LIGJI NR. 02/L-81 PËR NXITJEN DHE MBROJTJEN E TË USHQYERIT ME QUMËSHT GJIRI
This excerpt is the preamble and title of the law on promoting and protecting breastfeeding with mother’s milk.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 02/L-81
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This excerpt is the preamble and title of the law on promoting and protecting breastfeeding with mother’s milk. This provision states that the law aims to help ensure adequate infant nutrition by encouraging and protecting breastfeeding. This article defines terms used in the law, including breast milk, infant, employer-notification by an employed breastfeeding woman, breast-milk substitutes, packaging, distributor, label, manufacturer, marketing, marketing person, sample, and supply. Pregnant women, mothers, and interested persons must have easy and guaranteed access to information and materials promoting breastfeeding. Health institutions must encourage and protect breastfeeding.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 02/L-81 PËR NXITJEN DHE MBROJTJEN E TË USHQYERIT ME QUMËSHT GJIRI
Showing 19 of 19
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This excerpt is the preamble and title of the law on promoting and protecting breastfeeding with mother’s milk.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 25 / 01 QERSHOR 2008 LIGJI NR. 02/L-81 PËR NXITJEN DHE MBROJTJEN E TË USHQYERIT ME QUMËSHT GJIRI Kuvendi i Kosovës, Në bazë të Kreut 5.1 (ë) dhe 9.1.26 (a) të Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë (Rregullorja e UNMIK-ut Nr. 2001/9 e datës 15 maj 2001, Miraton: LIGJIN PËR NXITJEN DHE MBROJTJEN E TË USHQYERIT ME QUMËSHT GJIRI Kapitulli I DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision states that the law aims to help ensure adequate infant nutrition by encouraging and protecting breastfeeding.
Neni 1 Ky Ligj ka për qëllim që të kontribuoj në sigurimin e të ushqyerit adekuat të foshnjës përmes inkurajimit dhe mbrojtjes së të ushqyerit me gji. Përkufizimet - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines terms used in the law, including breast milk, infant, employer-notification by an employed breastfeeding woman, breast-milk substitutes, packaging, distributor, label, manufacturer, marketing, marketing person, sample, and supply.
Neni 2 Për qëllimet e këtij Ligji vlejnë përkufizimet e termeve nga Ligji për shëndetësi Nr. 2004/4, Kapitulli 1, neni 1 dhe përkufizimet e veçanta si vijon: Qumështi i gjirit: nënkupton qumështin e gjirit të nënës ose të mëndeshës. Mëndesha: Grua që i jep gji foshnjës së huaj. Foshnjë: Fëmijë i vogël që ushqehet me qumësht të gjirit të nënës. E punësuara që ushqen foshnjën me gji: E punësuara që informon punëdhënësin për atë se ushqen foshnjën me gji dhe këtë e dëshmon me mendimin e mjekut familjar. Zëvendësues i qumështit të gjirit: nënkupton çdo lloj ushqimi zëvendësues i qumështit të gjirit, qoftë i plotë apo i pjesërishëm, që ёshtё i shënuar ose etiketuar në ndonjë formë. Ushqimi plotësues: nënkupton çdo lloj ushqimi i përgatitur në mënyrë industriale ose në shtëpi, qё ёshtё i përshtatshëm si plotësim i qumështit të gjirit ose zëvendësuesve të tij. Paketimi: nënkupton çfarëdo forme tё paketimit të prodhimit, si njësi e dedikuar për shitje me pakicë, duke përfshirë edhe letrën për mbështjellje. Distributori: nënkupton personin juridik apo fizik, në sektorin publik ose privat tё inkuadruar në punë të marketingut, qoftë në mënyrë direkte ose indirekte, për shitje me shumicë apo pakicë. Etiketë: nënkupton çfarëdo emërtimi, shënimi, shenjëzimi apo vizatimi, të shkruar, të shtypur, të stampuar në paketim ose i bashkangjitur me paketimin e prodhimit. Prodhues i zëvendësuesve të qumështit të gjirit: Korporata ose individi në sektorin publik apo privat i inkuadruar në punë ose në funksion të prodhimit të produkteve të cilat i përfshinë ky Ligj, qoftë drejtpërsëdrejti ose përmes përfaqësuesit tregtar, përmes individit që kontrollohet ose është nën kontrollin e kontraktorit. 2 Marketing: nënkupton promovim, shpërndarje falas, shitje, reklamim dhe paraqitje publike tё prodhimeve dhe shërbimeve propaganduese. Person i marketingut: nënkupton çdo person, funksioni i të cilit përfshin tregtimin e ndonjë produkti apo produkteve. Mostër: nënkupton sasinë e vogël dhe të zgjedhur të prodhimit qё jepet falas me qëllim tё prezantimit apo promovimit. Furnizimi: nënkupton sasinë e prodhimit tё dhënë për përdorim për një kohë më të gjatë, falas ose me çmim shumë të ulët për qëllime sociale, duke inkuadruar këtu edhe ndihmat e dhëna familjeve të cilat kanë nevojë për të. Kapitulli II INFORMIMI - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: Pregnant women, mothers, and interested persons must have easy and guaranteed access to information and materials promoting breastfeeding.
