LIGJI NR. 02/L-37 PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE
This preamble says the law is adopted to respect people’s linguistic identity, support communities in preserving it, and regulate language use.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 02/L-37
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble says the law is adopted to respect people’s linguistic identity, support communities in preserving it, and regulate language use. This provision says the law aims to secure official-language use in Kosovo institutions and public-service bodies, equal status for Albanian and Serbian, and the right of all communities to preserve their linguistic identity. Kosovo institutions must protect language rights, and municipalities must adopt detailed regulations within 6 months on language-use matters. Çdo person ka të drejtën e lirisë së shprehjes dhe të barazisë para ligjit; diskriminimi në baza gjuhësore ndalohet. Institucionet qendrore duhet të përdorin gjuhët zyrtare në mënyrë të barabartë dhe të sigurojnë komunikim, shërbime, dokumente, përkthim dhe përdorim të gjuhëve zyrtare në punë e takime.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 02/L-37 PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE
Showing 39 of 39
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble says the law is adopted to respect people’s linguistic identity, support communities in preserving it, and regulate language use.
GAZETA ZYRTARE E INSTITUCIONEVE TË PËRKOHSHME TË VETËQEVERISJES NË KOSOVË / PRISHTINË :VITI II / NR. 10 / 01 MARS 2007 Ligji Nr. 02/L-37 PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE Kuvendi i Kosovës Në bazë Kreut 5.4 (a), 5.7, 9.1.26 (a) të Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë (Rregullorja e UNMIK-ut nr. 2001/9 e datës 15 maj 2001, dhe me qëllim të respektimit të identitetit gjuhësor të të gjithë personave dhe me qëllim të krijimit të një mjedisi për të gjitha komunitetet që të shprehin dhe të ruajnë identitetin e tyre gjuhësor, duke u bazuar në Konventën Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe Politike, në Konventën Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe të Lirive Themelore dhe në Protokollet e saj, Konventën Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare, Kartën Evropiane për Gjuhët Rajonale ose Minoritare, dhe dhe duke pasur parasysh Rekomandimet e Hagës lidhur me të drejtat e shkollimit të pakicave kombëtare dhe Rekomandimet e Oslos lidhur me të drejtat gjuhësore të pakicave kombëtare, Udhëzimet mbi përdorimin e gjuhëve minoritare në mediat transmetuese, si dhe me qëllim që të rregullojë përdorimin e gjuhëve, Miraton: LIGJIN PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE PJESA E PARË Dispozitat e përgjithshme
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says the law aims to secure official-language use in Kosovo institutions and public-service bodies, equal status for Albanian and Serbian, and the right of all communities to preserve their linguistic identity.
Neni 1 1.1. Qëllimi i këtij ligji është që të sigurojë: i. Përdorimin e gjuhëve zyrtare, si dhe të gjuhëve të komuniteteve, gjuha amtare e të cilave nuk është gjuhë zyrtare, në institucionet e Kosovës, në ndërmarrje dhe organizata të tjera që realizojnë funksione dhe shërbime publike; ii. Status të barabartë të gjuhës shqipe dhe serbe si gjuhë zyrtare në Kosovë, të drejta të barabarta sa i përket përdorimit të tyre në të gjitha institucionet e Kosovës; iii. Të drejtën e të gjitha komuniteteve të Kosovës për të ruajtur, mbrojtur dhe promovuar identitetin e tyre gjuhësor; iv. Karakterin shumë gjuhësor të shoqërisë kosovare, që paraqet vlerat e saj unike shpirtërore, intelektuale, historike dhe kulturore. 1.2. Në nivelin komunal, gjuhët e tjera të bashkësive, si gjuha turke, boshnjake dhe rome, do të jenë gjuhë në përdorim zyrtar, sipas kushteve të përcaktuara me këtë ligj. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: Kosovo institutions must protect language rights, and municipalities must adopt detailed regulations within 6 months on language-use matters.
