LIGJI NR. 02/L-78 LIGJI PËR SHËNDETËSI PUBLIKE
This provision is the preamble to the Public Health Law of Kosovo and introduces the act and its legal basis.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 02/L-78
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This provision is the preamble to the Public Health Law of Kosovo and introduces the act and its legal basis. This article defines a series of public health terms used in the law. Public health activity is treated as an activity of special interest to society. Public-health institutions are subject to legal supervision by the founder, and their professional activity is subject to internal and external professional supervision. The Health Ministry must prepare and monitor public health policies through the Kosovo Institute of Public Health, and the Institute must carry out listed public health functions and coordinate with other institutions.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 02/L-78 LIGJI PËR SHËNDETËSI PUBLIKE
Showing 40 of 40
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This provision is the preamble to the Public Health Law of Kosovo and introduces the act and its legal basis.
LIGJI NR. 02/L-78 LIGJI PËR SHËNDETËSI PUBLIKE Kuvendi i Kosovës, Në bazë të Kreut 5.1(ë) dhe 9.1.26(a) të Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë, (Rregullorja e UNMIK-ut nr. 2001/9, datë 15 maj 2001); Miraton: LIGJIN PËR SHËNDETËSI PUBLIKE Kapitulli I Përkufizimet
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article defines a series of public health terms used in the law.
Neni 1 Definimi i termave të përdorura në Ligj a) Shëndetësia publike: disiplinë e pavarur që merret me identifikimin dhe zgjidhjen e të gjitha problemeve të bashkësisë nga të gjitha pikëpamjet shëndetësore, parandalimin e sëmundjeve, hulumtimin e etiologjisë së sëmundjeve, promovimin e shëndetit, rehabilitimin dhe riadaptimin e të hendikepuarve, edukimin shëndetësor dhe çështjet sociale. b) Dezinfektimi: shkatërrimi i agjensëve infektiv jashtë organizmit që bëhet me ndihmën e mjeteve fizike, kimike dhe veprimeve të ndryshme. c) Dezinsektimi: është shkatërrim i vektoreve-artropodeve me metodat fizike, kimike dhe biologjike. d) Deratizimi: asgjësimi i brejtësve me metoda të caktuara mekanike, biologjike dhe kimike. e) Epidemia: paraqitja e dy apo më shumë rasteve të një sëmundjeje ngjitëse, të lidhura ngushtë mes veti në kohë dhe territor të caktuar apo rritjen enorme të numrit të rasteve të një sëmundjeje ngjitëse. f) Vaksinoprofilaksa: bartja e shkaktarëve të sëmundjeve ngjitëse apo të produkteve të tyre të mbytur ose të dobësuar në organizmin e njeriut apo të kafshës me qëllim të formimit të imunitetit aktiv specifik. g) Zona endemike: territori ku është e pranishme sëmundja ngjitëse për një kohë të gjatë në rrethana të caktuara e cila në kushte të favorshme mund të përhapet në masë në formë epidemie. h) Preventiva shëndetësore: intervenimi strategjik i bazuar në shkencë në rrjedhën natyrore të shkaqeve që shpijnë drejtë dëmtimit të shëndetit e me qëllim të reduktimit efektiv të shkaktarëve të mundshëm si dhe pasojave eventuale nëse vjen deri tek dëmtimi i shëndetit. i) Edukimi shëndetësor: kompleks i masave për të mësuar, për te ngritur mundësitë e njohurive shëndetësore si dhe shkathtësive jetësore të individëve dhe bashkësisë që kanë për qëllim ndërrimin e sjelljeve për të ruajtur shëndetin. j) Parandalimi i sëmundjes: kompleks i masave me qëllim të parandalimit të zhvillimit, përhapjes së sëmundjes, parandalimit të përparimit të sëmundjes dhe pasojave të saja. k) Imunizimi: parandalimi i sëmundjeve ngjitëse me preparate imunologjike - vaksina dhe serume: mase efikase profilaktike dhe kundër epidemike, qëllimi i të cilës është që të zhvilloj mbrojtjen aktive dhe pasive kundër sëmundjeve. l) Komunikimi shëndetësor: aktivitet për të realizuar informimin e popullatës lidhur me brengat shëndetësore si dhe mbajtjen e qëndrueshme të çështjeve shëndetësore në agjendat e vendimmarrësve dhe publikut. 