LIGJI NR. 02/L-42 PËR ARSIMIN DHE AFTËSIMIN PROFESIONAL
This text is the title and preamble of a law on vocational education and training, stating its purpose is to provide a legal basis for regulating, advancing, and improving vocational education and training.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 02/L-42
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This text is the title and preamble of a law on vocational education and training, stating its purpose is to provide a legal basis for regulating, advancing, and improving vocational education and training. This article defines key terms used in the law on vocational education and training. This article states the law’s purpose: to regulate formal vocational education and training, and the structure, organization, and management of the institutions that provide it. This article lists the main goals of vocational education and training: developing competencies and employability, and building general and professional culture, including lifelong learning. This provision identifies the law’s direct and indirect beneficiaries.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 02/L-42 PËR ARSIMIN DHE AFTËSIMIN PROFESIONAL
Showing 34 of 34
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This text is the title and preamble of a law on vocational education and training, stating its purpose is to provide a legal basis for regulating, advancing, and improving vocational education and training.
GAZETA ZYRTARE E INSTITUCIONEVE TË PËRKOHSHME TË VETËQEVERISJES NË KOSOVË / PRISHTINË :VITI I / NR. 4 / 01 SHTATOR 2006 Ligji Nr. 02/L-42 PËR ARSIMIN DHE AFTËSIMIN PROFESIONAL Kuvendi i Kosovës, Nё mbёshtetje tё Kreut 5.1 (d) dhe 9.1.26 (a) tё Kornizёs Kushtetuese pёr Vetqeverisje tё Pёrkohshme nё Kosovё (Rregullorja e UNMIK-ut Nr.2001/9 tё datёs 15 maj 2001), Me qёllim tё vёnjes sё bazёs ligjore pёr rregullimin, pёrparimin dhe pёrmirёsimin e arsimit dhe aftёsimit profesional: Miraton: LIGJIN PËR ARSIMIN DHE AFTËSIMIN PROFESIONAL KAPITULLI I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME Përkufizimet
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law on vocational education and training.
Neni 1 Përkufizimet që përdoren në tekstin e ligjit kanë këto kuptime: “Arsimi dhe aftësimi profesional”, nënkupton aftësimin dhe arsimin, që ka për qëllim pajisjen e njerëzve të të gjitha moshave me shkathtësi të punësimit. Sistemi i arsimit dhe aftësimit profesional është tërë sistemi nëpërmjet të cilit realizohet arsimi dhe aftësimi i tillë; “Arsimi profesional”, është pjesë e sistemit të arsimit dhe aftësimit profesional që i’u mundëson nxënësve, të cilët e kanë kryer shkollimin e obliguar fillor, arritjen e shkathtësive për punësim brenda institucioneve të arsimit profesional në pajtim me dispozitat në Ligj dhe në pajtim me përkufizimin e nenit 1 pika (z) të Ligjit për Arsimin Fillor dhe të Mesëm në Kosovë); “Aftësimi profesional” përfshin të gjitha aktivitetet, që kanë për qëllim të ofrojnë njohuri, shkathtësi praktike për realizim efikas të aktiviteteve në kuadër të një profesioni ose grup profesionesh; “Arsimi teknik”, është edukim, i cili përfshin mësimin e përgjithshëm, teorik, shkencor, teknik, që synon t’i ofrojë nxënësit njohuri dhe shkathtësi profesionale për punësim në nivelin e teknikut dhe specialistit për profesion. Arsimi teknik realizohet në programet e shkollimit të mesëm dhe edukimin pas shkollimit të mesëm; “Institucioni i arsimit profesional” është shkollë ose lloj tjetër i institucionit privat ose publik, që zbaton programe të arsimit dhe aftësimit profesional, në pajtim me dispozitat e këtij ligji; “Mësimi gjatë gjithë jetës” përfshinë të gjitha veprimtaritë e mësimit, që ndërmerren gjatë gjithë jetës për zhvillimin e kompetencave dhe kualifikimeve; “Arsimi profesional formal” referon në programet e arsimit profesional, që ofrohen në institucionet e licencuara të arsimit profesional dhe që përdor kurrikulat e aprovuara dhe të nxjerra nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT); “Arsimi dhe aftësimi profesional joformal” referon në programet e arsimit profesional dhe dallohen prej programeve që mbulohen me përkufizimin për arsimin profesional formal në këtë ligj. AAP joformal mund të zë vend brenda institucionit të njëjtë të arsimit profesional, që ofrojnë programe formale ose realizohen plotësisht në mënyrë të pavarur prej tyre, për shembull nëpërmjet punëdhënësit; “Mësimi praktik” është mënyra nëpërmjet së cilës nxënësit zhvillojnë të kuptuarit e tyre mbi zbatimin dhe përdorimin e shkathtësive dhe mënyrën e funksionimit të mjeteve (siç janë pajisjet), për zbatimin e njohurive të tyre; “Mësimi teorik” janë mjeti me të cilin nxënësit kuptojnë dhe përvetësojnë teoritë, parimet dhe informatat relevante për një lëndë të posaçme ose për praktikat specifike të punës; “Arsimi dhe udhëzimi në karrierë” referon tek shërbimet që janë menduar për të ndihmuar individin e çdo moshe në çdo fazë të jetës së tyre, për të bërë zgjidhjet për arsimore, aftësimit dhe profesionale dhe të menaxhojnë karrierën e tyre; “Punësueshmëria” ka të bëjë me shkathtësitë e mbartshme, njohuritë, qëndrimet dhe kualifikimet