LIGJI NR.03/L-024 PËR VLERËSIMIN E NDIKIMIT NË MJEDIS
This is the preamble to a Kosovo law on environmental impact assessment.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-024
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the preamble to a Kosovo law on environmental impact assessment. This provision states the law’s purpose: to prevent or reduce negative environmental impacts from proposed projects. This article defines key terms used in the law, including project, applicant, environmental consent, ministry, minister, EIA, EIA report, screening, study, study notice, non-technical summary, public, and interested parties. This provision says environmental impact assessment (VNM) identifies, describes, and assesses each case and the direct and indirect effects of a project. The Ministry is the competent authority for implementing the EIA procedure.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR.03/L-024 PËR VLERËSIMIN E NDIKIMIT NË MJEDIS
Showing 37 of 37
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the preamble to a Kosovo law on environmental impact assessment.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI IV / Nr. 50 / 06 PRILL 2009 LIGJI Nr. 03/L-024 PËR VLERËSIMIN E NDIKIMIT NË MJEDIS Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; Miraton LIGJ PËR VLERËSIMIN E NDIKIMIT NË MJEDIS KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision states the law’s purpose: to prevent or reduce negative environmental impacts from proposed projects.
Neni 1 Qëllimi 1. Qëllimi i këtij ligji është që të bëjë parandalimin ose zvogëlimin e ndikimeve negative në mjedis të projekteve të propozuara nga aplikuesi. 2. Ky Ligj përcakton procedurat për identifikimin, vlerësimin, raportimin dhe administrimin e ndikimeve mjedisore të një projekti të propozuar, me qëllim që gjatë marrjes së vendimit nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikim Hapësinor (këtu e tutje: Ministria) për lëshimin e Pëlqimit Mjedisor të sigurohen të gjitha informatat relevante për mjedisin. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law, including project, applicant, environmental consent, ministry, minister, EIA, EIA report, screening, study, study notice, non-technical summary, public, and interested parties.
Neni 2 Përkufizimet Termat që përdoren në këtë ligj kanë këtë kuptim: “Projekti” nënkupton ekzekutimin e punëve ndërtimore, instalimin e pajimeve, ndryshimet në teknologji, zgjerimin e kapaciteteve, rikonstruktimin, mënjanimin dhe çmontimin e objekteve, sanimin dhe aktivitetet tjera në natyrë duke përfshirë edhe ekstraktimin e resurseve minerale. “Aplikuesi” është person fizik ose juridik, vendor apo i huaj, i cili është bartës i kërkesës për marrjen e pëlqimit mjedisor për realizimin e projektit. “Pëlqimi mjedisor”- autorizim me shkrim i nxjerrë nga autoriteti kompetent në pajtim me ligj, ose akt nënligjor me qëllim të marrjes se lejes për ndërtim. “Ministria” është Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. “Ministri” është Ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. “Vlerësimin e ndikimit Mjedisor-VNM” është identifikimi dhe vlerësimi i ndikimeve të mundshme, të projektit dhe përcaktimi i mënyrës së parandalimit, mënjanimit, zbutjes apo sanimit të ndikimeve të dëmshme në mjedis dhe shëndetin e njeriut. “Raporti i VNM-së” është raporti, i cili paraqet rezultatet e vlerësimit të ndikimit në mjedis. 2 “Përzgjedhja” është procesi, gjatë të cilit përcaktohet se a kërkohet VNM për një projekt të caktuar apo jo. “Studimi” është procesi, gjatë të cilit në bazë të informatave për projektin, si dhe për vendin dhe rrethinën e zbatimit, bëhet identifikimi i ndikimeve të theksuara në mjedis që mund të shkaktohen nga projekti i propozuar. “Njoftimi i Studimit” është deklaratë e shkruar, e lëshuar nga Ministria, e cila përmban një mendim mbi informatat për ndikimet e pritura në mjedis që duhet ti përmbaj Raporti i VNM. “Përmbledhja Jo-teknike” do të thotë dokument i shkurtër, i ndarë nga dokumentet tjerë, që paraqet rezultatet e rëndësishme të Raportit të VNM-së, të shprehura në një format më të thjeshtë dhe më të kuptueshme për debate publike. “Publiku” përfshinë një ose më shumë persona fizik apo juridik, shoqatat, organizatat ose grupet e tyre. “Palët e interesuara” janë organet dhe organizatat qendrore, organet e vetëqeverisjes lokale, persona tjerë juridik dhe organizatat joqeveritare, tek të cilët projekti ka ose pritet që të ketë ndikime të theksuara negative. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: This provision says environmental impact assessment (VNM) identifies, describes, and assesses each case and the direct and indirect effects of a project.
Neni 3 Lënda e rregullimit 1. Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis (në tekstin e mëtutjeshëm: VNM) identifikon, përshkruan dhe vlerëson në mënyrë të duhur rrethanat e secilit rast veç e veç, në mënyrë drejtpërdrejtë dhe të tërthortë efektet e ndonjë projekti në: 1.1. njeriun, botën bimore dhe shtazore; 1.2. tokë, ujë, ajër, klimë dhe peizazh; 1.3. të mirat materiale dhe trashëgiminë natyrore dhe kulturore; 1.4. ndikimeve të ndërsjella të elementeve të përmendura në nën-paragrafët 1.1., 1.2. dhe 1.3. të këtij paragrafi. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The Ministry is the competent authority for implementing the EIA procedure.
Neni 4 Autoriteti kompetent Autoritet kompetent për zbatimin e procedurës së VNM-së është Ministria. KREU II PROJEKTET QË I NËNSHTROHEN VNM-së - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Projects in Annex I are subject to the EIA procedure; Annex II projects are screened case by case using Annex III criteria; and projects for population protection or disaster prevention are excluded.
Neni 5 1. Procedurës së VNM-së i nënshtrohen projektet e përcaktuara në Shtojcën I. 2. Projektet e përcaktuara në Shtojcën II, do të përzgjidhen duke u bazuar në shqyrtimin e tyre rast për rast dhe sipas kritereve të përcaktuara në Shtojcën III. 3. Dispozitat e këtij ligji nuk zbatohen në projektet e dedikuara për çështjet e mbrojtjes së popullatës, evitimin e pasojave nga fatkeqësitë elementare dhe katastrofat natyrore. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Certain business facilities and installations are also subject to the VNM procedure.
Neni 6 3 1. Procedurës së VNM-së i nënshtrohen gjithashtu objektet afariste, instalimet, të cilat janë ndërtuar pa iu nënshtruar procedurave të VNM-së. 2. Procedurës së VNM i nënshtrohen gjithashtu edhe objektet afariste, instalimet, të cilat nuk kanë leje për punë. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The applicant may not get a building permit or start the planned project without carrying out the EIA procedure and obtaining Environmental Consent from the Ministry.
Neni 7 Detyrimi i aplikuesit për Pëlqim Mjedisor Aplikuesi nuk mund të merr lejen për ndërtim apo nuk mund të filloj realizimin e ndonjë projekti të planifikuar, bazuar në nenin 5 paragrafi 1. dhe 2. të këtij ligji, pa e zbatuar procedurën e VNM-së dhe marrjen e Pëlqimit Mjedisor nga Ministria. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: On the applicant’s request, the Ministry must provide relevant data and information about the project’s direct and indirect environmental impacts.
