LIGJI NR. 02/L-28 PËR PROCEDURËN ADMINISTRATIVE
This provision is the preamble to the Administrative Procedure Law and says the law is being adopted to regulate administrative procedure and make public administration services more effective for all citizens without discrimination.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 02/L-28
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This provision is the preamble to the Administrative Procedure Law and says the law is being adopted to regulate administrative procedure and make public administration services more effective for all citizens without discrimination. This article says the Law applies to public administration bodies, to certain persons or entities given public tasks or powers, and to private persons and entities when their activities affect public interests. This article defines key terms used in the law, including types of administrative acts, administrative activity, administrative competence, public administration bodies, interested parties, discretionary power, revocation/nullification, and emergency situations. Public administration bodies must act in line with the law and within their powers, and must ensure the implementation of their administrative acts. Public administration bodies must balance public and private interests fairly when carrying out administrative activity.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 02/L-28 PËR PROCEDURËN ADMINISTRATIVE
Showing 144 of 144
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This provision is the preamble to the Administrative Procedure Law and says the law is being adopted to regulate administrative procedure and make public administration services more effective for all citizens without discrimination.
GAZETA ZYRTARE E INSTITUCIONEVE TË PËRKOHSHME TË VETËQEVERISJES NË KOSOVË / PRISHTINË :VITI II / NR. 8 / 01 JANAR 2007 Ligji Nr. 02/L-28 PËR PROCEDURËN ADMINISTRATIVE Kuvendi i Kosovës, Në bazë të Kreut 9.1.26 (a) dhe 5.1 (i) të Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë (Rregullorja e UNMIK-ut nr. 2001/9), të datës 15 maj 2001, dhe me qëllim të rregullimit të procedimit administrativ si dhe ofrimit të shërbimeve sa më efektive të administratës publike, pa dallime për të gjithë qytetarët, Miraton: LIGJIN PËR PROCEDURËN ADMINISTRATIVE PJESA I PËRKUFIZIME DHE PARIME TË PËRGJITHSHME KREU I FUSHA E ZBATIMIT TË LIGJIT DHE PËRKUFIZIMET
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the Law applies to public administration bodies, to certain persons or entities given public tasks or powers, and to private persons and entities when their activities affect public interests.
Neni 1 Fusha e Zbatimit të Ligjit 1.1. Dispozitat e këtij Ligji zbatohen nga të gjitha organet e administratës publike gjatë ushtrimit të funksioneve të tyre nëpërmjet akteve individuale dhe kolektive. 1.2. Dispozitat e këtij Ligji zbatohen edhe nga personat fizikë dhe juridikë të cilëve me ligj, akt nënligjor ose kontratë u është dhënë e drejta për të ushtruar detyra dhe kompetenca me rëndësi publike. 1.3. Parimet e përgjithshme të këtij Ligji janë të detyrueshme edhe për veprimtarinë e personave fizikë dhe juridikë në ato raste kur veprimtaria e tyre prek interesat publike. 1.4. Dispozitat e këtij Ligji nuk zbatohen në format e mëposhtme të veprimtarisë së organeve të administratës publike: a) akte administrative me karakter rregullativ; b) akte administrative që kanë të bëjnë me organizimin e brendshëm të organeve të administratës publike; c) akte administrative që nxirren nga organet e administratës publike në kuadrin e transaksioneve private, në të cilat administrata publike është palë. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law, including types of administrative acts, administrative activity, administrative competence, public administration bodies, interested parties, discretionary power, revocation/nullification, and emergency situations.
Neni 2 Përkufizime Për qëllimet e këtij ligji, shprehjet e përdorura në vijim kanë këtë kuptim: Akti administrativ individual - konsiderohen të gjitha vendimet e organeve të administratës publike, të cilat krijojnë pasoja juridike në raste individuale. Akti administrativ kolektiv - konsiderohen të gjitha vendimet e organeve të administratës publike, të cilat krijojnë pasoja juridike për dy apo më shumë persona fizikë dhe juridikë. Veprimtaria administrative - është tërësia e akteve individuale ose kolektive administrative të nxjerra nga organet e administratës publike gjatë ushtrimit të kompetencave të tyre si dhe veprimet e kryera nga administrata për zbatimin e këtyre akteve. Kompetenca administrative - është tërësia e kompetencave lëndore dhe territoriale e organit të administratës publike e paraparë me ligj apo me akt nënligjor. Organet e administratës publike – 1. Organet e administratës publike janë: a. organet e administratës publike qendrore dhe organet tjera në vartësi të tyre; b. organet e administratës publike lokale dhe organet e tjera në varësi të tyre. 2. Organet individuale të administratës publike janë autoritete publike me kompetenca ligjore që i ushtron një person. 3. Organet kolektive të administratës publike janë autoritete publike me kompetenca ligjore që i ushtrojnë dy ose më shumë persona. Palë e interesuar - çdokush që ka interes të ligjshëm ka të drejtë të marrë pjesë në procedimin administrativ personalisht ose i përfaqësuar. Pushtet diskrecial - i organit të administratës publike konsiderohet e drejta e këtij të fundit për të ushtruar autoritet publik për përmbushjen e një qëllimi të ligjshëm, qoftë edhe pa autorizim të shprehur të ligjit. Revokimi dhe shfuqizimi - janë akte administrative, të cilat ndërpresin fuqinë juridike të akteve të tjera administrative. Gjendje e jashtëzakonshme - nënkupton fatkeqësitë natyrore siç janë: vërshimet, tërmetet, thatësitë, zjarret, stuhitë dhe epidemitë. KREU II PARIME TË PËRGJITHSHME - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: Public administration bodies must act in line with the law and within their powers, and must ensure the implementation of their administrative acts.
Neni 3 Parimi i ligjshmërisë 3.1. Organet e administratës publike ushtrojnë veprimtarinë administrative në përputhje me legjislacionin në fuqi në Kosovë, brenda kufijve të kompetencave që u janë dhënë atyre dhe konform qëllimit për të cilat janë dhënë këto kompetenca. 3.2. Organet e administratës publike sigurojnë zbatimin e akteve administrative të tyre. 3.3. Aktet administrative të nxjerra në gjendje të jashtëzakonshme, në kundërshtim me dispozitat e këtij Ligji, do të jenë të vlefshme për aq sa rezultati i kërkuar në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme nuk mund të arrihet me mjete të tjera. 3.4. Personat fizikë dhe juridikë të dëmtuar nga aktet administrative, sipas paragrafit 3 të këtij neni, kanë të drejtën e kompensimit në përputhje me dispozitat ligjore që rregullojnë përgjegjësinë e administratës publike. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Public administration bodies must balance public and private interests fairly when carrying out administrative activity.
Neni 4 Parimi i balancimit të interesave publike dhe private Organet e administratës publike, në ushtrim të veprimtarisë administrative, duhet të vendosin një balancim të drejtë mes interesave publike dhe interesave private të përfshira në të, në mënyrë që të evitohen ndërhyrjet e panevojshme në të drejtat dhe interesat e personave fizikë dhe juridikë. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Public administration bodies must treat objectively identical cases equally and may only differentiate when the cases have objective differences.
Neni 5 Parimi i barazisë përpara ligjit 5.1. Organet e administratës publike trajtojnë në mënyrë të njëllojtë të gjitha çështjet në shqyrtim para tyre për aq sa këto çështje janë objektivisht të njëjta. Dallime në trajtimin e çështjeve lejohen vetëm në masën që ato përputhen me ndryshimet objektive mes çështjeve. 5.2. Organet e administratës publike nuk bëjnë dallimet lidhur me personat fizikë dhe juridikë si: gjini, racë, ngjyrë, gjuhë, opinion politik ose opinion tjetër, origjinë kombëtare ose sociale, pasuri, lindje ose ndonjë status tjetër, gjatë veprimtarisë administrative. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Public administration bodies must use proportionate means and assess whether a goal can be achieved with less restrictive measures.
Neni 6 Parimi i proporcionalitetit 6.1. Gjatë ushtrimit të kompetencave të tyre ligjore në zbatim të interesit publik, organet e administratës publike do të përdorin mjetet që janë në proporcion me qëllimet që synohen të arrihen. 6.2. Të drejtat e njohura ligjërisht, liritë ose interesat e personave fizikë dhe juridikë, mund të kufizohen në pajtim me ligjin dhe në masën që është e domosdoshme për të realizuar një interes publik të rëndësishëm. 6.3. Në çdo rast organet e administratës publike do të vlerësojnë nëse qëllimi i kërkuar mund të realizohet me masa sa më pak represive pa komprometuar efektivitetin e tyre. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Organet e administratës publike duhet të marrin parasysh të gjithë faktorët përkatës dhe ta ushtrojnë veprimtarinë e tyre pa ndikim nga interesa private, personale ose paragjykime.
Neni 7 Parimi i objektivitetit dhe i paanshmërisë 7.1. Gjatë veprimtarisë administrative, organet e administratës publike marrin në konsideratë dhe u japin peshën që u takon të gjithë faktorëve që lidhen me një akt të caktuar administrativ. 7.2. Organet e administratës publike sigurojnë se veprimtaria e tyre nuk është e influencuar nga interesa private ose personale ose paragjykime të nëpunësve që e ushtrojnë këtë veprimtari. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Public administration bodies must act consistently in their administrative activities.
Neni 8 Parimi i qëndrueshmërisë dhe i parashikueshmërisë Organet e administratës publike do të jenë të qëndrueshme në veprimtarinë e tyre administrative me qëllim të respektimit të pritjeve legjitime të personave fizikë dhe juridikë. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Public administration bodies must act transparently and cooperate closely with affected individuals and legal persons; people may request information held by those bodies, and refusals must be written, reasoned, and include appeal instructions.
Neni 9 Parimi i Publicitetit 9.1. Organet e administratës publike ushtrojnë veprimtarinë administrative në mënyrë transparente dhe në bashkëpunim të ngushtë me personat fizikë dhe juridikë të përfshirë në të. 9.2. Çdo person fizik dhe juridik, pa qenë e nevojshme të tregojë interes specifik, në raportet me organet e administratës publike, ka të drejtat procedurale që vijojnë: a) të marrë informacion që është në zotërim të një organi të administratës publike, b) brenda një kohe të arsyeshme, c) në të njëjtën mënyrë si për çdo person tjetër, d) me mjete të përshtatshme dhe efektive. 9.3. Përjashtimisht nga paragrafi 2, informacionet mund të kufizohen vetëm për qëllime të mbrojtjes së interesave legjitime publike, të jetës ose të interesave të tjera legjitime private, të përcaktuara me Ligje përkatëse. 9.4. Për refuzimin e qasjes në informacion, organi i administratës publike merr vendim me shkrim, i cili vendim duhet të përmbajë arsyet e vendimit dhe udhëzimet për ankesë. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: If this law’s administrative matters are covered partly or fully by special legislation, the special legislation applies.
Neni 10 Parimi i subsidiaritetit Kur një pjesë ose tërë aspektet e veprimtarisë administrative të rregulluara me këtë Ligj, i nënshtrohen një rregullimi me legjislacion të veçantë, do të zbatohet rregullimi i veçantë i legjislacionit të veçantë. PJESA II KOMPETENCA ADMINISTRATIVE KREU I RREGULLA TË PËRGJITHSHME - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Public administration bodies must decide on every request submitted by individuals and legal entities, within their own competences.
Neni 11 Detyrimi për vendimmarrje Organet e administratës publike, brenda kompetencave të tyre, detyrohen të vendosin për çdo kërkesë të dorëzuar nga personat fizikë dhe juridikë. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: After a request is filed, the public administration body must determine whether it has subject-matter and territorial competence; interested parties may challenge that competence under Article 28.
Neni 12 Konstatimi i kompetencës 12.1. Pas dorëzimit të kërkesës nga personat fizikë dhe juridikë, organi i administratës publike konstaton nëse ka apo jo kompetencë lëndore dhe territoriale për të vendosur për çështjen në fjalë. 12.2. Palët e interesuara në procedimin administrativ mund të kundërshtojnë kompetencën e organit të administratës publike për një çështje të caktuar sipas procedurës së paraparë në nenin 28 të këtij Ligji. 12.3. Çdo ndryshim faktik ose ligjor, që mund të ndodhë pas dorëzimit të kërkesës, nuk e ndryshon kompetencën e organit të administratës publike mbi kërkesën në pritje të vendimit. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Municipal administrative bodies have competence to decide administrative matters at first instance, unless that competence has been transferred by law or assigned to another authority by law.
Neni 13 Kompetenca lëndore 13.1. Kompetenca lëndore për të vendosur në procedurën administrative caktohet sipas dispozitave me të cilat rregullohet fusha e caktuar administrative ose caktohet si kompetencë e organeve të caktuara. 13.2. Për të vendosur çështjet administrative në shkallë të parë kompetenca lëndore u përket organeve komunale të administratës, në qoftë se vendosja e këtyre çështjeve nuk u është kaluar me ligj njësive tjera territoriale brenda territorit të Kosovës, apo në qoftë se me ligj nuk është caktuar kompetenca e organeve tjera. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: This article sets the territorial venue rules for cases involving immovable property, business activities, other matters, and cases where venue cannot otherwise be determined.
Neni 14 Kompetenca territoriale 14.1. Kompetenca territoriale caktohet: a. në çështjet që kanë të bëjnë me pasurinë e paluajtshme në vendin ku ndodhet ajo, b. për çështjet që kanë të bëjnë me veprimtarinë e një organizate afariste ose afarizmi individual, vendi i selisë së tyre, c. për çështjet e tjera vendbanimi i palës ose selia e personit juridik. 14.2. Në qoftë se kompetenca territoriale nuk mund të përcaktohet sipas paragrafit 1 pikat a, b, c të këtij neni, ajo caktohet sipas vendit ku ka ndodhur ngjarja. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: If two or more organs are competent, the organ that started the proceeding first is competent. Territorial and subject-matter competence cannot be changed by agreement, unless the law says otherwise.
Neni 15 Dispozitat tjera 15.1. Në qoftë se sipas dispozitave të neneve paraprake do të ishin dy ose më tepër organe, kompetent është organi që ka filluar së pari procedimin. 15.2. Kompetenca lëndore dhe territoriale nuk mund të ndryshohet me marrëveshjen e palëve ose marrëveshjen e organit dhe palës, përveç nëse kjo parashihet ndryshe me ligj. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Public administration bodies must exercise their assigned competences, and acts intended to waive those competences are invalid. The article also preserves their right to delegate competences under the procedures in Chapter II.
Neni 16 Ndalimi i heqjes dorë nga kompetenca 16.1. Kompetencat e organeve të administratës publike caktohen me ligj ose me akt nënligjor dhe ushtrimi i tyre është i detyrueshëm. 16.2. Çdo akt administrativ ose veprim tjetër, që ka për qëllim heqjen dorë të organit administrativ nga e drejta për të ushtruar kompetencat ligjore, është i pavlefshëm. 16.3. Dispozitat nga paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni nuk përjashtojnë të drejtën e organeve të administratës publike për të deleguar kompetencat e tyre ligjore në favor të organeve të tjera të administratës sipas procedurave të parashikuara në Kreun II të këtij Ligji. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: If a final administrative decision depends on a preliminary decision from another public body or a court, the competent body must suspend the procedure until that preliminary decision is made.
Neni 17 Çështje paraprake, që zgjidhen nga organe të tjera 17.1. Në rast kur vendimi përfundimtar në procedim administrativ kushtëzohet nga marrja e një vendimi paraprak, i cili, nga ana e tij, është në kompetencë të një organi tjetër të administratës publike ose të gjykatës, organi që është kompetent për marrjen e vendimit përfundimtar pezullon procedimin administrativ derisa organi tjetër ose gjykata të marrin vendimin paraprak. 17.2. Përjashtime nga rregulli i parashikuar në paragrafin 1 të këtij neni lejohen vetëm në ato raste kur mos marrja e menjëhershme e vendimit do t’u shkaktonte një dëm të rëndë e të pariparueshëm të drejtave themelore kushtetuese të personave fizikë dhe juridikë ose interesit ligjor publik. 17.3. Pezullimi i procedimit administrativ, i parashikuar në paragrafin 1 të këtij neni, përfundon automatikisht në rastet e mëposhtme: a) Kur marrja e vendimit paraprak varet prej bërjes së një kërkese nga palët e interesuara në procedimin administrativ dhe ato nuk e bëjnë një gjë të tillë brenda afateve të parashikuara nga ligji; b) Kur në mungesë të një afati ligjor, procedimi administrativ për zgjidhjen e çështjes paraprake nuk fillon brenda 30 ditësh nga dita kur merret vendimi për pezullimin e procedimit administrativ, që shpie në marrjen e vendimit përfundimtar, për shkak të mosparaqitjes së kërkesës përkatëse nga palët e interesuara. 17.4. Në qoftë se organi i administratës publike, që është kompetent për marrjen e vendimit përfundimtar, nuk pret marrjen e vendimit paraprak nga organi tjetër ose gjykata, por vendos vetë për çështjen paraprake, vendimi në fjalë është i vlefshëm vetëm për procedimin administrativ në zhvillim e sipër. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: If a request is mistakenly filed with a public administration body that lacks competence, that body must declare its lack of competence within 2 working days and the request must then be forwarded or returned under the rules stated here.