që rrisin kapacitetin e individit për të siguruar dhe kryer punën si duhet, të përparojë brenda ndërmarrjes dhe vendeve të punës dhe t’i bëjë ballë ndryshimeve të teknologjisë dhe rrethanave të tregut të punës; “Ndërmarrja” nënkupton të gjithë personat fizik dhe juridik që kryejnë veprimtari biznesi, në prodhimin e mallrave dhe shërbimeve ose në distribuim dhe si rrjedhim, në kontekstin specifik të këtij ligji, zhvillon dhe implementon aftësimin profesional dhe praktikë në interes të sistemit të AAP; “Forma duale” është lloj i arsimit dhe aftësimit profesional, që kombinon arsimin dhe aftësimin profesional, të realizuar në institucionet e arsimit profesional me përvojë pune dhe aftësim praktik në kuadër të ndërmarrjes, nën kushtet e kontratës së mësimit në mes të arsimit profesional dhe institucionit për aftësim, punëdhënësit dhe individit (ose me prindërit e tij/ saj); “Nxënësi në ekonomi” është personi që ndjek programin e formës duale, që përfshinë përvojën në punë dhe aftësimin praktik, që realizohet në objektet e punëdhënësit në bazë të kontratës së mësimit; “Vijues” nënkupton çdo person, që është i regjistruar dhe ndjek çdo lloj programi të arsimit ose aftësimit teknik apo profesional; “ Nxënës” është personi i regjistruar në çdo program të arsimit profesional formal; “ Nxënësi i rregullt” është personi që ndjek procesin e plotë të arsimit në institucionin e arsimit profesional, që realizon programin; “Nxënësi me korrespondencë” është personi i cili nuk e ndjek procesin e rregullt të arsimit në institucion e arsimit profesional, por që e arrin arsimin profesional përmes dhënies së provimeve për programin arsimor; “Mësimdhënësi” është personi i kualifikuar me përvojë pedagogjike dhe profesionale, që mëson nxënësit në institucionin e arsimit profesional për lëndët e përgjithshme ose profesionale; “ Bashkëpunëtor” është personi i kualifikuar, ndryshe nga mësimdhënësi, i përfshirë në organizimin e aktiviteteve mësimore për nxënësit, p.sh. specialistët profesional, teknik laborant, demonstruesit etj; “Instruktori” është personi i angazhuar në zbatimin e mësimit praktik në institucionin e akredituar të arsimit dhe aftësimit profesional ose teknik; “Partner social” referon tek punëdhënësit, që përfaqësohen në mënyrë kolektive nëpërmjet organizatave të punëdhënësve dhe punëtorëve, që përfaqësohen në mënyrë kolektive nëpërmjet sindikatave të pavarura; “Partnerët social dhe ekonomik” është një term më i gjërë që përfshinë organizatat e punëdhënësve dhe sindikatave të pavarura, së bashku me bartësit / aktorët e tjerë në sistemin e arsimit profesional, siç janë shoqatat profesionale të mësimdhënësve, zejtarët dhe profesionet e tjera, organizatat joqeveritare aktive në fushën e arsimit profesional; “Dokumenti shkollor pedagogjik” nënkupton dokumentimin publik (dëftesa, certifikata e përfundimit, diploma, ditarët, librat amë etj.) që u jepet nxënësve për përfundimin e programeve të arsimit dhe aftësimit, të akredituara nga MASHT; “Dëftesë” është dëshmi për përfundimin e një viti shkollor; “Çertifikatë” nënkupton çdo dokument që jepet pas përfundimit të suksesshëm të kursit, programit të arsimit ose aftësimit ose pas dhënies së provimeve në institucionin e arsimit dhe aftësimit, i certifikuar dhe i licencuar në mënyrë të rregullt; “Diploma” është dokumenti që jepet për përfundimin e suksesshëm të programit arsimor trevjeçar ose katërvjeçar; “Kualifikimi” është miratim zyrtar i të arriturave që pranon përfundimin e arsimit ose aftësimit ose realizimin e pranueshëm në test ose provim. Në kontekstin e arsimit profesional, kualifikimi është pasqyrim formal i aftësive profesionale të punëtorit që pranohet në nivelin e sektorit, kombëtar dhe ndërkombëtar dhe bazohet në kërkesat e individit që të hyjë ose përparojë në kuadër të një profesioni, si dhe pasqyron përvojën në arsim dhe aftësim profesional dhe të arriturat e individit; “Korniza e kualifikimeve” është sistem për klasifikimin e kualifikimeve, të fituara në kuadër të sistemit të arsimit dhe aftësimit profesional, sipas nivelit të të arriturave, sipas sektorit ose fushës profesionale dhe llojit të kualifikimit; “Kompetencat” janë njohuritë, shkathtësitë dhe njohuritë teknike, që aplikohen dhe zotërohen në kontekstin specifik; “Standardet profesionale” janë njësi për të matur shkallën deri në të cilën një individ mund të përmbushë kërkesat për realizim në një profesion të veçantë ose grup profesionesh me qëllim që të hyjë ose përparojë në kuadër të një profesioni ose fushës përkatëse profesionale. Ato caktohen në nivelin kombëtar për individët e punësuar, që punojnë brenda një profesioni ose fushe profesionale të veçantë, si dhe ofrojnë bazën për zhvillimin e kurrikulit profesional dhe vlerësimit. Çdo pako e standardeve është e lidhur me një profil profesional në të cilin bazohet kurrikuli; “Profili” referon në formulimet e kërkesave të mësimit për profesionin ose grupin profesional, në të cilat bazohet kurrikuli dhe përfshinë standardet profesionale për profesionin ose grupin e profesioneve në fjalë; “ISCED” janë Standardet Ndërkombëtare për Klasifikimin e Arsimit (SNKA), i publikuar nga UNESCO, në të cilin bazohen nivelet e arsimit