LIGJI NR.03/L-018 PËR PROVIMIN PËRFUNDIMTAR DHE PROVIMIN E MATURËS SHTETËRORE
This preamble states that the law creates a legal framework for the final exam and the state matura exam in Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-018
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble states that the law creates a legal framework for the final exam and the state matura exam in Kosovo. This article states that the draft law regulates how the final exam and the state Matura exam are organized, including their content, conditions, criteria, and procedures. This article defines key terms used for the final exam, state matura, candidate, administrators/observers, and standardized test. The provision says the final exam is held in theoretical and practical parts depending on the designated profiles, and the matriculation exam is taken as a standardized test. Candidates must take the final exam and the matura under equal conditions; candidates with special needs and adult-education candidates are also covered.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR.03/L-018 PËR PROVIMIN PËRFUNDIMTAR DHE PROVIMIN E MATURËS SHTETËRORE
Showing 35 of 35
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble states that the law creates a legal framework for the final exam and the state matura exam in Kosovo.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 44 / 22 DHJETOR 2008 Ligji Nr. 03/L-018 PËR PROVIMIN PËRFUNDIMTAR DHE PROVIMIN E MATURËS SHTETЁRORE Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; Me qëllim të sigurimit të një kornize ligjore për rregullimin e Provimit Përfundimtar dhe provimit të maturës shtetërore në Kosovë, Miraton LIGJ PËR PROVIMIN PËRFUNDIMTAR DHE PROVIMIN E MATURËS SHTETЁRORE KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article states that the draft law regulates how the final exam and the state Matura exam are organized, including their content, conditions, criteria, and procedures.
Neni 1 Qëllimi Me këtë Projektligj rregullohen mënyra e organizimit, përmbajtja, kushtet, kriteret dhe procedurat e provimit përfundimtar dhe provimit të Maturës shtetërore. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines key terms used for the final exam, state matura, candidate, administrators/observers, and standardized test.
Neni 2 Përkufizimet “Provimi përfundimtar” është vlerësim i brendshëm i përfundimit të një niveli arsimor me të cilin verifikohet arritshmëria e njohurive dhe shkathtësive për përcaktimin e arritjeve përfundimtare në shkollat Profesionale. “Matura shtetërore“ është provim përfundimtar i standardizuar, monitoruar dhe vlerësuar, që vërteton mbarimin e shkollës së mesme të lartë dhe dëshmon shkallën e aftësimit të kandidatit për punë dhe vazhdimin e studimeve në universitet, në përputhje me kriteret përkatëse të pranimit. “Kandidat” është nxënësi, vijuesi dhe personi i cili e përfundon me sukses klasën përfundimtare të arsimit të mesëm të lartë 12 ose 13. “Administruesit dhe Vëzhguesit” janë të gjithë personat të cilët caktohen nga organet kompetente për administrimin e testimit. “Test i standardizuar” është testi i përpiluar dhe bazhdaruar në pajtim me karakteristikat metrike të testeve që janë sajuar nga një institucion i profesionalizuar për hartimin e testeve të tilla. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: The provision says the final exam is held in theoretical and practical parts depending on the designated profiles, and the matriculation exam is taken as a standardized test.
Neni 3 Mbajtja e provimit 1. Provimi përfundimtar mbahet në pjesën teorike dhe praktike varësisht nga profilet e caktuara 2. Provimi i maturës mbahet me test të standardizuar. Nenin 4 Provimi përfundimtar dhe provimi i maturës shtetërore 2 1. Provimi përfundimtar është vlerësim i brendshëm i përfundimit të një niveli arsimor me të cilin verifikohet arritshmëria e njohurive dhe shkathtësive për përcaktimin e arritjeve përfundimtare në shkollat Profesionale. 2. Provimi i maturës shtetërore është proces i mbledhjes, përpunimit, analizimit, vlerësimit dhe i interpretimit të të dhënave me qëllim të përcaktimit të shkallës së zotërimit të objektivave të përcaktuara në programet shkollore. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Candidates must take the final exam and the matura under equal conditions; candidates with special needs and adult-education candidates are also covered.
