LIGJI NR. 02/L-47 PËR RADIOTELEVIZIONIN E KOSOVËS
This preamble says the law creates a legal basis for Kosovo Radio Television and aims to provide accurate, fast information to residents of Kosovo regardless of ethnic, language, or religious origin.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 02/L-47
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble says the law creates a legal basis for Kosovo Radio Television and aims to provide accurate, fast information to residents of Kosovo regardless of ethnic, language, or religious origin. RTK is a public institution that provides public broadcasting services, and its founder must protect its institutional autonomy and editorial independence, ensure adequate funding, and provide suitable facilities. This article defines key terms used in the law. This article names the public institution as Radiotelevizioni i Kosovës (RTK), says its seat is in Prishtinë, and states that RTK is a legal person. RTK must inform the public accurately and provide balanced, impartial programming in the public interest.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 02/L-47 PËR RADIOTELEVIZIONIN E KOSOVËS
Showing 39 of 39
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble says the law creates a legal basis for Kosovo Radio Television and aims to provide accurate, fast information to residents of Kosovo regardless of ethnic, language, or religious origin.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 34 / 01 GUSHT 2008 LIGJI NR. 02/L-47 PËR RADIOTELEVIZIONIN E KOSOVËS Kuvendi i Kosovës, Në mbështetje të Kreut 5.4. (a), (b), (c), 9.1.26 (a) dhe 11.1 (dh) të Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë (Rregullorja e UNMIK-ut nr. 2001/9, datë 15 maj 2001). Më qëllim të vënies së bazës ligjore për informim të saktë dhe të shpejtë të banorëve të Kosovës pavarësisht nga origjina e tyre etnike, gjuhësore ose fetare; Miraton: LIGJIN PËR RADIOTELEVIZIONIN E KOSOVËS Kapitulli I STATUSI I RADIOTELEVIZIONIT TË KOSOVËS Statusi
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: RTK is a public institution that provides public broadcasting services, and its founder must protect its institutional autonomy and editorial independence, ensure adequate funding, and provide suitable facilities.
Neni 1 1.1. Radiotelevizioni i Kosovës (në tekstin e mëtejmë: RTK) është institucion publik me rëndësi të posaçme kulturore dhe publike, i cili ofron shërbim publik në fushën e veprimtarisë së radios dhe televizionit, të përcaktuara me këtë ligj, si dhe veprimtari tjera, në pajtim me Ligjin dhe Statutin. 1.2. Themelues i institucionit publik të RTK-së është Kuvendi i Kosovës. Do të jetë detyrë e themeluesit që të mbrojë autonominë institucionale dhe pavarësinë editoriale të RTK-së dhe të sigurojë financim adekuat për realizimin e misionit të shërbimit publik të RTK-së. 1.3. Themeluesi do të garantoj dhe siguroj objektet e përshtatshme për transmetuesin publik, me qëllim të sigurimit të funksionimit të plotë në nivel profesional. Përkufizimet - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law.
Neni 2 Termet e mëposhtëm në këtë ligj do të kenë kuptimet si në vijim: “Reklamim” do thotë çfarëdo shpallje publike e transmetuar me pagesë apo shpërblim të ngjashëm, për qëllime të vetë-promovimit; që është i destinuar për promovimin e shitjes, blerjes apo qiradhënies së një prodhimi apo shërbimi; për ta shtyrë përpara ndonjë ide apo çështje: ose për të shkaktuar disa efekte tjera të dëshiruara nga reklamuesi apo nga vet transmetuesi. “Transmetim” do të thotë emetim burimor i shërbimeve të programeve të radios apo televizionit përmes transmetuesve tokësorë, kabllovikë, ose përmes rrjetit satelitor apo ndonjë natyre tjetër, në formë të koduar apo dekoduar, për pranim nga publiku i gjerë. Këtu nuk përfshihen shërbimet e komunikimit që veprojnë sipas kërkesave individuale. “Transmetues” do të thotë personi fizik apo juridik i cili ka përgjegjësi redaktuese për përpilimin e shërbimeve të programit televiziv për pranim nga publiku i gjerë, dhe i transmeton ato vet apo i transmetohen përmes një pale të tretë, të kompletuara dhe të pandryshuara. “Agjenti për mbledhje” do të thotë Korporata Energjetike e Kosovës dhe Kompania e Postë dhe Telekomunikacionit të Kosovës dhe çfarëdo entitet tjera juridike të cilat janë të ngarkuara për mbledhjen e Pagesës së Transmetuesit Publik në përputhje me këtë Ligj. “Komunitet” do të thotë çdo banor apo grup njerëzish të Kosovës që i përkasin grupit të njëjtë etnik, fetar apo gjuhësor. 2 “KPM” do të thotë Komisioni i Pavarur për Media në Kosovë. “Pagesa për Transmetues Publik” do të thotë tarifa e cila duhet të paguhet nga të gjithë personat fizik apo juridik për marrje të transmetimeve të RTK-së në pajtueshmëri me këtë Ligj. “Banor i Kosovës” do të thotë personi i regjistruar në Regjistrin Civil Qendror si banor i përhershëm i Kosovës në pajtim me Rregulloren nr. 2000/13 të UNMIK-ut të datës 17 mars 2000, mbi Zyrën Qendrore të Regjistrimit Civil. “Sponsorizim” do të thotë kontribut i ndonjë personi fizik apo juridik që nuk është i angazhuar në veprimtaritë transmetuese apo në produkcionin e veprave audio-vizuale, në financimin direkt apo indirekt të ndonjë programi, por që synon promovimin e emrit, shenjës, imazhit apo aktiviteteve të atij personi. “Veprat Audiovizuele Evropiane” do të thotë veprat krijuese, produkcionet apo bashkë- produkcionet të cilat kontrollohen nga personat fizik apo juridik të Evropës. “Kanal” do të thotë një tërësi e vetme e frekuencave tokësore që bartë një skemë të definuar të programeve. “Program” do të thotë përmbajtja që transmetohet nga një kanal. Emri i institucionit - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article names the public institution as Radiotelevizioni i Kosovës (RTK), says its seat is in Prishtinë, and states that RTK is a legal person.
