LIGJI NR. 02/L-9 PËR UJITJEN E TOKAVE BUJQËSORE
This provision states that the law is intended to regulate irrigation of agricultural land in Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 02/L-9
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This provision states that the law is intended to regulate irrigation of agricultural land in Kosovo. This law aims to create the legal framework for establishing and operating service providers and service users, to organize them properly, and to improve conditions for irrigating agricultural land in Kosovo and protecting it from excess water. This article says the law regulates irrigation and drainage of agricultural land in Kosovo, including how related bodies are organized and administered. This article defines key terms used in the law on irrigation and related bodies. The Ministry is responsible for creating and implementing irrigation and drainage policies for agricultural land in Kosovo. Companies must manage irrigation as set by this law. Associations and Federations must use water for irrigation and manage irrigation-system parts given to them, in line with this law and other applicable laws.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 02/L-9 PËR UJITJEN E TOKAVE BUJQËSORE
Showing 41 of 41
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This provision states that the law is intended to regulate irrigation of agricultural land in Kosovo.
GAZETA ZYRTARE E INSTITUCIONEVE TË PËRKOHSHME TË VETËQEVERISJES NË KOSOVË / PRISHTINË :VITI II / NR. 11 / 01 PRILL 2007 Ligji Nr. 02/L-9 PËR UJITJEN E TOKAVE BUJQËSORE Kuvendi i Kosovës, Duke u bazuar në Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2001/9 të datës 15 maj 2001 për Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë, Kreut 9.1.26 (a) dhe 5.1. (j), Me qëllim të rregullimit të ujitjes së tokave bujqësore në Kosovë, Miraton : LIGJIN PËR UJITJEN E TOKAVE BUJQËSORE I. DISPOZITAT E PËRGJITHSHME Qëllimi i Ligjit
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This law aims to create the legal framework for establishing and operating service providers and service users, to organize them properly, and to improve conditions for irrigating agricultural land in Kosovo and protecting it from excess water.
Neni 1. Ky Ligj ka për qëllim krijimin e infrastrukturës ligjore për themelimin dhe funksionimin e subjekteve që afrojnë shërbime dhe shfrytëzuesve të shërbimeve dhe organizimin e mirëfilltë të tyre në mënyrë që të krijohen kushtet optimale për ujitjen e tokës bujqësore në Kosovë dhe mbrojtjen e saj nga ujërat e tepërta me qëllim të shtimit të rendimenteve të prodhimeve bujqësore. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article says the law regulates irrigation and drainage of agricultural land in Kosovo, including how related bodies are organized and administered.
Neni 2. Ky Ligj rregullon organizimin dhe administrimin e ujitjes dhe kullimit të tokës bujqësore në Kosovë, kompetencat dhe ndarjen e përgjegjësive të subjekteve të ujitjes dhe kullimit, formimin dhe regjistrimin e kompanive të ujitjes, sipas zbatueshmërisë se shoqatave të përdoruesve të ujit për ujitje, Federatave, organizimin e tyre, tarifat e ujit për ujitje, afarizmin e shoqatave dhe çështje të tjera lidhur me ujitjen dhe kullimin. Përkufizimet - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law on irrigation and related bodies.
