LIGJI NR. 02/L-34 PËR METROLOGJI
This preamble states that the law on metrology is being adopted to regulate the metrology system in Kosovo in harmony with European Community standards.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 02/L-34
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble states that the law on metrology is being adopted to regulate the metrology system in Kosovo in harmony with European Community standards. This article says the law regulates Kosovo’s metrology system and sets out its main purposes, including accurate measurements, standards, verification of measuring instruments, requirements for pre-packaging, metrology infrastructure, and metrological supervision. This article defines key metrology terms used in the law. If Article 2 and the implementing provisions do not define a term, the international metrology vocabulary must be used. Measurement results made at the request of Kosovo bodies, or for their needs, may be published if they are based on health, general safety, environment, or economy and comply with the relevant provisions.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 02/L-34 PËR METROLOGJI
Showing 84 of 84
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble states that the law on metrology is being adopted to regulate the metrology system in Kosovo in harmony with European Community standards.
GAZETA ZYRTARE E INSTITUCIONEVE TË PËRKOHSHME TË VETËQEVERISJES NË KOSOVË / PRISHTINË :VITI I / NR. 5 / 01 TETOR 2006 Ligji Nr. 02/L-34 PËR METROLOGJI Kuvendi i Kosovës, Në bazë të Kreut 5.1.(ç), dhe 9.1.1 26 (a) tё Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisjen e Përkohshme në Kosovë (Rregullorja e UNMIK-ut nr. 2001/9 të datës 15 Maj 2001), me qëllim të rregullimit të sistemit të metrologjisë në Kosovë në harmoni me standardet e Bashkësisë Evropiane, Miraton: LIGJIN PËR METROLOGJI KREU I. DISPOZITAT E PËRGJITHSHME Fusha dhe qëllimi
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law regulates Kosovo’s metrology system and sets out its main purposes, including accurate measurements, standards, verification of measuring instruments, requirements for pre-packaging, metrology infrastructure, and metrological supervision.
Neni 1 1.1. Me këtë ligj rregullohet sistemi i metrologjisë në Kosovë, i cili përfshinë metrologjinë shkencore, industriale dhe ligjore. 1.2. Ky Ligj ka për qëllim të sigurojë: i. matje të saktë në përputhje me matjet ndërkombëtare; ii. realizimin, ruajtjen dhe përdorimin e etalonëve , materialeve referente; iii. përdorimin, verifikimin dhe kontrollimin metrologjik të mjeteve matëse; iv. kërkesat metrologjike për para-paketimet; v. zhvillimin e infrastrukturës metrologjike si dhe vi. mbikëqyrjen metrologjike. 1.3. Ligji vendos arritjen e besueshmërisë të rezultateve të matjes të aplikuara për mbrojtjen e jetës, shëndetit të popullatës, kafshëve, mbrojtjen e mjedisit, konsumatorëve, sigurinë e përgjithshme si dhe mbrojtjen e resurseve natyrore. DEFINICIONI DHE KUPTIMI I TERMAVE - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines key metrology terms used in the law.
Neni 2 Termat e mëposhtme në këtë ligj kanë këto kuptime: “Metrologji”- kuptohet shkenca e matjeve. “Ministri “- do të thotë Ministri i Ministrisë të Tregtisë dhe Industrisë. “Departamenti i Metrologjisë së Kosovës - (DMK)”- nënkupton Departamentin në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. “Metrologjia shkencore”- është pjesë e metrologjisë e cila merret me organizimin dhe zhvillimin e etalonëve të matjeve dhe mirëmbajtën e tyre. “Metrologjia industriale”- është pjesë e metrologjisë me të cilën vendoset gjurmueshmëria e rezultateve të matjes. “Metrologjia ligjore”- përfshinë pjesën e metrologjisë e cila rregullohet me ligj dhe aktet tjera nënligjore, më qëllim të vendosjes së saktësisë dhe besueshmërisë në rezultatet e matjes në fushat ku aplikohen mjetet matëse ligjore. “Matje”- kuptohet seria e veprimeve për përcaktimin e vlerës së një madhësie. “Njësi matjeje” - kuptohet madhësia e caktuar, e pranuar me marrëveshje, për të shprehur në mënyrë sasiore madhësi të tjera të së njëjtës natyrë. “Mjete matëse” - kuptohen masat matëse, instrumentet matëse, materialet referente apo sistemet matëse. “Furnizues” - nënkupton: i. prodhuesi i produktit kur ai është i regjistruar në Kosovë dhe çdo person tjetër që paraqitet si prodhues i cili vendos në produkt emrin, shenjën mbrojtëse të tij apo ndonjë shenjë tjetër dalluese, ose përpunon me themel produktin, ii. përfaqësuesi i prodhuesit kur prodhuesi nuk është i regjistruar në Kosovë ose kur nuk ka përfaqësues të regjistruar në Kosovë, importuesi i produktit, iii. personat tjerë në hallkën e furnizimit, në masën në të cilën veprimtaritë e tyre mund të ndikojë në karakteristikat e sigurisë së produktit. “Etalon” - kuptohet masë matjeje, mjet matës, sistem matës, i përcaktuar që të realizojë, të ruajë ose të riprodhojë një njësi ose një e më shumë vlera të një madhësie, për t’ua transmetuar ato, me anë krahasimi, mjeteve të tjera matëse. “Material referent” - kuptohet një material ose substancë që zotëron një ose më tepër cilësi shumë të stabilizuara që mund të përdorën për kalibrim të një aparati matës ,vlerësimin e një metode matjeje ose të një vlere të përcaktuar të materialeve. “Autorizim” - kuptohet dhënia e të drejtës, për të kryer verifikimin dhe kalibrimin e mjetit matës në fushën e detyrueshme, subjekteve, publike ose private, vendase ose të huaja që kryejnë veprimtari në Kosovë. “Kalibrim”- kuptohet seria e veprimeve të kryera në kushte të caktuara, të cilat përcaktojnë marrëdhëniet ndërmjet vlerës së treguar nga mjeti matës dhe vlerës korresponduese të realizuar nga etaloni i matjes. “Certifikim” - kuptohet veprimtaria nëpërmjet së cilës pala e tretë dhe e pavarur, dëshmon zyrtarisht që produkti, procesi ose shërbimi është në përputhje me kërkesat e përcaktuara në aktet nënligjore të këtij ligji. “Testim ”- kuptohet shqyrtimi i mjeteve matëse dhe përcaktimi i konformitetit të tyre me kërkesat specifike, ose mbi bazën e një vlerësimi profesional, me kërkesa të përgjithshme. “Shenja e konformitetit”- është shenja dalluese, e cila vendoset mbi një produkt ose ambalazhin e tij, për të dëshmuar se produkti i plotëson kriteret e vendosura sipas specifikimeve teknike. “Ruajtja e etalonit të majtës “- kuptohen të gjitha veprimet e nevojshme për të ruajtur karakteristikat metrologjike të etalonit të majtës, brenda kufijve të caktuar. “Gjurmueshmëria “ - kuptohet cilësia e një rezultati matje, i cili është i rrjedhur nga një etalon i caktuar, kryesisht etalonë ndërkombëtare apo kombëtare, nëpërmjet zinxhirit të pa shkëputur të krahasimeve. “Verifikimi”- kuptohet konfirmimi nëpërmjet ekzaminimit dhe evidentimit të kërkesave specifike, tekniko-metrologjike. “Vlerësim i konformitetit”- kuptohet çdo veprimtari e drejtpërdrejtë ose e tërthortë, që përcakton plotësimin e tërësisë së kërkesave teknike, që janë vendosur në dokumentacionin përkatës. “Para-paketimi”- paraqet produktin në ambalazh i dedikuar për treg, i cili është mbyllur pa prezencën e konsumatorit ashtu që përmbajtja e shënuar dhe sasia nuk mund të ndryshojnë pa hapje dhe modifikim të dukshëm. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: If Article 2 and the implementing provisions do not define a term, the international metrology vocabulary must be used.
Neni 3 Nëse shprehjet dhe përkufizimet nuk janë të përcaktuara në nenin 2 të këtij ligji dhe dispozita për implementimin e tij, atëherë duhet të përdoren termat nga fjalori ndërkombëtar i terminogjisë bazike dhe të përgjithshme të metrologjisë (International vocabulary of basic and general terms in metrology). PUBLIKIMET E REZULTATEVE TË MATJEVE - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Measurement results made at the request of Kosovo bodies, or for their needs, may be published if they are based on health, general safety, environment, or economy and comply with the relevant provisions.
Neni 4 Rezultatet e matjeve të cilat janë kryer me kërkesë të organeve të Kosovës ose për nevoja të tyre, e të cilat bazohen në shëndet, siguri të përgjithshme, mjedis dhe ekonomi, janë të lejuara për publikim në pajtim me dispozitat. KREU II. ORGANET NË FUSHËN E METROLOGJISË LIGJORE ORGANET TË CILËT KRYEJNË PUNËT NË METROLOGJINË LIGJORE - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Legal metrology tasks under this law are carried out by DMK, IMLK, authorized legal persons, and authorized services for preparing measuring instruments for verification.
Neni 5 Punët e metrologjisë ligjore në bazë të dispozitave të këtij ligji i kryejnë: 1. Departamenti i Metrologjisë së Kosovës - DMK, 2. Instituti i Metrologjisë Legale të Kosovës - IMLK, 3. Personat juridik të autorizuar dhe 4. Serviset e autorizuara për përgatitjen e mjeteve matëse për verifikim.. DEPARTAMENTI I METROLOGJISË I KOSOVËS - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: DMK leads Kosovo’s metrology system, IMLK handles internal and professional metrology work, and DMK may authorize and supervise related actors and activities.
