LIGJI NR.03/L-029 PËR INSPEKCIONIN BUJQËSOR
This is the preamble and title of the Law on Agricultural Inspection in Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-029
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the preamble and title of the Law on Agricultural Inspection in Kosovo. This article states that the law sets out the inspector’s work, powers, duties, and responsibilities. This article defines key terms used in the law, including the inspection body, inspector, inspection supervision, inspection control, professional organization, ministry inspectorate, municipal inspectorate, the Ministry, and the Minister. The inspector must carry out inspection work in agriculture-related areas. The inspection body is an executive organ within the Ministry, and only a person with the relevant higher education and specified professional experience may perform an inspector’s work.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR.03/L-029 PËR INSPEKCIONIN BUJQËSOR
Showing 33 of 33
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the preamble and title of the Law on Agricultural Inspection in Kosovo.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI IV / Nr. 45 / 12 JANAR 2009 LIGJI Nr. 03/L-029 PËR INSPEKCIONIN BUJQËSOR Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; Miraton LIGJ PËR INSPEKCIONIN BUJQËSOR KREU I Dispozitat e përgjithshme
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article states that the law sets out the inspector’s work, powers, duties, and responsibilities.
Neni 1 Qëllimi Me këtë ligj përcaktohet puna, kompetencat, detyrimet dhe përgjegjësitë e inspektorit. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law, including the inspection body, inspector, inspection supervision, inspection control, professional organization, ministry inspectorate, municipal inspectorate, the Ministry, and the Minister.
Neni 2 Përkufizimet Përkufizimet dhe shprehjet të përdorura me këtë ligj kanë këto domethënie: “Organi inspektues” nënkupton organin e autorizuar të Ministrisë për ushtrimin e kontrollit zyrtar sipas ligjit; “Inspektori” nënkupton personin e autorizuar sipas ligjit për ushtrimin e inspektimit; “Mbikëqyrja inspektuese” mbikëqyrja e aktiviteteve dhe veprimeve të personave fizik dhe juridik në zbatimin e ligjit dhe akteve tjera nënligjore të nxjerra në bazë të ligjit; “Kontrolli inspektues” nënkupton aktivitetin e inspektorit gjatë inspektimit; “Organizata profesionale” subjekti i autorizuar për kryerjen e analizave, super analizave dhe punëve tjera të përcaktuara me ligj; “Inspekcioni i ministrisë” nënkupton inspekcionin e nivelit qendrorë; “Inspekcioni komunal” nënkupton inspekcionin të nivelit lokal; “Ministria” nënkupton Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural; “Ministri” Ministrin e Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: The inspector must carry out inspection work in agriculture-related areas.
Neni 3 Fushëveprimi 1. Inspektori kryen punët inspektuese në fushat e bujqësisë: 2 1.1. tokat bujqësore; 1.2. pylltarisë dhe gjuetisë; 1.3. mbrojtjes së bimëve; 1.4. blegtorisë dhe peshkatarisë; 1.5. veterinarisë dhe sigurisë së ushqimit. KREU II - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: The inspection body is an executive organ within the Ministry, and only a person with the relevant higher education and specified professional experience may perform an inspector’s work.
Neni 4 Organizimi i inspekcionit 1. Inspekcioni është organ ekzekutiv në kuadër të Ministrisë. 2. Inspekcioni përbëhet nga: 2.1. inspekcioni për tokën bujqësore; 2.2. inspekcioni për pylltari dhe gjueti; 2.3. inspekcioni për mbrojtjen e bimëve, inspekcioni fitosanitar; 2.4. inspekcioni për blegtori dhe peshkatari; 2.5. inspekcioni për veterinari dhe siguri të ushqimit. 3. Punën e inspektorit e kryen vetëm personi i cili posedon përgatitjen superiore të drejtimit përkatës dhe përvojën e caktuar profesionale. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Central-level inspectors conduct inspection supervision across Kosovo, and municipal inspectors conduct inspections within their municipality, according to legal authorizations.
Neni 5 Kompetencat e Inspekcionit 1. Mbikëqyrjen inspektuese e kryejnë inspektorët e nivelit qendror në tërë territorin e Republikës së Kosovës. 2. Inspektorët komunal kryen inspektimin brenda territorit të komunës sipas autorizimeve ligjore. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The inspector works independently within legal authorizations and may prepare records, make decisions, and take measures and actions while working.
