LIGJI NR. 02/L-51 PËR VEPRIMTARINË BOTUESE DHE LIBRIN
This preamble says the law aims to support modern publishing and books, including better publishing and reprinting and encouraging reading, knowledge, and new information.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 02/L-51
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble says the law aims to support modern publishing and books, including better publishing and reprinting and encouraging reading, knowledge, and new information. This article sets the goals of the law on publishing and gives the Ministry of Culture, Youth and Sport power to propose and take necessary measures to achieve them. This article says the law sets rules for the creation, production, storage, protection, distribution, and promotion of books and related products in Kosovo. This article defines key terms used in the law, including book, related products, author, publisher, distributor, bookseller, printer, translator, graphic designer, and publications. Private publishers and public institutions may carry out book publishing and circulation, subject to publishing rights set out in Chapter VII of the law.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 02/L-51 PËR VEPRIMTARINË BOTUESE DHE LIBRIN
Showing 35 of 35
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble says the law aims to support modern publishing and books, including better publishing and reprinting and encouraging reading, knowledge, and new information.
GAZETA ZYRTARE E INSTITUCIONEVE TË PËRKOHSHME TË VETËQEVERISJES NË KOSOVË / PRISHTINË :VITI II / NR. 8 / 01 JANAR 2007 Ligji Nr. 02/L-51 PËR VEPRIMTARINË BOTUESE DHE LIBRIN Kuvendi i Kosovës, Nё bazё tё Kreut 5.1 (e) dhe 9.1.26 (a) tё Kornizës Kushtetuese pёr Vetëqeverisje të Përkohshme nё Kosovë, (Rregullorja e UNMIK-ut nr. 2001/9 tё datës 15 maj 2001); Me qëllim të zhvillimit të një aktiviteti modern të veprimtarisë botuese dhe për librin që do t’u mundësojë botuesve dhe shfrytëzuesve të librit mënyrën më të avancuar në botimin, ribotimin si dhe nxitjen e leximit, fitimin e dijeve dhe të informacioneve të reja, Miraton: LIGJIN PËR VEPRIMTARINË BOTUESE DHE LIBRIN KREU I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article sets the goals of the law on publishing and gives the Ministry of Culture, Youth and Sport power to propose and take necessary measures to achieve them.
Neni 1 Qëllimi 1.1. Ky Ligj ka për qëllim: 1. Të përcaktojë parimet dhe normat themelore për zhvillimin e veprimtarisë botuese, të zhvillojë krijimtarinë letrare, artistike, shkencore, profesionale dhe kulturore në Kosovë. 2. Të sigurojë rolin dhe rëndësinë e botuesit në sigurimin, përhapjen dhe afirmimin e prodhimit final së bashku me faktorët e tjerë që marrin pjesë në shkrimin, hartimin, botimin e librit dhe të produkteve të përafërta me të. 3. Të krijojë kushte që shkrimi, botimi, ruajtja, mbrojtja, përhapja dhe promovimi i librit tё shpallet veprimtari me interes kombëtar. 4. Të caktojë kushtet në të cilat duhet të zhvillohet veprimtaria botuese që libri të mund të kryejë funksionin e tij parësor në ngritjen dhe aftësimin e personalitetit njerëzor. 5. Të ndikojë në krijimin e ndërgjegjes publike për vlerën dhe funksionin e librit si faktor parësor në formimin dhe informimin e personalitetit njerëzor, në transmetimin e dijeve, në përhapjen e kulturës dhe në nxitjen e hulumtimit shkencor-kulturor. 6. Të sigurojë qasjen ndaj librit dhe të nxisë shprehitë e leximit. 7. Të garantojë qarkullimin e lirë të librit dhe të produkteve të përafërta me të, si dhe përhapjen e tyre brenda dhe jashtë territorit të Kosovës përmes tё gjitha teknikave dhe teknologjive. 8. Të nxisë zhvillimin e industrisë botuese në të mirë të librit dhe të produkteve të përafërta tё tij. 1.2. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (në tekstin e mëtejmë: Ministria e Kulturës) propozon dhe merr masa të nevojshme për arritjen e qëllimeve të përcaktuara në këtë nen. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article says the law sets rules for the creation, production, storage, protection, distribution, and promotion of books and related products in Kosovo.
