LIGJI NR. 02/L-44 PËR PROCEDURËN E DHËNIES SË KONCESIONEVE
This law sets out the procedure for granting concessions.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 02/L-44
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This law sets out the procedure for granting concessions. This article defines key terms used by the law on concessions and infrastructure projects. This article sets the scope of the law: public procurement provisions apply if they are consistent with this law, and this law does not regulate certain concession grants covered by special arrangements with specific financing conditions. KRRP can find a concession contract invalid if it was granted against the law, but it may still treat the contract as valid and enforceable in limited cases. The concessionaire selection procedure must follow Articles 5 to 27 of this law, and any matters not covered there must follow the relevant Public Procurement Law provisions.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 02/L-44 PËR PROCEDURËN E DHËNIES SË KONCESIONEVE
Showing 54 of 54
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This law sets out the procedure for granting concessions.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 34 / 01 GUSHT 2008 LIGJI NR. 02/L-44 PËR PROCEDURËN E DHËNIES SË KONCESIONEVE Kuvendi i Kosovës, Duke marrë parasysh Rregulloren e UNMIK-ut, Nr. 2001/9 të datës 15 maj 2001 mbi Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë, Kreun 5.1 (b), (ç) dhe (i), 5.7 dhe 9.1.26 (a); Me qëllim të zhvillimit të mëtutjeshëm të parimeve të përgjithshme të transparencës, ekonomisë dhe të drejtësisë gjatë dhënies së kontratave nga autoritetet publike përmes krijimit të procedurave të veçanta për dhënien e kontratave të koncesionit; Duke patur parasysh nevojën për harmonizimin e procedurave që përfundojnë në dhënien e koncesioneve në pajtim me standardet dhe praktikat e pranuara ndërkombëtare; Miraton: LIGJIN PËR PROCEDURËN E DHËNIES SË KONCESIONEVE I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article defines key terms used by the law on concessions and infrastructure projects.
Neni 1 Përkufizimet Në kuadër të këtij ligji: “Kontratë Koncesioni” nënkupton një kontratë të lidhur mes një Autoriteti Kontraktues dhe një koncesionari ku objekti kryesor i kontratës është zbatimi i një projekti të infrastrukturës dhe ku përmbushja e kontratës nga koncesionari shpërblehet tërësisht ose pjesërisht me dhënien e së drejtës së shfrytëzimit të infrastrukturës. “Infrastrukturë” nënkupton çdo objekt fizik dhe sistem që drejtpërdrejtë ose tërthorazi ofron shërbime ose gjëra me vlerë në interes të publikut të përgjithshëm. “Projekt Infrastrukture” (në tekstin vijues “Projekt”) nënkupton dizajnimin, ndërtimin, zhvillimin dhe veprimin e një infrastrukture të re ose rehabilitimin, modernizimin, zgjerimin ose veprimin e një infrastrukture ekzistuese. “Autoritet Kontraktues” nënkupton autoritetin publik të cilit në bazë të ligjit në fuqi në Kosovë i është dhënë e drejta të jep një koncesion. “Koncesionar” është personi i cili kryen një Projekt në bazë të një kontrate koncesioni të lidhur me një Autoritet Kontraktues. “Konzorcium” do të thotë një grup i operatorëve ekonomikë. “Ofertues” nënkupton persona ose ndërmarrje, përfshirë aty edhe grupe të tyre, që marrin pjesë në procedura seleksionimi lidhur me një Projekt. “Propozim jo i kërkuar” nënkupton çdo propozim lidhur me zbatimin e një Projekti i cili nuk është paraqitur si përgjigje ndaj një kërkese ose shpallje të një Autoriteti Kontraktues në kuadër të një procedure seleksionimi. “Autoritet Publik” përfshinë (i) çdo organ publik qendror, regjional, komunal, lokal, ministri, departament, agjencion ose organ tjetër publik që në bazë të një ligji ose të një akti nënligjor 2 ushtron kompetenca ekzekutive, legjislative, rregullative, administrative ose gjyqësore; (ii) çdo organ të së drejtës publike; dhe (iii) një asociacion të një ose më shumë organeve të tilla. “Komisioni Rregullativ për Prokurim Publik” është Komisioni Rregullativ për Prokurim Publik i themeluar sipas Pjesës së V-të të Ligjit për Prokurimin Publik. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article sets the scope of the law: public procurement provisions apply if they are consistent with this law, and this law does not regulate certain concession grants covered by special arrangements with specific financing conditions.
Neni 2 Fushëveprimi 2.1. Nëse dispozitata e Ligjit për Prokurim Publik janë në përputhje me këtë Ligj, atëherë ato dispozita janë të zbatueshme. 2.2. Ky Ligj nuk rregullon dhënien e koncesioneve në bazë të rregulimeve ose marrëveshjeve të posaçme të cilat parashohin rregulla dhe procedura tjera për prokurim, në rastet kur këto rregullime ose marrëveshje e kushtëzojnë disponueshmërinë e financimit të projekteve që i nënshtrohen dhënies së koncesioneve në zbatimin e këtyre rregullave dhe proceduarve tjera, me kusht që këto rregullime ose marrëveshje të jenë arritur në mes të UNMIK-ut ose Institucioneve të Përkohshme të Vetëqeverisjes dhe ndonjë qeverie të huaj, ndonjë oraganizate apo ndonjë institucioni financiar ndërqeveritar, bilateral, multilateral ose ndërkombëtar. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: KRRP can find a concession contract invalid if it was granted against the law, but it may still treat the contract as valid and enforceable in limited cases.
Neni 3 Pavlefshmëria e kontratës së koncesionit Nëse Komisioni Rregullativ për Prokurim Publik (KRRP), vlerëson se ndonjë kontratë koncesioni është dhënë nga ndonjë autorit kontraktues në kundërshtim me këtë Ligj, kjo kontratë është e pavlefshme. Megjithatë KRRP-ja mund të vlerësojë se kjo kontratë është e vlefshme dhe e zbatueshme nëse (i) kontrata tashmë është realizuar në tërësi apo në masë të konsiderueshme dhe (ii) duke i marrë parasysh pasojat e mundshme për të gjtha interesat të cilat ka gjasa të dëmtohen, duke përfshirë interesin publik, ai vjen në përfundim se pasojat negative i tejkalojnë përfitimet të cilat mund të arrihen. Në këto raste, KRRP-ja ka autoritetin për të ndërmarrë çfarëdo masash që ai i konsideron të nevojshme për të siguruar se autoriteti kontraktues në fajlë pas kësaj t’u përmbahet me përpikëri kushteve të këtij Ligji. II. SELEKSIONIMI I KONCESIONARIT - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The concessionaire selection procedure must follow Articles 5 to 27 of this law, and any matters not covered there must follow the relevant Public Procurement Law provisions.
Neni 4 Rregullat që zbatohen gjatë procedurës së seleksionimit Seleksionimi i koncesionarit bëhet (i) në pajtim me nenet 5 deri 27 të këtij ligji, dhe (ii) për çështjet që nuk janë të rregulluara me këto dispozita, në pajtim me dispozitat përkatëse të Ligjit për Prokurimin Publik. 1. Para-seleksionimi i ofertuesve - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The Contracting Authority must run a pre-selection procedure to identify qualified bidders for the project.
