LIGJI NR. 02/L-96 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 2003/25 PËR KADASTRIN
This provision is the preamble: it states that the Assembly of Kosovo adopts amendments and additions to the law on cadastre.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 02/L-96
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This provision is the preamble: it states that the Assembly of Kosovo adopts amendments and additions to the law on cadastre. This provision updates terminology in the Cadastre Law: replace “studim” with “incizim,” “parcelë” with “ngastër,” and expand “AKK” and “ZKK” to their full names. This article adds two cadastral definitions: one for determining a boundary when neighbors do not know it or boundary markers are missing or damaged, and one for adjusting a known, acceptable, registered boundary by agreement under this law. This provision changes a cadastral definition: “Formimi i pronës” is deleted and replaced with “Formimi i ngastrave.” This article sets out how parcel boundaries are determined and how boundary rearrangement is registered with the communal cadastre office.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 02/L-96 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 2003/25 PËR KADASTRIN
Showing 6 of 6
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This provision is the preamble: it states that the Assembly of Kosovo adopts amendments and additions to the law on cadastre.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 37 / 10 SHTATOR 2008 LIGJI NR. 02/L-96 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTЁSIMIN E LIGJIT NR. 2003/25 PËR KADASTRIN Kuvendi i Kosovës, Në bazë të Kreut 5.7 dhe 9.1.26 (a) të Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisjen e Përkohshme në Kosovë, (Rregullorja e UNMIK-ut nr. 2001/9 e datës 15 maj 2001), Me qëllim të rregullimit në mënyrë ligjore të lëmit të kadastrit në Kosovë, sipas standardeve bashkëkohore, Miraton këtë : LIGJI PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTЁSIMIN E LIGJIT NR. 2003/25 PËR KADASTRIN
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision updates terminology in the Cadastre Law: replace “studim” with “incizim,” “parcelë” with “ngastër,” and expand “AKK” and “ZKK” to their full names.
Neni 1 1.1. Në tërë tekstin e Ligjit për Kadastrin Nr. 2003/25 tё shpallur me Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2004/4 tё datës 18.02.2004, në vend të termit “studim”, duhet të përdoret termi “incizim”. 1.2. Në tërë tekstin e Ligjit për Kadastrin nr. 2003/25, në vend të termit “parcelë” duhet të përdoret termi “ngastër”. 1.3. Në tërë tekstin e Ligjit për Kadastrin nr. 2003/25, shkurtesat “AKK” dhe “ZKK” duhet të zëvendësohen me emërtimin e plotë të organit: “Agjencia Kadastrale e Kosovës”, përkatësisht “Zyra Kadastrale Komunale”. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article adds two cadastral definitions: one for determining a boundary when neighbors do not know it or boundary markers are missing or damaged, and one for adjusting a known, acceptable, registered boundary by agreement under this law.
Neni 2 Pas nenit 2.5. të Ligjit për Kadastrin nr. 2003/25, të shtohen përkufizime të reja 2.6 dhe 2.7 me këtë formulim: 2.6 “Përcaktimi i kufirit: është në rastet kur kufiri i ngastrave të pronarëve fqinjë nuk dihet nga pronarët, shenjat e kufirit janë asgjësuar, dëmtuar nga faktorët e ndryshëm që e bënë në mënyrë të paqartë ose lëvizur”. 2.7 “Rregullimi i kufirit: është kur kufiri i ngastrave të pronarëve fqinjë, është i njohur për pronarët, i pranueshëm dhe i regjistruar në kadastër, por që pronarët me marrëveshje dëshirojnë që kufirin e tillë të rregullojnë sipas dispozitave të këtij ligji”. Pika 2.6 e Ligjit do tё bëhet 2.8 e kështu me radhë pikat tjera lëvizin në vazhdim. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This provision changes a cadastral definition: “Formimi i pronës” is deleted and replaced with “Formimi i ngastrave.”
Neni 3 Përkufizimi “Formimi i pronës” nё nenin 2.10 i Ligjit për Kadastrin nr. 2003/25, fshihet në tërësi dhe të riformulohet si vijon: 2.10.“Formimi i ngastrave”- Formimi i njësive të reja të ngastrave kadastrale të pronës së paluajtshme”. Në nenin 14.2, 14.3, 15, 16 dhe 17 të Ligjit për Kadastrin nr. 2003/25, definicioni “Formimi i pronës” zёvёndsohet me “Formimi i ngastrave”. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: This article sets out how parcel boundaries are determined and how boundary rearrangement is registered with the communal cadastre office.