Neni 6 6.1. DMK është Institucion në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe është përgjegjës për vendosjen dhe udhëheqjen e sistemit të Metrologjisë në Kosovë, përfshi edhe fushën e metaleve të çmueshme. 6.2. IMLK ёshtё me seli ne Prizren. 6.3. DMK sipas nevojës do tё formoj edhe njësi – degë tjera të IMLK-së. 6.4. Me IMLK udhëheq Drejtori që emërohet me konkurs. 6.5. Me njësitë e IMLK -së udhëheqin shefat e njësive. 6.6. IMLK përgatit Udhëzime administrative për rregullimin dhe funksionimin e brendshëm të IMLK -së të cilat i nënshkruan Ministri. 6.7. IMLK kryen punët administrative, profesionale dhe organizative në fushën e metrologjisë, në kuptimin e dispozitave të këtij ligji. 6.8. DMK kryen edhe punët tjera si: i. propozon dhe përgatitë draft ligje nga fusha e metrologjisë, ii. propozon dhe përgatitë aktet nënligjore për implementimin e këtij ligji, iii. shpall etalonët e Kosovës, kryen punë administrative dhe profesionale në lidhje me etalonët, koordinon punët e laboratorëve kombëtarë të kalibrimit, iv. autorizon personat juridik për zbatimin e procedurave të vërtetimit të konformitetit të mjeteve matëse, para-paketimeve dhe shisheve si enë matëse për produktet e para-paketuara (në vazhdim të tekstit shishet si enë matëse) me dispozitat, për kryerjen e verifikimit të mjeteve matëse ligjore, për kryerjen e matjeve zyrtare si dhe përgatitjen e mjeteve matëse për verifikim, v. kryen procedurat e njohës së certifikatave dhe shenjave të konformitetit për mjetet matëse, para-paketimeve dhe shisheve si enë matëse, me dispozita të lëshuara jashtë vendit, vi. kryen kalibrimin e etalonëve dhe mjeteve matëse për nevojat e metrologjisë ligjore, shqyrtimin e konformitetit të mjeteve matëse dhe para paketimeve sipas dispozitave, shqyrtimin e tipit të mjeteve matëse, verifikimin e mjeteve matëse ligjore si dhe kryen matje zyrtare dhe ekspertiza, vii. mbikëqyrë ligjshmërinë e punës të personave juridik dhe fizik të autorizuar, furnizuesve të mjeteve matëse ligjore dhe para paketimeve, serviseve të autorizuar si dhe shfrytëzuesve të mjeteve matëse ligjore, viii. përcjell dhe mbikëqyrë gjendjen e veprimtarive metrologjike dhe ndërmerr masa për cilësinë e punëve të kryera, ix. mbikëqyrë punën e metrologëve të autorizuar për punët e kryera në veprimtaritë metrologjike, x. kujdeset për aftësimin profesional të metrologëve dhe inspektorëve të metrologjisë, xi përshtatë dhe jep udhëzimet për punën e inspektorëve të metrologjisë për zbatimin e dispozitave të caktuara dhe masave, xii. ofron ndihmë qytetarëve, metrologëve të autorizuar dhe personave juridik në zbatimin e dispozitave dhe masave nga fusha e metrologjisë, xiii.përfaqëson Kosovën në organizatat ndërkombëtare të metrologjisë, garanton zbatimin e detyrave të cilat dalin nga anëtarësimi në këto organizata, koordinon pjesëmarrjen e trupave tjerë, personave fizik dhe juridik në zbatimin e atyre detyrave si dhe detyrat në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare në fushën e metrologjisë, të cilat e obligojnë Kosovën, xiv. bën publikimet në gazetën zyrtare, xv. mban evidencë të rregullt, xvi. kryen edhe detyra tjera administrative dhe profesionale. 6.9. Me DMK udhëheq Drejtori i tij. PERSONAT JURIDIK TË AUTORIZUAR - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Legal persons that meet the stated conditions may carry out specified metrology tasks and, when doing so, exercise public authority.
Neni 7 7.1. Personat juridik të cilët i plotësojnë kushtet e përcaktuara, kryejnë këto punë: i. shqyrtojnë konformitetn e mjeteve matëse me dispozita, ii. vërtetojnë mjetet matëse ligjore, iii. shqyrtojnë konformitetin e para paketimeve dhe shisheve si enë matëse sipas dispozitave, iv. mbajnë evidencën për mjetet matëse ligjore të vërtetuara, v. kryejnë matje zyrtare, 7.2. Personat juridik kur i kryejnë detyrat e metrologjisë ligjore ushtrojnë autoritetin publik. SERVISET E AUTORIZUARA PËR PËRGATITJEN E MJETEVE MATËSE PËR VERIFIKIM. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: IMLK may authorize a legal or natural person as an authorized service, and may withdraw that authorization if the requirements are no longer met or the law is not followed.
Neni 8 8.1. Servisi i autorizuar është person juridik apo fizik i cili kontrollon, rregullon dhe shqyrton mjetet matëse ligjore dhe sistemet matëse (në vazhdim të tekstit mjetet matëse) me qëllim të përgatitjes për verifikim. 8.2. IMLK autorizon personin juridik apo fizik për kontrollimin dhe përgatitjen e llojeve të caktuara të mjeteve matëse ligjore për verifikim nëse i plotësojnë kërkesat teknike dhe metrologjike të përcaktuara. 8.3. IMLK shfuqizon autorizimin e dhënë servisit nëse i njëjti në vazhdim nuk i plotëson kërkesat teknike dhe metrologjike të përcaktuara, nuk i zbaton dispozitat e këtij ligji si dhe aktet nënligjore të nxjerra për implementimin e tij. 8.4. IMLK mban regjistrin dhe bënë mbikëqyrjen teknike të serviseve të autorizuar. 8.5. Drejtori i IMLK -së i përcakton kërkesat teknike dhe metrologjike për: i. autorizimin e serviseve për përgatitjen e llojeve të veçanta të mjeteve matëse për verifikim; ii. procedurat e shqyrtimit dhe shënjimit të mjeteve matëse të parapërgatitura për verifikim; iii. përmbajtjen e raportit të shqyrtimit dhe dokumentacionit tjetër në lidhje me mjetet matëse të parapërgatitura; iv. pamjen dhe përmbajtjen e shenjës të cilin e shfrytëzon servisi i autorizuar, si dhe procedurat dhe përmbajtja e kërkesave për verifikimin e mjeteve matëse të parapërgatitura. KËSHILLI I METROLOGJISË - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The Ministry of Trade and Industry, on the proposal of the DMK Director, establishes the Metrological Council. The Council acts as an advisory body in metrology and must adopt its own rules of procedure.
Neni 9 9.1. Ministria e Tregtisë dhe Industrisë me propozim të Drejtorit të DMK-së themelon Këshillin Metrologjik (në vazhdim të tekstit: Këshilli) me më së shumti shtatë anëtar, të cilët veprojnë si trup këshillëdhënës në fushën e metrologjisë. 9.2. Detyrat e këshillit janë të: i. veproj si organ këshillëdhënës profesional, ii. jap këshilla për nevojat metrologjike në Kosovë, iii. sugjerojë dhe propozojë aktivitete shkencore dhe profesionale në fushën e metrologjisë. 9.3. Këshilli nxjerr rregulloren e vet të punës. KREU III. NJËSITË MATËSE - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Kosovo applies SI units and other units published in the measurement-units law, and the IMLK Director may prescribe the units, values, names, symbols, fields, and how their use is required.
Neni 10 10.1. Njësitë matëse ligjore janë njësitë matëse përdorimi i të cilave është i rregulluar me ligjin për njësitë matëse, i cili është në fuqi në Kosovë. 10.2. Në Kosovë aplikohen njësitë matëse të Sistemit Ndërkombëtar të Njësive (në vazhdim të tekstit SI), si dhe njësitë e publikuara në ligjin për njësitë matëse në Kosovë. 10.3. Drejtori i IMLK-së duke pasur parasysh standardet ndërkombëtare, Evropiane dhe të Kosovës përshkruan njësitë matëse nga ligji për njësi matëse, vlerat e tij, emërtimet dhe shenjat, si dhe fushat,mënyrën dhe detyrimin e aplikimit të tyre. KREU IV. METROLOGJIA SHKENCORE Etalonët - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: IMLK sets the conditions and procedure for declaring a reference standard as a Kosovo standard, and for revoking that declaration.
Neni 11 11.1. Etalonët e Kosovës të shpallur me vendimin e Drejtorit të IMLK-së shërbejnë si bazë për dhënien e vlerës etalonëve tjerë të madhësisë së caktuar. 11.2. Etalonët e Kosovës krahasohen me etalonët ndërkombëtarë apo etalonët kombëtar të shteteve tjera me cilësi përkatëse metrologjike. 11.3. Nuk ka nevojë për secilën madhësi të emërohet etaloni kombëtar. 11.4. Zhvillimi, mbikëqyrja dhe përdorimi i etalonëve të Kosovës është me interes të veçantë për Kosovën dhe financohet nga mjetet të cilat IMLK i siguron nga buxheti i konsoliduar i Kosovës, të hyrat vetanake dhe donacionet. 11.5. IMLK i përcakton kushtet për shpalljen e etalonit referues si etalon të Kosovës, mënyrën e shpalljes së etalonit të Kosovës, arsyet për shfuqizimin e vendimit për shpalljen e etalonit të Kosovës, obligimet e mirëmbajtjes dhe përdorimit të etalonit të Kosovës. LABORATORËT KOMBËTARE TË KALIBRIMIT - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: This article assigns calibration-lab duties to a legal person or IMLK when the Kosovo standard is developed, maintained, and applied, lets the national calibration lab use Kosovo’s logo in certain public-authority documents, and gives the IMLK director power to set conditions for storage and use of the standard.
Neni 12 12.1. Personi juridik i cili zhvillon, mirëmban dhe aplikon etalonin e Kosovës, kryen detyrat e laboratorit kalibrues kombëtar për madhësinë e caktuar. 12.2. Në rast se IMLK mirëmban dhe aplikon etalonin e Kosovës, atëherë IMLK kryen detyrën e laboratorit kalibrues kombëtar për madhësinë e caktuar. 12.3. IMLK harmonizon punën e laboratorëve kombëtar për kalibrim. 12.4. Drejtori i IMLK-së i përcakton kushtet të cilat duhet ti përmbushë laboratori kombëtar për kalibrim, për ruajtjen dhe përdorimin e etalonit të Kosovës. 12.5. Marrëdhëniet në mes të IMLK-së dhe personit juridik, të cilat në përbërjen e vet kanë laboratorin kombëtar për kalibrim, rregullohen me kontratë. 12.6. Laboratori kombëtar për kalibrim mund të përdorë logon e Kosovës në vulën dhe shenjën, në dokumentet kur kryen autorizimet publike në kuptim të urdhëresave të këtij ligji dhe akteve nënligjore të nxjerrura për zbatimin e tyre. KREU V. METROLOGJIA INDUSTRIALE ETALONËT, MATERIALET REFERENTE DHE MJETET MATËSE NË FUSHËN E METROLOGJISË INDUSTRIALE - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: In industrial metrology, standards and measuring instruments are calibrated, conformity of measuring instruments is certified based on technical specifications, and reference materials’ characteristics are certified.
Neni 13 Në fushën e metrologjisë industriale kryhet kalibrimi i etalonëve dhe mjeteve matëse, vërtetohet konformiteti i mjeteve matëse bazuar në specifikimet teknike si dhe vërtetohen karakteristikat e materialeve referente. GJURMUESHMËRIA E MJETEVE MATËSE DHE KALIBRIMI I ETALONËVE - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The provision explains how measurement traceability and standard calibration are carried out through successive comparisons using higher metrological standards.
Neni 14 14.1. Në kuptim të këtij ligji gjurmueshmëria e mjeteve matëse realizohet nëpërmes serisë së pandërprerë të krahasimit të vlerës së madhësisë duke përdorë fillimisht etalonët e cilësisë më të lartë metrologjike për madhësinë e dhënë. 14.2. Kalibrimi i etalonit është proces i krahasimit të karakteristikave metrologjike, të etalonit të nivelit të ulët metrologjik me etalonin e nivelit më të lartë metrologjik me qëllim të përcaktimit të vlerës së etalonit. 14.3. Kalibrimi i etalonëve bëhet në laboratorët e kalibrimit me kërkesë të shfrytëzuesit të tij. CERTIFIKIMI I MATERIALEVE REFERENTE - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Reference materials are certified through a procedure that ensures traceability to the international SI system, and accredited laboratories carry out certification of their characteristics.