Neni 3. Në kuptimin e këtij Ligji, termat e përdorura në të, kanë këto kuptime: “Ujitje” nënkupton ngopjen e tokës bujqësore me ujë, me qëllim të mbajtjes së lagështisë ne nivel optimal për zhvillimin normal të bimëve, “Sistem i ujitjes “ nënkupton një kompleks të objekteve hidroteknike të cilat shërbejnë për qëllime të ujitjes dhe nevoja të tjera, të një territori të caktuar. “Kullim” nënkupton largimin e ujërave të tepërta nga tokat bujqësore me sistem të ndërtuar, “Kompani”, nënkupton ndërmarrje apo kompani publike nën autoritetin e Agjencisë Kosovare të Mirëbesimit (AKM) të ujitjes e cila kryen shërbime të ujitjes për shoqata, fermerë dhe shfrytëzues të tjerë, “Bordi mbikëqyrës i kompanisë” nënkupton trupin mbikëqyrës dhe vendim marrës në bazë të statutit, “Shoqatë”, nënkupton bashkimin e organizuar të fermerëve me qëllim të përdorimit të ujit për ujitje, shfrytëzimin dhe menaxhimin e objekteve të dhëna në shfrytëzim., “Federatë” nënkupton bashkimin e dy e më tepër shoqatave të përdoruesve të ujit për ujitje. “Transferim” nënkupton bartjen e përgjegjësive të caktuara që kanë të bëjnë me përdorimin e kanaleve sekondare dhe terciare nga kompanitë në shoqata dhe federata. “Zonë nën ujitje” nënkupton një territor të caktuar bujqësor që furnizohet me ujë për ujitje nga ofruesit për shfrytëzuesit e shërbimeve të ujitjes , “Kuvendi i shoqatës” nënkupton trupin më të lartë vendimmarrës të shoqatës, “Këshilli administrativ i shoqatës”, nënkupton trupin e shoqatës, federatës, për drejtimin e shoqatës, federatës, “Këshilli ekzekutiv” është trup përgjegjës për distribuim të ujit, operim dhe mirëmbajtje të objekteve të sistemit të ujitjes të dhëna në shfrytëzim , “Komisioni i kontrollit financiar” është trup për kontrollimin financiar të shoqatës apo federatës, “Komisioni i arbitrazhit” është trup i veçantë për zgjedhjen e kontesteve brenda shoqatës ose federatës, “Statut” nënkupton aktin normativ të kompanisë, shoqatës ose federatës me të cilin rregullohet krijimi, organizimi dhe funksionimi i kompanisë, shoqatës, federatës si dhe organeve të tyre, “Tarifë” nënkupton shumën e pagesës së shërbimeve të ujitjes për një sezonë ose për një ujitje, “Ministria” nënkupton Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, “Ministër” nënkupton Ministrin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, “Departamenti” nënkupton Departamentin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural për prodhimin dhe mbrojtjen e bimëve, “Zyra rregullative” është njësi e Ministrisë, përgjegjës për krijimin e kushteve për regjistrimin dhe funksionimin e shoqatave . II. ADMINISTRIMI I UJITJES - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The Ministry is responsible for creating and implementing irrigation and drainage policies for agricultural land in Kosovo. Companies must manage irrigation as set by this law. Associations and Federations must use water for irrigation and manage irrigation-system parts given to them, in line with this law and other applicable laws.
Neni 4. 4.1. Ministria është përgjegjëse për krijimin dhe implementimin e politikave të ujitjes dhe kullimit të tokës bujqësore në Kosovë. 4.2. Kompanitë e bëjnë menaxhimin e ujitjes në mënyrën e përcaktuar me këtë ligj. 4.3. Shoqatat dhe Federatat e bëjnë shfrytëzimin e ujit për ujitje dhe menaxhimin e pjesëve të Sistemeve të Ujitjes të cilat iu janë dhënë në shfrytëzim në përputhje me këtë ligj dhe ligjet tjera të aplikueshme. II.1. Kompetencat e Ministrisë - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The Ministry has powers over irrigation and drainage of agricultural land, including setting policies, proposing irrigation fee criteria and limits, supervising business plans, approving certain responsibility transfers, and setting boundaries between companies and associations.
Neni 5. 5.1. Ministria, në lëmin e ujitjes dhe kullimit të tokës bujqësore ka këto kompetenca: a) përcakton politikat e ujitjes dhe kullimit, b) zhvillon kriteret dhe i propozon limitet për tarifat për ujitje , c) si anëtare e bordit mbikëqyrës vlerëson planet afariste që të sigurohet në zbatimin e politikave të aprovuara, d) jep pëlqimin në bashkëpunim me AKM-në, për bartjen e përgjegjësive të caktuara menaxhimit të kanaleve sekondare dhe terciare dhe objekteve përkatëse nga kompania në shoqatë, brenda kufijve përkatës, e) përcakton përgjegjësitë dhe kufijtë në mes të kompanive dhe shoqatave si dhe në mes të shoqatave. 5.2. Ministria, përmes Seksionit për Ujitje dhe kullim është kompetente për monitorim dhe udhëzim dhe kontrollin e bartjes së përgjegjësive menaxhuese të kanaleve sekondare dhe terciare të ujitjes nga kompania në shoqatë – federatë dhe a) të mbajë regjistrin e kompanive, shoqatave dhe federatave, b) t’i këshillojë dhe drejtoj kompanitë, shoqatat dhe federatat për çështje në lëmine ligjore dhe financiare, c) të bëj monitorimin e ujitjes, kullimit dhe cilësisë së ujit për ujitje në bashkëpunim me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, d) emëron drejtoj anëtarët e Bordit Mbikëqyrës të kompanive, sipas kritereve të përcaktuara me akt nënligjor të nxjerrë nga Ministria dhe monitoron zgjedhjen e organeve të shoqatave. 5.3. Ministri vendosë që transferi i të drejtës së shfrytëzimit të objekteve dhe përgjegjësive të kryhet në bazë të transferit në përdorim sipas ligjeve të aplikueshme. 5.4. Për objektet e ujitjes të cilat iu shërbejnë dy apo më tepër shoqatave, Ministria mund të vendosë që e drejta e shfrytëzimit të bartet në federatë. III. KOMPETENCAT DHE PËRGJEGJËSITË E KOMPANISË - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Companies operating irrigation and drainage infrastructure must provide, manage, contract for, and price irrigation services as described here.
