LIGJI NR.02/L-8 PËR VERËRAT
This provision is the preamble to the wine law and states its purpose: to regulate the production and circulation of grapes for wine production, wine production, and other products from processing grapes and wine.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 02/L-8
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This provision is the preamble to the wine law and states its purpose: to regulate the production and circulation of grapes for wine production, wine production, and other products from processing grapes and wine. This provision says the law regulates grape production for wine, the placing on the market of wine and other grape and wine products, and protection of wine from a specified geographic region. This article defines wine-related terms and sets technical criteria such as alcohol content, acidity, pressure, refractometer values, and packaging limits for specific products. Geographic origin of wine and other products is determined by the territory where the grapes are produced and by the relevant natural or human conditions. The Ministry must keep several vineyard and grape/wine registers and set technical rules for grape growing and wine evaluation; municipalities must keep cadastral vineyard records and send copies and updates to the Ministry.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR.02/L-8 PËR VERËRAT
Showing 53 of 53
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This provision is the preamble to the wine law and states its purpose: to regulate the production and circulation of grapes for wine production, wine production, and other products from processing grapes and wine.
GAZETA ZYRTARE E INSTITUCIONEVE TË PËRKOHSHME TË VETËQEVERISJES NË KOSOVË / PRISHTINË :VITI II / NR. 9 / 01 SHKURT 2007 Ligji Nr.02/L-8 PËR VERËRAT Kuvendi i Kosovës Duke u bazuar në Rregulloren e UNMIK-ut Nr. 2001/9 të dt. 15 maj 2001 për Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë, Kreu 9.1.26 (a) dhe 5.1. (j) Më qëllim të rregullimit të prodhimit dhe qarkullimit të rrushit për prodhimin e verës, prodhimit dhe qarkullimit të verës dhe produkteve të tjera nga përpunimi i rrushit dhe verës: Miraton: LIGJIN PËR VERËRAT KAPITULLI I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says the law regulates grape production for wine, the placing on the market of wine and other grape and wine products, and protection of wine from a specified geographic region.
Neni 1 Me këtë ligj rregullohet prodhimi dhe qarkullimi i rrushit për prodhimin e verës, prodhimi dhe kushtet e vënies në qarkullim të verës dhe produkteve të tjera të përpunimit të rrushit dhe verës, mbrojtja e verës së prodhuar në rajonin e caktuar gjeografik i cili dallohet me kushtet e veçanta klimatike, tokësore dhe kushteve tjera. Përkufizimet - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines wine-related terms and sets technical criteria such as alcohol content, acidity, pressure, refractometer values, and packaging limits for specific products.
Neni 2 Termat që përdoren në këtë ligj kanë domethenjen si vijon: 1) Vera: prodhimi i fituar ekskluzivisht nga fermentimi alkoolik i tërësishëm apo i pjesërishëm i rrushit të freskët, të bluar, të pabluar apo mushtit të rrushit. 2) Vera Kosovare: vera e prodhuar në Kosovë që ekskluzivisht rrjedhë nga varietetet e hardhive të klasifikuara për prodhim të verës. Fortësia minimale natyrore alkoolike është 7,5 % vol. ndërsa fortësia aktuale alkoolike nuk është më e vogël se 8,5 % vol. Përmbajtja e përgjithshme e aciditetit e shprehur si acid tartarik nuk është më e vogël se 3,5 gram/litër ose 46,6 mill ekuivalenta /litër. 3) Rrushi i freskët: fruti i hardhisë që përdoret për të prodhuar verën, teknologjikisht i pjekur dhe pak i terur, që mund të bluhet apo shtypet me pajisje normale në bodrume të verës dhe të cilat në mënyrë spontane mund të prodhojnë fermentim alkoolik. 4) Mushti i rrushit: prodhim i lëngët i fituar në mënyrë natyrore apo me procese fizike nga rrushi i freskët. Fortësia aktuale alkoolike në njësi vëllimore nuk duhet të jetë më shumë se 1%. 2 5) Mushti i rrushit në fermentim: prodhimi i fituar nga fermentimi i mushtit të rrushit dhe me fortësi aktuale alkoolike në njësi vëllimore jo më shumë se 1% mirëpo jo më pak se tri të pestat e fortësisë së përgjithshme alkoolike. 6) Mushti i koncentruar i rrushit: mushti i rrushit i pakaramelizuar që fitohet nga dehidrimi i pjesërishëm i mushtit te rrushit me një metodë të autorizuar e ndryshme nga ngrohja e drejtëpërdrejtë në atë mënyrë që vlera e paraqitur në refraktometër në temperaturë prej 20° C të mos jetë më e vogël se 50,9 %. Mushti i koncentruar i rrushit duhet ekskluzivisht të rrjedhë nga rrushi i klasifikuar për prodhim të verës në Kosovë. Fortësia alkoolike në njësi vëllimore e mushtit të koncentruar të rrushit duhet të jetë jo më shumë se 1% vol. 7) Mushti i rrushit të rafinuar dhe koncentruar: prodhimi i lëngshëm i pakaramelizuar i cili fitohet nga dehidrimi i pjesërishëm i mushtit të rrushit i realizuar përmes një metode të autorizuar e ndryshme nga ngrohja e drejtëpërdrejtë në mënyrë që vlera e paraqitur në refraktometër në temperaturë prej 20°C të mos jetë më pak se 61,7 %. Kjo i është nënshtruar përpunimit të autorizuar për deacidim dhe eliminim të përbërësve tjerë të ndryshëm nga sheqeri. Fortësia alkoolike në njësi vëllimore të mushtit të koncentruar të rrushit duhet të jetë jo më shumë se 1%. 8) Lëngu i rrushit: prodhimi i lëngët i pafermentuar por i fermentueshëm i fituar nga përpunimi përkatës që si i tillë është i gatshëm për konsumim. Mund të fitohet nga rrushi i freskët, mushti i rrushit apo nga rikonstituimi i mushtit të koncentruar të rrushit apo lëngut të koncentruar të rrushit. Fortësia alkoolike në njësi vëllimore e lëngut të rrushit lejohet të jetë jo më shumë se 1%. 9) Lëngu i koncentruar i rrushit : lëngu i pakaramelizuar i rrushit i fituar nga dehidrimi i pjesërishëm i lëngut të rrushit i realizuar përmes një metode të autorizuar e ndryshme nga ngrohja e drejtëpërdrejtë në mënyrë që vlera e paraqitur në refraktometër në një temperaturë prej 20° C të mos jetë më e vogël se 50,9 %. Fortësia alkoolike në njësi vëllimore e lëngut të koncentruar të rrushit lejohet të jetë jo më shumë se 1%. 10) Vera e re në fermentim e sipër: vera në të cilën fermentimi alkoolik nuk ka përfunduar dhe që nuk është ndarë akoma nga fundërrina. 11) Vera shkumbore: prodhimi i cili përfitohet nga fermentimi i parë apo i dytë alkoolik i rrushit të freskët, mushtit të rrushit apo verës, e cila, posa të hapet paketimi, liron dioksid karboni që ekskluzivisht rrjedh nga fermentimi dhe që ka një shtypje të madhe për shkak të dioksidit të karbonit në tretësirë, prej jo më pak se 3 bar në temperaturë 20° C në paketim të mbyllur. 12) Vera shkumbore e gazuar: prodhimi i cili fitohet nga vera dhe kur të hapet paketimi liron dioksid karboni që rrjedhë tërësisht apo pjesërisht nga një shtesë e atij gazi dhe që ka një shtypje të madhe për shkak të dioksidit të karbonit në tretësirë, prej jo më pak se 3 bar në temperature 20° C në kontenjera të mbyllur. 13) Vera gjysmë shkumbore: prodhimi i cili fitohet nga vera me fortësi aktuale alkoolike së paku 9% vol; me fortësi të përgjithshme alkoolike në vëllim prej së paku 7% vol. dhe shtypje të madhe për shkak të dioksidit të karbonit endogjen në tretësirë prej jo më pak se 1 bar dhe jo më shumë se 2,5 bar në temperaturë prej 20° C në kontenjera të mbyllur. Vendoset në paketim prej më së shumti 60 litrave. 3 14) Vera e gazuar gjysmë shkumbore: prodhimi i cili fitohet nga vera me fortësi aktuale alkoolike prej së paku 7%, me fortësi përgjithshme alkoolike prej së paku 9% vol; dhe shtypje të madhe prej së paku 1 bar dhe jo më shumë se 2,5 bar në temperaturë prej 20° C në paketim të mbyllur për shkak dioksidit të karbonit në tretësirë që është shtuar tërësisht apo pjesërisht. Vendoset në paketim prej më së shumti 60 litrave. 15) Uthulla e verës: uthulla, e cila fitohet ekskluzivisht nga fermentimi acetik i verës dhe ka aciditetin e përgjithshëm prej së paku 60 gram/litër e shprehur si acid acetik. 16) Vera liker: prodhimi që ka një fortësi aktuale alkoolike në njësi vëllimore prej së paku 15% dhe jo më shumë se 22% dhe një fortësi të përgjithshme alkoolike në njësi vëllimore prej së paku 17,5%. Fitohet nga mushti i rrushit në fermentim ose vera apo kombinimi i tyre me shtesa individuale apo në kombinim me alkoolin neutral me prejardhje nga vera dhe verës apo destilati i rrushit të tharë me fortësi aktuale alkoolike prej së paku 52% vol. dhe jo më shumë se 86%. Mund të shtohet mushti i koncentruar i rrushit. 17) Fundërrina e verës: mbetja e grumbulluar pas fermentimit në enë dhe që përmban verë apo musht të rrushit, gjatë ruajtjes apo pas trajtimit të autorizuar dhe mbetja e fituar nga filtrimi apo centrifugimi i këtyre prodhimeve. 18) Bërsia e rrushit: masa nga bluarja e rrushit të freskët, e fermentuar apo e pa fermentuar. 19) Cipura e rrushit: Prodhimi i fituar nga fermentimi i bërsisë së rrushit të papërpunuar e tretur në ujë apo duke kulluar bërësin e rrushit të fermentuar me ujë. 20) Vera e dedikuar për destilim: prodhimi i cili ka një fortësi aktuale alkoolike në njësi vëllimore prej së paku 18% dhe jo më shumë se 24%, fitohet ekskluzivisht si shtesë në verë dhe që nuk përmban sheqer të tepërt të një prodhimi të parafinuar që rrjedh nga destilimi i verës dhe që ka fuqi aktuale alkoolike maksimale prej 86% në njësi vëllimore dhe acididet maksimal avullues prej 1,5 gram/litër, e shprehur si acid acetic. 21) Verë cilësore: verë e prodhuar në zonat vreshtare, të një rajoni të specifikuar për prodhimin e verës cilësore. 22). Verë rajonale: verë e prodhuar në zonat për kultivim të hardhisë për verë rajonale. 23). Ministria është Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. (24). Person: është çdo subjekt fizik ose juridik. (25). Paketimi: është vënia dhe mbyllja e verës dhe produkteve tjera në shishe, kontenjera, fuçi të drurit ose material tjetër me qëllim të deponimit, ruajtjes dhe mbrojtjes së vetive fizike, kimike dhe organoleptike të tyre. (26) Mbushësi është personi që realizon mbushjen apo që e ka realizuar në emër të tyre. 27) Mbushja do të thotë vendosja e prodhimit përkatës për qëllime komerciale në paketim me një kapacitet që nuk tejkalon 60 litra. Prejardhja gjeografike - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: Geographic origin of wine and other products is determined by the territory where the grapes are produced and by the relevant natural or human conditions.
