LIGJI NR. 02/L-24 PËR ARSIMIN DHE AFTËSIMIN E TË RRITURVE
This text is the title and preamble of a law on adult education and training in Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 02/L-24
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This text is the title and preamble of a law on adult education and training in Kosovo. This provision sets the purpose and scope of the adult education law, gives key definitions, and requires the Ministry of Education, Science and Technology to create conditions for adults to gain skills, knowledge, and attitudes. MASHT-i must coordinate planning, development, and implementation of adult education and training, together with other ministries, ZRA, and DKA. MASHT-i must adapt adult education to learners’ skills, interests, and age within the scope of this law. In public institutions for adult education and training, political and religious propaganda activity is prohibited.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 02/L-24 PËR ARSIMIN DHE AFTËSIMIN E TË RRITURVE
Showing 41 of 41
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This text is the title and preamble of a law on adult education and training in Kosovo.
GAZETA ZYRTARE E INSTITUCIONEVE TË PËRKOHSHME TË VETËQEVERISJES NË KOSOVË / PRISHTINË :VITI I / NR. 2 / 01 KORRIK 2006 Ligji Nr. 02/L-24 PËR ARSIMIN DHE AFTËSIMIN E TË RRITURVE Kuvendi i Kosovës, Në bazë të Rregullores së UNMIK-ut Nr. 2001/9, tё 15 majit 2001 mbi Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisje tё Përkohshme nё Kosovë dhe veçanërisht Kreu 5.1(d), 9.1.1, 9.1.26(a), Me qëllim të zhvillimit të një aktiviteti tё arsimimit dhe aftësimit tё tё rriturve, Miraton: LIGJIN PËR ARSIMIN DHE AFTËSIMIN E TË RRITURVE I - DISPOZITAT E PËRGJITHSHME Qëllimet e arsimit për të rritur
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision sets the purpose and scope of the adult education law, gives key definitions, and requires the Ministry of Education, Science and Technology to create conditions for adults to gain skills, knowledge, and attitudes.
Neni 1 1.1. Qëllimi i këtij Ligji ёshtё tё promovoj arsimin dhe aftësimin gjatë gjithë jetës pёr tё gjithë individët e interesuar. 1.2. Ligji paraqet kornizë pёr sistemin e arsimit dhe aftësimit pёr tё rritur, pёrfshirё mësimin kompenzues dhe forma tё tjera tё arsimit dhe aftësimit pёr tё rritur, qё nuk rregullohen me ligjet pёr Arsimin Fillor dhe tё Mesëm, pёr Arsimin e Lartë dhe pёr Arsimin dhe Aftësimin Profesional. Korniza nuk zbatohet pёr arsimin dhe aftësimin pёr tё rritur, tё ofruar nёn mandatet statutore tё institucioneve qeveritare sipas Rregullores 2001/19 (e ndryshuar) ose i cili përndryshe realizohet jashtë institucioneve tё arsimit dhe aftësimit qё rregullohen me kёtё Ligj. 1.3. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, brenda pёrgjegjёsive tё saj ligjore, do tё krijoj kushtet e domosdoshme pёr tё rriturit pёr pёrvetёsimin e shkathtësive, njohurive dhe qëndrimeve nё pajtim me nevojat e tyre dhe tё shoqёrisё. Përkufizimet Neni2 “Agjencioni i Akreditimit të Kosovës” (AAK) “I rritur” nënkupton çdo person, që i ka mbushur 18 vjet, sipas Rregullores nr. 2001/27 mbi Ligjin Themelor të Punës në Kosovë. Megjithatë, dispozitat e këtij Ligji, gjithashtu, zgjerohen në përfshirjen e atyre, që i kanë mbushur 15 vjet e më shumë, të cilët janë në moshën kur përfundon edukimi i obligueshëm dhe kanë të drejtë të hyjnë në tregun e punës dhe të marrin pjesë në programet e mësimit të dizajnuara për të rritur. Personat nën moshën 18- vjeçare mund të kërkojnë leje nga prindërit për lidhjen e kontratave për