LIGJI NR. 02/L-76 LIGJI PËR SHËNDETIN RIPRODHUES
This is the preamble of the law on reproductive health in Kosovo and introduces the act.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 02/L-76
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the preamble of the law on reproductive health in Kosovo and introduces the act. This law governs the organization, operation, and supervision of reproductive health activities in health institutions, and protects the reproductive rights of individuals and couples, including the right to be informed and to access appropriate services. This article defines key terms used in the law, including reproductive health, safe motherhood, reproductive rights, family planning, assisted reproduction, and related medical terms. The Ministry of Health must organize and coordinate activities in sexual and reproductive health. Individuals have rights to information, education, and decision-making about sexual and reproductive health, and women and men share duties of mutual respect and responsibility.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 02/L-76 LIGJI PËR SHËNDETIN RIPRODHUES
Showing 38 of 38
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the preamble of the law on reproductive health in Kosovo and introduces the act.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 24 / 01 MAJ 2008 LIGJI NR. 02/L-76 LIGJI PËR SHËNDETIN RIPRODHUES Kuvendi i Kosovës, Në bazë të Kreut 5.1(ë) dhe 9.1.26 të Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë (Rregullorja e UNMIK-ut nr.2001/9 e datës 15 maj 2001). Miraton: LIGJIN PËR SHËNDETIN RIPRODHUES Kapitulli I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This law governs the organization, operation, and supervision of reproductive health activities in health institutions, and protects the reproductive rights of individuals and couples, including the right to be informed and to access appropriate services.
Neni 1 Qëllimi i ligjit Ky ligj rregullon organizimin, funksionimin dhe mbikëqyrjen e të gjitha veprimtarive që zhvillohen në fushën e shëndetit riprodhues, në institucionet shëndetësore, mbron të drejtat riprodhuese të individit e të çiftit duke përfshirë të drejtën për tu informuar dhe për të pasur qasje në shërbime të duhura. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law, including reproductive health, safe motherhood, reproductive rights, family planning, assisted reproduction, and related medical terms.
Neni 2 Përkufizimet Për qëllimet e këtij Ligji vlejnë përkufizimet e termeve nga Ligji për shëndetësi nr. 2004/4, Kapitulli I, neni 1 dhe përkufizimet e veçanta si vijon: Shëndeti riprodhues: është gjendja e mirëqenies së plotë fizike, mendore dhe sociale që përfshinë çdo gjendje që i përket sistemit riprodhues dhe që nuk definohet vetëm si mungesë e thjeshtë e sëmundjes, çrregullimit të funksionit ose të pamjaftueshmërisë. Amësia e sigurt: nënkupton të drejtën që çdo femër të marrë kujdesin që i nevojitet të ketë shëndet të mirë nga shtatzënia deri në lindjen e fëmijës. Elementet kryesore për të siguruar amësinë e sigurt përfshijnë qasjen për kujdes me cilësi të lartë para, gjatë dhe pas lindjes. E drejta riprodhuese: është e drejta e individëve dhe çifteve që të vendosin lirshëm dhe me përgjegjësi mbi numrin, shpeshtësinë dhe kohën në të cilën ata duan të kenë fëmijë, të drejtën që të kenë qasje në informata, edukim, komunikim dhe mjete të cilat do t`iu mundësojnë atyre që vendimet të jenë të mbështetura në evidencë. Planifikimi i familjes: është e drejta e individëve dhe çifteve që të informohen, të parashohin dhe vendosin lirshëm mbi numrin, shpeshtësinë dhe kohën në të cilën ata duan të kenë fëmijë. Kontracepcioni: nënkupton metodat dhe mjetet që përdoren për pengimin mbarësimit të qelizës vezë dhe zhvillimin e shtatzënësisë. Infertiliteti: paraqet redukimin e theksuar dhe i pavullnetshëm i kapacitetit natyror të riprodhimit të një çifti heteroseksual për të pasur fëmijë në moshën e pjekur biologjike riprodhuese, brenda dy viteve me jetë stabile seksuale të vërtetuar pa përdorim të kontracepcionit. Riprodhimi i asistuar: është një kompleks i shërbimeve mjekësore që