LIGJI NR. 02/L-33 PËR INVESTIMET E HUAJA
This preamble says the law is intended to encourage and protect foreign investment in Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 02/L-33
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble says the law is intended to encourage and protect foreign investment in Kosovo. This provision states that the law’s main purpose is to encourage foreign investment in Kosovo and to support investors with basic, enforceable protections. This article defines key terms used in the law. Kosova must treat foreign investors fairly and equally, keep their investments protected and secure, avoid unreasonable or discriminatory interference, and public authorities may owe compensation for breaches. Kosova must not treat foreign investors less favorably than others, and foreign investors and their investments must comply with Kosovo law.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 02/L-33 PËR INVESTIMET E HUAJA
Showing 29 of 29
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble says the law is intended to encourage and protect foreign investment in Kosovo.
Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë / PRISHTINË: VITI I / NR.8 / 15 DHJETOR 2006 108 Ligji Nr. 02/L-33 PËR INVESTIMET E HUAJA Kuvendi i Kosovës, Në bazë të Rregullores së Misionit të Përkohshëm të Administratës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) Nr. 2001/9 të 15 Maj 2001 mbi “Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë, Kreu 5.1(ç) dhe 9.1.26 (a); Duke pranuar faktin se zhvillimi i mirëfilltë ekonomik dhe mirëqenia e përgjithshme ekonomike e Kosovës varet nga ekzistimi i një sektori të fuqishëm dhe konkurrues privat, themelimi i të cilit kërkon krijimin e një kornize ligjore të drejtuar nga ekonomia e tregut dhe në favor të bizneseve, Gjithashtu duke pranuar faktin se - duke marrë parasysh zhvillimin e tanishëm ekonomik dhe administrativ në Kosovë - korniza ligjore në fjalë duhet të përfshijë, ndër të tjera, Ligjin për Investimet e Huaja që ndihmon dhe inkurajon investimet e huaja në Kosovë me anë të disa të drejtave themelore dhe të ekzekutueshme për investitorët e huaj dhe që gjithashtu u garanton investitorëve të huaj se investimet e tyre do të mbrohen dhe trajtohen në mënyrë të drejtë dhe në pajtim me sundimin e ligjit dhe standardet e praktikat e pranuara ndërkombëtare; Miraton: LIGJIN PËR INVESTIMET E HUAJA KREU 1
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision states that the law’s main purpose is to encourage foreign investment in Kosovo and to support investors with basic, enforceable protections.
Neni 1 Qëllimi 1.1. Qëllimi kryesor i këtij ligji është nxitja dhe inkurajimi i investimeve të huaja në Kosovë duke iu ofruar investitorëve të huaj të drejta dhe garancione themelore dhe të ekzekutueshme që u japin siguri investitorëve të huaj që ata dhe investimet e tyre do të mbrohen dhe do të trajtohen në mënyrë të drejtë si dhe në pajtim të plotë me parimin e sundimit të ligjit dhe standardet dhe praktikat e pranuara ndërkombëtare. 1.2. Me nxitjen dhe inkurajimin e investimeve të huaja në Kosovë, ky ligj synon që të ndihmojë në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik në Kosovë, veçanërisht zhvillimin e një sektori privat të fuqishëm, konkurrues dhe të angazhuar në degë të ndryshme të ekonomisë. Në këtë kontekst, ky ligj synon: a. të mundësojë integrimin e plotë të Kosovës në ekonominë regjionale, evropiane dhe botërore duke inkurajuar bartjen e kapitalit, teknologjisë moderne, njohurisë (know- how), shërbimeve financiare dhe intelektuale, aftësive menaxhuese dhe informative në Kosovë; Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë / PRISHTINË: VITI I / NR.8 / 15 DHJETOR 2006 109 b. të përmirësojë dhe zgjerojë kapacitetin e Kosovës për të pranuar dhe dërguar mallra, shërbime dhe kapital në tregjet e huaja; dhe c. të ngrisë para shikueshmërinë, stabilitetin dhe transparencën e sistemit ligjor në Kosovë dhe pajtueshmërinë e tij me standardet evropiane dhe ndërkombëtare; - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law.
Neni 2 Përkufizimet 2.1. Në kuadër të këtij ligji, secila nga shprehjet vijuese, ka kuptimin e përcaktuar më poshtë përveç nëse konteksti në të cilin këto shprehje përdoren ia jep nё mёnyrё të qartë një kuptim tjetër: “Investitor i Huaj” do të thotë një person të huaj që bën investim në Kosovë. “Person i Huaj” do të thotë ndonjëra nga gjërat në vijim dhe përfshin si vijon: a. një person fizik I cili nuk është banorë i përhershëm i Kosovës, ose i cili ka shtetësi a status juridik të banimit të përhershëm jashtë Kosovës; b. një organizatë afariste ose ndonjë organizatë tjetër, subjekt apo shoqatë me apo pa subjekt juridik të krijuar në një shtet tjetër jashtë Kosovës; c. një njësi ose agjenci qeveritare ose publike-administrative të krijuar në një shtet tjetër jashtë Kosovës; dhe d. një organizatë, subjekt ose shoqatë tjetër me apo pa subjekt juridik të krijuar jashtë Kosovës më anë të një traktati ose ndonjë marrëveshje tjetër ndërmjet shteteve apo që i nënshtrohen të drejtës ndërkombëtare. “Investim” dhe “Investim në Kosovë” do të thotë çdo aset që (i) i është kontribuar një shoqërie tregtare në Kosovë në këmbim për interesa pronësore në shoqërinë në fjalë; (ii) i është dhënë me qira, huazuar, ose përkohësisht i është dhënë në bazë të kontratës, një shoqërie afariste në Kosovë, për shfrytëzim në aktivitetet e saja të ligjshme; ose (iii) i është kontribuar, dhënë me qira, huazuar ose përkohësisht dhënë sipas një kontrate, ndonjë organizate tjetër të themeluar sipas ligjit të Kosovës, për shfrytëzim të ligjshëm ekonomik në atë shoqëri ose aktivitete të tjera në Kosovë. “Aset” (kapital) do të thotë çdo send me vlerë, qoftë ai i prekshëm ose i pa-prekshëm, dhe që përfshin kryesisht: a. pronën e luajtshme dhe të paluajtshme, duke përfshirë edhe të drejtat në pronën në fjalë si p.sh, hipotekën, barrën pengun, dhënien me qira ose servitutin; b. pronën e pa-prekshme dhe intelektuale, duke përfshirë të drejtat