mësim. ”Arsimi dhe aftësimi për të rritur” nënkupton tërë arsimin dhe aftësimin publik dhe privat të ofruar për të rriturit dhe / ose për të rinjtë mbi moshën 15-vjeçare, të cilët kanë të drejtë të ndjekin programet e mësimit, të hartuara për të rriturit. “Institucioni për arsim dhe aftësim” në kontekst të këtij ligji nënkupton shkollën ose çdo lloj tjetër të institucionit publik ose privat, i licencuar të ofrojë programe të arsimit dhe aftësimit formal për të rritur. Ky përkufizim nuk i përfshinë as punëdhënësit e as ndërmarrjet, që ofrojnë aftësim në punë për punëtorët e tyre, ose organizatat, që ofrojnë kurse jo-formale, seminare dhe / ose mundësi për mësim, përveç atyre që janë saktësisht të mbuluara nga ky Ligj. “Vijues” është çdo person i regjistruar në çfarëdo programi për arsimin dhe aftësimin e të rriturve. “Viti shkollor” do të thotë periudha kohore e caktuar nga institucioni i MASHT-it. “Këshilli për shqyrtimin e aftësimit të mësimdhënësve” do të thotë struktura me këtë emër ose me një emër tjetër i themeluar nga MASHT-i me kompetencën për të miratuar kualifikimin, rikualifikimin dhe zhvillimin profesional të mësimdhënësve. “ISCED” është Klasifikimi i Standardeve Ndërkombëtare të Arsimit, e publikuar nga UNESCO, në të cilin bazohen nivelet e arsimit në Kosovë, siç definohet në Aneksin të Ligjit mbi arsimin fillor dhe të mesëm. “Andragog” do të thotë mësimdhënësi që është aftësuar për punën me të rritur. “Certifikimi” është njohje zyrtare e të arriturave, që njeh përfundimin e arsimit ose aftësimit ose realizimin e pranueshëm në një test ose provim. Në kontekstin e arsimit dhe aftësimit të të rriturve, është shprehje formale e të arriturave të nxënësit (në lidhshmëri me shkathtësitë, njohuritë dhe qëndrimet). “Certifikatë” nënkupton çdo dokument, që jepet pas përfundimit të suksesshëm të një kursi, programi të arsimit ose aftësimit ose pas dhënies së provimeve në institucionin e arsimit dhe aftësimit, i regjistruar dhe i licencuar në mënyrë të rregullt. “E-learning” - të mësuarit me ndihmën e teknologjive informative e komunikative (TIK). “Të mësuarit informal” - të mësuarit që fitohet në jetën e përditshme, në vendin e punës, në gjirin e familjes ose në kohën e lirë . “Të mësuarit formal“ bazohet në programet e mësimit, që ofrohen në institucionet e licencuara të arsimit dhe aftësimit, të cilat përdorin programet e aprovuara dhe të nxjerra nga MASHT-i. Mësimi i tillë është i strukturuar dhe çon në certifikim. “Të mësuarit joformal” bazohet tek programet e mësimit, që dallojnë nga ato të përfshira në përkufizimin e mësimit formal në këtë ligj. Ky mësim mund të realizohet brenda institucioneve të njëjta të arsimit dhe aftësimit, që ofrojnë programe të mësimit formal ose plotësisht në mënyrë të pavarur. Megjithatë, kjo formë e mësimit është sistematike sa i përket objektivave, kohëzgjatjes dhe mjeteve të mësimit. ”Të mësuarit kompensues” - përfitimi i mëvonshëm i kualifikimeve bazë, që në fakt duhej të ishin marrë gjatë periudhës së arsimit të detyrueshëm. “Të mësuarit gjatë gjithë jetës” përfshin të gjitha aktivitetet e mësimit, që ndërmerren gjatë jetës për zhvillimin e kompetencave dhe kualifikimeve. “Vlerësimi i të mësuarit” është çmuarja e të arriturave të nxënësve lidhur me shkathtësitë, njohuritë dhe qëndrimet. Përkufizimi mund të përfshijë metoda të shumta të metodave të çmuarjes, duke përfshirë provimet teorike dhe praktike. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: MASHT-i must coordinate planning, development, and implementation of adult education and training, together with other ministries, ZRA, and DKA.
