LIGJI NR. 02/L-5 PËR MBËSHTETJEN E NDËRMARRJEVE TË VOGLA DHE TË MESME
This preamble states that the Assembly of Kosovo adopts the law on support for small and medium enterprises.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 02/L-5
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble states that the Assembly of Kosovo adopts the law on support for small and medium enterprises. This law sets out government measures and policies for classifying, encouraging the creation of, and developing small and medium enterprises. This article says the law aims to support small and medium enterprises by creating institutional, regulatory, and financial frameworks. This article defines several terms used in the law, including Minister, Government, property, enterprise, SME, and industrial or business park. Vetëm ndërmarrjet e vogla dhe të mesme mund të klasifikohen për asistencë sipas këtij ligji; neni përcakton edhe kufijtë e punonjësve dhe qarkullimit, si dhe kërkon dorëzim të dokumenteve dhe korrigjim brenda 30 ditësh kur ka kërkesë për pjesëmarrje në programet e Agjencisë për NVM.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 02/L-5 PËR MBËSHTETJEN E NDËRMARRJEVE TË VOGLA DHE TË MESME
Showing 18 of 18
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble states that the Assembly of Kosovo adopts the law on support for small and medium enterprises.
GAZETA ZYRTARE E INSTITUCIONEVE TË PËRKOHSHME TË VETËQEVERISJES NË KOSOVË / PRISHTINË :VITI I / NR. 6 / 01 NËNTOR 2006 Ligji Nr. 02/L-5 PËR MBËSHTETJEN E NDËRMARRJEVE TË VOGLA DHE TË MESME Kuvendi i Kosovës, Në bazë të Rregullores nr. 2001/9 të datës 15 maj 2001 të Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisjen e Përkohshme në Kosovë, Kreu 5 pika (ç), 9.1.1, 9.3.3, 11.2. Duke pasur parasysh rëndësinë e nevojës për vendosjen e një sistemi modern për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme si një problem specifik në një fushë të caktuar të ekonomisë. Miraton: LIGJIN PËR MBËSHTETJEN E NDËRMARRJEVE TË VOGLA DHE TË MESME KREU I Dispozitat e përgjithshme
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This law sets out government measures and policies for classifying, encouraging the creation of, and developing small and medium enterprises.
Neni 1 Ky ligj rregullon masat dhe politikat qeveritare për klasifikimin, nxitjen e krijimit dhe të zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article says the law aims to support small and medium enterprises by creating institutional, regulatory, and financial frameworks.
Neni 2 Qëllimi i këtij ligji është të mbështes ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, nëpërmjet krijimit të një kuadri institucional, rregullator dhe financiar. Përkufizimet - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines several terms used in the law, including Minister, Government, property, enterprise, SME, and industrial or business park.
Neni 3 Cilido prej termave në vijim, kudo që përdoren në këtë Ligj, do të ketë kuptimin e dhënë, përveç kontekstit brenda të cilit një term i tillë nënkupton diçka tjetër : Ministër - nënkupton Ministrin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. Ministri - nënkupton Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë të themeluar në pajtim me Rregulloren Nr. 2001/19 të UNMIK-ut. Qeveria - do të thotë Kryeministri dhe kabineti i ministrave siç është parashtruar në Rregulloren e UNMIK-ut 2001/19. Pronë e paluajtshme - do të thotë, toka duke përfshirë çfarëdo ndërtesash në te dhe pjesë të saj të klasifikuara si pronë e paluajtshme në përputhje me ligjin. Pasuri - do të thotë e tërë pasuria e paluajtshme dhe e luajtshme apo personale e përdorur drejtpërdrejt apo tërthorazi, duke përfshirë paratë e gatshme në dorë apo depozitat bankare, si dhe të ardhurat që burojnë prej tyre nga shitja, posedimi. Ambient Fizik - kuptojmë hapësirë pune. Hapësirë pune - kuptojmë hapësirë pune e ndërtuar enkas për aktivitet biznesi. Agjencia - nënkupton Agjencinë për mbështetjen e NVM-ve të themeluar në bazë të dispozitave të këtij ligji. Ndërmarrja - nënkupton subjektin afarist të themeluar në bazë të Rregullores së UNMIK-ut 2001/6 ose në bazë të ligjit që e zëvendëson këtë rregullore. NVM - nënkupton ndërmarrjen e vogël dhe/ose të mesme, siç përshkruhen në Nenin 4.2 dhe 4.3 të këtij ligji. Parku industrial ose afarist - nënkupton hapësirën e veçuar gjeografikisht nga ana e Qeverisë, që do të shërbente si lokacion ku një numër i ndërmarrjeve do të themelonin objekte industriale dhe/ose tregtare si dhe zyre në afërsi të njëra-tjetrës. Klasifikimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Vetëm ndërmarrjet e vogla dhe të mesme mund të klasifikohen për asistencë sipas këtij ligji; neni përcakton edhe kufijtë e punonjësve dhe qarkullimit, si dhe kërkon dorëzim të dokumenteve dhe korrigjim brenda 30 ditësh kur ka kërkesë për pjesëmarrje në programet e Agjencisë për NVM.