Neni 2 2.1. Gjuha shqipe dhe gjuha serbe dhe alfabetet e tyre janë gjuhë zyrtare në Kosovë dhe kanë status të barabartë në institucionet e Kosovës. 2.2. Të gjithë personat kanë të drejta të barabarta në lidhje me përdorimin e gjuhëve zyrtare në institucionet e Kosovës. 2.3. Në komunat e banuara nga një bashkësi, gjuha amtare e të cilës nuk është gjuhë zyrtare dhe e cila përbën së paku 5 përqind të popullsisë së përgjithshme të asaj komune, gjuha e asaj 2 bashkësie do tё ketë statusin e gjuhës zyrtare në atё komunë dhe do përdoret barabartë me gjuhët zyrtare. Pavarësisht kësaj qё u tha mё lartë, nё mёnyrё tё veçantë, nё komunën e Prizrenit gjuha Turke do tё ketë statusin e gjuhës zyrtare. 2.4. Në ato komuna ku jeton një bashkësi, gjuha amtare e së cilës nuk është njëra nga gjuhët zyrtare në Kosovë dhe e cila përfaqëson më shumë se tre (3) përqind të popullatës së përgjithshme të komunës, gjuha e asaj bashkësie do të ketë statusin e gjuhës në përdorim zyrtar në atë komunë dhe do të jetë në përdorim të barabartë në pajtim me dispozitat e përcaktuara në nenin 8 të këtij ligji. Përveç kësaj, një bashkësi, gjuha e së cilës me traditë është folur në një komunë, do të ketë statusin e gjuhës në përdorim zyrtar në atë komunë. Lidhur me këtë çështje, komunat do të miratojnë rregullore të hollësishme brenda 6 muajve pas hyrjes së këtij ligji në fuqi, në pajtim me nenin 35 të këtij ligji. 2.5. Institucionet e Kosovës do të sigurojnë të drejtat gjuhësore të personave që iu takojnë komuniteteve gjuha amtare e të cilëve nuk është gjuhë zyrtare, në pajtueshmëri me dispozitat e këtij ligji. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: Çdo person ka të drejtën e lirisë së shprehjes dhe të barazisë para ligjit; diskriminimi në baza gjuhësore ndalohet.
Neni 3 3.1. Çdo person ka të drejtën e lirisë së shprehjes. Kjo e drejtë përfshin lirinë për të pranuar, kërkuar dhe për të dhënë informata dhe ide në gjuhën e zgjedhur, pa ndërhyrje. Pranimi i lirë i transmetimit tejkufitar, qoftë i drejtpërdrejtë apo nëpërmjet të ritransmetimit apo riemetimit nuk ndalohet në baza të gjuhës. Ushtrimi i kësaj lirie mund t’u nënshtrohet kufizimeve të tilla, që janë në pajtueshmëri me traktatet ndërkombëtare obliguese të të drejtave të njeriut. 3.2. Çdo person ka të drejtën për barazi para ligjit dhe të mbrojtjes së barabartë nga ligji. Ndalohet çdo diskriminim në baza gjuhësore. PJESA E DYTË Dispozitat e veçanta Përdorimi i gjuhëve në institucionet qendrore - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Institucionet qendrore duhet të përdorin gjuhët zyrtare në mënyrë të barabartë dhe të sigurojnë komunikim, shërbime, dokumente, përkthim dhe përdorim të gjuhëve zyrtare në punë e takime.
Neni 4 4.1. Në institucionet qendrore të Kosovës zbatohet barazia e gjuhëve zyrtare. 4.2. Çdo person ka të drejtë të komunikojë dhe të pranojë shërbimet në dispozicion dhe dokumentet publike nga institucionet qendrore të Kosovës në cilëndo gjuhë zyrtare. Të gjitha institucionet qendrore kanë për detyrë të sigurojnë që çdo person mund të komunikojë dhe mund të pranojë shërbimet në dispozicion dhe dokumentet publike nga organet dhe institucionet e tyre në cilëndo gjuhë zyrtare. 4.3. Gjuhët zyrtare përdoren në baza të barabarta në takime dhe në punën e institucioneve qendrore. Institucionet qendrore do të mundësojnë përkthimin nga një gjuhë zyrtare në tjetrën, nëse kërkohet një përkthim i tillë, për takimet e institucioneve qendrore, si dhe në takimet publike të organizuara nga këto institucione. 4.4. Anëtarët e Qeverisë, gjuha amtare e të cilëve nuk është gjuhë zyrtare, kanë të drejtë të përdorin gjuhën e tyre amtare në takimet e institucioneve qendrore dhe në takimet publike të organizuara nga këto institucione. Nëse kërkohet, institucionet qendrore sigurojnë përkthimin. 4.5. Shënimet dhe dokumentet zyrtare do të mbahen dhe nxirren në gjuhët zyrtare. 4.6. Emrat zyrtarë të institucioneve qendrore paraqiten në gjuhët zyrtare si dhe në gjuhët zyrtare të komunës. 4.7. Institucionet qendrore duhet të sigurojnë që mjedisi i tyre i punës të kontribuojë në përdorimin efektiv të gjuhëve zyrtare si dhe të mundësojë përdorimin e cilësdo gjuhë zyrtare nga zyrtarët dhe punëtorët e tyre. 3 - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The Assembly’s official languages must be used equally, translation must be available, and certain members may use their mother tongue in Assembly activities.
