LIGJI NR. 02/L-25 PËR THEMELIMIN E INSTITUTIT GJYQËSOR TË KOSOVËS
This provision is the preamble and title of a law establishing the Kosovo Judicial Institute.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 02/L-25
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This provision is the preamble and title of a law establishing the Kosovo Judicial Institute. This provision establishes the Kosovo Judicial Institute as an independent professional legal entity, lets it sign cooperation agreements, and sets how its director is appointed and dismissed. IGJK is the main body responsible for judicial training, related exams, and professional development activities. Article 3 sets out the Steering Council’s size, how members are appointed, how often it meets, and the director’s non-voting participation. The director reports to the steering council and is responsible for managing IGJK, staff, finances, administrative decisions, and non-discriminatory personnel policy. The program coordinator is appointed through a commission set up by the managing board after a public vacancy notice and under civil service rules.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 02/L-25 PËR THEMELIMIN E INSTITUTIT GJYQËSOR TË KOSOVËS
Showing 12 of 12
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This provision is the preamble and title of a law establishing the Kosovo Judicial Institute.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 23 / 01 PRILL 2008 LIGJI NR. 02/L-25 PËR THEMELIMIN E INSTITUTIT GJYQËSOR TË KOSOVËS Kuvendi i Kosovës Në mbështetje të Kreut 5.3 pika (d), (dh), 9.1.26. pika (a) dhe 11.2 të Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë (Rregullorja e UNMIK-ut nr. 2001/09 datë 15 maj 2001), Miraton: LIGJIN PËR THEMELIMIN E INSTITUTIT GJYQËSOR TЁ KOSOVЁS DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision establishes the Kosovo Judicial Institute as an independent professional legal entity, lets it sign cooperation agreements, and sets how its director is appointed and dismissed.
Neni 1 1.1. Themelohet Instituti Gjyqësor i Kosovës (në tekstin e mëtejmë IGJK), si organ i pavarur profesional i cili gëzon statusin e personit juridik. 1.2. Selia e Institutit Gjyqësor të Kosovës është në Prishtinë. 1.3. IGJK mund të lidhë marrëveshje pune, bashkëpunimi dhe veprimtarie shkencore, profesionale me institucionet tjera vendore dhe ndërkombëtare. 1.4. Organet e IGJK-së janë: Këshilli drejtues dhe drejtori i IGJK-së. 1.5. Bordi menaxhues e emëron drejtorin i IGJK-së më bashkërendim me Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm pas shpalljes së konkursit. 1.6 Në rastet e arsyetuara, Bordi menaxhues e shkarkon drejtorin e IGJK-së në bashkërendim me Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm. 1.7. IGJK-ja si institucion kryesor për aftësim brenda sistemit gjyqësor të Kosovës duhet të kryej funksionet e veta bazuar në parimet e ligjshmërisë, paanshmërisë dhe efikasitetit. 1.8. IGJK-ja është organ i pavarur i cili vepron në bashkëpunim me KGJPK-në ose Institucionet tё cilat trashëgojnë pёrgjegjёsitё e tij për koordinimin e nevojave për aftësimin profesional të gjyqtarëve dhe të prokurorëve të Kosovës, për aftësimin e kandidatëve për gjyqtarë dhe prokurorë, si dhe për çështje të tjera që kanë të bëjnë me sistemin gjyqësor të Kosovës. 1.9. Strategjinë dhe programin e punës, IGJK-ja e harton në harmoni me parametrat e përgjithshme të përcaktuara nga Këshilli Gjyqësor dhe Prokurorial i Kosovës (në tekstin e mëtejmë KGJPK-ja) ose nga Institucionet tё cilat trashëgojnë pёrgjegjёsitё e tij, të cilët janë përgjegjës për çështjet gjyqësore dhe prokuroriale në Kosovë. DISPOZITAT THEMELORE Funksionet e IGJK-së - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: IGJK is the main body responsible for judicial training, related exams, and professional development activities.
