LIGJI NR.03/L-003 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E KODIT TË PËRKOHSHËM TË PROCEDURËS PENALE
This preamble says the Assembly adopts a law to amend and supplement Kosovo’s Temporary Code of Criminal Procedure No. 2003/26.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-003
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble says the Assembly adopts a law to amend and supplement Kosovo’s Temporary Code of Criminal Procedure No. 2003/26. This article replaces the older code name with “Kodi i Procedurës Penale të Kosovës” in the title and throughout the code. Article 2 is identified, but no rule text is provided here. The injured party’s right to pursue a property claim against an accused is not affected by the accused entering a plea agreement with the prosecutor. Neni 3
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR.03/L-003 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E KODIT TË PËRKOHSHËM TË PROCEDURËS PENALE
Showing 13 of 13
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble says the Assembly adopts a law to amend and supplement Kosovo’s Temporary Code of Criminal Procedure No. 2003/26.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 44 / 22 DHJETOR 2008 LIGJI Nr. 03/L-003 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E KODIT TË PËRKOHSHËM TË PROCEDURËS PENALE TË KOSOVËS NR. 2003/26 Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; Me qëllim të krijimit të kushteve më të favorshme dhe shtimin e efikasitetit të punës në Gjykata dhe Prokurori në Kosovë, në përputhje me standardet evropiane dhe ndërkombëtare, Miraton LIGJ PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTЁSIMIN E KODIT TË PËRKOHSHËM PROCEDURЁS PENALE TË KOSOVËS NR. 2003/26
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article replaces the older code name with “Kodi i Procedurës Penale të Kosovës” in the title and throughout the code.
Neni 1 Në titullin e Kodit të Përkohshëm të Procedurës Penale të Kosovës dhe në tërë tekstin e këtij kodi fjalia Kodi i Përkohshëm i Procedurës Penale të Kosovës zëvendësohet me fjalinë Kodi i Procedurës Penale të Kosovës . - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: Article 2 is identified, but no rule text is provided here.
Neni 2 - 62 Verify source ↗
Neni 62
AI-assisted research summary: The injured party’s right to pursue a property claim against an accused is not affected by the accused entering a plea agreement with the prosecutor.
Neni 62 i këtij Kodi do të plotësohet me një paragraf të ri si në vijim: (7) Të drejtat e palës së dëmtuar që të kërkojë realizimin e kërkesës pasurore juridike nga i akuzuari i cili hynë në marrëveshje mbi pranimin e fajësisë me prokurorin nuk do të paragjykohen në asnjë mënyrë si rezultat i pranimit të akuzuarit të hyjë në marrëveshje. - 3
- 73 Verify source ↗
Neni 73
AI-assisted research summary: If the accused wants to plead guilty to an offense punishable by at least one year in prison or long-term imprisonment, the accused must be represented by a defence lawyer.
Neni 73 paragrafi 1, do të plotësohet me një nën paragraf si në vijim: 5) Në të gjitha rastet kur i akuzuari kërkon të pranojë fajësinë për vepër penale që mund të dënohet me një ose më tepër vite burgim apo burgim afatgjatë, i akuzuari duhet të jetë i përfaqësuar nga mbrojtësi. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: This article changes Article 212(1)(4) of the Criminal Procedure Code by replacing “72” with “48”.
Neni 4 Ne nenin 212 paragrafi 1 pika 4 te Kodit të Procedurës Penale, fjalët: ,,shtatëdhjetë e dy (72)” hiqen dhe zëvendësohen me fjalët: “katerdhjetë e tetë (48)”. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Article 5 is identified, but no substantive rule text is provided here.
Neni 5 - 301 Verify source ↗
Neni 301
AI-assisted research summary: On the prosecutor’s request, the court may revoke the order declaring the accused a cooperating witness if the accused materially breaches the plea agreement.
