LIGJI NR. 02/L-57 PËR INSTITUCIONET E KULTURËS
This preamble states that the law is being adopted for institutions of culture in Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 02/L-57
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble states that the law is being adopted for institutions of culture in Kosovo. This article defines key terms for cultural institutions, including public and private institutions, branches, associations, the institution’s activity, the founding act, and the founder. This article says the law sets the rules for establishing cultural institutions and defines their organization, management, duties, responsibilities, status, and operation. After establishment, the institution must register with the competent authority; after deregistration, it loses legal personality status. The institution acts independently, but it must do so in line with the law and its founding act.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 02/L-57 PËR INSTITUCIONET E KULTURËS
Showing 72 of 72
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble states that the law is being adopted for institutions of culture in Kosovo.
GAZETA ZYRTARE E INSTITUCIONEVE TË PËRKOHSHME TË VETËQEVERISJES NË KOSOVË / PRISHTINË :VITI II / NR. 11 / 01 PRILL 2007 Ligji Nr. 02/L-57 PËR INSTITUCIONET E KULTURËS Kuvendi i Kosovës, Nё bazё tё Kreut 5.1 (e) dhe 9.1.26 (a) tё Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisje tё Përkohshme (Rregullorja e UNMIK-ut nr. 2001/9 e datës 15 maj 2001), Me qëllim të krijimit të infrastrukturës dhe rregullatives ligjore përkitazi me veprimtarinë, aktivitetet dhe funksionimin e institucioneve të kulturës në Kosovë, Miraton: LIGJIN PËR INSTITUCIONET E KULTURËS I. DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article defines key terms for cultural institutions, including public and private institutions, branches, associations, the institution’s activity, the founding act, and the founder.
Neni 1 Përkufizimet Institucion i kulturës sipas këtij ligji është personi juridik i themeluar dhe i organizuar me ligj i cili merret me aktivitete, me punë dhe me veprimtari kulturore e artistike. Institucion publik i kulturës është personi publik juridik i themeluar dhe i organizuar me ligj i cili merret me aktivitete, me punë dhe me veprimtari kulturore e artistike publike. Institucion privat i kulturës është personi juridik jopublik i themeluar dhe i organizuar me ligj i cili merret me punë, me aktivitete dhe me veprimtari publike kulturore dhe artistike. Dega e institucionit të kulturës është pjesë përbërëse, përkatësisht modalitet dhe nivel i organizimit, i funksionimit dhe i veprimtarisë së institucionit qendror pa cilësi të personit juridik. Bashkësia e institucioneve të kulturës është institucion i bashkuar i dy apo më shumë institucioneve të kulturës, të cilët me pëlqimin e themeluesve bashkohen në një subjekt juridik institucional dhe ushtrojnë bashkërisht aktivitete e veprimtari të caktuara kulturore dhe artistike si një person juridik në nivel qendror ose komunal. Veprimtaria e institucionit të kulturës është veprimtari publike kulturore e artistike, e cila përfshinë zhvillimin dhe kultivimin e vlerave të mirëfillta, kulturore e artistike. Akti i themelimit të institucionit është akt juridik i cili përmban kushtet dhe kriteret për themelimin e institucionit dhe të drejtat e detyrimet e ndërsjella të themeluesit, përkatësisht të themeluesve. Themeluesi i institucionit të kulturës është subjekt juridik (në cilësi të personit juridik apo fizik) i cili ka vullnet dhe interes për themelimin e institucionit publik ose privat në nivel të organizimit, funksionimit dhe veprimtarisë. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article says the law sets the rules for establishing cultural institutions and defines their organization, management, duties, responsibilities, status, and operation.
Neni 2 Qëllimi i ligjit 2.1. Ligji pёr institucionet e kulturës ёshtё Ligj bazik sistemor dhe i rёndёsisё sё veçantë pёr kulturën. Me kёtё Ligj rregullohen kushtet, kriteret dhe procedurat e themelimit tё institucioneve tё kulturës, karakteri, struktura organizative dhe menaxheriale e tyre, punët dhe veprimtaria, obligimet dhe pёrgjegjёsitё, çështjet statusore, si dhe çështjet tjera pёr veprimtarinë dhe funksionimin e institucioneve tё kulturës. 2.2. Institucioni themelohet për ushtrim të veprimtarisë kulturore, shkencore dhe artistike. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: After establishment, the institution must register with the competent authority; after deregistration, it loses legal personality status.
Neni 3 3.1. Institucioni, konform me ligjin, pas themelimit regjistrohet tek organi kompetent. 3.2. Institucioni e humb statusin e personit juridik pas çregjistrimit. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The institution acts independently, but it must do so in line with the law and its founding act.
Neni 4 Institucioni është i pavarur në ushtrimin e veprimtarisë së vet në pajtim me ligjin dhe me aktin e themelimit. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: A natural person, a legal person, or both may establish an institution.
Neni 5 Institucionin mund ta themelojë: a) Personi fizik; b) Personi juridik apo c) Personi fizik dhe juridik. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The listed public bodies, and other natural or legal persons when expressly allowed by law, may establish an institution.
Neni 6 Konform me ligjin institucionin mund ta themelojë: 1. Kuvendi i Kosovës; 2. Qeveria e Kosovës; 3. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (në tekstin e mëtejmë: Ministria); 4. Komuna; 5. Personat e tjerë fizik dhe juridik po qe se kjo shprehimisht lejohet me ligj. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Public cultural institutions of special importance are those established under special laws.
Neni 7 Institucionet publike të kulturës të një rëndësie të veçantë janë institucionet e themeluara në bazë të ligjeve të veçanta. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The founder must ask the Ministry of Culture to assess whether the founding act complies with the law, and the Ministry must decide and deliver it within 60 days. If the Ministry misses that deadline, the founding act is treated as compliant, and the founder may start an administrative dispute against a non-compliance decision.