Neni 3 4 3.1. Prejardhja gjeografike e verës dhe prodhimeve tjera caktohet sipas territorit gjeografik në të cilin prodhohet rrushi dhe ku vera e prodhimet tjera kanë fituar karakteristika përkatëse si rrjedhojë e kushteve natyrore apo aktiviteteve njerëzore. 3.2. Prejardhja gjeografike e verës përcaktohet sipas: a) një lokaliteti të vogël apo disa lokalitetve; b) një zone administrative lokale apo pjese të saj; c) një nën rajoni vreshtar apo pjesëve të tij; d) një rajoni ; e) një “rajoni specifik” 3.3. Përcaktimi i prejardhjes gjeografike është e drejtë kolektive dhe mund të shfrytëzohet për verën dhe prodhimet tjera të cilat janë të regjistruara në Regjistrin e Kultivuesve të Rrushit dhe Verës, duke siguruar që rrushi, vera dhe prodhimet tjera janë prodhuar në territorin përkatës dhe i plotësojnë kriteret e përcaktuara. 3.4. Për këtë qëllim, emërtimet gjeografike të verërave, territoret dhe rajonet vreshtare dhe produket e verës përcaktohen me anë të instrumenteve juridike plotësuese të cilat i nxjerrë Ministria. Autoritetet kompetente - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The Ministry must keep several vineyard and grape/wine registers and set technical rules for grape growing and wine evaluation; municipalities must keep cadastral vineyard records and send copies and updates to the Ministry.
Neni 4 4.1. Ministria drejtpërdrejtë apo nëpërmjet trupave të saj (Institucioneve të autorizuara): a) mbanë regjistrin e vreshtave; b) mbajnë Regjistrin e Kultivuesve të Rrushit dhe Verës; c) përcakton varietetet e rekomanduara dhe të lejuara të hardhisë dhe nënshartesave të saj; d) përcjellë pjekjen e rrushit dhe përcakton kohën e vjeljes; e) kufizon rendimentet maksimale të rrushit për hektarë, varësisht prej varietetit dhe destinimit; f) vlerëson dhe përcakton verën dhe prodhimet e tjera. 4.2. Nëpërmjet institucioneve të autorizuara profesionale, administrative, promovuese dhe analitike në vreshtari dhe prodhim të verës, të përcaktuara me këtë ligj dhe aktet nënligjore të nxjerrura në pajtim me këtë ligj do të bëjë: a) arsimimin, trajnimin si dhe ofrimin e njohurive për kultivuesit e rrushit dhe prodhuesit e verës për çështjet teknologjike, ekonomike, ekologjike dhe fushat tjera të rëndësishme për zhvillimin e vreshtarisë dhe prodhimit të verës; b) përzgjedhjen e hardhive; c) rritjen e sigurisë së furnizimit të mjaftueshëm të materialit bazë për hardhi; d) Përcjelljen e teknologjive të përcaktuara dhe metodave për prodhimin e rrushit dhe verës; e) vlerësimin e rrushit dhe verës dhe klasifikimin e verës dhe prodhimeve tjera sipas cilësive të tyre (analizave laboratorike dhe vlerësimeve organoleptike); f) lëshimin e çertifikatave për vlerësimin e verës dhe prodhimeve tjera. 4.3. Komunat mbajnë regjistrin kadastral të ngastrave ekzistuese dhe ngastrave të mundshme të vreshtarisë në territore të klasifikuara për vreshtari. Një kopje të regjistrave kadastral të ngastrave vreshtare si dhe ndryshimet e mëvonshme që bëhen në to, Komuna duhet t’ia dërgoi Ministrisë. 5 KAPITULLI II PRODHIMI I RRUSHIT DHE VERËS Prodhimi - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Wine and other grape products may be produced only by people registered in the grape growers and wine producers register.
Neni 5 5.1. Prodhimi i verës nënkupton të gjitha aktivitetet e ndërmarrura në vreshtë duke përfshirë vjeljen, përpunimin dhe ripërpunimin e rrushit dhe të gjitha aktivitetet në proceset enologjike. 5.2. Vera dhe prodhimet tjera mund të prodhohen vetëm nga personat që janë të regjistruar në regjistrin e kultivuesve të rrushit dhe prodhuesëve të verës. 5.3. Kultivuesit e rrushit janë persona juridik apo fizik që kultivojnë rrushin për prodhim të verës apo prodhime tjera dhe të cilët: a) posedojnë, marrin me qira apo mbajnë (shfrytëzojnë) në ndonjë mënyrë tjetër vreshtë prej së paku 0,05 ha në territorin e Kosovës ose vreshtë më të vogël se 0,05 ha, nëse rrushi, vera apo prodhimet tjera vëhen në treg; b) kanë banim të përhershëm në Kosovë dhe posedojnë apo marrin me qira vreshtë në rajone kufitare rreth Kosovës, duke siguruar që e transferojnë rrushin, verën dhe prodhimet tjera në Kosovë. 5.4. Prodhuesit e verës dhe të prodhimeve tjera janë persona që prodhojnë verën apo produktet tjera nga rrushi të cilin e kultivojnë vetë apo nga rrushi i blerë. 5.5. Përpunuesit e verës dhe prodhimeve tjera janë persona të cilët përpunojnë verën apo prodhime tjera vetanake apo të blera në prodhime të reja. Regjistri i kultivuesve të rrushit dhe prodhuesëve të verës - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The Ministry keeps records on grape, wine, and other product producers/processors, and those producers/processors must register with the Ministry.
Neni 6 6.1. Ministria mbanë shënime mbi personat të cilët kultivojnë rrushin, prodhojnë dhe përpunojnë verën apo prodhime tjera. 6.2. Prodhuesit apo përpunuesit e rrushit, verës apo prodhimeve të tjera duhet të regjistrohen në Ministri. 0 6.3. Regjistri duhet të përmbajnë këto të dhëna: a) për prodhuesit apo përpunuesit: emri, mbiemri dhe adresa, numri personal i personit fizik, emri selia dhe numri i regjistrit të biznesit të personit juridik apo një ndërmarrësi të pavarur; b) për vreshta: njësia kadastrale, komuna kadastrale dhe numri kadastral i ngastrës, rradhitja kadastrale dhe sipërfaqja neto dhe bruto e ngastrës; c) për hardhi: numri dhe dendësia e hardhive, varietetet, nënshartesat dhe viti i mbjelljes; 6 d) për rendimentet: sasitë e rrushit për varietet, sasitë e verës dhe prodhimeve tjera vetanake; e) për furnizim: sasia e rrushit, mushtit apo verës e çdo lloji të blerë, sasia e prodhimeve tjera të blera sipas llojit dhe origjinës. 6.4. Prodhuesi apo përpunuesi i rrushit, verës apo prodhimeve tjera i cili veç ushtron këtë veprimtari, duhet të aplikojë për t'u regjistruar në regjistër. Prodhuesi apo përpunuesi i rrushit, verës apo prodhimeve tjera i cili kërkon të fillojë me këtë veprimtari, duhet të aplikojë paraprakisht për t'u regjistruar në regjistër. Aplikacioni duhet të bëhet sipas mënyrës dhe afatit të përcaktuar dhe t'i bashkangjitet dokumentacioni i kërkuar sipas aktit nënligjor të nxjerrur nga Ministria. Regjistri i vreshtave - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The Ministry must compile and maintain the vineyard register using specified data sources, and data holders must provide records to the Ministry without compensation except for direct copy costs.
