LIGJI NR.03/L-015 PËR VLERËSIM STRATEGJIK MJEDISOR
This preamble says the Assembly of Kosovo adopts a law on strategic environmental assessment to create environmental standards in Kosovo aligned with those of the EU.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-015
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble says the Assembly of Kosovo adopts a law on strategic environmental assessment to create environmental standards in Kosovo aligned with those of the EU. This article says the law aims to protect the environment and human health through strategic environmental assessment of plans and programmes. This article defines key terms used in the act, including plans and programmes, strategic environmental assessment, the environmental assessment report, the public, relevant bodies and organisations, the Ministry, the municipality, and the Minister. This article sets principles for environmental strategic assessment, including sustainable development, care, hierarchy/coordination, and public information. Article 4 sets when VSM applies to plans and programs, and when it is not prepared.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR.03/L-015 PËR VLERËSIM STRATEGJIK MJEDISOR
Showing 28 of 28
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble says the Assembly of Kosovo adopts a law on strategic environmental assessment to create environmental standards in Kosovo aligned with those of the EU.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI IV / Nr. 49 / 25 MARS 2009 LIGJI Nr. 03/L-015 PËR VLERËSIM STRATEGJIK MJEDISOR Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; Më qëllim të krijimit të standardeve mjedisore në Kosovë në harmoni me ato të BE-së, Miraton LIGJ PËR VLERËSIM STRATEGJIK MJEDISOR KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law aims to protect the environment and human health through strategic environmental assessment of plans and programmes.
Neni 1 Qëllimi dhe lënda 1. Qëllimi i këtij ligji është që me vlerësim strategjik mjedisor të planeve dhe programeve, të sigurojë shkallë të lartë të mbrojtjes së mjedisit dhe shëndetit të njeriut. 2. Ky ligj përcakton kushtet, mënyrën dhe procedurat e vlerësimit të ndikimit në mjedis, të planeve dhe programeve të caktuara, (në tekstin e mëtutjeshëm VSM) përmes integrimit të parimeve të mbrojtjes së mjedisit në procedurën e përgatitjes, miratimit dhe realizimit të planeve dhe programeve. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the act, including plans and programmes, strategic environmental assessment, the environmental assessment report, the public, relevant bodies and organisations, the Ministry, the municipality, and the Minister.
Neni 2 Përkufizimet Shprehjet e përdorura kanë këto kuptime: “Planet dhe programet” të gjitha planet dhe programet, duke përfshirë edhe modifikimet e tyre, të cilat përgatiten nga niveli qendror apo lokal, e që aprovohen në nivel qendror ose lokal. “Vlerësim Strategjik Mjedisor (VSM)” do të thotë përgatitja e raportit mjedisor, zhvillimi i konsultimeve, marrja parasysh e raportit mjedisor dhe e rezultateve të konsultimeve në vendim-marrje dhe sigurimi i qasjes në informacione për publikun; “Raporti për Vlerësimin Strategjik Mjedisor” do të thotë pjesa e dokumentacionit të planit ose programit, që përmban informacionet e kërkuara në nenin 4 dhe Shtojcën I; “Publiku” një ose më shumë persona fizikë ose juridikë, asociacionet e tyre, organizata ose grupe të ndryshme. “Organet dhe organizatat” organet e nivelit qendror dhe lokal të cilat në përputhje me kompetencat e tyre kanë për detyrë apo interes të marrin vendime të cilat kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit; “Ministria” Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor; “Komuna” Organ i qeverisjes lokale; “Ministri” Ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. 2 - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article sets principles for environmental strategic assessment, including sustainable development, care, hierarchy/coordination, and public information.
Neni 3 Parimet e VSM 1. Parimi i zhvillimit të qëndrueshëm Me shqyrtimin dhe përfshirjen e aspekteve qenësore të mjedisit në përgatitjen dhe aprovimin e planeve dhe programeve të caktuara dhe me konfirmimin e kushteve për ruajtjen e të mirave materiale, vlerave të kulturës dhe të natyrës, hapësirave, llojllojshmërisë biologjike, llojeve të egra bimore dhe shtazore dhe ekosistemeve autoktone, respektivisht të shfrytëzimit racional të resurseve natyrore, kontribuohet në zhvillimin e qëndrueshëm. 2. Parimi i integritetit Politika e mbrojtjes së mjedisit e cila realizohet përmes sjelljes së planeve dhe programeve bazohet në përfshirjen e kushteve të mbrojtjes së mjedisit, gjegjësisht ruajtjes dhe shfrytëzimit të qëndrueshëm të resurseve natyrore dhe llojllojshmërisë biologjike në planet dhe programet ndër sektoriale. 3. Parimi i kujdesit Çdo aktivitet duhet të zbatohet në atë mënyrë, që para miratimit, të parandalojë apo të zvogëlojë ndikimet negative të planeve dhe programeve të caktuara në mjedis të sigurojë shfrytëzim racional të resurseve natyrore dhe zvogëlojë rrezikun për shëndetin e njeriut dhe të mirave materiale. 4. Parimi i hierarkisë dhe koordinimit Vlerësimi i ndikimit të planeve dhe programeve kryhet në nivel qendror për planet ose programet që nxirren në nivelin qendror dhe lokal. Në procedurën e VSM-së, të planeve ose programeve, ngritja e shkallës së transparencës në vendimmarrje sigurohet në koordinim të ndërsjellë të organeve dhe organizatave kompetente në procedurën e dhënies së pëlqimit për VSM, përmes konsultimeve, respektivisht njoftimit dhe dhënies së mendimit për ato plane ose programe. 5. Parimi i informimit publik Më qëllim të informimit të publikut për planet ose programet e caktuara dhe për ndikimin e mundshëm të tyre në mjedis dhe më qëllim të sigurimit të transparencës së plotë gjatë procedurës së përgatitjes, nxjerrjes dhe miratimit të planeve ose programeve, para marrjes së vendimit, si dhe pas miratimit të planeve ose programeve, publiku patjetër duhet që të ketë qasje në informata të cilat kanë të bëjnë me ato plane ose programe dhe modifikimin e tyre. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Article 4 sets when VSM applies to plans and programs, and when it is not prepared.