Neni 3 3.1. Emri i institucionit publik është Radiotelevizioni i Kosovës, ndërsa emërtimi i shkurtër është RTK. 3.2. Selia e RTK-së është në Prishtinë. 3.3. RTK është person juridik. Kapitulli II VEPRIMTARIA E RTK-së DHE PARIMET PROGRAMORE Objektivat - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: RTK must inform the public accurately and provide balanced, impartial programming in the public interest.
Neni 4 Objektiva e RTK-së është që të sigurojë transmetim të programeve me standarde të larta profesionale në interes të publikut. Për të bërë këtë, RTK do të informojë me saktësi publikun, të mbështesë proceset demokratike, vëzhgimin publik të autoriteteve dhe të sigurojë një proporcion adekuat të lajmeve të paanshme, programeve kulturore, artistike, sportive, edukative, zbavitëse dhe programeve për fëmijë. RTK duhet të siguroj informata të ndryshme faktike në interes të publikut në Kosovë. Struktura dhe Programi i RTK-së - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: RTK must provide specified public TV and radio channels, offer programs in community languages, comply with KPM rules and its licence, and archive its programs. It may also broadcast programs in other languages, and KPM may authorize extra channels with the founder’s coordination.
Neni 5 5.1. Sipas këtij ligji, shërbimet publike të RTK-së duhet të përfshijnë: a) Një kanal televiziv publik dhe dy kanale të radios publike, përveç në rastin kur Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) në koordinim me themeluesin jep autorizimin për kanale shtesë; b) RTK-ja do të ofrojë programe të cilat i transmeton përmes mjeteve satelitore për kosovarët të cilët jetojnë jashtë Kosovës. c) Përveç programeve në gjuhën shqipe, këto kanale duhet të ofrojnë programe edhe në gjuhën e komuniteteve të tjera. 3 d) RTK-ja mund të transmetojë edhe programe në gjuhët e tjera nga ato që fliten nga komunitetet e Kosovës. 5.2. Me programet e lartpërmendura RTK garanton: a) Përmbajtje cilësore dhe të shumëllojshme informative, kulturore, arsimore dhe argëtuese; b) Krijimin dhe rikrijimin e veprave artistike; c) Realizimin e të drejtave të të gjithë banorëve të Kosovës në fushën e informimit publik dhe të ruajtjes dhe kultivimit të gjuhës, kulturës dhe karakteristikave tjera të tyre; 5.3. RTK-ja do të veproj në pajtueshmëri me ligjet e aplikueshme, me rregullat dhe rregulloret e KPM-së si dhe dispozitat e licencës së KPM-së. RTK-ja do të ketë të drejtën në licencë për kanalet e autorizuara të radiove dhe televizionit të saj. RTK garanton arkivimin e programeve të veta në pajtim me ligjin. Standardet Programore - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: RTK must follow content standards when creating and preparing its program, including impartiality, accuracy, pluralism, minority-language coverage, child protection, and a public complaints process.
Neni 6 RTK në krijimin dhe përgatitjen e programit të saj posaçërisht: 1. Do të respektojë veçoritë dhe dinjitetin e njeriut, parimin e paanshmërisë dhe vërtetësinë e informacionit, pluralizmin e mendimeve, pluralizmin fetarë dhe politik; 2. Do të garantojë tërësinë dhe paanshmërinë e informimit dhe të formimit të lirë të mendimit dhe të ndihmojë një diskutim të hapur dhe të lirë të interesit publik; 3. Do të sigurojë që lajmet të mos jenë të njëanshme, të jenë të pavarura dhe të sakta, që komentet të jenë qartë të ndara nga lajmet dhe të identifikohen si të tilla dhe që materialet informative të jenë të kontrolluara me një kujdes të arsyeshëm bazuar në rrethana, si në përmbajtjen e tyre, origjinën dhe faktet, para përhapjes së tyre për të siguruar se janë sa më të sakta dhe sa më të paanshme që është e mundur; 4. Do të promovojë kulturën shqiptare dhe të komuniteteve të tjera që jetojnë në Kosovë, si dhe do të nxisë krijimtari kulturore dhe krijimtari tjera artistike; 5. Të promovojë dialogun konstruktiv në mes të gjitha komuniteteve në Kosovë; 6. Iu shërben dhe iu jep mundësinë e shprehjes të gjitha komuniteteve etnike në Kosovë duke iu dedikuar jo më pak se 10% të buxhetit për programin e saj dhe jo më pak se 15% të skemës programore përfshirë kohën kryesore të mbulimit të lajmeve për komunitetet jo shumicë në gjuhën e tyre përkatëse në baza proporcionale; 7. Promovon arsimimin dhe zhvillimin e kulturës gjuhësore; 8. Do t’i mbrojë fëmijët dhe rininë nga përmbajtjet programore, të cilat mund të ndikojnë dëmshëm në zhvillimin e tyre fizik, mental ose moral; 9. Do të jetë në interes të grupeve të caktuara të shikuesve dhe të dëgjuesve dhe t’u mundësoj atyre qasje në programet e sajë; 10. Do ti përmbahet në tërësi ligjeve mbi pronën intelektuale; 11. Mbulon në mënyrë adekuate seancat kryesore të organeve vendimmarrëse; 12. Paraqet publikisht plan programin e saj dhe të bëjë thirrje për komente nga publiku; 13. Me dispozitat e Statutit të saj përcakton procedurën për pranimin dhe përgjigjen ndaj ankesave të publikut. 4 E drejta për reagim - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: RTK-ja duhet të ofrojë të drejtën për reagim sipas ligjit të zbatueshëm dhe rregulloreve të KPM-së.
Neni 7 RTK-ja duhet të ofrojë të drejtën për reagim në pajtueshmëri me ligjin e aplikueshëm dhe me rregulloret e KPM-së. Mbulimi i Popullatës - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: RTK must cover areas where at least 90% of Kosovo’s population lives, including 90% of minority-populated territory, and it may distribute content through terrestrial, satellite, cable, internet, or other technical means.
