LIGJI NR.03/L-025 PËR MBROJTJEN E MJEDISIT
This text is the preamble to a law on environmental protection in Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-025
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This text is the preamble to a law on environmental protection in Kosovo. This article states the law’s purpose: to align economic development and social welfare with environmental protection principles and to promote a healthy environment for the people of Kosovo. This provision says the law sets up an integrated system to protect the environment and reduce pollution risks. Zbatimi i këtij ligji është i detyrueshëm për institucionet qendrore dhe lokale, si edhe për personat juridikë dhe fizikë vendas e të huaj që veprojnë në territorin e Kosovës. This article defines key environmental terms used in the law.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR.03/L-025 PËR MBROJTJEN E MJEDISIT
Showing 102 of 102
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This text is the preamble to a law on environmental protection in Kosovo.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI IV / Nr. 50 / 06 PRILL 2009 LIGJI Nr. 03/L-025 PËR MBROJTJEN E MJEDISIT Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; Më qëllim të krijimit të standardeve mjedisore në Kosovë në harmoni me ato të Bashkimit Evropian, Miraton LIGJ PËR MBROJTJEN E MJEDISIT KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article states the law’s purpose: to align economic development and social welfare with environmental protection principles and to promote a healthy environment for the people of Kosovo.
Neni 1 1. Me këtë ligj harmonizohen zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia sociale me parimet themelore për mbrojtjen e mjedisit sipas konceptit të zhvillimit të qëndrueshëm. 2. Qëllimi i këtij ligji është të promovojë krijimin e mjedisit të shëndetshëm për popullin e Kosovës me sjelljen graduale të standardeve për mjedis të Bashkimit Evropian. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This provision says the law sets up an integrated system to protect the environment and reduce pollution risks.
Neni 2 1. Ky ligj rregullon sistemin e integruar për mbrojtjen e mjedisit, zvogëlimin e rrezikut për ndotjen e mjedisit, jetën dhe shëndetin e njeriut sipas konceptit të zhvillimit të qëndrueshëm. 2. Ky ligj synon: 2.1. shfrytëzimin racional të resurseve natyrore dhe kufizimin e emisioneve shkarkimeve të ndotjes së mjedisit, parandalimin e dëmtimit, rehabilitimin dhe përmirësimin e mjedisit të dëmtuar; 2.2. përmirësimin e kushteve mjedisore, që lidhen me cilësinë e jetës dhe mbrojtjen e shëndetit të njeriut; 2.3. ruajtjen dhe mirëmbajtjen e resurseve natyrore, të përtritshme dhe të papërtritshme, si dhe menaxhimin e qëndrueshëm të tyre; 2.4. bashkërendimin e veprimtarive shtetërore për të përmbushur kërkesat për mbrojtjen e mjedisit; 2.5. bashkëveprimin rajonal dhe ndërkombëtar në fushën e mjedisit; 2.6. nxitjen dhe pjesëmarrjen e publikut në veprimtaritë për mbrojtjen e mjedisit. 2.7. të sigurohet se zhvillimi në Kosovë është i qëndrueshëm në mënyrë që dheu, ajri, uji dhe burimet e jetesës në Kosovë të mbrohen dhe ruhen në të mirë të gjeneratave të ardhshme; 2.8. të promovohen masa regjionale dhe ndërkombëtare për ruajtje, mbrojtje dhe përmirësim të cilësisë së mjedisit; dhe 2 2.9. të bëhet përshtatja e ligjeve, akteve nënligjore, procedurave dhe institucioneve të Kosovës me legjislacionin e Bashkimit Evropian. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: Zbatimi i këtij ligji është i detyrueshëm për institucionet qendrore dhe lokale, si edhe për personat juridikë dhe fizikë vendas e të huaj që veprojnë në territorin e Kosovës.
Neni 3 Zbatimi i dispozitave të këtij ligji është i detyrueshëm për të gjitha institucionet qendrore dhe lokale, personat juridik dhe fizik, vendas dhe të huaj që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në territorin e Kosovës. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: This article defines key environmental terms used in the law.
Neni 4 Përkufizimet Termet e përdorura në këtë ligj, kanë këto kuptime: “Sistemi i integruar për mbrojtjen e mjedisit” është sistem i mbrojtjes së mjedisit kur autoritetet publike bashkëpunojnë dhe koordinojnë punët mes veti për hartimin dhe zbatimin e çdo mase, standardi apo aktiviteti me qëllim të mbrojtjes së mjedisit. “Mjedisi” është rrethina natyrore: ajri, toka, uji, klima, flora dhe fauna, në tërësinë e ndërveprimit dhe trashëgimia kulturore si pjesë e rrethinës të cilën e ka krijuar njeriu. “Ndotja e mjedisit” është ndikimi i drejtpërdrejtë ose e tërthortë e materieve ndotëse apo i energjisë në mjedis, e shkaktuar përmes aktiviteteve të njeriut ose përmes proceseve natyrore që kanë pasoja të dëmshme në cilësinë e mjedisit dhe në shëndetin e njeriut. ”Dëmtim i mjedisit” është prishja e karakteristikave fiziko-kimike dhe strukturore të ekosistemit natyror, zvogëlimi i llojllojshmërisë biologjike dhe peizazhore, të ekosistemeve natyrore, prishja e ekuilibrit ekologjik dhe cilësisë së jetës të shkaktuara kryesisht nga ndotja e ujit, ajrit dhe tokës prej veprimtarive të njeriut ose fatkeqësive natyrore. “Degradim i mjedisit” është proces i cenimit të cilësisë së mjedisit i shkaktuar nga proceset natyrore dhe aktivitetet e njeriut. “Rrezik” është potenciali i ndonjë aktiviteti, qoftë i drejtpërdrejt ose i tërthortë, që mund të shkaktoj dëm/ndotje për mjedisin, jetën, shëndetin e njeriut dhe të mirat materiale. “Aksident mjedisor” është ndodhia e papritur dhe e pakontrolluar përkatësisht disa ndodhi të cilat krijohen me lirimin, derdhjen ose hedhjen e materieve të rrezikshme, prodhimin, qarkullimin, përdorimin, transportimin, përpunimin, magazinimin apo ruajtjen afatgjate në mënyrë jo adekuate. “Pëlqim mjedisor” është autorizim me shkrim i nxjerrë nga autoriteti kompetent në pajtim me ligjin, ose aktin nënligjor me qëllim të marrjes se lejes për ndërtim. “Leja e integruar mjedisore” është autorizimi me shkrim që lëshohet nga autoriteti kompetent në pajtim me ligjin që kërkohet për marrjen e lejes për operim. “Autorizim mjedisor” është dokument zyrtar i lëshuar me shkrim nga ministria, me të cilin i lejohet bartësit zhvillimi i aktivitetit apo zbatimi i projektit vetëm një herë, në pajtim me kushtet e përcaktuara në të. “Leje mjedisore” është dokument me shkrim i lëshuar nga Ministria me këtë ligj, e kërkuar më qëllim që të merret leja e punës. “Leje mjedisore komunale” është dokument me shkrim që e lëshon komuna, për veprimtari që kanë ndikim në mjedis, sipas ligjit. “Vlerësimi i ndikimit në mjedis” (VNM) është procesi i cili vlerëson përcaktimin e dëmeve të mundshme mjedisore nga ndërtimi dhe aktivitetet tjera. 3 “Vlerësimi strategjik mjedisor” (VSM) është proces i vlerësimit të ndikimeve të mundshme në mjedis të një politike, plani ose programi. “Çrregullim mjedisor” ka të bëjë me ndotjen e mjedisit kur materiet ndotëse i tejkalojnë normat e përcaktuara me ligj. “Emision” konsiderohet shkarkimi i materieve ndotëse, i energjisë dhe zhurmës nga burimet individuale dhe difuzive në mjedis. “Informacion mjedisor” është çdo informatë e shkruar, vizuale, gojore, elektronike ose ndonjë material tjetër në lidhje me gjendjen e përbërësve te mjedisit, masat, raportet, kostbenenfit analizat si dhe gjendja e shëndetit të njeriut. “Mbeturinë” është çdo substancë ose lëndë të cilën zotëruesi e hedh, mendon ta hedh ose është i detyruar ta hedh. “Mbeturinë e rrezikshme” janë mbeturinat toksike, gërryese, ngacmuese, shpërthyese, të përflakshme, kancerogjene, infektive dhe radioaktive, që kanë vetinë të prishin gjendjen natyrore të ujit, tokës dhe ajrit, me pasoja negative për mjedisin, shëndetin e njeriut dhe për ekosistemet natyrore. “Materie të rrezikshme” janë kimikatet dhe materiet tjera të cilat kanë karakteristika të dëmshme dhe të rrezikshme. “Ndotje” është shkarkim i materieve dhe kimikateve në formë të ngurtë, të lëngët dhe të gaztë, si dhe vibrimet, rrezatimin, ngrohjen, dritën, zhurmën apo forma të tjera të energjisë në mjedis, që kanë potencial domethënës që t’i shkaktojë dëme shëndetit të njeriut, organizmave të gjallë apo ekosistemeve dhe mjedisit në tërësi. “Ndotës” është personi juridik apo fizik i cili me veprimin apo mosveprimin e tij shkakton ndotjen e mjedisit. “Ministria” është Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. “Resurset natyrore” janë të gjithë përbërësit e natyrës që njeriu i shfrytëzon për qëllime ekonomike. Resurset natyrore mund të jenë: të papërsëritshme (lëndët minerale) dhe të përsëritshme (të mirat biologjike, uji, toka e përsëritshme). “Vlerat e natyrës” janë pjesë të natyrës të cilat meritojnë mbrojtje të veçantë për shkak të ndjeshmërisë së tyre ose interesit shkencor, estetik, kulturor, historik, arsimor dhe ekonomik. “Shfrytëzimi i qëndrueshëm” nënkupton shfrytëzimin e resurseve natyrore që sigurojnë plotësimin e nevojave të sotme, pa cenuar nevojat e brezave të ardhshëm për këto resurse. “Zhvillimi i qëndrueshëm” është harmonizimi i zhvillimit ekonomik, dhe mbrojtja e mjedisit për të plotësuar nevojat e të sotmes pa rrezikuar mundësitë që edhe brezat e ardhshëm t`i shfrytëzojnë këto kapacitete dhe t`i përmbushin nevojat e veta. “Sanimi” është proces i ndërmarrjes së masave për ndalimin e ndotjes dhe degradimin e mëtutjeshëm të mjedisit deri në nivelin i cili është i sigurt për shfrytëzim të mëtutjeshëm të lokacionit, duke përfshirë, rregullimin e hapësirës, revitalizimin dhe rikultivimin. “Riciklim” është përpunimi i mbeturinave në procesin parësorë apo për dedikim tjetër, duke përfshirë riciklimin biologjik pa shfrytëzim të energjisë. “Fondi për mbrojtjen e mjedisit” do të thotë instrument ekonomik për stimulimin e mbrojtjes dhe përmirësimin e mjedisit në Kosovë. “Publiku” konsiderohet një ose më shumë persona juridik ose fizik, shoqatat e tyre organizatat, apo grupimet. 4 “Burimet e lëvizshme të ndotjes” janë mjete me motor me djegie te brendshme që lëvizin dhe shkaktojnë ndotje në mjedis. “Statusi i mjedisit të rrezikuar” është gjendje mjedisore kur tejkalohet shkalla e ndotjes e përcaktuar në bazë të matjeve, hulumtimeve dhe vlerësimit të indikatorëve të gjendjes, në raport me normat e lejuara. “Instrumentet ekonomike” janë instrumente, të cilat kanë për qëllim të ndikojnë në ndryshimin e sjelljes së subjekteve ekonomike, nëpërmes llogaritjes të shpenzimeve mjedisore për shfrytëzimin e resurseve natyrore. “Cilësia e mjedisit” konsiderohet përqendrimi i materieve ndotëse në mjedis. “Kadastri i ndotësve” është grup i të dhënave për burimet e ndotjes, llojin sasinë, mënyrën dhe vendin e shkarkimit, rrjedhjen apo vendosjen e materieve të dëmshme në mjedis, për stabilimentet dhe pajisjet për mbrojtjen e mjedisit si dhe proceset të cilat përdoren për mbrojtjen e mjedisit, të cilat të dhëna mblidhen për periudhën e vitit kalendarik. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: This article assigns environmental administration tasks to the Government, the Minister, and municipalities.
Neni 5 Organet përgjegjëse për administrimin e mbrojtjes së mjedisit 1. Qeveria 1.1. Qeveria, në bazë të propozimit nga ministri pas konsultimeve me ministrat tjerë të interesuar, do të miratojë aktet nënligjore për qëllim: 1.1.1. të arrihen objektivat dhe implementimi i plotë të këtij ligji; 1.1.2. të aplikohen parimet sipas nenin 6 të këtij ligji; 1.1.3. të bëhet përshtatja e kërkesave ligjore dhe procedurave që kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin e qëndrueshëm me acquis-in mjedisor të Bashkimit Evropian. 1.1.4. të bëhen kufizimet, ndalimet dhe kontrollet tjera të emisioneve të drejtpërdrejta ose jo të drejtpërdrejta të liruara në mjedis nga ndotësit dhe mbeturinat nga instalime dhe projekte; 1.1.5. të përcaktohen metodat, pajisjet, ndërtimet dhe strukturat që duhet të zvogëlojnë emisionet nga bazat e asfaltit, impiantet e gurëthyeseve, nxjerrjeve të gurëve apo aktiviteteve tjera të nxjerrjes së gurëve, pikat e karburanteve dhe aktiviteteve tjera të ngjashme; 1.1.6. të bëhen kufizimet dhe ndalimet për emitimet nga makineria dhe pajisjet, për shfrytëzimin apo vendosjen në treg dhe për kërkesat e etiketimit; 1.1.7. të bëhet trajtimi dhe përmbajtja e grumbujve të dheut-tokës së kontaminuar sipas standardeve teknike të trajtimit si dhe metodave të trajtimit dhe mbikëqyrjes; 1.1.8. të përcaktohen metodat, pajisjet, ndërtimet dhe strukturat që duhet të zvogëlojnë emitimet nga bujqësia, ekonomia bujqësore e kafshëve, fermat e gëzofit, pylltaria dhe hurdhat e peshqve; 1.1.9. të bëhet përcaktimi i mënyrës së pagesave për lejet mjedisore; 1.1.10. të bëhet zvogëlimi i substancave që dëmtojnë shtresën e ozonit; 1.1.11. të bëhet zvogëlimi i substancave dhe aktiviteteve që ndikojnë në ndryshimin klimatik; 5 1.1.12. të zbatohen kriteret dhe procedurat për shfrytëzim instrumenteve për mbrojtje të mjedisit dhe zhvillimit të qëndrueshëm, sipas nenit 7 të këtij ligji. 2. Ministri 2.1. do të promovojë zhvillimin e qëndrueshëm në Kosovë dhe rajon; 2.2. do të miratojë akte nënligjore, udhëzime administrative, formularë, procedura të cilat janë në përgjegjësinë e tij sipas këtij ligji; 2.3. angazhohet për zbatimin e masave dhe standardeve mjedisore për të stimuluar shfrytëzimin e qëndrueshëm të burimeve natyrore; 2.4. do të koordinojë përgatitjen dhe implementimin e politikave dhe instrumenteve mjedisore me ministritë tjera, komunat, entitetet private, organizatat shkencore dhe profesionale, organizatat jo qeveritare dhe me qytetarët; 2.5. do t’i propozojë qeverisë për miratim çmimoren për nxjerrjen e lejeve mjedisore, në bazë të nenit 31 të këtij ligji; 2.6. do të bëjë propozimin e anëtarëve të Bordit Këshillues për Mbrojtjen e Mjedisit në Qeveri, i cili do të aprovohet nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. 2.7. do të përcaktoi kriteret dhe procedurën për dhënien e mirënjohjeve, 2.8. do të sigurojë shfrytëzim të drejtë të fondeve të dhëna nga organizatat ndërkombëtare dhe vendore sipas politikave të qeverisë më qëllim të mbrojtjes së mjedisit. Gjithashtu bënë përgatitjen e aplikimit të bashkë-financimeve të BE-së për projektet e investimeve në mjedis dhe implementimin e tyre; 3. Komunat 3.1. bëjnë aplikim të plotë të parimeve të nenit 6; 3.2. bashkëpunojnë me Ministrinë për përgatitjen e planit, për mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillim të qëndrueshëm brenda territorit të tyre sipas këtij ligji, 3.3. zbatojnë ligjet dhe bëjnë inspektimin e zbatimit të ligjeve që kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillim të qëndrueshëm brenda territoreve të tyre, 3.4. përgatisin dhe sigurojnë informata për qytetarët në lidhje me mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillimin të qëndrueshëm; 3.5. planin për mbrojtje të mjedisit dhe zhvillim të qëndrueshëm brenda territorit të komunës, e aprovon Kuvendi komunal përkatës. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: This provision sets environmental principles and gives the public rights to information, participation, and court protection.
