LIGJI NR. 02/L-26 PËR TOKËN BUJQËSORE
This provision identifies the law on agricultural land and states its purpose: to create a legal basis for the use, protection, and regulation of agricultural land.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 02/L-26
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This provision identifies the law on agricultural land and states its purpose: to create a legal basis for the use, protection, and regulation of agricultural land. This article says the law regulates the use, protection, regulation, and leasing of agricultural land. Agricultural land has special protection and should be used for agricultural production, not other purposes except as allowed by this law and related provisions. This article defines key terms used in the law on agricultural land. Owner or user of agricultural land must use it in a way that fits the land’s natural properties, avoids reducing its value, and uses appropriate agrotechnical measures.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 02/L-26 PËR TOKËN BUJQËSORE
Showing 47 of 47
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This provision identifies the law on agricultural land and states its purpose: to create a legal basis for the use, protection, and regulation of agricultural land.
GAZETA ZYRTARE E INSTITUCIONEVE TË PËRKOHSHME TË VETËQEVERISJES NË KOSOVË / PRISHTINË :VITI II / NR. 13 / 01 QERSHOR 2007 Ligji Nr. 02/L-26 PËR TOKËN BUJQËSORE Kuvendi i Kosovës, Duke u bazuar në Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2001/9 të datës 15 maj 2001 për Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë, Kreu 9.1, 26 (a) dhe 5. 1 (j), Me qëllim të krijimit të bazës ligjore për shfrytëzimin, mbrojtjen dhe rregullimin e tokës bujqësore. Miraton: LIGJIN PËR TOKËN BUJQËSORE KAPITULLI I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law regulates the use, protection, regulation, and leasing of agricultural land.
Neni 1 Lënda e rregullimit Me këtë ligj përcaktohet shfrytëzimi, mbrojtja, rregullimi dhe qiradhënia e tokës bujqësore, me qëllim të ruajtjes dhe mbrojtjes së potencialit bujqësor në mënyrë të përhershme, duke u bazuar në parimet e zhvillimit të qëndrueshëm. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: Agricultural land has special protection and should be used for agricultural production, not other purposes except as allowed by this law and related provisions.
Neni 2 Qëllimi Toka bujqësore si pasuri natyrore me interes të përgjithshëm, ka mbrojtje të veçantë dhe duhet të shfrytëzohet për prodhimtari bujqësore dhe nuk mund të përdoret për qëllime tjera përveç në rastet e përcaktuara më këtë ligj dhe me dispozitat e tjera të nxjerrura në bazë të tij. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law on agricultural land.
Neni 3 Definicionet Për qëllimet e këtij ligji, fjalët dhe shprehjet e mëposhtme kanë këto kuptime: a). Tokë bujqësore - Toka e shfrytëzuar për kultivimin e kulturave bujqësore: arë, kopsht, pemishte, vresht, livadh, kullotë, hurdhë peshku dhe moçal, si dhe tokat tjera që nuk janë në shfrytëzim për qëllime bujqësore, por që shfrytëzimi optimal i të cilave përfshinë prodhimin bujqësor, duke marrë parasysh vetitë e tyre natyrore dhe kushtet ekonomike. b). Tokë bujqësore e punueshme - Nënkupton tokën e cila përdoret për kultivimin e kulturave bujqësore: arë, kopsht, pemishte, vresht, livadh. c). Rregullimi i tokës – Ndërmarrja e masave dhe veprimeve në kompletimin e ngastrave në posedim dhe rregullimin territorial të tokave bujqësore me qëllim të rritjes së shfrytëzimit efektiv dhe të përmirësuar të tokës bujqësore. d). Qiradhënia e tokës bujqësore - Bartja e të drejtës ekskluzive të shfrytëzimit të tokës bujqësore nga pronari te një person tjetër ose disa persona për periudhë të caktuar me pagimin e qirasë me të drejtë për të shfrytëzuar tokën për qëllime bujqësore. e). Materiet ndotëse - Substancat të cilat shkaktojnë ndryshime në vetitë kimike, fizike ose biologjike të tokës që rezultojnë në dobësimin e potencialit të saj prodhues ose paaftësimin e saj për shfrytëzim bujqësor. 2 f). Kontaminimi i tokës - Kuptohet ndotja e tokës me materie të ndryshme mbetëse të ngurta, të lëngëta dhe të gazta si dhe materiet radioaktive të cilat ndërrojnë cilësitë natyrore të tokës dhe shkaktojnë akumulimin e materieve të dëmshme në kulturat bujqësore. g). Personi - Personi fizik ose juridik. h). Ministria - Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. i). Kullotë– Toka e mbuluar kryesisht me vegjetacion natyrorë bimor e cila shërben për kullotjen, lëshuarjen dhe pushimin e bagëtisë. j). Leje për kullota - Bartja e të drejtës së shfrytëzimit të kullotës nga pronari te shfrytëzuesi ose disa shfrytëzues për një periudhë të caktuar me pagesë të taksës për të kullotur bagëtinë. l). Lëvizje e bagëtisë nomade - Kullotja e bagëtisë jashtë vendqëndrimit të tyre. KAPITULLI II SHFRYTËZIMI I TOKËS BUJQËSORE - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Owner or user of agricultural land must use it in a way that fits the land’s natural properties, avoids reducing its value, and uses appropriate agrotechnical measures.
Neni 4 Shfrytëzimi i tokës bujqësore 4.1. Pronari apo shfrytëzuesi i tokës bujqësore është i detyruar që tokën bujqësore t’a shfrytëzoj në mënyrën e cila i përshtatet vetive natyrore të tokës, duke mos e zvogëluar vlerën e saj dhe duke përdorur masat agroteknike përkatëse. 4.2. Nëse pronari apo shfrytëzuesi i tokës bujqësore nuk e shfrytëzon tokën sipas paragrafit 1 të këtij neni do të bëjë përpjekje të siguroj shfrytëzimin e saj përmes dhënies së tokës më qira apo në mënyrë tjetër në pajtim më dispozitat e dhënies së paluajtshmërive në shfrytëzim. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Pastures may not be used for other purposes except where the law allows; conversion is allowed only under stated conditions, and the Ministry sets certain pasture tax and grazing-period rules.