Neni 18 Dorëzimi i gabuar i kërkesës te një organ që nuk ka kompetencë 18.1. Në ato raste kur personat fizikë dhe juridikë, gabimisht, dorëzojnë kërkesat e tyre te një organ i administratës publike, që nuk ka kompetencë mbi çështjen që është objekt i kërkesës, për trajtimin e kërkesës do të ndiqet procedura e mëposhtme: a) organi i administratës publike, të cilit gabimisht i drejtohet kërkesa, brenda 2 ditësh pune nga dorëzimi i kërkesës, merr vendim me anë të të cilit konstaton jo kompetencën nga ana e tij për çështjen; b) në qoftë se organi kompetent të cilit duhet t’i kishte shkuar kërkesa i përket të njëjtës ministri, agjenci, institucion apo strukturë, kërkesa e dorëzuar gabimisht i dërgohet organit kompetent, e shoqëruar me një letër përcjellëse nga organi që e ka marrë gabimisht atë, të nesërmen e deklarimit të jo kompetencës. Personi fizik dhe juridik, që ka bërë dorëzimin e gabuar, njoftohet sipas procedurës së parashikuar në Seksionin VI, të pjesës V të këtij Ligji; c) në qoftë se organi kompetent të cilit duhet t’i kishte shkuar kërkesa, i përket një ministrie, agjencie, institucioni apo strukture tjetër, kërkesa e dorëzuar gabimisht i kthehet personit fizik dhe juridik që e ka dorëzuar 2 ditë pune pas ditës kur është bërë dorëzimi, e shoqëruar me një letër përcjellëse zyrtare, në të cilën përfshihet deklarimi i jo kompetencës, si dhe informacione në lidhje me organin kompetent të cilit duhet t’i drejtohet personi fizik dhe juridik. 18.2. Në rastin e parashikuar nga paragrafi 1, pika (c) e këtij neni, caktohet një afat i ri për përfundimin e procedimit administrativ. Afati i ri është i njëjtë me të parin dhe fillon të llogaritet që nga momenti kur është njoftuar personi fizik dhe juridik që ka dorëzuar kërkesën. 18.3. Vendimi i organit të administratës publike me anë të të cilit deklarohet jo kompetenca, mund të apelohet nga personat fizikë dhe juridikë sipas procedurave të parashikuara në nenin 28 të këtij Ligji. KREU II DELEGIMI I KOMPETENCAVE DHE ZËVENDËSIMI - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Certain public administration bodies may delegate their legal powers to other public bodies, but collective bodies may not delegate to their leaders.
Neni 19 Delegimi i kompetencave 19.1. Organet kompetente të administratës publike mund t’i delegojnë kompetencat e tyre ligjore në favor të organeve të tjera të administratës publike. 19.2. Organet kompetente të administratës publike mund t’i delegojnë kompetencat e tyre ligjore në favor të organeve në varësi të tyre ose në favor të organeve të tjera. 19.3. Instrumenti ligjor përmes të cilit bëhet delegimi i kompetencave është vendim i organit delegues në ato raste kur organi i deleguar është në varësi të organit të parë dhe Memorandum mirëkuptimi në ato raste kur organi i deleguar nuk është në varësi të organit delegues. 19.4. Organet kolektive të administratës publike nuk mund t’i delegojnë kompetencat në favor të drejtuesve të tyre. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The delegated body must not subdelegate delegated powers to a third body.
Neni 20 Ndalimi i nën delegimit të kompetencave 20.1. Organi i deleguar nuk mund të nën delegojë te një organ i tretë kompetencat e përfituara përmes delegimit. 20.2. Çdo vendim i organit delegues, që ka për qëllim autorizimin e organit të deleguar për të nën deleguar kompetencat e deleguara, është i pavlefshëm. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: When powers are delegated, the delegating body must set the specific powers and the procedure to follow, publish the legal instrument in the Official Gazette, and the delegated body must start using the delegated powers on the working day immediately after publication.
Neni 21 Kriteret për delegimin 21.1. Në çdo rast që bëhet delegimi i kompetencave, organi delegues përcakton kompetencat konkrete që delegohen si dhe procedurën që duhet ndjekur për ekzekutimin e tyre nga organi i deleguar. 21.2. Instrumenti ligjor përmes të cilit bëhet delegimi i kompetencave botohet në ,,Gazetën Zyrtare’’. 21.3. Organi i deleguar fillon zbatimin e kompetencave të deleguara në ditën e punës menjëherë pas botimit të instrumentit në ,,Gazetën Zyrtare’’. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: The delegated body must mention the name of the delegating body when acting under delegated powers.
Neni 22 Përmendja e organit delegues Në zbatim të kompetencave të deleguara, organi i deleguar është i detyruar të përmendë emrin e organit delegues, që ka kompetencën origjinale. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Organi delegues mund të japë udhëzime detyruese për organin e deleguar dhe mund t’i tërheqë kompetencat e deleguara ose të revokojë akte/veprime administrative të organit të deleguar kur ato bien ndesh me ligjin ose me udhëzimet e tij.
Neni 23 Kompetencat e organit delegues 23.1. Organi delegues mund të nxjerrë udhëzime, të cilat janë të detyrueshme për organin e deleguar në lidhje me zbatimin e kompetencave të deleguara. 23.2. Organi delegues mund t’i tërheqë kompetencat e deleguara si dhe të revokojë çdo akt apo veprim administrativ të ndërmarrë nga organi i deleguar në kundërshtim me dispozitat që rregullojnë vlefshmërinë e aktit administrativ, të parashikuara në Seksionin I të Kreut I të Pjesës V të këtij Ligji, si dhe me udhëzimet e organit delegues. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Delegimi i kompetencave përfundon kur revokohet instrumenti i delegimit, kur përfundojnë detyrat e parashikuara, ose kur shuhet organi delegues apo organi i deleguar.
Neni 24 Përfundimi i delegimit Delegimi i kompetencave përfundon në rastet e mëposhtme: a) me revokimin nga organi delegues të instrumentit të delegimit; b) me përfundimin e detyrave të parashikuara në aktin e delegimit; c) me shuarjen e organit delegues ose atij të deleguar. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: This article says a substitute carries out the duties of a public body or public official when there is temporary physical inability or a conflict of interest, and it sets fallback rules for who substitutes if the law does not name one.
Neni 25 Zëvendësimi 25.1. Në rastet e mungesës ose paaftësisë për të ushtruar detyrat për shkak të pamundësisë së përkohshme fizike apo konfliktit të interesave, që prekin organet individuale të administratës publike ose çdo nëpunës tjetër publik, detyrat e këtij të fundit ushtrohen nga organi ose nëpunësi zëvendësues i parashikuar në ligj. 25.2. Në qoftë se ligji nuk shprehet për një zëvendësues, atëherë zëvendësimi bëhet nga nëpunësi më i lartë i organit të administratës publike, që në hierarkinë e organit vjen menjëherë pas organit individual ose nëpunësit të zëvendësuar. 25.3. Në qoftë se në organin e administratës publike ka më shumë se një nëpunës me të njëjtën shkallë hierarkike, zëvendësimi do të bëhet nga nëpunësi i zgjedhur prej nëpunësit që zëvendësohet ose nëpunësi më i vjetër në moshë. 25.4. Organi apo nëpunësi zëvendësues ushtron edhe ato kompetenca që organi ose nëpunësi i zëvendësuar i ka marrë me delegim. KREU III ZGJIDHJA E KONFLIKTEVE TË KOMPETENCAVE - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: If there is doubt about territorial competence, the conflict-resolving organ must recognize competence in the public administration organ whose location gives easier access to the administrative procedure.
Neni 26 Konflikti mbi kompetencën territoriale Në rastet kur ekziston dyshimi lidhur me kompetencën territoriale, organi që zgjidh konfliktin duhet t’i njohë kompetencën atij organi të administratës publike, vendndodhja e të cilit lejon më tepër qasje në procedurën administrative. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Conflicts of competence are resolved by the competent court, the Prime Minister, or a minister/head of a central institution, depending on which public bodies are involved.
Neni 27 Zgjidhja e konflikteve të kompetencave 27.1 Konfliktet e kompetencave do të zgjidhen nga: a) gjykata kompetente për konfliktet e lindura mes organeve të ndryshme të administratës publike; b) nga Kryeministri për ministritë e ndryshme; c) nga ministri ose udhëheqësi i institucionit qendror për institucionet në varësi të tyre. 27.2. Zgjidhja e konflikteve të kompetencave sipas paragrafit 1 nuk do të cenojë kompetencat e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për Çështje të Kornizës Kushtetuese, sipas paragrafëve 9.4.11 (b) dhe 9.4 .11 (c) të Kornizës Kushtetuese. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: People involved in an administrative procedure may contest the competence of the public administration body, and the challenged body must send the case to the competent body for a final decision.
Neni 28 Kundërshtimi i kompetencës të organit të administratës publike 28.1. Palët e interesuara për procedurën administrative mund të kundërshtojnë kompetencën e organit të administratës publike gjatë vazhdimit të procedimit. 28.2. Kërkesa për kundërshtimin e kompetencës duhet të paraqitet me shkrim tek organi, kompetenca e të cilit kundërshtohet në çdo fazë të procedimit administrativ. 28.3. Organi i administratës publike, kompetenca e të cilit kundërshtohet nga palët në procedim, duhet të kalojë çështjen për vendim përfundimtar tek organi kompetent i administratës publike parashikuar në nenin 27. 28.4. Afati i parashikuar nga ligji për përfundimin e procedimit administrativ në shqyrtim duhet të pezullohet derisa të merret një vendim për pretendimet e palëve të interesuara. 28.5. Organet e administratës publike mund të deklarojnë zgjidhjen e konfliktit për kompetencë mes tyre, në çdo moment. 28.6. Organi kompetent për zgjidhjen e konfliktit dëgjon organet në konflikt dhe merr një vendim brenda afatit prej 30 ditësh. 28.7. Dispozitat e këtij neni nuk do të cenojnë kompetencat e Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për Çështje të Kornizës Kushtetuese, sipas paragrafëve 9.4.11 (b) dhe 9.4.11 (c) të Kornizës Kushtetuese.. PJESA III PROCEDURA PËR GARANTIMIN E PAANSHMËRISË TË ADMINISTRATËS PUBLIKE - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: Public servants in public administration must not take part in administrative decision-making when specified conflict-of-interest situations exist.
Neni 29 Pengesat ligjore Nëpunësit publikë të organeve të administratës publike nuk mund të marrin pjesë në proces administrativ vendimmarrës në rastet kur: a) nëpunësi publik ka një interes personal të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë në vendimmarrjen në shqyrtim; b) bashkëshorti i tij ose partneri bashkëjetues ose të afërm të tij deri në shkallën e dytë kanë një interes të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë në vendimmarrjen në shqyrtim; c) nëpunësi publik ose personat e përcaktuar në pikën (b) të këtij neni kanë një interes të drejtpërdrejtë ose jo të drejtpërdrejtë në një çështje të ngjashme me çështjen në shqyrtim; d) nëpunësi publik ka marrë pjesë si ekspert, përfaqësues ose avokat privat në çështjen në shqyrtim; e) personat e përcaktuar në pikën (b) të këtij neni kanë marrë pjesë si ekspertë, përfaqësues ose avokat privatë në çështjen në shqyrtim; f) ndaj nëpunësit publik ose personave të përcaktuar në pikën (b) të këtij neni ka nisur një proces gjyqësor nga palët e interesuara në procedimin administrativ në shqyrtim; g) çështja në shqyrtim është një ankim kundër një vendimi të marrë nga nëpunësi publik ose nga personat e përcaktuar në pikën (b) të këtij neni; h) nëpunësi publik ose personat e përcaktuar në pikën (b) të këtij neni janë debitorë ose kreditorë të palëve të interesuara në procedimin administrativ në shqyrtim; i) nëpunësi publik ose personat e përcaktuar në pikën (b) të këtij neni kanë marrë dhurata nga palët e interesuara përpara ose pas fillimit të procedurës administrative në shqyrtim; j) nëpunësi publik ose personat e përcaktuar në pikën (b) të këtij neni kanë miqësi ose armiqësi me palët e interesuara në procedurën administrative në shqyrtim. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: A public official who notices a legal impediment under Article 29 must immediately notify the official’s supervisor or the head of the collective body in writing.
Neni 30 Deklarimi i pengesave ligjore 30.1. Nëse një nëpunës publik i organeve të administratës publike vëren një nga pengesat e parashikuara në nenin 29, ai duhet të njoftojë me shkrim menjëherë udhëheqësin e tij ose drejtorin e organit kolektiv të administratës publike. 30.2. Udhëheqësi ose drejtori i organit kolektiv, i cili ka marrë deklaratën lidhur me pengesën ligjore, duhet të njoftojë me shkrim palët e interesuara në procedimin administrativ lidhur me deklarimin e pengesave nga nëpunësi. 30.3. Në vijim të deklarimit vetjak të pengesës dhe derisa udhëheqësi ose drejtori i organit kolektiv të nxjerrë një vendim përfundimtar, nëpunësi pezullohet nga procesi vendim-marrës. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: Interested parties may ask to exclude a public servant if there is a legal impediment, and the request must be written and sent to the servant’s leader or the collective body director.
Neni 31 Kërkesa e palëve të interesuara për përjashtim të nëpunësit publik për shkak të ekzistencës së pengesave ligjore 31.1. Palët e interesuara në procedimin administrativ mund të kërkojnë përjashtimin e një nëpunësi nëse ai ka ose mendohet të ketë interesa të lidhura me ndalimet e parashikuara në nenin 29 të këtij Ligji. 31.2. Kërkesa e palës së interesuar për përjashtimin e një nëpunësi të organeve të administratës publike duhet të bëhet me shkrim dhe duhet t’i drejtohet udhëheqësit të nëpunësit ose drejtorit të organit kolektiv. 31.3. Palët e interesuara mund t’ia paraqesin gjithashtu kërkesën e tyre për përjashtim të nëpunësit vetë nëpunësit për të cilin pretendohet pengesa ligjore dhe ky i fundit duhet t’ia kalojë këtë kërkesë udhëheqësit të tij ditën tjetër të punës. 31.4. Kërkesa e palëve të interesuara për përjashtimin e një nëpunësi duhet të përcaktojë saktësisht llojin e pengesës ligjore dhe të paraqesë të gjitha provat e mundshme në të cilat mbështetet kërkesa. 31.5. Në vijim të kërkesës së palës së interesuar për përjashtimin e nëpunësit dhe derisa udhëheqësi ose drejtori i organit kolektiv të ketë nxjerrë një vendim përfundimtar, nëpunësi pezullohet nga procesi vendimmarrës. 31.6. Në rastet kur kërkesa për përjashtim të nëpunësit bëhet nga palët e interesuara në procedimin administrativ, nëpunësi i prekur nga kjo kërkesë ka të drejtë të mbrohet. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: For collective public administration bodies, the leader or director decides on a civil servant’s exclusion or confirmation in the decision-making process, usually within 5 working days after a request or self-declaration.
