LIGJI Nr.03/L-019 PËR AFTËSIMIN, RIAFTËSIMIN PROFESIONAL DHE PUNËSIMIN E PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA
This preamble states the law’s purpose: to promote vocational training, rehabilitation, and employment of persons with disabilities.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-019
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble states the law’s purpose: to promote vocational training, rehabilitation, and employment of persons with disabilities. This article says the law sets out rights, conditions, and methods for training, retraining, and employment of persons with disabilities. This article says the law’s purpose is to provide legal and institutional support for training, retraining, encouragement, and professional preparation for suitable employment of persons with disabilities, based on equal opportunities, including gender equality. This article defines key terms used in the law on disability, vocational rehabilitation, and related support services. This article defines who counts as a “person with disability for work” by listing several groups and age-based categories.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI Nr.03/L-019 PËR AFTËSIMIN, RIAFTËSIMIN PROFESIONAL DHE PUNËSIMIN E PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA
Showing 32 of 32
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble states the law’s purpose: to promote vocational training, rehabilitation, and employment of persons with disabilities.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI IV / Nr. 47 / 25 JANAR 2009 LIGJI Nr. 03/L-019 PËR AFTËSIMIN, RIAFTËSIMIN PROFESIONAL DHE PUNËSIMIN E PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; Duke pohuar se unversialiteti, pandashmëria, ndërvarësia dhe ndërlidhja e të gjitha të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe nevojës së personave me aftësi të kufizuar për t'i garantuar ato pa diskriminim; Me qëllim të avancimit të pozitës socio-materiale dhe integrimit në jetën e përditshme të Personave me aftësi të kufizuara; Me qëllim të zbatimit të drejtë të parimeve themelore dhe të drejtave universale nga marrëdhënia e punës, Miraton LIGJ PËR AFTËSIMIN, RIAFTËSIMIN PROFESIONAL DHE PUNËSIMIN E PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law sets out rights, conditions, and methods for training, retraining, and employment of persons with disabilities.
Neni 1 Fushëveprimi Me këtë ligj rregullohen dhe përcaktohen të drejtat, kushtet, mënyrat e aftësim, riaftësim profesional dhe punësimi i personave me aftësi të kufizuara, për integrimin e tyre në tregun e hapur të punës sipas kushteve te përgjithshme dhe të veçanta të përcaktuara në legjislacionin e aplikueshëm. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article says the law’s purpose is to provide legal and institutional support for training, retraining, encouragement, and professional preparation for suitable employment of persons with disabilities, based on equal opportunities, including gender equality.
Neni 2 Qëllimi Qëllimi i këtij ligji është përkrahja ligjore dhe institucionale për aftësimin, riaftësimin, nxitjen dhe përgatitjen profesionale për punësim të përshtatshëm për personat me aftësi të kufizuar duke u mbështetur në principet dhe tretmanin e mundësive të barabarta përfshirë edhe mundësitë gjinore. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law on disability, vocational rehabilitation, and related support services.
Neni 3 Përkufizimet Shprehjet dhe shkurtesat e përdorura, të cilat ndërlidhen me objektin e shqyrtimit dhe rregullimit në këtë ligj kanë këtë kuptim dhe domethënie: “Aftësia e kufizuar” është kufizimi i qasjes dhe aktiviteteve të zakonshme në jetën e përditshme të një personi, si pasojë e dëmtimeve fizike, shqisore ose mendore, që e pengojnë atë për pjesëmarrje në aktivitet e zakonshme ditore. “Personat me aftësi të kufizuar” janë ata persona që kanë dëmtime fizike, mendore, intelektuale apo shqisore afta-gjata të cilat në ndërveprim me barriera të ndryshme mund të pengojnë pjesëmarrjen e tyre të plotë dhe efektive në shoqëri në baza të barabartë me të tjerët. 2 “Kategoritë e personave me aftësi të kufizuara, si pasojë e dëmtimit” janë: Invalidi i luftës, invalidi civil i luftës, invalidi i punës, personi i lindur me të meta fizike, shqisore apo mendore dhe personi i cili si shkas i fatkeqësisë apo sëmundjes ka të meta fizike, mendore apo shqisore. “Aftësimi, riaftësimi” është ndërmarrja e masave dhe aktiviteteve në mënyrë të organizuar nga institucionet përgjegjëse, dhe institucionet e tjera për riedukimin e personi me aftësi të kufizuara, me qëllim të mundësimit për gjetjen e një punë të përshtatshme dhe aftësimit për aktivitete te përditshëm të personit me aftësi të kufizuara. “Aftësimi profesional” është proces themelor për ndërtimin, përmirësimin e kapaciteteve për të siguruar dhe mbajtur punën kualitative, për t’u avancuar