Neni 8 8.1. Programi i RTK-së duhet ta mbulojë territorin ku së paku jetojnë 90 për qind të banorëve të Kosovës, përfshirë këtu 90 për qind të territorit ku jetojnë minoritetet. 8.2. RTK-ja mund të shpërndaj përmbajtje nëpërmjet rrjetit tokësorë, satelitor, kabllovik, internetit apo nëpërmjet ndonjë mënyre tjetër teknike. Përdorimi i produksionit të pavarur - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: RTK must annually tender for and broadcast audiovisual works from independent producers, keep at least 20% of its TV programming from independent producers, and set related procedures in its statute.
Neni 9 9.1. RTK për çdo vit do të shpallë tender për blerjen e veprave audiovizuele të producentëve të pavarur, dhe t’i transmetoj në programin e vet në pajtim me ligjin dhe statutin e RTK-së. 9.2. RTK-ja duhet të sigurojë së paku 20 % të programit të prodhuar të RTK-së nga producentët e pavarur, në transmetimet televizive, duke mos i përfshirë këtu programet e lajmeve. 9.3. Procedurat, kushtet dhe kriteret e për porositjen e veprave audiovizuele nga producentët e pavarur dhe për transmetimin e tyre në pajtim me këtë ligj duhet përcaktohen me Statutin e RTK- së. Ngjarjet e veçanta - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: RTK must cover major cultural, entertainment, and sports events as fully as possible, and broadcasters have citation rights subject to this article’s conditions.
Neni 10 10.1. Në interes të të gjithë popullsisë kosovare, RTK-ja duhet të siguroj në mënyrën më adekuate të mundshme mbulimin e ngjarjeve më të rëndësishme kulturore, zbavitëse dhe sportive të vendit dhe jashtë tij. RTK-ja do të ketë qasje në ngjarje të tilla me qëllim që të informoj një publik sa më të gjerë që është e mundur. 10.2. Vetëm transmetuesit që janë në gjendje të ofrojnë mbulim për tërë territorin e Kosovës duhet të lejohen që të kërkojnë të drejta ekskluzive për ngjarjet sportive në vijim: a) Lojërat Olimpike, b) Kampionatet botërore apo evropiane në futboll, basketboll, hendboll dhe sporte tjera të cilat konsiderohen të rëndësishme ose që janë tradicionale në Kosovë, c) Garat ndërkombëtare të cilat zënë vend në Kosovë apo në ato me pjesëmarrje të ndonjë ekipi kosovar. 10.3. Në programet e saja të rregullta të lajmeve RTK-ja do ta ketë të drejtën të citoj pa pagesë nga transmetimet e subjekteve tjera transmetuese për ngjarjet që u përmenden në këtë nen. Kohëzgjatja e citimit nuk duhet të kaloj 90 sekonda dhe burimi i citimit duhet të ceket. 10.4. Të gjitha subjektet transmetuese do të kenë të drejtën të citojnë nga transmetimet e RTK-së në pajtueshmëri më kushtet e përcaktuara në këtë nen. 5 Njoftimet urgjente - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: RTK-ja must transmit urgent public safety and public health information without delay and free of charge.
Neni 11 RTK-ja do të transmetoj pa vonesë dhe pa pagesë, informatat të cilat kërkojnë urgjencë e që kanë të bëjnë me sigurinë dhe shëndetin publik, të lëshuara nga autoritetet më të larta të nivelit qendrorë, në pajtueshmëri me ligjet në fuqi dhe me aktet tjera. Programet me përmbajtje religjioze - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: RTK-ja may broadcast programs with religious content if they do not favor one religion over another, denigrate any religion, promote membership in a religious organization, or contain political promotion messages.
Neni 12 RTK-ja mund të transmetojë programe me përmbajtje religjioze me kusht që këto programe të: 1. Mos e portretizojnë një religjion superior ndaj tjetrit, dhe të mos denigroj ndonjë religjion, 2. Mos promovojë anëtarësimin në një organizatë religjioze, 3. Mos të përmbajë mesazhe të promovimit politik. Mbulimi i fushatës zgjedhore - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: RTK-ja must cover the election campaign in line with the applicable election provisions.
Neni 13 RTK-ja do të mbulojë fushatën zgjedhore në pajtim me dispozitat në fuqi për zgjedhjet. Reklamimi - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The KPM Council sets the share of advertisements and other paid items in RTK’s programming scheme, up to 20% each year.
Neni 14 14.1. Sasia e reklamave dhe porosive tjera me pagesë në skemën programore të RTK-së caktohet deri në 20%” në çdo fillim të vitit nga Këshilli i KPM-së në pajtim me praktikat dhe standardet e pranuara evropiane. 14.2. Përmbajtja, vendosja e reklamave dhe programeve të sponzoruara si dhe ndalimi i reklamimit të produkteve dhe shërbimeve që janë në dëm të shëndetit janë të rregulluara me ligj. Rregullimi i përmbajtjes programore - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: RTK must not broadcast material that incites crime, hatred, discrimination, indecency, pornography, or content it knows or should reasonably know is false or misleading.
Neni 15 15.1. RTK nuk do të transmetojë asnjë material, i cili me përmbajtjen e tij apo me tonin e tij, nxit krim apo urrejtje nacionale, religjioze, racore apo gjinore, intolerancë apo diskriminim kundër individëve apo grupeve. 15.2. RTK nuk do të shkel standardet e pranuara gjerësisht të mirësjelljes në përmbajtjen e programit apo skemës programore, duke u përkujdesur veçanërisht për mbrojtjen e zhvillimit fizik, mental dhe moral të fëmijëve në veçanti programet nuk duhet të jenë të pandershme ose që përmbajnë pornografi. 15.3. RTK nuk do të transmetojë asnjë material për të cilin ata e dinë që është i pavërtetë apo mashtrues apo për të cilin me një hetim rutinor dhe të arsyeshëm do të mund të përcaktonin se është i pavërtetë apo mashtrues. Përmbajtja Audiovizuele Evropiane - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: RTK-ja duhet të përpiqet të arrijë pajtueshmëri të plotë me standardet evropiane për përmbajtje audiovizuele sa më shpejt dhe sa më praktikisht që është e mundshme.
Neni 16 RTK-ja do të përpiqet të arrijë pajtueshmëri të plotë me standardet Evropiane për përmbajtje audiovizuele sa më shpejtë dhe praktike që është e mundshme. 6 Efikasiteti teknik - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Bordi i RTK-së must ensure RTK programs are broadcast in Kosovo as effectively and economically as possible, and must contribute to technological modernization of RTK’s transmission system.