në Kosovë, siç është definuar në Aneksin 1 të Ligjit për arsimin fillor dhe të mesëm. Për qëllime të këtij ligji, programet e arsimit të mesëm të lartë profesional (prej klasës 10 deri 13), klasifikohen në nivelin e 3 të ISCED. Nën përkufizimet ndërkombëtare, niveli 3A referon në programet që sigurojnë qasje të drejtpërdrejtë në arsimin e lartë. Niveli 3B referon në programet që sigurojnë qasje të drejtpërdrejtë në programet që kanë qasje të drejtpërdrejtë në arsimin teknikë të nivelit të lartë dhe ISCED 3C referon në programet që çojnë drejtpërdrejtë në tregun e punës. Niveli i 4 (Arsimi jo-terciar pas shkollimit të mesëm) , zakonisht referon në kurset pas shkollimit të mesëm, në nivel më të ulët se universiteti, me kohëzgjatje prej gjashtë muajsh deri në dy vite. Përmbajtja nuk duhet të jetë më e avancuar se përmbajtja e nivelit të 3, por nxënësit (studentët) janë më të vjetër se ata në programet e nivelit të 3; “Nivelet e arsimit dhe aftësimit profesional të Bashkimit Evropian”, që përmenden në këtë ligj nënkupton kornizën me pesë nivele, që përdoret për krahasimin e kualifikimeve profesionale në Evropë. Realizimet në këto nivele përfshijnë: Niveli i 1, përfshin punë relativisht të thjeshtë; Niveli i 2 përfshinë punën, e cila mund të jetë e pavarur, brenda kufijve të teknikës relevante; Niveli i 3, përfshinë punë teknike, e cila mund të realizohet në mënyrë të pavarur dhe përfshinë detyra koordinimi dhe ekzekutive; Niveli i 4, përfshinë punën e cila është në përgjithësi autonome për përgjegjësitë e dizajnit, menaxhimit ose administrative; në nivelin e 5 hyn veprimtaria profesionale e ushtruar në mënyrë autonome që përfshin bazën shkencore të profesionit; “Arsimi i detyrueshëm” referon në arsimin e obligueshëm të rregulluar nga Ligji mbi Arsimin Fillor dhe të Mesëm, për ata të cilët e kanë përfunduar klasën e nëntë të arsimit fillor (5 + 4) ose për personat që kanë përfunduar arsimin në sistemin e vjetër të arsimit tetëvjeçar (4 + 4) para vitit 2002 / 2003. Sipas definicioneve të SNKA, shkollimi fillor zakonisht përfundon pas pesë vitesh, ndërsa shkollimi i ulët i mesëm pas nëntë vitesh. Në këtë bazë “arsimi i detyrueshëm” në sistemin e ri të arsimit të Kosovës, paraqet përfundimin e arsimit të mesëm të ulët, sipas normave ndërkombëtare. Qëllimi - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article states the law’s purpose: to regulate formal vocational education and training, and the structure, organization, and management of the institutions that provide it.
Neni 2 2.1. Qëllimi i ligjit është tё rregullojё sistemin e arsimit dhe aftësimit profesional formal në përputhje me nevojat e zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të Kosovës, përfshirë ndryshimet ekonomike dhe teknologjike, kërkesat e tregut të punës dhe nevojat e individëve gjatë tranzicionit drejt ekonomisë së tregut, duke shfrytëzuar në mënyrë optimale burimet financiare, njerëzore dhe të infrastrukturës. 2.2. Ky ligj ofron bazën e strukturës, organizimit dhe menaxhimit të institucioneve që ofrojnë arsim dhe aftësim profesional formal. 2.3. Ky ligj rregullon ofrimin e arsimit dhe aftësimit profesional formal (AAP) nga institucionet publike dhe private tek të rinjtë dhe të rriturit, pa diskriminim në baza gjinore, etnike, aftësive të kufizuara. Qëllimet e arsimit dhe aftësimit profesional - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article lists the main goals of vocational education and training: developing competencies and employability, and building general and professional culture, including lifelong learning.
Neni 3 Qëllimet kryesore të arsimit dhe aftësimit profesional janë: a. Zhvillimi i kompetencave dhe punësimi i individëve në përputhje me profesionet e tyre të ardhshme dhe shtigjet e karrierës, në kuadër të shoqërisë. b. Krijimi i kulturës së përgjithshme dhe profesionale, përfshirë mësimin gjatë gjithë jetës në pajtim me nevojat e ringjalljes ekonomike dhe zhvillimet shkencore dhe teknologjike, duke pasur parasysh kulturën kombëtare dhe traditat e minoriteteve. Përfituesit nga ky ligj - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: This provision identifies the law’s direct and indirect beneficiaries.
Neni 4 4.1. Përfitues direkt të këtij ligji janë: a. Nxënësit që kanë përfunduar arsimin e obliguar dhe që janë duke ndjekur programet e arsimit profesional formal nё sistemin shkollor. b. Personat që i kanë mbushur 15 vjet dhe më të vjetër të cilët dëshirojnë të përmirësojnë ose ngrisin punësueshmërinë e tyre nëpërmjet vazhdimit të aftësimit profesional për ndonjë profesion sipas shkathtësive të tyre dhe kërkesave të tregut të punës. 4.2. Përfituesit e tёrthortё të këtij ligji janë: a. Ndërmarrjet, ekonomia dhe shoqëria në përgjithësi. KAPITULLI II INSTITUCIONET E ARSIMIT DHE AFTËSIMIT PROFESIONAL Themelimi dhe puna e institucioneve të arsimit dhe aftësimit profesional - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Institucionet e arsimit profesional mund të jenë publike ose private, dhe mund të themelohen, licencohen, të fillojnë punën dhe të zhvillojnë veprimtari arsimore nëse plotësojnë kushtet dhe kriteret e caktuara me udhëzim administrativ nga MASHT.
