LIGJI NR. 02/L-75 LIGJI PËR ARBITRAZHIN
This law is adopted to regulate arbitration and the enforcement of arbitral awards made inside and outside Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 02/L-75
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This law is adopted to regulate arbitration and the enforcement of arbitral awards made inside and outside Kosovo. This provision says the law applies to arbitration agreements, arbitration procedures, and the recognition and enforcement of arbitration decisions made inside and outside Kosovo. This article defines key terms used in the law, including arbitration agreement, award, consumer, person, court, and tribunal. Gjykatat në Kosovë nuk kanë të drejtë të ndërhyjnë në procedurën e arbitrazhit, përveç nëse ky ligj përcakton ndryshe. This article says when notices are treated as received and how time limits are counted.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 02/L-75 LIGJI PËR ARBITRAZHIN
Showing 43 of 43
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This law is adopted to regulate arbitration and the enforcement of arbitral awards made inside and outside Kosovo.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 37 / 10 SHTATOR 2008 LIGJI NR. 02/L-75 LIGJI PËR ARBITRAZHIN Kuvendi i Kosovës, Në mbështetje të Kreut 5.1 (ç) dhe 9.1.26 (a) të Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë (Rregullorja e UNMIK-ut nr. 2001/9 datë 15 maj 2001), dhe Me qëllim të rregullimit të lëndës së arbitrazhit dhe të ekzekutimit të vendimeve të arbitrazhit të nxjerra brenda dhe jashtë Kosovës në pajtim me standardet bashkëkohore Evropiane dhe ndërkombëtare, Miraton: LIGJIN PËR ARBITRAZHIN Kreu I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says the law applies to arbitration agreements, arbitration procedures, and the recognition and enforcement of arbitration decisions made inside and outside Kosovo.
Neni 1 Fushëveprimi Me këtë ligj përcaktohen rregullat që zbatohen për marrëveshjet e arbitrazhit, procedurat e arbitrazhit si dhe njohjen dhe ekzekutimin e vendimeve të arbitrazhit të nxjerra brenda dhe jashtë Kosovës. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law, including arbitration agreement, award, consumer, person, court, and tribunal.
Neni 2 Përkufizimet “Marrëveshja e Arbitrazhit” nënkupton marrëveshjen e arritur ndërmjet dy ose më shumë personave, që disa ose të gjitha kontestet juridike, të cilat kanë lindur ose që mund të lindin ndërmjet tyre, do t’i nënshtrohen arbitrazhit. “Vendim” përfshin të gjitha urdhrat e nxjerra nga tribunali i arbitrazhit, qofshin ato të përkohshme, të pjesshme, procedurale, meritore ose përfundimtare, lidhur me të gjitha çështjet, përfshirë këtu edhe shpenzimet. “Konsumator” do të thotë çdo person fizik i cili lidhë kontratë për qëllime që nuk kanë të bëjnë me tregti, afarizmin ose profesionin e tij. “Person” përfshin të gjithë personat fizikë dhe juridikë. Në kuadër të personave juridikё bëjnë pjesë personat juridikё të së drejtës private si dhe personat juridikё të së drejtës publike. “Gjykatë” në këtë ligj i referohet gjykatës së caktuar në marrëveshjen e arbitrazhit ose, në mungesë të një përcaktimi të tillë, Gjykatës Ekonomike. “Tribunal” nënkupton tribunalin e arbitrazhit. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: Gjykatat në Kosovë nuk kanë të drejtë të ndërhyjnë në procedurën e arbitrazhit, përveç nëse ky ligj përcakton ndryshe.
Neni 3 Kompetencat e gjykatës Asnjë gjykatë në Kosovë nuk ka të drejtë të ndërhyjë në procedurën e arbitrazhit, përveç nëse është përcaktuar ndryshe me këtë ligj. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: This article says when notices are treated as received and how time limits are counted.
Neni 4 2 Njoftimi dhe llogaritja e afateve kohore 4.1. Të gjitha njoftimet, kumtesat ose parashtresat konsiderohen se janë pranuar nëse ato i janë dorëzuar personalisht personit të adresuar, ose nëse i dërgohen personit të adresuar përmes postës së regjistruar në vendbanimin e tij, në vendin ku ai e ushtron afarizmin ose në adresën e tij postare. Nëse asnjëra nga lokacionet e lartpërmendura nuk mund të gjinden, njoftimi konsiderohet së është pranuar nëse ai i dërgohet personit të adresuar në vendbanimin ose vendin e ushtrimit të afarizmit të fundit të njohur. Njoftimi konsiderohet se është pranuar në ditën kur është bërë dorëzimi i tij. Dispozitat e këtij paragrafi nuk zbatohen lidhur me njoftimet dhe parashtresat e dorëzuara gjatë procedurave gjyqësore. 4.2. Të gjitha afatet kohore të parapara në këtë ligj fillojnë të ecin një ditë pas pranimit të njoftimit. Nëse dita e fundit e këtij afati kohor është festë zyrtare ose nuk është ditë pune në vendbanimin ose vendin e afarizmit të personit të adresuar, atëherë afati kohor përfundon në ditën e parë vijuese të punës. Festat zyrtare ose ditët që nuk janë ditë pune duhet të përfshihen në llogaritjen e afatit kohor. Kreu II MARRËVESHJA E ARBITRAZHIT - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: A dispute may be resolved by arbitration only if the parties have agreed to arbitrate it.
Neni 5 Arbitrabiliteti 5.1. Një mosmarrëveshje mund të zgjidhet përmes arbitrazhit vetëm nëse ekziston një marrëveshje e palëve, me anë të së cilës ato pranojnë që mosmarrëveshja të zgjidhet përmes arbitrazhit. 5.2. Të gjitha mosmarrëveshjet që kanë të bëjnë me kërkesa civile-juridike dhe ekonomike-juridike mund t’i nënshtrohen arbitrazhit, përveç nëse është e ndaluar me ligj. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: An arbitration agreement must be in writing, with some electronic or documented forms treated as written.
