LIGJI NR. 03/L-022 PËR PËRKRAHJE MATERIALE FAMILJEVE TË FËMIJËVE ME AFTËSI TË KUFIZUAR TË PËRHERSHËM
This preamble says Kosovo is adopting a law to provide material support to families of children with permanent disabilities.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-022
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble says Kosovo is adopting a law to provide material support to families of children with permanent disabilities. The law sets out a right to material support for families who care for children with permanent disabilities. This article defines key terms used in the law, including the child covered by the law, the applicant, the relevant authority, MPMS, medical commission, family, and the benefits and assessments involved. The Ministry of Labour and Social Welfare must plan strategy and provide material support for families with children with permanent disabilities. Families with children with permanent disabilities are entitled to material assistance paid in money.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 03/L-022 PËR PËRKRAHJE MATERIALE FAMILJEVE TË FËMIJËVE ME AFTËSI TË KUFIZUAR TË PËRHERSHËM
Showing 28 of 28
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble says Kosovo is adopting a law to provide material support to families of children with permanent disabilities.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 37 / 10 SHTATOR 2008 LIGJI NR. 03/L-022 PËR PËRKRAHJE MATERIALE FAMILJEVE TË FËMIJËVE ME AFTËSI TË KUFIZUAR TË PËRHERSHME Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në mbështetje të kreut 5.1 (j) dhe 9.1.26 (a) të Kornizës Kushtetuese të Vetëqeverisjes së Përkohshme në Kosovë; Duke u nisur nga fakti se Kosova garanton të drejtat e përcaktuara me Konventën për të Drejtat e Fëmijëve; Duke u nisur nga fakti se në Kosovë ndalohet diskriminimi i fëmijëve në çfarëdo baze; Duke pasur parasysh rëndësinë, rolin dhe vështirësitë e familjes në mbrojtjen dhe kujdesin për fëmijët me aftësi të kufizuara të përhershme, Miraton këtë LIGJ PËR PËRKRAHJE MATERIALE FAMILJEVE TË FËMIJËVE ME AFTËSI TË KUFIZUAR TË PËRHERSHME KREU I Dispozitat themelore
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: The law sets out a right to material support for families who care for children with permanent disabilities.
Neni 1 Me këtë ligj rregullohet e drejta për përkrahje materiale familjeve të cilët ruajnë dhe përkujdesen për fëmijët me aftësi të kufizuar të përhershme dhe mënyra e realizimit të kësaj përkrahje materiale. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law, including the child covered by the law, the applicant, the relevant authority, MPMS, medical commission, family, and the benefits and assessments involved.
Neni 2 Përkufizimet Shprehjet e përmendura në këtë ligj kanë këtë kuptim: “Fëmijët me aftësi të kufizuar të përhershme fizike, mendore dhe shqisore” konsiderohen fëmijët nga lindja deri në moshën 18 vjeçare me vendbanim të përhershëm në Kosovë, të cilët janë plotësisht të paaftë të kryejnë aktivitetet e përditshme jetësore pa kujdesin e personit tjetër. “Parashtruesi i kërkesës për ndihmë materiale dhe kujdes” nënkupton personin që paraqet kërkesën për përkrahje materiale. “Autoriteti përkatës” nënkupton Departamentin e Mirëqenies Sociale ose ndonjë organ tjetër të cilin MPMS-ja e autorizon për administrimin e përkujdesjes . “Përkujdesje”nënkupton një benificion që administrohet nga MPMS-ja, dhe shërben për të ofruar mbështetje materiale personave që e ofrojnë këtë ndihmë dhe kujdes. “Përkrahje materiale” është benificion në formë të shumës financiare mujore ose formë tjetër e shpërblimit në të holla që administrohet nga MPMS-ja, për familje me fëmijë me aftësi të kufizuar të përhershme. 