2 m) Avokimi për shëndet: çdo aktivitet i ndërmarrë nga individi apo përfaqësuesit e grupeve të interesit me qëllim të ngritjes së çështjes shëndetësore me interes të bashkësisë para vendimmarrësve e për të realizuar përparimin, parandalimin dhe trajtimin adekuat shëndetësor. n) Sjelljet shëndetësore: aktivitet me qëllim të përparimit, parandalimit dhe mbrojtjes shëndetësore pa dallim se a është fjala për gjendjen shëndetësore të vlerësuar apo ekzistuese. o) Shëndeti mjedisor: kontrolli i të gjithë faktorëve në mjedisin fizik të njeriut të cilët ushtrojnë ose mund të ushtrojnë një efekt negativ në zhvillimin e tij fizik dhe psikik, shëndetin apo kushtet jetësore. p) Ndotja: ndryshimet jonormale të padëshirueshme në karakteristikat fizike, kimike, biologjike të ujit, ajrit, tokës dhe ushqimit që ndikojnë apo mund të ndikojnë negativisht në shëndetin e njeriut dhe organizmave tjerë të gjallë. q) Ndotësi: elementi, material, substanca (fizike, kimike, biologjike me origjinë natyrale ose sintetike) që nuk është përbërës i strukturës normale (huaj) ose “mbi vlerat maksimale të lejuara”(VML). r) Sanitacioni: tërësia e masave higjienike sanitare që ka të bëjë me ruajtjen dhe përparimin e shëndetit mjedisor. s) Edukimi sanitar: proces nëpërmjet të cilit individi dhe bashkësia mësohen të mbrojnë, ruajnë, përmirësojnë dhe rifitojnë shëndetin e tyre. t) Banka e mostrave mikrobiologjike: mbledhja, ruajtja dhe konservimi i mostrave me rëndësi të veçantë në kushte të parapara. u) Programi i zgjeruar i imunizimit: përmban mbikëqyrjen e sëmundjeve vaksinë preventabile, vaksinimin, prokurimin e vaksinave dhe materialit tjetër, zinxhirin e ftohtë dhe menaxhimin e stoqeve, imunizimin e sigurt, injektimin e sigurt, mbikëqyrjen e efekteve te padëshiruara pasvaksinale, eliminimin e indikacioneve epidemiologjike dhe trafikut ndërkombëtar. v) Grupet senzitive: familjet një prindërore, fëmijët jetim, të varfrit ekstrem, viktimat e trafikimit, të sëmurit kronok, të moshuar, të burgosurit, të pa strehët, përdoruesit e drogës me injektim, të sëmurët mental e veçmas PTSD (post-traumatic stress disorders - personat me çrregullime post-traumatike). w) Gjendja e jashtëzakonshme: janë situata të rrezikimit të shëndetësisë publike pas shpërthimit të epidemive masive, tërmeteve, zjarreve, thatësirave, vërshimeve, erërave të forta, migrimeve masive të popullsisë, luftërave e situata tjera të ngjashme. Kapitulli II Dispozitat e Përgjithshme - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: Public health activity is treated as an activity of special interest to society.
Neni 2 Veprimtaria e shëndetësisë publike është veprimtari me interes të veçantë për shoqërinë si në nivelin kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: Public-health institutions are subject to legal supervision by the founder, and their professional activity is subject to internal and external professional supervision.
Neni 3 3.1 Institucionet që ushtrojnë veprimtari të shëndetësisë publike, në aspektin ligjor, i nënshtrohen mbikëqyrjes të siguruar nga themeluesi. 3.2 Në aspektin profesional veprimtaria e shëndetësisë publike i nënshtrohet mbikëqyrjes profesionale të brendshme dhe të jashtme. 3 - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The Health Ministry must prepare and monitor public health policies through the Kosovo Institute of Public Health, and the Institute must carry out listed public health functions and coordinate with other institutions.