Neni 301, do të plotësohet me një paragraf të ri si në vijim: 3) Pas kërkesës së prokurorit, gjykata mund ta revokojë urdhrin me të cilin shpall të akuzuarin të jetë dëshmitar bashkëpunues në pajtim me nenet 298 – 300 të këtij Kodi, në bazë të marrëveshjes mbi fajësinë, nëse i akuzuari ka bërë shkelje materiale të marrëveshjes. 2 - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: This article sets the procedure for plea agreements: prosecutors and defence may negotiate in writing before trial starts, the accused must be represented by counsel, and the court may later accept or refuse the agreement.
Neni 6 KAPITULLIT XXXII, do ti shtohet edhe një nënkapitull pas nenit 308, si në vijim: 2. Marrëveshja mbi pranimin e fajësisë Neni 308A 1. Në çdo kohë para hapjes së shqyrtimit kryesor prokurori publik dhe mbrojtësi mundë të negociojnë kushtet e mbrojtjes me shkrim për pranimin e fajësisë, në bazë të cilës i akuzuari pranon fajësinë në shkëmbim për: (i) pajtimin e prokurorit publik të rekomandojë gjykatës dënim më të butë, por jo nën minimumin e parashikuar me ligj; ose (ii) konsiderime tjera në interes të drejtësisë, si është lirimi nga dënimi i parashikuar me nenin 303 të këtij Kodi. 2. Në rastet kur i akuzuari dëshiron të arrijë marrëveshje mbi pranimin e fajësisë, mbrojtësi i të akuzuarit, ose i akuzuari nëse nuk përfaqësohet nga mbrojtësi, do të kërkojë nga prokurori një takim paraprak për të filluar negocimin për marrëveshje mbi pranimin e fajësisë. Në të gjitha negociatat e tilla i pandehuri duhet të jetë i përfaqësuar nga mbrojtësi, në pajtim me paragrafin 1 të këtij neni. 3. Pas pranimit të kërkesës për takim preliminar, prokurori do ta informojë kryeprokurorin e prokurorisë publike përkatëse i cili do të jep autorizim me shkrim për mbajtjen e takimit për diskutimet mbi pranimin e fajësisë, në të cilin deklaratave të akuzuarit do ti jepet imunitet i kufizuar si parashihet me paragrafin 7 të këtij neni. Të gjitha marrëveshjet mbi fajësinë duhet të jenë në formë të shkruar dhe të pranuara nga kryeprokurori i zyrës së prokurorisë publike përkatëse para se formalisht ti ofrohen të akuzuarit. 4. Marrëveshja me shkrim mbi pranimin e fajësisë mund të përfshijë dispozitën që prokurori në pajtim me nenin 299 të këtij Kodi, të kërkojë nga gjykata dhënien e urdhrit që të shpall të akuzuarin si “dëshmitar bashkëpunues” të definuar në nenin 298 të këtij Kodi. Nëse i akuzuari i tillë jep asistencë, si dëshmitar bashkëpunues, prokurori publik do t’i rekomandojë gjykatës një dënim më të butë që do të reflektojë nivelin e ndihmës dhe bashkëpunimit të dhënë nga i akuzuari duke pasur parasysh shkallën e rrezikshmërisë së veprës penale. 5. I akuzuari dhe mbrojtësi i tij, duhet të jenë prezent gjatë takimeve mbi negocimin e pranimit të fajësisë dhe duhet të pajtohen me kushtet e marrëveshjes me shkrim për pranim të fajësisë para se ajo ti prezantohet gjykatës. Prokurori publik do të informojë palën e dëmtuar me marrëveshjen e arritur pasi që ajo të arrijë formën përfundimtare. Kur pala e dëmtuar ka kërkesë pasurore juridike që rrjedh nga vepra penale për të cilën akuzohet, marrëveshja mbi fajësinë duhet ta adresojë kërkesën e palës së dëmtuar, dhe prokurori duhet të njoftojë palën se i pandehuri kërkon të arrijë marrëveshje mbi pranimin e fajësisë. Palës së dëmtuar duhet ti jepet rasti që të deklarohet para gjykatës mbi kërkesën pasurore juridike para se gjykata ta pranojë marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë. 6. Gjykata nuk do të merr pjesë në negocimin e pranimit të fajësisë, por mund të caktojë afate të arsyeshme kohore, jo më të gjatë se tre 3) muaj, për përfundimin e negociatave në mënyrë që të pengohen zvarritja e procedurës. 