Neni 6 Punët e Inspektorit 1. Inspektori në punën e tij është i pa varur brenda autorizimeve të përcaktuara me ligj dhe akteve të nxjerra në bazë të ligjit. 2. Inspektori gjatë punës së tij harton procesverbale, bien vendime, ndërmerr masa dhe veprime në kuadër të të drejtave, detyrimeve dhe autorizimeve të përcaktuara me ligj dhe akte nënligjore. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Inspektori ka të drejtë të kryejë kontrolle dhe veprime inspektimi, dhe nuk mund të jetë anëtar i komisionit ose organit që përcakton kushtet për veprimtarinë afariste.
Neni 7 Të drejta, detyrat dhe autorizimet e Inspektorit 1. Varësisht nga fusha e inspektimit, inspektori: 1.1. bën kontrollin e hapësirave afariste, objektet, pajisjet, veglat, mjetet, prodhimin, përpunimin, qarkullimin, transportin, eksportin, importin, rieksportin dhe kalimin transit të mallrave; 3 1.2. kërkon vërtetimin e identitetit të personave si dhe faktet tjera; 1.3. bënë shikimin e akteve, evidencës dhe dokumentacionit tjetër të nevojshëm; 14. merr mostrat e mallit dhe mjeteve tjera për analiza, ekspertizë dhe superanalizë; 1.5. merr në pyetje dhe merr deklarata nga personi përgjegjës dhe personat tjerë; 1.6. zbaton procedurën lidhur me kërkesat e qytetarëve dhe subjekteve tjerë dhe për veprimet e ndërmarra e njofton paraqitësin e kërkesës; 1.7. propozon masat preventive me qëllim të parandalimit të shkeljeve të dispozitave ligjore; 1.8. ndërmerr edhe veprime të tjera për të cilat është i autorizuar me ligj; 2. Inspektori nuk mund të jetë anëtar i komisionit apo organit tjetër për përcaktimin e kushteve për veprimtarinë afariste. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Kur inspektori konstaton shkelje, ai është i autorizuar dhe i detyrohet të marrë masa inspektuese dhe zbatuese, përfshirë urdhra, ndalime, marrje të përkohshme dhe inicim procedurash.
Neni 8 Autorizimet e veçanta të Inspektorit 1. Kur inspektori konstaton se është shkelur ligji dhe dispozitat tjera të nxjerra nga ligji është i autorizuar dhe detyrohet të: 1.1. urdhëroi ndërmarrjen e masave dhe veprimeve përkatëse për evitimin e parregullsive dhe mangësive në afatin e përcaktuar; 1.2. urdhëron dorëzimin e dokumentacionit dhe të dhënave tjera brenda afatit të përcaktuar; 1.3. merr përkohësisht pajisjet, mjetet dhe dokumentacionin e nevojshëm; 1.4. urdhëron hapjen e dhunshme të objektit për qëllime të inspektimit; 1.5. urdhëron mbylljen e dhunshme të objektit; 1.6. merr mallin e dyshimtë apo të prishur, ndërsa mallin i cili paraqet rrezik për shëndetin publik e asgjëson; 1.7. urdhëron tërheqjen e mallit të dyshimtë nga qarkullimi, përkatësisht vënies së tij në qarkullim; 1.8. urdhëron tërheqjen e dokumentacionit të prodhimit i cili nuk është i harmonizuar me dispozitat ligjore, gjegjësisht urdhëron evitimin e mangësive të produktit; 1.9. ndalon ushtrimin e veprimtarisë, përkatësisht kryerjen e punëve të caktuara, për kohë të caktuar; 1.10. ndalon përdorimin dhe shfrytëzimin e mjeteve të punës, njësive punuese, pajisjeve prodhuese, qarkullimin dhe përdorimin e mallit kur nuk i plotësojnë kushtet e përcaktuara me ligj. 1.11. ndërmerr veprime të mostrimit, kontrollimit dhe shqyrtimit të produktit për qëllime të verifikimit dhe harmonizimit me dispozitat ligjore në fuqi; 1.12. ndërmerr masa për evitimin e rrezikut për jetën, shëndetin e njerëzve dhe shëndetin e kafshëve apo mbrojtjes së interesit publik; 4 1.13. inicion procedurën kundërvajtjëse dhe ushtron fletëparaqitje penale dhe 1.14. merr edhe veprime të tjera për të cilat është i autorizuar me ligj. 2. Ndalesën nga nën- paragrafët 1.9. dhe 1.10. paragrafi 1 i këtij neni inspektori e realizon nëpërmjet bllombimit, vulosjes, mbishkrimit apo vënies së shiritit. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The inspector must decide on measures under Article 8, but may present those measures and actions only by report in the stated emergency/public-interest case, and must decide on actions under paragraph 2 within 24 hours.