ka për qëllim të rregulloj infertilitetin përfshirë të gjitha trajtimet dhe procedurat e inseminimit artificial, fertilizimit in-vitro, 2 procedurat laboratorike, veprimet mjekësore me materialet gjenetike femërore dhe mashkullore, me pikësynim të fekondimit artificial dhe vendosjen e embrioneve të fituara. Inseminimi artificial: paraqet proces përmes së cilit sperma vendoset në ose afër organit riprodhues femëror, duke përdorur teknika të riprodhimit të asistuar mjekësor dhe jo marrëdhënie seksuale. Fertilizimi in vitro: teknika e riprodhimit të asistuar mjekësor me fekondimin e qelizës vezë me gametin mashkullor që bëhet jashtë organizmit të femrës, në laborator, që rezulton me embrion i cili transferohet në mitër me qëllim të implantimit dhe të zhvillimit të tij në fryt. Lehonia: periudha kohore prej 6 javë pas lindjes. Menopauza: periudha e jetës së femrës në të cilën ndalet cikli menstrual. Andropauza: periudha e jetës së mashkullit në të cilën ndërrohet balanci hormonal mashkullor. Nëna bartëse: femra e cila pranon bartjen e embrionit të fituar nga riprodhimi human i asistuar mjekësor dhe implantimin e tij në mitrën e saj, mbajtjen e shtatzënësisë së plotë dhe lindjen dhe e cila në mënyrë vullnetare heq dorë nga e drejta ligjore për fëmijën e lindur nga ky akt, duke u mbështetur në kontratën e bërë me çiftin infertil. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: The Ministry of Health must organize and coordinate activities in sexual and reproductive health.
Neni 3 Ministria e shëndetësisë organizon dhe koordinon veprimtaritë në këto fusha të shëndetit seksual dhe riprodhues: 1. E drejta riprodhuese; 2. Informimi, edukimi dhe këshillimi mbi shëndetin seksual dhe riprodhues përgjatë gjithë ciklit jetësor; 3. Amësia e sigurt; 4. Planifikimi i familjes; 5. Parandalimi dhe trajtimi i përshtatshëm i infertilitetit; 6. Ndërprerja e sigurt e shtatzënisë; 7. Shërbimet për parandalimin dhe trajtimin e infeksioneve seksualisht të transmetueshme, HIV/AIDS-it, si dhe infeksioneve dhe sëmundjeve të traktit riprodhues; 8. Parandalimi, zbulimi i hershëm dhe trajtimi i sëmundjeve malinje të sistemit riprodhues dhe karcinomës së gjirit. Kapitulli II E DREJTA RIPRODHUESE, INFORMIMI, EDUKIMI DHE KËSHILLIMI - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Individuals have rights to information, education, and decision-making about sexual and reproductive health, and women and men share duties of mutual respect and responsibility.
Neni 4 4.1. Çdo individi pavarësisht nga përkatësia gjinore, ideologjike, religjioze apo kulturore i garantohet e drejta në informim dhe edukim lidhur me shëndetin seksual e riprodhues, përgjatë gjithë ciklit jetësor të saj/tij. 4.2. Të gjithë individët dhe çiftet kanë të drejtën të vendosin lirisht, por duke respektuar dëshirën e secilit partner, për kohën, numrin e intervalin e lindjeve, të informohen për mjetet e duhura të realizimit të tyre. 4.3. Ky ligj i garanton çdo individi vendimmarrjen për ushtrimin e të drejtave riprodhuese sipas dëshirës dhe interesit të tyre të lirë nga diskriminimi, detyrimi dhe dhuna. 3 4.4. Respekti reciprok, mirëkuptimi, pacenueshmëria e integritetit personal dhe ndarja e përgjegjësive për sjelljet seksuale dhe pasojat e tyre janë obligim i dyanshëm i femrës dhe i mashkullit. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: People have a right to a healthy sexual and reproductive life chosen freely; no woman may be forced to remain pregnant; related medical interventions must follow the cited health rights law.
Neni 5 5.1. Çdo individ ka të drejtë në jetë të shëndoshë seksuale dhe riprodhuese që zgjedh me vullnetin e saj/tij. 5.2. Asnjë femër nuk mund të detyrohet të mbetet shtatzënë. 5.3. Çdo ndërhyrje mjekësore e lidhur me shëndetin seksual dhe riprodhues duhet bërë konform Ligjit për të drejtat dhe përgjegjësitë e qytetarëve në kujdesin shëndetësor nr. 2004/38. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Çdo individ ka të drejtë të kërkojë kujdes dhe shërbime shëndetësore për shëndetin seksual dhe riprodhues, dhe të përfitojë nga progresi shkencor dhe teknologjitë e reja kur janë të sigurta dhe të pranueshme.