Neni 5 Kandidatët 1. Provimit përfundimtar kandidatët i nënshtrohen në kushte dhe kritere të njëjta në pjesën teorike dhe praktike sipas profilit të caktuar arsimor. 2. Provimit të maturës kandidatët i nënshtrohen në kushte dhe kritere të njëjta dhe në të njëjtën kohë. 3. Kandidatët me nevoja të veçanta i nënshtrohen provimit përfundimtar dhe të maturës sipas kushteve dhe kritereve të përshtatura nevojave të tyre. 4. Provimit përfundimtar dhe të maturës i nënshtrohen edhe kandidatët nga arsimi i të rriturve. 5. Kushtet dhe kriteret e vlerësimit të kandidatëve me nevoja të veçanta dhe kandidatët të arsimit për të rritur do të përcaktohen me akte nënligjore të veçanta. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Kandidatët e kthyer nga jashtë mund të hyjnë në provimin përfundimtar dhe në provimin e maturës shtetërore nëse dëftesa e tyre është e barasvlershme dhe e nostrifikuar.
Neni 6 Kandidatët e kthyer nga jashtë 1. Kandidati i cili jashtë Kosovës ka marrë një dëftesë të barasvlershme me dëftesën e mbarimit të shkollës së mesme të lartë në Kosovë, e cila është e nostrifikuar, ka të drejtë të hyj në provimin përfundimtar dhe provimin e maturës shtetërore. 2. Kandidati i kthyer i nënshtrohet provimit aty ku e cakton MASHT-i, bazuar në dokumentin e nostrifikuar për drejtimin përkatës në bashkëpunim me DKA. 3. Kandidati i kthyer duhet t’i plotësojë kushtet e hyrjes në provim si të gjithë kandidatët e tjerë. KREU II DISPOZITAT E VEÇANTA - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The Ministry of Education, Science and Technology is responsible for organizing final exams and the matura, together with several named education bodies.
Neni 7 Kompetencat 1. Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë është autoriteti shtetëror përgjegjës për organizimin e provimeve përfundimtar dhe të maturës në bashkëpunim me: 1.1. Komisionin Qendror Shtetëror të Maturës (KQSHM); 1.2. Qendrën e Vlerësimit (QV); 1.3. Drejtorinë Komunale të Arsimit (DKA); 1.4. Komisionet e Qendrave të Testimit; 1.5. Komisionet e vlerësimit në shkolla; dhe 1.6. Këshillin e provimeve të shkollës. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The Minister appoints the State Matura Commission, and the Commission is responsible for overseeing, advising, and deciding on matura matters.
