LIGJI NR. 02/L-21 PËR SIGURINË E PËRGJITHSHME TË PRODUKTEVE
This law sets out rules on the general safety of products placed on the market.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 02/L-21
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This law sets out rules on the general safety of products placed on the market. The law regulates the general safety of products placed on the market. This provision says the law does not apply to used products ordered as antiques, or to products that must be repaired or processed before use, if the supplier clearly informs the person who ordered them. This article defines key terms used in the law, including product, safe product, dangerous product, serious risk, producer, distributor, product withdrawal, and blocking distribution. The producer must place only safe products on the market, and misleading products that create consumer risk may not be produced, imported, exported, or marketed.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 02/L-21 PËR SIGURINË E PËRGJITHSHME TË PRODUKTEVE
Showing 12 of 12
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This law sets out rules on the general safety of products placed on the market.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 37 / 10 SHTATOR 2008 LIGJI NR. 02/L-21 PËR SIGURINË E PËRGJITHSHME TË PRODUKTEVE Kuvendi i Kosovës, Në bazë të Rregullores nr. 200/9 të datës 15 maj 2001 të Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisjen e Përkohshme në Kosovë, kreu 5.1 (a), 9.1.1 dhe 9.1.26 (a), me qëllim të rregullimit të sigurisë së përgjithshme të produkteve që vendosen në treg dhe në harmoni me standardet e Bashkësisë Evropiane, Miraton: LIGJIN PËR SIGURINË E PËRGJITHSHME TË PRODUKTEVE I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: The law regulates the general safety of products placed on the market.
Neni 1 1.1. Me këtë ligj rregullohet siguria e përgjithshme e produkteve që vihen në treg. 1.2. Ky ligj zbatohet për të gjitha produktet që sipas këtij ligji konsiderohen produkte, vetëm kur me ndonjë dispozitë tjetër të ligjit të zbatueshëm, nuk rregullon fushën e sigurisë së atij produkti të caktuar. 1.3. Nëse ligji i veçantë, apo dispozitat që dalin për zbatimin e atij ligji, rregullojnë fushën e sigurisë së produktit të caktuar, atëherë ky ligj zbatohet vetëm kur rreziqet ose llojet e rrezikut për atë produkt, nuk janë parashikuar ne atë ligj të veçantë, ose nga dispozitat që dalin prej tij. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This provision says the law does not apply to used products ordered as antiques, or to products that must be repaired or processed before use, if the supplier clearly informs the person who ordered them.
Neni 2 Ky ligj nuk zbatohet për produktet e përdoruara që porositen si antikitete ose për produktet që duhet të riparohen ose të përpunohen para përdorimit të tyre, me kusht që furnizuesi për këtë ta informojë qartë personin të cilit i është porositur produkti. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law, including product, safe product, dangerous product, serious risk, producer, distributor, product withdrawal, and blocking distribution.
Neni 3 Termat që përdoren në ligj kanë kuptime si vijon: (i) Produkt nënkupton çdo lloj prodhimi, përfshirë produktin në kuadër të ofrimit të shërbimit, që i dedikohet konsumatorit ose që në kushte të parashikueshme do të mund të përdorej nga konsumatorët, madje edhe nëse nuk është i destinuar për ta, i dërguar ose është në dispozicion, me pagesë ose pa pagesë, në kuadër të çfarëdo veprimtarie tregtare, pa marrë parasysh a është i ri, i përdorur ose i riparuar. (ii) Produkt i sigurt nënkupton çdo lloj produkti që në kushte normale ose në kushte të përcaktuara të përdorimit, duke përfshirë afatin e përdorimit dhe sipas nevojës të vënies në përdorim, kërkesat për montim dhe mirëmbajtje, nuk paraqet kurrfarë rrezikshmërie gjatë përdorimit i cili konsiderohet i përdorshëm në pajtim me shkallën e lartë të mbrojtjes dhe sigurisë të jetës dhe shëndetit të njeriut, veçanërisht duke marrë parasysh elementet si vijon: -Karakteristikat e produktit, veçanërisht përbërja e tij, paketimi, udhëzimet për montim