Neni 6 6.1. Çdo individi i sigurohet qasja në shërbime shëndetësore të standardit më të lartë të mundshëm të shëndetit seksual dhe riprodhues, për të ruajtur dhe përparuar shëndetin seksual dhe riprodhues të saj, tij, dhe ka të drejtë të kërkojë këshillim, ekzaminim mjekësor, trajtim të përshtatshëm dhe rehabilitim për jetë të shëndetshme seksuale dhe riprodhuese konform Ligjit për të drejtat dhe përgjegjësitë e qytetarëve në kujdesin shëndetësor nr. 2004/38. 6.2. Të gjithë individët kanë të drejtë për të përfituar nga progresi shkencor dhe teknologjitë e reja lidhur me riprodhimin dhe seksualitetin, kur ato janë të sigurta dhe të pranueshme. Kapitulli III AMËSIA E SIGURTË - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Every woman has the right to safe motherhood.
Neni 7 Çdo femër ka të drejtë në amësi të sigurt. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Women are entitled to free public-health services during pregnancy, childbirth, and postpartum, and to health protection and assistance during childbirth.
Neni 8 8.1. Të gjitha femrat para dhe gjatë shtatzënësisë, gjatë lindjes dhe në lehoni përfitojnë pa bashkë pagesë, në institucionet shëndetësore publike këto shërbime: 1. këshillimin prekoncepcional, 2. ndjekjen periodike dhe kujdesin shëndetësor në shtatzënësi, 3. kujdesin shëndetësor gjatë lindjes, 4. ndjekjen periodike dhe kujdesin shëndetësor në lehoni, 5. Kujdesin për foshnjën. 8.2. Çdo femër ka të drejtën për mbrojtje shëndetësore gjatë shtatzënisë së saj, për asistencë gjatë lindjes dhe të përfitojë zbatimin e metodave e praktikave që minimizojnë rrezikun për shëndetin e saj ose shëndetin e fetusit, të të porsalindurit dhe fëmijës. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The Ministry of Health sets the number, type, and timing of recommended examinations for pregnant women, and healthcare workers in relevant institutions must complete the pregnant woman’s and child’s booklets.
Neni 9 4 9.1. Numri dhe lloji i ekzaminimeve të rekomanduara për shtatzëna dhe periudha e kryerjes së tyre përcaktohen me akt nënligjor të Ministrisë së shëndetësisë. 9.2. Të gjithë punëtorët shëndetësor në institucionet shëndetësore që ofrojnë përkujdesje për shtatzënën kanë për obligim të plotësojnë fletoren personale të shtatzënës dhe fletoren e fëmijës. 9.3. Përdorimi i dokumentacionit shëndetësor rregullohet me akt nënligjor. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Mothers and infants are entitled to health care and special support at the highest possible level.
Neni 10 Nëna dhe foshnja kanë të drejtë për kujdes shëndetësor dhe mbështetje të veçantë të nivelit më të lartë të mundshëm. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Specified health professionals provide care before and during pregnancy, childbirth, and postpartum as part of their duties and responsibilities.
Neni 11 Kujdesin para dhe gjatë shtatzënësisë, lindjes dhe lehonisë brenda detyrave dhe përgjegjësive të tyre e ofrojnë mjekët specialist të gjinekologjisë dhe obstetrikës, neonatologjisë, pediatrisë, mjekët familjar, mamitë dhe infermierët familjar. Kapitulli IV PLANIFIKIMI I FAMILJES - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Të gjithë individët dhe çiftet kanë të drejtë të marrin informacion dhe të përfitojnë nga metoda të sigurta, të përballueshme dhe të pranueshme të planifikimit familjar.
Neni 12 Të gjithë individët dhe çiftet kanë të drejtë të informohen për rreziqe, edukim dhe komunikim të mbështetur në evidencë, zgjedhje të vullnetshme dhe që të përfitojnë nga përdorimi i mjeteve dhe i metodave të sigurta, të përballueshme dhe të pranueshme të planifikimit të familjes. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Family-planning counseling is provided by trained health or social personnel in institutions that ensure confidentiality, and health or social workers in health institutions must inform individuals or couples about family planning.
Neni 13 13.1. Shërbimet këshillëdhënëse për planifikim të familjes ofrohen nga personeli shëndetësor ose social i trajnuar dhe në institucionet që sigurojnë konfidencë. 13.2. Është detyrë e punëtorit shëndetësor ose social në institucionet shëndetësore që të informoj individin ose çiftin lidhur me planifikimin e familjes. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The acceptable family-planning methods and means are to be set by subordinate legislation.