Neni 8 3 Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës 1. Ministri emëron Komisionin Qendror Shtetëror të Maturës . 2. Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës (KQSHM) është organ mbikëqyrës, këshillues dhe vendimmarrës për të gjitha çështjet lidhur me maturën. 3. Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës ka nëntë (9) anëtarë të emëruar me mandat trevjeçar në këtë përbërje: 3.1. MASHT-i dy (2) anëtarë, 3.2. Universiteti tre (3) anëtarë, 3.3. Akademia e Shkencave një (1) anëtar. 3.4. Qendra e Vlerësimit një (1) anëtar. 3.5. DKA një (1) anëtar 3.6. Përfaqësues nga drejtorët e shkollave të mesme të larta një (1) anëtar. 4. Detyrat dhe përgjegjësitë e Komisionit Qendror Shtetëror të Maturës: 4.1. miraton listën e anëtarëve të komisioneve të lëndëve për përpilimin e kërkesave për provimin shtetëror të maturës me propozimin e qendrës së vlerësimit; 4.2. obligon DKA-në për grumbullimin e të dhënave për kandidatët e provimit të maturës sipas udhëzimeve të qendrës së vlerësimeve; 4.3. bën planifikimin dhe përgatitjet për organizimin e provimit të maturës për vitin e ardhshëm në bashkëpunim me qendrën e vlerësimit më së largu deri më 31 dhjetor; 4.4. merr opinionet nga komuniteti për mbarëvajtjen e procesit të vlerësimit dhe mbi këto opinione nxjerr udhëzime dhe cakton përgjegjësitë për subjektet në procesin e provimit të maturës; 4.5. miraton katalogun e lëndëve si dhe bënë harmonizimin e lëndëve për provimin e maturës, në përputhje me plan programet mësimore sipas drejtimeve respektivisht profileve; 4.6. gjatë kohës së administrimit të testit në qendrat e testimit angazhon ekipet e shërbimit shëndetësor si dhe cakton mënyrën për ruajtjen e sekretit në provimin e maturës dhe në provimin përfundimtar; 4.7. publikon rezultatet e testit në marrëveshje me MASHT-in. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Qendra e Vlerësimit must operate within MASHT and carry out a set of exam-assessment, reporting, archiving, and information duties.
Neni 9 Qendra e Vlerësimit (QV) 1. Qendra e Vlerësimit vepron në kuadër të MASHT-it . 2. Puna e Qendrës për Vlerësimin e Provimit të Maturës është profesionale dhe me përgjegjësi. 3. Obligimet dhe përgjegjësitë e Qendrës së Vlerësimeve: 3.1. analizon plan programet dhe tekstet shkollore të miratuara nga MASHT, përgatit dhe publikon materiale ndihmëse për provimet e maturës; 3.2. harton teste të standardizuara në mbështetje të plan programeve dhe teksteve shkollore të miratuara nga MASHT; 4 3.3. propozon dhe trajnon anëtarët e Komisioneve si dhe individë të tjerë të përfshirë në zhvillimin e provimeve të maturës; 3.4. bën përgatitjen teknike shumëfishimin, paketimin, shpërndarjen dhe grumbullimin e materialeve për provimin e maturës shtetërore nën përcjelljen dhe sigurinë policore; 3.5. mbikëqyr tërë procesin e zhvillimit të provimit të maturës, organizon dhe realizon vlerësimin e teksteve, bën kontrollimin dhe përpilimin e të dhënave të kandidatëve; 3.6. shpall rezultatet e arritjeve të çdo kandidati në provimet e maturës dhe arkivon çdo material të provimit sipas ligjit të arkivimit dhe i ruan ato për 6 muaj në mjediset e institucionit; 3.7. përgatit Raportin për ecurinë e testit të maturës dhe raportin teknik mbi arritjet e kandidatëve në provimet e maturës dhe për këtë e informon MASHT-in; 3.8. krijon dhe procedon mënyrën e informimit rreth shpalljes dhe dokumenteve tjera për provimin e maturës në faqen elektronike dhe në media; 3.9. kryen edhe punë të tjera të cilat i caktohen nga organet mbikëqyrëse. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Drejtoritë Komunale të Arsimit must announce the minister’s decision on the maturity exam, assign school directors’ tasks, provide candidate data, propose administrators and observers, coordinate assessment arrangements, and submit a report within 7 days.