Neni 4 Fushëveprimi 1. VSM për planet dhe programet bëhet atëherë kur ekziston mundësia që realizimi i tyre të shkaktojë dëme të konsiderueshme në mjedis. 2. Hartimi i raportit për VSM është i detyrueshëm për planet dhe programet nga fusha e planifikimit hapësinor dhe urbanistik, në shfrytëzimin e tokës, bujqësisë, pylltarisë, peshkatarisë gjuetisë, energjetikës, industrisë, minierave, komunikacionit, menaxhimin e mbeturinave, menaxhimin e ujërave, telekomunikacionit, turizmit, të cilat japin kornizën për zhvillimin e ardhshëm të projekteve të cilat i nënshtrohen vlerësimit të ndikimit në mjedis në përputhje me Ligjin për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis si dhe për planet dhe programet të cilat, duke marrë parasysh lokacionin në të cilin realizohen, mund të ndikojnë në zonat e mbrojtura, në habitatet natyrore dhe në ruajtjen e florës dhe faunës së egër. 3. Për planet dhe programet nga paragrafi 2. i këtij neni, me të cilat parashihet edhe shfrytëzimi i sipërfaqeve të vogla në nivel lokal ose në rastet e modifikimeve të planeve ose programeve, të cilat nuk kërkojnë procedurë të rregullt për miratim si dhe për planet ose programet të cilat nuk janë të cekura në 3 paragrafin 2. të këtij neni, vendimin për VSM e merr bartësi i planit dhe programit, nëse sipas kritereve të përcaktuara në këtë ligj, vërteton se ekziston mundësia e ndikimit të dukshëm në mjedis. 4. VSM nuk përgatitet për planet dhe programet të cilat i dedikohen mbrojtjes së vendit, evitimit të pasojave nga katastrofat natyrore dhe për planet financiare dhe buxhetore. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Për planet dhe programet që i nënshtrohen VSM-së, duhet të përgatitet raporti për VSM dhe nuk mund të vazhdohet me miratimin e mëtejshëm pa pëlqimin e Ministrisë për atë raport.
Neni 5 Detyrimet e përgjithshme 1. Për planet dhe programet të cilat i nënshtrohen procedurës së VSM-së në përputhje me nenin 4 paragrafi 2. dhe 3. të këtij ligji, detyrimisht përgatitet raporti për VSM. 2. Bartësi i planit dhe programit nuk mund ta përcjellë planin apo programin në procedurë të mëtutjeshme të miratimit, paraprakisht pa e marrë nga Ministria pëlqimin për raportin e VSM. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The Ministry is the competent authority to review the VSM report, and central and local level bodies are the holders of plans and programmes.
Neni 6 Organet kompetente 1. Bartësit e planeve dhe programeve janë organet e nivelit qendror dhe lokal. 2. Organi kompetent për shqyrtimin e raportit për VSM është Ministria. KREU II PROCEDURA PËR VLERËSIMIN STRATEGJIK MJEDISOR - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The plan/program holder must carry out the VSM at the same time as preparing the plan or program and obtain the Ministry’s consent for the VSM report.
Neni 7 1. VSM hartohet në fazën e përgatitjes së planit dhe programit, i cili mund të ketë ndikim në mjedis dhe para miratimit të tij nga organi kompetent. 2. Procedura e VSM përbëhet nga këto faza: 2.1. marrja e mendimit në vendimin për përgatitjen e raportit të VSM; 2.2. përgatitja e raportit të VSM; 2.3. marrja e vendimit për dhënien e pëlqimit ose refuzimit të raportit për VSM; 3. Bartësi i planit dhe programit është i detyruar që VSM ta kryejë në të njëjtën kohë me hartimin e planit ose programit dhe të sigurojë nga Ministria pëlqimin për raportin e VSM-së. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The need to prepare the VSM report for the plans or programmes covered by Article 4(3) is decided case by case using environmental impact criteria.