Neni 9 Vendimet 1. Për masat nga neni 8 i këtij ligji inspektori merr vendim. 2. Përjashtimisht nga paragrafi 1 i këtij neni, masat dhe veprimet nga neni 8 i këtij ligji inspektori i paraqet vetëm me procesverbal kur vlerëson se në këtë mënyrë evitohet rreziku i drejtpërdrejt për jetën dhe shëndetin e njerëzve kafshëve ose pasurisë me përmasa të gjëra dhe kur është në interes publik. 3. Për veprimet nga paragrafi 2 i këtij neni, inspektori në afat prej njëzetekatër (24) orëve merr vendim. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: A party may appeal an inspector’s decision to the ministry within 8 days of receiving it; the appeal normally does not stop execution; the inspector issues a conclusion on permitting execution within 8 days after the decision becomes enforceable; execution costs are borne by the party required to carry out the ordered measures.
Neni 10 Ankesa kundër vendimit të Inspektorit 1. Kundër vendimit të inspektorit pala ka të drejtë ankese ministrisë në afat prej tetë ditëve nga dita e pranimit të vendimit; 2. Ankesa kundër vendimit të inspektorit nuk e ndalon ekzekutimin, përveç nëse me ligj nuk parashihet ndryshe. 3. Konkluzionin për lejimin e ekzekutimit të vendimit e nxjerrë inspektori në afat prej tetë ditëve nga dita kur vendimi të bëhet i ekzekutueshëm. 4. Shpenzimet e ekzekutimit të vendimit i bartë pala e cila ka qenë e detyruar që t’i zbatoi masat e urdhëruara. KREU III - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The cooperation and coordination between the ministry’s agricultural inspection and the municipal inspection are regulated by subordinate acts.
Neni 11 Raportet e Inspekcionit bujqësor të ministrisë me Inspekcionin komunal Bashkëpunimi dhe koordinimi i punëve ndërmjet inspekcionit të ministrisë dhe inspekcionit komunal rregullohet me akte nënligjore. KREU IV - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: Inspections are done through regular and extraordinary controls, with regular controls tied to the Inspectorate’s work plan approved by the Ministry.
Neni 12 Kontrolli inspektues 1. Kontrolli në zbatimin e dispozitave ligjore realizohet nëpërmjet kontrollit të rregullt dhe të jashtëzakonshëm. 2. Kontrolli i rregullt realizohet në pajtim me Planin e punës të Inspekcionit të cilin e miraton Ministria. 3. Kontrolli i jashtëzakonshëm realizohet në bazë të urdhëresave të veçanta, kërkesave dhe ankesave të qytetarëve apo personave tjerë. 5 4. Procedura sipas kërkesave dhe ankesave është urgjente. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Inspektimet zhvillohen zakonisht me praninë e personit përgjegjës ose personit të autorizuar, por inspektori mund t’i kryejë edhe pa ta kur ligji e lejon. Personi që inspektohet duhet t’i japë inspektorit qasje të papenguar, informata dhe dokumentet e nevojshme.
Neni 13 1. Inspektimet kryhen në praninë e personit përgjegjës apo personit të autorizuar i cili njoftohet për pasojat juridike apo lëshimet procedurale. 2. Në rastet dhe sipas kushteve të përcaktuara me këtë ligj, inspektori bënë inspektimin edhe pa prezencën e personit përgjegjës. 3. Personi ndaj të cilit bëhet inspektimi detyrohet që inspektorit ti mundësoi qasje të pa penguar në inspektim, t’ i japi informata dhe të vejë në shikim tërë dokumentacionin dhe të dhënat tjera të nevojshme të cilat i kërkon inspektori. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: If the responsible person is not present during an inspection, the inspector must continue the inspection with an authorized employee or, if that is not possible, leave a summons for the responsible person to appear; if the summoned person does not respond, the inspection proceeds with persons found at the subject.