Neni 4 4.1. Vetëm ndërmarrjet e vogla dhe të mesme do të klasifikohen për asistencë që sigurohet në bazë të këtij ligji. 4.2. Një ndërmarrje e vogël është ndërmarrja e cila: a. i punëson deri në nëntë (9) punonjës; dhe b. gjatë 12 muajve paraprak ka pasur qarkullim total prej 500.000 Euro ose më pak. 4.3. Një ndërmarrje e mesme është ndërmarrja e cila: a. i punëson prej (dhjetë) 10 deri (dyzet e nëntë) 49 punonjës; dhe b. gjatë 12 muajve paraprak ka pasur qarkullim total prej 2.400.000 Euro ose më pak. 4.4. Nëse pronari kryesor dhe udhëheqësi i lartë i një ndërmarrje besojnë që i plotësojnë kushtet e nenit 4.2 ose 4.3 dhe dëshirojnë të marrin pjesë në një apo më shumë programe ose iniciativa të Agjencisë për NVM, atëherë ndërmarrja i dorëzon Agjencisë për NVM: (i) një letër ku kërkohet një pjesëmarrje e tillë, dhe (ii) një deklaratë, që jepet personalisht nga pronari kryesor dhe udhëheqësi i lartë, ku konfirmohet dhe verifikohet në mënyrë ligjore se ndërmarrja i plotëson kriteret e specifikuara në nenin 4.2 dhe 4.3. Çdo person i cili jep materiale të keqinterpretuara, pa marrë parasysh se a është bërë ky keqinterpretim me qëllim apo pa qëllim, do t’i nënshtrohet gjobës administrative prej 1.000 Euro, e cila do të shqiptohet nga Agjencia dhe të deponohet në Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës. Njëkohësisht, çdo person që ka paraqitur kërkesën në formë të tillë merr për obligim që brenda afatit prej tridhjetë (30) ditësh të korrigjojë të dhënat për numrin e punonjësve të ndërmarrjes dhe/ose vlerën e qarkullimit të saj. Çdo person i cili nuk e bënë me kohë ndryshimin e kërkuar do të konsiderohet që keqinterpretimin material e ka bërë me qëllim dhe do t’i nënshtrohet gjobës administrative të sipërpërmendur. Një ndryshim ose keqinterpretim do të konsiderohet si “material-provë” nëse ndikon në kategorizimin e ndërmarrjes si e “vogël” apo e “mesme” sipas këtij neni . 4.5. Përveç ndëshkimeve administrative personale të cekura në nenin 4.4, ndërmarrja në fjalë do të diskualifikohet nga pjesëmarrja në cilindo program apo iniciativë e Agjencisë për NVM, për një periudhë prej dy vitesh. 4.6. Përpos këtyre ndëshkimeve të parapara me nenin 4.4 dhe 4.5 vlejnë edhe ndëshkimet tjera të parapara, por që nuk kufizohen vetëm, me këtë ligj. KREU II Programet për nxitjen e krijimit dhe zhvillimit të NVM-ve Masat për krijimin dhe zhvillimin e NVM-ve - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The Government of Kosovo may authorize the Agency to support creating and developing a suitable environment for SMEs, considering limited administrative and budgetary resources.