Neni 3 MASHT-i, në bashkëpunim me ministritë tjera, Zyrat Rajonale të Arsimit (ZRA) dhe Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA), koordinon planifikimin, zhvillimin dhe implementimin e arsimit dhe aftësimit për të rritur. Përshtatja e sistemit arsimor për të rritur. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: MASHT-i must adapt adult education to learners’ skills, interests, and age within the scope of this law.
Neni 4 Brenda fushës sё veprimtarisë së këtij Ligji, MASHT-i duhet ta përshtatë tërë procesin arsimor për të rritur me shkathtësitë, prirjet dhe moshën e vijuesve. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: In public institutions for adult education and training, political and religious propaganda activity is prohibited.
Neni 5 Në institucionet publike të arsimit dhe aftësimit të të rriturve ndalohet veprimtaria propaganduese politike dhe fetare. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Adult education and training is described as an integral part of Kosovo’s education system.
Neni 6 Arsimi dhe aftësimi i të rriturve është pjesë integrale e sistemit të arsimit në Kosovë. Organizimi i arsimit dhe aftësimit i të rriturve - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Adult education and training is organized in registered and licensed education/training institutions; licensed institutions must be registered as legal persons.
Neni 7 7.1. Arsimi dhe aftësimi për të rritur, siç është përkufizuar në nenin 1 të këtij Ligji, organizohet në institucionet e arsimit dhe aftësimit, të regjistruara dhe të licencuara për këtë qëllim, nën rregullimet e përcaktuara në një Udhëzim Administrativ. 7.2. Institucionet e arsimit dhe aftësimit, të licencuara për të organizuar mësimin e mbuluar me këtë Ligj, duhet të jenë tё regjistruara si persona juridikë. Rregullimi dhe kontrolli - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: MASHT-i must support and monitor implementation of this Law.
Neni 8 MASHT-i ka përgjegjësi të mbështesë dhe të kontrollojë zbatimin e këtij Ligji. Programi arsimor - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Public adult education and training programs are drafted and approved by the Ministry of Education, Science and Technology, with other ministries involved; private providers draft their own programs, and MASHT approves them.
Neni 9 9.1. Programet për arsimin dhe aftësimin publik të të rriturve hartohen dhe miratohen nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë, nё bashkëpunim me ministritë tjera. 9.2. Bartësit e arsimit dhe të aftësimit privat i hartojnë programet e tyre, të cilat i miraton MASHT- i. 9.3. Programet për arsimin dhe aftësimin e të rriturve duhet te jenë në pajtim me standardet bashkëkohore evropiane. Provimet - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Exams for adults in compensatory education or leading to formal certification must comply with the existing standard requirements for regular students.
Neni 10 Provimet që organizohen për të rriturit, që vijojnë programet e arsimit kompenzues, ose që kërkojnë certifikim formal, duhet të jenë në pajtim me kërkesat standarde ekzistuese për nxënësit e rregullt. Dokumentet - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Adult-education certificates and diplomas must be standardized and approved by MASHT-i.
Neni 11 Certifikatat dhe diplomat, që dëshmojnë të arriturat e nxënësve në programet e arsimit për të rritur, të organizuara sipas këtij Ligji, duhet të jenë të standardizuara dhe të miratuara nga MASHT-i. Pagesa - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Compulsory education is free; participation in non-compulsory education and training follows an Administrative Instruction issued by MASHT-i.
Neni 12 Shkollimi në nivelin e arsimit të obliguar sipas Ligjit mbi arsimin fillor dhe të mesëm, është falas, ndërsa për arsimin dhe aftësimin jo obligues bëhet participimi në bazë të Udhëzimit Administrativ tё nxjerrë nga MASHT-i. Jodiskriminimi - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Adults have the right to equal treatment without discrimination on listed grounds.
Neni 13 Vijuesit e rritur kanë të drejtë të trajtohen në mënyrë të barabartë, pa diskriminim në bazë etnike, bindjet politike ose fetare, origjinën kombëtare dhe shoqërore, përkatësinë gjinore dhe aftësitë e kufizuara. II - DISPOZITAT E VEÇANTA Plani vjetor i punës - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Adult education and training institutions carry out educational work through public and private programmes according to the annual work plan.