Neni 10 Drejtoritë Komunale të Arsimit 1. Detyrat dhe obligimet e DKA-së janë : 1.1. shpallja e njoftimit për vendimin e ministrit në lidhje me organizimin e provimit të maturës; 1.2. caktimi i detyrave dhe obligimeve për drejtorët e shkollave në lidhje me mbajtjen e provimit përfundimtar dhe të maturës sipas udhëzimeve të KQSHM; 1.3. siguron të dhënat e sakta dhe me kohë për kandidatët që do të vlerësohen përfshirë edhe kandidatët me nevoja të veçanta; 1.4. propozon administruesit dhe vëzhguesit sipas udhëzimeve të Qendrës së Vlerësimit; 1.5. pas vendimit të KQSHM cakton objektet për qendra të vlerësimit, koordinon punët shkollë- Qendër e Vlerësimit – Komision Qendror; 1.6. sjell raportin për mbarëvajtjen e procesit të vlerësimit brenda shtatë (7) ditëve në Qendrën e Vlerësimeve; 2. Kryen edhe punë të tjera të cilat i caktohen nga organet mbikëqyrëse. 3. Mospërfillja e udhëzimeve nga Qendra e Vlerësimit do të sanksionohet. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The Testing Center Committee has three members and must carry out its assigned testing duties, keep the test confidential, and report progress to KQSHM.
Neni 11 Komisioni në Qendrat e Testimit 1. Komisioni në Qendrat e Testimit përbëhet nga tre (3) anëtarë: 1.1. nga dy (2) përfaqësues të MASHT-it, nga te cilët njëri është Kryetar dhe tjetri anëtar; dhe 1.2. DKA -ja një (1) anëtar. 2. Detyrat dhe përgjegjësitë e Komisionit të Qendrës së Testimit janë: 2.1. pranon testet nga Qendra e Vlerësimit, kontakton dhe koordinon punët me administruesit dhe vëzhguesit në Qendrat e Testimit; 5 2.2. monitoron tërë procesin e testimit sipas udhëzimeve të KQSHM dhe pas përfundimit të testit pranon testet nga administruesit dhe vëzhguesit; 2.3. ruan sekretin e testit prej pranimit të testit nga Qendra e Vlerësimit deri në dorëzimin e tyre në Qendrën e Vlerësimit; 2.4. raporton te KQSHM për ecurinë e zhvillimit të testit në Qendrën e Testimit. 3. Për moszbatimin e detyrave të marra nga organet më të larta Komisioni ka përgjegjësi . - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Administrators and observers are appointed by the Municipal Education Directorate and test-center committee leaders, and they must verify candidates, distribute and collect tests, and keep order and test security.
Neni 12 Administruesit dhe Vëzhguesit e testeve 1. Administruesit dhe vëzhguesit caktohen nga Drejtoria Komunale e Arsimit për Drejtorinë Komunale të Arsimit të Komunës tjetër, ndërsa caktimi i tyre në paralele bëhet nga kryetarët e Komisioneve në Qendra të Testimit. 2. Detyrat dhe përgjegjësitë e administruesit dhe të vëzhguesit të testit janë: 2.1. verifikimi i kandidatëve të cilët hyjnë në provim të maturës; 2.2. shpërndarja e testit personalisht secilit kandidat; 2.3. marrjen e testit të plotësuar nga secili kandidat; 2.4. mbajtja e rregullit dhe qetësisë në hapësirat ku mbahet provimi dhe krijimi i kushteve të sigurisë për ruajtjen e testeve të kandidatit deri në momentin e dorëzimit të tyre në Komisionin e Qendrës së Testimit. 3. Testet duhet të hapen dhe mbyllen në prani të kandidatëve nga pakot e veçanta me barkode. 4. Materiali për provimin e maturës merret nga Komisioni në Qendra të Testimit dhe dorëzohet po te i njëjti Komision me procesverbal. 5. Administruesit dhe vëzhguesit mbajnë përgjegjësi ligjore, individuale sipas dispozitave ligjore në fuqi për ruajtjen e sekretit dhe sigurimin e testeve deri në momentin e dorëzimit të tyre në Komisionin Qendrës së Testimit. 6. Detyrat dhe përgjegjësit tjera të Administruesve dhe Vëzhguesve do të përcaktohen me akt nënligjor. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: School exam commissions are made up of three members and must carry out the listed tasks for the final exam.