dhe sipas nevojës, montimi dhe mirëmbajtja, 2 -Ndikimin e ndonjë produkti në produktet e tjera në rastet kur është normale të përdoret së bashku me produkte të tjera, -Ekspozimin e produktit, shënjimin e tij, me vërejtjet dhe udhëzimet e përdorimit të tij dhe heqjen e të gjitha shenjave të tjera ose njoftimet që kanë të bëjnë me atë produkt, -Kategoritë e konsumatorëve që i ekspozohen rrezikut kur përdorin një produkt të caktuar, veçanërisht fëmijët dhe personat e moshuar. Mundësia e arritjes së shkallës së lartë të sigurisë ose ekspozimi ndaj produkteve të tjera që paraqesin rrezikshmëri më të vogël, nuk ndikojnë në kushtet që ndonjë produkt të konsiderohet i rrezikshëm. (iii) Produkt i rrezikshëm është çdo produkt i cili nuk është në harmoni me definicionin nga paragrafi 1. pika (ii) e këtij neni. (iv) Rreziku serioz nënkupton çdo rrezik që kërkon veprim të shpejtë të organeve të shtetit, duke përfshirë edhe rrezikun pasojat e të cilit nuk janë momentale. (v) Prodhues nënkupton: -Prodhuesi i produktit kur është i regjistruar në Kosovë dhe çdo person tjetër që paraqitet si prodhues që në produkt vë emrin, shenjën mbrojtëse të tij ose ndonjë shenjë tjetër dalluese, ose përpunon me themel produktin, -Përfaqësuesi i prodhuesit, kur prodhuesi nuk është i regjistruar në Kosovë, ose kur nuk ka përfaqësues të regjistruar në Kosovë, importuesi i produktit, -Personat e tjerë në hallkën e furnizimit, në masën në të cilën veprimtaritë e tyre mund të ndikojnë në karakteristikat e sigurisë së produktit. (vi) Shpërndarës nënkupton çdo person në hallkën e furnizimit veprimtaria e të cilit nuk ndikon në karakteristikat e sigurisë së produktit. (vii) Tërheqje e produktit nënkupton çdo masë të marrë për kthimin prapa të produktit të rrezikshëm të cilin prodhuesi ose shpërndarësi tashmë ja ka dërguar ose ofruar konsumatorit. (viii) Pengim i shpërndarjes nënkupton çdo masë të marrë të drejtuar për pengimin e shpërndarjes, ekspozimit ose ofrimit të produktit konsumatorëve. II. KËRKESAT E PËRGJITHSHME TË SIGURISË PËR PRODUKTE - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The producer must place only safe products on the market, and misleading products that create consumer risk may not be produced, imported, exported, or marketed.
Neni 4 4.1. Prodhuesi është i obliguar të nxjerrë në treg vetëm produkte të sigurta. 4.2. Në kuptim të paragrafit 1. të këtij neni produkti konsiderohet i sigurt: (i) kur i plotëson të gjitha kushtet e përfshira në rregullat teknike që kanë të bëjnë me të, (ii) nëse nuk ka rregulla përkatëse teknike dhe produkti i plotëson kërkesat e standardeve të Kosovës që merren nga standardet evropiane, që janë shpallur në “Gazetat zyrtare” të BE-së, (iii) nëse nuk ekzistojnë standarde ose dispozita përkatëse teknike, që i referohen pikës paraprake, por janë konform standardeve evropiane të përcaktuara me marrëveshje ndërkombëtare. 4.3. Nuk lejohet të prodhohen, të importohen, të eksportohen ose të qitën në treg produkte që kanë pamje mashtruese dhe për këtë arsye paraqesin pasiguri për konsumatorët, para së gjithash për fëmijë. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The market inspectorate may order products removed from the market, and stop them being placed on the market or used, if it finds they pose a risk to life and consumer/user health.
Neni 5 3 5.1. Inspektorati i tregut me vendim ndalon të qitën në treg dhe të përdoren e produkte, gjegjësisht merr vendim për tërheqjen e tyre nga tregu, nëse vërteton që ato produkte, edhe pse i plotësojnë kushtet sipas dispozitave të nenit 4 paragrafi 2 i këtij ligji, rrezikojnë sigurinë e jetës dhe shëndetin e konsumatorit dhe të shfrytëzuesve të tjerë. 5.2. Ankesa, ose padia kundër vendimit nga paragrafi 1. i këtij neni nuk shtyn zbatimin e vendimit. III. DETYRIMET E PRODHUESIT DHE TË SHPËRNDARËSIT - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Manufacturers and distributors must warn consumers and other users about product risks, take appropriate measures including market withdrawal if needed, notify competent authorities immediately when they know or should know of unsafe products, and cooperate with competent authorities to avoid risks.