Neni 2 Objekti Me këtë Ligj përcaktohen rregullat në fushën e krijimit, të prodhimit, të ruajtjes, të mbrojtjes, të përhapjes dhe të promovimit të librit dhe të produkteve të përafërta me të në territorin e Kosovës. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law, including book, related products, author, publisher, distributor, bookseller, printer, translator, graphic designer, and publications.
Neni 3 Përkufizime Në këtë Ligj, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime: 1. Me “libër” kuptohet tërësia unitare, e ilustruar ose jo, e botuar nën një titull në çfarëdo forme, që ka për objekt materializimin e një produkti mendor të një ose më shumë autorëve dhe që botohet një herë ose herë mbas here, në një vëllim ose në shumë vëllime. 2. Me “produkte të përafërta me të” (librin) përfshihen: almanakë, vjetarë, katalogë, albume filatelie, albume për ngjyrosje, albume me figura për fëmijë, repertorë me informacione numerike, repertorë alfabetikë, broshura që shpjegojnë funksionimin e aparateve me të cilat janë të lidhura, partitura të thjeshta që përhapin tekstin dhe muzikën e një kënge, fletore muzike për detyra, si dhe botime të tjera të ngjashme siç janë librat me disqe, shirita magnetikë, kaseta, filma ose diapozitivë, me kushtin e dyfishtë: a) që këto të përbëjnë një tërësi dhe elementet e tyre të mos jenë objekt e një shitjeje të veçantë dhe b) që mbështetja dëgjimore-pamore të jetë plotësuese e librit, dhe jo e kundërta, konsiderohen si libra në vështrimin e pikës 1 të këtij neni. 3.“Autor” është personi fizik (personat fizikë) që krijon, realizon një vepër letrare, shkencore, artistike, tekst shkollor dhe të përafërta me to, të cilat botohen në formë libri dhe duhet t’u shënohet emri i hartuesit. 4. “Botues” janë botuesit privatë dhe institucionet publike me tё drejtë botimi të cilët zgjedhin veprat e krijuara prej autorëve ose porosisin hartimin e tyre, porosisin përkthime veprash, apo kryejnë shërbime të tjera të nevojshme, për t’i shndërruar ato në libër, realizojnë tërë procesin e krijimit, botimit e shpërndarjes së librit. 5. “Shpërndarës” janë botuesit privatë dhe institucionet publike me tё drejtë botimi që kryejnë blerjen dhe shitjen me shumicë të librave. 6.“Libërshitës” janë botuesit privatë dhe institucionet publike me tё drejtë botimi që ushtrojnë veprimtarinë e shitjes së librave në mjedise tregtare. 7. “Shtypshkrues” janë botuesit privatë dhe institucionet publike me tё drejtë botimi që ushtrojnë veprimtari prodhuese me objekt shtypshkrimi dhe që zotërojnë pajisjet industriale dhe mjetet e nevojshme për prodhimin e librave. 8.“Përkthyes” janë botuesit privatë dhe institucionet publike me tё drejtë botimi që realizojnë përkthimin e një vepre nga një gjuhë në një gjuhë tjetër. 9.“Artgrafistë” janë botuesit privatë dhe institucionet publike me tё drejtë botimi që ideojnë dhe realizojnë përgatitjen dhe paraqitjen tërësore grafike, disenjimin e shtypshkrimeve, formatimin për diagramimin e brendshëm dhe ilustrimin e librave. 10. Publikimet konsiderohen librat si dhe librat me disk gramafoni, me kasetë audiovizuale, me hartë gjeografike e shtojca të ngjashme (publikimet multimediale), broshurat, separatet, revistat, gazetat, riprodhimet artistike, veprat muzikore të shkruara në partitura, hartat gjeografike, atlaset, globuset e të gjitha llojeve, planet urbanistike, pllakatat, katalogët, programet, kartolinat dhe fotografitë e shtypura, diapozitivat etj. si dhe pjesët e tyre përbërëse apo shoqëruese të riprodhuara në mënyrë grafike, disqet e gramafonit dhe kompakt disqet, kasetat audio dhe vizuale të regjistruara, disketat kompjuterike të regjistruara dhe veprat e tjera që riprodhohen me shtypshkrim ose në një mënyrë tjetër të ngjashme. KREU II LIRIA E BOTIMIT DHE E QARKULLIMIT TË LIBRIT - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Private publishers and public institutions may carry out book publishing and circulation, subject to publishing rights set out in Chapter VII of the law.
