LIGJI NR. 02/L-68 PËR MBROJTJE NGA FATKEQËSITË NATYRORE DHE NGA FATKEQËSITË E TJERA
This preamble says the law is adopted to set legal rules for protection from natural disasters and other disasters.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 02/L-68
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble says the law is adopted to set legal rules for protection from natural disasters and other disasters. The Government and municipalities must organize protection and rescue from natural and other disasters in Kosovo as a single, integrated system. The disaster protection and rescue system has basic duties to detect, prevent, warn about, respond to, and manage the effects of natural and other disasters. This article defines key terms used in the law, including civil protection, emergency preparedness, disasters, preventive measures, emergency response, and related institutions and services. This provision says which public services, organizations, and citizens carry out protection and rescue against natural and other disasters.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 02/L-68 PËR MBROJTJE NGA FATKEQËSITË NATYRORE DHE NGA FATKEQËSITË E TJERA
Showing 96 of 96
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble says the law is adopted to set legal rules for protection from natural disasters and other disasters.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 24 / 01 MAJ 2008 LIGJI NR. 02/L-68 PËR MBROJTJE NGA FATKEQËSITË NATYRORE DHE NGA FATKEQËSITË E TJERA Kuvendi i Kosovës, Në mbështetje të Kreut 9.1.26 (a) dhe 5.5 (a) të Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë (Rregullorja e UNMIK-ut nr. 2001/9) të datës 15 maj 2001, me qëllim të vendosjes së rregullave ligjore për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, Miraton, LIGJIN PËR MBROJTJE NGA FATKEQËSITË NATYRORE DHE NGA FATKEQËSITË E TJERA I. DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: The Government and municipalities must organize protection and rescue from natural and other disasters in Kosovo as a single, integrated system.
Neni 1 Qëllimi 1.1. Ky ligj përcakton dhe rregullon sistemin e mbrojtjes dhe të shpëtimit të njerëzve, të shtazëve, të pasurisë, të trashëgimisë së kulturës dhe të natyrës nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera. 1.2. Qëllimi i mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera është: parandalimi dhe zvogëlimi i numrit të fatkeqësive dhe pengimi ose zvogëlimi i viktimave dhe i pasojave të tjera. 1.3. Qeveria dhe komunat organizojnë mbrojtjen dhe shpëtimin nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, si sistem unik dhe i tërësishëm në Kosovë. 1.4. Sistemi i mbrojtjes dhe shpëtimit, nga paragrafi 3 i këtij neni, përmban programimin, planifikimin, organizimin, aftësimin, koordinimin, realizimin, mbikëqyrjen dhe financimin e masave dhe të aktiviteteve për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: The disaster protection and rescue system has basic duties to detect, prevent, warn about, respond to, and manage the effects of natural and other disasters.
Neni 2 Detyrat bazë të sistemit të mbrojtjes dhe të shpëtimit nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera Detyrat bazë të sistemit të mbrojtjes dhe të shpëtimit nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, sipas këtij ligji, janë: i. zbulimi, përcjellja dhe hulumtimi i rreziqeve nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, ii. parandalimi i fatkeqësive natyrore dhe i fatkeqësive të tjera, iii. vështrimi, lajmërimi, alarmimi dhe informimi i publikut për rreziqet e mundshme dhe dhënia e udhëzimeve për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë, iv. arsimimi dhe aftësimi për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë, v. organizimi i mbrojtjes dhe i gatishmërisë emergjente, si dhe mënyrat e tjera për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë, vi. vetëmbrojtja, vetë ndihma, ndihma reciproke (në vazhdim: mbrojtja personale dhe reciproke), vii. aktivizimi i forcave për mbrojtje dhe shpëtim dhe i mjeteve për realizimin e masave mbrojtëse, 2 viii. shpëtimi dhe ndihma, ix. evitimi i pasojave nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, deri te sigurimi i kushteve elementare për jetë, x. mbikëqyrja e realizimit të rregullave për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, xi. menaxhimi i ndihmave ndërkombëtare në raste të fatkeqësive natyrore dhe të fatkeqësive të tjera. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law, including civil protection, emergency preparedness, disasters, preventive measures, emergency response, and related institutions and services.
Neni 3 Përkufizimet Nocionet e përdorura në këtë ligj përkufizohen si vijon: i. Mbrojtja Civile (në tekstin e mëtejmë: MC), nënkupton pjesën e organizuar të sistemit të mbrojtjes nga fatkeqësitë e natyrës dhe nga fatkeqësitë e tjera. Mbrojtja Civile përbëhet nga organet udhëheqëse, njësitë dhe shërbimet, mjetet, objektet dhe pajisjet për mbrojtje, shpëtim dhe për ndihmë. ii. Gatishmëria emergjente (në tekstin e mëtejmë: GE) nënkupton planifikimin, organizimin e masave të duhura të reagimit emergjent nga autoritetet përkatëse qendrore dhe komunale, duke përfshirë edhe shërbimet emergjente për preventivë, zvogëlimin dhe lehtësimin e dëmeve të shkaktuara në njerëz,në pronë ose në mjedis nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësi të tjera. iii. Fatkeqësia nënkupton dukurinë e shkaktuar nga fuqitë e pakontrolluara natyrore dhe nga fuqi të tjera, që e rrezikojnë jetën apo shëndetin e njerëzve, të shtazëve si dhe pasurinë, që shkaktojnë dëme në trashëgiminë e kulturës dhe të natyrës si dhe në mjedis në atë masë që për kontroll dhe për mbizotërim është e nevojshme të përdoren masat, forcat dhe mjetet e posaçme. iv. Fatkeqësitë natyrore nënkupton tërmetet, vërshimet, rrëshqitjet e borës, bora e madhe, era e fortë, breshri, akulli, thatësira, paraqitja masive e sëmundjeve ngjitëse te njerëzit, te shtazët dhe te bimët dhe fatkeqësi të tjera, që i shkakton natyra. v. Fatkeqësitë e tjera nënkupton fatkeqësitë e mëdha në trafikun rrugor, ajror dhe hekurudhor, zjarret, fatkeqësitë në xeherore, shkatërrimi i digave dhe fatkeqësitë e tjera ekologjike dhe industriale, që i shkakton njeriu me punë dhe me sjellje, gjendja e jashtëzakonshme, emergjente, temperaturat e larta, kolapsi teknik i sistemeve energjike te furnizimit me rryme, telekomunikacioni dhe teknologjisë informative, aktet terroriste dhe mënyrat e tjera të rrezikimit masiv. vi. Masat parandaluese kuptohen një kuadër masash që merren para ndodhjes së fatkeqësisë për shmangien ose për zvogëlimin e dëmeve që mund të vijnë nga ngjarja. vii. Trashëgimi kulturore dhe e natyrës nënkuptohen ndërtesat dhe pjesët e tyre, mjetet, sipërfaqet e tokës, vendbanimet ose pjesët e tyre, format e ndryshme në natyrë, që i ka krijuar njeriu dhe natyra si dhe trashëgimia tjetër e patundshme kulturore. viii. Angazhimi nënkupton veprimet dhe aktivitetet me anë të të cilave forcat për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë vihen në gjendje gatishmërie për realizimin e aktiviteteve në raste emergjente. ix. Aktivizimi nënkupton veprimet, aktivitetet dhe mjetet për kërkim-shpëtim dhe mbrojtje. x. Forcat për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë, nënkupton forcat e njerëzve në dispozicion të ndërmarrjeve, komunës dhe të organeve qeveritare, të destinuara për mbrojtje, shpëtim dhe për ndihmë në raste fatkeqësish të natyrës dhe fatkeqësish të tjera. xi. Plani për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, nënkupton dokumentin për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë në raste të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësish të tjera, i hartuar në bazë të vlerësimit të rrezikshmërisë dhe të dokumenteve të tjera për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera. 3 xii. Me vlerësim të rrezikshmërisë nënkuptohet analiza sasiore dhe cilësore e natyrës dhe rrethanave të tjera për ndodhitë e mundshme nga fatkeqësitë natyrore ose fatkeqësitë e tjera. xiii. Reagimi emergjent, nënkupton veprimet e kryera në rast të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera nga autoritetet qendrore, komunale dhe nga shërbimet emergjente për zvogëlimin dhe lehtësimin e dëmeve të shkaktuara në njerëz, pronë ose në mjedis. xiv. Shërbimet emergjente, nënkuptojnë shërbimet e siguruara nga: Trupat e Mbrojtjes së Kosovës, Shërbimi Policor i Kosovës, shërbimet emergjente mjekësore spitalore dhe paraspitalore të Kosovës, shërbimet komunale të zjarrfikës dhe të shpëtimit dhe shërbimet emergjente mjekësore komunale dhe OJQ-të përkatëse. xv. Organet qeveritare, nënkuptojnë ministritë dhe autoritetet e tjera kompetente qeveritare, të themeluara sipas Kornizës Kushtetuese dhe akteve të tjera juridike. xvi. Komiteti për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, nënkupton trup koordinues i kuvendit komunal dhe themelohet me qëllim të menaxhimit të situatave emergjente në komunë. xvii. Incidente të mëdha ose të rënda emergjente, nënkuptohen incidentet ku janë kërkuar ose mund të kërkohen resurset shtesë emergjente pas mobilizimit të parë, apo ku ka rrezik të pashmangshëm për jetën dhe ku kanë ngjarë dëme gjithëpërfshirëse në pronë. xviii. Katastrofa, nënkupton dukurinë e shkaktuar nga natyra ose nga njerëzit, çdo proces ose çdo ngjarje që ka mundësi të shkaktojë humbje në njerëz dhe dëme në të mira materiale. xix. Rreziku, nënkupton një gjendje serioze, reale dhe e menjëhershme, që kanos jetën e njerëzve, të gjësë së gjallë, dëmtimin e pronës publike, të trashëgimisë kulturore dhe të mjedisit, që mund të shkaktohet nga fatkeqësitë natyrore ose fatkeqësitë e tjera. xx. Riaftësimi-nënkupton masat dhe veprimet që kryhen për rikthimin në gjendjen e mëparshme në rajonin (territorin) e prekur nga fatkeqësia. xxi. DKMSH- nënkupton drejtorinë komunale për mbrojtje dhe shpëtim. xxii. DME- nënkupton Departamentin e menaxhimit të emergjencave. xxiii. SUAKE- nënkupton Sistemin Unik të Alarmimit dhe Koordinimit Emergjent. II - SUBJEKTET PËR MBROJTJE NGA FATKEQËSITË NATYRORE DHE NGA FATKEQËSITË E TJERA - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: This provision says which public services, organizations, and citizens carry out protection and rescue against natural and other disasters.
Neni 4 Mbrojtjen dhe shpëtimin nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, në suaza të të drejtave dhe të detyrave të përcaktuara me këtë ligj, e realizojnë: i. shërbimet publike për mbrojtje dhe shpëtim në nivelin qendror dhe komunal, ii. ndërmarrjet, institucionet dhe organizatat e tjera . iii. qytetarët, të organizuar në mënyrë vullnetare në shoqata, shoqata profesionale dhe në organizata të tjera joqeveritare (në vazhdim: shoqatat dhe organizatat e tjera joqeveritare), iv. qytetarët e Kosovës (në vazhdim: qytetarët). - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: International cooperation for disaster protection and rescue is carried out according to applicable international standards in force.
Neni 5 4 Në kuadër të realizimit të mbrojtjes dhe shpëtimit nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, bashkëpunimi ndërkombëtar realizohet konform standardeve ndërkombëtare të aplikueshme në fuqi. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Protection and rescue activities for natural and other disasters must be carried out in line with international humanitarian principles and related international obligations.