Neni 15 15.1. Me Certifikimin e materialeve referente vërtetohet vlera e një apo më tepër karakteristikave të materialeve me procedurën e cila siguron gjurmueshmërinë deri te sistemi ndërkombëtar për njësi SI, gjatë së cilës vërtetohet vlera e karakteristikave të paraqitura në certifikatë. 15.2. Certifikimin e karakteristikave të materialeve referente e kryejnë laboratorët e akredituar për realizimin e shqyrtimeve të caktuara. KREU VI. METROLOGJIA LIGJORE MJETET MATËSE LIGJORE - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Legal measuring instruments are subject to metrological supervision, and they must show measurement results in legal units.
Neni 16 16.1. Në kuptim të dispozitave të këtij ligji, mjetet matëse ligjore janë mjetet të cilat përdorën për: i. matjen në tregtimin e mallrave dhe shërbimeve, ii . mbrojtjen e shëndetit të njerëzve dhe shtazëve, siguri të përgjithshme, iii. mbrojtjen e pasurisë, mjedisit dhe resurseve natyrore, mbrojtjen në punë, mbrojtjen e konsumatorit, mbrojtje nga fatkeqësitë, kontrollin e produkteve të para-paketuara dhe shishet si enë matëse (vlera që zë), iv. matjet e përcaktuara me këtë ligj, ligje tjera dhe dispozita të miratuara për implementimin e tyre. 16.2. Mjetet matëse ligjore i nënshtrohen mbikëqyrjes metrologjike e cila kryhet me: i. miratimin e tipit të mjetit matës; ii. kontrollin fillestar, të rregullt dhe të jashtëzakonshëm si dhe verifikimin e jashtëzakonshëm të mjeteve matëse. 16.3. Drejtori i IMLK-së i përcakton kërkesat metrologjike dhe teknike për mjetet matëse ligjore. 16.4. Mjetet matëse ligjore duhet të tregojnë rezultate matëse në njësit matëse ligjore. PASIMI NË TREG I MJETEVE MATËSE - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Measuring instruments may be placed on the market or used for legal metrology only if they are examined, meet the required metrological rules, and carry the required marks; the IMLK Director sets the review and marking procedures.
Neni 17 17.1. Mjetet matëse ligjore plasohen në treg vetëm nëse janë të shqyrtuara në përputhje me procedurat e përcaktuara, nëse ato plotësojnë dispozitat metrologjike dhe nëse janë të shënuara me shenjat e përcaktuar, që tregojnë se ato janë të verifikuara. 17.2. Drejtori i IMLK-së i përcakton procedurat e shqyrtimit të mjeteve matëse të cilat plasohen në treg, llojin dhe përmbajtjen e dokumentacionit që e përcjellin mjetin matës, llojin dhe formën e shenjës, po ashtu edhe mënyrën e shënimit të mjeteve matëse ligjore të cilat përmbushin kërkesat e përshkruara teknike dhe metrologjike. 17.3. Mjetet matëse të cilat janë plasuar në treg në bazë të dispozitave tjera mund të përdoren në fushën e metrologjisё ligjore vetëm nëse kanë kaluar procedurat e përcaktuara të vlerësimit të konformitetit me dispozita, nëse i plotësojnë kërkesat themelore të përcaktuara, dhe nëse janë të shënuara veçanërisht me shenjë të paraparë të konformitetit, me të cilën prodhuesi, importuesi apo përfaqësuesi i kompanisë së jashtme (në vazhdim të teksti,furnizuesi) garanton se mjetet matëse i përmbushin kërkesat e përshkruara metrologjike. PËRDORIMI I MJETEVE MATËSE - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Users of legal measuring instruments must use only compliant instruments, keep them verified and marked, and label unused instruments as not working.
Neni 18 18.1. Mjetet matëse ligjore të cilat përdorën ne kuptim të dispozitave të këtij ligji duhet të jenë në pajtim me dispozitat metrologjike, të jenë të shqyrtuara, të verifikuara dhe të shënuara me shenjat e parapara, respektivisht vërtetimi mbi certifikimin të jetë valit. 18.2. Mjetet matëse ligjore të cilat nuk janë në përdorim duhet që në vend të dukshëm të shënohen me mbishkrimin » Mjeti matës nuk punon «. 18.3. Personat juridik dhe fizik gjatë ushtrimit të veprimtarisë duhet të vendosin dhe të përdorin vetëm ato mjete matëse ligjore të cilat sigurojnë saktësinë e duhur të matjeve, dhe janë përgjegjës për rregullshmërinë teknike të mjeteve matëse dhe saktësinë e rezultateve matëse. 18.4. Drejtori i IMLK-së përshkruan karakteristikat e mjeteve matëse ligjore të cilat aplikohen për matje të veçanta, si dhe procedurën e shënimit të atyre mjeteve të cilat më nuk përdoren në metrologjinë ligjore. OBLIGIMET E SHFRYTËZUESVE TË MJETEVE MATËSE LIGJORE NË PËRDORIM - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Users of measuring instruments must use only verified legal instruments and keep them accurate, properly used, and documented when required. The IMLK Director describes the record-keeping obligation.
Neni 19 19.1. Gjatë përdorimit të mjeteve matëse, shfrytëzuesi i mjeteve matëse duhet të: i. përdorë vetëm ato mjete matëse ligjore të cilat janë të verifikuara, ii mbajë mjetet matëse ligjore në atë gjendje teknike që këto të sigurojnë saktësi të matjes, iii. paraqes në verifikim mjetet matëse ligjore që janë në përdorim, ne pajtim me këtë ligj dhe dispozita të miratuara në zbatim të tij, iv. përdorë mjetet matëse ligjore në përputhje me destinimet e tyre, v. mbajë evidencë rreth mirëmbajtjes dhe verifikimit të mjeteve matëse ligjore në përdorim, kur kjo është e përcaktuar. 19.2. Drejtori i IMLK-së përshkruan obligimin e udhëheqjes së evidencës së mjeteve matëse llogaritëse në përdorim. MIRATIMI I TIPIT TË MJETEVE MATËSE - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The IMLK Director decides whether a measuring-instrument type is approved or rejected after review, may set the review-related details, and an unhappy party may appeal the rejection to the competent Kosovo court within the stated time limit.
Neni 20 20.1. Nëse pas procedurës së përcaktuar të shqyrtimit, vërtetohet se mjeti matës (mostra) i përmbush kërkesat teknike dhe metrologjike të parapara, Drejtori i IMLK-së benë vendim për miratimin e tipit të atij mjeti matës. 20.2. Nëse pas procedurës së përcaktuar të shqyrtimit, vërtetohet se mjeti matës (mostra) nuk i përmbush kërkesat teknike dhe metrologjike të parapara, Drejtori i IMLK-së bien vendim për refuzimin e tipit të mjetit matës. 20.3 .Kundër vendimit nga paragrafi 2 i këtij neni subjekti i pakënaqur me vendim në afat të caktuar nga dita e pranimit të vendimit ka të drejt ankese pranë gjykatës kompetente të Kosovës. 20.4. Drejtori i IMLK-së përcakton: i. procedurën e shqyrtimit të tipit të mjetit matës, ii. dokumentacionin teknik që është i nevojshëm të paraqitet, iii. numrin e mjetit matës të tipit të njëjtë i cili duhet të paraqitet për shqyrtim, iv. përmbajtjen e raportit të shqyrtimit, v. mënyrën e shënjimit të tipit të miratuar të mjetit matës, vi. mënyrën e ruajtjes të raportit shqyrtues, vii. dokumentacionin teknik dhe mjetin matës. VERIFIKIMI I MJETEVE MATËSE LIGJORE - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: This article requires an authorized metrologist to verify a measuring instrument when the review shows it matches the approved type and meets the required technical and metrological requirements.
Neni 21 21.1. Nëse pas procedurës së përcaktuar të shqyrtimit, vërtetohet se mjeti matës është në përputhje me tipin e miratuar të tij dhe i përmbushë kërkesat teknike dhe metrologjike të parapara, metrologu i autorizuar do ta vërtetoj mjetin matës. 21.2. Verifikimi i mjeteve matëse ligjore mund të jetë fillestar, i rregullt apo i jashtëzakonshëm. 21.3. IMLK apo personi juridik i autorizuar është i obliguar të lëshojë vërtetimin edhe kur mjeti matës është i shënuar me shenjë vërtetuese, nëse këtë e kërkon parashtruesi i kërkesës. 21.4. Mjetet matëse të cilat nuk kanë nevojë të verifikohen duhet që të mirëmbahen rregullisht, kurse procedurat, përmbajtjen dhe afatet e mirëmbajtjes së rregullt i përshkruan Drejtori i IMLK- së. 21.5. Drejtori i IMLK-së përcakton: i. procedurat e shqyrtimit në procesin e verifikimit të llojeve të caktuara të mjeteve matëse ligjore, ii. periudhën e verifikimit për mjetet matëse ligjore dhe mënyrën e përdorimit të tyre, iii. kushtet për zbatimin e verifikimit jashtë selisë së përhershme të IMLK-së apo autorizimin e personit juridik, iv. mënyrën dhe afatet e ruajtjes së dokumentacionit testues; v. se cilat mjete matëse mund të përdorën dhe që nuk kanë kaluar procedurat e verifikimit dhe cilat mjete matëse mund të paraqiten në verifikim pa lejimin e tipit të mjetit matës. NDËRPRERJA E VLEFSHMËRISË SË VËRTETIMIT - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: The verification of legal measuring instruments stops being valid if certain changes, damage, seal tampering, loss of metrological properties, or a change of installation location occurs.
Neni 22 Vlefshmëria e vërtetimit të mjeteve matëse ligjore ndërpritet, nëse: i. Ka skaduar validiteti i vërtetimit, ii. Në mjetin matës janë bërë ndryshime të cilat mund të ndikojnë në karakteristikat metrologjike të tij, iii. Mjeti matës është dëmtuar në atë mënyrë që ka mund të humbë ndonjë veti të rëndësishme që është objekt vërtetimi, iv. Shenja vërtetuese është e dëmtuar, e ndryshuar, e hequr, apo në ndonjë mënyrë tjetër është dëmtuar, v. Shihet qartë se mjeti matës ka humbur vetit e nevojshme metrologjike edhe nëse shenja vërtetuese nuk është e dëmtuar, vi. Vendi i instalimit të mjeteve është ndërruar. VERIFIKIMI FILLESTAR I MJETEVE MATËSE - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Approved measuring instruments must be presented for initial verification, the supplier must ensure that initial verification is carried out, and measuring instruments used in legal metrology after being placed on the market under other legal provisions must also undergo initial verification.
Neni 23 23.1. Mjetet matëse, tipet e të cilëve janë të miratuar, obligohen të paraqitën në verifikim fillestar, nëse me ndonjë dispozitë tjetër ligjore nuk është paraparë ndryshe. 23.2. Furnizuesi është përgjegjës që të siguroj verifikimin fillestar të mjeteve matëse ligjore. 23.3. Mjetet matëse të cilat janë plasuar në treg në bazë të dispozitave tjera ligjore dhe përdoren në fushën e metrologjisë ligjore duhet t’i nënshtrohen detyrimisht verifikimit fillestar. VERIFIKIMI PERIODIK I MJETEVE MATËSE - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Measuring instruments must be regularly verified within set time periods.