Neni 6 1. Parimi i zhvillimit të qëndrueshëm, është zhvillim që plotëson nevojat e së tashmes dhe të së ardhmes pa prekur mundësitë dhe kapacitetet që edhe brezat e ardhshëm t`i plotësojnë nevojat e tyre. 2. Parimi i integrimit të mbrojtjes së mjedisit. Autoritetet publike do të bashkëpunojnë dhe koordinojnë punët mes veti për zhvillimin dhe adoptimin e çdo mase, standardi apo aktiviteti që ka për qëllim mbrojtjen e mjedisit. 3. Parimet e harmonizimit gradual me standardet e Bashkimit Evropian. Mbrojtja e mjedisit do të bazohet në sjelljen graduale të standardeve të Bashkimit Evropian më qëllim krijimin e detyrueshëm të një mjedisi të shëndoshë për njeriun në parimet e ushtrimit të një praktike sa më adekuate, të adoptuar brenda komunitetit shkencor, për përmirësimin e mjedisit. 6 4. Parimi i vigjilencës dhe parandalimit, deri në pikën e veprimit të arsyeshëm, duke konsideruar shpenzimet dhe përfitimet e pritura mjedisore, një aktivitet do të planifikohet dhe zbatohet në atë mënyrë që të parandalojë ose të ndërpresë efektet e dëmshme në mjedis pa rrezikimin e shëndetit të njeriut. 5. Parimi i parandalimit zbatohet përmes Vlerësimit Strategjik Mjedisor, Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis dhe zbatimin e Parandalimit dhe Kontrollit të Integruar të Ndotjes. 6. Mungesa e njohurive të tërësishme shkencore nuk mund të jetë arsye për mos ndërmarrjen e masave parandaluese të pengimit të rrezikimit dhe degradimit të mjedisit, në rastet e mundshme ose ekzistuese që kanë ndikim të mundshëm në mjedis. 7. Parimi “ndotësi paguan” ndotësi paguan kompensimin për ndotjen e mjedisit nëse gjatë aktivitetit të vet shkakton ngarkesë në mjedis me prodhimin, shfrytëzimin ose vënien në qarkullimit të lëndës së parë, gjysmë prodhimit ose prodhimit i cili përmban materie të dëmshme për mjedisin. 8. Parimi “shfrytëzuesi paguan“, shfrytëzuesi i resurseve natyrore detyrohet të paguajë një çmim real për shfrytëzimin e tyre dhe të rikultivojë hapësirën pas përfundimit të aktiviteteve shfrytëzuese. 9. Parimi i përgjegjësisë subsidiare, në rastet kur përgjegjësia për ndotje nuk mundë të konstatohet atëherë përballimin e kostos së rehabilitimit dhe zvogëlimit të ndotjes në mjedis e bartin institucionet shtetërore. 10. Parimi i masave inkurajuese, Qeveria do të promovojë praktikat dhe aktivitetet që kanë për qëllim parandalimin dhe zvogëlimin e ndotjes me masa inkurajuese dhe stimuluese për personat juridik e fizik të cilët zgjedhin teknikat më të mira të mundshme dhe prodhimtari të pastër. 11. Parimi i mbrojtjes së të drejtave në gjykatë, çdo person juridik ose fizik dhe publiku, në rast të pësimit të dëmit material ose është para një rreziku të pësoj dëm material që ka të bëjë me një aktivitet të veçantë ose burim të ndotjes që bën shkeljen e dispozitave të këtij ligji, ligjeve të veçanta ose akteve nënligjore të nxjerra në bazë të ligjit, ka të drejtë të ngre padi ose të kërkojë nga gjykata kompetente ose autoriteti publik të mbroj të drejtat e veta. 12. Parimi i qasjes së publikut në informata. Secili person juridik ose fizik ka të drejtë të informohet për gjendjen e mjedisit dhe të marrë pjesë në vendimmarrje. 13. Parimi i nivelit të lartë të mbrojtjes. 14. Parimi i përputhshmërisë me ligjin e Bashkimit Evropian. 15. Parimi i masave paraprake. 16. Parimi që nënkupton se dëmi mjedisor duhet të rregullohet në burim. 17. Parimi i mbulimit të shpenzimeve. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Environmental protection is regulated through legal infrastructure, environmental documents, economic instruments, environmental impact assessment documents, monitoring instruments, and management by legal or natural persons.
Neni 7 Instrumentet për mbrojtjen e mjedisit. 1. Mbrojtja e mjedisit rregullohet me: 1.1. infrastrukturë ligjore; 1.2. dokumentet për mbrojtjen e mjedisit; 1.3. instrumentet ekonomike; 1.4. dokumentet për vlerësimin e ndikimit në mjedis; 1.5. instrumentet për monitorimin e mjedisit; 7 1.6. menaxhimin e mbrojtjes së mjedisit nga personat juridik ose fizik. KREU II SHFRYTËZIMI DHE MBROJTJA E RESURSEVE NATYRORE - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Natural resources are to be used and protected through planning that preserves their quality and diversity, in line with environmental protection conditions and measures set by this law and special laws.
Neni 8 Shfrytëzimi i resurseve natyrore 1. Shfrytëzimi dhe mbrojtja e resurseve natyrore bëhet përmes planifikimit për ruajtjen e cilësisë dhe llojllojshmërisë së tyre, në përputhje me kushtet dhe masat për mbrojtjen e mjedisit të përcaktuara me këtë ligj dhe ligjet e veçanta. 2. Resurset natyrore munden të epen në shfrytëzim në pajtueshmëri me kushtet e përcaktuara me këtë ligj dhe ligjet tjera të veçanta. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Kosovo institutions must protect natural resources and do so through the listed environmental and monitoring measures.
Neni 9 Mbrojtja e resurseve natyrore 1. Mbrojtjen e resurseve natyrore e sigurojnë institucionet e Kosovës në përputhje me ligjet e kësaj fushe si dhe përmes: 1.1. zbatimit të Strategjisë, planeve dhe programeve mjedisore; 1.2. zbatimit të standardeve, dispozitave dhe rregulloreve për shfrytëzimin dhe mbrojtjen e resurseve natyrore; 1.3. Vlerësimit Strategjik Mjedisor VSM); 1.4. Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis (VNM); 1.5. Parandalimit dhe Kontrollit të Integruar të Ndotjes (PKIN); 1.6. mbajtjes së kadastrave për shfrytëzimin e resurseve natyrore; 1.7. monitorimit të shfrytëzimit të resurseve natyrore; 1.8. zvogëlimit të çrregullimeve mjedisore; 1.9. rehabilitimit dhe rikthimit të mjedisit në gjendjen e mëparshme në përputhje me projektin. 2. Të drejtat në koncesione dhe procedura për përdorimin dhe shfrytëzimin e resurseve natyrore, përcaktohen me ligj të veçantë. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: A permit for exploiting natural resources may not be issued without environmental consent for the project, and the project must include environmental protection and rehabilitation measures.
Neni 10 Pëlqimi për shfrytëzim 1. Asnjë institucion nuk mund ta lëshojë lejen për shfrytëzimin e resurseve natyrore pa pëlqimin mjedisor për projektin i cili duhet të përmban masat e mbrojtjes dhe rehabilitimit mjedisor. 2. Pëlqimin nga paragrafi 1. të këtij neni e jep Ministria. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: People and companies using natural resources must prevent environmental pollution, repair damaged environment, and regularly inform the Ministry about their activities.
Neni 11 Detyrimet e shfrytëzuesit 8 1. Personi juridik dhe fizik i cili i shfrytëzon resurset natyrore, është i detyruar që gjatë kryerjes së punëve dhe zhvillimit të aktiviteteve, si dhe pas përfundimit të këtyre aktiviteteve, të planifikojë dhe të zbatojë masat me të cilat duhet të parandaloj ndotjen e mjedisit. 2. Secili që dëmton mjedisin, është i detyruar të bëjë sanimin e mjedisit të dëmtuar, në përputhje me këtë ligj dhe ligjet tjera. 3. Personi juridik dhe fizik i cili i shfrytëzon resurset natyrore, është i detyruar që rregullisht të informojë Ministrinë rreth aktiviteteve të kryera. Raportet e tilla janë të hapura për publikun. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Protected natural values must be used and developed in a way that supports their long-term protection, and harmful activities are not allowed in protected parts of nature.
Neni 12 Vlerat e mbrojtura të natyrës 1. Vlerat e mbrojtura të natyrës përdoren dhe avancohen në mënyrën e cila e mundëson mbrojtjen dhe avancimin e tyre afatgjate, në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e natyrës. 2. Në pjesën e mbrojtur të natyrës nuk mund të zhvillohen aktivitete të cilat e rrezikojnë ekuilibrin natyror, llojllojshmërinë biologjike dhe peizazhore, hidrografinë, gjeomorfologjinë, gjeologjinë, vlerat kulturore ose në çfarëdo mënyrë degradojnë cilësitë dhe veçoritë e vlerave të natyrës. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Spatial and urban plans set construction zones in specified locations, and activities in protected areas may be carried out only as provided by special rules.
Neni 13 Shfrytëzimi i hapësirës 1. Me planet hapësinore dhe urbane përcaktohen zonat e ndërtimit në lokacionet e caktuara, varësisht nga kapaciteti i pranueshëm i ndotjes së mjedisit dhe qëllimeve të ndërtimit brenda vendeve të caktuara në kuadër të këtyre lokacioneve. 2. Në zonat e mbrojtura lejohet kryerja e aktiviteteve në mënyrën e përcaktuar me dispozitat e veçanta, në përputhje me natyrën e ngarkesës së mjedisit. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Public green areas in settlements and in areas covered by spatial and urban plans must be built and maintained to preserve and improve natural and created values. If construction damages a public green area, it must be compensated under the conditions and method set by the municipality.
Neni 14 Sipërfaqet publike të gjelbëruara 1. Sipërfaqet publike të gjelbëruara në vendbanime dhe në pjesët e përfshira në planet hapësinore dhe urbane, ndërtohen dhe mirëmbahen në mënyrën e cila mundëson ruajtjen dhe avancimin e vlerave natyrore dhe të krijuara. 2. Nëse për shkak të ndërtimit të objektit, dëmtohet sipërfaqja publike e gjelbëruar, ajo duhet të kompensohet sipas kushteve dhe mënyrës së përcaktuar nga komuna. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Environmental components such as soil, water, air, forests, biodiversity, and landscape are protected and preserved under separate but closely connected rules in special laws.
Neni 15 Mbrojtja e përbërësve të mjedisit Mbrojtja dhe ruajtja e përbërësve të mjedisit: tokës, ujit, ajrit, pyjeve dhe llojllojshmërisë biologjike dhe peizazhore, bëhet veç e veç dhe të lidhura ngushtë mes veti në ndërveprimin dhe integritetin e tyre, ndërsa rregullohen me ligje të veçanta. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Persons who manage hazardous materials or use environmentally harmful technology must take necessary protection and safety measures and regularly inform the Ministry about the activities carried out.
Neni 16 Materiet e rrezikshme 1. Administrimi me materie të rrezikshme si dhe planifikimi, organizimi dhe ndërmarrja e masave për parandalimin dhe sanimin, kryhet në kushte dhe në mënyrën më të cilën sigurohet zvogëlimi i rrezikut nga fatkeqësitë dhe përgjegjësitë adekuate në fatkeqësi, në përputhje me ligj. 2. Personi juridik ose fizik i cili administron me materiet e rrezikshme ose i cili aplikon teknologjinë e cila është e dëmshme për mjedisin, është i detyruar që të ndërmerr të gjitha masat e nevojshme të mbrojtjes dhe sigurisë për të minimizuar rrezikun për mjedisin dhe shëndetin e njeriut. 9 3. Personi juridik dhe fizik i cili administron me materiet e rrezikshme ose i cili aplikon teknologjinë e cila është e dëmshme për mjedisin, është i detyruar që rregullisht të informojë Ministrinë rreth aktiviteteve të kryera. Raportet e tilla janë: - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: Waste management must follow the conditions and measures set by a special law.
Neni 17 Administrimi më mbeturina Administrimi më mbeturina bëhet sipas kushteve dhe masave të përcaktuara me ligj të veçantë. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Users of equipment that produces noise and vibration may use or circulate it only under the conditions set for protective measures to reduce noise and vibration, and may use certain noise-emitting installations, equipment, machines, vehicles, and apparatuses only up to the level set by a special law.
Neni 18 Mbrojtja nga zhurma dhe vibracioni Shfrytëzuesi i pajisjeve të cilat prodhojnë zhurmë dhe vibracion, mund të vë në qarkullim ose të përdor pajisjet sipas kushteve të parapara për aplikimin e masave mbrojtëse për zvogëlimin e zhurmës dhe vibracionit, respektivisht të bënë përdorimin e impianteve, pajisjeve, makinave, mjeteve transportuese dhe aparateve të cilat lirojnë zhurmë deri në nivelin e paraparë me ligj të veçantë. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Radiation protection is carried out through measures that prevent harm to the environment and human health and remove the consequences of emissions from ionizing and non-ionizing radiation sources.
Neni 19 Mbrojtja nga rrezatimi Mbrojtja nga rrezatimi bëhet përmes aplikimit të sistemit të masave më të cilat parandalohet rrezikimi i mjedisit dhe shëndetit të njeriut nga ndikimi i rrezatimeve të cilat rrjedhin nga burimet e rrezatimit jonizues dhe jo jonizues dhe mënjanimit të pasojave të emisionit të cilat emitohen nga burimet e rrezatimit ose mund të emitohen, në përputhje me ligj të veçantë. KREU III DOKUMENTET PËR MBROJTJEN E MJEDISIT - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The Assembly of Kosovo approves the environmental strategy on the Government’s proposal, the Ministry drafts it, it must be publicly discussed for at least 45 days before submission to the Government, and the Ministry reports annually to the Government and Assembly.