Neni 5 Kullotat 5.1. Kullotat nuk mund të shfrytëzohen për qëllime të tjera përveç rasteve të përcaktuara me ligj. 5.2. Përjashtimisht nga paragrafi 1 i këtij neni, kullotat mund të shndërrohen në kulturë ose shfrytëzim tjetër, nëse me këtë arrihet shfrytëzimi më racional dhe ekonomik i tokës, por duke mos shkaktuar erozion dhe pengesa në shfrytëzimin normal të kullotave tjera. 5.3. Ndërrimi i destinimit të kullotave bëhet sipas dispozitave për ndërrim te destinimit të tokës bujqësore. 5.4. Lartësinë e taksës për shfrytëzim të kullotave në pronësi publike e cakton Ministria me akt nënligjor të veçantë. Tatimi për shfrytëzimin e kullosave publike duhet të ndërlidhet me kapacitetin e tokës dhe të llogaritet në bazë të numrit të bagëtive që mund të kullosën në atë tokë. 5.5. Kompensimi për shfrytëzimin e kullosave paguhet në llogari të Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës dhe mund të përdoret për përmirësimin e kullotave. 5.6. Në kullotat që gjenden mbi kufirin natyror dhe më të lartë të vegjetacionit pyjor ose që janë krijuar me uljen e këtij kufiri pyjor, Ministria do të përcaktoj afatet e fillimit dhe përfundimit të kullotjes dhe ndalohet kullotja e bagëtive para dhe pas këtyre afateve. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The pasture user must use pastures rationally and maintain and protect them, while also allowing other users to pass, approach, and bring livestock to pastures and fields and to set watering places.
Neni 6 Shfrytëzimi i kullotave 3 Shfrytëzuesi i kullotave ka për detyrë: a) të bëjë shfrytëzimin racional të kullotave; b) t’u mundësoj shfrytëzuesve tjerë kalimin, afrimin dhe dërgimin e bagëtisë në kullota dhe në fusha, si dhe caktimin e vendit për dhënien ujë bagëtisë; c) të bëjë vazhdimisht meliorimin dhe mirëmbajtjen me qëllim të përmirësimit të cilësisë dhe shtimit të kapaciteteve të kullotave dhe d) të zbatojë masat e mbrojtjes së kullotave nga shfrytëzimi i tepërt dhe jodestinues. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Nomadic livestock grazing on agricultural land is prohibited unless there is a veterinary certificate; the Ministry sets the conditions of the ban by subordinate act.
Neni 7 Ndalimi i kullotjes së bagëtisë nomade 7.1. Me qëllim të mbrojtjes së kulturave bujqësore dhe për të parandaluar paraqitjen dhe përhapjen e sëmundjeve ngjitëse të bagëtisë, dhe për mbrojtjen e shëndetit të njerëzve nga zoonozat të cilat mund të barten nga bagëtitë te njerëzit, ndalohet kullotja e bagëtisë nomade në toka bujqësore pa certifikatën veterinere. 7.2. Nuk konsiderohet kullotje nomade, sipas paragrafit 1 të këtij neni, kullotja e zakonshme e bagëtisë në kullota në pronësi të mbajtësit të bagëtisë, në kullota të marra me qira apo në kullota publike. 7.3. Ministria me akt nënligjor përcakton kushtet e ndalimit të kullotjes së bagëtisë nomade. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Certain agricultural legal persons must keep records of the farmland they use or own, and the competent municipal agriculture body must keep records for unused land, land given for use, and land whose use purpose has changed.
Neni 8 Mbajtja e evidencës për tokat bujqësore 8.1. Personat juridik që merren më veprimtari bujqësore janë të obliguar të mbajnë evidencën për tokën bujqësore të cilën e shfrytëzojnë apo e posedojnë. 8.2. Organi komunal kompetent për bujqësi është i obliguar të mbajë evidencë për tokën e pa punuar, tokën e dhënë në shfrytëzim, dhe evidencën për tokën të cilës i është ndërruar destinimi i shfrytëzimit. 8.3. Organi kompetent komunal këto të dhëna ia dërgon Ministrisë sipas kërkesës së saj. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: A land owner or user who cannot reach their agricultural land without crossing someone else’s land may request passage across the neighboring land for seasonal farm work.
Neni 9 Servituti sezonal 9.1. Nëse pronari apo shfrytëzuesi i tokës bujqësore nuk mund të hyj në tokën e tij pa kaluar nëpër tokën e personit tjetër, ai ka të drejtë të kërkoj që ti lejohet kalimi nëpër tokën fqinje për të kryer punët sezonale. 9.2. Servituti sezonal bëhet me procedurë të shkurtë dhe shërben derisa punët e fushës (lëvrimi, mbjellja, korrja, bartja e prodhimeve dhe punët tjera) të mos kryhen. 9.3. Servitutin sezonal, vlerësimin e dëmit dhe lartësinë e kompensimit e cakton organi kompetent komunal, ndërsa kompensimin e dëmit e bënë shfrytëzuesi i servitutit sezonal. 9.4. Ankesa kundër vendimit të organit kompetent komunal i bëhet Ministrisë dhe nuk e ndalë ekzekutimin e vendimit. KAPITULLI III MBROJTJA E TOKËS BUJQËSORE - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: This article sets rules for classifying agricultural land and limits when land can be changed to other uses.
Neni 10 4 Klasifikimi i tokës bujqësore 10.1. Më qëllim të mbrojtjes së potencialit bujqësor dhe shfrytëzimit racional të tokës bujqësore Ministria do të caktoj kriteret e klasifikimit të tokave bujqësore sipas bonitetit dhe do të mbajë hartat e klasifikimit. 10.2. Çdo ndërrim i destinimi sipas paragrafit 3 të këtij neni, mund të bëhet vetëm sipas ligjit dhe me vendim të organit kompetent komunal, pasi të jetë marrur pëlqimi nga Ministria në projektin e rregullimit hapësinor. 10.3. Përjashtimisht kur nuk ekziston ndonjë mundësi tjetër dhe kur këtë e kërkon interesi i përgjithshëm toka bujqësore, përkatësisht toka pyjore e klasit 1 - 4 me plan hapësinor, përkatësisht me plan zhvillimor komunal, mund të përcaktohet si tokë për destinime tjera. 10.4. Toka bujqësore në bazë të bonitetit të saj klasifikohet në 8 klasë. 10.5. Në planet hapësinore sipas vlerës së shfrytëzimit dhe bonitetit të saj toka bujqësore përcaktohet: a) klasa e 1-4 përcaktohet vetëm si tokë bujqësore, përkatësisht si tokë pyjore; b) klasa e 5 dhe 6 përcaktohet si tokë bujqësore, pyjore dhe përjashtimisht si tokë për qëllime të tjera; c) klasa 7 dhe 8 përcaktohet si tokë bujqësore e cila sipas nevojës shfrytëzohet edhe për qëllime të tjera. 10.6. Klasifikimi ekzistues do të vlejë deri në klasifikimin e ri të tokës bujqësore. 10.7. Vlerësimin e klasifikimit të tokës sipas bonitetit do ta bëjë institucioni i autorizuar nga Ministria. Vlerësimi pastaj i përcillet Ministrisë për Mjedis dhe Planifikim Hapësinor për shqyrtim dhe inkorporim në planet hapësinore. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The article limits agricultural land to agricultural use, with exceptions only in the cases set by the law and subject to planning approvals.
