LIGJI NR.03/L-031 LIGJ PËR NRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT 02/L-5 PËR MBËSHTETJEN E NDËMARRJEVE
This provision is the preamble to a law amending and supplementing the Kosovo law on support for small and medium enterprises.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-031
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This provision is the preamble to a law amending and supplementing the Kosovo law on support for small and medium enterprises. This article replaces two terms throughout the law: “Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme” / “NVM” becomes “Ndërmarrja mikro, e Vogël apo e Mesme” / “NMVM”, and “Drejtor” becomes “Kryeshef Ekzekutiv”. “Enterprise” means a micro, small, or medium enterprise. Ndërmarrjet are classified by employee count, and qualifying firms may get assistance and apply to SME support programs. This article changes the title of Chapter II of the law to “Measures for the creation and development of SMEs.”
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR.03/L-031 LIGJ PËR NRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT 02/L-5 PËR MBËSHTETJEN E NDËMARRJEVE
Showing 19 of 19
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This provision is the preamble to a law amending and supplementing the Kosovo law on support for small and medium enterprises.
1 GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 42 / 25 NËNTOR 2008 LIGJI Nr. 03/L-031 LIGJ PËR NRYSHIMIN DHE PLOTЁSIMIN E LIGJIT 02/L-5 PЁR MBËSHTETJEN E NDËMARRJEVE TЁ VOGLA DHE TЁ MESME Kuvendi i Republikës së Kosovës, Në mbështetje të nenit 65 (1) të Kushtetutës së Republikës së Kosovës; Duke pasur parasysh nevojën për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për mbështetje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme nr. 02/L-5, i shpallur në Rregulloren e UNMIK-ut nr. 2005/44, me qëllim të sanksionimit të ri kategorizimit të ndërmarrjes sipas kapaciteteve afariste, të kompletimit të autoritetit administrues dhe të përcaktimit të kompetencave për planifikim, mbikëqyrje e ekzekutim, si dhe të plotësimit të vakumeve juridike dhe me qëllim që ligji të jetë sa më gjithëpërfshirës dhe i zbatueshëm, Miraton LIGJ PËR NRYSHIMIN DHE PLOTЁSIMIN E LIGJIT 02/L-5 PЁR MBËSHTETJEN E NDËMARRJEVE TЁ VOGLA DHE TЁ MESME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article replaces two terms throughout the law: “Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme” / “NVM” becomes “Ndërmarrja mikro, e Vogël apo e Mesme” / “NMVM”, and “Drejtor” becomes “Kryeshef Ekzekutiv”.
Neni 1 Në tërë tekstin e ligjit përveç titullit të ligjit: Fjala Ndërmarrje të Vogla dhe të Mesme “NVM” zëvendësohet me fjalën Ndërmarrja mikro, e Vogël apo e Mesme “NMVM”. Fjala “Drejtor” zëvendësohet me fjalën “Kryeshef Ekzekutiv”. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: “Enterprise” means a micro, small, or medium enterprise.
Neni 2 Ndryshohet përkufizimi : “ndërmarrja” në nenin 3 të ligjit si vijon: “Ndërmarrje”- nënkupton ndërmarrjen mikro, të vogël apo të mesme. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: Ndërmarrjet are classified by employee count, and qualifying firms may get assistance and apply to SME support programs.
Neni 3 Ndryshohet titulli i nenit 4 të ligjit me “Klasifikimi i ndërmarrjeve” ndërsa riformulohet neni 4 në tërësi si vijon: 4.1 Ndërmarrja për ta fituar statusin e njërës nga ndërmarrjet e klasifikuara duhet t’i plotësojë kushtet si vijon: a) mikro-ndërmarrja duhet të ketë të punësuar deri nëntë (9) punëtorë; b) ndërmarrja e vogël duhet të ketë të punësuar prej dhjetë (10) deri dyzetenëntë (49) punëtorë; c) ndërmarrja e mesme duhet të ketë të punësuar prej pesëdhjetë (50) deri dyqindedyzetenëntë (249) punëtorë. 4.2 Ndërmarrja sipas pikave a), b), c) të paragrafit 1 të këtij neni e gëzon të drejtën për asistencë nëse i plotëson kushtet e përcaktuara me këtë ligj. 2 4.3 Nëse ndërmarrja sipas pikave a), b), c) të paragrafit 1 të këtij neni i plotëson kushtet e përcaktuara, ka të drejtë të aplikojë në një ose në më shumë programe a nisma të agjencisë për mbështetje të NMVM-së. 4.4 Ndërmarrja që aplikon për pjesëmarrje në programe apo nisma të NMVM-së duhet t’i dorëzojë: a) kërkesën për pjesëmarrje; dhe b) deklaratën e përgjegjësit të ndërmarrjes se janë plotësuar kushtet e përcaktuara sipas njërës nga pikat a), b), c) të paragrafit 1 të këtij neni. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: This article changes the title of Chapter II of the law to “Measures for the creation and development of SMEs.”