Neni 14 14.1. Puna arsimore në institucionet për arsimin dhe aftësimin e të rriturve realizohet përmes programeve arsimore publike dhe private sipas planit vjetor të punës. 14.2. Plani vjetor i punës i institucioneve të arsimit dhe aftësimit, duhet të hartohet në pajtim me kërkesat e caktuara me Udhëzim Administrativ, që do të nxjerrët nga MASHT-i. Programet dhe evidenca - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Some education institutions must submit educational programs and work organization for approval to MASHT, and adult education and training institutions must keep regular work records.
Neni 15 15.1. Institucionet dhe organizatat e tjera edukativo-arsimore janë të obliguara që programet arsimore si dhe organizimin e punës, t’i paraqesë për miratim në MASHT. 15.2. Institucionet dhe organizatat e arsimit dhe aftësimit për të rritur mbajnë evidencën e rregullt të punës së tyre. Regjistrimi-konkursi publik - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Adults in certain annual education and training programs are enrolled through a public competition, and the competition must be published at least one month before classes begin.
Neni 16 16.1. Në arsimin dhe aftësimin sipas programeve të caktuara vjetore të rriturit regjistrohen në bazë të konkursit publik. 16.2. Konkursi i publikuar duhet të përmbajë këto të dhëna: a) Kushtet e kërkuara për regjistrim në pajtim me këtë Ligj që përfshijnë programet përkatëse arsimore dhe standardet e tjera të caktuara nga institucionet e arsimit për të rritur; b) Numrin e vendeve të lira të parapara për regjistrim; c) Mënyrën dhe kushtet e realizimit të arsimit dhe aftësimit si dhe kushtet e përfundimit me sukses të tij; d) Lartësia e pagesës për vijuesit. 16.3. Konkursi nga paragrafi 16.1, 16.2 duhet të publikohet më së voni në afat prej një muaji para fillimit të mësimit. 16.4. Në interesat e mbrojtjes së vijuesit, në veçanti nën moshën 18- vjeçare, MASHT-i do të nxjerr një Udhëzim Administrativ, që do të rregullojë kriteret dhe procedurat e përzgjedhjes, si dhe aspektet e kontratave të mësimit për programet e mësimit për të rritur, të mbuluara me këtë Ligj. Regjistrimi - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Selection criteria must consider the individual’s learning needs and their capacity to undertake the offered learning, according to the competition’s conditions and procedures.
Neni 17 Kriteret e përzgjedhjes duhet të marrin parasysh nevojat e individit për mësim dhe kapacitetin e tyre për të ndërmarr mësimin e ofruar, nё pajtim me kushtet dhe procedurat e përcaktuara me konkurs. Regjistrimi sipas kontratës - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Adults may register in certain adult-education programs that are not publicly funded, subsidized, or co-financed, including by contract with adult education institutions and organizations.
Neni 18 18.1. Të rriturit mund të regjistrohen në programet arsimore të cilat nuk financohen, nuk subvencionohen as nuk bashkëfinancohen nga mjetet publike edhe në bazë të kontratës të cilën e lidhin me institucionet dhe organizatat arsimore për të rriturit. 18.2. Regjistrimi sipas kontratës bëhet përmes udhëzimit administrativ të nxjerrë nga MASHT-i. Veçoritë e tjera të organizimit të arsimit për të rritur - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Institutions and educational organizations that run certificative courses must publish exam dates at least twice a year.
Neni 19 19.1. Kohëzgjatja e programeve dhe planifikimi i realizimit tё punës arsimore pёr tё rriturit, mund tё rregullohet ndryshe nga kalendari i rregullt shkollor i institucioneve arsimore. 19.2. Institucionet dhe organizatat arsimore tё cilat organizojnë kurse certifikuese duhet së paku dy herë në vit të publikojnë afatet për provime nga programet arsimore që i realizojnë. 19.3. Specifikave, nevojave dhe mundësive të pjesëmarrësve në arsimin e të rriturve i përshtatet edhe kohëzgjatja e arsimit, renditja e mësimit të lëndëve ose të pjesëve të tyre, mënyrat dhe format e vlerësimit. Vijuesit e arsimit dhe aftësimit të të rriturve - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Adult education participants acquire knowledge, skills, and habits according to special adult education programs and parts of youth education programs.