nga një vend pune në një vend tjetër, dhe për ballafaqim me ndryshimet në teknologji dhe kushtet e tregut të punës. Aftësimi profesional, realizohet nëpërmjet kurseve të ndryshme që organizohen nga Qendrat e aftësimit profesional kryesisht për të papunët te përcaktuar me këtë ligj. “Komisioni për ekspertizë” është ekipi i përbërë prej ekspertëve mjekësor dhe lëmive të tjera i themeluar nga autoriteti përkatës, më qëllim të konstatimit dhe vlerësimit të shkallës se aftësisë së kufizuar të një personi. “Përshtatshmëria e mjedisit” nënkupton masat e ndërmarra me qëllim të sigurimit të një mjedisi të lirë, pa barriera të natyrave të ndryshme. “Mjetet ndihmëse” janë ato mjete të cilat i përdorin personat me aftësi të kufizuara, me qëllim të tejkalimit të pengesave të cilat e kufizojnë pjesëmarrjen e tyre në aktivitetet e zakonshme. “Punë e përshtatshme” nënkuptohet puna të cilën e kryen personi me aftësi të kufizuar në përputhje me mundësitë e tij fizike, shqisore dhe mendore si dhe me kualifikimin përkatës të fituar gjatë shkollimit special apo aftësimit, riaftësimit profesional. “Shkolla speciale” është shkollë e veçantë e cila punon dhe vepron në kuadër të sistemit arsimor e projektuar për persona me aftësi të kufizuara. “Trajneri“ është person profesionist i çertifikuar i punës, i përgatitur dhe i ngarkuar për ofrimin e ndihmës në aftësimi dhe riaftësim profesional për personin me aftësi të kufizuar, në pajtim me kërkesat e vendeve të punës në tregun e hapur të punës. “Edukimi special” nënkupton, procesin arsimor të aprovuar nga organet kompetente arsimore për plotësimin e nevojave të personave me aftësi të kufizuara. “Aftësimi dhe riaftësimi profesional“ nënkupton të gjitha aktivitetet që synojnë të sigurojnë njohuri, aftësim dhe përvojë të re për aftësim të nevojshëm, për punë efikase brenda profesionit që e ka kryer edhe më parë, para aftësisë së kufizuar, ose riaftësimit për një profesion të ri që mund ta bëj me sukses. “Qendra për aftësim, riaftësim profesional dhe punësim” është Institucion me cilësi të personit juridik e cila merret me koordinimin, menaxhimin dhe administrimin e aftësimit, riaftësimit profesional dhe nxitjen e punësimit të personave me aftësi të kufizuara. “Asistenti“ është personi i domosdoshëm pa të cilin personi me aftësi të kufizuar nuk mund të aftësohet apo të riaftësohet për punë ose të krijojë marrëdhënie pune. “Punëtoria mbrojtëse” është ndërmarrje që themelohet me qëllim të ofrimit të punës dhe të punësimit të përshtatshëm, në vendin dhe hapësirën me pajisje përkatëse për personat me aftësi të kufizuara. “Qendra punuese” është vend punishte e specializuar që punëson persona me aftësi të kufizuara, të cilët nuk mund të punësohen apo ta mbajnë punën, sipas kushteve të përgjithshme, dhe të veçanta në punëtorinë mbrojtëse. “QAP-të” janë Qendrat e aftësimit profesional. 3 “QRPK” janë Qendrat për aftësimin, riaftësimin dhe punësim në Kosovë. “MPMS” është Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale. “QRP” janë Qendrat rajonale të punësimit. “ZKP” janë Zyrat Komunale të Punësimit. KREU ii STATUSI I PersonaVE me Aftësi të KUFIZUARa për Punë - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: This article defines who counts as a “person with disability for work” by listing several groups and age-based categories.
Neni 4 1. Varësisht nga statusi dhe realizimi i të drejtave, person me aftësi të kufizuara për punë është: 1.1. personi me aftësi të kufizuar, shfrytëzues i mjeteve financiare, i cili realizon të drejta dhe përfitime sipas dispozitave ligjore për ndihmë sociale dhe pensioneve të personave me aftësi të kufizuar; 1.2. personi me aftësi të kufizuara pa përgatitje profesionale për punë, i cili realizon të drejta dhe përfitime sipas dispozitave për sigurim pensional dhe invalidor; 1.3. personi me aftësi të kufizuara, i cili realizon të drejta dhe përfitime sipas dispozitave ligjore mbi mbrojtjen e invalidëve të luftës dhe atyre civil; 1.4. nxënësi prej moshës pesëmbëdhjetë (15) deri tetëmbëdhjetë (18) vjeç, me aftësi te kufizuar mendore, fizike, psikike ose te kombinuara sipas dispozitave ligjore te aplikueshme për shkollimin e mesëm, duke i siguruar atij që ka nevojë edhe gjuhën e shenjave për personin e shurdhët dhe Alfabetin e Brajit për të verbër; 1.5. i riu prej moshës pesëmbëdhjetë (15) deri tetëmbëdhjetë (18) vjeç, me pengesa në zhvillim, i cili realizon të drejta dhe përfitime sipas dispozitave ligjore të ndihmës sociale dhe dispozitave tjera; dhe 1.6. personi me aftësi të kufizuara më i vjetër se tetëmbëdhjetë (18) vjeç, i cili të drejtën në aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësim, nuk ka mund ta realizoi sipas dispozitave ligjore nga pika 1 deri në pikën 3 të këtij neni. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Article 5 defines discrimination, allows job-specific distinctions based on required abilities, and prohibits discrimination based on disability.
