LIGJI NR. 03/L-034 PËR SHTETËSINË E KOSOVËS
This is the preamble/title of the Law on Citizenship of Kosovo, stating that the Assembly adopts the law.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-034
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This is the preamble/title of the Law on Citizenship of Kosovo, stating that the Assembly adopts the law. This article says the law sets out how citizenship of the Republic of Kosovo is acquired and lost, and regulates other related citizenship matters. This article defines key terms used in the law, including citizenship, competent authority, foreign person, person, naturalization, and child. A Kosovo citizen may also hold citizenship of one or more other states. A citizen of Kosovo’s citizenship cannot be taken away, except in the manner and under the conditions set by this law.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 03/L-034 PËR SHTETËSINË E KOSOVËS
Showing 33 of 33
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This is the preamble/title of the Law on Citizenship of Kosovo, stating that the Assembly adopts the law.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 26 / 02 QERSHOR 2008 LIGJI NR. 03/L-034 PËR SHTETËSINË E KOSOVËS Në mbështetje të Kapitullit IV neni 65 pika 1, si dhe te Kapitullit XIV neni 155 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Kuvendi i Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJIN PËR SHTETËSINË E KOSOVËS KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law sets out how citizenship of the Republic of Kosovo is acquired and lost, and regulates other related citizenship matters.
Neni 1 Fushëveprimi i ligjit Me këtë ligj përcaktohen mënyrat e fitimit dhe të humbjes së shtetësisë së Republikës së Kosovës dhe rregullohen çështje të tjera të ndërlidhura me shtetësinë e Republikës së Kosovës. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law, including citizenship, competent authority, foreign person, person, naturalization, and child.
Neni 2 Përkufizimet Në kuptimin e këtij ligji nocionet e përdorura në këtë ligj kanë këtë kuptim: a) “Shtetësi” nënkupton një lidhje të ngushtë juridike midis shtetit të Republikës së Kosovës dhe një personi nga e cila rezultojnë të drejta dhe detyrime të ndërsjella; b) “Organ kompetent” nënkupton Ministrinë e Punëve të Brendshme; c) “Shtetas i huaj dhe Person i huaj” nënkupton çdo person i cili nuk është shtetas i Republikës së Kosovës; d) “Person” nënkupton personin fizik; e) “Natyralizim” nënkupton fitimin e shtetësisë së Republikës së Kosovës në bazë të kërkesës së personit të huaj sipas dispozitave të pikës c të këtij neni; f) “Fëmijë” nënkupton personin e moshës së mitur, nën moshën tetëmbëdhjetë vjeçare. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: A Kosovo citizen may also hold citizenship of one or more other states.
Neni 3 Shtetësia e shumëfishte 2 Shtetasi i Republikës së Kosovës mund të jetë edhe shtetas i një ose më shumë shteteve të tjera. Fitimi dhe mbajtja e shtetësie tjetër nuk rezulton në humbjen e shtetësisë së Republikës së Kosovës. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: A citizen of Kosovo’s citizenship cannot be taken away, except in the manner and under the conditions set by this law.
Neni 4 Mbrojtja e shtetësisë Shtetasit të Republikës së Kosovës nuk mund t’i hiqet shtetësia e Republikës së Kosovës, përveç në mënyrën dhe nën kushtet e përcaktuara me këtë ligj. KREU II FITIMI I SHTETËSISË - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: Kosovo citizenship is acquired by birth, adoption, naturalization, an international agreement, or under articles 28 and 29 of the law.
Neni 5 Mënyrat e fitimit të shtetësisë Shtetësia e Republikës së Kosovës fitohet: a) me lindje; b) me adoptim; c) me natyralizim; d) në bazë të marrëveshjes ndërkombëtare; e) në bazë të neneve 28 dhe 29 të këtij ligji. 1. Fitimi i shtetësisë me lindje - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: A child acquires Kosovo citizenship by birth in specified parentage and location cases.