në pronën në fjalë, si dhe proceset teknike dhe njohuritë; c. paratë e gatshme, letrat me vlerë, garancionet, aksionet ose llojet e tjera të interesave pronësore në një shoqëri afariste të Kosovës ose të huaj, bondet, fletë obligacionet, ose instrumentet e tjera të kredisë; dhe Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë / PRISHTINË: VITI I / NR.8 / 15 DHJETOR 2006 110 d. kërkesat ose të drejtën në para, mallra, shërbime dhe përmbushjen e kontratës; e. koncesione ose licenca të dhëna me ligj, akt administrative ose kontratë; dhe f. fitimin e akumuluar me anë të një investimi në Kosovë ose diku tjetër. “Fitim” do të thotë të gjitha shumat ose sendet e fituara me anë të një investimi që përfshin, ndër të tjera, të ardhura, kamata, fitimet kapitale, dividentet dhe rentat. “Shoqëri Tregtare të Kosovës” do të thotë një shoqëri tregtare të themeluar sipas ligjit të zbatueshëm në Kosovë. “Aktivitet afarist” do të thotë të gjitha aktivitetet që përfshijnë ofrimin, sigurimin ose prodhimin e mallrave, shërbimeve, pronës dhe/ose punëve për një kompensim ose ndonjë lloj tjetër kompensimi ose pagese. “Shoqëri e Huaj Investuese” do të thotë çdo shoqëri tregtare të Kosovës ose formë tjetër të shoqërisë të themeluar ligjërisht në Kosovë; nëse (i) së paku njëzet e pesë përqind (25%) të kapitalit të saj është kontribuar drejtpërdrejt ose tërthorazi nga një investitor i huaj; ose (ii) kontrollohet nga një ose më shumë investitorë të huaj në bazë të (a) një kontrate të shkruar, (b) aksioneve ose të drejtave të ngjashme pronësore të cilat lejojnë ushtrimin e paleve shumicë në këtë shoqëri, ose (c) të drejtën për emërimin e shumicës së bordit të Kryeshefi i ekzekutivëve ose ndonjë organi tjetër mbikëqyrës. “Valutat e konvertueshme” do të thotë të gjitha valutat që janë përcaktuara si të tilla nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. “Kosovë” do të thotë Kosova ashtu siç është përkufizuar më Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe i përfshinë të gjitha autoritetet publike në Kosovë. “Autoritet Publik” do të thotë (i) cilido organ ekzekutiv qeveritar, organi publik, ministri, departament, agjenci, ose autoriteti tjetër që ekzekuton pushtet ekzekutiv, legjislativ, rregullativ, administrativ-publik, zbatues ose gjyqësor në territorin e Kosovës, (ii) cilëndo ndërmarrje publike dhe organizatat jo-qeveritare ose ndërmarrjet private në qoftë se këto të fundit kryejnë cilëndo nga funksionet e lartpërmendura në bazë të një bartje të drejtash nga ndonjë autoritet sipas një akti ligjor ose nën-ligjor ose sipas një delegimi të funksioneve nga një autoritet tjetër publik; dhe (iii) cilindo zyrtar, shërbyes civil, punonjës ose agjent të të lartpërmendurave. “Ndërmarrje Publike” do të thotë një autoritet publik ose ndërmarrje në pronësi, nën kontroll ose administrim të një autoriteti publik, pjesërisht ose plotësisht, nëse ndërmarrja ose autoriteti i tillë publik është e angazhuar në ushtrimin e aktiviteteve ekonomike. “QNZKI” nënkupton Qendrën Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Kontesteve të Investimit. “Konventa QNZKI” do të thotë Konventën për zgjidhjen e kontesteve ndërmjet shteteve dhe shtetasve të vendeve të ndryshme. “Rregullat Lehtësuese Shtesë të QNZKI” do të thotë Arbitrimin (lehtësimet shtesë) të Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë / PRISHTINË: VITI I / NR.8 / 15 DHJETOR 2006 111 Qendrës ndërkombëtare për zgjidhjen e Kontesteve të Investimit. “Rregullat e UNCITRAL” nënkupton rregullat e arbitrazhit të Komisionit të Kombeve të bashkuara për legjislacionin ndërkombëtar tregtar. “Rregullat e ONT” nënkupton rregullat e arbitrazhit të Odës Ndërkombëtare Ekonomike. “Konventa e New York-ut” nënkupton Konventën për njohjen dhe zbatimin e vendimeve të jashtme të arbitrazhit. “Gjykata” do të thotë Gjykatën Supreme të Kosovës. “Agjencia” do të thotë Agjencinë e Investimeve të huaja, të themeluar me nenin 19 të këtij ligji. “Bord” do të thotë Bordin Këshillëdhënës për Promovimin e Investimeve, të themeluar me nenin 22 të këtij ligji. “Këshilli” do të thotë Këshillin e Investimeve të huaja të themeluar me nenin 24 të këtij ligji. “Kontestet Investitore” nënkupton çdo kontest ndërmjet një investitori të huaj dhe një autoriteti publik në lidhje me (i) një investim që është bërë në Kosovë nga investitori i huaj, ose (ii) një shoqëri tregtare në Kosovë ose njësi, organizatë ose shoqatë përmes së cilës investitori i huaj dëshiron të bëjë investim të Kosovë. ,,kontest investitor” përfshin po ashtu, ndër të tjera, kontestet që kanë të bëjnë me: a. të gjitha pretendimet për veprim ose mos veprim nga një autoritet publik në kundërshtim me një marrëveshje ndërkombëtare palës e së cilës është Kosova, këtë ligj ose ligje të tjera, si dhe akte normative dhe nën-normative në Kosovë; ose b. të gjitha marrëveshjet në të cilat investitori i huaj dhe autoriteti publik janë palë; ose c. bërja ose përpjekja për të bërë një investim në Kosovë. “Ky ligj” nënkupton këtë ligj dhe të gjitha aktet normative nën-ligjore dhe instrumentet e nxjerra në bazë të autorizimit të këtij ligji e cila është në pajtim me ligjin në fuqi në Kosovë. 2.2. Të gjitha të drejtat, garancionet, privilegjet dhe mbrojtjet që i jepen me këtë ligj “investitorëve të huaj” gjithashtu u jepen dhe mund të kërkohen dhe ushtrohen edhe nga “organizatat e huaja investuese”. 2.3. Në këtë ligj, njëjësi përfshin shumësin dhe shumësi njëjësin, përveç rasteve kur konteksti e kërkon ndryshe. Përemri vetor “ai” nënkupton “ajo” dhe fjala “atij” nënkupton “asaj” dhe “kësaj”, me përjashtim kur nga konteksti kërkohet ndryshe. Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë / PRISHTINË: VITI I / NR.8 / 15 DHJETOR 2006 112 KREU 2 TË DREJTAT, GARANCIONET DHE PRIVILEGJET THEMELORE - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: Kosova must treat foreign investors fairly and equally, keep their investments protected and secure, avoid unreasonable or discriminatory interference, and public authorities may owe compensation for breaches.