Neni 6. 6.1. Uji për ujitje ofrohet përmes infrastrukturave kryesore që operohen nga kompanitë e autorizuara në mënyrë të rregullt si ofruese të shërbimeve. 6.2. Kompanitë operojnë sipas kushteve të cekura në statuset e tyre, në pajtim me delegimet e dhëna sipas Ligjit në fuqi. Autorizimi specifikon kushtet zbatuese për dhënien e së drejtës, territorit, kohëzgjatjes dhe vazhdimit të kohëzgjatjes. 6.3. Kompanitë Publike brenda fushëveprimit të kompetencave që i nënshtrohen autoritetit të AKM- së, kanë për obligim që: - të ndërtojnë, operojnë dhe mirëmbajnë infrastrukturat e ujitjes dhe kullimit në mënyrë biznesi dhe në pajtim me interes të përgjithshëm, - të ofrojnë ujë për ujitje me kohë, në sasi të mjaftueshme dhe në kualitet të kërkuar për nevojat e përdoruesve dhe bëjnë kërkesa përmes MBPZHR-, Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor për sasitë e ujit që nevojiten, - të ofrojnë kontratat përkatëse përdoruesve të ujit për shërbimet e tilla dhe të mbledhin taksat për shërbimet e ofruara, - të udhëzojnë dhe vlerësojnë kërkesat e reja për intervenime në infrastrukturën e ujit për ujitje nga personat, dhe të ofrojnë shërbimet korresponduese, - të jenë në pajtueshmëri me statutet dhe aktet nënligjore të aprovuara nga autoritetet rregullative, - të mbajnë ndaras, të kontrolluar financiarisht në mënyrë të pavarur llogaritë vjetore dhe planet vjetore të biznesit në disponueshmëri të Bordit Mbikëqyrës. - Të caktojnë çmimin e ujit për ujitje nga përdoruesit në koherencë me kapacitetet e tyre financiare, 6.4. Kompanitë janë përgjegjëse për: - menaxhimin dhe mirëmbajtjen e infrastrukturës së ujitjes dhe kullimit nën juridiksionin e saj, definojnë përgjegjësitë dhe kufijtë mes tyre dhe shoqatave, - sigurimin e ujit për ujitje në kohë dhe në sasi të mjaftueshme për shfrytëzuesit e shërbimeve sipas planit vjetor të harmonizuar me shfrytëzuesit, - lidhjen e kontratave me shfrytëzuesit e ujit për ujitje për shërbimet e ofruara dhe inkason nga ata kompensimin material për shërbime, - në rast të shkaktimit të dëmeve subjekteve të tjerë, të pësuar si pasojë e defekteve në infrastrukturën e ujitjes, bënë vlerësimin dhe kompensimin e tyre. - dhënien e pëlqimit për çdo ndërhyrje të re nga personat fizik në infrastrukturën e ujitjes, - hartimin e planeve zhvillimore për investime të reja për zgjerimin e sipërfaqeve të ujitjes, me të cilat plane do ta njoftojë Ministrinë, në harmoni me planet tjera zhvillimore. 6.5. Kompanitë janë ndërmarrje publike që mbikëqyren nga Bordi Mbikëqyrës. IV. TRANSFERI I SISTEMEVE TË UJITJËS - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Bordi mbikëqyrës i kompanisë vendos për bartjen; transferi duhet të zgjasë të paktën 5 vjet dhe mund të vazhdohet.
