LIGJI NR. 02/L-40 PËR PROVIMIN E JURISPRUDENCËS
This preamble states the law’s purpose: to regulate the jurisprudence examination in line with law and good international practice.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 02/L-40
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble states the law’s purpose: to regulate the jurisprudence examination in line with law and good international practice. The article says law graduates gain the right to work independently in professional legal tasks after passing the jurisprudence exam. People eligible for the jurisprudence exam must have a law degree, and candidates are to be assessed equally under the same criteria. Certain law graduates may take the jurisprudence exam, including as a supplementary exam in a shortened programme for some who have already passed other professional exams. The jurisprudence exam has a written part and an oral part.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 02/L-40 PËR PROVIMIN E JURISPRUDENCËS
Showing 22 of 22
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble states the law’s purpose: to regulate the jurisprudence examination in line with law and good international practice.
GAZETA ZYRTARE E INSTITUCIONEVE TË PËRKOHSHME TË VETËQEVERISJES NË KOSOVË / PRISHTINË :VITI I / NR. 7 / 01 DHJETOR 2006 Ligji Nr. 02/L-40 PËR PROVIMIN E JURISPRUDENCËS Kuvendi i Kosovës, Në mbështetje të Kreut 5.3 (dh), 5.7 dhe 9.1.26 (a) të Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë (Rregullorja e UNMIK-ut, 2001/9 e datës 15 maj 2001), dhe me qëllim që provimi i Jurisprudencës të zhvillohet dhe zbatohet në pajtueshmëri të plotë me Ligj, dhe përvojën më të mirë ndërkombëtare, Miraton: LIGJIN PËR PROVIMIN E JURISPRUDENCËS KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME Qëllimi i dhënies së provimit të jurisprudencës
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: The article says law graduates gain the right to work independently in professional legal tasks after passing the jurisprudence exam.
Neni 1 1.1. Me këtë ligj përcaktohen kushtet, kriteret dhe procedurat për dhënien e provimit të jurisprudencës me të cilin juristët e diplomuar fitojnë të drejtën për ushtrimin e punëve dhe detyrave profesionale në mënyrë të pavarur, kryerja e të cilave kushtëzohet me dhënien e provimit. 1.2. Qëllimi i provimit të jurisprudencës është verifikimi dhe vlerësimi i aftësive teorike dhe praktike të juristëve për ushtrimin e pavarur të detyrave, zbatimin e ligjeve, njohjen e etikës profesionale, të drejtat e njeriut, dhe liritë themelore nga e drejta e brendshme dhe ajo ndërkombëtare. Kushtet e përgjithshme për dhënien e provimit të jurisprudencës - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: People eligible for the jurisprudence exam must have a law degree, and candidates are to be assessed equally under the same criteria.
Neni 2 2.1. Personat të cilët mund t’i nënshtrohen provimit të jurisprudencës duhet të jenë të diplomuar në Fakultetin Juridik, sipas programit të vjetër katër-vjeçar ose studimet master, pa dallim race, ngjyre, feje, gjinie, opinioni politik, origjinë kombëtare, sociale, pasurie, lindjeje ose pozite. 2.2. Të gjithë kandidatët që i nënshtrohen provimit të jurisprudencës do të vlerësohen në mënyrë të barabartë dhe me të njëjtat kritere. 2.3. Kandidatët që hyjnë në këtë provim regjistrohen apo janë legjitim për regjistrim si banorë të përhershëm të Kosovës në Zyrën qendrore të regjistrimit civil, në pajtim me Rregulloren e UNMIK-ut 2000/13 të datës 17 mars 2000 mbi Zyrën qendrore të regjistrimit civil. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: Certain law graduates may take the jurisprudence exam, including as a supplementary exam in a shortened programme for some who have already passed other professional exams.
