LIGJI NR. 02/L-50 PËR KUJDESIN SHËNDETЁSOR EMERGJENT
This provision is the preamble to the Emergency Health Care Law and states that the law is adopted to provide a legal basis for regulating, advancing, and improving emergency health care.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 02/L-50
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This provision is the preamble to the Emergency Health Care Law and states that the law is adopted to provide a legal basis for regulating, advancing, and improving emergency health care. This article defines key terms used in the law on emergency medical services. This provision says the law sets out how the emergency medical service in Kosovo is organized, operated, and financed. Emergency medical service applies at primary and secondary levels, at the reference centers for Kosovo at the University Clinical Center of Kosovo, and in the Emergency Service of the Kosovo Protection Corps. Emergency medical care is ensured through the work of emergency health services and emergency health workers.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 02/L-50 PËR KUJDESIN SHËNDETЁSOR EMERGJENT
Showing 51 of 51
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This provision is the preamble to the Emergency Health Care Law and states that the law is adopted to provide a legal basis for regulating, advancing, and improving emergency health care.
GAZETA ZYRTARE E INSTITUCIONEVE TË PËRKOHSHME TË VETËQEVERISJES NË KOSOVË / PRISHTINË :VITI I / NR. 2 / 01 KORRIK 2006 Ligji Nr. 02/L-50 PËR KUJDESIN SHËNDETЁSOR EMERGJENT Kuvendi i Kosovës, Në bazë të Kreut 5.1 (ë) dhe 9.1.26 (a) të Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë (Rregullorja e UNMIK-ut Nr. 2001/9 e datës 15 Maj 2001), Me qëllim të vënies së bazës ligjore për rregullimin, përparimin dhe përmirësimin e kujdesit shëndetësor emergjent, Miraton: LIGJI PËR KUJDESIN SHËNDETЁSOR EMERGJENT KAPITULLI I PËRKUFIZIMET
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law on emergency medical services.
Neni 1 Termet e përdorura për qëllimet e këtij Ligji kanë kuptimet vijuese: “Ambulancë ajrore” nënkupton aeroplanin, helikopterin e përdorur për transportin e pacientëve të sëmurë apo të lënduar të cilëve u nevojitet kujdesi mjekësor. “Shërbimi i ambulancës ajrore” nënkupton dhënien e kujdesit dhe transportin emergjent në, apo nga vendi i ngjarjes për në spital. “Auto ambulanca” nënkupton automjetin motorik të konstruktuar dhe të pajisur në mënyrë speciale, apo një ambulancë ajrore që parashihet të përdoret për transport emergjent të pacientëve. “Sistemi i shërbimit emergjent mjekësor” paraqet sistemin i cili siguron menaxhimin e personelit, mundësive dhe pajisjeve, për një shpërndarje efektive dhe të koordinuar në një hapësirë të caktuar gjeografike, të një shërbimi mjekësor në kushtet e emergjencës, që ndodh qoftë si rezultat i gjendjes së pacientit apo si rezultat i fatkeqësive natyrore apo situatave të ngjashme, shërbim ky që administrohet nga një institucion publik ose privat jo profitabil i cili ka autoritet dhe mjete materiale për të siguruar administrim efektiv të këtij sistemi. “Mjek i emergjencës” është mjeku i cili përveç shkollimit adekuat dhe licencës për punë ka të kryer edhe një stazh të emergjencës të paraparë nga programi i Departamentit të emergjencave mjekësore. “Mjek specialist i emergjencës” nënkupton specialistin i cili ka kryer specializimin nga Mjekësia emergjente, i testuar nga komisioni të cilin e ka autorizuar Bordi Qendror për specializime. “ Infermier i emergjencës” është personi i cili përveç shkollimit të mesëm mjekësor ka të kryer edhe kurse trajnimi dhe ka certifikimin për emergjencë. “ Infermier kardiak” nënkupton personin i cili është trajnuar dhe certifikuar në kurset e emergjencës mjekësore dhe ka të kompletuar trajnimin shtesë në MAKJ, të aprovuar nga Departamenti i emergjencës mjekësore. “Gjendja emergjente mjekësore”, nënkupton gjendjen me simptome akute, çrregullime psikike, dhe/ose simptome të abuzimit me substanca abusive, tek të cilat mungesa e kujdesit të menjëhershëm mund të rezultojë me rrezikim serioz të jetës. “Departamenti i emergjencës mjekësore”, është pjesë e Shërbimit të emergjencës mjekësore, i cili merret gjithanshëm me trajtimin e pacientit emergjent, diagnostifikimin dhe stabilizimin e plotë të tij në kuadër të spitaleve regjionale. “Departamenti universitar i emergjencës mjekësore”, paraqet institucionin referent në shërbimin emergjent mjekësor, i cili përveç trajtimit të pacientëve emergjent, ndihmon edhe në përpilimin e protokolleve, zhvillimin e trajnimeve, specializimin e Mjekësisë Emergjente, ekzaminimin dhe certifikimin e punëtorëve shëndetësorë nga kjo lëmi, ndihmon emergjencën mjekësore në nivelin primar dhe sekondar, në resurse humane dhe edukim të vazhdueshëm. “Sistemi i komunikimit në Shërbimin emergjent mjekësor–SKEM”, është shërbimi i ndërlidhjes vertikale dhe horizontale të shërbimeve të emergjencës, që përdor telefonin publik, kodin e posaçëm të radiovalëve tokë-tokë dhe tokë-ajër, si dhe telemjekësinë dhe teknologjinë tjetër bashkëkohore në këtë aspekt, në shërbim të pacientit, të pajisjeve mjekësore dhe personelit mjekësor emergjent. “Zyra për Shërbimin emergjent mjekësor në Ministrinë e shëndetësisë”, është organi kompetent i cili koordinon dhe zbaton politikat shëndetësore të Ministrisë në Shërbimin emergjent mjekësor. KAPITULLI II DISPOZITAT THEMELORE - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This provision says the law sets out how the emergency medical service in Kosovo is organized, operated, and financed.