Neni 6 Fitimi i shtetësisë me lindje në bazë të origjinës 6.1. Një fëmijë e fiton shtetësinë e Republikës së Kosovës me lindje nëse në kohën e lindjes së fëmijës të dy prindërit janë shtetas të Republikës së Kosovës. 6.2. Nëse në kohën e lindjes së fëmijës vetëm njëri prind e ka shtetësinë e Republikës së Kosovës, fëmija e fiton shtetësinë e Republikës së Kosovës me lindje në rastet vijuese: a) fëmija është i lindur në territorin e Republikës së Kosovës; b) fëmija është i lindur jashtë territorit të Republikës së Kosovës dhe prindi tjetër është me shtetësi të panjohur ose pa shtetësi; c) fëmija është i lindur jashtë territorit të Republikës së Kosovës dhe prindi tjetër ka shtetësi tjetër, por të dy prindërit pajtohen me shkrim që fëmija të fitojë shtetësinë e Republikës së Kosovës. Kjo dispozitë duhet të ushtrohet para moshës katërmbëdhjetë vjeçare të fëmiut. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: Some children born or found in Kosovo acquire Kosovo citizenship automatically, while some children born in Kosovo may acquire it with both parents’ consent.
Neni 7 3 Fitimi i shtetësisë me lindje në territorin e Republikës së Kosovës 7.1 Fëmija i gjetur ose i lindur në territorin e Republikës së Kosovës prindërit e të cilit janë të panjohur e fiton shtetësinë e Republikës së Kosovës me rastin e lindjes, përkatësisht gjetjes. 7.2 Në rast se të paktën një prind i fëmijës të përcaktuar në paragrafin 1 identifikohet para se fëmija të ketë mbushur moshën 7 vjeçare dhe prindi në fjalë nuk është shtetas i Republikës së Kosovës, me kërkesë të prindit fëmija e humb shtetësinë e Republikës së Kosovës, me kusht që me humbjen e shtetësisë së Republikës së Kosovës fëmija të mos mbetet pa shtetësi. 7.3 Fëmija i lindur brenda territorit të Republikës së Kosovës prindërit e të cilit kanë shtetësi tjetër por të cilët kanë leje qëndrimi të vlefshme në Republikën e Kosovës mund të fitojë shtetësinë e Republikës së Kosovës me pëlqimin e të dy prindërve. 2. Fitimi i shtetësisë me adoptim - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: If a child is adopted by parents who are citizens of Kosovo, the child has the rights of a natural child.
Neni 8 Fitimi i shtetësisë me adoptim Në rast të adoptimit nga prindërit të cilët janë shtetas të Republikës së Kosovës, fëmija gëzon të drejtat e fëmiut natyral. 3. Fitimi i Shtetësisë me Natyralizim - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Foreign persons may obtain Kosovo citizenship by naturalization if they meet the listed conditions, but citizenship is barred for certain criminal convictions or where granting it would conflict with Kosovo’s interests. The competent organ must suspend naturalization proceedings while criminal investigations or court proceedings are pending.