Neni 8 Detyrimet e Ministrisë ndaj aplikuesit 1. Me kërkesë të aplikuesit, Ministria është e obliguar të siguroj, të dhënat e duhura, dhe informatat e rëndësishme për konstatimin dhe vlerësimin e ndikimeve të drejtpërdrejta dhe të tërthorta të projektit në mjedis. 2. Ministria, është e obliguar, që në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita e pranimit të kërkesës, t`i siguroj aplikuesit të dhënat e kërkuara dhe informatat me të cilat disponon. 3. Nëse Ministria nuk disponon me të dhënat dhe informatat e kërkuara, me shkrim e njofton aplikuesin, në afatin prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita e pranimit të kërkesës. KREU III PROCEDURAT E VNM-së - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: This provision lists the stages in the VNM procedure: selection, study, and review of the VNM report.
Neni 9 Fazat e procedurës së VNM-së 1. Në procedurën e VNM-së përfshihen këto faza: 1.1. përzgjedhja; 1.2. studimi; 1.3. shqyrtimi i Raportit të VNM-së. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: Aplikuesi duhet ta paraqesë kërkesën për fillimin e procedurës së VNM-së në Ministri dhe t’i bashkëngjitë dokumentet e kërkuara.
Neni 10 Kërkesa për fillimin e procedurës së VNM-së 1. Kërkesën për fillimin e procedurës së VNM-së, bashkë me dokumentacionin shoqërues, aplikuesi e paraqet në Ministri. 2. Kërkesa përmban emrin, adresën, statusin juridik të aplikuesit dhe emrin e projektit. 3. Kërkesës nga paragrafi 1. i këtij neni, aplikuesi ia bashkëngjit: 3.1. listën e dokumenteve që shoqërojnë kërkesën, sipas llojit dhe natyrës së projekteve ose veprimtarive që do të ushtrohen, të përcaktuar nga Ministria; 4 3.2. pyetësorin e plotësuar që ka përcaktuar Ministria për ndikimet në mjedis nga projekti i propozuar përshkrimin e lokacionit, përshkrimin e projektit, përshkrimin e ndikimeve të rëndësishme të mundshme të projektit në mjedis. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The Ministry must notify the applicant in writing within 10 days, may request extra documents if the application is incomplete, and must reject the request if the applicant does not submit them on time. If the EIA report is not required, the municipality may start the municipal environmental permit procedure. The applicant may appeal within 8 days.
Neni 11 Shqyrtimi i kërkesës 1. Duke u bazuar në informatat e prezantuara bashkë me kërkesën dhe duke pasur parasysh projektet e Shtojcës I, Shtojcës II dhe kriteret e përcaktuara në Shtojcën III, Ministria në afat prej dhjetë (10) ditësh nga dita e pranimit të kërkesës, me shkrim e informon aplikuesin mbi vendimin e marrë, nëse: 1.1. kërkohet Raporti i VNM-së; 1.2. nuk kërkohet Raporti i VNM-së. 2. Nëse dokumentacioni me kërkesën, sipas paragrafit 1. të këtij neni është i pakompletuar, Ministria kërkon nga aplikuesi informata dhe dokumentacion shtesë dhe e cakton afatin e dorëzimit. 3. Nëse aplikuesi nuk i dorëzon informatat dhe dokumentacionin shtesë, në afatin e caktuar, Ministria refuzon kërkesën, si të parregullt. 4. Nëse nuk kërkohet Raporti i VNM-së sipas nën-paragrafit 1.2. paragrafit 1 të këtij neni. Komuna mund të nisë procedurën për lëshimin e Lejes Mjedisore Komunale. 5. Nëse aplikuesi nuk pajtohet me vendimin e Ministrisë, ka të drejtë ankese në afat prej tetë (8) ditësh nga dita e pranimit. Ankesa i dorëzohet Ministrisë. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The applicant may ask the Ministry for a written Study Notice about what information must be included in the EIA report.
Neni 12 Njoftimi i Studimit 1. Aplikuesi mund të kërkoj nga Ministria t’i jap mendimin me shkrim (Njoftimin e Studimit) sa i përket informatave që duhet të përfshihen në Raportin e VNM-së. 2. Kërkesa nga paragrafi 1. përfshinë: 2.1. përshkrimin e alternativave të mundshme; 2.2. përshkrimin e ndikimeve të mundshme në mjedis; 2.3. arsyet për identifikimin e këtyre ndikimeve; 2.4. përshkrimin e masave mbrojtëse që parashihen për mënjanimin, evitimin, ose zvogëlimin e ndikimeve të dëmshme në mjedis. 3. Aplikuesi ia paraqet këto informata Ministrisë në një raport të shkurtër studimi, i cili nuk i tejkalon tri (3) faqe. 4. Ministria i shqyrton këto informata dhe harton Njoftimin e Studimit, i cili i përcillet aplikuesit, në afat prej tridhjetë (30) ditësh nga dita e pranimit të kërkesës. 5. Çështja e Njoftimit të Studimit nuk e privon Ministrinë për të kërkuar informata shtesë më vonë. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The applicant must prepare the Study Report, include the information required by Article 12(2), and attach it to the EIA Report as an appendix to the non-technical summary.
Neni 13 Studimi 5 Aplikuesi e harton Raportin e Studimit, i cili do të përfshijë informatat e përcaktuara në nenin 12 paragrafi 2 i këtij ligji. Raporti i Studimit i bashkëngjitet Raportit të VNM-së në formë të shtojcës në Përmbledhjen jo-teknike. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: The applicant must submit the EIA report to the Ministry: six written copies, one electronic copy, and proof of payment when the report is delivered.
Neni 14 Raporti i VNM-së 1. Raporti i VNM-së është dokument themelor i procesit të VNM-së. 2. Aplikuesi duhet t`i dorëzoj Ministrisë gjashtë (6) kopje të raportit të VMN-së në formë të shkruar dhe një kopje në formë elektronike. 3. Me dorëzimin e Raportit të VNM-së aplikuesi dorëzon edhe dëshminë për pagesën e bërë. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Raporti i VNM-së duhet të përmbajë përshkrimin e projektit, alternativat kryesore, ndikimet e mundshme në mjedis, masat parandaluese ose zvogëluese, një përmbledhje jo-teknike dhe çdo vështirësi të hasur gjatë hartimit të informatave.