Neni 7 7.1. Për hartimin e regjistrit të vreshtave, Ministria përveç regjistrit qëndror shfrytëzon edhe burime tjera të të dhënave, të cilat ofrojnë shënime mbi vreshtat ekzistuese dhe ato të mundshme. Regjistri i vreshtave mbahet së bashku me regjistrin kadastral. 7.2. Vetëm sipërfaqet e përshtatshme për kutivimin e vreshtave mund të regjistrohen si vreshta të mundshme. Sipërfaqe e përshtatshme vreshtare është një sipërfaqe e tokës në të cilën rrushi i kultivuar për qëllim të prodhimit të verës do të rezultojë në rendimente optimale cilësore dhe sasiore dhe do të jetë më fitimprurëse se sa kultivimi i çfarëdo kulture tjetër bujqësore. 7.3. Për krijimin dhe mbajtjen e regjistrit të vreshtave, Ministria do të shfrytëzojë të dhënat në vijim: a) për prodhuesit: nga regjistri qendror i kultivuesve të rrushit dhe verës dhe atë: për persona fizik emri, mbiemri, selia dhe numri personal nga regjistri qendror i qytetarëve ndësa për persona juridik emri, adresa, shifra e veprimtarisë dhe shënime tjera nga regjistri i zyrës për regjistrimin e bizneseve. Gjithashtu është e lejueshme të konsultohet regjistri i njësive territoriale dhe të dhënat e numrit të shtëpive në mënyrë që të mirren shënimet e nevojshme. b) për pozitën e vreshtave shënimet mbi regjistrin kadastral, planet topografike, hartat dhe baza e të dhënave e cila merret nga komunat. 7.4. Mbajtësit apo pronarët e të dhënave duhet të sigurojnë shënime për Ministrinë pa kompenzim, pëveç në rastet e shpenzimeve direkte për kopje shtesë. Rrushi - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Wine grapes may be grown only in registered vineyard locations, using only recommended and authorized varieties, and wine production is restricted from imported grapes, juice, or must, with limited exceptions.
Neni 8 8.1. Rrushi për prodhimin e verës mund të kultivohet vetëm në vendet e regjistruara të vreshtarisë, duke shfrytëzuar vetëm varietetet e rekomanduara dhe të autorizuara të rrushit siç është përcaktuar për njësinë territoriale përkatëse vreshtare. 8.2. Rrushi për qëllim të prodhimit të verës duhet të kultivohet me teknologji përkatëse për kategorinë cilësore të përcaktuar të verës. 7 8.3. Në prodhimin e rrushit dhe verës, përpunimi i rrushit, lëngu i rrushit, mushtit dhe verës duhet të ruaj dhe zhvillojë të gjitha karakteristikat natyrale cilësore të rrushit, duke rezultuar në verën e përshtatshme për konsumim. 8.4. Ndalohet prodhimi i verës nga rrushi, lëngu i rrushit apo mushti i importuar. Kjo dispozitë nuk aplikohet për rrushin e prodhuar nga kultivuesit e rrushit në ngastrat të cilat i posedojnë dhe që janë në rajone kufitare me Kosovën, duke siguruar që ata e transferojnë në Kosovë në pajtueshmëri me këtë Ligj dhe me aktet nënligjore të nxjerrura sipas tij. 8.5. Vjelja e rrushit me qëllim të prodhimit të verës me cilësi të lartë duhet të regjistrohet paraprakisht në institucionin e autorizuar nga Ministria. Para vjeljes institucioni i autorizuar kontrollon sasinë dhe cilësinë e rrushit me qëllim të prodhimit të verës së cilësisë së lartë. 8.6. Përjashtimisht lejohet importimi i mushtit të koncentruar të rrushit, i destinuar vetëm për fisnikërimin e verës cilësore sipas kushteve dhe procedurave të përcaktuara me akt të veçantë nënligjor. Klasifikimi i varieteteve të hardhisë - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Only grape varieties listed in the classification may be planted, replanted, or grafted in Kosovo for wine production, and unclassified wine-production vineyards must be uprooted unless they are used exclusively for family consumption.
Neni 9 9.1. Të gjitha llojet e klasifikuara duhet t’i takojnë llojeve Vitis vinifera apo që vijnë nga kryqëzimi i këtyre llojeve apo llojeve tjera genus vitis. Klasifikimi i varieteteve të hardhisë për prodhimin e verës rregullohet me Udhëzim Administrativ i cili implementon këtë ligj. 9.2. Vetëm ato varietete të hardhisë, të cilat paraqiten në klasifikim mund të mbjellen, rimbjellen apo shartohen brenda territorit të Kosovës për qëllim të prodhimit të verës. 9.3. Zonat e mbjellura me varietet të hardhive me qëllim të prodhimit të verës dhe që nuk janë të përfshira në klasifikim do të shkulen me përjashtim të rasteve ku prodhimi ka për qëllim ekskluzivisht konsumimin nga familjet prodhuese të verës. 9.4. Kur varietetet shlyhen nga klasifikimi shkulja do të bëhet brenda 15 viteve nga dita e shlyrjes së tyre. Vera - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Rrushi, vera dhe produktet e rrushit/verës duhet të prodhohen vetëm me proceset teknologjike dhe substancat enologjike të lejuara; disa përmirësime ose ëmbëlsime kërkojnë leje nga institucioni i autorizuar.
Neni 10 10.1. Pavarësisht nga dispozitat e kapitullit VII prodhimi i rrushit, verës dhe prodhimet tjera të rrushit apo verës duhet të realizohet duke shfrytëzuar vetëm proceset e përcaktuara teknologjike dhe substancat enologike të lejuara. 10.2. Përmirësimi i mushtit, verës, ëmbëlsimi i verës, lëngut të rrushit apo mushtit nuk është e lejuar përderisa institucioni i autorizuar të mos ketë dhënë lejen e kërkuar për sheqerosjen e bërsisë apo mushtit. Institucioni i autorizuar mund të lëshojë lejen nëse koha në vitin përkatës është në mënyrë ekstreme e pafavorshme për rritjen dhe zhvillimin e hardhisë, duke pasur parasysh njësitë territoriale të vreshtarisë dhe cilësinë e paraparë të verës si dhe llojin e rrushit. Ndalohet lëshimi i lejes për ëmbëlsim nëse lëngu i rrushit dhe mushti janë dedikuar për prodhim të verës së cilësisë së lartë. 8 10.3. Leja e referuar në paragrafin e lartëpërmendur aplikohet për të gjithë prodhuesit e rrushit dhe verës të llojit përkatës në njësinë përkatëse territoriale të vreshtarisë, lëshohet në procedurës zyrtare dhe një kopje i dërgohet inspeksionit përkatës. Përzierja e rrushit, lëngut të rrushit, mushtit dhe verës - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The provision allows mixing certain grape products and wines within legal limits, but forbids mixing Kosovar wine with foreign wine.
Neni 11 11.1. Përzierja e rrushit, lëngut të rrushit, mushtit apo verës së cilësisë dhe kategorisë së veçantë për vitet dhe ngjyrën e ndryshme të rrushit është e lejuar brenda kufinjve të caktuar me këtë Ligj dhe aktet nënligjore të bazuara në të. 11.2. Ndalohet përzierja e verës Kosovare dhe atyre të huaja. KAPITULLI III PRODHIMI I VERËRAVE CILËSORE - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Rules on quality wine production must be based on specified factors such as the defined production region, suitable grape varieties, cultivation and production methods, minimum natural alcoholic strength, maximum yield per hectare, and organoleptic characteristics.
Neni 12 Dispozitat e këtij Ligji dhe akteve nënligjore me të cilat zbatohet ky ligj, që kanë të bëjnë me prodhimin e verërave cilësore duhet të bazohen në faktorët në vijim: a) Kufizimi i zonës prodhuese (rajonit të specifikuar); b) Klasifikimi i varieteteve të hardhisë të përshtatshme për verëra cilësore; c) Përshtatja e kultivimit dhe metodave të prodhimit të verës; d) Përcaktimi i fortësisë minimale natyrale alkoolike; e) Përcaktimi i rendimentit maksimal për hektar; f) Analizimi dhe vlerësimi i karakteristikave organoleptike. Rajoni i specifikuar - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: A specified wine region must be defined as precisely as possible, using designated vineyards or parcels and taking account of factors that affect wine quality.
Neni 13 13.1. “Rajoni i specifikuar” do të thotë territor për prodhimin e verës apo kombinim i territoreve për prodhim të verës me karakteristika të veçanta cilësore, emri i të cilës përdoret për të përcaktuar cilësinë e verës. 13.2. Çdo rajon i specifikuar duhet të kufizohet saktësisht, sa të jetë e mundur në bazë të vreshtave të caktuara apo ngastrave. Kufizimi i tillë duhet të ketë parasysh faktorët të cilët ndikojnë në cilësinë e verës së prodhuar në ato rajone, siç janë tipi i tokës, klima dhe gjendja e vreshtave të caktuara apo ngastrave. 13.3. Emri gjeografik, që përcakton një rajon të specifikuar, duhet të jetë mjaft preciz dhe ngusht i lidhur me zonën e prodhimit. 13.4. Rajonet e specifikuara në Kosovë do të përcaktohen me akt nënligjor i cili nxirret sipas këtij Ligji. Rendimenti - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Maximum yields per hectare for quality wine and other wine categories from Kosovo are to be set by subordinate regulation, and use of the geographical indication is banned for the whole harvest if those yields are exceeded.