Neni 14 Metodat dhe mjetet për planifikimin e familjes, të pranueshme për t'u përdorur, përcaktohen me akt nënligjor. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Only gynecology/obstetrics specialists and family doctors may prescribe contraceptives or recommend using contraceptive medical products and technologies.
Neni 15 Vetëm specialisti i gjinekologjisë dhe obstetrikës dhe mjeku familjar janë të lejuar që të përshkruajnë mjete kontraceptive ose të rekomandojnë përdorimin e mjeteve dhe teknologjive kontraceptive mjekësore. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Only a gynecology/obstetrics specialist or a urologist may perform surgical contraception and place implants or an intrauterine device.
Neni 16 Kontracepsioni kirurgjik dhe aplikimi i implanteve dhe dispozitivit intrauterin bëhen vetëm nga specialisti i gjinekologjisë dhe obstetrikës ose urologu. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Artificial sterilization is a lawful method for family planning, and every individual has the right to undergo surgical sterilization methods according to their own wishes.
Neni 17 17.1. Sterilizimi artificial është një metodë e ligjshme për planifikimin familjar dhe kryhet konform nenit 109 të Ligjit për shëndetësi. 5 17.2. Çdo individ ka të drejtën, në përputhje me dëshirat e veta, që t’u nënshtrohet metodave kirurgjike për sterilizim. Kapitulli V RIPRODHIMI I ASISTUAR - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Assisted reproduction is described as serving the couple’s wish and request to have children by treating medical causes of infertility or preventing diseases from being passed from parents to the child.
Neni 18 Riprodhimi i asistuar i përgjigjet vullnetit dhe kërkesës prindore të çiftit për të pasur fëmijë duke trajtuar shkaqet mjekësore të infertilitetit ose për të penguar bartjen e sëmundjeve nga prindërit tek fëmija. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Assisted reproduction may be carried out by a team of professionals licensed by the Ministry of Health, but only if the couple has failed to have children for at least two years and written consent is obtained for each procedure cycle.
Neni 19 Zbatimi i teknikave të riprodhimit të asistuar kryhet nga ekipi i profesionistëve të licencuar nga Ministria e Shëndetësisë: 1. kur çifti ka dështuar në përpjekjet për të pasur fëmijë për një periudhë prej së paku dy vjetësh deri në momentin kur kryhet riprodhimi i asistuar; 2. kur merret pëlqimi me shkrim për çdo cikël procedurash mjekësore nga individët dhe çifti i interesuar konform Ligjit për të drejtat dhe përgjegjësitë e qytetarëve në kujdesin shëndetësor nr. 2004/38. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Assisted reproduction is used only in listed cases.
Neni 20 Riprodhimi i asistuar përdoret në rastet kur: 1. metodat tjera të trajtimit të infertilitetit të femrës, mashkullit ose partnerëve nuk janë produktive ose të përshtatshme dhe nuk garantojnë rezultatin e dëshiruar; 2. rekomandohet parandalimi i bartjes së sëmundjeve gjenetike nga prindërit tek fëmija; 3. rekomandohet parandalimi i bartjes së sëmundjeve tjera që do të rezultonin në vdekje të parakohshme, prapambetje mendore dhe, ose, pa aftësi të rëndë të fëmijës; 4. Konsiderohen si alternativë e vetme për të lindur fëmijë. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Assisted reproduction includes clinical and biological procedures such as artificial insemination, in vitro fertilization, embryo transfer, and similar techniques.
Neni 21 Riprodhimi i asistuar përfshin procedurat klinike dhe biologjike, të cilat mundësojnë: 1. inseminimin artificial, 2. fertilizimi in vitro, 3. transferimin e embrioneve, 4. teknikat tjera të barasvlershme që lejojnë riprodhimin jashtë procesit natyror. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Before assisted reproduction, the beneficiary couple must be informed about procedure outcomes and risks, assess the motivation, and be informed about legal adoption options and referred to relevant social institutions.
