LIGJI NR. 02/L-43 PËR AKREDITIMIN
This preamble states that the law concerns accreditation in Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 02/L-43
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble states that the law concerns accreditation in Kosovo. This article says the law sets the scope of the Accreditation Unit within the Kosovo Standardization Agency and the role of accreditation in conformity assessment. This article defines key terms used in the law on accreditation and conformity assessment. The Accreditation Unit is the competent body for accreditation work. The Accreditation Unit must carry out the accreditation and supervision tasks listed in Article 4.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 02/L-43 PËR AKREDITIMIN
Showing 15 of 15
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble states that the law concerns accreditation in Kosovo.
GAZETA ZYRTARE E INSTITUCIONEVE TË PËRKOHSHME TË VETËQEVERISJES NË KOSOVË / PRISHTINË :VITI I / NR. 7 / 01 DHJETOR 2006 Ligji Nr. 02/L-43 PËR AKREDITIMIN Kuvendi i Kosovës, Në bazë të Rregullores 2001/9 të datës 15 maj 2001 të Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisjen e Përkohshme në Kosovë, Kreu 5.1. (ç), 9.1.1 dhe 9.1.26 (a), si dhe me qëllim të rregullimit, themelimit dhe funksionimit të organit i cili kryen punët e shërbimit të Akreditimit në Kosovë, përcaktohet fusha ku kryhet akreditimi dhe roli i akreditimit në procedurat e vlerësimit të konformitetit me standardet dhe rregullat teknike dhe në harmoni me standardet e Bashkimit Evropian, Miraton: LIGJIN PËR AKREDITIMIN DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law sets the scope of the Accreditation Unit within the Kosovo Standardization Agency and the role of accreditation in conformity assessment.
Neni 1 Me këtë ligj rregullohet fushëveprimi i Njësisë së Akreditimit e cila funksion në kuadër të Agjencionit për Standardizim të Kosovës, përcaktohet fusha në të cilën kryhet akreditimi si dhe roli i akreditimit në procedurat e vlerësimit të konformitetit me standardet dhe rregullat teknike. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law on accreditation and conformity assessment.
Neni 2 Definicionet të cilat përdoren në kuptim të dispozitave të këtij ligji kanë këto domethënie: “Akreditim” kuptohet procedura e njohjes zyrtare, nga një organizëm i autorizuar, të kompetencës së një organi për vlerësimin e konformitetit me standardet dhe rregullat teknike për të kryer detyra të tilla, si testim, kalibrim, certifikim, inspektim, “Autorizim” kuptohet dhënia nga ministritë dhe institucionet tjera qendrore përkatëse të drejtës për të kryer vlerësimin e konformitetit me standardet dhe rregullat teknike të produkteve, proceseve, shërbimeve në sferën e detyrueshme, organeve publike ose private, vendas ose të huaj që kryejnë veprimtari në territorin e Kosovës, “Vlerësimi i konformitetit” është çdo veprimtari me të cilën në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë vlerësohet nëse janë plotësuar kërkesat e caktuara, “Certifikim” kuptohet veprimtaria e një pale të tretë e të pavarur e cila vërteton nëse procesi, shërbimi ose produkti në fjalë plotëson kërkesat e veçanta të standardeve përkatëse, rregullat teknike ose akteve normative në fuqi, “Certifikata e akreditimit” është dokument në bazë të së cilës vërtetohet kompetenca për kryerjen e detyrave të veçanta në fushën e vlerësimit të konformitetit me standardet dhe rregullat teknike, “Inspektim” kuptohet veprimtaria që kryhet për të vlerësuar fazat e projektimit te produktit, procesit dhe shërbimit në përputhje me kërkesat konkrete, në bazë te vlerësimit profesional ose të kritereve kryesore, “Kalibrim” kuptohet tërësia e veprimeve që përcakton, në kushte të veçanta, marrëdhënien ndërmjet vlerave të treguara nga një mjet matës ose sistem matës, ose të vlerave të dhëna nga një matje materiale si dhe vlerave të njohura, korresponduese të mjetit të matur, “Organizëm i vlerësimit te konformitetit” kuptohet organizmi aktivitetet e të cilit përfshinë testimin, kalibrimin ose certifikimin e produkteve personelit dhe sistemeve përfshirë sistemet e menaxhimit të mjedisit, “Sferë e detyruar” kuptohet sfera, si siguria e jetës, mbrojtja e shëndetit dhe mbrojtja e mjedisit që janë objekt i vlerësimit të konformitetit me standardet dhe rregullat teknike, të detyrueshme të produkteve, proceseve dhe shërbimeve, “Testim” kuptohet veprimtaria teknike, që ka të bëjë me përcaktimin e një ose më shumë karakteristikave të një produkti, materiali, pajisjeje, organizmi, fenomeni fizik, procesi ose shërbimi të dhënë sipas një procedure të veçantë. II. NJЁSIA AKREDITUESE - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: The Accreditation Unit is the competent body for accreditation work.