Neni 15 Përmbajtja e Raportit të VNM-së 1. Raporti i VNM-së përmban: 1.1. përshkrimin e projektit duke u përqendruar veçanërisht si në vijim: 1.1.1. përshkrimi i karakteristikave fizike të projektit si tërësi dhe kushteve të shfrytëzimit të tokës, gjatë fazës së ndërtimit dhe të operimit; 1.1.2. përshkrimi i karakteristikave kryesore të procesit të prodhimit; 1.1.3. vlerësimi i llojit dhe sasisë së mbetjeve dhe emisioneve (ndotja e ujit, ajrit, tokës, zhurma, vibracioni, drita, nxehtësia, rrezatimi jonizues dhe jo-jonizues, etj.) që rezultojnë nga projekti i propozuar. 1.2. paraqitja e alternativave kryesore të identifikuara nga ana e aplikuesit dhe dhënia e arsyeve kryesore për zgjidhjen e njërës prej tyre, duke i marrë parasysh efektet mjedisore; 1.3. përshkrimi i aspekteve mjedisore për të cilat ekziston mundësia e ndikimeve të theksuara negative nga ana e projektit të propozuar duke përfshirë, para së gjithash, popullatën, botën bimore dhe shtazore, tokën, ujin, ajrin, faktorët klimatik, vlerat materiale duke përfshirë trashëgiminë kulturore, arkitektonike dhe arkeologjike, peizazhin dhe raportet e ndërmjetme në mes të faktorëve të lartshënuar; 1.4. përshkrimi i ndikimeve të mundshme të theksuara të projektit të propozuar në mjedis si: ndikimet e drejtpërdrejta dhe çfarëdo ndikimi i tërthortë, sekondar, kumulativ, afatshkurtër, afatmesëm dhe afatgjatë, i përhershëm dhe i përkohshëm, pozitiv dhe negativ, që rezultojnë nga: 1.4.1. realizimi i projektit; 1.4.2. shfrytëzimi i resurseve natyrore; 1.4.3. emisionet e ndotësve, krijimi dhe eliminimi i mbeturinave; 1.4.4. ndikimet nga përfundimi i ndonjë projekti (veprimtarie, aktiviteti, etj) apo reduktimi i tij dhe përshkrimi nga ana e aplikuesit të metodave parashikuese të përdorura për të vlerësuar ndikimet në mjedis. 1.5. përshkrimi i masave të parapara për të parandaluar, zvogëluar dhe aty ku është e mundur mënjanimin e çfarëdo ndikimi të theksuar në mjedis; 1.6. përmbledhjen jo-teknike; 6 1.7. shënimi i çfarëdo vështirësie (mangësitë teknike dhe mungesa e njohurive) në të cilat has aplikuesi gjatë hartimit të informatave të kërkuara. 2. Ministria nxjerr Udhëzues për hartimin dhe shqyrtimin e Raportit të VNM-së. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: The VNM report must be prepared by a natural or legal person, signed by the drafter and applicant, and the drafter and applicant are responsible for the accuracy of the report’s information and data.
Neni 16 Përpiluesi i Raportit të VNM-së 1. Raporti i VNM-së hartohet nga personi fizik ose juridik. 2. Raporti i VNM-së nënshkruhet nga hartuesi dhe aplikuesi. 3. Hartuesi i Raportit të VNM-së dhe aplikuesi, janë përgjegjës për saktësinë e të gjitha informatave dhe të dhënave të përfshira në Raportin e VNM-së. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The Ministry reviews the environmental impact assessment report and then prepares a written proposal opinion for the applicant.
Neni 17 Shqyrtimi i Raportit të VNM-së 1. Ministria shqyrton Raportin e VNM-së duke u bazuar në kriteret vijuese: 1.1. saktësinë e përshkrimit të projektit (duke përfshirë zgjidhjet alternative nëse kjo është e nevojshme); 1.2. saktësinë e identifikimit dhe vlerësimit të ndikimeve në mjedis; 1.3. përshtatshmërinë e masave të ndërmarra për lehtësimin e ndikimeve të mëdha negative, duke përfshirë rehabilitimin e zonave ku ka ndikim shfrytëzimi i resurseve natyrore, aktivitetet menaxhuese me mbeturina, apo aktivitete të ngjashme; 1.4. përshtatshmërinë e skemave të propozuara monitoruese; 1.5. kritere të tjera që konsiderohen të jenë me rëndësi për rrethana të veçanta. 2. Ministria, pasi të ketë shqyrtuar Raportin e VNM-së harton Propozim-Mendimin, të cilin ia prezanton me shkrim aplikuesit. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Ministria mund të kontraktojë ekspertë të jashtëm me përvojë në VNM; ata duhet të japin mendimet e tyre me shkrim brenda afatit të caktuar nga Ministria, dhe ekspertët që kanë marrë pjesë në hartimin e raportit të VNM-së nuk mund ta shqyrtojnë atë raport.
Neni 18 Shqyrtimi nga ekspertët e jashtëm 1. Ministria sipas nevojës do të kontraktojë ekspert të jashtëm, të cilët kanë përvojë të dëshmuar në VNM. 2. Ekspertët e jashtëm do të paraqesin mendimet e tyre, me shkrim, të cilat do t’i dorëzohen Ministrisë, në afatin që e përcakton Ministria me akt nënligjor. 3. Ekspertët e involvuar në hartimin e një Raportit të VNM-së nuk marrin pjesë në shqyrtimin e të njëjtit. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Ministria must notify interested parties and the public within 10 days of receiving the EIA report, and the public debate must be held 20–30 days after that notice.
Neni 19 Debati publik për Raportin e VNM-së 1. Konkludimet dhe rekomandimet kryesore, të përfshira në Raportin e VNM-së, si dhe Propozim- Mendimi i nënshtrohen debatit publik. 7 2. Ministria, në afat prej dhjetë (10) ditësh nga dita e pranimit të Raportit të VNM-së, i lajmëron palët e interesuara dhe publikun për mënyrën, afatin dhe vendin e mbajtjes së debatit publik, për dhënien e vërejtjeve dhe mendimeve për Raportin e VNM-së. 3. Debati publik nga paragrafi 2. i këtij neni mbahet në afat prej njëzet (20) deri tridhjetë (30) ditë pas lajmërimit të palëve të interesuara dhe publikut. 4. Debatin publik e organizon dhe udhëheq Ministria. 5. Në debatin publik merr pjesë aplikuesi dhe së paku një person që ka marrë pjesë në hartimin e Raportit të VNM-së. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The Ministry must review public-debate comments within 10 days, may ask the applicant to amend the VNM report, and must draft the Environmental Consent opinion within 60 days of receiving the report, excluding the paragraph 3 time period.
Neni 20 Rezultati i shqyrtimit të Raportit të VNM-së 1. Ministria në afat prej dhjetë (10) ditësh nga dita e mbajtjes së debatit publik, shqyrton vërejtjet dhe mendimet e dala nga debati publik. 2. Ministria mund të kërkojë prej aplikuesit që të bëj ndryshime ose plotësime të caktuara në Raportin e dorëzuar të VNM-së. 3. Aplikuesi është i obliguar të veproj sipas paragrafit 2. të këtij neni dhe ta dorëzoj Raportin e VNM-së të ndryshuar dhe të plotësuar, në afatin që e cakton Ministria. 4. Nëse aplikuesi nuk vepron sipas kërkesës nga paragrafi 2. dhe 3. i këtij neni, Ministria e ndërpret procedurën e shqyrtimit. 5. Mendimi për Pëlqim Mjedisor nga organi përgjegjës i Ministrisë hartohet në afat prej gjashtëdhjetë (60) ditë nga dita e pranimit të Raportit të VNM-së duke mos e llogaritur afatin kohor të caktuar nga paragrafi 3. i këtij neni. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: The Ministry must decide on Environmental Consent within 10 days and notify the applicant in writing.