Neni 32 Marrja e vendimit në lidhje me përjashtimin 32.1. Në vijim të vetë deklarimit të nëpunësit ose të kërkesës së palëve të interesuara për përjashtimin e një nëpunësi, udhëheqësi ose drejtori, në rastet e organeve kolektive të administratës publike, merr vendim për përjashtimin ose konfirmimin e nëpunësit në procesin vendimmarrës. 32.2. Vendimi për përjashtimin ose konfirmimin e nëpunësit merret brenda një afati prej 5 ditë pune nga dita në të cilën palët e interesuara kanë paraqitur kërkesën e përjashtimit ose nëpunësi ka deklaruar pengesën. 32.3. Në rastet kur pengesat e parashikuara në nenin 29 kanë të bëjnë me drejtorin e organit kolektiv të administratës publike, vendimi për përjashtimin ose konfirmimin e tij nga procesi vendimmarrës do të merret nga mbledhja plenare e organit kolektiv, pa praninë e drejtorit. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: If an exclusion decision is made, the public servant is replaced by a legal substitute, the collective body continues without the excluded member, and the excluded servant may keep exercising powers in a state of emergency.
Neni 33 Efektet e përjashtimit 33.1. Nëse udhëheqësi i nëpunësit publik për të cilin pretendohet përjashtimi ose drejtori i organit kolektiv vendos përjashtimin e nëpunësit nga vendimmarrja, nëpunësi në fjalë do të zëvendësohet nga zëvendësi i tij ligjor në përputhje me nenin 25 të këtij Ligji, me përjashtim kur udhëheqësi merr çështjen në shqyrtim nën autoritetin e tij. 33.2. Kur pengesa ka të bëjë me anëtarin e organit kolektiv të administratës publike, organi do të funksionojë si i tillë pa pjesëmarrjen e anëtarit të përjashtuar. 33.3. Pavarësisht nga përjashtimi i nëpunësit të organit të administratës publike në rastet dhe sipas procedurës së parashikuar në nenet 29 deri 34 të këtij Ligji, nëpunësi i përjashtuar do të vazhdojë të ushtrojë kompetencat e veta në rastet e gjendjes së jashtëzakonshme, ashtu siç përcaktohet kjo e fundit me Ligj. 33.4. Të gjitha aktet administrative të nxjerra dhe veprimet e tjera të kryera nga nëpunësi publik, të cilat janë prekur nga ndonjë prej pengesave të parashikuara në nenin 29 të këtij Ligji, janë të pavlefshme. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: A public official must timely declare the existence of legal impediments under Article 29.
Neni 34 Masat disiplinore Mos deklarimi nga nëpunësi publik me kohë për ekzistimin e pengesave ligjore, sipas nenit 29 të këtij Ligji, paraqet shkelje të rëndë të dispozitave ligjore. PJESA IV PROCEDIMI ADMINISTRATIV KREU I FILLIMI DHE PJESËMARRJA NË PROCEDIMIN ADMINISTRATIV - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: Interested persons may start or join an administrative procedure, and several public-interest groups are also granted that right.
Neni 35 Pjesëmarrja në procedimin administrativ 35.1. Të gjithë personat e interesuar kanë të drejtë të fillojnë një procedim administrativ ose të marrin pjesë në të personalisht ose të përfaqësuar. 35.2. Aftësia për të filluar një procedim administrativ ose për të marrë pjesë në të, si dhe rregullat që bëjnë të mundur përfaqësimin përcaktohen në përputhje me dispozitat e së drejtës civile mbi aftësinë juridike të personave fizikë dhe juridikë. 35.3. Në mënyrë që të mbrohen interesat publike, të cilat mund të preken nga një procedim administrativ, e drejta për të filluar një procedim administrativ ose për të marrë pjesë në të, u njihet edhe subjekteve të mëposhtme: a) personave të cilëve procedimi administrativ iu shkakton një dëm në të drejtat e tyre të përbashkëta të tilla si: shëndeti publik, arsimimi, trashëgimia kulturore, ambienti dhe cilësia e jetës; b) personave të cilët jetojnë në brendësi ose në afërsi të një prone publike, e cila mund të dëmtohet nga procedimi administrativ; c) Ombudspersonit (Avokatit të popullit). 35.4. Shoqatat dhe organizatat e tjera të cilat veprojnë në mbrojtje të interesave publike kanë gjithashtu të drejtë të fillojnë një procedim administrativ ose të marrin pjesë në të. - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: The administrative procedure may be started by the public administration body, at the request of an interested party or the public.
Neni 36 Fillimi i procedimit administrativ Procedimi administrativ mund të fillohet nga organi i administratës publike, me kërkesën e një pale të interesuar ose me kërkesën e publikut. - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: When a public administration body starts an administrative procedure, it must notify identifiable interested parties and the notice must be written, signed, and include specified information.
Neni 37 Fillimi i procedimit administrativ nga organi i administratës publike 37.1. Në ato raste kur procedimi administrativ fillohet nga organi i administratës publike, ky i fundit iu dërgon palëve të interesuara në procedimin administrativ, në qoftë se ato janë të identifikueshme, një lajmërim për fillimin e veprimeve nga ana e organit. 37.2. Lajmërimi për fillimin e veprimeve bëhet me shkrim, nënshkruhet nga drejtuesi i organit të administratës publike dhe përmban informacionin e mëposhtëm: a) emrat dhe adresat postare të të gjithë personave të interesuar të cilëve iu dërgohet lajmërimi; b) emrin dhe adresën postare të organit të administratës publike që ka filluar procedimin si dhe emrin e nëpunësit përgjegjës të administratës publike; c) emrin e procedimit në qoftë se ka të tillë; d) afatin kohor, që fillon që nga data e nisjes së lajmërimit për fillimin e veprimeve, brenda të cilit palët e interesuara mund të bëjnë ndonjë ndërhyrje me shkrim; e) në qoftë se ligji kërkon zhvillimin e një seance dëgjimore, një njoftim për kohën dhe vendin se ku do të zhvillohet seanca dëgjimore, një njoftim për qëllimin për të cilin zhvillohet seanca dëgjimore si dhe një kujtesë se pala që nuk merr pjesë në seancën dëgjimore mund të konsiderohet me faj; f) në qoftë se ligji e lejon zhvillimin e një seance dëgjimore, një informacion që t’i kujtojë palët se ato mund të kërkojnë zhvillimin e seancës dëgjimore brenda afateve kohore të parashikuara nga ligji ose rregullat e brendshme të organit procedues; g) informacion në lidhje me autoritetin ligjor të organit procedues për të zhvilluar procedimin në fjalë; h) informacion në lidhje me qëllimin e procedimit dhe, për aq sa është e mundur, çështjet në lidhje me të cilat duhen marrë vendime. 37.3. Organi i administratës publike nuk komunikon me palët e interesuara në përputhje me kërkesat e paragrafit 2 të këtij neni në ato raste kur çështja e trajtuar nga organi është sekrete ose konfidenciale sipas klasifikimeve që iu bëhen këtyre koncepteve me ligj, ose kur në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme, komunikimi mund të cenojë efikasitetin e procedimit administrativ. - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: If the law allows an interested party to start an administrative procedure, the request must be written, signed, dated, and include specified information.
Neni 38 Fillimi i procedimit administrativ nga pala e interesuar 38.1. Në ato raste kur ligji lejon fillimin e procedimit administrativ nga pala e interesuar, kërkesa e palës të interesuar për fillimin e veprimeve nga administrata bëhet me shkrim, nënshkruhet dhe datohet nga personi që kërkon veprimin e administratës, ose nga përfaqësuesi ligjor i palës së interesuar, dhe përfshin informacionin e mëposhtëm: a) emërtimin e organit të administratës publike, veprimi i të cilit kërkohet; b) datën në të cilën kërkesa për veprim nga ana e administratës publike është postuar; c) një indikacion në lidhje me kompetencat e organit administrativ, në kuadrin e të cilave kërkohet veprimi i organit; d) veprimin konkret që kërkohet nga organi i administratës publike dhe e) numërimin e fakteve dhe të shkaqeve që qëndrojnë në themel të kërkesës për veprim nga organi administrativ. 38.2. Pala e interesuar, e cila kërkon veprimin e organit të administratës publike, ia dorëzon kërkesën përkatëse organit kompetent si dhe ua dërgon një kopje të kërkesës të gjithë personave të cilët dihet se kanë një interes direkt ose indirekt për veprimin e kërkuar të administratës. 38.3. Organet e administratës publike mund të nxjerrin formularë me anë të të cilëve të marrin nga personat e interesuar që kërkojnë veprimin e administratës informacionin e kërkuar nga paragrafi 1 i këtij neni; 38.4. Drejtuesi i organit të administratës publike shqyrton menjëherë kërkesat për veprim drejtuar organit nga pala e interesuar dhe kryen veprimet e mëposhtme: a) njofton palën kërkuese me shkrim se kërkesa është pranuar dhe se procedimi administrativ ka filluar ose b) njofton palën kërkuese me shkrim se kërkesa nuk është pranuar dhe se pala mund të ankohet kundër këtij vendimi sipas procedurës të parashikuar në nenin 101 të këtij Ligji, ose; c) njofton palën kërkuese se janë të nevojshme veprime të mëtejshme administrative përpara se organi t’i përgjigjet kërkesës. Në këtë rast organi cakton edhe një afat të arsyeshëm për kryerjen e veprimeve të mëtejshme. - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: If an administrative request is incomplete or incorrect, the requester must be asked in writing to fix it; public administration bodies should correct requests themselves where possible without harming legal interests.
Neni 39 Pasaktësitë në kërkesën e palës së interesuar për fillimin e procedimit administrativ 39.1. Në qoftë se kërkesa e palës së interesuar për fillimin e procedimit administrativ nuk është përgatitur në përputhje me kërkesat e nenit 38 të këtij Ligji, personit fizik dhe juridik që kërkon veprimin e organit administrativ, i kërkohet me shkrim korrigjimi i pasaktësive të kërkesës. 39.2. Pavarësisht nga përmbajtja e paragrafit 1 të këtij neni dhe për aq sa është e mundur, organet e administratës publike duhet t’i korrigjojnë vetë kërkesat e palëve të interesuara, duke mos i dëmtuar interesat ligjore të palëve të interesuara. - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: Kërkesa për fillimin e një procedimi administrativ dorëzohet në organin kompetent; në disa raste mund të dorëzohet edhe në organ komunal, dhe organet komunale duhet ta përcjellin atë te organi qendror me postë të regjistruar brenda 2 ditëve të punës.
Neni 40 Mënyra e dorëzimit të kërkesës nga pala e interesuar për fillimin e një procedimi administrativ 40.1. Kërkesa e palës së interesuar për fillimin e një procedimi administrativ dorëzohet drejtpërdrejtë në zyrat e organit kompetent të administratës publike. 40.2. Kërkesa e palës së interesuar, që i drejtohet organit qendror të administratës publike, mund të dorëzohet edhe në organe komunale, në qoftë se ka të tilla. 40.3. Organet komunale të administratës publike e dërgojnë kërkesën e personit të interesuar për fillimin e një procedimi administrativ në zyrat e organit qendror me postë të regjistruar (rekomande) brenda 2 ditëve të punës nga dita e dorëzimit. - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: A person interested in starting an administrative procedure may also submit the request at designated offices outside Kosovo, and those offices must forward it to the competent public administration body within 2 working days of receipt.
Neni 41 Dorëzimi i kërkesave për fillimin e procedimit administrativ në zyrat e përfaqësive diplomatike ose ato konsullore 41.1. Kërkesa e personit të interesuar për fillimin e një procedimi administrativ mund të dorëzohet edhe në zyrat e caktuara jashtë Kosovës, për këtë qëllim, në përputhje të plotë me Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe me Kornizën Kushtetuese, të vendosura në ato vende ku palët e interesuara banojnë në mënyrë ligjore ose gjenden përkohësisht. 41.2. Zyrat e përmendura si në paragrafin 41.1, i nisin kërkesat e personave të interesuar për fillimin e procedimit administrativ në adresë të organeve kompetente të administratës publike me postë zyrtare brenda 2 ditëve të punës nga dita e marrjes. - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: Kërkesa për fillimin e një procedimi administrativ mund të dërgohet me postë të regjistruar ose në formë elektronike; dokumentet elektronike lejohen vetëm kur pranuesi lejon qasje elektronike dhe kur ligji nuk e ndalon.
Neni 42 Dërgimi i kërkesës për fillimin e procedimit administrativ me postë 42.1. Kërkesa e personit të interesuar për fillimin e një procedimi administrativ mund të dërgohet me postë të regjistruar (rekomande) dhe në formë elektronike. 42.2. Komunikimi i dokumenteve elektronike është i lejueshëm, përderisa pranuesi i dokumentit e lejon qasjen elektronike. 42.3. Një dokument i shkruar zyrtar mund të lëshohet ose pranohet në mënyrë elektronike, përveç nëse ligji këtë nuk e lejon. Në këtë rast dokumenti duhet të përmbajë nënshkrimin elektronik i cili rregullohet me akt të veçantë. 42.4. Dokumentet elektronike që lëshohen në pajtim me paragrafin 2 dhe 3 mund të zëvendësojnë dokumentin e shkruar. 42.5. Dokumentet që në rrugën elektronike i dërgohen organit publik duhet t’i përmbushin kërkesat ligjore të përcaktuara me dispozitat për dorëzimin e dokumenteve një organi publik. Nëse dokumenti i dërguar në formë elektronike nuk i përmbush këto kërkesa, organi publik e njofton parashtruesin e kërkesës për mangësitë formale ose përmbajtjesore. - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: The receiving authority must register requests to start an administrative procedure in a special register.
Neni 43 Regjistrimi i kërkesës për fillimin e procedimit administrativ 43.1. Pavarësisht nga mënyra e dorëzimit të kërkesave të personave të interesuar për fillimin e një procedimi administrativ, organi që merr kërkesat i regjistron ato në një regjistër të posaçëm në pajtim me dispozitat pozitive. 43.2. Regjistri i kërkesave për fillimin e procedimit administrativ përmban informacionin e mëposhtëm: a) numrin e kërkesës; b) datën e dorëzimit; c) objektin e kërkesës; d) numrin dhe emërtimin e dokumenteve që i bashkëngjiten kërkesës, dhe e) emrin e kërkuesit. 43.3. Kërkesat e personave të interesuar për fillimin e një procedimi administrativ regjistrohen sipas radhës së dorëzimit. Ato kërkesa që vijnë në të njëjtën dërgesë postare konsiderohen si të dorëzuara në të njëjtën kohë. - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: The public administration body must give interested persons a receipt confirming the submission and receipt of the request.
Neni 44 Vërtetimi i dorëzimit të kërkesës për fillimin e procedimit administrativ 44.1. Organi i administratës publike, të cilit i drejtohet kërkesa për fillimin e procedimit administrativ, u jep një dëshmi personave të interesuar që paraqesin kërkesën me anën e së cilës vërteton dorëzimin dhe marrjen e kërkesës. 44.2. Dëshmia tregon faktin e marrjes së kërkesës nga nëpunësi përgjegjës i organit të administratës publike si dhe listën e dokumenteve që i bashkëngjiten kërkesës. - 45 Verify source ↗
Neni 45
AI-assisted research summary: Rules for starting the administrative procedure also apply to explanations, requests for reconsideration, replies, and any other written document submitted by interested persons during the administrative process.
Neni 45 Dokumente të tjera të shkruara të paraqitura nga personat e interesuar Dispozitat për fillimin e procedimit administrativ zbatohen edhe për shpjegimet, kërkesat për rishqyrtim, përgjigjet dhe çdo dokument tjetër shkresor, të paraqitur nga personat e interesuar gjatë procesit administrativ. - 46 Verify source ↗
Neni 46
AI-assisted research summary: The administrative authority must immediately carry out preliminary checks when an interested party’s request arrives.
Neni 46 Verifikimi paraprak i disa çështjeve përpara fillimit të procedimit administrativ Përveç verifikimit të kompetencës, e cila bëhet nga organi i administratës publike sipas procedurës të parashikuar në nenin 12 të këtij Ligji, menjëherë pas mbërritjes së kërkesës së palës së interesuar për fillimin e procedimit administrativ, organi administrativ bën gjithashtu edhe verifikimet e mëposhtme: a) nëse të drejtat apo interesat e kërkuara nga personat e interesuar janë parashkruar ; b) legjitimimi i personit fizik dhe juridik që ka dorëzuar kërkesën për fillimin e procedimit administrativ; c) nëse afatet e parashikuara nga ligji për dorëzimin e kërkesës janë respektuar; d) nëse kërkesa e një personi fizik dhe juridik për fillimin e procedimit administrativ mund të shqyrtohet së bashku me kërkesat e personave të tjerë fizikë dhe juridikë sipas procedurës të parashikuar në nenin 49 të këtij Ligji. - 47 Verify source ↗
Neni 47
AI-assisted research summary: Public or the Ombudsperson may start administrative proceedings if the conditions in Article 35(3) and (4) are met.