Neni 5 Diskriminimi 1. Diskriminimi përfshin çdo dallim, përjashtim ose dhënie të përparësisë në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, fesë, moshës, gjendjes familjare, mendimit politik, prejardhjes kombëtare ose sociale, gjuhës ose anëtarësisë sindikale, i cili konsiston ne mosdhënien e mundësive të barabarta ose trajtimit jo te barabartë në punësim apo në profesion. 2. Çdo dallim, përjashtim ose dhënie të përparësisë, përkitazi me ndonjë vend të caktuar pune në bazë të aftësive të caktuara që kërkohen për atë vend pune, nuk konsiderohet si diskriminim. 3. Ndalohet çdo lloj diskriminimi në bazë të aftësisë së kufizuar dhe personave me aftësi të kufizuar ju garantohet mbrojtje ligjore e barabartë dhe efektive ndaj çdo lloj diskriminimi në të gjitha situatat. KREU iii Procedurat për VLERËSIMIN E AFTËSISË për Punë për Personat me aftësi të kufizuara - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: This article assigns the first- and second-level bodies that assess reduced work capacity for persons with disabilities and allows an appeal to the second-level body in MPMS.
Neni 6 4 1. Zvogëlimin e aftësive për punë për personat me aftësi të kufizuara sipas paragrafëve 1., 2., 3., dhe 6 të nenit 4 të këtij ligji në shkallën e parë, e përcakton komisioni profesional në zyrën rajonale kompetente të DAPK-së. 2. Zvogëlimin e aftësive për punë për personat me aftësi të kufizuara sipas paragrafëve 1., 2., 3., dhe 6 të nenit 4 të këtij ligji e përcakton komisioni profesional i ekspertizës, i cili punon dhe vepron në kuadër të Departamentit kompetent të MPMS. 3. Iniciativa për fillimin e procedurës për njohjen e të drejtës nga paragrafi 1 i këtij neni, paraqitet me kërkesën e personit me aftësi të kufizuar. Në pamundësi të iniciativës për fillimin e procedurës nga ana e personit me aftësi të kufizuar, iniciativën për procedurë e bën familja e tij e ngushtë, përfaqësuesi ligjor, mbrojtësi i tij ose personi i tretë. 4. Kërkesa për procedurë për vlerësimin e zvogëlimit të aftësisë se kufizuar për punë mund të ngritët në bazë të kërkesës së vetë personit me aftësi të kufizuar, anëtarit të familjes së ngushtë, përfaqësuesit të tij ligjor ose kujdestarit të tij. 5. Kërkesës i bashkëngjiten edhe dokumentet e nevojshme mbi përcaktimin e aftësisë së zvogëluar për punë. 6. Parashtruesi i kërkesës i pakënaqur me vendimin e komisionit profesional të shkallës së parë, ka të drejt ankesë pranë organit të shkallës së dytë ne MPMS. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The Ministry of Labour and Social Welfare, together with the Ministry of Health, sets the work-capacity scale for persons with disabilities and regulates the application procedures by special sublegal acts.
Neni 7 1. Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, me akt nënligjor të veçantë e përcakton shkallën e aftësisë për punë te personave me aftësi të kufizuara. 2. Procedurat e aplikimit për caktimin e aftësisë së kufizuar dhe njohjen e të drejtave në aftësim, riaftësim dhe punësim, rregullohen me akt nënligjor të nxjerr nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale. 3. Në procedurën e vendosjes për përcaktimin e aftësisë së zvogëluar të punës për personat me aftësi të kufizuara si dhe njohjen e të drejtës për punë sipas këtij ligji, aplikohen dispozitat e ligjit mbi procedurën e përgjithshme administrative. KREU IV AFTËSIMI, RIAFTËSIMI PROFESIONAL DHE AFTËSIMI I PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Persons with disabilities have a right to vocational training and retraining under the general conditions set by this law.