Neni 4 4.1. Ministria e Shëndetësisë përpilon dhe monitoron zbatimin e politikave te shëndetësisë publike përmes Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës. 4.2 Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës(IKSHP) është institucion publik i cili ushtron veprimtari referente në lëmin e shëndetësisë publike si në vijim: a ) Planifikimit dhe programimit shëndetësor; b) Përpunimit, analizës dhe publikimit të të dhënave në lëmin e ekonomikes shëndetësore; c) Kontrollit të kualitetit të punës; d) Kontrollit të gatishmërisë dhe të përgjegjësisë epidemiologjike; e) Menaxhimit dhe vlerësimit të situatës epidemiologjike të sëmundjeve ngjitëse; f) Menaxhimit të Programit të zgjeruar të imunizimit; g) Menaxhimit të infeksioneve intra hospitalore; h) Analizimit dhe vlerësimit të gjendjes higjienike sanitare në objektet publike dhe private; i) Analizimit dhe vlerësimit të kualitetit të ujit për pije; j) Analizimit dhe vlerësimit të sanitacionit; k) Analizimit dhe vlerësimit të kualitetit të ushqimit dhe ushqyeshmërisë; l) Analizimit dhe vlerësimit të aerondotjes; m) Analizimit dhe vlerësimit të higjienës në objektet parashkollore dhe shkollore; n) Analizimit dhe menaxhimit të veprimtarive lidhur me mikrobiologjinë e mjedisit; o) Vlerësimit dhe kontrollit të laboratorëve që ushtrojnë veprimtari në lëmin e shëndetit publik; p) Qendër referente në lëmin e shëndetit publik për TBC, HIV/AIDS dhe IST; q) Qendër referente në lëmin e shëndetit publik për zoonoza; r) Qendër referente në lëmin e shëndetit publik për promovimin dhe edukimin shëndetësorë; s) Analizimit, vlerësimit dhe menaxhimit të mbrojtjes shëndetësore të kategorive të veçanta të popullatës me rëndësi sociale mjekësore si dhe sëmundjet malinje, kardiovaskulare, diabeti e të ngjashme; t) Grumbullimit, përpunimit dhe analizimit të të dhënave nga Sistemi i Informimit shëndetësor(SISH) dhe propozimit të masave për avancimin dhe menaxhimin e SISH-it; u) Grumbullimit, përpunimit dhe analizimit të të dhënave nga Sistemi i Informimit gjeografik (SIGJ) dhe propozimit të masave për avancimin dhe menaxhimin e SIGJ-it; 4.3 IKSHPK për realizimin e suksesshëm të veprimtarisë së vet bashkëpunon ngushtë me institucionet qeveritare dhe joqeveritare. 4.4 IKSHPK koordinon dhe mbikëqyrë veprimtaritë dhe aktivitetet e shëndetit publik në njësitë organizative të saja. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: IKSHPK is described as Kosovo’s highest health, professional, and scientific institution and is tasked with organizing, developing, supervising, and implementing public health policies in Kosovo.
Neni 5 5.1 IKSHPK si Institucion më i lartë shëndetësor, profesional dhe shkencor i 5.2 Kosovës organizon, zhvillon, mbikëqyrë dhe zbaton politikat e shëndetësisë publike në Kosovë. 5.3 Veprimtaria, organizimi dhe menaxhimi i IKSHPK-së rregullohet me statut. Kapitulli III Shëndeti Mjedisor dhe Banimi - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: IKSHPK must research environmental factors affecting public health and take/propose measures, inform the public about pollution risks, and develop a reporting system for health damage and disease linked to environmental effects.
Neni 6 6.1 IKSHPK hulumton ndikimin e faktorëve mjedisor në shëndetin e popullsisë dhe i propozon masat mbrojtëse për parandalimin e efekteve të dëmshme për shëndet. 4 6.2 IKSHPK propozon dhe ndërmerr veprime profesionale dhe u rekomandon institucioneve kompetente eliminimin e mangësive të zbuluara dhe çfarëdo efekti të dëmshëm për shëndet. 6.3 Brenda sferës së aktiviteteve të lidhura me shëndetin e mjedisit dhe atij të banimit, IKSHPK do të: a) njoftoj popullatën lidhur me shkaqet e ndotjes së mjedisit i cili mund të kërcënon shëndetin. b) elaboron sistemin e raportimit të dëmtimit të shëndetit dhe sëmundjeve përkitazi me efektet e mjedisit. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: IKSHPK recommends and implements protective measures for human ecology, including supervision and control of drinking water, bottled water, recreational waters, natural-mineral baths, and pools.
Neni 7 7.1 IKSHPK rekomandon dhe zbaton masat mbrojtëse nga fusha e veprimtarisë së ekologjisë humane: a) mbikëqyrja dhe kontrolli i ujit të pijshëm, b) mbikëqyrja dhe kontrolli i ujit të ambalazhuar, c) mbikëqyrja dhe kontrolli i ujërave rekreative, burimet natyrale–minerale (banjat) dhe pishinat. 7.2 Kjo çështje rregullohet me akt nënligjor. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: IKSHPK researches the causes and consequences of air pollution that harm public health and proposes protective measures.
Neni 8 IKSHPK hulumton shkaqet dhe pasojat e aerondotjes që dëmtojnë shëndetin publik si dhe i propozon masat mbrojtëse. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: IKSHPK investigates the degree of soil contamination in relation to direct or indirect threats to public health.