Neni 8 Marrja e propozim vendimit për përgatitjen e raportit të VSM 1. Nevoja për përgatitjen e VSM-së për planet ose programet nga neni 4, paragrafi 3. i këtij ligji vërtetohet nga hulumtimi i secilit rast, mbështetur në kriteret për verifikimin e ndikimeve në mjedis. 2. Kriteret për përcaktimin e ndikimeve në mjedis janë: 2.1. kriteret lidhur me planet dhe programet: 2.1.1. rëndësia e planit dhe programit për mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm; 4 2.1.2. problemet e mbrojtjes së mjedisit të planit ose programit dhe mundësitë e ndikimit në: ajër, ujë, tokë, klimë, rrezatim jonizues dhe jo jonizues, zhurmë dhe dridhje, botën bimore dhe shtazore, habitatet natyrore dhe llojllojshmëritë biologjike, të mirat natyrore të mbrojtura, banorët dhe shëndetin e njeriut, qytetet dhe vendbanimet e ndryshme, të mirat kulturore-historike, objektet e infrastrukturës dhe objektet tjera, vlerat tjera të krijuara; 2.1.3. shkalla në të cilën plani dhe programi ndikon në planet dhe programet tjera, përfshirë edhe ato në strukturat e ndryshme hierarkike; 2.1.4. shkalla, në të cilën me plan apo program vendoset korniza për realizimin e projekteve në pikëpamje të lokacionit, natyrës, vëllimit dhe kushteve të funksionimit apo në lidhje me lokacionin e resurseve. 2.2. kriteret lidhur me ndikimet: 2.2.1. probabiliteti, intensiteti, ndërlikueshmëria, reverzibiliteti; 2.2.2. dimensioni kohor: kohëzgjatja, shpeshtësia, përsëritja; 2.2.3. dimensioni hapësinor: lokacioni, zona gjeografike, numri i banorëve të ekspozuar, natyra e ndikimit tej kufitar; 2.2.4. natyra e ndikimeve kumulative dhe sinergjike; 2.2.5. rrezikshmëria për shëndetin e njeriut dhe mjedisin; 2.2.6. veprimi në fushat të rëndësisë natyrore, kulturore apo të rëndësisë tjetër; karakteristikat e veçanta natyrore; zonat e mbrojtura, statusi i të cilave është dhënë në nivel qendror apo ndërkombëtar; pasuria kulturore – historike; zonat me dendësi të madhe të banorëve; zonat me regjim të ndryshëm të mbrojtjes, 2.2.7. zonat e rrezikuara, standardet e tejkaluara të cilësisë së mjedisit apo vlerave kufitare, shfrytëzimi intensiv i tokës, rreziqet ekzistuese, kapaciteti i zvogëluar i mjedisit, zonat posaçërisht të ndjeshme dhe ato të rralla, ekosistemet, llojet e bimëve dhe shtazëve. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The plan/program holder must issue the proposal decision for preparing the SEA report at the same time as the decision to prepare the plan or program, and the proposal is given after obtaining the Ministry’s prior opinion.
Neni 9 Propozim vendimi për hartimin e raportit të VSM 1. Bartësi i planit dhe programit është i detyruar që propozim vendimin për hartimin e raportit për VSM ta nxjerr në të njëjtën kohë me vendimin për përgatitjen e planit dhe programit. 2. Propozimin për hartimin e raportit për VSM e jep bartësi i planit dhe programit, pas marrjes paraprake të mendimit nga Ministria. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The decision for preparing a VSM report must include specified information about the proposed plan or program, and the plan/program holder must issue a decision when no VSM report is required.
Neni 10 Përmbajtja e propozim vendimit për hartimin e VSM 1. Propozim vendimi për përgatitjen e raportit për VSM nga neni 9, i këtij ligji, përmban të dhënat, si vijon: 1.1. informatat e përgjithshme për planin ose programin e propozuar; 1.2. bazën për zhvillimin e planit ose programit; 1.3. zona apo territori: kombëtar, rajonal, lokal, sipërfaqe të vogël, për të cilat hartohet plani dhe programi; 1.4. arsyet për kryerjen e VSM sipas kritereve nga neni 8 i këtij ligji; 5 1.5. llojin e planit dhe programit për të cilin hartohet raporti për VSM; 1.6. paraqitja e çështjeve dhe problemeve mjedisore, të cilat do të trajtohen në plan ose program; 1.7. përzgjedhja dhe detyrimet e bartësit të hartimit të raportit për VSM (propozimi i metodologjisë, përbërja e ekipit profesional, afati i hartimit etj.); 1.8. mënyrën e pjesëmarrjes së organeve, organizatave dhe të publikut në procedurën e hartimit dhe shqyrtimit të raportit të VSM; dhe 1.9. të dhëna të tjera të rëndësishme për hartimin e raportit për VSM. 2. Për planet dhe programet për të cilat nuk nevojitet hartimi i raportit për VSM, bartësi i planit dhe programit nxjerr vendim i cili përmban: 2.1. llojin e planit dhe programit, arsyet pse nuk nevojitet hartimi i raportit për VSM; 2.2. kriteret në bazë të të cilave është vlerësuar se nuk ekziston mundësia e ndikimeve të konsiderueshme në mjedis: 2.3. të dhënat tjera relevante në bazë të të cilave është vendosur, që të mos hartohet raporti për VSM. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The plan/program holder must submit the proposed decision for the VSM report to the Ministry, and the Ministry must consult the public, bodies, and other organizations before giving its opinion.
Neni 11 1. Bartësi i planit dhe programit, propozim vendimin për hartimin e raportit për VSM, ia parashtron Ministrisë për dhënien e mendimit. 2. Ministria, para dhënies së mendimit është e obliguar që t’i konsultojë publikun, organet dhe organizatat tjera. 3. Afati për dhënien e mendimit nga paragrafi 1. i këtij neni është tridhjetë (30) ditë, nga dita e pranimit të propozim vendimit. 4. Nëse mendimi nuk jepet në afatin e paraparë në paragrafin 3. të këtij neni, konsiderohet se nuk ka vërejtje në vendimin e propozuar. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The plan/program holder must decide within 15 days whether to draft the VSM report, and that decision must be published in public information media.
Neni 12 1. Bartësi i planit dhe programit në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh, nga dita e skadimit të afatit për dhënien e mendimit nga neni 11 paragrafi 3. i këtij ligji, merr vendim për hartimin apo mos hartimin e raportit për VSM. 2. Vendimi nga paragrafi 1. i këtij neni, është pjesë përbërëse e vendimit për hartimin e planit dhe programit dhe ai duhet të shpallet në mjetet e informimit publik. KREU III RAPORTI I VSM - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: When VSM is required under Article 4, a VSM report must be prepared and include specified environmental information.