2 “Komisioni mjekësor” nënkupton një grup të përbërë prej ekspertëve mjekësor, të emëruar nga MPMS- ja për ta përcaktuar shkallën e gjendjes shëndetësore të fëmiut. “Ekspert” nënkupton personin që ka kryer specializimin nga fusha e mjekësisë dhe është i licencuar si ekspert. “Shuma mujore” nënkupton shumën e saktë të mjeteve materiale që duhet t’i paguhet familjes me fëmijë me aftësi të kufizuar të përhershme. “Bashkësia familjare” përkufizohet si një grup individësh që jetojnë bashkë nën një kulm dhe që bashkërisht ndajnë shpenzimet e jetesës. Sipas këtij Ligji, bashkësia familjare mund të përfshijë personat që nuk janë anëtarë të familjes në kuptimin e ngushtë. “Familja” është bashkësi e cila përbëhet nga paraqitësi i kërkesës dhe të gjithë anëtarët e tjerë të familjes që ndodhen në bashkësinë familjare: bashkëshorti ose partneri i cili jeton bashkë me të, prindërit dhe fëmijët duke përfshirë edhe fëmijët e adoptuar, fëmijët e vendosur në familje, ose fëmijët e njërit nga partnerët. “Vendim” është akti juridik të cilin e nxjerr autoriteti përkatës, Departamenti i Mirëqenies Sociale, për njohjen e të drejtës në ndihmë materiale familjes ose personit tjetër i cili kujdeset për fëmijën me aftësi të kufizuar. “Ekspertiza” nënkupton procedurën e vërtetimit të llojit, shkallës së dëmtimit fizik, mendor, shqisore apo të kombinuar. “Aftësia e kufizuar e përhershme” nënkupton gjendjen shëndetësore të fëmijës i cili plotësisht dhe përherë nuk mund të lëvizë ose të kryejë aktivitetet e përditshme jetësore pa ndihmën e personit tjetër. “Fëmijë” nënkuptohet çdo person nën moshën 18 vjeçare me përjashtim kur mosha madhore arrihet më përpara, në përputhje me legjislacionin të cilit ai i nënshtrohet. “MPMS” nënkupton Ministria për Punë dhe Mirëqenie Sociale. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: The Ministry of Labour and Social Welfare must plan strategy and provide material support for families with children with permanent disabilities.
Neni 3 3.1 Me qëllim të mbrojtjes së fëmijëve me aftësi të kufizuar të përhershme, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale përpilon strategjinë e vet për këtë kategori të fëmijëve. 3.2 Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, siguron përkrahje materiale familjeve me fëmijë me aftësi të kufizuar të përhershme, në pajtim me mundësitë buxhetore të Kosovës. 3.3 Ndihma materiale familjeve me fëmijë me aftësi të kufizuar të përhershme, do të ofrohet nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, përmes Departamentit të saj të Mirëqenies Sociale. 3.4 Ndihma materiale mundëson fëmijët me aftësi të kufizuar të përhershme të bëjnë një jetë më normale në kushtet që garantojnë dinjitetin e tyre dhe lehtësojnë jetën e tyre. 3.5 Ndihma materiale për fëmijën e me aftësi të kufizuar të përhershme paguhet në emër të prindit apo kujdestarit të fëmijës, përmes xhirollogarisë bankare. KREU II Realizimi i të drejtës në ndihmë materiale - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: Families with children with permanent disabilities are entitled to material assistance paid in money.
Neni 4 3 4.1 E drejta në ndihmë materiale për familjet me fëmijë me aftësi të kufizuar të përhershme realizohet në formë të përkrahjes financiare në para. 4.2 Këto mjete materiale i jepen familjes ose kujdestarit i cili e ofron ndihmën dhe kujdesin për fëmijën me aftësi të kufizuar të përhershëm për të cilin i është njohur kjo e drejtë. 4.3 Lartësia dhe afatet për dhënien e ndihmës materiale përcaktohen me akte nënligjore të nxjerra nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Children aged 1-18 with permanent disabilities in Kosovo who need 24-hour outside care are entitled to assistance and care for daily living activities.
Neni 5 Ndihma dhe kujdesi për plotësimin e aktiviteteve të përditshme jetësore u takon fëmijëve më aftësi të kufizuar të përhershme të moshës 1-18 vjeçare, që janë banor të Kosovës dhe janë me aftësi të kufizuar të përhershme që në mënyrë të pavarur të lëvizin dhe t’i kryejnë aktivitetet e përditshme jetësore, ku për këta persona është i nevojshëm kujdesi i huaj 24 orësh. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: This article defines which children are treated as having a permanent disability.
