LIGJI NR. 02/L-38 PËR INSPEKTORATIN SHËNDETËSOR
This preamble says the law is being adopted to provide a legal basis for regulating and improving health conditions, with a focus on the health of Kosovo’s residents.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 02/L-38
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble says the law is being adopted to provide a legal basis for regulating and improving health conditions, with a focus on the health of Kosovo’s residents. The Health Inspectorate supervises health institutions and can take inspection measures under this law. The Health Inspectorate must supervise compliance, give technical guidance, share information, report unlawful work in health institutions, and assist health institutions in applying legal rules. The Health Inspectorate is made up of the Chief Health Inspector and health inspectors, who are selected through a Ministry of Health-run competition, and the Inspectorate must prepare a work program. Kryeinspektori i Inspektoratit Shëndetësor udhëheq punën, mbikëqyr zbatimin e ligjeve dhe vendimeve, përgatit raporte dhe njofton Ministrin dhe Sekretarin e Përhershëm.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 02/L-38 PËR INSPEKTORATIN SHËNDETËSOR
Showing 15 of 15
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble says the law is being adopted to provide a legal basis for regulating and improving health conditions, with a focus on the health of Kosovo’s residents.
GAZETA ZYRTARE E INSTITUCIONEVE TË PËRKOHSHME TË VETËQEVERISJES NË KOSOVË / PRISHTINË :VITI I / NR. 2 / 01 KORRIK 2006 Ligji Nr. 02/L-38 PËR INSPEKTORATIN SHËNDETËSOR Kuvendi i Kosovës, Në mbështetje të Kreut 5.1 (ë) dhe 9.1.26 (a) të Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë (Rregullorja e UNMIK-ut nr. 2001/9 datë 15. maj 2001), Me qëllim të vënies së bazës ligjore për rregullimin, përparimin dhe përmirësimin e gjendjes shëndetësore me pik-synim kujdesin e shëndetit të banorëve të Kosovës: Miraton: LIGJIN PËR INSPEKTORATIN SHËNDETËSOR Dispozitat themelore
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: The Health Inspectorate supervises health institutions and can take inspection measures under this law.
Neni 1 1.1. Inspektorati Shëndetësor (në tekstin e mëtejmë Inspektorati) është organ administrativ i Ministrisë së Shëndetësisë i cili sipas nenit 102.1 të Ligjit të Shëndetësisë ushtron mbikëqyrjen e jashtme profesionale në institucionet shëndetësore. 1.2. Mbikëqyrja profesionale, sipas Ligjit për Shëndetësi të Kosovës, neni 101.2 siguron zbatimin e normave etike, profesionale dhe të standardeve të aprovuara nga Ministria e Shëndetësisë. 1.3. Inspektorati Shëndetësor ushtron mbikëqyrjen e jashtme të veprimtarisë profesionale të institucioneve shëndetësore pa marrë parasysh format e financimit të tyre dhe përkatësinë pronësore. 1.4. Mbikëqyrja e punës së institucioneve shëndetësore nënkupton marrjen e të gjitha masave inspektuese të parapara me këtë Ligj më qëllim të arritjes të standardeve përkatëse të aprovuara nga Ministria e Shëndetësisë. 1.5. Ky organ ka për qëllim rritjen e cilësisë së shërbimeve mjekësore dhe kujdesit ndaj banorëve në institucionet shëndetësore. Funksionet e Inspektoratit Shëndetësor - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: The Health Inspectorate must supervise compliance, give technical guidance, share information, report unlawful work in health institutions, and assist health institutions in applying legal rules.
Neni 2 Funksionet e inspektoratit shëndetësor janë: 1. Mbikëqyrë zbatimin e Ligjit të shëndetësisë dhe dispozitave të tjera në pajtim me Nenin 1.5 që rregullojnë lëmin e shëndetësisë. 2. Siguron këshilla teknike dhe profesionale për veprimtaritë shëndetësore me qëllim të zbatimit të dispozitave dhe standardeve ligjore të parapara me Ligjin e shëndetësisë. 3. Siguron informacione të nevojshme për mënyrën dhe teknikat e arritjes së standardeve përkatëse nga lëmi i shëndetësisë. 4. Njofton Ministrinë e Shëndetësisë, institucionet dhe organet kompetente për punën e paligjshme në institucionet shëndetësore dhe merr masa të parapara me këtë Ligj dhe ligjet tjera, në pajtim me autorizimet e dhëna. 5. Siguron informacione, jep ndihmë dhe promovon praktikën më të mirë mjekësore për institucionet shëndetësore. 6. Inspektorati ka për detyrë t’u ofroj institucioneve shëndetësore ndihmë në interpretimin e normave ligjore dhe të akteve tjera nënligjore të nxjerra nga Ministria e Shëndetësisë me qëllim të zbatimit efikas të tyre. Organizimi i Inspektoratit Shëndetësor - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: The Health Inspectorate is made up of the Chief Health Inspector and health inspectors, who are selected through a Ministry of Health-run competition, and the Inspectorate must prepare a work program.