Neni 6 6.1. Të gjitha aktivitetet - veprimet e mbrojtjes dhe të shpëtimit nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, mbështeten dhe realizohen në pajtim me principet e së drejtës ndërkombëtare humanitare dhe të së drejtës ndërkombëtare për mbrojtjen e njerëzve, të shtazëve, të trashëgimisë kulturore dhe të mjedisit nga ndikimi i dëmshëm i fatkeqësive të natyrës dhe i fatkeqësive të tjera dhe obligimet ndërkombëtare që dalin nga to. 6.2. Mbrojtja dhe shpëtimi nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera, kanë karakter humanitar. III. TË DREJTAT DHE OBLIGIMET E QYTETARËVE - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Every citizen has a right to protection from natural and other disasters.
Neni 7 7.1. Çdo qytetar ka të drejtë për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera. 7.2. Në rast të fatkeqësive natyrore dhe të fatkeqësive të tjera, shpëtimi dhe mbrojtja e jetës së qytetarit ka përparësi ndaj çdo aktiviteti tjetër për mbrojtje dhe për shpëtim. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Citizens are required to cooperate, provide material means, prepare themselves, and carry out prescribed protective measures for disaster protection and rescue.
Neni 8 Për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera qytetarët janë të obliguar që: i. të bashkëpunojnë me forcat për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë, ii. të japin mjete materiale (në vazhdim: obligim material), iii. të aftësohen dhe të përgatiten për mbrojtje personale dhe reciproke, si dhe iv. të realizojnë masat e parapara për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Everyone must help a person whose life or health is in danger, as long as doing so does not put the helper’s own life at risk. If help cannot be given, the person must immediately notify the alert or rescue service, or otherwise arrange help.
Neni 9 9.1. Çdo person e ka për detyrë që personit, të cilit i kanoset rreziku për jetë, apo shëndet, t’i ndihmojë, nëse në atë mënyrë nuk e rrezikon jetën e vet. 9.2. Nëse personi nuk mund t’i ofrojë ndihmë në raste të tilla, menjëherë duhet ta lajmërojë qendrën për lajmërim apo shërbimin kompetent për shpëtim, ose në një mënyrë tjetër të kujdeset për ndihmë. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Citizens of Kosovo are obliged to serve in protection, rescue, and assistance forces, unless they are already assigned other obligatory duties under this law. The participation obligation starts at age 18 and lasts to 65 for men and 55 for women.
Neni 10 10.1. Qytetari i Kosovës është obligues i forcave për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë, nëse nuk është i angazhuar në detyra të tjera obliguese, të përcaktuara me këtë ligj konform standardeve ndërkombëtare të aplikueshme në fuqi. 10.2. Obligimi i pjesëmarrjes në forcat për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë fillon nga mosha 18 vjeçare dhe zgjat deri në moshën 65 vjeçare për meshkujt, respektivisht 55 vjeç për femrat. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Disa qytetarë lirohen nga detyrimi për të marrë pjesë në forcat për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë.
Neni 11 Nga detyrimi për të marrë pjesë në forcat për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë lirohen: 5 i. qytetarët që për arsye shëndetësore nuk mund t’i kryejnë detyrat e parapara, ii. gratë shtatzëna dhe nënat me fëmijë nën 10 vjeç, iii. prindër të vetëm me një fëmijë nën 10 vjeç. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Participation in the protection, rescue, and aid forces is voluntary for the listed groups.
Neni 12 Në forcat për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë, në mënyrë vullnetare mund të marrin pjesë: i. meshkujt dhe femrat të moshës mbi 16 vjeç, ii. nënat me fëmijë të moshës nën 16 vjeç, iii. meshkujt dhe femrat, të cilëve u ka pushuar obligimi nga neni i 10-të. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: DKMSH handles the placement of citizens into the protection, rescue, and assistance forces, and the Ministry of Internal Affairs may regulate the identification card by administrative instruction.
Neni 13 13.1. Sistemimin e qytetarëve në forcat për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë e bën DKMSH-ja. 13.2. Qytetari, i sistemuar në forcat për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë (në vazhdim: pjesëtari i forcave për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë), pajiset me kartelë identifikimi të pjesëtarit të forcave për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë. 13.3. Përmbajtja, forma dhe lëshuarja e kartelës së identifikimi të pjesëtarit të forcave për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë do të rregullohet me Udhëzim Administrativ që do të nxirret nga Ministria e Punëve të Brendshme (ne tekstin e mëtejme MPB). - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Voluntary, uncalled citizens who perform protection, rescue, and assistance tasks are organized into operational units and services of associations and other NGOs. In an emergency, those units and services carry out those tasks together with the protection, rescue, and assistance forces.
Neni 14 14.1. Qytetarët, që vullnetarisht dhe të pa thirrur i kryejnë detyrat e mbrojtjes, të shpëtimit dhe të ndihmës, sistemohen në njësi, shërbime dhe në struktura të tjera operative të shoqatave dhe të organizatave të tjera joqeveritare. 14.2. Njësitë, shërbimet dhe strukturat e tjera operative nga alineja 1 e këtij neni, në gjendje emergjente realizojnë, bashkë me forcat për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë, detyrat e mbrojtjes, të shpëtimit dhe të ndihmës. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: A member of the protection, rescue, and assistance forces must be trained to perform duties, according to the curriculum prepared by DME.
Neni 15 Pjesëtari i forcave për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë, duhet të aftësohet për kryerjen e detyrave, në përputhje me planprogramin e përpiluar nga DME-ja. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Members of the protection, rescue, and assistance forces may be invited to training, exercises, service duties, and disaster-response work.
Neni 16 16.1. Pjesëtari i forcave për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë ftohet: i. në rivistë për sistemim, ii. në aftësimet themelore dhe plotësuese, iii. në ushtrime dhe forma të tjera të aftësimit praktik, iv. në kryerjen e detyrave të mbrojtjes,të shpëtimit dhe të ndihmës, si dhe në evitimin e pasojave nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera. v. në rast të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera, pjesëtari i forcave për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë, mund të thirret në shërbim për mbrojtje dhe shpëtim deri në përfundimin e gjendjes së krijuar nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera. 16.2. Pjesëtari i forcave për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë, mund të kryejë shërbim në njësi dhe në shërbime të forcave për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë, shërbime publike, si dhe në ndërmarrje, në institucione dhe në organizata që kryejnë aktivitete të rëndësishme për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë. 6 - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Citizens must make certain vehicles, equipment, objects, and energy sources available for protection, rescue, and assistance in disasters, and may not block or remove installed monitoring, warning, or alarm equipment; legal persons may also be assigned this material obligation, except for certain protective or healthcare-related items.
Neni 17 17.1. Qytetarët i zbatojnë obligimet materiale, duke iu dhënë në përdorim forcave për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë, automjetet, makinat dhe mjetet e tjera materiale, objektet, pajisjet, burimet energjetike, të nevojshme për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë në raste të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera. 17.2. Obligim material, është edhe vendosja e mjeteve dhe pajisjeve për vështrim, lajmërim dhe alarmim në ndërtesat afariste dhe në ndërtesa të tjera. 17.3. Qytetarët, të cilët kanë obligime materiale, duke u mbështetur në paragrafin 2 të këtij neni, nuk mund të pengojnë vendosjen e mjeteve dhe të pajisjeve ose t’i mënjanojnë ato. 17.4. Obligimi material mund t’u ngarkohet edhe personave juridikë, përveç për mjetet e destinuara për mjete mbrojtëse ose për përkujdesje shëndetësore, respektivisht për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë, në përputhje me këtë ligj. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: A citizen assigned to defence, rescue, or assistance duties, or a person with material obligations, must appear at the designated place and time or deliver the required material means when called by the competent authority.
Neni 18 18.1. Qytetari i cili është i sistemuar për të marrë pjesë në forcat për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë ose që ka obligime materiale, duhet të paraqitet në vendin dhe në kohën e caktuar, gjegjësisht duhet t’i dorëzojë mjetet materiale, në bazë të thirrjes së organit kompetent. 18.2. Nëse pjesëtari nuk i përgjigjet thirrjes apo nuk e arsyeton mosardhjen, DKMSH-ja lëshon urdhrin për sjellje të detyruar të pjesëtarit. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: A member of the protection, rescue, and assistance forces is entitled to compensation for absence from work, and after more than 4 hours of duties may receive free food; the employer must not dismiss them or change their workplace.
Neni 19 19.1. Pjesëtarit të forcave për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë, gjatë kryerjes së detyrave në forcat për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë, gjatë aftësimit dhe realizimit të obligimeve materiale, në bazë të thirrjes së organit kompetent, i takon kompensimi, gjegjësisht fitimi i humbur për kohën e mungesës në punë, për shkak të kryerjes së detyrave të caktuara, në vlerë dhe në kushte si i përcakton Qeveria e Kosovës me akt të veçantë juridik. 19.2. Kompensimin nga paragrafi 1 i këtij neni e bën punëdhënësi në ngarkesë të subjektit, varësisht nga ajo se ku është i sistemuar qytetari në forcat për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë. Nëse qytetari është i sistemuar në forcat për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë pranë punëdhënësit, kompensimin e shpenzimeve për pagë e bënë punëdhënësi. 19.3. Nëse kryerja e detyrave ose obligimeve në forcat për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë zgjat më shumë se 4 orë, pjesëtari ka të drejtë në ushqim pa pagesë, në ngarkesë të subjektit që e ka ftuar. 19.4. Punëdhënësi i pjesëtarit të forcave për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë, gjegjësisht qytetari, i cili në përputhje me këtë ligj merr pjesë gjatë realizimit të detyrave të mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës, nuk mund ta largojë nga puna ose t’ia ndërrojë vendin e punës. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Injuries or illnesses arising during duties, training, or material obligations in the defense, rescue, and aid forces are treated as work injuries or occupational diseases, and the member has legal rights. Injuries on the way to reporting or returning are also covered.
Neni 20 20.1. Lëndimi ose sëmundja, e cila shfaqet gjatë kryerjes së detyrave, aftësimit dhe obligimeve materiale në forcat për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë, trajtohet lëndim në punë ose sëmundje profesionale dhe pjesëtari gëzon të drejtat sipas dispozitave ligjore në fuqi. 20.2. Si lëndim nga paragrafi 1 i këtij neni konsiderohet edhe lëndimi të cilin qytetari e ka marrë në rrugë nga shtëpia ose nga vendi i punës, deri në vendin e paraqitjes ose gjatë kthimit. 7 20.3. Vendin dhe kohën e lëndimit e përcakton organi, që e ka thirrur qytetarin, ose zyrtari i forcave për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë. 20.4. Familja e ngushtë e pjesëtarit, që ka humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës, apo obligimeve të tjera në forcat për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë, ka të drejtë për pension dhe të drejtën e shpenzimeve, transportit dhe varrimit, në përputhje me rregullat për sigurim pensional, invalidor dhe sigurimin shëndetësor. 20.5. Shpenzimet e sigurimit shëndetësor, invalidor dhe pensional, i mbulon Qeveria, nëse qytetari nuk është i siguruar në ndonjë mënyrë tjetër. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Some citizens and close family members have a right to one-time cash assistance in specified injury, disability, or death cases tied to defence, rescue, and aid duties.
Neni 21 21.1. Qytetari që gjatë realizimit të detyrave ose të obligimeve të tjera në forcat për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë lëndohet pa faj të vet, ashtu që organizmi i tij ka invaliditet së paku 20%, sipas rregullave për invalidë, ka të drejtë për ndihmë të njëhershme me para. 21.2. Për ndihmë të njëhershme me para, nga alineja 1 e këtij neni, qytetari ka të drejtë edhe në rastet kur organizmi i tij pëson invaliditet, së paku 20% nga sëmundja që është shkaktuar drejtpërsëdrejti nga kryerja e detyrave ose obligimeve të tjera në forcat për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë. 21.3. Për ndihmë të njëhershme me para, nga alineja 1 e këtij neni, kanë të drejtë edhe anëtarët e familjes së ngushtë të pjesëtarit, që e ka humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës, realizimit të obligimeve të tjera në forcat për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë. 21.4. Vlera e ndihmës nga alinetë 1, 2, 3 të këtij neni përcaktohet nga Qeveria me Udhëzim Administrativ dhe nuk mund të jetë më e ulët se 12 paga mujore. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: People who suffer damage while carrying out duties in protection, rescue, and assistance forces have a right to compensation. Citizens and legal persons with material obligations also have a right to compensation for use of materials they provided, and to damage compensation if the materials are damaged or destroyed. The Government sets certain material items, the compensation amount for use, and the method of assessing and paying damage.