Neni 2 2.1 . IGJK-ja është institucioni kryesor përgjegjës për : 2 a) Aftësimin e bartësve dhe bartësve potencial të funksionit në gjyqësi (gjyqtarëve dhe prokurorëve); b) Vlerësimin dhe organizimin e provimit përgatitor për gjyqtarë dhe prokurorë; c) Kurset e posaçme të aftësimit për avancim të gjyqtarëve dhe prokurorëve; d) Kurse për aftësimin bazë të gjyqtarëve porotë; dhe e) Kurse për aftësimin e profesionistëve të tjerë në lëmin gjyqësisë të identifikuara nga IGJK-ja. 2.2. Gjatë punës së vet IGJK-ja : a) Zhvillon plane aftësimi afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata për një gjyqësi efikase, efektive dhe të paanshme; b) Kryen edhe veprimtari të tjera profesionale si institucion profesional-kërkimor për zhvillimin e gjyqësisë në Kosovë në pajtim me standardet evropiane. Këshilli drejtues i IGJK-së - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: Article 3 sets out the Steering Council’s size, how members are appointed, how often it meets, and the director’s non-voting participation.
Neni 3 3.1. Këshilli drejtues përbëhet prej 13 (trembëdhjetë) anëtarëve. 3.2. Anëtarë mandator të Këshillit janë Kryetari i Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial të Kosovës ose Institucionet tё cilat trashëgojnë pёrgjegjёsitё e tij dhe Drejtori i Departamentit të Administratës Gjyqësore. 3.3. 9 (Nëntë) anëtarë emërohen nga Kuvendi i Kosovës, në bashkërendim me Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm, me propozim të institucioneve vijuese: a) 1 (një) anëtar nga Qeveria e Kosovës; b) 2 (dy) anëtarë nga Gjykata Supreme e Kosovës; c) 1 (një) anëtar nga Prokuroria Publike e Kosovës; d) 1 (një) anëtar nga Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës; e) 1 (një) anëtarë nga Shoqata e Gjyqtarëve të Kosovës; f) 1 (një) anëtarë nga Shoqate e Prokurorëve të Kosovës; g) 1 (një) anëtarë nga Oda e Avokatëve të Kosovës; h) 1 (një) anëtar nga Shoqata e Juristeve të Kosovës. 3.4. Dy anëtarë me mandat dyvjeçarë emërohen nga institucionet vijuese: a) 1(një) anëtar nga UNMIK-u b) 1(një) anëtar nga OSBE-ja 3.5. Nga numri i përgjithshëm i anëtarëve të Këshillit Drejtues së paku 2 (dy) anëtarë duhet të jenë nga radhët e minoriteteve. 3.6. Këshilli Drejtues është përgjegjës për: a) Miratimin e Statutit të IGJK-së; b) Miratimin e projektbuxhetit të IGJK-së dhe programin e trajnimeve; c) Përcaktimin e strukturës dhe funksioneve të IGJK-së sipas këtij ligji. d) Metodologjinë e aftësimit të bartësve dhe bartësve potencial të funksionit gjyqësor në Kosovë; e) Dhënien e këshillave lidhur me financimin dhe kontraktimin me donatorët për përkrahjen e programeve të IGJK-së. 3.7. Anëtarët e Këshillit Drejtues zgjedhën me mandat 2 (dy) vjeçar, me të drejtë rizgjedhje, por jo më shume se 2 (dy) mandate. 3 3.8. Këshilli Drejtues takohet sa herë që IGJK-ja e konsideron të nevojshme por jo më pak se një herë në tre muaj. 3.9. Mbledhjet e Këshilli Drejtues konvokohen në bazë të njoftimit të kryetarit të Këshillit Drejtues të IGJK-së. 3.10. Njoftimi duhet të dërgohet jo më vonë se 5 ditë pune para mbledhjes. 3.11. Mbledhjet e Këshillit Drejtues i kryeson Kryetari i Këshillit i cili zgjidhet nga anëtarët e Këshillit. 3.12. Drejtori i IGJK-së është i pranishëm në mbledhjet e Këshillit drejtues dhe ka të drejtë të bëjë propozime por pa të drejtë vote. Përgjegjësitë e drejtorit të IGJK-së - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The director reports to the steering council and is responsible for managing IGJK, staff, finances, administrative decisions, and non-discriminatory personnel policy. The program coordinator is appointed through a commission set up by the managing board after a public vacancy notice and under civil service rules.