Neni 9 IKSHPK hulumton shkallën e kontaminimit të tokës, nga aspekti i kërcënimit të shëndetit publik në mënyre direkte apo të tërthortë. Kapitulli IV Ushqimi dhe Shëndeti - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: IKSHPK must investigate poisonings and infections caused by contaminated food articles intended for public consumption.
Neni 10 Është detyrë e IKSHPK që lidhur me artikujt ushqimor që shërbejnë për qëllime të konsumit publik, të hulumtoi helmimet dhe infeksionet e shkaktuara nga artikujt e kontaminuar ushqimor. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: IKSHPK may research, inspect, and provide professional recommendations on sanitary hygiene.
Neni 11 IKSHPK hulumton, kontrollon dhe jep rekomandime profesionale lidhur me higjienën sanitare. Kapitulli V Gjendja shëndetësore dhe ushqyeshmëria - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: IKSHPK must supervise, analyze, and assess the population’s health and nutrition status, and propose appropriate measures to improve nutrition.
Neni 12 12.1 IKSHPK mbikëqyrë, analizon dhe bënë vlerësimin e gjendjes shëndetësore dhe shkallës së ushqyeshmërisë së popullatës dhe njëkohësisht propozon masat adekuate për përparimin e ushqyeshmërisë. 5 12.2 Procesi dhe periudha e raportimit të gjendjes shëndetësore të popullatës dhe shkalla e ushqyeshmërisë rregullohet me akt nënligjor. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: IKSHPK propozon një plan të përgjithshëm për organizimin e vizitave sistematike për fëmijët në entet parashkollore, shkollore dhe grupet me rëndësi të veçantë.
Neni 13 IKSHPK propozon planin e përgjithshëm në mënyrën e organizimit të vizitave sistematike për fëmijët në entet parashkollore, shkollore dhe grupet me rëndësi të veçantë që duhet t’i nënshtrohen vizitave sistematike nga institucionet kompetente. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: IKSHPK compiles standards for the population’s growth, development, and nutrition.
Neni 14 IKSHPK përpilon standardet e rritjes, zhvillimit dhe ushqyeshmërisë së popullatës. Kapitulli VI Shëndeti dhe Rrezatimi - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Radiation hazards are to be supervised, researched, and assessed for their impact on public health; use and handling of radioactive substances for diagnosis or therapy are to be regulated by subordinate act, and diagnostic or therapeutic exposure must follow medical indications and patient consent.
Neni 15 15.1 Efektet e dëmshme të rrezatimit jonizues dhe jo-jonizues janë objekt i mbikëqyrjes, hulumtimit dhe vlerësimit të ndikimit në shëndetin publik. 15.2 Rregullat dhe masat e kujdesit kundër efektit të dëmshëm të rrezatimit, përcaktimi i kushteve të përdorimit, menaxhimit, ruajtjes së substancave radioaktive që përdoren për diagnostifikim dhe terapi rregullohen me akt nënligjor. 15.3 Ekspozimi ndaj rrezatimit jonizues për qëllime diagnostike dhe terapeutike bëhet sipas indikacioneve shëndetësore dhe në pajtim me pacientin. Kapitulli VII Kujdesi shëndetësor i të punësuarve - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Workers whose health may be at risk must undergo systematic medical examinations by IKSHPK, and an authorized health institution under the Ministry of Health has competence to implement the activities in paragraph 1.
Neni 16 16.1 Standardizimi, hulumtimi dhe përcjellja e ndikimit të kushteve dhe kujdesit shëndetësor të punëtorëve rregullohet me akt nënligjor. 16.2 Zbatimi i aktiviteteve nga paragrafi 1 i këtij neni është nën kompetenca të institucionit shëndetësor të autorizuar nga Ministria e Shëndetësisë. 16.3 Punëtorët të cilëve mund t’u rrezikohet shëndeti u nënshtrohen kontrollimeve sistematike mjekësore (makro dhe mikroklima) nga IKSHPK. Kapitulli VIII Mbrojtja shëndetësore në kushte të jashtëzakonshme - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The declaration of a state of emergency, when a risk to public health is established, is regulated by a sublegal act.
Neni 17 Shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në rastet kur konstatohet rrezikshmëria e shëndetit publik rregullohet me akt nënligjor. Kapitulli IX Veprimtaria diagnostike mikrobiologjike 6 - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Microbiology services are limited by institution type: environmental microbiology is only carried out in public institutions, clinical microbiology may be carried out in public, mixed, and private institutions, and private or mixed institutions may not provide certain reference microbiology services.