Neni 6 6.1. Për të garantuar sigurinë e produktit ,prodhuesi dhe distributorët duhet : (i) T’i njoftojnë konsumatorët dhe shfrytëzuesit e tjerë, nëpërmjet udhëzimeve për përdorim që duhet të jenë të ekspozuara, dhe njoftimeve të tjera të nevojshme, në mënyrë që konsumatorët dhe shfrytëzuesit e tjerë do të mund t’i vlerësonin rreziqet e karakteristikave të produktit, gjatë afatit të paraparë të përdorimit të tyre, por kur rreziqet e tilla nuk vërehen pa një paralajmërim përkatës të marrin masa për kujdes ndaj atyre rreziqeve, (ii) Në pajtim me karakteristikat e produktit që dërgohet, merr masa adekuate që mundësojnë njoftimin për rreziqet që ato produkte mund të paraqesin dhe për marrjen e masave adekuate sipas nevojës edhe tërheqjen e produkteve nga tregu, në mënyrë që të shmangen rreziqet. 6.2. Kur prodhuesit dhe shpërndarësit janë në dijeni apo duhej ta kenë në dijeni se produktet që i kanë qitur në treg paraqesin rrezik për konsumatorët, që nuk janë në harmoni me kërkesat e përgjithshme të sigurisë, menjëherë për këtë duhet t’i njoftojnë organet kompetente. 6.3. Prodhuesit dhe konsumatorët, në suazat e veprimtarisë së tyre, bashkëpunojnë me organet kompetente në marrjen e masave me qëllim të shmangies së rreziqeve që paraqesin produktet që dërgohen ose tashmë janë dërguar. 6.4. Njoftimet nga paragrafi 1. pika (i) e këtij neni nuk e lirojnë askënd nga detyrimi për të vënë në treg vetëm produkte të sigurta. IV. MBIKËQYRJA - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Market inspectors supervise compliance and can take a range of product-safety measures, including testing, warnings, temporary stops, withdrawal, and destruction.
Neni 7 7.1. Inspektorët e tregut mbikëqyrin zbatimin e dispozitave të këtij ligji, në pajtim me këtë ligj dhe me ligje të tjera, ku përcaktohen detyrat dhe autorizimet e inspektorëve të tregut. 7.2. Inspektorët e tregut, përveç autorizimeve për marrjen e masave që dalin nga dispozita të veçanta që kanë të bëjnë me punën e tyre në bazë të këtij Ligji, kanë edhe autorizime shtesë si: (i) Për çfarëdo produkti: (ii) organizojnë, madje edhe pasi këto produkte të qiten në treg si të sigurta, me verifikim përkatës të karakteristikave në shkallë të caktuar të sigurisë së tyre gjatë gjithë kohës deri në fazën e fundit të përdorimit, (iii) t’i kërkojnë të gjitha informatat e nevojshme nga ata të cilëve kjo u përket, (iv) t’i marrin mostrat e produkteve dhe t’i dërgojnë tu nënshtrohen provave të sigurisë, (v) për çfarëdo produkti që mund të paraqesë rrezik në kushte të caktuara: 4 (vi) të kërkojnë që produkti të jetë i pajisur me paralajmërime të theksuara qartë dhe lehtë të kuptueshme në gjuhën zyrtare për rreziqet që mund t’i paraqes produkti, (vii) të krijojnë kushte për qitjen e produktit në treg në mënyrë që ai të jetë i sigurt, (viii) për çfarëdo produkti që do të mund të paraqiste rreziqe për persona të caktuar: (ix) udhëzimet si këta persona të jenë të informuar në kohën e duhur për rreziqet e tilla, përfshirë ekspozimin e paralajmërimeve të veçanta, (x) për çfarëdo produkti që do të mund të ishte i rrezikshëm: (xi) përkohësisht, në periudhën e nevojshme për kontroll, verifikime dhe për vlerësime të sigurisë, për ndalimin e dërgesës, të ofertës së dërgesës ose për ekspozimin, (xii) për çfarëdo produkti të rrezikshëm: (xiii) ndalimin e qitjes së tij në treg dhe marrjen e masave përkatëse të nevojshme që të sigurohet respektimi i këtyre masave, (xiv) për çfarëdo produkti të rrezikshëm, që tashmë është në treg: (xv) të urdhërohet ose të organizohet tërheqja e menjëhershme dhe efektive nga tregu dhe të paralajmërohen shfrytëzuesit për rreziqet që ai paraqet, (xvi) të urdhërojnë, të harmonizojnë apo sipas nevojës, të organizojnë së bashku me prodhuesit dhe me shpërndarësit tërheqjen e tyre prej prodhuesit dhe asgjësimin e tyre në kushte përkatëse. 