Neni 20 Vijuesit në arsimin dhe aftësimin për të rritur përvetësojnë dituri, shkathtësi e shprehi, sipas programeve arsimore të veçanta për të rritur, si dhe të pjesëve të programeve arsimore për të rinj. III - PROGRAMET ARSIMORE - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Adult education programs must be designed to build basic skills and other specified learning content, and equivalence/nostrification of related documents is handled by administrative instruction.
Neni 21 21.1. Programet pёr arsimin dhe aftësimin e tё rriturve, pavarësisht se a ofrohen me pagesë ose pa pagesë, hartohen qё tё zhvillojnë shkathtёsitё, njohuritë dhe shprehitë nё pajtim me objektiven pёr ngritjen e nivelit tё pёrgjithshёm tё arsimit, kulturës dhe kompetencave profesionale tё tё rriturve. Programet e tilla duhet tё pёrfshijnё shkathtёsitё bazë, edukatën qytetare dhe demokracinë, mësimin e synuar pёr minoritetet dhe pёr tё rriturit me nevoja tё veçanta, mësimi i gjuhëve tё huaja, mësimi i gjuhës shqipe nga tё huajt dhe arsimim tjetër pёr tё rritur. 21.2. Arsimi dhe aftësimi dëshmohet me dokument zyrtar sipas programeve arsimore për të rritur dhe programet e tjera arsimore, të përcaktuara sipas Ligjit, të cilat nuk e rregullojnë fushën e arsimit për të cilat MASHT-i ka përcaktuar standardin arsimor të barasvlershëm, ose ndaj pjesëve të programeve arsimore për të rinjtë sipas të cilave arrihet arsimi publik. 21.3. Barasvlera dhe nostrifikimi i këtyre dokumenteve bëhet me Udhëzim Administrativ. Verifikimi i arsimit dhe aftësimit. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Adult qualifications can be obtained by taking exams after following the relevant education program.
Neni 22 22.1. Kualifikimet për tё rritur fitohen duke iu nënshtruar provimeve pasi ta kenё ndjekur programin pёrkatёs tё arsimit. 22.2. Arsimi dhe aftësimi mund të arrihet edhe me verifikimin dhe dëshmimin e diturive, me provime ose në bazë të dokumenteve zyrtare. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Learners prove their knowledge, skills, and competencies through exams at the institution where the education program is carried out. If the conditions in Article 9 are met, adult education institutions issue an official document to the learner.
Neni 23 23.1. Vijuesit përmes provimeve dëshmojnë diturinë, shkathtёsitё dhe kompetencat e tyre, në institucionin ku realizohet programi arsimor pa marrë parasysh mënyrën e arritjes së saj. 23.2. Në rastet kur sipas Nenit 9 të këtij Ligji, dëshmohet dituria nga programet arsimore sipas të cilave arrihet arsimi dhe aftësimi, mbi barasvlerën, nivelin e njohurive, të cilat verifikohen dhe dëshmohen përmes provimeve, në institucionet përkatëse për arsimin dhe aftësimin e të rriturve, vijuesi merr dokument zyrtar. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: The adult certification training program has a general part and a special part.
Neni 24 24.1. Programi i arsimit dhe aftësimit certifikues për të rriturit ka pjesën e përgjithshme dhe të veçantë. 24.2. Vëllimi dhe përmbajtja e programeve arsimore për të rriturit që përfshin arsimin dhe aftësimin, përcaktohen në harmoni me ligjet që i rregullojnë këto segmente të arsimit dhe me udhëzimet administrative të MASHT-it. Publikimi i programit arsimor. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: The adult training and education program must be published in public information media before the registration competition is announced.