Neni 6 Marrëveshja e arbitrazhit 6.1. Marrëveshja e arbitrazhit lidhet në formë të shkruar. 6.2. Kushti i mësipërm konsiderohet se është përmbushur edhe nëse lidhja e marrëveshjes së arbitrazhit dokumentohet në formë të këmbimit të letrave, telefaksit, telegramit ose mënyrave të tjera të telekomunikimit ose komunikimit elektronik, në formë të konosmanit, nëse konosmani përmban shprehimisht një klauzolë të arbitrazhit, ose në rast të paraqitjes së padisë dhe të përgjigjes në padi, në kuadër të së cilës njëra palë pretendon se ekziston një marrëveshje arbitrazhi dhe pala tjetër nuk e konteston këtë. 6.3. Nëse një konsumator është palë në marrëveshjen e arbitrazhit, marrëveshja e arbitrazhit konsiderohet të jetë lidhur në formën e shkruar vetëm nëse të gjitha palët në marrëveshjen e arbitrazhit e nënshkruajnë personalisht dokumentin që përmban klauzolën e arbitrazhit. Nënshkrimi i cekur në këtë paragraf mund të zëvendësohet me nënshkrimin elektronik në përputhje me legjislacionin përkatës për nënshkrimet elektronike. 6.4. Mospërmbushja e kushteve të përcaktuara nё paragrafin 2 dhe 3 të këtij neni nuk merret parasysh nga tribunali i arbitrazhit, nëse palët e kanë inicuar procedurën e arbitrazhit. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The court must dismiss a lawsuit about a matter covered by arbitration if the defendant invokes the arbitration agreement, unless the court finds the agreement invalid or the dispute is not covered by it.
Neni 7 Paditë para Gjykatave Gjykata, para së cilës është ngritur një padi lidhur me një çështje, e cila i nënshtrohet arbitrazhit, e hedh poshtë padinë, nëse i padituri në përgjigjen e tij ndaj padisë thirret në marrëveshjen e arbitrazhit, përveç nëse gjykata konstaton se marrëveshja e arbitrazhit është e pavlefshme ose që çështja kontestuese nuk mbulohet nga marrëveshja e arbitrazhit. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The competent court may order interim measures, even if there is an arbitration agreement or arbitration has already started, when a party asks for them and shows credible evidence of immediate or irreparable harm.
Neni 8 Masat e përkohshme të gjykatës 3 Pa marrë parasysh marrëveshjen e arbitrazhit ose fillimin e procedurës së arbitrazhit, gjykata kompetente mund të merr masa të përkohshme, nëse kjo kërkohet nga njëra palë e cila paraqet prova të besueshme se asaj mund t’i shkaktohet dëm ose humbje e menjëhershme ose e pariparueshme nëse nuk merret masa e përkohshme. Kreu III PËRBËRJA E TRIBUNALIT TË ARBITRAZHIT - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: This article sets the rules for how an arbitration tribunal is formed and how arbitrators are appointed.
Neni 9 Numri dhe emërimi i arbitërve 9.1. Tribunali i arbitrazhit përbëhet nga një arbitër i vetëm ose nga një trup arbitrash, me kusht që numri i arbitrave të këtij trupi të jetë një numër tek. 9.2. Palët mund të merren vesh për procedurën e emërimit të arbitrit ose të arbitrave. 9.3. Nëse palët nuk merren vesh për numrin e arbitrave ose për procedurën e emërimit të tyre brenda 15 ditëve pasi që i padituri të ketë pranuar njoftimin për arbitrazh, tribunali i arbitrazhit do të përbëhet nga një trup prej 3 arbitërve të cilët emërohen sipas paragrafit 4 të këtij neni. 9.4. Në rastin e përcaktuar në paragrafin 3 të këtij neni, secila palë emëron një arbitër. Dy arbitrat e emëruar, e emërojnë arbitrin e tretë i cili do të jetë drejtues i tribunalit të arbitrazhit. Nëse njëra pala nuk e emëron arbitrin brenda tridhjetë (30) ditëve nga pranimi i kërkesës për ta bërë këtë, ose nëse dy arbitrat nuk merren vesh për emërimin e arbitrit të tretë brenda tridhjetë ditëve nga emërimi i tyre, atëherë me kërkesën e njërës palë arbitri përkatës emërohet nga Gjykata. 9.5. Përveç nëse palët pajtohen ndryshe, pala, e cila e ka bërë emërimin e arbitrit, është e lidhur për këtë emërim prej momentit, kur pala tjetër ta ketë pranuar njoftimin për emërimin e arbitrit. 9.6. Kur Gjykata e emëron arbitrin, ajo i merr parasysh kualifikimet të cilat arbitri duhet t’i plotësojë sipas marrëveshjes së arbitrazhit dhe duhet të sigurojë që arbitri të jetë i pavarur, i paanshëm dhe të mos ketë ndonjë konflikt interesi. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: A proposed arbitrator and an appointed arbitrator must disclose any circumstances that could raise doubts about impartiality or independence; parties may seek an arbitrator’s removal in specified cases.
Neni 10 Përjashtimi i arbitrit 10.1. Personi, të cilit njëra palë ose Gjykata i drejtohet për emërim si arbitër, ka për detyrë t’i bëjë publike të gjitha rrethanat të cilat mund të shkaktojnë dyshime lidhur me pa-anësinë ose pavarësinë e tij. Arbitri, pas emërimit, duhet t’i bëjë publike rrethanat e tilla para palëve nëse palët nuk janë njoftuar paraprakisht për këto rrethana. 10.2. Secila palë mund të kërkojë përjashtimin e cilitdo arbitër, nëse ajo ka dyshime të arsyeshme lidhur me pa-anësinë ose pavarësinë e arbitrit, ose nëse arbitri nuk i posedon kualifikimet për të cilat palët janë pajtuar. Pala mund të kërkojë përjashtimin e arbitrit të cilin e ka emëruar ajo, vetëm nëse arsyet për përjashtimin e tij kanë lindur pas emërimit të arbitrit. Pala gjegjëse ka për detyrë të kërkojë përjashtimin e arbitrit menjëherë pasi të njoftohet për rrethanat të cilat e arsyetojnë përjashtimin. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Palët mund të bien dakord për procedurën e përjashtimit të një arbitri; në mungesë të marrëveshjes, zbatohen rregulla të veçanta për njoftim, vendimmarrje dhe ankim në gjykatë.