Neni 11 Ndërrimi i destinimit të tokës bujqësore 11.1. Tokat bujqësore shfrytëzohen vetëm për prodhimtari bujqësore dhe përjashtimisht mund të shfrytëzohet edhe për qëllime të tjera vetëm në rastet e përcaktuara me këtë Ligj. 11.2. Ndërrimi i destinimit të tokës bujqësore mund të bëhet vetëm në pajtim me planin e rregullimit hapësinor dhe dispozitat tjera të përcaktuara me Ligj. 11.3. Hartuesi i planit hapësinor dhe planit zhvillimor komunal, duhet të ketë kujdes për ruajtjen dhe mbrojtjen e tokës bujqësore me rastin e zgjerimit të qyteteve dhe vendbanimeve tjera e sidomos mbrojtjen e tokës bujqësore në sistemin e ujitjes. 11.4. Tokës bujqësore nga neni 10.5 (a) dhe (b) nuk mund t’i ndërrohet destinimi dhe ajo nuk mund të filloj të përdoret për qëllime jobujqësore, nëse për atë rajon nuk është nxjerr plani hapësinorë, përkatësisht plani zhvillimor komunal me të cilin kësaj toke i është përcaktuar destinimi tjetër. 11.5. Ndërrimi i destinimit të tokës bujqësore nga klasa 7-8, nëse nuk është i bazuar në planin e rregullimit hapësinor, do të bëhet me pëlqim urbanistik. 11.6. Pëlqimin urbanistik e jep organi kompetent për planifikim hapësinor në pajtim me pëlqimin e organit kompetent komunal për bujqësi. 5 11.7. Përjashtimisht nga paragrafi 4 i këtij neni, toka bujqësore, përkatësisht pyjore, prej klasit 1-6 mund të shfrytëzohet për qëllime tjera, për ndërrim të përkohshëm të destinimit, vetëm në rastet e përcaktuara me nenin 13.1 (b) të këtij Ligji, përveç ndërrimit të përkohshëm të shfrytëzimit të lëndëve industriale dhe minerale në mihjet sipërfaqësore më të mëdha se 0, 5 ha. Ndërrimi i përkohshëm i destinimit përcaktohet me pëlqim urbanistik të organit kompetent për planifikim hapësinor në pajtim me pëlqimin e organit kompetent për bujqësi. Pëlqimi i organit komunal për bujqësi epet në formë të vendimit. 11.8. Me pëlqimin urbanistik përcaktohet afati deri kur toka duhet të kthehet në tokë për prodhimtari bujqësore. 11.9. Afati për ndërrim të destinimi nga paragrafi 7 i këtij neni nuk mund të jetë më i gjatë se 5 vite. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Toka bujqësore e caktuar me plan hapësinor për qëllime jo bujqësore mund të përdoret për prodhimtari bujqësore deri sa të fillojë ndërtimi ose punët e tjera; organi komunal kompetent për bujqësi duhet ta sigurojë këtë përdorim.
Neni 12 12.1. Toka bujqësore e cila me planin hapësinor është përcaktuar si tokë për qëllime jo bujqësore, mund të shfrytëzohet për prodhimtari bujqësore deri në momentin e fillimit të ndërtimit të objektit, përkatësisht kryerjes së punëve tjera. 12.2. Organi komunal kompetent për bujqësi është i detyruar të siguroj se toka bujqësore do të shfrytëzohet për prodhimtari bujqësore sipas paragrafit 1 të këtij neni. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Agricultural land may be permanently or temporarily changed in destination, and the user must restore the land to its previous condition after temporary use ends.
Neni 13 Ndërrimi i përhershëm dhe i përkohshëm i destinimit 13.1. Ndërrimi i destinimit të tokës bujqësore mund të jetë i përhershëm dhe i përkohshëm. a) ndërrimi i përhershëm i destinimit të tokës bujqësore konsiderohet çdo ndërrim i destinimit i cili bëhet për ndërtimin e vendbanimeve, objekteve industriale, hekurudhave, komunikacionit rrugor, rezervuarëve të ujit, aeroporteve, linjave të ndryshme instaluese apo objekteve të tjera të cilat përgjithmonë pamundësojnë shfrytëzimin e tokës bujqësore për prodhimtari bujqësore. b) ndërrimi i përkohshëm i destinimit të tokës bujqësore konsiderohen objektet e karakterit të përkohshëm, shfrytëzimi i mineraleve sipërfaqësore, depozitë e mbeturinave, hirit industrial dhe mbeturinat e industrisë së drurit. Toka bujqësore pas një periudhe të caktuar përsëri mund të shfrytëzohet për prodhimtari bujqësore. 13.2. Shfrytëzimi i rërës, zhavorrit dhe gurëve konsiderohet ndërrim i përkohshëm i destinimit të tokës bujqësore në rastet kur këto gjenden në tokën e përcaktuar si tokë bujqësore. 13.3. Në rastet e ndërrimit të destinimit nga paragrafi 1 (b) dhe paragrafi 2 i këtij neni, shfrytëzuesi është i detyruar që pas përfundimit të shfrytëzimit apo përfundimit të afatit të përcaktuar për ndërrim të përkohshëm të destinimit, tokën t’a kthej në gjendjen e mëparshme. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: All natural and legal persons must pay compensation when agricultural land is changed to non-agricultural use, unless the law says otherwise.
Neni 14 Kompensimi për ndërrim destinimi 14.1. Të gjithë personat fizik dhe juridik duhet ta paguajnë kompensimin për ndërrimin e destinimit të tokës bujqësore në tokë për qëllime jo bujqësore, përveç nëse me ligj nuk është përcaktuar ndryshe. 14.2. Kompensimi nga paragrafi 1 i këtij neni paguhet në llogari të veçantë të Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës dhe mund të shfrytëzohet në mënyrë destinuese për shtimin e sipërfaqeve të punueshme dhe përmirësimin dhe rregullimin e tokave bujqësore. 14.3. Kompensimi nuk paguhet në rastet kur: 6 a) ndërtimet bëhen për mbrojtje nga përmbytjet, infrastrukturën e ujitjes dhe kullimit, për mbrojtjen e tokës bujqësore nga erozioni dhe mbrojtjen e ujërave nga ndotësit; b) bëhet ndërtimi dhe zgjerimi i varrezave; c) bëhet pyllëzimi; d) ndërtohen rrugët publike; e) ndërtimet që bëhen për mbrojtje dhe shpëtim; f) ndërtimet që kanë për qëllim ngritjen e objektit për mbrojtje të tokës dhe pyllit; g) ndërtohen objektet dhe pajisjet e infrastrukturës komunale për ujë të pijshëm dhe ujëra të zeza; h) ndërtohen objekte shkollore dhe shëndetësore dhe objekte për raste sociale. 14.4. Vendimin për lirimin nga pagesa e kompensimit e nxjerr organi kompetent komunal. 14.5. Procedurat e kompensimit dhe lartësia e kompensimit për ndërrim destinimi të tokës bujqësore do të përcaktohen nga Ministria, me akt të veçantë nënligjor. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Tokës bujqësore në sistemin e ujitjes nuk i lejohet të ndryshojë destinimin e shfrytëzimit, përveç për ngritjen e objekteve me rëndësi të veçantë publike.