Neni 13 6 1. Në rastet kur kërkohet VSM nga neni 4 i këtij ligji, hartohet raporti për VSM, në të cilin përfshihen efektet e mundshme për mjedisin gjatë zbatimit të planit dhe programit dhe alternativat e arsyeshme, duke marrë parasysh objektivat dhe përfshirjen gjeografike të planit dhe programit. 2. Përveç të dhënave nga paragrafi 1. i këtij neni, raporti për VSM përmban edhe këto të dhëna: 2.1. përshkrimin e përmbajtjeve, objektivave kryesore të planit dhe programit dhe marrëdhëniet me planet dhe programet tjera; 2.2. përshkrimin e gjendjes ekzistuese të mjedisit dhe zhvillimit të tij të mundshëm nëse plani dhe programi i tillë nuk realizohet; 2.3. karakteristikat mjedisore të zonave që mund t’i ekspozohen rrezikut të konsiderueshëm; 2.4. problemet ekzistuese mjedisore që lidhen me planin dhe programin, duke përfshirë në veçanti problemet që lidhen me zonat me rëndësi të veçantë, si habitatet natyrore të bimëve dhe shtazëve të egra, në aspekt të mbrojtjes së tyre, zonat e veçanta të mbrojtura të kulturës ose të natyrës; 2.5. objektivat për mbrojtjen e mjedisit të përcaktuara në nivel të vendit ose në nivel ndërkombëtar, të cilat lidhen me planin ose programin dhe mënyrën me të cilën këto objektiva ose konsiderata mjedisore janë marrë parasysh gjatë hartimit të planeve dhe programeve; 2.6. efektet më të rëndësishme të mundshme duke përfshirë edhe efektet sekundare, kumulative, sinergjike, afatshkurtër, afatmesëm, afatgjatë, të përkohshme, pozitive dhe negative) në mjedis, duke përfshirë edhe çështjet tjera si llojllojshmërinë biologjike, popullatën, shëndetin e njeriut, botën bimore dhe shtazore, tokën, ujin, ajrin, faktorët klimatologjik, asetet materiale, trashëgiminë e kulturës dhe të natyrës, trashëgiminë arkitekturore dhe arkeologjike dhe ndërlidhjen ndërmjet faktorëve të mësipërm; 2.7. masat e parashikuara për t’i shmangur, ulur dhe për t’i zhdukur sa më shumë të jetë e mundur efektet e konsiderueshme negative në mjedis, gjatë zbatimit të planit dhe programit; 2.8. arsyet për përzgjedhjen e alternativave të trajtuara dhe mënyrën e realizimit të vlerësimit, duke përfshirë vështirësitë, mangësitë teknike ose mungesën e njohurive teknike, etj të hasura gjatë përgatitjes së informacionit të kërkuar; 2.9. paraqitjen e ndikimeve të mundshme tej kufitare në mjedis; 2.10. masat e parashikuara për monitorim; 2.11. rezultatet e konsultimeve me organet, organizatat dhe publikun; 2.12. përmbledhjen jo teknike të informacionit për të dhënat nga ky nen. 3. Raporti për VSM i hartuar në përputhje me paragrafin 1. të këtij neni, përfshin informacionin që mund të kërkohet në mënyrë të arsyeshme, duke marrë parasysh njohuritë aktuale dhe metodat e vlerësimit, përmbajtjen dhe nivelin e detajeve në plan dhe program, nivelin e tyre në procesin e vendimmarrjes dhe masën në të cilën çështje të caktuara vlerësohen në mënyrën më të drejtë në nivele të ndryshme në procesin e hartimit, në mënyrë që të shmangen vlerësimet e dyfishta. 4. Informacioni për efektet e planeve dhe programeve për mjedisin, i marrë nga nivelet tjera vendimmarrëse ose nëpërmjet legjislacioneve të tjera, mund të përdoret në hartimin e raportit për VSM. 5. Autoritet të cilave u referohet neni 17, paragrafi 3. i këtij ligji, do të konsultohen, kur të merret vendimi për qëllimin dhe nivelin e detajeve të informacionit i cili duhet të përfshihet në raportin për VSM. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: This article says the general and specific VSM goals are defined from environmental protection needs, and relevant indicators are selected to prepare the VSM report.
Neni 14 Qëllimet e përgjithshme dhe të veçanta dhe përzgjedhja e indikatorëve 7 1. Qëllimet e përgjithshme dhe të veçanta për VSM definohen në bazë të kërkesave dhe qëllimeve nga aspekti i mbrojtjes së mjedisit në planet dhe programet tjera. 2. Qëllimet e mbrojtjes së mjedisit të përcaktuara në nivel vendor dhe ndërkombëtar, mbledhja e të dhënave për gjendjen e mjedisit dhe pyetjeve të rëndësishme, problemeve dhe propozimeve në aspektin e mbrojtjes së mjedisit sipas planeve dhe programeve. 3. Në bazë të qëllimeve të definuara në paragrafin 1. dhe 2. të këtij neni, bëhet përzgjedhja e indikatorëve përkatës të cilët do të përdoren në hartimin e raportit të VSM. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: A licensed legal or natural person drafts the VSM report, the drafter and plan/program holder sign it, and they are responsible for the accuracy of the report’s information and data.