Neni 4 Pas pjesës së (IV) të Ligjit pёr Kadastrin nr. 2003/25 shtohet pjesa (V) me titull: “V. Përcaktimi i kufijve dhe procedurat e rregullimit të kufijve” dhe pas nenit 18 shtohen nenet e reja 18A dhe 18B si vijon: V. Përcaktimi dhe procedurat e rregullimit të kufijve Neni 18A Procedurat për përcaktimin e kufijve 18A. 1. Procedura e përcaktimit të kufijve do të fillojë me kërkesën e pronarit në Zyrën Kadastrale Komunale. Pronari që paraqet kërkesën duhet të marr pëlqimin e pronarit të ngastrës fqinjë me tё cilët përcaktohet kufiri. 18A. 2. Pronarët e ngastrave fqinje mund të paraqesin kërkesën së bashku në Zyrën Kadastrale Komunale. 18A. 3. Organet qeveritare, komuna dhe subjektet tjera mund të inicojnë fillimin e procedurës së përcaktimit të kufijve ne rastet e parapara me këtë ligj dhe ligj të veçantë. 18A. 4. Kërkesa për inicimin e procedurës së përcaktimit të kufijve duhet të përcillet nga inçizimi i përcaktimit të kufijve i bërë nga një kompani gjeodete ose Zyra Kadastrale Komunale. 18A .5. Kompanitë private gjeodete ose Zyra Kadastrale Komunale mund të bëjnë inçizimin e përcaktimit të kufirit sipas nenit 8.8 të Ligjit për Kadastrin nr. 2003/25. 18A .6. Kompania gjeodete përgjegjëse për përpilimin e inçizimit të përcaktimit të kufijve duhet të thërrasë pronarët e ngastrave fqinje. 18A. 7. Kufiri do të vendoset në bazë të të dhënave prej kadastrit tokësor dhe pajtimit të pronarëve. 18A. 8. Për të vendosur pozitën e kufirit kadastral, duhet të shfrytëzohen të dhënat më të vona të regjistruara të kadastrit tokësor. Inçizimi i përcaktimit të kufijve duhet të tregojë qartësisht cilat të dhëna janë shfrytëzuar nga kompania gjeodete për caktimin e pozitës së kufijve kadastralë dhe cilësinë e këtyre të dhënave. 18A. 9. “Nëse pronarët pranojnë kufirin kadastral siç është treguar në vend, kjo do të paraqitet qartë në incizim dhe nënshkruhet nga pronarët. Kjo pozitë do të merret si kufi kadastral, pasi të jetë e vërtetuar dhe miratuar në gjykatë”. 18A. 10. “Nëse njëri nga pronarët nuk e pranon kufirin kadastral, ai/ajo duhet ti jap arsyet e tij/saj për mos pranimin e kufirit kadastral, procedura për përcaktimin e kufijve do të ndërpritet dhe palët do të udhëzohen se për përcaktimin e kufirit duhet të drejtohen në gjyq për përcaktim”. 18A. 11. Në procedurën për përcaktimin e kufirit, pronarin nuk mund ta përfaqësojë personi i punësuar apo i angazhuar në bazë të kontratës së punës apo ndonjë kontrate të ngjashme në Kompaninë gjeodete e cila ka përpiluar inçizimin e përcaktimit të kufijve. 18A. 12. Duke marrë parasysh dispozitat e paragrafit 1 të këtij neni, kompania gjeodete ose personi që punon për atë kompani mund të paraqesë aplikacionin për fillimin e procedurës së përcaktimit të kufirit nëse është autorizuar nga pronari. 18A. 13. “Pala që parashtron kërkesë do të jetë e obliguar që brenda afatit prej 30 dite pas përfundimit të incizimit të paraqes kërkesën në Zyrën Kadastrale Komunale kompetente për regjistrimin e kufirit të përcaktuar”. 18A. 14. Pas pranimit të kërkesës për regjistrimin e kufirit te përcaktuar ne bazën e të dhënave, Zyra Kadastrale Komunale do të vërtetojë së pari që: i. Incizimi i përcaktimit të kufirit është bërë në pajtim me legjislacionin pozitiv, ii. Kufiri kadastral është treguar në vend. 18A. 15. Nëse inçizimi i përcaktimit të kufirit nuk përmban të gjitha elementet e kërkuara ose teknikisht nuk është komplete, Zyra Kadastrale Komunale do të ftojë palët të paraqesin inçizimin e plotësuar brenda periudhës së caktuar të kohës. 