Neni 22 22.1. Pjesëtari, i cili ka pësuar dëme gjatë kryerjes së detyrave dhe të obligimeve të tjera në forcat për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë, ka të drejtë kompensimi sipas këtij ligji. 22.2. Qytetarët dhe personat juridikë, që janë të ngarkuar me obligime materiale, kanë të drejtë në kompensimin për përdorimin e mjeteve që i kanë dhënë për nevoja të mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës, si dhe në kompensim dëmi, nëse ato janë dëmtuar ose shkatërruar. 22.3. Qeveria me akt të veçantë përcakton llojin e mjeteve materiale, që DKMSH-ja i përcakton si obligim material, si dhe vlerën e kompensimit për përdorim, pastaj mënyrën e përcaktimit dhe të pagesës së dëmit. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: The municipality must compensate people for damage caused intentionally or through negligence during protection, rescue, assistance, and related disaster-protection activities.
Neni 23 23.1. Komuna është përgjegjëse për kompensimin e dëmeve të shkaktuara personave, me qëllim apo për shkak të pakujdesisë, gjatë realizimit të aktiviteteve të mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës, si dhe për aftësimin dhe realizimin e aktiviteteve të tjera, të cilat janë në ndërlidhje me mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera. 23.2. Qytetari, i cili gjatë realizimit të detyrave e ka shkaktuar dëmin me dashje apo nga pakujdesia, nga paragrafi 1 i këtij neni, përgjigjet sipas ligjit. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: MPB may set criteria by administrative instruction for relevant bodies’ duties and rights in collecting, processing, using, and storing personal data for members of protection, rescue, and aid forces.
Neni 24 MPB me udhëzim administrativ përcakton kriteret lidhur me detyrat dhe të drejtat e organeve përkatëse në grumbullimin, përpunimin, përdorimin dhe ruajtjen e të dhënave personale për pjesëtarët e forcave për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë. 8 IV- KOMPETENCAT - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: Qeveria ka kompetenca për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë, përfshirë organizimin, drejtimin, alarmimin dhe krijimin e strukturave për emergjenca.
Neni 25 Kompetencat e Qeverisë në lëmin e forcave për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë janë: i. organizimi i sistemit të forcave për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë të Kosovës, ii. miratimi i projekteve zhvillimore dhe i aktiviteteve hulumtuese për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, iii. udhëheqja e forcave për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë në raste të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera, që i godasin dy e më shumë komuna, iv. organizimi dhe realizimi i vështrimit, lajmërimit dhe alarmimit në nivel qendror dhe komunal si dhe përcaktimi i sistemit unik për alarmim (112), v. organizimi i bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, vi. vendos për angazhimin e të gjitha potencialeve njerëzore dhe materiale në rast të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera, vii. Qeveria, në rast të fatkeqësive të mëdha natyrore dhe fatkeqësive të tjera, vendos për kërkimin dhe marrjen e ndihmës nga shtetet e tjera, viii. themelimin e komitetit ndërministror për mbrojtje dhe shpëtim dhe ix. Qeveria themelon Fondin për intervenime në rastet emergjente - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: The Government must establish the Interministerial Committee for Protection and Rescue and set its composition. The committee stays in session until the emergency causes are eliminated, and it may call specialists for advice in natural disasters and other disasters.
Neni 26 Komiteti Ndërministror për Mbrojtje dhe Shpëtim 26.1. Qeveria themelon Komitetin Ndërministror për Mbrojtje dhe Shpëtim si dhe përcakton përbërjen e këtij komiteti (në tekstin e mëtejmë: KNMSH). 26.2. KNMSH-ja qëndron i mbledhur deri në eliminimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te emergjenca. 26.3. KNMSH-ja mund të thërrasë specialistë për këshillime në rast të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: KNMSH must carry out disaster-response duties such as appointing an incident commander, coordinating forces, managing reserves, setting emergency resource procedures, reviewing damage assessments, and assessing reconstruction/recovery.
Neni 27 Detyrat e Komitetit Ndërministror për Mbrojtje dhe Shpëtim KNMSH –ja kryen këto detyra: i. në rast të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera cakton drejtuesin e operacionit për menaxhimin e tyre (komandantin e incidentit), ii. bashkërendon veprimet e forcave për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore nga fatkeqësitë e tjera, iii. bashkërendon menaxhimin e rezervave shtetërore, si dhe përcakton mënyrën e përdorimit të tyre, iv. përcakton mënyrat dhe procedurat për përdorimin e burimeve materiale dhe financiare në rast emergjence, v. shqyrton dhe vendos paraprakisht për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, vi. vlerëson rindërtimin dhe riaftësimin nga fatkeqësitë natyrore ose nga fatkeqësitë e tjera, me qëllim të mbrojtjes dhe shpëtimit të jetës dhe të shëndetit të njerëzve, të gjësë së gjallë, të pronës, të trashëgimisë kulturore dhe të mjedisit, si dhe për të parandaluar dëmet e mundshme në të ardhmen dhe në sigurimin e kushteve bazë të jetesës, vii. kryen detyra të tjera, që burojnë nga ky ligj dhe detyra të veçanta, të caktuara nga qeveria për përballimin e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera. 9 - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: The Ministry of Internal Affairs is responsible for preparing and implementing the disaster protection and rescue plan, with the Emergency Management Department carrying out the assigned tasks.
Neni 28 Ministria e Punëve të Brendshme 28.1. Ministria e Punëve të Brendshme është përgjegjëse për hartimin dhe zbatimin e planit për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore nga fatkeqësitë e tjera dhe kryen këto detyra: i. zbaton së bashku me institucionet e tjera politikën e Qeverisë në fushën e planifikimit dhe të përballimit të fatkeqësive natyrore dhe të fatkeqësive të tjera, ii. bashkërendon veprimet e të gjitha palëve në planifikimin dhe përballimin e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive tjera, për përmbushjen e detyrave që u përkasin atyre si dhe bashkërendon punët me organet e qeverisjes vendore për përballimin e fatkeqësive natyrore dhe të fatkeqësive të tjera, iii. menaxhon sistemin e mbrojtjes kundër fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera, iv. zhvillon strategjitë e programeve të planifikimit dhe përballimit të fatkeqësive natyrore dhe të fatkeqësive të tjera, dhe i paraqet ato për miratim në Qeveri, v. përpunon zbatimin e programeve të arsimimit dhe të trajnimit në fushën e mbrojtjes kundër fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera, vi. në bashkëpunim me ministritë, institucionet dhe entet e ndryshme të vendit bën vlerësimin e rreziqeve mbi të cilat bazohet hartimi i planit të përgjithshëm për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera në Kosovë dhe e paraqet atë për miratim në Qeveri, vii. merr masa për sensibilizimin e opinionit publik dhe për ndërgjegjësimin e tij rreth fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera dhe planifikon fonde për hulumtime dhe studime nga institucionet publike për përballimin e fatkeqësive natyrore ose fatkeqësive të tjera, viii. lidh marrëveshje me shoqata dhe organizata që ofrojnë asistencën e tyre në realizimin e detyrave në planifikimin dhe përballimin e fatkeqësive natyrore ose fatkeqësive të tjera, ix. raporton sipas nevojës në çdo gjashtë muaj para Qeverisë për gjendjen e përgjithshme të planifikimit dhe të përballimit të fatkeqësive natyrore ose fatkeqësive të tjera, x. i siguron KNMSH-së të gjitha të dhënat e nevojshme për situatat e fatkeqësive natyrore ose fatkeqësive të tjera dhe për rreziqet që paraqesin ato, xi. ndjek punën për krijimin dhe përdorimin e rezervave shtetërore të vëna në dispozicion nga strukturat e rezervave të Kosovës, për situatat e fatkeqësive natyrore ose fatkeqësive të tjera, xii. organizon, zbaton dhe monitoron sistemin e të dhënave në nivel të Kosovës për situatat e fatkeqësive natyrore ose fatkeqësive të tjera, xiii. bashkërendon punën për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara dhe riaftësimin nga fatkeqësitë natyrore ose nga fatkeqësitë e tjera, në përputhje me aktet nënligjore përkatëse, xiv. kryen detyra të tjera që burojnë nga ky ligj, nga ligje të tjera dhe nga akte tjera nënligjore që rregullojnë këtë lëmi. 28.2. Për kryerjen e detyrave të parapara për MPB-në, përgjegjës është Departamenti i Menaxhimit të Emergjencave-DME. 10 - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: Each ministry is responsible for planning for and responding to natural and other disasters in its own area of responsibility.
Neni 29 Ministritë 29.1. Çdo ministri është përgjegjëse për organizimin e planifikimit dhe të përballimit të fatkeqësive natyrore dhe të fatkeqësive të tjera në veprimtarinë që ka në përgjegjësi. 29.2. Ministritë kryejnë këto detyra: i. hartojnë planet për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, sipas llojit të veprimtarisë dhe të përgjegjësisë së tyre dhe i paraqesin këto në MPB për bashkërendim, ii. zbatojnë planet dhe përcaktojnë masat për parandalimin e fatkeqësive natyrore dhe të fatkeqësive të tjera dhe të pasojave nga fatkeqësi të tilla në fushën e përgjegjësisë së tyre, iii. organizojnë trajnimin dhe arsimimin në fushën e veprimtarisë së tyre, në bashkërendim dhe këshillim me DME-në, iv. analizojnë gjendjen e planifikimit dhe të përballimit të fatkeqësive natyrore ose të fatkeqësive të tjera në fushën e përgjegjësisë së tyre dhe njoftojnë DME-në. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: Entet publike duhet, kur u kërkohet nga DME-ja, të kryejnë studime për fatkeqësitë dhe t’ia paraqesin ato DME-së.
Neni 30 Entet publike 30.1. Entet publike, kur u kërkohet nga DME-ja, kryejnë studime të cilat përfshijnë parashikimin, parandalimin dhe shmangien e pasojave të fatkeqësive natyrore ose të fatkeqësive të tjera dhe ia paraqesin këto studime DME-së. 30.2. Entet publike paraqesin te DME-ja edhe rezultatet e studimeve, që mund të jenë me interes për planifikimin dhe përballimin e fatkeqësive natyrore ose të fatkeqësive të tjera. 30.3. Mënyra e planifikimit dhe e përballimit të kostos përkatëse përcaktohet me vendim të Qeverisë. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: This provision gives the commune powers for disaster protection and response, and says communes should cooperate and may combine resources and services for common tasks.
Neni 31 Kompetencat e komunës 31.1. Kompetencat e komunës në fushën e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera janë: i. vështrimi, lajmërimi dhe alarmimi i popullsisë për kërcënim rreziku, ii. organizimi dhe mirëmbajtja e mjeteve për alarmim, në përputhje me sistemin unik të alarmimit, iii. organizimi-funksionimi i ndërlidhjeve për nevoja të mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës, në përputhje me sistemin unik të ndërlidhjes, iv. planifikimi dhe realizimi i masave për mbrojtje dhe shpëtim, v. vlerësimi i rrezikut dhe hartimi i planeve për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, vi. themelimi i komitetit për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, organizimi i komiteteve, njësive dhe i shërbimeve të forcave për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, si dhe i forcave të tjera për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë, 11 vii. sigurimi i mjeteve urgjente për strehim të përkohshëm në rast të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera, viii. realizimi i programeve të aftësimit, ix. harmonizimi i planeve dhe përgatitjeve të tjera për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë me komunat fqinje, x. organizimi, zhvillimi dhe udhëheqja e mbrojtjes personale dhe reciproke, 31.2. Komunat, gjatë realizimit të detyrave të mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera bashkëpunojnë ndërmjet vetes dhe mund t’i bashkojnë mjetet dhe shërbimet për realizimin e çështjeve të përbashkëta në mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: Institucionet dhe ndërmarrjet e tjera must provide conditions for personal and mutual protection and the protective measures set by this law; certain hazardous-activity operators must assess risks, prepare a protection and rescue plan, and keep response and alerting arrangements in place. The Government may set the classification, naming, and quantities of hazardous materials and the related activities and means.