Neni 15 Hartuesi i raportit për VSM 1. Raportin për VSM e harton personi juridik ose fizik i licencuar. 2. Procedurën dhe kriteret për licencim nga paragrafi 1. të këtij neni, Ministri e përcakton me akt nënligjor. 3. Raportin për VSM e nënshkruan hartuesi dhe bartësi i planit dhe programit. 4. Hartuesi i raportit për VSM dhe bartësi i planit ose programit, janë përgjegjës për saktësinë e të gjitha informatave dhe të dhënave të përfshira në raport. KREU IV MARRJA E VENDIMIT PËR DHËNIEN E PËLQIMIT NË RAPORTIN PËR VSM - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Bartësi i planit dhe programit duhet t’ua dorëzojë raportin për VSM organeve dhe organizatave që të japin mendimet brenda 30 ditëve.
Neni 16 Pjesëmarrja e organeve dhe organizatave 1. Bartësi i planit dhe programit, raportin për VSM nga neni 13 paragrafi 1. i këtij ligji, ua dorëzon organeve, organizatave më qëllim që në afat prej tridhjetë (30) ditësh, t’i japin mendimet e tyre. 2. Ministria përcakton institucionet shtetërore, qendrore e lokale që do të konsultohen, të cilat si rezultat i përgjegjësive mjedisore, ka të ngjarë që të shqetësohen/preken nga efektet mjedisore të planeve ose programeve të cilat duhet të zbatohen. 3. Ministria do të identifikojë publikun për qëllimet nga paragrafi 1. i këtij neni duke përfshirë publikun e prekur, ose që mund të preket ose që është i interesuar me marrë pjesë në vendimmarrje, duke përfshirë edhe organizatat joqeveritare përkatëse dhe organizatat tjera. 4. Nëse mendimi nuk dorëzohet në afatin e përcaktuar në paragrafin 1. të këtij neni, konsiderohet se nuk ka vërejtje në raportin e dorëzuar për VSM. 5. Ministri, me akt nënligjor përcakton mënyrën e informimit dhe pjesëmarrjen e publikut dhe palëve të interesuara në procedurën e shqyrtimit të raportit për VSM. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The plan or program holder must inform the Ministry and the public about the public discussion of the VSM report, and must organize the public debate.
Neni 17 Debati publik 1. Bartësi i planit dhe programit e informon Ministrinë dhe publikun për mënyrën dhe afatin e dhënies në diskutim publik të raportit për VSM, kohën, vendin e mbajtjes së debatit publik dhe dhënien e mendimeve. 2. Për debatin publik nga paragrafi 1. i këtij neni, duhet të njoftohet publiku, së paku pesëmbëdhjetë (15) ditë para mbajtjes së debatit publik. 3. Debatin publik e organizon bartësi i planit ose programit. 8 - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The Ministry must start cross-border information exchange and notify the neighbouring state when there may be cross-border impact.
Neni 18 Konsultimet tej kufitare 1. Nëse ekziston mundësia e ndikimit tej kufitar, Ministria inicion procedurën mbi shkëmbimin e informacioneve për ndikime tej kufitare. 2. Sipas paragrafit 1. të këtij neni, Ministria duhet ta njoftojë shtetin tej kufitar nëse është i interesuar të hyjë në konsultime para miratimit të planit dhe programit, ose para dërgimit të dokumenteve në procedurë të miratimit dhe nëse shteti i prekur është i interesuar, do të hyjë në konsultime për efektet e mundshme tej kufitare që do të shkaktohen nga zbatimi i planit dhe programit dhe masat e parashikuara për eliminim e efekteve të tilla. 3. Në rastet kur bëhen konsultime të tilla, Ministria dhe shtetet tej kufitare do të bien dakord për detajet për të siguruar që autoritetet e përmendura në nenin 16 paragrafin 3. të këtij ligji dhe publiku i përmendur në nenin 16 paragrafi 4. të këtij ligji në shtetin tej kufitar, që ka të ngjarë të preket nga plani dhe programi, të informohet dhe t’u jepet mundësia që edhe ata të shprehin mendimin e tyre brenda një kohe të arsyeshme. 4. Ministria, në procedurën e pjesëmarrjes së organeve, organizatave dhe publikut, në afat sa më të shkurtër e më së largu kur informon publikun e vet, ia dorëzon shtetit tjetër për mendim informatat edhe atë: 4.1. kopjen e planit ose programit dhe raportin e VSM; 4.2. përmbajtjen e vendimit i cili mund të merret; 4.3. afatin në të cilin shteti tjetër mund të informohet për qëllimet e tij për pjesëmarrje në konsultime. 5. Shtetet tej kufitare në të cilat mund të shfaqen ndikimet në mjedis, mund të japin mendimet dhe komentet e tyre për planin dhe programin dhe mund të përfaqësohen në debate publike. 6. Komentet e shteteve tej kufitare duhet të merren parasysh gjatë hartimit të raportit për VSM. 7. Mbi vendimin për dhënien e pëlqimit në raportin e VSM, Ministria informon shtetin tjetër i cili ka qenë i konsultuar, me ofrimin e informacioneve, për: 7.1. përmbajtjen e vendimit për dhënien e pëlqimit në raportin e VSM; 7.2. mënyrën e hartimit të raportit për VSM dhe mendimeve të dala gjatë procesit të hartimit; 7.3. rezultatet e konsultimeve dhe arsyeve mbi të cilat mbështetet vendimi për dhënien e pëlqimit; 7.4. masat e monitorimit të planit dhe programit. 8. Për informatat e marra nga shteti tjetër për ndikimet ndërkufitare të planit dhe programit të propozuar, Ministria informon organet, organizatat dhe publikun, në mënyrën si është përcaktuar në nenin 18, paragrafi 1. i këtij ligji. 9. Rezultatet e konsultimeve dhe mendimeve të marra nga organet, organizatat dhe publikun, Ministria i merr në konsideratë, gjatë dhënies së mendimit organit kompetent të shtetit tjetër. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The plan/program holder must prepare a report on public participation and public debate about the SEA report.