Neni 20 Strategjia për Mbrojtjen e Mjedisit 1. Strategjinë për mbrojtjen e mjedisit dhe zhvillim të qëndrueshëm (në tekstin e mëtutjeshëm: Strategjia) me propozim të Qeverisë e miraton Kuvendi i Kosovës. 2. Strategjia përfshinë objektivat dhe qëllimet për mbrojtjen e mjedisit të Kosovës për një periudhë kohore dhjetë (10) vjeçare, me mundësi të rishikimit çdo dy (2) vjet. 3. Strategjia përmban: 3.1. përshkrimin e gjendjes mjedisore; 3.2. politikat për përdorimin e resurseve natyrore; 3.3. prioritetet strategjike për përdorimin e resurseve natyrore, përfshirë kohën dhe lokacionin hapësinor, sasinë dhe cilësinë; 3.4. shfrytëzimin racional te resurseve natyrore të papërtritshme dhe zëvendësimi i tyre me ato të ri-përtërishme; 3.5. propozimin e kushteve elementare për të siguruar mbrojtjen e mjedisit dhe përmirësimin e tij; 3.6. masat afatgjata dhe afatshkurtra për parandalimin, zvogëlimin dhe kontrollin e ndotjes së mjedisit; 10 3.7. kushtet për zbatimin e masave më të favorshme prodhuese, teknike-teknologjike, ekonomike dhe masave të tjera për zhvillim të qëndrueshëm dhe menaxhimin e mbrojtjes së mjedisit. 4. Strategjinë e harton Ministria në bashkëpunim me ministritë tjera, institucionet shkencore të Kosovës, me publikun dhe palët e interesuara. 5. Strategjia, para se të dërgohet në Qeveri, jepet në diskutim publik të paktën dyzetepesë ditë më qëllim që publiku të shpreh mendimet, sugjerimet dhe komentet, të cilat do të merren parasysh me rastin e hartimit të draftit final të Strategjisë. 6. Ministria i raporton Qeverisë dhe Kuvendit një (1) herë në vit për realizimin e Strategjisë për mbrojtjen e mjedisit. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: Qeveria nxjerr Planin e Kosovës për Veprim në Mjedis për 5 vjet, me propozim të Ministrisë, dhe Kuvendi e miraton.
Neni 21 Plani i Kosovës për Veprim në Mjedis 1. Planin e Kosovës për Veprim në Mjedis me propozim të Ministrisë e nxjerr Qeveria për periudhën pesë (5) vjeçare dhe e aprovon Kuvendi. 2. Plani i Kosovës për Veprim në Mjedis, nxirret në afat prej tetëmbëdhjetë (18) muajsh pas miratimit të Strategjisë. 3. Plani i Kosovës për Veprim në Mjedis përmban: gjendjen, masat, vlerësimin e ndikimit në shëndetin e popullatës në rast të rrezikimi të mjedisit, bartësit, mënyrën, dinamikën dhe mjetet për realizimin e tyre. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: Plani i Kosovës për Veprim në Mjedis krijohet për mbrojtjen e mjedisit në disa fusha dhe për të përcaktuar gjendjen, masat, afatet kohore dhe mjetet financiare për realizimin e tij.
Neni 22 1. Plani i Kosovës për Veprim në Mjedis nxirret për: 1.1. mbrojtjen e tokës; 1.2. mbrojtjen e ujit; 1.3. mbrojtjen e ajrit dhe ndryshimet klimatike; 1.4. mbrojtjen e pyjeve; 1.5. mbrojtjen e ekosistemeve, llojllojshmërinë biologjike dhe peizazhore dhe mbrojtjen e natyrës; 1.6. administrimi me mbeturina; 1.7. administrim me kimikate; 1.8. mbrojtjen nga rrezatimi jonizues dhe jo jonizues; 1.9. mbrojtjen nga aksidentet mjedisore; 1.10. mbrojtjen nga zhurma; 1.11. shfrytëzimi i racional i energjisë; 1.12. zhvillimin e sistemit informativ; 1.13. zhvillimin dhe aplikimin e instrumenteve ekonomike etj. 2. Plani i Kosovës për Veprim në Mjedis përmban: gjendjen, masat, vlerësimin e ndikimit në mjedis, shëndetin e njeriut, bartësit, mënyrën, afatet kohore dhe mjetet financiare për realizimin e tij. 11 - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: The Government may issue a remediation plan in specified urgent or high-risk pollution cases, and the polluter must prepare and carry out that plan at its own expense when emission or environmental damage limits are exceeded.
Neni 23 Plani i sanimit 1. Plani i sanimit nxirret kur shkalla e ndotjes në një lokacion të caktuar tejkalon efektet e masave të ndërmarra, gjegjësisht rrezikohet kapaciteti i mjedisit ose kur ekziston rreziku nga dëmtimi i përhershëm i cilësisë ose dëmtimit të mjedisit. 2. Planin e sanimit me propozim të Ministrisë, e nxjerr Qeveria kur: 2.1. është e nevojshme të ndërmerren masa të shpejta dhe intervenimet në rastet e jashtëzakonshme; 2.2. ndotja e mjedisit e rrezikon zonën me rëndësi të veçantë për Kosovën ose shkakton pasoja të dëmshme; 2.3. subjekti përgjegjës është jashtë juridiksionit të Kosovës; 2.4. subjekti përgjegjës është i panjohur. 3. Në rast të tejkalimit të normave të lejuara të emisionit, cilësi të mjedisit dhe aktiviteteve tjera të dëmtimit të mjedisit, ndotësi është i detyruar që me shpenzimet e veta të bëj dhe realizoj planin sanues. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Komunat duhet të miratojnë plane ose programe lokale mjedisore, t’i raportojnë Ministrisë për zbatimin e tyre, dhe disa komuna mund të hartojnë plane të përbashkëta.
Neni 24 Planet e Veprimit Lokal në Mjedis dhe Programet Mjedisore 1. Komunat miratojnë planet e veprimit lokal në mjedis ose programe mjedisore për mbrojtjen e mjedisit, në përputhje me Planin e Kosovës për Veprim në Mjedis sipas interesave specifike të saj . 2. Në hartimin e planeve të veprimit lokal dhe programeve mjedisore, marrin pjesë: publiku, OJQ-të, organizatat profesionale dhe komuniteti i biznesit. 3. Komunat i raportojnë Ministrisë për zbatimin e planit të veprimit lokal dhe programit mjedisor. 4. Dy ose më shumë komuna mund të hartojnë dhe miratojnë së bashku plane ose programe të përbashkëta të veprimit për mbrojtjen e mjedisit për zvogëlimin e efekteve negative në mjedis. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: The Government of Kosovo must submit an annual report on the state of the environment to the Assembly, on proposal of the Ministry, and the report must be public.
Neni 25 Raporti për gjendjen e mjedisit 1. Qeveria e Kosovës, me propozim të Ministrisë, i paraqet Kuvendit raport një (1) vjeçar për gjendjen e mjedisit. 2. Raporti përfshinë të dhëna mbi: 2.1. gjendjen e mjedisit dhe ndryshimet në mjedis në krahasim me raportin e mëparshëm; 2.2. ndikimet mjedisore në shëndetin e popullatës; 2.3. gjendjen e mjedisit të rrezikuar; 2.4. zbatimin e Strategjisë, Planit të veprimit dhe planeve sanuese për mjedis; 2.5. masat e ndërmarra për mbrojtjen e mjedisit, sukseset nga masat e ndërmarra dhe efektin e tyre në zhvillimin ekonomik; 2.6. mënyrën e menaxhimit të resurseve natyrore dhe mbrojtjen e mjedisit; 12 2.7. analizat për funksionimin e institucioneve, autoriteteve dhe subjekteve të tjerë për mbrojtjen e mjedisit; 2.8. financimin e sistemit për mbrojtjen e mjedisit. 3. Raporti publikohet dhe duhet të jetë i hapur për publikun. KREU IV MASAT DHE KUSHTET PËR MBROJTJEN E MJEDISIT - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Planning and construction must follow environmental and natural-resource protection requirements, and the Ministry or municipalities must participate in preparing and approving the relevant plans as required by law.
Neni 26 Planifikimi dhe ndërtimi 1. Rregullimi i hapësirës, shfrytëzimi i resurseve natyrore të përcaktuara me plane hapësinore dhe plane të tjera mbështetet në detyrim të: 1.1. respektimit të kapacitetit të ndotjes së mjedisit; 1.2. ruajtjes dhe avansimit të resurseve natyrore, që sa më shumë ato të ripërtërihen dhe të shfrytëzohen në mënyrë racionale; 1.3. sigurimit të mbrojtjes dhe funksionimit të papenguar të vlerave natyrore të mbrojtura së bashku me rrethinën e tyre, dhe të ruajtjes në masë të madhe të vendndodhjeve dhe vendbanimeve natyrore të llojeve të egra bimore dhe shtazore dhe të bashkësive të tyre; 1.4. sigurimit të mbrojtjes së hapësirës së ndërtuar; 1.5. sigurimit të kushteve për pushim dhe rekreacion të njeriut; 1.6. përcaktimit të masave për mbrojtjen e mjedisit; 1.7. prezantimit të gjendjes ekzistuese sipas elementeve nga nën-paragrafët 1.1. deri 1.5. paragrafi 1. i këtij neni dhe gjendjes së planifikuar së bashku me masat e nevojshme për realizimin e këtyre planeve. 2. Ministria, respektivisht komunat marrin pjesë në procesin e përgatitjes dhe miratimit të planeve nga paragrafi 1. i këtij neni, në mënyrën e përcaktuar me ligj. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Në planet hapësinore dhe planet tjera duhet të sigurohen masa dhe kushte për mbrojtjen e mjedisit; Ministria ose komuna i përcakton kushtet sipas kërkesës dhe mendimit profesional.
Neni 27 Planifikimi hapësinor 1. Më planet hapësinore dhe planet tjera, sigurohen masat dhe kushtet për mbrojtjen e mjedisit e veçmas përcaktohen: 1.1. kriteret e veçanta për ruajtjen dhe shfrytëzimin e vlerave të mbrojtura të kulturës dhe të natyrës, burimeve të furnizimit me ujë, burimeve të ujërave termale dhe minerale, pyjeve, tokës bujqësore, sipërfaqeve të gjelbëruara publike, zonave rekreative etj; 1.2. zonat e rrezikuara të mjedisit, zonat e ndotura, zonat e rrezikuara nga erozioni dhe përmbytjet, zonat për eksploatimin e resurseve natyrore etj., dhe masat për sanimin e këtyre zonave; 1.3. masat dhe kushtet për mbrojtjen e mjedisit, sipas të cilave duhet të përdoret hapësira e përcaktuar për eksploatimin e resurseve natyrore, respektivisht, ku do të ndërtohen objektet 13 industriale dhe energjetike, objektet për përpunimin dhe deponimin e mbeturinave, objektet të infrastrukturës dhe objektet tjera, me ndërtimin ose shfrytëzimin e të cilave mund të rrezikohet mjedisi. 2. Kushtet për sigurimin e masave të cekura në paragrafin 1. të këtij neni i përcakton Ministria, respektivisht komuna, më kërkesë të institucionit kompetent për hartimin dhe miratimin e planit, dhe në bazë të mendimit të organizatave profesionale kompetente. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: Qeveria dhe komunat e Kosovës duhet të sigurojnë një nivel të lartë të mbrojtjes së mjedisit dhe të marrin parasysh vlerësimin strategjik mjedisor gjatë përgatitjes dhe miratimit të planeve dhe programeve.
Neni 28 Vlerësimi strategjik mjedisor 1. Qeveria dhe komunat e Kosovës duhet të arrijnë një nivel të lartë të mbrojtjes së mjedisit dhe të harmonizojnë çështjet mjedisore në përgatitjen dhe miratimin e planeve dhe programeve, duke siguruar se vlerësimi strategjik mjedisor bëhet për planet dhe programet të cilat kanë mundësi të kenë ndikim të theksueshëm në mjedis. 2. Vlerësimi strategjik mjedisor duhet të jetë në përputhje me vlerësimet tjera të ndikimit në mjedis, si dhe me planet dhe programet për mbrojtjen e mjedisit dhe kryhet në përputhje me procedurat e përcaktuara me ligj të veçantë. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: Environmental impact assessment is required for certain planned projects, and a project cannot start without it being part of the technical documentation.
Neni 29 Vlerësimi i Ndikimit në Mjedis 1. Vlerësimi i ndikimit të projekteve në mjedis bëhet për projekte të cilat planifikohen të realizohen në hapësirë të caktuar, duke përfshirë edhe ndryshimet e teknologjisë, rekonstruimin, zgjerimin e kapaciteteve ose ndërprerjen e punës, gjë që mund të sjell deri te ndotja e mjedisit ose mund të paraqesin rrezik për shëndetin e njeriut. 2. Vlerësimi i ndikimit në mjedis, përfshinë projektet nga lëmenj të industrisë, xehetarisë, energjetikës, komunikacionit, turizmit, bujqësisë, pylltarisë, ujërave dhe veprimtarive komunale, si dhe të gjitha projektet të cilat planifikohen në zonat e mbrojtura të natyrës dhe në rrethinën e mbrojtur të vlerës së paluajtshme të kulturës. 3. Vlerësimi i ndikimit të projekteve në mjedis është pjesë përbërëse e dokumentacionit teknik pa të cilin nuk mund të fillon zbatimi i projektit dhe kryhet në përputhje me procedurën sipas ligjit të veçantë. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: New plants that may negatively affect the environment or human health must obtain an integrated environmental permit.
Neni 30 Parandalimi i Integruar dhe Kontrolli i Ndotjes 1. Për punën e impianteve të reja të cilat mund të kenë ndikim negativ në mjedis dhe shëndetin e njeriut duhet të sigurohet leja e integruar mjedisore me të cilën sigurohet parandalimi dhe kontrolli i ndotjes së mjedisit. 2. Llojet e aktiviteteve dhe impianteve, kushtet dhe procedura e dhënies së lejes së integruar, mbikëqyrja dhe çështjet tjera të rëndësishme për parandalimin e integruar dhe kontrollin e ndotjes të mjedisit, rregullohet me ligj të veçantë. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: Nuk mund të fillojë veprimtaria e objektit, stabilimenteve ose pajisjeve të vlerësuara për ndikim në mjedis pa leje mjedisore.
Neni 31 Leja Mjedisore 1. Lëshimi në punë i objektit të ndërtuar apo i stabilimenteve dhe pajisjeve që kanë qenë objekt i vlerësimit të ndikimit në mjedis, nuk mund të filloj veprimtarinë pa marrjen e lejes mjedisore. 2. Leja mjedisore lëshohet për periudhën pesë vjeçare, sipas procedurës së përcaktuar për pranim teknik të objekteve dhe stabilimenteve ose pas kryerjes së punës provuese deri në gjashtë muaj, por gjithsesi para lëshimit në punë. 14 3. Ministria, me akt nënligjor, përcakton aktivitetet e nevojshme për lëshimin e lejes mjedisore, formën e aplikimit, përmbajtjen e lejes mjedisore, revokimin e lejes, vazhdimin e vlefshmërisë si dhe regjistrin e lejeve të lëshuara. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: Për disa aktivitete dhe projekte që mund të prishin mjedisin, kërkohet Leje Mjedisore Komunale dhe kjo leje lëshohet nga komuna.