Neni 3 Trajtimi i përgjithshëm 3.1. Kosova u ofron trajtim të drejtë dhe të barabartë investitorëve të huaj dhe investimeve të tyre në Kosovë. Kosova gjithashtu u ofron investitorëve të huaj dhe investimeve të tyre mbrojtje dhe siguri të vazhdueshme. Në asnjë rast trajtimi, mbrojtja ose siguria që kërkohet nga ky nen 3.1 nuk duhet të jetë më i disfavorshëm se sa ai që është garantohet sipas ligjit ndërkombëtar ose cilado dispozitë e këtij ligji. 3.2. Kosova nuk do të pengojë me anë të veprimeve ose mosveprimeve të pa-arsyeshme ose diskriminuese, veprimtarinë, menaxhimin, mirëmbajtjen, shfrytëzimin ose largimin e një shoqërie investuese në Kosovë ose ndonjë investimi nga investitorët e huaj në Kosovë. Kosova në veçanti nuk ndërhyn në veprimtaritë e ligjshme, të drejtat dhe interesat e ligjshme të investitorëve të huaj. 3.3. Të gjitha autoritetet publike që dështojnë ose nuk i respektojnë të drejtat dhe garancionet e siguruara nga ky ligj për investitorët e huaj dhe investimet e tyre, janë përgjegjës për të paguar kompensim për dëmet e shkaktuara si pasojë e veprimeve të tyre, sipas nenit 8.4. Asnjë lloj imuniteti ligjor nuk mund të shfrytëzohet si mbrojtje nga paragrafi 3 i këtij neni. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Kosova must not treat foreign investors less favorably than others, and foreign investors and their investments must comply with Kosovo law.
Neni 4 Mos-diskriminimi 4.1. Kosova nuk i trajton investitorët e huaj aspak më disfavorshëm se sa të gjithë investitorët dhe investimeve vendore në Kosovë, duke përfshirë – por pa u kufizuar - edhe trajtimin në lidhje me (i) mbrojtjen dhe sigurinë, (ii) bërjen e investimit, (iii) aktivitetet ekonomike dhe të tjera në të cilat mund të bëhet investimi dhe (iv) blerjen, zgjerimin, menaxhimin ose largimin e investimeve. 4.2. Pa paragjykuar marrëveshjet ndërkombëtare bilaterale, ose marrëveshjet të cilave u nënshtrohet Kosova, është e paligjshme për Kosovën që të diskriminojë në çfarëdo mënyre investitorët e huaj në bazë të shtetësisë, prejardhjes, vendbanimit, vendit të themelimit ose afarizmit ose kontrollit. 4.3. Përveç të drejtave specifike, garancioneve dhe privilegjeve që u mundësohen investitorëve të huaj dhe investimeve të tyre sipas këtij ligji, investitorët e huaj dhe investimet e tyre duhet të jenë në pajtim të plotë me ligjin e zbatueshëm në Kosovë, dhe i bartin të drejtat dhe detyrimet njëlloj si edhe investitorët e brendshëm dhe investimet e tyre. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Kosova must fulfill its obligations to foreign investors promptly, continuously, and in good faith. A foreign investor may claim compensation for losses caused by relying on an unauthorized public act or obligation, unless the investor knew or reasonably should have known it was unauthorized.
Neni 5 Përputhshmëria dhe Detyrimet 5.1. Kosova duhet të përmbushë detyrimet që i ka ndaj investitorëve të huaj në bazë të shpejtë, të vazhdueshme dhe me mirëbesim. Ky nen zbatohet për të gjitha llojet e Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë / PRISHTINË: VITI I / NR.8 / 15 DHJETOR 2006 113 detyrimeve, qofshin ato të krijuara me ligj, marrëveshje, akt administrativ, ose ndryshe. 5.2. Nëse një autoritet publik nxjerr një akt ose ndërmerr një detyrim në lidhje me një investitor të caktuar të huaj, dhe nxjerrja e aktit në fjalë ose ndërmarrja e detyrimit të tillë është jashtë autorizimit të autoritetit publik, atëherë investitori i huaj ka të drejtë në kompensim sipas nenit 8.4 për të gjitha dëmet dhe shpenzimet e shkaktuara si pasojë e besimit të investitorit të huaj në aktin ose detyrimit të tillë. Sidoqoftë, e drejta në kompensim nuk zbatohet nëse investitori ka qenë ne njohuri, ose përmes kujdesit të arsyeshëm, ka mundur të dijë se akti në fjalë ose detyrimi i ndërmarrë nuk ka qenë i autorizuar. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Retroactive laws and other normative acts may not be applied to the detriment of a foreign investor or the investor's investment. A foreign investor may also claim compensation from the Government of Kosovo if certain post-investment legal changes negatively affect the investment.