Neni 8 8.1. Themeluesi i institucionit publik ka për obligim që nga Ministria e Kulturës të kërkojë vlerësimin e përputhshmërisë së vendimit apo marrëveshjes, përkatësisht aktit për themelim në përputhje me ligjin. 8. 2. Ministria e Kulturës ka për detyrë të bie vendim për vlerësimin e përputhshmërisë me ligj të vendimit a marrëveshjes, përkatësisht aktit për themelimin e institucionit dhe t’ia dorëzojë themeluesit në afat prej 60 ditësh nga dita e dorëzimit të kërkesës së rregullt. 8.3. Po qe se Ministria e Kulturës nuk e bie vendimin nga paragrafi 1 i këtij neni dhe nuk ia dorëzon themeluesit në afatin e parashikuar, do të konsiderohet se akti i themelimit është në përputhje me ligjin. 8.4. Kundër vendimit me të cilin përcaktohet se akti për themelimin e institucionit nuk është në përputhje me ligjin themeluesi mund të iniciojë kontestin administrativ pranë gjykatës kompetente. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: An institution may have one or more branches, and a branch must be registered with the competent authority through documentation submitted by the institution.
Neni 9 9.1. Institucioni mund të ketë një apo më shumë degë. 9.2. Dega është njësi organizative e institucionit e cila me aktin për themelimin e institucionit apo me statut të institucionit është përcaktuar që të ushtrojë një pjesë të veprimtarisë së institucionit dhe të bashkëveprojë në qarkullimin juridik. 9.3. Dega nuk është person juridik. Punën dhe veprimtarinë e vet e zhvillon konform me ligjin, me aktin mbi themelimin dhe me statutin e institucionit, ndërsa të drejtat dhe obligimet e saj i realizon përmes institucionit. 9.4. Dega e ushtron punën dhe veprimtarinë e vet nën emrin e institucionit dhe me emrin e vet, me ç’rast duhet të theksojë selinë e vet dhe selinë e institucionit. 9.5. Dega e institucionit regjistrohet në regjistrin e organit kompetent. Dokumentacionin për regjistrim të degës e parashtron institucioni. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The competent municipal body may transfer the institution’s activity-related competences to the institution, and the institution must exercise the relevant authorizations under the conditions and procedure set by law.
Neni 10 10.1. Me ligj dhe me aktin përkatës të bazuar në ligj, organi kompetent i komunës Institucionit mund t’ia bartё kompetencat e veprimtarisё pёr tё cilёn ёshtё themeluar. 10.2. Institucioni ushtron autorizimet përkatëse nga paragrafi 1 i këtij neni sipas kushteve, mënyrës dhe procedurës së përcaktuar me ligj. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: This article says that employees’ legal status, the conditions and criteria for creating their employment relationship as civil servants, and other work-related matters are regulated by Kosovo’s Civil Service Law.
Neni 11 Statusi juridik i të punësuarve në institucion, kushtet dhe kriteret për themelimin e marrëdhënies së tyre të punës në cilësinë e shërbyesve civilë si dhe çështjet e tjera lidhur me punën, rregullohen me Ligjin mbi shërbimin civil të Kosovës. II. THEMELIMI I INSTITUCIONIT - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Institutions are founded by law or by founding acts, and founders using joint agreements may not exclude or limit each other’s rights and duties.
Neni 12 12.1. Institucioni themelohet me ligj dhe me aktin për themelimin e institucionit. 12.2. Institucioni publik i kulturës themelohet nga Kuvendi, me dekret të Qeverisë, me vendim të Ministrisë dhe me vendim të komunës. 12.3. Po qe se institucionin e themelojnë dy apo më shumë komuna, aktin mbi themelimin e nxjerrin komunat e interesuara në formë të marrëveshjes me të cilën përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e ndërsjella në pajtim me ligjin. 12.4. Personat e tjerë fizikë dhe juridikë e themelojnë institucionin me vendim, përkatësisht me marrëveshjen për themelim. 12.5. Komuna mund tё themelojë institucionin e nivelit komunal. 12.6. Komunat, konform ligjit, me miratimin e Qeverisë apo të Ministrisë mund ta themelojnë institucionin e nivelit ndërkomunal. 12.7. Po qe se institucionin e themelojnë më shumë themelues, akti mbi themelimin e institucionit nxirret në formë të marrëveshjes me të cilën rregullohen të drejtat dhe detyrimet e ndërsjella të themeluesve. 12.8. Me marrëveshjen mbi themelimin, themeluesit nuk mund ta përjashtojnë apo të kufizojnë njëri-tjetrin në të drejtat dhe detyrimet e institucionit. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The founding act for an institution must include specified details about the institution and its assets, rights, and duties. If the institution is established by law, some of those matters may be regulated by government or other public acts.
Neni 13 13.1. Dispozitat e aktit mbi themelimin e institucionit përmbajnë: 1. Emërtimin dhe selinë e institucionit; 2. Veprimtarinë e institucionit; 3. Organet e institucionit; 4. Mjetet të cilat i nevojiten institucionit për themelimin dhe fillimin e punës, si dhe mënyrën e sigurimit të tyre; 5. Mënyrën e fitimit dhe menaxhimit tё mjeteve tё Institucionit; 6. Kufizimet lidhur me realizimin, ngarkimin dhe përcaktimin e patundshmërisë dhe të pasurisë tjetër të institucionit; 7. Të drejtat dhe detyrimet e ndërsjella të themeluesve dhe të institucionit. 13.2. Po qe se institucioni themelohet me ligj, disa çështje nga paragrafi 1 i këtij neni mund të rregullohen me dekret të Qeverisë, me vendim të Ministrisë së Kulturës ose me aktin e organit tjetër publik në pajtim me ligjin. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: This article lists what the branch establishment act must include.
Neni 14 Akti për themelimin e degës së institucionit nga neni 9 paragrafi 2 i këtij Ligji përmban: 1. Emërtimin dhe selinë e themeluesit; 2. Objektin e veprimtarisë së institucionit; 3. Emërtimin dhe selinë e degës; 4. Objektin dhe veprimtarinë e degës. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The founder appoints the acting director and the acting director may make preparations to start the institution’s work under the founder’s supervision. The founder may also make those preparations personally.