Neni 32 Leje Mjedisore Komunale 1. Për të gjitha llojet e aktiviteteve dhe projekteve të cilat nuk janë të përfshira në nenet 29, 30, 31 dhe 33 të këtij ligji, të cilat mund të shkaktojnë çrregullime në mjedis, lëshohet Leje Mjedisore Komunale që është pjesë përbërëse e dokumentacionit teknik. 2. Aplikimi për Leje Mjedisore Komunale bëhet gjatë procedurës së marrjes së lejes ndërtimore. Aplikimi përmban raportin e shkurtër për ndikimet e aktiviteteve apo projekteve në mjedis në përputhje me metodologjinë për vlerësimin e ndikimit në mjedis. 3. Lejen Mjedisore Komunale e lëshon komuna. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: Pa autorizim mjedisor nga Ministria, askush nuk mund të kryejë ose ndërmarrë veprimtari ose projekte që mund të shkaktojnë çrregullim në mjedis, përveç atyre të përfshira në nenet 29, 30 dhe 31.
Neni 33 Autorizimi mjedisor 1. Për të gjitha llojet e aktiviteteve dhe projekteve të cilat nuk janë të përfshirë në nenet 29, 30 dhe 31 të këtij ligji, askush nuk ka të drejtë të kryejë apo ndërmarrë ndonjë veprimtari që mund të shkaktojë çrregullim në mjedis nëse për këtë veprimtari nuk është marrë autorizim mjedisor nga Ministria. 2. Ministria me akt nënligjor përcakton listën e veprimtarive që kërkojnë autorizim mjedisor, formën e aplikimit, procedurën e aplikimit dhe përmbajtjen e autorizimit mjedisor. - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: The responsible person or public authority must restore environmental damage and, if required, submit a remediation plan to the Ministry.
Neni 34 Masat e rehabilitimit 1. Kur konstatohet ose vërtetohet se personi juridik ose fizik apo autoriteti publik ka shkaktuar dëm mjedisor më qëllim ose nga pakujdesia, e cila rezulton me çrregullime mjedisore, është i detyruar ta kthejë pjesën e dëmtuar në kushtet që nuk paraqesin rrezik për mjedisin dhe shëndetin e njeriut apo kapacitetit të përgjithshëm rehabilitues të pjesës së dëmtuar. 2. Në rast se personi juridik ose fizik, apo autoriteti publik merr pjesë në një aktivitet të vazhdueshëm që mund të sjell dëm të madh apo kritik mjedisor ose aksident mjedisor, ai ka obligim që në afat të caktuar të ndërmarr masa dhe me aktivitetin e tij në të ardhmen: 2.1. të zvogëloj emisionin dhe cilësinë e mjedisit në nivelin e lejuar; 2.2. të minimizoj rrezikun për një aksident mjedisor në pajtim me ligjin. 3. Personi juridik ose fizik apo autoriteti publik nga i cili kërkohet të ndërmarrë masa nga paragrafi 1. ose 2. i këtij neni, është i detyruar ti paraqes Ministrisë planin për masat që duhet ti ndërmerr. 4. Ministria në afat prej tridhjetë ditë duhet t`i përgjigjet palës. 5. Në rast se Ministria vlerëson që masat e parapara nga paragrafit 1. dhe 2. të këtij neni nuk janë adekuate, Ministria në afat prej tridhjetë ditëve i kërkon personit juridik ose fizik apo autoritetit publik, modifikimin e planit. 6. Në rast se personi juridik ose fizik apo autoriteti publik, konstaton që modifikimet e kërkuara nga Ministria janë të panevojshme dhe tepër të shtrenjta dhe nuk janë në përputhje me paragrafin 1. ose 2. të këtij neni, ka të drejtë ankese. 15 7. Nëse identiteti i palës përgjegjëse për dëmin mjedisor nuk dihet ose në rastet kur personi juridik ose fizik nuk ka mjete financiare të mjaftueshme të sanoj dëmin mjedisor, Qeveria do të jetë përgjegjëse, kur dëmi paraqet rrezik të vazhdueshëm për mjedisin dhe shëndetin e njeriut dhe ajo duhet t`a aprovojë dhe zbatoj një program të arsyeshëm për sanimin e dëmit. 8. Në rastet kur, identiteti i palës zbulohet, Qeverisë do ti paguhen mjetet e shpenzuara për rehabilitimin e dëmit. 9. Në rastet kur programi i sanimit përfshinë edhe përgjegjësitë e ministrive tjera kjo ju jep atyre të drejtë që të japin pëlqimet apo propozimet me shkrim brenda tridhjetë (30) ditëve. 10. Për planin e paraqitur në Ministri, publikut i mundësohet qasje për komente në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditë, me që rast komentet duhet të merren në konsideratë. 11. Plani i miratuar është i hapur për publikun. MASAT E VEÇANTA PËR MBROJTJEN E MJEDISIT - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: The Government must make intervention plans and inform the Assembly when a possible environmental accident or other event threatens the environment or human health.
Neni 35 Planet e intervenimit në rast të aksidentit në mjedisor 1. Për rastet e aksidentit të mundshëm mjedisor ose të ndonjë ndodhie që posaçërisht e rrezikon mjedisin ose shëndetin e njeriut, Qeveria nxjerr plane të intervenimit dhe informon Kuvendin. 2. Planet e intervenimit nga paragrafit 1. të këtij neni përmbajnë; llojet e rrezikshmërisë; procedurat dhe masat për zbutjen dhe eliminimin e pasojave të drejtpërdrejta për mjedisin dhe shëndetin e njeriut; subjektet për zbatimin e masave të caktuara; përgjegjësitë dhe kompetencat lidhur me zbatimin dhe mënyrën e ndërmarrjes së masave për intervenim të cilat zbatohen sipas ligjit. 3. Planet e intervenimit për prodhimet, pajisjet dhe stabilimentet, të cilat me veprimtarinë e tyre mund të shkaktojnë ndotje të mjedisit, i harton prodhuesi. 4. Komuna është e obliguar të nxjerr planin e intervenimit për territorin e vet. 5. Përmbajtjen e planeve, procedurat dhe masat e zbatimit, subjektet e zbatimit të masave të caktuara, llojet e pajisjeve, stabilimenteve, dhe llojet e proceseve prodhuese sipas paragrafit 3. të këtij neni, Ministri i përcakton me akt nënligjor. KUSHTET PËR MBROJTJEN E MJEDISIT - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: The Government sets emission and environmental quality standards by sublegal act.
Neni 36 Normat e emisionit dhe cilësisë të mjedisit Qeveria me akt nënligjor i përcakton normat e emisionit dhe cilësisë të mjedisit respektivisht vlerat kufitare të emisionit dhe cilësisë të mjedisit të materieve ndotëse dhe energjisë duke përfshirë edhe emisionin nga burimet e palëvizshme dhe të lëvizshme në ajër, ujë dhe tokë. - 37 Verify source ↗
Neni 37
AI-assisted research summary: Qeveria may temporarily limit operations and suspend certain rules in defined areas and for certain existing polluters.
Neni 37 Kufizimet për aplikimin e normave 1. Më qëllim të aplikimit gradual të normave të emisionit dhe cilësisë të mjedisit nga neni 35 të këtij ligji dhe ruajtjes së vlerave të kulturës dhe të natyrës, Qeveria mundet, për kohë të caktuar të kufizojë punën e impianteve ekzistuese dhe kryerjen e aktiviteteve në zonën e caktuar. 16 2. Afatin për kufizimet e normave nga paragrafi 1 i këtij neni Qeveria e përcakton në përputhje me normat përkufizuese dhe programin e përafrimit gradual me standardet e BE-së. 3. Qeveria mundet për një kohë të suspendojë, pjesërisht apo plotësisht, aplikimin e normave të caktuara për disa ndotës ekzistues veprimtaria e të cilëve është në interes të përgjithshëm. 4. Afati për të cilin Qeveria suspendon aplikimin e normave nga paragrafi 1. i këtij neni përcaktohet me marrëveshje. - 38 Verify source ↗
Neni 38
AI-assisted research summary: Ministria must notify the public about special measures in direct-risk or pollution-threshold exceedance cases, the Minister must set the criteria by subordinate act, and the municipality must issue the act for special measures when pollution is defined in its territory.
Neni 38 Paralajmërimi i publikut 1. Ministria e njofton publikun për marrjen e masave te veçanta në raste të rrezikut të drejtpërdrejtë ose në raste të tejkalimit të nivelit të vlerave të përcaktuara të ndotjes së mjedisit. 2. Ministri me akt nënligjor përcakton kriteret për marrjen e masave nga paragrafi 1 të këtij neni. 3. Komuna në bashkëpunim me Ministrinë nxjerrë aktin për vendosjen e masave të posaçme sipas paragrafit 1. të këtij neni, nëse ndotja është e përkufizuar në territorin e vet. - 39 Verify source ↗
Neni 39
AI-assisted research summary: People who learn of environmental damage or an environmental accident must notify the environmental inspectorate or another responsible body. Police and authorized public officials must notify it immediately if they learn of such an incident while performing official duties.
Neni 39 Detyrimi për njoftim dhe bashkëpunim 1. Çdo person që është i njoftuar për dëmtim të mjedisit ose për aksident mjedisor, duhet të njoftojë Inspektoratin për mbrojtjen e mjedisit ose organin tjetër përgjegjës. 2. Policia dhe zyrtarët publik të autorizuar, të cilët, gjatë kohës së kryerjes së detyrës së tyre zyrtare marrin informatë për aksident mjedisor ose çrregullim tjetër mjedisor, duhet të njoftojnë menjëherë Inspektoratin për mbrojtjen e mjedisit ose organin tjetër përgjegjës. - 40 Verify source ↗
Neni 40
AI-assisted research summary: The Ministry must notify potentially affected neighboring states and give them relevant documentation when a project or environmental accident may directly affect the environment outside Kosovo.
Neni 40 Njoftimi i shteteve ndërkufitare fqinje 1. Nëse një projekt mund të ndikojë drejtpërdrejt në mjedis përtej territorit të Kosovës, Ministria, pas konsultimit me Qeverinë, informon shtetet përkatëse dhe u ofron atyre dokumentacionin përkatës, në pajtim me konventat ndërkombëtare. 2. Shtetet ndërkufitare të cilat mund të preken nga projekti, mund të japin mendimet dhe komentet e tyre përfshirë edhe dëgjimin publik. Mendimet duhet të merren në konsideratë me rastin e miratimit të projektit. 3. Në rast aksidenti mjedisor i cili mund të ndikojë drejtpërdrejt në mjedis përtej territorit të Kosovës, Ministria, pas konsultimit me Qeverinë informon shtetet që ndikohen nga aksidenti mjedisor. - 41 Verify source ↗
Neni 41
AI-assisted research summary: Qeveria sets the status, remediation regime, and criteria for threatened environmental status; a municipality may set the status for its area with government consent.
Neni 41 Statusi i Mjedisit të Rrezikuar 1. Statusin e mjedisit të rrezikuar, regjimin e sanimit dhe përmirësimit të zonës me rëndësi të veçantë për Kosovën e përcakton Qeveria, pas marrjes së mendimit të institucioneve gjegjëse, ndërsa statusin e mjedisit të rrezikuar për komunën e përcakton komuna pas marrjes se pëlqimit nga Qeveria. 2. Qeveria me akt nënligjor përcakton kriteret për shpalljen e statusit të mjedisit të rrezikuar si dhe prioritetet për sanimin dhe përmirësimin e tij. 17 - 42 Verify source ↗
Neni 42
AI-assisted research summary: Kosova nxit dhe përkrah personat juridik dhe fizik që përdorin sisteme të certifikuara të menaxhimit të mjedisit, dhe u krijon lehtësi procedurale për VNM dhe për lejen mjedisore.
Neni 42 Sistemet e certifikuara për menaxhimin e mjedisit 1. Kosova nxitë dhe përkrah personat juridik dhe fizik që zbatojnë sistemet e certifikuara të menaxhimit të mjedisit ISO 9000, ISO 14001 dhe EMAS. 2. Personave juridik dhe fizik, që zbatojnë sisteme të certifikuara për menaxhimin e mjedisit, u krijohen lehtësi procedurale në procesin e VNM dhe në marrjen e lejes mjedisore. - 43 Verify source ↗
Neni 43
AI-assisted research summary: Products for general consumption may be awarded an environmental label if their production, distribution, use, and final disposal have lower environmental impact than equivalent products under current rules.
Neni 43 Paralajmërimi në deklaratë Shenja mjedisore 1. Prodhimet për konsum të gjërë mund të shpërblehen me etiketën mjedisore, nëse prodhimi, distribuimi, konsumimi dhe depozitimi final i prodhimit kanë ndikimin më të ulët në mjedis se prodhimet e njejta të cilat i përgjigjen rregullave që janë në fuqi. 2. Kushtet dhe proceduarat për përvetësim dhe shfrytëzim të etiketës do të përcaktohet me akt të veçantë, nga Ministria. - 44 Verify source ↗
Neni 44
AI-assisted research summary: The Minister sets by sub-legal act the procedure, manner, and conditions for granting environmental awards and rewards.
Neni 44 Mirënjohjet dhe shpërblimet 1. Mirënjohjet dhe shpërblimet për arritjet në fushën e mbrojtjes së mjedisit jepen për: 1.1. parandalimin e ndotjes së mjedisit; 1.2. zgjidhjet më të mira në procesin e prodhimit në raport me mjedisin dhe shfrytëzimin e energjisë - teknologjia e pastër; 1.3. projektet zhvillimore dhe hulumtuese në mbrojtjen e mjedisit; 1.4. kontributin në zhvillimin e programeve të edukimit në mbrojtjen e mjedisit; 1.5. kontributin e individëve për përparim në mbrojtjen e mjedisit ose për kontributin në bashkëpunimin ndërkombëtar në mbrojtjen e mjedisit; 1.6. kontributin e shoqatave profesionale, OJQ- ve dhe të tjerëve në zhvillimin dhe përparimin e mbrojtjes së mjedisit. 2. Procedurën, mënyrën dhe kushtet për dhënien e mirënjohjeve dhe shpërblimeve, Ministri e përcakton me akt nënligjor. MASAT PËR MBROJTJEN NGA MATERIET E RREZIKSHME - 45 Verify source ↗
Neni 45
AI-assisted research summary: The Minister regulates certain activities involving ozone-depleting substances, and importing or exporting those substances, or products containing them, is prohibited in the stated cases.
Neni 45 Prodhimi dhe vënia në qarkullim i substancave të cilat e dëmtojnë shtresën e ozonit 1. Prodhimin, importin, eksportin, kalimin transit dhe lëshimit në treg të substancave të cilat e dëmtojnë shtresën e ozonit, Ministri e rregullon me akt nënligjor. 2. Ndalohet importi dhe eksporti i substancave të cilat e dëmtojnë mbështjellësin e ozonit, respektivisht prodhimet të cilat përmbajnë këto substanca, qe janë konfirmuar si të tilla me ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare nga shtetet, respektivisht në shtetet të cilat nuk janë nënshkruese të këtyre marrëveshjeve 18 - 46 Verify source ↗
Neni 46
AI-assisted research summary: Imports, exports, and transit of hazardous chemicals, controlled goods, radioactive and dangerous materials, and hazardous waste are regulated by special legal acts.