Neni 3 3.1. Për kryerjen e punëve të akreditimit, kompetente është Njësia e Akreditimit në kuadër të Agjencionit për Standardizim të Kosovës. 3.2. Organizimi dhe funksionimi i Njësisë së Akreditimit rregullohet me Rregulloren e punës së Agjencionit për Standardizim të Kosovës. NJЁSIA E AKREDITIMIT ËSHTË INSTITUCION BUXHETOR, NË KUADËR TË MTI-SË. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The Accreditation Unit must carry out the accreditation and supervision tasks listed in Article 4.
Neni 4 Njësia e Akreditimit ka këto detyra: i. akreditimin e laboratorëve të testimit/provave; ii. akreditimin e laboratorëve kalibrues; iii. akreditimin e organeve certifikues; iv. akreditimin e organeve inspektues; v. mbikëqyrjen e organeve të akredituar; vi. ndërprerjen dhe tërheqjen e akreditimit; vii. pjesëmarrje, sipas nevojës, në punën e organizatave ndërkombëtare për akreditim; viii. bashkëpunimin me organet kombëtare të akreditimit në vendet e tjera për arritjen e marrëveshjeve të njohjes së ndërsjellët, rajonale ose ndërkombëtare, ose për të arritur marrëveshje dypalëshe; ix. dhënien e këshillave për administratën publike për çështje që lidhen me akreditimin dhe vlerësime të tjera të kompetencës teknike për kryerjen e procedurave të vlerësimit të konformitetit me standardet dhe rregullat teknike; x. mbajtjen, azhurnimin dhe dhënien e informacionit për statusin e akreditimit të organizmave të akredituar; xi. bashkëpunimin me institucionet tjera të infrastrukturës së cilësisë, ministritë përkatëse dhe shoqatat e interesuara për çështjet e akreditimit. III. FUSHA E AKREDITIMIT - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Procedura e akreditimit shërben për të vërtetuar aftësinë e personave juridikë dhe fizikë për të kryer punët për të cilat jepet akreditimi.
Neni 5 Me procedurën e akreditimit vërtetohet aftësia e personave juridikë dhe fizikë për kryerjen e punëve për të cilët jepet akreditimi duke u bazuar në kërkesat nga rregullat teknike, standardet përkatëse evropiane dhe ndërkombëtare, përkatësisht standardet ekuivalente nacionale, si dhe dokumentet e organeve evropiane dhe ndërkombëtare për akreditim. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The accreditation unit must contract with applicants, inform them of the accreditation procedure, issue a certificate when requirements are met, and the accreditation lasts five years.
Neni 6 6.1. Procedurat e akreditimit të cilat i kryen Njësia e akreditimit përcaktohen me aktin e themelimit dhe akte tjera nënligjore të cilat i nxjerr Ministria e Tregtisë dhe Industrisë. Procedurat e akreditimit bazohen në standardet dhe dokumentet e organizatave evropiane dhe organizatave tjera ndërkombëtare për akreditim. 6.2. Akreditimi bëhet në bazë të kërkesës së personit juridik apo fizik. 6.3. Njësia akredituese dhe personi juridik apo fizik i rregullojnë të drejtat dhe obligimet reciproke lidhur me dhënien e vërtetimit për akreditim dhe mirëmbajtjen e akreditimit në bazë të kontratës. 6.4. Njësia akredituese është e obliguar të lidhë kontratë me çdo person juridik dhe fizik që dëshiron të akreditohet. Tek lidhja e kontratës Njësia akredituese domosdo duhet që në mënyrë të qartë të njoftoj personin fizik apo juridik me kërkesat e procedurës së akreditimit. Me kontratë përcaktohen të drejtat dhe obligimet e nënshkruesve të kontratës si dhe zbatimi i procedurës së akreditimit në përputhje me standardet dhe dokumentet sipas nenit 5 të këtij ligji. 6.5. Njësia akredituese vlerëson se personi juridik apo fizik i plotëson kërkesat sipas standardeve, gjegjësisht dokumenteve nga neni 5 të këtij ligji, lëshon Certifikatë për akreditimin e cila nënshkruhet nga shefi i Njësisë së Akreditimit. 6.6. Akreditimi i dhënë është i kufizuar në afat prej pesë viteve. Njësia e akredituar duhet të përmbush kërkesat për akreditimin të dhënë në afatin e vlefshmërisë së akreditimit. 6.7. Njësia akredituese nxjerr vendim për ndërprerjen e akreditimit kur vërteton se subjekti i akredituar ka pushuar së plotësuari ndonjërën prej kërkesave të nevojshme për akreditim. 6.8. Kundër vendimit nga paragrafi 7. i këtij neni Njësisë për akreditim i paraqitet ankesë sipas vendimit të themelimit dhe procedurave të akreditimit. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Akreditimi duhet të mbështetet në paanshmëri, transparencë dhe përgjegjësi profesionale; Njësia e Akreditimit nuk duhet të përfshihet në veprimtaritë e vlerësimit të konformitetit me standardet dhe rregullat teknike.