Neni 4 Botimi dhe qarkullimi i librit ushtrohet nga botues privatë dhe institucione publike me tё drejtë botimi të përcaktuar me kreun VII të këtij Ligji. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Freedom of publication and book circulation is guaranteed, protected, and promoted for domestic and foreign languages, within and outside Kosovo.
Neni 5 Me kёtё Ligj garantohet, mbrohet dhe promovohet liria e botimit nё gjuhët e vendit dhe gjuhët e huaja dhe të qarkullimit të librit brenda dhe jashtë territorit të Kosovës. Liria e botimit dhe e qarkullimit të librit kufizohet vetëm në bazë të një vendimi gjyqësor, në rastet kur botimi apo qarkullimi i librit kryhet në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi. KREU III KËSHILLI I LIBRIT - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The Minister of Culture appoints the Book Council, which is an advisory body, and the members’ mandate lasts 4 years.
Neni 6 6.1. Këshillin e Librit, bazuar në këtë Ligj e emëron Ministri i Kulturës dhe është organ këshillëdhënës që ka për qëllim të japë iniciativa dhe të propozojë vendime në të mirë të veprimtarisë botuese, të librit dhe të leximit të tij. 6.2. Mandati i anëtarëve të Këshillit të Librit zgjat 4 vjet. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The Book Council has 11 members drawn from named institutions and three affirmed creators chosen by the minister.
Neni 7 Përbërja e Këshillit të Librit Këshilli i Librit përbëhet prej 11 anëtarëve: 1. Përfaqësuesi i autorizuar i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit; 2. Përfaqësuesi i autorizuar i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë; 3. Përfaqësuesi i Universitetit tё Prishtinës; 4. Përfaqësuesi i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës; 5. Përfaqësuesi i autorizuar nga Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës; 6. Përfaqësuesi i Bibliotekës Kombëtare dhe Universitare; 7. Përfaqësuesi i Shoqatës së Botuesve të Kosovës; 8. Përfaqësuesi i Institutit Albanologjik; 9. Tre (3) krijues të afirmuar (sipas gjinive letrare: një poet, një prozator, një kritik letrar), sipas zgjedhjes së ministrit të Ministrisë së Kulturës. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The Book Council must propose, recommend, and support measures to promote books, reading, publishing, libraries, and related cultural and educational activities.
Neni 8 Detyrat e Këshillit të Librit 8.1. Këshilli i Librit ka këto detyra: 1. Të propozojë masa për të siguruar mbështetjen e sektorëve publikë dhe privatë për të mbërritur objektivat e këtij Ligji; 2. Të propozojë planet dhe programet për promovimin e librit, nxitjen e leximit dhe zhvillimin e industrisë botuese në vend në përputhje me interesat publikë; 3. Të japë rekomandime për çështje ligjore dhe nxjerrjen e akteve nënligjore të bazuara në këtë Ligj, si dhe marrëveshjet ndërkombëtare që kanë të bëjnë me fushën e librit dhe të leximit; 4. Të propozojë forma për nxitjen e leximit dhe afirmimin e librit në të gjitha nivelet e arsimimit në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit; 5. Të propozojë masa për ruajtjen dhe mbrojtjen e traditës së librit në vend në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës; 6. Të mbështesë forcimin e sistemit të bibliotekave me Këshillin e Bibliotekave, si dhe ruajtjen e trashëgimisë bibliografike në përputhje me teknikat dhe teknologjitë e reja të krijuara; 7. Me subjektet e tjera të propozojë organizimin e takimeve ndërkombëtare të nevojshme për rritjen e eksportit të librit dhe të produkteve të përafërta me të prodhuara në vend, si dhe të përhapjes së librit jashtë Kosovës; 8. Të ndihmojë pjesëmarrjen e autorëve, përkthyesve, botuesve dhe libërshitësve në takime, panaire, ekspozita dhe veprimtari të tjera kombëtare e ndërkombëtare kushtuar librit dhe produkteve të përafërta me të; 9. Të organizojë së bashku me subjektet botuese konkurse për dhënien e çmimeve për vepra letrare dhe shkencore, si dhe për botime në fushat që i quan me përparësi për kulturën kombëtare; 10. Të propozojë masat për mbështetjen e botimit të veprave me vlerë të veçantë kulturore, mësimore dhe shkencore; 11. Të nxisë mbështetjen e botimit të veprave të letërsisë për fëmijë, të veprave të gjinive deficitare dhe të atyre që u drejtohen personave me paaftësi ose aftësi të kufizuara; 12. Të nxisë krijimtarinë origjinale, dhe promovimin e saj në vend e në botë; 13. Të rekomandojë prezantimin e krijimtarisë origjinale në gjuhët e huaja. 8.2. Këshilli i Librit i propozon ministrit të Ministrisë së Kulturës marrjen e masave të nevojshme për zbatimin e politikave në fushën e librit. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The organization and operation of the Book Council are set by subordinate legal acts.