Neni 14 1. Kur inspektori gjatë inspektimit nuk e takon personin përgjegjës të subjektit ndaj të cilit bëhet mbikëqyrja inspektuese, inspektimi bëhet në prezencën e personit të autorizuar nga radha e të punësuarve, të cilën inspektori e konstaton me procesverbal. 2. Kur nuk mund të bëhet inspektimi sipas paragrafin 1 të këtij neni, inspektori në vendin e inspektimit në selinë e subjektit e lenë thirrjen për personin përgjegjës që në kohën dhe vendin e caktuar të jetë prezent gjatë inspektimit. 3. Dëmtimet e mëvonshme, asgjësimi dhe eliminimi i ftesës nuk ndikojnë në rregullsinë e dorëzimit. 4. Kur pala e ftuar përgjegjëse nuk i përgjigjet thirrjes nga paragrafi 2 i këtij neni, inspektimi bëhet në prezencën e personave të takuar në subjekt. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The inspector may seek help and cooperate with professional institutions and relevant experts during an inspection.
Neni 15 Bashkëpunimi me institucionet profesionale 1. Inspektori në kryerjen e inspektimit mund të kërkon ndihmën dhe bashkëpunon me institucionet profesionale dhe ekspertët të fushës përkatëse. 2. Punët e caktuara tekniko-profesionale si ekspertizë, hulumtime laboratorike, mund të kryhen në institucionet e specializuara. - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: If an inspector is obstructed during an inspection, the inspector requests assistance from the Kosovo Police. In those cases, the inspector may impose a ban on carrying out the activity.
Neni 16 1. Në rastet kur Inspektori, në kryerjen e inspektimit, pengohet ose i pamundësohet inspektimi, kërkon ndihmën e Policisë së Kosovës. 2. Për rastet nga paragrafi 1 i këtij neni inspektori mundet të shqiptoi masën e ndalimit të ushtrimit të veprimtarisë. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The inspector must prepare a record of each inspection, send it to the inspected subject, and have all participating persons sign it. In some cases, the record may be prepared in the inspector’s office within 3 days after the inspection.
Neni 17 Procesverbali për kontrollin inspektues 1. Për çdo kontrollim inspektues për veprimet dhe masat e ndërmarra inspektori harton procesverbal. 2. Në raste të caktuara, për shkak të vëllimit dhe ndërlikueshmërisë së mbikëqyrjes inspektuese kur nuk është e mundur të hartohet procesverbal, procesverbali hartohet në zyre të inspektorit në afat prej tri ditëve nga dita e inspektimit. 3. Procesverbali i dërgohet subjektit ndaj të cilit është bërë inspektimi. 6 4. Procesverbalin e nënshkruajnë të gjithë personat të cilët marrin pjesë gjatë kontrollit inspektues. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: The inspector must keep records of inspections.
Neni 18 Inspektori mbanë evidencën për kontrollet inspektuese. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Inspectors must carry their identification and uniform during inspections, wear the uniform during working hours and inspections, and the ministry sets the content and form of the identification, emblem, and uniform by subordinate act.
Neni 19 Legjitimacioni i inspektorëve 1. Inspektori gjatë kryerjes së inspektimit e mbanë legjitimacionin dhe uniformën me të cilën tregon cilësinë e inspektorit, identitetin dhe autorizimet. 2. Inspektori, gjatë orarit të punës dhe gjatë inspektimit detyrohet të mbanë uniformën. 3. Përmbajtjen dhe formën e legjitimacionit, emblemës dhe uniformës e përcakton ministria me akt nënligjor. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The inspector must monitor execution of ordered measures and report on them to the ministry. The inspected subject must notify the inspector in writing within three days after the deadline for carrying out the proposed measure expires.