Neni 11 Procedura për përjashtimin e arbitërve 11.1. Palët mund të merren vesh për procedurën e përjashtimit të një arbitri. Paragrafët 2, 3 dhe 4 të këtij neni zbatohen, nëse palët nuk janë pajtuar për një procedurë të tillë. 11.2. Brenda pesëmbëdhjetë ditëve nga emërimi i arbitrit ose pasi të jetë njoftuar për rrethanat e përcaktuara me nenin 10, paragrafi 2, pala e cila kërkon përjashtimin e një arbitri ka për detyrë, t’i dërgojë palës tjetër dhe anëtarëve tjerë të tribunalit një njoftim për përjashtimin. Njoftimi duhet të bëhet me shkrim dhe në të duhet të theksohen arsyet për përjashtim. 11.3. Nëse arbitri nuk jep dorëheqje ose pala tjetër nuk pajtohet me përjashtimin, tribunali i arbitrazhit vendos mbi kërkesën për përjashtimin e arbitrit. 4 11.4. Nëse kërkesa për përjashtimin e arbitrit nuk është e suksesshme sipas procedurës për të cilën janë pajtuar palët ose sipas procedurës së paraparë në paragrafin 2 dhe 3 të këtij neni, atëherë pala përkatëse mund të paraqesë kërkesën për përjashtimin e arbitrit para Gjykatës brenda 15 ditëve prej ditës së pranimit të njoftimit për refuzimin e kërkesës për përjashtim. Kundër vendimit të Gjykatës nuk lejohet ankesa. Përderisa Gjykata nuk ka vendosur për kërkesën, tribunali i arbitrazhit, duke përfshirë edhe arbitrin përjashtimi i të cilit kërkohet, mund të vazhdojë me procedurën e arbitrazhit dhe të nxjerr vendim. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Rregulli përcakton kur përfundon mandati i arbitrit dhe kur Gjykata mund të vendosë për këtë përfundim.
Neni 12 Moskryerja e detyrës 12.1. Nëse arbitri për arsye juridike ose faktike nuk mund t’i ushtrojë detyrat e tij ose për shkaqe tjera nuk i ndërmerr veprimet pa vonesë të arsyeshme, mandati i tij përfundon nëse jep dorëheqje ose kur palët pajtohen për përfundimin e mandatit të tij. Nëse arbitri nuk jep dorëheqje ose nëse palët nuk pajtohen lidhur me përfundimin e mandatit, me kërkesën e njërës palë ose të ndonjë anëtari të tribunalit, Gjykata vendos për përfundimin e mandatit të arbitrit. Kundër vendimit të Gjykatës nuk është e lejuar ankesa. 12.2. Nëse sipas paragrafit 1 të këtij neni ose nenit 11, paragrafi 2, arbitri jep dorëheqje ose palët pajtohen për përfundimin e mandatit të arbitrit, kjo nuk nënkupton se ekziston njëra prej arsyeve të parapara në këtë nen ose në nenin 11, paragrafi 2. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: If an arbitrator’s mandate ends or the arbitrator resigns, a substitute arbitrator is appointed under the rules for appointing arbitrators, unless the parties agree to a different procedure.
Neni 13 Zëvendësimi i arbitrit Në rast se mandati i një arbitri përfundon sipas nenit 11 ose 12 ose për shkak të dorëheqjes së tij, atëherë emërohet një zëvendës arbitër sipas dispozitave për emërimin e arbitrave, përveç nësë palët dakordohen për një procedurë tjetër. Kreu IV KOMPETENCA E TRIBUNALIT TË ARBITRAZHIT - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The arbitral tribunal decides whether the arbitration agreement is valid and whether it has jurisdiction. Parties must raise jurisdiction and excess-of-power objections within the stated time limits, and either party may ask a court to review the tribunal’s jurisdiction decision within 30 days.
Neni 14 Kompetenca 14.1. Tribunali i arbitrazhit vendos mbi vlefshmërinë e marrëveshjes së arbitrazhit dhe se a është kompetent për zgjidhjen e kontestit i cili i është parashtruar. Në këtë kontekst, klauzola e arbitrazhit, e cila është pjesë e një kontrate, trajtohet si marrëveshje e veçantë dhe e pavarur prej kontratës. 14.2. Kundërshtimin, se tribunali i arbitrazhit nuk është kompetent, pala duhet ta dorëzojë më së voni deri në momentin e dorëzimit të përgjigjes në padi. Pala nuk mund të privohet nga e drejta e paraqitjes së kundërshtimit në fjalë, për shkak se e ka emëruar ose ka marrë pjesë në emërimin e një arbitri. 14.3. Kundërshtimi, se tribunali i arbitrazhit e ka tejkaluar kompetencën e vet, duhet të paraqitet nga pala menjëherë pasi të vihet në dijeni për këtë. 14.4. Në rastet e parapara me paragrafin 2 dhe 3 të këtij neni, tribunali i arbitrazhit mund të pranojë një kundërshtim të paraqitur me vonesë, nëse konstaton se pala ka arsyetim të pranueshëm për këtë vonesë. 14.5. Secila palë mund të kërkojë nga gjykata që të shqyrtojë vendimin e tribunalit të arbitrazhit lidhur me kompetencën e tij mbi kontestin përkatës. Kjo kërkesë duhet të dorëzohet në gjykatë brenda tridhjetë ditëve prej ditës së pranimit të njoftimit me shkrim mbi vendimin. Paraqitja e kërkesës nuk e ndalon tribunalin e arbitrazhit që të vazhdojë me procedurën e arbitrazhit dhe të nxjerr vendim. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The arbitral tribunal may order interim measures, may ask either party to provide security, and the court may enforce an interim measure on request; if an interim measure is later found unreasonable, the benefiting party must compensate the other party’s loss.
Neni 15 Masat e përkohshme 15.1. Përveç nëse palët pajtohen ndryshe, tribunali i arbitrazhit, me kërkesën e njërës pale, mund të urdhërojë marrjen e masës së përkohshme, nëse pala paraqet prova të besueshme se asaj mund t’i shkaktohet dëm ose humbje e menjëhershme ose e pariparueshme në rast se nuk merret një masë e 5 këtillë. Tribunali i arbitrazhit mund të kërkojë nga secila palë që të deponojë mjete siguruese lidhur me masat e tilla të përkohshme. 15.2. Me kërkesën e palës, gjykata mund të urdhërojë ekzekutimin e masës së përkohshme të urdhëruar nga tribunali i arbitrazhit sipas paragrafit 1 të këtij neni, përveç kur sipas nenit 8, për çështjen e njëjtë, pala e ka kërkuar masën e përkohshme. 15.3. Nëse konstatohet se masa e përkohshme e urdhëruar nga tribunali i arbitrazhit sipas paragrafit 1 të këtij neni ka qenë e paarsyeshme, pala në dobi të së cilës është urdhëruar masa e përkohshme ka për detyrë ta kompensojë dëmin të cilin e ka pësuar pala tjetër si pasojë e ekzekutimit të masës së përkohshme. Tribunali i arbitrazhit është kompetent për të vendosur lidhur me arsyeshmërinë e masës së përkohshme dhe për çështjet që kanë të bëjnë me kompensimin e dëmit të lartpërmendur. Kreu V PROCEDURAT E ARBITRAZHIT - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Parties in arbitration must be treated equally, may choose their representatives, may agree on the procedure, and the arbitral tribunal can set the rules if the parties have not agreed and the law does not cover the point.