Neni 46 Importi, eksporti dhe kalimi transit i kimikateve të rrezikshme, mallrave të kontrolluara, materieve radioaktive dhe të rrezikshme dhe mbeturinave të rrezikshme Importi, eksporti dhe kalimi transit i kimikateve të rrezikshme, mallrave të kontrolluara, materieve radioaktive dhe të rrezikshme dhe mbeturinave të rrezikshme rregullohen me akte të veçanta ligjore. - 47 Verify source ↗
Neni 47
AI-assisted research summary: Personat juridikë ose fizikë që merren me materie të rrezikshme duhet të planifikojnë mbrojtjen nga aksidentet, të zbatojnë masa parandaluese, të mbajnë evidencë dhe të njoftojnë menjëherë autoritetet dhe publikun kur ka prishje që tejkalojnë emisionet e lejuara.
Neni 47 Detyrimet e personit gjatë veprimit me kimikate të rrezikshme 1. Veprimi me kimikatet të rrezikshme në prodhim, përdorim, transport, qarkullim, përpunim, magazinim dhe deponim bëhet në mënyrë që mos të vihet në rrezik jeta dhe shëndeti i njeriut, të mos ndotet mjedisi, si dhe të sigurohen dhe të ndërmerren masa mbrojtëse nga aksidentet si dhe masat tjera të parapara me ligj. 2. Personi juridik ose fizik i cili prodhon, transporton, lëshon në qarkullim, shfrytëzon, përpunon, magazinon dhe deponon materiet e rrezikshme, është i detyruar që të: 2.1. hartojë planin e mbrojtjes nga aksidenti, që së paku çdo dy (2) vjet bënë azhurimin ose rishikimin e tyre në përputhje më ndryshimet në punën e stabilimenteve, aplikimin e teknologjisë apo kryerjen e aktiviteteve përfshirë edhe verifikimin e gatishmërisë për aplikimin e tyre; 2.2. aplikojë masat parandaluese dhe masat tjera të it të rrezikut nga aksidenti sipas planit të mbrojtjes në rast aksidenti; 2.3. hartoj raportin për gjendjen e sigurisë i cili do të jetë në dispozicion të publikut dhe që së paku çdo pesë vjet, si dhe në rastin e ndryshimeve në punën e stabilimenteve ose kryerjes së aktiviteteve, bënë shqyrtimin e raportit për gjendjen e sigurisë. 3. Personat juridik ose fizik nga paragrafi 2. i këtij neni duhet të mbajnë evidencën për llojet dhe sasinë e kimikateve të rrezikshme. 4. Në rast të prishjeve të pajisjeve ose instalimeve për mbrojtjen e mjedisit, gjë që shkakton tejkalimin e vlerave të lejuara të emisionit të ndotjes, personat nga paragrafi 2. i këtij neni janë të detyruar që menjëherë të informojnë për këtë Ministrinë, komunën dhe publikun. - 48 Verify source ↗
Neni 48
AI-assisted research summary: If an environmental accident creates risk to the environment or human health, the Ministry or municipality must declare the environment at risk and inform the public about the measures taken. If the accident affects areas outside Kosovo, the Government must make that declaration and decide the activities to be taken.
Neni 48 Shpallja e gjendjes së rrezikshmërisë 1. Në rast të aksidentit mjedisor, varësisht nga përmasat, brenda ose jashtë pajisjeve dhe vlerësimit të pasojave të cilat mund të shkaktojnë rrezik të drejtpërdrejt ose të tërthortë për mjedisin dhe shëndetin e njeriut , Ministria ose komuna e shpallë gjendjen e mjedisit të rrezikuar dhe për këtë e njofton publikun për masat e ndërmarra. 2. Për aksidentet mjedisore, të cilat kanë ndikim jashtë kufijve të Kosovës, shpalljen e gjendjes së rrezikuar të mjedisit dhe aktivitetet që duhet të ndërmerren e bënë Qeveria. - 49 Verify source ↗
Neni 49
AI-assisted research summary: Personat juridikë ose fizikë duhet të marrin menjëherë masa sanimi pas një aksidenti mjedisor; nëse përgjegjësia nuk vërtetohet, institucioni qendror ose lokal e merr sanimin; nëse ndotësi identifikohet, institucioni mund të kërkojë kompensim të shpenzimeve.
Neni 49 Ndërmarrja e masave të sanimit dhe përgjegjësia subsidiare 1. Për parandalimin e përhapjes së mëtutjeshme të ndotjes të shkaktuar nga aksidenti mjedisor, personi juridik ose fizik menjëherë ndërmerr masa të sanimit sipas planeve për mbrojtjen me shpenzime të veta. 19 2. Në rastet kur përgjegjësia për ndotjen e shkaktuar nga aksidenti mjedisor nuk mund të vërtetohet, atëherë përgjegjësinë për sanim e merr institucioni qendror ose lokal dhe ndërmerr masat e sanimit, gjegjësisht rehabilitimit sipas planeve të mbrojtjes me shpenzime e veta . 3. Nëse vërtetohet ndotësi i cili është përgjegjës për aksidentin mjedisor, institucioni i cili i ka bartë shpenzimet për mënjanimin e pasojave të ndotjes së mjedisit ka të drejtë në kompensimin e shpenzimeve, nga ndotësi i identifikuar. KREU V MONITORIMI DHE INFORMIMI PËR MJEDISIN - 50 Verify source ↗
Neni 50
AI-assisted research summary: The Ministry, polluting persons, and communes must continuously monitor environmental conditions; the Government sets monitoring criteria by subordinate act; interested parties may access the Ministry’s environmental records.
Neni 50 Monitorimi i mjedisit 1. Ministria në kuadër të përgjegjësive të veta të përcaktuara me ligj siguron kontrollin e vazhdueshëm dhe bënë monitorimin e gjendjes së mjedisit në përputhje me këtë ligj, ligjet e veçanta dhe programet e monitorimit. 2. Personat juridik ose fizik të cilët me veprimtarinë ose me aktivitetin e tyre e ndotin mjedisin, në kuadër të përgjegjësive të veta të përcaktuara me ligj sigurojnë kontrollin e vazhdueshëm dhe bëjnë monitorimin e gjendjes së mjedisit në përputhje me këtë ligj, ligjet e veçanta dhe programet e monitorimit. 3. Komunat, në kuadër të përgjegjësive të veta të përcaktuara me ligj sigurojnë kontrollin e vazhdueshëm dhe bëjnë monitorimin e gjendjes së mjedisit në përputhje me këtë ligj, ligjet e veçanta dhe programet e monitorimit. 4. Monitorimi i mjedisit kryhet përmes matjeve sistematike, hulumtimit dhe vlerësimit të indikatorëve të gjendjes dhe ndotjes së mjedisit të cilat përfshijnë përcjelljen e faktorëve natyror, respektivisht ndryshimit të gjendjes dhe karakteristikave të mjedisit, përfshirë edhe monitorimin tej kufitarë, të ajrit, ujit, tokës, pyjeve, llojllojshmërisë biologjike dhe peizazhore florën dhe faunën, elementeve klimatologjike, mbështjellësit të ozonit, rrezatimit jonizues dhe jojonizues, zhurmës, mbeturinave, paralajmërimit të hershëm të aksidenteve në mjedis së bashku me përcjelljen dhe vlerësimin e nivelit të ndotjes së mjedisit, si dhe detyrimeve dhe përgjegjësive të marra nga marrëveshjet ndërkombëtare. 5. Të dhënat e grumbulluara nga monitorimi i gjendjes së mjedisit, përbëjnë informacion publik dhe përfshihen në Sistemin Informativ të Mbrojtjes së Mjedisit. 6. Me propozim të Ministrisë, Qeveria, me akt nënligjor përcakton kriteret për identifikimin e numrit dhe shtrirjes së pikave matëse, rrjetin e pikave matëse, vëllimin dhe shpeshtësinë e matjeve, klasifikimin e dukurive të cilat përcillen, metodologjinë e punës dhe indikatorët e ndotjes së mjedisit dhe monitorimin e tyre, afatet dhe mënyrën e dorëzimit të dhënave. 7. Monitorimin e mjedisit në Kosovë sipas paragrafit 1 të këtij neni e bënë Ministria, personat juridik ose fizik qe me veprimtarinë ose me aktivitetin e tyre mund te ndotin mjedisin si dhe personat e autorizuar nga ndotësi ose Ministria. 8. Çdo palë e interesuar ka të drejtë në çdo kohë të ketë qasje në regjistrat ose evidencat e Ministrisë që përmbajnë informata dhe të dhëna për gjendjen e mjedisit në përputhje me ligj. 9. Personat juridik ose fizik të cilët me veprimtarinë ose me aktivitetin e tyre mund të ndotin mjedisin, duhet të sigurojnë mjetet financiare për monitorimin e mjedisit. - 51 Verify source ↗
Neni 51
AI-assisted research summary: People or companies running ongoing pollution sources must monitor emissions and environmental quality, keep pollution records, bear measurement costs in the affected area, track environmental effects and hazardous substances/waste, and send the data to the Ministry. The Government sets technical details by legal acts.
Neni 51 Monitorimi i emisionit, cilësisë të mjedisit dhe regjistrimi i të dhënave 1. Çdo person juridik ose fizik i përfshirë në aktivitete të vazhdueshme që paraqesin burim të ndotjes, është i detyruar që në pajtim me ligj të sigurojë: 20 1.1. monitorimin e emisionit dhe cilësisë së mjedisit; 1.2. bartjen e shpenzimeve të matjes së emisionit dhe parametrave të cilësisë së mjedisit, në zonën e ndikuar; 1.3. mbajtjen e shënimeve për ndotjen e mjedisit, që duhet të përmbajnë të dhëna për energjinë dhe materiet e përdorura; 1.4. përcjelljen e efekteve të aktiviteteve që ndikojnë në mjedis, mirëmbajtjen, llojet dhe nivelin e ndotjes, substancave të rrezikshme apo mbeturinave të rrezikshme. 2. Të dhënat nga paragrafi 1. të këtij neni, subjektet përgjegjëse, janë të detyruar të ia dërgojnë Ministrisë. 3. Qeveria, me akte ligjore, përcakton llojin e emisionit, parametrat për cilësinë e mjedisit dhe të dukurive tjera të cilat janë subjekt i monitorimit të ndotjes, metodologjinë e matjeve, marrjen e mostrave, mënyrën e evidentimit, afatet e dorëzimit dhe ruajtjes së të dhënave. - 52 Verify source ↗
Neni 52
AI-assisted research summary: The Ministry must create, organize, and maintain the Environmental Information System (SIM), and it may set SIM’s content and operating rules by sublegal act.
Neni 52 Sistemi i Informimit Mjedisor 1. Më qëllim të identifikimit, klasifikimit, përpunimit, përcjelljes dhe evidentimit sa më efikas të resurseve natyrore, vlerave të natyrës si dhe menaxhimit të mjedisit në Kosovë, Ministria krijon, organizon dhe mbanë Sistemin Informativ Mjedisor (në tekstin e mëtutjeshëm: SIM). 2. SIM bënë mbledhjen, klasifikimin, mirëmbajtjen, prezantimin dhe shpërndarjen e të dhënave numerike, përshkruese dhe hapësinore për: 2.1. cilësinë e mediumeve të mjedisit; 2.2. përcjelljen e gjendjes së mjedisit; 2.3. masat ligjore, administrative, organizative dhe strategjike; 2.4. informatat shkencore-teknologjike për masat e planifikuara për parandalimin e ndotjes; 2.5. shkëmbimin e informatave me sistemet tjera informative etj. 3. SIM mundëson qasje në informata sistemeve tjera informative dhe harmonizon të gjitha informatat relevante në nivel të Kosovës dhe në nivelin ndërkombëtar. 4. Ministria me akt nënligjor, përcakton përmbajtjen dhe mënyrën e udhëheqjes së SIM, metodologjinë, strukturën, bazat e përbashkëta, kategoritë dhe nivelin e grumbullimit të të dhënave, si dhe përmbajtjen e informacionit me të cilën informohet publiku rregullisht dhe detyrimisht. - 53 Verify source ↗
Neni 53
AI-assisted research summary: Polluters must provide the required data to the Ministry at their own expense, in the manner and deadline set by law; the polluters’ cadastre is kept by the Ministry and is public.
Neni 53 Kadastri i ndotësve 1. Për përcjelljen e ndryshimeve cilësore dhe sasiore në mjedis dhe për ndërmarrjen e masave për mbrojtjen e mjedisit, mbahet kadastri i ndotësve për shkarkimet në mjedis, për shkarkimet dhe transferimet e ndotësve në mjedis, për ujin e përdorur, të energjisë dhe resurseve natyrore, në përputhje me këtë ligj. 2. Të dhënat nga kadastri i ndotësve paraqiten në formën që siguron identifikimin e emisioneve dhe cilësive të mjedisit në mjedis, për çdo instalim e ndotës, vendndodhjen dhe shkarkimin e tyre në ajër, ujë e tokë. 21 3. Kadastri i ndotësve hartohet në mbështetje të raportimit të rregullt nga personat juridik ose fizik, nga organet e autorizuara për grumbullimin dhe krijimin e të dhënave për mjedisin. 4. Kadastri i ndotësve administrohet nga Ministria dhe është i hapur për publikun. 5. Ndotësi është i detyruar që me shpenzime të veta t’ ia dorëzoj Ministrisë të dhënat e parapara në mënyrën dhe afatin e përcaktuar me ligj. 6. Formën, përmbajtjen, afatet dhe mënyrën e plotësimit, organin që e administron dhe rregullat e përdorimit të Kadastrit të ndotësve Ministri e përcakton me akt nënligjor. KREU VI INFORMIMI DHE PJESËMARRJA E PUBLIKUT - 54 Verify source ↗
Neni 54
AI-assisted research summary: Some public bodies and authorized organizations must regularly, promptly, fully, and objectively inform the public about environmental conditions and warning measures. The public has a right to access registers or records containing information and data, in accordance with the law.
Neni 54 Qasja në informata 1. Ministria, institucionet qendrore, komunat, organizatat e autorizuara dhe të tjera, janë të detyruara që rregullisht, dhe me kohë, në mënyrë të plotë dhe objektive ta informojnë publikun për gjendjen e mjedisit, respektivisht për dukuritë të cilat janë duke u përcjellë në kuadër të monitorimit të emisionit dhe cilësisë të mjedisit, si dhe për masat paralajmëruese ose të shtrirjes së ndotjes që mund të paraqesin rrezik për mjedisin, shëndetin dhe jetën e njeriut, në përputhje me ligj. 2. Publiku ka të drejtë për qasje në regjistra ose evidenca që përmbajnë informata dhe të dhëna në përputhje me ligjin. - 55 Verify source ↗
Neni 55
AI-assisted research summary: An institution must provide environmental-protection information on request within 30 days; if the information is voluminous and takes a long time to prepare, the deadline can be extended by 60 days. The requester bears the costs, and the minister may set detailed rules and the service fee by subordinate act.