Neni 47 Fillimi i procedimit administrativ me iniciativën e publikut 47.1. Në ato raste kur vërtetohen kushtet e parashikuara në paragrafët 3 dhe 4 të nenit 35 të këtij Ligji, procedimi administrativ mund të fillohet nga publiku ose Ombudspersoni. 47.2. Në ato raste kur procedimin administrativ e fillon publiku ose Ombudspersoni, organi i administratës publike merr të gjitha masat që i quan të nevojshme për përgatitjen e çështjes, duke përfshirë edhe probleme që nuk përfshihen në kërkesën e dorëzuar në qoftë se gjykon se kjo është në interesin e publikut. - 48 Verify source ↗
Neni 48
AI-assisted research summary: As an exception, an administrative procedure request may be made orally, and a civil servant must create an official record containing specified details.
Neni 48 Kërkesa verbale për fillimin e procedimit administrativ Përjashtimisht, kërkesa për fillimin e procedimit administrativ mund të bëhet edhe në mënyrë verbale. Nëpunësi civil detyrohet me shënim zyrtar të krijojë lëndën që përfshinë të dhënat e mëposhtme: a) emrin e organit të administratës publike, veprimi i të cilit kërkohet; b) emrin e kërkuesit; c) datën e bërjes së kërkesës; d) veprimin konkret që kërkohet nga organi i administratës publike. - 49 Verify source ↗
Neni 49
AI-assisted research summary: The competent public administration body may examine certain related administrative requests together or at the same time if they are based on the same facts and legal basis.
Neni 49 Shqyrtimi i përnjëhershëm i disa kërkesave për fillimin e procedimit administrativ 49.1. Kërkesa të ndryshme të të njëjtit person të interesuar për fillimin e procedimit administrativ mund të shqyrtohen së bashku nga organi kompetent i administratës publike brenda një procedimi administrativ në qoftë se kërkesat bazohen në të njëjtat fakte dhe bazë ligjore. 49.2. Kërkesa të ngjashme të dorëzuara nga persona të ndryshëm mund të shqyrtohen njëkohësisht në qoftë se ato bazohen në të njëjtat fakte dhe bazë ligjore. 49.3. Vendimi i organit kompetent të administratës publike për të shqyrtuar njëkohësisht disa kërkesa mund të kundërshtohet nga palët në procedimin administrativ. - 50 Verify source ↗
Neni 50
AI-assisted research summary: Personat e interesuar mund të plotësojnë ose ndryshojnë kërkesën e tyre gjatë procedimit administrativ, deri sa të nxirret akti përkatës, nëse kërkesa e re bazohet në të njëjtat fakte. Refuzimi për ta pranuar këtë plotësim mund të apelohet nga pala e interesuar.
Neni 50 Plotësimi i kërkesës për fillimin e procedimit administrativ 50.1. Pas fillimit të procedimit administrativ dhe deri në nxjerrjen e aktit përkatës administrativ, personat e interesuar mund të plotësojnë ose ndryshojnë kërkesën e tyre fillestare, edhe në qoftë se një modifikim i tillë bëhet shkas për ndryshimin e bazës ligjore, në bazë të së cilës shqyrtohet kërkesa, me kusht që kërkesa e plotësuar të bazohet në të njëjtat fakte si dhe kërkesa e parë. 50.2. Refuzimi i organit kompetent të administratës publike për të pranuar plotësimin e kërkesës mund të apelohet nga pala e interesuar. - 51 Verify source ↗
Neni 51
AI-assisted research summary: Interested parties may withdraw from an administrative proceeding in whole or in part by written declaration, unless the law forbids it.
Neni 51 Tërheqja e kërkesës për fillimin e procedimit administrativ 51.1. Me anë të një deklarate me shkrim, palët e interesuara mund të tërhiqen nga procedimi administrativ në tërësi ose pjesërisht, si dhe të heqin dorë nga të drejtat dhe interesat e tyre ligjore, me përjashtim të rasteve kur ligji e ndalon një gjë të tillë. 51.2. Pas tërheqjes së personit të interesuar, organi kompetent i administratës publike merr vendim për përfundimin e procedimit administrativ. Pala kundërshtare në procedimin administrativ njoftohet nga organi për përfundimin e procedimit. 51.3. Vendimi i organit kompetent të administratës publike për përfundimin e procedimit administrativ, pas tërheqjes së njërës nga palët e interesuara, mund të kundërshtohet nga çdo palë tjetër e interesuar. 51.4. Tërheqja e njërës prej palëve të interesuara nuk sjell ndërprerjen e procedimit administrativ në qoftë se organi kompetent i administratës publike gjykon se vazhdimi i procedimit është në interesin e publikut ose në interesin ligjor të palëve të tjera në procedim. 51.5. Pala e interesuar që tërheq kërkesën për fillimin e procedimit administrativ do të bartë të gjitha shpenzimet e verifikuara deri në momentin e ndërprerjes së procedimit, me përjashtim të rasteve kur Ligji parashikon një zgjidhje tjetër. - 52 Verify source ↗
Neni 52
AI-assisted research summary: During an adversarial administrative procedure, the responsible public administration official must try to reconcile the parties, and the competent public administration body must refuse a settlement if it harms the public interest or the legal interests of others.
Neni 52 Aktpajtimi Gjatë gjithë zhvillimit të një procedimi administrativ me palë kundërshtare nëpunësi përgjegjës i organit të administratës publike duhet të përpiqet t’i pajtojë palët në procedim: 1. Aktpajtimi mes dy ose më shumë palëve në një procedim administrativ bëhet në formë të shkruar dhe pasi të lexohet dhe të nënshkruhet nga palët bëhet i plotfuqishëm. Nga një kopje e aktpajtimit iu jepet palëve në procedim; 2. Aktpajtimi mes dy ose më shumë palëve në një procedim administrativ ka efekt të njëjtë me atë të aktit administrativ. 3. Organi kompetent i administratës publike nuk pranon pajtim mes palëve në procedim në qoftë se pajtimi është në dëm të interesit publik ose në dëm të interesave ligjore të personave të tjerë fizikë dhe juridikë. KREU II PROCEDIMI ADMINISTRATIV DERI NË NXJERRJEN E AKTIT ADMINISTRATIV SEKSIONI I PROCEDURA HETIMORE NËNSEKSIONI I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME - 53 Verify source ↗
Neni 53
AI-assisted research summary: During administrative proceedings, the officer in charge must consider all relevant factors and give each proper weight, and the public administration body must use suitable discovery tools to help the parties obtain needed information and to support reasoned decisions.
Neni 53 Parimi i objektivitetit 53.1. Gjatë procedimit administrativ, nëpunësi që drejton procedimin merr në konsideratë të gjithë faktorët që kanë rëndësi për çështjen në fjalë dhe i jep secilit faktor vlerësimin e duhur. 53.2. Gjatë procedimit administrativ, organi i administratës publike vë në përdorim të gjitha mjetet e mundshme të zbulimit të parashikuara në këtë seksion dhe që janë të përshtatshme për të mundësuar palët në procedim që të marrin informacionin e nevojshëm për të mbështetur pretendimet e tyre dhe për organin e administratës që të marrë vendime të bazuara. - 54 Verify source ↗
Neni 54
AI-assisted research summary: The competent administrative body conducts the investigation procedure, and it may delegate that right or assign specific investigative tasks to a subordinate body, unless delegation is forbidden by law.
Neni 54 Subjekti i procedurës hetimore 54.1. Procedura hetimore zhvillohet nga organi administrativ, në kompetencën e të cilit është marrja e vendimit përfundimtar. 54.2. Organi kompetent për marrjen e vendimit mund t’ia delegojë të drejtën për zhvillimin e procedurës hetimore organit vartës, me përjashtim të rasteve kur delegimi ndalohet me Ligj. 54.3. Organi që ka kompetencë për zhvillimin e procedurës hetimore mund t’i ngarkojë organit vartës detyra specifike hetimore. 54.4. Në rastin e organeve kolektive, delegimi i kompetencave të parashikuara në paragrafin 2 të këtij neni mund të bëhet në favor të anëtarëve të veçantë të organit ose të një organi vartës. - 55 Verify source ↗
Neni 55
AI-assisted research summary: The competent authority must gather and use all facts needed to make the final decision, using all legally allowed proof methods. Publicly known facts, and facts already known to the administrative authority because of its functions, do not need verification.
Neni 55 Verifikimi i provave 55.1. Organi kompetent kërkon dhe njihet me të gjitha faktet të cilat janë të nevojshme për marrjen e vendimit përfundimtar, duke përdorur për këtë qëllim të gjitha metodat e të provuarit të lejuara me Ligj. 55.2. Për faktet të cilat janë të njohura publikisht, si dhe për ato fakte të cilat janë të ditura për organin administrativ për shkak të funksioneve të tij, nuk nevojitet verifikimi. 55.3. Në procedimin administrativ organi administrativ kompetent siguron përdorimin e fakteve të njohura prej tij për shkak të funksionit. - 56 Verify source ↗
Neni 56
AI-assisted research summary: Interested parties bear the burden of proof for alleged facts in administrative proceedings, while the administration must make its evidence available.
Neni 56 Barra e provës 56.1. Barra e provës për faktet e pretenduara bie mbi palët e interesuara në procedimin administrativ, pavarësisht nga detyrimi i administratës për të vënë në dispozicion të palëve provat e zotëruara prej saj. 56.2. Në mënyrë që të mbështesin pretendimet e tyre, palët e interesuara mund t’iu bashkëngjesin kërkesave për fillimin e procedimit administrativ dokumente ose fakte të ndryshme. Palët e interesuara munden gjithashtu t’i kërkojnë organit kompetent të administratës publike që të marrë masat e nevojshme për të siguruar përdorimin e provave të zotëruara prej tij gjatë zhvillimit të procedimit administrativ. - 57 Verify source ↗
Neni 57
AI-assisted research summary: The investigating body may ask interested parties for information, documents, objects, or other investigative cooperation to prove claims. Interested parties may refuse to cooperate in certain protected situations.
Neni 57 Detyrimi i palëve të interesuara për të paraqitur prova 57.1. Organi që zhvillon procedurën hetimore mund t’iu kërkojë palëve të interesuara paraqitjen e informacioneve, të dokumenteve apo objekteve të cilat i nënshtrohen inspektimit, si dhe çdo forme tjetër hetimi për të provuar pretendimet. 57.2. Palët e interesuara mund të refuzojnë bashkëpunimin e paraparë në paragrafin 1 të këtij neni, në këto raste: a) shkelja e sekretit profesional; b) përhapja e të dhënave njohja me të cilat është e ndaluar me ligj; c) njohja me të dhëna komprometuese që lidhen me vetë palën e interesuar apo me bashkëshortin, prindin, fëmijën vëllain, motrën e tij; d) njohja me të dhëna që mund t’i shkaktojë palës së interesuar ose secilit prej personave të përmendur në pikën c) të këtij neni, humbje financiare apo jo financiare. - 58 Verify source ↗
Neni 58
AI-assisted research summary: The competent public administration body must notify the interested party in writing or orally when information or evidence is needed. Interested parties may submit information and written or verbal evidence at any time during the administrative procedure.
Neni 58 Metodat për paraqitjen e informacionit dhe të provave 58.1. Në rastet kur nevojitet paraqitja e informacionit ose e provave nga pala e interesuar, organi kompetent i administratës publike e njofton palën me shkrim ose gojarisht, brenda afateve të parapara me dispozita të këtij Ligji. 58.2. Palët e interesuara mund të paraqesin informacione dhe prova shkresore ose në mënyrë verbale në çdo kohë gjatë zhvillimit të procedimit administrativ. 58.3. Kur pala e interesuar nuk banon në vendin ku ndodhet selia e organit administrativ që zhvillon procedurën hetimore dhe nuk dëshiron të paraqitet përpara organit kompetent, me vendim të këtij organi, njoftimi me gojë mund të bëhet me ndërmjetësinë e një organi tjetër, i cili ndodhet në vendbanimin e palës. - 59 Verify source ↗
Neni 59
AI-assisted research summary: If the interested party does not respond to a notice, the administration may issue a new notice or stop the proceeding, and silence can be considered for proof purposes.
Neni 59 Mosparaqitja e provave 59.1. Kur pala e interesuar nuk i përgjigjet njoftimit, administrata mund të bëjë një njoftim të ri ose të ndërpresë procedimin, kur një gjë e tillë nuk komprometon ndonjë interes publik ose ndonjë interes ligjor privat. 59.2. Mungesa e përgjigjes ndaj njoftimit mund të merret në konsideratë për qëllimet e të provuarit, në përputhje me rrethanat e çështjes, por në asnjë rast kjo nuk e liron administratën nga detyrimi për t’i kërkuar provat dhe faktet dhe për të marrë një vendim përfundimtar. 59.3. Kur informacioni apo dokumentet e kërkuara nga palët janë të domosdoshme për shqyrtimin e pretendimit të ngritur nga vetë palët, procedimi pezullohet deri në sigurimin e informacionit dhe pala e interesuar njoftohet për këtë. - 60 Verify source ↗
Neni 60
AI-assisted research summary: The competent authority for the investigation may ask other public administration bodies to take measures to secure evidence.
Neni 60 Ndihma nga organet e tjera Organi kompetent për zhvillimin e procedurës hetimore mund t’iu kërkojë organeve të tjera të administratës publike marrjen e masave për sigurimin e provave në rastet kur nuk mund ta bëjë vetë një gjë të tillë brenda një afati për të cilin bien dakord të dyja palët, por jo më gjatë se 30 ditë. - 61 Verify source ↗
Neni 61
AI-assisted research summary: The competent authority may secure evidence in advance when there is a well-founded suspicion that obtaining the evidence needed for a decision may become difficult or impossible.
Neni 61 Paraqitja e parakohshme e provave 61.1. Në rast të dyshimit të bazuar se sigurimi i provave që nevojitet për marrjen e vendimit mund të bëhet i vështirësuar ose i pamundur, organi kompetent, me nismën e tij ose me kërkesën e arsyetuar të palëve të interesuara, mund të procedojë për sigurimin paraprak të tyre. 61.2. Paraqitja paraprake e provave mund të bëhet edhe para fillimit të procedimit. - 62 Verify source ↗
Neni 62
AI-assisted research summary: The interested party requesting evidence must cover the costs incurred by the administration when securing evidence, except for evidence already held by the administration.
Neni 62 Shpenzimet për sigurimin e provave Shpenzimet që krijohen gjatë veprimeve të ndërmarra nga administrata për sigurimin e provave, përveç atyre provave që zotërohen prej saj, mbulohen nga pala e interesuar që i kërkon ato. NËNSEKSIONI II EKSPERTIZAT DHE MASAT E TJERA - 63 Verify source ↗
Neni 63
AI-assisted research summary: During administrative proceedings, expert assessments, reports, evaluations, and similar measures may be carried out only by specialized experts or specialized administrative bodies.
Neni 63 Marrja e masave 63.1. Gjatë procedimit administrativ, ekspertizat, raportet, vlerësimet dhe masat e tjera të ngjashme, kryhen vetëm nga ekspertë të specializuar apo nga organet e specializuara të administratës. 63.2. Mënyrat e zgjedhjes të ekspertëve dhe shpërblimi i tyre rregullohet me ligj. - 64 Verify source ↗
Neni 64
AI-assisted research summary: Interested parties must be notified about the expert examination, its purpose, and the appointed expert(s), unless the matter is secret or confidential.
Neni 64 Njoftimi i palëve të interesuara për ekspertizat 64.1. Palët e interesuara njoftohen për ekspertizën, qëllimin si dhe për ekspertin ose ekspertët e caktuar nga administrata, me përjashtim të rasteve kur masat në fjalë kanë të bëjnë me çështje sekrete apo konfidenciale. 64.2. Njoftimi bëhet në afat prej 10 ditësh para ditës së caktuar për ekspertizën ose masat e tjera dhe përmban datën, orën dhe vendin ku do të zbatohen masat në fjalë. - 65 Verify source ↗
Neni 65
AI-assisted research summary: Kur administrata cakton ekspertë, pala e interesuar mund të caktojë edhe ekspertët e saj në të njëjtin numër.