Neni 17 17.1. Bordi i RTK-së duhet të sigurojë transmetimin e programeve të RTK-së në territorin e Kosovës, në mënyrën më efektive dhe më ekonomike të mundshme. 17.2. Bordi i RTK-së do të kontribuoj në modernizimin teknologjik duke përfshirë sistemin transmetues të RTK-së. Veprimtaritë e tjera - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: RTK may carry out several additional activities, including teletext, internet/new technology uses, publishing and distributing materials, organizing events, exchanging programmes, buying programmes, storing archives, and conducting media/audience research.
Neni 18 Krahas veprimtarisë nga nenet e mësipërme të këtij ligji aktivitetet e RTK-së gjithashtu mund të përfshijë: 1. Tele-tekstin dhe aktivitetet tjera që kanë të bëjnë me fusha tjera të teknologjisë së transmetimit duke përfshirë edhe shfrytëzimin internetit dhe teknologjie tjetër të re, 2. Publikimi dhe distribuimi i materialeve audio, video dhe atyre të shtypura që kanë të bëjnë me programin e tij apo me transmetimin në përgjithësi, 3. Organizimi i ngjarjeve muzikore, kulturore dhe ngjarjeve tjera, 4. Këmbimi dhe participimi në programet e përbashkëta dhe programet tjera apo projektet teknike me Agjensionet tjera transmetuese dhe prodhuesit e programeve, 5. Blerja e programeve, 6. Ruajtja dhe përdorimi i arkivave apo video dhe audio incizimet, 7. Studimi i tregut medial dhe kryerja ose porositja e hulumtimit të audiencës dhe sondazhet e opinionit, 8. Aktivitete tjera siç janë përcaktuar në Statut, duke u siguruar që aktivitet e tilla nuk janë kontradiktore me aktivitetin qendror të RTK-së siç është përcaktuar me këtë ligj dhe me dispozitat tjera në fuqi. Kapitulli III FINANCIMI I RTK-së Burimet e financimit - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Kuvendi i Kosovës duhet të sigurojë një kornizë financiare për RTK-në, dhe fondet e RTK-së duhet të depozitohen në një xhirollogari të caktuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave.
Neni 19 19.1. Kuvendi i Kosovës do të sigurojë një kornizë financiare të përshtatshme, të sigurt dhe transparente që mund të përfshijë mbështetje nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës, e cila i garanton mjete të nevojshme RTK-së për ta përmbushur misionin e saj. RTK-ja financohet kryesisht nga parapagimi. Fondet e RTK-së, duke përfshirë parapagimin për transmetuesin publik dhe burimet tjera të financimit të parapara me këtë nen si para publike do të depozitohen në tërësinë e tyre në një xhirollogari të caktuar nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave. 19.2. Burimet e tjera të financimit mund të përfshijnë edhe : a) kontratat me palë të treta për shërbime transmetuese, duke shfrytëzuar kapacitetet teknike në dispozicion, b) shërbime të tjera programesh, c) botimet e prodhimeve muzikore, video, audio, librave, gazetave, revistave që lidhen me programet, d) veprimtaritë koncertale dhe shfaqjet publike, 7 e) reklamat dhe publikimet e mesazheve të tjera të paguara, f) sponzorimet dhe donacionet në pajtim me ligjin, g) shitja e programeve të RTK-së, 19.3. Buxheti i Konsoliduar i Kosovës mund të mbështes : a) programet për minoritetet; b) programet për kosovarët që jetojnë dhe punojnë në shtetet tjera; c) shpenzimet për ndërtimin, mirëmbajtjen dhe punën e rrjetit për transmetimin e programit të RTK-së; d) projektet e veçanta kulturore, shkencore dhe me përmbajtje të përgjithshme arsimore, të cilin e ka propozuar ministria kompetente. Parapagimi - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The public broadcaster fee is set at 3.5 euros per month; most persons and legal entities in Kosovo must pay it, but some locations and qualifying families are exempt.
Neni 20 20.1. Kuvendi i Kosovës merr vendim mbi caktimin e parapagimit për transmetuesin publik. Lartësia e parapagimit për transmetimin publik do të jetë 3.5 € (tre euro e pesëdhjetë cent) në muaj dhe do të zbatohet për së paku një vit nga dita e hyrjes në fuqi e këtij ligji. 20.2. Pas kësaj periudhe, lartësia e parapagimit mund të ndryshohet nga Kuvendi i Kosovës, në bazë të propozimit nga Bordi i RTK-së, pasi që të jetë konsultuar me KPM-në. 20.3. Në ato vendbanime ose pjesët e vendbanimeve tё Kosovёs në të cilat mungon sinjali cilësor televiziv i rrjetit tokësor, të lirohen nga pagesa e parapagimit televiziv deri në sigurimin e kushteve teknike për pranimin e programit të RTK-së. 20.4. Të gjitha subjektet fizike dhe juridike në territorin e Kosovës janë të obliguar të paguajnë parapagimin për transmetuesin publik. Si një subjekt i tillë do të konsiderohen njësitë të cilat kanë një faturë për rrymë apo ndonjë faturë tjetër publike. 20.5. Bordi i RTK-së është i autorizuar që të vendosë se cilën organizatë do ta konsiderojë si më të përshtatshme, duke përfshirë Korporatën Energjetike të Kosovës apo ndonjë Agjension tjetër, për të ofruar shërbime të nevojshme lidhur me arkëtimin e këtij parapagimi. Agjentët e tillë për arkëtim do të jenë të autorizuar për të arkëtuar pagesën nga entitetet fizike dhe juridike. Parapagimi do të faturohet përmes mjeteve të përcaktuara na Bordi i RTK-së dhe agjenti i arkëtimit. Metodat llogaritëse dhe procedurat për të zbatuar ligjin do të zhvillohen së bashku nga Bordi i RTK-së dhe agjenti arkëtues. Bordi i RTK-së dhe agjenti për arkëtim janë të autorizuar të përcaktojnë mekanizma të përbashkëta për arkëtimin e parapagimit e cila do të sigurojë arkëtim efektiv të parapagimit për RTK-në. 20.6. Si RTK-ja ashtu edhe agjenti i arkëtimit duhet të mbajnë shënime adekuate për faturat individuale dhe shumat e arkëtuara dhe të bartura si parapagim mujore. Të dhënat e RTK-së duhet t’i vihen në dispozicion publikut si pjesë e kërkesave të raportimit të rregullt publik të RTK- së. RTK-ja, ka të drejtë t’i shqyrtoj të dhënat e llogarimbajtjes dhe afariste të agjentit për arkëtim, sipas nevojës për të, për të përcaktuar saktësinë e këtyre të dhënave për arkëtim dhe derdhjen e mjeteve. 