Neni 55 Dhënia e informacioneve sipas kërkesës 1. Institucioni gjegjës, informacionet për mbrojtjen e mjedisit, sipas kërkesës, i ofron paraqitësit të kërkesës brenda afatit tridhjetë (30) ditësh nga dita e pranimit të kërkesës. 2. Nëse informatat nga paragrafi 1. i këtij neni janë voluminoze dhe për përgatitjen e tyre duhet shumë kohë, atëherë afati për dhënien e informatave shtyhet për gjashtëdhjetë ditë nga dita e pranimit të kërkesës. 3. Shpenzimet për informatat e ofruara nga paragrafi 1. të këtij neni, i bartë parashtruesi i kërkesës. 4. Ministri me akt nënligjor përcakton rregullat dhe procedurat për bërjen publike, shumën e shpenzimeve për shërbimin nga paragrafi 3. të këtij neni, varësisht nga vëllimi dhe natyra e informatës. - 56 Verify source ↗
Neni 56
AI-assisted research summary: A request for environmental information may be refused if disclosure could harm listed public, commercial, privacy, or IP interests.
Neni 56 Refuzimi i kërkesës për dhënien e informatave 1. Kërkesa për dhënien e informacioneve të cilat kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit mund të refuzohet nëse publikimi i këtyre informatave mund të ndikon në: 1.1. besueshmërinë e punës së institucioneve qendrore dhe lokale kur është paraparë me ligj; 1.2. raportet ndërkombëtare, mbrojtjen e vendit dhe sigurimin publik; 1.3. punën e organeve gjyqësore; 1.4. besueshmërinë e të dhënave komerciale dhe industriale kur të dhënat e tilla janë paraparë të mbrohen me ligj, përveç informatave për emisionin i cili e rrezikon mjedisin; 1.5. të drejtat e pronësisë intelektuale; 22 1.6. besueshmërinë e të dhënave personale, respektivisht dosjeve kur ato janë paraparë që të mbrohen me ligj; 1.7. interesat e palëve të treta të cilat posedojnë informacione, që nuk janë të detyruar t’i ofrojnë, respektivisht nuk pajtohen që ato të publikohen. - 57 Verify source ↗
Neni 57
AI-assisted research summary: Decision-making bodies must ensure public participation and an active public role in certain decision-making processes.
Neni 57 Pjesëmarrja e publikut në vendimmarrje 1. Organet vendimmarrëse sigurojnë pjesëmarrje dhe rol aktiv të publikut gjatë procesit të marrjes së vendimeve për: 1.1. vlerësimin strategjik mjedisor; 1.2. vlerësimin e ndikimit në mjedis; 1.3. procedurën e lëshimit të lejes ujore dhe lejes integruese; 1.4. nxjerrjen e ligjeve. 2. Publiku informohet përmes mjeteve të informimit për procedurën e marrjes së vendimeve dhe merr pjesë në dhënien e mendimit, komenteve dhe sugjerimeve institucionit kompetent dhe me kohë informohet për vendimin e marrë në pajtim me ligj. - 58 Verify source ↗
Neni 58
AI-assisted research summary: Qeveria may limit public participation in decision-making to protect the country’s defense and security interests.
Neni 58 Kufizimi i pjesëmarrjes së publikut në marrjen e vendimit Qeveria më qëllim të ruajtjes së interesit të mbrojtjes dhe sigurisë së vendit, mund të kufizojë pjesëmarrjen e publikut në marrjen e vendimit, nga neni 57 të këtij ligji. KREU VII ORGANIZATAT PËR MONITORIMIN E MJEDISIT - 59 Verify source ↗
Neni 59
AI-assisted research summary: The Ministry establishes the Kosovo Environment Protection Agency (AMMK) to monitor environmental quality and characteristics.
Neni 59 Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit i Kosovës 1. Më qëllim të monitorimit të cilësisë dhe vetive të mjedisit, Ministria themelon Agjencionin për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës (në tekstin e mëtutjeshëm: AMMK). 2. Struktura organizative dhe përgjegjësitë tjera të AMMK përcaktohen me akt nënligjor. - 60 Verify source ↗
Neni 60
AI-assisted research summary: AMMK must carry out environmental information, monitoring, reporting, cooperation, and advisory tasks.
Neni 60 Detyrat e AMMK 1. Detyrat e AMMK janë : 1.1. të siguroj informacionin e duhur për administratën, Qeverinë dhe Kuvendin e Kosovës për zbatimin e politikave për mbrojtjen e mjedisit: 1.2. të zhvilloj dhe koordinoj sistemin unik të informimit për mbrojtjen e mjedisit lidhur me sistemin e përcjelljes së gjendjes së mjedisit në Kosovë si dhe të mbledhë të dhënat për mjedisin; 1.3. ti vendosë dhe ti mbajë qendrat referente me bazat e të dhënave për përcjelljen e mjedisit (të dhënat socio-ekonomike, presionet në mjedis, gjendjen dhe kualitetin e mjedisit); 23 1.4. të zhvillojë procedurat për përpunimin e të dhënave të grumbulluara për mjedisin dhe vlerësimin e tyre (modelimin, prezantimin dhe paraqitjen vizuele); 1.5. të kryej punët profesionale gjatë përcaktimit të përmbajtjes, metodologjisë dhe mënyrës së përcjelljes të gjendjes së mjedisit. 1.6. të avancojë dhe krahasojë cilësinë e të dhënave për mjedisin; 1.7. të hartojë raporte për gjendjen e përgjithshme të mjedisit në Kosovë, synimeve, si dhe të raportojë për sektorët kryesor (ajrin, tokën, ujin, llojllojshmërinë biologjike, ndryshimet klimatologjike); 1.8. të hartojë raporte për çështjet e caktuar për mbrojtjen e mjedisit siç janë rajonet me radioaktivitet të shtuar, cilësia e mjedisit, shëndeti dhe ngjashëm; 1.9. kryen punë këshillëdhënëse për përcaktimin, mbajtjen dhe përcjelljen e projekteve dhe programeve për mbrojtjen e mjedisit; 1.10. të ndihmojë organet e administratës në zhvillimin e formave të reja të politikës për mbrojtjen e mjedisit dhe përcjelljen e zbatimit të planeve dhe programeve për mbrojtjen e mjedisit; 1.11. të bashkëpunojë me Agjencinë Evropiane të Mjedisit - AEM e cila është në përbërje të Rrjetit Evropian për Informim dhe Vëzhgim – RREIV; 1.12. të bashkëpunojë me institucionet dhe organizmat tjerë ndërkombëtar për mbrojtjen e mjedisit ; 1.13. të sigurojë qasjen në të gjitha informacionet për mjedisin e Kosovës sipas standardeve të AEM. 1.14. shfrytëzimi dhe këmbimi ndërshtetëror i të dhënave për mjedis do të rregullohet me ligj të veçantë. 2. AMMK kryen edhe punë të tjera të përcaktuara në aktin për themelim që shërbejnë për realizimin e veprimtarisë së AMMK të përcaktuara në paragrafin 1 të këtij neni. - 61 Verify source ↗
Neni 61
AI-assisted research summary: Authorized research, scientific, and public organizations may monitor the environment if they meet the specified staffing, equipment, space, accreditation, standards, and parameter conditions.
Neni 61 Organizatat tjera të autorizuara 1. Përcjelljen e gjendjes së mjedisit mund ta kryejnë edhe organizatat tjera hulumtuese, shkencore dhe publike të autorizuara, nëse i plotësojnë kushtet në aspektin e kuadrove, pajisjeve, hapësirës, akreditimit, konform standardeve dhe parametrave të caktuara. 2. Ministria është kompetente për dhënien e autorizimit organizatave të tilla. Autorizimet epen pas marrjes së pëlqimit nga ministritë tjera gjegjëse në kuadër të të cilave veprojnë organizatat hulumtuese shkencore e publike. 3. Ministria nxjerr akt nënligjor për kushtet dhe kriteret tjera për dhënien e autorizimit organizatave nga paragrafi 1 i këtij neni. - 62 Verify source ↗
Neni 62
AI-assisted research summary: Parliament appoints the Environmental Protection Advisory Board, which advises Parliament and the Government on environmental matters.
Neni 62 Bordi Këshillues për Mbrojtjen e Mjedisit 1. Kuvendi i Kosovës emëron Bordin Këshillëdhënës për Mbrojtjen e Mjedisit (në tekstin e mëtutjeshëm: Bordi) për të këshilluar Kuvendin dhe Qeverinë për çështje të mbrojtjes së mjedisit. 24 2. Bordi përbehet nga shtatë (7) anëtarë të cilët i emëron Kuvendi. Anëtarët e Bordit zgjidhen nga ekspertë dhe shkencëtar të dalluar në fushën e mbrojtjes së mjedisit. Anëtarët e Bordit nuk mund të jenë të punësuar në Ministri. 3. Bordi është i pavarur nga çdo autoritet tjetër. 4. Bordi jep mendime dhe sugjerime Kuvendit dhe Qeverisë për: 4.1. gjendjen e mjedisit dhe trendet në fushën e mbrojtjes së mjedisit; 4.2. strategjinë dhe politiken për mbrojtjen e mjedisit dhe koordinimin e tyre me trendet ndërkombëtare; 4.3. harmonizimin e zhvillimit ekonomik dhe mbrojtjen e mjedisit; 4.4. ligjet qe rregullojnë mbrojtjen e mjedisit; 4.5. veprimtarinë e ministrive dhe aktivitetet e komunave në fushën e mbrojtjes së mjedisit; 4.6. iniciativat publike; 4.7. detyra të tjera të përcaktuara me ligj. - 63 Verify source ↗
Neni 63
AI-assisted research summary: Polluters and operators that are sources of emissions and environmental pollution must monitor emissions, environmental quality, and other impacts of their activities.
Neni 63 Vetmonitorimi nga ndotësit 1. Personi juridik dhe fizik, përkatësisht operatorët, që paraqesin burim të emisionit dhe të ndotjes së mjedisit, janë të detyruar që në përputhje me ligj, përmes institucioneve të caktuara, dhe organizatave të autorizuara të: 1.1. kryejë monitorimin e emisionit dhe cilësisë së mjedisit; 1.2. përcjellë edhe ndikimet e tjera nga aktivitetet e tij, në mjedis. 2. Ndotësi me mjete vetanake kryen, monitorimin e emisionit dhe cilësisë së mjedisit dhe përcjelljen e ndikimit të aktiviteteve të veta në mjedis. - 64 Verify source ↗
Neni 64
AI-assisted research summary: Several public bodies, organizations, authorized organizations, and polluters must submit monitoring data to the Ministry in the form set by subordinate regulation.
Neni 64 Dorëzimi i të dhënave Ministritë tjera, komunat, organizatat, organizatat e autorizuara dhe ndotësit janë të detyruar që të dhënat e monitorimit nga neni 50 dhe 63 të këtij ligji t’ia dorëzojnë Ministrisë sipas formës së përcaktuar me akt nënligjor. KREU VIII DETYRIMET DHE PËRGJEGJËSIA PËR NDOTJEN E MJEDISIT - 65 Verify source ↗
Neni 65
AI-assisted research summary: Personat juridikë dhe fizikë duhet të mbrojnë mjedisin gjatë gjithë veprimtarisë së tyre.
Neni 65 Detyrimet e personave juridik dhe fizik 1. Personat juridik dhe fizikë janë të detyruar që gjatë të gjitha fazave të kryerjes së aktiviteteve të tyre të sigurojnë mbrojtjen e mjedisit përmes: 25 1.1. zbatimit të dispozitave për mbrojtjen e mjedisit; 1.2. shfrytëzimit racional të resurseve natyrore dhe të energjisë; 1.3. aplikimit të teknologjive të pastra; 1.4. shfrytëzimit të resurseve natyrore të përtritshme; 1.5. përdorimit të prodhimeve, proceseve, teknologjive dhe praktikave të cilat e rrezikojnë më pak mjedisin; 1.6. ndërmarrjes së masave parandaluese ose mënjanimit të pasojave të rrezikimit dhe dëmtimit të mjedisit; 1.7. mbajtjes së evidencës sipas procedurës së përcaktuar me ligj; 1.8. kontrollit të aktiviteteve dhe punës së pajisjeve të cilat mund të paraqesin rrezik ose mund të shkaktojnë rrezik për mjedisin dhe shëndetin e njeriut; 1.9. përdorimit të metodave për analizën e ciklit jetësorë të prodhimeve; 1.10. marrjes së masave tjera në përputhje me ligj. 2. Masat për mbrojtjen e mjedisit nga paragrafi 1. i këtij ligji, personat juridik dhe fizikë i kryejnë në mënyrë të pavarur ose përmes organizatës së autorizuar. - 66 Verify source ↗
Neni 66
AI-assisted research summary: A polluter is responsible for the damage caused and must cover the costs of assessing and removing that damage.
Neni 66 Përgjegjësia për ndotjen e mjedisit 1. Ndotësi i cili shkakton ndotjen e mjedisit, përgjigjet për dëmin e shkaktuar dhe bartë shpenzimet për vlerësimin dhe eliminimin e dëmit. 2. Për ndotjen e mjedisit, është përgjegjës personi juridik ose fizik i cili në mënyrë të paligjshme ose përmes veprimit të gabuar ka shkaktuar ose ka lejuar ndotjen e mjedisit. - 67 Verify source ↗
Neni 67
AI-assisted research summary: A polluter may be exempt from pollution liability if it proves it took adequate environmental protection measures required by the circumstances.
Neni 67 Përjashtimet nga përgjegjësia 1. Nëse ndotësi dëshmon se ka aplikuar masat adekuate për mbrojtjen e mjedisit, të cilat i kanë diktuar rrethanat për të parandaluar ose zvogëluar dëmin, atëherë ndotësi mund të përjashtohet nga përgjegjësia për ndotje në këto raste: 1.1. kur dëmin e ka shkaktuar personi i tretë; 1.2. kur dëmi është shkaktuar nga fuqia madhore; 1.3. kur dëmi është shkaktuar si pasojë e konfliktit të armatosur. - 68 Verify source ↗
Neni 68
AI-assisted research summary: A polluter who causes environmental pollution must take the measures set out in the environmental accident protection, remediation, and rehabilitation plans.
Neni 68 Detyrimet e ndotësit të mjedisit 1. Ndotësi i cili me veprimin ose mosveprimin e vet shkakton ndotjen e mjedisit, është i detyruar që të ndërmerr masat e parapara me planin e mbrojtjes nga aksidenti mjedisor, planin për sanim dhe planin për rehabilitim. 2. Nëse dëmi i shkaktuar në mjedis nuk mund të sanohet përmes masave adekuate, personi juridik ose fizik i cili ka shkaktuar dëmin, duhet ta kompensoj dëmin në vlerën e të mirave të shkatërruara. 26 - 69 Verify source ↗
Neni 69
AI-assisted research summary: The polluter must pay environmental-damage assessment and cleanup costs and provide financial security; the government sets the security’s type, amount, and duration by subordinate act.