Neni 9 Organizimi dhe funksionimi i Këshillit të Librit Organizimi dhe funksionimi i Këshillit të Librit përcaktohet me akte nënligjore. KREU IV MASAT STIMULUESE PËR NXITJEN E VEPRIMTARISË BOTUESE - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Donations of books, magazines, brochures, or catalogues to education and culture institutions, libraries, non-profit associations, or unions receive benefits under the law.
Neni 10 Donacionet e librave, të revistave, të broshurave, të katalogëve, që u bëhen institucioneve të arsimit dhe atyre të kulturës, bibliotekave, shoqatave jofitimprurëse ose sindikatave, gëzojnë përfitimet në përputhje me Ligjin. KREU V LIBRI SHKOLLOR - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: School textbook drafting, approval, publishing conditions, and the rights and duties of MASHT and publishers are to be set by a special law; approved textbooks and school books are prepared, edited, printed, distributed, and sold by publishers.
Neni 11 14.1. Konceptin tekst shkollor dhe kushtet e hartimit, të lejimit dhe të botimit të teksteve shkollore, të drejtat dhe detyrimet e Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), të drejtat dhe detyrimet e botuesve caktohen me ligj tё veçantë. 14.2. Përgatitja, redaktimi, shtypshkrimi, shpërndarja dhe shitja e teksteve e librave shkollorë të miratuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe nga Universiteti kryhet nga botuesit të cilët mbeten titullarë të të drejtave të autorit për këto vepra në përputhje me marrëveshjen e lidhur me autorët. KREU VI TË DREJTAT DHE DETYRIMET E INSTITUCIONEVE - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Qendrore dhe lokale institucione, OJQ-të dhe përgjegjësit e tyre duhet të nxisin botimin e librit dhe leximin përmes aktiviteteve kulturore, çmimeve, fondeve dhe ekspozitave/panaireve të librit.
Neni 12 Institucionet qendrore, lokale, OJQ-të dhe pёrgjegjёsit e tyre iniciojnë kërkesën për botimin e librit dhe krijojnë kushte për nxitjen e leximit nëpërmjet: 1. Organizimit të veprimtarive kulturore, edukuese dhe informuese me anë të institucioneve të mësimdhënies dhe të mjeteve të komunikimit; 2. Dhënies së çmimeve për promovimin, botimin dhe përhapjen e librit dhe të leximit; 3. Sigurimit të fondeve për blerjen e librave të botuar me destinim në rrjetin kombëtar të bibliotekave ose qendrave të dokumentimit me karakter publik; 4. Organizimit të ekspozitave, panaireve të librit në përputhje me aktet ligjore. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Certain central, cultural, regional, and local public bodies must each year buy or donate books for libraries and their needs.
Neni 13 Për të popullarizuar, afirmuar dhe avancuar veprimtarinë botuese si dhe librin origjinal e të përkthyer të të gjitha zhanreve, organet dhe institucionet e nivelit qendror, institucionet qendrore të artit, shkencës dhe të kulturës, si dhe ato regjionale e lokale, sipas këtij ligji, janë te obliguara që çdo vit tё blejnë ose dhurohen për bibliotekat dhe nevojat e tyre; ndërsa organet dhe institucionet e kulturës për bibliotekat e tyre nga pesë 5 ekzemplarë të botuar, po atë vit, të botuesve të regjistruar në Ministrinë e Kulturës. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The Ministry of Culture helps buy books for public library collections, and the Ministry of Education helps buy books for school library collections, according to library needs.