Neni 24 24.1. Verifikimet e rregullta të mjeteve matëse bëhen në afate kohore të përcaktuara, për llojet e caktuara të mjeteve matëse. 24.2. Përgjegjës për sigurimin e verifikimit të rregullt të mjetit matës ligjor është vet shfrytëzuesi i tij. 24.3. Për verifikime të rregullta të mjeteve matëse të energjisë termike ,matësit e gazit, korrektuesve, matësit e ujit dhe matësit e energjisë elektrike, janë të obliguar të përkujdesen personat fizik dhe juridik të cilët shesin energji termike, energji elektrike, ujë apo gaz. VERIFIKIMI I JASHTËZAKONSHËM I MJETEVE MATËSE - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: Extraordinary verification of measuring instruments applies when a legal measuring instrument was out of use because of a defect or technical faults, or when it was not regularly verified on time.
Neni 25 Verifikimi i jashtëzakonshëm i mjeteve matëse bëhet në rastet kur mjeti matës ligjor nuk ka qenë në përdorim për shkak të defektit apo mangësive teknike ose në rastin kur mjeti nuk i është nënshtruar verifikimit të rregullt në afat kohor të paraparë. PËRDORIMI I MJETEVE MATËSE LIGJORE TË INSTALUARA TË CILAT JANË RIPARUAR - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: The IMLK Director may set how installed measuring instruments are used, up to 30 days after repair or preparation and before verification, if the authorized service has prepared, tested, protected, and marked them properly. The authorized service must immediately request verification for installed measuring instruments on which it has placed its marks.
Neni 26 26.1. Drejtori i IMLK-së mund të përcaktoj përdorimin e mjeteve matëse ligjore të instaluara, më së shumti 30 ditë nga dita e riparimit ose e përgatitjes së mjeteve matëse, para verifikimit të tyre, nëse servisi i autorizuar i mjeteve matëse i ka : i. përgatitur për verifikim ato sipas rregullave, ii. testuar në mënyrë të paraparë, iii. mbrojtur nga qasja e pa autorizuar dhe nëse iv. vendosë shenjat e verifikimit të servisit të autorizuar. 26.2. Servisi i autorizuar është i obliguar që menjëherë të paraqesë kërkesën për verifikimin e mjeteve matëse të instaluara, në të cilat ka vendosur shenjat e servisit të autorizuar. SHENJAT E VERIFIKIMIT - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Kosovë përdoren vetëm shenjat e verifikimit të Kosovës dhe disa shenja fillestare nga vende të tjera me marrëveshje reciprociteti; drejtori i IMLK-së cakton llojin, formën dhe vendosjen e tyre, si edhe formën dhe përmbajtjen e vërtetimit.
Neni 27 27.1. Shenjat verifikuese të cilat përdoren në Kosovë janë: i. shenjat e verifikimit të Kosovës, ii. shenjat e verifikimit fillestar të vendeve tjera, me të cilat Kosova ka nënshkruar marrëveshje mbi bazat e reciprocitetit, 27.2. Drejtori i IMLK-së përcakton llojin, formën dhe mënyrën e vendosjes së shenjave të verifikimit të cilat përdoren në verifikimin e mjeteve matëse ligjore, si edhe formën dhe përmbajtjen e vërtetimit. ETALONËT DHE MATERIALET REFERENTE NË METROLOGJINË LIGJORE - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: Për verifikimin e mjeteve matëse ligjore mund të përdoren vetëm etalonë të kalibruar me certifikatë valide ose materiale referente të certifikuara me certifikatë valide.
Neni 28 28.1. Për verifikimin e mjeteve matëse ligjore mund të përdoren vetëm etalonët të cilët janë të kalibruar dhe të cilët kanë certifikatën valide të kalibrimit, respektivisht materialet referente të cilat janë certifikuar dhe kanë certifikatën valide. 28.2. Kalibrimin e etalonëve, gjegjësisht Certifikimin e materialeve referente, për nevojat e verifikimit të mjeteve matëse ligjore, i kryen IMLK, laboratori i akredituar për kalibrim, gjegjësisht laboratori i akredituar për testim. 28.3. Drejtori i IMLK-së përshkruan afatet kohore të kalibrimit, për etalonët të cilët përdorën për kalibrimin e mjeteve matëse ligjore. CERTIFIKATAT DHE SHENJAT E KONFORMITETIT TË LËSHUARA JASHTË VENDIT - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: IMLK may accept foreign conformity marks and certificates if they were issued under the conditions set in Kosovo, and it must keep a record of certain certificates and conformity marks.
Neni 29 29.1. Në Kosovë pranohen certifikatat dhe shenjat e konformitetit, të cilat janë të lëshuara jashtë vendit, në përputhje me marrëveshjet ndërkombëtare të cilat i ka nënshkruar edhe Kosova. 29.2. IMLK mund të pranojë shenjat e konformitetit dhe certifikimet, gjithashtu certifikatat përkatëse, nëse janë dhënë sipas kushteve të parapara në Kosovë. 29.3. IMLK mban evidencën e certifikatave dhe shenjave të konformitetit, të dhëna në pajtim me paragrafin 1, të këtij neni. VENDET PËR VERIFIKIMIN E MJETEVE MATËSE LIGJORE - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: IMLK and authorized legal persons must verify legal measuring instruments at their official premises, verification sites, and, in some cases, at the place where the instruments are installed.
Neni 30 30.1. IMLK, gjegjësisht personat juridik të autorizuar, verifikojnë mjetet matëse ligjore në hapësirat e tyre zyrtare dhe vendet për verifikim. 30.2. Vendi për verifikim është hapësira jashtë hapësirave zyrtare të IMLK-së apo personit juridik të autorizuar, në të cilin IMLK apo personi juridik verifikon llojin e caktuar të mjetit matëse duke shfrytëzuar pajisjet e parapara të IMLK-së, personit juridik të autorizuar, shfrytëzuesit të mjetit matës ose të servisit të autorizuar. 30.3. IMLK gjegjësisht personi juridik i autorizuar, verifikon mjetet matëse ligjore edhe në vendet ku ndodhen ato, respektivisht ku janë të instaluara ose vendosura, nëse bëhet fjalë për mjetet matëse të cilat për nga konstruksioni i tyre janë të lidhura me vendin ku janë vendosur, apo të cilat gjatë transportimit mund të dëmtohen. 30.4. IMLK gjegjësisht personat juridik kur verifikojnë mjetet matëse nga paragrafi 3 i këtij neni, mund të kërkojnë nga parashtruesi i kërkesës që të sigurojë numër të nevojshëm të punëtoreve ndihmës dhe pajisjet për verifikim. TESTIMET E JASHTËZAKONSHME TË MJETEVE MATËSE NË PËRDORIM - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: People or legal entities who doubt a measuring instrument’s correctness may request extraordinary testing and a testing report.
Neni 31 31.1. Personat juridik apo fizik në rast dyshimi në rregullsinë e mjeteve matëse, kanë të drejtë të kërkojnë nga IMLK, respektivisht nga personat juridik të autorizuar të bëjnë testime të jashtëzakonshme të mjeteve matëse dhe për këtë t’u lëshohet raporti i testimit. 31.2. Shpenzimet e testimeve të jashtëzakonshme të mjeteve matëse i bartë parashtruesi i kërkesës nëse vërtetohet se mjeti matës ligjor me shenjën verifikuese valide i përmbush kërkesat e parapara metrologjike, respektivisht shfrytëzuesi i mjetit matës, nëse konstatohet se mjeti matës nuk i përmbush kërkesat e parapara metrologjike. 31.3. Drejtori i IMLK-së përshkruan procedurën e testimit të jashtëzakonshëm të mjeteve matëse, përmbajtjen dhe afatin e ruajtjes së raportit të testimit. VERIFIKIMI I SISTEMEVE MATËSE - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: Përdoruesi i sistemit matës duhet të sigurojë verifikimin e mjeteve matëse dhe të sistemit matës si tërësi; Drejtori i IMLK-së përcakton procedurat e testimit dhe verifikimit dhe mund të caktojë pjesë që përjashtohen nga verifikimi metrologjik.
Neni 32 32.1. Procedura e verifikimit të rregullt dhe jo të rregullt të sistemeve matëse përbëhet nga verifikimi i mjeteve matëse si pjesë të sistemit që përbëjnë tërësinë funksionale dhe verifikimin e sistemit matës si tërësi. 32.2. Shfrytëzuesi i sistemit matës është i obliguar të sigurojë verifikimin e mjeteve matëse si pjesë të sistemit matës si dhe verifikimin e sistemit matës si tërësi. 32.3. Drejtori i IMLK-së përshkruan procedurat e testimit dhe verifikimit të sistemeve matëse, si dhe pjesët e sistemit të cilat mund të bëjnë përjashtim nga verifikimi metrologjik. PAJISJET ME FUNKSIONE MATËSE - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: The law’s rules on comparability of standards, reference materials, and measurement results also apply to measuring devices with measuring functions that are tested under other provisions.
Neni 33 Dispozitat e këtij ligji dhe dispozitat e miratuara për implementimin e tij, të cilat i referohen krahasueshmёrisë së etalonëve dhe materialeve referente si dhe rezultateve matëse, zbatohen edhe për pajisjet me funksione matëse të cilat testohen në bazë të dispozitave tjera. MATJET ZYRTARE - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: Official measurements may be performed by IMLK or an authorized legal person, and the person who performs them must issue a test report.
Neni 34 34.1. Matja zyrtare është matja të cilën e kryen IMLK apo personi juridik i autorizuar, në kuadër të vendimit të autorizimit, që shërben si dëshmi e besueshme në ndonjë procedurë apo në marrjen e vendimeve nga organet e Kosovës ose gjykatat. 34.2. Personi i cili kryen matje zyrtare e lëshon raportin e testimit për rezultatet zyrtare të matjes. 34.3. Përmbajtja dhe procedura e matjeve zyrtare përshkruhet nga Drejtori i IMLK-së. TESTIMI I KONFORMITETIT, SHËNJIMI I PARA-PAKETIMEVE DHE SHISHEVE SI ENË MATËSE - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: This article defines pre-packaged goods, says which goods the law applies to, excludes certain items from that definition, and gives the IMLK Director power to prescribe detailed testing, labeling, supervision, and protection rules.