Neni 2 Me këtë Ligj përcaktohet organizimi, veprimtaria dhe financimi i Shërbimit emergjent mjekësor në Kosovë. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: Emergency medical service applies at primary and secondary levels, at the reference centers for Kosovo at the University Clinical Center of Kosovo, and in the Emergency Service of the Kosovo Protection Corps.
Neni 3 Shërbimi emergjent mjekësor zbatohet në nivel parësor, dytësor, në Qendrat referente për Kosovë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës si dhe në shërbimin Emergjent të Trupave të Mbrojtjes së Kosovës. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Emergency medical care is ensured through the work of emergency health services and emergency health workers.
Neni 4 Kujdesi i shërbimit emergjent mjekësor sigurohet me ushtrimin e veprimtarisë së shërbimeve shëndetësore emergjente dhe punëtorëve shëndetësorë emergjent. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Emergency medical service is provided by carrying out emergency health activities in the public and private sectors.
Neni 5 Shërbimi emergjent mjekësor sigurohet me zbatimin e veprimtarisë shëndetësore emergjente në sektorin publik dhe privat. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Emergency medical activity is organized to provide adequate emergency healthcare for residents in normal conditions and in a state of emergency.
Neni 6 6.1. Veprimtaria emergjente mjekësore organizohet me qëllim të sigurimit të kujdesit emergjent shëndetësor adekuat për banorët, në kushte normale dhe në rrethana të gjendjes së jashtëzakonshme. 6.2. Veprimtaria emergjente mjekësore siguron shërbimin emergjent për banorët nëpërmjet të zbatimit të masave dhe metodave bashkëkohore të shkencës së Mjekësisë emergjente dhe të shkencave të lidhura me të si dhe nëpërmjet të ndjekjes të vazhdueshme të rezultateve të tyre. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: This activity is financed under the Kosovo Health Law through a separate budget line within the budget of the relevant institutions.
Neni 7 Financimi i kësaj veprimtarie përcaktohet me Ligjin për Shëndetësi të Kosovës në linjë të veçantë buxhetore, brenda buxhetit të institucioneve gjegjëse. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The emergency medical service is described as an activity of special social and strategic interest.
Neni 8 Shërbimi emergjent mjekësor është veprimtari me interes të veçantë shoqëror dhe strategjik. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The emergency medical service must secure and implement a unique interlinking communication system.
Neni 9 Shërbimi emergjent mjekësor siguron dhe zbaton sistemin unik të komunikimit ndërlidhës, përbrenda institucioneve emergjente shëndetësore si dhe ndërlidhjet me institucionet me veprimtari emergjente: me TMK-në, SHPK-në, KFOR-in dhe shërbimin e zjarrfikësve. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The emergency medical service must ensure and implement the unique information system.
Neni 10 Shërbimi emergjent mjekësor siguron dhe zbaton sistemin unik informativ. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The emergency health service activity is subject to legal and professional supervision by the Ministry of Health through the Office for Emergency Medical Service.
Neni 11 Veprimtaria e Shërbimit emergjent shëndetësor i nënshtrohet mbikëqyrjes ligjore dhe profesionale që siguron Ministria e Shëndetësisë nëpërmes Zyrës për shërbim emergjent mjekësor. KAPITULLI III PARIMET E SHËRBIMIT EMERGJENT MJEKËSOR - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Emergency medical services must be provided to residents, temporary visitors, and transiting non-residents, with no co-financing.
Neni 12 12.1. Shërbimet emergjente mjekësore realizohen për të gjithë banorët e Kosovës dhe për banorët jo kosovar që ndodhen me qëndrim të përkohshëm ose janë duke kaluar nëpër Kosovë. 12.2. Shërbimi emergjent mjekësor duhet të realizohet në kohë optimale për pacientë me rrezikshmëri të lartë jetësore. Përcaktimi i kohës optimale duhet të mbështetet në protokollet dhe normat e aprovuara. 12.3. Shërbimi emergjent mjekësor ofrohet pa marrë parasysh rrethanat kondicionuese në bashkëveprim me emergjencat tjera: zjarrfikësit, SHPK-në, TMK-në dhe KFOR-in. 12.4. Të drejtat e pacientëve duhet të respektohen në pajtim me Ligjin në fuqi. 12.5. Përgjegjësia e lartë për diagnostifikim të shpejtë dhe vendim të shpejtë për procedurat trajtuese për pacientët që kanë jetën në rrezik. 12.6. Në shërbimet emergjente nuk duhet të ketë bashkëfinancim. Kompensimin për Shërbimet emergjente e marrin përsipër: Ministria e Shëndetësisë, kompanitë kontraktuese të sigurimeve shëndetësore, donatorët dhe shtetet për qytetarët e vet. 12.7. Financimi i Shërbimeve emergjente mjekësore realizohet sipas Ligjit për Shëndetësi të Kosovës. KAPITULLI IV SHËRBIMI EMERGJENT MJEKËSOR - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Emergency medical service must be provided without co-payment to all emergency patients in public and private institutions.