Neni 9 Dispozitat e përgjithshme për natyralizimin e personave te huaj 9.1 Personi i huaj e fiton shtetësinë e Republikës së Kosovës me natyralizim nëse plotëson kushtet e përcaktuara në nenin 10, 11, 12, 13 ose 14 të këtij ligji. 9.2 Natyralizimi bëhet i plotfuqishëm kur personit të natyralizuar i dorëzohet vendimi i plotfuqishëm për fitimin e shtetësisë së Republikës së Kosovës i lëshuar nga organi kompetent. 9.3 Pavarësisht prej plotësimit të kushteve të përcaktuara në nenet 10, 11, 12, 13 ose 14 të këtij ligji, askush nuk mund të fitojë shtetësinë e Republikës së Kosovës, nëse është i dënuar për vepër penale brenda ose jashtë Republikës së Kosovës ose nëse dhënia e shtetësisë është në kundërshtim me interesat e Republikës së Kosovës, në veçanti me ato të sigurisë së brendshme dhe të jashtme ose të marrëdhënieve ndërkombëtare të Republikës së Kosovës. 9.4 Dënimi për vepër penale në kuptimin e paragrafit 3 të këtij neni nuk përfshin: a) dënimin për vepër penale me gjobë ose deri në gjashtë muaj heqje lirie, nëse gjykata ka shqiptuar dënimin me kusht; b) dënimin për vepër penale të shqiptuar nga një gjykatë e huaj nëse vepra në fjalë nuk konsiderohet vepër penale në Republikën e Kosovës ose nëse dënimi është shqiptuar në bazë të një procedure e cila nuk është konform standardeve evropiane të së drejtës penale, veçanërisht me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Liritë Themelore; dhe c) dënimin për vepër penale të shlyer në mënyrë legjitime nga evidenca e të dënuarve. 9.5 Organi kompetent e pezullon procedurën e natyralizimit nëse kundër personit i cili ka paraqitur kërkesë për natyralizim janë duke u bërë hetime për vepër penale ose është duke u zhvilluar procedurë gjyqësore për vepër penale, brenda dhe jashtë territorit të Republikës së Kosovës. 4 9.6 Procedura pezullohet deri në përfundimin e hetimeve, përkatësisht të procedurës gjyqësore. - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: A foreign adult may obtain Kosovo citizenship by request if the listed conditions are met; in some special-interest cases, citizenship may be granted even without those conditions.
Neni 10 Natyralizimi i personave të huaj 10.1 Personi i huaj e fiton shtetësinë e Republikës së Kosovës me kërkesë të tij nëse në ditën e paraqitjes së kërkesës plotëson kushtet vijuese: a) është i moshës madhore; b) është duke qëndruar rregullisht në Republikën e Kosovës qe pesë (5) vite dhe posedon leje të vlefshme qëndrimi; c) deklarohet dhe me sjelljen e tij gjatë qëndrimit në Republikën e Kosovës ka dëshmuar se pranon rendin kushtetues dhe juridik të Republikës së Kosovës dhe se është i integruar në shoqërinë kosovare përmes lidhjeve sociale, kulturore, shkencore, ekonomike ose profesionale. Kriteret do të përcaktohen me akte nënligjore të nxjerra nga Ministria e Punëve të Brendshme; d) posedon mjete materiale të mjaftueshme për të siguruar jetesën e vet dhe të personave për mbajtjen e të cilëve është përgjegjës pa shfrytëzuar skemat e asistencës sociale; e) i ka përmbushur të gjitha detyrimet financiare ndaj shtetit; dhe f) ai/ ajo dëshmon njohuri elementare në njërën prej gjuhëve zyrtare të Republikës së Kosovës. 10.2 Qëndrimi në Republikën e Kosovës konsiderohet i rregullt në kuptimin e paragrafit 1, pika b të këtij neni, edhe nëse personi qëndron jashtë Republikës së Kosovës për periudha jo më të gjata se tre muaj. Për periudha më të gjata se tre muaj nevojitet leja e organit kompetent. 10.3 Personi i huaj i moshës madhore mund të fitojë shtetësinë e Republikës së Kosovës në bazë të kërkesës së tij edhe nëse nuk i plotëson kushtet e përcaktuara në paragrafin 1 nëse kjo është në interes të veçantë ekonomik, social, kulturor, sportiv, shkencor, politik apo profesional të Republikës së Kosovës. Fitimi i shtetësisë së Republikës së Kosovës sipas këtij neni bëhet me dekret të Presidentit të Republikës së Kosovës. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: Një i huaj që është bashkëshort i shtetasit të Kosovës mund të fitojë shtetësinë në bazë të kërkesës, nëse i plotëson kushtet e përcaktuara.