Neni 13 Komisionet e shkollave për provimin përfundimtar 1. Komisionet e shkollave përbëhen nga tre (3) anëtarë. 2. Kryetar i Komisionit është drejtori i shkollës ose personi i autorizuar nga ai, ndërsa anëtarët e tjerë zgjidhen nga këshilli i shkollës. 3. Detyrat dhe obligimet e komisionit të shkollave janë : 3.1. publikimi në mjediset e shkollës i të gjitha dokumenteve dhe informacioneve të nevojshme për zhvillimin e provimit përfundimtar; 3.2. pajisja e kandidatëve me formularët e aplikimit për provimin përfundimtar dhe pranimi i të njëjtit të plotësuar; 3.3. rregullimi i ambienteve të mbajtjes së provimit përfundimtar; 6 3.4. mbanë procesverbal për punën e komisionit dhe rezultatet e provimit përfundimtar, t’i bart në librin amë të nxënësit. 4. Kryen edhe punë të tjera të cilat i caktohen nga organet mbikëqyrëse. 5. Për punën e vet komisioni mban përgjegjësi. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The final exam is organized by the school exam council and the evaluation commission.
Neni 14 Këshilli i provimeve të shkollës për provimin përfundimtar 1. Provimin përfundimtar organizohet nga: 1.1. këshilli i provimeve të shkollës; dhe 1.2. komisioni vlerësues; 2. Këshilli i provimeve të shkollës përbëhet nga tre (3) anëtarë dhe atë: 2.1. drejtori i shkollës, në mungesë të drejtorit zëvendësdrejtori ose personi i autorizuar nga drejtori; 2.2. administratori/ sekretari i shkollës; dhe 2.3. kryetarët e komisioneve vlerësuese. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The school director appoints assessment commissions and assigns reserve members.
Neni 15 Komisioni vlerësues i provimit përfundimtar 1. Komisionet vlerësuese i emëron drejtori i shkollës në mbështetje të konsultimeve paraprake të aktiveve profesionale. 2. Komisionin vlerësues e përbëjnë tre (3) anëtarë: 2.1. kryetari i aktivit të lëndës përkatëse; 2.2. pyetësi; dhe 2.3. anëtari i përhershëm i komisionit /kujdestari i klasës. 3. Anëtarët rezervë të komisioneve vlerësuese i cakton drejtori. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: This article sets the timetable for the final and maturity exams and gives the minister power to set extraordinary dates.
Neni 16 Afati i organizimit të provimeve 1. Provimi përfundimtar organizohet në fund të vitit mësimor para provimit të maturës, ndërsa kandidati i cili nuk ka kryer provimin përfundimtar nuk i lejohet të hyjë në provimin e maturës. 2. Provimi i maturës organizohet në dy afate të rregullta: në afatin e qershorit dhe gushtit, për afate të jashtëzakonshme vendos ministri. 3. Data e mbajtjes së provimit të maturës, caktohet nga ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe ajo bëhet publike. 4. Kandidati, i cili nuk i kryen provimet e maturës, sipas kriterit të kalueshmërisë në afatin e caktuar, apo nuk i nënshtrohet provimit të maturës për shkaqe të ndryshme, përsërit provimin e maturës. 5. Kandidati, i cili nuk arrin kriteret e kalueshmërisë të provimit të maturës në afatet e rregullta dhe atyre të caktuara me vendim të MASHT-it, i nënshtrohet provimit të maturës në vitin vijues shkollor. 7 - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Candidates must submit their application for the final or maturity exam at least 10 days before the exam start date.
