LIGJI NR. 02/L-98 PËR MBROJTJEN E VARIETETEVE TË BIMËVE
This preamble states that the law regulates protection of plant varieties and breeders' rights.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 02/L-98
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble states that the law regulates protection of plant varieties and breeders' rights. This provision says the law is for regulating procedures on plant variety protection and the granting and protection of breeders’ rights. The law sets conditions for plant varieties, including crosses between genera and species, that may be protected under the law. This article defines key terms used in the law on plant varieties. The plant variety protection office manages all variety-protection procedures, the applications register, and the register of protected varieties.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 02/L-98 PËR MBROJTJEN E VARIETETEVE TË BIMËVE
Showing 56 of 56
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble states that the law regulates protection of plant varieties and breeders' rights.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 40 / 15 TETOR 2008 LIGJI Nr. 02/L-98 PËR MBROJTJEN E VARIETETEVE TË BIMËVE Kuvendi i Kosovës, Në bazë të Kreut 5.1 (j) dhe 9.1 26 (a) të Kornizës Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme në Kosovë (Rregullorja e UNMIK-ut nr. 2001/9 e dt. 15 maj 2001). Me qëllim të rregullimit ligjor për mbrojtjen e varieteteve të bimëve dhe të drejtat e seleksionuesve të bimëve, Miraton: LIGJIN PËR MBROJTJEN E VARIETETEVE TË BIMËVE KAPITULLI I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says the law is for regulating procedures on plant variety protection and the granting and protection of breeders’ rights.
Neni 1 Qëllimi Qëllimi i këtij Ligji është rregullimi i procedurave për mbrojtjen e varieteteve të bimëve, dhënien dhe mbrojtjen e të drejtës së seleksionuesit të bimëve. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: The law sets conditions for plant varieties, including crosses between genera and species, that may be protected under the law.
Neni 2 Ky Ligj siguron kushte për varietetet e të gjitha gjinive dhe llojeve bimore duke përfshirë edhe kryqëzimet në mes të gjinive dhe llojeve që mund të mbrohen me këtë ligj. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law on plant varieties.
Neni 3 Përkufizimet Termet e përdorura për qëllime të këtij Ligji kanë këto domethënie: Ministria nënkupton Ministrinë e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Seleksionues i bimëve nënkupton personin fizik apo juridik i cili e ka krijuar, seleksionuar, zbuluar ose krijuar varietetin vetë ose në bashkëpunim me ndonjë person tjetër fizik apo juridik. Aplikues nënkupton personin fizik apo juridik i cili ka parashtruar aplikacionin. E drejta e seleksionuesit të bimëve nënkupton të gjitha të drejtat që kanë të bëjnë me të drejtat e seleksionuesve të bimëve, sipas këtij ligji. Mbajtësi i të drejtës së seleksionuesit të bimëve nënkupton personin fizik apo juridik të cilit ju ka njohur e drejta e seleksionuesit të bimëve. Varietet nënkupton një bimë e cila grupohet në kuadër të një klasifikimi botanik të veçantë të një niveli më të ulët, grupet e të cilave pa marrë parasysh kushtet e rritjes mund të jenë: (i) të definuara nga të shprehurit e karakteristikave që rezultojnë nga një gjenotip i caktuar ose nga kombinimi i gjenotipeve, (ii) të dallueshme nga çfarëdo bime tjetër të grupuara me një shprehje dhe së paku me një karakteristikë të përmendur dhe, 2 (iii) të konsiderohet si njësi që kanë të bëjnë me përshtatshmërinë për tu shumëzuar në mënyrë të pandryshueshme. Varietet i mbrojtur nënkupton varietetin për të cilin është lëshuar vendimi për mbrojtjen e tij. Material riprodhues nga varieteti i mbrojtur nënkupton cilën do pjesë të materialit për shumim apo materiali i fituar nga varieteti i mbrojtur i cili mund të përdoret për shumimin e mëtejshëm të atij varieteti. Mostër zyrtare nënkupton mostrën zyrtare të materialit për shumim të varietetit të mbrojtur të bimëve. Regjistër i aplikacioneve nënkupton regjistrin dhe procedurat për mbrojtjen e një varieteti të bimëve. Zyra për mbrojtjen e varietetit të bimëve nënkupton zyrën për të drejtat e varietetit bimor në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, e cila është përgjegjëse për të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me dhënien e të drejtave të seleksionuesve të bimëve. Licenca e detyrueshme nënkupton dhënien e licencës për shfrytëzuesit e varietetit të mbrojtur në rastin e interesit publik dhe mos përmbushjes së kritereve të përcaktuara me nenin 42 paragrafi 1 të këtij ligji. Person nënkupton çdo person fizik apo juridik. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The plant variety protection office manages all variety-protection procedures, the applications register, and the register of protected varieties.
Neni 4 Të gjitha procedurat për mbrojtjen e një varieteti, regjistrin e aplikacioneve si dhe regjistrin e varieteteve të mbrojtura do ti menaxhoj zyra për mbrojtjen e varieteteve të bimëve. KAPITULLI II KUSHTET PËR MBROJTJEN E VARIETETEVE TË BIMËVE - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The breeder’s right must be recognized for a plant variety that meets the stated conditions.
Neni 5 5.1. Varieteti duhet të mbrohet përmes njohjes të së drejtës së seleksionuesit të bimëve. 5.2. E drejta e seleksionuesit të bimëve duhet t’u njihet kur varieteti është: (a) i ri, (b) i dallueshëm, (c) uniform, (d) i qëndrueshëm dhe (e) i identifikuar me emrin e përcaktuar sipas këtij ligji. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: A variety is treated as new if it was used with the authorized person’s consent in Kosovo for no more than 1 year before application, or outside Kosovo for no more than 4 years; trees and grapevines have a 6-year limit.
Neni 6 Varieteti i ri 6.1. Varieteti është i ri në datën e aplikimit në qoftë se ai është shfrytëzuar me pëlqimin e personit të autorizuar në Kosovë për një kohë jo më tepër se një vit para datës së aplikimit. 6.2. Në rastet kur aplikacioni është jashtë Kosovës për një kohë jo më tepër se katër vite para datës së aplikimit si dhe për rastet me pemë dhe hardhi të rrushit jo më shumë se gjashtë vite nga data e lartcekur. 6.3. Shitja apo shfrytëzimi ekonomik i varietetit sipas paragrafit 6.1 dhe 6.2 të këtij neni nuk përfshinë: (a) shfrytëzimin dhe tregtimin e varietetit pa pëlqimin apo dijeninë e personit të autorizuar, (b) kontratën e bartjes të së drejtës në varietet, (c) kontratën e kultivimit, shumimit, përpunimit dhe deponimit të materialit për shumim apo materialit të fituar të varietetit për personin e autorizuar me kusht që ai person tërësisht të mbaj të drejtën e veçantë pronësore të materialit të shumuar apo të riprodhuar të fituar si dhe prodhimeve të tyre, 3 (d) eksperimentimet fushore dhe testimet laboratorike apo eksperimentimet përpunuese në përmasa të vogla me qëllim të vlerësimit të vlerës kultivuese dhe përdoruese të varietetit me kusht që kjo është bërë nga personi i autorizuar, (e) testimin zyrtar të varietetit me qëllim të futjes në Listën e varieteteve, (f) shitjen e materialit të fituar nga fazat e ndryshme të krijimit të varietetit të ri me kusht që ai material i fituar do të përdoret për shfrytëzim final. 6.4. Materiali për shumim i varietetit që përdoret në mënyrë të njëpasnjëshme për prodhimin apo krijimin e varietetit tjetër apo hibridit, konsiderohet të jetë eksploatuar për qëllime të përfitimit kur bimët apo pjesët e ndryshme bimore apo të varietetit tjetër janë eksploatuar. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: A variety is distinguishable if it is clearly different in principle by at least one important characteristic from another known variety. A variety is known if it meets one of the listed conditions about prior protection/registration, completed protection proceedings, or commercial/profit use of propagation or derived material.