Neni 11 Natyralizimi i bashkëshortit 11.1 Personi i huaj i cili është bashkëshort i shtetasit të Republikës së Kosovës e fiton shtetësinë e Republikës së Kosovës në bazë të kërkesës, nëse në ditën e paraqitjes së kërkesës plotëson kushtet vijuese: a) të paktën tre (3) vite ka lidhje të vlefshme martesore me shtetasin e Republikës së Kosovës; b) është duke jetuar rregullisht në Republikën e Kosovës për të paktën një (1) vit dhe posedon leje të vlefshme qëndrimi. 11.2 Dispozitat e pikave a), c), d) dhe e) të paragrafit 1 të nenit 10 vlejnë të këtij ligji po ashtu edhe për natyralizimin e bashkëshortit. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: A minor child can acquire Kosovo citizenship when the parent’s naturalization is granted, and the child’s application is attached to the parent’s application.
Neni 12 Natyralizimi i fëmijës së mitur të personit të natyralizuar 5 12.1 Fëmija i mitur i personit i cili ka paraqitur kërkesën për natyralizim e fiton shtetësinë e Republikës së Kosovës kur prindi i tij e fiton shtetësinë e Republikës së Kosovës edhe nëse fëmija nuk i plotëson kushtet e përcaktuara në paragrafin 1 të nenit 10 të këtij ligji. Kërkesa për natyralizimin e fëmijës së mitur i bashkëngjitet kërkesës për natyralizim të parashtruar nga prindi. 12.2. Paragrafi 1 vlen edhe për personat e mitur të adoptuar. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: Diaspora members of Kosovo may acquire Kosovo citizenship on their own request, even if they do not meet certain Article 10 conditions.
Neni 13 Natyralizimi i pjesëtarit të diasporës të Republikës së Kosovës 13.1 Pjesëtari i diasporës të Republikës së Kosovës e fiton shtetësinë e Kosovës në bazë të kërkesës së tij edhe nëse nuk i plotëson kushtet e përcaktuara në pikat a), b), d), e) dhe f) të paragrafit 1 të nenit 10 të këtij ligji. 13.2 Pjesëtar i diasporës të Republikës së Kosovës konsiderohet çdo person i cili e ka qëndrimin e ligjshëm dhe të rregullt jashtë Republikës së Kosovës por i cili dëshmon se ka lindur në Republikën e Kosovës dhe se ka lidhje të ngushta familjare dhe ekonomike në Republikën e Kosovës. 13.3 Pjesëtar i diasporës të Republikës së Kosovës konsiderohet edhe secili person i cili është pasardhës brenda një gjenerate i personit të përmendur në paragrafin 2 të këtij neni dhe i cili dëshmon se mban lidhje familjare në Republikën e Kosovës. 13.4 Kriteret për përcaktimin e lidhjes së ngushtë familjare dhe ekonomike sipas paragrafëve 2 dhe 3 të këtij neni caktohen nga organi kompetent me akt nënligjor. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: A person who lost Kosovo citizenship by release from citizenship may regain it by request if the person meets the listed conditions.
Neni 14 Natyralizimi i personit që e ka humbur shtetësinë e Republikën e Kosovës Personi i cili e ka humbur shtetësinë e Republikës së Kosovës me lirim nga shtetësia mund të rifitojë shtetësinë e Republikës së Kosovës me kërkesë të tij nëse i plotëson kushtet e përcaktuara në pikat c), d) dhe e) të paragrafit 1 të nenit 10 të këtij ligji. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: The competent authority must revoke naturalization decisions if they were based on false statements or concealed facts.
Neni 15 Revokimi i vendimit për natyralizim 15.1 Organi kompetent e revokon vendimin për natyralizimin nëse konstaton se vendimi është nxjerrë në bazë të deklaratës së rrejshme ose të fakteve të fshehura. 15.2 Në rastin e natyralizimit sipas nenit 12 të këtij ligji, revokimi i vendimit për natyralizimin e prindit ka për pasojë edhe revokimin e vendimit për natyralizimin e fëmiut të mitur. 6 KREU III HUMBJA E SHTETËSISË - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Kosovo citizenship may be lost by release, deprivation, or under international agreements.