Neni 3 3.1. Provimit të jurisprudencës kanë të drejtë t’i nënshtrohen juristët e diplomuar sipas programit të vjetër katër-vjeçar, ose studimet master që kanë punuar, së paku një (1) vit në punët juridike në gjykata, prokuroritë publike, ose në zyret e avokatit, si dhe ata që kanë punuar së paku dy (2) vite në punët profesionale juridike në institucione, ente, e organizata tjera, që kanë të bëjnë me zbatimin e ligjeve. 3.2. Provimit të Jurisprudencës i nënshtrohen edhe juristët e diplomuar, sipas programit të vjetër katër-vjeçar dhe studimit master të cilët nuk janë në marrëdhënie pune të rregullt por vullnetarisht kanë ushtruar si praktikant dhe janë regjistruar në regjistrat e Odës së Avokatëve për praktikantë, përkatësisht që me vendimin për ushtrimin e praktikës vullnetare për një (1) vit nga Gjykatat, Prokuroritë publike, zyret e avokatëve si dhe ata që dy (2) vite kanë ushtruar praktikë në profesion të juristit në institiucione, ente dhe organizata tjera. 3.3. Juristet e diplomuar të cilët kanë dhënë provimin profesional për punë në organet e administratës si dhe ata që kanë dhënë provimin profesional të gjyqtarit për kundërvajtje, provimin e judikaturës e japin si provim plotësues, sipas programit të shkurtuar, konform dispozitave paraprake, duke iu pranuar provimet e dhëna. Lëndët e provimit të jurisprudencës - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The jurisprudence exam has a written part and an oral part.
Neni 4 4.1. Provimi i jurisprudencës përbëhet nga pjesa e provimit me shkrim dhe pjesa e provimit me gojë. 4.2. Në pjesën e provimit me shkrim, zgjidhen detyra praktike nga e Drejta Penale dhe e Drejta Civile. 4.3. Pjesa me gojë e provimit përbëhet nga këto lëndë: a) Parimet dhe strukturat kushtetuese dhe organizimi i gjyqësorit, b) E Drejta Penale (materiale dhe procedurale), c) E Drejta Civile (materiale, procedurale), familjare, trashëgimore dhe detyrimore), d) E drejta tregtare (ekonomike), e) E drejta e punës, f) E drejta administrative dhe g) E drejta Ndërkombëtare dhe Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Lëndët sipas programit të shkurtuar - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Some persons referred to in Article 3.3 must take the oral jurisprudence exam under the shortened program.
Neni 5 5.1. Provimi i jurisprudencës sipas programit të shkurtuar përbëhet nga pjesa e provimit me shkrim dhe pjesa e provimit me gojë. Nё pjesën e provimit me shkrim, zgjidhen detyra praktike nga e Drejta Penale dhe e Drejta Civile. 5.2. Personat nga neni 3.3 të këtij ligji, provimit me gojë i nënshtrohen sipas programit të shkurtuar nga këto lëndë: a) Organizimi i gjyqësorit (me përjashtim të parimeve dhe strukturave kushtetuese) b) E Drejta Penale (materiale, procedurale) c) E Drejta Civile (materiale, procedurale), familjare, trashëgimore dhe detyrimore) d) E drejta tregtare (ekonomike) dhe e) E drejta ndërkombëtare dhe evropiane për të drejtat e njeriut. KREU II PËRBËRJA DHE MËNYRA E PUNËS SË KOMISIONIT PËR DHËNIEN E PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS Komisioni për dhënien e provimit të jurisprudencës - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The exam commission is an independent professional body, appointed by the Assembly of Kosovo with coordination and a proposal process, and it must report on its work at least once a year.
