LIGJI NR. 03/L-033 PËR STATUSIN, IMUNITETET DHE PRIVILEGJET E MISIONEVE DIPLOMATIKE, KONSULLORE DHE PERSONELIN E KOSOVËS DHE PRANINË NDËRKOMBËTARE USHTARAKE SI DHE PERSONELIN E SAJ
This preamble says the law is meant to clarify the status, immunities, and privileges of diplomatic and consular missions, related international organizations and their staff, and other internationally protected persons in Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-033
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble says the law is meant to clarify the status, immunities, and privileges of diplomatic and consular missions, related international organizations and their staff, and other internationally protected persons in Kosovo. This provision says the law regulates the status, immunities, and privileges of diplomatic and consular missions and their staff, as well as the international military presence and its staff in Kosovo. This article defines “expert on mission” and “persona non grata.” Some missions, offices, and personnel in Kosovo are entitled to diplomatic status, privileges, and immunities under this law. This article sets rules for accrediting and approving diplomatic and consular mission staff, requires notice for arrivals and departures, and limits when the Foreign Minister may declare someone persona non grata.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 03/L-033 PËR STATUSIN, IMUNITETET DHE PRIVILEGJET E MISIONEVE DIPLOMATIKE, KONSULLORE DHE PERSONELIN E KOSOVËS DHE PRANINË NDËRKOMBËTARE USHTARAKE SI DHE PERSONELIN E SAJ
Showing 13 of 13
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble says the law is meant to clarify the status, immunities, and privileges of diplomatic and consular missions, related international organizations and their staff, and other internationally protected persons in Kosovo.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 26 / 02 QERSHOR 2008 LIGJI NR. 03/L-033 PËR STATUSIN, IMUNITETET DHE PRIVILEGJET E MISIONEVE DIPLOMATIKE, KONSULLORE DHE PERSONELIN E KOSOVËS DHE PRANINË NDËRKOMBËTARE USHTARAKE SI DHE PERSONELIN E SAJ Në mbështetje të Kapitullit IV neni 65 pika 1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, me qëllim të qartësimit të statusit, imunitetit dhe privilegjeve të misioneve diplomatike dhe konsullore, duke përfshirë edhe misionet e organizatave ndërkombëtare ndërqeveritare dhe personelin e tyre në Republikën e Kosovës, bashkë me personat tjerë të mbrojtur ndërkombëtarisht, në pajtim me të drejtën zakonore ndërkombëtare që është mishëruar në Konventën e Vjenës mbi marrëdhëniet diplomatike të datës 18 prill 1961, Konventën e Vjenës mbi marrëdhëniet konsullore të datës 14 prill 1963, Konventën e përgjithshme mbi privilegjet dhe imunitetet e Kombeve të Bashkuara të datës 13 shkurt 1946, Konventën mbi privilegjet dhe imunitetin e Agjencive speciale të Kombeve të Bashkuara të datës 21 nëntor 1947 dhe me qëllim të sigurimit të marrëveshjeve kalimtare për misionet ekzistuese të ndërlidhjes në Republikën e Kosovës. Kuvendi i Republikës së Kosovës Miraton: LIGJIN PËR STATUSIN, IMUNITETET DHE PRIVILEGJET E MISIONEVE DIPLOMATIKE, KONSULLORE DHE PERSONELIN E KOSOVËS DHE PRANINË NDËRKOMBËTARE USHTARAKE SI DHE PERSONELIN E SAJ
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This provision says the law regulates the status, immunities, and privileges of diplomatic and consular missions and their staff, as well as the international military presence and its staff in Kosovo.
Neni 1 Lënda e Rregullimit Ky Ligj rregullon Statusin, Imunitetet dhe Privilegjet e Misioneve Diplomatike dhe Konsullore dhe personelin në Republikën e Kosovës dhe Praninë Ndërkombëtare Ushtarake si dhe personelin e saj. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines “expert on mission” and “persona non grata.”