Neni 5 5.1. Gjuhët zyrtare përdoren në baza të barabarta në punë, në debate dhe në procedurat e tjera të Kuvendit të Kosovës dhe të komisioneve të tij. Mjetet duhet të ofrohen në dispozicion për përkthim simultan nga një gjuhë zyrtare në tjetrën për debatet dhe procedurat e tjera të Kuvendit të Kosovës dhe të komisioneve të tij. 5.2. Anëtarët e Kuvendit të Kosovës, gjuha amtare e të cilëve nuk është gjuhë zyrtare kanë të drejtë të përdorin gjuhën e tyre amtare në punën dhe në takimet e Kuvendit të Kosovës dhe të komisioneve të tij, si dhe në takimet publike të organizuara nga Kuvendi i Kosovës. Mjetet duhet të sigurohen për të mundësuar përkthimin nga dhe në gjuhën e anëtarit, nëse kërkohet një shërbim i tillë. Çdo dokument i dorëzuar nga anëtari i tillë përkthehet në gjuhët zyrtare dhe të gjitha përgjigjet e kërkuara të kthehen në gjuhën e përdorur nga ana e tij. 5.3. Dokumentet zyrtare si dhe të dhënat zyrtare të debateve dhe të procedurave të tjera të Kuvendit të Kosovës dhe të komisioneve të tij, mbahen dhe nxirren në gjuhët zyrtare. 5.4. Të gjitha ligjet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës, nxirren dhe publikohen në gjuhët zyrtare. Versionet në gjuhët zyrtare janë të barasvlershme. Të gjitha ligjet e shpallura publikohen në gjuhën boshnjake dhe turke. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: People in a community whose mother tongue is not an official language may submit documents orally and in writing to the Ombudsperson and receive a reply in their mother tongue from the relevant institution.
Neni 6 Personat që i takojnë një komuniteti, gjuha amtare e të cilit nuk është gjuhë zyrtare, kanë të drejtë të paraqesin shkresat në mënyrë të shkruar dhe gojore, në institucionin e Ombudspersonit si dhe të pranojnë përgjigjen në gjuhën e tyre amtare nga institucioni përkatës. Përdorimi i gjuhëve në institucionet komunale - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Municipal institutions must treat the municipality’s official languages equally and provide services, documents, translations, and publications in those languages.
Neni 7 7.1. Në institucionet komunale zbatohet barazia e gjuhëve zyrtare të komunës. 7.2. Çdo person ka të drejtë të komunikoj dhe të pranojë shërbimet e mundshme dhe dokumentet publike nga institucionet komunale dhe nga zyrtarët në cilëndo gjuhë zyrtare. Çdo organ përfaqësues dhe ekzekutiv komunal ka për detyrë të sigurojë se çdo person mund të komunikojë dhe të pranojë shërbimet në dispozicion dhe dokumentet publike nga çdo institucion dhe organ komunal ne cilëndo gjuhë zyrtare. 7.3. Gjuhët zyrtare përdoren në baza të barabarta në takimet dhe në punën e organeve përfaqësuese dhe ekzekutive komunale. Institucionet komunale do të mundësojnë përkthimin nga një gjuhë zyrtare në tjetrën, nëse kjo kërkohet, në takimet e këtyre organeve përfaqësuese dhe ekzekutive komunale, po ashtu edhe në takimet publike të organizuara nga komuna. 7.4. Shënimet e takimeve dhe shënimet zyrtare të organeve përfaqësuese dhe ekzekutive komunale, regjistrat publikë dhe dokumente të tjera zyrtare, mbahen dhe lëshohen në të gjitha gjuhët zyrtare të komunës. 7.5. Institucionet komunale duhet të sigurojnë që mjedisi i tyre i punës të kontribuojë në përdorimin efektiv të gjuhëve zyrtare si dhe të mundësojë përdorimin e cilësdo gjuhë zyrtare nga zyrtarët dhe punëtorët e tyre. 7.6. Rregulloret dhe aktet plotësuese të miratuara nga institucionet komunale nxirren dhe publikohen në gjuhët zyrtare të komunës. Versionet në gjuhët zyrtare janë të barasvlershme. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Municipal bodies must help eligible community-language speakers submit requests and documents and receive replies in their language, and must publish municipal rules in requested community languages.