Neni 15 15.1. Themeluesi i institucionit e emëron ushtruesin e detyrёs (UD) sё drejtorit të institucionit, i cili është i autorizuar që nën mbikëqyrjen e themeluesit t’i bëjë përgatitjet për fillimin e punës së institucionit. 15.2. Themeluesi mund t’i bëjë edhe vet përgatitjet për fillimin e punës së institucionit. III. EMËRTIMI DHE SELIA E INSTITUCIONIT - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The institution has a name that it uses in carrying out its activity and in legal dealings.
Neni 16 Institucioni ka emërtimin me të cilin ushtron veprimtarinë e vet dhe që vepron e bashkëvepron në qarkullimin juridik. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Institutions must make their name clearly distinguishable from other institutions’ names and must not use wording that creates confusion about their activity or identity; institutions in the shared group referred to in Article 62 may use that group’s name in their own name.
Neni 17 17.1. Emërtimi i institucionit identifikohet me veprimtarinë e tij. 17.2. Emërtimi i institucionit duhet të dallohet në mënyrë të qartë nga emërtimi i institucionit tjetër, ndërsa me përmbajtjen e vet nuk guxon të krijojë huti lidhur me veprimtarinë, identifikimin me institucionin tjetër, me personin tjetër fizik apo juridik. 17.3. Përjashtimisht nga dispozita e paragrafit 2 të këtij neni, institucioni i cili është në bashkësinë e institucioneve nga neni 62 i këtij Ligji mund të përdorë në emërtimin e vet emrin e asaj bashkësie. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Institutions may use certain central, municipal, or foreign/international names and symbols in their own names only with the specified legal authorization or consent.
Neni 18 18.1. Nocioni institucion qendror dhe atributet e tij, pastaj shenjat e tjera identifikuese, përfshirë edhe imitimin e tyre, mund të futen në emërtimin e institucionit vetëm me ligj ose me leje të Qeverisë, përkatësisht të Ministrisë apo të organit tjetër publik të autorizuar. 18.2. Emërtimi i institucionit të nivelit komunal dhe atributet e tij, pastaj shenjat identifikuese të tij, përfshirë edhe imitimin e tyre, mund të vihen në emërtimin e institucionit vetëm me lejen e organit kompetent të komunës. 18.3. Emërtimi i institucionit mund të mbajë emërtimin e shtetit tjetër apo të organizatës ndërkombëtare (ndërshtetërore), stemën e tij, flamurin apo emblemën tjetër vetëm në bazë të lejes së Qeverisë, përkatësisht të Ministrisë dhe pëlqimit paraprakisht të siguruar nga shteti i huaj, përkatësisht nga organizata ndërkombëtare (ndërshtetërore). - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The institution may be named after certain people, but only with the required consent conditions.
Neni 19 19.1. Institucioni mund të emërtohet me emrin e ndonjë personi të merituar me pëlqimin e tij, e po qe se personi ka vdekur, atëherë me pëlqimin e trashëgimtarëve të tij. 19.2. Institucioni mund të emërtohet me emrin e ndonjë personi të rëndësisë historike, kulturore apo shkencore vetëm me pëlqimin e trashëgimtarëve dhe nëse shfrytëzohet në mënyrën me të cilën nuk cenohet dinjiteti i atij personi. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Institucioni may use an abbreviated name, but the abbreviation must include the institution’s distinctive part and be registered with the competent body’s register.
Neni 20 20.1. Institucioni mund të përdorë edhe emërtimin e shkurtuar (akronimin). 20.2. Emërtimi i shkurtuar duhet të përmbajë pjesën karakteristike të institucionit. 20.3. Emërtimi i shkurtuar regjistrohet në regjistrin e organit kompetent. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Institucioni duhet ta shkruajë emërtimin në shqip dhe në gjuhët e tjera zyrtare; përdorimi i emërtimit në gjuhë të huaj ose të vdekur kërkon leje të Ministrisë.
Neni 21 21.1. Emërtimi i institucionit duhet të jetë i shkruar në gjuhën shqipe dhe në gjuhët e tjera zyrtare në përputhje me Ligjin për përdorimin e gjuhëve zyrtare në Kosovë. 21.2. Emërtimi i institucionit në gjuhë të huaja ose në gjuhë të vdekur bëhet me leje të Ministrisë. 21.3. Në korrespondencë me personat fizikë dhe juridikë jashtë vendit, institucioni, krahas emërtimit që është regjistruar në regjistrin e organit kompetent, mund të përdorë edhe përkthimin e emërtimit në gjuhën e huaj apo në gjuhën e vdekur. 21.4. Dispozitat e paragrafit 1 deri në 3 të këtij neni aplikohen edhe në emërtimin e shkurtuar të institucionit. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: The institution must use its full name and abbreviated name exactly as registered in the competent authority’s register.
Neni 22 Institucioni është i detyruar të përdorë emërtimin e plotë dhe emërtimin e shkurtuar në formën dhe përmbajtjen me të cilën është regjistruar në regjistrin e organit kompetent. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: The institution name must be placed on the building where the institution’s headquarters are, or where it carries out the activity for which it was established.
Neni 23 Emërtimi i institucionit duhet të vendoset në ndërtesën ku është selia e tij, përkatësisht aty ku institucioni e ushtron veprimtarinë për të cilën është themeluar. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: The institution’s name is protected by law.
Neni 24 Emërtimi i institucionit mbrohet me ligj. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: An institution’s seat is the place where it carries out its activity, or if it operates in more than one place, where its governing body is located. The seat may not be outside Kosovo.
Neni 25 25.1. Selia e institucionit është vendi ku e ushtron institucioni veprimtarinë e vet. 25.2. Po qe se institucioni e ushtron veprimtarinë në më shumë vende, selia e institucionit është vendi ku është i vendosur organi drejtues. 25.3. Selia e institucionit nuk mund të jetë jashtë territorit të Kosovës. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: The institution may change its name and registered seat only by a founder’s decision, and a seat change is registered in the competent authority’s register.
Neni 26 26.1. Institucioni mund ta ndërrojë emërtimin dhe selinë vetëm me vendim të themeluesit të institucionit. 26.2. Ndërrimi i selisë së institucionit regjistrohet në regjistrin e organit kompetent. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: The law’s rules on the institution’s name and seat also apply appropriately to a branch of the institution.