Neni 22 Para se t’i nënshtrohet riprodhimit të asistuar, konform Ligjit për të drejtat dhe përgjegjësitë e qytetarëve në kujdesin shëndetësor nr. 2004/38, çifti përfitues duhet të: 1. informohet rreth suksesit ose dështimit të procedurave, 2. informohet për rreziqet për nënën dhe fëmijën, 3. vlerësojë motivimin e çiftit, 4. informohet për mundësitë ligjore të adoptimit të fëmijës dhe të drejtohet në institucionet sociale përkatëse. 6 - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: This article lists activities prohibited in assisted reproduction, with a medical exception for choosing the child’s sex in cases with health indications affecting the mother and fetus.
Neni 23 Veprimtaritë e ndaluara në lëmin e riprodhimit të asistuar janë: 1. keqpërdorimi i embrioneve për qëllime komerciale, industriale dhe eksperimentale. 2. manipulimet gjenetike në embrione; 3. donacionet ilegale të embrioneve; 4. trafikimi i gameteve; 5. përzierja e gameteve; 6. marrëveshjet e ndërmjetësimit për amësi substitutive, 7. inseminimi post-mortem pa pëlqim me shkrim të partnerit; 8. thyerja e të drejtës së konfidencës së të dhënave mbi dhuruesit e gameteve; 9. aborti selektiv i embrioneve të gjinisë së caktuar; 10. zgjedhja e gjinisë së fëmijës, me përjashtim të rasteve me indikacione shëndetësore me pasoja për nënën dhe frytin dhe, 11. veprimtaritë shëndetësore konform nenit 46 të Ligjit për Shëndetësi. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: The assisted medical reproduction commission is responsible for coordinating and supervising assisted medical reproduction activities.
Neni 24 24.1. Për koordinimin dhe mbikëqyrjen e aktiviteteve të riprodhimit të asistuar mjekësor, do të jetë përgjegjës Komisioni për riprodhim të asistuar mjekësor i formuar nga Ministria e Shëndetësisë. 24.2. Autoriteti dhe përbërja e Komisionit për riprodhim të asistuar mjekësor do të përcaktohet me akt nënligjor. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: The conditions and requirements for using assisted reproductive technologies, insemination, and artificial fertilization that result in embryo implantation are set by a subordinate act.
Neni 25 Kushtet dhe kërkesat për përdorimin e teknologjive riprodhuese të asistuara, inseminim dhe fertilizimin artificial, që rezulton me implant embrional, përcaktohen me akt nënligjor. Kapitulli VI INFEKSIONET SEKUALISHT TË TRANSMETUESHME DHE HIV/AIDS - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: The provision says that prevention, supervision, diagnosis, and treatment measures for sexually transmitted infections other than HIV/AIDS are provided by specified specialists.
Neni 26 Masat e parandalimit, mbikëqyrjes, diagnostikimi dhe trajtimi i infeksioneve seksualisht të transmetueshme me përjashtim të HIV/AIDS-it, duke u mbështetur në standardet dhe protokollet shëndetësore të përcaktuara në evidencë, aktet ligjore dhe nënligjore, ofrohen nga specialistët e: 1. shëndetësisë publike, 2. mjekësisë familjare, 3. dematovenerologjisë, 4. gjinekologjisë dhe obstetrikës 5. urologjisë - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: The prevention, supervision, diagnosis, treatment, and care of HIV/AIDS are regulated by a sub-legal act.
Neni 27 Parandalimi, mbikëqyrja, diagnostifikimi, trajtimi dhe kujdesi i HIV/AIDS rregullohet me akt nënligjor. Kapitulli VII ORGANIZIMI I SHËRBIMEVE TË SHËNDETIT SEKSUAL DHE RIPRODHUES - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: The Ministry of Health sets the organization, structure, management, operating rules, policies, and strategies for sexual and reproductive health.
Neni 28 Ministria e Shëndetësisë përcakton organizimin, strukturën, menaxhimin, rregullat e funksionimit, politikat dhe strategjitë e shëndetit seksual dhe riprodhues. 7 - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: This article lists the kinds of sexual and reproductive health care services covered, including pregnancy, childbirth, child growth and nutrition, adolescent and youth services, family planning, infertility treatment, STI/HIV/AIDS care, and emergency reproductive health services.