Neni 6 Fëmijë me aftësi të kufizuar të përhershme konsiderohen: a) fëmijët b) fëmijët e verbër si dhe, c) fëmijët të cilët për shkak të natyrës së sëmundjes apo sëmundjeve të përhershme, nuk janë të aftë që në mënyrë të pavarur të lëvizin vetë, në banesë, apo në vendet ku kanë nevojë, as në përdorimin e ndihmesave përkatëse, nuk janë në gjendje të ushqehen vetë, të zhvishen dhe të vishen, të kryejnë nevojat fiziologjike si dhe të mbajnë higjienën e domosdoshme personale. KREU III Komisioni vlerësues për përcaktimin e fëmijëve me aftësi të kufizuar të përhershme - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Komisioni vlerëson llojin, shkallën dhe peshën e dëmtimit fizik, mendor ose shqisor të fëmijës me aftësi të kufizuar të përhershme.
Neni 7 Komisioni vlerëson llojin, shkallën, dhe peshën e shëndetit fizik, mendor apo shqisor të dëmtuar të fëmijës me aftësi të kufizuar të përhershme. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The Ministry of Labour and Social Welfare may issue a decision to establish a medical commission for assessing the health of children with disabilities who have special protection under this law.
Neni 8 8.1 Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, nxjerr vendim për themelimin e komisionit mjekësor për vlerësimin e shëndetit të fëmijëve me aftësi të kufizuar të cilët gëzojnë mbrojtjen e veçantë me këtë Ligj. 8.2 Me këtë vendim përcaktohet kompetenca territoriale e komisionit mjekësor. 8.3 MPMS-ja me aktvendim të veçantë themelon komisionin e shkallës së parë dhe komisionin mjekësor të shkallës së dytë. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The medical commission must be made up of five experts, with a chair, vice-chair, three members, and the same number of substitutes. MPMS may appoint one additional person with advanced qualifications in social sciences, and one first-instance commission member cannot also serve on the second-instance commission.
Neni 9 Përbërja e komisionit mjekësor dhe procedurat e njohjes së të drejtës në ndihmë e kujdes 4 9.1 Komisioni mjekësor përbëhet prej pesë (5) ekspertë. 9.2 Komisioni mjekësor përbëhet nga kryetari, zëvendëskryetari i komisionit, dhe tre (3) anëtarë, dhe numër të njëjtë të zëvendësve të tyre. 9.3 Për kryetar, zëvendëskryetar dhe anëtarë të komisionit, si dhe zëvendësit e tyre caktohen personat me specializim të kryer pas fakultetit dhe me së paku pesë (5) vite përvojë pune në lëmit e tyre. 9.4 MPMS-ja në komision mund të caktojë edhe personin me kualifikim superior në lëmin e shkencave sociale, por jo më shumë se një (1) anëtar. 9.5 Anëtari i komisionit të shkallës së parë nuk mund të jetë njëkohësisht edhe anëtar i komisionit të shkallës së dytë. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The first-level commission is made up of members appointed from specified professional categories; each member gets a substitute from the same specialty, and the chair is a pediatric specialist.
Neni 10 Komisioni i shkallës së parë 10.1 Për anëtar të Komisionit caktohen siç është e përshtatshme për rrethanat e rastit: a) nëpunës i shërbimeve sociale; b) mjek specialist i pediatrisë; c) mjek specialist i oftalmologjisë - ORL; d) mjek specialist fiziatër – ortoped; e) mjek specialist i neurologjisë ose neuropsikiatrisë; f) mjek specialist i psikiatrisë . 10.2 Çdo anëtari të Komisionit të shkallës së parë i caktohet zëvendës nga lëmi i njëjtë i specializimit. 10.3 Për kryetar të Komisionit të shkallës së parë emërohet mjeku specialist i pediatrisë. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Article 11 lists who may be appointed to the second-instance commission and requires a deputy for each member and for the chairperson from the same specialization.
Neni 11 Komisioni i shkallës së dytë 11.1 Për anëtar të Komisionit të shkallës së dytë caktohen siç është e përshtatshme për rrethanat e rastit: a) nëpunës i shërbimeve sociale, b) mjek specialist i pediatrisë, c) mjek specialist i oftalmologjisë -ORL d) mjek specialist fiziatër - ortoped, e) mjek specialist i neurologjisë ose psikiatrisë. 11.2 Çdo anëtari të Komisionit për ekspertizë në shkallë të dytë i caktohet zëvendësi nga lëmi i njëjtë i specializimit. 11.3 Për kryetarë të Komisionit të shkallës së dytë caktohet mjeku specialist i pediatrisë. 11.4 Kryetarit të Komisionit i caktohet zëvendësi, nga i njëjti specializim. 5 KREU IV Procedura për ekspertizë - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: QPS must issue a conclusion and send the case documents to the first-instance expert commission if it considers an expert assessment is needed.