Neni 16 Rregullat e përgjithshme 16.1. Palët trajtohen në mënyrë të barabartë dhe secila palë duhet të ketë mundësinë e plotë që të paraqesë rastin e saj në secilën fazë të procedurës së arbitrazhit. 16.2. Palët janë të lira në zgjedhjen e përfaqësuesve të tyre, të cilët do t’i përfaqësojnë ato në procedurën e arbitrazhit. Asnjë përfaqësues i autorizuar nga pala, nuk mund të përjashtohet nga procedura e arbitrazhit. 16.3. Pa cenuar dispozitat e detyrueshme të këtij ligji, palët mund të pajtohen mbi procedurën e arbitrazhit. 16.4. Nëse palët nuk janë pajtuar për procedurën e arbitrazhit dhe në mungesë të dispozitave përkatëse në këtë ligj, tribunali i arbitrazhit i përcakton vet rregullat e arbitrazhit duke i zbatuar përshtatshmërisht rregullat e procedurës kontestimore ose duke i zbatuar rregullat e arbitrazhit të një institucioni të arbitrazhit të përhershëm. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: If the parties have not agreed on the place of arbitration, the arbitral tribunal decides it. The tribunal may also meet in any place it considers suitable for hearings, consultations, or inspection of items or documents.
Neni 17 Vendi i arbitrazhit 17.1. Nëse palët nuk janë pajtuar mbi vendin ku duhet të mbahet arbitrazhi, tribunali i arbitrazhit e cakton vendin e mbajtjes së arbitrazhit duke marrë parasysh rrethanat e rastit dhe përshtatshmërinë e vendit për palët dhe tribunalin. 17.2. Pa cenuar paragrafin 1 të këtij neni, dhe nëse palët nuk janë marrë vesh ndryshe, tribunali i arbitrazhit mund të takohet në cilindo vend që e konsideron të përshtatshëm për mbajtjen e dëgjimit të palëve, tё dëshmitarëve, ose të ekspertëve, mbajtjen e konsultimeve ndërmjet anëtarëve të tribunalit të arbitrazhit dhe për shiqimin e sendeve ose dokumenteve. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The arbitration procedure for a specific dispute starts when the defendant receives the request to submit the dispute to arbitration, unless the parties agreed otherwise.
Neni 18 Fillimi i procedurës së arbitrazhit Nëse palët nuk janë pajtuar ndryshe, procedura e arbitrazhit lidhur me një kontest të caktuar fillon në ditën kur kërkesa që kontesti t’i nënshtrohet arbitrazhit pranohet nga pala e paditur. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Në arbitrazh, tribunali cakton gjuhën ose gjuhët e procedurës menjëherë pas themelimit, përveç nëse palët kanë rënë dakord ndryshe.
Neni 19 Gjuha 19.1. Nëse palët nuk janë pajtuar ndryshe, tribunali i arbitrazhit, menjëherë pas themelimit të tij, e përcakton gjuhën ose gjuhët të cilat do të përdoren gjatë procedurës së arbitrazhit. Marrëveshja ndërmjet palëve, respektivisht, vendimi i tribunalit vlejnë për të gjitha deklaratat dhe parashtresat me shkrim që dorëzohen nga palët, seancat e dëgjimit, si dhe vendimet ose kumtesat tjera të tribunalit të arbitrazhit. 6 19.2. Tribunali i arbitrazhit mund të urdhërojë që të gjitha dokumenteve të dorëzuara gjatë procedurës së arbitrazhit t’u bashkëngjitet një përkthim në gjuhën ose gjuhët për të cilat janë pajtuar palët ose të cilat i ka caktuar tribunali i arbitrazhit. Tribunali i arbitrazhit i pranon vetëm përkthimet e bëra nga një përkthyes i certifikuar ose i aprovuar nga gjykata. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The claimant and respondent must file their claim, response, and supporting evidence within the agreed deadline or, if none, the deadline set by the arbitral tribunal.
Neni 20 Padia, përgjigjja në padi dhe kundër-padia 20.1. Brenda afatit të dakorduar nga palët ose, në mungesë të një dakordimi të tillë, brenda afatit të caktuar nga tribunali i arbitrazhit, paditësi ka për detyrë të paraqesë padinë e tij dhe provat në të cilat mbështetet padia, dhe i padituri ka për detyrë të paraqesë përgjigjen në padi dhe provat në të cilat mbështetet ajo. Së bashku me padinë, përkatësisht, në përgjigjen në padi, palët mund t’i paraqesin të gjitha dokumentet tjera të cilat i konsiderojnë të nevojshme dhe përcaktojnë se cilat prova tjera do t’i paraqesin. 20.2. Nëse palët nuk janë pajtuar ndryshe, secila palë gjatë procedurës së arbitrazhit mund ta ndryshojë ose ta plotësojë padinë e vet, respektivisht përgjigjen e vet në padi, përveç nëse tribunali i arbitrazhit konsideron se ndryshimet ose plotësimet janë të palejueshme për shkak se janë paraqitur me vonesë. 20.3. Së bashku me përgjigjen në padi, ose në një fazë të mëvonshme të procedurës, kur tribunali i arbitrazhit, duke marrë parasysh rrethanat e rastit, vendos se vonesa është e arsyeshme, i padituri mund të paraqesë kundër-padinë e cila mbështetet në të njëjtën kontratë ose në një kërkesë të bazuar në të njëjtën kontratë me qëllim të kompensimit të ndërsjellët të kërkesave. Paragrafi 1 dhe 2 i këtij neni zbatohen përshtatshmërisht për kundër-paditë. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: The arbitration tribunal decides the procedure if the parties have no agreement, hearings are generally private, and the tribunal must notify parties, share submissions, and handle translations/minutes when required.