Neni 13 Shërbimi emergjent mjekësor zbatohet pa bashkëpagesë për të gjithë pacientët emergjent në institucionet publike dhe private. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Ky nen liston format e shërbimeve emergjente shëndetësore dhe përcakton si organizohen, përkujdesen dhe pajisen shërbimet emergjente mjekësore.
Neni 14 14.1. Format e Shërbimeve emergjente shëndetësore që zbatohen në institucionet publike dhe private janë: a) Shërbimi emergjent mjekësor paraspitalor; b) Shërbimi emergjent mjekësor spitalor. 14.2. Shërbimi emergjent mjekësor spitalor përfshinë: a) Shërbimin Emergjent Mjekësor; b) Shërbimin Emergjent Traumatik; c) Shërbimin Emergjent Mjekësor Intenziv; d) Shërbimin Emergjent Toksikologjik me Observimin Toksikologjik; e) Shërbimin Emergjent Mjekësor me Observimin Internistik-kardiologjik; f) Shërbimin Emergjent Pediatrik; g) Shërbimin Emergjent Gjinekologjik. h) Shërbimi Emergjent Psikiatrik. 14.3. Të gjitha shërbimet emergjente spitalore bashkërenditen në Departamentin e emergjencave mjekësore të institucionit përkatës. 14.4. Shërbimi emergjent mjekësor përkujdeset për të gjitha entitetet emergjente: a) Emergjencat internistike; b) Emergjencat infektive; c) Emergjencat kirurgjike; d) Emergjencat pediatrike; e) Emergjencat gjinekologjike; f) Emergjencat toksikologjike; g) Emergjencat neurologjike; h) Emergjencat psikiatrike; i) Emergjenca geriatrike j) Dhimbjet akute. 14.5. Shërbimi emergjent mjekësor trajton të gjithë pacientët e traumatizuar: a) Pacientët e traumatizuar në komunikacion; b) Pacientët e traumatizuar në vendin e punës; c) Pacientët e traumatizuar në kushte familjare; d) Pacientët e traumatizuar me armë zjarri; e) Pacientët e traumatizuar me armë të ftohta; f) Pacientët me djegie, mbytje në ujë, mërdhirje. 14.6. Shërbimi emergjent mjekësor përkujdeset për rastet: a) Tentim vetëvrasje: 1. me armë; 2. me mjete kimike dhe barna; 3. forma tjera të vetëvrasjes. 14.7. Shërbimi emergjent mjekësor përkujdeset edhe për pacientët që simulojnë sëmundje dhe siptome akute 14.8. Shërbimi emergjent mjekësor përkujdeset për banorët, popullatën ose një pjesë të popullatës në gjendje të jashtëzakonshme, në bashkëveprim me zjarrfikësit, policinë dhe TMK- në: a) me rastin e fatkeqësive masovike; b) me rastin e zjarreve, vërshimeve; c) me rastin e tërmetit, rrëshqitjes së dheut; d) të shembjes së orteqeve të mëdha të borës; e) me rastin e lëndimeve dhe helmimeve masovike; f) në rast të bioterrorizmit. (g) me rastin e epidemive dhe pandemive eventuale. 14.9. Shërbimi emergjent mjekësor, sipas vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për gjendje të jashtëzakonshme, bashkë me institucionet emergjente vendore, organizohen për mbrojtjen shëndetësore të popullatës. 14.10. Barnat dhe materiali sanitar i nevojshёm për shërbimet emergjente duhet të jenë në listën esenciale të barnave. 14.11. Të gjitha pajisjet mjekësore për departamentet e emergjencës sigurohen nga Institucionet përkatëse. KAPITULLI V ORGANIZIMI DHE ZBATIMI I SHËRBIMIT EMERGJENT MJEKËSOR - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Emergency medical services are described as a unique organization within the health care system.
Neni 15 15.1. Shërbimi emergjent mjekësor përbën një organizim unik në kuadër të sistemit të kujdesit shëndetësor. 15.2. Shërbimi emergjent mjekësor organizohet dhe zbatohet në nivelin: a) Parësor; b) Dytësor, dhe c) Qendra referente. 15.3. Veprimtaria në këto nivele realizohet në përputhje me strategjinë shëndetësore dhe politikat e bazuara mbi burimet ekzistuese. ( - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: The emergency medical service must operate continuously 24 hours a day at all levels.
Neni 27, paragrafi 2 i Ligjit për Shëndetësi). 15.4. Shërbimi emergjent mjekësor veprimtarinë e vet e zhvillon 24 orë pandërprerë në të gjitha nivelet. 15.5. Në të gjitha nivelet zhvillohet edukimi i vazhdueshëm profesional. 15.6. Me edukim të vazhdueshëm udhëheq Departamenti i Emergjencave mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. 15.7. Në të gjitha nivelet sigurohen barnat nga lista esenciale, barnat tjera dhe materiali sanitar. Shërbimi emergjent mjekësor në kujdesin parësor shëndetësor - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Primary emergency medical services are organized by health zones, and municipalities are responsible for developing them in their own zone.