Neni 5 5.1. Institucioni i arsimit dhe aftësimit profesional dhe teknik mund të jetë publik dhe privat. 5.2. Institucionet e arsimit profesional mund të themelohen, licencohen, fillojnë punën dhe zbatojnë aktivitete të arsimit dhe aftësimit, nëse i përmbushin kushtet dhe kriteret që do të caktohen me një udhëzim administrativ, të nxjerrë nga MASHT. Udhëzimi administrativ do të përfshijë pikat siç janë: a) Numri i nxënësve dhe vijuesve; b) Programet e arsimit dhe aftësimit profesional, që do të realizohen; c) Resurset (hapësira, pajisjet, materiali ndihmës i mësimit, mësimdhënësit dhe personeli tjetër, etj.); d) Pёrgjegjёsitё e sigurisë dhe shëndetësisë, përfshirë sigurinë e nxënësve dhe të atyre që aftësohen, që realizojnë pjesën e arsimit dhe aftësimit jashtë objekteve shkollore të institucioneve të arsimit dhe aftësimit profesional; e) Mundёsitё financiare . 5.3. Veprimtarinë e arsimit dhe të aftësimit profesional, për kategori të posaçme njerëzish, e ushtrojnë institucionet e arsimit dhe të aftësimit profesional sipas programeve të posaçme të harmonizuara me nevojat dhe mundësitë e grupeve (nxënësve dhe vijuesve) në përputhje me këtë ligj. Programet e arsimit dhe aftësimit profesional formal - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: This article says what vocational schools and higher-level vocational programs include, requires career education and guidance in all formal vocational programs, and allows dual vocational training arrangements in enterprises under contracts with the responsible institution.
Neni 6 6.1. Shkollat profesionale pёrfshijnё: a) programe dyvjeçare të arsimit profesional, b) programe trevjeçare të arsimit profesional, c) programe katërvjeçare të arsimit profesional d) programe pas shkollimit të mesëm të një standardi të barabartë (ekuivalent), që mund të kenë një kohëzgjatje të ndryshme; 6.2. Programet profesionale të niveleve të larta ofrohen nga shkollat profesionale, shkollat e larta teknike të specializuara ose nga ofruesit privat të arsimit dhe aftësimit profesional të licencuar nga MASHT-i. 6.3. Edukimi dhe udhëzimi për karrierë duhet të jetë pjesë integrale e të gjitha programeve të ofruara nga institucionet e arsimit dhe aftësimit profesional formal. 6.4. Dispozita e caktuar në 1 d) dhe 2 do të mbulohet nga një udhëzim administrativ, i nxjerrë nga MASHT. 6.5. Ligji lejon themelimin e formave duale tё arsimit dhe aftёsimit profesional formal në të cilin aftësimi praktik dhe përvoja realizohet në ndërmarrje, duke vepruar nën aranzhimet kontraktuese, të arritura me institucionin për arsim dhe aftësim, përgjegjës për programin. Kushtet dhe kriteret që drejtojnë dispozitat e tilla do të përfshihen në udhëzimin administrativ, që do të nxirret nga MASHT, duke marrë këshilla nga Këshilli për AAP. Zgjerimi i veprimtarisë - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: A vocational school may expand its activities for vocational education and training, if students are involved in practical learning.
Neni 7 7.1. Shkolla profesionale merret edhe me veprimtari tё tjera të cilat janë në funksion të arsimit dhe aftësimit profesional formal (më tutje: zgjerimi i veprimtarisë), me kusht që nxënësit të angazhohen në kuadër të mësimit praktik. 7.2. Zgjerimi i veprimtarisë së shkollës profesionale ёshtё edhe ofrimi i shërbimeve profesionale, prodhimit, shitjes dhe veprimtarive tjera me të cilat përparohet ose kontribuohet në racionalizimin dhe cilësinë e arsimit dhe aftësimit profesional formal. Zgjerimi i veprimtarisё sё shkollës profesionale i nënshtrohet ligjeve mbi veprimtaritё gjegjëse si dhe Ligjit pёr Konkurrencёn. 7.3. Kushtet dhe kriteret pёr zgjerim tё veprimtarisё (planin e tё hyrave, burimet pёr ushtrimin e veprimtarisё, angazhimin e nxёnёsve dhe tё tё punёsuarve, mёnyrёn e disponimit dhe planin e shfrytёzimit tё mjeteve tё realizuara nё pёrputhje me dispozitat qё i rregullon sistemi buxhetor) rregullohen me udhёzim administrativ. Nivelet e arsimit - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Education levels in Kosovo are defined according to the international ISCED standard, and qualification levels are determined by the Law on Qualifications and the Kosovo Qualifications Framework.
Neni 8 8.1. Nivelet e arsimit nё Kosovё janë tё definuara sipas standardit ndёrkombёtar pёr kualifikim ISCED nё përputhje me ligjet nё fuqi. 8.2. Nivelet e kualifikimit pёrcaktohen me Ligjin pёr Kualifikimet dhe Kornizёn Kosovare tё Kualifikimeve. Dokumentet - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Students who complete the relevant formal vocational education and training levels receive the relevant certificates, attestations, and diplomas in line with the qualifications framework and qualifications law.
Neni 9 9.1. Çertifikimi i të arriturave të nxënësve brenda sistemit të arsimit dhe aftësimit profesional formal rregullohet me Kornizё Kosovare tё Kualifikimeve dhe Ligjin pёr Kualifikimet. 9.2. Nxёnёsit pas pёrfundimit tё niveleve tё arsimit dhe aftёsimit profesional formal pёr nivelet gjegjёse marrin dёftesa, çertifikata dhe diploma nё pёrputhje me Kornizёn Kombёtare tё Kualifikimeve dhe Ligjin pёr Kualifikimet. Evidenca e institucionit të arsimit dhe aftësimit profesional - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: MASHT-i mban regjistrin e institucioneve të arsimit dhe aftësimit profesional, dhe shkollat profesionale duhet të regjistrohen në atë regjistër.