20.7. Kontratat komerciale ndërmjet RTK-së dhe agjentit të arkëtimit nuk guxojnë në asnjë mënyrë të cenojnë pavarësinë redaktuese të RTK-së. 20.8. RTK-ja duhet t’i paguajë agjentit të arkëtimit shpenzimet administrative për arkëtimin e parapagimit dhe për derdhjen e mjeteve RTK-së në përputhje me një marrëveshje në mes të RTK-së dhe agjentit për arkëtim. 20.9. Familjet që janë përfshirë në listën e Ministrisë së Punës dhe të Mirëqenies Sociale si kategori të veçanta përfshirë edhe ato që janë nën asistencë sociale do të lirohen nga parapagimi i kësaj shume. Statusi për lirimin e cilësdo familje mbetet në fuqi për një periudhë dymbëdhjetë mujore (12) pas regjistrimit, ose deri në momentin kur asaj familjeje i pushon statusi i kategorisë 8 së liruar, përkatësisht cilado që do të ndodhë më përpara. Çdo familje që ka regjistruar statusin e saj të përjashtimit nga parapagimi duhet ta informojë menjëherë Ministrinë e Punës dhe të Mirëqenies Sociale nëse ajo familje nuk i plotëson më kriteret e kategorisë së lirimit nga parapagimi. 20.10. RTK-ja është e autorizuar t’i sjell rastet e mospërputhjes me kërkesën për parapagim para një gjykate me juridiksion kompetente, bazuar në dispozitat e ligjit të aplikueshëm, për qëllime të zbatimit të arkëtimit të parapagimit. 20.11. Pesë (5) për qind e fondeve të arkëtuara nga parapagimi për transmetuesin publik ndahen për fondin e krijuar në kuadër të Zyrës së Kryeministrit për përkrahjen e mediave të pakicave, atyre shumetnike dhe të disfavorizuara. Kapitulli IV ORGANET DREJTUESE DHE MENAXHUESE TË RTK-së Struktura - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: RTK-ja is directed by its Board and managed by the General Director.
Neni 21 RTK-ja do të: a) Drejtohet nga Bordi i RTK-së dhe b) Menaxhohet nga Drejtori i Përgjithshëm. Kapitulli V BORDI I RTK -së Përbërja e Bordit - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Anëtarët e Bordit të RTK-së duhet të kenë kualifikime profesionale, paanshmëri politike, të veprojnë personalisht dhe të mos kërkojnë ose pranojnë instruksione nga interesa jashtë RTK-së.
Neni 22 22.1. Bordi i RTK-së do të përbëhet prej personaliteteve publike me kualifikime profesionale të fushave të ndryshme si: kultura, arti, kinematografia, gazetaria, drejtësia, biznesi dhe menaxhmenti financiar, marrëdhënie me publikun, marrëdhënie ndërkombëtare, universiteti, media dhe teknikës. Ata duhet të kenë demonstruar paanshmëri politike. 22.2. Anëtarët e Bordit do të emërohen dhe do të veprojnë në kapacitetin e tyre personal dhe nuk do të përfaqësojnë asnjë interes jashtë RTK-së përveç interesit të publikut. Ata nuk lejohet të kërkojnë apo pranojnë asnjë instruksion në lidhje me aktivitetet e Bordit nga asnjë interes jashtë RTK-së. Zgjedhja e anëtarëve të Bordit - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: This article sets the procedure for selecting and appointing RTK Board members, including public calls, candidate selection steps, Assembly confirmation, and term limits.
Neni 23 23.1. Organi drejtues i RTK-së do të jetë Bordi i RTK-së, i përbërë prej 9 anëtarëve të cilët janë të emëruar nga Kuvendi i Kosovës. 23.2. Kandidatët për Bordin të RTK-së do të propozohen sipas procedurave të mëposhtme: a) KPM do të bëjë një ftesë publike për propozime, për plotësimin e pozitave në Bordin e RTK-së. b) Në konsultim me Bordin aktual të RTK-së, KPM do të përcaktojë dhe publikisht do ti shpall kriteret për zgjedhjen e kandidatëve për secilën pozitë. c) Këshilli i KPM-së do të thërrasë një komision ad-hoc të përbërë prej tre anëtarëve të saj, tre anëtarëve aktual të Bordit të RTK-së dhe një anëtar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës i cili njëkohësisht duhet të jetë edhe kryesues i këtij komisioni, për të 9 përcaktuar me shumicë të thjeshtë votash nga dy kandidatë më të kualifikuar për secilën pozitë. Qëllim i këtij procesi do të jetë që të zgjedhë një grup të kandidatëve me aftësi profesionale të ndryshme dhe integritet personal që kërkohen për të drejtuar një transmetues publik. d) Ky komision do t’ia paraqes kandidatët e saj Kuvendit. Një komision special ad-hoc i Kuvendit i përbërë nga një përfaqësues i secilit subjekt politik i përfaqësuar në Kuvend do të zgjedh me shumicë të thjeshtë njërin prej dy kandidatëve për secilën pozitë, emërimet e të cilëve për anëtarë të Bordit do të konfirmohen me akt pro forma të të gjithë Kuvendit. 23.3. Së paku dy anëtarë të Bordit të RTK-së do të jenë nga komunitetet jo-shqiptare, dhe të paktën dy anëtarë do të jenë femra. Të paktën dy anëtarë të Bordit do të kenë kualifikime profesionale në fushën e financimit dhe të menaxhimit biznesor. 23.4. Mandati i anëtarëve të Bordit do të jetë tri vjet. Mandati i anëtarëve të Bordit të përbërjes së parë do të jetë si në vijim: Një e treta e anëtarëve të Bordit të RTK-së do të emërohen me mandat dy vjeçar, një e treta me mandat tri vjeçar dhe një e treta me mandat 4 vjeçare, dhe përcaktimi i kohëzgjatjes së mandatit nga secili grup do të bëhet me lotari publike. Anëtarët e Bordit mund të ri-emërohen vetëm edhe për një mandat tjetër tre vjeçar. 23.5. Mandati i kryetarit dhe nënkryetarit të Bordit të RTK-së është dy vite, me mundësi të rizgjedhjes vetëm edhe për një mandat, me shumicë të thjeshtë votash nga anëtarët e Bordit të RTK-së. Pamundësia për të qenë anëtarë i Bordit - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: RTK board members cannot be certain public officials, RTK employees, media owners or related persons, and they must not do business with RTK.