Neni 21 Vendimi për Pëlqim Mjedisor 1. Brenda afatit prej dhjetë (10) ditësh, nga dita e dhënies së Mendimit për Pëlqim Mjedisor, Ministria vendosë për aprovim ose për refuzim të Pëlqim Mjedisor dhe e njofton me shkrim aplikuesin për vendimin e marr. 2. Ministria mund të mos e pranoj Mendimin për Pëlqim Mjedisor të organit përgjegjës, apo ta ndryshojë atë vetëm në bazë të arsyeve të domosdoshme për interesa publike, të një natyre ekonomike, shoqërore apo mjedisore. 3. Ministria do t’ju mundësoj qasje në dokumentacion aplikuesit, palëve të interesuara dhe publikut. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Aplikuesi ka të drejtë të ankohet kundër Vendimit për Pëlqim Mjedisor brenda 30 ditësh nga pranimi i vendimit dhe ankesa i paraqitet Ministrisë.
Neni 22 E drejta për ankesë Aplikuesi, në përputhje me ligjin ka të drejtë ankese në afat prej tridhjetë (30) ditësh nga dita e pranimit të Vendimit për Pëlqim Mjedisor. Ankesa i paraqitet Ministrisë. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: The environmental consent decision stops being valid if the applicant does not obtain the permit or approval for the project within 2 years from the date the decision was received.
Neni 23 Ndërprerja e vlefshmërisë të Vendimit për Pëlqim Mjedisor Ndërprerja e vlefshmërisë së Vendimit për Pëlqim Mjedisor, bëhet nëse aplikuesi nuk e merr lejen ose miratimin për realizimin e projektit në afat prej dy (2) vitesh nga dita e marrjes së Vendimit për Pëlqim Mjedisor. 8 - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Aplikuesi duhet të zbatojë masat mbrojtëse dhe kushtet e përcaktuara në Raportin e VNM-së dhe në Vendimin për Pëlqim Mjedisor; Ministria i mbikëqyr këto dhe mund ta anulojë vendimin nëse nuk janë realizuar.
Neni 24 Respektimi i kushteve mjedisore nga Raporti i VNM-së 1. Aplikuesi është i obliguar që ti realizojë masat mbrojtëse, të parapara në Raportin e VNM-së dhe kushtet e caktuara në Vendimin për Pëlqim Mjedisor. 2. Për projektet që është dhënë Vendimi për Pëlqim Mjedisor, Ministria mbikëqyr se a janë realizuar të gjitha masat mbrojtëse të parapara në Raportin e VNM-së dhe kushtet e përcaktuara në Vendimin për Pëlqim Mjedisor. 3. Ministria anulon me procedurë të rregullt Vendimin për Pëlqim Mjedisor, në rast se vërteton që nuk janë realizuar të gjitha masat e parapara në Raportin e VNM-së dhe kushtet e përcaktuara në Vendimin për Pëlqim Mjedisor. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: An applicant may withdraw an Environmental Consent request at any time, by written notice to the Ministry.
Neni 25 Tërheqja e kërkesës për Pëlqim Mjedisor 1. Aplikuesi, mund të tërheq kërkesën për Pëlqim Mjedisor, në çfarëdo kohe dhe në çfarëdo faze të procesit duke e njoftuar me shkrim Ministrinë. 2. Kur aplikuesi tërheq kërkesën për Pëlqim Mjedisor, Ministria ndërpret procedurën e shqyrtimit dhe i tërë dokumentacioni arkivohet. Dokumentacioni nuk kthehet. 3. Pagesa, në rast të tërheqjes së kërkesës, nuk kthehet. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: The applicant must bear the EIA-report drafting, public debate, review, and counseling costs, and must pay the service fee when submitting the review request.
Neni 26 Bartësi i shpenzimeve 1. Shpenzimet e hartimit të Raportit të VNM-së, të debatit publik, të shqyrtimit dhe këshillimit, i bartë aplikuesi. 2. Shpenzimet e bëra nga Ministria për shqyrtimin e kërkesës, marrjen e vendimit dhe shërbimet tjera të lidhura me procesin e VNM-së, vlerësohen si tarifë shërbimi. 3. Ministri me akt të veçantë, përcakton vlerën e tarifës nga paragrafi 2. i këtij neni. 4. Aplikuesi paguan tarifën, kur dorëzon kërkesën për shqyrtim. Kërkesa nuk merret në shqyrtim nëse aplikuesi nuk ka bërë pagesën. 5. Tarifa e paguar është e pakthyeshme, pavarësisht nga fakti nëse kërkesa miratohet ose jo me vendimin përfundimtar. KREU IV INFORMIMI, MBAJTJA E EVI DENCËS DHE VËNIA E TË DHËNAVE NË SHQYRTIM - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: The Ministry must inform stakeholders and the public through at least one local daily newspaper in the affected area and through electronic means.
Neni 27 Informimi dhe pjesëmarrja e publikut 1. Ministria, është e obliguar të informoj palët e interesuara dhe publikun përmes së paku një gazete lokale ditore e cila del në lokalitetin i cili do të jetë i përfshirë nga ndikimi i projektit të planifikuar, si edhe me anë të mjeteve elektronike. 2. Palët e interesuara dhe publiku marrin pjesë në të gjitha fazat e procedurës së VNM-së, përfshi edhe vendimmarrjen. 9 3. Ministri, me akt të veçantë nënligjor përcakton mënyrën e informimit dhe pjesëmarrjen e publikut dhe palëve të interesuara në procedurën e VNM-së. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: If an EIA review shows a project may cause significant negative cross-border environmental impacts, the Ministry must inform neighboring countries within the public-information timeframe.
Neni 28 Ndikimet ndërkufitare 1. Nëse gjatë shqyrtimit të Raportit të VNM-së, vërtetohet se projekti i propozuar ka gjasa të shkaktojë ndikime të theksuara negative mjedisore ndërkufitare, atëherë Ministria, e informon vendin/vendet fqinjë në afatet e informimit publik. 2. Vendi/vendet fqinje ku mund të shfaqen ndikime, mund të japin mendimin dhe komentet e tyre për projektin dhe mund të përfaqësohen në debate publike në lidhje me projektin. Komentet e vendit/vendeve në fjalë duhet të merren parasysh gjatë vendimmarrjes në lidhje më Pëlqimin Mjedisor. 3. Gjatë interpretimit dhe zbatimit të këtij neni, autoritetet relevante do bëjnë përpjekje në zbatimin e parimeve të kërkuara sipas Konventës Espoo (1991). - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: The Ministry must archive all EIA procedure documents, and an applicant may request copies in writing for their own needs.