Neni 21 Dëgjimi i palëve dhe procedura me shkrim 21.1. Në mungesë të marrëveshjes ndërmjet palëve, tribunali i arbitrazhit vendosë se a do të mbahet seanca e dëgjimit ose procedura do të zhvillohet në bazë të dokumenteve dhe materialeve të tjera të shkruara, ose nëse do të kombinohen të dy këto procedura. Nëse palët nuk e kanë përjashtuar mbajtjen e seancave të dëgjimit, tribunali i arbitrazhit mbanë seancat e dëgjimit në një fazë të përshtatshme të procedurës, nëse një gjë e tillë kërkohet nga pala. Seancat e dëgjimit nuk janë publike, përveç nëse palët janë dakorduar ndryshe. 21.2. Palët duhet të informohen paraprakisht dhe në kohë të duhur në lidhje me çdo seancë të dëgjimit dhe çdo mbledhje të tribunalit të arbitrazhit e cila ka për qëllim nxjerrjen e provave. 21.3. Të gjitha deklaratat, dokumentet ose informatat e tjera të cilat njëra palë ia dorëzon tribunalit të arbitrazhit u dërgohen edhe të gjitha palëve tjera. Kjo vlen edhe për raportet e ekspertëve ose provave tjera në formë të shkruar në të cilat tribunali i arbitrazhit mund ta mbështesë vendimin e tij. 21.4. Tribunali i arbitrazhit bënë përgatitjen e përkthimeve të deklaratave gojore gjatë seancave të dëgjimit si dhe mbajtjen e procesverbalit gjatë seancës, nëse një gjë ë tillë konsiderohet e nevojshme nga tribunali i arbitrazhit duke marrë parasysh rrethanat e rastit, ose nëse palët janë pajtuar për këtë dhe e kanë njoftuar tribunalin e arbitrazhit së paku 15 ditë para mbajtjes së seancës së dëgjimit. Palët i bartin shpenzimet e përkthimit. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: The arbitral tribunal may ask the parties whether they will submit more evidence or witnesses, and it closes the hearing if none are offered.
Neni 22 Mbyllja e seancës së dëgjimit 22.1. Pas paraqitjes së provave sipas nenit 20, paragrafi 1, tribunali i arbitrazhit mund të kërkojë nga palët se a kanë për të paraqitur prova shtesë ose dëshmitarë plotësues. Nëse nuk ka paraqitje të tilla, seanca e dëgjimit mbyllet. 22.2. Me iniciativë të vetën, ose në bazë të kërkesës së njërës palë, tribunali i arbitrazhit mundet, në raste të jashtëzakonshme dhe kur këtë e konsideron të domosdoshme, ta caktojë rihapjen e seancës së dëgjimit në çdo kohë para marrjes së vendimit meritor. 7 - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Each party bears the burden of proving the facts supporting its claim or response, and the arbitral tribunal controls how evidence is handled.
Neni 23 Provat 23.1. Secila palë e ka barrën e të provuarit për faktet të cilat e mbështesin padinë, përkatësisht, përgjigjen në padi. 23.2. Tribunali i arbitrazhit përcakton pranueshmërinë, relevancën, vërtetësinë dhe peshën e provave të paraqitura. 23.3 Tribunali i arbitrazhit vendos mbi pranimin ose hedhjen poshtë të kërkesave për nxjerrjen e provave. Tribunali i arbitrazhit mund të nxjerrë prova, nëse këtë e konsideron të nevojshme, dhe bënë vlerësimin tyre në mënyrë të lirë dhe të paanshme. 23.4. Në çdo kohë gjatë procedurës, tribunali i arbitrazhit mund të kërkojë nga palët që të paraqesin dokumente ose prova tjera brenda afatit të caktuar nga ai. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: If a witness is to be heard, each party must give the arbitral tribunal and the other party the witness’s name, address, subject matter, and language at least 15 days before the hearing.
Neni 24 Dëshmitarët 24.1. Nëse duhet të dëgjohet një dëshmitar, së paku 15 ditë para mbajtjes së seancës së dëgjimit, secila palë duhet t’ia dorëzojë tribunalit të arbitrazhit dhe palës tjetër emrin edhe adresën e dëshmitarit të cilin e fton të deklarohet, çështjen për të cilën do të dëshmojë dhe gjuhën në të cilën do ta paraqes dëshminë. 24.2. Deklaratat e dëshmitarëve mund të paraqiten edhe në formë të deklaratave të shkruara, të nënshkruara nga dëshmitari, me kusht që dëshmitari të jetë në dispozicion për palët, nëse njëra palë e kërkon ekzaminimin e dëshmitarit. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: The arbitration tribunal may appoint experts, require a party to provide information or documents, and the parties may comment on the expert report and question experts at a hearing.
Neni 25 Ekspertët 25.1. Përveç nëse palët janë pajtuar ndryshe, tribunali i arbitrazhit mund të emërojë një ose më shumë ekspertë të cilët do t’i raportojnë atij me shkrim për çështje tё caktuara nga tribunali i arbitrazhit. 25.2. Tribunali i arbitrazhit mund ta urdhërojë një palë që ekspertit t’i jep çdo informatë të nevojshme, të përgatisë ose t’i ofrojë qasje në dokumente ose sende për shiqim. Pas pranimit të raportit të ekspertit, tribunali i arbitrazhit ua dërgon palëve nga një kopje të raportit me ç’rast palëve u jepet mundësia që me shkrim ta shprehin mendimin e tyre lidhur me raportin. 25.3. Përveç nëse palët janë pajtuar ndryshe, me kërkesë të palës ose nëse tribunali i arbitrazhit këtë e konsideron të nevojshme, eksperti, pasi të ketë dorëzuar raportin me shkrim, dëgjohet në seancë, gjatë së cilës palët kanë mundësi ta marrin ekspertin në pyetje. Gjatë kësaj seance të dëgjimit, palët mund të paraqesin ekspertët e tyre për të dhënë mendimin e tyre në lidhje me çështjet e ngritura. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: If the claimant does not file the claim as required and lacks sufficient justification, the arbitration tribunal closes the arbitration. If the respondent does not file a reply, the tribunal continues and that silence is not acceptance. If a notified party does not attend the hearing or submit evidence on time, the tribunal may continue and decide on the evidence it has.
Neni 26 Mosveprimi i palës 26.1. Nëse paditësi nuk e paraqet padinë e tij në pajtim me nenin 20, paragrafi 1 dhe nuk ka arsyetim të mjaftueshëm për këtë, tribunali i arbitrazhit e mbyllë procedurën e arbitrazhit. 26.2. Nëse i padituri nuk e paraqet përgjigjen e tij në padi sipas nenit 20, paragrafi 1, tribunali i arbitrazhit vazhdon me procedurën. Mungesa e paraqitjes së përgjigjes në padi nga i padituri nuk do të konsiderohet si pranim i pretendimeve të paditësit. 26.3. Nëse njëra palë, edhe pse ka qenë e njoftuar me rregull sipas këtij ligji, nuk merr pjesë në seancën e dëgjimit ose nuk i dorëzon provat brenda afatit të caktuar, tribunali i arbitrazhit mund ta vazhdojë procedurën e arbitrazhit dhe ta nxjerrë vendimin në bazë të provave me të cilat disponon. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: A party that knows of a breach but keeps arbitrating without immediately objecting is treated as having waived the objection right.