Neni 16 16.1. Shërbimi emergjent mjekësor parësor organizohet nëpër zona shëndetësore. Zonat shëndetësore në këtë aspekt janë territoret komunale të Kosovës. 16.2. Komunat janë përgjegjëse për zhvillimin e emergjencës mjekësore parësore në zonën e vet shëndetësore, në bashkëpunim me Zyrën për Shërbime Emergjente Mjekësore në Ministrinë e Shëndetësisë. 16.3. Në Qendrën e mjekësisë familjare, shërbimi emergjent mjekësor vepron si organizim i veçantë- emergjenca mjekësore. 16.4. Qendra dispeçerike organizohet në qytete të mëdha, ku tejkalohet mundësia e veprimit në qendra mjekësore familjare. 16.5. Ky shërbim veprimtarinë e vet e zhvillon 24 orë pandërprerë, në ndërrime 12, ose 8 orëshe. 16.6. Personeli mjekësor dhe jo mjekësor i Qendrës emergjente në Shërbimin emergjent parësor, përbëhet nga: a) Specialisti i Mjekësisë Emergjente; b) Mjeku në Emergjencën mjekësore; c) Infermier i emergjencës; d) Personi i ndihmës. 16.7. Përgjegjës i Emergjencës mjekësore në Qendrën e Mjekësisë familjare është specialisti i Mjekësisë Emergjente. Në mungesë të tij, këtë funksion e kryen mjeku në emergjencë. 16.8. Stafi mjekësor i emergjencës trajnohet dhe certifikohet prej Bordit Certifikues të Departamentit të emergjencave mjekësore të Qendrës Universitare. Certifikimi bëhet në kurset e mjekësisë emergjente: mbështetja bazike e jetës, mbështetja e avancuar kardiake e jetës, mbështetja themelore e jetës traumatike, mbështetja e jetës pediatrike, mbështetja e jetës gjinekologjike 16.9. Validiteti i kurseve të emergjencës mjekësore zgjatë dy vjet. Pas skadimit dyvjeçar, stafi ricertifikohet sipas këtij Ligji. 16.10. Nëse stafi mjekësor nuk ricertifikohet, konsiderohet i pa autorizuar dhe i pa kualifikuar për punë në emergjencë. Stafi i pa certifikuar dhe i pa licencuar nuk mund të punojë në emergjencë. Shërbimi i autoambulancës - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Ambulance services must meet staffing, equipment, insurance, and protocol requirements, and cannot be licensed or have licenses renewed unless the ambulance is insured.
Neni 17 17.1. Shërbimi i autoambulancës është sektor i emergjencës paraspitalore që merret me ndihmën dhe transportin e pacientëve të sëmurë ose të lënduar. Ky shërbim duhet t’i plotësoj të gjitha kushtet me resurse dhe pajisje, për transportimin e pacientëve emergjentë, i cili mund të jetë shoqëror, të merret me qira ose të privatizohet. 17.2. Secili Shërbim emergjent duhet të ketë në funksion së paku dy autoambulanca për transportin e pacientëve emergjent, të pajisura sipas protokollit. Numrin e autoambulancave e përcakton numri i banorëve të një zone. 17.3. Secila autoambulancë duhet të ketë dëshminë e sigurimit, të lëshuar nga një kompani sigurimesh të Kosovës. 17.4. Asnjë ambulancë nuk duhet të licencohet dhe asnjë licencë nuk duhet përtërirë derisa autoambulanca të ketë sigurim. 17.5. Shërbimi i autoambulancës duhet të organizohet në bashkësitë lokale si nëndegë e shërbimit emergjent të zonës shëndetësore. 17.6. Shërbimi i autoambulancës për transportin neonatal duhet të plotësoj kushtet e posaçme sipas protokollit për transportin neonatal. 17.7. Secili maternitet në territorin e komunës, patjetër duhet të krijoj kushte për transportin neonatal. 17.8. Për personelin e autoambulancës duhet të sigurohet trajnim specifik të kujdesit të emergjencës. 17.9. Shoferi i autoambulancës duhet të trajnohet për kushtet e mirëmbajtjes, ngasjen taktike, sigurimin nga incidentet, komunikimin si dhe të ketë aftësi për reagimin primar. Shoferí duhet të certifikohet në kursin e Mbështetjes Bazike të Jetës dhe të lejohet që të ndihmoj pacientët nëse paraqitet nevoja. 17.10. Secila autoambulancë duhet të ketë pajisje dhe mjete të komunikimit sipas protokollit për transportin e pacientëve. 17.11. Shërbimi i autoambulancës për punën e vet i jep llogari Udhëheqësit të Shërbimit emergjent mjekësor dhe Zyrës për Shërbime emergjente mjekësore në Ministrinë e Shëndetësisë. Veprimtaria e Shërbimit emergjent mjekësor parësor - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The primary emergency medical service must provide basic emergency care activities and, to operate, the zone’s emergency service must first create the required basic conditions under the relevant protocols.