Neni 4 4.1 Drejtori për punën e tij i përgjigjet Këshillit drejtues. 4.2 Drejtori i IGJK-së është përgjegjës për: a) administrimin dhe menaxhimin e përgjithshëm të IGJK-së dhe për garantimin e zbatimit të funksioneve që i janë besuar atij, b) sigurimin e udhëzimeve të përshtatshme, të sakta e të paanshme dhe të këshillave profesionale të cilat do të jenë në funksion të IGJK-së, c) menaxhimin me personelin dhe organizimin e IGJK-së, d) nxjerrjen e vendimeve dhe udhëzimeve administrative për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me funksionet e tij, e) menaxhimin efikas dhe të suksesshëm të burimeve financiare dhe donacioneve që i ndahen IGJK-së, f) zbatimin e politikës jodiskriminuese të personelit brenda IGJK-së, përfshirë edhe përfaqësimin e paanshëm gjinor dhe etnik në Kosovë. 4.3. Koordinatori i programit emërohet nga komisioni i themeluar nga Bordi menaxhues pas shpalljes publike të konkursit, në pajtim me rregullat dhe procedurat e zbatueshme për shërbimin civil. Kushtet për emërimin e drejtorit të IGJK-së - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: A director of IGJK may be appointed only if the person meets the listed qualifications, and the Steering Council must inform the Prime Minister and the Special Representative about the appointment.
Neni 5 5.1. Drejtor i IGJK-së mund të emërohet personi i cili: a) Është person i cili është regjistruar ose ka të drejtë të regjistrohet si banor i përhershëm i Kosovës në Zyrën Qendrore të Regjistrimit Civil, në pajtim me Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2000/13 të datës 17 mars 2000 mbi Zyrën Qendrore të Regjistrimit Civil. b) është jurist i diplomuar me përvojë profesionale mbi 5 vite në gjyqësi; c) e ka kryer provimin e jurisprudencës; d) preferohet të ketë titull shkencor; dhe e) njohja gjuhëve zyrtare në Kosovë konsiderohet përparësi. 5.2. Për emërimin e drejtorit, Këshilli drejtues e informon Kryeministrin dhe Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm. 4 Financimi i IGJK-së - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: IGJK is financed from Kosovo’s consolidated budget, and its income may also be supplemented by donors and research projects.
Neni 6 6.1. IGJK-ja financohet nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës. 6.2. Sipas rastit, të hyrat e IGJK-së, mund të plotësohen nga donatorët dhe nga projektet hulumtuese të IGJK-së dhe entiteteve tjera vendore apo ndërkombëtare. 6.3. Të gjitha kontributet e dhuruara nga donatorët regjistrohen si mjete buxhetore të dedikuara për IGJK-në. Provimi përgatitor dhe kursi i trajnimeve për kandidatët që pretendojnë të emërohen gjykatës apo prokuror - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: IGJK provides further training to selected judge and prosecutor candidates, and selected candidates receive an honorarium.
Neni 7 7.1. IGJK-ja u ofron kandidatëve të përzgjedhur për gjykatës dhe prokuror aftësim të mëtutjeshëm. 7.2. Kandidatët për postin e gjyqtarit apo prokurorit zgjedhën në bazë të konkurrimit publik dhe të hapur përmes të cilit ata i nënshtrohen provimit përgatitor për gjyqtarë dhe prokurorë. Personi mund të zgjedhet si kandidat për postin e gjyqtarit apo prokurorit vetëm nëse e kalon provimin përgatitor për gjyqtar dhe prokuror. Përvoja e punës dhe rezultati i provimit të jurisprudencës gjithashtu mund të merren parasysh në zgjedhjen e kandidatëve për postin e gjyqtarit apo prokurorit. 7.3. Vlerësimin e suksesit të arritur në provimin përgatitor dhe kursin aftësues e bën IGJK-ja në bazë të kritereve dhe rregullave të përcaktuara nga KGJPK-ja apo Institucionet tё cilat trashëgojnë pёrgjegjёsitё e tij. 7.4. Kandidatët që punojnë në gjykata apo prokurori në cilësinë e bashkëpunëtorit profesional, kurset mund ti ndjekin pa shkëputje nga marrëdhënia e punës. 7.5. Kandidatët e zgjedhur marrin një honorarë që paguhet nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës. Kursi i aftësimit praktik për kandidatët që synojnë të emërohen gjyqtar apo prokuror - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: IGJK, with KGJPK or successor institutions, must identify supporting public courts/prosecutor offices and appoint a supervising judge/prosecutor; the supervising judge/prosecutor must assess the candidate’s work during training; the candidate is entitled to a training honorarium.