Neni 69 Përgjegjësia për dëmin mjedisor 1. Ndotësi është përgjegjës për dëmin mjedisor të shkaktuar në mjedis dhe ai duhet t”i bartë shpenzimet për vlerësimin e dëmit dhe mënjanimin e tij posaçërisht: 1.1. shpenzimet e intervenimit urgjent të ndërmarra në momentin e shkaktimit të dëmit, të cilat janë të domosdoshme për kufizimin dhe parandalimin e efekteve të dëmshme për mjedisin dhe shëndetin e njeriut; 1.2. shpenzimet e sanimit, krijimit të gjendjes së re ose rikthimin ne gjendjen e mëparshme të mjedisit, si dhe monitorimit të efekteve të sanimit dhe efekteve të dëmit të shkaktuar në mjedis; 1.3. shpenzimet e kompensimit të personave juridik ose fizik të cilët janë të kërcënuar dhe të dëmtuar në mënyrë të drejtpërdrejtë përmes dëmtimit të mjedisit. 2. Ndotësi është i detyruar që të ofrojë garanci financiare ose ndonjë lloj tjetër të garancie për të siguruar kompensimin e shpenzimeve nga paragrafi 1. të këtij neni, gjatë dhe pas kryerjes së aktiviteteve. 3. Qeveria me akt nënligjor përcakton llojin e garancisë nga paragrafi 2. i këtij neni, shumën e mjeteve dhe kohëzgjatjen e garancisë të cilin duhet ta sigurojë ndotësi. - 70 Verify source ↗
Neni 70
AI-assisted research summary: High-risk legal or natural persons must obtain insurance against liability for third-party damages.
Neni 70 Detyrimet e sigurimit Çdo person juridik ose fizik i cili me veprimtari ose me aktivitetin e vetë paraqet nivel të lartë të rrezikut për mjedisin dhe shëndetin e njeriut duhet të sigurohet nga përgjegjësia në rast të dëmeve të shkaktuara palës së tretë. - 71 Verify source ↗
Neni 71
AI-assisted research summary: People who suffer environmental damage have a right to compensation, can submit the claim directly to the polluter or the polluter’s insurer/financial guarantor if one exists, and multiple responsible polluters may have to share the costs jointly and severally.
Neni 71 Kompensimi i dëmit 1. Secili që pëson dëm mjedisor ka të drejtë në kompensim. 2. Kërkesa për kompensimin e dëmit mund ti parashtrohet drejtpërdrejt ndotësit ose siguruesit të tij, respektivisht garantuesit financiar të ndotësit tek i cili ka ndodh aksidenti, nëse një sigurues, respektivisht garantues financiar i tillë ekziston. 3. Nëse më shumë ndotës janë përgjegjës për dëmin e shkaktuar në mjedis, dhe nuk mund të përcaktohet saktësisht përgjegjësia e secilit ndotës, ata i bartin shpenzimet në mënyrë solidare, dhe veç e veç. 4. Procedura për inicimin e kompensimit të dëmit parashkruhet pas tre vjet prej momentit kur i dëmtuari ka kuptuar për dëmin e bërë dhe për dëmtuesin. Për çdo rast, kërkesa për kompensim parashkruhet pas tridhjetë vjet nga dita kur është shkaktuar dëmi. - 72 Verify source ↗
Neni 72
AI-assisted research summary: For environmental damage liability not specially regulated by this law, the general principles of the Law on Obligations apply.
Neni 72 Për përgjegjësinë për dëmet e shkaktuara në mjedis te cilat nuk janë rregulluar në mënyrë të veçantë me këtë ligj, vlejnë parimet e përgjithshme të Ligjit për detyrimet. KREU IX FINANCIMI I MBROJTJES SË MJEDISIT 27 - 73 Verify source ↗
Neni 73
AI-assisted research summary: The Government and municipalities must fund and carry out environmental protection policies, and the Government may set rules, criteria, and procedures for applying economic instruments by sublegal act.
Neni 73 1. Qeveria, respektivisht komunat në kuadër të drejtave dhe detyrimeve të tyre, sigurojnë financimin dhe realizimin e politikave për mbrojtjen e mjedisit. 2. Qeveria me akt nënligjor i përcakton rregullat, kriteret dhe procedurat për aplikimin e instrumenteve ekonomike. - 74 Verify source ↗
Neni 74
AI-assisted research summary: Natural resource users must pay for exploitation and cover the costs of remediation, rehabilitation, and re-cultivation of degraded land.
Neni 74 Kompensimi për shfrytëzimin e resurseve natyrore 1. Shfrytëzuesi i resurseve natyrore paguan për shfrytëzimin e tyre dhe i bartë shpenzimet për sanimin, rehabilitimin dhe rikultivimin e sipërfaqes së degraduar, në përputhje me aktet nënligjore. 2. Mjetet e realizuara nga paragrafi 1. i këtij neni, arkëtohen në Fondin për Mbrojtjen e Mjedisit dhe ato shfrytëzohen në mënyrën e përcaktuar me akt të veçantë. - 75 Verify source ↗
Neni 75
AI-assisted research summary: The polluter must pay environmental pollution compensation.
Neni 75 Kompensimi për ndotjen e mjedisit 1. Ndotësi është i detyruar që të paguajë kompensimin për ndotjen e mjedisit. 2. Kriteret, për përcaktimin e kompensimit nga paragrafi 1. të këtij neni janë: 2.1. lloji, sasia dhe vetitë e emisionit nga burimet e caktuara; 2.2. lloji, sasia dhe vetitë e emisionit të mbeturinave të prodhuara ose të deponuara; 2.3. përmbajtja e materieve të dëmshme në përbërje të lëndës së parë, gjysmë prodhim dhe prodhim. 3. Qeveria, me akt nënligjor, përcakton llojet e ndotjeve, kriteret për llogaritjen e kompensimit, detyruesin, lartësinë, mënyrën e llogaritjes dhe pagesën e kompensimit. 4. Mjetet të realizuara nga paragrafi 1. të këtij neni, shfrytëzohen për zbatimin e politikave te mbrojtjes dhe përparimit të mjedisit sipas programeve, respektivisht sipas: 4.1. strategjisë për mbrojtjen e mjedisit; 4.2. planeve të veprimit në mjedis; 4.3. planeve për sanimin; 4.4. planeve për rehabilitim; 4.5. planeve për rikultivimin e sipërfaqes së degraduar në përputhje me ligjin. - 76 Verify source ↗
Neni 76
AI-assisted research summary: Në raste të jashtëzakonshme, komuna në një zonë të rrezikuar mjedisore cakton kompensim për mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit për personat që ndotin ose mund të ndotin mjedisin; qeveria miraton ose refuzon kërkesën për shumën, mënyrën e pagesës dhe lehtësimet.
Neni 76 Kompensimet që i cakton komuna 1. Në raste të jashtëzakonshme, komuna e cila e ka statusin e zonës së rrezikuar mjedisore përcakton kompensimin për mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit për çdo person juridik ose fizik që me veprimtarinë ose me aktivitetin e vetë ndotë ose mund të ndotë mjedisin. 2. Qeveria me vendim e miraton ose refuzon kërkesën e komunës për caktimin e lartësisë për kompensimin nga paragrafi 1 i këtij neni, mënyrën e pagesës, si dhe lehtësimet për çdo person juridik ose fizik që me veprimtarinë ose me aktivitetin e vetë ndotë ose mund të ndotë mjedisin. 28 - 77 Verify source ↗
Neni 77
AI-assisted research summary: A Fund for Environmental Protection is established to provide financial resources for environmental protection and improvement in Kosovo.
Neni 77 Fondi për Mbrojtjen e Mjedisit 1. Për sigurimin e mjeteve financiare për stimulimin e mbrojtjes dhe përmirësimin e mjedisit në Kosovë, themelohet Fondi për Mbrojtjen e Mjedisit. 2. Kompetencat, administrimi, burimet e financimit dhe mënyra e shfrytëzimit të mjeteve nga Fondi për Mbrojtjen e Mjedisit, rregullohet me ligj të veçantë. - 78 Verify source ↗
Neni 78
AI-assisted research summary: Funds set aside from the Kosovo Budget and international financial institutions for environmental protection are used through the Fund for Environmental Protection.
Neni 78 Shfrytëzimi i mjeteve Mjetet e ndara nga Buxheti i Kosovës dhe institucionet financiare ndërkombëtare për mbrojtjen e mjedisit, shfrytëzohen përmes Fondit për Mbrojtjen e Mjedisit - 79 Verify source ↗
Neni 79
AI-assisted research summary: Certain persons or businesses using clean technologies, renewable energy, or environmentally protective equipment may receive tax, customs, or other reliefs, and consumers/producers may qualify for special incentives; the Government sets the conditions and methods by subordinate act.
Neni 79 Masat e stimulimit ekonomik 1. Personat juridik ose fizik që aplikojnë teknologjitë e pastra, vejnë në qarkullim prodhime dhe mallra, ndikimi i të cilave është më i favorshëm sesa i mallrave tjera të ngjashme, ose shfrytëzojnë burimet e përsëritshme të energjisë (ujin, diellin, erën, biogazin etj), instalimet dhe pajisjet të cilat në mënyrë të drejtpërdrejtë shërbejnë për mbrojtjen e mjedisit, mund t`u caktohen lehtësime tatimore, doganore dhe lehtësime të tjera ose të lirohen nga detyrimi. 2. Për konsumatorët të cilët në mënyrë të organizuar i kthejnë pajisjet e shfrytëzuara dhe të papërdorshme ose pjesët e tyre, prodhimet ose ambalazhin e tyre, dhe për prodhuesit të cilët e sigurojnë riciklimin dhe largimin e tyre, respektivisht e zvogëlojnë ndikimin negativ të aktiviteteve të tyre në mjedis, mund të përcaktohen masa të posaçme të stimulimit si subvencione, depozitë dhe refundim. 3. Kushtet dhe mënyrat e stimulimit nga paragrafi 1 dhe 2 të këtij neni në propozim të Ministrisë, Qeveria e përcakton me akt nënligjor. KREU X MBIKËQYRJA - 80 Verify source ↗
Neni 80
AI-assisted research summary: The Minister carries out administrative supervision over compliance with this law and the subordinate acts made under it.
Neni 80 Mbikëqyrja administrative Mbikëqyrjen administrative për zbatimin e dispozitave të këtij ligji dhe akteve nënligjore të nxjerrura nga ky ligj, e bënë Ministri. - 81 Verify source ↗
Neni 81
AI-assisted research summary: The Environmental Inspectorate of the Ministry carries out inspection supervision for this law, while the municipal environmental inspector inspects the Municipal Environmental Permit.
Neni 81 Mbikëqyrja inspektuese 1. Mbikëqyrjen inspektuese për zbatimin e këtij ligji si dhe akteve nënligjore të nxjerra prej tij, kushtet dhe metodën e punës së personave të mbikëqyrur si dhe masat për mbrojtjen e mjedisit të përcaktuara me këtë ligj e bënë Inspektorati mjedisor i Ministrisë. 2. Mbikëqyrjen inspektuese për Lejen Mjedisore Komunale e kryen inspektori komunal i mjedisit. 3. Ministria mundet me autorizim të veçantë, të autorizoj inspektorin komunal të mjedisit për kryerjen e detyrave tjera. 4. Punët e inspektorit mund t`i kryej edhe zyrtari tjetër për mbrojtjen e mjedisit të cilin e autorizon Ministria, gjegjësisht komuna. 29 - 82 Verify source ↗
Neni 82
AI-assisted research summary: During an inspection, the responsible person must let the inspector carry out supervision, provide the needed data and documents, and report the measures taken to fix identified deficiencies.
Neni 82 1. Gjatë inspektimit të veprimtarive dhe aktiviteteve të personave juridik ose fizik, inspektori kërkon nga personi përgjegjës që: 1.1. t’i mundësoj kryerjen e mbikëqyrjes inspektuese në të gjitha lokalet e punës, stabilimentet dhe pajisjet dhe në ambientet e hapura të personit të mbikëqyrur; 1.2. të ofrojë të gjitha të dhënat dhe dokumentacionin e nevojshëm për mbikëqyrje inspektuese; 1.3. të informoj për masat e ndërmarra lidhur me eliminimin e të metave të konstatuara. 2. Personat juridik ose fizik, veprimtaritë dhe aktivitetet e të cilëve i nënshtrohen mbikëqyrjes, janë të detyruar që inspektorit t`i mundësojnë zbatimin e mbikëqyrjes inspektuese, ti ofrojnë dokumentacionin dhe të gjitha të dhënat e nevojshme. - 83 Verify source ↗
Neni 83
AI-assisted research summary: The environmental inspector must carry out inspection oversight, especially on the listed environmental compliance matters.
Neni 83 1. Gjatë zbatimit të mbikëqyrjes inspektuese, inspektori për mbrojtjen e mjedisit kryen mbikëqyrjen sidomos për: 1.1. zbatimin e standardeve të kualitetit për pjesët përbërëse të mjedisit; 1.2. zbatimin e standardeve teknike për mbrojtjen e mjedisit; 1.3. zbatimin e monitorimit të gjendjes së mjedisit; 1.4. zbatimin e matjes së emisionit dhe imisionit dhe mbajtjen e evidencës për to; 1.5. zbatimin e masave për mbrojtjen e mjedisit të përcaktuara me programin për mbrojtjen e mjedisit; 1.6. zbatimin e masave për mbrojtjen e mjedisit të përcaktuara me planin për intervenim; 1.7. zbatimin e kushteve të përcaktuara në pëlqime, autorizime dhe leje të lëshuara në bazë të ligjit; 1.8. zbatimin e planeve për sanim, rehabilitim dhe intervenim si dhe përcjelljen dhe realizimin e tyre; 1.9. mënyrën dhe kushtet e punës, përgatitjen teknike të personave të regjistruar ose të autorizuar për kryerjen e punëve për mbrojtjen e mjedisit; 1.10. mënyrën e udhëheqjes të kadastrit të ndotësve dhe evidencës për mjedis; 1.11. shfrytëzimin e mjeteve të destinuara për ndërmarrjen e masave për mbrojtjen e mjedisit; 1.12. zbatimin e akteve ndërkombëtare nga fusha e mbrojtjes së mjedisit; 1.13. kryen dhe punë të tjera të përcaktuara me ligj. - 84 Verify source ↗
Neni 84
AI-assisted research summary: The inspector must prepare a report on the supervision carried out and give a copy of that report to the supervised person.
Neni 84 Inspektori është i detyruar të hartoj raport mbi kryerjen e mbikëqyrjes, gjendjen e konstatuar, masat dhe veprimet e ndërmarra, gjegjësisht të urdhëruara. Një kopje të raportit ia dorëzon personit të i cili është bërë mbikëqyrja inspektuese. 30 - 85 Verify source ↗
Neni 85
AI-assisted research summary: Inspektori mund t’i urdhërojë personat juridikë ose fizikë të ndalin ose rregullojnë veprimtaritë që shkaktojnë ndotje, dhe ka disa hapa shtesë zbatimi.