Neni 20 Ekzekutimi i masave të urdhëruara 1. Inspektori përcjell ekzekutimin e masave të cilat i ka urdhëruar gjatë inspektimit dhe për të njëjtat i paraqet raport ministrisë. 2. Subjekti ndaj të cilit është kryer inspektimi detyrohet që në afat prej tri ditëve nga dita e skadimit të afatit për ekzekutimin e masës së propozuar t’a njoftoi me shkrim inspektorin se është zbatuar masa e propozuar . - 21 Verify source ↗
Neni 21
Neni 21 Ekzekutimi i dhunshëm 1. Kur masat e urdhëruara kanë të bëjnë me zbatimin e veprimeve të caktuara ndërsa subjekti ndaj të cilit bëhet mbikëqyrja nuk i ka zbatuar në afatin e paraparë, apo pjesërisht i ka zbatuar, urdhërohet ekzekutimi i dhunshëm i masave. 2. Subjekti njoftohet me shkrim për kohën dhe mënyrën e ekzekutimit të dhunshëm. 3. Ekzekutimin e dhunshëm nga paragrafi 1 të këtij neni e zbaton organi i cili e ka urdhëruar ekzekutimin. 4. Shpenzimet e ekzekutimit të masave i bartë subjekti ndaj të cilit zhvillohet ekzekutimi. - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: This article sets rules for seizing goods or items during inspection, storing them, possibly selling them if they may spoil or cause high storage costs, and issuing certificates and appeal rights.
Neni 22 1. Kur gjatë inspektimit e cakton masën për marrjen e sendit apo mjetit i cili mund të shërbej si provë apo është përdorur, dedikuar apo shkaktuar me veprime të kundërligjshme, cakton vendin dhe mënyrën e ruajtjes deri me dorëzimin organit i cili udhëheqë procedurë. 2. Organi apo organizata e cila caktohet për deponimin dhe ruajtjen e mjeteve sipas paragrafit 1 të këtij neni i pranon mjetet e marra dhe mallin në ruajtje deri me vendimin përfundimtarë, apo me kërkesën e ministrisë. Për marrjen e mallit në ruajtje organi apo organizata lëshon vërtetim. 3. Po qe se malli i marr është i rrezikuar nga prishja apo dëmtimi i shpejtë apo kur ruajtja e tij shkakton shpenzime të mëdha, inspektori kërkon nga ministria që të merr vendim për shitjen e tij. Me vendimin për shitjen njoftohet organi kompetent për udhëheqje të procedurës. 4. Kundër vendimit për shitjen e mallit-sendeve – lejohet ankesa. 7 5. Kur vendimi për shitjen e mallit-sendeve- prishet me vendimin e shkallës së dytë, personit të cilit i është marr malli i kompensohet dëmi. 6. Për marrje të mallit apo sendeve sipas këtij neni inspektori lëshon vërtetim me të gjitha shënimet e sakta të sasisë, kualitetit dhe llojit të mallit. 7. Mjetet financiare nga shitja e mallit sipas këtij neni derdhen në Buxhetin e Kosovës. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Inspektori duhet të marrë mostra gjatë procedurës së inspektimit për të verifikuar cilësinë e materialit për analizë.
Neni 23 Marrja e mostrës 1. Inspektori në procedurën e inspektimit merr mostrën për verifikimin e kualitetit të lëndës për analizë. 2. Procedurat e marrjes së mostrave përcaktohen me akt nënligjor. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: The inspector must take, seal, mark, and document product samples, and give a copy of the report to the party.
Neni 24 1. Në procedurën e marrjes së mostrës të produktit inspektori ka të drejtë dhe obligim: 1.1. me të njëjtat kushte dhe në të njëjtën kohë, për shqyrtimin e kualitetit të të njëjtit produkt, në mënyrë të rregullt merë së paku tri mostra në sasi të nevojshme për analizën e parë, superanalizë dhe për palën; 1.2. secilën mostër në mënyrë adekuate e vulosë dhe e shënon; 1.3. harton procesverbal për marrjen e mostrës dhe një kopje ia dorëzon palës; 1.4. mostra e marre për analizën e parë, pa vonesë i dorëzohet Laboratorit referent, kurse mostra rezervë të ruhet sipas kushteve të parapara deri me përfundimin e analizës. 1.5. pala nga e cila është marrë mostra njoftohet me rezultatet e analizës; 1.6. me kërkesën e palës, ministria pa vonesë e dërgon mostrën për superanalizë. 1.7. shpenzimet e analizës dhe superanalizës sipas kërkesës së palës i bartë pala; 1.8. shpenzimet e analizës dhe superanalizës sipas detyrës zyrtare varësisht nga rezultatet e analizës nëse ato rezultojnë negativ i bartë ministria, ndërsa nëse ato rezultojnë pozitiv, i bartë pala. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: Analiza dhe superanaliza e të njëjtës mostër nuk mund të bëhen në të njëjtin institucion, dhe personat fizikë e juridikë duhet të vënë pa pagesë në dispozicion sasinë e nevojshme të lëndës për analiza.