Neni 7 Dallueshmëria 7.1. Varieteti është i dallueshëm nëse është qartë i ndryshëm në parim së paku me një karakteristikë të rëndësishme nga ndonjë varietet tjetër i njohur. 7.2. Varieteti është i njohur, nëse: (a) është mbrojtur dhe i cekur në regjistrin e varieteteve në ndonjë vend tjetër deri në atë ditë; (b) një aplikacion për mbrojtjen e varietetit është plotësuar në ndonjë vend tjetër dhe procedura është kompletuar përmes mbrojtjes së varietetit apo me futjen e varietetit në regjistrin e varieteteve, dhe (c) materiali për shumim i varietetit apo materiali i fituar është tregtuar apo përdorur për qëllime profiti. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: A variety is uniform if its distinguishing characteristics are sufficiently uniform in expression, despite expected differences from its specific method of propagation.
Neni 8 Uniformiteti Varieteti është uniform në qoftë se karakteristikat e tija të cilat janë bazë për dallimin nga varietetet tjera janë në masë të mjaftueshme uniforme në shprehjen e tyre, përkundër dallimeve apo ndryshimeve të cilat mund të priten nga karakteristikat e veçanta të shumimit të tyre. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: A variety is considered stable if its relevant characteristics remain unchanged after repeated propagation, or after a special propagation cycle.
Neni 9 Qëndrueshmëria Varieteti është i qëndrueshëm në qoftë së karakteristikat relevante të tij mbesin të pandryshuara pas shumimit të përsëritshëm apo, në rastet e ndonjë cikli të veçantë të shumimit. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: A variety denomination may be registered only if it distinguishes the variety, and several listed kinds of names must not be registered.
Neni 10 10.1. Çdo emërtim, i cili siguron dallueshmërinë e varietetit mund të regjistrohet si emër i varietetit të mbrojtur dhe mund të konsistojë nga çfarëdo fjale, kombinim fjalësh, kombinim fjalësh dhe figurash apo kombinim i shkronjave dhe figurave, përveç nëse me këtë ligj përcaktohet ndryshe. 10.2. Emërtimi i propozuar nuk duhet të regjistrohet si emër i varietetit të mbrojtur nëse ai: (a) është i pa përshtatshëm për shkaqe gjuhësore; (b) pengon identifikimin e varietetit; (c) konsiston vetëm nga figurat, përjashtim vetëm atëherë kur kjo është praktikë e rëndomtë; (d) është identik apo i ngjashëm me emrin e përcaktuar të një varieteti ekzistues të të njëjtit lloj apo llojit të afërt, përveç nëse varieteti ekzistues nuk është më në qarkullim apo shfrytëzim dhe emërtimi i tij nuk paraqet ndonjë rëndësi të veçantë; (e) devijon apo shkakton konfuzion sa i përket origjinës, karakteristikave, vlerës, përdorimit, njohjes apo prejardhjes gjeografike; (f) konsiston nga emri botanik, emri i përgjithshëm i gjinisë apo llojit, ose përfshin emër të tillë i cili mund të krijoj konfuzion; 4 (g) përmban emra sikurse janë "varietet, varietet i kultivuar, formë, hibrid, kryqëzim" apo përkthime të këtyre termeve; (h) krijon konfuzion rreth seleksionuesit apo personit të autorizuar; (i) është në kundërshtim me rendin publik dhe moralitetin; (j) është në kundërshtim me ligjin e të drejtave të pronës. 10.3. Nëse ndonjë varietet ka qenë i mbrojtur apo i regjistruar në regjistrin e varieteteve, ose dorëzuar një aplikacion për njohjen e të drejtës së seleksionuesit. 10.4. Në mënyrë të veçantë, varieteti i përcaktuar në Kosovë, mund të regjistrohet nën emrim tjetër, por vetëm nëse përdorimi i emrit paraprak nuk është i përshtatshëm për arsye gjuhësore ose në rastet kur është në kundërshtim me rendin publik dhe moralitetin. 10.5. Llojet bimore ngushtë të lidhura nga paragrafi 10.2 i këtij neni si dhe më shumë kritere të detajizuara për regjistrimin e emrit të varietetit rregullohen me akte nënligjore nga Ministria. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The protected variety name must be used, and protected-variety propagating material may be marketed only if that name is on the protected-varieties list.
Neni 11 11.1. Përdorimi i emrit të varietetit të mbrojtur është i detyrueshëm. Materiali për shumim i varietetit të mbrojtur mund të hyjë dhe të qarkulloj në treg vetëm në qoftë se emri i varietetit të mbrojtur është në listën e varieteteve të mbrojtura. 11.2. Dispozitat nga paragrafi 1 i këtij neni nuk zbatohen nëse materiali për shumim i varieteteve të mbrojtura është përdorur për qëllime jo komerciale. 11.3. Emri i përdorur për varietetin e mbrojtur duhet të jetë i njëjtë në të gjitha vendet, me përjashtim të rasteve të përjashtuara nga neni 10 paragrafi 10.4 i këtij ligji. 11.4. Kur varieteti tregtohet, përdorimi i emrit të varietetit të mbrojtur i shoqëruar së bashku me markën tregtare apo ndonjë tregues tjetër duhet të lejohet, me kusht që emri i varietetit të mbesë i dallueshëm. 11.5. Emri i cili është identik apo konfuz dhe shumë i ngjashëm me emrin e varietetit të mbrojtur nuk mund të përdoret për ndonjë varietet tjetër. KAPITULLI III TË DREJTAT E SELEKSIONUESIT TË BIMËVE DHE PERSONI I AUTORIZUAR PËR MBROJTJEN E VARIETETEVE - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: This article says who is entitled to the protected plant variety and breeder’s rights: the breeder or their legal representative, joint creators or their heirs, the first applicant in separate cases, and in some employment situations the contract controls.
Neni 12 12.1. Personi i autorizuar për varietetin e mbrojtur si dhe për të drejtat e seleksionuesit të bimëve është seleksionuesi i varietetit apo i autorizuari i tij ligjor. 12.2. Nëse shumë persona kanë krijuar, seleksionuar, zbuluar dhe zhvilluar varietetin së bashku, autorizimi për mbrojtjen e varietetit dhe të drejtat e seleksionuesit të bimëve duhet të bie mbi ta apo trashëgimtarët ligjor të tyre. 12.3. Nëse shumë persona kanë krijuar, seleksionuar, zbuluar dhe zhvilluar një varietet ndaras nga njëri tjetri, personi i cili i pari parashtron kërkesën autorizohet për të drejtat e seleksionuesit të bimëve. 12.4. Kur seleksionuesi është një i punësuar i një personi juridik dhe të drejtat e obligimet janë të vendosura përmes kontratës, përvetësimi i autorizimit përcaktohet përmes kësaj kontrate. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Article 13 says certain persons may hold and use plant breeder rights in Kosovo, including authorized persons under Article 12, domestic persons, and foreign persons where international treaties allow it.
Neni 13 13.1. Të drejtat e seleksionuesit të bimëve mund të zbatohen për personin e autorizuar nga neni 12 i këtij ligji, i cili është qytetar i Kosovës, personi tjetër me vendqëndrim në Kosovë dhe personi tjetër juridik me zyrë të regjistruar në Kosovë. 5 13.2. Personave fizik dhe juridik, vendor dhe të huaj, ju njihet e njëjta e drejtë e mbrojtjes së varieteteve në Kosovë sikurse personave fizik dhe juridik vendor, në qoftë se është përcaktuar me kontrata dhe konventa ndërkombëtare. 13.3. Në procedurat e zyrës, personi i huaj fizik dhe juridik shfrytëzon të drejtat e këtij ligji përmes procedurave të përfaqësimit nga personi fizik që është banor i Kosovës apo personit juridik me zyre të regjistruar në Kosovë. KAPITULLI IV TË DREJTAT E SELEKSIONUESIT TË BIMËVE - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The plant breeder’s rights are recognized through plant variety protection and are limited to economic exploitation and use of the protected variety.
Neni 14 14.1. Tё drejtat e seleksionuesit të bimëve njihen përmes mbrojtjes së varietetit të bimëve. 14.2. Të drejtat e seleksionuesit të bimëve përfshijnë vetëm të drejtën për shfrytëzimin ekonomik dhe përdorimin e varietetit të mbrojtur. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Use of a protected plant variety generally requires authorization from the plant breeders’ rights holder.