Neni 14 9 14.1. Rendimentet maksimale për hektarë për verën cilësore dhe kategoritë tjera me prejardhje nga Kosova do të përcaktohen me akt nënligjor. 14.2. Shfrytëzimi i prejardhjes gjeografike është i ndaluar për tërë vjeljen, nëse rendimentet e përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni, tejkalohen. Testimi i verës - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Producers of quality wines must carry out analytical and organoleptic tests at an institution authorized by the Ministry, and relevant inspectors take the test samples.
Neni 15 15.1. Për verërat cilësore prodhuesit janë të obliguar të kryejnë testet analitike dhe organoleptike në institucionin e autorizuar nga Ministria. Marrja e mostrave për test bëhet nga inspektoret përkatës. 15.2. Testi organoleptik ka të bëjë me ngjyrën, kthjelltësinë, erën dhe shijen. 15.3. Testi analitik mundëson përcaktimin e faktorëve që kanë të bëjnë me reagimin e verës gjatë testit mikrobiologjik dhe analizave fizike dhe kimike. 15.4. Kufijtë e epërm dhe të poshtëm për këta faktorë përcaktohen me akt nënligjor. KAPITULLI IV NJESITË TERRITORIALE TË VRESHTARISË Ndarjet e njësive territoriale - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Kosovo’s vineyard territory is divided into regions, subregions, zones, and localities, with subregions, zones, and localities to be set by a subordinate act.
Neni 16 16.1. Duke e marrur parasysh rrethanat ekologjike si relievin, klimën, tokën, faktorët agrobiologjik dhe shkencorë, komponentet parimore organoleptike të verërave dhe aspektet historike tradicionale të vreshtarise, territori vreshtar i Kosovës do të ndahet në njësitë territoriale si në vijim: rajonet, nënrajonet, zonat dhe lokalitetet vreshtare. 16.2. Nënrajoni i vreshtarisë është territori themelor i përcaktuar gjeografikisht, me kushte të ngjajshme klimatike dhe tokësore, varietete të caktuara të kultivimit të hardhive dhe faktorë tjerë të ngjashëm agrobiologjik të cilët së bashku mundësojnë prodhimin e rrushit dhe verërave të cilat përmbajnë komponente organoleptike që janë karakteristike për nënrajonin e vreshtarisë. 16.3. Njësitë territoriale të vreshtarisë më të vogla se nënrajonet e vreshtarisë janë zonat e vreshtarisë, dhe lokalitetet e vreshtarisë. Këto janë pjesë të përcaktuara gjeografikisht me kushte të ngjashme klimatike, tokësore, të lartësisë, dhe faktoreve tjerë të mjedisit ku kultivohen varietetet specifike të hardhive të cilat së bashku mundësojnë prodhimin e rrushit dhe verës të ndryshme për nga cilësia dhe komponentet organoleptike nga rrushi dhe vera e prodhuar në njësitë tjera të vreshtarisë të rajonit të njejtë vreshtar. Nënrajonet, zonat dhe lokalitetet vreshtare do të caktohen me Akt nënligjor. Përzgjedhja e hardhive - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: In certain vineyard areas, grapevines may be planted and wine may be produced only from specified varieties.
Neni 17 10 Në zona të caktuara të vreshtarisë lejohet mbjellja e hardhisë së rrushit dhe prodhimi i verës vetëm nga varietet e përcaktuara. KAPITULLI V KLASIFIKIMI DHE VLERËSIMI Kategoritë e verërave - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: This article classifies wines by type, color, sugar content, and quality class.
Neni 18 18.1. Sipas këtij ligji verërat janë: a) Vera e qetë, b) vera shkumbore, c) vera shkumbore e gazuar, d) vera gjysmë shkumbore, e) vera gjysmë shkumbore e gazuar f) verërat aromatike, g) verërat liker, h) verërat tjera të veçanta. 18.2. Sipas ngjyrës verërat klasifikohen në verëra të bardha, roze dhe të kuqe. 18.3. Sipas përmbajtjes së sheqerit verërat klasifikohen në: a) verërat e qeta: të thata, gjysmë të thata, gjysmë të ëmbla dhe ëmbla; b) shkumbore, shkumbore e gazuar, gjysmë shkumbore dhe gjysmë e shkumbore e gazuar kalsifikohen si: shumë të thata, të thata, gjysmë të thata, gjysmë të ëmbla dhe të ëmbla. 18.4. Kriteret për ndarjen e verërave sipas përmbajtjes së sheqerit: a) e thatë: vera që përmban më së shumti 4 gram/litër sheqer reduktues të pafermentuar, b) gjysëm e thatë: vera që përmban më tepër se 4 gram/litër por që nuk tejkalon 12 gram/litër sheqer redukues të pa fermentuar, c) gjysëm e ëmbël: vera që përmban më tepër se 12 por që nuk tejkalon 45 gram/litër sheqer redukues të pa fermentuar, d) e ëmbël: vera që përmban sheqer redukues të pafermentuar më së paku 45 gram/litër. 18.5. Duke i pasur parasysh dispozitat e Kapitullit III, klasifikimi i verës në klasë cilësore varet nga cilësia e arritur e rrushit, rendimentit për hektar, që nuk duhet të tejkalojë kufijtë e përcaktuar paraprakisht, përmbajtjen e sheqerit, përmbajtjen natyrale alkoolike dhe përbërësit tjerë si dhe komponentat organoleptike të verës, ndahen si në vijim: a). Verëra tryeze : • verë tryeze, • verëra tryeze me prejardhje gjeografike. 11 b). verërat cilësore me prejardhje gjeografike të çertifikuara dhe të mbrojtura • verë cilësore, • verë kulminante, e cila është klasifikuar sipas pjekurisë së rrushit dhe metodës së vjeljes apo vjetërsisë së verës. c). Verërat shkumbore: • verërat shkumbore të tryezës, • verërat rajonale shkumbore, • verërat cilësore shkumbore . d). Verërat gjysmë shkumbore: • Verërat gjysmë shkumbore të tryezës, • Verërat cilësore gjysmë shkumbore Vlerësimi i verës cilësore - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Vera cilësore, mushti për verëra cilësore dhe verërat e importuara duhet të vlerësohen para plasimit në treg; vera cilësore nuk duhet të ndryshohet pas vlerësimit.
Neni 19 19.1. Duke i pasur parasysh dispozitat e kapitullit III, vera cilësore dhe mushti i përshtatshëm për verëra cilësore, të destinuara për treg duhet të vlerësohen duke zbatuar procedurën e përcaktuar, para se të plasohen në treg. Vera cilësore e destinuar për treg nuk duhet të ndryshohet pasi të jetë vlerësuar zyrtarisht. Nëse vera cilësore ka ndryshuar për çfarëdo arsye pas vlerësimit, duhet të bëhet vlerësim i ri para se të plasohet në treg. 19.2. Verërat e importuara duhet ti nënshtrohen vlerësimit. 19.3. Verërat e importuara vlerësohen për të përcaktuar pajtueshmërinë me dokumentet përcjellëse dhe certifikatën e lëshuar nga vendi i eksportuesit dhe përshtatshmërinë e tyre për plasim në tregun e Kosovës. 19.4. Ankesa në vlerësim mund të paraqitet brenda tetë ditëve nga dita e marrjes së vlerësimit, në Ministri. Rezultatet e vlerësimit të dytë janë përfundimtare dhe vendime administrative. Etiketa e kontrollimit - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Quality wine placed on the market must carry a special quality control label. An authorized institution issues that label for wine delivered for evaluation and positively assessed, and it must keep prescribed records.
Neni 20 20.1. Etiketa e verës cilësore që vëhet në treg duhet të përmbajë edhe etiketën e veçantë për kontrollë të cilësisë. 20.2. Institucioni i autorizuar lëshon etiketën e kontrollit të cilësisë për sasinë e verës të cilën e ka dorëzuar prodhuesi për vlerësim dhe e cila është vlerësuar pozitivisht. 20.3. Institucioni i autorizuar mban shënimet e përcaktuara për etiketën e kontrollit të lëshuar. 12 Komisioni shijues (degustues)-testues - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Wine organoleptic assessment is done by a commission, and tasters are appointed by the Minister.
Neni 21 21.1. Vlerësimi organoleptik i cilësisë së verës realizohet nga komisioni prej më së paku pesë anëtarësh, që përfaqësojnë kultivuesit e rrushit, prodhuesit e verës, konsumatorët dhe ekspertët nga lëmi i vreshtarisë dhe prodhimi i verës. 21.2. Në rast të kërkesës për vlerësim tjetër plotësues, anëtarët e komisionit të parë nuk mund të marrin pjesë në vlerësimin e dytë. Vlerësimi i dytë bëhet nga një komision prej nëntë anëtarëve. 21.3. Shijuesit për vlerësim organoleptik të verës dhe mushtit emërohen nga Ministri. 21.4. Para emërimit, shijuesi duhet të kontrollohet për aftësitë e tij të shijimit, dhe të njoh enologjinë dhe rregullat mbi vreshtarinë dhe prodhimin e verës. 21.5. Nëse shijuesi është prodhues apo punëtor i një subjekti që prodhon verë apo musht, vlerësimi i tij nuk merret parasysh kur vera apo mushti i vlerësuar janë prodhime të tija vetanake apo janë të prodhuara nga subjekti në të cilën ai punon. KAPITULLI VI ETIKETIMI - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: All packages must be labeled before the product is placed on the market, and the labeling must comply with this law or a subordinate act made under it.