Neni 65 Caktimi i ekspertëve nga palët e interesuara Çdoherë që administrata cakton ekspertë, edhe pala e interesuar mund të caktojë ekspertët e saj në një numër të njëjtë me ata të administratës. - 66 Verify source ↗
Neni 66
AI-assisted research summary: The investigative organ and interested parties may ask experts questions, and experts must answer them or give opinions on specific matters.
Neni 66 Parashtrimi i pyetjeve për ekspertët 66.1. Organi që zhvillon procedurën hetimore dhe palët e interesuara mund të parashtrojnë pyetje të cilave ekspertët duhet t’iu përgjigjen ose t’iu kërkojnë atyre mendime për çështje të caktuara. 66.2. Organi që zhvillon procedurën hetimore refuzon parashtrimin e pyetjeve nga palët e interesuara, kur pyetjet prekin çështje sekrete apo konfidenciale. NËNSEKSIONI III DËGJIMI I PALËVE TË INTERESUARA - 67 Verify source ↗
Neni 67
AI-assisted research summary: After the investigative procedure ends, interested parties have the right to make a statement before the final decision is taken.
Neni 67 E drejta për t’u dëgjuar 67.1. Pas përfundimit të procedurës hetimore, palët e interesuara kanë të drejtë të deklarohen para marrjes së vendimit përfundimtar. 67.2. Organi që zhvillon procedurën hetimore vendos për çdo rast nëse palët e interesuara do të deklarohen me shkrim apo me gojë. - 68 Verify source ↗
Neni 68
AI-assisted research summary: If the investigative body asks, interested parties must submit a written statement within 10 days of receiving notice.
Neni 68 Deklarimi me shkrim 68.1. Kur organi që zhvillon procedurën hetimore vendos t’u kërkojë palëve të interesuara të deklarohen me shkrim, palët njoftohen për të paraqitur deklaratën me shkrim jo më vonë se 10 ditë nga dita e pranimit të njoftimit. 68.2. Njoftimi duhet të përmbajë të gjithë informacionin e nevojshëm në mënyrë që palët e interesuara të kuptojnë arsyet pse kërkohet deklarata me shkrim. Njoftimi duhet të përmbajë gjithashtu kohën dhe vendin se ku mund të konsultohet dosja përkatëse. 68.3. Në përgjigjen e tyre, palët e interesuara mund të shprehen për ato çështje që përbëjnë objektin e procedimit, të kërkojnë marrjen e masave të tjera si dhe të bashkëngjisin dokumente dhe prova të reja. 68.4. Palët e interesuara mund t’i kërkojnë organit kompetent të administratës publike të organizojë një seancë dëgjimore. Në këtë rast, organi administrativ merr menjëherë masat për organizimin e seancës. - 69 Verify source ↗
Neni 69
AI-assisted research summary: The investigating body may schedule an oral-declaration meeting with interested parties, but not earlier than 8 days after notice.
Neni 69 Deklarimi me gojë 69.1. Kur organi që zhvillon procedurën hetimore vendos t’u kërkojë palëve të interesuara të deklarohen me gojë, ai cakton një datë për takim me palët jo më herët se 8 ditë nga njoftimi. 69.2. Në seancat ku palët deklarohen me gojë mund të diskutohen të gjitha çështjet ligjore apo faktike, që kanë rëndësi për marrjen e vendimit. 69.3. Mosparaqitja e palëve të interesuara nuk e justifikon shtyrjen e seancës, me përjashtim të rastit kur palët paraqesin arsye përpara fillimit të seancës. - 70 Verify source ↗
Neni 70
AI-assisted research summary: An interested party may be denied the right to speak in an administrative proceeding in certain cases, and interested parties may complain against that decision.
Neni 70 Përjashtimet nga detyrimi për të dëgjuar palët 70.1. Palës së interesuar mund t’i mohohet e drejta për t’u deklaruar gjatë procedimit administrativ në rastet e mëposhtme: a) kur marrja e vendimit është urgjente, b) kur është e qartë se një masë e tillë do të vështirësonte ekzekutimin e vendimit. 70.2. Kundër vendimit të organit kompetent të administratës publike për të mos dëgjuar palët, mund të paraqitet ankesë nga palët e interesuara, e cila ankesë nuk ndalon procedimin administrativ. 70.3. Organi që zhvillon procedurën hetimore mund t’i mohojë të drejtën për t’u deklaruar palës së interesuar edhe në këto raste: a) në qoftë se palët e interesuara kanë pasur rast të deklarohen për çështjet që kanë rëndësi për marrjen e vendimit gjatë zhvillimit të procedimit dhe mbi bazën e provave ekzistuese. b) në qoftë se informacioni i paraqitur gjatë procedimit shpie drejt një vendimi në favor të palës së interesuar. - 71 Verify source ↗
Neni 71
AI-assisted research summary: After hearing interested parties, additional measures may be taken on the initiative of the body conducting the investigation or at the request of the interested party.
Neni 71 Masat plotësuese Pas dëgjimit të palëve të interesuara, mund të merren edhe masa të tjera shtesë, me nismën e organit që zhvillon procedurën hetimore ose me kërkesën e palës së interesuar. - 72 Verify source ↗
Neni 72
AI-assisted research summary: If the investigative body is not competent to make the final decision, it must prepare a report.
Neni 72 Raporti i organit që zhvillon procedurën hetimore Kur organi që zhvillon procedurën hetimore nuk është kompetent për marrjen e vendimit përfundimtar, ai përgatit një raport, në të cilin paraqet pretendimet e palëve të interesuara, përmbledh historinë e procedimit dhe formulon një rekomandim paraprak për vendimin përfundimtar, duke përmbledhur arsyet ligjore dhe faktike, që, sipas vlerësimit të tij e arsyetojnë vendimin. SEKSIONI II NDËRHYRJA - 73 Verify source ↗
Neni 73
AI-assisted research summary: A non-party person or legal entity may ask in writing to intervene in an ongoing administrative procedure.
Neni 73 Procedurat për ndërhyrjen e një pale të tretë të interesuar në një procedim administrativ 73.1. Çdo person fizik dhe juridik, që nuk është palë në një procedim administrativ në vijim, mund të bëjë një kërkesë me shkrim për ndërhyrje në procedimin në fjalë. 73.2. Personi që dëshiron të ndërhyjë në një procedim administrativ në zhvillim e sipër duhet t’i dërgojë një kopje të kërkesës së tij organit kompetent të administratës publike dhe secilës prej palëve në procedim. 73.3. Kërkesa e një pale të tretë të interesuar për të ndërhyrë në një procedim administrativ në zhvillim duhet të përmbajë elementet e mëposhtme: a) emrin e organit të administratës publike që po zhvillon procedimin administrativ; b) emrin e procedimit; c) një përmbledhje të fakteve që tregojnë që të drejtat dhe interesat ligjore të kërkuesit preken nga procedimi administrativ në zhvillim; d) tregimin e veprimit që kërkuesi kërkon nga organi i administratës publike. 73.4. Udhëheqësi i organit të administratës publike, që zhvillon procedimin, pranon kërkesën për ndërhyrje në qoftë se kërkuesi i plotëson kushtet e mëposhtme: a) të drejtat, liritë ose interesat ligjore të kërkuesit mund të preken nga procedimi administrativ në vijim; b) zhvillimi i shpejtë dhe i rregullt i procedimit administrativ nuk vështirësohet për shkak të ndërhyrjes; c) interesat e publikut përfitojnë nga ndërhyrja. 73.5. Vendimi i udhëheqësit të organit të administratës publike për pranimin ose refuzimin e ndërhyrjes jepet gjithnjë me shkrim dhe iu dërgohet me postë kërkuesit dhe palëve në procedimin në vijim. 73.6. Me vendimin që lejon ndërhyrjen mund të vendos disa kushte për ndërhyrësin me qëllim që ndërhyrja të mos vështirësojë zhvillimin e shpejtë dhe të rregullt të procedimit në vijim. 73.7. Udhëheqësi i organit që zhvillon procedimin mund t’i vendosë kushtet për ndërhyrësin në çdo kohë pas pranimit të ndërhyrjes. SEKSIONI III VENDIMET E NDËRMJETME - 74 Verify source ↗
Neni 74
AI-assisted research summary: The competent administrative body may issue interim decisions when not taking certain measures could cause serious and irreparable harm to the public interest and interested parties.
Neni 74 Rastet kur mund të jepen vendime të ndërmjetme 74.1. Organi administrativ, që është kompetent për marrjen e vendimit përfundimtar në një procedim administrativ, mund të marrë edhe vendime të ndërmjetme kur gjykon se mos marrja e disa masave mund t’iu shkaktojë një dëm të rëndë dhe të pariparueshëm interesave të publikut dhe palëve të interesuara. 74.2. Vendimet e ndërmjetme mund të merren me iniciativën e organit administrativ ose me kërkesën e palëve të interesuara. 74.3. Vendimi për të marrë masa të ndërmjetme duhet të jetë i justifikuar dhe me afat kohor të përcaktuar. 74.4. Revokimi i vendimit për marrjen e masave të ndërmjetme duhet të jetë gjithashtu i justifikuar. - 75 Verify source ↗
Neni 75
AI-assisted research summary: Intermediate decisions issued in administrative proceedings end when a final decision is issued, when their time limit expires, or, if no limit is set, after 6 months from the start of the proceeding.
Neni 75 Përfundimi i vendimeve të ndërmjetme Vendimet e ndërmjetme, të nxjerra nga organet kompetente të administratës publike gjatë zhvillimit të procedimeve administrative, mbarojnë në këto raste: a) pasi jepet vendimi përfundimtar; b) kur afati kohor i vendimeve të ndërmjetme mbaron; c) kur, në mungesë të afateve të parashikuara nga ligji ose vendimi i organit administrativ, që zhvillon procedimin për marrjen e masave të ndërmjetme, kalojnë 6 muaj nga data e fillimit të procedimit. SEKSIONI IV PËRFUNDIMI I PROCEDIMIT ADMINISTRATIV - 76 Verify source ↗
Neni 76
AI-assisted research summary: The procedure ends when a final decision is taken, or for other reasons provided in this law.
Neni 76 Shkaqet e përfundimit Procedimi përfundohet me marrjen e vendimit përfundimtar ose për shkak të fakteve të tjera që parashikohen në këtë ligj. - 77 Verify source ↗
Neni 77
AI-assisted research summary: In the final decision, the competent administrative body decides on all issues raised during the procedure.
Neni 77 Vendimi përfundimtar Në vendimin përfundimtar, organi administrativ kompetent vendos për të gjitha çështjet e ngritura gjatë zhvillimit të procedimit. - 78 Verify source ↗
Neni 78
AI-assisted research summary: A proceeding is treated as abandoned if the interested party is inactive for more than 3 months due to its own fault, unless there is a public interest in issuing a final decision.
Neni 78 Braktisja 78.1. Procedimi konsiderohet i braktisur në qoftë se pala e interesuar, për fajin e saj, ka qenë joaktive mbi 3 muaj, me përjashtim të rastit kur ka interes publik për marrjen e një vendimi përfundimtar. 78.2. Braktisja e procedimit nuk e shuan të drejtën, të cilën pala kishte kërkuar të zbatohej. - 79 Verify source ↗
Neni 79
AI-assisted research summary: A proceeding ends if the competent administrative body finds that the object or purpose of the decision has become impossible.
Neni 79 Pamundësia 79.1. Procedimi administrativ përfundon kur organi administrativ kompetent për marrjen e vendimit përfundimtar konstaton se objekti për të cilin kishte filluar procedimi ose qëllimi i vendimit është bërë i pamundur. 79.2. Deklarimi i përfundimit të përmendur në paragrafin 1 të këtij neni duhet të jetë gjithnjë i arsyetuar dhe kundër tij mund të bëhet ankesë tek organi administrativ ose në gjykatë. - 80 Verify source ↗
Neni 80
AI-assisted research summary: If fees or other required payments are not paid on time, the procedure ends. Interested parties may avoid that outcome by paying double the original amount within 10 days after the deadline expires.
Neni 80 Mospagimi i tarifave ose i detyrimeve të tjera 80.1. Procedimi përfundon si pasojë e mospagimit brenda afatit kohor të tarifave ose të detyrimeve të tjera, pagimi i të cilave, sipas ligjit, është kusht për zbatimin e akteve procedurale. 80.2. Palët e interesuara mund të parandalojnë përfundimin e procedurës në qoftë se ato paguajnë dyfishin e shumës fillestare, brenda 10 ditëve, pas përfundimit të afatit kohor të përcaktuar. - 81 Verify source ↗
Neni 81
AI-assisted research summary: Administrative proceedings must finish within 3 months of a request, or within 3 months after a state of emergency ends. Delays under paragraph 1 must be justified within 10 days.
Neni 81 Afate të përgjithshme kohore për përfundimin e procedimit administrativ 81.1. Procedimi administrativ përfundon brenda një periudhe kohore prej 3 muajsh nga dita e paraqitjes së kërkesës, me përjashtim të rasteve kur parashikohet ndryshe në ligjet e posaçme ose kur shtyrja bëhet e detyrueshme për shkak të situatave të jashtëzakonshme. 81.2. Në rastin e situatave të jashtëzakonshme, procedimi administrativ përfundon brenda 3 muajve nga dita e përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme. 81.3. Mosrespektimi i afateve kohore, të parashikuara në paragrafin 1 të këtij neni, duhet të justifikohet prej organit ose nëpunësit përgjegjës përpara organit ose udhëheqësit, brenda 10 ditëve nga përfundimi i afatit 3 mujor ose nga përfundimi i gjendjes së jashtëzakonshme. PJESA V VEPRIMTARIA Administrative KREU I AKTI ADMINISTRATIV SEKSIONI I VLEFSHMËRIA E AKTIT ADMINISTRATIV - 82 Verify source ↗
Neni 82
AI-assisted research summary: This article defines administrative acts as all individual and collective acts under the definitions in Article 2 of the Law.
Neni 82 Përcaktimi i aktit administrativ Akte administrative janë të gjitha aktet individuale dhe kolektive sipas përkufizimeve që janë bërë në nenin 2 të këtij Ligji. - 83 Verify source ↗
Neni 83
AI-assisted research summary: Administrative acts are generally required to be in writing, with exceptions where another form is required by law or circumstances require it.
Neni 83 Forma e akteve administrative 83.1. Aktet administrative kanë formë shkresore, me përjashtim të rasteve kur me Ligj kërkohet një formë tjetër ose kur një gjë të tillë e imponojnë rrethanat. 83.2. Aktet e organeve kolektive bëhen detyrimisht në formë shkresore vetëm në rastet kur një gjë të tillë e kërkon shprehimisht Ligji. Në rastet e tjera, këto akte regjistrohen në një procesverbal pa të cilin ato nuk shkaktojnë asnjë pasojë juridike. - 84 Verify source ↗
Neni 84
AI-assisted research summary: Administrative acts must state their purpose and include specified information.
Neni 84 Përmbajtja e aktit administrativ 84.1. Në çdo rast aktet administrative duhet të tregojnë qëllimin e tyre. 84.2. Akti administrativ duhet patjetër të përmbajë informacionin e mëposhtëm: a) emrin e organit të administratës publike që nxjerr aktin, numrin, datën e nxjerrjes së aktit si dhe çdo delegim kompetencash, në bazë të të cilit është nxjerrë akti; b) identitetin e palëve të cilave iu drejtohet akti; c) një përmbledhje të konstatimeve faktike bazuar vetëm në provat e paraqitura gjatë procedimit administrativ ose në faktet e siguruara nga administrata; d) një deklarim të bazës ligjore në të cilën bazohet akti; e) një shpjegim të pasojave praktike të aktit për palët në procedimin administrativ; f) një kujtesë për palët që ato kanë të drejtë të kërkojnë rishqyrtimin e çështjes; g) një kujtesë për palët që ato kanë të drejtë të apelojnë kundër vendimit në rrugë administrative ose gjyqësore; h) një kujtesë për afatet kohore që palët duhet t’i kenë parasysh për dorëzimin e kërkesës për rishqyrtim ose të ankimit administrativ apo gjyqësor; i) datën kur akti hyn në fuqi; j) nënshkrimin e udhëheqësit të organit të administratës publike që nxjerr aktin ose të drejtuesit të organit kolektiv. - 85 Verify source ↗
Neni 85
AI-assisted research summary: Certain administrative acts must be reasoned, especially when they deny or limit rights, impose duties or penalties, decide reviews/appeals, conflict with party claims or official proposals, depart from usual practice, or revoke or suspend a prior act.