Neni 6 Stabiliteti i regjimit të investimeve 6.1. Asnjë ligj, rregullore ose akt tjetër normativ nuk ka fuqi retroaktive ose nuk mund të zbatohet në mënyrë retroaktive në dëm të investitorit të huaj ose një investimi të investitorit të huaj. 6.2. Nëse, (i) investitori i huaj ka bërë investim në Kosovë, dhe (ii) brenda periudhës pesë vjeçare, menjëherë pas bërjes së investimit, ndonjë dispozitë e këtij ligji ndryshohet ose revokohet, ose nëse vlera e ndonjë dispozite të këtij ligji ndikohet nga nxjerrja ose ndryshimi i një akti tjetër normativ, dhe (iii) kjo ka ndikim negativ në investitorin e huaj ose investimin e tij, atëherë investitori i huaj ka të drejtë në kompensim nga Qeveria e Kosovës sipas nenit 8.4 për të gjitha dëmet dhe shpenzimet e shkaktuara si pasojë e ndryshimit, revokimit ose nxjerrjes së tillë. Ky privilegj i investitorit të huaj i jepet atij dhe mund të zbatohet menjëherë pas bërjes së investimit në Kosovë. KREU 3 TË DREJTAT, GARANCIONET DHE PRIVILEGJET - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Foreign investors, foreign investment organisations, and foreign persons claiming harm from an act or omission of Kosovo are entitled to due process, prompt review, and a compensation decision by a competent court and/or arbitration body chosen under article 16.
Neni 7 E drejta për proces dhe kompensim të duhur Nëpërmjet kësaj garantohet e drejta për procesin e duhur ligjor për ndonjë investitor të huaj, organizatë të huaj investuese ose person të huaj i cili pohon së është dëmtuar nga ndonjë veprim apo mosveprim I Kosovës, lidhur më sigurimin e shqyrtimit të menjëhershëm të rastit, përfshirë vendimin për ndonjë kompensim që duhet paguar si rezultat i veprimit apo mosveprimit të tillë, I bërë nga ndonjë gjykatë kompetente ose/dhe nga një organ I arbitrazhit I zgjedhur nga investitori I huaj apo nga personi I huaj në pajtim me nenin 16. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Foreign investors may freely transfer qualifying investment-related payments, profits, and income within and outside Kosovo.
Neni 8 Transferet e garantuara 8.1. Investitori i huaj ka të drejtë ta transferojë në mënyrë te lirshme brenda dhe jashtë Kosovës ndonjë ose të gjitha pagesat, fitimet dhe të ardhurat që kanë të bëjnë me investimin në Kosovë ose që rrjedhin nga ai investim ose në lidhje me të. 8.2. Të drejtat e konvertimit dhe bartjes të vendosura me nenin 9.1 dhe 9.2 janë të zbatueshme pa kufizime, kurdo që investitori i huaj konstaton se bartja e tillë është e Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë / PRISHTINË: VITI I / NR.8 / 15 DHJETOR 2006 114 nevojshme: a. për të bërë kontribute në kapitalin e deklaruar ose operues të një organizate të huaj investuese ose investimeve të tjera në Kosovë; b. për të mbrojtur të ardhurat e ri-atdhesuara, fitimet pagesat ose të hyrat e mbledhura në lidhje me organizatën e huaj investuese ose investimeve të tjera në Kosovë; c. për të bërë pagesa sipas cilësdo kontratë; d. të mbrojë vlerën e të ardhurave të ri-atdhesuara nga shitja ose likuidimi i një aseti ose ndonjë pjese të interesit në organizatën e huaj investuese ose investime të tjera në Kosovë; dhe e. të mbrojë vlerën ose të ri-atdhesojë të ardhurat nga kompensimet që rezultojnë nga zgjidhja e kontesteve ose si rezultat i zbatimit të këtij ligji. 8.3. Kosova do të lejojë kryerjen e të gjitha bartjeve pa vonesë dhe në pajtim me procedurat e zakonshme bankare që janë në shfrytëzim në industrinë bankare të UE-së. 8.4. Nëse një Autoritet Publik ndërhyn ose i anulon garantimet e parashtruara në këtë nen 9, autoriteti publik në fjalë nё pajtim me nenin 8.4 do të kompensojë investitorin e huaj për të gjitha dëmet dhe shpenzimet e shkaktuara si rezultat i ndërhyrjes në fjalë. 8.5. Të drejtat e bartjes së të ardhurave që vendosen me këtë nen 9, mund tu nënshtrohet rregulloreve të arsyeshme, nëse rregulloret në fjalë (i) janë në pajtim me praktikat e pranuara në vendet anëtare të UE, dhe (ii) qartësisht dhe drejtpërdrejt të ndërlidhura me kontrollimin e aktiviteteve kriminale, zbatimin e detyrimeve tatimore ose fiskale, dhe/ose të drejtave legjitime të kreditorëve. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: A foreign investor is entitled to compensation for damages and expenses caused by unlawful acts or omissions attributable to Kosovo.
Neni 9 Veprimet ose mos-veprimet jo-ligjore Pa paragjykuar të drejtat e tjera ose kompensimet në të cilat investitori i huaj ka të drejtë, investitori i huaj ka të drejtë që në kompensim sipas nenit 8.4 të këtij ligji për dëmet dhe shpenzimet e shkaktuara si pasojë e veprimeve ose mos-veprimeve që (i) është në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm në Kosovë ose ligjin ndërkombëtar; dhe (ii) u atribuohen Kosovës. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Foreign investors or foreign persons may be entitled to compensation for certain losses in Kosovo, and Kosovo must treat them no less favorably than Articles 3 and 4 require.