Neni 5 Qëllimi dhe procedura e para-seleksionimit 5.1. Autoriteti Kontraktues zhvillon procedurën e para-seleksionimit me qëllim të identifikimit të ofertuesve të kualifikuar për zbatimin e projektit të paraparë. 5.2. Ftesa për pjesëmarrje në procedurën e para-seleksionimit publikohet në pajtim me dispozitat përkatëse të ligjit për prokurim publik. 5.3. Ftesa për pjesëmarrje në procedurën e para-seleksionimit përmban së paku këto të dhëna: 3 a. Përshkrimin e infrastrukturës; b. Një indikacion të elementeve tjera thelbësore të projektit, si p.sh. shërbimet që duhen të kryhen nga Koncesionari ose aranzhmanet financiare të parapara nga Autoriteti Kontraktues; c. Një përmbledhje të kushteve kryesore të Kontratës së Koncesionit që do të lidhet, nëse këto kushte janë të njohura në këtë fazë; d. Mënyra dhe vendi i dorëzimit të kërkesave për para-seleksionim dhe afati i dorëzimit si datë dhe kohë e specifikuar që i jep ofertuesit kohë të mjaftueshme për përgatitjen dhe dorëzimin e kërkesës; dhe e. Mënyrën dhe kohën e marrjes së dokumentacionit të para-seleksionimit. 5.4. Dokumentacioni i para-seleksionimit përmban së paku këto të dhëna: a. Kriteret e para-seleksionimit sipas nenit 6; b. Nëse Autoriteti Kontraktues parasheh përjashtimin e kufizimit lidhur me pjesëmarrjen e konsorciumeve sipas nenit 7; c. Nëse Autoriteti Kontraktues parasheh që vetëm një numër i kufizuar i ofertuesve të para- selektuar të dorëzojë propozime pas përfundimit të procedurës së para-seleksionimit sipas nenit 8, paragrafi 2, dhe, nëse parashihet një gjë e tillë, mënyrën se si do të bëhet ky seleksionim; d. Nëse një Autoritet Kontraktues parasheh që ofertuesi i suksesshëm të themelojë një subjekt juridik të pavarur të themeluar dhe të inkorporuar në bazë të ligjit në fuqi në Kosovë; - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Interested bidders must meet objectively reasonable pre-selection criteria set out in the pre-selection documents.
Neni 6 Kriteret e para-seleksionimit Për t’u kualifikuar për procedurë seleksionimi, ofertuesit e interesuar duhet të plotësojnë kritere objektivisht të arsyeshme të cilat Autoriteti Kontraktues i konsideron si të përshtatshme për procedurën përkatëse siç janë të cekura në dokumentacionin e para-seleksionimit. Këto kritere përmbajnë së paku këto elemente: a Kualifikime adekuate profesionale dhe teknike, fuqi punëtore, pajisje dhe mjete tjera fizike që janë të nevojshme për zbatimin e projektit, përfshirë dizajnimin, ndërtimin, veprimin dhe mirëmbajtjen; b Aftësi të mjaftueshme për të drejtuar aspektet financiare të projektit dhe aftësi për të përmbushur nevojat e financimit; c Aftësi të nevojshme drejtuese dhe organizative, besueshmëri dhe përvojë, përfshirë aty edhe përvojën në veprimin e infrastrukturave të ngjashme. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Autoriteti Kontraktues lejon ofertuesit të krijojnë konsorciume dhe lejon një anëtar të jetë në vetëm një konsorcium njëherësh, përveç nëse dokumentacioni i para-seleksionimit parashikon ndryshe.
Neni 7 Pjesëmarrja e konsorciumeve 7.1. Me rastin e ftesës së parë për pjesëmarrje të ofertuesve në procedurë seleksionimi, Autoriteti Kontraktues lejon që ofertuesit të krijojnë konsorciume ofertimi. Të dhënat që kërkohen nga anëtarët e konsorciumeve për të treguar kualifikimet e tyre sipas nenit 6 kanë të bëjnë me konsorciumin si të tillë si dhe me anëtarët individual 7.2. Përveç nëse nuk është paraparë ndryshe në dokumentacionin e para-seleksionimit, çdo anëtar i një konsorciumi mund të merr pjesë drejtpërdrejtë ose tërthorazi në vetëm një 4 konsorcium në të njëjtën kohë. Veprimet në kundërshtim me këtë rregull rezultojnë në përjashtimin e konsorciumit dhe të anëtarit përkatës. 7.3. Kur të merren parasysh kualifikimet e konsorciumeve, Autoriteti Kontraktues merr në konsideratë kualifikimet e secilit anëtar të konsorciumit dhe vlerëson nëse kualifikimet e kombinuara të anëtarëve të konsorciumit janë të mjaftueshme për të përmbushur nevojat e të gjitha fazave të projektit. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Autoriteti Kontraktues vendos për kualifikimet e ofertuesve të para-seleksionimit dhe përdor vetëm kriteret e parashikuara në dokumentacion.
Neni 8 Vendimi mbi para-seleksionimin 8.1. Autoriteti Kontraktues merr vendim lidhur me kualifikimet e secilit ofertues i cili ka dorëzuar kërkesë për para-seleksionim. Gjatë marrjes së këtij vendimi, Autoriteti Kontraktues merr parasysh vetëm ato kritere që janë paraparë në dokumentacionin e para-seleksionimit. Të gjithë ofertuesit e para-seleksionuar ftohen pastaj nga Autoriteti Kontraktues që të dorëzojnë propozimet e tyre në pajtim me nenet 9 deri 17. 8.2. Pavarësisht prej paragrafit 1, dhe nëse këtë e ka paraparë në dokumentacionin e para- seleksionimit, Autoriteti Kontraktues mund ta rezervojë të drejtën që pas përfundimit të procedurës së para-seleksionimit të kërkojë propozime vetëm nga një numër i kufizuar i ofertuesve të cilët më së miri i përmbushin kriteret e para-seleksionimit. Për këtë qëllim Autoriteti Kontraktues radhitë sipas rangut ofertuesit të cilët i plotësojnë kriteret e para-seleksionimit në bazë të kritereve që janë marrë parasysh për të vlerësuar kualifikimet e tyre dhe përgatit listën e ofertuesve që do të ftohen për të dorëzuar propozimet e tyre pas përfundimit të procedurës së para-seleksionimit. Gjatë përgatitjes së listës Autoriteti Kontraktues përcakton rangun vetëm sipas mënyrës së paraparë në dokumentacionin e para-seleksionimit. 2. Procedurat për kërkimin e propozimeve - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The contracting authority must give pre-selected tenderers the request-for-proposal package and related documents after any required fee is paid, and it may use a two-stage proposal procedure in defined circumstances.
Neni 9 Procedurat një-shkallëshe dhe dy-shkallëshe për kërkimin e propozimeve 9.1. Autoriteti Kontraktues i jep çdo ofertuesi të para-seleksionuar një pako të kërkesës për propozim dhe të dokumentacionit tjetër përkatës të lëshuar në pajtim me nenin 10, pasi që ofertuesi i para-seleksionuar të ketë kryer pagesën për dhënien e këtij dokumentacioni, nëse kërkohet një pagesë e tillë. 9.2. Pavarësisht prej dispozitave të paragrafit 1 më lart, Autoriteti Kontraktues mund të zbatojë procedurën dy-shkallëshe për të kërkuar propozime nga ofertues të para-seleksionuar, nëse Autoriteti Kontraktues nuk e konsideron të nevojshme të përshkruaj në kërkesën për propozim karakteristikat e projektit - siç janë specifikacionet e projektit, indikatorët për vlerësimin e kryerjes së punës, aranzhmanet financiare ose kushtet e kontratës - në mënyrë ashtu të hollësishme që të mundësohet përgatitja e propozimeve përfundimtare. 9.3. Me rastin e zbatimit të procedurës dy- shkallëshe zbatohen dispozitat në vijim: a. Kërkesa fillestare për propozime fton ofertuesit të dorëzojnë - në fazën e parë të procedurës - propozime fillestare lidhur me specifikacionet e projektit, indikatorët për vlerësimin e kryerjes së punës, aranzhmanet financiare dhe karakteristika tjera të projektit si dhe lidhur me kushtet kryesore të kontratës të propozuar nga Autoriteti Kontraktues; b. Autoriteti Kontraktues fton në mbledhje dhe mbanë diskutime me secilin ofertues të interesuar për të shqyrtuar pyetjet që ka ofertuesi lidhur me kërkesën fillestare për propozime. Po ashtu, Autoriteti Kontraktues mund të fton dhe të mbajë diskutime me secilin ofertues lidhur me propozimet fillestare dhe dokumentet përcjellëse të dorëzuara nga ofertuesi. Autoriteti Kontraktues përgatit procesverbalin e çdo mbledhjeje ose diskutimi të tillë, i cili përmban pyetjet e shtruara dhe qartësimet e dhëna nga Autoriteti Kontraktues; c. Pas shqyrtimit të propozimeve të pranuara, Autoriteti Kontraktues mund të rishqyrtojë dhe, sipas nevojës, të riformulojë kërkesën fillestare për propozime duke shlyer, modifikuar ose 5 shtuar ndonjë element të specifikacioneve fillestare të projektit, të indikatorëve për vlerësimin e kryerjes së punës, të nevojave financiare ose të karakteristikave tjera të projektit, përfshirë aty edhe kushtet kryesore të kontratës, si dhe çdo kriter për vlerësimin dhe krahasimin e propozimeve dhe për identifikimin e ofertuesit të suksesshëm, siç është paraparë në kërkesën fillestare për propozim. Autoriteti Kontraktues e dokumenton në mënyrën e paraparë në nenin 26 arsyen e çdo ndryshimi të kërkesës për propozime. Çdo shlyerje, modifikim ose shtesë komunikohet në ftesën për dorëzimin e propozimeve përfundimtare; d. Në fazën e dytë të procedurës, Autoriteti Kontraktues fton ofertuesit të dorëzojnë propozime përfundimtare përkitazi me një pako të vetme të specifikimeve të projektit, indikatorëve për vlerësimin e kryerjes së punës ose kushteve të kontratës në pajtim me nenet 10 deri 17. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: A request for proposals must include the listed information, including submission deadline, project specifications, contract conditions, and evaluation criteria.