Neni 18 18.1 Veprimtaria e mikrobiologjisë së Mjedisit kryhet vetëm në laboratorët e institucioneve publike. 18.2 Mikrobiologjia klinike kryhet në institucionet publike, mikse dhe private. 18.3 Në institucionet private dhe mikse nuk lejohet të kryhen shërbimet mikrobiologjike referente si zoonozat, TBC, shkaktarët e sëmundjeve bioterroriste, kontrolli i cilësisë së ujit dhe ushqimit. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: IKSHPK reference laboratories must coordinate and supervise public and private microbiology laboratories.
Neni 19 19.1 Laboratorët referente të IKSHPK koordinojnë dhe mbikëqyrin laboratorët mikrobiologjike publike dhe private. 19.2 Veprimtaria diagnostike mikrobiologjike në IKSHPK përfshinë organizimin dhe bashkëpunimin me laboratorët në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar për kontrollimin e kualitetit të testeve konfirmuese. 19.3 Kjo çështje rregullohet me akt nënligjor. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Reference laboratories at IKSHPK must analyze sample suitability for microbiological testing and sterilization control; IKSHPK organizes reference laboratories for listed disease and diagnostic areas.
Neni 20 20.1 Laboratorët referente në IKSHPK analizojnë dhe vlerësojnë përshtatshmërinë mikrobiologjike të mostrave. 20.2 Laboratorët referente analizojnë dhe vlerësojnë përshtatshmërinë e mostrave për kontrollin e sterilizimit. 20.3 IKSHPK organizon laboratorët referente për: a) infeksione enterike, b) tuberkuloz, c) serologji bakteriale, d) mikologji, e) parazitologji, f) infeksione nozokomiale, g) sëmundje seksualisht transmisive – STI dhe HIV/ AIDS, h) zoonoza dhe sëmundje bioterroriste, i) diagnostike molekulare. 20.4 Ne IKSHPK gjendet banka e mostrave mikrobiologjike veprimtaria e të cilës rregullohet me akt nënligjor. Kapitulli X Imunizimi - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Mandatory immunization is required, and health authorities must prepare, approve, and implement immunization programs.
Neni 21 21.1 Imunizimi me preparate imunologjike është i obligueshëm bazuar në vaksinoprofilaksën dhe imunoprofilaksën sipas programit të zgjeruar të imunizimit për tërë territorin e Kosovës. 21.2 IKSHPK përgatitë programin e zgjeruar të imunizimit dhe në bazë të indikacioneve epidemiologjike dhe Standardeve Ndërkombëtare. 7 21.3 IKSHPK bënë hulumtimin e kualitetit dhe imunitetit kolektiv të popullatës. 21.4 Ministria e Shëndetësisë, me propozimin e IKSHPK, përcakton listën e sëmundjeve ngjitëse të cilat i nënshtrohen imunizimit të obligueshëm, sipas indikacioneve epidemiologjike dhe rregullores së trafikut ndërkombëtar. 21.5 Imunizimi i obligueshëm mbi vaksinoprofilaksën seroprofilaksën dhe kimioprofilaksën rregullohet me akt nënligjor. 21.6 IKSHPK harton dhe propozon programin e imunizimit të obliguar për vitin kalendarik dhe programin për imunizim të jashtëzakonshëm të cilat i miraton Ministria e Shëndetësisë. 21.7 Qendrat e Mjekësisë Familjare bëjnë zbatimin e programit të imunizimit nën mbikëqyrjen dhe vlerësimin e IKSHPK. 21.8 Komuna harton planin e imunizimit duke u bazuar në Planin e Zgjeruar të Imunizimit. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Ministria e Shëndetësisë must ensure and supply immunological preparations under the program in Article 21.2, and IKSHPK is competent for their storage and distribution across Kosovo.
Neni 22 22.1 Ministria e Shëndetësisë është e obliguar që të bëjë sigurimin dhe furnizimin me preparate imunologjike në bazë të programit nga neni 21.2, të këtij ligji. 22.2 Kompetent për ruajtjen e preparateve imunologjike dhe shpërndarjen e tyre në tërë territorin e Kosovës është IKSHPK. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Travel to epidemic areas is supervised by IKSHPK, and people returning from such areas must undergo mandatory sanitary control for five days.