Neni 8 1. Personi me aftësi të kufizuara ka të drejtë në aftësim, riaftësim profesional sipas kushteve të përgjithshme të përcaktuar me këtë ligj. Në rastet e caktuara, kur është e nevojshme për shkak të shkallës, llojit dhe rëndësisë, aftësimi, riaftësimi mund të behët në shkollat e veçanta dhe institucione tjera sipas plan-programeve për aftësimin, riaftësimin profesional. 2. Aftësimi, riaftësimi profesional i personave me aftësi të kufizuar përfshin këto masa dhe aktivitete: 2.1. përcaktimin e aftësisë mendore për punë; 2.2. informimin, këshillimin profesional dhe vlerësimin e mundësisë profesionale; 2.3. analizimin e tregut për punë, mundësitë për punësim dhe inkuadrimin në punë; 2.4. vlerësimin i mundësisë për aftësimin, riaftësimin dhe hartimin e programeve për aftësim, riaftësim; 2.5. aftësimin profesional, kualifikimin plotësues, rikualifikimin me programet e përsosjes dhe mirëmbajtjes së shkathtësive të punës dhe atyre sociale në periudhën derisa të punësohet; 2.6. informimin dhe këshillimin me procese teknologjike gjatë aftësimit profesional për punësim; 5 2.7. programet vetanake dhe të përbashkëta për avancimin e punës sociale dhe integrimi në shoqëri; 2.8. mësimin profesional, planifikimin dhe aplikimin e teknologjisë së zgjedhur; 2.9. propozimet këshillëdhënëse mbi aplikimin e teknikave dhe teknologjive të ndryshme në mësim dhe në punë, krahas vlerësimit të mundësive për zbatimin e tyre; 2.10. ndihmën Teknike, përkrahjen përcjelljen dhe vlerësimin e rezultateve;si dhe 2.11. njoftimin, dhe përkrahjen për burimet financiare. 3. Kohëzgjatja e aftësimit, riaftësimit profesional varet nga aftësitë e mbetura për punë, ndërlikueshmëria e organizimit dhe e zbatimit të masave dhe aktiviteteve. 4. Aftësimin, riaftësimin profesional të personave me aftësi të kufizuara e organizon dhe e menaxhon Qendra për aftësimin, riaftësimin profesional e Kosovës. 5. Aktivitetet e aftësimit, riaftësimit profesional realizohen në institucionet arsimore, zyrat e punësimit, Qendrat e aftësimit profesional, dhe personat tjerë juridik, të cilët i plotësojnë kushtet për arsim dhe aftësim profesional, të përcaktuara me këtë ligj dhe ligjet e tjera të aplikueshme. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Personi me aftësi të kufizuara mund të kontribuojë vetë në aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësim, dhe ky provision liston mënyrat e pritshme të veprimit.
Neni 9 Angazhimet personale për aftësimin, riaftësimin profesional 1. Personi me aftësi të kufizuara, në mënyre të mëvetësishme mund të kontribuoj në aftësimin, riaftësimin e tij profesional dhe në punësim ne këto raste: 1.1. me përkujdesje për shkollimin dhe aftësimin profesional të tij/saj varësisht nga mundësitë e ofruara, aftësitë dhe shkathtësitë e tij/saj; 1.2. me aplikim në konkursin publik për punësim për vendet e lira dhe te përshtatshme te punës, për të cilat i plotëson kushtet e parapara; 1.3. me pranimin e punës së ofruar dhe gatishmërinë për kryerjen e punës së tillë; 1.4. me respektimin e disiplinës teknologjike gjatë aftësimit dhe punës profesionale; 1.5. me bashkëpunimin në çështjet e aftësimit dhe punës profesionale me mjekun, defektologun, psikologun, me punëtorin social, juristin, teknologun dhe drejtpërdrejt me punëtorin e varur; 1.6. me miratimin e ofertës së arsyeshme të ofruar nga punëdhënësi për ndërrimin e punës, respektivisht caktimit në punët e tjera adekuate për shkak të ndërprerjes së nevojave ose pamundësisë së kryerjes së punëve të deri atëhershme; dhe 1.7. me aftësimin profesional gjatë punës, sipas nevojës edhe me kualifikim plotësues ose me rikualifikim me qëllim të mbajtjes së vendit të punës; - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Government policies on vocational training and employment for persons with disabilities must include several support, training, accessibility, and staff-development measures.
Neni 10 Politikat qeveritare për aftësimin profesional 1. Politikat qeveritare përkitazi me aftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara do të përfshijnë: 1.1. aftësimin, riaftësimin profesional dhe format tjera të mbështetjes për punësimin e personave me aftësi të kufizuara; 1.2. parimet, mënyra e veprimit dhe metodat e përgaditjes profesionale të zbatuara përgjithësisht në kualifikimet e personave të tjerë, zbatohen në rastet e personit me aftësi të kufizuar, deri në atë mase sa lejojnë aftësitë e tij; 1.3. masat e mundshme dhe të nevojshme për të krijuar dhe zhvilluar shërbimet e specializuara të aftësimit profesional për personat me aftësi të kufizuara, që kërkojnë ndihmë për gjetjen e punës dhe avancim në vendin e punës; 1.4. plan programet mësimore sipas sistemit modular që mundësojnë aftësim individual për personat me aftësi të kufizuara; 1.5. aftësimin e përbashkët të personave me aftësi të kufizuara me të tjerët, në hapësirë të njëjtë dhe trajner të njëjtë me qëllim të integrimit të tyre në shoqëri; 1.6. angazhimin e institucioneve që ofrojnë aftësim profesional, për të krijuar mjedis fizik të përshtatshëm për qasje pa vështirësi për personat me aftësi të kufizuara; 6 1.7. aftësimin e personelit administrativ dhe teknik të institucioneve për aftësim, riaftësim dhe punësim, të cilët drejtpërsëdrejti punojnë me personat me aftësi të kufizuara. KREU V KUSHTET E PUNËSIMIT - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Persons with disabilities have a right to employment and labor-market integration under the general and special conditions set by this law.