Neni 15 15.1. Autorizimi i mbajtësit së të drejtave të seleksionuesit të bimëve kërkohet për shfrytëzimin e varietetit të mbrojtur për: (a) prodhimin dhe reproduktimin e materialit për shumim, (b) tregtimin e materialit për shumim, duke përfshirë eksportimin dhe importimin, dhe (c) deponimin e materialit të varietetit të mbrojtur nga paragrafi (a) dhe (b) të këtij neni. 15.2. Autorizimi i mbajtësit së të drejtës së seleksionuesit të bimëve gjithashtu kërkohet për shfrytëzimin e materialit të fituar të varietetit të mbrojtur, nëse: (a) materiali i fituar është siguruar përmes shfrytëzimit të pa autorizuar të materialit për shumim të varietetit të mbrojtur, si dhe (b) mbajtësi i së të drejtës së seleksionuesit të bimëve nuk ka pasur mundësi të përshtatshme për të aplikuar për të drejtat e seleksionuesit të bimëve për materialin për shumim të këtij varieteti. 15.3. Autorizimi i mbajtësit së të drejtës së seleksionuesit të bimëve gjithashtu kërkohet për: (a) varietetet të cilat në thelb janë përfituar nga varietetet e mbrojtura, përveç nëse varieteti i mbrojtur si i tillë është varietet i përfituar; (b) varietetet të cilat nuk dallohen qartë nga varietetet e mbrojtura; (c) varietetet apo hibridet prodhimtaria e të cilave kërkon shfrytëzimin e përsëritur të varietetit të mbrojtur. 15.4. Një varietet i caktuar është në parim varietet i përfituar nëse: (a) varieteti fillestar apo ndonjë varietet tjetër i cili është përfituar nga varieteti fillestar, është shfrytëzuar si material bazë për seleksionimin ose zbulimin e tij; (b) është i dallueshëm sikurse është përcaktuar në nenin 7 të këtij ligji, si dhe (c) me përjashtim të dallimeve të cilat rezultojnë nga veprimet e përfitimit, ai konfirmon varietetin fillestar në paraqitjen apo shprehjen e tipareve karakteristike të cilat rezultojnë nga gjenotipet apo kombinimet e gjenotipeve të varietetit fillestar. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The breeder’s right is not infringed for certain uses of a protected plant variety, including private non-commercial use, experiments, breeding new varieties, and some farm-saved seed use with payment.
Neni 16 6 E drejta e seleksionuesit të bimëve nuk është shkelur nëse varieteti i mbrojtur është shfrytëzuar apo përdorur për: (a) qëllime private jo komerciale; (b) qëllime eksperimentale; (c) seleksionimin e varieteteve të reja; (d) nëse materiali i fituar i varietetit të mbrojtur të një lloji të caktuar bimorë, i prodhuar nga fermeri në pronat e veta, përdoret për mbjelljet e mëtejshme në fermën e tij dhe fermeri duke shfrytëzuar këtë mundësi, paguan një shumë të mjaftueshme tek mbajtësi i së drejtës së seleksionuesit të bimëve; (e) shuma e paguar është e mjaftueshme në qoftë se është dukshëm më e ulët sesa shuma e ngarkuar për prodhimtarin e licencuar të materialit për shumim të këtij varieteti në të njëjtën sipërfaqe; (f) prodhuesit të cilët shfrytëzojnë mundësinë për mbjelljen e mëtejshme në pajtim me pikën (e) të këtij neni, duhet ti prezantojnë të gjitha të dhënat për sipërfaqet e mbjelljet e mëtejshme tek mbajtësi i së drejtës së seleksionuesit të bimëve me kërkesën e tij; (g) fermerët e vegjël duhet të përjashtohen nga kjo pagesë në pajtim me pikën (e) të këtij neni; (h) llojet bimore nga pika (d) të këtij neni si edhe kriteret për fermerët e vegjël, përcaktohen me akte nënligjore nga Ministria. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The breeder’s rights are infringed if protected propagation material is traded and then used for further reproduction or exported for further reproduction where the plant type cannot be protected; the article does not apply if exported material is for final use.
Neni 17 17.1. Të drejtat e seleksionuesit të bimëve, janë të shkelura nëse materiali për shumim i varietetit të mbrojtur apo materialit të përfituar nga ai varietet tregtohet nga vetë mbajtësi i varietetit apo nga ndonjë person në marrëveshje në rastet kur: (a) shfrytëzon tërë bimën, ndonjë pjesë bimore apo prodhimet e varietetit të mbrojtur apo varietetit të përfituar prej tij, për reproduksion të mëtejshëm; (b) eksporton materialin e varietetit të mbrojtur apo varietetit të përfituar nga ai, i cili mund të përdoret për reproduksion të mëtejshëm, në vendin apo shtetin ku lloji apo gjinia bimore e kësaj bime nuk mund të mbrohet. 17.2. Dispozitat e këtij neni nuk vlejnë nëse materiali që eksportohet ka për qëllim përdorimin final të tij. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The breeder’s right lasts 25 years for arable and vegetable crops and 30 years for fruit trees and grapevines, with an exception allowing a non-exclusive payment for an authorized person who filed a complete application in certain circumstances.
Neni 18 18.1. E drejta e seleksionuesve të bimëve vlen nga dita e njohjes së kësaj të drejte për kulturë lavërtarie dhe perimore 25 vite, ndërsa për pemë dhe hardhi të rrushit 30 vjet. 18.2. Të drejtës së seleksionuesit të bimëve do t’i skadojë afati në fund të vitit të 25-të kalendarik duke filluar nga data e njohjes së kësaj të drejte për kultura lavërtarie dhe perimore, kurse për pemë dhe hardhi të rrushit pas vitit të 30-të nga data e njohjes së kësaj të drejte, nëse me këtë ligj apo akte nënligjore përcaktohet ndryshe. 18.3. Përjashtimisht nga dispozitat e paragrafit 18.1 të këtij neni, personi i autorizuar nga neni 12 i këtij ligji i cili ka arkivuar aplikacionin e kompletuar, do të ketë të drejtë për një pagesë jo të njëanshme, nëse gjatë procedurës për mbrojtjen e varietetit ndonjë person ekonomikisht ka shfrytëzuar apo eksploatuar varietetin për të cilin është arkivuar aplikacioni, në kundërshtim me nenin 15 të këtij ligji. 18.4. Personi i autorizuar ka të drejtë për këtë pagesë vetëm për periudhën në mes të datës së publikimit të aplikacionit në Gazetën zyrtare dhe datës kur të jetë dhënë e drejta e seleksionuesit të bimëve. 18.5. E drejta e seleksionuesit të bimëve ndërpritet kur: 7 (a) mbajtësi i së të drejtës së seleksionuesit të bimëve kërkon një gjë të tillë; (b) me kalimin e afatit kohorë të paraparë në paragrafin 18.1 të këtij neni; (c) me shlyerjen apo heqjen e vendimit me të cilin është dhënë kjo e drejtë. KAPITULLU V PROCEDURAT PËR MBROJTJEN E VARIETETIT - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The plant variety protection office has powers and duties to run administrative procedures, keep registers, publish the protected varieties list, cooperate with other bodies, exchange testing information, and monitor breeders’ rights holders’ obligations.
Neni 19 Organet Kompetente 19.1. Zyra për mbrojtjen e varietetit të bimëve ka këto kompetenca dhe detyra: (a) për të menaxhuar procedurat administrative për mbrojtjen e varieteteve dhe regjistrimin e emërtimeve në pajtim me këtë ligj; (b) për të mbajtur regjistrin e aplikacioneve dhe regjistrin e varieteteve të mbrojtura; (c) për të shpallur apo publikuar në Gazetën zyrtare listën e varieteteve të mbrojtura; (d) të përcaktoi dhe shpall konformë dispozitave ligjore të Ligjit për Gazetën Zyrtare aplikacionet për njohjen e të drejtës së seleksionuesit të bimëve; (e) bashkëpunon me organizatat dhe shoqatat ndërkombëtare, organizatat qeveritare dhe joqeveritare vendore dhe të huaja, në fushën e mbrojtjes së varieteteve të bimëve; (f) bashkëpunon në aspektin teknik dhe profesional me zyrtarët kompetent të vendeve tjera në fushën e testimit të varieteteve dhe kontrollimin e mbajtjes së varieteteve; (g) shkëmben rezultatet e testimit të varieteteve si dhe informatat tjera të cilat janë në kompetencën e tyre me organet kompetente të vendeve tjera, dhe (h) monitoron përmbushjen e obligimeve të mbajtësit së të drejtave të seleksionuesit të bimëve. 19.2. Kryerja e detyrave tjera në sferën e mbrojtjes së varieteteve të bimëve përcaktohet me akte nënligjore nga Ministria. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The Ministry must appoint a 5-member expert commission for plant variety protection, and the commission must act according to this law.