Neni 18 18.1. Veprimtaria themelore e Shërbimit emergjent mjekësor parësor është: a) Trajtimi i pacientëve emergjentë paraspitalorë; b) Reagimi i shpejtë në thirrje; c) Trajtimi i pacientëve në vendin e ngjarjes; d) Transporti i sigurt dhe trajtimi gjatë transportit; e) Stabilizimi i pacientit emergjent në emergjencë; f) Transporti pas stabilizimit deri në Qendrën emergjente. 18.2. Për të zhvilluar këtë veprimtari çdo emergjencë e zonës shëndetësore, së pari duhet të krijoj kushtet themelore sipas protokolleve për Emergjencë mjekësore paraspitalore të nxjerra me akt nënligjor. 18.3. Kushtet themelore për veprimtarinë e emergjencës mjekësore janë: a) Territori; b) Pacientët emergjentë; c) Hapësira e nevojshme për trajtimin e pacientëve emergjent; d) Pajisjet e domosdoshme për trajtimin e këtyre pacientëve; e) Autoambulancat për transportin e pacientëve emergjent me të gjitha pajisjet sipas protokollit; f) Resurset njerëzore të domosdoshme për punë në emergjencë. 18.4. Territori paraqet hapësirën gjeografike në të cilën shtrihet zona e veprimit të Shërbimit emergjent mjekësor. Në këtë zonë shërbimi emergjent reagon në thirrjet emergjente dhe kryen të gjithë aktivitetin e vet. 18.5. Pacientët emergjentë janë pacientë të sëmurë akutë ose të lënduar rëndë në territorin e zonës shëndetësore. 18.6. Hapësira paraqet lokacionin e nevojshëm dhe të pajisur për trajtimin e pacientëve emergjent dhe emërtohet si Emergjencë mjekësore. Hapësira e Emergjencës mjekësore duhet të këtë qasje të përshtatshme për autoambulancën si dhe qasje të lehtë për karrocë të invalidëve. Hapësira e emergjencës duhet të këtë komoditet të mjaftueshëm për lëvizshmëri të personelit dhe pacientëve pa penguar të tjerët. Domosdoshmërisht duhet bërë ndarja në bokse për emergjencë mjekësore dhe Emergjencë traumatike. 18.7. Pajisjet mjekësore janë mjetet me të cilat bëhet diagnostifikimi dhe trajtimi i pacientëve emergjentë. Këto pajisje duhet të jenë: a) Pajisjet për emergjencën Mjekësore; b) Pajisjet për ambulancë. 18.8. Pajisjet dhe mjetet për Emergjencën mjekësore dhe për ambulancë duhet të kompletohen sipas protokollit për pajisjen e emergjencës mjekësore dhe ambulancës të hartuar nga Departamenti i Emergjencave Mjekësore. 18.9. Resurset njerëzore të emergjencës mjekësore janë punëtorët mjekësorë (Mjeku, Specialist i Mjekësisë emergjente, mjeku në emergjencë, infermieri ose infermierja e emergjencës), dhe punëtorët jomjekësor (shoferi i ambulancës, punëtori higjienist, bartësi i emergjencës. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The Municipal Health Authority and the Office for Emergency Medical Services assess the emergency medical service, professional work quality, and the public’s view of that service.
Neni 19 Veprimtarinë e Shërbimit të Emergjencës mjekësore, kualitetin e punës profesionale, dhe vlerësimin e popullatës në lidhje me këtë shërbim e vlerëson Autoriteti Shëndetësor Komunal dhe Zyra për Shërbime Emergjente Mjekësore. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Medical emergency services must have a communication system that uses screened communication methods, including voice connection, the public medical emergency phone number, direct communication with staff, and telemedicine.
Neni 20 Emergjenca mjekësore duhet të këtë sistemin komunikues i cili shfrytëzon komunikim skrining: a) lidhjen me zë; b) Numrin e telefonit publik të emergjencës mjekësore; c) Lidhje komunikuese direkte me personelin; d) Telemjekësinë. Qendra emergjente mjekësore dispeçerike - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Large medical centers may need a dispatch center, and dispatch centers must have ambulances, communication links, trained staff, and in some cases air transport capacity.
Neni 21 21.1. Qendrat e mëdha mund të kenë më shumë se një emergjencë mjekësore. Njëra nga këto duhet të organizohet si Qendër Dispeçerike, roli i së cilës do të jetë trajtimi i pacientëve emergjent në vendin e ngjarjes dhe transporti deri në Qendrën Emergjente spitalore dhe më tutje në nivelin terciar. 21.2. Qendrën dispeçerike e karakterizon numri i mjaftueshëm i ambulancave për të mbuluar tërë zonën shëndetësore komunale, të pajisura sipas protokollit. 21.3. Qendra Dispeçerike udhëheq me sistemin komunikues në rajonin e vet si dhe mbanë lidhjet komunikative me emergjencat tjera, në rend të parë me TMK-në, policinë, zjarrfikësit dhe me Qendrën Emergjente Universitare. 21.4. Qendra dispeçerike, kur të krijohen kushtet, duhet të këtë edhe Ambulancë Ajrore, ose Medikopter shtetëror ose privat, të pajisur sipas protokollit. 21.5. Qendra dispeçerike duhet të këtë kuadër profesional të trajnuar enkas për transportin tokësor dhe ajror të pacientëve emergjentë. 21.6. Qendra dispeçerike e Prishtinës, në rast emergjencave masive, në bashkëpunim me Batalonin 40 të Mjekësisë së TMK-së, merr rolin kyç në evakuimin dhe ndihmën e popullatës së rrezikuar në tërë territorin e Kosovës. 21.7. Në situata të jashtëzakonshme, kjo qendër i nënshtrohet akteve nënligjore mbi situatat e jashtëzakonshme. 21.8. Financimi i Qendrës dispeçerike bëhet sipas Ligjit për Shëndetësi të Kosovës, nga komuna, sigurimet shëndetësore dhe donacionet. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: The emergency medical service in secondary healthcare is made up of the network of emergency departments in hospitals.
Neni 22 Shërbimin emergjent mjekësor në kujdesin shëndetësor dytësor e përbën rrjeti i departamenteve të emergjencave në spitale. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: The emergency department must provide detailed medical examinations, stabilization, and admission or transfer to a tertiary center after stabilization for all patients brought in an emergency state.
Neni 23 Departamenti i emergjencës duhet të siguroj ekzaminim të hollësishëm mjekësor të të gjithë pacientëve që sjellën në një gjendje emergjente, stabilizimin e tyre dhe pranimin, ose transferin në qendrën terciare pas stabilizimit. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: The hospital emergency department must fully stabilize emergency patients, within the institution’s capacity.
Neni 24 Departamenti i emergjencës të një spitali, bënë stabilizimin e plotë të pacientëve emergjentë, brenda kapaciteteve të institucionit. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: The emergency department may transfer an emergency patient to another hospital only after the patient is stabilized, and only if there are no appropriate staff or beds.