Neni 3 3.1. Shtatzënat, nënat dhe personat e interesuar duhet të kenë qasje të lehtë dhe të garantuar në informatat, materialet, mjetet dhe metodat që promovojnë të ushqyerit me qumësht gjiri. 3.2. Ministria e Shëndetësisë përkrahë Institucionet shëndetësore në informimin, komunikimin, edukimin dhe zbatimin e promovimit të ushqyerit me qumësht të gjirit bazuar në të dhëna dhe në veçanti punëtorët shëndetësorë që merren me përkujdesin për nënën dhe foshnjën. 3.3. Punëtorët shëndetësor në institucionet shëndetësore që merren me përkujdesjen e nënës dhe foshnjës, kanë për obligim të bëjnë informimin, edukimin dhe komunikimin për të ushqyerit me qumësht gjiri të mbështetur në evidencë. Institucionet shëndetësore - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Health institutions must encourage and protect breastfeeding.
Neni 4 4.1. Institucionet shëndetësore, inkurajojnë dhe mbrojnë të ushqyerit me qumësht gjiri. 4.2. Inkurajimi, mbrojtja dhe përkrahja e të ushqyerit me qumësht gjiri, nё Institucionet shëndetësore qё merren me përkujdesjen e nënës dhe foshnjës, rregullohet me akt nënligjor. 4.3. Aktet nënligjore duhet të mbështeten në “Deklaratën e Inoçetit”, “Dhjetë hapat e të ushqyerit të suksesshëm me gji” dhe në “Kodin Ndërkombëtar të Marketingut të Zëvendësuesve të Qumështit të Gjirit”. Kapitulli III MARKETINGU I ZËVENDËSUESVE TË QUMËSHTIT TË GJIRIT - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: This provision lists products that are treated as breast-milk substitutes for infants.
Neni 5 Prodhimet që kanë të bëjnë me zëvendësimin e qumështit të gjirit për foshnje janë: 1. Qumështi artificial në formë pluhuri me modifikim të plotë ose të pjesshëm. 2. Qumështi dhe produktet e qumështit të prodhuara në mënyrë industriale ose në shtëpi. 3. Ushqimet plotësuese për foshnjat dhe fëmijët. 4. Cucllat, shishet, ose mjetet tjera për ushqimin e foshnjeve. Emërtimi, Etiketa dhe Paketimi i zëvendësuesve të qumështit të gjirit 3 - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Packaging and labels for breast milk substitutes must not use baby photos or promotional text, and must include specified warnings and product information in the official languages.