Neni 27 Heqja dorë nga kundërshtimi 8 Pala e cila është në dijeni për një shkelje të ndonjë dispozite të këtij ligji ose të marrëveshjes me palën tjetër por e cila prapseprapë vazhdon procedurën e arbitrazhit pa kundërshtuar menjëherë shkeljen në fjalë, konsiderohet se ka hequr dorë nga e drejta për të parashtruar kundërshtimin. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: The arbitral tribunal, or a party with prior arbitral approval, may ask the court for help to obtain evidence or carry out other legal tasks the tribunal cannot do. If the court finds the request admissible, it must handle it under its procedural rules.
Neni 28 Ndihma e gjykatës 28.1. Tribunali i arbitrazhit, ose pala që ka marrë miratimin paraprak nga tribunali i arbitrazhit, mund të kërkojë ndihmë nga gjykata, me qëllim të nxjerrjes së provave ose për kryerjen e punëve tjera juridike të cilat tribunali i arbitrazhit nuk është kompetent për t’i kryer. 28.2. Nëse gjykata konstaton se kërkesa e tillë është e pranueshme, ajo e zbaton kërkesën në pajtim me rregullat e saja procedurale. Kreu VI VENDIMET - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: The arbitral tribunal must apply the law chosen by the parties for the merits of an international dispute, or otherwise the law set by private international law rules; in other cases it applies Kosovo law. It may decide ex aequo et bono only if expressly authorized by the parties.
Neni 29 E drejta kompetente 29.1. Në rastet me element ndërkombëtar, tribunali i arbitrazhit zbaton të drejtën të cilën palët e kanë caktuar si të drejtën kompetente për aspektet materiale të kontestit. Në mungesë të një caktimi të tillë nga palët, tribunali i arbitrazhit zbaton të drejtën e përcaktuar nga rregullat e së drejtës ndërkombëtare private. Në të gjitha rastet tjera, tribunali i arbitrazhit e zbaton legjislacionin e Kosovës. 29.2. Tribunali vendos ex aequo et bono ose si amiable compositeur vetëm nëse palët shprehimisht e kanë autorizuar për këtë. 29.3. Në të gjitha rastet, tribunali i arbitrazhit vendos në pajtim me dispozitat e kontratës duke marrë parasysh uzancat tregtare që vlejnë për rastin konkret. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: In a tribunal with more than one arbitrator, decisions are made by majority vote unless the parties agree otherwise. For procedural matters, the tribunal leader may decide alone if authorized by the parties or all tribunal members.
Neni 30 Marrja e vendimeve 30.1. Në procedurën e arbitrazhit me më shumë se një arbitër, çdo vendim i tribunalit të arbitrazhit merret me shumicë votash të të gjithë anëtarëve të tribunalit të arbitrazhit, përveç nëse palët pajtohen ndryshe. 30.2. Për çështjet procedurale drejtuesi i tribunalit të arbitrazhit vendos vet, nëse për këtë është i autorizuar nga palët ose nga të gjithë anëtarët e tribunalit të arbitrazhit. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: Arbitral decisions must be written, signed, dated, and delivered to both parties; they are final and binding, and may be made public only with all parties’ consent.
Neni 31 Forma dhe përmbajtja e vendimit 31.1. Vendimi i tribunalit të arbitrazhit nxirret në formë të shkruar dhe është përfundimtar dhe i detyrueshëm për palët. Vendimi për palët e ka efektin e njëjtë juridik sikurse një aktgjykim i plotfuqishëm dhe detyrues i gjykatës. 31.2. Në vendim ceken arsyet mbi të cilat mbështetet vendimi, përveç nëse palët janë pajtuar që arsyet të mos ceken. 31.3. Vendimi nënshkruhet nga arbitri ose arbitrat, dhe mbanë datën dhe vendin kur është nxjerrë. Në procedurën e arbitrazhit me më shumë se një arbitër, nënshkrimet e shumicës së anëtarëve të tribunalit janë të mjaftueshme, me kusht që në vendim të shpjegohen arsyet për mungesën e nënshkrimeve të tjera. 9 31.4. Nga një kopje e vendimit të nënshkruar nga arbitrat u dorëzohet të dyja palëve, pasi që të jenë paguar të gjitha taksat. 31.5. Vendimi bëhet publik vetëm me pëlqimin e të gjitha palëve. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: If the parties settle before a decision, the arbitral tribunal must stop the arbitration. If the parties request it, the tribunal may record the settlement as an arbitral award unless the settlement conflicts with public order.
Neni 32 Pajtimi 32.1. Nëse para nxjerrjes së vendimit palët pajtohen për zgjidhjen e kontestit, tribunali e ndërprenë procedurën e arbitrazhit. 32.2. Nëse kërkohet nga palët, tribunali i arbitrazhit mund të dokumentojë pajtimin e palëve në formë të një vendimi të arbitrazhit sipas kushteve për të cilat janë pajtuar palët, përveç nëse përmbajtja e pajtimit cenon ose është në kundërshtim me rendin publik (ordre public). Vendimi i tillë e ka efektin e njëjtë sikur një vendim meritor. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: Arbitration ends when a final award is issued or when the tribunal orders termination in the listed cases.
Neni 33 Përfundimi i procedurës së arbitrazhit 33.1. Procedura e arbitrazhit përfundon me nxjerrjen e vendimit përfundimtar ose të një urdhri të tribunalit të arbitrazhit sipas paragrafit 2 të këtij neni. 33.2. Tribunali i arbitrazhit nxjerr urdhër për ndërprerjen e procedurës së arbitrazhit nëse: 1. paditësi: a) nuk e dorëzon padinë e tij sipas nenit 20, paragrafi 1; b) e tërheq padinë, përveç nëse i padituri e kundërshton këtë dhe tribunali i arbitrazhit konstaton se i padituri ka interes legjitim që të nxirret vendimi përfundimtar mbi kontestin; 2. palët pajtohen për përfundimin e procedurës; ose 3. palët nuk vazhdojnë procedurën e arbitrazhit edhe pse vazhdimi i procedurës është kërkuar nga tribunali i arbitrazhit ose nëse vazhdimi i procedurës së arbitrazhit është bërë i pamundshëm ose i panevojshëm për arsye të tjera. 33.3. Mandati i tribunalit të arbitrazhit përfundon me ndërprerjen e procedurës, përveç nëse me ligj parashihet ndryshe. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: The arbitral tribunal must set costs in its final award unless the parties agreed otherwise.