Neni 19 Raporti për pjesëmarrjen e organeve dhe organizatave për debatin publik 9 1. Bartësi i planit dhe programit harton raportin për pjesëmarrjen e organeve, organizatave dhe për debat publik lidhur me raportin e VSM, i cili përmban dispozitat nga neni 17 i këtij ligji, si dhe mendimet e dhëna në debatin publik për raportin e VSM nga neni 18 i këtij ligji. 2. Raporti nga paragrafi 1. i këtij neni, duhet të përpilohet në afat prej tridhjetë (30) ditësh, nga dita e përfundimit të debatit publik i cili përmban arsyetimin për të gjitha mendimet e pranuara, të dala nga ai. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The plan/program holder must submit the SEA report and supporting documentation to the Ministry, the Minister sets the supporting document list, the Ministry may seek expert opinions, and the responsible Ministry body must assess the report and prepare a proposal opinion within 60 days.
Neni 20 Vlerësimi i raportit të VSM 1. Bartësi i planit dhe programit, raportin për VSM së bashku me raportin për pjesëmarrjen e organeve, organizatave dhe debatin publik dhe dokumentacionin shoqërues, ia paraqet Ministrisë për marrjen e pëlqimit për raportin e VSM-së. 2. Ministri me akt nënligjor e përcakton listën e dokumenteve që shoqërojnë kërkesën sipas llojit dhe natyrës së planit dhe programit. 3. Pas pranimit të raportit nga paragrafi 1, i këtij neni, Ministria, mund të merr mendime edhe nga organizatat tjera të licencuara ose personat profesional nga lëmitë e caktuara. 4. Vlerësimin e raportit të VSM-së nga paragrafi 1. i këtij neni, e bënë organi përgjegjës i Ministrisë në bazë të këtyre kritereve: 4.1. Plani dhe programi: 4.1.1 janë pasqyruar qartë qëllimet dhe përmbajtja e planit dhe programit, zona për të cilën përgatitet plani dhe programi, përfshirja hapësinore dhe horizonti kohor; 4.1.2. çështjet e mbrojtjes së mjedisit të cilat janë të përfaqësuara në përgatitjen e qëllimeve të planit dhe programit; 4.1.3. janë pasqyruar lidhjet mes planeve dhe programeve tjera relevante. 4.2. Gjendja e mjedisit: 4.2.1. është paraqitur gjendja e tashme dhe e ardhme e mjedisit; 4.2.2. përshkrimi i gjendjes së mjedisit është përshtatur me qëllimet dhe indikatorët për VSM; 4.2.3. janë prezantuar burimet e informacioneve për gjendjen e mjedisit dhe metodologjitë të cilat janë përshtatur me shkallën e ndërlikueshmërisë së VSM. 4.3. Zgjidhjet alternative; 4.3.1. është paraqitur mënyra me të cilën janë përgatitur dhe shqyrtuar zgjidhjet alternative për çështjet dhe problemet lidhur me mjedisin; 4.3.2. është përgatitur zgjidhja alternative e mosrealizimit të planit ose programit dhe zgjidhja alternative më e përshtatshme, nga aspekti i mbrojtjes së mjedisit; 4.3.3. janë vlerësuar ndikimet e zgjidhjeve alternative në mjedis dhe është bërë krahasimi; 4.3.4. janë argumentuar arsyet për zgjidhjen e alternativës më të përshtatshme nga aspekti i mbrojtjes së mjedisit. 4.4. Vlerësimi i ndikimit në mjedis 10 4.4.1. është paraqitë mënyra me të cilën janë përcaktuar dhe vlerësuar ndikimet e rëndësishme të planit dhe programit në mjedis; 4.4.2. gjatë vlerësimit të ndikimit në mjedis janë përfshirë përbërësit: ajri, uji, toka, klima, bota bimore dhe shtazore, habitatet natyrore, llojllojshmëria biologjike, vlerat e kulturës, natyrës dhe atyre historike, popullata dhe shëndeti, qytetet dhe vendbanimet tjera, objektet e infrastrukturës, industrisë dhe objektet tjera dhe vlerat tjera të krijuara; 4.4.3. gjatë vlerësimit të ndikimit në mjedis janë marrë parasysh, këto karakteristika të ndikimeve: probabiliteti, intensiteti, ndërlikueshmëria / reverzibiliteti, dimensioni kohor: frekuenca, përsëritja, dimensioni hapësinor: lokacioni, zona gjeografike, numri i njerëzve të ekspozuar, natyra e ndikimit ndërkufitar, natyra kumulative dhe sinergjike e ndikimit, karakteristikat tjera të ndikimit; 4.4.4. përcaktimi dhe vlerësimi i ndikimeve të rëndësishme është në përputhshmëri me standardet e përcaktuara, rregullat dhe vlerat kufitare; 4.4.5. është e përshkruar metodologjia e përdorur. 4.5. Masat dhe programi i përcjelljes së gjendjes së mjedisit: 4.5.1 janë paraparë masat për pengimin dhe kufizimin e ndikimeve negative, gjegjësisht rritjen e ndikimeve pozitive në mjedis për çdo ndikim të vlerësuar; 4.5.2. është paraqitur mënyra me të cilën janë përgatitë kahjet për hartimin e vlerësimit të ndikimit të projekteve në mjedis dhe vlerësimeve tjera strategjike; 4.5.3. është përgatitur programi i përcjelljes së gjendjes së mjedisit gjatë realizimit të planit ose programit. 