Neni 17 Paraqitja e provimit përfundimtar dhe të maturës 1. Kandidati është i detyruar që të paraqes hyrjen në provimin përfundimtar ose të maturës më së voni dhjetë (10) ditë para ditës së fillimit të provimeve të maturës. 2. Fletëparaqitja për provimin përfundimtar dhe të maturës plotësohet në formularin që merret në shkollë, i cili përmban të dhënat për kandidatin, numrin dhe datën e dëftesës mbi kryerjen e klasës së 12/13. 3. Bashkë me fletëparaqitjen kandidati paraqet edhe: 3.1. dëftesat për kryerjen e klasave të shkollës së mesme të lartë; 3.2. certifikatën nga libri amë i të lindurve; dhe 3.3. dëshminë për kryerjen e pagesës në bankë; 3.4. për hyrjen në provimin e maturës kandidatët qe kanë kryer provimin përfundimtar duhet të paraqesin edhe dëshminë e kryerjes së provimit përfundimtar. 4. Kryetari i Komisionit të Shkollës dhe, pasi të ketë vërtetuar se kandidati i plotëson kushtet për provimin përfundimtar ose të maturës, në harmoni me ligjin dhe aktet nënligjore në fuqi, i lejohet hyrja në provimin përfundimtar ose të maturës. 5. Vlera e pagesës për provimin përfundimtar dhe provimin e maturës shtetërore caktohet për çdo afat nga KQSHM. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: This article sets out what the matura exam contains and says the evaluation center will prepare the test model.
Neni 18 Përmbajtja e provimit të maturës 1. Provimi i maturës përbëhet nga: 1.1. lëndët e përgjithshme të cilat janë: gjuhë amtare, gjuhë angleze dhe matematikë; 1.2. lëndët zgjedhore të përcaktuara varësisht nga tipi i gjimnazit. 2. Kandidatet e shkollave profesionale, klasa XIII dhe nxënësit e shkollave artistike: 2.1. në provimin e përfundimtar hyjnë në pjesën teorike dhe praktike. 2.2. në provimin e maturës nga lëndët e përgjithshme të mësuara me plan programin mësimor. 3. Modeli i testit për vlerësimin e provimit të maturës, do të përgatitet nga Qendra e Vlerësimit. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: MASHT sets the matura exam criteria by subordinate act. The passing threshold is 50% of the total points.
Neni 19 Kriteret e provimit të maturës 1. Kriteret e provimit të maturës i përcakton MASHT me akt nënligjor. 2. Çdo kandidat që i nënshtrohet provimit të maturës, pragu i kalueshmërisë është 50% nga rezultati i përgjithshëm i arritshmërisë së pikëve të provimit të maturës. 3. Kandidati, i cili e arrin kriterin e kalueshmërisë sipas paragrafit 2 të këtij neni, shpallet i diplomuar i shkollës së mesme të lartë dhe arrin kushtin e përgjithshëm për të vazhduar shkollimin e mëtutjeshëm. 4. Kandidati, i cili nuk e arrin rezultatin e kalueshmërisë sipas paragrafit 2 të këtij neni shpallet përsëritës i provimit të maturës. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: Higher education institutions must accept candidates’ secondary-school and state-matura results, and admissions must be based on specified score weights.
Neni 20 8 Obligimet e Arsimit të Lartë 1. Të gjitha Institucionet e Arsimit të Lartë janë të obliguara që t’i pranojnë rezultatet e arritura të kandidatëve gjatë viteve të shkollimit të mesëm (vlerësimi i brendshëm) dhe rezultatet e provimit të maturës shtetërore (vlerësimi i jashtëm). 2. Pranimi i studentëve do të bëhet në bazë të rezultateve të arritura: 2.1. 20% gjatë shkollimit të mesëm dhe të lartë; 2.2. 50% në provimin e maturës shtetërore; 2.3. 30% në vlerësimin e brendshëm të njësive akademike.. 3. Afati kur provimi i maturës do të jetë i vetmi kusht për pranimin e studentëve në Institucionet e Arsimit të Lartë, është përcaktuar në dispozitat kalimtare të këtij ligji. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Final and matura exams are held in the school or other places designated by the relevant commission, and those places must meet the listed conditions.