Neni 8 8.1 IGJK, në bashkëpunim me KGJPK-në apo Institucionet tё cilat trashëgojnë pёrgjegjёsitё e tij, do të jetë përgjegjës për: a) identifikimin e gjykatave dhe prokurorive publike të cilat mund t’i mbështesin trajnimet për kandidatët që synojnë të bëhen gjyqtarë apo prokurorë; b) caktimin e gjyqtarit-prokurorit i cili do ta mbikëqyrë kandidatin gjatë aftësimit. 8.2. Puna e kandidatit gjatë kursit të aftësimit do të vlerësohet nga gjyqtari apo prokurori mbikëqyrës në bazë të kritereve dhe rregullave të parapara nga KGJPK-ja apo Institucionet tё cilat trashëgojnë pёrgjegjёsitё e tij. 8.3. E drejta për honorar (mëditje), e paraparë në nenin 7.5 të këtij Ligji vlen edhe në këtë rast. 5 Kursi elementar i aftësimit për gjyqtarët porotë dhe profesionistët tjerë të emëruar - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: IGJK-ja must organize basic training for lay judges on proposal, and it must organize training courses for other justice professionals after needs are identified.
Neni 9 9.1. Me propozim të KGJPK-së, apo Institucionet tё cilat trashëgojnë pёrgjegjёsitё e tij, IGJK-ja do të organizojë kursin elementar të aftësimit për gjyqtar porotë. 9.2. Pas identifikimit të nevojave nga Këshilli drejtues, IGJK-ja do të organizojë kurse për trajnimin e profesionistëve të tjerë në fushën e drejtësisë. Kurset e veçanta aftësuese për avancim në punë - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: IGJK-ja must organize special training courses for judges and prosecutors being promoted in the judiciary. Newly appointed judges and prosecutors have the right and the duty to attend these courses without leaving their employment.
Neni 10 10.1. IGJK-ja në konsultim me KGJPK-në apo Institucionet tё cilat trashëgojnë pёrgjegjёsitё e tij, do të organizojë kurse të veçanta aftësimi për gjyqtarë dhe prokurorë që janë apo do të avancohen brenda sistemit gjyqësor. 10.2. Gjyqtarët dhe prokurorët e posa emëruar kanë të drejtë dhe janë të obliguar të marrin pjesë në kurset e veçanta për aftësim dhe avancim, pa shkëputje nga marrëdhënia e punës, në pajtim më dispozitat në fuqi për shërbimin civil të Kosovës. DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE Hyrja në fuqi - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: This article says IGJK organizational matters not already covered by the law may be regulated by IGJK’s statute and other subordinate acts, conflicting laws stop applying when this law enters into force, responsibilities under the law move to successor institutions, and the law enters into force after Assembly approval and promulgation.
Neni 11 11.1. Çështjet që kanë të bëjnë me organizimin dhe funksionimin të IGJK-së e të cilat nuk janë rregulluar me këtë ligj mundë të rregullohen me statutin e IGJK-së dhe me akte tjera nënligjore. 11.2. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji pushojnë të vlejnë dispozitat e ligjeve tjera që janë në kundërshtim me të. 11.3. Përgjegjësitë e përcaktuara më këtë ligj për KGJPK-në dhe DAGJ-in barten tek institucionet trashëguese të tyre ose institucionet që do t’i ushtrojnë kompetencat e tanishme të tyre. 11.4 Ky Ligj hyn në fuqi, pas miratimit në Kuvendin e Kosovës dhe shpalljes nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm. 24.04 2006 UNMIK/REG/2006/23
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 02/L-25 PËR THEMELIMIN E INSTITUTIT GJYQËSOR TË KOSOVËS
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in