Neni 10 Përmbajtja e kërkesës për propozime Kërkesa për propozime përmban së paku këto të dhëna: a. Informata të përgjithshme që mund të kërkohen nga ofertuesit kështu që ata të mund të përgatisin dhe të dorëzojnë propozimet e tyre, përfshirë aty edhe afatin për dorëzim; b. Specifikacionet e projektit dhe indikatorët për vlerësimin e kryerjes së punës, përfshirë aty edhe kërkesat e Autoritetit Kontraktues që i përkasin standardeve të sigurisë dhe mbrojtjes së mjedisit; c. Kushtet e kontratës të propozuara nga Autoriteti Kontraktues, duke theksuar se cilat kushte konsiderohen si jo të negociushme; d. Kriteret për vlerësimin e propozimeve dhe kriteret e përcaktuara nga Autoriteti Kontraktues, nëse ka të tilla, për të identifikuar propozime të pamjaftueshme; peshën përkatëse që i jepet çdo kriteri të vlerësimit; dhe mënyra në bazë të së cilës këto kritere zbatohen gjatë vlerësimit dhe refuzimit të propozimeve. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The request for proposals sets the conditions for the security instrument used to secure the offer, including its nature, form, value, other terms, and the person providing it.
Neni 11 Mjetet siguruese 11.1. Kërkesa për propozime përcakton kushtet lidhur me natyrën, formën, vlerën dhe kushtet tjera që kanë të bëjnë me mjetin e sigurimit i cili kërkohet për të siguruar ofertën, si dhe kushtet lidhur me personin që e jep një mjet të tillë sigurues. 11.2. Nuk mund të ekzekutohet në një mjet sigurues përveç në rast: a. të tërheqjes ose modifikimit të një propozimi pas skadimit të afatit për dorëzimin e propozimeve; b. të mos hyrjes në negociata përfundimtare me Autoritetin Kontraktues sipas nenit 17, paragrafit 1; c. të mosdorëzimit të ofertës më të mirë dhe përfundimtare brenda afatit të përcaktuar nga Autoriteti Kontraktues në pajtim me nenin 17, paragrafin 2; d. të mos nënshkrimit të kontratës së koncesionit , nëse kjo kërkohet nga Autoriteti Kontraktues, pasi që propozimi të jetë pranuar; e. të mos ofrimit të mjeteve siguruese të kërkuara për përmbushjen e Kontratës së Koncesionit pasi që propozimi të jetë pranuar ose të mos përmbushjes së ndonjë kushti tjetër para nënshkrimit të kontratës së koncesionit të përcaktuar në kërkesën për propozime. 6 - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The contracting authority may review and, if needed, reformulate proposal-request elements. It must document each change’s reason and tell bidders about any deletion, modification, or addition before the proposal deadline.
Neni 12 Qartësime dhe modifikime Me vetiniciativë ose në bazë të kërkesës të një ofertuesi, Autoriteti Kontraktues mund të rishqyrtojë dhe, sipas nevojës, të riformulojë secilin element të kërkesës për propozime sipas nenit 10. Autoriteti Kontraktues e dokumenton në mënyrën e paraparë në nenin 26 arsyen e çdo ndryshimi të kërkesës për propozime. Çdo shlyerje, modifikim ose shtesë i komunikohet ofertuesve në mënyrën e njëjtë si kërkesa për propozime në kohë të duhur para skadimit të afatit për dorëzimin e propozimeve. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Offerers must submit proposals in writing, signed, and sealed in an envelope. Late proposals must not be opened and must be returned to the bidder.
Neni 13 Ofertuesit dorëzojnë propozimet e tyre në formë shkresore, të nënshkruar dhe të mbyllur në zarf. Propozimet që merr Autoriteti Kontraktues pas skadimit të afatit për dorëzimin e propozimeve nuk hapen dhe i kthehen ofertuesit që i ka dërguar. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: This article lists the criteria used to evaluate and compare technical, financial, and commercial proposals.
Neni 14 Kriteret e vlerësimit 14.1. Kriteret për vlerësimin dhe krahasimin e propozimeve teknike përmbajnë së paku këto elemente: a Korrektësia teknike; b Pajtueshmëria me standarde për mbrojtjen e mjedisit; c Zbatueshmëria operacionale; d Cilësia e shërbimeve dhe masave që merren për të siguruar vazhdimin e tyre. 14.2. Kriteret për vlerësimin dhe krahasimin e propozimeve financiare dhe komerciale përmbajnë, sipas rrethanave të rastit konkret, këto elemente: a. Vlerën aktuale të taksave, njësive të çmimeve dhe pagesave tjera gjatë periudhës së koncesionit; b. Vlerën aktuale të pagesave të drejtpërdrejta të propozuara nga Autoriteti Kontraktues, nëse ka të tilla; c. Shpenzimet e dizajnit dhe të ndërtimit, të veprimit dhe të mirëmbajtjes gjatë vitit, vlerën aktuale të shpenzimeve kapitale si dhe të veprimit dhe të mirëmbajtjeve; d. Vëllimi i ndihmës financiare nga ndonjë autoritet publik, nëse ka nevojë për një gjë të tillë; e. Korrektësia e aranzhmaneve financiare të propozuara; f. Shkalla e pranueshmërisë së kushteve të negociushme të kontratës së propozuar nga Autoriteti Kontraktues në kërkesën për propozime; g. Potenciali për zhvillim ekonomik dhe shoqëror i ofruar nga propozimet. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The contracting authority must compare and evaluate each proposal using the evaluation criteria, the weight assigned to each criterion, and the evaluation process set out in the request for proposals.
Neni 15 Krahasimi dhe vlerësimi i propozimeve Autoriteti Kontraktues krahason dhe vlerëson çdo propozim në pajtim me kriteret e vlerësimit, peshën përkatëse që i jepet secilit kriter dhe procesin e vlerësimit të paraparë në kërkesën për propozime. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The contracting authority may require each preselected bidder to prove its qualifications again, using the same criteria as in preselection, and may disqualify a bidder that does not do so when requested.
Neni 16 Përmbushja e kritereve të kualifikimit 7 Autoriteti Kontraktues mund të kërkojë nga secili ofertues i cili është para-seleksionuar që të dëshmojë sërish kualifikimet e tij në pajtim me të njëjtat kritere që janë përdorur gjatë para- seleksionimit. Autoriteti Kontraktues mund ta diskualifikojë çdo ofertues që nuk dëshmon sërish kualifikimet e tij nëse kjo kërkohet nga ai. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The Contracting Authority must rank sufficient proposals, invite the top bidder to final negotiations, and keep moving down the ranking if negotiations fail. It cannot restart negotiations with a bidder whose talks were ended under this paragraph.