Neni 35 35.1. Para-paketimi në bazë të këtij ligji është produkti në ambalazh i dedikuar për treg, i cili pa prezencën e konsumatorit është mbyllur në atë mënyrë, që përmbajtja e shënuar dhe sasia nuk mund të ndryshojnë pa hapje dhe modifikim të dukshëm. 35.2. Dispozitat e këtij ligji aplikohen në: para-paketimet e veçanta, grumbullin e tyre, para- paketimet e pa mbështjellura dhe para-paketimet në enët matëse, të cilat janë të prodhuara, plasura në treg ose i janë ekspozuar shitjes për blerës të panjohur. 35.3. Mostrat e pa paguara, para-paketimet të cilat i dedikohen në shfrytëzim aeroplanëve, anijeve dhe trenave si dhe produktet në enë të cilat janë para paketuar për konsumatorin e fundit në bazë të marrëveshjes së ndërsjellët, nuk konsiderohen para-paketime në kuptimin e dispozitave të këtij ligji. 35.4. Drejtori i IMLK-së i përshkruan: i. procedurat e testimit të para paketim, ii. mbikëqyrjen e para paketim, iii. sasinë e deklaruar mbushëse, iv. tolerancën në sasi mbushëse, v. emërtimin e sasisë mbushëse të deklaruar, vi. kërkesat metrologjike për tërësinë dhe para paketimet e pa mbështjellura, vii. mënyrën e shënjimit të masës së kulluar, viii. shënjimin e para paketimeve me çmim të veçantë për produkt, ix. madhësinë e shënjimit për sasinë e deklaruar në para paketim, x. kërkesat metrologjike për mjetet matëse ligjore me të cilët mbikëqyret sasia mbushëse, gjithashtu edhe mënyrën dhe procedurën e mbrojtjes nga para paketimet jo të rregullta në mënyrë që mos të plasohen në treg. PLASIM NË TREG I PARA-PAKETIMEVE - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: Pre-packages may be produced, imported, released into circulation, or offered for sale only if they meet the metrological requirements by the time the consumer receives them.
Neni 36 36.1. Para-paketimet mund të prodhohen, importohen, lëshohen në qarkullim, ofrohen në shitje, vetëm nëse deri në momentin kur i merr konsumatori i përmbushë kërkesat e parashikuara metrologjike. 36.2. Drejtori i IMLK-së i përcakton obligimet dhe mënyrën e parashtrimit të fletë deklaratës për furnizuesin e para-paketimit, gjithashtu edhe mënyrën e udhëheqjes së evidencës të furnizuesit të para-paketimit. TESTIMI I KONFORMITETIT METROLOGJIK TË PARA-PAKETIMIT - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: Pre-packages may be tested on request to verify compliance with metrological requirements and this law, and the testing is carried out by IMLK or an authorized legal person.
Neni 37 Testimin e para-paketimeve me kërkesë të personit fizik, juridik apo të personit të autorizuar, me qëllim të vërtetimit të konformitetit të para-paketimeve me kërkesat metrologjike të përcaktuara dhe dispozitave të këtij ligji e udhëheq IMLK ose personi juridik i autorizuar. SHËNJIMI I PARA-PAKETIMEVE - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: Pre-packaged products placed on the market must clearly show the filling quantity in legal units, in pieces, or in another prescribed way.
Neni 38 Në produktet e para-paketuara të cilat plasohen në treg, duhet të jetë shënuar qartë emërtimi i sasisë mbushëse në njësit matëse ligjore apo në numrin e pjesëve apo në një mënyrë tjetër që është parashikuar për shënjimin e sasisë mbushëse të para paketimit të caktuar. SHENJA E KONFORMITETIT TË PARA-PAKETIMEVE SIPAS KËRKESAVE METROLOGJIKE TË PARAPARA - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: The producer or supplier may place the conformity mark on pre-packaging after documenting conformity. The IMLK Director sets the mark’s size, shape, placement method, and conformity documentation requirements.
Neni 39 39.1. Shenja e konformitetit me kërkesat metrologjike duhet të ketë formën e paraparë, madhësinë dhe mënyrën e vendosjes, ndërsa prodhuesi ose furnizuesi ka të drejtë ta vendosë atë në para-paketim, pas dokumentimit të konformitetit, në përputhje me kërkesat metrologjike. 39.2. Drejtori i IMLK-së e përshkruan madhësinë dhe formën e shenjës së konformitetit të para- paketimit, mënyrën e vendosjes dhe dokumentimin e konformitetit të para-paketimit me kërkesat metrologjike SHISHET SI ENË MATËSE PËR PARA-PAKETIMET - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: Measuring-vessel bottles must carry the required volume marks and manufacturer mark, may be accepted by IMLK in some cases, and may be placed on the market only if they meet the metrological and marking requirements.
Neni 40 40.1. Shishja si enë matëse në kuptimin e këtij ligji është ena e cila përmban formën e përhershme të shishes dhe e cila i përmbush kërkesat e parapara metrologjike. 40.2. Shishja si enë matëse duhet të ketë shenjat e parapara të vëllimit dhe shenjen prodhuesit të enëve matëse. 40.3. IMLK mund të pranoj shenjen e prodhuesit të enëve matëse, të cilën e ka pranuar institucioni i jashtëm i cili është përgjegjës për metrologji legale. 40.4. Shishet si enë matëse plasohen në treg vetëm nëse janë në përputhje me kërkesat metrologjike të parapara dhe nëse janë të shënuara me shenjat dhe mbishkrimet e parapara. 40.5. Drejtori i IMLK-së i përcakton kërkesat metrologjike për shishet si enë matëse, shmanget e lejueshme në vëllim, si dhe mbishkrimet dhe shënjimet në shishe si enë matëse. AUTORIZIMI - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: IMLK carries out authorization tasks, and its director may authorize a legal person to perform certain metrology-related tasks if the legal person meets the stated conditions.
Neni 41 41.1. Punët e autorizimit, në kuptim dhe pajtim të dispozitave të këtij ligji dhe dispozitave të miratuara për implementimin e tij i kryen IMLK. 41.2. Drejtori i IMLK-së mund të autorizoj personin juridik, i cili përmbushe kushtet e parapara, për kryerjen e punëve si më poshtë, nëse IMLK vet nuk mund t’i realizojë ndonjërën prej tyre, si: i. për verifikim të mjeteve matëse ligjore, ii. testimin e konformitetit të mjeteve matëse, iii. vërtetimin metrologjik të mjeteve matëse sipas procedurave të mirëmbajtjes, iv. testimin e para paketimeve dhe v. për kryerjen e matjeve zyrtare, 41.3. Autorizimi mund ti ipet personit juridik nëse: i. posedon pajisje të nevojshme teknike dhe hapësirë për të kryer aktivitete për të cilat kërkohet autorizimi, ii. ka siguruar gjurmueshmërinë e etalonëve dhe mjeteve matëse të cilat i përdorë, iii. punëson persona profesionalisht të aftësuar, për kryerjen e detyrave të metrologjisë, iv. nuk merret me prodhimin, importimin, shitjen apo riparimin e mjeteve matëse, nga fushat e autorizimit, v. nuk merret me prodhimin apo importimin e para-paketimeve apo shisheve si enë matëse, vi. jep garancion për kompensimin e dëmeve të shkaktuara me punën e tyre, dhe vii. nuk është në procedurë të falimentimit. 41.4. Drejtori i IMLK-së përcakton kushtet të cilat duhet përmbushur personat juridik për punët e caktuara të metrologjisë ligjore me akte nënligjore. VENDIMI MBI AUTORIZIMIN - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: The IMLK Director must decide on an authorization within 60 days of the request, and IMLK must give the authorized person a verification sign.
Neni 42 42.1 Drejtori i IMLK-së në afat prej 60 ditë, nga dita e parashtrimit të kërkesës, vendosë për autorizimin. 42.2. Me vendim për autorizim, përcaktohet fusha dhe vëllimi i autorizimit. 42.3. Autorizimi vlen 3 vite. 42.4. IMLK i ndanë personit të autorizuar shenjen e verifikimit për verifikimin e mjeteve matëse ligjore. ANULIMI I VENDIMIT TË AUTORIZIMIT - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: The IMLK Director may annul an authorization decision, partly or fully, and a legal person whose authorization is annulled for non-compliance cannot apply again for three years.
Neni 43 43.1. Drejtori i IMLK-së, pjesërisht apo në tërësi mund të anuloj vendimin e autorizimit, nëse personi i autorizuar pjesërisht apo në tërësi: i. nuk i përmbush kërkesat e përcaktuara me këtë ligj, dispozitat për zbatimin e tij dhe me vendimin për autorizim, ii. nuk i kryen detyrat ashtu si është paraparë, iii. tregon mangësi në ushtrimin e detyrave në fushën e autorizimit, iv. e kërkon atë. 43.2. Personi juridik, të cilit i është anuluar vendimi, me arsyen se ai nuk ka punuar në përputhje me dispozita, profesionalisht dhe në pajtim me autorizimin, nuk mund të parashtroj kërkesë të re për autorizim gjatë afatit kohor trevjeçar, nga dita e anulimit të tij. NDËRPRERJA E VALIDITETIT TË VENDIMIT PËR AUTORIZIM - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: The authorization ends if the authorized legal person ceases to exist, the authorization decision is annulled, or the validity period of the authorization decision expires.
Neni 44 Autorizimit i ndërpritet validiteti, nëse: 1. Ndërpritet ekzistimi i personit juridik të autorizuar, 2. Anulohet vendimi i dhënies së autorizimit, 3. Ka kaluar afati i validitetit të vendimit për autorizim. SHPALLJA E VENDIMEVE PËR AUTORIZIM - 45 Verify source ↗
Neni 45
AI-assisted research summary: The decision to authorize, change, or end the validity of an authorization is published in the Official Gazette.
Neni 45 Vendimi për autorizimin, ndryshimet dhe ndërprerjen e validitetit të autorizimit publikohet në Gazetën zyrtare. DETYRIMET E PERSONAVE JURIDIK TË AUTORIZUAR - 46 Verify source ↗
Neni 46
AI-assisted research summary: An authorized legal person must carry out its work properly, notify IMLK immediately of any stop or change in authorization conditions, handle administrative tasks within its authorized field, and submit measurement-instrument registration data on time and regularly.
Neni 46 46.1. Personi juridik i autorizuar duhet: i. të kryej veprimtaritë e veta, në përputhje me dispozitat, profesionalisht dhe në pajtim me vendimet për autorizim, ii. menjëherë të njoftoj IMLK për ndërprerjen apo ndryshimin e kushteve të autorizimit, iii. udhëheqë detyrat për çështjet administrative, nga fusha për të cilën është autorizuar në pajtim me dispozitat, nëse me këtë ligj apo dispozita për implementimin e tij, nuk është rregulluar ndryshe, iv. në afatet e përcaktuara dhe në mënyrë të rregullt ti paraqesë IMLK të dhënat për regjistrimin e mjeteve matëse në evidencën për mjetet matëse. 46.2. Drejtori i IMLK-së i përshkruan afatet dhe mënyrat e paraqitjes së të dhënave IMLK-së, për mjetet matëse të verifikuara. 46.3. Drejtori i IMLK-së i përshkruan detyrimet e pjesëmarrjes në kontestet e matjeve, të gjithë personave juridik të cilët janë të autorizuar për punët metrologjike, në bazë të dispozitave të këtij ligji. METROLOGËT E AUTORIZUAR - 47 Verify source ↗
Neni 47
AI-assisted research summary: An authorized metrologist is an IMLK official or an authorized legal-entity official who meets the stated conditions and passes the professional exam. The IMLK Director sets those conditions and the exam procedure.