7. Në çdo kohë para se gjykata të pranojë marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë, prokurori publik ose i akuzuari mund të refuzojnë marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë dhe kryetari i trupit gjykues do të caktoj seancën për shqyrtim gjyqësor siç parashihet me Kapitullin XXXIV të këtij Kodi. Në qoftë se prokurori publik dhe mbrojtësi apo i akuzuari dështojnë të arrijnë marrëveshje mbi pranimin e fajësisë, ose nëse marrëveshja nuk pranohet nga gjykata, deklaratat e të akuzuarit të dhëna në takimin paraprak të mbajtur, për të negociuar marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë (siç është paraparë më lartë me paragrafin 2) dhe 3) do të jenë të papranueshme si dëshmi gjatë shqyrtimit gjyqësor ose ndonjë procedure tjetër. 3 8. Marrëveshja me shkrim mbi pranimin e fajësisë duhet të përmbajë të gjitha kushtet e marrëveshjes, e cila duhet të jetë e nënshkruar nga kryeprokurori i zyrës përkatëse, mbrojtësi dhe i akuzuari, dhe është detyruese për të gjitha palët nënshkruese. Marrëveshja mbi fajësinë duhet së paku të përfshijë: (i) pikat e aktakuzës për të cilat i akuzuari pranon fajësinë; (ii) a pranon i akuzuari të bashkëpunojë; (iii) të drejtat nga të cilat hiqet dorë; (iv) përgjegjësia e të akuzuarit për kompensimin e dëmit palës së dëmtuar dhe konfiskimi i të gjitha të mirave materiale në pajtim më nenet 489 – 499 të këtij Kodi. 8.1. Marrëveshja me shkrim po ashtu mund të përfshijë dispozitën në të cilën palët pajtohen për kufijtë e dënimit që do të propozohen nga ana e prokurorit nëse i akuzuari bashkëpunon substancialisht, ndërsa nëse gjykata shqipton dënim i cili dëmton njërën palë, pala do të ketë të drejtë ankese kundër vendimit mbi dënimin. 9. Marrëveshja me shkrim duhet të prezantohet ne gjykatë në seance të hapur publike, përveç në rastet e parashikuara në paragrafin 11 të këtij neni. 10. Gjykata zyrtarisht mund ta pranoj apo refuzoj marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë në përputhje me kushtet nga paragrafi 12 i këtij neni, të cilët duhen të merren parasysh. Marrëveshja mbi pranimin e fajësisë do të hyjë në fuqi vetëm pasi që të evidentohet në procesverbal se është pranuar zyrtarisht nga gjykata. 11. Nëse i pandehuri pajtohet të jetë dëshmitarë bashkëpunues dhe kur masat e parapara më kapitullin XXI të KPPK i janë siguruar atij/asaj, pas kërkesës së cilësdo palë, gjykata mund të urdhërojë një dëgjim për të shqyrtuar marrëveshjen për pranim të fajësisë që do të jetë i mbyllur për publik dhe mund të urdhërojë që marrëveshja për pranim të fajësisë me shkrim të jetë e mbyllur. 