Neni 27 Në emërtimin dhe selinë e degës së institucionit aplikohen në mënyrë adekuate dispozitat e këtij ligji mbi emërtimin dhe selinë e institucionit. IV. VEPRIMTARIA E INSTITUCIONIT - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: The institution’s activity is set by its founding act based on law, and it may change or expand that activity.
Neni 28 28.1. Veprimtaria e institucionit përcaktohet me aktin për themelim tё bazuar nё ligj. 28.2. Institucioni mund ta ndërrojë apo mund ta zgjerojë veprimtarinë e tij. Vendimin për ndërrimin apo zgjerimin e veprimtarisë e bie këshilli drejtues i institucionit me pëlqimin paraprak të themeluesit po qe se me ligj apo me aktin mbi themelim nuk është përcaktuar ndryshe. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: An institution’s activity must be registered with the competent organ’s register, and it may also carry out other activities that fit its overall activity.
Neni 29 29.1. Veprimtaria e institucionit regjistrohet në regjistrin e organit kompetent. 29.2. Krahas veprimtarisë kryesore, institucioni mund të ushtrojë edhe veprimtari të tjera të cilat përkojnë me aktivitetin e gjithëmbarshëm të tij. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: An institution may operate only after it is registered and after a final decision to begin work has been obtained.
Neni 30 Institucioni ushtron veprimtarinë e vet vetëm pasi që të jetë regjistruar dhe pasi që të jetë siguruar vendimi përfundimtar për fillimin e punës me të cilin konfirmohet se janë plotësuar kushtet teknike, shëndetësore, ekologjike, kadrovike, buxhetore dhe kushtet e tjera të parapara për ushtrimin e asaj veprimtarie. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: Veprimtaria e degës së institucionit përcaktohet nga akti i themelimit dhe statuti, dhe regjistrohet te organi kompetent.
Neni 31 31.1. Veprimtaria e degës së institucionit përcaktohet në kuadër të veprimtarisë së institucionit me aktin për themelimin e tij dhe me statut. Veprimtaria e degës së institucionit regjistrohet në regjistrin e organit kompetent. 31.2. Në veprimtarinë e degës së institucionit aplikohen në mënyrë përkatëse dispozitat e këtij ligji mbi veprimtarinë e institucionit. V. ORGANIZIMI DHE ORGANET E INSTITUCIONIT Organizimi i institucionit - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: The institution’s internal organization is regulated by its statute, based on the law and the founding act.
Neni 32 Organizimi i brendshëm i institucionit rregullohet me statut të institucionit të bazuar në ligj dhe në aktin për themelim. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: This provision lists the institution’s bodies: the Director, the Steering Council, and the Professional/Artistic Council.
Neni 33 Organet e institucionit janë: -Drejtori; -Këshilli drejtues; -Këshilli profesional, përkatësisht artistik Drejtori - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: The director leads the institution, represents it, and can authorize another person to represent it within the director’s powers.
Neni 34 34.1. Drejtori është udhëheqës i institucionit dhe organ ekzekutiv i tij. 34.2. Drejtori organizon dhe udhëheq punën dhe veprimtarinë e institucionit, prezanton dhe e përfaqëson institucionin, ndërmerr të gjitha veprimet juridike në emër dhe për llogari të institucionit, e përfaqëson institucionin në gjykata dhe në organe të tjera të administratës publike. 34.3. Drejtori është përgjegjës për ligjshmërinë e punës së institucionit. 34.4. Drejtori, pa autorizim të veçantë të këshillit drejtues apo të themeluesit të institucionit, përkatësisht të organit të cilin e ka caktuar themeluesi, nuk mund të paraqitet si palë e dytë kontraktuese dhe të lidhë kontrata me institucionin në emër të vet dhe për llogari të vet, në emër të vet dhe për llogari të personave të tjerë apo në emër të tjerëve dhe për llogari të personave të tjerë. 34.5. Drejtori i institucionit mund ta autorizojë personin tjetër për ta përfaqësuar institucionin në qarkullimin juridik. Autorizimin mund ta jep vetëm brenda suazave të kompetencave të tij. 34.6. Derisa Institucioni tё themelohet pёrkatёsisht konsolidohet, ose nё ndonjë situatë tjetër juridike, drejtori i ka të gjitha të drejtat nga neni 38 dhe 39 i këtij Ligji, përveç nëse me ligj është rregulluar ndryshe. 34.7. Situata juridike nga paragrafi paraprak mund tё zgjatë mё sё shumti tre muaj. 34.8. Drejtori udhëheq punën e gjithëmbarshme dhe organizative të institucionit dhe është përgjegjës për zhvillimin dhe mbarëvajtjen e veprimtarisë së institucionit. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: The management board appoints and dismisses the director, unless a special law says otherwise.
Neni 35 35.1. Drejtorin e emëron dhe e shkarkon këshilli drejtues po qe se me ligj të veçantë nuk është përcaktuar ndryshe. 35.2. Me ligj ose me aktin për themelim mund të përcaktohet që drejtorin e institucionit publik ta emërojë Qeveria, Ministria ose organi i nivelit komunal. - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: The institution’s director may be appointed only if the person meets the conditions set by law, the founding act, and the institution’s statute.
Neni 36 36.1. Drejtor i institucionit mund të emërohet personi i cili i plotëson kushtet e përcaktuara me ligj, me aktin e themelimit dhe me statutin e institucionit. 36.2. Mandati i drejtorit është katër vjet po qe se me aktin për themelim apo me statut të institucionit nuk është përcaktuar ndryshe. Personi i njëjtë mund të rizgjidhet. 36.3. Të drejtat, detyrat dhe kompetencat e drejtorit përcaktohen më hollësisht me aktin nënligjor tё institucionit. 36.4. Kushtet për zgjedhjen dhe emërimin e drejtorit zbatohen në përputhje me ligjin, me aktin për themelim dhe me statutin e institucionit. - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: The institution’s director is appointed through a public competition.