Neni 21 Vendi i mbajtjes së provimit 1. Provimi përfundimtar mbahet në lokalet e shkollës ose në lokale tjera ku e cakton Komisioni i shkollës. 2. Provimi i maturës, mbahet në lokalet e shkollës ose në lokale tjera për të cilat vendos Komisioni Qendror Shtetëror i Maturës. 3. Lokalet ku mbahet provimi përfundimtar dhe i maturës duhet t’i plotësojë këto kritere: 3.1. të kenë hapësirë të mjaftueshme për mbajtjen e provimit pa pengesë, 3.2. të kenë ndriçim dhe ajrosje të mjaftueshme 3.3. të mos ketë materiale, tabela ose materiale tjera që kanë të bëjnë me provimin, 3.4. të jenë të mbikëqyrura dhe siguruara që kandidatët t’i nënshtrohen provimit të pa penguar nga të tjerët. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Candidates must have their identity verified with official identification documents when entering the final or matura exam.
Neni 22 Vërtetimi i identitetit të kandidatëve Vërtetimi i identitetit të kandidatëve gjatë hyrjes në provimin përfundimtar ose të maturës bëhet përmes dokumenteve zyrtare të identifikimit. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: The matura exam lasts 180 minutes.
Neni 23 Kohëzgjatja e provimit Provimi i maturës do të zgjatë njëqindetetëdhjetë (180) minuta. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: A candidate who has started a final exam in one school must not continue that exam in another school.
Neni 24 Ndalimi i vazhdimit të provimit në shkollën tjetër Kandidati, i cili ka filluar provimin përfundimtar në një shkollë nuk mund ta vazhdojë provimin në shkollën tjetër. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: Qendra e Vlerësimit must immediately after the matura exam results are issued propose them to KQSHM for approval and publication.
Neni 25 Publikimi i rezultateve të provimit Qendra e Vlerësimit është e obliguar që menjëherë pas nxjerrjes së rezultateve të provimit të maturës ato t’ia propozoj KQSHM-së për miratim dhe publikim. 9 - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: All candidates who are dissatisfied with their verification and evaluation may appeal.
Neni 26 E drejta në ankesë 1. Të drejtë ankese kanë të gjithë kandidatet të cilët nuk janë të kënaqur me procesin e verifikimit dhe vlerësimit të tyre. 2. Afati për ankesë është tri (3) ditë pas publikimit të rezultatit. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: A candidate has the right to file a complaint.
Neni 27 Subjekti tek i cili dorëzohet ankesa 1. Kandidati ka të drejtë të parashtrojë ankesë : 1.1. në shkallë të parë: 1.1.1. në Komisionin e vlerësimit të shkollës për provimin përfundimtar; dhe 1.1.2. në KQSHM për provimin e maturës; 1.2. në shkallë të dytë në Komisionin për Parashtresa dhe Ankesa pranë MASHT-it. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: Ankesat duhet të paraqiten brenda 3 ditësh pas publikimit të rezultateve në organin e shkallës së parë, dhe brenda 8 ditësh nga marrja e përgjigjes në ankesë në organin e shkallës së dytë.
Neni 28 Afati kohor për parashtrimin e ankesës Afati për parashtrimin e ankesës në organin e shkallës së parë është (tri)3 ditë pas publikimit të rezultateve, ndërsa në organin e shkallës së dytë bëhet brenda (tetë) 8 ditësh nga dita kur kandidati ka marrë përgjigjen në ankesë. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: The evaluating commission must decide on an appeal within 7 days, and MASHT must decide within 15 days from the day the candidate filed the appeal.
Neni 29 Afati për marrjen e vendimit 1. Afati për marrjen e vendimit në përgjigje në ankesë: 1.1. nga Komisioni vlerësues është shtatë (7) ditë; 1.2. ndërsa afati për marrjen e vendimit nga MASHT-i, brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita kur kandidati ka parashtruar ankesën. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: This article requires the meeting minutes of the Central Commission and the school commission to be signed by the chair, secretary, and members.