Neni 20 20.1. Ministria, emëron një komision ekspertësh për mbrojtjen e varieteteve tё bimëve që përbëhet prej 5 anëtarëve. Komisioni zgjedh kryetarin dhe zëvendëskryetarin. 20.2. Komisioni nga paragrafi 20.1 i këtij neni duhet të veproj sipas dispozitave të këtij ligji. 20.3. Komisioni kryen punët profesionale gjatë procedurave, në funksion të mbrojtjes së Varieteteve të bimëve. 20.4. Procedura e punës së Komisionit dhe kompensimi i anëtarëve do të rregullohet me akt nënligjor nga Ministria. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Zyra duhet të mbajë regjistrin e aplikacioneve dhe regjistrin e varieteteve të mbrojtura.
Neni 21 Fletë regjistrimet 21.1. Zyra duhet të mbajë regjistrin e aplikacioneve dhe regjistrin e varieteteve të mbrojtura me këtë Ligj. 21.2. Regjistri i aplikacioneve duhet të përmbajë: 8 (a) të dhënat për aplikuesin, seleksionuesin dhe procedurat e përfaqësimit; (b) datën e aplikimit të kompletuar; (c) identifikimin e llojeve bimore; (d) emrin e propozuar për varietetin apo emërtimin e përkohshëm dhe (e) propozimin për tërheqjen e aplikacionit. 21.3. Regjistri i varieteteve të mbrojtura duhet të përmbajë: (a) llojet bimore dhe regjistrin e emërtimeve të varieteteve, duke përfshirë të gjitha sinonimet; (b) përshkrimin zyrtarë të varietetit ose dokumentet referuese nga dosja e dokumenteve të cilat përmbajnë përshkrimin zyrtarë të varietetit; (c) në rastet e varieteteve, prodhimtaria e të cilave kërkon përdorimin e përsëritur të varieteteve tjera respektivisht pjesëve apo komponentëve të ndryshme, këto komponentë duhet të ceken; (d) emrin dhe mbiemrin e mbajtësit të së drejtës së seleksionuesit të bimëve, dhe procedurat e përfaqësimit; (e) datën e dhënies dhe të ndërprerjes së mbrojtjes së varietetit të bimëve së bashku me arsyet për ndërprerjen; (f) emrin dhe adresën e personit tek i cili është bartur e drejta për shfrytëzimin ekonomik të varietetit përmes kontratës së licencës; (g) emrin dhe adresën e personit tek i cili është dhënë licenca e detyrueshme, në pajtim me këtë ligj dhe datën e skadimit të kësaj të drejte. 21.4. Zyra do të mbajë dosjen e dokumentacionit në formën origjinale apo të kopjeve së paku për pesë vite pas tërheqjes apo refuzimit të aplikacionit si dhe pas pesë viteve pas skadimit së të drejtës së seleksionuesit të bimëve. 21.5. Përmbajtja dhe mënyra e mbajtjes së regjistrit do të përcaktohet me akte nënligjore nga Ministria. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: The Office must provide public access to specified documents for any natural or legal person showing official interest, but an applicant may request that hybrid-component documentation not be made public.
Neni 22 22.1. Regjistri i aplikacioneve dhe regjistri i varieteteve të mbrojtura janë publike. 22.2. Zyra është e obliguar për të siguruar për secilin person fizik apo juridik i cili paraqet interesim zyrtarë, në bazë të Ligjit për qasje në dokumente zyrtare, qasje publike në këto dokumente: (a) dokumentet e aplikimeve, (b) dokumentet për njohjen e të drejtave të seleksionuesit të bimëve dhe (c) dokumentacioni për testimet zyrtare të varieteteve. 22.3. Përjashtim nga dispozita e paragrafit 22.2 të këtij neni, aplikuesi mund të kërkoj sa i përket një hibridi, që dokumentacioni rreth komponentëve të varietetit, nuk duhet të jetë lëndë për qasje publike. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: The applicant or the holder of the plant breeder’s right must bear the technical examination, variety testing, publication, and other service costs.
Neni 23 Shpenzimet e procedurës 23.1. Pagesat dhe kostot e ekzaminimit teknik të aplikacionit, shpenzimet e testimit të varietetit, shpenzimet e publikimit si dhe shpenzimet e shërbimeve tjera, i bartë aplikanti ose mbajtësi i të drejtës së seleksionuesit të bimëve. 23.2. Lloji dhe shuma e pagesave dhe shpenzimeve nga paragrafi 23.1 i këtij neni rregullohet me akt nënligjor nga Ministria. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: The Office decides on further steps for a variety-protection application under legal procedure.
Neni 24 Procedurat për mbrojtjen e varieteteve 9 24.1. Procedurat për mbrojtjen e varietetit duhet të fillojnë në bazë të një aplikacioni të parashtruar në Zyre. 24.2. Zyra merr vendim lidhur me veprimet e mëtejme të aplikimit, me procedurë ligjore. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: The application must be completed on a form that includes specified information about the applicant, representative or authorized person, the selector, the variety name, filing details, and technical description; genetically modified varieties also need prior approval for testing.
Neni 25 Aplikacioni duhet të plotësohet në formular i cili do të ketë të dhëna: (a) për aplikuesin, përfaqësuesin e tij apo personin e autorizuar; (b) për seleksionuesin përveç kur ai është vetë aplikuesi; 6 (c) emrin në gjuhën latine dhe gjuhët zyrtare të vendit për llojin dhe varietetin; (d) propozimin për emërimin e varietetit apo emrin e përkohshëm të varietetit; (e) vendi - shteti në të cilin aplikacioni veç është arkivuar, datën e aplikimit në atë vend nëse procedurat e aplikimit kërkojnë një gjë të tillë; (f) përshkrimin teknik të varietetit, si dhe (g) në rastet e varieteteve gjenetikisht të modifikuar, miratimi paraprak për testimin e varietetit në pajtim me rregullat për organizmat gjenetikisht të modifikuar do të kërkohet së bashku me aplikacionin. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Zyra checks whether an application is complete and paid, and can ask the applicant to fix and pay within 30 days after notice.
Neni 26 26.1. Zyra do të kontrolloj nëse aplikacioni është kompletuar dhe plotësuar si duhet, si dhe a janë përmbush të dhënat për kryerjen e pagesave. 26.2. Nëse aplikacioni nuk është kompletuar apo plotësuar si duhet dhe nëse pagesat nuk janë paguar, zyra kërkon nga aplikuesi për t’i kompletuar ato si dhe të paguaj pagesat brenda afatit prej 30 ditëve pas marrjes së njoftimit. Nëse një aplikues nuk përmbush obligimet ndaj zyrës në afatin e përcaktuar, aplikacioni i tij me vendim të zyrës do të konsiderohet si lëndë e pa vlerë. 26.3. Vërtetimi për aplikimin e kompletuar lëshohet për aplikuesin. Aplikacioni i kompletuar hyn në regjistrin e aplikacioneve dhe si i tillë publikohet apo shpallet në Gazetën Zyrtare. Si datë e aplikimit llogaritet data e pranimit të aplikacionit të kompletuar. 26.4. Një ekstrakt nga aplikacioni i kompletuar publikohet në Gazetën Zyrtare tre muaj pas paraqitjes së aplikacionit. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: An applicant may claim a priority right for a variety application, but must ask for it in the application and must do so within 12 months after filing the completed application in the other country.
Neni 27 27.1. Një aplikues i cili ka parashtruar një aplikim për mbrojtjen e një varieteti në Kosovë mundet pas paraqitjes së aplikacionit të kompletuar për të njëjtin varietet në vendet tjera të kërkoj të drejtën e përparësisë, në kushtet aktuale të ndërsjella. 27.2. E drejta për përparësi nga paragrafi 27.1 i këtij neni duhet saktësisht të kërkohet nga aplikuesi në aplikacionin e tij. 27.3. Aplikuesi mund të shfrytëzoj të drejtën e përparësisë në Kosovë jo më vonë se 12 muaj pas paraqitjes të aplikacionit të kompletuar në vendin tjetër. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: A person with a special legal interest may submit written objections during the variety-protection procedure; the Office must pass them to the applicant and handle responses within the stated deadlines.