Neni 5 Qeveria e Kosovës, pasi që t’i merr parasysh burimet e kufizuara administrative dhe buxhetore në Kosovë, mund të autorizojë Agjencinë që të mbështesë krijimin dhe zhvillimin e një mjedisi të përshtatshëm për NVM-të duke: a. punuar me huadhënësit në sektorin privat për të siguruar për NVM-të një qasje të drejtë dhe jo-diskriminuese në huazimet private dhe mundësitë tjera kredituese. b. punuar së bashku me kredidhënësit e sektorit privat për të identifikuar dhe minimizuar pengesat ligjore, administrative dhe/ose juridike të cilat pa nevojë e kufizojnë kredidhënjen në përgjithësi, apo kredidhënjen për NVM-të në veçanti. c. bashkëpunuar me Zyrën e Statistikave të Kosovës, për të mbledhur, analizuar, dhe shpërndarë statistika dhe shënime të tjera të cilat do të shërbenin për: (i) të kuptuar më mirë mjedisin ekonomik dhe komercial të NVM-ve, (ii) të ndihmuar në krijimin e politikave racionale me kosto të arsyeshme për NVM-të, (iii) të inkurajuar investime nga furnizuesit e sektorin privat të mallrave dhe shërbimeve, (iv) të mundësuar një zgjedhje të drejtë në vendimmarrje ndërmarrësve, huadhënësve, dhe konsumatorëve në lidhje me prodhimet dhe shërbimet e NVM-ve. d. bashkëpunuar me Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave, Ministrinë e Bujqësisë, dhe me autoritetet tjera publike, që të sigurojë që legjislacioni dhe praktikat administrative nuk i diskriminojnë në mënyrë të paarsyeshme ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. e. punuar dhe u takuar rregullisht me NVM-të për të identifikuar dhe zhvilluar propozime që eliminojnë ose minimizojnë barrierat ose kushtet burokratike të panevojshme, të tepërta, ose problematike, që rrjedhin nga një ligj ose instrument tjetër legjislativ, ose nga praktika e administratës publike. f. angazhuar shoqatat afariste, ato profesionale, OJQ-të dhe organizatat tjera qytetare në zhvillimin e infrastrukturës për mbështetjen e krijimit të NVM-ve dhe zhvillimin e tyre. g. siguruar që ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të kenë mundësi konkurrimi të drejtë dhe jo- diskriminues në kontratat Qeveritare. h. punuar me organizatat relevante ndërkombëtare dhe institucionet qeveritare për të krijuar mundësi tregtie jashtë Kosovës për prodhimet dhe shërbimet e llojeve të ndryshme me prejardhje nga Kosova . i. punuar me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe të tjerët për përpilimin e politikave dhe instrumenteve të nevojshme juridike për t’u siguruar NVM-ve rregulla më fleksibile mbi marrëdhëniet punëdhënës-punonjës; dhe j. lehtësuar komunikimin: (i) ndërmjet NVM-ve, (ii) ndërmjet NVM-ve dhe ndërmarrjeve të mëdha të cilat kanë nevojë për prodhimet ose shërbimet e NVM-ve, dhe (iii) ndërmjet NVM-ve dhe këshilltarëve, trajnerëve, profesionistëve privat që mund të ngrisin kapacitetin dhe nivelin e ekspertizës së NVM-ve. Qëllimet e mbështetjes së NVM-ve - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The provision states that SME support programs are meant to provide legal and regulatory support for private-sector and non-profit initiatives with specified development goals.
Neni 6 Synimi i programeve për mbështetjen e NVM-ve është sigurimi i mbështetjes ligjore dhe rregullative për të ndihmuar iniciativat e sektorin privat dhe jo-përfitues që: a) krijojnë një mjedis të favorshëm për ndërmarrësit privat, b) shtojnë numrin e të punësuarve, c) shtojnë eksportin dhe përshtatja ndaj tregut ndërkombëtar, d) shtimi i efikasitetit, cilësisë dhe e konkurrencës së NVM-ve, e) aplikimi i teknologjive dhe inovacioneve bashkëkohore, f) shtimi i numrit të subjekteve të NVM-ve, g) stimulimi i veprimtarive që nuk e ndotin ambientin. Përfituesit e programeve mbështetëse të NVM-ve - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: When carrying out its functions under Article 5, the Agency must take SMEs at an early stage, women-owned SMEs, and SMEs operating primarily in a area designated as especially poor into account.
Neni 7 Gjatë ushtrimit të funksioneve të cekura ne nenin 5, Agjencia duhet që të marrë parasysh NVM-të në fazën e tyre fillestare, NVM-të në pronësi të konsiderueshme të femrave si dhe NVM-të që veprimtarinë primare e ushtrojnë në një zonë që Ministria e Ekonomisë dhe Financave e ka përcaktuar si zonë veçanërisht të varfër. KREU III Themelimi i Agjencisë - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: This provision creates the Agency for support of small and medium enterprises.
Neni 8 8.1. Me këtë Ligj themelohet Agjencia për mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme (në tekstin e mëtejmë: Agjencia). 8.2. Agjencia themelohet në kuadër të Ministrisë, me qëllim të ushtrimit të detyrave që i jepen në bazë të këtij ligji. Agjencia e NVM-ve mundet gjithashtu të ndërmerr aktivitete të tjera për inkurajimin e organizatave private dhe jo-profitabile për zhvillimin e programeve dhe projekteve të tyre të cilat janë në dobi të NVM-ve. Selia e Zyrës - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The Government is responsible for drafting, approving, and issuing all subordinate acts under this law, and it must ensure those acts comply with the law.
Neni 9 9.1. Agjencia ka selinë e saj në Prishtinë. 9.2. Qeveria është përgjegjëse për hartimin, miratimin dhe nxjerrjen e të gjitha akteve nën-ligjore sipas këtij ligji. Qeveria duhet të sigurojë që të gjitha aktet nën-ligjore të jenë në pajtim me dispozitat e këtij ligji. Kapitali themeltar dhe operues i Agjencisë - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The Agency and its programs are funded from budget allocations, donations, contributions, and sponsorships, and the Agency is led by its Director.