Neni 32 32.1. Institucionet dhe ndërmarrjet e tjera duhet të sigurojnë kushte dhe mundësi për realizimin e mbrojtjes personale dhe reciproke si dhe realizimin e masave mbrojtëse të përcaktuara me këtë ligj. 32.2. Institucionet dhe ndërmarrjet e tjera që në procesin e punës përdorin, prodhojnë, transportojnë dhe deponojnë materie të rrezikshme, naftë dhe derivate të saj si dhe gazra energjetike dhe realizojnë veprimtarinë me mjete të rrezikshme, duhet ta vlerësojnë rrezikshmërinë dhe të hartojnë planin për mbrojtje dhe shpëtim në pajtim me dispozitat ligjore. 32.3. Institucionet dhe ndërmarrjet e tjera, nga paragrafi 2 i këtij neni, me shpenzime të veta duhet të vendosin dhe të mirëmbajnë pajisjet për ndërhyrje, të organizojnë forcat e nevojshme për shpëtim dhe ndihmë, të sigurojnë lajmërimin dhe alarmimin e punëtorëve dhe të popullatës për rrezik, duke marrë parasysh madhësinë dhe shkallën e rrezikut, të cilën e shkakton veprimtaria e tyre. 32.4. Qeveria, me akt të veçantë, përcakton klasifikimin, emërtimin dhe sasitë e materieve të rrezikshme, si dhe veprimtaritë dhe mjetet, nga paragrafi 2 i këtij neni. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: Owners and users of residential buildings must take the specified protective measures and provide the necessary means for protection, rescue, and assistance.
Neni 33 33.1. Pronarët dhe shfrytëzuesit e ndërtesave të banimit janë përgjegjës për ndërmarrjen e masave mbrojtëse që janë të përcaktuara dhe për sigurimin e mjeteve të nevojshme për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë. 33.2. Pronarët dhe shfrytëzuesit e trashëgimisë kulturore janë përgjegjës për ndërmarrjen e masave të parapara mbrojtëse. Për këtë mund të kërkojnë ndihmë nga institucionet për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore. 33.3. Pronarët dhe shfrytëzuesit nga paragrafi 1 i këtij neni duhet që përgjegjësve kompetentë për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera t’u japin në disponim të dhënat për ndërtesat dhe shfrytëzuesit e banesave. V. PROGRAMI DHE PLANIFIKIMI - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: DME may take part in deciding research projects and may finance disaster protection and rescue research and development projects after prior coordination with the relevant ministries.
Neni 34 34.1. Projekti hulumtues dhe zhvillimor për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera është pjesë përbërëse e programeve qeveritare për hulumtim. 34.2. DME-ja merr pjesë gjatë vendosjes për projektet hulumtuese dhe zhvillimore në programin qeveritar për hulumtime, në mënyrë që të mund të propozojë projekte hulumtuese dhe zhvillimore në lëmin e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera. 12 34.3. DME-ja, pas harmonizimit paraprak me ministritë gjegjëse për aktivitete hulumtuese, mund të financojë projektet hulumtuese dhe zhvillimore të mbrojtjes dhe shpëtimit nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera në mënyrë vetjake. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: The government program for protection and rescue from natural and other disasters must set the purpose, policy, and strategy for at least 5 years.
Neni 35 35.1. Me programin qeveritar për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera përcaktohet qëllimi, politika dhe strategjia e mbrojtjes dhe shpëtimit nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, për së paku 5 vjet. 35.2. Programi qeveritar përmban: i. përcaktimin dhe vlerësimin e rrezikshmërisë, ii. situatën e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, iii. përcaktimin e shkallës së mbrojtjes nga fatkeqësitë e veçanta natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, iv. qëllimet themelore, detyrat e mbrojtjes dhe mënyra e realizimit të tyre, v. pasqyrën e masave parandaluese, vi. kahet e politikave shkencore, hulumtuese dhe zhvillimore, vii. drejtimet për organizimin e forcave dhe mjeteve për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë, viii. drejtimet për përpunimin e programeve arsimore, dhe ix. analizën dhe parallogaritë e shpenzimeve. - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: The duties from the government programme are detailed in the annual protection and rescue plan for natural and other disasters.
Neni 36 Detyrat nga programi qeveritar detajizohen në planin vjetor të mbrojtjes dhe shpëtimit nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera. - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: Municipal protection-and-rescue plans for natural and other disasters must not conflict with government plans.
Neni 37 Të gjitha planet në nivelet komunale për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, nuk mund të jenë në kundërshtim me planet qeveritare. - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: Risk assessments for disaster and emergency planning are done by DME-ja at national level and DKMSH-ja for municipalities; the Government sets the assessment methodology, and MPB-ja may issue an administrative instruction for preparing the general protection and rescue plan.
Neni 38 38.1. Planifikimi i mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, si dhe situata emergjente, duhet të bazohen në vlerësimin e rrezikshmërisë. 38.2. Vlerësimin e rrezikshmërisë në nivel të vendit nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, si dhe gjendjen emergjente e bën DME-ja. 38.3. Vlerësimin e rrezikshmërisë për territorin e komunës e bën DKMSH-ja. 38.4. Qeveria përcakton metodologjinë për vlerësimin e rrezikshmërisë. 38.5. MPB-ja nxjerr udhëzim administrativ për përgatitjen e planit të përgjithshëm për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera. - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: The protection-and-rescue plan must be updated when risk levels or existing protection, rescue, or aid resources change, and at least once a year.
Neni 39 Plani për mbrojtje dhe shpëtim duhet të plotësohet në rast të ndryshimit të shkallës së rrezikut, ose ndryshimit në forcat dhe mjetet ekzistuese për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë, së paku një herë në vit. VI. SISTEMI UNIK I ALARMIMIT DHE KOORDINIMIT EMERGJENT - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: SUAKE is the emergency alert and coordination system for warning and informing the public about disasters.
Neni 40 13 40.1. Me Sistem Unik të Alarmimit dhe Koordinimit Emergjent (në tekstin e mëtejmë: SUAKE) sigurohet paralajmërimi dhe informimi efikas dhe me kohë i publikut lidhur me fatkeqësitë natyrore dhe me fatkeqësitë e tjera. 40.2. SUAKE, siguron informata të sakta dhe me kohë te të gjitha shërbimet emergjente të rëndësishme (TMK, SHPK, qendrat emergjente mjekësore spitalore dhe paraspitalore dhe shërbimet komunale, shërbimin komunal zjarrfikës dhe në qendrat emergjente mjekësore të komunave), sikurse edhe me shoqatat humanitare vendore dhe ndërkombëtare, agjenci dhe shoqata të specializuara në fushën e emergjencave. 40.3. SUAKE ka numrin identifikues 112, dhe është unik për tërë territorin e Kosovës. 40.4. SUAKE është i organizuar në nivel qendror dhe komunal. 40.5. SUAKE siguron komunikim dhe koordinim në raste të fatkeqësive natyrore dhe tё fatkeqësive të tjera, me shtetet fqinje, rajonale dhe më gjerë. 40.6. Organizimi funksional dhe shtrirja e SUAKE-ës do të rregullohet me udhëzim administrativ të miratuar nga Qeveria. VII. MASAT MBROJTËSE - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: This article lists protective measures: spatial, urban planning, construction and other technical measures, evacuation, reception and supply of endangered citizens, radiological, chemical and biological protection, sheltering, and protection of cultural heritage and nature.
Neni 41 Masat mbrojtëse janë: i. masat hapësinore, urbanistike, ndërtimore dhe masat e tjera teknike, ii. evakuimi, iii. pranimi dhe furnizimi i qytetarëve të rrezikuar, iv. mbrojtja radiologjike, kimike dhe biologjike, v. strehimi, vi. mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe të natyrës. - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: Some building projects must include disaster-safety studies, and the Government may specify which types of buildings and protection measures apply.
Neni 42 42.1. Masat hapësinore, urbanistike, ndërtimore dhe masat e tjera teknike, ndërmerren gjatë planifikimit dhe rregullimit të hapësirës dhe vendbanimeve, gjatë ndërtimit të objekteve me qëllim që të pengohet, respektivisht të zvogëlohet ndikimi negativ i fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera, si dhe të mundësohen mbrojtja, shpëtimi dhe ndihma. 42.2. Projektet për ndërtimin e objekteve, të destinuara për shfrytëzim kolektiv, furnizimin e qytetarëve, të transportit publik, si dhe deponimin, prodhimin, përdorimin e materieve të rrezikshme, të naftës dhe të derivateve të saj, si dhe të gazrave energjetike, duhet të përmbajnë elaborate të sigurimit nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera. 42.3. Qeveria, me udhëzim administrativ, përcakton llojin e objekteve nga alineja 2 e këtij neni, si dhe masat hapësinore, urbanistike, ndërtimore dhe masat e tjera teknike të mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera. - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: Evacuation may be ordered by certain authorities; citizens must move as directed, and evacuation must not change legal status when moved to another municipality.
Neni 43 43.1. Evakuimi i banorëve të rrezikuar bëhet nëse me masa të tjera nuk mund të garantohet siguria e tyre. 43.2. Vendimin për evakuim mund ta marrin Qeveria, kryetari i komunës ose komandanti kompetent i forcave për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera. 14 43.3. Nga zonat ku është paraparë evakuimi, qytetarët duhet të kalojnë në vendin, kohën dhe mënyrën e përcaktuar sipas planeve të mbrojtjes dhe shpëtimit, gjegjësisht sipas vendimit të organit kompetent. 43.4. Zhvendosja e qytetarëve në komunën tjetër nuk mund të ndikojë në ndryshimin e statusit juridik të tyre. 43.5. Komuna, në territorin e së cilës janë evakuuar qytetarët, i mbulon shpenzimet e vendosjes dhe të furnizimit, si dhe arsimimin dhe përkujdesjen shëndetësore. 43.6. Shpenzimet, nga alineja 5 e këtij neni, komunës ia kompenson Qeveria, gjegjësisht komuna nga janë të evakuarit. - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: Qeveria, komunat dhe kryetari i komunës kanë detyrime dhe kompetenca për strehimin e njerëzve të mbetur pa banim nga fatkeqësitë dhe për vendosjen e përkohshme të të evakuuarve kur s’ka zgjidhje tjetër.
Neni 44 44.1. Në pajtim me këtë ligj, Qeveria dhe komunat duhet t’u sigurojnë strehimin dhe furnizimin e domosdoshëm qytetarëve, të cilët për shkak të fatkeqësive natyrore apo fatkeqësive të tjera kanë mbetur pa strehim, si dhe mjetet për mbijetesë. 44.2. Kryetari i komunës, në raste të veçanta, vendos që pronarët ose shfrytëzuesit e ndërtesave banesore përkohësisht t’i pranojnë për banim të evakuarit dhe personat e rrezikuar, nga alineja 1 e këtij neni, nëse vendosja e tyre nuk mund të zgjidhet në mënyrë tjetër. - 45 Verify source ↗
Neni 45
AI-assisted research summary: Pronarët dhe shfrytëzuesit e disa objekteve dhe pajisjeve duhet të sigurojnë mjete mbrojtëse dhe të marrin masa për mbrojtje kimike, biologjike dhe radiologjike; Qeveria mund ta rregullojë këtë organizim me udhëzim administrativ.