4.6. Raporti për VSM: 4.6.1. qartë është i definuar roli i organeve kompetente për hartimin e raportit të VSM; 4.6.2. raporti për VSM është i përgatitur në mënyrë të qartë dhe të përpiktë; 4.6.3. janë përpunuar të gjitha elementet e raportit për VSM, të përcaktuara në nenin 13 të këtij ligji dhe janë dhënë burimet e informacioneve duke përfshirë edhe mendimet profesionale; 4.6.4. është paraqitur mënyra e përfshirjes së çështjeve mjedisore në plan ose në program, mënyra e vendimmarrjes dhe janë përshkruar shkaqet vendimtare për përzgjedhjen e planit ose programit të propozuar nga aspekti i zgjidhjeve alternative të cilat janë shqyrtuar; 4.6.5. konkluzat në raportin e hartuar të VSM, janë paraqitur në mënyrë të kuptueshme për publikun. 4.7. pjesëmarrja e organeve, organizatave dhe publikut: 4.7.1. është siguruar pjesëmarrja e organeve, organizatave dhe publikut në procedurën e hartimit të raportit të VSM; 4.7.2. janë dorëzuar mendimet e organeve dhe organizatave si dhe e publikut për raportin e VSM dhe është pasqyruar mënyra se si është vendosur për mendimet e marra. 5. Në bazë të vlerësimit, Propozim-Mendimi nga organi përgjegjës i Ministrisë përgatitet në afat prej gjashtëdhjetë (60) ditë nga dita e pranimit të Raportit të VSM-së. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: The ministry’s responsible body prepares a written proposal opinion, and the Minister must decide on environmental consent for the SEA report within 15 days and notify the holder and Assembly in writing.
Neni 21 11 Vendimi për Pëlqim mjedisor për raportin e VSM-së 1. Në bazë të vlerësimit nga neni 20 i këtij ligji , organi përgjegjës i ministrisë përgatit propozim-mendimin, të cilin ia prezanton me shkrim ministrisë. 2. Brenda afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh, nga dita e pranimit të propozim-mendimit nga organi përgjegjës i Ministrisë, Ministri vendosë për aprovim ose për refuzim të pëlqimit mjedisor për raportin e VSM-së dhe e njofton me shkrim bartësin dhe Kuvendin për vendimin e marrë. 3. Ministri mund të mos pranojë propozim-mendimin të organit përgjegjës të Ministrisë, apo ta ndryshojë atë vetëm në bazë të arsyeve të domosdoshme për interesa publike, të një natyre ekonomike, shoqërore apo mjedisore, dhe me aprovimin me shumicë votash të Kuvendit të Kosovës. 3.1. Ministri do të njoftojë në formë të shkruar Kuvendin për vendim e marrë për të mos pranuar ose ndryshuar propozim-mendimin. Informacioni i Ministrit duhet të përmbajë arsyetimin mbi bazë të cilit vendim është marrë; 3.2. Kuvendi do të shqyrtojë, miratoj, refuzojë ose ndryshojë vendimin e Ministrit për të mos- pranuar ose ndryshuar propozim-mendimin brenda tridhjetë (30) ditësh, nga dita e pranimit të vendimit; 3.3. nëse Kuvendi nuk merr qëndrim të caktuar brenda tridhjetë (30) ditësh nga njoftimi mbi vendimin e Ministrit, duke u bazuar në paragrafin 3 nën-paragrafi 3.2. të këtij neni, do të konsiderohet që Kuvendi e miraton vendimin e Ministrit për propozim-mendimin. 4. Ministria detyrohet që raportin për VSM të ia dorëzoi edhe Kuvendit të Kosovës. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Bartësi i planit ose programit dhe Ministria duhet të sigurojnë qasje në të dhënat e përmendura, edhe pas miratimit të planit ose programit, sipas kushteve të përcaktuara me ligj.
Neni 22 Qasja në informacion 1. Raporti i VSM-së, rezultatet e pjesëmarrjes së organeve, organizatave dhe publikut dhe shteteve tjera në rast të ndikimit ndërkufitar, janë pjesë përbërëse e dokumentacionit bazë të planit dhe programit. 2. Bartësi i planit ose programit dhe Ministria sigurojnë qasjen në të dhënat nga paragrafi 1, i këtij neni, edhe pas miratimit të planit ose programit sipas kushteve të përcaktuara me ligj. KREU V MBIKËQYRJA - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: The Ministry supervises implementation of the law, the Ministry Inspectorate performs inspection supervision, and the Ministry must prepare a report 3 years after the law enters into force and then every 5 years.
Neni 23 1. Mbikëqyrjen e zbatimit të këtij Ligji, në kuadër të kompetencave të përcaktuara me këtë ligj, e kryen Ministria. 2. Mbikëqyrjen inspektuese në kuadër të kompetencave të Ministrisë, e kryen Inspektorati i Ministrisë në përputhje me ligjin. 3. Raportin për mbikëqyrjen e zbatimit të këtij ligji e përgatit Ministria tre (3) vjet pas hyrjes në fuqi, ndërsa në periudhën vijuese çdo pesë (5) vite. KREU VI DISPOZITAT NDËSHKUESE - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: The competent central or local administration body can be fined 10% of the plan’s total value for listed VSM-related violations, and the responsible person can also be fined.