Neni 8 4 8.1. Në komunat, personat të cilët iu takojnë komuniteteve, gjuha e të cilëve është në përdorim zyrtar, në pajtueshmëri me nenin 2.4, kanë të drejtën të paraqesin të gjitha kërkesat dhe dokumentet në formë të shkruar apo gojore si dhe të pranojnë përgjigjet në gjuhën e tyre nga institucionet dhe nga zyrtarët komunalë, nëse ata kërkojnë kështu. 8.2. Çdo organ përfaqësues dhe ekzekutiv komunal ka për detyrë të sigurojë që personat e tillë të mund të paraqesin kërkesat dhe dokumentet në formë të shkruar apo gojore si dhe të marrin përgjigjet në gjuhën e tyre. 8.3. Rregulloret komunale si dhe aktet ndihmëse duhet të nxirren dhe të publikohen në gjuhët e komuniteteve të tilla, nëse atë e kërkojnë. 8.4. Në punën dhe në takimet e organeve përfaqësuese komunale dhe komiteteve të tyre, si dhe në takimet publike të organizuara nga komuna, anëtarët e të cilave iu takojnë komuniteteve, gjuha amtare e të cilave nuk është gjuhë zyrtare, kanë të drejtë të përdorin gjuhën e tyre në punë dhe në takimet e organeve përfaqësuese të komunës, dhe komiteteve të tyre si dhe në takimet publike të organizuara nga komuna. Mjetet duhet të sigurohen për të mundësuar përkthimin nga dhe në gjuhën e anëtarit, nëse kërkohet një shërbim i tillë. Çdo dokument i dorëzuar nga anëtari i tillë përkthehet në gjuhët zyrtare dhe të gjitha përgjigjet e kërkuara do të kthehen në gjuhën e përdorur nga ana e tij. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Official names and public signs must be shown in the official languages, and in certain community languages as specified here.
Neni 9 9.1. Emrat zyrtarë të institucioneve dhe të organeve komunale paraqiten në gjuhët zyrtare dhe në gjuhët që kanë statusin e gjuhës zyrtare sipas nenit 2.3. 9.2. Shenjat zyrtare që shënojnë apo përfshijnë emrat e komunave, fshatrave, rrugëve, rrugicave dhe të vendeve të tjera publike, paraqiten në gjuhët zyrtare dhe në gjuhët e komuniteteve, gjuha e të cilave ka statusin e gjuhës zyrtare në komunë, në pajtueshmëri me nenin 2.3. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The Ministry for Local Government Administration must issue an administrative instruction setting procedures for communities to present their requests, 90 days after the law is promulgated.
Neni 10 Ministria për Administrim të Qeverisjes Lokale nxjerr udhëzim administrativ, që përcakton procedurat sipas të cilave komunitetet mund të shprehin kërkesat e tyre në pajtueshmëri me nenet 8.1, 8.2, 8.3 dhe 9.1 të këtij ligji 90 ditë pas shpalljes së këtij ligji. Përdorimi i gjuhëve në ndërmarrjet publike - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Në ndërmarrjet publike dhe shoqërore, përdorimi i gjuhëve zyrtare duhet të jetë i barabartë; personat kanë të drejtë të komunikojnë dhe të marrin shërbime dhe dokumente në cilëndo gjuhë zyrtare.
Neni 11 11.1. Në ndërmarrjet që janë në pronësi publike dhe në ndërmarrjet në pronësi shoqërore aplikohet barazia e gjuhëve zyrtare. 11.2. Çdo person ka të drejtë të komunikojë dhe të pranojë shërbimet dhe dokumentet nga ndërmarrjet në pronësi publike dhe nga ndërmarrjet në pronësi shoqërore në cilëndo nga gjuhët zyrtare. 11.3. Çdo ndërmarrje e tillë ka për detyrë të sigurojë që çdo person të mund të komunikojë dhe të pranojë shërbimet dhe dokumentet në cilëndo gjuhë zyrtare. Përdorimi i gjuhëve në procedurat gjyqësore - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Official languages must be used equally in judicial proceedings, and participants in criminal or other court proceedings may use the official language they choose.
Neni 12 12.1. Gjuhët zyrtare përdoren në mënyrë të barabartë në procedurat gjyqësore. 12.2. Gjykatat dhe organet për ndjekje penale, si dhe autoritetet e tjera të përfshira në procedurë penale dhe në procedurat e tjera gjyqësore, sigurojnë që çdo person që merr pjesë në procedurat 5 penale si dhe në procedura të tjera gjyqësore mund të përdorë gjuhën zyrtare të cilën ai/ajo e zgjedh. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Courts must conduct proceedings in the official language or official languages chosen by the parties, and must provide simultaneous translation equipment on request.
Neni 13 13.1. Gjykatat zhvillojnë procedurat në gjuhën zyrtare apo në gjuhët zyrtare të zgjedhura nga palët në procedura. Me kërkesën e palës në procedura, pajisjet duhet të sigurohen për përkthim simultan, duke përfshirë dëshmitë e dhëna, nga njëra gjuhë zyrtare në tjetrën. 13.2. Gjykatat mund të sigurojnë pajisjet për përkthim simultan të procedurave, duke përfshirë dëshmitë e dhëna, nga një gjuhë zyrtare në tjetrën, atëherë kur konsiderojnë se procedurat të jenë në interesin e përgjithshëm publik. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Gjykatat duhet të lëshojnë dokumente për procedurat në gjuhën zyrtare të zgjedhur dhe, kur kërkohet ose kur gjykata e konsideron në interes publik, edhe në gjuhë të tjera zyrtare.