Neni 14 17.1. Ministria e Kulturës ndihmon blerjen e librit për pasurimin e fondeve të bibliotekave publike, në përputhje me nevojat e bibliotekave. 17.2. Ministria e Arsimit ndihmon blerjen e librit për pasurimin e fondeve të bibliotekave shkollore, në përputhje me nevojat e bibliotekave. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Central and local institutions must take necessary measures to promote reading, in agreement with the Ministry of Culture and on the proposal of the Book Council.
Neni 15 Institucionet qendrore dhe lokale, nëpërmjet organeve përkatëse, në marrëveshje me Ministrinë e Kulturës dhe me propozimin e Këshillit të Librit, marrin masat e nevojshme për përhapjen dhe nxitjen e leximit në njësitë përkatëse lokale dhe qendrore. KREU VII REGJISTRI I BOTUESVE - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Publishers and public institutions with a prior right to publish must register the publishing activity as a business, be licensed, and be entered in the Ministry of Culture’s special register.
Neni 16 19.1. Për tu marrë me veprimtari botuese, botues privatë dhe institucione publike me tё drejtë botimi paraprakisht duhet që veprimtarinë botuese ta ketë regjistruar si biznes, në Ministrinë kompetente, në përputhje me ligjin, si dhe të jetë i licencuar dhe i regjistruar në regjistrin e veçantë të Ministrisë së Kulturës. 19.2. Licencën për veprimtari botuese nga paragrafi paraprak e lëshon Komisioni i veçantë i Ministrisë së Kulturës. 19.3. Kriteret dhe kushtet për ushtrimin e veprimtarisë botuese, përcaktohen nga Ministria e Kulturës me propozim të Këshillit të Librit. 19.4. Botuesit të cilët ushtrojnë këtë aktivitet përpara hyrjes në fuqi të këtij Ligji duhet të regjistrohen dhe të licencohen në Regjistrin e Botuesve brenda një afati prej 6 muajsh nga data e hyrjes në fuqi të këtij Ligji. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The Book Council sets the rules for registering and deregistering publishers in the Publishers Register, and the Ministry of Culture implements those rules.
Neni 17 Rregullat për regjistrimin dhe çregjistrimin e botuesve nga Regjistri i Botuesve i përcakton Këshilli i Librit dhe i zbaton Ministria e Kulturës. KREU VIII DËFTUESIT E LIBRIT DHE NUMRI NDËRKOMBËTAR I STANDARDIZUAR I LIBRIT (ISBN) - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Books published in Kosovo must include the listed publication details.
Neni 18 Në çdo libër të botuar në Kosovë duhet të jenë të shënuar dëftuesit e mëposhtëm: i. Titulli i veprës; ii. Emri i autorit; iii. Emri i përkthyesit, hartuesit, përpiluesit; iv. Viti i botimit; v. Vendi dhe emri i shtypshkronjës; vi. Emri i botuesit apo entit botues; vii. Numri ndërkombëtar i standardizimit të librit (ISBN); viii. Çmimi; ix. E drejta e autorit; x. Katalogimi në botim (CIP); xi. Dëftues të tjerë sipas specifikës së botimit, nëse ka; xii. Tirazhi i ekzemplarëve të botuar. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Botuesi duhet të ndjekë procedurat për kërkimin, marrjen dhe aplikimin e ISBN-së.
Neni 19 Rregullorja e Agjencisë së Standardizimit të Botimeve të Librit përcakton procedurat që ndjek botuesi për kërkimin, marrjen dhe aplikimin e ISBN-së. KREU IX ÇMIMI I SHITJES SË LIBRIT - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Private publishers and public institutions with publishing rights must set the sale price of books, except school publications that are approved by the Ministry of Education.
Neni 20 Çdo botues privatë dhe institucione publike me të drejtë botimi që boton, importon dhe eksporton libra, cakton çmimin e shitjes së librit, përveç botimeve shkollore për të cilat merret miratimi nga Ministria e Arsimit. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: The sale price must be made publicly known by printing it or overlabeling it on the outside cover of the book.