Neni 45 45.1. Mbrojtja radiologjike, kimike dhe biologjike, përbën masat dhe mjetet për mbrojtje të drejtpërdrejtë nga ndikimi i materieve radiologjike, kimike dhe biologjike, si dhe nga pasojat e fatkeqësive me materie të rrezikshme. 45.2. Pronarët dhe shfrytëzuesit e objekteve dhe të pajisjeve të destinuara për furnizim publik, transport dhe deponim të gjërave ushqimore, medikamenteve dhe ushqimit për shtazë, si dhe shërbimet publike, shëndetësore dhe ruajtje dhe arsimim të fëmijëve, duhet t’i sigurojnë mjetet mbrojtëse dhe t’i ndërmarrin masat e parapara për mbrojtje kimike, biologjike dhe radiologjike. 45.3. Qeveria, me udhëzim administrativ, e rregullon organizimin e mbrojtjes radiologjike, kimike dhe biologjike, si dhe përcakton mjete për mbrojtje dhe masat, nga alineja 2 e këtij neni. - 46 Verify source ↗
Neni 46
AI-assisted research summary: For sheltering people in public places, shelters or suitable adapted objects are used. The municipality is responsible for public shelters.
Neni 46 46.1. Për strehimin e njerëzve në vende publike përdoren strehimoret, gjegjësisht për këtë qëllim adaptohen objektet përkatëse. 46.2. Për strehimore publike kujdeset komuna. - 47 Verify source ↗
Neni 47
AI-assisted research summary: Shelters must provide protection against crushing, collapse, radioactive fallout, fires, and chemical substances for basic shelter, and protection against collapse for supplementary protection.
Neni 47 47.1. Strehimoret, për strehim themelor, duhet të ofrojnë mbrojtjen nga shtypja, rrënimet, të reshurat radioaktive, zjarret dhe nga ndikimet e materieve kimike. 47.2. Strehimoret, për mbrojtje plotësuese, duhet të ofrojnë mbrojtjen nga rrënimet. - 48 Verify source ↗
Neni 48
AI-assisted research summary: Komuna dhe shfrytëzuesi duhet t’i mirëmbajnë strehimoret në gjendje që të plotësojnë kërkesat për përdorim. Ndryshimet në strehimore nuk lejohen nëse zvogëlojnë funksionin e mbrojtjes.
Neni 48 48.1. Komuna dhe shfrytëzuesi duhet t’i mirëmbajnë strehimoret në atë gjendje, që t’i plotësojnë kërkesat për përdorim. 48.2. Ndryshimet në strehimore nuk janë të lejuara, nëse ato zvogëlojnë funksionin e mbrojtjes. - 49 Verify source ↗
Neni 49
AI-assisted research summary: Investitorët must build shelters with their own means; the municipality sets shelter locations and conditions; the government may handle guarantees, subsidies, requirements, and technical rules.
Neni 49 15 49.1. Investitorët duhet t’i ndërtojnë strehimoret me mjete vetjake. 49.2. Investitor i strehimoreve publike është komuna. 49.3. Për përshpejtimin dhe ndërtimin e strehimoreve, Qeveria mund të marrë garancion apo lejon subvencionet. 49.4. Komuna përcakton lokacionin dhe objektet ku duhet të ndërtohen strehimoret, si dhe kushtet për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e tyre. 49.5. Qeveria vendos për kërkesat, për marrjen e garancive dhe dhënien e subvencioneve. 49.6. Qeveria, me udhëzim administrativ, i rregullon normat teknike për strehimore dhe adaptimin e objekteve për strehim. - 50 Verify source ↗
Neni 50
AI-assisted research summary: Owners and users of cultural and natural heritage, municipalities, and the Government must carry out preparations and measures to reduce disaster risk for that heritage. The Government of Kosovo may regulate this protection by administrative instruction, in line with applicable law.
Neni 50 50.1. Mbrojtja e trashëgimisë kulturore dhe të natyrës nënkupton përgatitjet për realizimin e masave për zvogëlimin e rrezikut, si parandalimin dhe zvogëlimin e ndikimit negativ të fatkeqësive natyrore dhe të fatkeqësive të tjera në trashëgiminë kulturore dhe të natyrës. 50.2. Përgatitjet dhe masat, nga alineja 1 e këtij neni, i realizojnë pronarët dhe shfrytëzuesit e trashëgimisë kulturore dhe të natyrës, komunat dhe Qeveria. 50.3. Gjatë realizimit të mbrojtjes së trashëgimisë kulturore dhe të natyrës nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, sipas nevojës, marrin pjesë edhe njësitë dhe shërbimet gjegjëse të mbrojtjes dhe shpëtimit, njësitë e zjarrfikësve, si dhe forcat e tjera për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë. 50.4. Qeveria e Kosovës, me udhëzim administrativ, rregullon mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe të natyrës nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera konform legjislacionit në fuqi lidhur me këtë çështje. VIII MBROJTJA PERSONALE DHE RECIPROKE - 51 Verify source ↗
Neni 51
AI-assisted research summary: Citizens must take protective measures to prevent and reduce disaster impacts on health and property.
Neni 51 51.1. Mbrojtja personale dhe reciproke përfshin masat që duhet të ndërmarrin qytetarët për pengimin dhe zvogëlimin e pasojave nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera për shëndetin e tyre, si dhe sigurinë e pasurisë së tyre konform planit për mbrojtje dhe shpëtim. 51.2. Qeveria parasheh mjetet dhe pajisjet për mbrojtje personale dhe reciproke, në rast të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera, të cilat duhet t’i kenë në dispozicion qytetarët, pronarët dhe shfrytëzuesit e ndërtesave, ndërmarrjet ekonomike, institucionet dhe organizatat e tjera, si dhe organet qeveritare. IX. FORCAT PËR MBROJTJE DHE SHPËTIM NGA FATKEQËSITË NATYRORE DHE NGA FATEKEQËSITË E TJERA - 52 Verify source ↗
Neni 52
AI-assisted research summary: This article lists the types of protection, rescue, and assistance provided in natural disasters and other disasters.
Neni 52 Mbrojtja, shpëtimi dhe ndihma, në rast të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera, përfshin: i. ndihmën e parë mjekësore, ii. ndihmën e parë veterinare, iii. shuarjen e zjarreve dhe shpëtimin nga zjarret, iv. shpëtimin nga rrënojat, ortekët, rrëshqitjet (dheu, bora), 16 v. shpëtimin nga vërshimet, katastrofat e tjera meteorologjike, fatkeqësitë ekologjike dhe nga fatkeqësitë e tjera nga lumenjtë dhe liqenet, vi. shpëtimin në bjeshkë, vii. shpëtimin në ujëra, viii. shpëtimin në fatkeqësitë e mëdha në trafik, ix. shpëtimin në fatkeqësitë në miniera, x. sigurimin nga mjetet shpërthyese të paeksploduara, xi. realizimin e mbrojtjes radiologjike, kimike dhe biologjike në rast të përdorimit të materieve të rrezikshme, dhe xii. sigurimin e kushteve elementare për jetë. - 53 Verify source ↗
Neni 53
AI-assisted research summary: This article lists the entities that make up the forces for protection and rescue from natural and other disasters.
Neni 53 Forcat për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera janë: i. njësitet e forcave për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, ii. njësitë, shërbimet dhe strukturat operative të shoqatave dhe të organizatave joqeveritare, iii. ndërmarrjet dhe institucionet, iv. Trupat e Mbrojtjes të Kosovës, v. Shërbimi Policor i Kosovës dhe policia e UNMIK-ut, dhe vi. KFOR-i. - 54 Verify source ↗
Neni 54
AI-assisted research summary: Some NGO units, services, and operational structures must carry out protection, rescue, assistance, or public service tasks when the competent municipal and governmental authority decides so and the prescribed conditions are met.
Neni 54 54.1. Njësitë, shërbimet dhe strukturat e tjera operative të shoqatave dhe të organizatave të tjera joqeveritare, realizojnë detyrat e mbrojtjes, të shpëtimit dhe të ndihmës, gjegjësisht shërbimin publik, në bazë të vendimit të organit kompetent komunal dhe qeveritar, nëse i përmbush kushtet e parapara. 54.2. Organi kompetent vendos për: i. strukturën, vëllimin dhe mënyrën e kryerjes së detyrave, gjegjësisht të shërbimeve publike, ii. fillimin e realizimit të detyrave në raste emergjente, iii. mjetet financiare që i siguron komuna, gjegjësisht Qeveria për kryerjen e detyrave në raste emergjente, iv. mjetet financiare për pagesën e kompensimeve, në përputhje me këtë ligj për qytetarët që pësojnë gjatë intervenimit dhe sëmundjes profesionale, dhe v. mbikëqyrjen e kryerjes së detyrave në raste emergjente. - 55 Verify source ↗
Neni 55
AI-assisted research summary: This article lists public protection, rescue, and assistance services.
Neni 55 Shërbimet publike për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë janë: i. shërbimi i mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi, të cilin e kryejnë njësitet e zjarrfikësve në përputhje me ligjin për mbrojtje nga zjarri, ii. shërbimi i shpëtimit bjeshkatar, të cilin e realizojnë shoqatat bjeshkatare të Kosovës në përputhje me vendimet e organeve kompetente qeveritare, iii. shërbimi për mbrojtje dhe shpëtim në rast të fatkeqësive ekologjike dhe fatkeqësive të tjera, iv. shërbimi emergjent mjekësor, dhe v. shërbimet e tjera profesionale. - 56 Verify source ↗
Neni 56
AI-assisted research summary: The competent government or municipal authority may designate enterprises or institutions for protection, rescue, and assistance tasks; designated entities must organize the work, train workers, and carry out related preparedness activities, and certain authorities must cover real expenses for assigned persons.
Neni 56 56.1. Për realizimin e detyrave operative nga fusha e mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës, organi kompetent i Qeverisë ose i komunës mund të përcaktojë ndërmarrjet ose institucionet që kanë në dispozicion mjete dhe kuadro përkatëse. 56.2. Ndërmarrjet dhe institucionet, nga alineja 1 e këtij neni, përcaktojnë organizimin për realizimin e detyrave, kujdesen për aftësim profesional të punëtorëve të tyre, si dhe realizojnë 17 aktivitete dhe përgatitje të tjera për veprim në rast të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera. 56.3. DKMSH-ja, organi qeveritar apo organi kompetent i ndërmarrjeve dhe institucioneve të tjera, për personat të cilët i cakton për kryerjen e detyrave të mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës, siguron kompensimin e shpenzimeve reale për pjesëmarrje gjatë kryerjes së detyrave, si dhe për realizimin e përgatitjeve, të cilat i tejkalojnë aktivitetet e tyre të rëndomta. - 57 Verify source ↗
Neni 57
AI-assisted research summary: Qeveria, komunat, ndërmarrjet dhe institucionet e tjera duhet të organizojnë njësitë dhe shërbimet e mbrojtjes e shpëtimit sipas kritereve që i përcakton Qeveria.
Neni 57 57.1. Për kryerjen e detyrave të mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës, organizohen njësitë dhe shërbimet e forcave për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, si vijon: i. njësitë për ndihmë të parë mjekësore, ii. njësitë për ndihmë të parë veterinare, iii. njësitë teknike shpëtimtare, iv. njësitë dhe shërbimet për mbrojtje radiologjike, kimike dhe biologjike, v. njësitë për logjistikë, vi. njësitë për evakuim dhe strehim, vii. njësitë për asanimin e terrenit, viii. njësitë për mbrojtjen e bimëve, ix. njësitë për deaktivizimin e mjeteve të paeksploduara, dhe x. njësitë për fikje të zjarrit. 57.2. Qeveria, komuna, ndërmarrjet dhe institucionet e tjera, organizojnë njësitë dhe shërbimet nga alineja 1 e këtij neni, në përputhje me kriteret për organizimin, kompletimin dhe përgatitjen e forcave për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, të cilat i përcakton Qeveria. - 58 Verify source ↗
Neni 58
AI-assisted research summary: The article says unexploded-ordnance protection covers detecting, securing, removing, transporting, and destroying such items.