Neni 25 1. Rezultatet e analizës kontestohen me rezultatet e superanalizës. 2. Analiza dhe superanaliza e të njëjtës mostër nuk mund të bëhet në të njëjtin institucion. 3. Personat fizik dhe juridik detyrohen që pa pagesë të vejnë në disponim sasinë e nevojshme të lëndës për analiza; - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: The inspector is responsible for his work and may face disciplinary proceedings for the acts listed in this article.
Neni 26 Përgjegjësia e Inspektorit 1. Inspektori për punën e vet është përgjegjës: 1.1. nëse gjatë inspektimit nuk ndërmerr, nuk propozon apo nuk i përcakton masat për të cilat është i autorizuar ti ndërmerr; 1.2. nëse nuk propozon apo nuk e inicion procedurën pranë organeve kompetente për vërtetimin e veprimeve të kundërligjshme; 8 1.3. nëse i tejkalon autorizimet e përcaktuara me ligj; 1.4. nëse nuk vepron në pajtim me Kodin e mirësjelljes për nëpunësit civil dhe etikës së inspektorit; 1.5. nëse me gabimet e tija i shkakton dëme materiale dhe jo materiale subjektit ndaj të cilit e bën inspektimin; 1.6. nëse nën ndikimin e personit nuk i ndërmerr masat të cilat sipas ligjit është i detyruar t’i ndërmarri. 2. Për veprimet nga paragrafi 1 i këtij neni kundër inspektorit iniciohet procedura disiplinore sipas kërkesës së përgjegjësit të drejtpërdrejt. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Inspektorët’ konfliktet shqyrtohen urgjentisht brenda 3 ditëve nga paraqitja; për konfliktet e kompetencave vendos ministria dhe vendimi është përfundimtar.
Neni 27 Përparësia në inspektim 1. Konfliktet në mes të inspektorëve shqyrtohen me procedurë urgjente në afat prej tri ditëve nga dita e paraqitjes së konfliktit. 2. Për konfliktin e kompetencave vendosë ministria vendimi i së cilit është përfundimtarë. - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: The Ministry may set rules, by subsidiary act, for the organization and operation of joint inspection.
Neni 28 Mbikëqyrja e përbashkët Ministria me akt nënligjor i përcakton rregullat me të cilat më për së afërmi përcaktohet organizimi dhe funksionimi i inspektimit të përbashkët. KREU V DISPOZITAT NDЁSHKIMORE - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: This provision says fines and penalty amounts for violations are governed by the penalty provisions of the laws in force.
Neni 29 Kundërvajtjet Dënimet me gjobë për kundërvajtje dhe lartësia e dënimit për personat fizik, personat juridik dhe personat përgjegjës aplikohen dispozitat ndëshkimore të ligjeve në fuqi. KREU VI - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: The Ministry must issue subordinate rules to implement this law within 9 months of approval.
Neni 30 Dispozitat përfundimtare Ministria, në afat prej 9 (nëntë) muaji nga dita e miratimit, nxjerrë akte nënligjore për zbatimin e këtij ligji. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: Revenue realized under this law is paid into the Kosovo Budget. The Agriculture and Finance ministries may regulate how the realized funds are used for ministry needs by memorandum of understanding.
Neni 31 1. Të hyrat e realizuara nga ky ligj derdhen në Buxhetin e Kosovës. 2. Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit rural me Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave me Memorandum të Mirëkuptimit mund të rregullojnë shfrytëzimin e mjeteve të realizuara për nevoja të Ministrisë. 9 KREU VII - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after it is published in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 32 Hyrja në fuqi Ky ligji hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L-029 20 Nëntor 2008 Shpallur me Dekretin Nr. DL-065-2008, datë 13.12.2008 nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR.03/L-029 PËR INSPEKCIONIN BUJQËSOR
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in