Neni 37 Drejtori i institucionit emërohet në bazë të konkursit publik. Këshilli drejtues - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: The institution has a steering council as a collegiate management body unless a special law says otherwise.
Neni 38 38.1. Institucioni ka këshillin drejtues si organ kolegjial punë drejtues (në tekstin e mëtejmë: Këshilli drejtues) po qe se me ligj të veçantë nuk është përcaktuar ndryshe. 38.2. Përbërja, mënyra e emërimit, zgjedhja e anëtarëve, kohëzgjatja e mandatit për këshillin drejtues si dhe mënyra e marrjes së vendimeve përcaktohen me ligj, me aktin mbi themelimin dhe me statut të institucionit. - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: Këshilli drejtues duhet të hartojë, miratojë dhe mbikëqyrë programin e punës, planin strategjik dhe buxhetin vjetor të institucionit, si edhe të propozojë ndryshimin ose zgjerimin e veprimtarisë ndaj themeluesit.
Neni 39 Këshilli drejtues nxjerr dhe miraton programin e punës, harton planin strategjik të zhvillimit të institucionit, aprovon dhe miraton buxhetin vjetor dhe mbikëqyr realizimin e tyre, i propozon themeluesit ndërrimin e veprimtarisë apo zgjerimin e saj, nxjerr vendime e akte të tjera në çështjet e caktuara dhe me interes për institucionin dhe kryen punë të tjera të përcaktuara me ligj, me aktin mbi themelimin dhe me statut të institucionit. Këshilli profesional, përkatësisht artistik - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: The institution has a professional, or artistic, council as a collegial body.
Neni 40 40.1. Institucioni ka këshillin profesional, përkatësisht artistik si organ kolegjial. 40.2. Përbërja, themelimi dhe punët e këshillit profesional, përkatësisht artistik të institucionit përcaktohen më hollësisht me statut të institucionit, në pajtim me ligjin dhe aktin për themelim. - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: The professional or artistic council reviews and decides on the institution’s professional or artistic matters within the powers set by law, the founding act, and the institution’s statute.
Neni 41 Këshilli profesional, përkatësisht artistik shqyrton dhe vendos për çështjet profesionale, respektivisht artistike të punës së institucionit në kuadër të kompetencave të përcaktuara me ligj, me aktin e themelimit dhe me statutin e institucionit. Udhëheqësi profesional, përkatësisht artistik - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: The institution may have a professional or artistic leader, who is selected by the governing council through a public competition.
Neni 42 42.1. Institucioni mund të ketë udhëheqësin profesional, përkatësisht artistik. Kushtet, të drejtat, detyrimet dhe përgjegjësitë e udhëheqësit profesional, përkatësisht artistik përcaktohen me hollësisht me statut, ne pajtim me ligjin dhe me aktin e themelimit. 42.2. Udhëheqësin profesional, përkatësisht artistik e zgjedh këshilli drejtues i institucionit në bazë të konkursit publik. Organet e tjera të institucionit - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: The institution may have working bodies and professional/advisory commissions when needed and in the interest of its functioning.
Neni 43 43.1. Brenda institucionit sipas nevojës dhe në interes të funksionimit të institucionit mund të ketë edhe trupa punues e komisione profesionale e këshillëdhënëse. 43.2. Përbërja, mënyra e themelimit, fushëveprimi dhe kompetencat e këtyre organeve përcaktohen me statut të institucionit në pajtim me ligjin dhe aktin mbi themelimin e institucionit. Organet e degës së institucionit - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: The institution branch has two organs: the institution director and the professional/artistic council.
Neni 44 Dega e institucionit ka këto organe: a) Drejtuesin e institucionit; b) Këshillin profesional, përkatësisht artistik. - 45 Verify source ↗
Neni 45
AI-assisted research summary: The branch director must organize and lead the branch’s work and activities, and the branch must cooperate with and inform the competent municipal and central institution about its work and activities.
Neni 45 45.1. Drejtuesi i degës së institucionit, në suaza të të drejtave dhe detyrimeve të degës të përcaktuara me aktin e themelimit dhe me statut, e organizon dhe e udhëheq punën dhe veprimtarinë e degës së institucionit. 45.2. Dega e institucionit mund të ketë edhe organe të tjera në pajtim me nenin paraprak. 45.3. Dega e institucionit për punën dhe për veprimtarinë e vet bashkëpunon dhe informon institucionin kompetent komunal dhe qendror. VI. AKTET E PËRGJITHSHME TË INSTITUCIONIT - 46 Verify source ↗
Neni 46
AI-assisted research summary: The institution’s general acts consist of its statute and other general acts.
Neni 46 Aktet e përgjithshme të institucionit janë statuti dhe aktet e tjera të përgjithshme. - 47 Verify source ↗
Neni 47
AI-assisted research summary: The institution’s statute sets its organization, functioning, authorizations, and how its bodies are appointed.
Neni 47 Me statutin e institucionit përcaktohet organizimi, funksionimi, autorizimet dhe mënyra e vendosjes së organeve, si dhe rregullohen çështjet e tjera me rëndësi për ushtrimin e veprimtarisë së Institucionit. - 48 Verify source ↗
Neni 48
AI-assisted research summary: The management board issues the institution’s statute, and the founder approves it. The board also issues other general acts unless the law or the institution’s statute provides otherwise.
Neni 48 Statutin e institucionit e nxjerr këshilli drejtues, ndërsa e miraton themeluesi. Aktet e tjera të përgjithshme i nxjerr këshilli drejtues po qe se me ligj apo me statut të institucionit nuk është paraparë ndryshe. - 49 Verify source ↗
Neni 49
AI-assisted research summary: Institutional statutes and other general acts take effect on approval by the competent body, or on publication in the Official Gazette, and they may not operate retroactively.
Neni 49 49.1. Statuti dhe aktet e tjera të përgjithshme hyjnë në fuqi ditën e miratimit nga organi kompetent i institucionit, përkatësisht ditën e shpalljes në Gazetën Zyrtare. 49.2. Statuti dhe aktet e përgjithshme të institucionit nuk mund kenë veprim retroaktiv. - 50 Verify source ↗
Neni 50
AI-assisted research summary: Responsible and authorized staff of the institution, or its relevant service, must make the founding act, statute, and other general acts appropriately accessible to the public.