Neni 23 23.1 Mënyra e udhëtimit individual apo në grupe në vendet endemo epidemike jashtë vendit bëhet nën mbikëqyrjen e IKSHPK-së. 23.2 Personat që kthehen nga vendet endemo epidemike i nënshtrohen kontrollit dhe mbikëqyrjes së obliguar sanitare që nga dita e kthimit për pesë ditë me radhë në IKSHPK. 23.3 Imunizimin, përgatitjen dhe lëshimi i certifikatave ndërkombëtare për persona që udhëtojnë në vendet endemo epidemike jashtë vendit është kompetent ekskluzive e IKSHPK-së. Kapitulli XI Masat parandaluese dhe kundër epidemike - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: The preventive measures for chronic non-communicable diseases and the program for implementing them are set by a subordinate act.
Neni 24 Masat parandaluese për sëmundjet kronike jo ngjitëse dhe programi për implementimin e tyre përcaktohet me akt nënligjor. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: DDD measures are treated as preventive and anti-epidemic measures and are regulated by a subordinate act.
Neni 25 Dezinfektimi, dezinsektimi dhe deratizimi (DDD) paraqesin masa parandaluese dhe kundër epidemike që rregullohen me akt nënligjor. Kapitulli XII Parandalimi i përhapjes së HIV/AIDS - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: IKSHPK is named as the reference institution for laboratory diagnosis and prevention of HIV/AIDS.
Neni 26 8 26.1 Institucion referent për diagnostikimin laboratorik dhe parandalimin e HIV/AIDS është IKSHPK. 26.2 Veprimtaria, struktura dhe funksionet e shërbimeve shëndetësore që kanë të bëjnë me HIV/AIDS rregullohen me akt nënligjor. Kapitulli XIII Promovimi i Shëndetit - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Some health institutions, health professionals, trained staff, and related institutions must identify health needs and risk factors, run health promotion and education activities, and inform the public about avoiding risks and strengthening health.
Neni 27 27.1 Institucionet shëndetësore, profesionistët shëndetësor si dhe personeli i trajnuar kanë obligim që të bëjnë: a) Identifikimin dhe vlerësimin e hershëm të nevojave të bashkësisë dhe individëve lidhur me shëndetin, gjendjeve para sëmundjeve, sëmundjeve dhe ndërlikimeve shëndetësore; b) Identifikimin e hershëm të faktorëve që çojnë kah zhvillimi i proceseve jonormale shëndetësore, gjegjësisht ato të cilat çrregullojnë mirëqenien e plotë fizike, mentale dhe sociale. 27.2 Profesionistët shëndetësor, personeli i trajnuar për edukim shëndetësor, institucionet shëndetësore, jo shëndetësore, arsimore dhe shkollat promovuese të shëndetit kanë obligim të organizojnë dhe zbatojnë aktivitetet e promovimit dhe edukimit shëndetësor me qëllim të përparimit të shëndetit, përmirësimit të kualitetit të jetës dhe zvogëlimit apo eliminimit të faktorëve që ndikojnë negativisht në shëndetin. 27.3 Me qëllim të zbatimit të masave të përparimit dhe të parandalimit individët dhe institucionet janë të obliguara të: a. Njoftojnë popullatën lidhur me mundësitë për t’iu shmangur faktorëve të rrezikut dhe eliminimit të tyre duke përdorur mjetet dhe metodat që mbrojnë shëndetin; b. Njoftojnë për mundësitë dhe përparësitë e ngritjes së rezistencës së organizmit ndaj faktorëve patogjen dhe faktorëve të tjerë të dëmshëm për shëndet; c. Njoftojnë në mënyrë të veçantë grupet me sensitive për rolin e zhvillimit të aktiviteteve të promovimit dhe edukimit shëndetësor, me qëllim të zvogëlimit të faktorëve të rrezikut. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: Healthcare workers must actively take part in health education and training, with special focus on preparing them to give lifestyle advice. Mass media should also take health-education views into account when making program policies.