Neni 28 10 28.1. Për aplikacionin e publikuar në Gazetën Zyrtare duke u bazuar në paragrafin e 26.4 të nenit 26 të këtij ligji, çdo person i cili ka interes të veçantë ligjor, mund të paraqes vërejte gjatë procedurës për mbrojtjen e varietetit. 28.2. Vërejtjet do të referohen vetëm në përmbushjen e kushteve apo kërkesave nga nenet 6, 7, 8, 9 dhe 10 të këtij ligji apo në autorizimet për mbrojtjen e varietetit në pajtim me nenin 12 të këtij ligji. 28.3. Vërejtjet duhet të bëhen në formë të shkruar dhe të njëjtat të jenë të dokumentuara. 28.4. Zyra duhet t’i dërgoj vërejtjet e marra te aplikuesi dhe do të kërkoj nga ai që të përgjigjet në vërejtjet e bëra jo më vonë se 30 ditë nga data e marrjes së atyre vërejtjeve. 28.5. Zyra do t’i përgjigjet personit i cili ka bërë vërejtjet së paku 3 muaj pas datës së pranimit të vërejtjeve. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: The office must check whether an application meets formal requirements, including whether the variety is new and whether the applicant is authorized for plant breeders’ rights. If the conditions in articles 5 and 12 are not met, the application will be refused.
Neni 29 Procedurat e ekzaminimit 29.1. Zyra duhet të kontrolloj nëse aplikacioni i përmbush kërkesat zyrtare në atë mënyrë që të dhënat e aplikacionit kontrollohen nëse varieteti është i ri dhe nëse aplikuesi është i autorizuar për të drejtat e seleksionuesit të bimëve. 29.2. Nëse është konstatuar apo vendosur që kushtet nga neni 5 dhe 12 të këtij ligji nuk janë plotësuar, atëherë ky aplikacion do të refuzohet. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: The Office must check the proposed variety name, notify the applicant if the name conflicts with Article 10.2, and use only the registered variety name in the new variety protection procedure.
Neni 30 30.1. Zyra do të ekzaminoj përshtatshmërinë e emrit të propozuar për varietetin. Kur emri i propozuar është në kundërshtim me dispozitat e nenit 10 paragrafi 10.2 i këtij ligji, Zyra duhet të njoftoj aplikuesin për të propozuar një emër të ri për varietetin. Propozimi duhet të prezantohet jo më vonë se tre muaj pas marrjes së njoftimit. 30.2. Në procedurën për mbrojtjen e varietetit të ri, zyra është e obliguar që të përdorë ekskluzivisht emërtimin e varietetit i cili është regjistruar në regjistrin e aplikacioneve për mbrojtjen e varietetit të ri. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: If the conditions in articles 26 and 29 are met, a technical examination must be carried out for each variety.
Neni 31 31.1. Nëse kushtet nga nenet 26 dhe 29 të këtij ligji janë plotësuar, ekzaminimi teknik duhet të ndërmerret për secilin varietet me qëllimi që: (a) të vërtetoj nëse varieteti bën pjesë në njësinë botanikore, e që është lloji apo gjinia bimore, e paraqitur në aplikacion; (b) të definoi nëse varieteti është i dallueshëm, uniform dhe i qëndrueshëm sipas neneve 7, 8 dhe 9 të këtij ligji), dhe (c) të përgatisë përshkrimin zyrtarë të varietetit me kusht që kushtet nga dy pikat e paragrafit të këtij neni të jenë plotësuar. 31.2. Ekzaminimi teknik do të kryhet duke u bazuar në rezultatet e kontrollimit të varietetit në fushë dhe në laboratorë. 31.3. Kontrollimi është i detyruar dhe mund të kryhet nga: (a) institucioni profesional i autorizuar në Kosovë ose (b) nga aplikuesi në qoftë se kërkohet nga zyra. 31.4. Kur zyra nuk e realizon ekzaminimin vetë atëherë ekzaminimi i varietetit do të sigurohet nga institucioni i autorizuar nga zyra. 11 31.5. Për ekzaminimin teknik të varietetit, zyra mund të shfrytëzojë rezultatet e ekzaminimeve të fituara në vendin tjetër i cili ka kushte agroklimatike të krahasueshme, me kusht që ekzaminimi të jetë kryer sipas standardeve ndërkombëtare të ekzaminimit. 31.6. Kushtet, kriteret, procedurat dhe metodat e ekzaminimit të varietetit do të rregullohen me akte nënligjore nga Ministria. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: Aplikuesi duhet të paraqesë të dhënat, dokumentet ose materialin e kërkuar për ekzaminimin teknik të varietetit.
Neni 32 32.1. Aplikuesi duhet të paraqesë të gjitha të dhënat e nevojshme, dokumentet apo materialin për shumim të kërkuar për ekzaminimin teknik të varietetit për qëllimet e specifikuara në paragrafin 31.1 të nenit 31 të këtij ligji. 32.2. Dështimi për të paraqitur apo siguruar informatat e kërkuara sipas kushteve nga paragrafi 32.1 i këtij neni për shkaqe të pa arsyeshme do të shkaktoj që një aplikacion të refuzohet. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: Nëse ekzaminimi tregon se varieteti i plotëson kërkesat dhe aplikuesi i ka përmbushur kushtet, zyra duhet të lëshojë vendimin për mbrojtjen e varietetit. Pas miratimit, lëshohet certifikata për të drejtat e seleksionuesit të bimëve dhe të dhënat përkatëse futen në regjistrat përkatës; Ministria përcakton formën dhe përmbajtjen e certifikatës.
Neni 33 Mbrojtja e varietetit 33.1. Kur rezultatet e ekzaminimit vërtetojnë që varieteti i përmbush kërkesat nga neni 31 i këtij ligji si dhe aplikuesi i ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara, zyra do të lëshoj vendimin për mbrojtjen e varietetit e cila do të shpallet në Gazetën zyrtare. 33.2. Të dhënat nga vendimi zyrtar për mbrojtjen e varieteti apo për refuzimin e tij do të hyjnë në regjistrin e aplikimit. 33.3. Me vendim zyrtar për mbrojtjen e varieteteve, certifikata valide për të drejtat e seleksionuesit të bimëve që nga dita e aprovimit zyrtarë, do të lëshohet për mbajtësin e së drejtës të seleksionuesit të bimëve. 33.4. Në bazë të miratimit zyrtar të vendimit për mbrojtjen e varieteteve, të dhënat relevante do të futen në regjistrin e varieteteve të mbrojtura. 33.5. Forma dhe përmbajtja e certifikatës për të drejtat e seleksionuesit të bimëve do të përcaktohen me akt nënligjor nga Ministria. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: On request by the breeder-right holder, the office issues a decision ending recognition of the plant breeder’s right; the right ends one day after the written declaration is received.
Neni 34 Skadimi i të drejtës së seleksionuesit të bimëve 34.1. Me kërkesën e mbajtësit të së drejtës së seleksionuesit të bimëve nga neni 18 paragrafi 18.5 pika (a) të këtij ligji, zyra lëshon vendimin për ndërprerjen e njohjes të së drejtës së seleksionuesit të bimëve. 34.2. Të drejtat e seleksionuesit të bimëve do të ndërpriten një ditë pas marrjes së deklaratës me shkrim nga mbajtësi i varietetit. 34.3. Në bazë të vendimit zyrtar nga paragrafi 34.1 i këtij neni, ndërprerja e së drejtës së seleksionuesit të bimëve do të shpallet në Gazetë zyrtare. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: The office may declare a variety protection decision invalid if the variety is not new, not distinct, not uniform, not stable, or if breeder’s rights were known to an unauthorized person and no authorization proof was produced.
Neni 35 Zyra shpall vendimin për mbrojtjen e varietetit si të pavlefshëm në rastet kur konstatohet se: (a) varieteti nuk është i ri sipas neni 6, ose i dallueshëm sipas nenit 7 të këtij ligji; (b) varieteti nuk ka qenë uniform sipas nenit 8, i qëndrueshëm sipas nenit 9 të këtij ligji; (c) të drejtat e seleksionuesit të bimëve kanë qenë të njohura tek personi që nuk është i autorizuar për atë, dhe kur personi i autorizuar nuk ka sjellë ndonjë akt dëshmi për autorizimin e tij nga neni 37 i këtij ligji. 12 - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: The office may suspend the variety-protection decision without the variety holder’s consent if specified failures or non-compliance occur.