Neni 58 58.1. Mbrojtja nga mjetet e paeksploduara përmban - zbulimin, sigurimin, largimin, transportin dhe shkatërrimin e tyre. 58.2. Pjesëtarët e njësive për mbrojtje nga mjetet e paeksploduara, detyrat, nga alineja 1 e këtij neni i realizojnë nëse e kanë autorizimin e Qeverisë. 58.3. Qeveria, me akt të veçantë juridik, rregullon mbrojtjen nga mjetet e paeksploduara. - 59 Verify source ↗
Neni 59
AI-assisted research summary: The Government decides on deploying protection-and-rescue forces; the municipal protection-and-rescue committee decides locally on activating them, and the interministerial committee decides centrally.
Neni 59 59.1. Për angazhimin e forcave për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera dhe të forcave të tjera për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë vendos Qeveria. 59.2. Për aktivizimin e forcave për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera dhe të forcave të tjera për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë, në rast të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera, në nivel lokal vendos komiteti komunal për mbrojtje dhe shpëtim, kurse në nivel qendror Komiteti ndërministror për mbrojtje dhe shpëtim. - 60 Verify source ↗
Neni 60
AI-assisted research summary: The Kosovo Police Service ensures public order and security in affected areas during natural or other disasters.
Neni 60 Rendin dhe sigurinë publike në rast të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera në rajonin e goditur e siguron Shërbimi Policor i Kosovës. X. UDHËHEQJA DHE ADMINISTRIMI - 61 Verify source ↗
Neni 61
AI-assisted research summary: The leadership of protection, rescue, and assistance forces is organized as a single system and is carried out by the relevant committees and unit leaders.
Neni 61 18 61.1. Udhëheqja e forcave për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë organizohet dhe realizohet si sistem unik. 61.2. Udhëheqjen nga paragrafi 1 e realizojnë komitetet përkatëse, si dhe udhëheqësit e njësive për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë. 61.3. Udhëheqja mbështetet në kryerjen obliguese të detyrave dhe vendimeve të organeve kompetente për udhëheqjen e forcave për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë. - 62 Verify source ↗
Neni 62
AI-assisted research summary: Leaders of participating association and NGO units, services, and other formations must direct them according to this law’s rules.
Neni 62 Njësitë, shërbimet dhe përbërjet e tjera të shoqatave dhe të organizatave joqeveritare, të cilat marrin pjesë në mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë, i udhëheqin udhëheqësit e tyre në përputhje me rregullat e parapara me këtë ligj. - 63 Verify source ↗
Neni 63
AI-assisted research summary: When TMK units take part in protection, rescue, or assistance, their superiors lead the command, following the incident commander’s instructions.
Neni 63 Gjatë mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës, nëse marrin pjesë njësitë e TMK-së, komandimin me ato e udhëheqin eprorët e tyre, në pajtim me udhëzimet e komandantit të incidentit. - 64 Verify source ↗
Neni 64
AI-assisted research summary: Komandanti i incidentit ka detyra për të verifikuar gatishmërinë, për të drejtuar dhe koordinuar ndërhyrjen, dhe mund të urdhërojë ose lejojë masa të ndryshme gjatë fatkeqësive.
Neni 64 Detyrat e komandantit të incidentit janë: i. verifikon përgatitjen për intervenim të forcave dhe të mjeteve për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë, ii. udhëheq mbrojtjen, shpëtimin dhe ndihmën në rast të fatkeqësive, iii. kujdeset për veprimin dhe koordinimin e të gjitha forcave për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë, iv. ndalon hyrjen e personave të paautorizuar në vendin e fatkeqësive, v. urdhëron largimin e njerëzve,të shtazëve dhe pasurisë nga objektet dhe zonat e rrezikuara, vi. lejon përdorimin e mjeteve të ndërlidhjes, përkatësisht vendosjen e tyre; vii. urdhëron largimin e pengesave, të cilat e pengojnë intervenimin, viii. lejon përdorimin e mjeteve transportuese, të huazuara për transportin e të lënduarve, gjegjësisht të mjeteve të nevojshme për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë, ix. urdhëron pjesëmarrjen obliguese të qytetarëve gjatë shpëtimit, sipas aftësive dhe mjeteve përkatëse për shpëtim, x. lejon përdorimin e sipërfaqeve tokësore të huazuara, të nevojshme për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë, xi. urdhëron rrënimin e objektit, apo eliminimin e pengesave, xii. koordinon aktivitetet e agjencive të huaja, dhe xiii. informon si dhe autorizon dhënien e informacioneve për medie. - 65 Verify source ↗
Neni 65
AI-assisted research summary: If disaster response needs help, the incident commander recommends that the committee request assistance from another municipality.
Neni 65 Nëse për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë, në rast të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera nevojiten forca dhe mjete nga komuna fqinje, komandanti i incidentit i rekomandon komitetit të kërkojë ndihmë nga komuna tjetër. - 66 Verify source ↗
Neni 66
AI-assisted research summary: This article establishes committees for protection, rescue, and aid, identifies their types, and says the chair leads the committee or the deputy acts if the chair is absent.
Neni 66 66.1. Në realizimin e detyrave operative për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë, për udhëheqje me forcat për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë, themelohen komitetet e forcave për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë. 66.2. Komitetet e forcave për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë janë: 19 i. Komiteti Ndërministror për Mbrojtje dhe Shpëtim i Kosovës; ii. komitetet komunale për mbrojtje dhe shpëtim, iii. komitetet e ndërmarrjeve dhe të institucioneve të tjera. 66.3. Komitetin e udhëheq kryetari i komitetit, e në raste të mungesës së tij, zëvendësi i tij. 66.4. Komiteti ka numër të caktuar të anëtarëve, të cilët emërohen nga profesione të ndryshme dhe nga përfaqësues të organeve, organizatave dhe shërbimeve, të cilat marrin pjesë në mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë, në pajtim me planin e mbrojtjes dhe të shpëtimit. - 67 Verify source ↗
Neni 67
AI-assisted research summary: The Kosovo protection, rescue and assistance forces use specific signs, unauthorized reproduction or use of those signs and uniforms is prohibited, and the Government may तय by administrative instruction the signs and the type, form, and protection of the uniform.
Neni 67 67.1. Në forcat për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë të Kosovës përdoren këto shenja: i. shenjat e pjesëtarit të forcave për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë të Kosovës, ii. shenjat e pozitës (gradat), iii. shenjat e specializimit të njësiteve dhe të shërbimeve. 67.2. Ndalohet reprodukimi, apo përdorimi i paautorizuar i shenjave dhe uniformës së forcave për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë të Kosovës. 67.3. Qeveria, me udhëzim administrativ, vendos për shenjat, për llojin, formën dhe mbrojtjen e uniformës të forcave për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë të Kosovës. - 68 Verify source ↗
Neni 68
AI-assisted research summary: Forces members must wear their uniform, badge, and identification card while carrying out duties. Operational members of certain companies, organizations, enterprises, and institutions must also use the Kosovo protection, rescue, and assistance force affiliation signs when performing protection, rescue, and assistance duties in disasters, in addition to their own signs.
Neni 68 68.1. Pjesëtari i forcave për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë të Kosovës, gjatë kryerjes së detyrave, bart uniformën, shenjën përkatëse dhe kartelën e identifikimit. 68.2. Anëtarët e njësive, shërbimeve dhe të përbërjeve të tjera operative të shoqërive dhe të organizatave të tjera joqeveritare, ndërmarrjet dhe institucionet e tjera, gjatë kryerjes së detyrave të mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës, me rastin e fatkeqësive, përveç shenjave të veta, përdorin edhe shenjat e përkatësisë të forcave për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë të Kosovës. - 69 Verify source ↗
Neni 69
AI-assisted research summary: Qeveria can provide recognitions and rewards, by administrative instruction, for distinguished results in protection and rescue from natural and other disasters.
Neni 69 69.1. Për rezultatet e dalluara në fushën e mbrojtjes dhe të shpëtimit nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, jepen mirënjohje dhe shpërblime për: i. kontribut në parandalimin e rreziqeve, ii. kontribute në realizimin e detyrave të mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës, iii. veprime të guximshme, iv. shpikje dhe inovacione, v. arritje në zhvillim dhe hulumtim, vi. arritje në arsimim dhe aftësim, vii. veprën jetësore në fushën e sigurimit nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera. 69.2. Mirënjohjet dhe shpërblimet, nga alineja 1 e këtij neni, i parasheh Qeveria me udhëzim administrativ. - 70 Verify source ↗
Neni 70
AI-assisted research summary: The Kosovo Assembly has powers in disaster protection and rescue, including setting basic directions, approving plans, overseeing implementation, deciding on needed resources, and approving force development plans.
Neni 70 Në fushën e mbrojtjes dhe të shpëtimit nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, Kuvendi i Kosovës: i. përcakton kahet themelore për organizimin dhe realizimin e mbrojtjes dhe të shpëtimit nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, 20 ii. miraton planin e mbrojtjes dhe të shpëtimit nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, iii. mbikëqyr zbatimin e planit, si dhe realizimin e mbrojtjes dhe të shpëtimit nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, iv. vendos për sigurimin e mjeteve dhe nevojave të tjera për eliminimin e pasojave nga fatkeqësitë e mëdha natyrore, dhe v. miraton planin e funksionimit dhe zhvillimit të forcave për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë. - 71 Verify source ↗
Neni 71
AI-assisted research summary: Qeveria e Kosovës ka disa kompetenca për mbrojtjen dhe shpëtimin nga fatkeqësitë natyrore dhe të tjera.
Neni 71 Në fushën e mbrojtjes dhe të shpëtimit nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, Qeveria e Kosovës: i. drejton dhe harmonizon organizimin, zhvillimin, përgatitjet dhe realizimin e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera në Kosovë, ii. propozon planin e mbrojtjes dhe të shpëtimit nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, iii. udhëheq mbrojtjen, shpëtimin dhe ndihmën, si dhe veprimet për eliminimin e pasojave nga fatkeqësitë e mëdha natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, iv. administron ndihmën ndërkombëtare në rast të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera, v. emëron Komisionin për vlerësimin e dëmeve në rast të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera, vi. informon Kryetarin e Kosovës dhe Kuvendin e Kosovës për rastet e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera, për pasojat që vijnë si dhe për masat e marra për shmangien e tyre. - 72 Verify source ↗
Neni 72
AI-assisted research summary: People affected by a disaster must collect damage information and submit it to the competent damage-assessment commission.
Neni 72 72.1. Anëtarët e Komisionit për vlerësimin e dëmeve nga pika (v) e nenit 71 të këtij ligji emërohen nga radhët e ekspertëve dhe përfaqësuesve të administratës qendrore, komunale, ndërmarrjeve, institucioneve dhe kompanive të sigurimeve. 72.2. Të dëmtuarit mbledhin të dhënat për dëmet, të cilat iu kanë ndodhur nga fatkeqësia natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera dhe ia paraqesin komisionit kompetent për vlerësimin e dëmeve. 72.3. Dëmet materiale dhe pasojat e tjera të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera, komisionet i vlerësojnë në bazë të metodologjisë së përcaktuar nga Qeveria. - 73 Verify source ↗
Neni 73
AI-assisted research summary: The municipal assembly is responsible for disaster-preparedness, disaster-response, and related rescue measures, and it appoints a commander and establishes a protection-and-rescue committee.
Neni 73 Kuvendi i Komunës nga lëmi i mbrojtjes dhe shpëtimit nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera: i. kujdeset për realizimin e përgatitjeve për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, ii. kujdeset për ndërmarrjen e masave për pengimin dhe zvogëlimin e pasojave nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, iii. udhëheq mbrojtjen, shpëtimin dhe ndihmën, si dhe eliminimin e pasojave nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, 21 iv. emëron komandantin dhe themelon Komitetin për Mbrojtje dhe Shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, - 74 Verify source ↗
Neni 74
AI-assisted research summary: The Government coordinates ministries’ disaster protection and rescue activities, and ministries must carry out preventive measures and keep preparedness in place for disasters.