Neni 34 Shpenzimet e procedurës 34.1. Përveç nëse palët janë pajtuar ndryshe, tribunali i arbitrazhit cakton shpenzimet në vendimin e tij përfundimtar. Shpenzimet në fjalë përfshijnë: a. taksën e tribunalit të arbitrazhit; b. shpenzimet e arbitrave; c. shpenzimet për ekspertë dhe ndihmën tjetër të cilën e ka kërkuar tribunali i arbitrazhit dhe për të cilën janë pajtuar palët; d. shpenzimet e udhëtimit dhe shpenzimet e tjera të dëshmitarëve, deri në masën e miratuar nga tribunali i arbitrazhit; e. shpenzimet për përfaqësimin dhe ndihmën për palën e suksesshme, nëse kompensimi i këtyre shpenzimeve është kërkuar gjatë procedurës së arbitrazhit, dhe vetëm deri në atë masë që tribunali i arbitrazhit e cakton të arsyeshëm; dhe f. të gjitha taksat dhe shpenzimet e gjykatës kur kjo bënë emërimin e arbitërve. 34.2. Taksat e tribunalit të arbitrazhit duhet të jenë të arsyeshme, duke marrë parasysh vlerën e kontestit, kompleksitetin e lëndës, kohën e shpenzuar nga arbitrat dhe rrethanat e tjera të rastit. Në rast se shfaqen 10 mosmarrëveshje në lidhje me shumën e taksave që duhet paguar tribunalit të arbitrazhit, gjykata është kompetente që të vendosë mbi këtë çështje. 34.3. Përveç nëse palët janë pajtuar ndryshe, shpenzimet e arbitrazhit i ngarkohen palës humbëse. Tribunali i arbitrazhit mund të ndajë shpenzimet e parapara në paragrafin 1 të këtij neni ndërmjet palëve, nëse konstaton se një ndarje e tillë është e arsyeshme duke marrë parasysh rrethanat e rastit. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: Each party may ask the arbitral tribunal to interpret, correct, or supplement a decision within 30 days, unless the parties agreed otherwise.
Neni 35 Korrigjimi, interpretimi dhe plotësimi i vendimit 35.1. Përveç nëse palët janë pajtuar ndryshe, brenda tridhjetë ditëve nga marrja e vendimit, secila palë, duke e njoftuar edhe palën tjetër, mund të kërkojë nga tribunali i arbitrazhit: a. ta interpretojë vendimin; b. ta korrigjojë ndonjë gabim në llogaritje, gabim shtypi ose çfarëdo gabimi tjetër të kësaj natyre; ose c. ta nxjerrë një vendim plotësues në lidhje me paditë e ngritura para tribunalit të arbitrazhit, por të cilat nuk janë përfshirë në vendimin përfundimtar. 35.2. Brenda tridhjetë ditëve nga dërgimi i vendimit, tribunali i arbitrazhit mund të bëjë korrigjime të tilla me iniciativë të vetën. Tribunali i arbitrazhit i bën korrigjimet ose jep interpretimin brenda tridhjetë ditëve nga pranimi i kërkesës për ta bërë këtë. 35.3. Nëse tribunali i arbitrazhit konsideron se kërkesa për nxjerrjen e vendimit plotësues është e arsyeshme dhe konsideron se vendimi plotësues mund të nxirret pa mbajtjen e seancës së dëgjimit ose nxjerrjes së provave, tribunali i arbitrazhit e plotëson vendimin brenda gjashtëdhjetë ditëve nga pranimi i kërkesës. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: Article 30 also applies to supplementary decisions.
Neni 30 vlen përshtatshmërisht edhe për vendimet plotësuese. Kreu VII PROCEDURA GJYQËSORE - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: Secila palë mund t’i kërkojë gjykatës anulimin e një vendimi arbitrazhi në rastet e parashikuara, dhe kërkesa duhet të paraqitet brenda 90 ditëve nga pranimi i vendimit, përveç marrëveshjes tjetër mes palëve.
Neni 36 Mjetet juridike 36.1. Në rastet e parapara në paragrafin 2 dhe 3 të këtij neni, secila palë mund të kërkojë nga gjykata që të anulojë një vendim të tribunalit të arbitrazhit. 36.2. Gjykata anulon vendimin e tribunalit nëse: a). Paditësi dëshmon se: (i) njëra palë në marrëveshjen e arbitrazhit nuk ka patur zotësinë për të vepruar; (ii) marrëveshja e arbitrazhit nuk është e vlefshme sipas së drejtës së caktuar nga palët ose nga tribunali i arbitrazhit ose, në mungesë të një caktimi të tillë, sipas ligjit të zbatueshëm në Kosovë; (iii) paditësi nuk është njoftuar me rregull në lidhje me emërimin e një arbitri ose mbi procedurën e arbitrazhit, ose për arsye tjera nuk ka qenë në gjendje të paraqesë rastin e tij; (iv) vendimi nuk ka të bëjë me çështjen e shqyrtuar nga tribunali i arbitrazhit ose ka të bëjë me një çështje për të cilën nuk është kompetent tribunali i arbitrazhit, ose vendimi përfshinë çështje për të cilat nuk është kompetent tribunali i arbitrazhit. Në këto raste, nëse vendimi mbi çështjet për të cilat është kompetent tribunali i arbitrazhit mund të ndahet nga çështjet tjera, atëherë kjo pjesë e vendimit mund të ekzekutohet; 11 (v) përbërja e tribunalit të arbitrazhit ose procedura e arbitrazhit nuk ka qenë në pajtim me dispozitat e këtij ligji ose me marrëveshjen e arbitrazhit, me kusht që mangësia e tillë të ketë patur ndikim në vendimin e tribunalit; ose b). Gjykata konstaton se: (i) arbitrazhi në fjalë është i ndaluar me ligj; ose (ii) ekzekutimi i vendimit do të cenonte ose do ishte në kundërshtim me rendin publik (ordre public). 36.3. Përveç nëse palët janë pajtuar ndryshe, padia për anulimin e vendimit të tribunalit të arbitrazhit i dorëzohet gjykatës jo më vonë se nëntëdhjetë ditë pas pranimit të vendimit të tribunalit të arbitrazhit nga pala përkatëse. 36.4. Kur kërkohet anulimi i vendimit të tribunalit të arbitrazhit, Gjykata mundet, nëse kjo është e arsyeshme, ta anulojë vendimin dhe t’ia kthejë lëndën tribunalit të arbitrazhit që ta iniciojë sërish procedurën e arbitrazhit ose që t’i merr ato veprime, të cilat sipas vlerësimit të tribunalit të arbitrazhit do të mënjanojnë arsyet për anulimin e vendimit. - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: The court decides by order and must hear the opposing party before issuing it.