Neni 7 Akreditimi bazohet në parimet e paanshmërisë, transparencës dhe përgjegjësisë profesionale. Njësia e Akreditimit është e pavarur nga çdo organizëm i vlerësimit të konformitetit me standardet dhe rregullat teknike dhe ajo nuk përfshihet në këto veprimtari. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Foreign accreditation bodies may carry out accreditation for conformity assessment bodies if the agreement conditions in the article are met.
Neni 8 Akreditimi për organizmat e vlerësimit të konformitetit me standardet dhe rregullat teknike mund të kryhet nga organizma të huaj akreditimi, të cilët janë anëtare të marrëveshjeve të njohjes së ndërsjellët, rajonale ose ndërkombëtare ku edhe Njësia e Akreditimit është anëtare ose me të cilat ajo ka marrëveshje dypalëshe IV. AKREDITIMI LIDHUR ME DISPOZITAT PËR VLERËSIMIN E KONFORMITETIT - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The conformity-assessment rules may set how the accreditation unit participates in appointing the conformity-assessment body, may presume competence based on an accreditation certificate, and allow competence to be proven by other means.
Neni 9 9.1. Në dispozitat që rregullojnë vlerësimin e konformitetit mund të përcaktohet mënyra e pjesëmarrjes së Njësisë akredituese në procedurën e emërimit të trupit për vlerësimin e konformitetit me kërkesat nga dispozitat. 9.2. Në dispozitat që rregullojnë vlerësimin e konformitetit mund të përcaktohet se në bazë të Certifikimit të akreditimit të presupozohet aftësia e organit për vlerësimin e konformitetit me kërkesat nga dispozitat. 9.3. Aftësia e organit nga paragrafi 2 i këtij neni mund të dëshmohet edhe në mënyrë tjetër. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Tarifat për të gjitha shërbimet propozohen nga Njësia e Akreditimit dhe miratohen nga Ministria e Financave; ato trajtohen njësoj për subjektet vendase dhe të huaja që veprojnë në Kosovë, dhe të ardhurat derdhen në Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës.
Neni 10 10.1. Tarifat për kryerjen e të gjitha shërbimeve propozohen nga Njësia e Akreditimit dhe miratohen nga Ministria e Financave. Këto tarifa janë të njëjta si për subjektet vendase, ashtu dhe për ato të huaja, të cilat ushtrojnë veprimtari në Kosovë. 10.2. Të ardhurat e siguruara nga këto shërbime derdhen në Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Unauthorized use of the accreditation emblem, or use by entities whose accreditation has expired, is an administrative offense punishable by a fine of EUR 1,000 to EUR 3,000.
Neni 11 Përdorimi i stemës së akreditimit nga subjekte të pa akredituara apo që u ka mbaruar afati i akreditimit përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë prej 1.000 Euro. deri në 3.000 Euro. Dënimin e shqipton personi i autorizuar nga Njësia e akreditimit. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: A party may appeal a fine decision to the Accreditation Unit within 15 days, and the Unit must respond within 30 days.
Neni 12 12.1. Kundër vendimit të dënimit me gjobë mund të bëhet ankesë Njësisë së akreditimit brenda afatit prej 15 ditëve. Ai duhet të përgjigjet brenda 30 ditëve nga data e ankesës. 12.2. Kundër vendimit të Njësisë së akreditimit sipas ankesës, vendos organi kompetent, në kuadër të Agjencionit për Standardizim. 12.3. Kundër vendimit të Agjencionit për Standardizim ose kur nuk përgjigjet në afatin prej 60 ditëve, pala mund të ngritë konflikt administrativ në gjykatën kompetente, brenda 30 ditësh nga dita e pranimit të vendimit apo skadimit të afatit. V. DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE DHE KALIMTARE - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: When this law enters into force, earlier accreditation provisions stop being valid.
Neni 13 Me datën e hyrjes në fuqi të këtij Ligji ndërpritet vlefshmëria e dispozitave të mëparshme mbi akreditimin. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: This provision says the law enters into force after approval by the Assembly of Kosovo and promulgation by the Special Representatives of the Secretary-General.
Neni 14 Ky ligj hyn në fuqi pas miratimit nga ana e Kuvendit të Kosovës dhe shpalljes nga Pёrfaqёsuesit Special i Sekretarit tё Pёrgjithshёm. Ligji Nr. 02/L-43 21 Nëntor 2005
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 02/L-43 PËR AKREDITIMIN
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in