Neni 47 47.1. Metrologu i autorizuar është zyrtari i IMLK-së apo i personit juridik të autorizuar, i cili i përmbush kushtet e përshkruara dhe i cili e ka dhënë provimin profesional për metrolog të autorizuar. 47.2. Drejtori i IMLK-së i përcakton kushtet nga paragrafi 1. i këtij neni, si dhe kushtet dhe mënyrën e nënshtrimit të provimit profesional, për kryerjen e detyrave në bazë të dispozitave të këtij ligji. KREU VII. MËNYRA E FINANCIMIT DHE PAGESA E KOMPENZIMIT Burimet e financimit - 48 Verify source ↗
Neni 48
AI-assisted research summary: Legal metrology activities in Kosovo are financed from the consolidated budget, metrology activity compensations, and other sources allowed by law.
Neni 48 48.1. Punët e metrologjisë ligjore janë me interes për Kosovën. 48.2. Aktivitetet e IMLK-së financohen nga: i. Buxheti i Konsoliduar i Kosovës, ii. kompensimet e veprimtarive metrologjike dhe iii. burimet tjera në përputhje me ligjin. FINANCIMI I AKTIVITETEVE METROLOGJIKE TË IMLK-SË - 49 Verify source ↗
Neni 49
AI-assisted research summary: The Kosovo Consolidated Budget fully finances specified IMLK activities, and IMLK may use income from its own activities for metrological work not financed by the budget.
Neni 49 49.1. Nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës financohen në tёrёsi aktivitetet e IMLK-së të cilat janë me rëndësi të veçantë për Kosovën edhe atë për: i. zgjidhje në çështjet administrative në bazë të dispozitave të këtij ligji, ii. mbikëqyrjen e zbatimit të dispozitave të këtij ligji ndaj personave fizik dhe juridik, furnizuesve të mjeteve matëse ligjore dhe para-paketimeve, përdorimit të njësive matëse dhe mjeteve matëse ligjore, iii. mirëmbajtjen e gjurmueshmërisë së etalonëve të Kosovës, iv. shpenzimet e ruajtjes dhe mirëmbajtjes së etalonëve të cilët janë të pranuar për etalonë të Kosovës, v. për mbajtjen e kushteve të përcaktuara për emërimin e etalonëve të Kosovës, shpenzimet e matjeve kontestuese, vi. për kuotat e anëtarësisë në organizmat ndërkombëtare për metrologji në të cilat Kosova është dhe do të jetë anëtare, vii. krijimin dhe mirëmbajtjen e bazës së të dhënave, viii. pjesëmarrjen e përfaqësuesve të emëruar nga IMLK në organizatat metrologjike ndërkombëtare, ix. promovimin e metrologjisë ligjore dhe publikimin në gazetën zyrtare. 49.2. Mjetet e gjeneruara nga veprimtaria vetanake janë të ardhura të IMLK-së dhe përdorën nga IMLK për kryerjen e veprimtarisë metrologjike në kuptim të dispozitave të këtij ligji të cilat nuk financohen nga buxheti. BASHKËFINANCIMI I ETALONËVE TË KOSOVËS - 50 Verify source ↗
Neni 50
AI-assisted research summary: IMLK must co-finance several activities linked to the Kosovo standard, under the annual financing plan, annual use plan, and the annual agreement with the national calibration laboratory.
Neni 50 IMLK në përputhje me planifikimin vjetor të financimit, planin vjetor të përdorimit të etalonëve të Kosovës dhe marrëveshjes vjetore me laboratorin kombëtar të kalibrimit bashkë financon mirëmbajtjen e krahasueshmërisë së etalonit të Kosovës, pjesëmarrjen e laboratorit kombëtar të kalibrimit me etalonin e Kosovës në kontestet matëse kombëtare dhe ndërkombëtare, mbajtjen e kushteve të përshkruara për shpalljen e etalonit të Kosovës si dhe pagesën për punët e kryera nga të punësuarit. KOMPENSIMI - 51 Verify source ↗
Neni 51
AI-assisted research summary: This article says who must bear certain metrology-related costs and gives the IMLK Director power to set compensation and payment details.
Neni 51 51.1. Kompensimet të cilat paguhen në kryerjen e këtyre aktiviteteve, janë për: i. zbatimin e procedurave të autorizimit të personave juridik ose fizik, ii. testimin e konformitetit të mjeteve matëse, para-paketimeve dhe shisheve si enë matëse sipas dispozitave, iii. vërtetimin metrologjik të pasjeve matëse për prodhimin e para paketimeve, iv. verifikimin e mjeteve matëse dhe realizimin e matjeve zyrtare të cilat sipas këtij ligji i kryen IMLK ose personi juridik. 51.2. Shpenzimet të cilat paraqiten në lidhje me mbikëqyrjen metrologjike të para paketimeve me të cilat vërtetohet se furnizuesi ka shkelur dispozitat e metrologjisë, i bartë furnizuesi. 51.3. Për verifikimin e mjeteve matëse ligjore, në hapësirat zyrtare të IMLK-së dhe të personit juridik të autorizuar, si dhe për verifikimin e mjeteve të instaluara, shpenzimet do ti bartë parashtruesi i kërkesës. 51.4. Nëse verifikimi i mjeteve matëse ligjore, me kërkesë të servisit të autorizuar, bëhet në hapësirën e tij, atëherë sevisi i autorizuar i bartë shpenzimet. 51.5. Drejtori i IMLK-së e përcakton lartësinë e kompensimit, llojin dhe lartësinë e shpenzimeve shtesë, si dhe mënyrën e pagesës për punët metrologjike të cilat IMLK apo personat e autorizuar i kryejnë në bazë të këtij ligji dhe akteve tjera nënligjore në zbatim të tij. 51.6. Kompensimet i bartë furnizuesi i mjeteve matëse dhe para paketimeve, shfrytëzuesi i mjeteve matëse, respektivisht servisi i autorizuar, personi juridik dhe fizik kur është parashtrues i kërkesës. KREU VIII. INSPEKCIONI METROLOGJIK Punët e inspekcionit metrologjik - 52 Verify source ↗
Neni 52
AI-assisted research summary: IMLK carries out inspection work in metrological activities, and Kosovo metrology inspectors perform those inspection tasks.
Neni 52 52.1. IMLK i kryen punët e inspektimit, të cilat bazohen në mbikëqyrjen e aplikimit dhe zbatimit të ligjit, dispozitave tjera dhe akteve të përgjithshme në veprimtaritë metrologjike si dhe mbikëqyrjen në punën profesionale të metrologëve të autorizuar, personave juridik të autorizuar dhe serviseve të autorizuar. 52.2. Punët e inspektimit nga paragrafi 1. i këtij neni i kryejnë inspektorët e metrologjisë të Kosovës. INSPEKTORI I METROLOGJISË - 53 Verify source ↗
Neni 53
AI-assisted research summary: Some people may perform metrology inspector duties if they have high professional qualifications, needed work experience, and a professional exam; appointed metrology inspectors without the exam must take it within one year; the IMLK director sets the exam program, test commission, and how the exam is run.
Neni 53 53.1. Punët e inspektorit të metrologjisë mund ti kryejnë personat me përgatitje të lartë profesionale, me përvojë pune të nevojshme në fushën e metrologjisë dhe me provim të dhënë profesional për inspektor të metrologjisë. 53.2. Inspektori i metrologjisë i cili nuk e ka provimin profesional të inspektorit të metrologjisë është i obliguar që ta bëjë të njëjtin në afat prej një viti nga dita e emërimit. 53.3. Drejtori i IMLK-së përcakton: i. programin e provimit profesional për inspektor të metrologjisë, ii. përbërjen e komisionit testues si dhe iii. mënyrën e udhëheqjes së provimit. KARTELA IDENTIFIKUESE E INSPEKTORIT TË METROLOGJISË - 54 Verify source ↗
Neni 54
AI-assisted research summary: Inspektori i metrologjisë must have an official card, and the director of IMLK sets its form and content.
Neni 54 54.1. Inspektori i metrologjisë e ka kartelën zyrtare me të cilën e tregon funksionin zyrtar, identitetin dhe autoritetin. 54.2. Formën dhe përmbajtjen e kartelës zyrtare e përcakton drejtori i IMLK-së. PLANI VJETOR I PUNËS - 55 Verify source ↗
Neni 55
AI-assisted research summary: The Metrology Inspection must prepare its annual work plan in coordination with the IMLK Director, and the IMLK Director must submit a report on the Inspection’s work to the Minister.
Neni 55 55.1. Inspekcioni i metrologjisë e harton planin vjetor të punës në pajtim me Drejtorin e IMLK-së. 55.2. Drejtori i IMLK-së i paraqet Ministrit raportin mbi punën e Inspekcionit të metrologjisë, me propozimet mbi masat për përmirësimin e veprimtarisë së metrologjisë. PARAQITJA E KËRKESAVE PËR NDËRMARRJEN E VEPRIMEVE - 56 Verify source ↗
Neni 56
AI-assisted research summary: Metrology inspectors must, within seven days, start misdemeanor proceedings or issue a penalty report when they find an infringement during supervision. The receiving body must inform IMLK about the outcome.
Neni 56 56.1. Nëse inspektori i metrologjisë gjatë mbikëqyrjes vërteton se me shkeljen e dispozitave është bërë veprim kundërvajtës ose me gjobë, ai është i obliguar që pa shterje, në afat prej shtatë dite, të paraqes kërkesë për ngritjen e procedurës kundërvajtës ose të paraqet fletëparaqitjen e dënimit 56.2. Organi, të cilit i paraqitet kërkesa nga paragrafi 1. i këtij ligji, është i obliguar që për rezultatet e procedurës ta njoftoj IMLK. TË DREJTAT E INSPEKTORIT TË METROLOGJISË - 57 Verify source ↗
Neni 57
AI-assisted research summary: The metrology inspector may enter and inspect certain premises and records, request identity documents, and take statements during supervision. Supervised persons and inspected entities must cooperate and provide needed information.
Neni 57 57.1. Inspektori i metrologjisë gjatë ushtrimit të mbikëqyrjes inspektuese ka të drejtë të hyjë dhe të kontrollojë hapësirat punuese dhe objektet ku prodhohen, ruhen apo përdoren mjetet matëse ligjore dhe para paketimit, pajisjet, mjetet e punës dhe automjetet, ka të drejtë t’i shikoj librat e punës, aktet, evidencën dhe raportet e testimeve të personave juridik të autorizuar si dhe të metrologut të autorizuar. 57.2. Inspektori i metrologjisë është i autorizuar që në procedurën e mbikëqyrjes të kërkoj dhe të kontrolloj dokumentet, në bazë të cilave mund të vërtetohet identiteti i personit që mbikëqyret, (kartela personale, lejeqarkullimi, etj), ndërsa personat e mbikëqyrur janë të obliguar që me kërkesë të inspektorit ti jepet një dokument i tillë identifikues në shqim. 57.3. Personat juridik të autorizuar dhe personat tjerë juridik dhe fizik, tek të cilët kryhet mbikëqyrja inspektuese, janë të obliguar, që inspektorit të metrologjisë t’i mundësojnë kryerjen e mbikëqyrjes dhe ti ofrojnë të dhënat e nevojshme dhe informatat. 57.4. Gjatë kryerjes së mbikëqyrjes inspektuese, inspektori mund të marr deklaratat nga përfaqësuesit e personave juridik dhe fizik të mbikëqyrur, si dhe nga dëshmitarët. INFORMIMI I PERSONIT TË MBIKËQYRUR - 58 Verify source ↗
Neni 58
AI-assisted research summary: Inspektori duhet të njoftojë personin përgjegjës të subjektit të mbikëqyrur, nëse kjo është e arritshme, përveç kur njoftimi do të zvogëlonte efektin e mbikëqyrjes.