Neni 50 Personeli përgjegjës dhe i autorizuar i institucionit apo shërbimi përkatës i tij ka për obligim që dispozitat e aktit mbi themelimin, të statutit dhe të akteve të tjera të përgjithshme t’ua bëjë në mënyrë të përshtatshme dhe të arritshme opinionit. VII. PASURIA E INSTITUCIONIT DHE PËRGJEGJËSIA PËR DETYRIMET E TIJ - 51 Verify source ↗
Neni 51
AI-assisted research summary: The institution’s property includes movable and immovable property it creates, and profit must be used for the institution’s activity and development.
Neni 51 51.1. Pasuria e institucionit është pasuria e luajtshme dhe (ose) e paluajtshme të cilën e ka krijuar institucioni. 51.2. Mjetet për punë të siguruara nga themeluesi, ato të realizuara nga ofrimi i shërbimeve si dhe nga burimet e tjera paraqesin pasurinë e institucionit. 51.3. Po qe se në ushtrimin e veprimtarisë së vet institucioni realizon fitim, ai fitim përdoret për ushtrimin dhe zhvillimin e veprimtarisë së institucionit në pajtim me ligjin, përkatësisht aktin për themelim dhe me statutin e institucionit. - 52 Verify source ↗
Neni 52
AI-assisted research summary: Institucioni nuk mund të fitojë, të ngarkojë ose të tjetërsojë pasuri të paluajtshme ose pasuri tjetër mbi një vlerë të caktuar pa pëlqimin e themeluesit ose organit të caktuar prej tij.
Neni 52 Institucioni, pa pëlqimin e themeluesit të institucionit, përkatësisht të organit të cilin e cakton ai, nuk mund të fitojë, të ngarkojë apo të tjetërsojë pasurinë e paluajtshme dhe pasurinë tjetër vlera e së cilës është më e madhe se vlera e përcaktuar me aktin për themelim apo me statutin e institucionit. - 53 Verify source ↗
Neni 53
AI-assisted research summary: The institution is liable for its obligations with all its property, and the founder is jointly and unlimitedly liable for those obligations.
Neni 53 53.1. Institucioni përgjigjet për obligimet e tij me tërë pasurinë e vet. 53.2. Themeluesi i institucionit në mënyrë solidare dhe të pakufizuar përgjigjet për obligimet e tij. VIII. PUNA DHE VEPRIMTARIA PUBLIKE E INSTITUCIONIT - 54 Verify source ↗
Neni 54
AI-assisted research summary: The institution’s activity and work are public, and authorized staff plus the relevant service must inform the public accurately and on time about the institution’s activity or the part it was established to carry out.
Neni 54 54.1. Veprimtaria dhe puna e institucionit është publike. 54.2. Në bazë të ligjit, në mënyrën e përcaktuar me statut të institucionit dhe aktin mbi themelimin, personeli i autorizuar dhe shërbimi përkatës i institucionit është i obliguar që me kohë dhe në mënyrë të saktë ta njoftojë opinionin për ushtrimin e veprimtarisë apo të pjesës së veprimtarisë për të cilën është themeluar. - 55 Verify source ↗
Neni 55
AI-assisted research summary: The institution’s authorized staff must inform people about its services and activities, provide public media information on request, and refuse disclosure only for official/business/scientific/artistic secrets or personal data.
Neni 55 55.1. Personeli i autorizuar apo shërbimi përkatës i institucionit është i obliguar që qytetarët, personat juridikë dhe shfrytëzuesit e tjerë t’i njoftojë me kohë dhe në mënyrë të përshtatshme për kushtet dhe mënyrën e ofrimit të shërbimeve të veta dhe ushtrimin e punëve nga veprimtaria për të cilën është themeluar institucioni. 55.2. Personeli i autorizuar apo shërbimi përkatës i institucionit në bazë të ligjit është i obliguar t’i respektojë afatet ligjore apo që në një afat tjetër të përshtatshëm ta njoftojë çdo qytetar, person tjetër juridik dhe shfrytëzuesit tjetër, me kërkesë të tyre dhe t’i informojë për kushtet dhe mënyrën e ofrimit të shërbimeve të veta, si dhe për ushtrimin e punëve nga veprimtaria për të cilën është themeluar. 55.3. Personeli i autorizuar apo shërbimi përkatës i institucionit është i obliguar që në afatin ligjor, mjeteve të informimit publik t’u ofrojë informacionet për ushtrimin e veprimtarisë së vet dhe t’ua mundësojë qasjen në dokumentacionin përkatës, me kërkesë të tyre. 55.4. Personeli i autorizuar apo shërbimi përkatës i institucionit do të ndalojë dhënien e informacioneve, përkatësisht qasjen në dokumentacion po qe se me ligj, me aktin për themelimin e institucionit apo me statut të institucionit është përcaktuar si fshehtësi zyrtare, afariste, shkencore ose artistike, si dhe kur ka të bëjë me të dhënat personale të personave fizikë. - 56 Verify source ↗
Neni 56
AI-assisted research summary: When the institution holds certain public-interest meetings, it must notify the public media and allow them to attend.
Neni 56 Kur Institucioni mban këshillime dhe tubime kulturore, shkencore, profesionale dhe të tjera, për çështjet për të cilat është i interesuar opinioni, ka për detyrë që mjetet e informimit publik t’i njoftojë për këtë dhe t’ua mundësojë praninë e tyre. IX. MBIKËQYRJA E PUNËS SË INSTITUCIONIT - 57 Verify source ↗
Neni 57
AI-assisted research summary: The founder or the Ministry supervises legality and enforceability unless another law says otherwise; a public institution may supervise general acts and other matters under public authorization.