Neni 25 Për stabilizimin e plotë të një gjendjeje emergjente, Departamenti i emergjencës mbështetët në përkrahjen e mjekëve specialist që disponon spitali. Në mungesë të kuadrit gjegjës dhe shtretërve, vetëm pas stabilizimit të pacientit emergjent, Departamenti mund të transferoj pacientin në spitalin tjetër. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: The emergency department’s scope of activity is set out in Chapter V.
Neni 26 26.1. Fushë veprimtaria e departamentit të emergjencës është si në Kapitulli V, - 16.6 Verify source ↗
Neni 16.6
AI-assisted research summary: Emergency hospital departments must have examination/monitoring/treatment rooms and needed equipment, and they work under emergency department protocols.
Neni 16.6. 26.2. Veprimtarinë shëndetësore të Departamentit të emergjencës e kryejnë specialistët e emergjencës dhe të lëmive tjera të caktuara për trajtimin e pacientëve emergjentë. 26.3. Secili Departament i emergjencës spitalore duhet të këtë: a. Bokset për ekzaminim, monitorim dhe trajtim të pacientëve emergjentë. b. Aparaturat dhe mjetet e nevojshme për trajtim. 26.4. Departamenti i emergjencës spitalore punon me protokollet e emergjencës spitalore. 26.5. Me Departamentin udhëheqë përgjegjësi i cili i referohet Drejtorit të spitalit, Autoritetit shëndetësor dhe Zyrës për Shërbime Emergjente në Ministrinë e Shëndetësisë. 26.6. Financimi i Departamentit të emergjencës spitalore bëhet me linjën e veçantë për emergjencën mjekësore të Buxhetit të Ministrisë së Shëndetësisë. Transferi i pacientëve - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Patient transfers between a hospital and a tertiary hospital may be made only after the stated conditions are met.
Neni 27 Transferi i pacientëve nga një spital në spital terciar dhe anasjelltas mund të bëhet pas plotësimit të këtyre kushteve: a) Pajtueshmëria e pacientit përveç në rastet me status mental të alteruar; b) Pas stabilizimit me mundësitë e spitalit; c) Pajtimi i mjekut që e pranon; d) Spitali që e pranon duhet të pajtohet dhe të sigurojë trajtim, nga spitali nuk kërkohet që të pranojë transferin nëse nuk ka kapacitet të duhur; e) Transporti i pacientit duhet të jetë i përshtatshëm me ambulancë të duhur dhe të kompletuar me pajisje dhe radiolidhje, me personel të trajnuar si duhet dhe me përcjellës të ambulancës; f) Kopjet e historisë të pacientit duhet të shkojnë bashkë me pacientin; g) Transferi mund të refuzohet për dy arsye: 1). nuk ka vend të lirë; 2). nuk ka specialist përkatës dhe pajisje adekuate për trajtim të pacientit. KAPITULLI VI EMERGJENCA MJEKËSORE UNIVERSITARE - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: The university emergency medicine department is the reference institution for medical emergencies in Kosovo and has administrative, academic, and clinical coordination responsibilities.
Neni 28 28.1. Departamenti Universitar i Emergjencës Mjekësore është institucion referent i emergjencës mjekësore në Kosovë, me seli në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, dhe paraqet sintezën e një kompleksi: a) Administrativ; b) Akademik dhe c) Klinik. 28.2. Struktura administrative e Departamentit të emergjencës përkujdeset për: a) Certifikimin; b) Sistemin e pajisjeve; c) Sistemin informativ shëndetësor emergjent; d) Sistemin e Traumave; e) Komunikimin; f) Legjislacionin. 28.3. Në aspektin akademik, Departamenti i emergjencës bartë përgjegjësinë e vet: a) Aspektin universitar- raporti me Fakultetin e Mjekësisë në zhvillimin e specializimit në Mjekësinë Emergjente; b) Kultivon bashkëpunim të ngushtë me shkollën e Infermierisë (shkollën e Mesme dhe Fakultetin); c) Kryen trajnimet në kurset e Mjekësisë emergjente në të gjitha nivelet; d) Përkujdeset dhe përgatitë programin e specializimit; e) Zhvillon laboratorin e Shëndetit Publik; f) Kujdeset për edukimin e vazhdueshëm 28.4. Në aspektin klinik, Departamenti bashkërendit detyrat me: a) Spitalet, e veçmas me Departamentet e emergjencave të spitaleve; b) Me emergjencat mjekësore në Qendrat familjare; c) Me sistemin e ambulancave; d) Me popullatën. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: The university emergency medicine department must cover and develop the necessary services for treating emergency and critical patients, stabilizing them, observing them, and transferring them to the appropriate ward or discharging them home after final stabilization.
Neni 29 Departamenti universitar i emergjencës mjekësore përfshinë dhe zhvillon të gjitha lëmitë e domosdoshme për trajtimin e pacientëve emergjent dhe kritik, stabilizimin e tyre, observimin deri në stabilizimin e kënaqshëm dhe transferin e tyre në repartet gjegjëse sipas gjendjes klinike, ose lëshimin në shtëpi pas stabilizimit definitiv: a) Qendrën Emergjente; b) Mjekimin Intensiv; c) Traumën; d) Observimin Internistik/kardiologjik; e) Observimin Toksikologjik; f) Diagnostikën laboratorike emergjente dhe toksikologjike; g) Diagnostikën rentgenologjike (Rtg. mobil dhe fiks, CT, Rezonancën Magnetike). - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: The Department must create working conditions, provide the appropriate staff, and prepare work regulations and protocols for these units.