Neni 15 Shfrytëzimi i tokës bujqësore në sistemin e ujitjes Tokës bujqësore në sistemin e ujitjes nuk mund t’i ndërrohet destinimi i shfrytëzimit përveç ngritjes së objekteve me rëndësi të veçantë publike. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Investitori must remove and preserve potentially fertile topsoil before starting work on agricultural land.
Neni 16 Ruajtja e shtresës së plleshme të tokës 16.1. Krahas pagesës së kompensimit nga neni 14.1. i këtij Ligji, investitori është i obliguar që para fillimit të kryerjes së punëve në tokën bujqësore, të largoj dhe të ruajë shtresën potencialisht të plleshme të tokës për nevoja të rikultivimit të tokës ose për aftësimin e tokës me plleshmëri më të vogël apo të tokës së pa plleshme për prodhimtari bujqësore. 16.2. Ndarja dhe ruajtja shtresës së plleshme të tokës dhe potencialisht të plleshme, e cila është hequr para ndërtimit të objektit industrial dhe objekteve të tjera, shfrytëzohet sipas udhëzimit të organit kompetent për bujqësi konform metodologjisë unike, për aftësim të tokës me plleshmëri më vogël apo tokës së paplleshme për prodhimtari bujqësore. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Përdoruesi duhet të paraqesë projektin për rikultivim kur kërkon leje ndërtimi për përdorim të përkohshëm të tokës bujqësore ose për ndërtim të përkohshëm që dëmton tokën përreth.
Neni 17 Rikultivimi i tokës bujqësore 17.1. Toka bujqësore e cila është shfrytëzuar për destinime tjera nga neni 13.1 (b) dhe 13.2 të këtij Ligji, e cila nuk ka karakter të përhershëm, i kthehet destinimit të parë apo destinimit tjetër, përkatësisht aftësohet për prodhimtari bujqësore sipas projektit për rikultivim. Pëlqimin në projektin për rikultivim e jep organi kompetent komunal për bujqësi. 17.2. Krahas kërkesës për dhënien e lejes për ndërtime për shfrytëzim të përkohshëm të tokës bujqësore për destinime të tjera si dhe për ndërtimin e përkohshëm nga e cila vjen deri te dëmtimi përreth i tokës bujqësore, shfrytëzuesi është i detyruar ta paraqet projektin për rikultivim i cili bëhet në pajtim me dokumentacionin teknik për ndërtim, përkatësisht kryerja e punëve me pëlqimin e organit nga paragrafi 1 i këtij neni. 17.3. Projekti i rikultivimit nga paragrafi 1 i këtij neni i nënshtrohet vlerësimit profesional. Vlerësimin profesional të projektit të rikultivimit e bënë institucioni profesional nga fusha e bujqësisë. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: This article requires a reclamation project for agricultural land and sets payment, restoration, and ministry rules.
Neni 18 Përmbajtja e projektit për rikultivim 7 18.1. Projekti për rikultivim përmban: a) Mënyrën e heqjes dhe ruajtjes së shtresës së plleshme dhe shtresës me potencial të plleshëm. b) Procedurat teknike, agroteknike, dhe biologjike të rikultivimit të tokës bujqësor dhe afatet e kryerjes së rikultivimit biologjik të tokës bujqësore. c) Dinamika e kthimit të tokës prodhimtarisë bujqësore. d) Hulumtimi i materieve të dëmshme dhe të rrezikshme në tokën e rikultivuar dhe e) Shumën financiare të projektit. 18.2. Shfrytëzuesi apo investitori i përkohshëm i tokës bujqësore është i detyruar që për sigurimin e rikultivimit të tokës bujqësore, të paguajë paraprakisht në llogarinë të cilën e cakton organi kompetent komunal për bujqësi shumën prej së paku 30% të mjeteve të nevojshme për rikultivim. 18.3. Mjetet nga paragrafi 2 i këtij neni mund të shfrytëzohen vetëm për qëllime të rikultivimit. Pas rikultivimit mjetet i kthehen shfrytëzuesit. 18.4. Nëse gjatë eksploatimit të lëndëve industriale dhe lëndëve tjera minerale nga toka bujqësore, çrregullohet regjimi ujor, apo vjen deri te përmbytjet dhe grumbullimi i ujit, shfrytëzuesi është i detyruar që para kryerjes të rikultivimit biologjik t’i kryej edhe punët hidroteknike me të cilat do të vendos regjimin e mëparshëm ujor në tokë. 18.5. Nëse shfrytëzuesi pas përfundimit të eksploatimit të lëndëve industriale dhe mineraleve të tjera nuk e kryen rikultivimin e tokës bujqësore, organi kompetent për bujqësi do të angazhoj organizatën tjetër e cila do të bëjë rikultivimin e tokës me shpenzimet e shfrytëzuesit të tokës bujqësore për qëllime jo bujqësore. 18.6. Ministria me akt nënligjor përcakton metodologjinë unike për hartimin e projektit të rikultivimit nga paragrafi 1 i këtij neni. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The competent municipal or other competent authority may grant the permit only if the investor or user also submits proof that the compensation for changing agricultural land use has been paid.
Neni 19 Organi kompetent komunal përkatësisht organi tjetër kompetent për dhënien e lejes për ndërtim të objektit apo për kryerjen e punëve ose për dhënien e lejes për eksploatim të lëndëve industriale dhe mineraleve të mihjeve sipërfaqësore dhe nëntokësore, deponimin e mbeturinave, hirit, mbetjet e përpunimit të drurit dhe të ngjashme mund të jap leje nëse investitori apo shfrytëzuesi përveç dokumentacionit tjetër të nevojshëm paraqet edhe dëshmi për pagesën e kompensimit për ndërrim të destinimit të tokës bujqësore. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Agricultural land must be protected from pollution, and harmful substances, improper fertilizer use, and related contamination are prohibited.
Neni 20 Mbrojtja e tokës bujqësore nga ndotja 20.1. Për të mundësuar prodhimtari të rregullt dhe të sigurt me qëllim të mbrojtjes së njerëzve, botës bimore, shtazore dhe ambientit, zbatohet mbrojtja e tokës bujqësore nga ndotja. 20.2. Mbrojtja e tokës bujqësore nga ndotja bëhet me ndalim, kufizim dhe parandalim nga bartja direkte, bartja përmes ujit dhe ajrit e materieve të dëmshme dhe ndërmarrja e masave për ruajtje dhe përmirësim të plleshmërisë. 20.3. Ndalohet lëshuarja e lëndëve të dëmshme dhe të rrezikshme, të cilat e dëmtojnë dhe ndryshojnë aftësinë prodhuese të tokës bujqësore apo kualitetin e kulturave bujqësore dhe përdorimi jo i drejt i plehrave minerale, organike dhe mjeteve për mbrojtjen e bimëve. 8 20.4. Nëse vjen deri tek ndotja e tokës bujqësore me lëshuerjen e lëndëve të dëmshme dhe të rrezikshme në sasi më të madhe se sa është e lejuar, ndotësi i tokës bujqësore i bartë shpenzimet e veprimeve për dekontaminim, përkatësisht për sanim të tokës bujqësore. 20.5. Shpenzimet e dekontaminimit, apo sanimit nuk e përjashtojnë shkaktuesin e dëmit nga përgjegjësia sipas dispozitave tjera. 20.6. Nëse personi nga paragrafi 4 i këtij neni, në afat të caktuar nuk e bën dekontaminimin apo sanimin e tokës bujqësore, këtë do ta bëjë personi të cilin e cakton Ministria dhe atë me shpenzime të personit i cili ka qenë i obliguar të bëjë këtë. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: An authorized institution must carry out agricultural land pollution research and ongoing monitoring, and report the results to the Ministry. The Ministry may then prohibit or limit certain agricultural production and use of plant-protection or other means on the affected land if the research results require it.