Neni 10 Konfliktet e armatosura dhe civile 10.1. Në rast se investitori ose personi i huaj humb një aset ose investim në Kosovë si pasojë e dhunës që shkaktohet nga situata politike ose ekonomike (duke përfshirë luftën, konflikt të armatosur, revolucion, rebelim, dhunë publike, demonstrime, konflikte civile, akte terrorizmi ose të ngjashme), Kosova do të trajtoje investitorin ose personin e huaj – në lidhje me kompensimin – jo mё pak tё favorshme se sa qё kërkohen nga neni 3 dhe 4 i këtij ligji. Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë / PRISHTINË: VITI I / NR.8 / 15 DHJETOR 2006 115 10.2. Investitori i huaj ose personi i huaj ka të drejtë në kompensim sipas nenit 8.4: a. në rast të përvetësimit të asetit të tij nga një autoritet publik, zyrtar publik ose shërbyes civil i një autoriteti publik, ose ndonjë pushtet tjetër të Kosovës që vepron ligjërisht në Kosovë; b. në rast të shkatërrimit ose dëmtimit të asetit të tij me forcë nga ndonjë pushtet në Kosovë ose që vepron ligjërisht në Kosovë, nëse shkatërrimi ose dëmi i tillë nuk ka qenë i nevojshëm sipas situatës; ose c. në rast se Kosova nuk ofron (dështon) mbrojtjen edhe sigurinë sipas detyrimeve të saj me nenin 3 dhe 4. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Public authorities, public officials, and civil servants must continuously respect foreign investors’ rights in Kosovo.
Neni 11 Respektimi i të drejtave Kosova, gjithashtu çdo autoritet publik, zyrtarët publik dhe shërbyesit civil duhen që plotësisht, vazhdimisht dhe në bazë rutinore të respektojnë të drejtat e investitorëve të huaj në lidhje me investimet e tyre në Kosovë, veçanërisht kur të drejtat e tilla kanë të bëjnë me pronën e luajtshme dhe të paluajtshme, pronën intelektuale ose asetet e tjera, të drejtat e kontraktore, dhe të drejtat e krijuara sipas këtij ligji. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: A foreign investor must comply with environmental laws and approved regulations when carrying out activity in Kosovo.
Neni 12 Mbrojtja e ambientit jetësor Investitori i huaj gjatë kryerjes së veprimtarisë së tij në Kosovë duhet të veprojë në pajtim me ligjet dhe rregullativën e aprovuar nga fusha e mbrojtjes së mjedisit jetësor. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: A foreign investor may hire foreign natural persons for specified professional and technical services, and those workers may enter and stay in Kosovo for the contract period, subject to reasonable immigration procedures. Kosovo must help with visas and residence permits when needed.
Neni 13 Personeli i huaj 13.1. Investitori i huaj ka të drejtë që të lidhë kontrata punësimi ose të tjera me persona fizik që janë shtetas të një vendi tjetër ose territori gjeografik jashtë Kosovës me qëllim të angazhimit të personave në fjalë për të ofruar ose ushtruar shërbime profesionale, menaxheriale, administrative, mbikëqyrëse, konsultative ose shërbime të specializuara teknike. 13.2. Pa paragjykuar ndonjë procedurë të arsyeshme që mund të jetë vendosur sipas ligjit të zbatueshëm në Kosovë në lidhje me hyrjen e personave fizik në fjalë, atyre u lejohet të hyjnë dhe qëndrojnë në Kosovë gjatë kohëzgjatjes së kontratës së tyre me investitorin e huaj. Kur është e nevojshme, Kosova duhet të sigurojë dhe lehtësoj marrjen e vizave dhe leje qëndrimin për personat fizik në fjalë. 13.3. Përveç të drejtave specifike, garancioneve dhe privilegjeve që u jepen investitorëve të huaj dhe investimeve të tyre më këtë ligj, të drejta këto që mund të pretendohen - mutatis mutandis - me të drejta dhe autoritet të barabartë nga personat e huaj fizik të angazhuar në kontrata sipas nenit 14.1. Personat fizik në fjalë duhen, gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë, t’u nënshtrohen dhe të jenë në përputhshmëri me të gjitha aspektet e ligjit të zbatueshëm në Kosovë njëlloj sikurse edhe personat fizik vendor. Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë / PRISHTINË: VITI I / NR.8 / 15 DHJETOR 2006 116 - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Foreign investors may liquidate or stop their investment activities, and they have rights to repatriate assets and convert/transfer currencies, subject to relevant agreement terms and article 9.
Neni 14 Likuidimi dhe Investimi 14.1. Investitori i huaj mundet që lirisht të bëjë likuidimin ose ndërprerjen e aktiviteteve të investimit, duke marrë parasysh kushtet e cilësdo marrëveshje që ka të bëjë me likuidimin ose ndërprerjen në fjalë. 14.2. Me likuidimin ose ndërprerjen e aktivitetit të investimit, investitori i huaj ka të drejtë që lirisht të ri-atdhesojë të gjitha asetet fizike dhe jo-monetare të fituara nga investimi. 14.3. Me likuidimin ose ndërprerjen e aktivitetit të investimit, investitorët e huaj kanë të drejtë të konvertojnë dhe transferojnë të gjitha valutat sipas nenit 9. KREU 4 ZGJIDHJA E KONTESTEVE TË INVESTIMIT - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Investitori i huaj mund të kërkojë zgjidhjen e një kontesti investimi sipas marrëveshjes me shkrim, ose përmes arbitrazhit me rregullat procedurale të zgjedhura prej tij.