18A. 16. Zyra Kadastrale Komunale do të refuzojë kërkesën për regjistrimin e kufirit në rast se: i. nuk është paraqitur kërkesa brenda afatit të përcaktuar sipas ligjit në fuqi, ii. kufiri është tanimë i përcaktuar në një seancë administrative apo gjyqësore ose ato janë në vazhdim, iii. është paraqitur nga personi i pa autorizuar. 18A. 17. Nëse kërkesa për fillimin e procedurës së përcaktimit të kufirit është refuzuar apo nuk është lejuar, ose procedura e përcaktimit të kufirit është ndalur, pronari do të informohet mbi mundësitë e veprimit në pajtim me Nenin 19 dhe Nenin 20 të Ligjit nr. 2003/25. 18A. 18. Nëse Zyra Kadastrale Komunale pranon kërkesën për fillimin e procedurës së përcaktimit të kufirit, ajo do të ftojë pronarët të shprehin mendimin e tyre, të tregojnë nëse pajtohen me pozitën e kufirit ashtu siç është shënjuar me shenja të përkohshme kufitare dhe me inçizimin e bërë për përcaktimin e kufirit. 18A. 19. Nëse pronarët janë pajtuar me vendndodhjen e kufirit ashtu siç është shënjuar me treguesit kufitar, dhe e vërteton këtë me nënshkrimin e tij/saj para personit të autorizuar të Zyrёs Kadastrale Komunale, do të shpallet së është bërë përcaktimi i kufirit. 18A. 20. Kufiri i përcaktuar në procedurën e përcaktimit të kufirit do të regjistrohet në kadastrin tokësor si definitiv, sipas rendit të përcaktimit të kufirit sipas afatit të përcaktuar konform Ligjit të aplikueshëm për Procedurën Administrative. 18A. 21. Nëse Zyra Kadastrale Komunale është duke kryer një inçizim të përcaktimit të kufirit në pajtim me dispozitat e këtij ligji, duhet të bëhet sipas procedurës së regjistrimit të kufirit në bazën e të dhënave. Neni 18B Rirregullimi i kufirit 18B. 1. “Në rastin kur vendndodhja e kufirit zyrtarisht është pranuar nga pronarët dhe si e tillë është regjistruar në kadastrin tokësor pasi të jetë e vërtetuar dhe miratuar nga gjykata kompetente, rirregullimi i kufirit mund të bëhet më së shumti deri në 3%”. 18B. 2. Me rirregullimin e kufirit duhet të ketë kalim të sipërfaqes prej një ngastre në ngastёr tjetër fqinje dhe anasjelltas. 18B. 3. Rirregullimi i kufirit do të regjistrohet në kadastrin tokësor me kërkesë të cilitdo pronarë të cilët kanë interes në rirregullimin e kufinjëve. Kërkesa duhet të përcillet nga një inçizim i bërë nga kompania gjeodete. Kërkesa duhet të paraqitet jo më vonë se 30 ditë prej ditës kur kompania ka përfunduar inçizimin. Detajet e inçizimit do të përcaktohen me akt nënligjor. 18B. 4. Zyra Kadastrale Komunale do të refuzojë kërkesën nëse: i. rirregullimi i kufirit nuk është në pajtim me ketë ligj, ose ii. pronarët nuk janë pajtuar mbi rirregullimin. 18B. 5. “Rirregullimi i kufirit në pajtim me nenin 18 B.1. do ta përbëjnë kufirin përfundimtar. Zyra Kadastrale Komunale nxjerrë vendim për këtë kufi dhe e regjistron në regjistër”. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: This law enters into force after approval by the Assembly of Kosovo and promulgation by the Special Representative of the Secretary-General.
Neni 5 Ky ligj hyn në fuqi pas miratimit nga ana e Kuvendit të Kosovës dhe shpalljes nga Pёrfaqёsuesi Special i Sekretarit tё Pёrgjithshёm. UNMIK/REG/2007/32 16.11.2007
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 02/L-96 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT NR. 2003/25 PËR KADASTRIN
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in