Neni 6 6.1. Paketimet e zëvendësuesve të qumështit të gjirit nuk guxojnë të përmbajnë fotografi, vizatime, portrete foshnjesh apo tekste të shkruara që motivojnë dhe inkurajojnë përdorimin e tyre. 6.2. Paketimet e prodhimeve të zëvendësuesve të qumështit të gjirit që nuk i plotësojnë kriteret e kërkuara, por që mund të modifikohen për të arritur këtë, duhet shënjuar me etiketë paralajmëruese se nuk bën të përdoren si të vetmet ushqime për foshnje. 6.3. Etiketimi i zëvendësuesve të qumështit të gjirit duhet të bëhet ashtu që të theksojë përparësitë e të ushqyerit me gji dhe të mos dekurajojë në asnjë mënyrë të ushqyerit me qumësht gjiri. 6.4. Çdo paketim i zëvendësuesve të qumështit të gjirit duhet të përmbajë etiketën në gjuhët zyrtare me këto informata: a) Udhëzimet e plota dhe të qarta rreth përdorimit të këtyre prodhimeve, moshën kur duhet përdorur dhe mënyrën e përgatitjes, të paralajmëruara me vërejtjen “VENI RE” apo të ngjashme që tërheqin vëmendjen e përdoruesit. b) Vërejtjen e theksuar se përdorimi i këtyre prodhimeve është i mundur vetëm pas këshillimit me punëtorin shëndetësor. c) Informata për rreziqet dhe pasojat për shëndetin e foshnjës në raste të përdorimit jo të drejtë të tyre. d) Të dhëna të plota mbi përmbajtjen, përbërësit dhe analizat e kryera të zëvendësuesve të qumështit. e) Kushtet e transportimit, ruajtjes dhe deponimit. f) Numrin serik të prodhimit, datën e prodhimit dhe afatin e përdorimit dhe, ose datën e skadimit të afatit të përdorimit. Kapitulli IV DHURIMI I ZËVENDËSUESVE TË QUMËSHTIT TË GJIRIT - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: This article bans advertising and other promotion for covered products, sample-giving to pregnant women, mothers, infants and infant family members, direct or indirect contact-seeking by marketing staff, and retail sales promotion methods for breast-milk substitutes.
Neni 7 7.1. Ndalohet reklamimi ose ndonjë formë tjetër e promovimit në opinion të prodhimeve që janë në kuadër të fushëveprimit të këtij Ligji. 7.2. Nuk lejohet që prodhuesi ose distributori tu dhuroj shtatzënave, nënave, foshnjave dhe anëtarëve të familjes së foshnjës, çoftë drejtpërdrejt ose tërthorazi, mostra të prodhimeve në kuadër të fushëveprimit të këtij Ligji. 7.3. Nuk lejohet që personi i marketingut gjatë veprimtarisë se tij të kërkoj dhe tё arrijë asnjë formë tё kontaktit të drejtpërdrejt apo të tërthortë me shtatzënat, nënat dhe familjarët e foshnjave. 7.4. Nuk lejohet përdorimi i metodave inkurajuese për shitjen me pakicë të zëvendësuesve të qumështit të gjirit si reklamimi, vendosja e pikave për shitje dhe dhënie tё mostrave apo mekanizmat tjerë inkurajues si shitja me çmime mё të ulëta, kuponat për lirim, shpërblimet, shitje e dy gjërave bashkërisht dhe metodave tjera inkurajuese për shitjen me pakicë të zëvendësuesve të qumështit të gjirit. Kapitulli V DHURIMI I PAJISJEVE DHE MATERIALEVE NGA PRODHUESIT E ZËVENDËSUESVE TË QUMËSHTIT TË GJIRIT - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Producers and distributors of breast-milk substitutes may donate certain equipment and informational, educational, and communicative materials only after getting written permission from the Ministry of Health.
Neni 8 4 8.1. Dhurimi i pajisjeve dhe materialeve informative, edukative dhe komunikuese nga prodhuesit dhe distributoret e zëvendësuesve të qumështit të gjirit, mund të bëhet vetëm pas marrjes së lejes në formë të shkruar nga Ministria e Shëndetësisë. 8.2. Pajisjet dhe materialet e këtilla mund të mbajnë emrin ose shenjën njohëse të dhuruesit, por jo edhe t`i referohen prodhimeve të caktuara në kuadër të fushëveprimit të këtij Ligji. Kapitulli VI SISTEMI I KUJDESIT SHËNDETËSOR - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The health ministry and health authorities must take appropriate measures to encourage and protect breastfeeding, and the health care system must not be used to promote certain products.