Neni 10 10.1. MASHT-i mban regjistrin e institucioneve të arsimit dhe aftësimit profesional. 10.2. Shkollat profesionale janë të obliguara të regjistrohen në regjistër. KAPITULLI III Kurrikuli dhe standardet - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: MASHT issues and approves vocational curricula, while the labour ministry helps maintain the profession classification and analyses labour-market needs.
Neni 11 11.1. MASHT-i, nxjerr dhe miraton kurrikulat për arsimin dhe aftësimin profesional formal në pajtim me standardet profesionale të caktuara për profilin përkatës. 11.2. Nomenklatura e profesioneve, e cila përdoret nga MASHT si bazë për identifikimin e profileve, në të cilën do të bazohen standardet dhe plan programet për sistemin e arsimit profesional është Klasifikimi i Profesioneve në Kosovë, përkujdeset nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) në bashkëpunim me Zyrën Statistikore të Kosovës. Ministria e Punës bën analizën e nevojave të tregut të punës dhe të kërkojë nga MASHT-i, plotësimin e nevojave për arsim dhe aftësim profesional. 11.3. Programi arsimor përbëhet prej: a) pjesës së përgjithshme (teorike); b) pjesës profesionale (teorike); c) pjesës së mësimit praktik dhe ushtrimit profesional. 11.4. Pjesët e plan programit që kanë të bëjnë me teorinë profesionale, mësimin praktik dhe praktikën profesionale (nënpika 11.3 / b dhe c) është caktuar nga MASHT sipas sygjerimit të Këshillit për Arsim dhe Aftësim Profesional të Kosovës, i cili do të rishikoj listën e profilit në të cilin bazohen kurrikulat dhe përmbajtjet profesionale e kurrikulave të tilla, në baza vjetore. 11.5. Kurrikulat profesionale tё zgjedhura përfshijnë profesionet e përshtatshme për përgatitjen e programeve për personat me nevoja të veçanta. Standardet profesionale - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Vocational education curricula and student assessment are based on relevant professional standards, and the standards are developed through cooperation with named education and labor institutions.
Neni 12 12.1. Kurrikulat për programet e arsimit profesional bazohen në standardet profesionale të caktuara për profilet përkatëse dhe duke marrë parasysh propozimet nga Këshilli i Aftësimit dhe Arsimit Profesional, dhe duke u bazuar në informatën mbi tregun e punës, e cila është në dispozicion. 12.2. Vlerësimi i të arriturave të nxënësve bazohet në standardet për profilin relevant. 12.3. Standardet zhvillohen nëpërmjet procesit të bashkëpunimit, që përfshin MASHT-in, MPMS dhe ministritë tjera relevante dhe partnerët tjerë social. KAPITULLI IV ORGANET DHE TRUPAT E TJERË PROFESIONAL Këshilli për Arsimin dhe Aftësimin Profesional i Kosovës - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: MASHT must establish KAAP, provide its administrative support, and set its work rules in consultation with IPVQ and social partners.
Neni 13 13.1. Në bashkëpunim me Institucionet e tjera të Vetëqeverisjes së Përkohshme dhe Partnerët Social, MASHT do të themelojë Këshillin për Arsimin dhe Aftësimin Profesional (më tutje në tekst KAAP) në mënyrë që të drejtojë kursin e zhvillimit dhe të këshillojë MASHT-in në çështjet lidhur me cilësinë dhe promovimin e arsimit dhe aftësimit profesional në Kosovë. 13.2. KAAP është organ publik nën mbikëqyrjen e MASHT dhe rregullat e tij të punës do të përcaktohet nga MASHT në këshillim me IPVQ dhe Partnerët Social. Mjetet financiare për punën e KAAP do të sigurohen nga buxheti i Kosovës, i ndarë për MASHT-in. 13.3. Punët administrative për nevoja të KAAP-së, i kryen MASHT-i. 13.4. KAAP mund të themelojë organe profesionale të përhershme dhe të përkohshme dhe grupe punuese për të ndërmarrë aktivitete të veçanta, që mund të përfshijë mësimdhënësit, përfaqësuesit e partnerëve social dhe organizatave të bartësve të tjerë profesionistët e sektorit dhe të tjerë, si dhe ekspertët shkencor në pajtim me rregulloret e nxjerra për punën e këtij këshilli. 13.5. Në mënyrë që të përmbushë funksionet e tij, KAAP në bashkëpunim me MASHT-in ose organet, institucionet ose shoqata e përshtatshme profesionale, formojnë grupet punuese ose komisionet profesionale. Kjo mund të përfshijë grupet të veçanta të themeluara për raportimin e nevojave të sektorëve të veçanta ose fushave të caktuara të punës. 13.6. KAAP nxjerr rregulloren për administrimin e punës së vet. Përbërja e Këshillit për Arsimin dhe Aftësimin Profesional - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: KAAP has 15 members including the chair, and MASHT appoints the members in consultation with IPVQ and the Tripartite Committee.
Neni 14 14.1. KAAP pёrbёhet prej 15 anëtarëve duke përfshirë kryetarin. KAAP e pёrbёjnё pёrfaqёsuesit e Qeverisё (përfshirë Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale), nё konsultim me ministritё tjera përkatëse. 14.2. Anëtarët e KAAP do të emërtohen nga MASHT në konsultim me IPVQ dhe Komitetit Trepalësh me një mandat prej dy vitesh dhe në fund të këtij afati është i nevojshëm riemërtimi dhe zëvendësimi . Aktivitetet e Këshillit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: KAAP must advise, review, and make recommendations on vocational education and training policy in Kosovo.