Neni 2 Përkufizimet - “eksperti në mision” – është eksperti i stërvitur për misionet e Kombeve të Bashkuara, agjencitë e saj të specializuara, OSBE-në ose organizata ndërqeveritare ndërkombëtare përkatëse të tjera përgjatë kohëzgjatjes së misionit të tyre. - “persona non grata” është personi, prezenca e të cilit nuk është e dëshiruar në Republikën e Kosovës. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: Some missions, offices, and personnel in Kosovo are entitled to diplomatic status, privileges, and immunities under this law.
Neni 3 Misionet dhe personeli i tyre që kanë të drejtë për status diplomatik ose konsullor 3.1 Misionet e themeluara në Republikën e Kosovës me marrëveshje reciproke ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe shteteve të huaja me të cilat Republika e Kosovës ka marrëdhënie diplomatike ose konsullore, bashkë me personelin e tyre, do të gëzojnë statusin, privilegjet dhe imunitetet e parapara në këtë Ligj. 2 3.2 Zyrat dhe personeli, duke përfshirë edhe ekspertët në mision, të cilët gëzojnë statusin, privilegjet dhe imunitetet diplomatike janë: a) përfaqësuesit ndërkombëtar civil (PNC) dhe Përfaqësuesit special të Bashkimit Evropian (PSBE); b) misionit të Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX); c) kombet e Bashkuara, agjencitë speciale të Kombeve të Bashkuara; d) organizata për siguri dhe bashkëpunim në Evropë (OSBE); dhe e) organizatat tjera ndërkombëtare ndërqeveritare si e sheh të arsyeshme Ministri i punëve të jashtme, gjithashtu do të gëzojnë këtë status, privilegj dhe imunitet. 3.3 Për qëllime të këtij Ligji, të emëruarit e PNC në ato pozita në institucionet e Republikës së Kosovës, të cilat janë specifikuar në zgjidhjen e statusit të Kosovës siç është paraparë në Propozimin Gjithëpërfshirës për zgjidhjen e statusit të Kosovës, të datës 26 mars 2007, do të konsiderohen se janë personel i PNC. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: This article sets rules for accrediting and approving diplomatic and consular mission staff, requires notice for arrivals and departures, and limits when the Foreign Minister may declare someone persona non grata.
Neni 4 Personeli i misioneve diplomatike ose konsullore 4.1 Ambasadorët do të akreditohen nga Presidenti i Republikës së Kosovës ose nga Ministri i Punëve të Jashtme ndërsa për emërimet e të ngarkuarit me punë, (charges d’affaires), Udhëheqësit e Misioneve Konsullore dhe udhëheqësit e misionit do të kërkohet pëlqimi i Ministrit të Punëve të Jashtme. 4.2 Për arritjen e parë dhe largimin e përhershëm të personelit tjetër nga misionet, duke mos përfshirë personelin e rekrutuar në Republikën e Kosovës do të informohet Ministria e Punëve të Jashtme. 4.3 Emërimi i qytetarëve të Republikës së Kosovës ose i personelit që nuk janë qytetarë të shtetit dërgues, si personel diplomatik që i gëzon imunitetet dhe privilegjet në nenin 5 të këtij Ligji, do të kërkojë miratim paraprak të Ministrisë së Punëve të Jashtme. 4.4 Ministri i Punëve të Jashtme mund ta njoftojë misionin që udhëheqësi i tij i misionit, ose një anëtar tjetër nga personeli i misionit, është persona non grata dhe nuk është i pranueshëm në Republikën e Kosovës. 4.5 Në rast se ky anëtar nuk do të revokohet brenda një periudhe të mjaftueshme kohore, që nuk do të jetë më pak se 48 orë edhe në rastet e urgjencës ekstreme, dhe jo më shumë sesa tridhjetë ditë, Qeveria e Republikës së Kosovës nuk do ta njohë më atë anëtar si pjesë të Misionit dhe privilegjet dhe imunitetet diplomatike do të pushojnë në momentin e shpalljes së tij persona non grata. 