Neni 4 Ndryshohet titulli i KREUT II të ligjit si vijon: “Masat për krijimin dhe zhvillimin e NMVM-ve”. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The Ministry sets by sublegal act the requirements and content of annual reports for NMVMs, and the provision also adds support tasks on training, workspaces, and access to finance.
Neni 5 Në Nenin 5 të ligjit, nën-paragrafin c), pas pikës ( iv), shtohet pikë e re (v). si vijon: (v). publikimin e raporteve vjetore të NMVM-ve. Ministria me akt nënligjor i përcakton kërkesat dhe përmbajtjen që duhet ta ketë raporti vjetor për NMVM-të. Shtohen 3 nën-paragraf (k,l,m) të rinj në nenin 5 të ligjit si vijon: k) ndërtuar skema të trajnimeve dhe këshillimeve për kategoritë e ndërmarrësve potencial dhe atyre ekzistues dhe NMVM në tërësi; l) zhvilluar programin e hapësirave të punës përmes inkubatorëve të biznesit, parqeve të biznesit dhe parqeve industriale; m) bashkëpunuar me Ministrinë e Ekonomisë dhe Financave dhe Autoritetin Qendror Bankar të Kosovës, qe se bashku te përgatitin dhe propozojnë Kuvendit programin dhe skemat për mbështetjen e NMVM-ve për qasje ne kapitalin privat dhe burimet financiare. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Kur ushtron funksione të caktuara sipas nenit 5, agjencia duhet të marrë parasysh disa NMVM: ato në fazën fillestare, ato me mbi 50% pjesëmarrje në pronësi të femrave, dhe ato që ushtrojnë veprimtarinë primare në komuna të përcaktuara si të pa zhvilluara ekonomikisht.
Neni 6 Ndryshohet neni 7 i ligjit si vijon: Gjatë ushtrimit të funksioneve të caktuara në nenin 5, agjencia duhet që të marrë parasysh NMVM-të në fazën e tyre fillestare, NMVM-të në pronësi mbi 50% të pjesëmarrjes së femrave si dhe NMVM-të që veprimtarinë primare e ushtrojnë në një zonë që Ministria e Ekonomisë dhe Financave e ka përcaktuar komunë e pa zhvilluar ekonomikisht. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: The Agency issues an internal organisation regulation, and the Ministry approves it. The Ministry also regulates the Agency’s logo, seal, and their use by sublegal act.
Neni 7 Pas paragrafit 8.2 të nenit 8 të ligjit shtohen dy paragraf të rinjë si vijon: 8.3 Agjencia e nxjerr rregulloren e organizimit të brendshëm që e miraton Ministria. 8.4 Ministria me akt nënligjor i rregullon logon, vulën e Agjencisë si dhe përdorimin e tyre. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Neni 8 ndryshon titullin e nenit 9 dhe riformulon nenin 4 për të përshkruar funksionet dhe objektivat që lidhen me mbështetjen dhe zhvillimin e NMVM-ve.