Neni 25 Programi arsimor për aftësimin dhe arsimin e të rriturve duhet qё para shpalljes së konkursit për regjistrim tё publikohet nё mjetet e informimit publik. IV - KUSHTET Të ushtruarit e veprimtarisë - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Education and training must be carried out by appropriately qualified individuals, and MASHT may issue administrative instructions on how and by when the legal conditions are met.
Neni 26 26.1. Për qëllim tё këtij Ligji, arsimi dhe aftësimi do tё realizohet nga individët tё cilët e kanë kualifikimin e pёrshtatshёm pёr programin qё ofrohet. Kjo mund tё pёrfshijё mёsimdhёnёsit, trajnerët, instruktorët ose ekspertët e tjerë. 26.2. MASHT-i nxjerr udhëzime administrative për mënyrën dhe afatet e plotësimit të kushteve të parapara me këtë Ligj. 26.3. Çështjet statusore të institucioneve dhe organizatave për arsimin dhe aftësimin e të rriturve dhe kushtet për arsimtarë dhe bashkëpunëtorë rregullohen në përputhje me këtë Ligj. Kushtet - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: MASHT may set financing conditions and criteria for public adult education institutions, and those institutions must meet the minimum conditions in an administrative instruction.
Neni 27 27.1. MASHT-i, pasi që të merr mendimin e Agjencionit Kosovar për Akreditim, dhe tё institucioneve tjera do të përcaktojë kushtet dhe kriteret për financimin e institucioneve publike për arsimin dhe aftësimin e të rriturve. 27.2. Institucionet e arsimit dhe aftësimit për të rritur, që financohen nga mjetet publike, do t’i përmbushin kushtet dhe kriteret minimale, të cilat do të caktohen në një Udhëzim Administrativ, të nxjerr nga MASHT-i. Udhëzimi Administrativ relevant do të mbulojë çështjet siç janë: a) kualifikimet pёrkatёse arsimore dhe andragogjike; b) burimet materiale/fizike (hapësira, pajisjet dhe materiale ndihmëse të mësimdhënies); c) rregullimet për siguri dhe shëndetësi. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: The Ministry of Education determines the minimum conditions and standards for premises and equipment used in educational management, and must consult specified bodies when preparing the guidance.
Neni 28 28.1. Kushtet minimale dhe standardet e lokaleve dhe të mjeteve për drejtimin arsimor, i përcakton Ministria e Arsimit (në tekstin në vazhdim: ministria). 28.2. Me rastin e përgatitjes së udhëzimit Ministria është e obliguar të marrë mendimin e Agjencisë së Akreditimit te Kosovës (AAK), Këshillit tё Ekspertëve pёr hartimin e planprogrameve dhe teksteve shkollore dhe Agjencionet tjera pёrkatёse. Regjistrimi dhe licencimi - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: Institutions and organizations for adult education and training may carry out educational activities only after registering in the register kept by MASHT, if they run valid public programs or programs funded by public money.
Neni 29 29.1. Institucionet dhe organizatat për arsimin dhe aftësimin e të rriturve, të cilat realizojnë programe publike të vlefshme ose programe që financohen nga mjetet publike, mund të realizojnë veprimtari arsimore pasi të jenë regjistruar në regjistrin e institucioneve dhe organizatave arsimore për arsimin dhe aftësimin e të rriturve (më tutje: Regjistri), të cilin e udhëheq MASHT-i. 29.2. Formën dhe përmbajtjen e Regjistrit e vërteton Ministria e Arsimit. Përgjegjësitë - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: MASHT-i duhet të përgatisë katalogët dhe standardet e vlerësimit të njohurive.
Neni 30 30.1. MASHT-i përgatit katalogët dhe standardet vlerësuese të njohurive, zotërimi, i së cilave është kusht për të marrë një dokument të nivelit të caktuar. 30.2. Për qëllime të kualifikimit, të arriturat në arsim dhe aftësim, që dëshmohen nëpërmjet certifikimit dhe dokumenteve tjera zyrtare nga programet e veçanta për arsimin e të rriturve ose programet e tjera, që janë përshtatur për të rinjtë nga pjesë të tjera të arsimit, do të përshtaten me standardet, që kërkohen në programet e arsimimit formal. V - INSTITUCIONI I VLERËSIMIT - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: The assessment institution must assess the knowledge gained and may form assessment commissions, set deadlines and criteria, keep records of results, and issue documents.