Neni 6 6.1. Komisioni për dhënien e provimit të jurisprudencës, është organ i pavarur profesional i cili organizon provime për kualifikimin e gjyqtarëve, prokurorëve, juristëve dhe specialistëve të tjerë ligjor sipas Kreut 5.3 (dh) të Kornizës Kushtetuese. Kjo nuk cenon dispozitat e tjera të ligjit në fuqi sipas të cilit Institucionet e Përkohshme të Vetëqeverisjes ushtrojnë përgjegjësitë e tyre sipas nenit 5.3 (f) të Kornizës Kushtetuese. 6.2. Komisionin për provimin të judikaturës sipas paragrafit 1 të këtij neni caktohet nga Kuvendi i Kosovës në bashkërendim me Përfaqësuesin Special të Sekretarit të Përgjithshëm pas propozimit të Ministrisë së Drejtësisë. 6.3. Komisioni për punën e vet i raporton së paku një herë në vit Kuvendit të Kosovës. Përbërja dhe mandati i Komisionit për dhënien e provimit të jurisprudencës - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: This article sets the Commission’s composition, internal voting, term, substitutions, subject allocation, and administrative secretary arrangements.
Neni 7 7.1. Komisioni përbëhet nga kryetari dhe gjashtë anëtarë. 7.2. Kryetarit të Komisionit dhe anëtarëve u caktohen zëvendësit. 7.3. Komisioni emërohet nga radhët e juristëve të diplomuar të cilët e kanë të dhënë provimin e jurisprudencës, ekspertë të drejtësisë dhe nga radha e profesorëve të Fakultetit Juridik, të cilët me punën e tyre në shkencë dhe në organet e jurisprudencës janë treguar si ekspertë të dalluar. 7.4. Komisioni vendos me shumicë votash. 7.5. Mandati i Komisionit zgjat dy vjet, gjysma e anëtarëve mund të emërohen edhe një mandat për shkak të kontinuitetit të punës. 7.6. Me vendim mbi emërimin e Komisionit do të caktohet se cilat lëndë do të pyet kryetari i Komisionit e cilat lëndë anëtarët e Komisionit përkatësisht zëvendësit. Pyetës i lëndës mund të jetë anëtari i Komisionit i cili lëndën e ka specializim të ngushtë, ka gradë shkencore nga ajo lëndë (p.sh., Mr.sci. ose Dr.sci.) ose ka përvojë pune pa ndërprerje 10 vjet si gjyqtar i lëndës. 7.7. Me të njëjtin vendim emërohet sekretari i Komisionit dhe zëvendësi i tij, i cili i kryen punët administrative të Komisionit. KREU III DHËNIA E PROVIMIT Kërkesa për dhënien e provimit - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: People applying for the jurisprudence exam must provide specified information and documents, and some foreign-law graduates must first have their diplomas nostrified.
Neni 8 8.1. Kërkesa për dhënien e provimit të jurisprudencës bëhet në Ministrinë e Drejtësisë- Departamentin e Administratës Gjyqësore (në tekstin e mëtejmë: DAGJ-i). 8.2. Kandidatët në kërkesë cekin se në cilën gjuhë zyrtare dëshirojnë t’i nënshtrohen provimit dhe se a i janë nënshtruar provimit më parë. 8.3. Bashkë me kërkesën kandidati paraqet dëshminë mbi fakultetin e kryer juridik dhe dëshminë mbi përvojën në punë pas diplomimit. 8.4. Për dhënien e provimit sipas programit të shkurtuar kandidati është i obliguar që përveç dëshmive nga paragrafi paraprak të bashkëngjis dhe dëshminë për provimin e dhënë profesional për punë në organe të administratës, përkatësisht dëshminë mbi dhënien e provimit të gjyqtarit për kundërvajtje. 8.5. Kandidatët e diplomuar në fakultetet e drejtësisë të universiteteve të shteteve të jashtme, para se të hyjnë në provim duhet t’i nostrifikojnë diplomat e tyre të drejtësisë pranë Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë. 8.6. Vendimi, me të cilin personit nga paragrafi 1 i këtij neni, i lejohet apo nuk i lejohet kërkesa për dhënien e provimit e lëshon komisioni përkatës i DAGJ-it. Dhënia e provimit me shkrim - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: This provision sets how the written bar exam is run, who decides the schedule and fee, who must attend, how long the written task lasts, what materials candidates may use, and how written papers are graded.