Neni 36 Zyra do të pezulloj vendimin për mbrojtjen e varietetit, pa pëlqimin e mbajtësit të varietetit, atëherë kur: (a) konstatohet se mbajtësi i varietetit ka dështuar në përmbushjen e obligimeve të tij nga neni 44 i këtij ligji.; (b) nuk i përmbush kërkesat e bëra në formë të shkruara nga zyra për të siguruar materialin për shumim apo dokumentacionin relevant me qëllim të verifikimit të mbajtjes së varietetit nga neni 44 paragrafi 44.2 i këtij ligji; (c) mbajtësi i varietetit nuk përmbush kërkesën me shkrim të zyrës për të siguruar propozimin e ri për emërimin e varietetit nga paragrafi 38.1 i nenit 38 të këtij ligji brenda afatit të caktuar; (d) mbajtësi i varietetit nuk paguan tarifat vjetore për të drejtat e seleksionuesit të bimëve për të mbetur në fuqi nga neni 43 i këtij ligji. - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: If an unauthorized person applies for variety protection, the authorized person must provide proof of assignment or transfer of the breeder’s right. The request is archived within 5 years after publication. A transfer made under paragraph 37.1 is invalid, but a good-faith user who used the variety before the procedure may continue using it if adequate payment is made.
Neni 37 37.1. Kur personi i cili nuk është i autorizuar me të drejtat e seleksionuesit të bimëve paraqet një aplikacion për mbrojtjen e varietetit apo ju ka njohur e drejta e seleksionuesit të bimëve, personi i autorizuar duhet të sjellë një akt dëshmi për caktimin apo bartjen e të drejtës së seleksionuesit të bimëve tek ai. 37.2. Kërkesa nga paragrafi 37.1 i këtij neni do tё arkivohet pas datës së publikimit të aplikacionit për mbrojtjen e varietetit të ri në Gazetën Zyrtare, por jo më vonë se 5 vite. 37.3. Kur të drejtat e pajustifikueshme janë bartur tek pala e tretë sipas paragrafit 37.1 të këtij neni, bartja do të bëhet e pavlefshme. 37.4. Pavarësisht nga dispozita e paragrafit 37.3 të këtij neni, mbajtësi i ndonjë të drejte për shfrytëzim të fituar me besim të plotë dhe i cili ka ushtruar të drejtat e tij para fillimit të procedurës nën paragrafin 37.1 të këtij neni, mund të vazhdoj shfrytëzimin e varietetit me kusht që do ti bëhet pagesa adekuate personit të autorizuar. - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: The provision says a registered variety name must be removed in specified cases, and the office must notify the applicant or breeder’s-right holder and require a new name within three months after a complaint.
Neni 38 Heqja e emrit të varietetit 38.1. Emri i regjistruar në regjistrin e aplikacioneve apo në regjistrin e varieteteve të mbrojtura do të hiqet nën këto kushte: (a) kur aplikuesi ose mbajtësi i së drejtës së seleksionuesit të bimëve kërkon një gjë të tillë dhe vërteton se ka të drejtë për këtë veprim; arsyet për pezullim si dhe emërtimi i ri duhet të prezantohet; (b) kur është definuar ose përcaktuar se emri i varietetit është regjistruar përkundër arsyeve për refuzim në pajtim me nenin 10 të këtij ligji; (c) kur mbajtësi i varietetit ose ndonjë palë tjetër zyrtarisht e ka të ndaluar që të përdorë këtë emërtim. 38.2. Aplikuesi i mbajtësit tё së drejtës së seleksionuesit të bimëve menjëherë do të njoftohet në shkruarjen e propozimit apo ankesës për pezullimin e emërimit përmes zyrës i cili do të kërkoj që emërtimi i ri të sugjerohet jo më vonë se tre muaj pas marrjes së ankesës. 38.3. Pas kryerjes së procedurave sipas nenit 30 të këtij ligji, emërtimi i sugjeruar do të hyj në regjistër dhe do të publikohet në Gazetën Zyrtare me kusht që ai i plotëson kushtet dhe kriteret e rregulluara me këtë ligj. - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: Some persons in the plant-variety protection procedure have a right to appeal if, for reasonable cause, they fail to pay fees or meet other obligations to the Office and lose breeder’s rights.
Neni 39 Dëmshpërblimet 13 39.1. Në procedurën për mbrojtjen e varietetit, mbajtësi i së drejtës së seleksionuesit të bimëve, aplikuesi ose çdo person tjetër në procedurë, i cili për shkaqe të arsyeshme dështon për të paguar tarifat apo të përmbush obligimet tjera ndaj Zyrës e që humb të drejtat e seleksionuesit të bimëve, ka të drejtë ankimi. 39.2. Kërkesa duhet të jetë parashtruar jo më vonë se 60 ditë pas skadimit të arsyes për mos plotësimin e obligimit, por jo më vonë se një vit pas skadimit të afatit për përmbushjen e obligimeve. Kërkesa duhet të përmbajë sqarimet dhe të dhënat për pagesën e tarifave. 39.3. Kur kërkesa të jetë pranuar, zyra saktëson afat të ri në të cilin aplikuesi duhet t’i përmbushë obligimet e pa plotësuara. 39.4. Personi i cili ka kërkuar dëmshpërblim, nuk ka të drejtë për të kërkuar ndonjë kompensim nëse gjatë kohës në mes të humbjes dhe kthimit të së drejtës së tij, ndonjë person që me mirëbesim ka lidhë kontratë për shfrytëzimin e varietetit të mbrojtur. KAPITULLI VI BARTJA E TË DREJTAVE TЁ SELEKSIONUESIT TË BIMËVE DHE CAKTIMI PËR PËRDORIMIN E TË DREJTAVE TË SELEKSIONUESIT TË BIMËVE - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: This article allows transfer of plant breeder rights and related filing rights, but the transfer contract must be in writing and the transfer must not harm third-party prior rights.
Neni 40 40.1. Mbajtësi i të drejtës së seleksionuesit të bimëve mund të kontraktoj për të bartur pjesërisht apo në tërësi të drejtën e tij tek personi tjetër për shfrytëzimin ekonomik të varietetit të mbrojtur. 40.2. Aplikuesi ose personi i autorizuar mund të bartë të drejtën për të arkivuar në dosje një aplikacion për mbrojtjen e një varieteti të ri. 40.3. Kontrata për bartjen e të drejtës nga paragrafi 40.1 dhe 40.2 të këtij neni duhet të përpilohet në formë të shkruar, në të kundërtën do të konsiderohet e pavlerë. 40.4. Bartja apo transferimi i të drejtave nga paragrafi 40.1 dhe 40.2 i këtij neni nuk duhet të ndikoj në të drejtat paraprake të një personi të tretë. 40.5. Bartja e të drejtës së seleksionuesit të bimëve nuk ka fuqi ligjore për personin e tretë përderisa kontrata nuk është futur në regjistrin përkatës. Kërkesa për futjen në regjistrin përkatës të kontratës për bartjen e të drejtave mund të parashtrohet nga cila do palë kontraktuese. - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: The breeder’s right holder may contract to transfer the economic exploitation right of a protected variety, in whole or in part, to a third party.
Neni 41 41.1. Mbajtësi i të drejtës së seleksionuesit të bimëve mund të kontraktoj bartjen e së drejtës për shfrytëzimin ekonomik të varietetit të mbrojtur pjesërisht apo në tërësi tek personi i tretë. 41.2. Kontrata për licencën hynë në regjistrin përkatës me kërkesën e njërës nga palët kontraktuese. 41.3. Kontrata për licencën e cila nuk ka hyrë në regjistrin përkatës nga paragrafi 41.2 i këtij neni, nuk ka fuqi ligjore. 41.4. Dispozitat për marrëdhëniet detyrimore do të shfrytëzohen për të përcaktuar formën, mënyrën e hyrjes në kontratë, përmbajtjen e kontratës për licencën si dhe mbrojtjen ligjore të saj. - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: Kushtet për dhënien e licencës së detyrueshme për varietete të mbrojtura përcaktohen nga Zyra, me kufizime për rastet kur jepen arsye të justifikuara ose kur nuk kanë kaluar të paktën tri vjet.