Neni 74 74.1. Qeveria drejton dhe harmonizon aktivitetet e ministrive në fushën e mbrojtjes dhe të shpëtimit nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera. 74.2. Ministritë janë përgjegjëse për realizimin e masave për parandalimin e fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera, respektivisht pasojave të tyre në fushën e fushëveprimit të tyre. 74.3. Ministritë janë përgjegjëse për gjendjen e përgatitjeve për realizimin e veprimeve nga kompetencat e tyre, në rast të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera. 74.4. Në planin për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, përcaktohen detyrat e Qeverisë, të ministrive dhe të shërbimeve qeveritare për mbrojtje shpëtim dhe ndihmë. - 75 Verify source ↗
Neni 75
AI-assisted research summary: DME-ja must carry out professional and administrative disaster protection and rescue tasks.
Neni 75 DME-ja realizon, detyrat profesionale dhe administrative të mbrojtjes dhe shpëtimit nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, si vijon: i. harton propozimet e projekteve hulumtuese dhe zhvillimore të mbrojtjes dhe shpëtimit nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, ii. harton propozimin e planit për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, iii. kujdeset për organizimin dhe funksionimin e sistemit të vështrimit, lajmërimit dhe alarmimit, iv. harton vlerësimin e rrezikut dhe bazat e tjera profesionale për planifikimin e mbrojtjes, shpëtimit dhe të ndihmës, si dhe harmonizon masat për parandalimin dhe zvogëlimin e pasojave të fatkeqësive natyrore dhe të fatkeqësive të tjera, në bashkëpunimin me ministritë e tjera, v. përcjell dhe lajmëron rrezikun nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera dhe jep udhëzime për veprim në bashkëpunimin me ministritë dhe shërbimet qeveritare, vi. organizon, kompleton dhe aftëson njësitë qendrore dhe shërbimet e mbrojtjes dhe të shpëtimit nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, si dhe forcat e tjera për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë, vii. siguron kushtet për punë të KNMSH-së nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera dhe të Komisionit qendror për vlerësimin e dëmeve, viii. përcjell dhe bashkërendon organizimin e mbrojtjes dhe të shpëtimit nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, dhe të forcave të tjera për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë, ix. përgatit programet, organizon dhe realizon arsimimin dhe aftësimin për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë, dhe x. krijon e mirëmban rezervat e mjeteve materiale qeveritare për raste të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera. - 76 Verify source ↗
Neni 76
AI-assisted research summary: DKMSH is responsible for professional and administrative tasks for protection and rescue from natural and other disasters in its territory.
Neni 76 22 DKMSH-ja është përgjegjëse për realizimin e detyrave profesionale dhe administrative në lëmin e mbrojtjes dhe të shpëtimit nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera në territorin e vet, si dhe: i. harton planin për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, në pajtim me udhëzimet administrative të organit kompetent qeveritar, ii. vlerëson rrezikshmërinë, duke u bazuar në të dhënat faktike për planifikim, ndërmerr masa parandaluese për pengimin, zvogëlimin dhe eliminimin e pasojave nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, iii. propozon formimin e njësive për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, si dhe kryen plotësimin e tyre me obligues dhe kompleton ato me mjete adekuate për veprim në raste të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera, iv. përgatit programet për aftësim, në pajtim me organin qeveritar, v. kujdeset për sigurimin dhe mirëmbajtjen e rezervave të mjeteve materiale për raste të fatkeqësive natyrore dhe të fatkeqësive të tjera, vi. organizon funksionimin e sistemit të vështrimit, lajmërimit dhe alarmimit, vii. kryen edhe punë të tjera nga lëmi i mbrojtjes dhe shpëtimit nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, në bashkëpunim me organet kompetente komunale dhe qeveritare. - 77 Verify source ↗
Neni 77
AI-assisted research summary: The administrative body in enterprises and other institutions must prepare for, and lead, protection, rescue, and assistance for natural and other disasters.
Neni 77 77.1. Organi i administratës në ndërmarrjet dhe institucionet e tjera: i. kujdeset për realizimin e përgatitjeve për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë, ii. udhëheq mbrojtjen, shpëtimin dhe ndihmën në rast të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera. 77.2. Për udhëheqjen profesionale - operative të forcave për mbrojtje shpëtim dhe ndihmë, organi, nga alineja 1 e këtij neni, emëron komandantin dhe komitetin për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera, si dhe miraton planet e mbrojtjes, shpëtimit dhe të ndihmës. XI. INSPEKTORATI - 78 Verify source ↗
Neni 78
AI-assisted research summary: The Inspectorate supervises disaster-protection rules, inspectors verify listed inspection matters, and the Government issues an administrative instruction for the Inspectorate’s functioning, powers, and duties.
Neni 78 78.1. Mbikëqyrjen e realizimit të dispozitave të këtij ligji dhe të dispozitave të tjera, me të cilat rregullohet mbrojtja nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, i bën Inspektorati i Kosovës për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera (në tekstin e mëtejmë: Inspektorati). 78.2. Inspektorati funksionon si njësi në DME, dhe për funksionimin e tij, kompetencat dhe detyrat do të nxirret udhëzim administrativ nga Qeveria. 78.3. Inspektorët gjatë realizimit të inspektimit verifikojnë: i. ndërmarrjen e masave për parandalimin dhe zvogëlimin e pasojave nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera, ii. gjendjen e planeve dhe përgatitjeve të tjera për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë, iii. realizimin e detyrave të vështrimit, lajmërimit dhe alarmimit, iv. aftësimin, kompletimin dhe përgatitjen e njësive dhe të shërbimeve për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera, si dhe të forcave të tjera për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë, v. realizimin e programit të aftësimit për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë, 23 vi. kryerjen e punëve administrative dhe profesionale në fushën e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera. 78.4. Inspektorati për realizimin e inspektimit, nga paragrafi 2 i këtij neni, mund të përcaktojë verifikimin praktik. 78.5. Nga paragrafi 3 i këtij neni, në territorin e komunës, detyrat i kryejnë edhe inspektorët komunalë për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera. - 79 Verify source ↗
Neni 79
AI-assisted research summary: The Inspectorate may order work or use to stop immediately if there is a direct accident risk, and it may order deficiencies or non-compliance to be fixed within a set time or in a set way.
Neni 79 79.1. Inspektorati, përveç kompetencave të përgjithshme për inspektim, ka edhe këto kompetenca dhe obligime: i. të urdhërojë, që deri në marrjen e vendimit të organit kompetent, të ndërpresë aktivitetin, gjegjësisht përdorimin e objektit, të aparateve, makinave, mjeteve transportuese, veprimeve teknologjike, përdorimin e materialeve apo mjeteve të tjera, nëse ekziston rreziku direkt për fatkeqësi, ii. të urdhëron me vendim, që në afat të caktuar kohor, ose në mënyrë të caktuar të eliminohen mangësitë e verifikuara apo mospërputhja me rregullat, planet dhe vendimet e organeve kompetente për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë. 79.2. Kundër vendimit me shkrim të Inspektoratit, nga alineja 1 e këtij neni, mund të ushtrohet ankesë organit kompetent, në afat prej 15 ditësh nga dita e dorëzimit, e cila nuk pengon ekzekutimin e saj. XII. PUNA PROFESIONALE DHE SIGURIA NË PUNË - 80 Verify source ↗
Neni 80
AI-assisted research summary: Workers in protection and rescue are generally subject to the same work rules as civil administration workers, unless this law says otherwise, and certain workers must perform duties in special conditions.
Neni 80 80.1. Për punëtorët për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, vlejnë rregullat e punës si për punëtorët e administratës civile, nëse me këtë ligj nuk është përcaktuar ndryshe. 80.2. Punëtori, i cili në mënyrë profesionale e kryen detyrën në lëmin e mbrojtjes dhe shpëtimit nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, sipas vendimit të udhëheqësit, duhet t’i kryejë detyrat në kushte të posaçme. 80.3. Kushtet e posaçme të punës janë: i. puna të dielave dhe gjatë festave, ii. puna me orar të ndarë të punës, iii. puna më e gjatë se orari i rregullt i punës, iv. kujdestaria, si formë e rëndomtë në punë, gjegjësisht kujdestaria e cila përcaktohet në raste të veçanta, v. puna në terren dhe kohë të caktuar, vi. puna në mjedise të kontaminuara dhe puna në kushte të tjera, që paraqesin rrezik për shëndet dhe jetë, vii. gatishmëria e përhershme për punë në përputhje me nevojat zyrtare, viii. ndërprerja e pushimit sipas nevojave zyrtare. 80.4. Nëse punëtori gjatë kujdestarisë, apo gatishmërisë për punë, punon, koha e punës reale llogaritet si punë me orar të vazhduar. 80.5. Nëse punëtori tejkalon obligimet e orarit të punës mujore ose javore, ndryshimi llogaritet si punë jashtë orarit të plotë të punës. 80.6. Puna në kushte të posaçme, konsiderohet puna që paraqet rrezik nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera. 24 - 81 Verify source ↗
Neni 81
AI-assisted research summary: During disaster protection and rescue work, general worker-safety rules apply, and the Government sets measures and actions to protect workers’ safety and health.
Neni 81 81.1. Gjatë kryerjes së punës në lëmin e mbrojtjes dhe të shpëtimit nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera, zbatohen rregullat e përgjithshme për sigurimin e punëtorëve në punë. 81.2. Qeveria i përcakton masat dhe veprimet për garantimin e sigurisë dhe të shëndetit të punëtorëve për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, si dhe të pjesëtarëve të njësive, shërbimeve dhe të përbërjeve të tjera operative të shoqatave dhe organizatave të tjera joqeveritare. - 82 Verify source ↗
Neni 82
AI-assisted research summary: Certain emergency-protection employees must keep warning, alarm, communication, and operational functions running during a strike, and they may not use alarm signals or rescue/protection equipment during a strike.
Neni 82 82.1. Të punësuarit për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, gjatë grevës duhet të sigurojnë: i. aktivitetin e pandërprerë të sistemit të vështrimit, lajmërimit dhe alarmimit, si dhe sistemin e ndërlidhjes, ii. kryerjen e pandërprerë të detyrave operative-profesionale për funksionimin e komiteteve për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, gjegjësisht të organeve të tjera për udhëheqjen e mbrojtjes, shpëtimit dhe ndihmës. 82.2. Të punësuarit nga alineja 1 e këtij neni nuk kanë të drejtë greve gjatë fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera, apo nëse është paralajmëruar rreziku nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera. 82.3. Gjatë grevës nuk lejohet përdorimi i sinjaleve të alarmimit, si dhe i pajisjeve e mjeteve për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë. XIII. ARSIMIMI DHE AFTËSIMI - 83 Verify source ↗
Neni 83
AI-assisted research summary: Education on protection and rescue from natural and other disasters is organized for relevant members, with basic disaster-risk knowledge taught in primary education and protection-and-rescue knowledge taught in lower and secondary education.
Neni 83 Për pjesëtarët për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, organizohet arsimimi themelor dhe i mesëm: i. në arsimimin themelor mësohen njohuritë themelore për rreziqet nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësi të tjera, ii. në arsimin e ulët dhe të mesëm mësohen njohuritë për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera në përputhje me programin arsimor gjegjës. - 84 Verify source ↗
Neni 84
AI-assisted research summary: This article sets time limits for basic and supplementary training for rescue members, allows basic training to be extended by a competent authority decision, and says supplementary training is organized on days off.
Neni 84 Aftësimi i pjesëtarëve për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, për kryerjen e detyrave nga ky lëmë përfshin aftësimin themelor dhe plotësues: i. aftësimi themelor i pjesëtarëve për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, mund të zgjatë më së shumti 15 ditë, ndërsa arsimi plotësues zgjat më së shumti 5 ditë në vit, ii. aftësimi themelor mund të zgjatë më tepër se sa që parashihet nga alineja 1 e këtij neni në bazë të vendimit të organit kompetent, iii. aftësimi plotësues i pjesëtarëve për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera, sipas rregullave, organizohet në ditët e lira, 25 iv. pjesëtarëve për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, u dorëzohet ftesa së paku 8 ditë para fillimit të aftësimit. - 85 Verify source ↗
Neni 85
AI-assisted research summary: A protection-and-rescue member may have training deferred on request if illness or injury prevents reporting, or if they care for a sick family member.