Neni 58 Për fillimin e mbikëqyrjes inspektuese, inspektori duhet ta njoftoj pësonin përgjegjës të personit juridik apo fizik që mbikëqyret, nëse është e arritshme kjo, përveç nëse konsideron se informimi do të zvogëlojë efektin e mbikëqyrjes . KRIJIMI I MUNDËSIVE TË PUNËS PËR INSPEKCIONIN - 59 Verify source ↗
Neni 59
AI-assisted research summary: Personat juridik dhe fizik nën mbikëqyrjen e inspektorit duhet të lejojnë mbikëqyrjen dhe të krijojnë kushte për punë të papenguar; në disa raste duhet edhe të ndalin përkohësisht punën me kërkesë të inspektorit.
Neni 59 59.1. Personat juridik dhe fizik të cilët i nënshtrohen mbikëqyrjes së inspektorit janë të obliguar që të mundësojnë kryerjen e mbikëqyrjes në pajtim me dispozitën e nenit 57. të këtij ligji dhe ti krijojë kushtet për punë të pa pengueshme. 59.2. Konsiderohet se personat juridik apo fizik të mbikëqyrur nuk e kanë mundësuar mbikëqyrjen nga paragrafi 1. i këtij neni edhe në rast se në afat të përcaktuar në procesverbal të inspektorit nuk i krijohet mundësia e shqimit të mjeteve matëse apo produkteve të para paketuara të cilat janë lëndë e mbikëqyrjes si dhe në dokumentacionin e kërkuar të punës dhe dokumentet tjera të nevojshme për të vërtetuar gjendjen momentale gjatë mbikëqyrjes. 59.3. Personat juridik dhe fizik nga paragrafi 1. i këtij neni janë të obliguar që me kërkesë të inspektorit përkohësisht ta ndërpresin punën e objektit që mbikëqyret gjatë kohës së mbikëqyrjes inspektuese, nëse inspektori nuk mundet në ndonjë mënyrë tjetër ta kryej inspektimin dhe të vërtetojë gjendjen momentale. 59.4. Pas kryerjes së mbikëqyrjes inspektuese, Inspektori mund të kërkojë nga personat juridik dhe fizik, kryerjen e punëve të veçanta gjatë procedurës, me qëllim të vërtetimit të plotë të gjendjes momentale dhe të përcaktojë afatin e kryerjes së tyre. PARAQITJA E TË DHËNAVE - 60 Verify source ↗
Neni 60
AI-assisted research summary: Personat juridik dhe fizik duhet, me kërkesë të shkruar të inspektorit dhe brenda afatit të dhënë, të japin ose përgatisin të dhëna të plota e të sakta dhe të sigurojnë materialet e nevojshme për mbikëqyrjen inspektuese.
Neni 60 Personat juridik dhe fizik janë të obliguar që në bazë të kërkesës së shkruar nga inspektori, në afat të dhënë për kryerjen e obligimeve, të ofrojnë ose të përgatitin të dhënat e plota dhe të sakta dhe të sigurojnë edhe materialet të cilat janë të nevojshme për kryerjen e mbikëqyrjes inspektuese. VEPRIMET MBI PARREGULLSITË E HASURA - 61 Verify source ↗
Neni 61
AI-assisted research summary: The inspector must notify the responsible body about observed irregularities and request proceedings and corrective measures if the inspector is not authorized to act directly. The inspector may also inform and advise supervised legal and natural persons after supervision when considered necessary and useful.
Neni 61 61.1. Inspektori do të njoftoj organin përgjegjës për parregullsitë e vërejtura dhe do të kërkojë fillimin e procedurës dhe ndërmarrjen e masave për evitimin e parregullsive, nëse nuk është i autorizuar për veprime të drejtpërdrejta. 61.2. Inspektori mund të informoj dhe të këshilloj personat juridik dhe fizik mbikëqyrës për dobinë e zbatimit të ligjit dhe dispozitave tjera nëse e konsideron të nevojshme dhe të dobishme, pas kryerjes së mbikëqyrjes. RUAJTJA E TË DHËNAVE SEKRETE - 62 Verify source ↗
Neni 62
AI-assisted research summary: The metrology inspector must avoid endangering data secrecy during an inspection, and supervised persons must tell the inspector what counts as secret under their general acts.
Neni 62 62.1. Me rastin e kryerjes së mbikëqyrjes inspektuese, inspektori i metrologjisë është i obliguar të veproj ashtu që të mos rrezikoj sekretin e të dhënave. 62.2. Personat e mbikëqyrur janë të obliguar që inspektorin e metrologjisë ta njoftojnë me atë se çka konsiderohet sekret sipas akteve të tyre të përgjithshme. PËRDORIMI I PROCEDURAVE TË PËRGJITHSHME ADMINISTRATIVE - 63 Verify source ↗
Neni 63
AI-assisted research summary: In inspection supervision procedures, general administrative procedure rules apply unless this law regulates a specific matter differently.
Neni 63 Në procedurat e mbikëqyrjes inspektuese aplikohen dispozitat për procedurat e përgjithshme administrative, nëse me këtë ligj çështjet e veçanta nuk janë rregulluar ndryshe. VULOSJA - 64 Verify source ↗
Neni 64
AI-assisted research summary: The Director of IMLK determines the sealing method when decisions under this law or other laws are implemented with sealing.
Neni 64 Drejtori i IMLK-së e përcakton mënyrën e vulosjes, kur vendimet e nxjerra në bazë të këtij ligji apo ligjeve tjera zbatohen me vulosje. PAVARËSIA NË PUNË DHE NË MARRJEN E VENDIMEVE - 65 Verify source ↗
Neni 65
AI-assisted research summary: The inspector is independent when carrying out inspection supervision and may conduct procedures, make decisions, and take measures within the rights, duties, and authorizations set by this law and implementing rules.
Neni 65 Inspektori është i pavarur gjatë kryerjes së mbikëqyrjes inspektuese, udhëheq procedurat, bën vendime dhe ndërmerr masa në kuadër të drejtave, detyrave dhe autorizimit të përcaktuar me këtë ligj dhe dispozita tjera të miratuara në zbatim të tij. DETYRAT E INSPEKTORIT TË METROLOGJISË - 66 Verify source ↗
Neni 66
AI-assisted research summary: The metrology inspector supervises several metrology-related activities and checks their legality, professionalism, and proper use of measurements, standards, documentation, and authorized persons.
Neni 66 Gjatë ushtrimit të detyrave, inspektori i metrologjisë mbikëqyr: i. ligjshmërinë dhe profesionalitetin e kryerjes së punëve metrologjike, ii. përdorimin e njësive matëse ligjore, iii. mënyrën e ruajtjes, mirëmbajtjes dhe përdorimit të etalonëve të Kosovës, iv. ligjshmërinë e shfrytëzimit të mjeteve nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës për bashkëfinancimet e etalonëve të Kosovës, v. ligjshmërinë dhe profesionalizmin në punë, gjatë procedurës së vërtetimit të konformitetit të mjeteve matëse me dispozitat metrologjike, në procedurën e testimit të mjeteve matëse dhe vërtetimit të mjeteve matëse ligjore, vi. përdorimin e mjeteve matëse ligjore, vii. kryerjen e matjeve zyrtare, viii. rregullshmërinë e para paketimeve dhe shisheve si enë matëse në kuptim të dispozitave të këtij ligji, ix. ligjshmërinë dhe profesionalizmin e punës të personave juridik dhe fizik të autorizuar për zbatimin e dispozitave të këtij ligji, x. mënyrën e udhëheqjes dhe shfrytëzimit të dokumentacionit të përshkruar dhe evidencës, xi. çështje tjera me rëndësi për vërtetimin dhe vlerësimin e ligjshmërisë dhe profesionalizimit të punës dhe zbatimit të dispozitave të këtij ligji. TË DREJTAT DHE DETYRIMET E INSPEKTORIT TË METROLOGJISË - 67 Verify source ↗
Neni 67
AI-assisted research summary: The metrology inspector must and is entitled to order fixes, stop non-compliant measuring instruments and prepackaged goods from entering the market, halt unlawful work, and start withdrawal of authorizations.
Neni 67 Gjatë ushtrimit të detyrave të inspektimit nga neni 66 i këtij ligji inspektori i metrologjisë ka të drejtë dhe detyrë të: i. urdhëroj eliminimin e parregullsive të vërejtura dhe mangësive në afat të caktuar, ii. parandaloj përdorimin e mjeteve matëse dhe pasimin në treg të para paketimeve të cilat nuk janë në përputhje me kërkesat e përcaktuara, iii. ndaloj udhëheqjen e punimeve të cilat janë në kundërshtim me ligjin apo dispozitat e përcaktuara, iv. ndalojë punën dhe nisë procedurën për shfuqizimin e autorizimit të personit të autorizuar i cili më nuk i plotëson kërkesat e përcaktuara të metrologjisë, v. ndalon punën dhe inicion procedurën e shfuqizimit të autorizimit të personit të autorizuar apo metrologut të autorizuar i cili punët nga autorizimi nuk i kryen në pikëpamje ligjore dhe profesionale, vi. urdhëron ndërmarrjen e masave tjera shtesë për të cilat është i autorizuar me këtë ligj dhe dispozita tjera, VENDIMI MBI NDALIMIN E PLASIMIT NË TREG DHE TËRHEQJA NGA TREGU - 68 Verify source ↗
Neni 68
AI-assisted research summary: The metrology inspector may order a ban on placing prepackaged goods on the market, or order withdrawal of legal measuring instruments and prepackaged goods from the market, when established deficiencies are not fixed within the required time.
Neni 68 68.1. Nëse mangësitë e vërtetuara para plasimit në treg të para paketimeve nuk eliminohen në afat të caktuar inspektori i metrologjisë benë vendimin mbi ndalimin e plasimit në treg të para- paketimeve. 68.2. Nëse mangësitë e vërtetuara të mjeteve matëse ligjore dhe para-paketimeve në treg apo në përdorimin e mjeteve matëse ligjore nuk mënjanohen në afat të caktuar, inspektori i metrologjisë benë vendime mbi tërheqjen e mjeteve matëse ligjore dhe para-paketimeve nga tregu, gjegjësisht vendimin mbi ndalimin e përdorimit të mjeteve matëse. OBLIGIMI I INFORMIMIT TË ORGANIT PËRGJEGJËS - 69 Verify source ↗
Neni 69
AI-assisted research summary: The metrology inspector must inform the responsible body as soon as possible when, during inspection supervision, they find a breach and another body is authorized to act on it.