Neni 21 Çmimi i shitjes bëhet i njohur publikisht duke u shënuar në mbulesën e jashtme të librit me anë shtypjeje ose mbietiketimi. Në rast të mbietikimit, etiketa mban edhe emrin e botuesit. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Botuesit, shpërndarësit, eksportuesit dhe importuesit e librit duhet ta shënojnë qartë dhe lexueshëm çmimin e librit gjatë botimit.
Neni 22 Çdo botues, shpërndarës, eksportues dhe importues i librit është i obliguar gjatë botimit të librit në të ta vë qartë e lexueshëm edhe çmimin e tij. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Publishers, book importers, and authorized booksellers must mark the sale price on books sold before this law took effect if the price is not already shown.
Neni 23 26.1. Për librat e vënë në shitje para daljes së këtij Ligji dhe që nuk përmbajnë të shënuar çmimin e shitjes, shënimi i çmimit të shitjes është detyrë e botuesit ose e importuesit të librit dhe e libërshitësit me autorizim të botuesit ose të importuesit. 26.2. Shënimin e zbaton libërshitësi ose rrjeti libërshitës mbështetur në dokumentimin e çmimeve përkatëse nga ana e botuesit ose e importuesit të librit. 26.3. Mbikëqyrjen dhe kontrollin përkitazi me respektimin e detyrimit nga neni 25 në pajtim me ligjin e ushtrojnë inspektorët kompetentë të tregut. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Price changes for books must be communicated in writing by the publisher and importer, unless a contract says otherwise; booksellers and distributors may not change the price without the publisher’s approval.
Neni 24 27.1. Ndryshimi i çmimit të shitjes bëhet nga botuesi dhe importuesi duke iu komunikuar libërshitësit dhe rrjetit libërshitës në mënyrë të dokumentuar vetëm me vendim të organit drejtues të botuesit, nëse me marrëveshje ose kontratë nuk ёshtё vepruar ndryshe. 27.2. Afati nga komunikimi i këtij ndryshimi për zbatimin e tij duhet të jetë i mjaftueshëm që libërshitësi dhe rrjeti libërshitës të mund të kryejë shënimin e ekzemplarëve në depozit. Ky afat nuk mund të jetë më i gjatë se 15 (pesëmbëdhjetë) ditë. 27.3. Libërshitësi apo shpërndarësi nuk mund të ndryshojë çmimin e shitjes së librit me konsignacion apo të produkteve të ngjashëm me të pa miratimin e botuesit. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: The sale price for subscription-based sales is shown in the sales documents or catalogs used to place the order.
Neni 25 Çmimi i shitjes nëpërmjet pajtimit dëftohet në dokumentet e shitjes ose katalogët nëpërmjet të të cilëve bëhet porosia. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: For violations of Chapter IX, specified injured persons and organizations may ask the competent authorities to stop the infringement and award appropriate compensation.
Neni 26 Për shkelje të dispozitave nga kreu IX i këtij Ligji, çdo individ i dëmtuar, subjekt juridik, shoqatë e mbrojtjes së të drejtave të konsumatorëve, shoqatë botuesish, sindikatë e profesionistëve të botimit ose të përhapjes së librit si dhe vetë autori i librit ose çdo agjenci që mbron të drejtat e autorëve, ka të drejtë të kërkojë ndalimin e cenimit të të drejtave të tij dhe dëmshpërblim përkatës pranë organeve përkatëse. KREU X DORËZIMI I DETYRUAR I EKZEMPLARËVE - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Disa botues dhe institucione publike me të drejtë botimi duhet t’i dërgojnë Bibliotekës Kombëtare të Kosovës 5 kopje të publikimeve të caktuara.
Neni 27 30.1. Botimet në formë libri, broshure, afisheje, harte postale, harte, atlasi gjeografik, partiture muzikore dhe koreografike, pavarësisht nga mbështetja e tyre materiale dhe nga procedura teknike e prodhimit, e botimit dhe e shpërndarjes, të shtypura brenda ose jashtë territorit të vendit nga botues privatë dhe institucione publike me tё drejtë botimi, që ushtrojnë aktivitet në fushën e botimit dhe të shpërndarjes në Kosovë, me t’u vënë në disponim të publikut përbëjnë objekt të një dorëzimi të detyruar prej pesë (5) ekzemplarësh në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës. 30.2. Çdo botues privatë dhe institucione publike me tё drejtë botimi që boton publikime në Kosovë që i dedikohen përdorimit publik, detyrohet që pesë kopje të çdo publikimi t’ia dërgojë Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, në afat prej 30 ditësh nga dita e botimit. 30.3. Nëse botuesi nuk është i identifikuar, nuk ka vendqëndrim ose seli në Kosovë, këtë detyrim do ta kryejë shtypshkronja, subjekti që ka bërë riprodhimin. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: Delivery must follow the conditions set by the Libraries Law.