Neni 30 Ruajtja dhe arkivimi 1. Ruajtja dhe arkivimi i dokumentacionit të provimit përfundimtar dhe të maturës do të bëhet në bazë të dispozitave ligjore dhe nënligjore në fuqi për ruajtjen dhe arkivimin e dokumentacionit. 2. Procesverbalin nga mbledhja e Komisionit Qendror dhe Komisionit të shkollës e nënshkruan kryetari, sekretari dhe anëtarët. 3. Libri i procesverbaleve nga provimi, është me vlerë të gjatë dhe mbahet në fletore të fortë. 4. Notat përfundimtare nga lëndët e provimit përfundimtar barten nga procesverbali në Librin amë. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: Candidates who complete the final exam receive a certificate; candidates who pass the maturity exam receive a diploma for completing upper secondary school.
Neni 31 Certifikata, Diploma 1. Kandidatëve që kryejnë provimin përfundimtar u lëshohet Certifikata. 2. Kandidatëve të cilët e kanë dhënë provimin e maturës u jepet diploma për kryerjen e shkollës së mesme të lartë. 10 3. Forma dhe përmbajtja e Certifikatës së provimit përfundimtar dhe Diplomës së provimit të maturës rregullohet me vendim të veçantë të MASHT. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: Të ardhurat e këtij ligji trajtohen si para publike dhe derdhen në Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës; pagesa e participimit bëhet në bankë; ministri i MASHT-it dhe MEF lidhen një memorandum mirëkuptimi për të hyrat vetanake.
Neni 32 Financimi 1. Të gjitha të hyrat qe realizohen nga ky ligj janë para publike dhe derdhen në Buxhetin e Konsoliduar të Kosovës. 2. Pagesa e participimit të kandidatëve do të bëhet në bankë. 3. Ministri i MASHT-it dhe MEF lidhin Memorandum Mirëkuptimi për trajtimin e të hyrave vetanake. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: People involved in the maturity exam who disclose exam secrets can be fined and face disciplinary measures; serious cases also carry criminal measures.
Neni 33 Sanksionet 1. Kryetari, anëtari, administruesi ose vëzhguesi i testit të maturës i cili zbulon ndonjë sekret të testit që konsiderohet si shkelje e lehtë, dënohet për kundërvajtje në shumë prej pesëqind (500) deri në njëmijë (1000) €, duke u bazuar në rrethanat lehtësuese dhe rënduese si dhe me masa disiplinore. 2. Kryetari, anëtari, administruesi ose vëzhguesi i testit të maturës, i cili zbulon ndonjë sekret të testit që konsiderohet si shkelje e rëndë e testit të maturës dënohet me dënim në të holla prej dymijë (2000) deri në pesëmijë (5000) € si dhe me masa disiplinore dhe penale të parapara në nenin 169 të Kodit Penal të Kosovës si vepër penale e zbulimit të paautorizuar të informacionit të besueshëm. KREU III Dispozitat kalimtare dhe të fundit - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: For the 2011/2012 academic year, higher education institutions must use State Matura exam results as the basis for admission.
Neni 34 Dispozitat kalimtare dhe të fundit 1. Rezultatet e Provimit të Maturës Shtetërore merren për bazë për pranim në Institucionet e Arsimit të Lartë gjatë vitit akademik 2011/2012. 2. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji pushojnë se vlejturi dispozitat që kanë rregulluar këtë fushë. - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: This article says the law takes effect 15 days after it is published in the Official Gazette.
Neni 35 Hyrja në fuqi Ky ligji hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L-018 6 Nëntor 2008 Shpallur me dekretin Nr. DL- 060- 2008, datë 27.11.2008 nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR.03/L-018 PËR PROVIMIN PËRFUNDIMTAR DHE PROVIMIN E MATURËS SHTETËRORE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in