Neni 3 3.1. Inspektorati Shëndetësor përbëhet nga Kryeinspektori për shëndetësi dhe inspektorët shëndetësorë. 3.2. Kryeinspektori për shëndetësi dhe inspektorët shëndetësorë zgjedhën përmes konkursit të organizuar nga Ministria e Shëndetësisë në pajtim me rregullat e shërbimit civil. 3.3. Inspektorati Shëndetësor harton program pune. 3.4. Inspektorët shëndetësorë i përgjigjen Kryeinspektorit për shëndetësi. 3.5. Organizimi i brendshëm dhe funksionimi i inspektoratit bëhet me akt të veçantë nënligjor nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë. 3.6. Me qëllim të zbatimit të autorizimeve ligjore nga fushëveprimtaria e tij, Inspektorati Shëndetësor bashkëpunon dhe koordinon veprimtarinë e tij edhe me Inspektoratin e Punës, Inspektoratin Sanitar, Inspektoratin e Mjedisit, Inspektoratin Ujor dhe Inspektoratet tjera përkatëse, Prokuroritë, Trupat Mbrojtëse të Kosovës (TMK) si dhe me Shërbimin Policor të Kosovës. Kryeinspektori - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Kryeinspektori i Inspektoratit Shëndetësor udhëheq punën, mbikëqyr zbatimin e ligjeve dhe vendimeve, përgatit raporte dhe njofton Ministrin dhe Sekretarin e Përhershëm.
Neni 4 4.1. Kryeinspektori është udhëheqës dhe përgjegjës për punën e Inspektoratit Shëndetësor. 4.2. Kryeinspektori siguron mbikëqyrjen e zbatimit unik të ligjeve dhe rregulloreve brenda kompetencave të Inspektoratit. 4.3. Kryeinspektori mbikëqyrë ekzekutimin e vendimeve që kanë të bëjnë me shkeljet ligjore. 4.4. Për punën e tij Kryeinspektori i përgjigjet Ministrit të Shëndetësisë. 4.5. Kryeinspektori për shëndetësi për punën e tij përpilon raporte mujore dhe vjetore dhe i’a paraqet Ministrit për Shëndetësi . 4.6. Incon procedurën disiplinore lidhur me ushtrimin e punës së inspektorëve shëndetësorë (në tekstin vijues: inspektorët) në rastet kur ata shkelin dispozitat ligjore apo kryejnë punë të paligjshme gjatë ushtrimit të detyrave të punës në kuadër të kompetencave të tij. 4.7. Për çdo veprim, sipas paragrafit 4.6 e informon Ministrin e Shëndetësisë dhe Sekretarin e Përhershëm. Financimi i Veprimtarisë së Inspektoratit - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The Ministry of Health must finance the work of the Health Inspectorate.
Neni 5 Ministria e Shëndetësisë financon veprimtarinë e Inspektoratit Shëndetësor. Inspektorët Shëndetësorë - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Health inspectors must carry out their work in line with Article 2 and supervise listed healthcare matters.