Neni 10 Agjencia si dhe programet e veprimtaritë e saj financohet nga akordimi i mjeteve nga BKK-ja që destinohen për këtë qëllim, sipas ligjit vjetor mbi akordimet (ndarjet) buxhetore si dhe donacionet, kontributet dhe sponzorimet e entiteteve dhe personave juridik vendor dhe të huaj. Agjencia udhëhiqet nga Drejtori i Agjencisë. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The Director is proposed by the minister and appointed by the Government, and must meet specific eligibility conditions. The appointing body may dismiss the Director for listed performance, conduct, or criminal-conviction reasons.
Neni 11 11.1. Drejtori propozohet nga ministri dhe emërohet nga Qeveria. 11.2. Drejtori, për tu emëruar duhet të plotësojë këto kushte: a). të jetë banor i Kosovës, b). të posedojë diplomë universitare dhe së paku 5 vjet përvojë në punët përkatëse c). të mos i nënshtrohet ndikimit të jashtëm gjatë kryerjes së punëve të veta, d). të punojë me orar të plotë dhe të mos ketë punësim tjetër. 11.3. Shkarkimi i Drejtorit të Agjencionit bëhet nga organi që e ka emëruar sipas këtij ligji, për shkak të mungesës së aftësive profesionale, menaxhimit të dobët të resurseve njerëzore dhe materiale, sjelljes së keqe ose nëse është dënuar dhe shpallur fajtor për vepër penale me burgim më të gjatë se gjashtë muaj me ditën e fillimit të vuajtjes së dënimit. Drejtori i Agjencisë - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The Agency Director, with the Minister’s consent, approves the annual work plan and the agency’s organogram and staffing system, and supervises implementation of the program.
Neni 12 12.1. Drejtori i Agjencisë me pëlqimin e Ministrit të MTI-së, aprovon planin vjetor të punës së Agjencisë, me të cilin rregullon detajisht aktivitetet e Agjencisë për vitin kalendarik dhe mbikëqyrë realizimin e programit. 12.2. Drejtori i Agjencisë me pëlqimin e Ministrit aprovon organogramin dhe sistematizimin e vendeve të punës të domosdoshme për kryerjen e veprimtarive për të cilat është themeluar kjo Agjenci. Punëtorët e Agjencisë konsiderohen si nëpunës civil në pajtim me Rregulloren 2001/36. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The Agency’s Director must submit the Agency’s organogram, staffing structure/job descriptions, and financial plan to the Minister within 30 days.
Neni 13 13.1. Në afat prej 60 ditësh nga hyrja në fuqi e këtij ligji, duhet të emërohet Drejtori i Agjencisë. 13.2. Drejtori i Agjencisë është i obliguar në afat prej 30 ditësh ti prezantojë Ministrit organogramin e Agjencisë, sistematizimin me përshkrimin e vendeve të punës dhe planin financiar për funksionimin normal të Agjencisë. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The Agency’s working hours are the same as the Ministry of Trade and Industry’s working hours.
Neni 14 Orari i punës së Agjencisë është identik me orarin e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The Agency must inform the public about the conditions, deadlines, and manner of its services, and it must also publish schedules in the media when it organizes presentations, seminars, and consultative or scientific meetings.
Neni 15 15.1. Agjencia kohë pas kohe njofton opinionin lidhur me kushtet, afatet dhe mënyrën e ofrimit të shërbimeve të Agjencisë. 15.2. Me rastin e organizimit të prezantimeve, seminareve dhe takimeve konsultative dhe shkencore, Agjencia është e obliguar që përveç ftesave orarin ta publikojë edhe në mjetet e informimit. Mbikëqyrja - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The Agency is accountable to the Ministry of Trade and Industry, must send six-month reports to the Minister and Government, and the Government approves the Agency’s financial plan and final account.
Neni 16 16.1. Agjencioni i jep përgjegjësi për aktivitetet e tij Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, në përputhje me ligjin. 16.2. Agjencia do t’i sigurojë Ministrit dhe Qeverisë raporte gjashtë-mujore. 16.3. Qeveria lejon dhe aprovon planin financiar dhe llogarinë përfundimtare të Agjencisë. KREU IV Hyrja në fuqi dhe zbatimi i ligjit - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: This article says the law enters into force after approval by the Assembly of Kosovo and promulgation by the Special Representative.
Neni 17 Ky ligj hyn në fuqi pas miratimit nё Kuvendin e Kosovës dhe shpalljes nga ana e Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përhershëm të Kombeve të Bashkuara Më 8 shtator 2005 UNMIK/REG/2005/44
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 02/L-5 PËR MBËSHTETJEN E NDËRMARRJEVE TË VOGLA DHE TË MESME
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in