Neni 28 Dorëzimi kryhet sipas kushteve të përcaktuara me Ligjin për Bibliotekat. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: Products of a book or similar product with different ISBNs in more than one format or cover are treated as different editions and must be subject to mandatory copy deposit.
Neni 29 Në rastet e prodhimeve të një libri apo të produkti të përafërt me të, në më shumë se një format apo kopertinë, i cili përmban një numër identifikimi ISBN të ndryshëm, prodhimet do të konsiderohen botime të ndryshme dhe do t’i nënshtrohen dorëzimit të detyrueshëm të ekzemplarëve. KREU XI DISPOZITAT NDËSHKIMORE - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: Breaches of this Law are subject to administrative sanctions.
Neni 30 Për shkeljet të dispozitave të këtij Ligji shqiptohen sanksionet administrative. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: This article lists administrative violations in publishing and book distribution and sets fines for them.
Neni 31 34.1. Konsiderohen shkelje administrative dhe dënohen me gjobë shkeljet e dispozitave të mëposhtme: 1. Ushtrimi i aktivitetit të botuesit pa licencim dhe regjistrim në Regjistrin e Botuesve përbën shkelje administrative dhe ndëshkohet me gjobë prej 1.000 € (një mijë euro) deri në 10.000 € (dhjetë mijë euro). 2. Kur botimi, riprodhimi i plotë apo i pjesshëm, fotokopjimi i një libri dhe i produkteve të përafërta me të, përfshirë këtu edhe përkthimin, kryhet nga subjekte të cilët nuk kanë fituar këto të drejta në bazë të një marrëveshjeje në përputhje me dispozitat e Ligjit për të Drejtat e Autorit, dhe të Drejtat e Afërta dhe ky veprim nuk përbën vepër penale në bazë të Kodit i Përkohshëm Penal i Kosovës, ndëshkohet me gjobë nga 1.000 (një mijë) deri 10.000 € (dhjetë mijë euro), në varësi edhe të tirazhit të tij. 3. Botimi dhe shpërndarja në treg e librave pa përmbajtur dëftuesit e librit parashikuar në këtë Ligj, ndëshkohet me gjobë të 10 (dhjetë) fishit të çmimit të shitjes së librit në publik. 4. Ndryshimi i çmimit të shitjes së librit nga libër shitësit apo shpërndarësit, pa miratimin e botuesit, dënohet me gjobë prej 500 € deri në 1.000 €. 5. Shkelja e detyrimit për dorëzimin e detyruar të ekzemplarëve përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë në bazë të Ligjit për Bibliotekat. 34.2. Mjetet financiare të grumbulluara nga ky nen derdhen në Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: Njësitë e qeverisjes lokale duhet të parashikojnë fonde në buxhetin vjetor për blerjen e librave për bibliotekat publike.
Neni 32 Njësitë e qeverisjes lokale obligohen që në buxhetin vjetor të përcaktojnë fonde për blerjen e librave për bibliotekat publike. KREU XII DISPOZITAT KALIMTARE DHE TË FUNDIT - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: When this Law enters into force, the Law on Publishing Activity and any conflicting acts are repealed.
Neni 33 Me hyrjen në fuqi të këtij Ligji, shfuqizohet Ligji mbi Veprimtarinë Botuese (Gazeta Zyrtare e KSAK Nr. 7/74), si dhe çdo akt tjetër në kundërshtim me këtë Ligj. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: This article says the law enters into force after approval by the Assembly of Kosovo and promulgation by the Special Representative of the Secretary-General.
Neni 34 Ky ligj hyn në fuqi pas miratimit nga ana e Kuvendit të Kosovës dhe shpalljes nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm. Ligji Nr. 02/L-51 16 mars 2006
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 02/L-51 PËR VEPRIMTARINË BOTUESE DHE LIBRIN
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in