Neni 17 Negociata përfundimtare 17.1. Autoriteti Kontraktues radhit sipas rangut të gjitha propozimet e mjaftueshme në bazë të kritereve të vlerësimit dhe e fton në negociata përfundimtare për lidhjen e kontratës së koncesionit ofertuesin që ka rangun më të lartë. Negociatat përfundimtare nuk kanë për objekt kushtet e kontratës të cilat janë caktuar si të pa negociushme në kërkesën përfundimtare për propozime. 17.2. Nëse bëhet e qartë për Autoritetin Kontraktues që negociatat me ofertuesin e ftuar nuk do të rezultojnë në lidhjen e kontratës së koncesionit, atëherë Autoriteti Kontraktues e njofton ofertuesin se ka ndërmend të ndërprejë negociatat dhe i jep ofertuesit kohë të mjaftueshme që të formulojë më mirë ofertën e tij përfundimtare. Nëse Autoriteti Kontraktues nuk e konsideron këtë propozim si të pranueshëm, atëherë i ndërprenë negociatat me ofertuesin përkatës. Në vijim, Autoriteti Kontraktues fton për negociata ofertuesit tjerë sipas rangut që kanë deri sa të arrihet lidhja e kontratës së koncesionit ose të refuzohen të gjitha propozimet e mbetura. Autoriteti Kontraktues nuk mund të rifillojë negociata me një ofertues me të cilin janë ndërprerë negociatat sipas këtij paragrafi. 3. Negociatat për kontratë koncesioni pa procedurë konkurruese - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The contracting authority may negotiate a concession contract without the usual competitive procedures, but only with the consent of the Public Procurement Regulatory Commission and only in listed exception cases.
Neni 18 Rrethana të cilat lejojnë dhënien e koncesionit pa procedurë konkurruese 18.1. Me pëlqim të Komisionit Rregullativ për Prokurim Publik, Autoriteti Kontraktues mund të negociojë një kontratë koncesioni pa zbatuar procedurat e parapara në nenet 5 deri 17 në këto raste: a. kur ka një nevojë urgjente për të siguruar vazhdimësinë e një shërbimi dhe nëse zbatimi i procedurave të parapara në nenet 5 deri 17 nuk do të ishte praktik, por me kusht që rrethanat që kanë për pasojë urgjencën as nuk kanë qenë të parashikueshme nga Autoriteti Kontraktues dhe as nuk janë pasojë e një zvarritjeje të Autoritetit Kontraktues; b. kur projekti ka një kohëzgjatje të shkurtë dhe vlera e investimit të pritur fillestar nuk tejkalon 10.000 €; c. kur projekti ka të bëj me çështje të sigurisë publike; d. kur kontrata mund t’i jepet vetëm një ofertuesi të caktuar për arsye teknike apo arsye të tjera objektive ose për arsye valide juridike të cialt kërkojnë respektimin e të drejtave ekskluzive; e. në rastet e propozimeve të pa kërkuara sipas nenit 23; f. kur është dërguar një ftesë për pjesëmarrje në procedurë para-seleksionimi ose kur është dërguar një kërkesë për propozime mirëpo asnjë kërkesë ose propozim nuk është dorëzuar ose të gjitha propozimet nuk i kanë përmbushur kriteret e vlerësimit të përcaktuara në kërkesën për propozime dhe nëse, sipas vlerësimit të Autoritetit Kontraktues, dërgimi i një ftese të re për pjesëmarrje në procedurë para-seleksionimi si dhe një kërkesë e re për propozime sipas të gjitha gjasave nuk do të rezultonte në dhënien e projektit brenda afatit kohor të duhur; ose 8 g. në të gjitha rastet tjera kur Komisioni Rregullativ për Prokurim Publik jep pëlqimin për një përjashtim të tillë për arsye të nevojshme në interes publik. 18.2. KRRP-ja e nxjerrë vendimin jo më vonë se dhjetë (10) ditë pune pas marrjes së kërkesës për miratimin nga autoriteti kontraktues. Nëse brenda kësaj periudhe KRRP-ja nxjerr vendim, kërkesa konsideohet të jetë miratuar. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Autoriteti Kontraktues duhet të shpallë publikisht negociatat, të negociojë me sa persona i konsideron të nevojshëm dhe të caktojë kriteret e vlerësimit për një kontratë koncesioni, me një përjashtim për rastet sipas nenit 18(c).
Neni 19 Procedura e negociatave për lidhjen e kontratës së koncesionit Në rast të një kontrate koncesioni të paraparë në nenin 18, Autoriteti Kontraktues: a. shpall publikisht se do të fillojë negociata lidhur me një kontratë koncesioni; kjo nuk vlen për kontratat e koncesionit të negociuara sipas nenit 18, nën paragrafin (c); b. hyn në negociata me aq persona sa Autoriteti Kontraktues mendon se nevojiten për zbatimin e projektit brenda rrethanave; c. cakton kriteret e vlerësimit në bazë të të cilave propozimet do të vlerësohen dhe do t’u caktohet rangu. 4. Propozimet e pa kërkuara - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The Contracting Authority may consider unsolicited proposals, as long as the proposal is not related to a project for which the selection procedure has started or has been announced.
Neni 20 Pranueshmëria e propozimeve të pa kërkuara Autoriteti Kontraktues ka të drejtë të merr në konsideratë propozime të pa kërkuara sipas neneve 21 deri 23, me kusht që një propozim i tillë nuk ka lidhje me një projekt për të cilin ka filluar ose është paralajmëruar procedura e seleksionimit. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: For unsolicited proposals, the Contracting Authority must promptly tell the proposer whether the proposal is likely to be in the public interest, may ask for further project information, and must protect confidential and exclusive rights.
Neni 21 Procedura për pranimin e një propozimi të pa kërkuar 21.1. Pas marrjes dhe shqyrtimit paraprak të një propozimi të pa kërkuar, Autoriteti Kontraktues njofton menjëherë propozuesin se a ka gjasa që propozimi të konsiderohet të jetë në interes publik. 21.2. Nëse projekti konsiderohet se ka gjasë të jetë në interes publik, atëherë Autoriteti Kontraktues fton propozuesin që të dorëzojë për aq sa është e mundur në këtë fazë sa më shumë informata mbi projektin me qëllim që t’i mundësojë Autoritetit Kontraktues ta bëjë një vlerësim të duhur të kualifikimeve të propozuesit si dhe të zbatueshmërisë teknike dhe ekonomike të projektit dhe të përcaktojë se sa ka gjasa që projekti të implementohet në mënyrën e propozuar dhe të pranuar nga Autoriteti Kontraktues. Për këtë qëllim propozuesi ka për detyrë të dorëzojë një studim mbi zbatueshmërinë teknike dhe ekonomike, një studim mbi ndikimin e projektit në mjedis dhe informata të mjaftueshme lidhur me konceptin ose teknologjinë e paraparë në propozim. 21.3. Gjatë marrjes në konsideratë të një propozimi të pa kërkuar, Autoriteti Kontraktues ka për detyrë të respektojë pronësinë intelektuale, sekretet afariste dhe të drejtat tjera ekskluzive që janë pjesë e propozimit ose të cilave u referohet në propozim. Për këtë arsye, Autoriteti Kontraktues nuk ka të drejtë të shfrytëzojë informatat e dhëna nga propozuesi ose në emër të tij në kuadër të propozimit të tij të pa kërkuar përveçse për vlerësimin e këtij propozimi ose nëse propozuesi ka dhënë pëlqimin e vet. Nëse propozimi refuzohet, Autoriteti Kontraktues ia kthen propozuesit origjinalin dhe çdo kopje të dokumentacionit që propozuesi ka dorëzuar dhe që ka përgatitur gjatë procedurës, përveç nëse palët janë marrë vesh ndryshe. 9 - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Kur Autoriteti Kontraktues vendos të zbatojë një projekt dhe plotësohen kushtet e përmendura, ai duhet të nisë procedurën e seleksionimit; propozuesi ftohet të marrë pjesë dhe mund të marrë një lehtësim ose përfitim të ngjashëm.