Neni 22 22.1. Etiketimi do të thotë të gjitha përshkrimet dhe referencat tjera, simbolet, ilustrimet apo shenjat të cilat shërbejnë për të dalluar prodhimin që paraqitet në paketim, duke përfshirë mbylljen, apo shenjat në paketim. 22.2. Të dhënat obligative të etiketës, përveç numrit të kontigjentit, duhet të shenohen në fushën e njejtë vizuale në paketim dhe të jenë të lexueshme, me shkronja të pashlyeshme, të mëdhaja që dallohen nga të tjerat. 22.3. Para plasimit të prodhimit në treg të gjitha paketimet duhet të jenë të etiketuara. Etiketimi duhet të jetë në pajtim me dispozitat e këtij ligji apo akt nënligjor që nxirret sipas këtij ligji. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Label information must be accurate and must not mislead consumers.
Neni 23 23.1. Të dhënat e paraqitura në etiketë duhet të jenë të sakta dhe të mos e çorientojnë konsumatorin. 23.2. Këto të dhëna duhet të pasqyrojnë karakteristikat e verës dhe prodhimeve tjera si: përbërjen, përmbajtjen alkoolike, ngjyrën, cilësinë, llojin e rrushit dhe vitin e vjeljes, të dhënat e personave të cilët kanë qenë të përfshirë në prodhim apo qarkullim e në veçanti të dhënat për mbushësin e shisheve. Të dhënat e obligueshme - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: This article lists the mandatory information for table wine, table wine with geographical characteristics, and quality wines.
Neni 24 13 Të dhënat e obligueshme për verën e tryezës, verën e tryezës me karakteristika gjeografike dhe verërat cilësore janë: a) emri tregtar; b) prejardhja gjeografike c) vëllimi ; d) fortësia aktuale alkoolike në njësi vëllimore; e) tipi i verës; f) emri i personit dhe adresa e mbushësit të shisheve e për paketimet me vëllim prej më së shumti 60 litra, distributori. g) numri i vlerësimit vetëm për verëra cilësore. Të dhënat jo obligative - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: This article lists optional information that may be added to labels for certain wines and says any extra label characteristics must be accurate and not mislead consumers.
Neni 25 25.1. Të dhënat joobligative për verën e tryezës, verën për tryeza me karakteristika gjeografike dhe verërat cilësore janë: a) emri dhe adresa e personave të cilët kanë marrur pjesë në marketing; b) lloji i prodhimit; c) ngjyra përkatëse. 25.2. Të dhënat joobligative për verërat për tryeza me karakteristika gjeografike dhe verërat cilësore janë: a) viti i vjeljes; b) emri i një apo më shumë varieteteve; c) shpërblimi apo medaljet e fituara në gara; d) të dhënat për lëndën e parë, mjetet apo metodat e shfrytëzuara për prodhimin e produktit; e) të dhënat tjera tradicionale; f) të dhënat se vera është mbushur në pronë. 25.3. Të dhënat joobligative për verërat cilësore: a) Të dhënat për zonën gjeografike më të vogël apo më të madhe se sa rajoni i specifikuar; b) Të dhënat që mbushja është bërë në rajon të specifikuar. 25.4. Etiketimi mund të plotësohet me karakteristika tjera, duke siguruar që janë të sakta dhe nuk çorientojnë konsumatorin. Gjuhët - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Label information must be shown in a language the consumer can easily understand.
Neni 26 26.1. Të dhënat në etiketë duhet të paraqitet në gjuhën në të cilën konsumatori e kupton lehtë. 26.2. Pavarësisht nga pika 1 e këtij neni karakteristikat gjeografike dhe nocionet tradicionale mund të paraqiten vetëm në gjuhët zyrtare në Kosovë, në përputhje me ligjin në fuqi. 14 Emri i produktit - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: The product name on the label must not include wording or images that could confuse or mislead consumers, and it must not contain false information.
Neni 27 27.1. Emri i produktit në etiketë nuk duhet të përmbajë asnjë fjalë, pjesë të fjalës, shenjë apo ilustrim që mund të shkaktojë konfuzion apo çorientojë konsumatorin. 27.2. Etiketa nuk mund të ketë emrin e produktit i cili përmban fjalë, pjesë të fjalëve, shenja apo ilustrime, me informata të pavërteta veçanërisht në lidhje me prejardhjen gjeografike, llojin e verës, vitin e vjeljes apo referencën për cilësi kulminante. Përmbajtja alkoolike - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: Alcohol strength must be marked on the label as “% vol.”, and the text size depends on the nominal volume.
Neni 28 28.1. Fortësia aktuale alkoolike në njësi vëllimore duhet të shënohet në njësi apo gjysmë njësi përqindjeje. Fortësia e paraqitur nuk mund të dallon për më shumë se 0,5 % vol. nga ajo e paraqitur në analizë. 28.2. Shifra duhet të jetë “% vol.” dhe mund të paraprihet nga “fortësia aktuale alkoolike”, “alkooli aktual” apo “alk.”. 28.3. Fortësia aktuale alkoolike shënohet në etiketë me shifra prej më së paku 5 mm të larta nëse vëllimi formal është mbi 100 cl, më së paku 3 mm të larta nëse vëllimi është barazi apo më pak se 100 cl por më e madhe se 20 cl dhe 2 mm lartësi nëse vëllimi është 1deri 20 cl . Mbushësi, paketuesi - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: This article requires specific wording on filler and packer notes, and it forbids closing wine and other covered products with lead-based or otherwise harmful sealing materials.
Neni 29 29.1. Shënimi për mbushësin duhet të plotësohet me fjalët “mbushësi” apo “ e mbushi”. Në rast të mbushjes kontraktuese, shënimi për mbushësin duhet të plotësohet me fjalët “mbushësi” apo kur mbushja bëhet në emër të palës së tretë duhet të plotësohet me fjalët “e mbushur për … nga …”. 29.2. Për paketimet e ndryshme nga shishet, fjalët “paketuesi” dhe “e paketoi” zëvendësojnë fjalët “mbushësi” dhe “e mbushi”. 29.3. Vera dhe prodhimet tjera që u referohet ky ligj dhe Udhëzimet Administrative që nxirren sipas tij nuk duhet mbyllur me mbyllës plumbi me bazë plumbi apo materialet tjera që janë të dëmshme për shëndetin e njeriut. Treguesit e aktiviteteve - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: Label notes for fillers, distributors, or marketing participants must include data showing their activity, and non-obligatory features may be used only with the interested person’s agreement.
Neni 30 30.1. Shënimet për mbushësin, distributorin apo personin e përfshirë në marketing duhet të shoqërohet nga një e dhënë që tregon mbi aktivitetin e tij duke shfrytëzuar shprehjet si “kultivues i rrushit”, “e vjelur nga”, “tregtari”, “shpërndan” apo shprehje të ngjashme. 30.2. Këto veçori joobligative mund të shfrytëzohen vetëm me marrëveshjen e personit të interesuar. 15 30.3. Kriteret për vënien e shenimeve në etiketë për vitin e vjeljes, varietetet e hardhive, medaljet e fituara dhe emrat tradicional, do të rregullohen me akt nënligjor. Prejardhja gjeografike - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: Rregullat për etiketimin e verërave me prejardhje gjeografike kufizojnë përdorimin e emrave dhe shenjave me referenca gjeografike.
Neni 31 31.1. Prejardhja gjeografike mund të vendoset vetëm në verërat e kategorive të caktuara të prodhuara në territorin e rajonit të caktuar vreshtar dhe posedojnë karakteristika specifike të asaj njësie territoriale të vreshtarisë, 31.2. Vetëm emrat e përcaktuar të njësisë teritoriale të vreshtarisë mund të përdoren për emërtimin e prejardhjes gjeografike të verërave. 31.3. Emri i rajonit të vreshtarisë është përdorur për emërimin e verës rajonale; emri i zonës së vreshtarisë apo njësive më të vogla vreshtare është përdorur për përcaktimin e verërave cilësore. 31.4. Emërimi i verës me cilësi të caktuar me emrin e njësisë teritoriale të vreshtarisë parandalon përdorimin e emrit të njejtë për përcaktimin e verërave me klasë të cilësisë tjetër. 31.5. Përcaktimi i prejardhjes gjeografike duhet të jetë komponenta më e rëndësishme e etiketës. 31.6. Nëse emri i biznesit të ndonjë ndërrmarrjeje të përfshirë në marketingun e verërave, përmban referenca gjeografike, atëherë ky emër duhet të vendoset në etiketë vetëm në shkronja më pak të dukshme dhe në atë mënyrë që të mos ketë lajthitje sa i përket prejardhjes gjeografike të verës. 31.7. Nëse shenja tregtare e verës aludon në term gjeografik të qartë apo të nënkuptueshëm atëherë ajo shenjë mund të përdoret vetëm nëse vera është prodhuar në territor të referuar në mënyrë të qartë apo të nënkuptueshem nga shenja tregtare. 31.8. Në rast të emrave të njejtë gjeografik, të dy territoreve gjeografike duhet të definohen në mënyrë mjaft të saktë , që të pamundësohet lajthitja sa i përket prejardhjes gjeografike. KAPITULLI VII PRAKTIKAT DHE PROCESET ENOLOGJIKE - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: This article sets rules for wine production and handling, including approved enological practices, grape varieties, blending restrictions, and limits on offering certain wine products to consumers.