Neni 42 42.1. Në rastet e interesit publik dhe nëse varieteti i mbrojtur ekonomikisht nuk shfrytëzohet në shkallë të mjaftueshme nga vetë mbajtësi i së drejtës së seleksionuesit të bimëve ose ndonjë person tjetër që ka autorizimin e tij, dhe ai nuk shpreh dëshirën ti jap të drejtën për shfrytëzim një personi tjetër apo vendos kushte të pa arsyeshme për dhënien e së drejtës, personit tjetër mund të jepet licenca e detyrueshme nga ana e zyrës. 14 42.2. Licenca e detyrueshme mund të jepet vetëm tek personi i cili prezanton të dhënat për posedimin e mundësive të nevojshme teknologjike, dhe burimeve të nevojshme materiale për shfrytëzimin e suksesshëm të varietetit të mbrojtur. 42.3 Askujt nuk mund t’i jepet Licenca e detyrueshme nëse mbajtësi i së drejtës së seleksionuesit të bimëve prezanton të dhënat dhe arsyet e justifikuara për mungesën e shfrytëzimit ose shfrytëzimit të pa mjaftueshëm të varietetit të mbrojtur. 42.4. Licenca e detyrueshme nuk mund të jepet nëse më pak se tri vjet kanë kaluar nga data e dhënies së të drejtës së seleksionuesit të bimëve dhe datës së aplikimit për dhënien e licencës së detyrueshme. 42.5. Licenca e detyrueshme i ipet mbajtësit të licencës të drejtë jo të veçantë për kryerjen e veprimeve të referuara nga neni 15 i këtij ligji pjesërisht apo tërësisht me qëllim të furnizimit të tregut vendor. 42.6. Licenca e detyrueshme do të ipet për një periudhë kohore prej së paku dy dhe jo më shumë se katër vite. 42.7. Afati i licencës mund të zgjatet kur të jetë përcaktuar në bazë të ekzaminimit të ri, që kushtet për dhënien e licencës vazhdojnë të ekzistojnë me skadimin e afatit të parë. 42.8. Vendimi në lidhje me kërkesën për dhënien apo zgjatjen e licencës së detyrueshme merret nga Zyra. Para dhënies së licencës së detyrueshme, zyra mund të dëgjoj mendimin e palëve të interesuara. 42.9. Në rastin e dhënies së licencës së detyrueshme, mbajtësi i së drejtës së seleksionuesit të bimëve ka të drejtë për një pagesë të arsyeshme. 42.10. Shuma e pagesës nga paragrafi 42.9 i këtij neni caktohet me marrëveshje nga mbajtësi i së drejtës së seleksionuesit të bimëve dhe i licencuari. Në qoftë se marrëveshja nuk mund të arrihet, Zyra do të përcaktoj shumën e pagesës. 42.11. Zyra mund të kërkoj nga mbajtësi i të drejtës së seleksionuesit të bimëve për t’i siguruar personit të licencuar materialin për shumim të varietetit për të shfrytëzuar në bazë të licencës së detyruar. Personi i licencuar do ti paguaj mbajtësit të të drejtës së seleksionuesit të bimëve një shumë të mjaftueshme të parave për materialin për shumim. 42.12. Nëse licenca e detyrueshme është dhënë, mbajtësi i të drejtës së seleksionuesit të bimëve mund të kërkoj të dhënat e prodhimit të materialit për shumim të varietetit të mbrojtur, nga institucionet profesionale të autorizuara për kryerjen e kontrollit fushor të prodhimtarisë së materialit për shumim. KAPITULLI VII OBLIGIMET E SHFRYTËZUESIT TË SË DREJTËS SË SELEKSIONUESIT TË BIMËVE DHE TË PERSONAVE TË TRETË - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: Mbajtësi i varietetit duhet të paguajë një tarifë vjetore për ta mbajtur në fuqi të drejtën e seleksionuesit të bimëve.
Neni 43 43.1. Me qëllim të mbajtjes të së drejtës së seleksionuesit të bimëve, mbajtësi i varietetit duhet të paguaj një tarifë vjetore zyrës për të drejtën e seleksionuesit për të mbetur në fuqi. 43.2. Tarifa vjetore duhet të paguhet në fillim të vitit kalendarik për vitin vijues të mbrojtjes të së drejtës së seleksionuesit të bimëve jo më vonë se 31 mars. 43.3. Nëse tarifa vjetore nuk paguhet brenda afatit të paraparë sipas paragrafit 43.2 të këtij neni, i mundësohet afati shtesë prej 15 ditësh, në të kundërtën do ti merret e drejta e shfrytëzimit. - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: The holder of the breeder’s right must keep the protected variety or inherited material unchanged while protection exists, and must provide data, documents, and propagation material to the office on request.
Neni 44 44.1. Përderisa mbrojtja e varietetit ekziston, mbajtësi i së drejtës së seleksionuesit të bimëve duhet të jetë nën obligim që varietetin e mbrojtur apo materialin e trashëguar do ta mbaj në gjendje të pa ndryshuar. 15 44.2. Me kërkesë të zyrës, mbajtësi i varietetit duhet të siguroj të dhënat, dokumentet dhe materialin për shumim të nevojshëm për verifikimin e mbajtjes së varietetit. 44.3. Kur vlerësimi dhe verifikimi i bërë konstatohet se mbajtësi i varietetit ka dështuar në mbajtjen e varietetit, zyra do të filloi procedurën për heqjen e të drejtës së seleksionuesit të bimëve. - 45 Verify source ↗
Neni 45
AI-assisted research summary: The variety holder must provide a representative sample of propagation material or its hereditary components when the office requests it, within the prescribed period.
Neni 45 45.1. Me kërkesën e zyrës, mbajtësi i varietetit duhet të siguroj një mostër reprezentative të materialit për shumim apo komponentëve të tija trashëguese në periudhën e përshkruar: (a) për një mostër zyrtare ose për ripërtrirjen e një mostre zyrtare; (b) për të kryer ekzaminimin krahasues të varieteteve tjera që janë lëndë e procedurave të mbrojtjes. 45.2. Zyra mund të autorizojë mbajtësin e së drejtës së seleksionuesit të bimëve për të mbajtur dhe ripërtëri vetë ai mostrën zyrtare . - 46 Verify source ↗
Neni 46
AI-assisted research summary: A person who uses protected propagating material without agreement or against the breeder-right holder’s consent must give the holder all relevant data on request.
Neni 46 46.1. Kur ndonjë person ekonomikisht e shfrytëzon apo përdor materialin për shumim të varietetit të mbrojtur pa ndonjë marrëveshje ose kundër pëlqimit të mbajtësit të së drejtës së seleksionuesit të bimëve, duhet që ti prezantoj mbajtësit të së drejtës së varietetit të gjitha të dhënat përkatëse sipas kërkesës së tij. 46.2. Në rastet kur të dhënat nuk sigurohen me dëshirë, mbajtësi i së drejtës së seleksionuesit të bimëve mund të kërkoj që zyra të lëshoj vendim të përkohshëm për të kërkuar nga autori i keqpërdorimit që të prezantoj të dhënat. Ankesa kundër vendimit të përkohshëm nuk do të ndaloj ekzekutimin e tij. KAPITULLI VIII MBROJTJA LIGJORE - 47 Verify source ↗
Neni 47
AI-assisted research summary: A person who infringes the relevant rights or plant breeder’s rights is liable for damages, and the injured person may seek compensation or stop the ongoing infringement.
Neni 47 47.1. Personi i cili shkel të drejtat nën aplikim apo të drejtat e seleksionuesit të bimëve, do të mbaj përgjegjësinë për dëmet në pajtim me dispozitat e përgjithshme për pagesën e dëmeve. 47.2. Personit të cilit ju kanë shkelë të drejtat, do të ketë të drejtën për të kërkuar kompensim për dëmet e pësuara, apo ndërprerjen e mëtejshme të atyre shkeljeve. Shkelja e të drejtës së seleksionuesit të bimëve do të konsiderohet çdo shfrytëzim ekonomik i pa autorizuar i varietetit të mbrojtur. - 48 Verify source ↗
Neni 48
AI-assisted research summary: A complaint or court case about infringement of a plant variety right may be brought within three years from when the right holder learned of the infringement.
Neni 48 Ankesa si dhe padia gjyqësore sa i përket shkeljes së të drejtës së seleksionuesit të bimëve, mund të paraqitet tri vite nga data kur mbajtësi i të drejtës së varietetit ka mësuar për shkeljet e bëra. Pesë vite pas datës së paraqitjes ose vërejtjes së shkeljeve asnjë ankesë nuk mund të paraqitet. KAPITULLI IX MBIKËQYERJA E ZBATIMIT TË LIGJIT - 49 Verify source ↗
Neni 49
AI-assisted research summary: Authorized inspectors of the Ministry carry out inspection supervision for this Law and its subordinate acts.