Neni 6 Inspektorët shëndetësor ushtrojnë veprimtarinë e tyre në pajtim me nenin 2 të këtij Ligji si dhe mbikëqyrin: a) Cilësinë e shërbimeve shëndetësore sipas lëmive në bazë të standardeve të pranuara dhe të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë; b) Mënyrën e pranimit, trajtimit dhe lëshimin e pacientëve nga institucionet shëndetësore; c) Raportet e personelit mjekësor dhe personelit ndihmës ndaj pacientëve, banorëve dhe vizitorëve në institucionet shëndetësore; d) Përshkrimin dhe mënyrën e përdorimit të barnave, afatin e përdorimit si dhe transportimin, deponimin dhe ruajtjen e barnave; e) Mënyrën adekuate të aplikimit të metodave për parandalim, diagnostifikim, terapi dhe rehabilitim; f) Mirëmbajtjen e dokumentacionit mjekësor dhe të evidencës si dhe format e raportimit në pajtim me rregullat e përcaktuara; g) Mënyrën e reagimit të personelit mjekësor në situata emergjente; h) Inspektimin e përgjithshëm–përmes së cilës do të siguron një nivel të lartë të kujdesit shëndetësor; i) Inspektimin tematik-me qëllim të ofroj pasqyrë të efekteve të politikës shëndetësore të Ministrisë në nivel nacional ose për pengesa specifike në kujdesin shëndetësor; j) Inspektimin e shëndetit publik-për gjendjen shëndetësore të popullatës në përgjithësi dhe për grupe vulnerabile sipas prioriteteve të Ministrisë dhe në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik. Përgjegjësit dhe autorizimet e inspektorëve shëndetësorë - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Health inspectors have broad powers to inspect health institutions and must carry ID and keep inspected subjects’ information confidential.
Neni 7 7.1. Inspektorët shëndetësorë kanë autorizimin për qasje të papenguar në inspektimin e implementimit të akteve normative të institucioneve shëndetësore. 7.2. Inspektori Shëndetësor hyn lirshëm në çdo kohë dhe në çdo vend pune në institucionin shëndetësore në suaza të inspektimit të tyre pa paralajmërim. 7.3. Inspektorët shëndetësorë gjatë inspektimit mbajnë kartelat identifikuese në ushtrimin e funksionit të tyre. 7.4. Bënë inspektimin dhe hulumtimin e domosdoshëm për mbledhjen e provave që konsiderohen të rëndësishme për të siguruar se dispozitat ligjore nga ana e institucioneve shëndetësore janë duke u zbatuar. 7.5. Inspektorët me rastin inspektimit janë të autorizuar për të bërë pyetje punëtorëve dhe personelit shëndetësorë, vetëm ose në pranin e punëtorëve shëndetësorë dhe dëshmitarëve të tjerë prezent. 7.6. Inspekton aplikimin e masave nga institucionet shëndetësore me qëllim të evitimit të kërcënimit për shëndetin e pacientëve. 7.7. Kërkon të përmirësohen dhe mënjanohen pengesat në afat të caktuar të cilat mund të paraqesin shkelje të dispozitave ligjore. 7.8. Bënë kontrollimin e të gjitha librave dhe dokumentet të cilat duhet t’i mbaj institucioni shëndetësor. 7.9. Inspektori ka autorizim të kopjoj ekstrakte nga regjistrat dhe dokumentacioni t’i konfiskoj në raste nevoje të dëshmisë në prani të personelit apo dëshmitarëve, duke hartuar procesverbalin mbi konfiskimin e materialeve të marrura nga institucioni shëndetësor i caktuar, duke i’u përmbajtur rregullave (apo akteve nënligjore) të parapara për ruajtjen e fshehtësisë së pacientit dhe institucionit. 7.10. Ndalon përkohësisht veprimtarinë e institucionit shëndetësor. 7.11. Ndalon plotësisht veprimtarinë e caktuar apo pjesërisht të institucionit shëndetësor deri në plotësimin e kushteve ligjore. 7.12. Urdhëron zbatimin e masave konkrete brenda afatit të caktuar ligjor. 7.13. Urdhëron masa të tjera të nevojshme për zbatimin e ligjit apo akteve tjera nënligjore të nxjerra nga Ministria e Shëndetësisë. 7.14. Parashtron fletëdenoncim për shkelje të rënda të Ligjit për ngritjen e procedurës penale në gjykatën kompetente, kundër personit fizik dhe juridik. 7.15. Gjatë inspektimit, inspektorin mund ta shoqërojnë edhe personeli i institucionit shëndetësor. 7.16. Me rastin e inspektimit, inspektorët duhet të ruajnë fshehtësinë e subjekteve të inspektuara si dhe interesat e personave të tretë. 7.17. Inspektorët shëndetësorë në pajtim me Nenin 119, të Ligjit për Shëndetësi ndëshkojnë në rastet kur shkelen dispozitat e këtij Ligji. Ushtrimi i punës së Inspektorit Shëndetësor - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Disa persona me mjekësi, farmaci ose stomatologji, me licencë, provim dhe të paktën 5 vjet përvojë, kanë të drejtë të ushtrojnë funksionin e Inspektorit Shëndetësor; punëtorët me kualifikim më të ulët nuk mund të bëjnë mbikëqyrjen; Ministria e Shëndetësisë e organizon provimin.