Neni 29 Arkivimi i dokumentacionit 1. Ministria arkivon tërë dokumentacionin e procedurës së VNM-së. Arkivimi i tij bëhet sipas Ligjit për Arkivat. 2. Aplikuesi, për nevojat e veta, mund të kërkojë kopje të dokumentacionit ose të pjesëve të tij, duke i paraqitur kërkesë me shkrim Ministrisë, e cila është e obliguar që në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga marrja e kërkesës aplikuesin ta njoftoj me shkrim. Për këtë shërbim aplikuesi paguan tarifë, në bazë të aktit të përcaktuar nga neni 25 paragrafi 2. i këtij ligji. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: Ministria must provide the VNM documentation to interested parties and the public in writing request within 8 days, except documents containing business, official, or state secrets.
Neni 30 Qasja në dokumentacion 1. Ministria është e obliguar që palëve të interesuara dhe publikut t’iu lë në dispozicion dokumentacionin për procedurën e bërë të VNM-së, në bazë të kërkesës së paraqitur në formë të shkruar, në afat prej tetë (8) ditësh nga dita e pranimit të kërkesës. 2. Nga detyrimi i vënies në dispozicion të dokumentacionit nga paragrafi 1. i këtij neni, nuk përfshihen dokumentet, të cilat paraqesin sekrete afariste, zyrtare apo shtetërore. 3. Sekrete afariste, zyrtare ose shtetërore, nuk mund të jenë të dhënat që i përkasin emisioneve të materieve të rrezikshme, rreziqeve nga fatkeqësitë, rezultatet e monitorimit dhe mbikëqyrja inspektive. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: Ministria must implement this law and the provisions arising from it, and report to the Assembly of the Republic of Kosovo every two years.
Neni 31 Zbatimin e këtij ligji dhe dispozitave që dalin nga ky ligj, e bënë Ministria dhe i raporton Kuvendit të Republikës së Kosovës çdo dy (2) vjet. KREU V DISPOZITAT NDËSHKUESE - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: People who act contrary to this law or its implementing acts can be fined; higher fines apply for starting a project without the EIA procedure and environmental consent, or for false statements/documents during EIA stages.
Neni 32 Kundërvajtjet 1. Të gjithë personat të cilët veprojnë në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji ose me aktet e nxjerra në bazë të këtij ligji, do të gjobiten për kundërvajtje, dhe atë personi fizik prej njëmijepesëqind (1.500) deri tremijë (3.000) Euro, ndërsa personi juridik prej pesëmijë (5.000) deri në dhjetëmijë (10.000) Euro, nëse: 1.1. fillohet realizimi i projektit të planifikuar pa e zbatuar procedurën e VNM-së dhe marrjen e Vendimit për Pëlqim Mjedisor (neni 6 të këtij ligji); 10 1.2. Jepen të dhëna, deklarata të pavërteta, falsifikim i dokumenteve ose informata të rreme dhe dezinformuese gjatë të gjitha fazave të procedurës së VNM-së (neni 15, paragrafi 3 të këtij ligji). KREU VI DISPOZITAT KALIMTARE DHE PËRFUNDIMTARE - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: Subordinate acts for implementing this law must be issued within 12 months from the law’s entry into force.
Neni 33 Aktet nënligjore për zbatimin e këtij ligji do të nxjerrën në afat prej dymbëdhjetë (12) muajsh, nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: Requests submitted before this law starts to apply are handled under the Environmental Protection Law and the Administrative Instruction on Environmental Impact Assessment.
Neni 34 Kërkesat e paraqitura para fillimit të zbatimit të këtij ligji, kryhen në bazë të Ligjit për Mbrojtjen e Mjedisit (Rreg.2003/9) dhe Udhëzimit Administrativ mbi Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis (Nr.9/2004). - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: When this law enters into force, the cited 2004 administrative instruction stops being valid.
Neni 35 Në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji, pushon të vlejë Udhëzimi Administrativ për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis (Nr.9/2004). - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: The law takes effect 15 days after publication in the Official Gazette.
Neni 36 Ky ligji hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L-024 26 shkurt 2009 Shpallur me dekretin Nr. DL-006-2009, datë 19.03.2009 nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu. 11 LIGJI Nr. 03/L-024 PËR VLERËSIMIN E NDIKIMIT NË MJEDIS SHTOJCA 1 Prodhimi dhe procesimi i metaleve 1. Fabrika për pjekjen ose sinterimin e mineraleve metalike (duke përfshirë mineralet që përmbajnë squfur). 2. Fabrika për derdhjen e gizës dhe çelikut (bashkimi primar ose sekondar), duke përfshirë derdhjen e vazhdueshme. 3. Fabrika/fonderi për përpunimin e metaleve të zeza: 3.1. farkëtore me çekanë, energjia e të cilave i kalon pesëdhjetë (50) KJ për çekanë, ndërsa fuqia kalorike e përdorur i kalon njëzet (20) KW; 3.2. aplikimi i mveshjeve mbrojtëse me metal të përzier me një kapacitet që i kalon 1 ton të çelikut bruto në orë. 3.3. Fonderi të metaleve të zeza me një kapacitet prodhimi mbi njëqind (100) tonë/ditë. 4. Fabrika/fonderi për: 4.1. prodhimin e metaleve me ngjyrë nga mineralet, koncentratet ose lëndët dytësore të proceseve metalurgjike, kimike, elektrolitike; 4.2. shkrirjen, përfshirë legurimin, përfshirë produktet e rikuperuara (rafinimi, derdhja në fonderi, etj.) me një kapacitet shkrirjeje që i kalon një (1) ton në ditë për plumbin dhe kadmiumin ose dhjetë (10) tonë në ditë për të gjitha metalet tjera. 5. Fabrika për trajtim sipërfaqësor të metaleve dhe materialeve plastike, duke përdorur një proces elektrolitik ose kimik në të cilin vëllimi i vaskës për trajtim i kalon dhjetë (10) m3. 6. Impiant për trajtimin sipërfaqësor të substancave, objekteve ose prodhimeve, që përdorin tretës organik, në veçanti për mveshje, shtypje, mbiveshje, çyndyrësim, kundër depërtimit të ujit, ngjyrosje, pastrim ose ngjeshje me një kapacitet më të madh se njëqind (100) tonë/vit. 7. Prodhimi dhe përpunimi i legurave nga metalet me ngjyrë që përmbajnë arsen, merkur dhe plumb me kapacitet më të lartë se njëmijë (1000) tonë në vit. Industria e mineraleve 8. Fabrika për prodhimin e çimentos në furra rrotulluese (pjekje dhe tharje) me një kapacitet prodhues që i kalon treqind (300) tonë në ditë ose për prodhimin e gëlqeres në furra rrotulluese me një kapacitet prodhues që i kalon tridhjetë (30) tonë në ditë ose në furrnalta të tjera me një kapacitet prodhues që i kalon tridhjetë (30) tonë në ditë. 9. Fabrika për prodhimin të materialeve me procesin e kalcinimit dhe pjekjes së mineraleve që përmbajnë elemente toksike si merkur, arsen dhe kadmium. 