Neni 30 Për të gjitha këto njësi, Departamenti krijon kushtet e punës, siguron kuadrat gjegjëse dhe përpilon rregulloret dhe protokollet e punës. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: Work in the department is carried out continuously 24 hours, in shifts of 8, 12, and 24 hours.
Neni 31 Puna në Departament zhvillohet pandërprerë 24 orë, gjegjësisht në ndërrime 8, 12 dhe 24 orësh. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: The Department must secure its own medical staff and organize on-call work with other clinics; some of them may be placed in a call system.
Neni 32 Departamenti siguron kuadrat e veta mjekësore dhe në bashkëpunim me klinikat tjera organizon punën në kujdestari. Një pjesë e tyre mund të vendoset në sistemin e thirrjes. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: The Head of Department must cooperate closely with the Medical Director, Executive Director, and the Emergency Services Office in the Ministry of Health, and refer professional and organizational work to those structures.
Neni 33 Udhëheqësi i Departamentit bashkëpunon ngushtë me Drejtorin Mjekësor, Drejtorin Ekzekutiv dhe Zyrën për Shërbime Emergjente në Ministrinë e Shëndetësisë dhe për punën profesionale e organizative i referohet këtyre strukturave. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: The Department is financed from a separate budget line in the institution’s budget, the health insurance fund, and various donations.
Neni 34 Financimi i Departamentit bëhet nga linja buxhetore e veçantë në buxhetin e institucionit përkatës, fondi i sigurimeve shëndetësore dhe nga donacionet e ndryshme. KAPITULLI VII SISTEMI I TRAJTIMIT TË TRAUMËS - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: The trauma treatment system is organized in special emergency organizations and trauma centers, and the Ministry’s emergency office has powers to manage and organize it. QKUK and hospitals must organize trauma treatment services according to the assigned protocol and level.
Neni 35 35.1. Sistemi i trajtimit të traumës është një hallkë shumë e rëndësishme e Shërbimit të emergjencës mjekësore, me interes të veçantë shoqëror e strategjik. 35.2. Sistemi i trajtimit të traumës zbatohet në organizata emergjente të veçanta, Qendra Traumatologjike, në kuadër të Shërbimit emergjent mjekësor. 35.3. Sistemi i trajtimit të traumës në bazë të strategjisë zhvillimore, nevojave të qytetarëve për trajtim emergjent traumatik, zhvillimit urban, si dhe në bazë të pajisjeve dhe resurseve humane që posedojnë spitalet dhe Qendrat emergjente, organizohet në katër nivele: a) Niveli i Parë i trajtimit të traumës organizohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe në Spitalet e Kosovës, të cilat plotësojnë kriteret, sipas Protokollit mbi Nivelin e Trajtimit të Traumave, të cilin e përpilon Departamenti Universitar i Emergjencave Mjekësore dhe e aprovon Bordi i trajtimit të traumave në nivelin e Ministrisë të Shëndetësisë. b) Niveli i Dytë i trajtimit të traumës organizohet në disa spitale të cilat kanë resurse humane dhe pajisje mjekësore të cilat kënaqin kriteret për Nivelin e Dytë, sipas protokollit për organizimin e trajtimit të traumave. c) Niveli i Tretë i trajtimit të traumës organizohet në spitalet më të vogla të cilat sipas protokollit mbi trajtimin e traumave plotësojnë kushtet për këtë nivel. d) Niveli i Katërt i trajtimit të traumës organizohet në emergjencën mjekësore paraspitalore, sipas protokollit mbi organizimin e trajtimit të traumave. 35.4. Zyra për Emergjenca Mjekësore në Ministrinë e Shëndetësisë udhëheq politikën shëndetësore në organizimin dhe zhvillimin e trajtimit të traumës mjekësore në Kosovë. 35.5. Zyra identifikon spitalet dhe përcakton nivelin e trajtimit të traumës për secilin spital. 35.6. Zyra po ashtu miraton plane dhe projekte të cilat kanë të bëjnë me trajtimin e traumës dhe prevencën e lëndimeve dhe merr të gjitha masat për edukimin e vazhdueshëm të resurseve mjekësore dhe popullatës në këtë aspekt. 35.7. Qendra Klinike Universitare e Kosovës dhe spitalet janë të obliguara që të organizojnë shërbimin e trajtimit të traumës, sipas protokollit për trajtimin e traumave në nivelin e përcaktuar. KAPITULLI VIII BASHKËPUNIMI ME EMERGJENCAT TJERA - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: Shërbimi i mjekësisë emergjente duhet të bashkëpunojë me shërbime dhe institucione të tjera në disa nivele dhe në situata të caktuara.