Neni 32 32.1. Praktikat dhe proceset onelogjike nga ky Ligj dhe akteve nënligjore përdoren për qëllime të sigurimit të procesit përkatës të prodhimit të verës, ruajtjës dhe ngritjës së cilësisë së prodhimeve. 16 32.2. Vetëm rrushi i cili i takon varieteteve të caktuara me akt nënligjor, mund të përdoret për prodhimin e verës për tryeza, verës rajonale, verës cilësore dhe prodhimeve tjera.. 32.3. Vera e bardhë nuk duhet të përzihet me verën e kuqe. 32.4. Lënda e parë për prodhimin e verës që nuk ka prejardhje nga Kosova nuk mund ti nënshtrohen procesit të fermentimit brenda teritorit të Kosovës apo ti shtohen verës së Kosovës përveç rasteve të lejuara me këtë ligj dhe në rastet kur përdoret si shtojcë me lëndën e parë nga Kosova për prodhimin e verës. Përzierja e verës kosovare me verën e cila nuk ka prejardhje nga Kosova është e ndaluar në teritorin e Kosovës. 32.5. Vera dhe prodhimet tjera të verës të prodhuara në Kosovë apo të importuara, të cilat nuk u janë nënshtruar praktikave enologjike të autorizuara, që nuk janë të njohura apo kanë cilësi të dobët dhe nuk janë në pajtueshmëri me këtë ligj apo akte nënligjore nuk mund të ofrohen apo ekspozohen për konsumim të drejtëpërdrejtë nga konsumatorët. Përmbajta e Dioksid Sulfurit - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: Wine placed on the market for consumption must stay within set sulfur dioxide limits, with higher limits for certain wines with excessive sugar content.
Neni 33 33.1. Përmbajtja e përgjithshme e Dioksid Sulfurit të verës për tryeza, verës rajonale dhe verës cilësore, në plasimin e tyre në treg për konsumim, nuk mund të kalon më shumë se 160 mg/lit. për verën e kuqe dhe 210 mg/lit. për verën e bardhë dhe roze. 33.2. Pavarësisht nga paragrafi 1, maksimumi i përmbajtjës së Dioksid Sulfurit nuk mund të kalon më shumë së 210 mg/lit. për verën e kuqe dhe jo më shumë se 260 mg/lit. për verën e bardhë dhe roze, sa i përket verërave me përmbajtje të tepërt të sheqerit, të shprehur si sheqer redukues, jo më pak se 5 gram / litër. 33.3. Për verërat kulminante me përmbajtje të tepërt të sheqerit si dhe prodhimeve tjera, limitet përcaktohen me akt nënligjor. Përmbajtja e acideve avulluese - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: The article sets maximum volatile acid limits for grape must in fermentation and for white, rosé, and red wines, with special wines to be set by sublegal act.
Neni 34 34.1. Përmbajtja maksimale e acideve avulluese nuk mund të kalon më shumë se 18 ml/ ekuivalent për një litër për mushtin e rrushit në fermentim, 18 ml/ekuivalent për litër për verën e bardhë dhe roze, 20 ml/ekuivalent për verën e kuqe. 34.2. Për verërat e caktuara, posaçërisht verërat kulminante, të cilat janë pjekur maturuar gjatë një periudhe së paku dy vjeçare, ose janë prodhuar sipas metodave speciale, si dhe verërat me fortësi alkoolike prej së paku 13 % vol., me përjashtim të atyre nga paragrafi 1, përcaktohen me akt nënligjor. Kufinjtë e përforcimit - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: When climatic conditions make it necessary, an institution authorized by the Ministry may allow certain natural alcohol-strength increases for fresh grapes, fermenting grape must, and young wine.
Neni 35 35.1. Kur kushtet klimatike e bejnë të nevojshme, institucioni i autorizuar nga Ministria mund të lejon rritjen e fortësisë natyrore alkoolike të rrushit të freskët, mushtit të rrushit në fermentim dhe verës së re në fermentim e sipër. 17 35.2. Rritja e fortësisë natyrore alkoolike në njësi vëllimore mund të mos lejohet për prodhimet e specifikuara në paragrafin 1 përveç nëse minimumi i fortësisë natyrore alkoolike është nën 7,5 % vol. 35.3. Rritja e fortësisë natyrore alkoolike nuk mund të tejkalon 2 % vol. 35.4. Rritja e fortësisë natyrore alkoolike e shprehur në njësi vëllimore mund të ketë efekt vetëm sa i përket rrushit të freskët, mushtit të rrushit në fermentim dhe verës së re e cila ende gjindet në proces të fermentimit, me ëmbëlsimin, mushtit të koncentruar të rrushit apo mushtit të rrushit të rafinuar dhe koncentruar, ose pjesërisht të koncentruar. 35.5. Në asnjë rast, proceset e lartëpërmendura nuk duhet të ndikojnë në rritjen e fortësisë të përgjithshme alkoolike më shumë se 13.5% vol. Rritja apo zvoglimi i aciditetit - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: Wine and certain grape products may be acidified or deacidified, but only within specific limits; only the wine-producing subject covered by the rule may carry out acidification and deacidification of the relevant wine.
Neni 36 36.1. Rrushi i freskët, mushti i rrushit, mushti i rrushit në fermentim dhe vera mund t’iu nënshtrohen acidimit dhe deacidimit. 36.2. Acidimi i prodhimeve të tilla, të ndryshme nga vera, mund të kryhet vetëm deri në shkallën prej 1,5 gr/lit. shprehur si acid tartaric, apo 20 ml/ekuivalent për litër. Acidimi i verës mund të kryhet vetëm deri në shkallën prej 2,5 gr/lit. shprehur si acid tartaric, apo 33 ml/ekuivalent për litër. 36.3. Deacidimi i verës mund të kryhet vetëm deri në shkallën prej 1,0 gr/lit shprehur si acid tartaric apo 13,3 ml/ ekuivalent për litër. 36.4. Mushti i rrushit i destinuar për koncentrim, mund pjesërisht të deacidohet. 36.5. Acidimi dhe deacidimi i verës mund të kryhet vetëm nga subjektet të cilat prodhojnë verë dhe ku është vjelur rrushi i cili përdoret për prodhimin e verës në fjalë; Kushtet tjera - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: Pasurimi, acidimi, deacidimi dhe ëmbëlsimi duhet t’i lajmërohen Ministrisë dhe të regjistrohen me dokumente përkatëse.
Neni 37 37.1. Pasurimi, acidimi, deacidimi dhe ëmbëlsimi duhet të lajmërohen në Ministri. Kjo vlenë edhe për sasitë e përdorura të: saharozës, mushtit të koncentruar të rrushit apo mushtit të rrushit të koncentruar dhe të rafinuar dhe kjo bëhet nga prodhuesit, mbushësit, përpunuesit, tregtarët me shumicë në të njejtën kohë dhe vend si për mushtin e rrushit dhe mushtin e rrushit në fermentim apo verëra. 37.2. Pasurimi, acidimi, deacidimi dhe ëmbëlsimi duhet të regjistrohen dhe lëshohen dokumente përkatëse të cilat tregojnë se produktet i janë nënshtruar procesit dhe mund të vehen në qarkullim. 37.3. Pasurimi dhe ëmbëlsimi, i zvogëluar si pasojë e kushteve të veçanta klimatike, mund të bëhen vetëm para datës 1 janar dhe vetëm për prodhimet e rrushit të vjelur para kësaj date. KAPITULLI VIII 18 SHITJA - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: Ndalohet shitja ose qarkullimi i disa llojeve të verës, dhe prodhuesit/shitësit duhet të shënojnë dukshëm paketimet me verë të prishur dhe ta raportojnë menjëherë sasinë te autoritetet përkatëse.
Neni 38 38.1. Ndalohet vënia në qarkullim dhe shitja e: a) Verës së prodhuar nga hibridet klasike dhe prodhimet tjera të cilat përmbajnë alkool nga rrushi i tillë, b) Verës së prishur apo të dëmtuar, c) Verës me cilësi zyrtarisht të pavlerësuar, d) Verës me karakteristika apo prejardhje gjeografike e cila nuk korrespondon me atë që është deklaruar dhe e) Verës e cila është përzierje e verërave Kosovare dhe të huaja. 38.2. Prodhuesit e verës si dhe të tjerët të angazhuar në shitjen e verërave janë të obliguar të shënojnë në mënyrë të dukshme paketimet me verë të prishur si dhe mënjeherë të raportojnë sasinë e verës së tillë autoriteteve kompetente gjegjësisht inspektoreve përkatës. Mbushja dhe etiketimi - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: Wine may be offered to consumers only if it is legally packed and labeled; registered producers and authorized traders may sell under specified conditions and permits.