Neni 85 1. Për kryerjen e mbikëqyrjes inspektuese, inspektori me vendim me shkrim mund të urdhëroj personin juridik ose fizik që: 1.1. në afat të caktuar të mënjanoj të metat dhe parregullsitë në veprimtaritë dhe aktivitetet, për shkak të cilave ka ardhur ose mund të vijë deri të ndotja e mjedisit; 1.2. të ndalojë përkohësisht kryerjen e veprimtarisë ose aktivitetit në procesin e prodhimit, shfrytëzimin e stabilimenteve, mjeteve dhe pajisjeve nga të cilat ka ardhur ose mund të vijë deri tek ndotja e konsiderueshme e mjedisit; 1.3. të ndalojë kryerjen e aktivitetit në procesin e prodhimit, përdorimin e stabilimenteve, mjeteve dhe pajisjeve nga të cilat ka ardhur ose mund të vij deri të një ndotje më e madhe e mjedisit, derisa të metat dhe parregullsitë në punë të mos eliminohen; 1.4. të ndalojë punimet nëse ato kryhen në kundërshtim me masat e përcaktuara për vlerësimin e ndikimit në mjedis deri sa parregullsitë të mënjanohen; 1.5. të ndërpres punimet nëse ato nuk kryhen në pajtueshmëri me kushtet e dhëna; 1.6. të ndaloj punët për të cilat ai nuk është i regjistruar për kryerjen e veprimtarisë profesionale për mbrojtjen e mjedisit. 2. Nëse personi juridik ose fizik nuk zbaton masat nga nën-paragrafi 1.1 paragrafi 1. i këtij neni, inspektori në afat të arsyeshëm të ndërmerr masa përmes personave të tjerë në shpenzime të shkaktuesit të dëmit. 3. Për faktet e verifikuara në procedurën e inspektimit, gjegjësisht për masat e ndërmarra, inspektori është i detyruar ta njoftojë personin e paditur. 4. Më qëllim të sigurimit të zbatimit të ndalesave dhe shkeljeve të përcaktuara me dispozita të tjera, inspektori për mbrojtjen e mjedisit ka të drejtë dhe obligim që: 4.1. pa vonesë të parashtrojë fletëparaqitje organit kompetent për veprën e dënueshme; 4.2. t’i propozoj organit kompetent fshirjen nga regjistri i veprimtarisë për të cilën vërtetohet se personi nuk i plotëson kushtet e parapara me ligj; 4.3. të ndërmerr masa të tjera për të cilat është i autorizuar. - 86 Verify source ↗
Neni 86
AI-assisted research summary: If an inspector finds breaches of this law and other environmental-protection laws during inspection oversight, the inspector must notify the other competent body and act together with it.
Neni 86 Detyrimet e inspektorëve për bashkëveprim Në rastet kur inspektori në kryerjen e mbikëqyrjes inspektuese vlerëson se përveç shkeljes së dispozitave të këtij ligji dhe akteve nënligjore të nxjerra në bazë të tij, janë shkelur edhe dispozitat e ligjeve tjera me rëndësi për mbrojtjen e mjedisit, është i detyruar që krahas marrjes së masave për të cilat është i autorizuar, të njoftoj edhe organin tjetër kompetent në mënyrë që bashkërisht të kryejnë mbikëqyrjen inspektuese dhe të ndërmarrin masat e parapara me ligj. - 87 Verify source ↗
Neni 87
AI-assisted research summary: This article sets the appeal procedure for inspection decisions and says that, in urgent direct-risk cases, an appeal does not stop execution.
Neni 87 Procedurat e ankesës 1. Inspektori, në rastet e marrjes së masave për urdhëresa dhe ndalesa, nxjerr vendim. 2. Në ankesën kundër vendimit të organit kompetent komunal vendos Ministria. 31 3. Në ankesa kundër vendimit të inspektorit mjedisor në nivel qendror vendos Ministria. 4. Kundër vendimit të Ministrisë, mund të iniciohet kontest administrativ pranë gjykatës kompetente. 5. Për rastet e eliminimit të rrezikut të drejtpërdrejtë për mjedisin, jetën dhe shëndetin e njeriut ankesa e ushtruar kundër vendimit të inspektorit, nuk e shtynë ekzekutimin. - 88 Verify source ↗
Neni 88
AI-assisted research summary: Inspektori may issue an oral decision during supervision to prevent unavoidable environmental harm or to remove urgent or direct risks to the environment, human health, and biodiversity/landscape.
Neni 88 1. Për të parandaluar paraqitjen e dëmit të paevitueshëm për mjedisin, përkatësisht ndërmarrjen e masave urgjente ose mënjanimin e rrezikut për mjedisin, shëndetin e njeriut dhe llojllojshmërinë biologjike dhe peizazhore, inspektori gjatë mbikëqyrjes mund të merr vendim me gojë. 2. Inspektori mund të shqiptojë vendim me gojë në rastet kur është e nevojshme të shmanget rreziku i drejtpërdrejt për mjedisin, shëndetin e njeriut dhe llojllojshmërisë biologjike. 3. Vendimi me gojë shkruhet në procesverbal me shenjën se vendimi në formë të shkruar duhet ti dërgohet palës në afat prej tetë ditë. - 89 Verify source ↗
Neni 89
AI-assisted research summary: Inspektori must keep a record of completed inspections; the environmental inspectorate must prepare and submit an annual report on its work; and the Ministry sets the form, content, and method for keeping that record.
Neni 89 1. Inspektori mbanë procesverbalin për inspektimet e kryera. 2. Formën, përmbajtjen dhe mënyrën e udhëheqjes së procesverbalit nga paragrafi 1. i këtij neni e përcakton Ministria. 3. Inspektorati mjedisor e përgatitë raportin vjetor mbi punën e vet të cilin ia paraqet Ministrisë me propozimin për ndërmarrjen e masave për përmirësimin gjendjes së mjedisit. - 90 Verify source ↗
Neni 90
AI-assisted research summary: Inspectors must identify themselves with an identity card, and the Minister sets the card’s form, content, and issuance method by subordinate act.
Neni 90 1. Inspektorët legjitimohen përmes kartës së identitetit. 2. Formën, përmbajtjen dhe mënyrën e lëshuarjes të kartës së identitetit, Ministri e përcakton me akt nënligjor. - 91 Verify source ↗
Neni 91
AI-assisted research summary: A person may perform an inspector’s duties only if they have higher professional education and at least three years’ work experience in the profession.
Neni 91 Punët e inspektorit mund t`i kryej personi i cili e ka përgatitjen superiore profesionale dhe së paku tre vjet përvojë pune në profesion. KREU XI DISPOZITAT NDËSHKUESE - 92 Verify source ↗
Neni 92
AI-assisted research summary: If violations of this law are criminal offences under the Criminal Code, the Environment Inspectorate must hand the case to the prosecution through the Ministry.
Neni 92 Kur shkeljet e dispozitave të këtij ligji përbëjnë vepër penale sipas Kodit Penal, Inspektorati i Mjedisit përmes Ministrisë ia dorëzon lëndën prokurorisë. - 93 Verify source ↗
Neni 93
AI-assisted research summary: A legal entity can be fined for a range of listed environmental offences, and the responsible person can also be fined.
Neni 93 Kundërvajtjet 32 1. Me gjobë në të holla prej dhjetëmijë (10.000) deri në pesëdhjetëmijë (50.000) Euro gjobitet për kundërvajtje personi juridik nëse: 1.1. shfrytëzon resurset natyrore pa pëlqimin mjedisor te Ministrisë (neni 10 paragrafi 2. të këtij ligji); 1.2. gjatë shfrytëzimit të resurseve natyrore, kryerjes së punëve, si dhe pas përfundimit të tyre nuk i zbaton masat e parapara për parandalimin e rrezikimit të mjedisit (neni11 paragrafi 1 të këtij ligji); 1.3. nuk bënë sanimin dhe rekultivimin ose nëse në ndonjë mënyrë tjetër nuk bënë rehabilitimin e mjedisit të degraduar (neni 11 paragrafi 2 të këtij ligji); 1.4. zhvillon aktivitete në natyrë të cilat degradojnë veçoritë e vlerave natyrore (neni 12 paragrafi 2 të këtij ligji); 1.5. gjatë administrimit me materie të rrezikshme nuk ndërmerr të gjitha masat e duhura mbrojtëse dhe të sigurisë (neni 16 paragrafi 2 të këtij ligji); 1.6. në rast të tejkalimit të normave të lejuara të emisionit, cilësisë të mjedisit dhe aktiviteteve tjera nuk realizon planin sanues (neni 23 paragrafi 3 të këtij ligji); 1.7. nuk e kthen pjesën e dëmtuar të mjedisit në gjendjen që nuk paraqet rrezik (neni 34 paragrafi 1 të këtij ligji); 1.8. nuk i paraqet Ministrisë planin për masat që duhet të ndërmerren (neni 34 paragrafi 3 të këtij ligji); 1.9. importon dhe eksporton substanca të cilat e dëmtojnë mbështjellësin e ozonit (neni 45 paragrafi 2 të këtij ligji); 1.10. nuk vepron në pajtim me dispozitat e nenit 47 të këtij ligji; 1.11. nuk ndërmerr masa të sanimit sipas planit për mbrojtje në rast të aksidentit mjedisor (neni 49 paragrafi 1 të këtij ligji); 1.12. nuk bënë monitorimin e gjendjes së mjedisit në përputhje me dispozitat e këtë ligji (neni 50 paragrafi 2 të këtij ligji); 1.13. nuk vepron në pajtim me dispozitat e nenit 51 paragrafi 1 dhe 2 të këtij ligji; 1.14. nuk vepron në pajtim me dispozitat e nenit 63 paragrafi 1 të këtij ligji; 1.15. nuk ndërmerr masat e parapara me planin për mbrojtjen nga aksidenti mjedisor (neni 68 paragrafi 1 të këtij ligji); 1.16. nuk i bartë shpenzimet për vlerësimin e dëmit dhe mënjanimin e tij (neni 69 paragrafi 1 dhe 2 të këtij ligji); 1.17. nuk sigurohet nga përgjegjësitë në rast të dëmeve të shkaktuara palës së tretë (neni 70 të këtij ligji); 1.18. nuk paguan kompensimin për ndotjen e mjedisit (neni 75 paragrafi 1 të këtij ligji). 2. Me gjobë në të holla në lartësi prej njëmijë (1.000) deri në tremijë (3.000) Euro gjobitet për kundërvajtje nga paragrafi 1 i këtij neni personi përgjegjës i personit juridik. 33 - 94 Verify source ↗
Neni 94
AI-assisted research summary: A legal entity, its responsible person, or a physical person can be fined for the listed environmental offences.
Neni 94 1. Me gjobë në të holla në lartësi prej njëmijë (1.000) deri në pesëmijë (5.000) Euro për kundërvajtje gjobitet personi juridik nëse: 1.1. nuk e siguron lejen e integruar mjedisore (neni 30 paragrafi 1 të këtij ligji); 1.2. prodhon substanca të cilat e dëmtojnë mbështjellësin e ozonit (neni 45 paragrafi 1 dhe 2 të këtij ligji); 1.3. importon dhe eksporton substanca, prodhimet dhe pajisjet, të cilat e dëmtojnë mbështjellësin ozonit, respektivisht prodhimet të cilat përmbajnë këto substanca, të cilat janë në listën e Protokollit të Montrealit (neni 45 paragrafi 2 i këtij ligji); 1.4. shfrytëzon shenjen EMAS sistemet e certifikuara të menaxhimit të mjedisit ISO 9000, ISO14001 pa qenë i regjistruar sipas ligjit (neni 42 të këtij ligji); 1.5. përdor etiketën mjedisore në kundërshtim me dispozitat e nenit 43. te këtij ligji. 1.6. nuk i dorëzon Ministrisë të dhënat sipas dispozitave të nenit 53 paragrafi 6 i këtij ligji.; 1.7. kryen monitorimin e mjedisit pa autorizim nga Ministria (neni 61 paragrafët 1. dhe 3. të këtij ligji.); 1.8. nuk mundëson zbatimin e mbikëqyrjes inspektuese, nuk ofron informata dhe të dhënat tjera të nevojshme (neni 88 paragrafi nën-paragrafët 1.1 dhe 1.2. të këtij ligji); 1.9. në afatin e caktuar nga inspektori nuk ndërmerr masat e duhura lidhur me mënjanimin e të metave të konstatuara (neni 82 paragrafi 1 nën-paragrafi 1.3 të këtij ligji). 2. Me gjobë në të holla në lartësi prej treqind (300) deri njëmijë (1.000) Euro gjobitet për kundërvajtje nga paragrafi 1. i këtij neni edhe personi përgjegjës i personit juridik. 3. Me gjobë në të holla në lartësi prej pesëqind (500) deri njëmijepesëqind (1.500) Euro për kundërvajtje nga paragrafi 1 i këtij neni gjobitet edhe personi fizik. - 95 Verify source ↗
Neni 95
AI-assisted research summary: The responsible person of a state organ can be fined 500 to 1,000 Euro for certain environmental compliance violations.
Neni 95 1. Me gjobë në të holla në lartësi prej pesëqind (500) deri në njëmijë (1.000) Euro për kundërvajtje gjobitet personi përgjegjës i organit shtetëror nëse: 1.1. lëshon leje për përdorimin e resurseve natyrore pa pëlqimin e Ministrisë (neni 10 paragrafi 2); 1.2. nxjerr planin hapësinor dhe urbanistik në kundërshtim me dispozitat e nenit 27 të këtij ligji; 1.3. bën regjistrimin e personit juridik e fizik në sistemin EMAS në kundërshtim me dispozitat e nenit 42 të këtij ligji; 1.4. nuk e informon publikun në rast te rrezikut të drejtpërdrejt ose në rast të tejkalimit normave te lejuara të ndotjes së mjedisit sipas dispozitave të nenit 38 të këtij ligji. KREU XII DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE - 96 Verify source ↗
Neni 96
AI-assisted research summary: Qeveria dhe Ministria duhet të nxjerrin aktet nënligjore që u janë autorizuar me këtë ligj brenda dy vjetëve nga hyrja në fuqi e ligjit.
Neni 96 34 Qeveria dhe Ministria në afat prej dy vitesh, nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji duhet t`i nxjerrin aktet nënligjore për të cilat janë të autorizuara me këtë ligj. - 97 Verify source ↗
Neni 97
AI-assisted research summary: Legal and natural persons must align their activities within two years from the law’s entry into force.
Neni 97 Personat juridik dhe fizik janë të obliguara të harmonizojnë veprimtarinë e tyre në afat prej dy vitesh nga dita e hyrjes në fuqi të këtij ligji. - 98 Verify source ↗
Neni 98
AI-assisted research summary: Rules on natural resource management, planning, and construction that conflict with this law do not apply.
Neni 98 Dispozitat ligjore me të cilat rregullohen menaxhimi i resurseve natyrore, si dhe planifikimi dhe ndërtimi, e të cilat janë në kundërshtim me këtë ligj, nuk aplikohen. - 99 Verify source ↗
Neni 99
AI-assisted research summary: Until the by-laws under Articles 96 and 97 are issued, the provisions currently in force apply unless they conflict with this law.
Neni 99 Deri në nxjerrjen e akteve nënligjore nga neni 96 dhe 97 të këtij ligji, aplikohen dispozitat në fuqi nëse ato nuk janë në kundërshtim me dispozitat e këtij ligji. - 100 Verify source ↗
Neni 100
AI-assisted research summary: When this law enters into force, the cited environmental law and the administrative instruction stop being valid.
Neni 100 Në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji pushon të vlejë Ligji për mbrojtjen e mjedisit (Rregullorja 2003 /9) dhe Udhëzimi Administrativ (nr. 2/2004) për themelimin e Inspektoratit për mbrojtjen e mjedisit. - 101 Verify source ↗
Neni 101
AI-assisted research summary: This law takes effect 15 days after it is published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 101 Ky ligji hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L-025 26 shkurt 2009 Shpallur me dekretin Nr. DL-007-2009, datë 19.03.2009 nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR.03/L-025 PËR MBROJTJEN E MJEDISIT
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in