Neni 8 Ndryshohet titulli i nenit 9 të ligjit me: “Objekti i veprimtarisë” ndërsa riformulohet neni 4 në tërësi si vijon: 3 a) mbështetjen e nevojshme teknike të ofruar nga autoritetet publike dhe eliminimin ose reduktimin e barrierave të panevojshme burokratike për aktivitetin e NMVM-ve; b) zhvillimin e kornizës së politikave për ta siguruar një angazhim më koherent ndërmjet Qeverisë dhe të NMVM-ve; c) mbledhjen dhe analizën e të dhënave që ua shpërndan subjekteve që t`i shfrytëzojnë për të bërë ndryshime në politika dhe ekzekutime, së paku në baza vjetore dhe sjelljen e detajeve të mjaftueshme për qasje në ndryshimet e sektorit të NMVM-ve dhe efektivitetin e politikës së ndryshimeve; d) krijimin dhe zhvillimin e programeve në funksion të transferit të njohurive dhe teknologjisë; e) mekanizmin e ndryshimit i cili demonstron se çka mund të bëhet, duke matur progresin kundruall zhvillimeve në treg dhe duke ndërmarr veprime në nivelin komunal, vendor dhe regjional, për të ngritur shkallën e arritjeve; f) dhënia e rekomandimeve, propozimi i ndryshimeve dhe plotësimeve në ligjet dhe rregullat që kanë efekt në zhvillimin e këtyre ndërmarrjeve dhe gjithashtu në programet dhe projektet që lidhen me to; g) mbajtja e kontakteve të vazhdueshme me të gjitha Ministritë relevante, organizmat shtetërore, institucionet financiare, Oda Ekonomike e Kosovës, agjencitë e zhvillimit të biznesit, shoqatat e biznesit dhe të sipërmarrësve, me qëllim që të ndihmoje koordinimin e të gjitha aktiviteteve që lidhen me zhvillimin e mikrondermarrjeve ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si dhe mbështetjen e programeve brenda dhe jashtë vendit; h) koordinimin e programeve që lidhen me krijimin dhe zhvillimin e mikrondërmarrjeve, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, si: inkubatorët e biznesit, parqet e biznesit, parqet industriale, parqet teknologjike, programet e trajnimeve dhe të këshillimeve, ngritja e njohurive për NMVM-të me qëllim të qasjes në kapitalin privat dhe burimet financiare, si dhe hartimi dhe zhvillimi i programeve të reja në nivel kombëtar në mbështetje të mikrondërmarrjeve, të ndërmarrjeve të vogla dhe të ndërmarrjeve të mesme në Kosovë; i) propozimi dhe hartimi i planeve për një koordinim dhe bashkëpunim me të mirë ndërmjet organizatave të ndryshme ekzistuese, të vendit apo të huaja, si dhe strukturave aktuale të përfshira në zhvillimin e mikrondermarjeve, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme ne Kosovë; j) krijimi dhe forcimi i bashkëpunimit me institucionet tjera në mbështetje të mikrondërmarrjeve, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme; k) identifikimin e problemeve dhe propozimin në Qeveri të alternativave të mundshme në lidhje me kuadrin rregullator, me politikat ekonomike, financiare dhe fiskale në drejtim të zhvillimit të mikrondërmarrjeve, të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesmeve; l) krijimin e lehtësive për kreditimin e NMVM-ve, si dhe paraqitjen e propozimeve për përmirësimin e legjislacionit me të cilin rregullohet sektori privat dhe mekanizmat e tjerë për të tërhequr investime në NMVM; m) krijimin e mundësive të reja për kërkime të tregut për mikrondërmarrjet, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, bazuar në konkurrencë, në standardet e kualitetit, në kushtet e eksportit, si dhe te blerësit potencialë vendorë dhe ndërkombëtarë të produkteve dhe të shërbimeve të tyre; n) kryerjen e veprimtarive studimore në përputhje me funksionet e saj, duke përfshirë studime fizibiliteti, studime tregu, anketime, konsulencë në praktikat tregtare, të menaxhimit dhe të veprimtarive nxitëse; o) mbledhjen, përpunimin, ndërtimin dhe zhvillimin e një sistemi të mirë informacioni për mikrondërmarrjet, ndërmarrjet e vogla dhe të mesme ne Kosovë, si dhe shpërndarjen dhe shkëmbimin e tij me rrjetin e subjekteve të interesuara; p) promovimin e tregut bazuar në kulturën e biznesit konkurrues në të gjithë sektorët e ekonomisë vendore. 4 - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: The provision changes the title of Article 11 and rewrites Article 4. It says the Agency’s organs are the Chief Executive Officer and the Agency Council, and that the Chief Executive Officer of the NMVM Agency is appointed and dismissed by the High Public Appointments Commission under Civil Service Regulation No. 2001/36.
Neni 9 Ndryshohet titulli i nenit 11 të ligjit me: “Organet drejtuese të Agjencisë” ndërsa riformulohet neni 4 në tërësi si vijon: 11.1 Organet e Agjencisë janë : a) Kryeshefi Ekzekutiv i Agjencisë; dhe b) Këshilli i Agjencisë. 11.2 Emërimi dhe shkarkimi i Kryeshefit Ekzekutiv të Agjencisë të NMVM-ve bëhet nga Komisioni për emërime të larta publike sipas Rregullores për shërbimin civil të Kosovës nr. 2001/36. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: This provision amends the law by adding a new Article 13.A after Article 13.
Neni 10 Pas nenit 13 të ligjit shtohet nen i ri 13.A si vijon: - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The Government of Kosovo establishes an Agency Council for SME support, with members appointed from specified institutions and organizations.