Neni 11 Kushtet e përgjithshme dhe veçanta të punësimit 1. Personi me aftësi të kufizuara ka të drejtë në punësim, integrim në tregun e punës në kushtet përgjithshme dhe te veçanta të përcaktuara me këtë ligj. 2. Me kushte të veçanta personat me aftësi të kufizuara punësohen në Qendrën për aftësimin, riaftësimin profesional, punëtorinë mbrojtëse dhe në qendër punuese, të cilët në bazë të aftësive të punës dhe sipas kushteve të përgjithshme nuk mund të punësohen në tregun e hapur të punës ose ta mbajnë punën e vet. 3. Punësimi në kushte të veçanta konsiderohet edhe vetëpunësimi, si dhe punësimi në ekonominë familjare i personave me aftësi të kufizuara. 4. Me kushtet e përgjithshme të punësimit, nënkuptohet punësimi i personave me aftësi të kufizuara në tregun e hapur të punës. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Certain public, private, and non-governmental employers must hire persons with disabilities, and every employer must hire one person with a disability for every 50 workers.
Neni 12 Punësimi në tregun e hapur të punës 1. Organet e administratës shtetërore, punëdhënësit e sektorit privat dhe publik si dhe organizatat joqeveritare obligohen që, me kushtet e përshtatshme të punës ti punësojnë personat me aftësi të kufizuara. 2. Çdo punëdhënës është i obliguar të punësoj një person me aftësi të kufizuara në çdo pesëdhjetë (50) punëtor. 3. Punëdhënësi i cili nuk i përmbush detyrimet nga paragrafi 1 dhe 2 i këtij neni, obligohet qe për nxitjen e punësimit të personave me aftësi të kufizuara, të paguaj në buxhetin e Kosovës kontribute mujore në lartësi prej një përqind (1%) të shumës së pagës minimale. 4. Varësisht nga shkalla dhe kategoria e aftësisë së kufizuar, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale me akt të veçantë nënligjor, do të rregulloj dhe përcaktoj vendet e punës dhe punët e përshtatshme për personat me aftësi të kufizuar. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: A person with a disability may work at night, outside normal hours, or on a changed schedule if this matches the professional commission’s assessment of reduced work ability.
Neni 13 Themelimi i marrëdhënies së punës 1. Personi me aftësi të kufizuara themelon marrëdhënie të punës me nënshkrimin e kontratës së punës, në përputhje me Ligjin e punës, kontratën kolektive dhe aktin e brendshëm të punëdhënësit. 2. Personi me aftësi të kufizuara i ka të gjitha të drejtat dhe detyrimet sipas Ligjit të punës, kontratës kolektive, këtij ligji dhe kontratës së punës. 3. Personi me aftësi të kufizuara mund të punojë natën, jashtë orarit të punës ose me orar të ndryshuar, në harmoni me vlerësimin e komisionit profesional, i cili ia ka përcaktuar aftësinë e zvogëluar te punës. 4. Bartësi i sigurimit të punësimit të personave me aftësi të kufizuara, merren vesh me punëtorin rreth kushteve të punës dhe marrëdhënien e punës, kohën e punës, kohëzgjatjen e punës, mbikëqyrjen 7 profesionale, mbulimin e shpenzimeve të përshtatjes dhe lartësinë e atyre shpenzimeve si dhe marrëdhëniet tjera nga puna. 5. Bartësi i sigurimit të punësimit nga paragrafët 1, 2 dhe 3 të nenit 18 të këtij ligji ose personi tjetër fizik ose juridik, mund të merret vesh me personin me aftësi të kufizuara, lidhur me përshtatjen e kushteve dhe marrëdhënieve të punës, kohën punës, kohëzgjatjen, mbikëqyrjen profesionale, mbulimin e shpenzimeve të përshtatjes së punës dhe lartësinë e atyre shpenzimeve, si dhe marrëdhëniet tjera nga puna. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The center is under the Ministry of Labour and Social Welfare, was established to train and rehabilitate people with disabilities and promote their employment, is funded by its founder, service activities, and donations, and its sheltered workshops and work centers are regulated by a special subordinate act issued by the Ministry.
Neni 14 Qendra për aftësim, riaftësim profesional dhe punësim në Kosovë 1. Qendra për aftësim, riaftësim profesional dhe punësim në Kosovës është në kompetencë të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale. 2. Qendra për aftësim, riaftësim profesional dhe punësim e Kosovës është institucion i themeluar me qëllim të aftësimit, riaftësimit profesional dhe nxitjes se punësimit të personave më aftësi të kufizuara. 3. Mjetet financiare për punën e Qendrës sigurohen nga themeluesi, nga aktivitetet shërbyese të Qendrës dhe donacionet vendore apo të jashtme. 4. Krijimi i punëtorive mbrojtëse dhe qendrave punuese rregullohet me akt të veçantë nënligjor të nxjerrë nga MPMS. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The Center must carry out training, retraining, employment support, and related coordination for persons with disabilities.