Neni 14 Gjykatat kanë për detyrë të lëshojnë dokumente të cilat kanë të bëjnë me procedurat në gjuhën (t) zyrtare të zgjedhur për procedurë dhe në gjuhë të tjera zyrtare nëse kërkohet nga cilado palë në procedurë apo nëse sipas pikëpamjes së gjykatës kjo do t’i shërbente interesit të përgjithshëm publik. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: People arrested or accused of a criminal offence who do not understand the proceedings language have the right to be informed promptly of the reasons for arrest and any charges in a language they understand; community members whose native language is not official have the same right in their native language.
Neni 15 15.1. Çdo person që është i arrestuar apo i akuzuar për vepër penale dhe që nuk flet ose nuk kupton gjuhën(t) e procedurave ka të drejtën të njoftohet me kohë rreth arsyeve të arrestimit dhe për çdo akuzë kundër tij apo saj në gjuhën të cilën e kupton personi. 15.2. Personat që i takojnë komunitetit, gjuha amtare e të cilit nuk është gjuhë zyrtare, ka të drejtën të informohet me kohë rreth arsyeve për arrestimin e tyre dhe për çdo akuzë kundër tyre në gjuhën amtare të tyre. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: People who do not speak or understand the language of the proceedings may use their own language in criminal and other judicial proceedings, and courts/prosecutors must provide free interpreter assistance for them.
Neni 16 16.1. Çdo person që merr pjesë në procedurat penale dhe në procedura të tjera gjyqësore, i cili nuk flet ose nuk kupton gjuhën (t) e procedurave, ka të drejtë të përdorë gjuhën e tij apo të saj në procedura. 16.2. Personat që i takojnë komunitetit, gjuha amtare e të cilit nuk është gjuhë zyrtare dhe që marrin pjesë në procedura penale dhe procedurë penale dhe ne procedurat tjera gjyqësore, kanë të drejtë të përdorin gjuhën e tyre amtare në procedura. 16.3. Gjykata dhe organet për ndjekje penale si dhe autoritetet e tjera të përfshira në procedurë penale, duhet të ofrojnë ndihmën me përkthyes pa pagesë për personat e cekur në paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: People in criminal proceedings who do not speak or understand the proceedings language may use their own language, and free interpreter assistance must be provided.
Neni 17 17.1. Çdo person që merr pjesë në procedura penale, i cili nuk flet ose nuk kupton gjuhën(t) e procedurave, ka të drejtë të paraqesë shkresat, të dëshmojë dhe të dëgjojë faktet e rastit dhe të çdo dëshmie kundër tij apo saj, në gjuhën e folur nga ai apo ajo. 17.2. Personat që i takojnë komunitetit, gjuha amtare e të cilit nuk është gjuhë zyrtare dhe që marrin pjesë në procedura penale, kanë të drejtën të paraqesin shkresat, të dëshmojnë dhe të dëgjojnë faktet për rastin dhe çdo dëshmie kundër tyre, në gjuhën e tyre amtare. 6 17.3. Gjykatat apo organet për ndjekje penale, si dhe autoritetet e tjera të përfshira në procedurën penale, duhet të ofrojnë ndihmën me përkthyes pa pagesë për personat e cekur në paragrafët 1 dhe 2 të këtij neni. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Prison and penal institutions must ensure staff can speak the language(s) understood by the largest number of prisoners or by prisoners themselves, and provide translation when needed.
Neni 18 Institucionet penale dhe të burgut duhet të sigurojnë që personeli i tyre të flasë gjuhën(t) e numrit më të madh të të burgosurve, apo gjuhën(t) të cilën e kuptojnë ata. Përkthimi në gjuhën që është e kuptueshme nga një person i burgosur duhet të ofrohet atëherë kur ka nevojë. Përdorimi i gjuhëve në arsim - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: People may choose the official language of instruction for themselves and their children, and may enroll in a school where that language is used for teaching.
Neni 19 19.1. Gjuhët e ligjërimit në arsimin publik duhet të jenë në pajtim me dispozitat e Kornizës Kushtetuese dhe të ligjeve nga lëmi i arsimit. 19.2. Çdo person ka të drejtë të zgjedhë, si dhe të zgjedhë për fëmijën e vet, gjuhën e vet të preferuar zyrtare për mësim. 19.3. Çdo person ka të drejtë të regjistrohet, si dhe të regjistrojë fëmijën e vet, në shkollën ku gjuha e tij e zgjedhur zyrtare është gjuhë e mësimit. 19.4. Në komunat ku gjuha e zgjedhur zyrtare e personit nuk përdoret nga asnjë shkollë në mësim, do të përcaktohen dispozita përkatëse për të siguruar mësimin e duhur në gjuhën e tyre të zgjedhur zyrtare. Hollësitë për implementim përcaktohen nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Certain community members have a right to learn in their mother tongue in public schools, and the Ministry must set implementation details by administrative instruction.