Neni 24 24.1. Anëtarë të Bordit të RTK-së nuk mund të jenë deputet, ministra, zyrtarë të lartë të pushtetit qendrorë apo lokal, apo anëtarë të forumeve drejtuese të subjekteve politike apo personat të cilët kanë qenë në këto pozita gjatë dy viteve të fundit. 24.2. Anëtarë të Bordit të RTK-së nuk mund të jenë punonjës të RTK-së dhe nuk duhet të kenë qenë të punësuar në RTK-së 3 vitet e fundit. 24.3. Pronarët e plotë apo të pjesërishëm të mediave transmetuese ose bizneseve reklamuese si dhe anëtarët e familjes së ngushtë të tyre apo edhe të punësuarit në këto media, nuk mund të jenë anëtarë të Bordit të RTK-së. 24.4. Anëtarë i Bordit të RTK-së nuk mund të jetë anëtari i familjes së ngushtë të punëtorëve drejtues të RTK-së, siç janë drejtori i përgjithshëm i RTK-së dhe punëtorët tjerë të RTK-së, të cilët Statuti i RTK-së i përkufizon udhëheqës. 24.5. Anëtari i Bordit ose anëtari i ngushtë i familjes së tij nuk guxon të ushtroj veprimtari afariste me institucionin publik të RTK-së. Shkarkimi i anëtarit të Bordit - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: A member of the RTK Board may be removed under the stated grounds and procedure, and board members must follow Kosovo law, avoid taking instructions from other authorities, and not misuse their position for personal or related-party gain.
Neni 25 25.1. Shkarkimi i anëtarit nga Bordi i RTK-së bëhet kur konsiderohet se ka ndonjë bazë për largim që parashihet me nenin 25.3, 25.4 dhe 25.5 e që mund të zbatohet për anëtarin. 25.2. Shkarkimi i një anëtari nga Bordi do të bëhet sipas procedurës në vijim: a) Propozimi për shkarkim vie nga Bordi i RTK-së me kërkesën e 2/3 të numrit të anëtarëve të Bordit. b) Kuvendi i Kosovës me shumicë të thjeshtë do të vendosë për shkarkimin ose jo të anëtarit të Bordit. 10 25.3. Anëtarët e Bordit duhet ti përmbahen ligjit të aplikueshëm në Kosovë dhe e kanë të ndaluar që të kërkojnë dhe pranojnë udhëzime gjatë përmbushjes së detyrave të tyre prej cilitdo autoritet tjetër. 25.4. Anëtarëve të Bordit u ndalohet keqpërdorimi i pozitës së tyre për përfitim personal apo të familjes së tij të ngushtë, të ndonjë pale tjetër apo entiteti. 25.5. Shkarkimi i anëtarëve të Bordit mund të bëhet sipas këtyre kushteve: a) nëse anëtari nuk i përmbush kushtet sipas nenit 24 të këtij ligji; b) nëse anëtari nuk i përmbush kushtet sipas nenit 25.3 dhe 25.4, c) nëse në mënyrë të dëshmuar dhe në vazhdimësi dështon ti përmbushë detyrat e anëtarit të Bordit. Kapitulli VI KOMPETENCAT E BORDIT TË RTK-së Kompetencat - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Bordi i RTK-së has several powers over governance, budget, appointments, reporting, and oversight.
Neni 26 Bordi i RTK-së: 1. E aprovon statutin e RTK-së; 2. E aprovon rregulloren e punës; 3. Në mbledhjen e parë Bordi i RTK-s, me shumicë të thjeshtë votash, zgjedhë kryetarin dhe nënkryetarin e tij nga radha e anëtarëve të Bordit; 4. Drejtori i përgjithshëm merr pjesë në mbledhjet e Bordit të RTK-ës si anëtarë pa të drejtë vote; 5. Emëron dhe shkarkon drejtorët dhe redaktorët përgjegjës të Radios dhe Televizionit me shumicë të thjeshtë votash, sipas propozimit të drejtorit të përgjithshëm; 6. Miraton strukturën organizative dhe konceptin programor të RTK-së; 7. E shqyrton dhe e miraton buxhetin vjetorë dhe skemën për pagat e menaxhmentit dhe të personelit tjetër dhe siguron që shpenzimet e RTK-së nuk i tejkalojnë burimet e tyre financiare. Buxheti vjetorë do të jetë një dokument publik. 8. Shqyrton dhe publikon më së largu deri më 30 mars të çdo viti raportin financiar vjetorë të të hyrave dhe të shpenzimeve për vitin paraprak të përgatitur nga menaxhmenti i RTK-së i cili do ti nënshtrohet një auditimi të jashtëm të pavarur, 9. Miraton planprogramin vjetorë, sipas propozimit të Drejtorit të Përgjithshëm, në përputhshmëri me ligjin dhe standardet ndërkombëtare dhe mandatin e RTK-së siç është përcaktuar me këtë Ligj. 10. Miraton kodin gjithëpërfshirës të mirësjelljes për RTK-në dhe siguron zbatimin efektiv të saj. 11. Mbikëqyrë paanshmërinë, objektivitetin dhe saktësinë e informacionit në programin e RTK- së; 12. Miraton kriteret kryesore profesionale për punësimin e personelit, politikave dhe procedurave të vlerësimit të përmbushjes së detyrave, 11 13. Siguron që janë ndërmarrë masat korrigjuese pas konstatimit nga ana e tij ose KPM-së se ka pasur shkelje të standardeve, rregulloreve dhe ligjeve të aplikueshme. 14. Në pajtim me Ligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave, paraqet raport për veprimtarinë vjetore të RTK-ës në përputhje me kushtet e licencës, një raport financiar të detajuar dhe informacione tjera të cilat nga Komisioni i Pavarur i Mediave konsiderohen të nevojshme. Raportet vjetore për vitin paraprak paraqiten jo më vonë se data 30 mars e vitit kalendarik. 15. Vendosë për çështjet tjera, të përcaktuara me ligj dhe statut. Kapitulli VII PROCEDURAT E BORDIT TË RTK-së Procedurat - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: This article sets how the RTK Board is convened, when it is considered constituted, quorum, and who chairs its meetings.