Neni 22 Propozime të pa kërkuara që nuk kanë të bëjnë me pronësi intelektuale, sekrete afariste ose të drejta tjera ekskluzive 22.1. Autoriteti Kontraktues kur vendos të implementojë projektin fillon procedurën e seleksionimit në pajtim me nenet 5 deri 17 nëse konsideron që: a. rezultati i paraparë i projektit mund të arrihet pa shfrytëzimin e pronësisë intelektuale, sekreteve afariste ose të drejtave tjera ekskluzive të propozuesit; dhe b. koncepti i propozuar teknik nuk është plotësisht unik ose i ri. 22.2. Propozuesi ftohet të merr pjesë në procedurën e seleksionimit të filluar nga Autoriteti Kontraktues sipas paragrafit 1 dhe t’i jepet një lehtësim ose një beneficion i ngjashëm në mënyrën e paraparë në kërkesën për propozime si shpërblim për zhvillimin dhe paraqitjen e projektit. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: For unsolicited proposals about intellectual property, trade secrets, or other exclusive rights, the contracting authority is not required to run a selection procedure, but it may seek comparison elements and follow the steps in this article.
Neni 23 Propozime të pa kërkuara që kanë të bëjnë me pronësi intelektuale, sekrete afariste ose të drejta tjera ekskluzive 23.1. Në rast të një propozimi të pa kërkuar që ka të bëjë me pronësi intelektuale, sekrete afariste ose të drejta tjera ekskluzive, Autoriteti Kontraktues nuk ka për detyrë të zhvillojë një procedurë seleksionimi sipas neneve 5 deri 17. Autoriteti Kontraktues prapë mund të kërkojë të merr elemente krahasimi për propozimin e pa kërkuar në pajtim me paragrafët 2 deri 4 të këtij neni. 23.2. Kur Autoriteti Kontraktues ka ndërmend të merr elemente krahasimi për propozimin e pa kërkuar, Autoriteti Kontraktues shpall publikisht një përshkrim të elementeve të rezultatit të propozimit së bashku me një ftesë për palë të tjera të interesuara që të dorëzojnë propozime brenda 30 ditëve. 23.3. Nëse nuk merren propozime si përgjigje ndaj ftesës së paraparë në paragrafin 2 të këtij neni brenda afatit të paraparë, atëherë Autoriteti Kontraktues mund të hyjë në negociata me propozuesin e parë. 23.4. Nëse Autoriteti Kontraktues merr propozime si përgjigje ndaj një ftese të paraparë në paragrafin 2, atëherë Autoriteti Kontraktues fton propozuesit në negociata në pajtim me dispozitat e nenit 19. Nëse Autoriteti Kontraktues merr një numër mjaft të madh të propozimeve, të cilët në shikim të parë duken se i plotësojnë nevojat e infrastrukturës, atëherë Autoriteti Kontraktues kërkon dorëzimin e propozimeve sipas neneve 9 deri 17 përfshirë aty edhe një lehtësim ose beneficion tjetër që mund t’i jepet personit që e ka dorëzuar propozimin e pa kërkuar në pajtim me nenin 22, paragrafin 2. 5. Dispozita të ndryshme - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: The contracting authority and negotiating parties must keep covered proposals and related discussions confidential, and they may not disclose covered information to others except in the stated cases.
Neni 24 Sekreti Autoriteti Kontraktues trajton propozimet në atë mënyrë që përjashton mundësinë e zbulimit të përmbajtjes së tyre ofertuesve konkurrentë. Çdo diskutim, komunikim ose bisedë mes Autoritetit Kontraktues dhe një ofertuesi sipas nenit 9, paragrafit 3, dhe neneve 17, 18, 19 ose 23, paragrafi 3 dhe 4, duhet të mbetet sekrete. Përveç nëse kërkohet me ligj ose me urdhër të një gjykate ose nëse lejohet në bazë të kërkesës për propozime, asnjëra nga palët negociuese nuk ka të drejtë t’i zbulojë personave tjerë ndonjë informatë në lidhje me teknologjinë, çmimin ose ndonjë informatë tjetër lidhur me diskutimet, komunikimet ose negociatat e parapara në nenet e mësipërme, përveç nëse pala tjetër ka dhënë pëlqimin e vet për këtë. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: Autoriteti Kontraktues must publikisht shpallë dhënien e kontratës së koncesionit, përveç rasteve të nenit 18(c).
Neni 25 Shpallja publike e dhënies së kontratës 10 Me përjashtim të kontratave të koncesionit të dhëna sipas nenit 18 (c), Autoriteti Kontraktues shpall publikisht dhënien e kontratës në pajtim me dispozitat përkatëse të ligjit për prokurimin publik. Shpallja duhet ta identifikojë koncesionarin dhe ta jep një përmbledhje të elementeve kryesore të kontratës së koncesionit. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: The contracting authority must keep documented information about the selection and contract award procedures.
Neni 26 Dokumentimi i procedurës së seleksionimit dhe të dhënies së kontratës Autoriteti Kontraktues ka për detyrë të mbajë të dokumentuara informatat që kanë të bëjnë me procedurat e seleksionimit dhe të dhënies së kontratës në pajtim me dispozitat përkatëse të ligjit për prokurimin publik. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: An offerer may ask for a review of a contracting authority’s action or inaction if it believes it suffered, or may suffer, damage or a rights infringement because the authority failed to meet a legal duty.
Neni 27 Procedura e rishqyrtimit Ofertuesi i cili konsideron se ka pësuar ose mund të pësojë një dëm ose një cenim të një të drejte si pasojë e një mos përmbushjeje të një detyrimi që ka Autoriteti Kontraktues në bazë të ligjit mund të kërkojë rishqyrtimin e veprimit ose të mosveprimit të Autoritetit Kontraktues në pajtim me dispozitat përkatëse të ligjit për prokurimin publik. III. PËRMBAJTJA DHE ZBATIMI I KONTRATËS SË KONCESIONIT - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: The concession contract must include a set of minimum terms covering works, services, supervision, reporting, compensation, risk allocation, duration, dispute resolution, and confidentiality.