4.6 Ministri i Punëve të Jashtme nuk mund t’i shpall PNC/PSBE-së ose një anëtar të personelit të tij, ose anëtarët e misionit EULEX, si persona non grata. 4.7 Ministri do ta ushtrojë fuqinë e paragrafit 4 të këtij neni vetëm sa i përket misioneve të shteteve ose organizatave ndërkombëtare që janë specifikuar në dokumentin e Zgjidhjes së Statusit që kanë rol në zbatimin apo mbikëqyrjen e zgjidhjes së statusit, pasi i ka dhënë njoftim paraprak Përfaqësuesit ndërkombëtar civil se ka për qëllim ta bëjë këtë, deri atëherë kur Përfaqësuesi ndërkombëtar civil e informon atë me shkrim që kjo kërkesë për njoftim paraprak nuk është më e nevojshme. - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Misionet diplomatike dhe konsullore, si edhe personeli i tyre jo-vendor, gëzojnë gjerësi të madhe paprekshmërie, imuniteti dhe përjashtimesh tatimore; Ministria e Punëve të Jashtme mund të kufizojë blerjet pa tatim dhe të lëshojë karta identifikimi.
Neni 5 Privilegjet dhe imunitetet e misioneve diplomatike dhe konsullore dhe personelit të tyre 5.1 Objektet e një misioni diplomatik apo konsullor janë të paprekshme. Zyrtarët e shtetit të Republikës së Kosovës nuk do të hyjnë aty përveç me miratim të Udhëheqësit të misionit. Prona, pasuritë dhe mjetet e transportit të misionit dhe personelit të tij gëzojnë imunitet ndaj kontrollimit, rekuizimit, dhe konfiskimit. 3 5.2 Rezidencat private dhe prona e personelit të një misioni diplomatik apo konsullor, përveç personelit vendor të punësuar, janë po ashtu të paprekshme, përveç personelit vendor të punësuar. 5.3 Arkivat dhe dokumentet e misionit diplomatik apo konsullor dhe personelit të tij janë po ashtu të paprekshme. Kur komunikimi ndërmjet misionit diplomatik apo konsullor dhe Qeverisë së tij bëhen përmes korrierit, korrieri dhe çanta e mbyllur me dokumente janë të paprekshme. 5.4 Personeli i misioneve përveç personelit të punësuar vendor, bashkë me anëtarët e familjeve të tyre që i shoqërojnë ata, gëzojnë imunitet ndaj arrestimit apo paraburgimit. Bagazhi i tyre personal i nënshtrohet kontrollit vetëm nëse ka arsye serioze për të dyshuar që mund të përmbajë artikuj, importimi apo eksportimi i të cilëve ndalohet me ligjin e zbatueshëm në Republikën e Kosovës. Kontrollimet e tilla bëhen vetëm në prani të zyrtarit diplomatik ose një përfaqësuesi të emëruar nga ai. 5.5 Personeli i misioneve përveç personelit të punësuar vendor, bashkë me anëtarët e familjeve të tyre që i shoqërojnë ata, gëzojnë imunitet nga juridiksioni penal në Republikën e Kosovës. Ata po ashtu gëzojnë imunitet ndaj gjithë juridiksionit civil apo administrativ në Republikën e Kosovës, përveç në rastet e ndonjë veprimi juridiko-civil që ka të bëjë me: a) pronën private të patundshme në Republikën e Kosovës që e posedon zyrtari diplomatik në cilësi personale që nuk është e lidhur me funksionet e tij zyrtare; b) trashëgiminë ku zyrtari diplomatik në të cilën ai përfshihet si ekzekutues, administrator ose trashëgimtar në cilësi personale jashtë funksioneve të veta zyrtare; c) ndonjë aktivitet profesional apo ekonomik të ndërmarrë nga zyrtari diplomatik brenda Republikës së Kosovës në cilësi personale jashtë funksioneve të tij zyrtare; 5.6 Personeli i misioneve diplomatike apo konsullore, përveç personelit të punësuar në vend, nuk do të kërkohet të jetë dëshmitar në procedura penale apo civile. 