nga paragrafi 3 i këtij neni, zbatimin e këtyre veprimeve të caktuara, në kuadër të mbikëqyrjes inspektuese, mund t’ua besojë institucioneve të aftësuara për këtë lloj veprimtarie. 14.5. Shpenzimet e procedurës inspektuese (shpenzimet e kontrollit dhe verifikimit të konformitetit të produkteve dhe shpenzimet tjera në lidhje me inspektimet), të bëra gjatë zbatimit të mbikëqyrjes, i bartë personi fizik ose juridik nëse vërtetohet që produkti nuk ka qenë në konformitet me kërkesat themelore. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Qeveria e Kosovës may prepare ways to inform authorities outside Kosovo about relevant ministry measures that restrict, prohibit, or recall products from the market, in cooperation with UNMIK.
Neni 15 Qeveria e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me UNMIK-un mund të përgatisë mënyrat e informimit të autoriteteve jashtë Kosovës, për masat e Ministrive përkatëse me të cilat ndalohet ose kufizohet vendosja e ndonjë produkti në treg dhe/ose përdorim, apo urdhëron tërheqjen e tij nga qarkullimi për shkak të interesit publik, dhe nëse ato masa ndikojnë në shkëmbimin e lirë të mallrave në tregtinë ndërkombëtare. KREU VII MASAT ADMNISTRATIVE - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: This article sets fines for legal persons, natural persons, and responsible persons who violate product conformity rules.
Neni 16 16.1. Me gjobë prej 1.000 deri 5.000 € do të gjobiten për kundërvajtje personi juridik, gjegjësisht me gjobë prej 250 deri 500 € personi fizik që në lidhje me kryerjen e pavarur të veprimtarisë: (i) Vendos në treg, apo fillon të përdorojë produktin në kundërshtim me nenin 2. të këtij Ligji, (ii) Vendos në treg, apo fillon të përdorojë produktin në kundërshtim me nenin 5. paragrafi 1. të këtij Ligji, (iii) Në kundërshtim me nenin 7. paragrafi 1. të këtij Ligji, në produktet që janë në pajtim me kërkesat e përcaktuara teknike, nuk vendosë shenjën e caktuar të konformitetit, (iv) Në kundërshtim me nenin 7. paragrafi 3. të këtij ligji i shënjon produktet me shenja të konformitetit ose shenja tjera që janë të ngjashme me shenjat e konfomitetit deri në atë masë që do të mund të shkaktojnë paqartësi në treg ose mashtrojnë konsumatorin, (v) në kundërshtim me nenin 9. të këtij Ligji kryen punë të organeve për vlerësimin e konformitetit në lidhje me vlerësim të konfomitetit, (vi) Në kundërshtim me nenin 14. paragrafin 2. dhe 3. të këtij Ligji nuk vepron në pajtim me vendimet përfundimtare të organeve inspektuese kompetente. 16.2. Me dënim gjobe prej 100 deri 300 € do të dënohen për kundërvajtje edhe personat përgjegjës të personit juridik për kundërvajtjen e bërë nga paragrafi 1. i këtij neni. KREU VIII DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The Government of Kosovo must issue the implementation program under Article 5(2) and the sublegal act under Article 15 within 1 year from the day this Law enters into force.
Neni 17 Qeveria e Kosovës nxjerr Programin e zbatimit nga neni 5. paragrafi 2. dhe aktin nënligjor nga neni 15. i këtij Ligji në afat prej 1 viti nga dita kur hyn në fuqi ky Ligj. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Proceedings started before this law entered into force must be carried out under the penal provisions that were in force at that time.
Neni 18 Procedurat ndëshkimore të filluara deri në ditën e hyrjes në fuqi të këtij Ligji, do të kryhen sipas dispozitave ndëshkimore që kanë qenë në fuqi deri ditën e hyrjes në fuqi të këtij Ligji. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: When this Law enters into force, all provisions that applied to the field it regulates stop applying, including Articles 7 to 14 of the Law on Standardization No. 2004/12.
Neni 19 Ditën e hyrjes në fuqi të këtij Ligji pushojnë të gjitha dispozitat që kanë vlejte për fushën që rregullon ky ligj duke përfshirë nenet 7 deri në 14 të Ligjit për Standardizim nr. 2004/12. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: This law enters into force after approval by the Assembly of Kosovo and promulgation by the Special Representative of the Secretary-General.
Neni 20 Ky ligj hyn në fuqi pas miratimit nga ana e Kuvendit të Kosovës dhe shpalljes nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit tё Përgjithshëm. Më 21 korrik 2005 UNMIK/REG/2005/36
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 02/L-20 PËR KËRKESAT TEKNIKE PËR PRODUKTE DHE VLERËSIM TË KONFORMITETIT
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in