Neni 37 Dispozitat e përgjithshme të procedurës 37.1. Gjykata vendos me aktvendim. Para nxjerrjes së aktvendimit Gjykata ka për detyrë ta dëgjojë palën kundërshtare. 37.2. Në rastin e ngritjes së padisë, sipas nenit 36, për anulimin e vendimit të tribunalit të arbitrazhit, Gjykata ka për detyrë t’i dëgjojë të gjitha palët. 37.3. Kundër aktvendimit të Gjykatës në rastet e parapara në nenin 36, paragrafi 2, lejohet ankesa. Për të gjitha aktvendimet tjera të nxjerra nga Gjykata në pajtim me këtë ligj nuk lejohet ankesa. Kreu VIII NJOHJA DHE EKZEKUTIMI I VENDIMEVE TË TRIBUNALIT TË ARBITRAZHIT - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: An arbitral award made in Kosovo can be enforced only after the court declares it enforceable.
Neni 38 Vendimet e arbitrazhit të nxjerra brenda Kosovës 38.1. Vendimi i arbitrazhit i cili është nxjerrë nga një tribunal i arbitrazhit brenda Kosovës ekzekutohet pasi që të shpallet i ekzekutueshëm nga Gjykata. 38.2. Kërkesa që vendimi i arbitrazhit të shpallet i ekzekutueshëm hidhet poshtë nëse Gjykata konstaton se ekzistojnë një ose më shumë arsye për anulimin e vendimit sipas nenit 36, paragrafi 2. Kërkesës për ekzekutimin e vendimit të arbitrazhit sipas këtij neni i bashkëngjitet vendimi i tribunalit të arbitrazhit ose një kopje e vërtetuar e tij. - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: Gjykatat e Kosovës njohin dhe ekzekutojnë vendimet e arbitrazhit të nxjerra jashtë Kosovës kur plotësohen kushtet e këtij neni.
Neni 39 Vendimet e arbitrazhit të nxjerra jashtë Kosovës 39.1. Gjykatat e Kosovës i njohin vendimet e arbitrazhit të nxjerra jashtë Kosovës si të plotfuqishme dhe i ekzekutojnë ato nëse vendimet në fjalë janë njohur dhe janë shpallur të ekzekutueshëm sipas paragrafëve 2 deri 5 të këtij neni. 39.2. Kërkesa për njohjen dhe ekzekutimin e një vendimi të arbitrazhit të nxjerrur jashtë Kosovës i paraqitet Gjykatës Ekonomike. 12 39.3. Kërkesës për njohjen dhe ekzekutimin e vendimit të arbitrazhit pala e interesuar ia bashkëngjet: a). origjinalin e vendimit ose një kopje të vërtetuar të vendimit; b). origjinalin e marrëveshjes së arbitrazhit ose një kopje të vërtetuar të saj; dhe c). një përkthim të certifikuar të marrëveshjes së arbitrazhit dhe të vendimit të arbitrazhit në njërën prej gjuhëve zyrtare të Kosovës, nëse marrëveshja ose vendimi nuk është përpiluar në njërën prej gjuhëve zyrtare të Kosovës. 39.4. Kërkesa për njohjen dhe ekzekutimin e vendimit të arbitrazhit refuzohet në bazë të kërkesës së palës tjetër, nëse ajo dëshmon se: a). njëra palë në marrëveshjen e arbitrazhit, sipas së drejtës kompetente për atë marrëveshje, nuk ka pasur zotësi për të vepruar; ose nëse marrëveshja e arbitrazhit nuk ka qenë e vlefshme sipas së drejtës së caktuar nga palët ose, në mungesë të një caktimi të tillë, sipas së drejtës në territorin ku është marrë vendimi; b). pala, ndaj së cilës kërkohet ekzekutimi i vendimit, nuk është njoftuar me rregull në lidhje me caktimin e një arbitri ose për procedurën e arbitrazhit, ose për arsye tjera nuk ka qenë në gjendje të paraqesë rastin e saj; c). vendimi nuk ka të bëjë me çështjen e shqyrtuar nga tribunali i arbitrazhit ose ka të bëjë me një çështje e për të cilën nuk është kompetent tribunali i arbitrazhit, ose vendimi përfshin çështje për të cilat nuk është kompetent tribunali i arbitrazhit. Në këto raste, nëse vendimi mbi çështjet për të cilat është kompetent tribunali i arbitrazhit mund të ndahet nga çështjet tjera, atëherë kjo pjesë e vendimit mund të njihet dhe të ekzekutohet; d). përbërja e tribunalit të arbitrazhit ose procedura e arbitrazhit nuk ka qenë në pajtim me dispozitat e ligjit të zbatueshëm në atë rast; dhe e). vendimi ende nuk është bërë i plotfuqishëm për palët, ose është shfuqizuar ose pezulluar nga një organ kompetent në territorin ku është nxjerrë vendimi, respektivisht sipas drejtës në bazë të së cilës është nxjerrë vendimi. 39.5. Kërkesa për njohjen dhe ekzekutimin e vendimit të tribunalit të arbitrazhit refuzohet, nёse Gjykata konstaton se: a). sipas ligjit në fuqi në Kosovë, kontesti përkatës nuk mund të zgjidhet përmes arbitrazhit, ose b). njohja ose ekzekutimi i vendimit do të cenonte ose do të ishte në kundërshtim me rendin publik (ordre public) të Kosovës. Kreu IX DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: When this law enters into force, any existing legal provisions that conflict with it are repealed.
Neni 40 Ligji në fuqi Me hyrjen në fuqi të këtij ligji shfuqizohen të gjitha dispozitat e ligjit në fuqi të cilat nuk janë në pajtim me këtë ligj. - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: This law takes effect one month after approval by the Assembly of Kosovo and promulgation by the Special Representative of the Secretary-General.
Neni 41 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi një muaj pas miratimit nga Kuvendi i Kosovës dhe pas shpalljes nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm. UNMIK/REG/ 2008/30 05.06.2008
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 02/L-75 LIGJI PËR ARBITRAZHIN
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in