Neni 36 36.1. Shërbimi i mjekësisë emergjente, në të gjitha nivelet e organizimit të tij, detyrimisht kultivon bashkëpunim të ngushtë me emergjencat tjera, me Shërbimet mjekësore emergjente në rajon dhe në botë. 36.2. Bashkëpunimi me TMK-së, gjegjësisht Batalionin 40 të shëndetësisë, zhvillohet gjithanshëm si në paqe, ashtu edhe në situata të jashtëzakonshme. 36.3. Me Shërbimin Policor të Kosovës, Shërbimi i mjekësisë emergjente bëhet në të gjitha nivelet, sidomos në fatkeqësitë e komunikacionit, lëndimet tjera dhe në situata të jashtëzakonshme. 36.4. Me Shërbimin e Zjarrfikësve, bashkëpunimi zhvillohet në nivelin paraspitalor, jo vetëm në rastet e zjarreve, por edhe ndihmohen në trajnime dhe kuadro. 36.5. Me Kryqin e Kuq të Kosovës, Shërbimi emergjent mjekësor, sidomos në nivelin paraspitalor, ndihmon në edukimin shëndetësor të popullatës, nxënësve të shkollave, dhe zhvillon forma të tjera bashkëpunimi në kushte emergjente. 36.6. Bashkëpunimi i ndërsjellë i niveleve të organizimit të Shërbimit shëndetësor ndodh pashmangshëm në kuptim të: a) Përfitimit të pacientëve emergjentë në tërë territorin e Kosovës; b) Përfitimit dhe shkëmbimit të përvojave të njëri-tjetrit; c) Emergjenca spitalore ndihmon gjithanshëm emergjencën paraspitalore; d) Departamenti Universitar i Emergjencës, vertikalisht dhe horizontalisht e ndihmon Shërbimin mjekësor emergjent në: i shkollimin dhe trajnimin e kuadrit mjekësor; ii përpilimin e protokolleve profesionale spitalore dhe paraspitalore; iii përpilimin e rregulloreve të punës dhe akteve tjera nënligjore. 36.7. Bashkëpunimin ndërkombëtar, e udhëheq Departamenti Universitar i Emergjencës Mjekësore në kuptimin e ndërsjellët: a) në përfitimin e përvojave shkencore nga emergjencat mjekësore më të zhvilluara të kohës; b) në zhvillimin e planprogrameve të specializimit; c) në edukimin dhe perfeksionimin e kuadrit mjekësor; d) në shkëmbimin e përvojave të ndërsjella në rajon; e) në organizimin e simpoziumeve, konferencave shkencore, profesionale dhe kongreseve. KAPITULLI IX SISTEMI INFORMATIV SHËNDETËSOR NË EMERGJENCËN MJEKËSORE - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: This article says the health information system in emergency medical services refers to Chapter XI of the Kosovo Health Law.
Neni 37 Sistemi informativ Shëndetësor në Shërbimin e Mjekësisë Emergjente, i referohet Kapitullit XI, të Ligjit për Shëndetësi të Kosovës. KAPITULLI X SISTEMI I KOMUNIKIMIT NË EMERGJENCËN MJEKËSORE - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: The emergency medical service communication system (SKEM) is a component of the service and is meant to serve patients and medical staff.
Neni 38 Sistemi i Komunikimit në Shërbimin e Emergjencës Mjekësore (SKEM) është një komponentë e këtij shërbimi që i shërben pacientit dhe personelit mjekësor, për të fituar efektivitetin dhe profesionalizmin në këtë degë. - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: SKEM applies vertically and horizontally across the entire organizational complex of the emergency medical service.
Neni 39 SKEM shtrihet vertikalisht dhe horizontalisht në tërë kompleksin organizativ të Shërbimit emergjent mjekësor. - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: SKEM is described as having two separate radio codes and sophisticated radio-communication equipment for ground-to-ground and ground-to-air use.
Neni 40 SKEM shërbehet me 2 kode të veçanta radiovalësh dhe përmban aparaturë të sofistifikuar për radiolidhje: a) Tokë-tokë dhe b) Tokë-ajër. - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: The system operates on a technological logic with separate numeric identifiers for each organizational unit.
Neni 41 Ky sistem funksionon sipas logjikës teknologjike me shifra për secilën njësi organizative dhe me: a) Bazat në Qendrat emergjente në nivelin primar dhe sekondar, në Qendrat Dispeçerike dhe në Departamentin Universitar tё emergjencës; b) Njësitë në Ambulancat tokësore dhe ajrore. - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: Emergency medical service must use the special public telephone number.
Neni 42 Shërbimi emergjent mjekësor përdor numrin e veçantë publik të telefonit. - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: Emergency medical service for its own needs must cooperate with the Kosovo Telemedicine Service.
Neni 43 Shërbimi emergjent mjekësor për nevoja të veta bashkëpunon edhe me Shërbimin e Telemjekësisë Kosovare. KAPITULLI XI DISPOZITA TË VEÇANTA Disiplina dhe përgjegjësitë - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: This article says workplace discipline and responsibilities are covered by Chapter XXIII.
Neni 44 Disiplina dhe përgjegjësitë në punë i referohen Kapitullit XXIII, - 118 Verify source ↗
Neni 118
AI-assisted research summary: The source text is incomplete and only references Articles 118 and 119.
Neni 118,119 dhe - 120 Verify source ↗
Neni 120
AI-assisted research summary: Article 120 is in Chapter XII (Transitional Provisions) of Kosovo’s Health Law.
Neni 120 të Ligjit për Shëndetësi të Kosovës. KAPITULLI XII DISPOZITAT KALIMTARE - 45 Verify source ↗
Neni 45
AI-assisted research summary: People and legal entities carrying out health activities under Article 1 must align their organization and work with this Law.
Neni 45 Të gjithë personat juridikë dhe fizikë të cilët në pajtim me Nenin 1, ushtrojnë veprimtari shëndetësore, duhet të harmonizojnë organizimin dhe punën në pajtim me këtë Ligj. - 46 Verify source ↗
Neni 46
AI-assisted research summary: This article says the law enters into force after approval by the Assembly of Kosovo and proclamation by the Special Representative of the Secretary-General.
Neni 46 Ky Ligj hyn në fuqi pas miratimit nga ana e Kuvendit të Kosovës dhe shpalljes nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm. Ligji Nr. 02/L-50 23 shkurt 2006
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 02/L-50 PËR KUJDESIN SHËNDETЁSOR EMERGJENT
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in