Neni 24 12 1. Me gjobë në të holla prej 10% të vlerës së përgjithshme të planit do të gjobitet për kundërvajtje organi kompetent i administratës qendrore ose lokale, nëse: 1.1. nuk harton raportin e VSM për planin dhe programin nga neni 4 paragrafi 2. i këtij ligji; 1.2. nuk harton raportin e VSM dhe nuk merr pëlqimin për raportin e VSM (neni 5, paragrafi 1. dhe 2. i këtij ligji; 1.3. nxjerr vendim për nevojën e hartimit për VSM në kundërshtim me kriteret e përcaktuara në nenin 8 të këtij ligji; 1.4. nxjerr vendim për hartimin e VSM, pa marrjen paraprake të mendimit nga Ministria (neni 9, paragrafi 1.); 1.5. nuk merr vendimin për hartimin e raportit të VSM në të njëjtën kohë me vendimin për përgatitjen e planit dhe programit (neni 9, paragrafi 2.); 1.6. miraton propozim vendimin për hartimin e raportit të VSM në kundërshtim me përmbajtjen e nenit 10 paragrafi 1. ; 1.7. harton raportin e VSM në kundërshtim me nenin 15 të këtij ligji; 1.8. raportin e VSM e hartojnë personat juridikë ose fizikë të palicencuar (neni 16 paragrafi 1.).; 1.9. nuk ua dorëzon raportin e VSM për mendim, organeve, organizatave dhe publikut (neni 17 paragrafi 1.); 1.10. nuk njofton publikun e interesuar për mënyrën dhe afatin e shikimit publik të raportit të VSM, për kohën dhe vendin e mbajtjes së debatit publik (neni 18 paragrafi 1.); 1.11. bartësi i planit ose programit nuk ia dorëzon raportin e VSM, Ministrisë për dhënien e pëlqimit (neni 20, paragrafi 1.). 2. Për kundërvajtje nga paragrafi 1. i këtij neni, do të gjobitet edhe personi i përgjegjës i administratës qendrore ose lokale. KREU VII DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: Plans and programs whose drafting started before this law entered into force are to be carried out under this law.
Neni 25 Planet dhe programet, hartimi i të cilave ka filluar para hyrjes në fuqi të këtij ligji do të kryhen sipas dispozitave të këtij ligji. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: The Minister must issue the subordinate acts required by this law within 12 months after the law enters into force.
Neni 26 Ministri në afat prej dymbëdhjetë (12) muajsh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji, duhet t`i nxjerrë aktet nënligjore të përcaktuara me këtë ligj. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: This law takes effect 15 days after it is published in the Official Gazette.
Neni 27 Ky ligji hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L-015 12 shkurt 2009 13 Shpallur me dekretin Nr. DL-003-2009, datë 06.03.2009 nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu. LIGJI Nr. 03/L-015 PËR VLERËSIM STRATEGJIK MJEDISOR SHTOJCA I 1. Kur kërkohet vlerësim mjedisor sipas nenit 4, raporti mjedisor do të përgatitet për të paraqitur ndikimet e mundshme në mjedis nga zbatimi i planit ose programit, alternativat e arsyeshme duke marrë parasysh identifikimin, përshkrimin dhe vlerësimin e qëllimeve dhe shtrirjes gjeografike të planit ose programit. Për këtë qëllim raporti mjedisor duhet të përmbajë: 1.1. përmbledhje të përmbajtjes, qëllimeve kryesore të planit ose programit dhe raportet me planet dhe programet tjera relevante; 1.2. aspektet relevante të gjendjes momentale mjedisore evoluimin e pritshëm duke pas parasysh moszbatimin e planit dhe programit; 1.3. karakteristikat mjedisore të hapësirës që do të ndikohen seriozisht; 1.4. problemet ekzistuese mjedisore që janë relevante për planin dhe programin, përfshirë në veçanti, ato të cilat lidhen me hapësirat e rëndësisë së veçantë mjedisore, siç janë hapësirat e përcaktuara nga Direktivat 79/409/EEC dhe 92/43/EEC të Unionit Evropian; 1.5. objektivat e mbrojtjes së mjedisit, të përcaktuara me marrëveshje ndërkombëtare, regjionale dhe shtetërore, të cilat janë relevante për planin ose programin dhe mënyra se si ato objektiva ose brenga tjera mjedisore mund të merren parasysh gjatë përpilimit të tyre; 1.6. ndikimet e mundshme në mjedis, përfshirë në fushat si biodiversiteti, populli, shëndeti njerëzor, fauna, flora, toka (dheu), uji, ajri, faktorët klimatik, asetet materiale, trashëgimia kulturore duke përfshirë trashëgiminë arkitekturale dhe arkeologjike, peizazhi dhe ndërveprimi mes faktorëve të sipër cekur; 1.7. masat e parapara që të parandalojnë, zvogëlojnë dhe neutralizojnë ndikim serioz negativ në mjedis si rrjedhojë e zbatimit të planit dhe programit; 1.8. përmbledhje e arsyeve për zgjidhjen e alternativave të parashtruara, përshkrimi i zhvillimit të procesit të vlerësimit përfshirë vështirësitë (si mungesat teknike dhe të dijes) e hasura gjatë mbledhjes së informacioneve të kërkuara; 1.9. përshkrim i masave të parapara për mbikëqyrjen në përputhje me nenin 23. 1.10. përmbledhje jo-teknike e informacioneve të dhëna në bazë të kategorive të sipër përmendura. Ligji Nr. 03/ L-015 12 shkurt 2009
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR.03/L-015 PËR VLERËSIM STRATEGJIK MJEDISOR
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in