Neni 12 12.1 Qendra për Punë Sociale, në vijim QPS, e cila zhvillon procedurën për njohjen e ndihmës materiale, familjes me fëmijë me aftësi të kufizuar të përhershme, nëse konsideron se duhet të bëhet ekspertiza, nxjerr konkluzë dhe ia dorëzon të gjithë dokumentacionin komisionit të shkallës së parë për ekspertizë. 12.2 Në bazë të konkluzës së QPS-së dhe shënimeve të prezantuara, kryetari i Komisionit të shkallës së parë për çdo ekspertizë fton anëtarët e komisionit të cilët e japin mendimin me shkrim për rastin konkret, pasi të kenë shqyrtuar dokumentacionin dhe ta kenë ekzaminuar personin. 12.3 Anëtarët e Komisionit mund të japin mendime të ndara për ekspertizën e bërë në rastin konkret, dhe pas analizës së të gjitha vlerësimeve të ekspertëve, përpilohet raporti i përbashkët me shkrim të cilin e nënshkruan kryetari i Komisionit si dhe të gjithë anëtarët e tjerë të cilët kanë marrë pjesë në ekspertizën e personit. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The first-instance Commission must submit its opinion within 21 days, send QPS a written report in two copies with related notes, keep the related documentation strictly confidential, and ensure the report includes specified personal, medical, and recommendation details.
Neni 13 13.1 Komisioni i shkallës së parë është i obliguar që mendimin e vet lidhur me rastin ta dorëzojë më së voni në afatin prej njëzetenjë (21) ditëve nga dita e marrjes së përfundimit për kryerjen e ekspertizës. 13.2 Komisioni i dorëzon QPS-së raportin me shkrim në dy (2) kopje dhe të gjitha shënimet e tjera përcjellëse lidhur me rastin konkret. 13.3 Dokumentacioni lidhur me mendimin e dhënë në raport trajtohet si rreptësisht konfidencial në përputhje me nenin 4 të këtij Ligji. 13.4 Raporti i Komisionit duhet të përmbajë: a) shënimet personale të personit; b) diagnozën shëndetësore të personit; c) llojin, shkallën dhe peshën e dëmtimit fizik, mendor apo shqisor; d) ekzistimin e nevojës për ndihmë dhe kujdes të përhershëm; e) datën e raportit dhe nënshkrimit; dhe f) rekomandimin e mjekut për vlerësimin e serishëm të gjendjes shëndetësore. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: A dissatisfied party may appeal a first-instance decision, and the second-instance expert commission may approve, reject, or send the matter back for re-review.
Neni 14 Procedurat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Komisionit të shkallës se dytë 14.1 Pala e pakënaqur mund të paraqesë ankesë kundër vendimit të shkallës së parë të nxjerrë nga QPS-ja, vendim i cili është nxjerrë në bazë të raportit të Komisionit të shkallës së parë. QPS-ja të gjithë materialin ia dërgon Komisionit të shkallës së dytë për ekspertizë të re nëse kjo është e nevojshme për të vendosur në shkallën e dytë. Ankesa ushtrohet nëpërmjet organit i cili ka nxjerrë vendimin në shkallë të parë. 6 14.2 Komisioni i ekspertëve i shkallës së dytë ka të drejtë në bazë të dokumentacionit ekzistues dhe atij plotësues për rastin konkret sipas ankesës ta aprovoj, refuzoj ose ta kthejë lëndën në rishqyrtim tek Komisioni i shkallës së parë. 14.3 Raporti i Komisionit të shkallës së dytë jepet me shkrim në dy (2) kopje, i përmban të gjitha elementet si dhe raportin e Komisionit të shkallës së parë. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The commission conducting the expertise must keep records.
Neni 15 (1) Komisioni i cili kryen ekspertizën mban evidencën për punën e bërë administrative nga momenti i marrjes së konkluzës për kryerjen e ekspertizës, për dokumentet e marra, për seancat e mbajtura të Komisionit, për personat për të cilët është bërë ekspertiza. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The chair and members of the expert commission may be compensated for their time, and the commission for assessing children with permanent disabilities has a two-year mandate.