Neni 21 Monitorimi i tokës bujqësore 21.1. Me qëllim të mbrojtjes së tokës bujqësore nga ndotja duhet të bëhet hulumtimi dhe monitorimi i vazhdueshëm i gjendjes dhe shkallës së ndotjes së tokave bujqësore nga materiet e dëmshme të cilat përfshijnë: a) Përcaktimin e zonës dhe shkallës së ndotjes së tokës – inventarizimi; b) Monitorimi i vazhdueshëm i gjendjes dhe të gjitha ndryshimet në tokën bujqësore si vetitë fizike, kimike dhe biologjike; c) Vendosja e sistemit informativ për tokat e ndotura bujqësore. 21.2. Të gjitha aktivitetet nga paragrafi 1 i këtij neni i ndërmerr institucioni i autorizuar nga Ministria. 21.3. Institucioni i autorizuar nga Ministria i cili e bën hulumtimin e tokës bujqësore nga paragrafi 1 i këtij neni, e informon për rezultatet e hulumtimit Ministrinë, e cila mundet ta ndalojë apo ta kufizojë me vendim prodhimtarinë e prodhimeve të caktuara bujqësore dhe përdorimin e mjeteve për mbrojtjen e bimëve dhe mjeteve të tjera në tokën e caktuar, nëse rezultati i hulumtimit këtë e kërkon. 21.4. Me këtë vendim Ministria i informon organet komunale, pronarin apo shfrytëzuesin e tokës. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: An authorized institution must inform the land owner or user of soil fertility test results and recommend measures to improve fertility. The Ministry sets the procedures and activities by subordinate act.
Neni 22 Kontrolla e plleshmërisë së tokës bujqësore 22.1. Më qëllim të mbrojtjes, ruajtjes dhe përmirësimit të vetive kimike, fizike dhe biologjike të tokës bujqësore të punueshme dhe sigurimi i përdorimit të drejtë të plehrave minerale, bëhet kontrollimi i rregullt i aftësisë prodhuese të tokës prej klasës së 1-5. 22.2. Institucioni i autorizuar nga Ministria i cili e bën kontrollin e rregullt të aftësisë prodhuese të tokës sipas paragrafit 1 të këtij neni, është i detyruar ta njoftoj pronarin apo shfrytëzuesin e tokës bujqësore me rezultatet e hulumtimit të plleshmërisë së tokës dhe t’i rekomandoi masat për shtimin e plleshmërisë. 22.3. Ministria me akt nënligjor përcakton procedurat dhe aktivitetet nga paragrafi 1 dhe 2 i këtij neni. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: The Ministry must set agrotechnical erosion-control measures for agricultural land; land owners or users pay the implementation costs; and the Government may involve public institutions in those costs if the measures are of general interest.
Neni 23 Mbrojtja nga erozioni 23.1. Me qëllim të mbrojtjes së tokës bujqësore nga erozioni, Ministria me akt nënligjor do të përcaktoj marrjen e masave agroteknike: a) Kufizimin ose ndalimin e prerjes së drunjve, përveç në rastet kur kjo është masë agroteknike; 9 b) Kufizimin ose shfrytëzimin e kullotave duke përcaktuar llojin, kohën, numrin e kafshëve që mund të kullosin, si dhe mënyrën e shfrytëzimit të tyre; c) Ndalimin e lëvrimit të livadheve, kullotave dhe sipërfaqeve të pashfrytëzuara të tokave të pjerrëta për qëllime të shndërrimit të tyre në tokë të lëvrueshme me kultura një vjeçare; d) Ndalimin e largimit të shtresës humusore ose shtresës së punueshme nga toka bujqësore; e) Detyrimin e mbjelljes së barit të llojit të veçantë në tokat e pjerrëta; f) Obligimin e ndërmarrjes së masave mbrojtëse për parandalimin e dëmeve që mund të shkaktohen nga erërat. 23.2. Shpenzimet e zbatimit të masave kundër erozionit i mbulon pronari apo shfrytëzuesi i tokës. 23.3. Nëse ndërmarrja e masave kundër erozionit është me interes të përgjithshëm, Qeveria mund të caktojë institucionet publike si pjesëmarrës në shpenzimet për zbatimin e këtyre masave. KAPITULLI IV RREGULLIMI I TOKËS BUJQËSORE - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Agricultural land can be reorganized only under the article’s conditions, including agreement by at least two-thirds of the land owners in the proposed area.
Neni 24 Rregullimi i tokës bujqësore 24.1. Për kompletimin e posedimit dhe shfrytëzim racional të tokës, zbatimin e masave dhe punëve meloruese dhe kundër erozive, ngritjen e fidanishteve shumëvjeçare, plantazhave të drunjëve pyjorë dhe pyllëzimin e tokës pyjore, rregullimin e territorit të tokës me qëllim të krijimit të ngastrave më të mëdha dhe më të rregullta tokësore në mënyrë që të mundësohet punimi më ekonomik i tokës dhe të krijohen kushte më të volitshme për zhvillimin e vendbanimeve të karakterit bujqësor, rregullimi i kufijve me qëllim të krijimit të ngastrave të reja në formë të rregullt dhe për tu përfshi në sistemin e hidromelorimit, mund bëhet rregullimi i tokës bujqësore. 24.2. Rregullimi i tokës bujqësore mund të bëhet nëse pajtohen pronarët e së paku 2/3 të tokës bujqësore të cilët janë brenda zonës gjeografike të propozuar për atë zonë të projektit për rregullim në pajtim me procedurat që do të vendosen me një udhëzim administrativ të mëvonshëm. 24.3. Projekti i rregullimit të tokës mund të propozohet nga Ministria, nga pronarët e tokave ose nga komuna në zonën administrative të së cilës gjenden toka. 24.4. Projekti i rregullimit të tokës bujqësore mund t’i propozohet Ministrisë edhe nga më shumë se një komunë, nëse territori i propozuar për rregullim shtrihet në territorin e tyre. 24.5. Projekti i rregullimit të tokës bujqësore mbikëqyret nga institucioni profesional i autorizuar nga Ministria. 24.6. Rregullimi i tokës bujqësore nga ky kapitull do të bëhet sipas dispozitave të legjislacionit në fuqi të cilat nuk janë në kundërshtim me këtë ligj. 24.7. Dispozitat e këtij ligji dhe të ligjeve tjera në fuqi për rregullimin e tokave bujqësore, do të zbatohen edhe për rregullimin e pyjeve dhe tokës pyjore. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: The land regulation project is prepared and carried out to consolidate scattered agricultural parcels, improve land, provide access to public infrastructure, reforest low-quality or polluted land, create regular-shaped parcels, settle property-legal relations, make new land measurements, and create a new cadastre.