Neni 15 1. Qendra për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara angazhohet: 1.1. për aftësimin, riaftësimin profesional, sipas kërkesës së tregut të punës për të gjithë personat me aftësi të kufizuara; 1.2. për nxitjen e punësimit të përshtatshëm të personave me aftësi të kufizuara, në përputhje me aftësitë e mbetura për punë; 1.3. për zhvillimin e programeve, praktikave dhe strategjive për aftësimin, riaftësimin profesional dhe nxitjen e punësimit të personave me aftësi të kufizuara; 1.4. për zbatimin e drejtë dhe efikas të plan-programeve edukative të aftësimit, riaftësimit profesional, të përcaktuara nga MASHT-i; 1.5. për krijimin e projekteve mbështetëse përkitazi me aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara; 1.6. për hulumtimin e mundësive të subvencionimit nga donacionet e ndryshme, me qëllim të përkrahjes së vetëpunësimit të personave me aftësi të kufizuara; 1.7. për zhvillimin e teknologjisë përkatëse, lidhur me aftësimin, edukimin dhe trajnimin e personave me aftësi të kufizuara; 1.8. për krijimin e punëtorisë mbrojtëse, qendrës punuese dhe ndërmarrjeve tjera, të cilat mundësojnë aftësimin, riaftësimin dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara; si dhe 1.9. koordinimin, menaxhimin dhe administrimin e shumë çështjeve tjera të cilat ndërlidhen me aftësimin, riaftësimin dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara; - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Punëdhënësi duhet t’u dërgojë zyrave të punësimit të dhëna për punonjësit me aftësi të kufizuara; zyrat e punësimit e mbajnë evidencën, dhe ministria përcakton rregullat me akt nënligjor.
Neni 16 Evidentimi për punësimin e personave me aftësi të kufizuara 1. Evidentimin për punësimin e personave me aftësi të kufizuara sipas legjislacionit te aplikueshëm dhe dispozitave të këtij ligji e bëjnë dhe e udhëheqin zyrat e punësimit, sipas vendbanimit të këtyre personave. 2. Mënyrën dhe rregullat për mbajtjen e evidencës e përcakton Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale me akt nënligjor. 8 3. Punëdhënësi është i obliguar që t’u dërgojë zyrave të punësimit të dhënat vijuese për personat me aftësi të kufizuara që janë të punësuar tek ai/ajo: 3.1. emrin, mbiemrin dhe adresën e vendbanimit; 3.2. datën e themelimit të marrëdhënies së punës; 3.3. datën e ndërprerjes së marrëdhënies së punës. 4. Afati i dorëzimit të këtyre shënimeve nga punëdhënësi sipas paragrafit 3 të këtij neni, për të punësuarit që gjenden në marrëdhënie pune, është gjashtëdhjetë (60) ditë nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji ndërsa, për të punësuarit e ri si dhe për ndërprerjen e marrëdhënies së punës për personat me aftësi të kufizuara, afati është tridhjetë (30) ditë nga dita e fillimit të punës, gjegjësisht dita e ndërprerjes së marrëdhënies së punës. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: New employers are exempt from disability-employment obligations for 24 months from the activity permit date. If they seek an extension after that period, they must justify the request in detail. Some registered employers may also hire this group in suitable jobs and use the benefits provided by law.
Neni 17 Obligimet e punëdhënësit të ri ( të sapo themeluar) 1. Punëdhënësit e rinj, që nga momenti i marrjes së lejes për ushtrimin e veprimtarisë, në afat prej njëzetekatër (24) muajsh janë të liruar nga obligimet lidhur me punësimin e personave me aftësi të kufizuara. 2. Punëdhënësi nga paragrafi 1 i këtij neni, i cili kërkon shtyrje të afatit pas njëzetekatër (24) muajve lidhur me detyrimin për punësimin e personave me aftësi të kufizuara, është i obliguar që kërkesën ta arsyetojë në mënyrë të hollësishme. 3. Kopja e vendimit të cilën e nxjerr organi përgjegjës i MPMS-së, për shtyrjen e obligimit për pranimin nga paragrafi 2 i këtij neni i dërgohet zyrës së punësimit. 4. Punëdhënësit të cilët janë themeluar dhe regjistruar sipas ligjit, por nuk janë të detyruar për punësimin e personave me aftësi të kufizuara sipas paragrafit 2 të nenit 12 të këtij ligji, mund ta punësojnë këtë kategori në punët e përshtatshme sipas këtij ligji, dhe të realizojnë stimulimet dhe beneficionet e parapara me këtë ligj. KREU VI BENEFICIONET E PUNËDHËNËSVE PËR PUNËSIMIN E PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Employers who hire persons with disabilities, and self-employed persons with disabilities, may realize customs and tax relief under the applicable tax and customs laws.
Neni 18 Beneficionet financiare me rastin e punësimit 1. Punëdhënësi i cili punëson persona me aftësi të kufizuara si dhe personi me aftësi të kufizuara që ushtron veprimtari të pavarur, të drejtën për lehtësime doganore dhe tatimore e realizojnë sipas ligjeve tatimore dhe doganore në fuqi. 2. Për personin me aftësi te kufizuar njëqind përqind (100%) shfrytëzues i pensionit të aftësisë së kufizuar , pensioni të shndërrohet në asistence personale për ndihmësin në punë (asistentin e tij). - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Punëdhënësi që punëson një person me aftësi të kufizuara dhe që është i papunësuar ka të drejtë për stimulim material në të holla, përveç punëdhënësit nga neni 11.