12 10. Fabrika për prodhimin e qelqit, përfshirë fibrat e qelqit me një kapacitet shkrirjeje që i kalon dhjetë (10) tonë në ditë. 11. Fonderi për shkrirjen e substancave minerale, përfshirë prodhimin e fibrave minerale me kapacitet që i kalon dhjetë (10) tonë në ditë. 12. Fabrika për prodhimin e prodhimeve qeramike me anë të zjarrit e në veçanti tjegulla, tulla, tulla refraktare ose porcelani, me një kapacitet prodhues që i kalon tridhjetë (30) tonë në ditë. 13. Repartet për nxjerrjen e asbestit dhe për përpunimin dhe transformimin e asbestit dhe të prodhimeve që përmbajnë asbest: për produktet asbest-çimento, me një prodhim vjetor prej më shumë se pesëmijë (5000) tonë të prodhimeve finale, për materialet fërkuese, me një prodhim vjetor prej pesëdhjetë (50) tonë të produkteve finale, dhe për përdorimet tjera të asbestit, sasia e prodhimit e të cilave kalon dyqind (200) tonë në vit. 14. Fabrika për pjekjen dhe sinterimin e mineraleve jometalike me kapacitet të prodhimit që i tejkalon tridhjetë (30) tonë/ditë. Industria ekstraktuese 15. Gurore dhe miniera të hapura, në sipërfaqe më të madhe se pesë (5) ha, ose nxjerrje të torfës, në sipërfaqe më të madhe se dhjetë (10) ha ose nxjerrja e më tepër se pesëmbëdhjetëmijë (15.000) ton/vit. 16. Nxjerrja dhe përpunimi (me përjashtim të lëngëzimit dhe gazifikimit) i qymyrit, i linjitit dhe i mineraleve bitumene me kapacitete më të larta se pesëdhjetëmijë (50.000) tonë në vit. Industria kimike 17. Aktivitete të integruara për prodhimin në shkallë industriale të substancave ose grupeve të substancave të cekura në nën-paragrafët 17.1 deri në 17.7 me anë të proceseve kimike: 17.1. Për prodhimin e kimikateve organike themelore, si: 17.1.1. hidrokarbure të thjeshta (lineare ose ciklike, të ngopura ose të pangopura, alifatike ose aromatike); 17.1.2. hidrokarbure që përmbajnë oksigjen, si: alkoole, aldehide, ketone, acide karboksilike, etere, perokside, rrëshira epoksi; 17.1.3. hidrokarbure që përmbajnë sulfur; 17.1.4. hidrokarbure që përmbajnë azot, si: amine, amide, nitro komponime, komponime nitratesh, nitrile, cianure, izocianate; 17.1.5. hidrokarbure që përmbajnë fosfor; 17.1.6. hidrokarbure halogjene; 17.1.7. komponime organometalike; 17.1.8. materiale plastike bazë, (fibra sintetike polimerike dhe fibra me bazë celuloze); 17.1.9. goma sintetike; 17.1.10. ngjyra dhe pigmente; 17.1.11. agjentë aktivë sipërfaqësor. 13 17.2. Për prodhimin e kimikateve inorganike themelore, si: 17.2.1. gaze si: amonjaku, klori ose gazi klorhidrik, fluori ose gazi fluorhidrik, dioksidi i karbonit, përbërësit e squfurit, dioksidi i squfurit, hidrogjeni, kloruri i karbonilit; 17.2.2. acide si: acidi kromik, acidi fluorhidrik, acidi fosforik, acidi nitrik, acidi klorhidrik, acidi sulfurik, oleumi dhe acidi sulfuror; 17.2.3. baza si: hidroksidi i amonit, hidroksidi i kaliumit, hidroksidi i natriumit; 17.2.4. kripërat si:karbonati i kaliumit, karbonati i natriumit, perboratet, nitarti i argjendit; 17.2.5. jo metale, okside të metaleve ose komponime të tjera inorganike si karburi i kalciumit, silici, karburi i silicit. 17.3. Për prodhimin e plehrave kimike me bazë fosfatike, azotike ose të kaliumit (plehra kimike të thjeshta ose të përbëra); 17.4 Për prodhimin e prodhimeve themelore për mbrojtjen e bimëve dhe të biocideve; 17.5. Impiante që përdorin proceset kimike ose biologjike për prodhimin e produkteve me bazë farmaceutike, ngjyrave dhe pesticideve; 17.6. Për prodhimin e lëndëve shpërthyese; 17.7. Për prodhimin e shtesave ushqimore proteinike, fermente dhe substanca të tjera proteinike me rrugë kimike ose biologjike. Industria energjetike 18. Termocentrale për prodhim të energjisë dhe impiante të tjera për djegies me prodhim të energjisë më të lartë se pesëdhjetë (50) MW. 19. Centrale të energjisë nukleare, 20. Ndërtimi i linjave elektrike të tensionit të lartë, me një voltazh minimumi dyqindenjëzet (220) kV dhe me një gjatësi më të madhe se dhjetë (10) km. 21. Rafineritë e naftës dhe gazit, pajisjet për lëngëzim dhe gazifikim të qymyrit dhe rërave bituminoze, impiante për rigjenerimin e vajrave të përdorur me sasi më të lartë se njëqindmijë (100.000) tonë/vit. 22. Depo për ruajtjen dhe depozitimin e naftës, produkteve të saj, produkteve kimike dhe petrokimike me kapacitet më të lartë ose të barabartë me njëqindmijë (100.000)ton. 23. Depo për ruajtjen dhe depozitimin e materieve radioaktive. Infrastruktura e transportit 24. Ndërtimi i linjave për trafikun hekurudhor në distancë të gjatë dhe për aeroporte me rrugë kalimi bazë më të madhe ose të barabartë me dymijenjëqind (2100) m. 25. Ndërtimi i një rruge të re me dy ose më shumë shirita, ose zgjerimi i një rruge ekzistuese me dy ose më pak shirita ku do të sigurohen dy ose më shumë shirita, ku kjo rrugë e re ose pjesa e zgjeruar e rrugës do të jetë pesë (5) km ose më shumë në vazhdimësi. 26. Tubacionet për transportimin e gazit natyror, produkteve të naftës, ose kimikateve me diametër më të madh se pesëqind (500) mm dhe një gjatësi më të madhe se dhjetë (10) km. 14 Industria ushqimore 27. Trajtimi dhe përpunimi i synuar për prodhimin e produkteve ushqimore nga: 27.1. lëndët e para me origjinë shtazore (përveç qumështit) me kapacitet të prodhimit final më të madh se tridhjetë (30) tonë/ditë; 27.2. lëndët e para bimore me kapacitet të prodhimit final më të madh se dyqindepesëdhjetë (250) tonë/ditë; 27.3. trajtimi dhe përpunimi i qumështit, në sasi prej njëqind (100) tonë/ditë (vlera mesatare mbi bazë vjetore); Trajtimi i mbeturinave dhe ujërave të shkarkuar 28. Impiante për djegie, rikuperim, trajtim kimik, ose deponim të mbeturinave të rrezikshme. 29. Impiante për djegien e mbeturinave urbane me kapacitet më të madh se një (1) tonë/orë. 30. Deponitë e mbeturinave urbane me kapacitet më të madh se tridhjetë (30) tonë/ditë. 31. Impiantet e trajtimit të ujërave urbane të shkarkuara me kapacitet ekuivalent ose më të madh, për njëqindmijë (100.000) banorë; 32. Impiantet e trajtimit të ujërave industriale të shkarkuara. Projektet për depozitim, transport dhe furnizim të ujit 33. Nxjerrja e ujërave nëntokësor ose skemat artificiale të ringarkimit të ujërave nëntokësor, ku vëllimi vjetor i ujit të nxjerr ose të rimbushur (ringarkuar) është i barabartë ose më i madh se pesë (5) milion m3. 