Neni 7 7.1. Bartja vendoset nga Bordi mbikëqyrës i kompanisë. 7.2. Transferi duhet të jetë për kohën prej së paku 5 vitesh, me mundësi të vazhdimit. 7.3. Transferimi nuk nënkupton transferimin e së drejtës së pronësisë. V. TARIFAT UJITJES - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Bordi mbikëqyrës përcakton tarifat; shoqatat, fermerët, pronarët e tokave në zonat e ujitjes dhe disa konsumues të ujit për ujitje duhet t’i paguajnë shpenzimet e caktuara.
Neni 8 8.1. Tarifat të cilat duhet t’i paguajnë shoqatat dhe fermerët përcaktohen nga Bordi mbikëqyrës. 8.2. Pronarët e tokave në zonat e ujitjes duhet t’i paguajnë shpenzimet për mirëmbajtje të rrjetit kryesor pa marrë parasysh se a e përdorin apo jo rrjetin për ujitje. Konsumuesit e ujit për ujitje në zonat e mbuluara me rrjet të ujitjes gjithashtu duhet t’i paguajnë shpenzimet e tilla. Pagesat duhet të inkasohen ose nga pronarët apo nga konsumuesit e ujit për ujitje për sa i përket tokave në fjalë. VI. SHOQATAT E PËRDORUESVE TË UJIT PËR UJITJE - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: A shoqata është organizatë jofitimprurëse e krijuar vullnetarisht; për krijimin e saj kërkohet pëlqimi i 51% të fermerëve përkatës; personat me tokë brenda zonës së ujitjes kanë të drejtë të bëhen anëtarë; dhe shoqata duhet ta dërgojë statutin në Ministri dhe të regjistrohet.
Neni 9 9.1. Shoqata është entitet jo profitabil i krijuar në bazë vullnetare në përputhje me dispozitat e këtij Ligji. 9.2. Për tu krijua një shoqatë nevojitet pëlqimi i 51% i fermerëve që gravitojnë në territorin e shoqatës që do të krijohen. 9.3. Çdo person fizik a juridik që ka në pronësi ose në shfrytëzim tokë brenda zonës nën ujitje të një shoqate, ka të drejtë të bëhet anëtar i saj. 9.4. Shoqata harton dhe dërgon statutin e vet në Ministri dhe regjistrohet në organin kompetent. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The association must distribute irrigation water fairly among members and, where possible, also supply irrigation water to non-member agricultural landowners or users within its irrigation area.
Neni 10 10.1. Shoqata e shfrytëzon sistemin e ujitjes ashtu që çdo anëtarë të saj duhet ta vejë në pozitë të barabartë për shfrytëzimin e ujit, duke u kujdesur që ujin për ujitje ta shpërndajë sipas planit, e mundësisht me sasi të mjaftueshme për të gjithë anëtarët e vet. 10.2. Shoqata furnizon me ujë për ujitje edhe personin i cili është pronar ose shfrytëzues i tokës bujqësore, e cila gjendet brenda zonës së ujitjes të asaj shoqate, e që nuk është anëtarë i sajë nëse ekzistojnë mundësitë për furnizim. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Membership in the association is open to natural and legal persons who want to use its irrigation capacity for agricultural purposes.
Neni 11 11.3. Anëtarësimi në Shoqatë është i hapur për të gjithë personat fizik dhe juridik që kanë për qëllim të përdorin kapacitetet ujitëse të shoqatës, për qëllime bujqësore. 11.2. Mënyra dhe procedurat e themelimit dhe regjistrimit të shoqatave do të rregullohet me Udhëzim Administrativ. 11.3. Personave të cilët nuk janë anëtar të Shoqatës, Shoqata mund tu caktoi tarifën e ujit për ujitje më të lartë nga ato që i paguajnë anëtarët, por jo më të lartë se 50% të tarifave të rregullta. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Associations must adopt their statute in line with this Law.
Neni 12 Shoqatat nxjerrin statutin në përputhje me dispozitat e këtij Ligji. Detyrat e shoqatës si dhe të drejtat dhe detyrat e anëtarëve të saj përcaktohen në statutin e shoqatës. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: An association must file its statute with the competent registration body within 30 days after the statute is approved, and it must also register with the Ministry’s regulatory office.