Neni 39 39.1. Verërat mund t’iu ofrohen konsumatorëve vetëm nëse janë legalisht të mbushura dhe të etiketuara. Verërat janë legalisht të mbushura dhe të etiketuara nëse janë të paketuara dhe të etiketuara në mënyrë të përcaktuar me këtë ligj dhe akt nënligjor. 39.2. Përjashtimisht nga paragrafi 1, mund t’iu ofrohen konsumatorëve verërat: a) nga prodhuesit e regjistruar të rrushit apo verërave, nëse ata ofrojnë verërat ose mushtin nga prodhimtaria e tyre në bodrumet e tyre ose afër tyre si dhe janë të licencuara nga institucioni i autorizuar për një aktivitet të tillë. 39.3. Vera dhe prodhimet tjera të mbushura dhe etiketuara në mënyrë legale mund të tregtohet nga personat e autorizuar dhe ndërmarrësit e pavarur të regjistruar për këtë aktivitet, nëse plotësojnë kushtet e përcaktuara dhe kanë leje për kryerjen e aktivitetit të tillë. Dokumentet përcjellëse - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: Wine products may be circulated in Kosovo or exported only with an accompanying official control document; small quantities of legally filled and labeled wine may be transported without one, and certain traders must keep internal and external registers.
Neni 40 40.1. Prodhimet nga ky ligj, mund të vehen në qarkullim brenda Kosovës si dhe të eksportohen vetëm nëse posedojnë dokument përcjellës të kontrollit zyrtar. 40.2. Sasia e verës së mbushur dhe etiketuar në mënyrë legale e cila lejohet të transportohet pa dokument shoqërues nuk duhet të kalon mbi 20 litra, përveç në rastet e transportimit të verës vetanake të prodhuar nga bodrumet deri në vendbanimin e përhershëm të prodhuesit. 40.3. Personat apo grupe njerëzish të cilët janë pronar të prodhimeve nga ky ligj për ushtrimin e tregtisë, posaqërisht prodhuesit, mbushësit dhe përpunuesit apo tregtarët janë të obliguar të mbajnë regjistrin e brendshëm dhe të jashtëm për këto prodhime. 19 40.4. Regjistri duhet të pasqyrojë të dhënat e nevojshme lidhur me cilësinë, sasinë si dhe prejardhjen gjeografike të mushtit dhe verërave në bodrume. Gjithashtu, duhet të mbahen të dhënat lidhur me verën për qëllim të konzumit privat. 40.5. Rregullat lidhur me dokumentet shoqëruese dhe regjistrat të brendshëm dhe të jashtëm pëcaktohen me akt nënligjor. Zonat përpunuese të verës cilësore - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: Quality wine is generally to be produced in the region where the grapes were harvested, but the Ministry may grant a special permit for a specified quantity in nearby areas.
Neni 41 41.1. Vera cilësore mund të prodhohet vetëm me përpunimim e rrushit në musht të rrushit dhe me përpunimin e mushtit, duke fituar verën brenda rajonit përkatës ku rrushi është vjelur. 41.2. Pavarësisht nga pargrafi 1, Ministria me kërkesën e prodhuesit të rrushit apo verës, mund të lëshon leje të veçantë, për sasinë e caktuar të verës, për prodhimin e verës cilësore në zonën e afërt me rajonin në të cilin rrushi është rritur nëse: a) objektivisht është e pamundur prodhimi apo paketimi i verës nëpër bodrume të verës brenda rajonit të caktuar në të cilin është rritur rrushi, apo, b) kultivuesi i rrushit kultivon rrushin ne dy apo më shumë rajone të caktuara. Afati kohor - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: Quality wines may be placed on the market after 15 December of the year the grapes were harvested, and special/vintage wines after 31 January of the following year.
Neni 42 Verërat cilësore mund të plasohen në treg pas 15 dhjetorit të vitit kur rrushi është vjelur. Verërat kulminante dhe të veçanta mund të plasohen në treg pas 31 janarit të vitit vijues. Importi - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: Imported wines for sale in Kosovo must meet this law’s quality and labeling rules, be accompanied by exporter certificates, and cannot be sold commercially before assessment.
Neni 43 43.1. Verërat dhe prodhimet e tjera, të importuara me qëllim shitjeje në Kosovë, sa i përket cilësisë dhe etiketimit duhet të përputhen më këtë ligj si dhe Aktet nënligjore të nxjerrura sipas tij dhe duhet të shoqërohen me çertifikatë të vendit eksportues përfshirë edhe vlerësimin analitik nga institucioni i autorizuar i vendit eksportues. Nëse ndonjë prodhim i posaqëm nuk trajtohet nga ligjet dhe aktet nënligjore të Kosovës, ai duhet të jetë në pajtim me rregulloret në fuqi të vendit eksportues. 43.2. Vera e importuar me shumicë duhet të mbushet para se të tregtohet deri te konzumuesi përfundimtar. 43.3. Çertifikata e vendit eksportues apo vlerësimi analitik i institucionit të autorizuar të vendit eksportues, duhet të përmbajë: emrin e vendit eksportues, përcaktimin eventual të prejardhjes gjeografike, shënimet lidhur me cilësinë, shënimet analitike dhe organoleptike. 43.4. Çdo dërgesë e verërave të importuara përveç verës së mbushur në shishe deri në sasinë të cilën një individ mund të importoj pa doganë në pajtueshmëri më rregullat doganore, duhet të mostrohet zyrtarisht nga Inspektori përkatës i cili i dorëzon mostrat Institutit të autorizuar, përveç nëse vendoset ndryshe me anë të ndonjë marrëveshje 20 ndërkombëtare. Instituti i autorizuar vlerëson verërat e importuara brenda katër ditëve pas pranimit të mostrave, përveç në raste kur ndryshe është përcaktuar me marrëveshje ndërkombëtare. 43.5. Importuesi nuk duhet të fillon shitjen komerciale të verërave të importuara në vend para marrjes së vlerësimit. 43.6. Nëse rezultatet e vlerësimit të verërave të kryera nga instituti i autorizuar nuk janë në përputhshmëri me cilësinë ose prejardhjen gjeogafike të shtypura në çertifikatë të vendit eksportues, importuesi mund të zgjedh të: a) Kthen verërat, ose b) Pajisë verën me çertifikatë të duhur dhe vlerësim analitik nga vendi eksportues, ose c) Përdor verërat për prodhimin e prodhimeve tjera duke siguruar përmbushjen e kushteve të kërkuara. 43.7. Nëse gjatë vlerësimit verifikohet se cilësia e verës nuk përmbush kriteret e përcaktuara me këtë ligj dhe aktet nënligjore të Kosovës, importuesi mund të: a) Kthen verën, ose b) Përdorë verën për prodhimin e prodhimeve tjera duke siguruar përmbushjen e kushteve të kërkuara apo lejon që në mënyrë të sigurtë të asgjësohen. Vlerësimi i verës së importuar i nënshtrohet procedurave të përcaktuara me këtë ligj dhe aktet nënligjore në fuqi të nxjerrura sipas tij për verën e prodhuar në Kosovë. 43.8. Rregullat për importin e verës do të përcaktohen me një akt nënligjor. Eksporti - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: Wine intended for export must meet the law’s and importing country’s requirements, be accompanied by a certificate, and quality wine must be bottled and labeled; small presentation quantities may be exported without evaluation.
Neni 44 44.1. Verërat e dedikuara për eksport duhet të përbushin të gjitha kriteriumet e specifikuara në këtë ligj dhe aktet nënligjore të nxjerrura sipas tij, si dhe të gjitha kriteriumet e imponuara nga ligji i vendit importues. 44.2. Çdo porosi e verës për eksport duhet të shoqërohet me çertifikatë me anë të së cilës institucioni i autorizuar konfirmon cilësinë dhe prejardhjen e dëshmuar gjeografike. 44.3. Pavarësisht nga paragrafi i mëparshëm, sasitë e vogla të verës së njejtë deri në 100 litra, ose të gjitha së bashku jo më shumë se 500 litra, me qëllim të prezentimit, mund te eksportohen pa u vlerësuar fare. 44.4. Vera cilësore duhet të eksportohet legalisht e mbushur dhe e etiketuar. KAPITULLI IX INSPEKTIMI Inspektorët - 45 Verify source ↗
Neni 45
AI-assisted research summary: The relevant ministry inspection service supervises and implements this law and its subordinate acts, and the relevant inspector must meet specified qualifications and training in wine production.
Neni 45 21 45.1. Mbikëqyrja dhe implementimi i dispozitave të këtij ligji dhe akteve nënligjore të nxjerrura sipas tij, do të kryhet nga shërbimi i inspekcionit përkatës i Ministrisë. 45.2. Inspektori përkatës përveç kushteve të përcaktuara me ligjin mbi inspekcionin dhe këtë ligj dhe aktet nënligjore të nxjerrura sipas këtij ligji duhet të ketë përgaditje përkatëse, përvojë pune dhe të jetë i trajnuar në lëmin e prodhimit të verërave. Autorizimet - 46 Verify source ↗
Neni 46
AI-assisted research summary: Inspektorët may inspect listed wine-related places, products, records, and documents, and they may order several control measures. Producers, processors, fillers/packers, traders, and hospitality businesses must help the inspector and provide needed information.