Neni 19 Stimulimi material në të holla 1. Punëdhënësi, i cili e punëson personin me aftësi të kufizuara që është i papunësuar, sipas dispozitave ligjore, përveç punëdhënësit nga neni 11 i këtij ligji, ka të drejtë në stimulim material në të holla. 2. Stimulimi material në të holla, përcaktohet në lartësinë e kontributit të obliguar në paga, i përcaktuar me dispozitat e obligueshme të sigurimit pensional, në bazë të kontributit të obligueshëm të paguar për paga (rroga), i përcaktuar me dispozitat mbi sigurimin shëndetësor si dhe kontributit të obligueshëm të paguar për paga, i përcaktuar sipas ligjit, i cili rregullon ndërmjetësimin me rastin e punësimit dhe të drejtave gjatë kohës së papunësisë. 9 3. Kërkesën për pagesën e stimulimit material në të holla, punëdhënësi ia paraqet buxhetit të Kosovës. Kërkesës i bashkëngjitet pro fatura e stimulimit material në të holla, me të dhënat e personave me aftësi te kufizuara, dhe mbi kontributet e paguara në paga për ata persona. Po kështu, kërkesës i bashkëngjiten edhe dëshmitë se kontributet janë paguar për të gjithë punëtorët dhe kopjet e llogarisë së pagave për personat me aftësi të kufizuara ndërsa, herën e parë edhe dëshminë për punësimin dhe aftësinë e mbetur për punë. 4. Punëdhënësi mundet që kërkesën për pagesë të stimulimit material në të holla ta paraqes me përfundimin e muajit. Stimulimi në të holla paguhet në afat prej tridhjetë (30) ditësh nga dita e paraqitjes së kërkesës me të dhënat e nevojshme. 5. Autorizohen organet kompetente që ta publikojë mënyrën e realizimit të të drejtave për stimulim material, si dhe përmes organeve drejtuese kompetente të punëdhënësit, ta mbikëqyrë rregullsinë e llogaritjes së stimulimit në të holla dhe besueshmërinë e dëshmive. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The Kosovo Center for Training, Professional Rehabilitation and Employment must pay public utility services at the same rate as households for services it provides to persons with disabilities.
Neni 20 Qendra për aftësim, riaftësim profesional dhe punësim e Kosovës, për shërbimet që u ofron personave me aftësi të kufizuara, i paguan shërbimet publike në lartësi të njëjtë sikurse amvisëritë. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Certain centers and other employers must keep separate accounts for tax, customs, and other reliefs.
Neni 21 1. Për lehtësimet tatimore, doganore dhe lehtësime tjera, Qendra për aftësimin, riaftësimin profesional, punëtoria mbrojtëse, qendra punuese dhe punëdhënësit e tjerë mbajnë kontabilitet të veçantë. 2. Mjetet e siguruara nga përfitimet shfrytëzohen vetëm për: 2.1. zgjerimin e kapacitetit të Qendrës për aftësimin dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara; 2.2. hapjen e vendeve të reja të punës; 2.3. pajisjen me teknologji të re të Qendrës; dhe 2.4. përmirësimin e standardit të personave me aftësi të kufizuara. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Certain Kosovo employment/retraining bodies may accept donations, must keep them as special-purpose funds in separate accounts, must not use cash donations for worker wages, and must file an annual financial report to the supervising body and the donor.
Neni 22 Donacionet për destinime të veçanta 1. Qendra për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësim e Kosovës, punëtoria mbrojtëse dhe qendra punuese, mund të pranojnë donacione në mjete financiare dhe në pajisje. 2. Nëse donacioni është Grant i përcaktuar atëherë ne kuadër te marrëveshje donator i përcakton kriteret, e nëse është grand i përgjithësohen kriteret i përcakton Qeveria. 3. Donacionet në mjete financiare nuk shfrytëzohen për pagat e punëtorëve, të cilat sipas dispozitave tatimore konsiderohen të ardhura. 4. Donacionet në mjete financiare ose pajisje, qendra për aftësimin, riaftësimin profesional, punëtoria mbrojtëse dhe qendra punuese, i udhëheqin dhe shfrytëzojnë si mjete me destinim të veçantë. 5. Mjetet e destinimeve të veçanta udhëhiqen në llogari të posaçme. 6. Shfrytëzuesit e destinimeve të veçanta nga paragrafi 1 i këtij neni, janë të obliguar që për çdo vit, t’ia dorëzojnë raportin financiar organit mbikëqyrës për aftësim, riaftësim profesional dhe punësim si dhe donatorit. 7. Mjetet materiale nga paragrafi 1 i këtij neni, të cilat nuk janë shpenzuar për destinimet si në paragrafin 2 të këtij neni, barten në buxhetin e Kosovës dhe përdoren për aftësim, riaftësim profesional dhe punësim të personave me aftësi të kufizuara. 10 KREU VII MJETET FINANCIARE PËR PUNËSIMIN E PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Several public and private entities are to provide funding for employing persons with disabilities, mainly through donations.