Neni 85 85.1. Pjesëtarit për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, i shtyhet aftësimi me kërkesë të tij nëse: i. për shkak të sëmundjes apo lëndimit, nuk mund të lajmërohet për aftësim, dhe ii. kujdeset për anëtarin e sëmurë të familjes. 85.2. Aftësimi mund të shtyhet edhe për shkak të nevojave zyrtare dhe punëve stinore bujqësore. 85.3. Kërkesa për shtyrje të aftësimit duhet të paraqitet në afat prej 8 ditësh nga marrja e ftesës. - 86 Verify source ↗
Neni 86
AI-assisted research summary: The Government of Kosovo establishes a professional training center, the Center, and the Center runs training programs for specified groups.
Neni 86 86.1. Qeveria e Kosovës themelon Qendrën për aftësim dhe trajnim profesional (në vazhdim: Qendra). 86.2. Qendra, nga paragrafi 1 i këtij neni, realizon programe për aftësimin e pjesëtarëve për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, të anëtarëve të njësive dhe të strukturave të tjera operative, të shoqatave joqeveritare, të ndërmarrjeve ekonomike dhe të institucioneve. 86.3. Qeveria me udhëzim administrativ rregullon organizimin dhe funksionimin e Qendrës. XIV- FINANCIMI - 87 Verify source ↗
Neni 87
AI-assisted research summary: The forces for protection and rescue from natural and other disasters are financed from the Kosovo consolidated budget, voluntary donations, and international aid.
Neni 87 Forcat për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera, financohen nga: i. buxheti i konsoliduar Kosovës, ii. donacionet vullnetare, iii. ndihma ndërkombëtare. - 88 Verify source ↗
Neni 88
AI-assisted research summary: Qeveria, komunat, dhe disa ndërmarrje/institucione duhet të sigurojnë financim për mbrojtje, shpëtim, ndihmë dhe trajnime lidhur me fatkeqësitë.
Neni 88 88.1. Nga buxheti i Kosovës sigurohen mjetet për financim administrativ, profesional, mbikëqyrës dhe detyra të tjera të sigurisë nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, të cilat janë në kompetencë të Qeverisë. 88.2. Qeveria dhe komunat, në përputhje me kompetencat e veta, i sigurojnë mjetet financiare për mbulesën e shpenzimeve për kryerjen e detyrave të mbrojtjes, shpëtimit dhe të ndihmës për mbrojtjen e shëndetit dhe të jetës së njerëzve, shtazëve, pasurisë dhe mjedisit. 88.3. Ndërmarrjet dhe institucionet e tjera, që sipas këtij ligji duhet të organizojnë mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera dhe ndërmarrin edhe masa të tjera për mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, garantojnë mjetet për paga të punëtorëve në kohën e aftësimit të tyre, si dhe mjete për përgatitjen dhe shpenzime të tjera të trajnimit. - 89 Verify source ↗
Neni 89
AI-assisted research summary: Funds for helping with damage removal and other consequences of natural disasters come from the Kosovo budget. A government damage-assessment commission prepares spending proposals, and the Government decides on those proposals.
Neni 89 26 89.1. Mjetet për ndihmë gjatë eliminimit të dëmeve dhe pasojave të tjera të fatkeqësive natyrore, sigurohen nga buxheti i Kosovës. 89.2. Propozimet për përdorimin e mjeteve, nga alineja 1 e këtij neni, i përgatit, në bazë të vlerësimit dhe propozimit, Komisioni qeveritar për vlerësimin e dëmeve, të cilin e emëron Qeveria. Për propozimet e Komisionit vendos Qeveria. XV. DISPOZITAT NDËSHKIMORE - 90 Verify source ↗
Neni 90
AI-assisted research summary: This article sets fines for people or legal entities that breach listed civil-protection duties, and gives a separate fine for a responsible person who violates point (xiii).
Neni 90 90.1. Me gjobë, në vlerë së paku 1.000 euro gjer në 5.000 euro, për shkelje dënohet personi juridik ose fizik, që bën shkelje në lidhje me realizimin e veprimtarisë vetjake: i. nëse nuk e lajmëron menjëherë qendrën më të afërt për lajmërim, apo organin kompetent për rrezikun nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera (alineja 2 neni 9), ii. nëse nuk i kryen apo në ndonjë mënyrë tjetër i ikën kryerjes së obligimeve materiale (neni 17 dhe 18), iii. nëse në afat prej 15 ditësh nuk e lajmëron organin administrativ për ndryshimet e të dhënave, iv. nëse nuk siguron kushte apo mundësi për realizimin e mbrojtjes personale dhe reciproke të punëtorëve, apo nuk i realizon masat e parapara mbrojtëse (alineja 1 e nenit 51), v. nëse në procesin e punës përdor, prodhon, transporton apo deponon materie të rrezikshme, si naftë, derivate të saj, gazra energjetike, nëse kryen aktivitete ose punon me mjete për punë që paraqesin rrezik për ndodhjen e fatkeqësive, apo nuk bën vlerësimin e rrezikut dhe planin e mbrojtjes e të shpëtimit (alineja 2 e nenit 42), vi. nëse duke marrë parasysh madhësinë dhe shkallën e rrezikut në shpenzime vetjake, nuk e bën dhe mirëmban pajisjen për intervenim, apo nëse nuk organizon forca të nevojshme për shpëtim dhe ndihmë, apo nuk e siguron lajmërimin dhe alarmimin e punëtorëve a të qytetarëve për rrezikun, apo nuk bashkë financon një pjesë me ndërmarrjet, institucionet e tjera, që dalin nga rrezikshmëria, që e shkaktojnë (neni 42), vii. nëse si pronar ose shfrytëzues i ndërtesave të banimit apo i ndërtesave të tjera nuk ndërmerr masa të parapara mbrojtëse, apo nuk siguron mjete të parapara mbrojtëse për shpëtim dhe ndihmë (alineja 2, neni 45), apo nëse nuk ndërmerr masa të parapara për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore dhe të natyrës (alineja 2 neni 33), viii. nëse si pronar apo shfrytëzues i ndërtesave banesore, apo ndërtesave të tjera nuk mundëson veprimin e përgjegjësit kompetent të mbrojtjes dhe shpëtimit, apo nuk i jep të dhënat për ndërtesën, ose përmbledhjen e të dhënave për banorë dhe shfrytëzues të tjerë të ndërtesës (alineja 3, neni 33), ix. nëse nuk i harton planet për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, x. nëse si pronar apo shfrytëzues i objekteve, të aparateve të destinuara për furnizimin publik, prodhim, transport apo deponim të ushqimit, të medikamenteve, të ushqimit për shtazë, të shërbimeve publike shëndetësore, ruajtjes dhe arsimimit të fëmijëve, nuk siguron mjete mbrojtëse, apo nuk ndërmerr masa të parapara mbrojtëse për mbrojtje radiologjike, biologjike dhe kimike (alineja 2, neni 45), xi. nëse si pronar apo shfrytëzues i strehimoreve nuk mirëmban strehimoret në atë gjendje, që i përmbush kushtet për përdorimin e tyre, apo në rast rreziku nuk ua mundëson përdorimin e strehimores atyre personave, për të cilët është e destinuar strehimorja (alineja 1, neni 48), 27 xii. nëse nuk bën organizimin përkatës për kryerjen e detyrave, nuk kujdeset për aftësimin profesional të punëtorëve, ose nuk ndërmerr përgatitje të tjera për veprim në rast të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive të tjera (alineja, 2 neni 86), xiii. nëse reprodukon, apo në mënyrë të paligjshme i përdor shenjat dhe uniformën e forcave për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe fatkeqësitë e tjera, apo reprodukon dhe në trafik përdor automjetet, të cilat janë të ngjashme me automjetet dhe mjetet tjera transportuese të forcave për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, (alineja 2, neni 67), xiv. nëse sillet në kundërshtim me vendimet e inspektorit për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera (alineja 1, neni 79). 90.2. Me gjobë, në vlerë prej 250 eurosh, për shkelje dënohet personi përgjegjës i personit juridik, nëse vepron në kundërshtim nga pika (xiii) e këtij neni. - 91 Verify source ↗
Neni 91
AI-assisted research summary: A responsible person of a government or municipal body is fined 800 to 1,500 euro for the violations listed in this article.
Neni 91 Me gjobë, në vlerë prej 800 - 1.500 euro, për shkelje dënohet personi përgjegjës i organit qeveritar, apo i organit komunal: i. nëse organi kompetent qeveritar apo komunal nuk bën vlerësimin e rrezikut për lëmin e vet (pika (iv) e nenit 75, dhe pika (ii) e nenit 76), ii. nëse organi kompetent komunal nuk bën planin komunal për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera (pika (i) e nenit 76), dhe iii. nëse vepron sikurse në pikat vii, viii, ix, x, xi, xii tё nenit 90 të këtij ligji. - 92 Verify source ↗
Neni 92
AI-assisted research summary: An individual is fined 500 euro for the listed failures or interference related to disaster protection and emergency response duties.
Neni 92 Me gjobë, në vlerë prej 500 eurosh, për shkelje dënohet individi: i. nëse nuk e kryen, apo i ikën pa arsye kryerjes së detyrave për pjesëmarrje në forcat e mbrojtjes nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, (neni 10), ii. nëse nuk i realizon obligimet materiale me dhënie në përdorim për mbrojtje nga fatkeqësitë natyrore dhe nga fatkeqësitë e tjera, automjetet, makinerinë, pajisjet dhe mjetet e tjera materiale, tokën, objektet, aparatet, burimet energjetike, të nevojshme për mbrojtje, shpëtim dhe ndihmë në raste emergjente (pika 1, neni 17), iii. nëse pengon, apo i largon mjetet ose aparatet për vështrim, lajmërim dhe alarmimin nga ndërtesat afariste dhe nga ndërtesat e tjera (pika 2, neni 17), iv. nëse në bazë të thirrjes së organit kompetent, apo pa arsyetim nuk lajmërohet në vendin e përcaktuar ose nuk e dorëzon mjetin material (pika 2, neni 18), v. nëse si pronar apo shfrytëzues i shtëpisë së banimit, në bazë të urdhëresës së kryetarit nuk dëshiron t’i pranojë përkohësisht për strehim në banesë personat e evakuuar, apo të rrezikuar (pika 2, neni 44), dhe vi. nëse e kryen veprën nga pikat i, iii, vii, viii, xi dhe xiv të nenit 90 të këtij ligji. 28 XVI. DISPOZITA TË FUNDIT - 93 Verify source ↗
Neni 93
AI-assisted research summary: The bodies designated by this law must issue the subordinate acts required by the law within one year after the law enters into force.
Neni 93 Organet e përcaktuara me këtë ligj janë të obliguara që t’i nxjerrin aktet nënligjore tё parapara me këtë ligj, më së largu një vit nga hyrja në fuqi e këtij ligji. - 94 Verify source ↗
Neni 94
AI-assisted research summary: This provision repeals any applicable law provisions that conflict with this law.
Neni 94 Ky ligj shfuqizon të gjitha dispozitat e Ligjit të aplikueshëm me të cilat është në papajtueshmëri. - 95 Verify source ↗
Neni 95
AI-assisted research summary: This provision says the law takes effect after approval by the Assembly of Kosovo and proclamation by the Special Representative of the Secretary-General.
Neni 95 Ky ligj hyn në fuqi pas miratimit nga ana e Kuvendit të Kosovës dhe shpalljes nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm. UNMIK/REG/2007/4 15.01.2007
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 02/L-68 PËR MBROJTJE NGA FATKEQËSITË NATYRORE DHE NGA FATKEQËSITË E TJERA
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in