Neni 13.A Këshilli i Agjencisë 13.A.1 Qeveria e Kosovës në bazë të propozimit të Ministrisë e të shoqëruar me arsyetimin e agjencisë, e themelon Këshillin e agjencisë për mbështetje të NMVM-ve e që përbëhet prej përfaqësuesve në vijim: a) një (1) përfaqësues i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë; b) një (1) përfaqësues i Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave; c) një (1) përfaqësues i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale; d) një (1) përfaqësues i Ministrisë së Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural; e) një (1) përfaqësues i Shoqatës së Bankave të Kosovës; f) një (1) përfaqësues i Asociacionit të Biznesit Privat në Kosovë. 13.A.2 Mandati i anëtarëve të Këshillit është tri (3) vjet me mundësi të rizgjedhjes edhe për një (1) mandat. 13.A.3 Fushëveprimi, të drejtat dhe detyrat e Këshillit të Agjencisë rregullohen me akt nënligjor nga Ministria. 13.A.4. Këshilli i Agjencisë është organ këshillëdhënës i Agjencisë. 13.A.5. Këshillin e Agjencisë e kryeson ministri i Ministrisë për Tregti e Industri. 13.A.6 Këshilli, sipas vlerësimit të vet ose me kërkesë të Kryeshefit ekzekutiv të Agjencisë, i ofron këshilla dhe rekomandime Agjencisë lidhur me çështjet brenda fushë veprimtarisë së saj. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: This article adds Chapter IV, titled “Dispozitat ndëshkuese,” after Article 16.
Neni 11 Pas nenit 16 shtohet KREU IV si vijon: KREU IV Dispozitat ndëshkuese 5 - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: This article sets penalties for giving information contrary to Article 2, imposes a 2-year disqualification measure for other breaches, and provides appeal deadlines.
Neni 17 17.1. Personi fizik apo juridik që ofron informacione në kundërshtim me nenin 2 të këtij ligji dënohet prej pesëqind (500) deri në dymijë (2000) euro. 17.2 Për shkak të shkeljes së dispozitave të këtij ligji përveç paragrafit 1, ndërmarrjes i shqiptohet masa e diskualifikimit për pjesëmarrje në çfarëdo programi apo iniciative për mbështetje të NMVM-ve për një periudhë dy (2) vjeçare. 17.3. Të drejtën e shqiptimit të masës sipas paragrafëve 1 përkatësisht 2 të këtij neni e ka kryeshefi ekzekutiv i Agjencisë. 17.4. Ndërmarrja e pakënaqur për shkak të shqiptimit të masës sipas paragrafit 3, ka të drejtë ankese në organin e shkallës së dytë në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga dita e marrjes së vendimit. 17.5. Ankesën sipas paragrafit 4, në afat prej tridhjetë (30) ditësh nga dita e dorëzimit të ankesës e shqyrton Komisioni prej tre (3) anëtarësh që i emëron ministri. 17.6. Pala e pakënaqur me vendimin e Komisionit, sipas paragrafit 5, ka të drejtë që në afatin prej tridhjetë (30) ditësh nga dita e marrjes së vendimit të ngritë kontest administrativ në pajtim me LPA-në në Gjykatën Supreme të Kosovës. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: This provision changes the title of Chapter IV to Chapter V and adds a new Article 18.
Neni 12 KREU IV i Ligjit ndryshon titullin, bëhet KREU V si vijon: KREU V DISPOZITAT KALIMTARE DHE PЁRFUNDIMTARE Shtohen edhe një nen i ri, neni 18 si vijon: - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: Ministria e Tregtisë dhe Industrisë duhet të nxjerrë akte nënligjore për zbatimin e këtij ligji.
Neni 18 Zbatimi Ministria e Tregtisë dhe Industrisë do të nxjerr akte nënligjore me qëllim të zbatimit të këtij ligji. - 13
- 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: This provision says Article 17 is renumbered as Article 19 and will be changed as stated next.
Neni 17 i ligjit bëhet 19 dhe ndryshohet si vijon: - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: This article says the law takes effect 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 19 Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë (15) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ligji Nr. 03/ L-031 17 Tetor 2008 Shpallur me dekretin Nr. DL- 052- 2008, datë 06.11.2008 nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Dr. Fatmir Sejdiu.
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR.03/L-031 LIGJ PËR NRYSHIMIN DHE PLOTËSIMIN E LIGJIT 02/L-5 PËR MBËSHTETJEN E NDËMARRJEVE
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in