Neni 9 9.1. Ministria e Shëndetësisë dhe autoritetet shëndetësore ndërmarrin të gjitha masat e duhura për të inkurajuar dhe mbrojtur të ushqyerit me qumësht gjiri, duke informuar dhe këshilluar nё mёnyrё adekuate punëtoret shëndetësor në nivelin e përgjegjësive të tyre, dhe duke i njoftuar ata me përmbajtjen e këtij Ligji. 9.2. Sistemi i shërbimeve të kujdesit shëndetësor nuk mund të përdoret për qëllime të promovimit të prodhimeve në kuadër të fushëveprimit të këtij Ligji, pos shpërndarjes së informatave për punëtorët shëndetësor. 9.3. Nuk lejohet shfrytëzimi i sistemit të kujdesit shëndetësor për prezantim ose distribuim të prodhimeve dhe materialeve promovuese të zëvendësuesve të qumështit të gjirit, përveç sipas kushteve të përcaktuara në nenin 8 të këtij Ligji. 9.4. Nuk lejohet përdorimi i sistemit të kujdesit shëndetësor nga personat e financuar nga prodhuesit apo distributorët e prodhimeve brenda fushëveprimit të këtij Ligji. Kapitulli VII PUNËTORËT SHËNDETËSOR - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Health workers must encourage and protect breastfeeding, and they must not accept promotional incentives, promote breast-milk substitutes in health institutions except for professional evaluation or research, or give samples to pregnant women, mothers, or family members. Manufacturers/distributors and receiving health workers must notify the health institution about certain incentives or benefits.
Neni 10 10.1. Punëtorët shëndetësor janë të obliguar që të inkurajojnë dhe mbrojnë të ushqyerit e foshnjës me qumësht gjiri. 10.2. Punëtorët shëndetësor e kanë të ndaluar që të pranojnë çdo formë të stimulimit nga prodhuesi apo distributori, për promovim në institucione shëndetësore të prodhimeve brenda fushëveprimit të këtij Ligji. 10.3. Punëtorët shëndetësor e kanë të ndaluar të bëjnë promovimin e zëvendësuesve të qumështit të gjirit në institucione shëndetësore përveç me qëllime të vlerësimit profesional ose të hulumtimeve në nivel të institucionit. 10.4. Punëtorët shëndetësor e kanë të ndaluar që t’iu dhurojnë shtatzënave, nënave dhe familjareve të këtyre foshnjave, mostra të prodhimeve brenda fushëveprimit të këtij Ligji. 10.5. Prodhuesi apo distributori e ka për obligim t´a informoj institucionin shëndetësor për punëtorin e atij institucioni i cili përfiton ndonjë kontribut të dhënë për të ose në favor të tij, si financimin e studimeve pasuniversitare, vizitave studiuese, dhënien e bursave për hulumtime, pjesëmarrje në tubime profesionale dhe aktivitete të tjera të ngjashme. 10.6. Punëtori shëndetësor përfitues, duhet ta informoj institucionin e tij për cilëndo formë të stimulimit nëse ajo vie nga prodhuesit dhe distributoret e prodhimeve përbrenda fushëveprimit të këtij Ligji. 5 Kapitulli VIII PERSONAT E PUNËSUAR NGA PRODHUESI DHE DISTRIBUTORI - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Marketing staff in scope may not carry out health-education functions for pregnant women and mothers of infants.
Neni 11 11.1. Personeli i punësuar në marketingun e prodhimeve përbrenda fushëveprimit të këtij Ligji, nuk mund të ushtroj funksione edukative shëndetësore për shtatzënat dhe nënat e foshnjave. 11.2. Kjo nuk nënkupton parandalimin për ta shfrytëzuar sistemin e kujdesit shëndetësor për veprimtari të tjera, me kërkesë dhe pëlqim të aprovuar nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë. 11.3. Prodhuesi dhe distributori kryesor i prodhimeve përbrenda fushëveprimit të këtij Ligji, janë të obliguar të informojnë çdo anëtar të personelit të marketingut për përmbajtjen e këtij Ligji. Kapitulli IX TË DREJTAT E FEMRËS PËR GJI DHËNIE Vlerësimi dhe masat për garantimin e rrezikshmёrisё - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Employers must assess certain workplace risks and inform breastfeeding employees of the results. If the assessment shows a risk, they must change working conditions and take protective measures; if that is not possible or is too costly, they must reassign the employee within the same undertaking or provide paid leave if reassignment is technically or operationally impossible.