Neni 27 27.1. Anëtari më i vjetër i Bordit të ri të RTK-së e konvokon mbledhjen e parë të Bordit të RTK-së sa më parë që është e mundur, e më së voni 15 ditë nga dita e emërimit të anëtarëve të Bordit. 27.2. Bordi i RTK-së konsiderohet se është konstituar nëse në mbledhjen e parë janë të pranishëm së paku dy të tretat e anëtarëve të Bordit. 27.3. Kryetari i thërret një herë në muaj mbledhjet e rregullta të Bordit të RTK-së. Mbledhjet e Bordit të RTK-së mund të konvokohen edhe me kërkesën e së paku pesë anëtarëve të Bordit. Sipas nevojës kryetari mund të thërret edhe mbledhje të tjera. 27.4. Kuorumi i mbledhjeve të Bordit të RTK-së është pesë anëtarë, duke mos përfshirë drejtorin e përgjithshëm. 27.5. Mbledhjet e Bordit i udhëheqë kryetari apo nënkryetari në pajtim me statutin dhe rregulloren e RTK-së. 27.6. Votimi në Bordin e RTK-së është i hapur. Kapitulli VIII DREJTORI I PËRGJITHSHËM Kushtet për emërim dhe shkarkim - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: RTK’s Board appoints the director general through an open public competition; the director general and deputy must meet experience and Kosovo residency conditions; certain senior management appointments are barred for people with listed conflicts or convictions; and board-selected managers may be dismissed for listed causes.
Neni 28 28.1. Drejtorin e përgjithshëm të RTK-së e emëron Bordi i RTK-së në bazë të një procedure të hapur të konkursit publik. 28.2. Drejtori i Përgjithshëm duhet të jetë person me përvojë të gjerë të menaxhimit të mediave apo fushave tjera relevante. Drejtorin e përgjithshëm e ndihmon zëvendësdrejtori i përgjithshëm me përvojë relevante menaxhuese. Drejtori dhe zëvendës drejtori duhet të jenë banorë të Kosovës. 28.3. Drejtori i përgjithshëm i RTK-së emërohet dhe shkarkohet me 2/3 e votave të anëtarëve të Bordit. Mandati i tij do të jetë 3 vjet me mundësi të rizgjedhjes në bazë të konkursit. 28.4. Asnjë person nuk mund të emërohet anëtar i menaxhmentit të lartë, përfshirë drejtorin e përgjithshëm, zëvendësdrejtorin e përgjithshëm, drejtorët e radiove dhe televizionit dhe kryeredaktorët nëse ai: a) është i (e) punësuar në shërbimin civil të Kosovës; 12 b) ka qenë deputet, ministër, zyrtarë i lartë i pushtetit qendror apo lokal, apo anëtarë i forumeve drejtuese të subjekteve politike gjatë tri viteve të fundit; c) ka interes financiar të drejtpërdrejtë ose indirekt në biznesin e mediave dhe reklamave ose d) është dënuar pas procesit të rregullt, në përputhje me standardet e pranuara ndërkombëtare, për ndonjë vepër penale që ka të bëjë me dhunën ose ndonjë veprim të pandershëm. 28.5. Anëtarët e menaxhmentit të RTK-së të zgjedhur nga Bordi mund të shkarkohen kur: a) një menaxher e humb të drejtën sipas kushteve të nenit 28.4, b) dështon në kryerjen e punëve të tij në mënyrë efektive ose vepron në kundërshtim me këtë ligj ose ligjet e marrëdhënies së punës. Kompetencat e Drejtorit të Përgjithshëm - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: The RTK Director General has management duties and powers over RTK operations, staff, organization, finances, representation, annual planning, and corrective measures.
Neni 29 Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së ka këto autorizime dhe detyra: 1. Menaxhon veprimtarinë e RTK-së në pajtim me këtë ligj dhe me statutin e RTK-së si dhe me Kodin Etik të RTK-së; 2. Zgjedh dhe shkarkon personelin e RTK-së, në përputhje me ligjet që rregullojnë marrëdhëniet e punës, Ligjin e RTK-së dhe Statutin e RTK-së; 3. Merr vendim lidhur me çështjet e organizimit, financave dhe pagave, në bazë të kritereve të përcaktuara nga Bordi i RTK-ës; 4. E përfaqëson RTK-në brenda dhe jashtë vendit; 5. Bashkërendon punën e njësive administrative të sistemit të RTK-ës dhe zgjidh, brenda kompetencave të tij, mosmarrëveshjet midis tyre; 6. Përgatit dhe i paraqet një plan program vjetor i cili është në përputhshmëri me ligjin dhe standardet ndërkombëtare dhe mandatin e RTK-së siç është përcaktuar me këtë Ligj; 7. Ndërmerr masat korrigjuese pas konstatimit nga ana e tij ose KPM-së se ka pasur shkelje të standardeve, rregulloreve dhe ligjeve të aplikueshme. Zgjedhja e menaxhmentit të lartë - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: The RTK Board appoints the radio and TV program directors and unit leaders through public competition; the program director may not also be a unit leader.