Neni 15 15.1. KAAP këshillon MASHT-in dhe Qeverinë e Kosovës në orientimin e përgjithshëm për politikën e arsimit dhe aftësimit profesional në Kosovë. 15.2. KAAP do të rishikojë çështjet e zhvillimit të arsimit dhe aftësimit profesional, do japë këshilla, propozime dhe rekomandime të MASHT-it, përfshirë propozimet për ligjet dhe dokumentet tjera zyrtare, lidhur me arsimin profesional. Gjithashtu, do të sigurojë një forum gjithëpërfshirës për harmonizimin e politikave dhe qasjeve përgjatë tërë sistemit të arsimit dhe aftësimit profesional, nëpërmjet angazhimit të partnerëve shoqëror dhe bartësve të tjerë me interes. 15.3. KAAP do të ofrojë këshillë të veçantë dhe rekomandojë profilet për aprovim në të cilat duhet të bazohen programet e arsimit dhe aftësimit profesional formal, standardet për çdo profil, përmbajtjen profesionale të plan programit për këto profile dhe kualifikimet profesionale, që duhet të përfshihen brenda kornizës së kualifikimeve. Gjithashtu, mund të bëjë rekomandimin e librave shkollor dhe materialeve të tjera të mësimit për shfrytëzim në programet e tilla. 15.4. KAAP kryen edhe aktivitete të tjera që janë kompatibile me dispozitat në këtë ligj. Partnerët social - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: MASHT may conclude memorandums of understanding with social partners for education planning and cooperation.
Neni 16 Në mënyrë që të ekzistojë një bashkëpunim i suksesshëm dhe me qëllim të realizimit të interesave të përbashkëta të shoqërisë në planifikimin e sistemit të arsimit dhe aftësimit, në krijimin e lidhjeve në mes institucioneve arsimore dhe ekonomisë, MASHT lidhë memorandumet e mirëkuptimit me partnerët social. KAPITULLI V ZHVILLIMI I ARSIMIT PROFESIONAL Njësia për hulumtimin e zhvillimit të arsimit profesional - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: MASHT must establish a unit for research and development of vocational education.
Neni 17 Për të përkrahur zhvillimin e arsimit dhe aftësimit profesional, përgatitjen e materialeve analitike, dokumentet, propozimet për arsimin profesional, teknik dhe artistik, MASHT themelon njësinë për hulumtimin dhe zhvillimin e arsimit profesional (më tutje në tekst e përmendur si njësia HZH). KAPITULLI VI ORGANIZIMI I PROGRAMEVE TË ARSIMIT PROFESIONAL FORMAL Organizimi dhe planifikimi i procesit arsimor - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The article lists what the formal vocational education process includes and says vocational school work is carried out under an annual work plan that complies with applicable laws.
Neni 18 18.1. Procesi i arsimit në arsimin profesional formal përfshin: (a) mësimin teorik të përgjithshëm dhe profesional; (b) mësimin praktik (p.sh në laborator, aktivitetet praktike të ndërmarra në punëtoritë e shkollës ose në ndërmarrje); (c) lëndët zgjedhore; (d) ekskursionet profesionale dhe aktivitetet tjera; (e) provimet; (f) vlerësimi/ notimi dhe monitorimi i progresit të nxënësve dhe vijuesve. 18.2. Puna e shkollës profesionale zhvillohet në bazë të planit vjetor të punës, qё ёshtё nё pajtim me ligjet nё fuqi. KAPITULLI VII PERSONELI Këshilli i shkollës - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Rregullon Këshillin e institucionit të arsimit profesional, përfshirë thirrjen e mbledhjeve, mandatin, përbërjen dhe të drejtën për të pranuar përfaqësues pa votë.
Neni 19 19.1. Institucionet e Arsimit Profesional nё pёrputhje me kёtё Ligj kanё Këshillin. Këshilli është organi më i lartë i strukturës së menaxhimit të IAAP. Funksioni i tij ёshtё lidhur me funksionimin e përgjithshëm të institucionit, përfshirë programin vjetor, financimin, rregullat disiplinore dhe veprimtaritë jashtë plan programeve, jep propozimet e veta komunës dhe MASHT-it për çdo çështje lidhur me institucionin ose arsimin dhe aftësimin profesional . 19.2. Mbledhjen themeluese të Këshillit e thërret drejtori i shkollës, mbledhjet tjera i thërret kryetari i Këshillit: a. Kryetari i Këshillit zgjidhet nga Këshilli; b. Mandati i anëtarëve të Këshillit është 2 vite me mundësi të rizgjedhjes. 19.3. Në pajtim me nevojën për planifikimin e arsimit dhe aftësimit profesional formal, duhet pasur parasysh punësimi dhe nevojat e tregut te punës, institucioni i arsimit profesional ofron mundёsinё që një e treta e anëtarëve të Këshillit vijnë nga ekonomia e tregut. 19.4. Këshilli ka të drejtë të pranojë përfaqësues të tjerë pa të drejtë vote, me sigurimin se të gjitha interesat relevante të komunitetit lokal janë të përfaqësuara. 19.5. Të gjitha dispozitat tjera të Ligjit mbi Arsimin Fillor dhe të Mesëm në Kosovë lidhur me Këshillin e shkollës janë të zbatueshme edhe në këtë ligj. Drejtori - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: A director of a vocational education institution must have at least three years’ work experience as a teacher or administrator in a vocational school or in education administration. A vocational school may have a deputy director if it provides vocational education and training across more than two student/participant levels.