Neni 20 20.1. Në zonat e banuara me persona që i takojnë komunitetit, gjuha amtare e të cilit nuk është gjuhë zyrtare, personat që i takojnë këtij komuniteti kanë të drejtë të mësojnë në gjuhën e tyre amtare në shkollat publike arsimore. 20.2. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë përmes një udhëzimi administrativ do të përcakton detajet për zbatimin e së drejtës së përcaktuar sipas paragrafit 20.1. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Students in primary and secondary schools where the teaching language is not an official language must also learn an official language they choose.
Neni 21 21.1. Në shkollat fillore dhe të mesme, ku gjuha e mësimit nuk është gjuhë zyrtare nxënësit gjithashtu mësojnë një gjuhë zyrtare të cilën e zgjedhin. 21.2. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë përmes një udhëzimi administrativ përcakton procedurat sipas të cilave personat mund të deklarojnë se cilën gjuhë zyrtare dëshirojnë ta mësojnë gjatë shkollimit të mesëm. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Persons have the right to establish private educational institutions with instruction in their mother tongue in Kosovo.
Neni 22 22.1. E drejta e personave për të themeluar institucione arsimore private me mësim në gjuhën amtare është e garantuar në Kosovë. 22.2. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë vendos procedurën për regjistrim të institucioneve arsimore private të tilla. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Public universities use Kosovo’s official languages as primary languages of instruction, and universities set detailed language-use rules for programs and administration.
Neni 23 23.1. Gjuhët zyrtare të Kosovës janë gjuhë parësore të mësimit në universitetet publike. 7 23.2. Rregullat detaje të përdorimit të gjuhëve zyrtare dhe të çdo gjuhe tjetër, në programet arsimore, përcaktohen nga universitetet përmes akteve të tyre. 23.3. Në trajnimin e arsimtarëve, interpretuesve dhe të përkthyesve në gjuhët e komuniteteve, universitetet përshtatin përdorimin e gjuhëve të komuniteteve si gjuhë të mësimit. 23.4. Përdorimi i gjuhës në administratën universitare përcaktohet nga universitetet përmes rregulloreve të tyre, që duhet t’iu përshtaten dispozitave të këtij ligji. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Students and their parent choose the official language for school records and reports; the education ministry must set the procedure by administrative instruction, and a qualifying student has a right to records, reports, and certificates in their mother tongue alongside official languages.
Neni 24 24.1. Nxënësi së bashku me prindin e tij apo të saj vendos se në cilën gjuhë zyrtare do të mbahen shënimet shkollore dhe lëshohen raportet e tij apo të saj, nga ana e institucionit arsimor në të cilin ata vijojnë. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë përmes udhëzimit administrativ vendos procedurën sipas së cilës personat deklarojnë se në cilën gjuhë zyrtare dëshirojnë të mbahen shënimet e tyre. 24.2. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe e Teknologjisë përcakton procedurat për lëshimin e certifikatave shkollore në gjuhët zyrtare të Kosovës nëpërmjet një udhëzimi administrativ 90 ditë pas shpalljes së këtij Ligji. 24.3. Nxënësi i cili arsimohet sipas nenit 20.1 ka të drejtë t’i ketë shënimet e tyre shkollore të mbajtura si dhe raportet dhe certifikatat të lëshuara, në gjuhën amtare të tij/saj, përpos gjuhëve zyrtare. Përdorimi i gjuhëve në Media - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: Çdo person ka të drejtë të themelojë media në gjuhën që zgjedh, sipas ligjit në fuqi.
Neni 25 Çdo person ka të drejtë të themelojë medie në gjuhën të cilën ai/ajo e zgjedh në përputhje me ligjin në fuqi. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Public broadcasters must promote cultural diversity and multilingualism in Kosovo, and communities have a right to airtime for programmes in their own language on the public broadcaster.
Neni 26 26.1. Transmetuesit publik avancojnë diversitetin kulturor dhe karakterin shumë gjuhësor në Kosovë në përputhje me ligjin në fuqi. 26.2. Komunitetet kanë të drejtë të kenë kohën për transmetim të programeve në gjuhën e tyre në Transmetues publik, në pajtim me ligjin në fuqi. 26.3. Përdorimi i gjuhëve gjatë transmetimit në Transmetues publik, koha e transmetimit dhe programet në nenin 26.2 përcaktohen me një ligj tjetër, duke marrë plotësisht në konsideratë të drejtat dhe intereset e anëtarëve të komunitetit për të patur mundësi dhe qasje të barabartë në informatë. Emrat personal - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: People may register their name and surname in official-language written form they choose, and certain community members may register and have used the original form of their name and surname.