Neni 30 30.1. Drejtorin e programit të radios dhe drejtorin e programit të televizionit dhe udhëheqësit e njësisë organizative i zgjedh Bordi i RTK-së në bazë të konkursit publik, sipas mendimit paraprak të drejtorit të përgjithshëm. 30.2. Drejtori i programit nga paragrafi i mësipërm nuk mund të jetë njëkohësisht udhëheqës i njësisë organizative. 30.3. Drejtori i programit e udhëheqë pjesën profesionale të programit të institucionit dhe e harmonizon punën e kryeredaktorit. 30.4. Kryeredaktorin e emëron Bordi i RTK-së në bazë të konkursit publik dhe sipas rekomandimit të drejtorit të programit të radios përkatësisht të drejtorit të programit të televizionit e shkarkon Bordi i RTK-së, në pajtim me procedurat e përcaktuara me Statut. 13 30.5. Redaktorin e zgjedh dhe e shkarkon drejtori i programit të radios përkatësisht drejtori i programit të televizionit në bazë të rekomandimit të redaktorit përgjegjës kompetentë, në pajtim me procedurat e përcaktuara me Statut. 30.6. Drejtori i programit të radios, drejtori i programit të televizionit, udhëheqësit e njësive administrative si dhe kryeredaktorët zgjedhën për tri vite. Grupi Këshillues i Publikut - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: The RTK Board appoints the Public Advisory Group, which reviews viewer/listener comments and makes proposals to the RTK Board.
Neni 31 31.1. Bordi i RTK-së e emëron Grupin Këshillues të Publikut. 31.2. Në Grupin Këshillues të Publikut emërohen nga një përfaqësues të pjesëtarëve të komunitetit shqiptar, serb, boshnjak, turk dhe rom me mandat prej dy vitesh me mundësi të riemërimit. 31.3. Grupi Këshillues i Publikut shqyrton: a. vërejtjet dhe sugjerimet e shikuesve dhe dëgjuesve, b. i propozon Bordit të RTK-së që të shqyrtohen çështjet e caktuara lidhur me programet e RTK-së si dhe c. kryen punë të tjera të caktuara me Statut. 31.4. Procedurat e emërimit dhe ndryshimit të anëtarëve të Grupit Këshillues të Publikut do të rregullohen me Statut. Monitorimi i punës së RTK-së - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: KPM-ja monitors RTK’s work in line with the Law on the Independent Media Commission.
Neni 32 Monitorimi i punës së RTK-së bëhet nga KPM-ja në pajtim me dispozitat e Ligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave. Transparenca e RTK-së - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: RTK’s activity is public and must follow the law on access to official documents. RTK must also report its financial account to the Assembly periodically and annually, in line with public finance management procedures.
Neni 33 Veprimtaria e RTK-së është publike dhe i nënshtrohet dispozitave të Ligjit mbi Qasjen në Dokumentet Zyrtare. RTK i raporton Kuvendit në bazë periodike dhe vjetore për llogarinë financiare në përputhje me procedurat e përcaktuara në Ligjin mbi Menaxhimin e Financave Publike. Kapitulli IX STATUTI I RTK-së Çështjet që rregullohen me Statut - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: The RTK statute sets out how the institution is organized, who its bodies are, their powers and responsibilities, and the procedures for appointing and dismissing management and staff.
Neni 34 Me statutin e RTK-së në veçanti përcaktohen: organizimi i institucionit publik, organet dhe autorizimet dhe përgjegjësitë e tyre, kushtet dhe procedurat për emërimin dhe shkarkimin e menaxhmentit dhe personelit të RTK-së, procedurat e menaxhimit financiarë si dhe çështjet tjera të rëndësishme për ushtrimin e veprimtarisë dhe afarizmit të institucionit. Kapitulli X DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE Vazhdimësia e RTK-së - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: From the law’s entry into force, RTK continues to operate as a public institution with powers set by law.
Neni 35 14 Që nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji RTK si entitet juridik, i themeluar në bazë të Rregullores së UNMIK-ut 2001/13, vazhdon të veproj si institucion publik me autorizime të përcaktuara me ligj. Afati kohor i tranzicionit - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: This provision sets deadlines for constituting the RTK Board, adopting standards and the statute, and completing management selection procedures.
Neni 36 36.1. Bordi i RTK-së duhet të konstituohet në pajtim me këtë ligj më së voni brenda 90 ditëve prej ditës së hyrjes në fuqi të tij. 36.2. Me fillimin e zbatimit të këtij ligji, Bordi aktual i RTK-së vazhdon të kryejë detyrat e përcaktuara nga ky ligj deri në konstituimin e Bordit të ri të RTK-së. 36.3. Bordi i RTK-së duhet brenda 60 ditëve pas emërimit të anëtarëve të menaxhmentit të lartë të RTK-së, të përcaktoj standardet për programet e RTK-së dhe përmbajtjet e tyre programore. 36.4. Programet e RTK-së duhet të arrijnë përputhshmëri të plotë me dispozitat e këtij ligji sa më shpejt që është e mundur por jo më vonë se gjashtë muaj nga dita e konstituimit të Bordit të ri. 36.5. Pas konsituimit të Bordit, Bordi duhet të kryej procedurat për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm dhe të pozitave të tjera siç janë të përcaktuara me nenin 28, 30 dhe 31 të këtij Ligji më së largu brenda 3 muajve. Menaxherët dhe redaktorët aktual mund të mbesin si ushtrues detyre deri në përfundimin e këtij procesi. 36.6. Statuti i RTK-së duhet të aprovohet në pajtim me dispozitat e këtij ligji brenda 60 ditësh pas konstituimit të Bordit të RTK-së. Ligji i aplikueshëm - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: After it enters into force, this law replaces UNMIK Regulation No. 2001/13 and repeals any conflicting provision of existing law.
Neni 37 Pas hyrjes së tij në fuqi, ky Ligj e zëvendëson Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2001/13 të datës 13 qershor 2001 për themelimin e Radiotelevizionit të Kosovës dhe shfuqizon çdo dispozitë të ligjit në fuqi që nuk është në përputhje me të. Hyrja në fuqi e Ligjit - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: This law enters into force after approval by the Assembly of Kosovo and promulgation by the Special Representative of the Secretary-General.
Neni 38 Ky ligj hyn në fuqi pas miratimit nga ana e Kuvendit të Kosovës dhe shpalljes nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm. UNMIK/REG/2006/14 11.04.2006
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 02/L-47 PËR RADIOTELEVIZIONIN E KOSOVËS
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in