Neni 8 8.1. Funksionin e Inspektorit Shëndetësor kanë të drejtë ta ushtrojnë, personi i cili ka të kryer fakultetin e mjekësisë, farmacisë apo stomatologjisë si dhe të jetë i licencuar nga Ministria e Shëndetësisë, të ketë të dhënë provimin për inspektor dhe të ketë përvojë pune së paku pesë vite në lëminë përkatëse shëndetësore. 8.2. Mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nuk mund ta bëjnë punëtorët me kualifikim më të ulët profesional se sa punëtori që është subjekt i mbikëqyrjes. 8.3. Provimin për inspektor shëndetësor e organizon Ministria e Shëndetësisë. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The Health Inspectorate may engage an independent expert for matters needing more professional knowledge and experience, and must engage the expert of the field being inspected for inspections under Article 6.1(a).
Neni 9 9.1. Inspektorati Shëndetësor për çështje që kërkojnë njohuri dhe eksperiencë më të gjatë profesionale mund të angazhoj ekspert të pavarur të lëminë përkatëse. 9.2. Për inspektimin sipas nenit 6.1, a), Inspektorati Shëndetësor angazhon detyrimisht ekspertin e lëmisё që ёshtё objekt i inspektimit. Ndalimi i punës së Inspektorit shëndetësor - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Kryeinspektori shëndetësor mund t’i ndalojë inspektorit shëndetësor ushtrimin e funksionit kur ka keqpërdorim të autorizimeve ose lidhje me institucionin; ndalim mund të vijë edhe me vendim gjyqësor.
Neni 10 10.1. Nëse konstatohet se gjatë ushtrimit të mbikëqyrjes janë keqpërdor autorizimet ligjore, respektivisht inspektori shëndetësor është ndërlidhur në procesin afarist të ndonjë institucioni shëndetësor apo është në lidhje gjaku me ndonjërin prej personelit udhëheqës të këtij institucioni, Kryeinspektori shëndetësor ia ndalon ushtrimin e funksionit inspektorit shëndetësor. 10.2. Inspektorit shëndetësor mund t’i ndalohet ushtrimi i këtij funksioni edhe me vendimin gjyqësor. 10.3. Përveç ndalimit të ushtrimit të funksionit të Inspektorit shëndetësor, kundër Inspektorit mund të zhvillohet edhe procedura disiplinore në pajtim me dispozitat mbi shërbimin civil të Kosovë. Procedura sipas ankesës - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: You may appeal a health inspector’s decision to the health inspectorate within 8 days, and the inspectorate must decide on the appeal within 30 days.
Neni 11 11.1. Kundër vendimit të Inspektorit shëndetësor, në afat prej 8 ditësh nga dita e marrjes së vendimit mund të i bëhet ankesë Inspektoratit shëndetësor. 11.2. Inspektorati shëndetësor, është i obliguar që në afat prej 30 ditësh, të vendosë sipas ankesës të ushtruar në vendimin e inspektorit shëndetësor. 11.3. Kundër vendimit përfundimtar të Inspektoratit shëndetësor mund të ngritët kontest administrative në gjykatën kompetente në afat prej 30 ditësh. 11.4. Ankesa e ushtruar në vendimin e inspektorit shëndetësor nuk e shtyn ekzekutimin e vendimit. Dispozitat kalimtare - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The Ministry of Health must issue subordinate acts for implementing this Law within 6 months after the Law is published.
Neni 12 Më qëllim të zbatimit të këtij Ligji Ministria e Shëndetësisë nxjerr akte nënligjore më së voni 6 muaj pas shpalljes së këtij Ligji. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: This provision states that this Law repeals other laws or provisions that conflict with it.
Neni 13 Ky Ligj shfuqizon çdo Ligj tjetër apo dispozita tjera që janë në kundërshtim me të. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: This provision says the law enters into force after approval by the Assembly of Kosovo and on the day it is promulgated by the Special Representative of the Secretary-General.
Neni 14 Ky Ligj hynë në fuqi pas miratimit nga Kuvendi i Kosovës dhe në ditën e shpalljes nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm. Ligji Nr. 02/L-38 19 janar 2006
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 02/L-38 PËR INSPEKTORATIN SHËNDETËSOR
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in