Neni 25 Qëllimi i projektit të rregullimit Projekti i rregullimit të tokës bujqësore hartohet dhe zbatohet për këto qëllime: a) bashkimin e ngastrave të shkapërderdhura me qëllim të krijimit të ngastrave më të mëdha; 10 b) përmirësimin e tokës përmes zbatimit të masave, agroteknike, agromeloriuese dhe hidromeloriuese; c) qasjes në infrastrukturën publike; d) ripyllëzimin e tokës me kualitet të ulët ose tokës së ndotur; e) krijimin e ngastrave në formë të rregullt gjeometrike; f) rregullimi i marrëdhënieve pronësoro-juridike; g) matjet e reja të tokës; h) krijimi i kadastrit të ri. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: The agricultural land regulation project must include cadastral records, ownership rights, the project purpose, the project rationale, financing, and the implementation timeframe.
Neni 26 Përmbajtja e projektit për rregullim Projekti për rregullimin e tokave bujqësore do të përmbajë: a) shënimet kadastrale; b) të drejtën e pronësisë; c) qëllimin e projektit; d) arsyeshmërinë e projektit; e) financimin; f) afatin kohor për zbatim. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: The Ministry must issue a subordinate act that sets the procedures and methods for starting and carrying out the land regulation project.
Neni 27 Procedurat për hartimin dhe zbatimin e projektit të rregullimit 27.1. Ministria do të nxjerr akt nënligjor me të cilin do të përcaktohen procedurat dhe metodat përmes të cilave mund të iniciohet dhe zbatohet projekti për rregullim të tokës bujqësore. 27.2. Me aktin nënligjor nga paragrafi 1 i këtij neni, do të rregullohet puna e komisionit i cili do të merret me shqyrtimin, mbikëqyrjen dhe zbatimin e projektit të rregullimit të tokës bujqësore. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: Projektet për rregullimin e tokave duhet të dalin në diskutim publik dhe të qëndrojnë aty 60 ditë.
Neni 28 Pjesëmarrja e publikut në projektin e rregullimit 28.1. Projekti i propozuar për rregullim të tokave duhet të nxirret në diskutim publik në territorin për të cilin bëhet rregullimi. 28.2. Në raste kur Ministria e konsideron të domosdoshme, propozimi i projektit për rregullimin të tokave të iniciuara nga qytetarët duhet po ashtu të nxirren në diskutim publik. 28.3. Projekti do të jetë në diskutim publik për një afat kohor prej gjashtëdhjetë (60) ditësh, me qëllim të marrjes së vërejtjeve dhe sugjerimeve të publikut. 28.4. Vërejtjet dhe sugjerimet e publikut do të shqyrtohen dhe të përfshihen në projekt propozim, nëse konsiderohen të arsyeshme, nga hartuesi i projektit. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: Regulated land may not be fragmented into agricultural land plots.
Neni 29 Ndalimi i copëzimit të tokave të rregulluara Në tokën e rregulluar nuk mund të bëhet copëzimi i ngastrave të tokës bujqësore. KAPITULLI V QIRAJA E TOKËS BUJQËSORE - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: Agricultural land may be leased to domestic and foreign natural or legal persons engaged in agriculture; subleasing is not allowed without the owner’s consent, except for transfer of the right of use for 99 years.
Neni 30 Dhënia me qira e tokës bujqësore 11 30.1. Toka bujqësore mund t’u epet me qira personave fizik dhe juridik, vendas dhe të huaj të cilët merren me veprimtari bujqësore. 30.2. Toka bujqësore nuk mund të epet me nënqira pa pëlqim të pronarit, përveç rasteve të bartjes së të drejtës së shfrytëzimit për 99 vite. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: Agricultural land may be leased as long-term, short-term, or pasture lease; a long-term lease lasts more than 3 years, and a short-term lease lasts up to 3 years.
Neni 31 Format e qiradhënies së tokës bujqësore 31.1. Toka bujqësore mund të epet me qira në formë të: a) qiradhënies afatgjatë; b) qiradhënies afatshkurtër, dhe c) qiradhënies së kullotave. 31.2. Qiradhënie afatgjatë konsiderohet dhënia e tokës bujqësore në shfrytëzim me qira për një periudhë më të gjatë se tri (3) vite. 31.3. Qiradhënie afatshkurtër konsiderohet dhënia e tokës bujqësore në shfrytëzim me qira për një periudhë deri në tri (3) vite. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: A lease contract must include listed terms, and a long-term lease must be written and registered with the competent municipal agricultural body.
Neni 32 Kushtet për lidhjen e kontratës 32.1.Kontrata për qiranë duhet të përmbajë : a) emrat dhe adresat e palëve kontraktuese; b) datën e lidhjes së kontratës; c) të dhënat kadastrale për tokën bujqësore; d) kohëzgjatjen e qirasë; e) shumën, afatin dhe mënyrën e pagesës së qirasë; f) përshkrimin dhe vlerën e objekteve, pajisjeve, të mbjellurave dhe mënyra e mirëmbajtjes së tyre; g) koha e zhvlerësimit të të mbjellurave; h) të drejtat dhe obligimet e palëve; i) qëllimi shfrytëzimit të tokës së dhënë me qira; j) arsyet për anulimin e kontratës; k) arsyet për shkëputjen e kontratës; l) procedurën për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. 32.2. Përveç kushteve nga paragrafi 1 i këtij neni, kontrata për qiranë e tokës bujqësore mund të përmbajë edhe dispozita të tjera, varësisht nga vullneti i palëve dhe specifikat e llojit të kontratës. 32.3. Kontrata afatgjate për qiranë duhet të jetë në formë të shkruar, në të kundërtën, nuk ka vlerë juridike dhe e njëjta duhet të jetë e regjistruar në organin komunal kompetent për bujqësi. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: A lease contract for agricultural land ends when the agreed time period expires.
Neni 33 Shuarja e kontratës Kontrata për qiranë e tokës bujqësore shuhet me kalimin e kohës për të cilën është lidhur. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: The lessor may end the lease in listed cases, and if ending early must warn the lessee first.