Neni 85 Arsyetimi i aktit 85.1. Përveç rasteve kur ligji vet parashikon dhënien e arsyeve, duhet të jepen domodosmërisht arsyet për të gjitha ato akte të cilat pjesërisht ose tërësisht: a) mohojnë, shuajnë, kufizojnë apo prekin në ndonjë mënyrë tjetër të drejta dhe interesa ligjore ose vendosin detyrime apo ndëshkime; b) përbëjnë vendim në lidhje me kërkesat për rishqyrtim apo ankimet; c) përbëjnë një vendim të kundërt me pretendimet e palëve të interesuara ose janë në kundërshtim me një informacion apo propozim zyrtar; d) përbëjnë devijim nga praktika e ndjekur për zgjidhjen e çështjeve të ngjashme; e) shkaktojnë revokimin, shfuqizimin, modifikimin ose pezullimin e një akti të mëparshëm. 85.2. Me përjashtim të rasteve kur ligji parashikon ndryshe, aktet që ratifikojnë vendimet e nxjerra nga bordet, juritë apo komisionet e ngritura nga administrata, si dhe urdhrat e udhëheqësve, që kanë të bëjnë me çështje të brendshme, nuk kanë nevojë të arsyetohen. - 86 Verify source ↗
Neni 86
AI-assisted research summary: Reasoning must be clear and must state the legal and factual basis; unclear, contradictory, or incorrect reasoning counts as missing reasoning.
Neni 86 Mënyrat e arsyetimit 86.1. Arsyetimi duhet të formulohet qartë dhe të përfshijë shpjegimin e bazës ligjore dhe faktike të aktit. 86.2. Kur arsyetimi është bërë në informacionet apo propozimet e mëparshme, mund të mjaftojë si arsyetim pranimi i tyre nga organi përgjegjës për marrjen e vendimit përfundimtar. Në këto raste informacionet dhe propozimet e mëparshme janë pjesë përbërëse e aktit. 86.3. Arsyetimi me të dhëna të paqarta, kontradiktore ose të pasakta, është i barasvlershëm me mungesën e arsyetimit. 86.4. Në rastet e çështjeve analoge mund të përdoren arsyetimet e bëra në çështjet e mëparshme, me kusht që të mos rëndohet pozita e palëve të interesuara. SEKSIONI II HYRJA NË FUQI E AKTIT ADMINISTRATIV - 87 Verify source ↗
Neni 87
AI-assisted research summary: An administrative act takes effect on the day it is adopted, unless the law or the act itself gives it retroactive or delayed effect.
Neni 87 Rregulla të përgjithshme Akti administrativ hyn në fuqi nga dita e miratimit të tij, me përjashtim të rasteve kur ligji ose vetë akti i jep fuqi prapavepruese ose të vonuar. - 88 Verify source ↗
Neni 88
AI-assisted research summary: An administrative act has retroactive effect in certain listed cases, and the competent authority may also give it retroactive effect in additional cases.
Neni 88 Fuqia prapavepruese 88.1. Akti administrativ ka fuqi prapavepruese në rastet e mëposhtme: a) kur akti interpreton një akt të mëparshëm; b) kur akti nxirret në zbatim të një vendimi gjyqësor, i cili nga ana e tij ka deklaruar të pavlefshëm një akt administrativ; c) kur vetë ligji i jep aktit fuqi prapavepruese. 88.2. Përveç rasteve të përmendura në paragrafin 1 të këtij neni, organi kompetent mund t’i japë fuqi prapavepruese aktit edhe në rastet e mëposhtme: a) kur fuqia prapavepruese është në favor të palëve të interesuara dhe nuk dëmton të drejtat e një pale të tretë; b) kur është fjala për një akt i cili shfuqizon një akt të mëparshëm së bashku me aktet e tjera të nxjerra në zbatim të këtij të dytit; c) kur një gjë e tillë lejohet nga ligji. - 89 Verify source ↗
Neni 89
AI-assisted research summary: An administrative act has delayed effect in certain cases.
Neni 89 Efekti i vonuar Akti administrativ ka efekt të vonuar në rastet e mëposhtme: a) kur hyrja në fuqi e tij kushtëzohet nga miratimi apo kundërfirmimi; b) kur efektet e aktit bëhen të pamundura për shkak të ndonjë pezullimi apo afati; c) kur hyrja në fuqi e aktit varet nga vërtetimi i disa kushteve ose rrethanave. - 90 Verify source ↗
Neni 90
AI-assisted research summary: Administrative individual and collective acts must be sent to interested parties within 30 days, and if publication is expressly required by law, they must be published in the Official Gazette within 30 days of adoption.
Neni 90 Shpallja e akteve 90.1. Aktet administrative individuale dhe kolektive iu dërgohen palëve të interesuara në afat prej 30 ditësh. 90.2. Aktet administrative individuale dhe kolektive shpallen vetëm kur ligji e kërkon shprehimisht një gjë të tillë. 90.3. Mos shpallja e aktit individual ose kolektiv, kur kjo kërkohet me ligj, shkakton mos hyrjen në fuqi të aktit. 90.4. Në rastet kur shpallja e aktit individual ose kolektiv është e detyrueshme, shpallja bëhet në ,,Gazetën Zyrtare’’ brenda 30 ditësh nga miratimi i tij. SEKSIONI III PAVLEFSHMËRIA E AKTIT ADMINISTRATIV - 91 Verify source ↗
Neni 91
AI-assisted research summary: Administrative act invalidity appears in two forms: absolutely invalid and relatively invalid.
Neni 91 Akti i pavlefshëm Pavlefshmëria e aktit administrativ shfaqet në dy format e mëposhtme: a) akt absolutisht i pavlefshëm; b) akt relativisht i pavlefshëm. - 92 Verify source ↗
Neni 92
AI-assisted research summary: An administrative act is absolutely invalid if it is issued by an unidentified or incompetent administrative body, or if it violates the form or procedure required by this law or another law.
Neni 92 Akti administrativ absolutisht i pavlefshëm Akti administrativ është absolutisht i pavlefshëm në rastet e mëposhtme: a) kur akti është nxjerrë nga organi administrativ i paidentifikuar, b) kur akti është nxjerrë nga organi administrativ jo kompetent, c) kur akti është nxjerrë në kundërshtim me formën e kërkuar nga ky ligj ose ndonjë ligj tjetër, d) kur akti është nxjerrë në kundërshtim me procedurën e parashikuar nga ky Ligj ose ndonjë ligj tjetër. - 93 Verify source ↗
Neni 93
AI-assisted research summary: An administratively absolutely void act has no legal effect; affected bodies and addressees must ignore it, and interested parties may request a declaration of nullity.
Neni 93 Pasojat e aktit administrativ absolutisht të pavlefshëm 93.1. Akti administrativ absolutisht i pavlefshëm nuk prodhon asnjë pasojë juridike. 93.2. Të gjitha organet e administratës publike ose personat fizikë dhe juridikë të cilëve iu drejtohet akti administrativ absolutisht i pavlefshëm duhet të injorojnë urdhërimin e tij për të vepruar. 93.3. Secila palë e interesuar mund t’i drejtohet në çdo kohë organit të administratës publike me një kërkesë për shpalljen e një akti të caktuar si absolutisht të pavlefshëm. 93.4. Organi i administratës publike, që është kompetent për të vendosur në lidhje me kërkesën për rishqyrtim ose ankesën kundër aktit administrativ, me iniciativën e vet ose me kërkesën e palës së interesuar, mund të shpallë në çdo kohë një akt administrativ si absolutisht të pavlefshëm. 93.5. Në ato raste kur vetëm një pjesë e aktit administrativ është absolutisht e pavlefshme, i gjithë akti do të konsiderohet absolutisht i pavlefshëm, në qoftë se pjesa e anuluar është aq e rëndësishme saqë akti nuk do ta realizonte qëllimin e tij pa pjesën në fjalë. - 94 Verify source ↗
Neni 94
AI-assisted research summary: An administrative act is relatively invalid if it is contrary to law in the listed situations; interested parties may seek reconsideration or file a complaint, and competent public administration bodies may revoke or annul it within legal time limits.
Neni 94 Akti administrativ relativisht i pavlefshëm 94.1. Akti administrativ do të konsiderohet relativisht i pavlefshëm kur ai është në kundërshtim me ligjin në rastet kur: a) autorizon kryerjen e veprimeve ose njeh të drejta e privilegje, të cilat nuk parashikohen nga ligji; b) ndalon kryerjen e veprimeve ose refuzon të drejta e privilegje të parashikuara nga ligji; c) nxirret në bazë të një akti të kundërligjshëm të një organi më të lartë; d) nxirret nën ndikimin e kanosjes, dhunës ose paqëndrueshmërisë së përkohshme mendore. 94.2. Palët e interesuara mund të paraqesin kërkesë për rishqyrtim ose ankesë kundër aktit administrativ relativisht të pavlefshëm brenda afateve kohore të parashikuara nga ligji. 94.3. Organet kompetente të administratës publike, me iniciativën e tyre, mund të revokojnë ose shfuqizojnë aktet administrative relativisht të pavlefshme brenda afateve kohore të parashikuara nga ligji. - 95 Verify source ↗
Neni 95
AI-assisted research summary: Akti administrativ relativisht i pavlefshëm mbetet me efekte juridike derisa të revokohet ose shfuqizohet; pas kësaj, organi publik duhet të rikthejë gjendjen e mëparshme ose, nëse kjo nuk është e mundur, të shqyrtojë dhe zgjidhë pretendimet e palëve të dëmtuara.
Neni 95 Pasojat e aktit administrativ relativisht të pavlefshëm 95.1. Akti administrativ relativisht i pavlefshëm prodhon efekte juridike për sa kohë që nuk është revokuar ose shfuqizuar në vijim të kërkesave përkatëse (kërkesë për rishqyrtim ose ankesë administrative) nga palët e interesuara ose me iniciativën e organit kompetent të administratës publike. 95.2. Akti administrativ relativisht i pavlefshëm, i cili në përfundim të shqyrtimit të kërkesës për rishqyrtim ose ankimit, përkatësisht revokohet ose shfuqizohet pushon së prodhuari efekte juridike në të ardhmen. 95.3. Pas revokimit apo shfuqizimit formal të aktit administrativ relativisht të pavlefshëm, organi përkatës i administratës publike kujdeset për kthimin e gjendjes që ekzistonte përpara nxjerrjes së aktit relativisht të pavlefshëm. Në qoftë se kthimi në gjendjen e mëparshme nuk është i mundur, organi kompetent merr në shqyrtim dhe zgjidh pretendimet e palëve të dëmtuara nga akti administrativ relativisht i pavlefshëm. - 96 Verify source ↗
Neni 96
AI-assisted research summary: When a valid administrative act has obvious mistakes or inaccuracies, the issuing administrative body must correct them without changing the act’s content.
Neni 96 Akti administrativ me pasaktësi dhe gabime të dukshme Në rastet kur akti administrativ është i vlefshëm, por ka pasaktësi ose gabime të dukshme, organi administrativ që e ka nxjerrë një akt të tillë, me iniciativën e vet ose me kërkesën e palëve në një procedim administrativ, korrigjon gabimet materiale dhe pasaktësitë e dukshme të aktit pa ndryshuar përmbajtjen e tij. Korrigjimi i akteve administrative me pasaktësi dhe gabime të dukshme mund të bëhet në çdo kohë. SEKSIONI IV KONKLUZIONI - 97 Verify source ↗
Neni 97
AI-assisted research summary: A conclusion is used to decide matters related to the process, including secondary matters connected to carrying out the process that are not decided by an order.
Neni 97 97.1. Me konkluzion vendoset për çështjet që kanë të bëjnë me procesin. 97.2. Me konkluzion vendoset edhe për ato çështje të cilat shfaqen se dytësore lidhur me zbatimin e procesit, e që nuk vendosen me aktvendim. - 98 Verify source ↗
Neni 98
AI-assisted research summary: An official issuing a conclusion in the relevant procedure must set a deadline if the conclusion orders an action, and conclusions are communicated orally to interested persons; written issuance is available on request in specified cases.
Neni 98 98.1. Konkluzionin e nxjerrë personi zyrtar që ushtron atë veprim të procesit gjatë të cilit është shfaqur çështja që është objekt i konkluzionit, në qoftë se me këtë ligj ose me dispozita të tjera nuk është caktuar ndryshe. 98.2. Në qoftë se me konkluzion urdhërohet zbatimi i ndonjë veprimi, do të caktohet edhe afati brenda të cilit ky veprim duhet të zbatohet. 98.3. Konkluzioni u komunikohet me gojë personave të interesuar, kurse me shkrim lëshohet me kërkesën e personave që mund të bëjnë ankim të veçantë kundër konkluzionit, ose kur mund të kërkohet menjëherë ekzekutimi i konkluzionit. - 99 Verify source ↗
Neni 99
AI-assisted research summary: Certain conclusions may be appealed only when a law expressly allows it, and the conclusion must include reasons and appeal instructions.
Neni 99 99.1. Kundër konkluzionit mund të ushtrohet ankim i veçantë vetëm kur kjo është parashikuar shprehimisht me ligj. Konkluzioni i tillë duhet të jetë i arsyetuar dhe të përmbajë edhe udhëzimin për ankimin. 99.2. Ankimi ushtrohet në të njëjtin afat, në të njëjtën mënyrë dhe i drejtohet organit të njëjtë sikurse ankimi kundër aktvendimit. 99.3. Konkluzionet kundër të cilave nuk lejohet ankim i veçantë, personat e interesuar mund t’i kundërshtojnë me ankim kundër aktvendimit, përveç në qoftë se ankimi kundër konkluzionit me këtë ligj është përjashtuar. 99.4. Ankimi nuk e shtyn ekzekutimin e konkluzionit, përveç në qoftë se me ligj ose me vetë konkluzionin është caktuar ndryshe. SEKSIONI V REVOKIMI DHE SHFUQIZIMI I AKTIT ADMINISTRATIV - 100 Verify source ↗
Neni 100
AI-assisted research summary: Interested parties may request reconsideration of an administrative act, and the issuing public administration body may revoke it or confirm it.
Neni 100 Kërkesa për rishqyrtimin e aktit administrativ dhe revokimi 100.1. Akti administrativ mund të revokohet nga organi i administratës publike që e ka nxjerrë atë mbi bazën e kërkesës së palëve të interesuara. 100.2. Pas dorëzimit të kërkesës së palëve të interesuara për rishqyrtimin e një akti administrativ, organi i administratës publike vendos revokimin ose konfirmimin e aktit në fjalë. 100.3. Vendimi i organit të administratës publike, që shqyrton kërkesën për rishqyrtim të aktit administrativ, konsiderohet gjithashtu akt administrativ dhe si i tillë duhet të jetë në pajtim me nenet 83, 84, 85 dhe 86 të këtij Ligji. 100.4. Kërkesa e palëve të interesuara për rishqyrtimin e një akti administrativ duhet të bëhet brenda afateve kohore të parashikuara nga ligji ose vetë akti administrativ. - 101 Verify source ↗
Neni 101
AI-assisted research summary: Interested parties may appeal an administrative act, and the competent public administration body must decide whether to revoke it or leave it in force.
Neni 101 Ankimi kundër aktit administrativ dhe shfuqizimi 101.1. Iniciativa për shfuqizimin e aktit administrativ mund të vijë nga organi kompetent i administratës publike ose nga pala e interesuar për ankim. 101.2. Me paraqitjen e ankimit të palëve të interesuara kundër aktit administrativ, organi kompetent i administratës publike vendos shfuqizimin ose lënien në fuqi të aktit administrativ të ankimuar. 101.3. Vendimi i organit kompetent të administratës publike, që shqyrton ankimin e palëve të interesuara kundër një akti administrativ, konsiderohet gjithashtu akt administrativ dhe si i tillë duhet të jetë në pajtim me nenet 83, 84, 85 dhe 86 të këtij Ligji. 101.4. Ankimi i palëve të interesuara kundër një akti administrativ duhet të bëhet brenda afateve kohore të parashikuara nga ligji ose vetë akti administrativ i ankimuar. - 102 Verify source ↗
Neni 102
AI-assisted research summary: This article says which public bodies may revoke or annul an administrative act.