Neni 27 27.1. Emri dhe mbiemri i personit regjistrohet në regjistrat publikë, në dokumentet për identifikim personal dhe në dokumente të tjera zyrtare në sistemin me shkrim në gjuhët zyrtare të zgjedhur nga ai person. 27.2. Personat që i takojnë komunitetit, gjuha amtare e të cilit nuk është gjuhë zyrtare, do të kenë të drejtën të regjistrojnë formën origjinale të emrit dhe mbiemrit të tyre në shkrimin dhe në pajtueshmëri me traditat dhe sistemin linguistik të gjuhës së tyre, si në regjistrat publikë, në dokumente për identifikim personal dhe në dokumente të tjera zyrtare, si dhe kjo formë do të përdoret nga zyrtarët publikë. 8 Liria linguistike - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: All persons have a right to found and keep legal entities in their own language, including showing their names according to their tradition and language system.
Neni 28 Të gjithë personat kanë të drejtë të themelojnë dhe mbajnë subjekte juridike siç janë shoqatat kulturore dhe ndërmarrjet e biznesit në gjuhën e tyre, përfshirë këtu edhe shfaqjen e këtyre emrave në bazë të traditës së tyre dhe sistemit gjuhësor. Përdorimi i gjuhëve zyrtare në sferën private - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: Every person has the right to act in private businesses, private institutions, associations, organizations, or self-employment activities in the language(s) they choose. Kosovo institutions must require additional use of official languages when those activities use a non-official language and affect legitimate public interest.
Neni 29 29.1. Çdo person ka të drejtë të veprojë në ndërmarrjet private, institucionet private, shoqatat, organizatat apo aktivitetet e vetëpunësimit në gjuhën apo gjuhët sipas zgjidhjes së tyre. 29.2. Kur gjuha në rastet e numëruara në paragrafin 1 nuk është njëra nga gjuhët zyrtare, institucionet e Kosovës kërkojnë një përdorim shtesë të gjuhëve zyrtare, kur aktivitetet e tyre ndikojnë në interesin legjitim publik siç është rendi publik, siguria publike, shëndeti, apo mbrojtja e të drejtave të personave të tjerë si dhe për qëllime të mbikëqyrjes së administratës publike. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: Public-service enterprises must treat official languages equally, and people may communicate and receive services and documents in any official language.
Neni 30 30.1. Në ndërmarrjet që kryejnë shërbime publike aplikohet barazia e gjuhëve zyrtare në kryerjen e këtyre shërbimeve. 30.2. Çdo person ka të drejtë të komunikojë dhe të pranojë shërbimet dhe dokumentet nga ndërmarrjet që kryejnë shërbime publike në cilëndo gjuhë zyrtare. Çdo ndërmarrje e tillë ka për detyrë të sigurojë që çdo person të mund të komunikojë dhe të pranojë shërbimet dhe dokumentet në cilëndo gjuhë zyrtare. 30.3. Në komunat e banuara nga komunitetet, gjuha e të cilave gëzon statusin e gjuhës që flitet në komunë, vlejnë dispozitat e neneve 30.1 dhe 30.2. PJESA E TRETË Zbatimi - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: Qeveria e Kosovës dhe institucionet e tjera duhet të miratojnë masa për përdorimin dhe statusin e barabartë të gjuhëve zyrtare, dhe për mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e gjuhëve të komuniteteve që nuk janë gjuhë zyrtare.
Neni 31 Qeveria e Kosovës dhe institucionet e tjera do të miratojnë masat për promovimin e përdorimit dhe statusit të barabartë të gjuhëve zyrtare si dhe për të siguruar mbrojtjen, ruajtjen dhe promovimin e gjuhëve të komuniteteve, gjuha amtare e të cilave nuk është gjuhë zyrtare. Komisioni i gjuhëve - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: Qeveria e Kosovës duhet të themelojë Komisionin e Gjuhëve, dhe komisioni ka detyra mbikëqyrëse, hetimore, rekomanduese dhe raportuese.