5.7 Personeli i misionit diplomatik apo konsullor, përveç personelit të punësuar vendor, përjashtohet nga të gjitha taksat dhe tatimet, qofshin personale apo në pronë, dhe qofshin kombëtare apo komunale, përveç: a) tatimeve indirekte që zakonisht përfshihen në çmimin e mallrave dhe shërbimeve në Republikën e Kosovës, përveç në rastin e specifikuar në paragrafin 8 të nenit 5 të këtij Ligji; b) taksat dhe tatimet në pronën e paluajtshme private në Republikën e Kosovës që i mban një ndërmjetës diplomatik në cilësi private dhe që nuk lidhen me funksionin e tij zyrtar; c) pronën e paluajtshme, trashëgiminë apo tatimet e trashëgimisë të pronës private të luajtshme të ndërmjetësit diplomatik apo një anëtari të tij të familjes, i cili vdes gjatë qëndrimit në Republikën e Kosovës dhe e cila pronë gjendet në Republikën e Kosovës si rezultat i pranisë zyrtare të ndjerit në Republikën e Kosovës; d) të ardhurat private që e kanë burimin brenda Republikës së Kosovës ose tatimet kapitale në investimet e bëra në cilësi personale në Republikën e Kosovës; e) taksat e ngarkuara për disa shërbime të kryera, duke përfshirë regjistrimin, taksat e gjykatës ose të regjistrimit të pronës së paluajtshme në Republikën e Kosovës. 5.8 Misionet diplomatike ose konsullore dhe personeli i tyre përveç personelit të punësuar vendor kanë të drejtë të importojnë mallra dhe shërbime, të liruar nga dogana dhe akciza ose tatimi në vlerë të shtuar, që janë për përdorim zyrtar dhe ekskluziv nga misioni ose për përdorim personal ekskluziv të personelit të misionit përveç personelit të punësuar në vend. Mund të mundësohet shfrytëzimi i depove të siguruara për importim të mallrave të tilla. Misionet diplomatike kanë të drejtë për zbritje të çmimit në tatimin në vlerë të shtuar për të gjitha shërbimet e blera në Republikën e Kosovës. 5.9 Ministri i Punëve të Jashtme po ashtu mund të vendos kufizime të konsiderueshme në sasinë e mallrave të blera pa tatim për shfrytëzim personal të personelit në misionet diplomatike apo konsullore, si dhe për rishitjen e këtyre mallrave në Republikën e Kosovës, me qëllim të pengimit të keqpërdorimit të privilegjeve diplomatike. 4 5.10 Ministria e Punëve të Jashtme do të pajisë me kartela të identitifikimit personelin e misioneve diplomatike apo konsullore. Automjetet e misioneve dhe personeli i tyre përveç personelit te punësuar vendor mund te marrin tabela të regjistrimit që i identifikojnë automjetet si diplomatike, ngase kjo është e përshtatshme për misionet dhe që ata të mund të realizojnë më mirë funksionet e veta. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: Local staff at diplomatic or consular missions get immunity from criminal and civil proceedings for official acts and official words.
Neni 6 Personeli vendor i punësuar Personeli vendor në misionet diplomatike apo konsullore, duke përfshirë edhe qytetarët e shtetit dërgues të cilët janë banorë afatgjatë të Republikës së Kosovës dhe të cilët nuk janë njoftuar dhe pranuar nga Ministria e punëve të jashtme si personel që gëzojnë imunitetet dhe privilegjet në nenin 5 të këtij Ligji, do të gëzojnë imunitet nga procedurat penale dhe civile për veprimet e kryera nga ata, dhe për fjalët e shkruara apo të shqiptuara, në cilësinë e tyre zyrtare. Ky imunitet do të vazhdojë të jetë valid për veprimet e kryera ose fjalët e shqiptuara dhe të përdorura në cilësinë e tyre zyrtare gjatë kohës që janë të punësuar nga misioni, edhe nëse marrëdhënia e punës është ndërprerë. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Imunitetet e përmendura në nenet 5 dhe 6 mund të hiqen vetëm nga Udhëheqësi i misionit, me marrëveshje të shpejtë me shkrim nga qeveria e shtetit dërgues ose nga baza e organizatës ndërkombëtare përkatëse.