Neni 57 57.1. Mbikëqyrjen e ligjshmërisë së punës, veprimtarisë dhe të akteve të përgjithshme, si dhe zbatueshmërinë e tyre e ushtron themeluesi, përkatësisht Ministria, po qe se me ligj nuk është përcaktuar ndryshe. 57.2. Mbikëqyrjen e akteve të përgjithshme, si dhe punëve të tjera, institucioni publik i ushtron në bazë të autorizimit publik në pajtim me dispozitat me të cilat rregullohet sistemi i administratës publike. - 58 Verify source ↗
Neni 58
AI-assisted research summary: Drejtori i institucionit duhet t’ia dërgojë statutin organit kompetent brenda 8 ditësh, përveç nëse ligji për veprimtarinë e caktuar përcakton ndryshe.
Neni 58 58.1. Po qe se me ligjin me të cilin rregullohet ushtrimi i veprimtarisë së caktuar nuk është përcaktuar ndryshe, drejtori i institucionit është i obliguar që në afat prej tetë ditësh nga dita e nxjerrjes t’ia dërgojë statutin organit kompetent nga neni 60 i këtij ligji. 58.2. Po qe se organi kompetent nga neni 60 i këtij ligji konsideron që statuti apo akti i përgjithshëm është në kundërshtim me ligjin apo me dispozita të tjera ligjore, do ta ndalojë zbatimin dhe në afat prej 30 ditësh do t’i propozojë Ministrisë ose Qeverisë që aktin kontestues ta anulojë, abrogojë apo ta ndryshojë. 58.3. Kundër vendimit të Ministrisë ose të Qeverisë me të cilin anulohet apo abrogohet statuti ose akti i përgjithshëm institucioni ka të drejtë të iniciojë kontestin administrativ pranë gjykatës kompetente. - 59 Verify source ↗
Neni 59
AI-assisted research summary: The founder supervises the institution’s work and activities, unless the law provides otherwise.
Neni 59 Mbikëqyrjen e punës dhe veprimtarisë së institucionit e ushtron themeluesi, përkatësisht Ministria e Kulturës po qe se me ligj nuk është paraparë ndryshe. - 60 Verify source ↗
Neni 60
AI-assisted research summary: The legally designated professional body supervises the institution’s professional work.
Neni 60 60.1. Mbikëqyrjen e punës profesionale të institucionit e ushtron organi profesional i përcaktuar me ligj. 60.2. Organi nga paragrafi 1 i këtij neni ka për detyrë që institucionit t’i ofrojë ndihmë profesionale dhe në pajtim me ligjin dhe dispozitat e tjera nënligjore t’i jep udhëzime profesionale për ushtrimin e veprimtarisë si dhe të ndërmerr masa për parandalimin apo evitimin e gabimeve në punën profesionale. X. NDRYSHIMET STATUSORE - 61 Verify source ↗
Neni 61
AI-assisted research summary: Institutions may attach to another institution, merge into one institution, or split into two or more institutions; the founder decides on these status changes.
Neni 61 61.1. Institucioni mund t’i bashkëngjitet institucionit tjetër ose dy a më shumë institucione mund të bashkohen në një institucion, ose një institucion mund të ndahet në dy a më shumë institucione. 61.2. Vendimin për ndërrimet statusore nga paragrafi 1 i këtij neni e merr themeluesi i institucionit. 61.3. Ndërrimet statusore nga paragrafi 1 i këtij neni ndërmerren dhe zbatohen në bazë të ligjit. XI. BASHKIMI I INSTITUCIONEVE - 62 Verify source ↗
Neni 62
AI-assisted research summary: Institutions may merge into an association of institutions if the founder consents.
Neni 62 62.1. Institucionet, me pëlqimin e themeluesit, mund të bashkohen në bashkësi të institucioneve. 62.2. Bashkësia e institucioneve është person juridik dhe regjistrohet në regjistrin e organit kompetent. Lidhur me emërtimin, selinë, veprimtarinë dhe organizimin e bashkësisë së institucioneve aplikohen në mënyrë përkatëse dispozitat e këtij ligji mbi emërtimin, selinë, veprimtarinë dhe organizimin e institucioneve. XII. FINANCIMI I INSTITUCIONEVE - 63 Verify source ↗
Neni 63
AI-assisted research summary: Public cultural institutions are financed from Kosovo’s Consolidated Budget, and private cultural institutions may receive financial support from that budget.
Neni 63 63.1. Aktivitetet, puna dhe veprimtaria e institucioneve publike të kulturës së Kosovës, themelues apo bashkëthemelues i të cilëve është Kuvendi i Kosovës, Qeveria ose Ministria financohen nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës. 63.2. Institucionet private të kulturës në aktivitetet dhe veprimtarinë e tyre mund të përkrahen financiarisht nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës. XIII. NDЁRPRERJA DHE SHUARJA E VEPRIMTARISЁ SЁ INSTITUCIONIT - 64 Verify source ↗
Neni 64
AI-assisted research summary: The institution’s activity ends if a final court decision nulls its registration, bans the activity, the founder decides, it merges/divides/transforms, a final court decision dissolves it, or another law/founding act says so.
Neni 64 Veprimtaria e Institucionit ndërpritet përkatësisht pushon së vepruari: 1. Me vendim të plotfuqishëm të gjykatës me të cilin është përcaktuar nuliteti i regjistrimit të institucionit në organin kompetent; 2. Me vendim të plotfuqishëm të gjykatës mbi ndalimin e ushtrimit të veprimtarisë për të cilën është themeluar; 3. Me vendim të themeluesit; 4. Në rastin e bashkëngjitjes me institucionin tjetër, të fuzionimit, të ndarjes në dy a më shumë institucione, si dhe me shndërrimin në asociacion tjetër; 5. Me vendim të plotfuqishëm gjyqësor për shuarjen e institucionit dhe 6. Në rastet e tjera të përcaktuara me ligj ose me aktin e themelimit. - 65 Verify source ↗
Neni 65
AI-assisted research summary: The institution’s branch stops operating if the institution decides to end the branch or if the institution itself stops existing.