Neni 13 13.1. Shoqata brenda afatit prej 30 ditësh nga dita e miratimit të statutit, depoziton statutin në organin kompetent për regjistrim. 13.2. Përveç regjistrimit në organin kompetent, shoqata duhet të regjistrohet edhe pranë zyrës rregullative të Ministrisë. 13.3. Ndryshimet në statutin e një shoqate bëhen në përputhje me Ligjin. Çdo propozim për ndryshimin e statutit të një shoqate duhet të miratohet nga Kuvendi i Shoqatës dhe të dërgimit në Ministrisë - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Associations must run and maintain irrigation infrastructure, supply irrigation water continuously and non-discriminatorily, collect due payments, and prepare irrigation plans.
Neni 14 Detyrat kryesore të Shoqatave janë: a) Operimi dhe mirëmbajtja e infrastrukturës për ujitëse brenda afatit të bartjes. b) Furnizimi i vazhdueshëm me ujë për ujitje i të gjithë anëtarëve dhe jo-anëtarëve në kushte jo diskriminuese dhe të paanshme. c) Grumbullimi i pagesave që i takojnë shoqatës / federatës. d) Harton planin e ujitjes sipas kulturave dhe bënë bilancin e nevojave të ujit për ujitje. Organizimi i shoqatave - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Associations must have their own governing organs. Associations with fewer than 30 members do not have an administrative council, and the chairperson performs that council’s duties.
Neni 15. 15.1 Çdo shoqatë, për funksionimin normal të saj duhet ti ketë organet e veta. Organet e shoqatës janë: 1. Kuvendi, 2. Këshilli Administrativ dhe 3. Stafi Ekzekutiv. 15.2. Shoqata e cila ka më pak se 30 anëtarë nuk do të ketë këshill administrativ, dhe se detyrat e këshillit i kryen kryetari i shoqatës. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: An association may provide in its statute for additional bodies, created by a special assembly decision. Their work, powers, meeting rules, decision-making rules, and related matters must be regulated by an administrative instruction and the association’s statute.
Neni 16. 16.1. Përveç organeve nga neni 15 i këtij Ligji, shoqata me statutin e saj, mund të parasheh edhe formimin e organeve tjera të cilat formohen me vendimin e posaçëm të kuvendit e që janë: a) Komisioni për kontrollin financiar, b) Komisioni i arbitrazhit. 16.2. Organizimi i punës, kompetencat, mënyra e mbajtjes së mbledhjeve, mënyra e vendosjes në mbledhjet e organeve të shoqatës si dhe çështjet e tjera qe kanë të bëjnë me organet dhe komisionet e shoqatës nga neni 15 dhe alineja 1 e këtij neni do të rregullohen me Udhëzim Administrativ dhe me statutin e shoqatës. VII. TARIFAT E UJIT PËR UJITJE - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Fermerët must pay the fees set in each association’s statute, and the Ministry finally approves the amount of those fees.
Neni 17. 17.1. Me statutin e çdo shoqate përcaktohen tarifat të cilat duhet t’i paguajnë fermerët dhe ato janë: a) tarifa e ujit për ujitje, b) tarifa e anëtarësisë vjetore, c) çdo tarifë tjetër e cila vendoset nga shoqata. 17.2. Shumën e tarifave për anëtarët dhe jo anëtarët e shoqatës, përfundimisht e miraton Ministria. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Business relations between associations and farmers must be set out in a contract.
Neni 18. Raportet afariste ndërmjet shoqatave dhe fermerëve rregullohen me kontratë, me të cilën përcaktohen sasia e ujit për ujitje, çmimi, afati i pagesës dhe çështja e paradhënies. VIII. LARGIMI DHE PËRJASHTIMI I ANËTARËVE - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Çdo anëtar ka të drejtë të largohet nga shoqata vetëm pasi të përfundojë sezona e ujitjes dhe pasi të ketë përmbushur të gjitha obligimet financiare ndaj shoqatës.
Neni 19. Çdo anëtar ka të drejtë të largohet nga shoqata por vetëm pasi që të përfundojë sezona e ujitjes dhe pasi qe t’i ketë përmbushur të gjitha obligimet financiare ndaj shoqatës. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: A person who sells land in an association’s irrigated area may transfer membership to the new owner, but must notify the association in advance and first satisfy all obligations to the association.