Neni 20 20.1. Drejtori i një institucioni, që ofron programe të arsimit profesional, duhet të ketë së paku tri vjet përvojë pune si mësimdhënës ose administrues në shkollë profesionale ose në ndonjë pjesë tjetër të administrimit të arsimit. 20.2. Shkolla profesionale mund të ketë zëvendësdrejtor nëse organizon arsim dhe aftësim profesional për më shumë se dy nivele të nxënësve dhe ndjekësve, që mund të përfshijë personat me nevoja të veçanta. Personeli mёsimdhёnёs - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Formal vocational education and training programs are implemented by the listed teachers, instructors, and professional associates.
Neni 21 Programet e arsimit dhe aftësimit profesional formal i zbatojnë: a) mësimdhënësit e lëndëve të përgjithshme profesionale; b) mësimdhënësit e lëndëve profesionale; c) mësimdhënësit e mësimit praktik; d) instruktorët e ushtrimit praktik, dhe e) bashkëpunëtorët profesional. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Teachers in formal vocational education institutions must have adequate professional qualifications, and MASHT regulates the working hours of employees in those institutions.
Neni 22 22.1. Personeli mësimdhënës brenda institucionit që ofron programe të arsimit profesional formal duhet të posedojë kualifikime adekuate profesionale. 22.2. Orët e punës së personave të punësuar në institucionet që ofrojnë programe për arsim dhe aftësim profesional formal do të rregullohen nga MASHT-i. Programet - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: MASHT is responsible for pedagogical-andragogical education programs for directors, deputy directors, and teaching staff in formal vocational education institutions, taking KAAP’s advice into account.
Neni 23 Programet e arsimit pedagogjik - andragogjik për drejtorë, zëvendësdrejtorë dhe personelin mësimdhënës në institucionet që ofrojnë programe të arsimit dhe aftësimit profesional formal, do ti bie MASHT duke marrë parasysh këshillat nga KAAP. KAPITULLI VIII NXËNËSIT Kushtet e regjistrimit për programet e arsimit profesional formal - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: This article says who may enroll in formal vocational education programs and sets age, prior-education, and approval conditions.
Neni 24 24.1. Regjistrimi në programet e arsimit profesional formal është i hapur për personat që plotësojnë kushtet e parapara me këtë Ligj. 24.2. Programet e arsimit të mesëm të lartë profesional janë të hapura për personat që kanë kryer arsimin e detyrueshëm dhe nuk janë më të vjetër se 17 vjet. 24.3. Përjashtimisht, personat deri në 24 vjet mund t’i regjistrojnë programet e arsimit të mesëm të lartë profesional me aprovimin e këshillit të mësimdhënësve të shkollës në pajtim me dispozitat e MASHT, të cilat rregullojnë kushtet dhe kriteret për regjistrimin e nxënësve dhe ndjekësve të shkollave të mesme profesionale. 24.4. Kurset e arsimit profesional pas shkollimit të mesëm mund t’i regjistrojnë personat që kanë kryer me sukses kurset e arsimit të mesëm të lartë, që mund të jetë ose arsim profesional ose gjimnaz, në pajtim me kërkesat e veçanta për pranim në programin në pyetje. 24.5. Kushtet e hollësishme që drejtojnë regjistrimin për të gjitha programet e arsimit profesional formal rregullohen me një udhëzim administrativ, që do të nxirret nga MASHT. Regjistrimi i shtetasve të huaj - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: Foreign nationals or stateless persons may enroll in school if MASHT approves.
Neni 25 Shtetasi i huaj ose personi pa shtetësi mund të regjistrohet në shkollë me marrjen e miratimit nga MASHT-i. Konkursi - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Student registration in schools is done through a competition announced by MASHT, and it must be announced at least one month before the school year starts.
Neni 26 26.1. Regjistrimi i nxënësve në shkolla bëhet nëpërmjet konkursit të shpallur nga MASHT-i. Konkursi duhet të shpallet së paku një muaj para fillimit të vitit shkollor. 26.2. Për regjistrimin e vijuesve (të rriturve) shkolla mund të shpall konkursin për vendet e lira pas afatit të caktuar në pikën 26.1 më lartë. KAPITULLI IX VLERËSIMI DHE VERIFIKIMI I TË ARRITURAVE TË NXËNËSIT Vlerësimi i nxënësit - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Teachers must tell students the results of their assessment, and students may complain if they are not satisfied with the assessment process.
Neni 27 27.1. Vlerësimi dhe verifikimi i njohurive dhe shkathtësive do të përcaktojë suksesin e nxënësve drejt përmbushjes së kërkesave të programit të arsimit profesional. Vlerësimi mbёshtetet në standardet e publikuara për profilin përkatës. 27.2. Verifikimi dhe vlerësimi i dijes përfshin lëndë të caktuara, gjegjësisht pjesë tjera të programit mësimor dhe bëhet në formën me shkrim dhe me gojë, përmes provimit, ushtrimeve, punëve seminarike, prezantimit, kryerjes së ndonjë prodhimi, kryerjes së ndonjë shërbimi në lidhje me profesionin dhe përmes metodave tjera adekuate. 27.3. Pjesa praktike e provimit përfundimtar për nxënësit në ekonomi dhe për provimin e mjeshtërisë kryhen në përputhje me këtë ligj dhe me dispozita të posaçme. 27.4. Mësimdhënësi është i obliguar që t’a informojë nxënësin lidhur me rezultatet e arritura në vlerësim. 27.5. Ku është e mundur, vlerësimi duhet t’i merr në konsiderim rrethanat e veçanta të nxënësit, p.sh. personat me aftësi të kufizuara. 27.6. MASHT-i, nxjerr Udhëzim Administrativ për kalimin e provimit të fundit dhe përbërjen e komisionit provues, i cili do të varet së pari nga propozimi KAAP. Pjesa praktike e provimit të fundit për nxënësit në ekonomi dhe provimi në zejtari (profesion) do të realizohet sipas këtij ligji si dhe me dispozita të veçanta. 27.7. Me Udhëzim Administrativ, MASHT do të rregullojë një sistem të pavarur për ankesa për ata të cilët konsiderojnë se të arriturat e tyre nuk janë vlerësuar drejtë apo ata kanë qenë subjekt i diskriminimit. Këto rregullime do të zbatohen tek të gjitha vlerësimet përfundimtare (p.sh. fundi i vitit / nivelin apo mbi përfundimin e provimit të zejtarisë apo të programeve të arsimit profesional të mesëm dhe arsimit profesional të lartë). 27.8. Nëse nxënësi ose vijuesi nuk është i kënaqur me procesin e verifikimit dhe vlerësimit ka të drejtë në ankesë. Procedura në lidhje me ankesën do të rregullohet me Udhëzim Administrativ të nxjerrë nga MASHT-i. 27.9. Forma e organizimit dhe kërkesat e provimit, do të rregullohen nga MASHT me Udhëzim Administrativ me mendimin paraprak të KAAP. Rregullat e sjelljes së nxënësit - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: Student conduct rules are set by a code of conduct, issued by MASHT via a bylaw, and ignoring the code leads to disciplinary measures.