Neni 28 28.1 Me qëllim të zbatimit të promovimit dhe edukimit shëndetësor individët dhe popullata do të informohet së paku për: a) Ligjet e veprimit në trupin e njeriut dhe ndërveprimet e ambientit natyror, social dhe psikologjik; b) Ushqimin, ajrin, ujin dhe tokën e shëndoshë, mënyrën e jetës dhe krijimin e ambientit të shëndoshë; c) Higjienën personale trupore, mendore si dhe higjienën kolektive; d) Rolin e ushtrimeve fizike, të sportit dhe muzikës në promovimin e shëndetit; e) Metodat për parandalimin dhe zgjidhjen e situatave të stresit dhe për mbizotërimin e konfliktit; f) Informatat për parandalimin e infeksioneve seksualisht transmisive; g) Vartësitë nga substancat psikoaktive, efektet e tyre të dëmshme dhe për mënyrat e shmangies nga to; h) Teoria dhe praktika e ndihmës së parë; i) Kushtet dhe mundësitë e shfrytëzimit të shërbimeve shëndetësore dhe avokimit për shëndet; j) Etika themelore përkitazi me shëndetin. k) Mundësinë dhe përgjegjësinë e qytetarit në lidhje me promovimin e shëndetit të tij/saj. 28.2 Edukimi shëndetësor do të zgjerohet gjithashtu në njoftimin me informatat dhe metodat për parandalimin e sëmundjes dhe gjendjes para sëmundjes dhe njohjen e hershme të saj, duke përparuar mundësinë dhe përgjegjësinë e qytetarit në lidhje me promovimin e shëndetit të tij/saj. 9 28.3 Është detyrë e çdo punëtori të kujdesit shëndetësor që të marrë pjesë në mënyrë aktive në edukimin shëndetësor, në trajnimin e punëtorëve shëndetësor, me theks të veçantë në përgatitjen e tyre për dhënien e këshillave lidhur me mënyrën e jetës; 28.4 Pikëpamjet për edukimin shëndetësor duhet të merren parasysh nga masmediat në elaborimin e politikave të tyre programore. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: IKSHPK is identified as the reference center for health education policy, supervision, evaluation, and continuing education in health promotion and education.
Neni 29 29.1 IKSHPK është qendër referente e politikes programore edukative shëndetësore, përpilimit, mbikëqyrjes dhe vlerësimit të programeve dhe materialeve të informimit, edukimit dhe komunikimit shëndetësor. 29.2 IKSHPK është qendër referente e zbatimit të edukimit të vazhdueshëm në lëmin e promovimit dhe edukimit shëndetësor. 29.3 Aktivitetet profesionale promovuese edukativo shëndetësore zhvillohen nga IKSHPK-së përmes degëve të saj, përkatësisht sektorit të promovimit dhe edukimit shëndetësorë duke inkorporuar komisionet e promovimit dhe edukimit shëndetësorë. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: People and organizations studying or carrying out activities that risk the population’s health must report them.
Neni 30 30.1 Personat, organizatat që hulumtojnë faktorët dhe aktivitetet që rrezikojnë shëndetin e popullatës, dhe personat ose organizatat që kryejnë këto aktivitete kanë obligim të raportojnë. Mënyra e raportimit rregullohet me akt nën ligjor. 30.2 Informata e definuar në nenin 28.1. të këtij ligji bëhet publike për opinionin e plotësuar me informata të domosdoshme për parandalimin e dëmtimit të shëndetit. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: IKSHPK organizes a health promotion and education commission to support implementation of activities and obligations from article 27.2.
Neni 31 31.1 Me qëllim të përcjelljes të zbatimit të aktiviteteve dhe obligimeve të dala nga neni 27.2 IKSHPK organizon Komisionin e promovimit dhe edukimit shëndetësor. 31.2 Mënyra e organizimit dhe funksionimit të Komisionit do të rregullohet me akt nën ligjor. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: Matters related to health promotion and health education are to be regulated by a subordinate act.
Neni 32 Çështjet tjera lidhur me promovimin dhe edukimin shëndetësor do të rregullohen me akt nënligjor. Kapitulli XIV Kujdesi shëndetësor për nënën dhe fëmijën - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: Maternal and child healthcare is regulated by a special bylaw.
Neni 33 Promovimi i kujdesit shëndetësor për nënën dhe fëmijën rregullohet me akt të veçantë nënligjor. Kapitulli XV Kujdesi Shëndetësor për të Rinjtë - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: This provision sets youth health care goals and tasks, including health education, age-appropriate checkups, mandatory vaccination, counselling, school health measures, and cooperation by health service providers with public education and child/social support institutions.