Neni 15 Mekanizmat për zgjidhjen e kontesteve të Investimit 15.1. Investitori i huaj mund të kërkojë që një kontest i investimit të zgjidhet sipas ndonjë kushti ose procedurë që është pajtuar me shkrim ndërmjet investuesit të huaj dhe Kosovës. 15.2. Në mungesë të marrëveshjes në fjalë, investitori i huaj mund të kërkojë që kontesti të zgjidhet përmes arbitrazhit, në pajtim me rregullat procedurale të zgjedhura nga investitori i huaj. Investitori i huaj mund të zgjedhë cilat do nga rregullat procedurale në vijim për zgjidhjen e kontestit: a. Konventën e QNZKI-së, nëse investitori i huaj është shtetas i një vendi të huaj, dhe vendi i tij dhe Kosova janë palë në konventën në fjalë në kohën e dorëzimit të kërkesës për arbitrazh; b. Rregullat Lehtësuese Shtesë të QNZKI-së, nëse kushtet juridike “ratione personae” të nenit 25 të Konventës së QNZKI-së janë përmbushur në kohën e dorëzimit të kërkesës për arbitrazh; c. Rregullat e UNCITRAL-it, në raste të këtilla autoriteti emërues i përmendur në to është Sekretari i Përgjithshëm i QNZKI-së; ose d. Rregullat e ONT-së. 15.3. Pëlqimi i Kosovës për dorëzimin e një Kontesti të Investimit për arbitrazh sipas nenit 16 këtu e tutje, jepet me këtë ligj. Pëlqimi i investitorit të huaj mund të jepet në çdo kohë, qoftë me dorëzimin e një kërkesë për arbitrazh ose duke i paraqitur Agjencisë një kërkesë me shkrim në të cilën jepet pëlqimi. 15.4. Pëlqimet e përmendura më lartë i përmbushin kushtet e parapara në Kreun II të Konventës së QNZKI-së, Rregullat Lehtësuese Shtesë të QNZKI-së, Rregullat e UNCITRAL-it, Rregullat e ONT-së, si dhe Konventën e New York-ut në lidhje me formën e pëlqimit. Në Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë / PRISHTINË: VITI I / NR.8 / 15 DHJETOR 2006 117 veçanti, nëse vendimi i arbitrazhit bëhet nga një organ ndërkombëtar ose i huaj i arbitrazhit sipas procedurave të autorizuara më këtë nen 16, vendimi në fjalë është i zbatueshëm në pajtim me Konventën e New York-ut, pavarësisht nëse konventa në fjalë është e detyrueshme për Kosovën apo jo. 15.5. Te drejtat e vendosura me nenet 16.1 - 16.4 nuk konsiderohen si të pavlefshme nëse investitori i huaj me parë kishte shfrytëzuar ndonjë procedurë sipas ndonjë ligji tjetër të zbatueshëm në Kosovë. 15.6. Përveç nëse investitori i huaj dhe Kosova pajtohen ndryshe me shkrim, të gjitha arbitrazhet sipas këtij ligji duhet të mbahen në një vend anëtar të UE-së që gjithashtu është palë në Konventën e New York-ut. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Në një kontest investimi, tribunali i arbitrazhit ose gjykata duhet të vendosë sipas rregullave dhe ligjeve që palët i kanë zgjedhur me shkrim; në mungesë të marrëveshjes, duhet të zbatojë ligjin e zbatueshëm në Kosovë dhe rregullat e tjera të ligjit ndërkombëtar publik të zbatueshme.
Neni 16 Ligji i zbatueshëm Tribunali i arbitrazhit ose gjykata që shqyrton një kontest të investimit duhet të vendosë çështjet kontestuese, në pajtim me rregullat dhe ligjet që janë zgjedhur nga të dyja palët me shkrim. Në mungesë të marrëveshjes në fjalë, gjykata ose tribunali i arbitrazhit duhet të zbatojë ligjin e zbatueshëm në Kosovë - duke i përjashtuar rregullat e zbatueshme për kundërshtimin - dhe rregullat e tjera të ligjit ndërkombëtar publik që janë të zbatueshme për çështjet kontestuese. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Arbitration awards on investment disputes covered by this law are final and binding on the dispute parties, including Kosovo.
Neni 17 Natyra finale dhe e detyrueshme e vendimeve të Arbitrazhit Të gjitha vendimet e arbitrazhit të marra në lidhje me kontestet e investimeve që mbulohen nga ky ligj, konsiderohet si finale dhe obligative për palët në kontest, duke përfshirë Kosovën. Vendimi në fjalë është i zbatueshëm në Kosovë në të njëjtën mënyrë si edhe vendimet e gjykatës më të lartë në Kosovë. Asnjë lloj i imunitetit nuk mund të shfrytëzohet si mbrojtje ndaj zbatimit të vendimit në fjalë. KREU 5 INSTITUCIONET PËR INVESTIMET E HUAJA - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The Investment Promotion Agency is established as an executive agency within the Ministry of Trade and Industry.
Neni 18 Agjencia për Promovimin e Investimeve Agjencia për Promovimin e Investimeve (“Agjencia”) themelohet si Agjenci Ekzekutive në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Agjencia ka funksione dhe autorizime për t’u ndihmuar investitorëve të huaj, të këshillojë autoritetet publike, të promovojë investimet dhe eksportet, dhe të propozojë politika; autoritetet publike në Kosovë duhet të bashkëpunojnë me të.
Neni 19 Funksionet 19.1. Agjencia ka përgjegjësinë dhe autorizimin që: a. t’u ndihmojë investitorëve të huaj, me kërkesën e tyre, që të sigurojnë se autoritetet e tjera publike i respektojë dhe i vëzhgojnë të drejtat, garancionet dhe privilegjet që u janë siguruar investitorëve të huaj me këtë ligj, dhe përndryshe merren me çështje që Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë / PRISHTINË: VITI I / NR.8 / 15 DHJETOR 2006 118 kanë të bëjnë me themelimin, zbatimin, veprimtarinë dhe likuidimin e investimeve në Kosovë në mënyrë të vazhdueshme dhe lehtësuese. b. u ofron këshilla autoriteteve publike në lidhje me detyrimet e tyre dhe çështjet e tjera që kanë të bëjnë me investimet e huaja; c. në emër të Kosovës, pranon pëlqimet e investitorëve të huaj në lidhje me zgjidhjen e kontesteve përmes arbitrazhit sipas nenit 16 të këtij ligji; dhe d. të përpilojë politikat e nevojshme për promovimin e zhvillimit të një klime të favorshme për investime në Kosovë, dhe propozimin e politikave në fjalë Qeverisë; e. të ndërmarrë aktivitete që e ngrisin imazhin e Kosovës si një vend tërheqës për investime, përmes,:organizimit të fushatave të ndryshme reklamuese, organizimin e panaireve, forumeve të investuesve si dhe sigurimin e informatave dhe kontaktimin e mediave; f. të mbështesë iniciativat për përmirësimin e klimës investuese përmes, ndër tjerë vlerësimin e tregut, hulumtime, dhe pjesëmarrjen në grupe punuese qeveritare dhe jo- qeveritare; g. të sigurojë të dhëna dhe të këshillojë investitorët me qëllim të lehtësimit të marrjes së vendimeve investuese, vendosjen e bizneseve ne Kosovë dhe lidhjen e kontratave afariste; h. të ndërmarrë aktivitete për promovimin e eksporteve të Kosovës përmes, ndër tjerash, hulumtimit dhe identifikimit të mundësive të eksportimit, prezantimin e mallrave vendore jashtë vendit, ofrimin e ndihmës teknike për shoqëritë tregtare eksportuese si dhe të mbledhë, përpunojë dhe shpërndajë të dhëna mbi eksportin brenda dhe jashtë Kosovës; dhe i. të ushtrojë detyra të tjera që i janë dhënë sipas këtij ligji ose sipas akteve të tjera primare normative në Kosovë. 19.2. Të gjitha autoritetet publike në Kosovë duhet të bashkëpunojnë me Agjencinë për avancimin e synimeve të saj dhe synimeve të këtij ligji. 19.3. Agjencia duhet që në çdo kohë të jetë e kujdesshme që rekomandimet e saj të jenë në pajtim me marrëveshjet ndërkombëtare ose rregullat të cilave Kosova u nënshtrohet ose me të cilat po përpiqet që ta harmonizojë legjislacionin e saj. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The Agency is led by a Chief Executive who reports to the Government of Kosovo and serves a three-year term.