Neni 65 Dega e institucionit pushon së vepruari: a. nëse institucioni bie vendim mbi ndёrprerjen e degës; b. nëse institucioni pushon së ekzistuari. XIV. REGJISTRIMI I INSTITUCIONIT - 66 Verify source ↗
Neni 66
AI-assisted research summary: Institutions, branches of institutions, and communities of institutions must be registered in the competent body’s relevant register.
Neni 66 Institucioni, dega e institucionit dhe bashkësia e institucioneve regjistrohen në regjistrin përkatës të organit kompetent. - 67 Verify source ↗
Neni 67
AI-assisted research summary: Institutions and related institutional units must be entered in the register or other equivalent record kept by the Ministry of Culture.
Neni 67 67.1. Institucioni, njësitë e institucionit dhe bashkësitë e institucioneve regjistrohen edhe në regjistër, përkatësisht në evidencën tjetër përkatëse të cilën e mban Ministria e Kulturës. 67.2. Ministria e Kulturës lidhur me regjistrimin e institucionit themelon regjistër qendror të institucioneve të kulturës. 67.3. Akreditimi i Institucionit si dhe forma dhe përmbajtja e regjistrit, pёrkatёsisht evidencës së tij, rregullohen me aktin nënligjor tё nxjerr nga Ministri i Kulturës. - 68 Verify source ↗
Neni 68
AI-assisted research summary: The institution is independent in legal circulation and must have its own account at one of Kosovo’s licensed banks.
Neni 68 68.1. Institucioni është i pavarur në qarkullimin juridik. 68.2. Institucioni ka xhirollogarinë e mëvetësishme në njërën nga bankat e licencuara të Kosovës. XV. DISPOZITAT NDËSHKIMORE - 69 Verify source ↗
Neni 69
AI-assisted research summary: Institutions can be fined for several administrative breaches, including failing to register a branch, using the wrong registered name, operating before registration, not following director-selection rules, blocking public access to founding documents, misusing profit, or missing a required submission deadline.
Neni 69 69.1. Po qe se me ligj me të cilin rregullohet ushtrimi i veprimtarisë nga neni 2, paragrafi 2 i këtij ligji nuk është përcaktuar ndryshe, institucioni do të ndëshkohet për shkelje administrative: 1. Nëse nuk e paraqet regjistrimin e degës së institucionit në regjistrin e organit kompetent (neni 9, paragrafi 5); 2. Nëse në ushtrimin e veprimtarisë nuk e përdor emërtimin ashtu siç është regjistruar në regjistrin e organit kompetent (neni 22); 3. Nëse ushtron veprimtarinë para se të jetë regjistruar në regjistrin e organit kompetent apo para se të ketë marrë vendimin përfundimtar me të cilin përcaktohet se janë përmbushur kushtet teknike, shëndetësore, ekologjike dhe të tjera të parashikuara për ushtrimin e asaj veprimtarie (neni 30); 4. Nëse me rastin e zgjedhjes apo të shkarkimit të drejtorit nuk vepron në përputhje me dispozitat e neneve 35 deri te neni 37 i këtij ligji; 5. Nëse nuk i mundëson opinionit qasje në dispozitat e aktit për themelimin, të statutit apo të aktit tjetër të përgjithshëm me të cilat rregullohet ushtrimi i veprimtarisë apo i pjesës së veprimtarisë që konsiderohet shërbim publik (neni 50); 6. Nëse fitimin nuk e përdor sipas mënyrës së paraparë me dispozitën e nenit 51, paragrafi 3 i këtij ligji; 7. Nëse organit kompetent nuk ia dorëzon brenda afatit statutin apo aktin e përgjithshëm me të cilin rregullohet ushtrimi i veprimtarisë publike të kulturës (neni 58, paragrafi 1). 69.2. Për shkelje administrative nga paragrafi 1 i këtij neni mund të shqiptohet dënimi me gjobë prej 500 deri 1.000 euro. 69.3. Për shkelje administrative nga paragrafi 1 i këtij neni do të dënohet edhe drejtori i institucionit, përkatësisht personi tjetër që sipas dispozitave të këtij ligji, të aktit mbi themelimin e institucionit apo të statutit të institucionit është përgjegjës lidhur me veprimin me të cilin është bërë kundërvajtja për çka gjobitet prej 200 deri 500 euro. 69.4. Nëse institucioni është dënuar për shkelje administrative nga paragrafi 1 pika, 6 e këtij neni shqiptohet detyrimisht edhe masa mbrojtëse e marrjes së përfitimit pasuror. 69.5. Të gjitha mjetet financiare që realizohen nga shqiptimi i dënimeve derdhen në Buxhetin e Konsoliduar tё Kosovës. XVI. DISPOZITAT KALIMTARE DHE TË FUNDIT - 70 Verify source ↗
Neni 70
AI-assisted research summary: Until the institution’s management board is formed, the current leader continues managing the institution. If operations stall for subjective reasons, the Government or Ministry may dismiss that person and appoint another temporarily; municipalities have the same power for cultural institutions they establish.
Neni 70 70.1. Deri me konstituimin e Këshillit drejtues të institucionit në pajtim me dispozitat e këtij ligji, punët e drejtorit, përkatësisht të qeverisjes së institucionit do t’i vazhdojë t’i ushtrojë personi i cili kryen punën e udhëheqjes së institucionit ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji. 70.2. Në rast të ngecjes, bllokimit ose pengimit të punës së institucionit për shkaqe subjektive, Qeveria, përkatësisht Ministria, personin nga paragrafi 1 i këtij neni mund ta shkarkojë dhe në detyrën e tij ta emërojë personin tjetër derisa të zgjedhën, përkatësisht të emërohen organet e reja të institucionit në përputhje me këtë ligj. Këtë të drejtë e kanë edhe komunat për institucionet e kulturës që i themelojnë ato. - 71 Verify source ↗
Neni 71
AI-assisted research summary: This law enters into force after approval by the Assembly of Kosovo and promulgation by the Special Representative of the Secretary-General.
Neni 71 Ky ligj hyn në fuqi pas miratimit nga ana e Kuvendit të Kosovës dhe shpalljes nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm. 18.08.2006 UNMIK/REG/ 2006/44
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 02/L-57 PËR INSTITUCIONET E KULTURËS
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in