34. 1. Punime për transferimin e burimeve ujore nga basenet e lumenjve, ku transferimi synon te rrugëkalimet e shkurtuara parandaluese të ujërave dhe ku sasia e ujërave të transferuara është më e madhe se tridhjetë (30) milion m3/vit. 2. Në të gjitha rastet, punimet për transferimin e burimeve ujore nga basenet e lumenjve ku rrjedha shumëvjeçare e basenit është më e madhe se gjashtëqind (600) milion m3/vit dhe ku sasia e ujërave të transferuara është më e madhe se 5 për qind e kësaj rrjedhjeje. Në të dyja rastet përjashtohet transferimi i ujit të pijshëm me tubacione. 35. Pendat dhe rezervuaret e tjera të projektuara për grumbullimin ose depozitimin e ujit, ku sasia shtesë e ujit është më e madhe se pesë (5) milionë m3. Industria e letrës, e drurit, e tekstilit, dhe e lëkurës 36. Prodhimi i fibrave të kartonit mbi njëqindmijë (100.000) m2/vit. 37. Impiante industriale për: 37.1. prodhimin e pulpës nga druri ose fibrave të tjera të ngjashme; 37.2. prodhimin e letrës dhe kartonëve me kapacitet prodhues më të madh se pesëdhjetë (50) tonë/ditë. 15 38. Prodhimi i mobileve me kapacitete mbi dhjetëmijë (10.000) m3/vit, lëndë e parë. 39. Impiantet për trajtimin paraprak (operacione të tilla si larja, zbardhja, mercerizimi), ose ngjyrosjen e fibrave dhe tekstileve. 40. Fabrika për trajtimin dhe përpunimin e lëkurës. Bujqësia intensive 41. Impiantet për rritjen intensive të shpendëve, derrave dhe bagëtive të imëta që kanë më shumë se: 41.1. dhjetëmijë (10.000) shpendë; 41.2. pesëqind (500) derra; 41.3. njëqind (100) gjedhë 41.4. njëmijë (1000) bagëti të imëta; Projekte të tjera 42. Impiant për depozitimin ose trajtimin e mbeturinave të kafshëve dhe të skeleteve të kafshëve; SHTOJCA 2 1. Bujqësia, pylltaria dhe peshkataria 1.1. projekte për përdorimin e tokave jobujqësore ose zonave gjysmë natyrore për qëllime të bujqësisë intensive; 1.2. projekte të menaxhimit të ujërave për nevoja bujqësore duke përfshirë projektet e ujitjes dhe drenazhimit të tokës; 1.3. pyllëzimi dhe shpyllëzimi për qëllimet e ndryshimit të destinacionit të përdorimit të tokës; 1.4. fermat intensive të peshkut. 2. Industria ekstraktuese 2.1. Gurore, gurthyes, miniera të hapura dhe nxjerrje torfe përfshirë këtu vendet e identifikuara për punime të zejeve (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1); 2.2. minime nëntokësore për minerale metalike, minerale industriale, gurë të çmuar dhe gjysmë të çmuar të cilët kanë vlerë ekonomike qoftë si mineral, qoftë si përbërës i mineralit ose qoftë si kombinim i mineraleve ose përbërës të mineraleve; 2.3. Nxjerrja, thërmimi dhe seperimi e mineral-inerteve nga drenazhimi lumor; 2.4. shpimet e thella, në veçanti: 2.4.1. shpimet gjeotermike; 16 2.4.2. shpimet për furnizimet me ujë, duke përjashtuar shpimet për të kontrolluar qëndrueshmërinë e tokës; 2.5. objekte sipërfaqësore industriale për nxjerrjen e qymyrit, linjitit dhe materialeve bituminoze (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1). 3. Industria energjetike 3.1. impiantet industriale për prodhimin e energjisë elektrike, avullit dhe ujit të nxehtë (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1); 3.2. impiante industriale për mbajtjen e gazit, avullit, ujit të nxehtë; për transmetimin e energjisë elektrike me anë kabllosh (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1); 3.3. ruajtja në sipërfaqe e gazit natyror; 3.4. ruajtja nën tokë e gazeve të djegshme; 3.5. ruajtja në dhe nën sipërfaqe e lëndëve të djegshme të lëngëta (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1); 3.6. briketimi industrial i qymyrit dhe i linjitit; 3.7. hidrocentrale (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1); 3.8. pajisjet për shfrytëzimin e fuqisë së erës për prodhim të energjisë; 3.9. Burimet rrezatuese të vazhdueshme (jonizuese dhe jojonizuese). 4. Prodhimi dhe përpunimi i metaleve 4.1. prodhimi i hekurit dhe çelikut me derdhje të vazhdueshme; 4.2. impiant për përpunimin e metaleve të zeza (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1); 4.3. fonderi të metaleve të zeza (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1); 4.4. impiant për shkrirjen, përfshirë legurimin e metaleve me ngjyrë, përfshirë produktet e rikuperuara (rafinimi, derdhja në fonderi, etj.), (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1); 4.5. impiant për trajtim sipërfaqësor të metaleve dhe materialeve plastike (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1); 4.6. prodhimi dhe montimi i automjeteve dhe prodhimi i motorëve për automjete; 4.7. impiante për pjekjen dhe sinterimin e mineraleve metalike. 5. Industria e mineraleve 5.1. furrat e koksit (distilim i thatë i qymyrit); 5.2. fabrika për prodhimin e çimentos (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1) ; 5.3. fabrika për prodhimin e azbestit dhe për përpunimin e produkteve të azbestit (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1); 17 5.4. fabrika për prodhimin e qelqit dhe të fibrave të qelqit (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1); 5.5. fonderi për shkrirjen e substancave minerale që përfshinë edhe fibrat minerale (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1); 5.6. prodhimi i produkteve qeramike me anë të djegies, në veçanti tjegulla çatie, tulla, tulla refraktare, tjegulla, veshje guri ose porcelani (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1) 5.7. fabrika për prodhimin e asfaltit; 5.8. fabrika për prodhimin e betonit. 6. Industria kimike 6.1. trajtimi i mesprodukteve dhe prodhimi i kimikateve; 6.2. prodhimi i pesticideve dhe produkteve farmaceutike, ngjyrave dhe varakut, elastomereve dhe peroksideve (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1); 6.3. objektet e magazinimit për qëllime tregtimi apo ruajtjeje të naftës, produktet e naftës dhe produktet kimike. 