Neni 69 Nëse inspektori i metrologjisë me rastin e kryerjes së mbikëqyrjes inspektuese vërteton shkeljen e dispozitave apo akteve tjera të përgjithshme, ndërsa për veprimet në lidhje me këto shkelje është i autorizuar një organ tjetër, është i obliguar që sa më parë ta informoj organin përgjegjës. DHËNIA VERBALE E VENDIMIT - 70 Verify source ↗
Neni 70
AI-assisted research summary: The metrology inspector may issue an oral decision on certain safety measures in inspection work, may order it to be carried out immediately, and must enter the oral decision into the inspection record.
Neni 70 70.1. Inspektori i metrologjisë me rastin e kryerjes së punëve inspektuese mund të jep edhe vendim verbal për zbatimin e masave të caktuara të sigurisë kur ekziston rreziku nga fshehja, ndërrimi apo eliminimi i dëshmive nëse masat siguruese nuk ndërrmiren menjëherë. 70.2. Inspektori i metrologjisë mund të urdhëroj zbatimin e vendimit verbal menjëherë. 70.3. Vendimi verbal duhet të futet në procesverbal mbi kontrollimin e kryer. ANKESA - 71 Verify source ↗
Neni 71
AI-assisted research summary: A complaint is allowed against a metrology inspector’s decision, and it is filed with a commission appointed by the director of IMLK.
Neni 71 Kundër vendimit të cilin e bën inspektori i metrologjisë është e lejueshme ankesa që i bëhet komisionit që emërohet nga drejtori i IMLK-së. MBAJTJA E PROCESVERBALIT - 72 Verify source ↗
Neni 72
AI-assisted research summary: The metrology inspector must draw up a report for the completed inspection and give a copy to the inspected party.
Neni 72 72.1. Për kontrollimin e kryer, vërtetimin e gjendjes dhe masave të ndërmarra, gjegjësisht urdhëresave, si dhe për punët e kryera, inspektori i metrologjisë harton procesverbalin. 72.2. Inspektori i metrologjisë ia dorëzon kopjen e procesverbalit edhe palës së kontrolluar. MBROJTJA E INSPEKTORIT - 73 Verify source ↗
Neni 73
AI-assisted research summary: The metrology inspector may ask for help from an official responsible for public order and security if physical resistance is encountered during inspection supervision, or if that type of resistance is anticipated.
Neni 73 Nëse inspektorit të metrologjisë, gjatë ushtrimit të detyrës së mbikëqyrjes inspektuese i paraqitet rezistencë fizike, respektivisht nëse ky lloj i rezistencës është i parashikuar, inspektori i metrologjisë mund të kërkoj ndihmë nga personi zyrtar i organit të ngarkuar për punë të rendit dhe sigurisë. EVIDENCA E KRYERJES SË KONTROLLIMEVE INSPEKTUESE - 74 Verify source ↗
Neni 74
AI-assisted research summary: The metrology inspector must keep a record of inspections carried out, and the IMLK director prescribes how that record is kept.
Neni 74 74.1. Inspektori i metrologjisë mban evidencën e kontrollimit të kryer inspektues. 74.2. Drejtori i IMLK-së e përshkruan mënyrën e udhëheqjes së evidencës. INSPEKTORATI I TREGTISË - 75 Verify source ↗
Neni 75
AI-assisted research summary: Inspektorati i tregtisë mbikëqyr përdorimin e njësive dhe mjeteve matëse, shenjat në produktet e para paketuara dhe sasitë e deklaruara të mbushjes; kur inspektori gjen shkelje, ai merr masa sipas këtij ligji ose dispozitave të tjera.
Neni 75 75.1. Inspektorati і tregtisë e mbikëqyr përdorimin e njësive matëse ligjore dhe mjeteve matëse, si dhe shenjat ne produktet e para paketuara dhe aplikimin e sasive të deklaruara të mbushjes së para paketimeve. 75.2. Kur inspektori i tregtisë gjatë mbikëqyrjes vërteton shkeljen e dispozitave të këtij ligji, atëherë ndërmerr masa të përshkruara me këtë ligj apo dispozita tjera. KREU IX. SANKSIONET ADMNISTRATIVE - 76 Verify source ↗
Neni 76
AI-assisted research summary: This article sets fines for certain metrology-related offences.
Neni 76 76.1. Me gjobë në vlerë prej 100 deri 500 € do të dënohet për kundërvajtje personi fizik respektivisht prej 300 deri 2.000 € personi juridik, nëse: i. në hapësirat punuese mbahet mjeti matës i cili nuk është në përdorim dhe i cili në sipërfaqen dukës nuk është shënuar me mbishkrimin »Mjeti matës nuk përdorët« (neni 18 paragrafi 2), ii. nuk ka siguruar kontrollimin e rregullt të mjeteve matëse në afat të përshkruar kohor (neni 24 paragrafi 2), 76.2. Për kundërvajtje nga paragrafi 1. i këtij neni do të ndëshkohet me gjobë në vlerë nga 100 deri 500 € edhe personi përgjegjës i personit juridik. - 77 Verify source ↗
Neni 77
AI-assisted research summary: This article sets fines for physical persons, legal persons, and the responsible person of a legal person for specified metrology-related violations.
Neni 77 77.1. Me gjobë në vlerë prej 200 deri në 700 € do të dënohet për kundërvajtje personi fizik, respektivisht nga 1.500 deri në 5.000 € personi juridik, për shkelje, nëse: i nuk e mirëmban rregullisht mjetin matës në raport me dispozitat e nenit 21 të paragrafit 4. të këtij ligji, ii. prodhon, importon dhe plason në treg para paketimet të cilat nuk i përmbushin kërkesat e përcaktuara metrologjike (neni 36 paragrafi1.), iii. vendosë shenjën e konformitetit në para paketimet të cilat nuk i përmbushin kërkesat e përcaktuara metrologjike (neni 39 paragrafi 1) , iv. plason në treg shishet si enë matëse të cilat nuk i përmbushin kërkesat metrologjike dhe nëse nuk janë të shënuara me shenjat dhe mbishkrimet e përcaktuara (neni 40 paragrafi 4) , v. vepron në kundërshtim me dispozitat e nenit 46 paragrafit 1 të këtij ligji, vi. vepron në kundërshtim me nenin 57 paragrafin 3 të këtij ligji. 77.2. Për kundërvajtje nga paragrafi 1. i këtij neni do të ndëshkohen me para nga 200 deri 700 € edhe personi përgjegjës i personit juridik. - 78 Verify source ↗
Neni 78
AI-assisted research summary: This article sets fines for several metrology-related violations and for resisting or obstructing metrology inspection.
Neni 78 78.1. Me gjobë ne vlerë prej 700 deri 1.500 € do të sanksionohet për shkelje personat fizik respektivisht nga 5.000 deri 10.000 € personat juridik nëse: i. plasojnë në treg mjetet matëse të cilat nuk janë të shënuara me shenjat e përcaktuara të konformitetit respektivisht nëse nuk janë shënjuar me shenjen zyrtare të tipit të mjetit matës dhe shenjën e verifikimit të parë (neni 17 paragrafi 1.), ii. përdor mjete matëse ligjore të cilat nuk i përmbushin dispozitat metrologjike të përcaktuara, dhe të cilat nuk janë të testuar, verifikuara dhe të cilat nuk janë shënjuar me shenjat e përcaktuara të verifikimit, respektivisht të cilat nuk kanë vërtetimin valid për verifikim (neni 18 paragrafi 1), iii. gjatë ushtrimit të detyrave nuk vendosën dhe nuk punojnë mjetet matëse në mënyrë që të sigurojnë saktësi të nevojshme të matjes (neni 18 paragrafi 3.), iv. vepron në kundërshtim me dispozitat të nenit 19 paragrafi 1, i këtij ligji, v. inspektorit të metrologjisë nuk i ofrohen të dhënat e nevojshme dhe informatat për kryerjen e inspektimit mbikëqyrës (neni 60), vi. inspektorit të metrologjisë gjatë kryerjes së mbikëqyrjes paraqitët rezistencë fizike (neni 73). 78.2. Për kundërvajtje nga paragrafi 1 i këtij neni do të dënohen me gjobë në vlerën prej 700 deri në 1.500 € edhe personi përgjegjës i personit juridik. KREU X. DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 79 Verify source ↗
Neni 79
AI-assisted research summary: IMLK must draft and propose subordinate acts to align with this law within two years of the law’s entry into force.
Neni 79 79.1. Aktet nënligjore të cilat duhet të harmonizohen me dispozitat e këtij ligji i propozon dhe i përgatit IMLK në afatin prej dy vitesh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji. 79.2. Deri në hyrjen në fuqi të akteve nënligjore nga paragrafi 1 i këtij neni, mbesin në fuqi aktet nënligjore të miratuara në bazë të ligjit të aplikueshëm me të cilin rregullohet fusha e metrologjisë, nëse nuk janë në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji. - 80 Verify source ↗
Neni 80
AI-assisted research summary: Earlier metrology-related decisions stay valid until their own validity period ends, while decisions authorizing certified metrology laboratories are revoked when this law enters into force.
Neni 80 80.1. Të gjitha vendimet për shpalljen e etalonëve, lejimin e tipit, vërtetimet mbi verifikimet dhe vulat vërtetuese, të cilët janë lëshuar para hyrjes në fuqi të këtij ligji, mbesin valide deri në kalimin e afatit të validitetit të tyre. 80.2. Të gjitha vendimet mbi autorizimin e laboratorëve të certifikuar të metrologjisë shfuqizohen në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji. - 81 Verify source ↗
Neni 81
AI-assisted research summary: On the day this law starts to apply, laws regulating metrology are repealed, except the laws on measurement units and precious metals.
Neni 81 Në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji shfuqizohen ligjet të cilat e kanë rregulluar fushën e metrologjisë, përveç ligjit për njësitë matëse dhe ligjit për metale të çmueshme të miratuara nga Kuvendi i Kosovës dhe të anëshkruara nga PSSP. - 82 Verify source ↗
Neni 82
AI-assisted research summary: On commencement, the Kosovo Metrology Institute in Prizren moves under DMK supervision and is renamed IMLK; the Metrology and Inspection Division within MTI is transformed into an IMLK branch.
Neni 82 82.1. Në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, Instituti i Metrologjisë së Kosovës me seli në Prizren, kalon nën mbikëqyrjen e DMK-së dhe riemërohet në IMLK. 82.2. Në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji Divizioni i Metrologjisë dhe Inspektimit në kuadër të MTI-së do të transformohet në degë të IMLK-së. - 83 Verify source ↗
Neni 83
AI-assisted research summary: This law takes effect after approval by the Assembly of Kosovo and promulgation by the Special Representative of the Secretary-General.
Neni 83 Ky ligj hyn në fuqi pas miratimit nga ana e Kuvendit të Kosovës dhe shpalljes nga Përfaqsuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm. Ligji Nr. 02/L-34 19 janar 2006
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 02/L-34 PËR METROLOGJI
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in