Neni 7 Heqja e imuniteteve Imunitetet në nenet 5 dhe 6 të këtij Ligji mund të hiqen vetëm nga Udhëheqësi i misionit, ose respektivisht me Udhëheqësit e Misionit, me marrëveshje të shpejtë me shkrim nga qeveria e shtetit përkatës dërgues ose baza e organizatës përkatëse ndërkombëtare ndërqeveritare. - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: Diplomatic and consular missions, and heads of missions of accredited states in Kosovo, are entitled to use their flag and national emblem at the mission premises, the head of mission’s residence, and official transport.
Neni 8 Flamujt dhe emblemat Misionet diplomatike apo konsullore dhe Udhëheqësit e misioneve të shteteve të akredituara në Republikën e Kosovës kanë të drejtë ta përdorin flamurin e tyre dhe emblemën kombëtare në objektin e Misionit, në rezidencën e shefit të misionit dhe në mjetet zyrtare të transportit. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Foreign heads of state, heads of government, foreign ministers, and their families have the same immunity from criminal and civil proceedings while in the Republic of Kosovo.
Neni 9 Persona tjerë ndërkombëtarisht të mbrojtur Udhëheqësit e shteteve të huaja, udhëheqësit e qeverive, dhe ministrat e punëve të jashtme, bashkë me familjet e tyre gëzojnë të njëjtat imunitete nga procedurat penale dhe civile si edhe ndërmjetësit tjerë diplomatikë gjatë kohës kur janë në Republikën e Kosovës. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: This article gives the military international presence (PNU) and related personnel, contractors, and goods broad immunities and privileges, and assigns the foreign minister and PNU specific roles for waiver requests and claims handling.
Neni 10 Statusi, imunitetet dhe privilegjet e pranisë ndërkombëtare ushtarake (PNU) 10.1 Prania ndërkombëtare ushtarake (PNU) e vendosur në Republikën e Kosovës në bazë të Zgjidhjes së statusit, e vendosur me marrëveshje nga Këshilli i sigurimit i Kombeve të Bashkuara, dhe me çfarëdo emri që do ta ketë, gëzon imunitetet dhe privilegjet e mëposhtme. PNU përfshinë kontingjentet e veta kombëtare. 10.2 PNU, prona e vet, fondet dhe pasuritë gëzojnë imunitet ndaj të gjitha procedurave ligjore. 10.3 Personeli vendor i punësuar në KFOR gëzon imunitet ndaj procedurave juridiko-penale për sa i përket fjalëve të shqiptuara apo të shkruara dhe veprimeve të realizuara nga ata gjatë kryerjes së detyrave që ekskluzivisht lidhen me shërbimet e veta për KFOR-in. 5 10.4 Personeli i PNU përveç atyre të dhënë në paragrafin 3 të nenit 10 të këtij Ligji do të gëzoj imunitet ndaj: a) juridiksionit para gjykatave në Republikën e Kosovës përkitazi me veprimet administrative, civile apo penale që i kryejnë në territorin e Republikën e Kosovës. Këta punëtorë do t’i nënshtrohen juridiksionit ekskluziv të shteteve përkatëse që i kanë dërguar; dhe b) të gjitha formave të arrestit apo paraburgimit përveç nga personat që veprojnë në emër të shteteve përkatëse dërgues. Nëse mbahen gabimisht, atëherë menjëherë do t’i dorëzohen autoriteteve të PNU-së. 10.5 Të gjitha kërkesat për heqjen e imunitetit nga juridiksioni i Republikës së Kosovës ose për ushtrimin e juridiksionit të shtetit dërgues, do të bëhen nga Ministri i punëve të jashtme dhe do t’i dorëzohen Komandantit të PNU-së për veprim nga ana e autoriteteve që kontingjentit përkatës kombëtar. 