Neni 28 Përmbajtja dhe zbatimi i kontratës së koncesionit Kontrata e koncesionit përmban së paku këto elemente: a. natyrën dhe vëllimin e punëve dhe shërbimeve që duhet të kryhen nga koncesionari; b. kushtet për kryerjen e këtyre shërbimeve dhe vëllimin e ekskluzivitetit të të drejtave të koncesionarit sipas kontratës së koncesionit, nëse parashihet një gjë e tillë; c. ndihmesën që Autoriteti Kontraktues mund t’ia jep koncesionarit për marrjen e licencave dhe lejeve nëse këto janë të nevojshme për zbatimin e projektit; d. çdo kërkesë që ka të bëjë me themelimin dhe kapitalin bazë të një personi juridik të inkorporuar sipas nenit 30; e. pronësinë mbi mjetet që kanë të bëjnë me projektin dhe detyrimet e palëve, sipas nevojës, lidhur me përvetësimin e vendit ku do të zbatohet projekti dhe të servituteve të nevojshme në pajtim me nenet 31 deri 33; f. shpërblimin e koncesionarit, qoftë në formë të tarifave ose të taksave për shfrytëzimin e infrastrukturës ose kryerjen e shërbimeve; metodën dhe formulat për llogaritjen ose përshtatjen e tarifave ose taksave të tilla; dhe pagesat - nëse ka të tilla - që mund të kryhen nga Autoriteti Kontraktues ose ndonjë autoritet tjetër publik; g. procedurat për shqyrtimin dhe miratimin e dizajneve inxhinjerike, planeve të ndërtimit dhe specifikacioneve të Autoritetit Kontraktues, si dhe procedurat për testimin dhe inspektimin përfundimtar, miratimin dhe pranimin e infrastrukturës; h. vëllimin e detyrimit të koncesionarit për të siguruar - sipas nevojës - modifikimin e shërbimit me qëllim të përmbushjes së kërkesës aktuale për shërbimin, vazhdimësinë dhe ofrimin e shërbimit nën kushte kryesisht të barabarta për të gjithë shfrytëzuesit; 11 i. të drejtën e Autoritetit Kontraktues ose të ndonjë autoriteti tjetër publik për të mbikëqyrë kryerjen e punëve dhe shërbimeve nga ana e koncesionarit si dhe vëllimin dhe kushtet nën të cilat Autoriteti Kontraktues ose ndonjë autoritet tjetër publik i autorizuar mund të urdhërojë ndryshime që i përkasin punës dhe kryerjes së shërbimit ose të ndërmerr masa tjera të përshtatshme për të siguruar që një infrastrukturë mbahet në veprim në mënyrë të duhur dhe që shërbimet kryhen në pajtim me ligjin dhe me dispozitat e kontratës; j. vëllimin e detyrimit të koncesionarit që t’i raportojë dhe ta informojë Autoritetin Kontraktues ose ndonjë autoritet tjetër publik mbi veprimet e veta; k. mekanizmat që merren me shpenzimet shtesë dhe pasojat tjera që mund të rezultojnë nga një urdhër i Autoritetit Kontraktues ose të ndonjë autoriteti tjetër publik lidhur me nënparagrafet (h) dhe (i) të këtij neni, përfshirë aty çdo lloj kompensimi që mund t’i takojë koncesionarit; l. për aq sa konsiderohet e nevojshme, të drejtat e Autoritetit Kontraktues që të shqyrtojë dhe miratojë kontrata të rëndësishme të cilat do të lidhë koncesionari, në veçanti ato me aksionarët e koncesionarit ose persona të tjerë të ndërlidhur; m. garancionet e përmbushjes dhe polisat e sigurimit që do të sigurohen nga koncesionari lidhur me implementimin e projektit; n. të drejtat dhe detyrimet e palëve nëse ndonjëra palë nuk e përmbushë kontratën; o. kushtet nën të cilat ndonjëra palë mund të lirohet nga përgjegjësia për mos përmbushje ose vonesë në përmbushjen e një detyrimi që rrjedh nga kontrata e koncesionit për shkaqe që janë jashtë kontrollit të palës; p. kohëzgjatjen e kontratës së koncesionit si dhe të drejtat dhe detyrimet e palëve pas kalimit të kohëzgjatjes ose të shkëputjes së kontratës; q. mënyrën e llogaritjes së kompensimit sipas nenit 47; r. të drejtën kompetente dhe mekanizmat për zgjidhjen e konflikteve që mund të krijohen mes Autoritetit Kontraktues dhe koncesionarit; s. të drejtat dhe detyrimet e palëve lidhur me informatat sekrete. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: For a concession contract, the governing law is Kosovo law unless the contract says otherwise.
Neni 29 E drejta kompetente E drejta kompetente për kontratën e koncesionit është e drejta e Kosovës përveç nëse nuk është paraparë ndryshe në atë kontratë. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: The successful bidder must establish a separate legal entity in Kosovo if the contracting authority requires it, and the concession contract must set any minimum capital requirements and the approval procedure for its statutes, rules of procedure, and material amendments.
Neni 30 Organizimi i koncesionarit Ofertuesi i suksesshëm ka për detyrë të themelojë një subjekt juridik të pavarur të inkorporuar në bazë të ligjeve të Kosovës, nëse kjo është kërkuar nga Autoriteti Kontraktues në dokumentacionin e para-seleksionimit ose, sipas nevojës, në kërkesën për propozime. Çdo kërkesë lidhur me kapitalin minimal të një personi juridik të tillë dhe të procedurës për marrjen e miratimit nga ana e Autoritetit Kontraktues për statutin dhe rregulloret e punës së tij si dhe për ndryshimet thelbësore të tyre duhet të përcaktohen në kontratën e koncesionit në pajtim me kushtet e parapara në kërkesën për propozime. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: The concession contract must say which assets are public/social property, which become the concessionaire’s private property, and which assets must be returned, may be bought by the Contracting Authority, or may be kept after the contract ends.
Neni 31 Pronësia mbi mjetet 12 Kontrata e koncesionit specifikon se cilat mjete janë ose do të bëhen pronësi publike dhe shoqërore dhe cilat mjete janë ose do të bëhen pronësi private e koncesionarit. Kontrata e koncesionit identifikon veçanërisht se cilat mjete hyjnë në kategoritë vijuese: a. mjete që koncesionari ka për detyrë t’ia kthejë ose bartë Autoritetit Kontraktues ose ndonjë entiteti tjetër të caktuar nga Autoriteti Kontraktues në pajtim me kushtet e kontratës së koncesionit; b. mjete që Autoriteti Kontraktues si opcion mund t’i blejë nga koncesionari; dhe c. mjete që koncesionari mund t’i mbajë dhe të disponojë mbi ato pas kalimit të kohëzgjatjes së kontratës së koncesionit ose shkëputjes së saj. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: The contracting authority or another public authority may make available or help the concessionaire obtain project-location-related rights, including ownership rights, as needed for the project.
Neni 32 Fitimi i të drejtave që kanë të bëjnë me vendndodhjen e projektit Autoriteti Kontraktues ose ndonjë autoritet tjetër publik në bazë të dispozitave të ligjit dhe të kontratës së koncesionit i jep koncesionarit në dispozicion ose, sipas rrethanave, i ndihmon koncesionarit në fitimin e të drejtave që kanë të bëjnë me vendndodhjen e projektit, përfshirë të drejtën e pronësisë, sipas nevojave të projektit. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: The concessionaire is entitled to enter third-party property, pass through it, and carry out work or install installations there when needed to implement the project.
Neni 33 Servitutet 33.1. Koncesionari ka të drejtë të shkelë mbi pronën e ndonjë pale të tretë, të kalojë përmes saj, dhe të kryej punë ose të vendosë instalime mbi të nëse kjo është e nevojshme për implementimin e projektit në pajtim me dispozitat përkatëse të legjislacionit për të drejtat sendore. 33.2. Çdo servitut, që nevojitet për implementimin e projektit, krijohet në pajtim me dispozitat përkatëse të legjislacionit për të drejtat sendore. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: The concessionaire may set and collect fees or charges for use of the infrastructure or its services, in line with the concession contract and public authority rules.
Neni 34 Rregullimi financiar 34.1. Koncesionari ka të drejtë të caktojë dhe të vjelë tarifa ose taksa për përdorimin e infrastrukturës ose për shërbimet e tij në pajtim me kontratën e koncesionit, e cila përcakton metodën dhe formulat për llogaritjen dhe përshtatjen e këtyre tarifave ose taksave në pajtim me rregullat e përcaktuara nga organi kompetent publik. 34.2. Autoriteti Kontraktues ka të drejtë të merret vesh me koncesionarin që t’i bëjë pagesa të drejtpërdrejta koncesionarit si zëvendësim ose si shtesë të tarifave ose taksave për shfrytëzimin e infrastrukturës ose të shërbimit të tij. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: The concessionaire may use its assets and rights, including project-related ones, as security for project financing, subject to any concession-contract limits. Shareholders may also use their shares as security. Security cannot be created over public property or property needed for a public service if law forbids it.
Neni 35 Mjetet siguruese mbi të drejtat dhe mjetet e koncesionarit 35.1. Varësisht prej ndonjë kufizimi që mund të parashihet në kontratën e koncesionit, koncesionari ka të drejtë të përdorë si mjete siguruese të gjitha mjetet dhe të drejtat e tij, përfshirë ato që kanë të bëjnë me projektin, nëse kjo nevojitet për të siguruar financimin e projektit. 35.2. Aksionarët e koncesionarit kanë të drejtë të përdorin aksionet e tyre si mjete siguruese. 35.3. Asnjë mjet sigurues sipas paragrafit 1 nuk mund të krijohet mbi pronën publike ose mbi prona, mjete dhe të drejta tjera që nevojiten për kryerjen e një shërbimi publik, nëse krijimi i një mjeti të tillë sigurues është i ndaluar me ligj. 13 - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: The concessionaire’s rights and obligations cannot be transferred to third parties without the Contracting Authority’s consent, unless article 35 says otherwise.