Neni 12 12.1. Çdo punëdhënës është i detyruar që të bëje vlerësimin e rrezikshmërisë lidhur me punët të cilat i ekspozohen rrezikshmërisë së veçantë nga agjentet e Aneksit I i cili ёshtё pjesë pёrbёrёse e këtij ligji. 12.2. Çdo punëdhënës është i detyruar që lidhur me rezultatet e vlerësimit të informoj të punësuarën që ushqen foshnjën me gji. 12.3. Ne rastet kur vlerësimi nga paragrafi 1 konstaton rrezikshmëri për sigurinë ose shëndetin e të punësuarave që ushqejnë foshnjën me gji, çdo punëdhënës duhet ti ndërmarr gjitha masat e nevojshme për ndërrimin e kushteve të punës dhe masat mbrojtëse për shëndetin e punësuarave që ushqejnë foshnjën me gji gjatë ushtrimit të detyrave të tyre. 12.4. Në qoftë se punëdhënësi nuk ka mundësi qe të marrë masat e nevojshme nga paragrafi 3 ose ndërmarrja e këtyre masave është e përcjellur me kosto të papërballueshme, punëdhënësi është i detyruar që të punësuarave që ushqejnë foshnjën me gji t’ ia ndërrojnë vendin e punës brenda ndërmarrjes së njëjtë pa reflektuar efekte te ndjeshme financiare për këta persona. 12.5. Ne qoftë se ndërrimi i vendit të punës nuk është i mundshëm për shkaqe teknike ose operative, punëdhënësi është i detyruar që të punësuarave që ushqejnë foshnjën t’iu mundësoj pushim me pagese. Ndalesa absolute e ekspozimit - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: A breastfeeding worker must not be forced to do work that poses a risk to her safety or health, including exposure to lead chemicals or underground mining work.
Neni 13 Punëtorja që ushqen foshnjën me gji nuk guxon, që nën asnjë rrethanë, të detyrohet të punojë në punë për të cilat vlerësimi nga neni 12.1. konstaton ekzistimin e rrezikut për sigurinë ose shëndetin e saj prej ekspozimit të: a) Agjentëve kemikal nga plumbi ose derivateve të plumbit përderisa këto agjente janë të prekshme ose mund të absorbohen në organizmin e njeriut. b) Punëve në miniera nën sipërfaqësore. Ndalesa për ndërprerje të marrëdhënies së punës - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The employer may not terminate a breastfeeding employee’s employment during maternity leave, and may not terminate her contract because of rights granted by this law.
Neni 14 14.1. Punëdhënësi nuk mund te ndërpres marrëdhënien e punës të punësuarës që ushqen foshnjën me gji e cila gjendet në pushimin e lehonisë. 6 14.2. Punëdhënësi nuk mund te ndërpres kontratën e punës të punësuarës që ushqen foshnjën me gji për shkak te së drejtave të saj të përcaktuara me këtë ligj. 14.3. Punëdhënësi është i detyruar që në rast të ndërprerjes së kontratës të punësuarës që ushqen foshnjën me gji për arsye tjera nga paragrafi 2, të bëje arsyetimin e këtij veprimi me shkrim. 14.4. Në rast të shkeljeve të dispozitave ligjore nga ky nen, punëdhënësi detyrohet që të paguaj dëmshpërblimin adekuat për kompensimin material qe do ti kishte takuar të punësuarës që ushqen foshnjën me gji për 6 muajt e ardhshëm. 14.5. Në rastet nga paragrafi 2, e punësuara që ushqen foshnjën me gji ka të drejtë për vazhdim të pagesës nga paragrafi 4 për 6 muaj tjerë nga fondet e sigurimit shëndetësor ose në mungesë të këtyre fondeve nga fondet sociale. Kapitulli X FINANCIMI - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Breastfeeding promotion and protection are to be funded in accordance with Article 57 of the Health Law No. 2004/4.