7. Industria ushqimore 7.1. prodhimi i vajrave dhe yndyrave shtazore dhe bimore (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1); 7.2. paketimi dhe ambalazhimi i produkteve bimore dhe shtazore; 7.3. prodhimi i produkteve bulmetore (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1); 7.4. prodhimi i birrës (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1); 7.5. prodhimi i shurupeve dhe ëmbëlsirave (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1); 7.6. instalimet për therjen e kafshëve; 7.7. instalime industriale për prodhimin e niseshtesë; 7.8. fabrikat e sheqerit (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1). 8. Industria tekstilit, lëkurës, drurit dhe letrës 8.1. fabrikat për prodhimin e letrës dhe kartuçit (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1); 8.2. impiante për paratrajtimin (larja, zbardhja, mercerizimi) ose lyerja e fibrave dhe tekstileve (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1); 8.3. impiante për regjjen e gëzofit dhe lëkurës; 8.4. impiante për përpunimin dhe prodhimin e celulozës; 9. Industria e gomës 18 9.1. Prodhimi dhe trajtimi i produkteve me bazë elastomeri. 10. Projektet e infrastrukturës 10.1. projekte të zhvillimit industrial; 10.2. projekte të zhvillimit urban, duke përfshirë ndërtimin e qendrave tregtare dhe parkingjeve të automjeteve; 10.3. ndërtimi i hekurudhave, pajisjeve intermodale të transportit dhe terminaleve intermodale (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1); 10.4. ndërtimi i aeroporteve dhe fushave për aeroplanë të vegjël (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1); 10.5. ndërtimi i rrugëve (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1); 10.6. ndërtimi, konstruktimi ose modifikimi i kanaleve ujore në tokë, projekte për kanale dhe preventim të rrjedhjes; 10.7. projekte për parandalim të përmbytjeve përfshirë modifikimin e kanaleve të lumenjve (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1); 10.8. pendët ose instalime të tjera të projektuara për të mbajtur ujë ose për ta ruajtur atë për një kohë të gjatë (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1); 10.9. konstruktimi ose modifikimi i binarëve të tramvajeve, i ashensorëve ose hekurudhave nëntokësore, që përdoren vetëm ose kryesisht për pasagjerë. 10.10. instalime tubacioni për naftë dhe gaz (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1); 10.11. nxjerrja e ujërave nëntokësorë dhe skemat e rimbushjes artificiale të ujërave nëntokësore (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1); 10.12. puna për transferimin e burimeve ujore midis baseneve të lumenjve (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1); 11. Turizmi dhe koha e lirë 11.1. shtigje skijimi, teleferikë, makina me kabllo dhe zhvillime të shoqëruara me këto lloj veprimtarish; 11.2. fshatra turistike dhe komplekset e hoteleve jashtë zonave urbane dhe objekteve të shoqëruara me këto lloj veprimtarish; 11.3. vende (zona) të karvanëve dhe kampeve; 11.4. parqe zbavitëse; 11.5. objektet e infrastrukturës në zonat e mbrojtura që nuk janë të përfshira në planin hapësinor. 12. Projekte të tjera 12.1. rrugë permanente që përdoren për testimin dhe garat e mjeteve të motorizuara; 12.2. instalime për eliminimin e plehrave (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1); 19 12.3. impiante për trajtimin e ujërave të ndotura (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1); 12.4. instalime për grumbullimin e llumit (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1); 12.5. depo për ruajtjen e mbeturinave të hekurit dhe të metaleve të tjera, duke përfshirë skeletet metalike të makinave të dala jashtë përdorimit; 12.6. instalime për prodhimin e fibrave minerale artificiale (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1); 12.7. instalime për rikuperimin ose shkatërrimin e substancave eksplozive; 12.8. vende për depozitim të mbetjeve industriale jo të rrezikshme; 12.9. vende që përdoren për grumbullimin-depozitimin e kafshëve të ngordhura ose të padëshirueshme (projekte që nuk përfshihen në Shtojcën 1); 12.10. industri ushqimore (projekte që nuk bëjnë pjesë në Shtojcën 1 ose në seksionin 7 më lartë). 13. Çdo ndryshim ose zgjerim i projekteve të dhëna në Shtojcën I ose Shtojcën II, të cilat janë të lejuara, të realizuara ose në proces të realizimit, të cilat ndryshime ose zgjerime mund të kenë ndikime të theksuar jo të favorshme në mjedis; Projektet në Shtojcën I, të ndërmarra ekskluzivisht ose kryesisht për zhvillim ose testim të metodave ose produkteve të reja dhe që nuk janë përdorur për më tepër se dy vite. SHTOJCA 3 KRITERET E PËRZGJEDHJES SË PROJEKTEVE 1. Karakteristikat e projektit 1.1. Karakteristikat e projektit duhet të merren në konsideratë, veçanërisht këto që vijojnë: 1.1.1. madhësia e projektit; 1.1.2. ndikimi i kombinuar në mjedis me projekte ekzistuese dhe ose të ardhshme; 1.1.3. përdorimi i burimeve natyrore; 1.1.4. gjenerimi i mbeturinave; 1.1.5. ndotja dhe shqetësimi; 1.1.6. rreziku për aksidente, bazuar në substancat dhe teknologjitë e përdorura. 2. Vendnodhja e zbatimit të projektit 2.1. Ndjeshmëria mjedisore e zonave gjeografike që mund të ndikohen nga projekti duhen marrë në konsideratë, veçanërisht në: 2.1.1. përdorimi ekzistues i tokës; 2.1.2. sasia, cilësia dhe kapaciteti regjenerues i burimeve natyrore në zonë; 20 2.1.3. kapaciteti absorbues i mjedisit natyror duke i kushtuar vëmendje të veçantë zonave të mëposhtme: 2.1.3.1. ligatinat (tokat e lagëta); 2.1.3.2. zonat malore dhe pyjore; 2.1.3.3. parqet dhe rezervatet natyrore; 2.1.3.4. zona veçanërisht të mbrojtura; 2.1.3.5. zona në të cilat standardet e cilësisë në mjedise kombëtare dhe të BE- së janë tejkaluar; 2.1.3.6. zona me popullësi të dendur; 2.1.3.7. peizazhe me rëndësi kulturore, arkeologjike dhe historike. 3. Karakteristikat e ndikimit të mundshëm 3.1. ndikimet e mundshme të projekteve duhen shqyrtuar në përputhje më kriteret 1 dhe 2 të lartpërmendura, por duke u bazuar veçanërisht në: 3.1.1. shtrirja e ndikimit (zona gjeografike dhe shtrirja në distancë e popullatës së ndikuar); 3.1.2. natyra ndërkufitare e ndikimit; 3.1.3. madhësia dhe kompleksiciteti i ndikimit; 3.1.4. gjasat e ushtrimit të ndikimit; 3.1.5. zgjatja, shpeshtësia dhe kthyeshmëria e ndikimit. Ligji Nr. 03/ L-024 26 shkurt 2009
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR.03/L-024 PËR VLERËSIMIN E NDIKIMIT NË MJEDIS
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in