Neni 16 16.1 Kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit për ekspertizë mund të kopenzohen në mënyrë të përshtatshme për kohën e tyre. 16.2 Lartësia e kompensimit, mënyra e pagesës caktohet në përputhje me programin për paga të rregulluar nga Ministria e Punës dhe Mirëqeniës Sociale, Departamenti për mirëqenie sociale konform kohës dhe përpjekjeve të kushtuara. 16.3 Mandati i Komisioneve për vlerësimin e fëmijëve me aftësi të kufizuar të përhershme zgjat dy (2) vjet. KREU V Procedurat Administrative të realizmit të të drejtave - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Financial means for implementing this law are provided from the Kosovo Consolidated Budget.
Neni 17 Mjetet financiare për zbatimin e këtij Ligji sigurohen nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: A person or family with a child who has a permanent disability may seek material support, regardless of their financial situation.
Neni 18 18.1 Përkrahjen materiale mund ta realizojë personi gjegjësisht familja, pa marrë parasysh gjendjen materiale të ti/saj apo të familjes së tij/saj, nëse ka fëmijë me aftësi të kufizuar të përhershme. 18.2 Kërkesa për përkrahje materiale i dërgohet QPS-së, në çdo kohë deri sa fëmija me aftësi të kufizuar të përhershme t’i mbushë 18 vjeç. 18.3 Kërkesa paraqitet duke plotësuar formularin të cilin e përgatitë Departamenti për Mirëqenie Sociale dhe të njëjtës i bashkëngjiten dokumentet që kërkohen nga MPMS – Departamenti për Mirëqenie Sociale. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: An applicant for material support must attach the listed documents to the request.
Neni 19 Kërkesës për realizimin e përkrahjes materiale duhet t’i bashkëngjiten këto dokumente: a) fotokopje e letërnjoftimit të parashtruesit të kërkesës; b) lajmërimin e vendbanimit të fëmijës me aftësi të kufizuar të përhershme; 7 c) certifikatën e lindjes, për fëmijën; d) aktvendimi për kujdestar, nëse kërkesën e parashtron kujdestari; e) dokumentacioni mjekësor me epikriz. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The Ministry gives a special cash supplement to a family, adopter, or other guardian of a child with disability who needs help from other people for daily activities and whose family has extra extraordinary expenses.
Neni 20 Realizimi i kësaj të drejte nënkupton shtesën e posaçme me të holla, të cilën Ministria ua jep familjes ose biresuesit apo kujdestarit tjeter të fëmijës me aftësi të kufizuar, e të cilët për shkak të sëmundjes së rëndë fizike, mendore apo shqisore të lindur ose të paraqitur më vonë, të cilët për plotësimin e aktiviteteve të përditshme jetësore janë të kushtëzuar në ndihmën e personave të tjerë, për çka familja ka shpenzime të shtuara dhe të jashtëzakonshme. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: The QPS director must issue a decision based on specified documents, and the Ministry of Labour and Social Welfare may require additional documents by a special act.
Neni 21 21.1 Drejtori i QPS-së nxjerre vendim në bazë të: a) kërkesës me shkrim, drejtuar QPS-së; b) fotokopje të letërnjoftimit; c) certifikatës së lindjes; d) raportit të Komisionit mjekësor për shëndetin e fëmijës me aftësi të kufizuar të përhershme, e) shënimet për familjen apo personin i cili kujdeset për fëmijën me aftësi të kufizuara të përhershme. f) informatat e vendbanimit të fëmijës me aftësi të kufizuara ‘’ . 22.2 Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale me akt të veçantë mund të kërkojë edhe dokumente të tjera , të cilat janë të domosdoshme për vlerësimin e rastit në përputhje me nenin 24 përveç atyre të parapara në nenin 19 dhe 21 të këtij Ligji. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Prindi ose kujdestari tjetër duhet të bëjë kërkesë me shkrim në QPS për njohjen e së drejtës për përkrahje materiale për kujdesin e fëmijës me aftësi të kufizuar të përhershme.