Neni 20 20.1. Personi i cili e shet tokën brenda zonës nën ujitje të një shoqate, mundet me njoftimin paraprak të shoqatës që pronarit të ri t’ia bartë të drejtën e anëtarësimit në shoqatë. 20.2. Për bartjen nga paragrafi 1 i këtij neni, më parë duhet të jenë përmbushur të gjitha obligimet ndaj shoqatës. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: A person may be expelled from the association and must compensate any damage caused if they breach the law or the association statute, miss financial obligations on time, or intentionally or negligently cause damage without paying for it.
Neni 21 21.1. Personi i cili nuk i respekton dispozitat e këtij Ligji dhe statutin e shoqatës, nuk i përmbushë me kohë obligimet financiare ndaj sajë, i cili me veprimin e vet me qëllim apo nga pakujdesia i shkakton dëm shoqatës dhe nuk e kompenson atë, do të përjashtohet nga shoqata dhe është i obliguar që t’ia kompensojë dëmin e shkaktuar. 21.2. Anëtari i përjashtuar nga shoqata ka të drejtë ankese, kuvendit të shoqatës në afat prej 8 ditësh nga dita e përjashtimit. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Kur vdes një anëtar i shoqatës, të drejtat dhe obligimet e tij në lidhje me shoqatën kalojnë te trashëgimtarët e tij ligjorë.
Neni 22 Në rast të vdekjes së anëtarit të shoqatës, të drejtat e tij në shoqatë dhe obligimet e tij ndaj shoqatës bartën në trashëgimtarët ligjorë të tij. IX. FEDERATAT E PËRDORUESVE TE UJIT Krijimi i Federatës - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: A federation may be formed voluntarily by two or more associations for irrigation water administration and use, associations supplied by a federation-controlled water source have a right to join, and the Ministry sets the rules and procedure for forming a federation.
Neni 23 23.1. Federata, krijohet në mënyrë vullnetare me bashkimin e dy apo më tepër shoqatave me qëllim të administrimit dhe shfrytëzimit të ujit për ujitje. 23.2. Çdo shoqatë e cila furnizohet me ujë nga një kanal, gypsjellës, rezervuar apo presë e ujit që shfrytëzohet nga një federatë, gëzon të drejtën e anëtarësimit në atë federatë. 23.3. Ministria përcakton rregullat dhe procedurën që duhet zbatuar për krijimin e federatës, sipas këtij ligji. Detyrat e Federatës - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Federata must carry out key irrigation duties, including maintaining irrigation infrastructure, supplying water to member and non-member associations, taking needed management and construction actions, and collecting service payments.
Neni 24 Detyrat kryesore të federatës janë: a) shfrytëzimi dhe mirëmbajtja e objekteve kryesore, kanaleve, rezervuarëve dhe e infrastrukturës përkatëse të ujitjes, brenda afatit të bartjes. b) furnizimi me ujë për ujitje i shoqatave anëtare dhe jo anëtare të federatës, c) ndërmarrja e aktiviteteve në menaxhimin dhe veprimet e nevojshme ndërtimore për funksionimin normal të sistemeve të ujitjes, brenda afatit të bartjes. d) grumbullimi i pagesave nga shërbimet për mirëmbajtjen investive të objekteve me të cilat disponon federata. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: An association that is a federation member must share the use and maintenance costs of federation-managed facilities proportionally, and it may leave voluntarily except during the irrigation season.
Neni 25 25.1. Secila shoqatë, që është anëtare e federatës merr pjesë në mënyrë proporcionale në koston e përdorimit dhe të mirëmbajtjes së objekteve, të cilat menaxhohen nga federata. 25.2. Shoqata sipas vullnetit të lirë për anëtarësim në federatë, mundet gjithashtu ta lë atë në mënyrë vullnetare, por jo gjatë sezonës së ujitjes. 25.3. Në rast të ndonjë shpenzimi shtesë të bërë nga federata gjatë planifikimit dhe ndërtimit të sistemit të ujitjes, duke pasur anëtarësinë e shoqatës në këtë federatë, shoqata nuk mund të largohet pa i rikompensuar këto shpenzime. 25.4. Kur shoqata nuk i respekton dispozitat e këtij Ligji, apo të statutit të federatës, shkakton dëm financiar ndaj federatës, qëllimisht ose nga pakujdesia shoqata në këtë rast mund të përjashtohet nga federata, dhe iniciohet procedura për kompensimin e dëmit. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Çdo federatë duhet të nxjerrë statutin e vet.