Neni 23 1. Mjetet financiare për punësimin e personave me aftësi të kufizuara i sigurojnë: 1.1. Organet e administratës shtetërore, punëdhënësit e sektorit privat dhe publik, ku ka punuar më parë personi me aftësi të kufizuara dhe ku atij i është përcaktuar aftësia e kufizuar për punë gjatë kohës së punës dhe Shoqatat e punëdhënësve dhe punëmarrësve, OJQ-të e ndryshme vendore dhe ndërkombëtare, përmes dhënies së donacioneve të ndryshme, Sigurimi i këtyre mjeteve dhe raportet ndërmjet këtyre subjekteve për subvencionimin e punësimit të personave me aftësi të kufizuar rregullohen me marrëveshje të veçantë. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: The Kosovo Ministry for Labour and Social Welfare manages and supervises the budget for training, retraining, and employment of persons with disabilities.
Neni 24 1. Financimi për aftësimin, riaftësimin dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara bëhet nga buxheti i Kosovës. 2. Buxhetin për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuar, e menaxhon dhe mbikëqyrë Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale e Kosovës. 3. Mjetet e nevojshme për aftësimin, riaftësimin dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara sigurohen nga buxheti i Kosovës si mjete të themeluesit , mjetet e kontributeve të veçanta, mjetet e pashpenzuara nga destinime të veçanta, të ardhurat e tjera në bazë të ligjit dhe dispozitave tjera, si dhe donacionet e personave juridik vendor dhe të jashtëm. 4. Mjetet e grumbulluara do të dedikohen për: 4.1. programet zhvillimore dhe avancimin e aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave me aftësi të kufizuara; 4.2. financimin e institucioneve për aftësimin, riaftësimin profesional; 4.3. pagesën e stimulimit material në para; 4.4. bashkëfinancimin e programeve për mbajtjen e punësimit të personave me aftësi të kufizuara; 4.5. për vendet e reja të punës për personat me aftësi të kufizuara. KREU VIII DISPOZITAT NDËSHKIMORE - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: An employer and its responsible person may be fined 500 to 2,000 euros for several listed breaches.
Neni 25 1. Me gjobë në të holla prej pesëqind (500) deri dymijë (2000) euro do të dënohet punëdhënësi dhe personi përgjegjës i tij: 1.1. i cili bën diskriminim në punësim sipas nenit 5 të këtij ligji; 1.2. i cili nuk paguan kontributin e posaçëm, ndërsa ka qenë i obliguar që ta paguaj sipas nenit 12 të këtij ligji; 1.3. i cili ndaj personit me aftësi të kufizuara sillet në kundërshtim me dispozitat e nenit 13 të këtij ligji; 1.4. i cili nuk i dorëzon të dhënat mbi personat me aftësi të kufizuara sipas nenit 16 të këtij ligji; 1.5. i cili mjetet për destinim të veçantë i shfrytëzon për qëllime tjera dhe nuk i udhëheqë në llogari të posaçme sipas nenit 22 të këtij ligji; 1.6. i cili nuk e dorëzon raportin financiar vjetor për mjetet me destinim të veçantë sipas paragrafit 6 të nenit 22 të këtij ligji; si dhe 11 1.7. i cili në nën kodin buxhetor nuk i paguan mjetet e pashpenzuara të destinimeve të veçanta sipas paragrafit 7 të nenit 22 të këtij ligji. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: The Ministry for Labour and Social Welfare oversees the legality of implementing this law and its subordinate acts.
Neni 26 Mbikëqyrja Mbikëqyrjen e ligjshmërisë së zbatimit të këtij ligji dhe akteve nënligjore, e bën Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale. KREU IX - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Employers must align their internal workplace rules with this law within 6 months after it enters into force.
Neni 27 Dispozitat kalimtare dhe përfundimtare 1. Punëdhënësit kanë për detyrë që aktet e brendshme me të cilat rregullohen marrëdhëniet e punës, t’i harmonizojnë me dispozitat e këtij ligji më së largu brenda gjashtë (6) muajsh pas hyrjes së tij në fuqi. 2. Deri në nxjerrjen e akteve të brendshme nga paragrafi 1 i këtij neni, drejtpërsëdrejti aplikohen dispozitat e këtij ligji. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: Until this law takes effect, persons with disabilities exercise employment-related rights and duties under the provisions already in force.
Neni 28 Deri në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, personat me aftësi të kufizuara realizojnë të drejtat dhe detyrat nga marrëdhënia e punës në bazë të dispozitave që kanë qenë në fuqi. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: The Ministry of Labour and Social Welfare must issue implementing subordinate acts for this law within 1 year after it enters into force, in coordination with other relevant ministries.
Neni 29 Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, në koordinim me ministritë tjera përkatëse, duhet të nxjerrë aktet nënligjore për implementimin e këtij ligji brenda afatit prej një (1) viti pas hyrjes në fuqi të tij. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: When this law enters into force, any conflicting provisions in existing laws are repealed.
Neni 30 Më hyrjen në fuqi të këtij ligji shfuqizohen të gjitha dispozitat e ligjeve në fuqi që janë në kundërshtim me të. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: This article says the law takes effect 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 31 Ky ligji hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L-019 18 dhjetor 2008 Shpallur me dekretin Nr. DL-084-2008, datë 07.01.2009 nga Presidenti i Republikës së Kosovës. Dr. Fatmir Sejdiu
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI Nr.03/L-019 PËR AFTËSIMIN, RIAFTËSIMIN PROFESIONAL DHE PUNËSIMIN E PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in