Neni 9 9.1. Kohën e mbajtjes së provimit me shkrim e cakton kryetari i Komisionit për dhënien e provimit të jurisprudencës dhe në ditën kur kandidati i nënshtrohet pjesës së provimit me shkrim, konsiderohet se ka filluar dhënien e provimit. Dhënia e provimit të jurisprudencës organizohet në çdo katër muaj, gjegjësisht tri (3) herë brenda një (1) viti kalendarik. Lartësia e pjesëmarrjes financiare për paraqitjen (dhënien) e provimit të jurisprudencës përcaktohet nga Ministria e Drejtësisë. 9.2. Në pjesën e provimit me shkrim patjetër merr pjesë anëtari i komisionit që pyet lëndën e cila jepet me shkrim dhe sekretari i komisionit. 9.3. Gjatë hartimit të detyrave me shkrim, kandidati mund të shërbehet vetëm me tekstet e dispozitave ligjore (pa koment). 9.4. Pas kumtimit të detyrës, koha për zgjidhjen e detyrës me shkrim zgjatë 5 orë. 9.5. Vendimin për suksesin e arritur në provim me shkrim e miraton Komisioni, me shumicë votash pas marrjes së mendimit nga anëtarët e Komisionit të cilët i kanë kontrolluar punimet me shkrim. 9.6. Punimet me shkrim vlerësohen me “kalon me sukses të dalluar”, ”kalon” dhe “nuk kalon”. Dhënia e provimit me gojë - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Kandidatët who pass the written exam may take the oral exam; those marked as not having passed a subject’s written exam may not take the oral exam for that subject.
Neni 10 10.1. Kandidati i cili kalon pjesën me shkrim të provimit nga lëmia penale dhe lëmia civile ose njërën prej tyre, i lejohet t’i nënshtrohet pjesës së provimit me gojë. 10.2. Kandidatit i cili në pjesën me shkrim të provimit, vlerësohet se “nuk ka dhënë provimin”, nga ndonjëra lëndë, nuk do të i lejohet që t’i nënshtrohet pjesës se provimit me gojë nga ajo lëndë. 10.3. Provimin me gojë kandidatët e japin publikisht para Komisionit në përbërje të plotë. 10.4. Komisioni me shumicë votash do ta vlerësojë kandidatin sipas rezultatit që ka arritur në pjesën me shkrim dhe me gojë të provimit me “ka kaluar me sukses të dalluar”, “ka kaluar” ose “nuk ka kaluar”. Kur konsiderohet se kandidati nuk e ka kaluar provimin - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: A candidate is treated as having failed the exam if they do not meet the listed passing conditions.
Neni 11 11.1. Kandidati i cili “nuk kalon” pjesën me shkrim të provimit nga lëmia penale dhe lëmia civile konsiderohet se “nuk ka dhënë provimin” . 11.2. Kandidati i cili në nënshtrimin e parë të provimit nuk tregon sukses në tri e më shumë lëndë konsiderohet se “nuk e ka dhënë provimin”. 11.3. Kandidati i cili në riprovim nuk tregon sukses së paku nga një lëndë, konsiderohet se “nuk e ka dhënë provimin”. 11.4. Kandidati i cili pas nënshtrimit të pjesës së provimit me shkrim, nuk e dorëzon detyrën, apo në mënyrë të heshtur nuk i nënshtrohet pjesës së provimit me gojë, konsiderohet se “nuk e ka dhënë provimin”. 11.5. Kandidati i cili nuk paraqitet në riprovim në afatin prej dy deri në gjashtë muaj ose kandidati i cili nuk paraqitet për vazhdimin e provimit të shtyre (prolonguar) jo më vonë se tre muaj, konsiderohet se “nuk e ka dhënë provimin”. Mbetja në riprovim e kandidatit - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: A candidate who does not achieve satisfactory success in one or two subjects remains in retake, with a retake period of 2 to 6 months from the date of retake status.