Neni 49 49.1. Mbikëqyrja inspektuese për zbatimin e këtij Ligji dhe akteve nënligjore të nxjerr në bazë të tij e kryejnë Inspektorët e autorizuar të Ministrisë. 49.2. Inspektoret e autorizuar të Ministrisë të paraparë nga paragrafi 49.1 i këtij neni kryejnë edhe punë tjera të përcaktuara me këtë ligj dhe akte nënligjore në lëmine e mbrojtjes së varieteteve të bimëve. - 50 Verify source ↗
Neni 50
AI-assisted research summary: Ministry inspectors must carry out inspections for conduct under certain articles, may temporarily seize items linked to suspected violations, and must immediately present the seized items and related legal request to responsible persons.
Neni 50 Zbatimi 16 50.1. Kontrolli për veprimet e bëra sipas neneve 11, 15, 16 dhe 46 të këtij ligji duhet të bëhet përmes Inspektorëve të Ministrisë. 50.2. Kur ekziston ndonjë dyshim i bazuar për shkeljet e ndryshme, inspektori i Ministrisë do të konfiskoj përkohësisht gjërat ose sendet të cilat janë përdorur apo kanë patur qëllim të përdoren për veprime të shkeljeve ose kanë qenë pasojë e shkeljeve. 50.3. Gjërat ose sendet e konfiskuara përkohësisht si dhe kërkesa për procedura ligjore për sa i përket shkeljeve do të paraqiten menjëherë tek personat përgjegjës nga ana e inspektorëve të Ministrisë. - 51 Verify source ↗
Neni 51
AI-assisted research summary: If the plant variety right holder suspects infringement through export from Kosovo or import into Kosovo, the phytosanitary inspector must act on the holder’s request and may order inspection, seizure, market removal, and secure storage.
Neni 51 51.1. Nëse mbajtësi i të drejtës së seleksionuesit të bimëve dyshon se të drejtat e tija mund të shkelen nga eksporti i materialit të varieteti të mbrojtur nga Kosova apo nga importi në Kosovë, inspektori fitosanitar në pajtim me kërkesën e tij do të kërkoj që: (a) mbajtësi i së drejtës së seleksionuesit të varietetit të mbrojtur ose përfaqësuesi i tij të kontrolloj atë material; (b) ky material konfiskohet, të largohet nga tregu dhe që të mbahet në vend të sigurt deri në marrjen e vendimit meritor. 51.2. Propozimi nga paragrafi 51.1 i këtij neni, mbajtësi i së drejtës së varietetit do të siguroj për inspektorin fitosanitar përshkrimin e tërësishëm të varietetit të mbrojtur, prova apo dëshmi të pranueshme të drejtave të seleksionuesit të bimëve për shkeljet e dyshuara. 51.3. Me kërkesën e inspektorit fitosanitar, mbajtësi i varietetit do të paguaj kaucion për dëmet e mundshme të shkaktuara nga këto masa. 51.4. Inspektori fitosanitar do të informoj menjëherë importuesin apo eksportuesin e materialit të varietetit të mbrojtur kurse në rastet e importit në Kosovë pranuesin apo marrësin e atij materiali. 51.5. Inspektori fitosanitar pezullon masat e ndërmarra nëse personi i autorizuar nuk do të ndërmarrë veprime ligjore apo të filloj procedurë tjetër për të justifikuar masat e ndërmarra brenda periudhës kohore prej shtatë ditëve. KAPITULLI X DISPOZITAT NDËSHKIMORE - 52 Verify source ↗
Neni 52
AI-assisted research summary: This article sets fines for several plant-variety offences, including using protected material without consent, breaching naming rules, withholding required data, and obstructing inspectors.
Neni 52 52.1. Dënohet për kundërvajtje me gjobë prej 1.500 deri në 2.500 € personi që: (a) pa pëlqimin e mbajtësit të së drejtës së seleksionuesit të bimëve: prodhon ose shumon materialin e varietetit të mbrojtur me këtë ligj (neni 15 paragrafi 15.1), (b) prodhon apo shumon materialin e varietetit të mbrojtur me këtë ligj, nëse ai përgatit materialin e varietetit të mbrojtur për shumim, nëse ai e qet në treg, importon apo eksporton (neni 15 paragrafi 15.2). 52.2. Dënohet për kundërvajtje me gjobë personi fizik apo juridik prej 500 € deri më 1.500 € nëse: (a) vepron në kundërshtim me nenin 11 paragrafin 11.1 të këtij ligji në rast se e vendos materialin e varietetit të mbrojtur në treg pa deklaruar emrin e regjistruar të varietetit, si dhe kur përdoret emri jo i saktë; (b) vepron në kundërshtim me neni 11 paragrafi 11.5 të këtij ligji në rast se e përdor emrin e varietetit të mbrojtur me këtë ligj për emërtimet i cili mund të shkaktoj konfuzione me atë emërtim, me disa nga varietetet e llojit të njëjtë apo të përafërt; 17 (c) vepron në kundërshtim me nenin 16 paragrafi 16.2 dhe nenin 46 të këtij ligji, nuk siguron mbajtësin e varietetit me të dhënat e kërkuara; (d) e pengon inspektoret kompetent në kryerjen e detyrave të tyre (neni 49). 52.3. Dënohet për kundërvajtje me gjobë personi përgjegjës i personit juridik prej 100 € deri më 500 € për shkeljet nga paragrafi paraprak. KAPITULLI XI DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE - 53 Verify source ↗
Neni 53
AI-assisted research summary: Një varietet i mbrojtur më parë ruan mbrojtjen sipas këtij ligji deri në skadimin e njohjes së të drejtës; e drejta e seleksionuesit të bimëve mund të shpallet e pavlefshme dhe të hiqet vetëm nëse në kohën e dhënies nuk ishin plotësuar kushtet për dallueshmëri, uniformitet dhe qëndrueshmëri.
Neni 53 53.1. Varieteti i cili ka qenë i mbrojtur deri në miratimin e këtij ligji në pajtim me ligjet në fuqi do të gëzojë mbrojtjen në pajtim me këtë ligj deri në skadim të njohjes së kësaj të drejte. 53.2. E drejta e seleksionuesit të bimëve për varietetin nga paragrafi 53.1 i këtij neni mund të shpallet e pavlefshme dhe të hiqet vetëm nëse konstatohet që në kohën e dhënies së kësaj të drejte nuk janë plotësuar të gjitha kushtet, kriteret sa i përket dallueshmërisë, uniformitetit dhe qëndrueshmërisë. - 54 Verify source ↗
Neni 54
AI-assisted research summary: The Ministry of Agriculture, Forestry and Rural Development may sign an MoU with the Ministry of Economy and Finance, and it must issue implementing sublegal acts, including specified administrative instructions, within 6 months after the law enters into force.
Neni 54 54.1. Të gjitha pagesat që rrjedhin nga aplikimi i dispozitave ndëshkuese të këtij ligji si dhe të hyrat tjera nga taksat derdhen në Buxhetin e Kosovës. 54.2. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural mund të nënshkruaj Memorandum të Mirëkuptimit me Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave, që një pjesë të mjeteve të gjeneruara nga zbatimi i këtij ligji ti shfrytëzoj Zyra. 54.3. Për zbatimin e këtij ligji, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, do të nxjerr akte nënligjore. 54.4. Ministria në afat prej 6 muajsh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji, duhet t’i nxjerr aktet nënligjore: (a) Udhëzimin Administrativ për funksionimin dhe mandatin e zyrës për mbrojtjen e varieteteve të bimëve dhe për procedurat e mbrojtjes së varieteteve; (b) Udhëzimi Administrativ për të drejtat e seleksionimit të bimëve dhe personave të autorizuar për mbrojtjen e të drejtës së seleksionuesit të bimëve. - 55 Verify source ↗
Neni 55
AI-assisted research summary: This provision says the law enters into force after approval by the Assembly of Kosovo and promulgation by the Special Representative of the Secretary-General.
Neni 55 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pas miratimit nga ana e Kuvendit të Kosovës dhe shpalljes nga Pёrfaqёsuesi Special i Sekretarit tё Pёrgjithshёm. UNMIK/REG/2008/24 16.05.2008
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 02/L-98 PËR MBROJTJEN E VARIETETEVE TË BIMËVE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in