Neni 15 Nxitja dhe mbrojtja e të ushqyerit me gji do të financohen nё pajtim me nenin 57 tё Ligjit për shëndetësi Nr. 2004/4. Kapitulli XI DISPOZITAT DISCIPLINORE DHE NDËSHKIMORE - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: If this law is not followed and the breach is not a criminal offense, measures will be taken under Articles 118 and 119 of the Kosovo Health Law.
Neni 16 Në rastet e mos zbatimit dhe shkeljeve të dispozitave të këtij ligji kur nuk përbën vepër penale do te merren masa konform Nenit 118 dhe 119 të Ligjit për Shëndetësi të Kosovës. Kapitulli XII DISPOZITAT KALIMTARE DHE PЁRFUNDIMTARE - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The Ministry of Health must issue subordinate acts provided for by this law to implement it.
Neni 17 Me qëllim tё zbatimit tё këtij Ligji, Ministria e Shёndetёsisё do tё nxjerrё akte nënligjore tё përcaktuara me kёtё ligj. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: This article says the law enters into force after approval by the Assembly of Kosovo and promulgation by the Special Representative, and its annex lists work factors, processes, and conditions linked to health risks.
Neni 18 Ky ligj hyn në fuqi pas miratimit nga ana e Kuvendit të Kosovës dhe shpalljes nga Pёrfaqёsuesi Special i Sekretarit tё Pёrgjithshёm. UNMIK/REG/2007/7 31.01.2007 7 ANEKSI I LISTA JO-KOMPLETE E FAKTORËVE, PROCESEVE DHE E KUSHTEVE TË PUNËS A. Faktorët Faktorët fizik ku trajtohen si faktorë që shkaktojnë lëndimin e fetusit dhe/apo për përçarjen e shtrati të fëmijës, dhe në veçanti që shkaktojnë: (a) shok, dridhje apo lëvizje; (b) reagimi ndaj rrezikut nga barra e detyruar, posaçërisht ata të natyrës shpinore; (c) zhurma; (d) rrezatim jonizues (*) (e) rrezatim jo-jonizues; (f) ftohje apo nxehje ekstreme (g) lëvizjet dhe gjendja, udhëtimet brenda apo jashtë ndërmarrjes, lodhjes fizike apo psikike, dhe ngarkesa tjera fizike, lidhur me aktivitetet e të punësuarës që ushqen foshnjën me gji. Faktorët Biologjik Faktorët Biologjik të grupeve në rrezik sikur: Grupet 2, 3 dhe 3 brenda kuptimit të Nenit 2 (d) numrat 2, 3 dhe 4 të Direktivës 90/679/EEC (1), deri në atë masë që të dihet se këta faktorë apo masat terapeutike të kërkuara nga këta faktorë, rrezikojnë shëndetin e grave shtatzëna dhe të fëmijës që nuk kanë lindur ende, që nuk përmenden në Shtojcën II. Faktorët Kimik Faktorët kimik vijues, kur dihet se rrezikojnë shëndetin e grave shtatzëna dhe fëmijës që nuk ka lindur ende, ku me sa duket nuk përmenden në Shtojcën II: (a) Substanca e etiketuar R 40, R 45, R 46, dhe R 47 nën Direktivën 67/548/EEC (²), me sa duket nuk përmendet në Shtojcën II; (b) faktorët kimik në Shtojcën I të Direktivës 90/394/EEC (³); (c) zhiva dhe derivatet nga zhiva; (d) bari antimitotik; (e) oksid karboni; (f) faktorët kimik të njohur dhe të rrezikshëm që përcjellën (thithen) përmes lëkurës. B. Proceset Proceset industriale të përmendur në Shtojcën I të Direktivës 90/394/EEC. C. Kushtet e punës Puna nëntokësore në minierë
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 02/L-81 PËR NXITJEN DHE MBROJTJEN E TË USHQYERIT ME QUMËSHT GJIRI
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in