Neni 12 12.1. Kandidati i cili nuk tregon sukses të kënaqshëm në një ose dy lëndë mbetet në riprovim. 12.2. Kandidati mund të mbetet në riprovim në të drejtën penale ose të drejtën civile dhe në një nga lëndët tjera. 12.3. Afati për dhënien e riprovimit nuk mund të jetë më i shkurtër se dy muaj dhe as më i gjatë së gjashtë muaj duke llogaritur nga data kur kandidati ka mbetur në riprovim. 12.4. Nëse kandidati nuk i nënshtrohet riprovimit në afatin prej dy deri në gjashtë muaj ose gjatë riprovimit nuk tregon sukses të kënaqshëm do të konsiderohet se “nuk ka dhënë provimin”. 12.5. Kandidatët që mbesin në riprovim në pjesën me gojë nga e Drejta Penale ose e Drejta Civile e të cilët më parë kanë kaluar pjesën me shkrim të provimit, me rastin e riprovimit nuk do t’i nënshtrohen sërish pjesës me shkrim të provimit. 12.6. Kandidati i cili i nënshtrohet provimit sipas nenit 3.3 të këtij ligji në riprovim mund të mbetet vetëm nga një lëndë. Shtyrja e provimit të filluar - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: A started exam may be postponed at the candidate’s request for sickness, accident, close-family death, or a similar reason; the commission chair decides based on evidence.
Neni 13 13.1. Provimi i filluar mund të shtyhet me kërkesën e kandidatit, nëse kandidati sëmuret, përjeton ndonjë aksident, i ndodh ndonjë rast vdekje në familje të ngushtë ose kur për ndonjë arsye të ngjashme nuk mund ta vazhdojë provimin. 13.2. Për shtyrjen e provimit të filluar vendos kryetari i Komisionit në bazë të dëshmive të cilat duhet t’i prezantojë kandidati. 13.3. Afati brenda të cilit kandidati duhet t’i nënshtrohet provimit të shtyrë nuk mund të jetë më i gjatë se tre (3) muaj nga data e shtyrjes. 13.4. Në vazhdim të provimit të shtyre kandidati u nënshtrohet vetëm provimeve të cilave nuk u është nënshtruar para shtyrjes së provimit. Mosparaqitja për dhënien e provimit - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: A candidate who does not show up at the scheduled exam time, or who withdraws before the exam starts, is treated as having not appeared for the exam.
Neni 14 Kandidati i cili nuk paraqitet për dhënien e provimit në kohën e caktuar dhe kandidati i cili para fillimit të provimit heq dorë nga paraqitja në provim konsiderohet se nuk i është paraqitur në provim. Mbrojtja e të drejtave të kandidatit - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: A candidate may complain to the Commission within 3 working days after the exam result is communicated. The Commission must review the complaint and notify the candidate within 5 working days. If the complaint is approved, the Commission may repeat the exam.
Neni 15 15.1. Kandidati i cili konsideron se suksesi i përgjithshëm ose suksesi nga njëra lëndë nuk i është vlerësuar në mënyrë të drejtë, mund t’i parashtrojë ankesë Komisionit, brenda tri ditë pune, nga komunikimi i rezultatit të provimit. 15.2. Komisioni është i detyruar që brenda afatit prej pesë ditë pune ta shqyrtojë parashtresën dhe lidhur me të ta njoftojë kandidatin. 15.3. Nëse parashtresa e kandidatit aprovohet, Komisioni mund ta përsërisë provimin. KREU IV NËNSHTRIMI I SËRISHËM I PROVIMIT TË JURISPRUDENCËS Përsëritja e provimit - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: A candidate who is assessed as having failed the exam may retake it after at least 6 months; after failing a second time, the retake period is at least 12 months.