Neni 102 Kompetenca për të revokuar dhe shfuqizuar 102.1. Kompetenca për të revokuar aktin administrativ i përket organit të administratës publike, që e ka nxjerrë atë, me përjashtim të rasteve kur ligji parashikon ndryshe. 102.2. Kompetenca për të shfuqizuar aktet administrative i përket organit më të lartë të administratës publike në raport me organin që ka nxjerrë aktin administrativ të ankimuar, me përjashtim të rasteve kur ligji parashikon ndryshe. 102.3. Akti administrativ i nxjerrur në bazë të delegimit të kompetencës mund të revokohet nga organi delegues ashtu edhe nga organi i deleguar për sa kohë që delegimi është i vlefshëm. - 103 Verify source ↗
Neni 103
AI-assisted research summary: Një akt administrativ i vlefshëm mund të revokohet ose shfuqizohet kur ndryshimet e rrethanave ose të kuadrit ligjor nuk e justifikojnë më.
Neni 103 Revokimi dhe shfuqizimi i aktit të vlefshëm 103.1. Akti administrativ i vlefshëm mund të revokohet ose shfuqizohet në qoftë se ndryshimi i rrethanave ose i kuadrit ligjor nuk e justifikon më ekzistencën e tij. 103.2. Vetëm në rastet e mëposhtme, ndalohet revokimi ose shfuqizimi i aktit administrativ të vlefshëm: a) kur ligji në mënyrë të shprehur ndalon revokimin ose shfuqizimin e aktit; b) kur akti krijon të drejta ligjore për personat fizikë dhe juridikë; c) kur akti i jep administratës të drejta ose i ngarkon detyrime të tilla nga të cilat nuk mund të hiqet dorë. 103.3. Aktet e parashikuara në pikën (b) të paragrafit 2 të këtij neni, përjashtimisht, mund të revokohen ose shfuqizohen në rastet e mëposhtme: a) kur dëmtojnë interesat e palëve të cilave iu drejtohen; b) kur të gjitha palët e interesuara bien dakord për revokimin ose shfuqizimin e aktit me kusht që të drejtat e krijuara nga akti janë të tilla që prej tyre mund të hiqet dorë. - 104 Verify source ↗
Neni 104
AI-assisted research summary: An invalid administrative act may be revoked or annulled only for invalidity reasons and only within the time limits for judicial appeal; if there is more than one appeal deadline, the longer one applies.
Neni 104 Revokimi dhe shfuqizimi i aktit të pavlefshëm 104.1. Akti administrativ i pavlefshëm mund të revokohet ose shfuqizohet vetëm për shkak të pavlefshmërisë dhe brenda afateve kohore të parashikuara për ankimin gjyqësor. 104.2. Në ato raste kur ekziston më shumë se një afat ligjor për parashtrimin e ankimit gjyqësor, zbatohet afati më i gjatë. - 105 Verify source ↗
Neni 105
AI-assisted research summary: Rregulli thotë se revokimi ose shfuqizimi i një akti administrativ vepron vetëm për të ardhmen, përveç rasteve të caktuara.
Neni 105 Hyrja në fuqi e revokimit dhe e shfuqizimit 105.1. Revokimi dhe shfuqizimi i aktit administrativ ka fuqi vetëm në të ardhmen, me përjashtim të rasteve të parashikuara në paragrafët 2 dhe 3 të këtij neni. 105.2. Revokimi dhe shfuqizimi i një akti administrativ ka fuqi prapavepruese vetëm në ato raste kur akti revokohet ose shfuqizohet për shkak të pavlefshmërisë së tij absolute. 105.3. Organi i administratës publike që urdhëron revokimin ose shfuqizimin e një akti administrativ mund t’i japë fuqi prapavepruese aktit revokues/shfuqizues në ato raste kur të gjitha palët e interesuara bien dakord me shkrim për këtë dhe me kusht që akti që kërkohet të revokohet/shfuqizohet të ketë krijuar të drejta ose privilegje nga të cilat mund të hiqet dorë. - 106 Verify source ↗
Neni 106
AI-assisted research summary: If a repealed or revoked act had itself repealed an earlier act, that earlier act becomes legally effective again only when the law or repealing act expressly says so.
Neni 106 Revokimi / shfuqizimi që përtërinë fuqinë ligjore të një akti të mëparshëm Revokimi ose shfuqizimi i një akti, i cili nga ana e tij ka revokuar/shfuqizuar një akt të mëparshëm, përtërinë fuqinë ligjore të këtij të fundit vetëm në rastet kur ligji ose akti revokues/shfuqizues e parashikojnë shprehimisht një gjë të tillë. - 107 Verify source ↗
Neni 107
AI-assisted research summary: The revocation/annulment rules also apply to changing and replacing administrative acts, unless the law says otherwise.
Neni 107 Ndryshimi dhe zëvendësimi i akteve administrative Me përjashtim të rasteve kur ligji parashikon ndryshe, rregullat për revokimin/shfuqizimin zbatohen edhe për ndryshimin dhe zëvendësimin e akteve administrative. - 108 Verify source ↗
Neni 108
AI-assisted research summary: Material errors in an administrative act may be corrected at any time by the body that can revoke or annul the act.
Neni 108 Korrigjimi i akteve administrative 108.1. Gabimet materiale në shprehjen e vullnetit të organit administrativ, kur këto janë të dukshme, mund të korrigjohen në çdo kohë nga organet që kanë të drejtë të bëjnë revokimin/shfuqizimin e aktit. 108.2. Korrigjimi, i cili ka fuqi prapavepruese, mund të bëhet me nismën e administratës ose me kërkesën e palëve të interesuara. 108.3. Korrigjimit i jepet po ai publicitet që i është bërë aktit të korrigjuar. SEKSIONI VI NJOFTIMI I AKTIT ADMINISTRATIV - 109 Verify source ↗
Neni 109
AI-assisted research summary: Interested parties must be notified of administrative acts that decide their claims, impose obligations or penalties, cause damage, or create, end, expand, or limit their legitimate interests or rights.
Neni 109 Detyrimi për të njoftuar Palët e interesuara duhet të njoftohen për të gjitha aktet administrative me anë të të cilave: a). merren vendime lidhur me pretendimet e tyre; b). caktohen detyrime dhe dënime ose shkaktohen dëme; c). krijohen, marrin fund, zgjerohen ose kufizohen interesa legjitime ose të drejta të palëve, ose pengohen kushtet për gëzimin e tyre në ndonjë mënyrë tjetër. - 110 Verify source ↗
Neni 110
AI-assisted research summary: Public administration bodies do not have to notify administrative acts in two listed cases.
Neni 110 Përjashtimi nga detyrimi për të njoftuar 110.1. Organet e administratës publike nuk kanë detyrim për njoftim lidhur me aktet administrative në rastet që vijojnë: a) kur aktet administrative komunikohen gojarisht në prani të palëve të interesuara; b) kur palët e interesuara marrin pjesë gjatë zhvillimit të procedimit administrativ dhe manifestojnë njohje të plotë të akteve administrative në fjalë. 110.2. Për rastet nga paragrafi 1 i këtij neni, duhet të përpilohet shënim zyrtar. - 111 Verify source ↗
Neni 111
AI-assisted research summary: Njoftimi duhet të përfshijë tekstin e plotë të aktit administrativ, emrin e personit përgjegjës dhe datën, si edhe organin kompetent për ankimet dhe afatet përkatëse. Teksti i plotë mund të zëvendësohet nga një përmbledhje në disa raste.
Neni 111 Përmbajtja e njoftimit 111.1. Njoftimi duhet të përmbajë informacionin e mëposhtëm: a) tekstin e plotë të aktit administrativ; b) emrin e personit përgjegjës për aktin dhe datën; c) emrin e organit që ka kompetencë për të vendosur lidhur me ankimet kundër aktit dhe afatet kohore përkatëse. 111.2. Teksti i plotë i aktit mund të zëvendësohet nga një përmbledhje e përmbajtjes dhe objektit, në rastet kur akti ka përmbushur të gjitha kërkesat e palëve të interesuara ose kur akti ka të bëjë me marrjen e masave procedurale. - 112 Verify source ↗
Neni 112
AI-assisted research summary: Administrative acts must be notified within eight days of being issued, unless another deadline is set by law.
Neni 112 Afatet kohore për njoftimin e akteve Aktet administrative duhet të njoftohen brenda tetë ditëve nga dita kur është nxjerrë, akti me përjashtim të rasteve kur me ligj është paraparë afat tjetër. - 113 Verify source ↗
Neni 113
AI-assisted research summary: Njoftimet mund të bëhen me postë, personalisht, me telegram/telefon/teleks/faks në raste urgjente, ose me njoftim publik kur kushtet e nenit e lejojnë; njoftimi me telegram, telefon, teleks ose faks duhet të konfirmohet ditën e punës pasuese.
Neni 113 Mënyrat e bërjes së njoftimeve 113.1. Njoftimet bëhen: a) me postë, me kusht që të ketë shërbim postar derë më derë në zonën, vendbanimin ose vendin e punës të palës që do të marrë njoftimin; b) personalisht, në rastet kur kjo mënyrë njoftimi nuk komprometon shpejtësinë e procedurës në zhvillim ose kur njoftimi me postë është i pamundur; c) me telegram, telefon, teleks, faks në rastet urgjente; d) me njoftim publik, i cili shpallet në vende publike, ose me njoftim të publikuar në dy gazetat më të shitura në zonën ose vendbanimin ose vendin e punës të palës që do të njoftohet, në rastet kur palët e interesuara nuk njihen ose janë në një numër kaq të madh saqë çdo mënyrë tjetër njoftimi konsiderohet e papërshtatshme. 113.2. Në raste të veçanta kur këtë e kërkon natyra e aktit, personi thirret të pranojë aktin personalisht. 113.3. Në rastet kur njoftimi bëhet me telegram, telefon, teleks ose faks, duhet të konfirmohet nga organi që bën njoftimin në njërën prej mënyrave të parashikuara në pikat a) dhe b) të paragrafit të parë të këtij neni, ditën që vjen pas ditës së punës, megjithëse si rregull njoftimi do të konsiderohet i kryer ditën e komunikimit të parë. SEKSIONI VII ZBATIMI I AKTIT ADMINISTRATIV INDIVIDUAL DHE KOLEKTIV NËNSEKSIONI I ZBATIMI VULLNETAR - 114 Verify source ↗
Neni 114
AI-assisted research summary: Personat fizikë dhe juridikë të prekur nga një akt administrativ duhet ta zbatojnë vullnetarisht urdhërimin që ai përmban.
Neni 114 Detyrimet e personave fizikë dhe juridikë Personat fizikë dhe juridikë, të drejtat, liritë dhe interesat e të cilëve preken nga akti administrativ, zbatojnë vullnetarisht urdhërimin që përmban akti. - 115 Verify source ↗
Neni 115
AI-assisted research summary: People and legal entities affected by an administrative act may ask for its execution to be suspended.
Neni 115 Pezullimi i zbatimit të aktit administrativ 115.1. Personat fizikë dhe juridikë, të drejtat, liritë dhe interesat e të cilëve mund të preken nga akti administrativ, mund t’i kërkojnë organit të administratës publike, që është kompetent për revokimin ose shfuqizimin e aktit administrativ ose gjykatës, që të vendosin pezullimin e zbatimit të aktit administrativ të kontestuar në mënyrë që të mbrohen të drejtat dhe interesat e tyre; 115.2. Kërkesa e personave fizikë dhe juridikë për pezullimin e zbatimit të aktit administrativ depozitohet brenda afateve kohore të parashikuara nga ligji, por jo më vonë se afati i parashikuar për dorëzimin e kërkesës për rishqyrtim ose ankimit administrativ. 115.3. Në marrjen e vendimit në lidhje me kërkesën për pezullim të zbatimit të aktit administrativ, organi kompetent i administratës publike merr parasysh interesat e publikut, të drejtat dhe interesat ligjore të personave fizikë dhe juridikë si dhe nevojën për siguri në marrëdhëniet juridike. NËNSEKSIONI II EKZEKUTIMI - 116 Verify source ↗
Neni 116
AI-assisted research summary: The competent public administration body must execute its own administrative act only after it has entered into force.
Neni 116 Koha e ekzekutimit 116.1. Organi kompetent i administratës publike ekzekuton aktin administrativ që ka nxjerrë, vetëm pasi akti të ketë hyrë në fuqi. 116.2. Organi kompetent i administratës publike ekzekuton detyrimet e parashikuara në aktin administrativ që ka nxjerrë, vetëm në qoftë se ligji shprehimisht ua beson atyre ekzekutimin e akteve. - 117 Verify source ↗
Neni 117
AI-assisted research summary: Disa administrative akte nuk mund të ekzekutohen, dhe hyrja e tyre në fuqi mund të pezullohet nga disa organe administrative ose nga gjykata.
Neni 117 Akte që nuk mund të ekzekutohen 117.1. Aktet e mëposhtme administrative nuk mund të ekzekutohen: a) Akti, veprimi i të cilit është pezulluar; b) akti kundër të cilit është bërë ankim me efekt pezullues; c) akti që hyn në fuqi vetëm pas miratimit të një organi tjetër administrativ, i ndryshëm nga organi që e ka nxjerrë aktin. 117.2. Hyrja në fuqi e aktit administrativ mund të pezullohet nga organet administrative që kanë të drejtën e revokimit të tij, nga organet më të larta që kanë të drejtën e shfuqizimit ose nga gjykata në pajtim me rregullat e zbatueshme të procedurës civile. - 118 Verify source ↗
Neni 118
AI-assisted research summary: Administrative bodies must follow conditions and safeguards when enforcing administrative acts, including giving voluntary compliance time, limiting coercive measures, and using the least harmful measures possible.
Neni 118 Ligjshmëria e ekzekutimit Ekzekutimi i aktit administrativ nga organet e administratës publike iu nënshtrohet kushteve dhe garancive të mëposhtme: 1. Masat shtrënguese mund të ndërmerren vetëm pasi të jetë nxjerrë akti, ekzekutimi i të cilit kërkohet; 2. Personave fizikë dhe juridikë kundër të cilëve pritet të ekzekutohet akti administrativ iu jepet mundësia që të zbatojnë vullnetarisht aktin brenda afateve kohore të parashikuara me ligj ose vetë akti që duhet të ekzekutohet. Në raste të gjendjes së jashtëzakonshme, ashtu siç përcaktohet kjo e fundit me ligj, organet e administratës publike mund ta anashkalojnë detyrimin e sipërpërmendur për t’iu dhënë personave fizikë dhe juridikë një afat të arsyeshëm për zbatimin e aktit administrativ. 3. Masat shtrënguese të përdorura nga organet e administratës publike duhet të jenë të tilla që të bëjnë të mundur ekzekutimin e aktit administrativ duke iu shkaktuar dëmin më të vogël të mundshëm të drejtave dhe interesave ligjore të personave fizikë dhe juridikë. - 119 Verify source ↗
Neni 119
AI-assisted research summary: Persons subject to execution of an administrative act may complain to a higher administrative body or to a court if the measures taken during execution are unlawful and disproportionate, and if that unlawfulness is not caused by unlawfulness of the act being executed.
Neni 119 Ankimi kundër ekzekutimit Personat fizikë dhe juridikë kundër të cilëve ekzekutohet akti administrativ mund të ankohen tek organi administrativ më i lartë ose në gjykatë në ato raste kur masat e ndërmarra nga administrata gjatë ekzekutimit janë të paligjshme dhe disproporcionale, me kushtin që paligjshmëria e masave në fjalë të mos jetë pasojë e paligjshmërisë së aktit që ekzekutohet. - 120 Verify source ↗
Neni 120
AI-assisted research summary: The public administration body must inform affected natural and legal persons about coercive measures and the reasons for them before enforcing an administrative act.