Neni 46 46.1. Inspektorët janë të autorizuar të kontrollojnë: a) vreshtat; b) hapësirat për përpunim si bodrumet e verës apo stacionet mbushëse etj; c) depot të përdorura për magazinimin e rrushit, verës apo prodhimeve tjera; d) objektet ku rrushi, vera, mushti, prodhimet tjera dhe substancat enologjike të dedikuara për treg, prodhohen, përpunohen apo magazinohen; e) importimin, deponitë doganore në prezencë të doganierit; f) hapësirat, në të cilat shiten rrushi, vera mushti dhe prodhimet tjera dhe mjetet transportuese; g) pajisjet për prodhim, përpunim, ruajtje, mbushje dhe magazinim të rrushit, mushtit, verës dhe prodhimeve tjera; h) rrushin, verën dhe prodhimet tjera në hapësirat prodhuese, automjetet transportuese dhe vendet ku ato shiten; i) substancat enologjike; j) etiketat; k) dokumentet shoqëruese dhe të dhënat e bodrumit të verës; l) regjistrin e kultivuesëve të rrushit dhe verës si dhe regjistri i vreshtave; m) dokumentet tjera rreth rrushit, verës dhe prodhimeve tjera të mbajtura nga prodhuesit, përpunuesit, furnizuesit e ushqimeve dhe tregtarët. 46.2. Inspektorët janë të autorizuar të marrin masat në vijim: a) urdhërojnë shkuljen e të gjitha cungjeve të hardhive në ngastën e mbjellur me varietete jo të përcaktuara; b) ndalojnë përkohësisht shitjen e verës dhe prodhimeve tjera deri sa të merret vlerësimi, nëse ka dyshime se vera apo prodhimet tjera nuk plotësojnë kriteriumet e përcaktuara; c) ndalojnë shitjen e verës dhe prodhimeve tjera të cilat nuk përmbushin kriteriumet e përcaktuara në këtë ligj, dhe aktet nënligjore të nxjerrura sipas tij apo sipas marrëveshjeve ndërkombëtare; 22 d) konfiskojnë verën apo prodhimet tjera të prishura, të falsifikuara apo me të meta dhe urdhërojnë shkatërrimin e tyre; e) urdhërojnë riklasifikimin e verës në kategori me cilësi më të ultë, nëse vera nuk përmbush kriteriumet e përcaktuara nga ky ligj apo nëse vera është përzier në bodrume të verës në kundërshtim me dispozitat për mbrojtjen e prejardhjes gjeografike; f) ndalojnë shitjen e verës e cila është plasuar në treg e shoqëruar me dokumente të cilat nuk korrespondojnë me karakteristikat aktuale të verës; g) ndalojnë shitjen e verës dhe prodhimeve tjera të etiketuara në mënyrë të pautorizuar; h) caktojnë afat kohor për rithemelimin e statusit legal të verës dhe prodhimeve tjera; i) ndalojnë vazhdimin e aktivitetit të mëtutjeshëm, nëse hapësirat punuese ose pajisjet e prodhuesit, përpunuesit të rrushit dhe verës nuk i plotësojnë kushtet e përcaktuara dhe nëse tregtari, ambalazhuesi ose ruajtësi nuk punojnë në pajtueshmëri me kriteriumet e përcaktuara nga ky ligj dhe aktet nënligjore; j) ndalojnë importin dhe eksportin e verës ose prodhimeve që nuk janë në pajtueshmëri me kriteriumet e përcaktuara nga ky ligj dhe aktet nënligjore të nxjerrura sipas tij; k) propozojnë fillimin e procedurës kundërvajtëse për shkelje të ligjit; l) merr mostra në rast të dyshimit se vera, mushti apo prodhimet tjera nuk përmbushin kriteret sipas këtij ligji dhe akteve nënligjore të nxjerrura sipas tij, të cilat i dërgon për analiza në institucionin e autorizuar. 46.3. Prodhuesit, përpunuesit, mbushësit paketuesit, tregtaret dhe hotelieret, sa i përket dispozitave të këtij ligji janë të obliguar të lehtësojnë punën e inspektorit dhe t’i sigurojnë të gjitha të dhënat dhe informatat e nevojshme sa i përket punës së tyre. Analizat e mostrave - 47 Verify source ↗
Neni 47
AI-assisted research summary: The owner of the sampled products or equipment must provide packaging and pay the analysis cost if the products or equipment do not meet the set criteria.
Neni 47 47.1. Pronari i produkteve përkatësisht pajisjeve nga të cilët janë marrë mostrat duhet të siguron ambalazhin dhe të paguan çmimin e analizës nëse vërehet se prodhimet apo pajisjet nga të cilat janë marrë mostrat nuk përmbushin kriteriumet e përcaktuara. 47.2. Nëse rezultatet e analizës tregojnë se mostrat përmbushin kriteriumet e përcaktuara shpenzimet e analizave i paguan organi, inspektori i të cilit ka dërguar mostrat për analizë dhe vlerësim. KAPITULLI X DISPOZITAT NDËSHKUESE Ndëshkimet - 48 Verify source ↗
Neni 48
AI-assisted research summary: Individuals and legal persons can be fined for the listed violations of this law and related subordinate acts; the responsible person of a legal person also faces a smaller fine.
Neni 48 23 48.1. Personat fizikë dhe juridik do të dënohen për kundërvajtje me denim me gjobë në shumë prej 500 deri 30.000 Euro për shkeljen e dispozitave të këtij ligji ose akteve nënligjore të nxjerrura sipas tij për: a) prodhimin e rrushit ose verës, përpunimin e verës dhe prodhimeve tjera, ruajtjen apo mbushjen nga personat që nuk janë të regjistruar ose nuk ofrojnë të dhëna për regjistrim në mënyrë të përcaktuar dhe brenda afatit kohor të caktuar; b) prodhimin e verës ose prodhimeve tjera nëse nuk janë përmbushur të gjitha kushtet e përcaktuara; c) shitjen e verës të prodhuar nga rrushi i cili në kohën e vjeljes nuk ka arritur sasinë e kërkuar të sheqerit; d) përpunimin e rrushit më teknologji joadekuate; e) prodhimi i verës nga rrushi, lëngu apo mushti i importuar në kundërshtim me legjislacionin në fuqi; f) prodhimi i rrushit, verës apo prodhimeve tjera duke përdorur metoda apo substanca enologjike ilegale; g) përzierja e rrushit, lëngut, mushtit ose verës në mënyrë ilegale; h) kultivimi i vreshtave të cilat nuk janë klasifikuar në zonën e posaçme për vreshtari; i) marketingu ose shitja e verës me cilësi të pavlerësuar; j) etiketimi apo shitja e verës ose prodhimeve tjera në kundershtim me këtë ligj dhe aktet nënligjore; k) marketingu apo shitja e verës dhe prodhimeve tjera të ndaluara të tregtohen; l) mos magazinimin e verës së prishur në kontejner të ndarë, të shënuar në mënyrë që të dallohet ose mos raportimi inspektorit përkatës; m) shitjen, transportimin ose magazinimin e verës në mënyrë e cila nuk ruan karakteristikat fiziko-kimike dhe organileptike të verës; n) transportimin i më shumë se 20 litrave verë ilegalisht të mbushur dhe etiketuar ose të pashoqëruar nga dokumentet e përcaktuara; o) dërgimi apo pranimi i verës pa dokumente të kërkuara; p) mosmbajtjen e të dhënave të përcaktuara të bodrumeve të verës; q) marketingun apo shitja e verës para afatit kohor të përcaktuar; r) shitjen e verës së importuar e cila nuk është vlerësuar ashtu siç është kërkuar nga ky ligj dhe Akteve nënligjore të nxjerrura sipas tij; s) mosrespektimin e urdhërave dhe vendimeve të inspektorit; dhe t) pengimin e inspektorit në marrjen e mostrave dhe kryrjen e kontrollit. 48.2. Personi përgjegjës i personit juridik do të gjobitën prej 500 deri 2.000 Euro për kundërvajtjet e përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni. 24 - 49 Verify source ↗
Neni 49
AI-assisted research summary: Fines are paid into Kosovo’s Consolidated Budget.
Neni 49 Mjetet financiare nga dënimet me gjoba derdhen në Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës. KAPITULLI XI DISPOZITAT KALIMTARE DHE PERFUNDIMTARE Dispozitat kalimtare - 50 Verify source ↗
Neni 50
AI-assisted research summary: Producers of grapes, wine, or other products must register within 6 months after the law starts, and existing/possible vineyard records must be completed within 1 year.
Neni 50 50.1. Prodhuesit e rrushit, verës apo prodhimeve tjera duhet të regjistrohen jo më vonë se 6 muaj pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. 50.2. Regjistri i vreshtave ekzistuese dhe vreshtave të mundshme duhet te kryhet jo më vonë së 1 vit pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. 50.3. Vera e prodhuar nga rrushi i rritur në vreshtat të cilat kanë ekzistuar në kohën kur ky ligj hyn në fuqi në pozicionet e paklasifikuara të vreshtarisë ose njësive të posaçme vreshtare , mund të shitet deri në përfundim të pjellorisë së vreshtave, por jo më shumë se 5 vite pasi ky ligj të hyj në fuqi dhe vera e tillë pavarësisht nga cilësia dedikohet vetëm si verë pa karakteristika gjeografike dhe pas skadimit të afatit kohor, do të ndalohet tregtimi i verës së tillë. - 51 Verify source ↗
Neni 51
AI-assisted research summary: When this law enters into force, any conflicting legal provisions are repealed.
Neni 51 Me hyrjen në fuqi të këtij ligji do të shfuqizohen dispozitat e ligjeve të cilat janë në kundërshtim me këtë. Hyrja në fuqi - 52 Verify source ↗
Neni 52
AI-assisted research summary: This law takes effect after approval by the Assembly of Kosovo and proclamation by the Special Representative of the Secretary-General.
Neni 52 Ky ligj hyn në fuqi pas miratimit nga Kuvendi i Kosovës dhe shpalljes nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm. Ligji Nr. 02/L-8 23 shkurt 2005
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR.02/L-8 PËR VERËRAT
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in