Neni 20 Kryeshefi Ekzekutiv 20.1. Agjencia udhëhiqet nga Kryeshefi Ekzekutiv i cili i raporton dhe i përgjigjet Qeverisë së Kosovës. 20.2. Kryeshefi Ekzekutiv nominohet nga Ministri i Tregtisë dhe Industrisë dhe emërohet nga Qeveria. Kryeshefi Ekzekutiv shërben për një mandat tre (3) vjeçar. Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë / PRISHTINË: VITI I / NR.8 / 15 DHJETOR 2006 119 - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: The advisory board may give advice and recommendations to the Agency, and the Chief Executive must review them and only refuse or change them for a reason and with a written explanation to the Board.
Neni 21 Bordi Këshillëdhënës për promovimin e Investimeve 21.1. Bordi Këshillëdhënës për promovimin e Investimeve (“Bordi”) themelohet si organ këshillëdhënës i Agjencisë. 21.2. Bordi, me kërkesën e Kryeshefit Ekzekutiv ose me iniciativën e vet, mund t’i ofrojë këshilla dhe rekomandime Agjencisë në lidhje me çështjet që kanë të bëjnë me të gjitha aktivitetet dhe funksionet e Agjencisë. 21.3. Kryeshefi Ekzekutiv i shqyrton të gjitha rekomandimet e bordit dhe mund të refuzojë miratimin e tyre ose t’i ndryshojë ato vetëm e me bazë të arsyeshme dhe pas dërgimit në Bord të një shpjegimi me shkrim mbi arsyet e refuzimit. Gjatë shqyrtimit të mundësisë së miratimit të rekomandimeve tё Bordit, Kryeshefi Ekzekutiv është i obliguar që të sigurojë se zbatimi i rekomandimeve në fjalë nuk do të rezultojë në shkeljen e ndonjë ligji ose marrëveshje ndërkombëtare ose rregullave me të cilat Kosova po përpiqet që ta harmonizojë legjislacionin e saj. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: The board is made up of specified ministers, the chamber chair, and appointed private-investor representatives; board members get no compensation, the minister must schedule at least two meetings per year, and members must avoid and disclose conflicts of interest.
Neni 22 Organizimi i Bordit Këshillëdhënës për Promovimin e Investimeve 22.1. Bordit përbëhet nga: a. Ministri i Tregtisë dhe Industrisë; b. Ministri i Ekonomisë dhe Financave; c. Kryetari i Odës Ekonomike; dhe d. Dy (2) përfaqësues kryesor nga investitorët privat vendor që nuk kanë ndonjë pozitë në autoritetet publike ose Odën Ekonomike të Kosovës, që emërohen nga Qeveria; dhe e. Dy (2) përfaqësues kryesor nga investitorët privat të huaj, nuk kanë ndonjë pozitë në autoritetet publike ose Odën Ekonomike të Kosovës, që emërohen nga Qeveria. 22.2. Anëtarët e Bordit nuk marrin kurrfarë kompensimi për ushtrimin e detyrës së tyre në Bord. 22.3. Bordi kryesohet nga Ministri i Tregtisë dhe Industrisë. Ministri duhet të caktojë së paku dy mbledhje në vit dhe mundet që në çdo Kohë të caktojë mbledhje shtesë me kërkesën e së paku dy (2) anëtarëve të bordit. Procedurat e Bordit parashtrohen në Rregulloren e punës që nuk hyn në fuqi përderisa të jetë miratuar me shumicë votash nga të gjithë anëtarët e Bordit. 22.4. Anëtaret e Bordit nuk mund të marrin pjesë ose të jenë fizikisht të pranishëm në cilëndo mbledhje të Bordit në të cilat diskutohet për një çështje të të cilën ai/ajo ose ndonjë anëtar i familjes së ngushtë ose ortak afarist i tij/saj ka ndonjë interes personal ose financiar. Anëtarët e Bordit duhet që plotësisht dhe menjëherë të zbulojnë konfliktin e interesave me shkrim para anëtarëve të tjerë të Bordit dhe Agjencisë. Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë / PRISHTINË: VITI I / NR.8 / 15 DHJETOR 2006 120 22.5. Shërbimet e sekretariatit të Bordit duhet t’i ofrohen Bordit nga personeli i Agjencisë i caktuar për këtë qëllim nga Kryeshefi Ekzekutiv. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: The Prime Minister’s Office must establish a Foreign Investors Council, and the council must meet every three months and advise public authorities.