10.6 Kontraktuesit e PNU-së, punëtorët dhe nënkontraktuesit e tyre nuk do t’i nënshtrohen ligjeve apo rregulloreve vendore për çështjet që lidhen me kushtet e kontratave të tyre me PNU-në apo me kontingjentet e veta kombëtare. 10.7 Kontraktuesit e PNU-së përveç kontraktuesve vendorë nuk do t’i nënshtrohen ligjeve apo rregulloreve vendore përkitazi me licencimin dhe regjistrimin e punëtorëve, bizneseve dhe korporatave. 10.8 Kontraktuesit e PNU-së, punëtorët dhe nënkontraktuesit e tyre gëzojnë imunitet ndaj procedurave ligjore në Republikën e Kosovës përkitazi me veprimet që i kryejnë ata brenda aktiviteteve të veta zyrtare sipas kushteve të kontratës ndërmjet tyre dhe PNU-së ose kontingjenteve të saj kombëtare. 10.9 Ankesat e palës së tretë për humbje apo dëmtim të pronës dhe për lëndime personale, sëmundje apo vdekje që shkaktohen apo drejtpërdrejt mund t’i atribuohen PNU-së apo personelit të saj dhe të cilat nuk shkaktohen nga nevojat e punës, do të zgjidhen nga komisionet për ankesa që i themelon PNU-ja, në mënyrën që e përcakton PNU. 10.10 Qeveria e Republikës së Kosovës do t’i shfrytëzojë të gjitha përpjekjet e arsyeshme për të vendosur në dispozicion të PNU-së dhe personelit të saj, pa pagesë, objektin publik dhe mjetet e nevojshme për realizimin e misionit të tyre. 10.11 Imuniteti i PNU-së, personelit dhe kontraktuesve të tij, i cili është i parashikuar, do të mbetet në fuqi , për veprat të cilat i kanë kryer, fjalët të cilat i kanë thënë, ose të cilat i kanë shkruar anëtarët e personelit deri sa kanë qenë në Republikën e Kosovës, ose gjatë ekzekutimit të kontratave të lidhura me PNU-në edhe pasi të ndërpritet marrëdhënia e punës së këtyre personave, gjegjësisht të përfundoj raporti i kontraktuar me kontraktuesit të PNU-së. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Existing liaison missions in Kosovo and their staff keep the status, privileges, and immunities provided by this law even if they have not been accredited by Kosovo’s state and government.
Neni 11 Dispozitat kalimtare Marrëveshjet tranzitore për misionet ekzistuese të ndërlidhjes në Republikën e Kosovës 11.1 Misionet ndërlidhëse të themeluara në Republikën e Kosovës sipas Rregullores së UNMIK-ut 2000/42 dhe personeli përkatës do të gëzojnë statusin, privilegjet dhe imunitetet e parapara në këtë Ligj edhe në mungesë të akreditimit të Shtetit dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës. 11.2 Ky ligj do te zëvendësoj te gjitha dispozitat e ligjit te aplikueshëm në fuqi, të cilat janë në papajtueshmëri me të. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 12 Hyrja në fuqi 6 Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë ( 15 ) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës Me datën: 20.02.2008
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 03/L-033 PËR STATUSIN, IMUNITETET DHE PRIVILEGJET E MISIONEVE DIPLOMATIKE, KONSULLORE DHE PERSONELIN E KOSOVËS DHE PRANINË NDËRKOMBËTARE USHTARAKE SI DHE PERSONELIN E SAJ
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in