Neni 36 Bartja e kontratës së koncesionit Të drejtat dhe detyrimet e koncesionarit sipas kontratës së koncesionit nuk mund t’i bartën palëve të treta pa pëlqimin e Autoritetit Kontraktues, përveç nëse nuk është paraparë ndryshe në nenin 35, Kontrata e koncesionit përcakton kushtet kur Autoriteti Kontraktues ka për detyrë ta jep pëlqimin për një bartje të të drejtave dhe detyrimeve të koncesionarit sipas kontratës së koncesionit, përfshirë aty pranimin nga ana e koncesionarit të ri të të gjitha detyrimeve nga kontrata e koncesionit dhe dhënien e dëshmisë nga koncesionari i ri lidhur me aftësitë e tij teknike dhe financiare që nevojiten për kryerjen e shërbimit. - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: The concessionaire’s control right cannot be transferred to a third party without the Contracting Authority’s consent, unless the concession contract says otherwise.
Neni 37 Bartja e të drejtës së kontrollit të koncesionarit E drejta e kontrollit të koncesionarit nuk mund t’i bartet ndonjë pale të tretë pa pëlqimin e Autoritetit Kontraktues, përveç nëse nuk është paraparë ndryshe në kontratën e koncesionit,. Kontrata e koncesionit përcakton kushtet kur Autoriteti Kontraktues duhet ta jep pëlqimin e vet. - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: The concessionaire must ensure service modifications, continuity, equal service conditions, and non-discriminatory access to the public infrastructure network it manages. With consent, it may issue and enforce rules on infrastructure use.
Neni 38 Mbajtja në funksion të infrastrukturës 38.1. Kontrata e koncesionit përcakton vëllimin e detyrimeve të koncesionarit për të siguruar: a. modifikimin e shërbimit me qëllim të plotësimit të nevojave për këtë shërbim; b. vazhdimësinë e shërbimit; c. ofrimin e shërbimit nën kushte kryesisht të barabarta për të gjithë shfrytëzuesit; d. qasje jo-diskriminuese të ofruesve tjerë të shërbimeve në rrjetin e infrastrukturës publike të drejtuar nga koncesionari. 38.2. Me pëlqim të Autoritetit Kontraktues ose të një autoriteti tjetër publik të autorizuar, koncesionari ka të drejtë të nxjerrë dhe të zbatojë rregulla lidhur me shfrytëzimin e infrastrukturës. - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: Koncesionari ka të drejtë për kompensim kur kostot rriten dukshëm ose shpërblimi bie dukshëm për shkak të ndryshimeve në legjislacion ose rregulla të veçanta për infrastrukturën ose shërbimin.
Neni 39 Kompensim për ndryshimin e legjislacionit Kontrata e koncesionit parasheh se në cilat raste koncesionarit i takon kompensim, nëse shpenzimet e koncesionarit për përmbushjen e kontratës së koncesionit janë rritur dukshëm ose nëse vlera e shpërblimit të cilin koncesionari e merr për përmbushjen e kontratës bjen dukshëm si pasojë e ndryshimit të legjislacionit ose të rregullave që vlejnë veçanërisht për infrastrukturën përkatëse ose shërbimin të cilin e kryen. - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: The concessionaire may request revision of the concession contract to adjust compensation when costs rise significantly or remuneration falls significantly under the stated conditions.
Neni 40 Revidimi i kontratës së koncesionit 40.1. Pa cenuar nenin 39, kontrata e koncesionit përcakton se në cilat raste koncesionari ka të drejtë të kërkojë revidimin e kontratës së koncesionit me qëllim të përshtatjes së kompensimit, nëse shpenzimet e koncesionarit për përmbushjen e kontratës së koncesionit janë rritur dukshëm ose nëse vlera e shpërblimit të cilin koncesionari e merr për përmbushjen e kontratës bjen dukshëm si pasojë e: a. ndryshimit të kushteve ekonomike ose financiare; ose b. ndryshimit të legjislacionit ose të rregullave të cilat nuk vlejnë veçanërisht për infrastrukturën përkatëse ose shërbimin të cilin e kryen; 14 me kusht që ndryshimet ekonomike, financiare ose ligjore: a. ndodhin pas lidhjes së kontratës; b. janë jashtë kontrollit të koncesionarit; dhe c. janë të natyrës së tillë që nuk mund të pritet që koncesionari t’i ketë marrë parasysh në kohën kur kontrata e koncesionit është negociuar. 40.2. Kontrata e koncesionit përcakton procedurën për revidimin e kontratës së koncesionit. 40.3. Koncesionari ka të drejtë në rishikimin e kontratës për koncesion me qëllim të mundësimit të përshtatjeve finaciare të duhura në rast të rritjes së shpenzimeve të cilat dalin nga kërkesat e palës kontraktuese, që nuk janë paraparë fillimisht me kontratën për koncesion, nëse këto kërkesa shtesë i rrisin në masë të konsiderueshme shpenzimet e realizimit të kontratës, apo nëse e zvogëlojnë në mas të konsiderueshme vlerën të cilën e merr koncesionari për realizimin e saj. - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: Autoriteti Kontraktues mund të marrë përkohësisht drejtimin e infrastrukturës nëse parashikohet në kontratën e koncesionit dhe nëse koncesionari nuk i përmbush detyrimet kryesore ose nuk i vazhdon ato brenda një afati të arsyeshëm pas vërejtjes.
Neni 41 Marrja përsipër e projektit nga Autoriteti Kontraktues Nën kushtet e parapara në kontratën e koncesionit, Autoriteti Kontraktues ka të drejtë që përkohësisht ta merr përsipër drejtimin e infrastrukturës për të siguruar kryerjen e pandërprerë dhe efektive të shërbimit, nëse koncesionari nuk i përmbushë detyrimet kryesore që ka në kuadër të kontratës së koncesionit dhe nuk vazhdon me përmbushjen e detyrimeve brenda një afati të arsyeshëm pasi që të ketë marrë vërejtjen nga Autoriteti Kontraktues për ta bërë këtë. - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: The Contracting Authority may agree with the project financiers and the concessionaire to replace the concessionaire with another entity or person that will perform the existing concession contract.
Neni 42 Zëvendësimi i koncesionarit Autoriteti Kontraktues mund të merret vesh me entitetet që financojnë projektin dhe me koncesionarin, që koncesionari të zëvendësohet me një entitet ose person tjetër që do të përmbushë kontratën ekzistuese të koncesionit në rast se koncesionari nuk i përmbushë detyrimet kryesore që ka në kuadër të kontratës së koncesionit ose në raste tjera që do të arsyetonin shkëputjen e kontratës së koncesionit. IV. KOHËZGJATJA, VAZHDIMI DHE SHKËPUTJA E KONTRATËS SË KONCESIONIT 1. Kohëzgjatja dhe vazhdimi i kontratës së koncesionit - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: Rregulli përcakton që kohëzgjatja e koncesionit vendoset në kontratë, me mundësi vazhdimi deri në 10 vjet ose më shumë vetëm nëse ligji i veçantë lejon ndryshe.