Neni 31 31.1. Institucioni i vlerësimit (Shkolla dhe institucioni ku bëhet arsimimi dhe aftësimi) i nivelit përkatës, bën vlerësimin e njohurive të fituara, dhe për këtë qëllim: a) Formon komisionet vlerësuese për fusha teorike dhe praktike, b) Shpall afatet dhe cakton kriteret për vlerësimin e njohurive dhe mban evidencë për rezultatet e arritura, c) Lëshon dokumente për dhënien e provimit ose mbarimin e një niveli të caktuar me sukses të pritshëm, d) Dokumentet e fituara gjatë këtij aftësimi do të jenë të barasvlershme me dokumentet e arsimit të rregullt shkollor. 31.2. Pas përfundimit me sukses të kursit, këto dokumente (certifikata, diploma) do të jenë të barasvlershme me standardet e sistemeve bashkëkohore ndërkombëtare. Evidenca - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: MASHT-i may issue administrative instructions on registering, keeping, and storing personal data. For statistical processing and analysis, personal data may be used or shown only in a form that does not reveal students’ identities.
Neni 32 32.1. MASHT-i nxjerr udhëzime administrative lidhur me regjistrimin, mbajtjen dhe ruajtjen e të dhënave personale në pajtim me këtë Ligj dhe ligjet tjera pёrkatёse tё kësaj fushe. 32.2. Në rast të përpunimit statistikor të të dhënave dhe analizës, të dhënat personale mund të shfrytëzohen ose paraqiten vetëm në atë formë, ku identiteti i nxënësve mbetet i panjohur. Themelimi i Institucioneve për arsimimin dhe aftësimin e të rriturve - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: MASHT-i establishes public adult-education institutions with other ministries and licenses private adult-education institutions.
Neni 33 33.1. Institucionet publike për arsimin dhe aftësimin e të rriturve i themelon MASHT-i nё bashkёpunim me ministritё tjera. 33.2. Institucionet për arsimin dhe aftësimin e të rriturve mund të themelohen si institucione publike ose të organizohen në shkolla, në organizata për arsimin dhe aftësimin e të rriturve, të cilat janë të regjistruara dhe të licencuara në bazë të Ligjit. 33.3. Institucioni publik për arsimin dhe aftësimin e të rriturve mund të themelohet sipas kushteve të parapara me këtë Ligj. 33.4. Institucionet private për arsimin dhe aftësimin e të rriturve themelohen nga persona juridikë privat dhe licencohen nga MASHT-i. VI - QEVERISJA Drejtori, udhëheqësi - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: The director, assistant director, and leader must have university education and at least three years of professional experience in the relevant education field.
Neni 34 34.1. Drejtori, është drejtues dhe udhëheqës i punës së institucionit për arsimin dhe aftësimin e të rriturve. 34.2. Udhëheqësin e Institucionit publik për arsimin dhe aftësimin e të rriturve e zgjedh themeluesi. 34.3. Udhëheqësin e institucionit privat e zgjedh themeluesi. 34.4. Drejtori, ndihmësdrejtori, udhëheqësi, duhet të ketë të mbaruar përgatitjen universitare dhe së paku tre vjet përvojë profesionale në fushat e arsimit përkatës. Struktura e qeverisjes - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: Public adult-education institutions established for programs under this law must create a management board, and that board must meet regularly.
Neni 35 35.1. Organizimi i brendshëm i institucioneve publike për arsimin dhe aftësimin të të rriturve, rregullohet nga dispozitat ekzistuese të qeverisjes dhe menaxhimit, e përkufizuar me legjislacionin e duhur, që zbatohet në institucion. 35.2. Institucionet publike për arsimimin dhe aftësimin e të rriturve, të themeluara posaçërisht për realizimin e programeve të rregulluara me këtë Ligj, formojnë një Këshill Drejtues, nё kuadër tё tё cilit përfshihen andragogët, ekspertët, udhёheqёsit e aftësimit praktik. Një Këshill i tillë drejtues do të mbajë takime të rregullta për: a) Zhvillimin, zbatimin dhe vlerësimin e programeve për arsimin dhe aftësimin e të rriturve; b) Dhënien e mendimeve për hartimin dhe zbatimin e planeve vjetore të punës; c) Propozimin e masave për përmirësimin e sasisë dhe cilësisë së mësimit; d) Përcaktojnë kriteret për vlerësimin e njohurive, shkathtësive dhe shprehive të vijuesve. VII - FINANCIMI - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: MASHT and other ministries must allocate a separate budget line to fund the annual adult education program, and internal or external donors may also support it.