Neni 34 Ndërprerja e kontratës 34.1. Qiradhënësi mund të ndërpres kontratën për qiranë në rastet kur qiramarrësi: a) nuk e paguan qiranë; b) nuk e shfrytëzon tokën bujqësore në pajtim me masat agroteknike; c) shfrytëzon tokën bujqësore në kundërshtim më dispozitat e kontratës; 12 d) e jep tokën me nënqira pa pëlqimin e pronarit; e) pa pëlqimin e qiradhënësit investon në tokën bujqësore përtej kufijve të paraparë me kontratë apo e ndërron mënyrën e shfrytëzimit të tokës bujqësore; f) ndërmerr veprime në kundërshtim me dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e Natyrës apo veprime të cilat kanë ndikim negativ në pasuri dhe mjedis dhe në çfarëdo mënyre rrezikon ekzistencën e vlerave natyrore. 34.2. Nëse qiradhënësi dëshiron ta ndërpres kontratën e qirasë sipas pikës 1 të këtij neni para skadimit të afatit, është i detyruar ta paralajmërojë qiramarrësin. Paralajmërimi i tillë do t’i jep qiramarrësit periudhë jo më të shkurtë se një vit për dorëzimin e tokës bujqësore nga dita e paralajmërimit. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: After an agricultural land lease ends, the tenant may remove their improvements within 6 months or claim certain compensation, but unauthorized plantings or structures are not compensable.
Neni 35 Kompensimi pas përfundimit të kontratës për qiranë 35.1. Me përfundimin e kontratës së qirasë për tokën bujqësore, qiramarrësi mundet në afat prej 6 muajsh: a) të marrë pajisjet dhe ndërtimet të cilat i ka ngritur; b) të kërkoj kompensimin e vlerës reale të pajisjeve, të cilat nuk mund të tërhiqen, kulturat të cilat i ka mbjellur, instalimet për mbrojtjen e tokës të cilat ndikojnë në përmirësimin e cilësisë së tokës, nëse ato i ka vendosur me pëlqimin e qiradhënësit; c) nëse nuk është arritur marrëveshje paraprake me qiradhënësin, qiramarrësi duhet t’i rrënoj dhe largojë me shpenzimet e veta pa e kërkuar kompensimin për objektet ndërtimore të karakterit të përkohshëm të cilat i ka ngritur. Në rast të mos kryerjes së këtij detyrimi, rrënimin apo largimin mund ta bëjë qiradhënësi me shpenzimet e qiramarrësit. 35.2. Nëse qiramarrësi ka mbjellë fidane apo ka ndërtuar objekte dhe pajisje pa lejen e qiradhënësit, nuk ka të drejtë të kërkojë kthimin e vlerës joamortizuese. 35.3. Të mbjellurat, objektet dhe pajisjet i takojnë qiradhënësit pa dëmshpërblim, nëse kanë qenë të mbjelluara dhe të ndërtuara pa lejen e tij. Qiradhënësi ka të drejtë t’i largojë pajisjet të cilat mund të largohen pa u dëmtuar. 35.4. Kur qiraja përfundohet në tërësi sipas nenit 34.2 të këtij Ligji, qiramarrësi ka të drejtë në kompensimin e humbjeve eventuale së bashku me pagesën shtesë që është e barabartë me qiranë vjetore të tokës, jashtë kushteve nga neni 34.1 i këtij ligji. 35.5. Kur qiraja përfundohet pjesërisht sipas nenit 34.2 të këtij Ligji, kompensimi bëhet vetëm për pjesën e përfunduar. - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: For agricultural land leases not regulated by this law, the provisions on obligations apply.
Neni 36 Për të gjitha qiratë e tokës bujqësore të cilat nuk janë të rregulluara me këtë Ligj, zbatohen dispozitat për marrëdhëniet detyrimore. - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: For disputes over agricultural land or pasture leases, the parties may appoint a mediator. Mediators must act impartially, and the parties must provide needed documents and information.
Neni 37 Zgjidhja e konflikteve 37.1. Në rastet e mos marrëveshjeve në mes të palëve për qira të tokës bujqësore apo qira për kullosa, palët me kontratë apo me marrëveshje të përbashkët mund të caktojnë ndërmjetës për zgjidhjen e konfliktit. 37.2. Ndërmjetësues në procesin e ndërmjetësimit mund të jenë personat fizik që kanë njohuri dhe përvojë në lëmin e bujqësisë, si dhe kanë autoritet në komunitetin ku jetojnë. 13 37.3. Nëse palët me kontratë kanë caktuar ndërmjetësues, ata mund ti drejtohen gjykatës kompetente për zgjedhjen e mosmarrëveshjes vetëm pasi të ketë dështuar zgjidhja e mosmarrëveshjes përmes ndërmjetësimit. 37.4. Palët me marrëveshje për ndërmjetësim përcaktojnë mënyrën dhe shumën e kompensimit për zgjidhjen e konfliktit. 37.5. Ndërmjetësit janë të detyruar që të veprojnë në mënyrë të paanshme. 37.6. Palët kanë për detyrë që të sigurojnë dokumentet dhe informatat tjera të domosdoshme për të ndihmuar zgjidhjen e konfliktit. KAPITULLI VI MBIKËQYRJA DHE INSPEKTIMI - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: Ministria duhet të mbikëqyrë zbatimin e këtij ligji dhe dispozitave të nxjerra në bazë të tij.
Neni 38 Organet mbikëqyrëse dhe inspektuese Mbikëqyrjen e zbatimit të këtij ligji dhe dispozitave të nxjerrura në bazë të tij do ta bëj Ministria përmes inspekcionit për bujqësi dhe organeve tjera të autorizuara. - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: The inspector must inspect several agricultural-land compliance matters and may order stopping or fixing violations.
Neni 39 Autorizimet e Inspektorit 39.1. Inspektori është i autorizuar dhe ka për detyrë të inspektoj: a) shfrytëzimin e tokës bujqësore për qëllime jobujqësore dhe të urdhëroj ndalimin nëse ky ndërrim bëhet në kundërshtim më dispozitat e ligjit; b) se toka bujqësore është duke u punuar dhe shfrytëzuar sipas dispozitave të këtij ligji dhe të urdhëroj marrjen e masave për mënjanimin e pa rregullsive të konstatuara; c) ndotjen e tokës bujqësore nga materiet e dëmshme dhe të urdhëroj marrjen e masave; d) zbatimin e masave për mbrojtjen nga zjarri në rastet e djegieve të hamulloreve nga shfrytëzuesi apo pronari i tokës bujqësore; e) zbatimin e masave agroteknike të cilat mund të kenë ndikim negativ në erozion; f) ruajtjen dhe mbajtjen e të mbjellurave dhe kulturave shumë vjeçare të ngritura për mbrojtje nga erozioni; g) të ndaloj shndërrimin e kullotave në kulturë tjetër nëse është bërë në kundërshtim me dispozitat e këtij Ligji. 39.2. Nëse konstatohet se janë shkelur dispozitat e këtij ligji apo dispozitat e nxjerrura në bazë të tij, inspektori me shkrim do t’i konstatoj parregullsitë dhe mangësitë dhe me vendim do ti caktoj masat dhe afatin për evitimin e tyre. Nëse pala nuk e respekton vendimin apo nuk vepron sipas vendimit të inspektorit do të njoftohen organet kompetente dhe do të iniciohet procedura në gjykatën kompetente. 39.3. Kundër vendimit të inspektorit pala e pa kënaqur mund të ushtroj ankesë në Ministri. 39.4. Ankesa kundër vendimit të inspektorit nuk e ndal ekzekutimin e vendimit. - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: Inspectors must have higher professional training in agricultural management, at least three years of work experience in agriculture, and an official card plus identification badge proving their official status.