Neni 43 Kohëzgjatja dhe vazhdimi i kontratës së koncesionit 43.1. Kohëzgjatja e koncesionit përcaktohet në kontratën e koncesionit duke marrë parasysh kohëzgjatjen maksimale të lejuar në ligjin përkatës. 43.2. Autoriteti Kontraktues mund ta jep pëlqimin për vazhdimin e kohëzgjatjes së kontratës koncesionit për një periudhë kohore prej jo më shumë se 10 vjet, përveç nëse nuk është paraparë ndryshe me ligj të veçantë. 43.3. Autoriteti Kontraktues ka për detyrë ta jep pëlqimin për vazhdimin e kontratës së koncesionit kur: a. ka vonesë në kryerjen e punës ose ndërprerje të punës për arsye të fuqisë madhore; b. projekti suspendohet nga Autoriteti Kontraktues ose ndonjë autoritet tjetër publik; ose c. ka një rritje të shpenzimeve si pasojë të kërkesave të Autoritetit Kontraktues të cilat nuk kanë qenë të parapara fillimisht në kontratën e koncesionit, nëse koncesionari nuk është në gjendje të mbulojë këto shpenzime pa një vazhdim të kontratës së koncesionit. 15 2. Shkëputja e kontratës së koncesionit - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: The Contracting Authority may terminate a concession contract if the concessionaire is not reasonably expected to be able or willing to meet its obligations, or for overriding public-interest reasons if the concessionaire is paid the compensation provided in the contract.
Neni 44 Shkëputja e kontratës së koncesionit nga Autoriteti Kontraktues Autoriteti Kontraktues mund ta shkëputë kontratën e koncesionit: a. nëse nuk mund të pritet me arsye që koncesionari do të jetë në gjendje ose i gatshëm të përmbushë detyrimet e veta; ose b. për arsye madhore në interes publik, me kusht që koncesionarit t’i paguhet kompensimi i paraparë në kontratën e koncesionit. - 45 Verify source ↗
Neni 45
AI-assisted research summary: Koncesionari mund ta shkëputë kontratën e koncesionit vetëm në rastet e përcaktuara në nen.
Neni 45 Shkëputja e kontratës së koncesionit nga koncesionari Koncesionari mund ta shkëputë kontratën e koncesionit vetëm në rastet vijuese: a. në rast se Autoriteti Kontraktues ose ndonjë autoritet tjetër publik nuk përmbushë një detyrim thelbësor lidhur me kontratën e koncesionit; b. nëse janë plotësuar kushtet për një revidim të kontratës së koncesionit sipas nenit 40, paragrafit 1, mirëpo palët nuk janë pajtuar për revidimin e kontratës së koncesionit; ose c. nëse shpenzimet e koncesionarit për përmbushjen e kontratës së koncesionit janë ngritur dukshëm ose nëse vlera e shpërblimit që koncesionari merr për përmbushjen e kontratës bjen dukshëm si rezultat i një veprimi ose mosveprimi të Autoritetit Kontraktues, dhe palët nuk janë pajtuar për një revidim të kontratës së koncesionit. - 46 Verify source ↗
Neni 46
AI-assisted research summary: Each party may terminate the concession contract if its performance becomes impossible because of force majeure; the parties may also end the contract by agreement.
Neni 46 Shkëputja e kontratës së koncesionit në rastet tjera Secila palë ka të drejtë ta shkëputë kontratën e koncesionit nëse përmbushja e detyrimit të saj bëhet e pamundur për arsye të fuqisë madhore. Po ashtu palët mund ta shkëpusin kontratën e koncesionit me marrëveshje. 3. Rregullimi i raporteve pas shkëputjes së kontratës së koncesionit ose kalimit të kohëzgjatjes së saj - 47 Verify source ↗
Neni 47
AI-assisted research summary: A concession contract must set out how compensation is calculated if the contract is terminated.
Neni 47 Kompensimi pas shkëputjes së kontratës së koncesionit Kontrata e koncesionit parasheh se si llogaritet kompensimi që i takon palës kontraktuese përkatëse në rast të një shkëputjeje të kontratës së koncesionit, duke përfshirë në llogaritjen e kompensimit - sipas rrethanave - vlerën e punës së kryer sipas kontratës së koncesionit, shpenzimet ose humbjet që ka pësuar ndonjëra palë, përfshirë aty edhe fitimin e humbur. - 48 Verify source ↗
Neni 48
AI-assisted research summary: A concession contract may include final measures on asset transfer, compensation, technology transfer, staff training, and continued support services.
Neni 48 Masat përfundimtare Kontrata e koncesionit parasheh sipas nevojës: a. procedurën për bartjen e mjeteve tek Autoriteti Kontraktues; 16 b. kompenzimin që mund t’i takojë koncesionarit lidhur me bartjen e mjeteve tek Autoriteti Kontraktues ose një koncesionar të ri ose në rast se Autoriteti Kontraktues i blenë mjetet; c. transferin e teknologjisë së nevojshme për mbajtjen në funksion të infrastrukturës; d. aftësimin profesional të personelit të Autoritetit Kontraktues ose të një koncesionari trashëgues lidhur me mbajtjen në funksion dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës; e. kryerjen e vazhdueshme të shërbimeve ndihmëse nga koncesionari, përfshirë aty furnizimin me pajisje rezervë sipas nevojës për një periudhë të arsyeshme pas bartjes së infrastrukturës tek Autoriteti Kontraktues ose një koncesionar trashëgues. V. ZGJIDHJA E KONTESTEVE - 49 Verify source ↗
Neni 49
AI-assisted research summary: Disputes between the contracting authority and the concessionaire about performance or interpretation of the concession contract are to be settled using the dispute-resolution procedures agreed in that contract.
Neni 49 Kontestet mes Autoritetit Kontraktues dhe koncesionarit Kontestet mes Autoritetit Kontraktues dhe koncesionarit lidhur me përmbushjen dhe interpretimin e kontratës së koncesionit zgjidhen me anë të procedurave për zgjidhjen e kontesteve për të cilat janë pajtuar palët në kontratën e koncesionit. - 50 Verify source ↗
Neni 50
AI-assisted research summary: Autoriteti Kontraktues may require simple and effective complaint procedures for consumers or infrastructure users when a concessionaire serves the public or operates public-access infrastructure.
Neni 50 Konteste që kanë të bëjnë me konsumatorë ose shfrytëzues të infrastrukturës Kur koncesionari i kryen shërbime publikut ose drejton një infrastrukturë në të cilën ka qasje publiku, atëherë Autoriteti Kontraktues mund të kërkojë krijimin e procedurave të thjeshta dhe efektive për shqyrtimin e ankesave të konsumatorëve ose shfrytëzuesve të infrastrukturës. VI. KOMISIONI RREGULLATIV PËR PROKURIM PUBLIK - 51 Verify source ↗
Neni 51
AI-assisted research summary: The Regulatory Commission for Public Procurement must ensure implementation of this law and may issue rules and secondary acts for that purpose.
Neni 51 Komisioni Rregullativ për Prokurim Publik 51.1. Komisioni Rregullativ për Prokurim Publik (Komisioni) ka për detyrë të sigurojë zbatimin e këtij ligji. Për këtë qëllim, Komisioni kryen funksionet dhe ushtron kompetencat që ka sipas Ligjit për Prokurimin Publik edhe lidhur me zbatimin e këtij ligji. 51.2. Komisioni ka kompetencën të krijojë dhe të nxjerrë rregulla dhe akte nënligjore për zbatimin e këtij ligji. Për këtë qëllim, Komisioni kryen funksionet dhe ushtron kompetencat që i ka Komisioni i Rregullave në bazë të Ligjit për Prokurimin Publik. VII. DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE - 52 Verify source ↗
Neni 52
AI-assisted research summary: This article says the law and its subordinate acts take precedence over earlier legislation on concession contracts in Kosovo.
Neni 52 Shfuqizimi i legjislacionit të mëparshëm Ky ligj dhe aktet nënligjore të nxjerra në bazë të këtij ligji kanë epërsi mbi legjislacionin e mëparshëm për dhënien e kontratave të koncesionit në Kosovë. - 53 Verify source ↗
Neni 53
AI-assisted research summary: This article says the law enters into force after approval by the Assembly of Kosovo and promulgation by the Special Representative of the Secretary-General.
Neni 53 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pas miratimit nga ana e Kuvendit të Kosovës dhe shpalljes nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm. 17 UNMIK/REG/2006/27 27.04. 2006
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 02/L-44 PËR PROCEDURËN E DHËNIES SË KONCESIONEVE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in