Neni 23 Këshilli i Investitorëve të Huaj 23.1. Zyra e Kryeministrit duhet të themelojë Këshillin e Investitorëve të Huaj (“Këshilli”). Këshilli është organ i pavarur vullnetar këshillëdhënës i Zyrës së Kryeministrit. Asnjë kompensim nuk i paguhet asnjë personi për pjesëmarrje në këshill. 23.2. Forumi kryesohet nga Kryeministri I Kosovës. Anëtarët e tjerë të këshillit janë shtatë 7 persona të huaj fizik (i) që kanë bërë investime në Kosovë ose (ii) që përfaqësojë ndonjë shoqatë substanciale të huaj investuese që vepron në Kosovë. Këta persona duhet të zgjidhen nga Kryeministri me qëllim të përfaqësimit të balancuar të investimeve në Kosovë. Gjatë zgjedhjes së personave në fjalë, Zyra e Kryeministrit duhet të sigurojë që Këshilli të përbëhet nga një lloj-llojshmëri e investitorëve duke marrë parasysh prejardhjen e tyre, lëminë e investimit dhe madhësinë e investimeve. 23.3. Këshilli takohet një herë në tre muaj dhe ka për detyrë që t’u ofrojë këshilla autoriteteve publike mbi mënyrat dhe mjetet për fuqizimin e këtij ligji, përmirësimin e klimës investuese dhe promovimin e investimeve të huaja. Forumi në veçanti: a. duhet të identifikojë pengesat kryesore në ardhjen dhe ushtrimin e investimeve; b. duhet të iniciojë dhe përpilojë propozime në lidhje me tejkalimin e këtyre pengesave; c. duhet të sigurojë komente në iniciativa legjislative dhe politika që ndikojnë në investitorët e huaj dhe investimet e huaja; d. duhet të ofrojë këshilla strategjike në lidhje me politikat e investimeve të huaja; dhe e. duhet të mbështesë përpjekjet e Kosovës për përmirësimin e qasjes në tregjet ndërkombëtare. 23.4. Çështjet, propozimet dhe rekomandimet e identifikuara nga Këshilli duhet të regjistrohen me shkrim dhe t’u shpërndahen Bordit, Agjencisë dhe Komisionit të Kuvendit për Ekonomi, Tregti, Industri, Energji, Transport dhe Telekomunikacion. KREU 6 DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: This article says the law repeals any existing legal provision that conflicts with it.
Neni 24 Ligji në fuqi Ky ligj e shfuqizon çdo dispozitë të ligjit në fuqi e cila është në kundërshtim më të. Gazeta Zyrtare e Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes në Kosovë / PRISHTINË: VITI I / NR.8 / 15 DHJETOR 2006 121 - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: If this law conflicts with the constitutional framework or a binding international agreement, those prevail. If it conflicts with another applicable normative act in Kosovo, this law prevails unless that other act has equal or higher legislative status and contains an express clause to avoid this law. Article 26 must not be read or applied to block or cancel the compensation right in Article 6.
Neni 25 Konfliktet me aktet e tjera normative 25.1. Në rast të konfliktit ndërmjet dispozitave të këtij ligji me dispozitat e Kornizës Kushtetuese ose ndonjë marrëveshje ndërkombëtare të cilët Kosova është e detyruar ta respektojë, Korniza Kushtetuese ose marrëveshja në fjalë mbizotëron. 25.2. Në rast të konfliktit ndërmjet dispozitave të këtij ligji me dispozitat e ndonjë akti tjetër normativ të zbatueshëm në Kosovë, dispozitat e këtij ligji mbizotërojnë. Sidoqoftë, dispozitat e aktit tjetër normativ mbizotërojnë nëse (i) akti tjetër normativ në fjalë ka status legjislativ të njëjtë ose më të madh se ky ligj, dhe (ii) akti normativ në fjalë përmban një dispozitë të qartë në të cilën thuhet se duhet të evitohen dispozitat e këtij ligji ose ndonjë dispozitë analoge në Rregulloren e UNMIK-ut Nr. 2001/3. 25.3. Asgjë në nenin 26 nuk mund të interpretohet ose zbatohet në mënyrë që të pengohet ose anulohet e drejta për kompensim sipas nenit 6 të këtij ligji. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Qeveria must draft and approve all subordinate acts needed to explain and implement this law, and those acts must not change, cancel, or limit the rights and protections given to foreign investors.
Neni 26 Aktet nën-normative 26.1. Qeveria është e autorizuar dhe ka përgjegjësinë që të hartojë dhe miratojë të gjitha aktet nën-normative të nevojshme për shpjegimin, veprimin dhe zbatimin e këtij ligji, Agjencisë, Bordit dhe Këshillit. Të gjitha aktet nën-normative duhet të jenë në pajtim me synimet dhe përmbajtjen e këtij ligji dhe që asnjëri nga aktet në fjalë të mos ndryshojnë, anulojnë ose kufizojnë të drejtat, garancionet, privilegjet dhe mbrojtjen që u ofrohen investitorëve të huaj me këtë ligj. 26.2. Të gjitha projekt-aktet nën-normative në fjalë duhet t’i dorëzohen Agjencisë, Bordit dhe Këshillit për shqyrtim me komentim, gjatë hartimit të tyre. Qeveria duhet të pranojë dhe të shqyrtojë të gjitha komentet para ndërmarrjes së masave për hartimin e akteve nën- normative. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Ky nen thotë se ligji zbatohet njësoj për investitorët që kanë investuar në Kosovë para hyrjes në fuqi të ligjit.
Neni 27 Zbatimi ndaj investimeve të mëhershme Ky ligj, dhe të drejtat, garancionet, privilegjet dhe mbrojtja e vendosur më këtë ligj zbatohet njëlloj për investitorët që kanë investuar në Kosovë edhe para hyrjes në fuqi të këtij ligji; më kusht që, periudha pesë vjeçare e paraparë në nenin 6.2 konsiderohet se ka filluar në datën e bërjes së investimit. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: This law enters into force after approval by the Assembly of Kosovo and promulgation by the Special Representative of the Secretary-General.
Neni 28 Hyrja ne fuqi Ky ligj hyn në fuqi pas miratimit nga ana e Kuvendit të Kosovës dhe shpalljes nga Pёrfaqёsuesi Special i Sekretarit tё Pёrgjithshёm. UNMIK/REG/2006/28 28.04.2006
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 02/L-33 PËR INVESTIMET E HUAJA
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in