Neni 32 32.1. Me qëllim të ruajtjes, promovimit, apo mbrojtjes së gjuhëve zyrtare dhe statusit të barabartë të tyre në Kosovë, si dhe për të siguruar mbrojtjen e gjuhëve të komuniteteve, gjuha amtare e të cilave nuk është gjuhë zyrtare, Qeveria e Kosovës do të themelojë Komisionin e Gjuhëve për mbikëqyrjen e zbatimit të këtij ligji. 32.2. Komisioni i gjuhëve do të marrë masa dhe veprime brenda kompetencave të tij për të siguruar njohjen e statusit të barabartë të gjuhëve zyrtare në përputhshmëri me këtë ligj. 32.3. Komisioni i gjuhëve do të zhvillojë dhe realizojë hetimet sipas ankesave që i janë drejtuar, duke vepruar apo mos vepruar kur: (i) Statusi i barabartë i gjuhëve zyrtare nuk është njohur apo nuk njihet. 9 (ii) Çdo dispozitë e çdo ligji apo rregullore në lidhje me përdorimin e gjuhëve zyrtare apo gjuhëve të komuniteteve, gjuha amtare e të cilave nuk është gjuhë zyrtare, nuk është respektuar apo nuk respektohet. 32.4. Komisioni i Gjuhëve mund gjithashtu të kryejë hetime me iniciativë të vet. 32.5. Komisioni i Gjuhëve mund të ndërmjetësojë në situatat kur ndërmjetësimi i tillë kërkohet për të siguruar zbatimin e këtij ligji. 32.6. Në konkludim të hetimit, Komisioni i Gjuhëve mund të nxjerrë rekomandime mbi korrigjimet e kërkuara dhe rekomandon përmirësimet. 32.7. Aty ku rekomandimet e Komisionit të Gjuhës nuk janë zbatuar brenda një periudhe të arsyeshme, ashtu siç është përcaktuar nga Komisioni, Komisioni mund të lëshojë vërejtje me shkrim. 32.8. Aty ku rekomandimet e Komisionit të gjuhëve nuk janë zbatuar brenda një periudhe të arsyeshme, pasi Komisioni të ketë lëshuar vërejtjen me shkrim, kjo duhet të citohet në raportin vjetor të Komisionit për Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës. 32.9. Komisioni i Gjuhëve mund të shqyrtoj dhe të bëjë rekomandime në lidhje me: (i) çdo rregullore apo udhëzim administrativ të nxjerrë për zbatimin e këtij ligji dhe (ii) çdo rregullore apo udhëzim administrativ tjetër që ndikon apo mund të ndikojë në statusin apo përdorimin e gjuhëve zyrtare apo gjuhëve të komuniteteve gjuha amtare e të cilave nuk është gjuhë zyrtare. 32.10. Kompetencat detaje dhe përbërja e Komisionit do të përcaktohen me një udhëzim administrativ të lëshuar nga Zyra e Kryeministrit, duke marrë parasysh të drejtat dhe interesat e të gjitha komuniteteve gjuhësore në Kosovë, dhe duke marrë parasysh nevojën për të pasqyruar dallimet gjuhësore të komuniteteve në Kosovë, 90 ditë pas shpalljes së këtij Ligji.. 32.11. Brenda periudhës njëvjeçare pas miratimit të këtij ligji dhe më pastaj në baza vjetore, Komisioni i Gjuhëve do të informojë Qeverinë dhe Parlamentin e Kosovës rreth masave ligjore dhe masave të tjera të ndërmarra për zbatimin e këtij ligji. Sanksionet administrative - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: Administrative sanctions for violations of this Law are set by an administrative instruction issued by the Ministry of Public Services.
Neni 33 Sanksionet administrative në rast të shkeljes së dispozitave të këtij Ligji përcaktohen me udhëzim administrativ të lëshuar nga Ministria e Shërbimeve Publike. PJESA E KATËRT Dispozitat kalimtare dhe të fundit - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: Kosovo institutions must use English in their work, contacts, and official documents during the UNMIK temporary administration mandate.
Neni 34 Institucionet e Kosovës përdorin gjuhën angleze ne punën e tyre, në kontakte dhe në dokumente zyrtare gjatë mandatit të Administratës së Përkohshme të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes duhet të miratojnë rregullore të hollësishme për përdorimin e gjuhëve në aktet e tyre, sipas këtij ligji.
Neni 35 Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes janë të obliguara që në aktet e tyre të miratojnë rregullore të hollësishme për përdorimin e gjuhëve, në pajtueshmëri me këtë ligj. 10 - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: Two public authorities are required to act after proclamation of the law: the Interim Self-Government Institutions must issue administrative instructions for implementation within 6 months, and the Government of Kosovo must develop a public awareness program immediately after proclamation.
Neni 36 36.1. Brenda afatit prej gjashtë (6) muajsh pas shpalljes së këtij Ligji nga PSSP-ja, Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes do të nxjerrin udhëzime administrative me qëllim të zbatimit të këtij Ligji. 36.2. Qeveria e Kosovës do të zhvillojë programin për ngritje të vetëdijes publike lidhur me këtë ligj, menjëherë pas shpalljes së tij. - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: This provision says the law repeals any existing rule that conflicts with it.
Neni 37 Ky ligj shfuqizon çdo dispozitë të ligjit në fuqi, që është në kundërshtim me të. - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: This provision says the law enters into force after it is approved by the Kosovo Assembly and promulgated by the Special Representative of the Secretary-General.
Neni 38 Ky ligj hyn në fuqi pas miratimit të tij nga Kuvendi i Kosovës dhe pas shpalljes së tij nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm. Ligji Nr. 02/L-37 27 korrik 2006
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 02/L-37 PËR PËRDORIMIN E GJUHËVE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in