Neni 36 36.1. MASHT-i dhe ministritё tjera në kuadër të buxhetit të tij ndanë linjë të veçantë buxhetore për financimin e programit vjetor për arsimin për të rritur. 36.2. Me aktin e themelimit të linjës së re buxhetore, caktohen edhe burimet, mënyra dhe kushtet mbledhjes së mjeteve për realizimin e programit vjetor të arsimit dhe aftësimit për të rritur. 36.3. Programin vjetor të arsimit të të rriturve mund ta ndihmojnë edhe donatorët e brendshëm dhe të jashtëm. VIII - DISPOZITAT NDËSHKUESE Gjobitja - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: Adult education and training activities may not be carried out by legal or natural persons unless they are registered and licensed.
Neni 37 37.1. Ndalohet ushtrimi i veprimtarisë për organizimin e arsimit dhe aftësimit të të rriturve nga personat juridikë dhe fizikë pa u regjistruar dhe pa u licencuar. 37.2. Në rast të ushtrimit të veprimtarisë për organizimin e arsimit dhe aftësimit të të rriturve pa u regjistruar dhe pa u licencuar, personi juridik dënohet me gjobë në shumë prej 10.000 euro. 37.3. Personi fizik përgjegjës, i cili ushtron veprimtarinë e organizimit të arsimit dhe aftësimit të të rriturve pa u regjistruar dhe pa u licencuar dënohet me gjobë në shumë prej 2.500 euro. 37.4. Mjetet nga pagesat e gjobave derdhen nё Buxhetin e Konsoliduar tё Kosovёs. Dispozita kalimtare - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: Public licensed educational institutions that run adult education do not need a new licence, but they must align their normative acts with this Law within 6 months.
Neni 38 38.1. Institucionet arsimore publike të cilat janë të licencuara dhe që organizojnë procesin mësimor për të rritur gjerë në nxjerrjen e këtij Ligji nuk kanë nevojë të licencohen, por janë të obliguar që aktet normative t’i harmonizojnë më këtë Ligj, në afat prej gjashtë (6) muajve. 38.2. MASHT-i nё bashkëpunim me ministritë tjera nxjerr udhëzime administrative për të plotësuar dhe implementuar këtë Ligj. - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: The Law sets a six-month deadline, starting from its entry into force, for issuing the administrative instructions it նախատեսes.
Neni 39 Afati për nxjerrjen e udhëzimeve administrative të parapara me këtë Ligj do të jetë gjashtë muaj nga hyrja në fuqi e këtij Ligji. - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: All adult education institutions and organizations must be registered and licensed within six months.
Neni 40 Të gjitha institucionet dhe organizatat e arsimit dhe aftësimit për të rritur brenda afatit prej gjashtë (6) muajsh duhet të regjistrohen dhe licencohen . - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: This article says the law takes effect after approval by the Assembly of Kosovo and proclamation by the Special Representative, and that earlier legal provisions regulating this area stop applying when the law enters into force.
Neni 41 41. Me hyrjen në fuqi të këtij Ligji pushojnë së vlejturi të gjitha dispozitat ligjore që kanë rregulluar këtë lëmi. 41. Ky Ligj hyn në fuqi pas miratimit nga ana e Kuvendit të Kosovës dhe shpalljes nga Pёrfaqёsuesi Special i Sekretarit tё Pёrgjithshёm. Më 7 shtator 2005 UNMIK/REG/2005/43
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 02/L-24 PËR ARSIMIN DHE AFTËSIMIN E TË RRITURVE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in