Neni 29 Kujdesi për shëndetin seksual dhe riprodhues përfshinë: 1. shërbimet para dhe gjatë shtatzënësisë, gjatë lindjes dhe në lehoni; 2. shërbimet për rritjen, zhvillimin dhe të ushqyerit e fëmijës; 3. shërbimet për shëndetin seksual dhe riprodhues të adoleshentëve dhe të rinjve; 4. shërbimet për shëndetin seksual dhe riprodhues te personave përreth periudhës së menopauzës, andropauzës dhe në pleqëri; 5. shërbimet e avokimit, informimit, edukimit dhe komunikimit mbi shëndetin seksual dhe riprodhues; 6. shërbimet e planifikimit të familjes; 7. parandalimin dhe trajtimin e infertilitetit dhe metodat e riprodhimit të asistuar; 8. trajtimin e infeksioneve dhe sëmundjeve të traktit riprodhues; 9. kontrollin dhe mjekimin e infeksioneve seksualisht të transmetueshme; 10. mbikëqyrjen dhe trajtimin e HIV/AIDS; 11. shërbimet e shëndetit riprodhues në raste emergjente. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: Sexual and reproductive health services are provided in licensed public, mixed, and private health institutions at all three levels of care.
Neni 30 30.1. Shërbimet e shëndetit seksual dhe riprodhues ofrohen në institucione shëndetësore publike, mikse dhe private të licencuara, në të tri nivelet e kujdesit shëndetësor. 30.2. Organizimi i shërbimeve të shëndetit seksual dhe riprodhues në nivelet e kujdesit shëndetësor rregullohen me akte nënligjore. Kapitulli VIII KATEGORITË E VEÇANTA - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: Ministria e Shëndetësisë duhet të sigurojë qasje në shërbime shëndetësore seksuale dhe riprodhuese në nivelin më të lartë të mundshëm për grupet e listuara.
Neni 31 Ministria e Shëndetësisë iu siguron qasje në shërbime shëndetësore seksuale dhe riprodhuese të nivelit më të lartë të mundshëm këtyre personave: 1. adoleshentëve dhe të rinjve, 2. personave në menopauzë, andropauzë dhe në pleqëri në nevojë, 3. personave me aftësi të kufizuar, 4. personave të trafikuar, 5. personave të margjinalizuar. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: Displaced persons and refugees in emergencies are to be given access to basic sexual and reproductive health services at the highest possible level.
Neni 32 Personave të ç’vendosur dhe refugjatë në situata emergjente iu sigurohet qasje në shërbime shëndetësore seksuale dhe riprodhuese themelore të nivelit më të lartë të mundshëm. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: People with malignant diseases of the reproductive system or breast carcinoma are entitled to access the highest possible level of prevention, early detection, treatment, and monitoring services, in line with bylaws.
Neni 33 Personave që vuajnë nga sëmundjet malinje të sistemit riprodhues dhe nga karcinoma e gjirit u sigurohet qasje në shërbimet e nivelit më të lartë të mundshëm të parandalimit, zbulimit të hershëm, trajtimit dhe mbikëqyrjes së sëmundjeve malinje në përputhje me akte nënligjore. 8 Kapitulli IX FINANCIMI - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: Reproductive health services are to be financed in line with Article 57 of the Health Law 2004/4.
Neni 34 Shërbimet shëndetësore riprodhuese do të financohen konform nenit 57 tё Ligjit për Shëndetësi 2004/4. Kapitulli X DISPOZITAT DISCIPLINORE DHE NDËSHKIMORE - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: If this law is not complied with or its provisions are violated, measures will be taken under Articles 118, 119, and 120 of the Health Law, and the violation is treated as a criminal offense under Chapter 21 of the Kosovo Criminal Code.
Neni 35 35.1. Në rastet e mos zbatimit dhe shkeljeve te dispozitave të këtij ligji do të merren masa konform neneve 118, 119 dhe 120 të Ligjit për Shëndetësi. 35.2. Shkelja e dispozitave ligjore të përcaktuara me këtë ligj paraqet vepër penale të paraparë sipas kapitullit 21 të Kodit Penal të Kosovës. Kapitulli XI DISPOZITAT KALIMTARE - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: The Ministry of Health may issue subordinate acts needed to implement this Law.
Neni 36 Me qëllim të zbatimit të këtij Ligji, Ministria e Shёndetësisё do tё nxjerr akte nënligjore të përcaktuara me kёtё Ligj. - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: This article says the law takes effect after approval by the Assembly of Kosovo and proclamation by the Special Representative of the Secretary-General.
Neni 37 Ky ligj hyn në fuqi pas miratimit nga ana e Kuvendit të Kosovës dhe shpalljes nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm. UNMIK/REG/2007/11 07.02.2007
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 02/L-76 LIGJI PËR SHËNDETIN RIPRODHUES
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in