Neni 28 28.1. Rregullat e sjelljes së nxënësit përcaktohen me kodin e mirësjelljes. 28.2. Rregullat e kodit të mirësjelljes për nxënës i nxjerr MASHT-i me UA. 28.3. Mosrespektimi i kodit të mirësjelljes konsiston me marrjen e masave disiplinore. KAPITULLI X Evaluimi i sistemit - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: The vocational education system may be evaluated when requested by the Government or MASHT, KAAP, or at least two social partners jointly.
Neni 29 29.1. Evaluimi i sistemit të arsimit profesional mund të bëhet me kërkesën e: a) Qeverisë ose MASHT; b) KAAP; c) Me kërkesë të përbashkët e së paku dy partnerëve social. 29.2. Procesi i evoluimit, përfshirë zgjedhjen e vlerësuesit, duhet të ndërmerret në atë mënyrë që siguron pavarësinë nga influenca politike apo institucionale. Rregullat e punës për një evoluim të tillë duhet të vendosen me një marrëveshje të përbashkët në mes të MASHT-it dhe KAAP, kurse raporti dhe rekomandimet duhet të jenë lëndë e një diskutimi publik. KAPITULLI XI FINANCIMI I ARSIMIT PROFESIONAL Burimet e financimit - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: This article says vocational education and training programs are financed from Kosovo’s consolidated budget and other funds, institutions may seek additional financing, and some public institutions may charge fees for unfunded courses under MASHT rules.
Neni 30 30.1. Programet e arsimit dhe aftёsimit profesional formal, financohen nga mjetet e Buxhetit tё Konsoliduar tё Kosovёs si dhe mjetet tjera. 30.2. Gjatё caktimit tё buxhetit pёr Institucionet e Arsimit dhe Aftёsimit Profesional do tё merren parasysh kёrkesat e veçanta tё programeve tё arsimit dhe aftёsimit profesional lidhur me pajisjet materiale dhe shpenzimet tjera pёr aftёsim praktik. Shkollat e mesme profesionale duhet tё kenё kodin e vet buxhetor pёr shkak tё specifikave tё veçanta qё kanё. 30.3. Institucionet publike të arsimit dhe aftësimit profesional mund të sigurojnë mjete plotësuese financiare nga aktivitetet programore, prokurimi dhe mirëmbajtja e pajimeve si dhe përmes donacioneve, dhuratave, testamenteve dhe burimeve tjera të lejuara me ligj. 30.4. Institucionet publike të arsimit profesional, që realizojnë kurse jashtë atyre të financuara mund të paraqesin detyrimin e pagesës për këto kurse në pajtim me kushtet që rregullohen nga MASHT-i. 30.5. Programet e arsimit dhe aftёsimit profesional duhet tё krijojnё mekanizma tё tjerё tё financimit nga MASHT-i nё bashkёpunim me KAAP. KAPITULLI XII DISPOZITAT KALIMTARE DHE PЁRFUNDIMTARE - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: This article says certain primary/secondary education, adult education, and university education rules also apply to formal vocational training and higher vocational schools, unless this law says otherwise.
Neni 31 31.1. Dispozitat e Ligjit për arsimin fillor dhe të mesëm si dhe me Ligjin pёr arsimin e tё rriturve janë të zbatueshme në arsimin dhe aftësimin profesional formal, nëse me këtë ligj nuk parashihet ndryshe. 31.2. Dispozitat e Ligjit për arsimin universitar janë të zbatueshme në shkolla të larta të arsimit profesional, nëse me këtë ligj nuk është paraparë ndryshe. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: This article says subordinate acts under the law must be issued within six months to one year after the law enters into force, and that earlier provisions regulating this field stop applying when the law enters into force.
Neni 32 32.1. Aktet nënligjore nga ky Ligj nxirren më së largu nё afat prej gjashtё muajsh gjer nё njё vit nga hyrja nё fuqi e kёtij Ligji. 32.2. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji pushojnë së aplikuari të gjitha dispozitat që kanë rregulluar këtë fushë. Hyrja në fuqi - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: This provision says the law takes effect after approval by the Kosovo Assembly and proclamation by the Special Representative of the Secretary-General.
Neni 33 Ky ligj hyn në fuqi pas miratimit nga ana e Kuvendit të Kosovës dhe shpalljes nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm. Më 25 prill 2006 UNMIK/REG/2006/24
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 02/L-42 PËR ARSIMIN DHE AFTËSIMIN PROFESIONAL
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in