Neni 22 Parashtrimi i kërkesës dhe vendosja 22.1 Prindi ose kujdestari tjeter, bën kërkesë me shkrim, në QPS për njohjen e të drejtës për përkrahjen materiale për kujdesin e fëmijës me aftësi të kufizuar të përhershme. 22.2 QPS-ja nxjerr aktvendimin me të cilin njihet e drejta për ndihmë materiale prindit ose kujdestarit me fëmijë me aftësi të kufizuar të përhershme. 22.3 Aktvendimi përmban shënime për fëmijën i cili gëzon këtë të drejtë dhe shënimet për familjen, respektivisht personin i cili e realizon ndihmën materiale për kujdes, si dhe lartësinë dhe mënyrën e realizimit të përkrahjes (ndihmës) materiale. 22.4 Lartësia e shumës mujore për përkrahje materiale familjes së fëmijës me aftësi të kufizuar të përhershme përcaktohet me akt nënligjor të cilin e nxjerr MPMS-ja. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: A person dissatisfied with a QPS decision may appeal within 15 days, and a dissatisfied person may later go to the competent court after the MPMS second-instance decision.
Neni 23 E drejta e Ankimit 23.1 Pala e pakënaqur me vendimin e QPS-së ka të drejtë ankese në afat prej 15 ditësh nga dita e marrjes se vendimit. 8 23.2 Ankesa i drejtohet autoritetit përkatës, Departamentit të Mirëqenies Sociale, përmes QPS. 23.3 MPMS-ja lidhur me ankesën e paraqitur nga pala, mund të vërtetojë: vendimin e Shkallës së parë, ta ndryshojë atë ose ta kthejë lëndën në rishqyrtim. 23.4 MPMS-ja në afat prej 30 ditësh do të nxjerrë vendim të ri lidhur me ankesën kundër vendimit të organit të shkallës së parë. 23.5 Vendimi i MPMS-së i shkallës së II është akt përfundimtar në procedurë administrative. 23.6 Pala e pakënaqur me vendimin e shkallës së II të MPMS-së ka të drejtë t’i drejtohet Gjykatës Kompetente. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: The ministry must keep applicants’ personal information confidential. Families getting material support for care of a child with a permanent disability must report any changes that affect that support. DMS monitors the right through QPS.
Neni 24 Konfidencialitetin e shënimeve personale të parashtruesve të kërkesave 24.1 Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, garanton fshehtësinë për informatat personale, të cilat i kanë mbledhur prej parashtruesve të kërkesave, në përputhje me ligjin e zbatueshem në Kosovë duke përfshirë edhe ato që lidhen me mbrojtjën e të dhënave personale. 24.2 Familja e cila realizon përkrahjen materiale për kujdes dhe ndihmë fëmijës me aftësi të kufizuar të përhershme është i obliguar të lajmërojë të gjitha ndryshimet që ndikojnë në realizimin e kësaj të drejte. 24.3 Monitorimin e realizimit të kësaj të drejte e bën DMS-ja përmes QPS-së dhe i nënshtrohen raportimit të rregullt. KREU VI Dispozitat kalimtare - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: MPMS-ja may issue subordinate acts to implement the law within six months of approval, and those acts must not conflict with this law or other laws in force. Recognition of the right to material support starts from the date of application.
Neni 25 25.1 Për zbatimin e Ligjit, MPMS-ja mund të nxjerrë akte tjera nënligjore në afatin prej gjashtë muajsh nga dita e miratimit të këtij ligji, të cilat nuk mund të jenë në kundërshtim me këtë Ligj ose ligjet tjera në fuqi. 25.2 Njohja e të drejtës për përkrahje materiale njihet nga data e aplikimit për këtë të drejtë. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: When this Law starts to apply, any Kosovo legal provision that conflicts with it is repealed.
Neni 26 26.1 Me hyrjen e këtij Ligji në fuqi shfuqizohet çdo dispozitë e ligjit të aplikueshëm në Kosovë e cila është në kundërshtim me këtë Ligj. 26.2 Në mungesë të dispozitave të këtij Ligji, batohen përshtatshmërisht dispozitat e Ligjit për Shëndetësinë, Ligjit për Shërbime Sociale dhe Familjare, Ligjit për të Drejtat dhe Përgjegjësitë e Qytetarëve në Kujdesin Shëndetësor, dhe ligjeve të tjera të aplikueshme në Kosovë. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: This provision says the law enters into force after approval by the Assembly of the Republic of Kosovo and promulgation by the Special Representative of the UN Secretary-General.
Neni 27 Hyrja në fuqi Ligj hyn në fuqi pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe shpalljes nga Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. UNMIK/REG /2008/ 33 14.06.2008 9
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 03/L-022 PËR PËRKRAHJE MATERIALE FAMILJEVE TË FËMIJËVE ME AFTËSI TË KUFIZUAR TË PËRHERSHËM
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in