12. Gjatë shqyrtimit se a duhet pranuar marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë gjykata duhet ta dëgjoj personalisht të akuzuarin, mbrojtësin e tij dhe prokurorin publik dhe të përcaktojë nëse: (i) i akuzuari ka kuptuar natyrën dhe pasojat e pranimit të fajësisë; (ii) pranimi i fajësisë është bërë me vullnetin e të akuzuarit pas konsultimeve të mjaftueshme me mbrojtësin, nëse i akuzuari ka mbrojtës dhe se i akuzuari nuk ka qenë i detyruar me forcë që të deklarojë fajësinë ose i shtrënguar në çfarëdo mënyre tjetër; (iii) Pranimi i fajësisë mbështetet në fakte dhe prova materiale të rastit konkret, të cilat i përmban aktakuza, të prezantuara nga prokuroria të cilat janë pranuar nga i akuzuari dhe në çfarëdo prove tjetër siç mund të jenë deklaratat e dëshmitarëve të prezantuara nga prokurori ose i akuzuari; dhe (iv) nuk ekzistojnë asnjë nga rrethanat e parapara në nenin 316, paragrafët 1-3 të këtij Kodi. 13. Me rastin e shqyrtimit të marrëveshjes mbi pranimin e fajësisë gjykata duhet të dëgjojë pikëpamjet e prokurorit, mbrojtësit dhe palës së dëmtuar. Nëse marrëveshja për bashkëpunimin dhe pranimin e fajësisë nga ana e të akuzuarit është e mbyllur në pajtim me paragrafin 11 të këtij neni, gjykata do ti lejojë palës së dëmtuar të jep deklaratën në përfundim të bashkëpunimit të akuzuarit, para shqiptimit të dënimit. 14. Nëse gjykata nuk është e bindur se janë përmbushur të gjitha kushtet e parapara në paragrafin 12 të këtij neni, gjykata do ta refuzoj pranimin e fajësisë dhe rasti do të vazhdoj në gjykim ashtu siç parashihet me këtë Kod. 15. Nëse gjykata është e bindur se të gjitha kushtet e parapara në paragrafin 12 të këtij neni janë përmbushur, gjykata mund ta pranoj marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë dhe do të urdhëroj që marrëveshja të vendoset në shkresat e lëndës në gjykatë. Gjykata do të caktojë një datë kur palët do të 4 japin deklaratat e tyre në lidhje me dënimin pas së cilës gjykata do të shqiptojë dënimin. Megjithatë, kjo datë mund të shtyhet në mënyrë që i akuzuari të shërbejë si dëshmitar bashkëpunues. 16. Pasi që gjykata të ketë bërë pranimin e fajësisë dhe marrëveshjen mbi pranimin e fajësisë në formë të shkruar, por para se të shqiptohet dënimi, gjykata mund të mos lejoj të akuzuarin ta tërheq pranimin e fajësisë ose prokurorin të anulojë marrëveshjen mbi fajësinë, përveç nëse gjykata gjen se ndonjë nga kushtet e parapara në paragrafin (12) të këtij neni nuk përmbushet. Pala e cila kërkon të tërhiqet nga marrëveshja e ka barrën e të provuarit gjatë parashtrimit të asaj kërkese në gjykatë. - 7
- 379 Verify source ↗
Neni 379
AI-assisted research summary: Kur i akuzuari që është dëshmitar bashkëpunues pranon fajësinë me marrëveshje mbi fajësinë, prokurori mund t’i rekomandojë gjykatës kufijtë e dënimit, qortimin gjyqësor ose dënime alternative.
Neni 379, do të plotësohet me një paragraf si në vijim: (2) Në rastet kur i akuzuari i cili është dëshmitar bashkëpunues pranon fajësinë në bazë të marrëveshjes mbi fajësinë, prokurori mund të rekomandojë gjykatës kufijtë e dënimit, qortimin gjyqësor ose njërën nga dënimet alternative të parashikuara në nenin 41 të Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 8 Ky ligji hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L-003 6 Nëntor 2008 Shpallur me dekretin Nr. DL- 058- 2008, datë 27.11.2008 nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR.03/L-003 PËR NDRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E KODIT TË PËRKOHSHËM TË PROCEDURËS PENALE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in