Neni 34 10 34.1 Qëllimi i kujdesit shëndetësor i ofruar për të rinjtë është të promovojë zhvillimin harmonik trupor dhe mendor të tyre përmes: a) Edukatës shëndetësore; b) Kontrollimit sistematik që i përgjigjet moshës së tyre; c) Vaksinimit të obligueshëm që i përgjigjen moshës, analiza e rezultateve dhe efektivitetit të vaksinimeve, si dhe fushatat e vaksinimeve; d) Dhënia e udhëzimeve për përcaktimin profesional; 34.2 Në sferën e detyrave të veçanta të kujdesit shëndetësor të ofruar për të rinjtë hyjnë si vijon: a) Kontrolli i shtuar dhe kujdesi psikologjik i personave që jetojnë me çrregullime të lindura, i atyre që vuajnë nga sëmundjet kronike me paaftësive trupore, shqisore apo mendore, bazuar në bashkëpunimin me mjekun e tyre familjar, në kujdesin psikologjik, dhe duke promovuar integrimin e tyre në komunitetin e shëndoshë; b) Këshillon lidhur me edukatën fizike (trupore) në shkolla, edukatën ndihmëse fizike, dhe sportet studentore; c) Konsultimi me prindër dhe mësimdhënës në rast të zbulimit të rrethanave kërcënuese për zhvillimin harmonik trupor dhe mendor, të përdorimit të substancave psikoaktive (droga, alkooli, duhani), dhe nëse është e domosdoshme, inicimi i masave për tejkalimin e kësaj gjendje dhe infeksionet seksualisht transmisive. 34.3 Brenda kornizave të kujdesit shëndetësor për të rinjtë do të përcillen si në vijim: a) zbatimi i standardeve të shëndetit publik në ndërtesa që shërbejnë për të ofruar trajnim teorik dhe praktik, si dhe në lëmit e edukimit dhe të rekreacionit në natyrë, b) aplikimi i ushqimi i ofruar në infermieri dhe në institucionet e edukimit dhe të mësimit, c) aplikimi i rregullave epidemiologjike, d) dhënia e ndihmës së parë, e) zbatimi i informimit të rregullt dhe të duhur për dëmet në lidhje me konsumimin e alkoolit, duhanit, substancave narkotike dhe substancave të tjera psikoaktive. f) përcjellja e statusit dhe stabiliteti i studentëve dhe i nxënësve, g) në rast të sëmundjeve ngjitëse, do të ndërmerren masat e caktuara kundër epidemike; 34.4 Ofrimi i kujdesit shëndetësor në shkolla definohet me akt nënligjor. 34.5 Me qëllim të realizimit të detyrave të tyre, ofruesit e shërbimeve shëndetësore do te bashkëpunojnë me institucionet e edukimit publik, me institucionet dhe personat që ofrojnë asistencë sociale dhe familjare si dhe mbrojtje të fëmijëve. Kapitulli XVI Kujdesi Shëndetësor në Lidhje me Sportin - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: The activity, structure, and functioning of health care related to sport are to be regulated by a sublegal act.
Neni 35 Veprimtaria, struktura dhe mënyra e funksionimit të kujdesit shëndetësor në lidhje me sportin për shkak të specifikave rregullohet me akt nënligjor. Kapitulli XVII Pjesa financiare - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: The Kosovo Government must set a special budget code for IKSHPK, and the way own revenues are created and spent must be set by a sublegal act.
Neni 36 36.1 Shëndetësia Publike dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike si institucion kryesor i implementimit të Shëndetësisë Publike financohet nga: 11 a) Buxheti i Konsoliduar i Kosovës, b) Buxheti i Komunave, c) Të hyrat vetanake të krijuara përmes shërbimeve të kryera dhe d) Donacionet. 36.2 Qeveria e Kosovës përcakton Kodin e veçantë buxhetor për IKSHPK. 36.3 Mënyra e krijimit të të hyrave vetanake dhe mënyra e shpenzimit të tyre përcaktohet me akt nënligjor. Kapitulli i XVIII Dispozitat disiplinore dhe ndëshkimore - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: If there are failures to comply with or violations of the Public Health Law provisions, measures will be taken under Articles 118 and 119 of the Health Law.
Neni 37 Në rastet e mos zbatimit dhe shkeljeve te dispozitave të Ligjit të Shëndetësisë Publike do të merren masa në pajtim me nenin 118 dhe 119 të Ligjit për Shëndetësi. Kapitulli XIX Dispozitat kalimtare - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: The Ministry of Health must issue subordinate acts to implement this law within 12 months after it enters into force.
Neni 38 Më qëllim të zbatimit të këtij ligji Ministria e Shëndetësisë nxjerr akte nënligjore brenda 12 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji. - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: This law enters into force after approval by the Assembly of Kosovo and promulgation by the Special Representative of the Secretary-General.
Neni 39 Ky ligj hyn në fuqi pas miratimit nga Kuvendi i Kosovës dhe shpalljes nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm. UNMIK/REG/2008/6 08.02.2008.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 02/L-78 LIGJI PËR SHËNDETËSI PUBLIKE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in