Neni 40 Përgatitja profesionale e inspektorit dhe identifikimi i tij 14 40.1. Inspektori duhet ta ketë përgatitjen superiore profesionale të drejtimit të bujqësisë dhe së paku tri vite përvojë pune në fushën e bujqësisë. 40.2. Inspektori duhet të ketë kartelën zyrtare dhe shenjen identifikuese me të cilën e dokumenton cilësinë zyrtare. - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: The owner or user of agricultural land must let the inspector do their work and provide needed data, information, access to the property, and documents.
Neni 41 Qasje në pronë dhe dokumentacion. Pronari apo shfrytëzuesi i tokës bujqësore ka për detyrë që inspektorit t’i mundësojë kryerjen e detyrës, t’i ofrojë të dhënat dhe informatat e nevojshme, si dhe qasje në pronë dhe dokumentacion. KAPITULLI VII SANKSIONE ADMINISTRATIVE - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: Kundërvajtjet për përdorimin e ndaluar të tokës bujqësore dënohen me gjoba.
Neni 42 Kundërvajtjet 42.1. Me dënim me gjobë prej 1.000 € deri në 10.000 € do të dënohet për kundërvajtje personi fizik, përkatësisht personi juridik nëse: a) e ndërron destinimin e tokës bujqësore apo e shfrytëzon për qëllime jo bujqësore para së të nxirret plani i rregullimit hapësinor më të cilin kësaj toke i përcaktohet destinimi (neni 11.1 i këtij Ligji); b) shfrytëzon tokën bujqësore për qëllime jo bujqësore në kundërshtim me dispozitat e këtij Ligji; c) e shfrytëzon tokën bujqësore për qëllime jo bujqësore me destinim të përkohshëm pa pëlqim të organit kompetent për bujqësi; d) e shfrytëzon tokën bujqësore nga neni 13.1 (b) të këtij Ligji pa plan për rikultivim të tokës bujqësore dhe pa pëlqimin e organit kompetent për bujqësi (neni 17 i këtij Ligji); e) bënë copëzimin e ngastrave në tokën e rregulluar (neni 29 i këtij Ligji); f) vepron në kundërshtim me nenin 20 të këtij Ligji; 42.2. Me dënim me gjobë prej 200 €, deri në 2.000 €, për kundërvajtje nga paragrafi 1 i këtij neni do të dënohet edhe personi përgjegjës i personit juridik. 42.3. Me dënim me gjobë prej 250 €, deri në 5.000 €, do të dënohet për kundërvajtje personi fizik, përkatësisht personi juridik nëse: a) e fillon shfrytëzimin e tokës bujqësore për qëllime jo bujqësore para se të bëhet pagesa e kompensimit për ndërrim të destinimit (neni 14.1 i këtij Ligji); b) prodhon prodhime bujqësore në tokën bujqësore në të cilën është e ndaluar, apo i kufizuar prodhimi apo përdorimi i mjeteve për mbrojtjen e bimëve (neni 21.3 i këtij Ligji); c) e shfrytëzon tokën bujqësore për kullotjen e bagëtisë nomade (neni 7.1 i këtij Ligji); d) e bënë kullotjen e bagëtisë para dhe pas afateve të përcaktuara (neni 5.6 i këtij Ligji); e) nuk e bënë kontrollimin e plleshmërisë së tokës bujqësore (neni 22.1 i këtij Ligji); f) e shfrytëzon shtresën e plleshme të tokës bujqësore në kundërshtim me dispozitat e nenit 16 të këtij Ligji; 15 g) nuk i zbaton masat kundër erozionit (neni 23.1 i këtij Ligji); h) nëse personi juridik nuk mbanë evidencë për tokën bujqësore të cilën e shfrytëzon apo e posedon (neni 8 i këtij Ligji); i) nuk vepron sipas vendimit të inspektorit. 42.4. Me dënim me gjobë prej 100 € deri në 1.000 €, për kundërvajtje nga paragrafi 3 i këtij neni do të dënohet edhe personi përgjegjës i personit juridik. 42.5. Shumat e gjobave për kundërvajtjet sipas këtij neni do të paguhen në llogari të Buxhetit të Konsoliduar të Kosovës. - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: Personi në fjalë mund t’i nënshtrohet konfiskimit të sendit të përdorur ose të destinuar për kundërvajtjen, si edhe të pasurisë së përfituar prej saj, përveç dënimit sipas nenit 42.
Neni 43 Masat Mbrojtëse Përveç dënimit për kundërvajtje sipas nenit 42 të këtij Ligji, personi në fjalë mund t’i nënshtrohet masës mbrojtëse konfiskimi i lëndës - sendit i cili është përdorë apo është i destinuar për kryerjen e kundërvajtjes, apo ka mbetur si rezultat i kryerjes së kundërvajtjes si dhe masa mbrojtëse për konfiskimin e pasurisë e cila është arritur si rezultat i kundërvajtjes. KAPITULLI VIII DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: Deri sa të nxirret plani hapësinor, toka bujqësore mund të përdoret për qëllime jobujqësore vetëm me vendim të kuvendit komunal. Ministria duhet të nxjerrë akte nënligjore për zbatimin e ligjit.
Neni 44 44.1. Deri në nxjerrjen e planit hapësinor shfrytëzimi i tokës bujqësore për qëllime jobujqësore mund të bëhet vetëm në bazë të vendimit të kuvendit komunal. 44.2. Për zbatimin e këtij ligji, Ministria do të nxjerr akte nënligjore. - 45 Verify source ↗
Neni 45
AI-assisted research summary: When this law enters into force, conflicting provisions in the agricultural land law and other conflicting laws are repealed.
Neni 45 Ligji i zbatueshëm Me hyrjen në fuqi të këtij ligji shfuqizohen dispozitat e ligjit për tokën bujqësore (Gaz. Zyr. KSAK nr. 21/84) si dhe dispozitat e ligjeve të tjera të cilat janë në kundërshtim me këtë ligj. - 46 Verify source ↗
Neni 46
AI-assisted research summary: This law enters into force after approval by the Assembly of Kosovo and proclamation by the Special Representative of the UN Secretary-General.
Neni 46 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pas miratimit nga Kuvendi i Kosovës dhe shpalljes nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së. 23.06.2006 UNMIK/REG/ 2006/37
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 02/L-26 PËR TOKËN BUJQËSORE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in