Neni 16 16.1. Kandidati i cili vlerësohet nga Komisioni provues se “nuk e ka dhënë provimin” mund ta përsëris dhënien e provimit brenda afatit i cili nuk mund të jetë më i shkurtër së gjashtë muaj nga data kur i është komunikuar nga Komisioni se “nuk e ka dhënë provimin”. 16.2. Kandidati i cili nuk e jep provimin për të dytën herë, mund ta përsëris dhënien e provimit brenda afatit i cili nuk mund të jetë më i shkurtër se 12 muaj. KREU V CERTIFIKATA MBI PROVIMIN E DHËNË TË JURISPRUDENCËS DHE ÇËSHTJET TJERA LIDHUR ME PROVIMIN Dhënia e certifikatës - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: A candidate who passes the jurisprudence exam is issued a certificate. The Minister of Justice determines the certificate’s form and content.
Neni 17 17.1. Kandidatit që e ka dhënë provimin e jurisprudencës i lëshohet certifikata për provimin e dhënë të jurisprudencës. 17.2. Formën dhe përmbajtjen e certifikatës për provimin e dhënë të jurisprudencës e përcakton Ministri i Ministrisë së Drejtësisë. KREU VI DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: This article sets transitional rules for the jurisprudence exam: some candidates must finish or take the exam under this law, and some candidates may still take it after the new law starts.
Neni 18 18.1. Kandidati i cili ka filluar dhënien e provimit të jurisprudencës sipas dispozitave të Ligjit mbi provimin e judikaturës (“Gazeta Zyrtare e Kosovës” nr. 10/77) dhënien provimit do ta përfundojnë sipas dispozitave të këtij ligji. 18.2. Me provimin e jurisprudencës, në kuptim të këtij ligji, barazohet provimi i dhënë i jurisprudencës sipas dispozitave, të cilat kanë qenë të vlefshme deri me zbatimin e këtij ligji. 18.3. Kandidatët të cilët e kanë fituar të drejtën për t’iu nënshtruar provimit sipas dispozitave të cilat kanë qenë të vlefshme deri me zbatimin e këtij ligji, u mundësohet nënshtrimi i provimit edhe pas zbatimit të ligjit të ri. 18.4. Praktikantët të cilët deri në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji kanë filluar punën për përmbushjen e kushtit ligjor për t’iu nënshtruar provimit të jurisprudencës, provimit do t’i nënshtrohen sipas dispozitave të këtij ligji. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: When this law enters into force, the law on the judicial exam is repealed.
Neni 19 Në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji shfuqizohet Ligji mbi provimin e judikaturës (“Gazeta zyrtare e Kosovës” nr. 10/77) . - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The Ministry of Justice issues administrative instructions on how the jurisprudence exam and appeals commission work, plus related exam content, records, candidate evidence, fees, and commission compensation.
Neni 20 Ministria e Drejtësisë nxjerr udhëzime administrative mbi mënyrën e punës së Komisioni për dhënien e provimit të jurisprudencës dhe të Komisionit të Ankesave, përmbajtjen e programit të provimit, përmbajtjen procesverbalit, evidencën lidhur me kandidatët që kanë dhënë provimin, shumën të cilën kandidati paguan për provim, kompensimin për punën e Komisionit, si dhe akte përkatëse nënligjore. Hyrja në fuqi e ligjit - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: This article says the law enters into force after approval by the Assembly of Kosovo and promulgation by the Special Representative of the Secretary-General.
Neni 21 Ky ligj hyn në fuqi pas miratimit nga ana e Kuvendit të Kosovës dhe shpalljes nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm. Ligji Nr. 02/L-40 20 janar 2006
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 02/L-40 PËR PROVIMIN E JURISPRUDENCËS
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in