7.3. Kur inspektorati i tregut merr masa nga paragrafi 2. i këtij neni, veçanërisht ato që ceken në pikat (x) - (xii), duhet të veprohet ashtu që të zbatohen ato masa në mënyrë proporcionale sipas seriozitetit të rrezikut duke pasur parasysh parimet e sigurisë. 7.4. Nëse inspektorati i tregut nuk ka njohuri profesionale përkatëse ose pajisje për zbatimin e shqyrtimeve të nevojshme nga paragrafi 2. i këtij neni, dhe për zbatimin e disa veprimeve të veçanta në kuadër të mbikëqyrjes inspektuese mund t’ua besojë institucioneve të aftësuara për këtë lloj veprimtarie. 7.5. Shpenzimet e procedurës së inspektimit, të bëra gjatë zbatimit të procedurës së mbikëqyrjes, i heqë prodhuesi ose importuesi, nëse vërtetohet se produkti nuk ka qenë i sigurt, si pasojë e gabimeve të bëra nga ana e tyre. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The Ministry of Trade and Industry must issue an administrative instruction within 6 months to regulate notification, information-sharing, and product-withdrawal measures for products posing health or safety risks.
Neni 8 Ministria e Tregtisë dhe e Industrisë, brenda 6 muajve nga dita e shpalljes së këtij ligji, nxjerr udhëzim administrativ që rregullon përmbajtjen dhe procedurën e njoftimit dhe informimin e organeve të tjera qeveritare, të subjekteve ndërkombëtare dhe të publikut, në lidhje me rreziqet që i kanosen shëndetit ose sigurisë së njerëzve nga produktet e qitura në treg, dhe masat që merren për tërheqjen e këtyre produkteve nga tregu. Përmbajtja e këtij udhëzimi administrativ do të parasheh detyrat dhe përgjegjësitë e Departamentit për mbrojtjen e konsumatorëve, të inspektoratit të tregut dhe të organeve të tjera përkatëse përgjegjëse për mbikëqyrjen dhe krijimin e kushteve ushqimore, higjienike dhe sanitare. V. SANKSIONET ADMINISTRATIVE - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: This article sets fines for legal and natural persons who place unsafe or dangerous products on the market, fail to notify consumers or take adequate risk-reduction measures, or fail to follow authorized inspectorate decisions.
Neni 9 9.1. Në bazë të një tabele që e lëshon Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, me gjobë prej 2.000 deri në 20.000 Euro dënohen personat juridikë, përkatësisht me gjobë prej 200 deri në 2.000 Euro personat fizikë që: (i) në kundërshtim me nenin 4. paragrafi 1 i këtij ligji qesin në treg produkte që nuk janë të sigurta, 5 (ii) në kundërshtim me nenin 4. paragrafi 3. të këtij ligji qesin në treg ose ofrojnë për konsum produkte të rrezikshme, (iii) në kundërshtim me nenin 6. të këtij ligji nuk njoftojnë në mënyrë adekuate konsumatorët ose shfrytëzuesit tjerë ose nuk ndërmarrin masa adekuate për t’i shmangur rreziqet, (iv) në kundërshtim me nenin 7. të këtij ligji nuk veprojnë në pajtim me vendimet ekzekutive të organeve inspektuese të autorizuara. 9.2. Të gjitha pagesat që rrjedhin nga zbatimi i dispozitave të këtij ligji derdhen në Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës. VI. DISPOZITAT KALIMTARE DHE TË FUNDIT - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Pending criminal proceedings started before this law takes effect must continue under the provisions that were in force before it took effect.
Neni 10 Procedurat ndëshkimore që kanë filluar deri ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji do të kryhen sipas dispozitave që kanë qenë në fuqi deri në hyrjen në fuqi të këtij ligji. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: This provision says the law enters into force after approval by the Assembly of Kosovo and promulgation by the Special Representative of the Secretary-General.
Neni 11 Ky ligj hyn në fuqi pas miratimit nga ana e Kuvendit të Kosovës dhe shpalljes nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm. UNMIK /REG/ 2008/31 05.06.2008
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 02/L-21 PËR SIGURINË E PËRGJITHSHME TË PRODUKTEVE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in