Neni 26 Çdo federatë, në përputhje me dispozitat e këtij Ligji, është e obliguar që të nxjerr statutin e vet, me të cilin duhet t’i rregullojë çështjet të cilat kanë të bëjnë me organizimin dhe strukturën organizative të saj, përshkrimin e objekteve të federatës, burimeve të ujit, rezervave të ujit, si dhe detyrat dhe përgjegjësitë e organeve të federatës. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: The federation’s statute and any amendments are approved by the federation’s administrative council after Ministry consent, and the federation must file the statute with the competent registration body within 30 days of approval.
Neni 27 27.1. Statuti i federatës dhe ndryshimet e plotësimet e tij, miratohet nga këshilli administrativ i federatës pas pëlqimit nga Ministria. 27.2. Federata e depoziton statutin në organin kompetent për regjistrim në afatin prej 30 ditësh nga dita e miratimit të tij. Organet e Federatës - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: The federation’s regular organs are the Administrative Council and the Chairperson; its statute may also create additional organs.
Neni 28 28.1. Organet e Federatës janë Këshilli Administrativ dhe Kryetari . 28.2. Përveç këtyre organeve të rregullta, federata, me statut mund të përcaktojë edhe krijimin e organeve të tjera: këshillin ekzekutiv, komisionin e kontrollit financiar dhe komisionin e arbitrazhit. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: The work, powers, decision-making method, and related matters for the federation’s organs and commissions are to be regulated by an administrative instruction and the federation’s statute.
Neni 29 Organizimi i punës, kompetencat, mënyra e vendosjes dhe çështjet tjera që kanë të bëjnë me punën e organeve dhe komisioneve të federatës do të rregullohen me Udhëzim Administrativ dhe me statutin e federatës. X . TARIFAT E UJITJES QË PAGUHEN NGA ANËTARËT E FEDERATËS - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: Federata may propose water-supply tariffs and other tariffs it sets, and it applies them in line with the law.
Neni 30 Federata në përputhje me dispozitat e këtij Ligji i propozon tarifat për furnizimin e shoqatave me ujë dhe tarifat tjera të përcaktuara nga federata të cilat i zbaton në përputhje me ligjin në fuqi. XI. LARGIMI DHE PËRJASHTIMI I ANËTARËVE NGA FEDERATA - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: A voluntary member association has the right to leave the federation, but it cannot leave during the irrigation season or without fulfilling all obligations to the federation.
Neni 31 31.1. Një shoqatë nga baza e anëtarësimit vullnetarë në Federatë, ka të drejtë që vullnetarisht të largohet nga federata. 31.2. Përjashtimisht nga paragrafi 1 i këtij neni, shoqata nuk mund të largohet nga federata gjatë sezonës së ujitjes dhe pa i përmbushë të gjitha obligimet ndaj Federatës. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: An association that does not follow the law, its statute, or other federation acts, fails to pay federation fees, or does not compensate damage may be excluded from the federation and a damage-compensation procedure is started.
Neni 32 Në rast se shoqata, nuk i respekton dispozitat e këtij Ligji, dispozitat e statutit dhe të akteve të tjera të federatës, nuk i paguan ose vonohet t’i paguaj tarifat e caktuara nga federata ose nuk ia kompenson dëmin federatës, i pësuar me qëllim apo nga pakujdesia e shoqatës, shoqata përjashtohet nga federata dhe iniciohet procedura për kompensim të dëmit. XII. REGJISTRI I SHOQATAVE DHE FEDERATAVE - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: The Ministry must keep a register of companies, associations, and federations with specified details, and those entities must keep the data set by their statute.