Neni 120 Paralajmërimi i ekzekutimit 120.1. Paralajmërimi i përdorimit të masave shtrënguese si dhe arsyetimi i tyre iu bëhet i ditur atyre personave fizikë dhe juridikë kundër të cilëve do të ekzekutohet akti administrativ. 120.2. Organi i administratës publike mund të njoftojë masat shtrënguese së bashku me njoftimin e aktit administrativ dhe në këtë rast ekzekutimi bëhet menjëherë, ose veçmas në një njoftim të posaçëm. SEKSIONI VIII AFATET PËR ZBATIMIN E AKTIT ADMINISTRATIV - 121 Verify source ↗
Neni 121
AI-assisted research summary: The administration must execute an administrative act within 15 days from when it enters into force, unless the law says otherwise. Persons and legal entities affected by the act must take the necessary steps for voluntary implementation within the same 15-day period, unless the law says otherwise.
Neni 121 Afati i përgjithshëm 121.1. Afati kohor për ekzekutimin e aktit administrativ nga administrata është 15 ditë nga data e hyrjes në fuqi të aktit, me përjashtim të rasteve kur ligji parashikon ndryshe. 121.2. Afati kohor brenda të cilit personat fizikë dhe juridikë kundër të cilëve zbatohet akti administrativ duhet të ndërmarrin veprimet e nevojshme për zbatimin vullnetar të tij është 15 ditë nga data e hyrjes në fuqi të aktit, përveç rasteve kur ligji parashikon ndryshe. - 122 Verify source ↗
Neni 122
AI-assisted research summary: When calculating a deadline for implementing an administrative act, the day the act is issued is not counted, and if the deadline ends when the administration is closed or working reduced hours, implementation moves to the next working day.
Neni 122 Llogaritja e afateve Në llogaritjen e afateve për zbatimin e aktit administrativ zbatohen rregullat e mëposhtme: a) në llogaritjen e afatit nuk përfshihet dita në të cilën del akti; b) në rastet kur përfundimi i afatit qëllon në një ditë kur administrata që do të zbatojë aktin është e mbyllur ose funksionon me orar të reduktuar, zbatimi i aktit shtyhet për ditën pasardhëse të punës. - 123 Verify source ↗
Neni 123
AI-assisted research summary: If affected parties live or are temporarily outside Kosovo, the deadlines for executing the administrative act start running only after 15 days in Europe or 30 days outside Europe.
Neni 123 Zgjatja e afateve Në qoftë se palët që preken nga zbatimi i aktit banojnë ose gjenden përkohësisht jashtë territorit të Kosovës ose në zona të largëta të territorit, afatet të parashikuara nga ligji për ekzekutimin e aktit administrativ fillojnë të llogariten vetëm pas kalimit të: a). 15 ditëve, kur palët e interesuara janë të vendosura në një shtet të Evropës dhe b). 30 ditëve, kur palët e interesuara janë të vendosura në një shtet jashtë Evropës. - 124 Verify source ↗
Neni 124
AI-assisted research summary: A person affected by an administrative act may request reinstatement of a missed deadline if prevented from meeting it, except where the law expressly forbids reinstatement.
Neni 124 Rivendosja e afatit 124.1. Në ato raste kur personi fizik dhe juridik kundër të cilit zbatohet akti administrativ është penguar që të respektojë afatin kohor për zbatimin të parashikuar nga ky Ligj ose dispozita të tjera ligjore, ai person ka të drejtë të kërkojë rivendosjen e afatit të humbur, përveç rasteve kur ligji shprehimisht ndalon rivendosjen e afatit. 124.2. Kërkesa për rivendosjen e afatit duhet të bëhet brenda 10 ditëve nga dita kur janë zhdukur pengesat, por jo më shumë se një vit nga dita e fundit e afatit të humbur, përveç rasteve të një force madhore. 124.3. Kërkesa e palës së interesuar për rivendosjen në afat duhet të jetë e argumentuar dhe të krijojë besim se afati është humbur pa fajin e palës. - 125 Verify source ↗
Neni 125
AI-assisted research summary: The public administration body that issued the act to be executed must review a request to restore a time limit.
Neni 125 Shqyrtimi i kërkesës për rivendosjen e afatit 125.1. Kërkesa për rivendosjen e afatit shqyrtohet nga organi i administratës publike që ka nxjerrë aktin që pritet të ekzekutohet. 125.2. Kundër vendimit që refuzon kërkesën e përmendur në paragrafin e mësipërm mund të bëhet ankim sipas rregullave të parashikuara nga ky Ligj. SEKSIONI IX ANKIMI ADMINISTRATIV - 126 Verify source ↗
Neni 126
AI-assisted research summary: Personat fizikë dhe juridikë kanë të drejtë të kërkojnë ndryshimin, shfuqizimin ose revokimin e aktit administrativ.
Neni 126 Parime të përgjithshme 126.1. Personat fizikë dhe juridikë kanë të drejtë të kërkojnë revokimin, shfuqizimin ose ndryshimin e aktit administrativ në përputhje me rregullat e vendosura nga ky Ligj për ankimin administrativ. 126.2. E drejta e përmendur në paragrafin 1 të këtij neni mund të ushtrohet në mënyrat e mëposhtme: a) përmes kërkesës për rishqyrtim drejtuar nëpunësit përgjegjës për aktin; b) përmes ankimit drejtuar organit më të lartë. - 127 Verify source ↗
Neni 127
AI-assisted research summary: Administrative appeals may be made as a request for reconsideration or as a complaint.
Neni 127 Ankimi administrativ 127.1. Ankimi administrativ mund të bëhet në formë të kërkesës për rishqyrtim ose të ankesës. 127.2. Çdo palë e interesuar ka të drejtë të ankohet kundër një akti administrativ ose kundër refuzimit të paligjshëm për nxjerrjen e aktit administrativ. 127.3. Organi administrativ të cilit i drejtohet ankimi shqyrton ligjshmërinë dhe rregullsinë e aktit të kontestuar. 127.4. Palët e interesuara mund t’i drejtohen gjykatës vetëm pasi të kenë shteruar mjetet administrative të ankimit. - 128 Verify source ↗
Neni 128
AI-assisted research summary: An administrative appeal generally suspends enforcement of the administrative act, unless one of the listed exceptions applies; the complainant is entitled to be informed of the reasons when enforcement is not suspended.
Neni 128 Pasojat e ankimit administrativ 128.1. Ankimi administrativ, qoftë në formën e kërkesës për rishqyrtim ose të ankesës, pezullon zbatimin e aktit administrativ. 128.2. Zbatimi i aktit administrativ nuk pezullohet vetëm kur: a) akti administrativ synon mbledhjen e taksave, tatimeve ose të ardhurave të tjera buxhetore; b) akti administrativ ka të bëjë me masa policore; c) pezullimi i zbatimit të aktit ndalohet me ligj; d) zbatimi i menjëhershëm është në interes të rendit publik, shëndetit publik dhe interesave të tjera publike. 128.3. Në çdo rast ankuesi ka të drejtë të informohet në lidhje me shkaqet e mos pezullimit të zbatimit të aktit. - 129 Verify source ↗
Neni 129
AI-assisted research summary: This article says where an administrative complaint must be filed, depending on its form.
Neni 129 Subjekti tek i cili dorëzohet ankimi 129.1. Kur ankimi administrativ bëhet në formën e kërkesës për rishqyrtim, ai dorëzohet tek organi që ka nxjerrë aktin administrativ të kontestuar ose që ka refuzuar të nxjerrë aktin administrativ të kërkuar nga palët. 129.2. Kur ankimi administrativ bëhet në formën e ankesës, ai dorëzohet tek organi më i lartë. 129.3. Në rastet kur ankimi bëhet në formën e ankesës dhe për pasojë i drejtohet organit më të lartë, ky i fundit mund t’ia transferojë dosjen përkatëse organit që ka nxjerrë/refuzuar të nxjerrë aktin së bashku me orientimet e tij për zgjidhjen e çështjes. - 130 Verify source ↗
Neni 130
AI-assisted research summary: Ankimi administrativ duhet të bëhet brenda 30 ditësh, ose brenda 60 ditësh kur administrata nuk vepron.
Neni 130 Afati kohor për ankimin administrativ 130.1. Ankimi administrativ bëhet brenda 30 ditësh nga dita kur: a) ankuesi ka marrë njoftim për aktin ose për refuzimin për të nxjerrë aktin; b) akti është shpallur në bazë të dispozitave të këtij Ligji ose ligjeve të tjera në fuqi. 130.2. Në rastin e mosveprimit të administratës (mos nxjerrjes së aktit dhe heshtjes së plotë), ankimi administrativ bëhet brenda 60 ditësh nga dita e dorëzimit të kërkesës për fillimin e procedimit administrativ. - 131 Verify source ↗
Neni 131
AI-assisted research summary: The competent administrative body must review an administrative appeal and issue a decision within 30 days of the appeal being submitted.
Neni 131 Afati për marrjen e vendimit në një procedurë ankimi 131.1. Organi administrativ kompetent shqyrton ankimin administrativ dhe nxjerr vendim brenda 30 ditësh nga data e dorëzimit të ankimit. 131.2. Në qoftë se me kalimin e afatit të parashikuar në paragrafin 1 të këtij neni nuk është nxjerrë asnjë vendim mbi ankimin nga organi administrativ kompetent, palëve të interesuara iu lind e drejta për t’iu drejtuar gjykatës në përputhje me ligjin mbi procedurën civile në fuqi. - 132 Verify source ↗
Neni 132
AI-assisted research summary: Nëse organi që ka nxjerrë ose refuzuar aktin administrativ pranon kërkesën për rishqyrtim, ai merr vendimin përkatës; nëse nuk e pranon, duhet ta transferojë menjëherë ankimin te organi më i lartë.
Neni 132 Procedura e ankimit (kërkesa për rishqyrtim) 132.1. Në qoftë se organi që ka nxjerrë ose ka refuzuar të nxjerrë aktin administrativ të apeluar vendos të pranojë kërkesën për rishqyrtim, ai merr vendimin përkatës. 132.2. Në qoftë se organi i përmendur në paragrafin 1 të këtij neni nuk pranon kërkesën për rishqyrtim, ai detyrohet të transferojë menjëherë ankimin tek organi më i lartë, i cili vendos në lidhje me ankimin brenda 15 ditësh. - 133 Verify source ↗
Neni 133
AI-assisted research summary: Ankimi duhet të bëhet me shkrim dhe të përfshijë disa të dhëna bazë; organi shqyrtues ndihmon ankuesin me dokumentacionin.
Neni 133 Kushtet formale për zhvillimin e procedurës së ankimit 133.1. Ankimi duhet të paraqitet në formë shkresore. 133.2. Kërkesa e shkruar duhet të përmbajë të dhënat e mëposhtme: a) emrin dhe adresën e ankuesit; b) aktin administrativ, të nxjerrë apo të munguar, që kontestohet; c) shkaqet e ankimit; d) çdo dokument tjetër që konsiderohet i rëndësishëm nga ankuesi. 133.3. Organi që shqyrton ankimin ndihmon ankuesit në përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm për ankimin. - 134 Verify source ↗
Neni 134
AI-assisted research summary: The competent public administration bodies may refuse appeals against administrative acts or failure to issue administrative acts in the listed cases.
Neni 134 Mospranimi i ankimit Ankimet kundër akteve administrative ose mos nxjerrjes së akteve administrative mund të mos pranohen nga organet kompetente të administratës publike në rastet e mëposhtme: a) kur ankimet kanë të bëjnë me akte për të cilat nuk lejohet ankimi; b) kur afatet kohore për ankimin kanë kaluar; c) kur akti administrativ i ankimuar konsiderohet i ligjshëm dhe i rregullt prima facie nga organi që shqyrton ankimin; d) kur ankimi paraqitet nga personi i paautorizuar. - 135 Verify source ↗
Neni 135
AI-assisted research summary: If an appeal review could affect a third person’s legal rights or interests, the reviewing administrative body must notify that person, and the person has the right to present objections.
Neni 135 Njoftimi i personit të interesuar gjatë shqyrtimit të ankimit Në rastet kur organi administrativ që shqyrton ankimin konstaton se shfuqizimi, revokimi ose ndryshimi i aktit administrativ që apelohet (ose nxjerrja e aktit kur ankimi është bërë kundër mos nxjerrjes së paligjshme të aktit), cenon në çfarëdo mënyre të drejtat dhe interesat ligjore të një personi të tretë, ky i fundit njoftohet për të marrë pjesë në shqyrtimin e ankimit dhe ka të drejtë të parashtrojë pretendimet e tij. - 136 Verify source ↗
Neni 136
AI-assisted research summary: The administrative body that reviews an appeal may uphold the act, revoke it, partially amend it, or order the competent body to issue the act if refusal to issue it was unlawful.
Neni 136 Vendimi i organit që shqyrton ankimin Organi administrativ që shqyrton ankimin vendos: a) lënien në fuqi të aktit dhe rrëzimin e ankimit; b) shfuqizimin/revokimin e aktit dhe pranimin e ankimit; c) ndryshimin e aktit administrativ duke pranuar pjesërisht ankimin; d) detyrimin e organit administrativ kompetent për të nxjerrë aktin administrativ kur është refuzuar pa të drejtë nxjerrja e tij. KREU II AKTET REALE - 137 Verify source ↗
Neni 137
AI-assisted research summary: Ky nen thotë se parimet e ligjit zbatohen edhe për aktet reale të administratës publike, dhe këto akte quhen të ligjshme vetëm nëse janë të sakta, objektive dhe proporcionale.
Neni 137 Parime të Përgjithshme 137.1. Parimet e këtij Ligji, sidomos parimi i ligjshmërisë, do të zbatohet për aktet reale të organeve të administratës publike në të njëjtën masë si dhe për aktet administrative, nëse natyra e këtyre akteve nuk bie në kundërshtim me këto parime. 137.2. Aktet reale të organeve të administratës publike si: njoftimet publike, paralajmërimet, sinjalet e koduara, etj., do të konsiderohen të ligjshme vetëm nëse ato janë të sakta, objektive dhe proporcionale. - 138 Verify source ↗
Neni 138
AI-assisted research summary: The administrative organ must eliminate the consequences caused by unlawful real acts.
Neni 138 Eliminimi i pasojave të shkaktuara nga aktet reale të paligjshme Organi administrativ është i detyruar të eliminojë pasojat e shkaktuara nga aktet reale të paligjshme. KREU III AKTET ADMINISTRATIVE ME NATYRË DISKRECIALE - 139 Verify source ↗
Neni 139
AI-assisted research summary: Public administration must exercise discretionary power in line with the Constitutional Framework and the spirit of Kosovo’s legislation in force.
Neni 139 Parime të përgjithshme Në rastet kur administrata publike ushtron pushtet diskrecial, ky pushtet ushtrohet në pajtim me Kornizën Kushtetuese dhe frymën e legjislacionit në fuqi në Kosovë. - 140 Verify source ↗
Neni 140
AI-assisted research summary: Interested parties may request judicial or administrative review of any discretionary administrative act.
Neni 140 Rishikimi gjyqësor dhe administrativ i akteve me natyrë diskreciale Mbi bazën e kërkesës së palëve të interesuara, çdo akt administrativ me natyrë diskreciale mund të bëhet objekt i rishikimit gjyqësor ose administrativ. DISPOZITA TË FUNDIT DHE KALIMTARE - 141 Verify source ↗
Neni 141
AI-assisted research summary: Public administration bodies must issue subordinate acts and internal regulations for implementing this law.
Neni 141 Organet e administratës publike duhet të nxjerrin aktet nënligjore dhe rregulloret e brendshme lidhur me zbatimin e dispozitave të këtij Ligji. - 142 Verify source ↗
Neni 142
AI-assisted research summary: This article says this law overrides any conflicting provisions in the applicable law.
Neni 142 Ky Ligj do të zëvendësojë të gjitha dispozitat e Ligjit të aplikueshëm me të cilat është në papajtueshmëri. - 143 Verify source ↗
Neni 143
AI-assisted research summary: This article says the law enters into force after approval by the Assembly and 6 months after its promulgation by the Special Representative of the Secretary-General.
Neni 143 Ky ligj hyn në fuqi pas miratimit nga Kuvendi dhe 6 (gjashtë) muaj pas datës së shpalljes së tij nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm. Ligji Nr. 02/L-28 22 korrik 2005
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 02/L-28 PËR PROCEDURËN ADMINISTRATIVE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in