Neni 33 33.1. Ministria e mbanë regjistrin e kompanive, shoqatave dhe federatave i cili duhet të përmbajë: a) emrin dhe selinë e kompanive, shoqatave dhe federatave, b) zonat nën ujitje të cilat i mbulojnë dhe madhësitë e tyre, c) numrin e anëtarëve dhe jo anëtarëve, d) inventarin dhe infrastrukturën e tyre, e) të dhënat mbi afarizmin e tyre i cili mbikëqyret nga Ministria. 33.2. Të dhënat të cilat duhet t’i mbajnë kompanitë, shoqatat dhe federatat përcaktohen me statutin e tyre. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: Ministria may monitor irrigation infrastructure and require technical defects to be fixed. Companies, associations, and federations must notify the Ministry about the technical condition of irrigation systems before each irrigation season.
Neni 34 34.1. Ministria është e autorizuar që të bëjë monitorimin e infrastrukturës së ujitjes dhe, nëse konstaton se ndonjë objekt i ujitjes ka mangësi teknike, kërkon mënjanimin e tyre. 34.2. Kompanitë, shoqatat dhe federatat janë të obliguara që ta njoftojnë Ministrinë lidhur me gjendjen teknike të sistemeve të ujitjes, para çdo sezone të ujitjes. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: The provision gives a temporary easement-style right to access foreign land for checking and maintaining irrigation systems, allows certain entities to authorize others to cross private land for related work, requires compensation for crop damage, and sends disputes to the competent court.
Neni 35 35.1. E drejta e përkohshme e qasjes në tokë të huaj për kontrollimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve të ujitjes është e drejtë e servitutit mbi tokën. 35.2. Kompanitë, shoqatat dhe federatat mund të autorizojnë edhe persona të tjerë që të kalojnë nëpër tokë private për kontrollimin dhe mirëmbajtjen e gypave dhe infrastrukturës së ujitjes. 35.3. Për shfrytëzimin e servitutit nga paragrafi i mësipërm, shfrytëzuesi do t’ia paguaj pronarit të tokës kompensimin për dëmin e shkaktuar në kulturat bujqësore. 35.4. Kontestin në mes të shfrytëzuesit të servitutit dhe pronarit të tokës do ta zgjedhë gjykata kompetente XIV. DËNIMET ADMNISTRATIVE - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: This article sets an administrative fine of €500 to €5,000 for several irrigation-related violations and requires damaged parties to compensate the damage and restore land.
Neni 36 36.1. Me një dënim administrativ prej 500 € deri në 5.000 € do të dënohet për kundërvajtje personi, shoqata dhe federata në rast se: a) dëmton sistemin e ujitjes apo infrastrukturën e tij, b) dëmton pjesën tjetër të tokës si pasojë e shfrytëzimit të pakujdesshëm të ujit, c) ndërton çfarëdo objekti mbi sistemet e ujitjes. d) në mënyrë ilegale dhe të paautorizuar kyçet dhe e shfrytëzon sistemin e ujitjes. e) nuk i mbanë të dhënat sipas nenit 34, alineja 2 f) nuk iu përmbahet rregullave sipas nenit 35. 36.2. Personat të cilët me veprimet e tyre i dëmtojnë objektet e sistemeve për ujitje, në pronësi të kompanisë, federatës apo shoqatës, përveç pagesës së dënimit me gjobë, janë të obliguar që t’ua kompensojnë dëmin e shkaktuar dhe token ta kthen në gjendjen e mëparshme. XIV. ZBATIMI - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: The Ministry must issue Administrative Instructions to implement this Law.
Neni 37 Për zbatimin e këtij Ligji, Ministria është e obliguar që të nxjerr Udhëzime Administrative. - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: Fines under this law are transferred to the Ministry of Economy and Finance to be paid into the Consolidated Budget of Kosovo.
Neni 38 Të hyrat e krijuara nga dënimet sipas këtij Ligji, bartën në Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave për t’u derdhur në Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës. XV . DISPOZITAT KALIMTARE - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: After this Law enters into force, any provisions that conflict with it will be repealed.
Neni 39 Pas hyrjes në fuqi të këtij Ligji do të shfuqizohen dispozitat të cilat janë në kundërshtim me këtë Ligj. XVI. HYRJA NË FUQI - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: This law enters into force after approval by the Assembly of Kosovo and promulgation by the UN Special Representative.
Neni 40 Ky Ligj hyn në fuqi pas miratimit nga Kuvendi i Kosovës dhe shpalljes nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara. 25.11.2005 UNMIK/Reg/2005/49
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 02/L-9 PËR UJITJEN E TOKAVE BUJQËSORE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in