Neni 16 Mënyrat e humbjes së shtetësisë Shtetësia e Republikës së Kosovës humbet: a) me lirim nga shtetësia; b) me privim të shtetësisë; c) në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: A Kosovo citizen may lose citizenship by release on request if the listed conditions are met; some requests must be refused, and others may be refused.
Neni 17 Lirimi nga shtetësia 17.1 Shtetasi i Republikës së Kosovës e humb shtetësinë e Republikës së Kosovës me lirim në bazë të kërkesës së tij nëse i plotëson kushtet vijuese: a) posedon shtetësinë e një shteti tjetër ose posedon garancionin e lëshuar nga organi kompetent i shtetit tjetër se do të fitojë shtetësinë e shtetit në fjalë; b) i ka përmbushur të gjitha detyrimet financiare ndaj shtetit dhe ndaj personave për ushqimin dhe mbajtjen e të cilëve është përgjegjës sipas ligjit; c) kundër tij nuk janë duke u zhvilluar hetime ose procedura gjyqësore për vepër penale dhe nuk është duke vuajtur dënimin; 17.2 Kërkesa për lirim nga shtetësia refuzohet nëse shtetasi që kërkon lirimin nga shtetësia është nëpunës civil, gjykatës, prokuror publik, pjesëtar i shërbimit policor ose pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Republikës së Kosovës. 17.3 Kërkesa mund të refuzohet nëse lirimi nga shtetësia është në kundërshtim me interesat e Republikës së Kosovës, në veçanti me ato të sigurisë së brendshme dhe të jashtme ose të marrëdhënieve ndërkombëtare të Republikës së Kosovës. 17.4 Humbja e shtetësisë së Republikës së Kosovës me lirim bëhet e plotfuqishme në ditën kur organi kompetent ia dorëzon personit që ka kërkuar lirimin nga shtetësia vendimin e plotfuqishëm për humbjen e shtetësisë. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: A minor under 14 loses Kosovo citizenship by release if the request is made by both parents who also lost citizenship by release, or by one parent who lost citizenship by release when the other parent is not a Kosovo citizen. The same rule also applies to adopted minors.
Neni 18 Lirimi nga shtetësia i personave te mitur 18.1 Personi i mitur nën moshën 14 vjeçare e humb shtetësinë e Republikës së Kosovës me lirim nëse kjo kërkohet nga dy prindërit të cilët e kanë humbur shtetësinë e Republikës së Kosovës me lirim, ose nëse kjo kërkohet nga prindi i cili e ka humbur shtetësinë e Republikës së Kosovës me lirim dhe prindi tjetër nuk është shtetas i Republikës së Kosovës. 18.2 Paragrafi 1 i këtij neni vlen edhe për personat e mitur të adoptuar. 7 - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: The competent authority must revoke the decision on loss of citizenship by release if it finds the decision was based on a false declaration or concealed facts.
Neni 19 Revokimi i vendimit për lirim nga shtetësia Organi kompetent e revokon vendimin për humbjen e shtetësisë me lirim nëse konstaton se vendimi është nxjerrë në bazë të deklaratës së rrejshme ose të fakteve të fshehura. - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: On request, the competent authority issues a guarantee for a citizen seeking release from citizenship.
Neni 20 Garancioni 20.1 Me kërkesë të shtetasit i cili kërkon lirimin nga shtetësia, organi kompetent ia lëshon shtetasit në fjalë, një garancion me të cilin garantohet se shtetasi i plotëson të gjitha kushtet për lirim nga shtetësia të përcaktuara në nenin 17, paragrafi 1, pikat b) dhe c) dhe se do të miratohet kërkesa për lirim nga shtetësia nëse shtetasi në fjalë paraqet dëshmi për fitimin e shtetësisë së një shteti tjetër, përkatësisht paraqet garancionin e lëshuar nga organi kompetent i shtetit tjetër se do të fitojë shtetësinë e këtij shteti nëse lirohet nga shtetësia e Republikës së Kosovës. 20.2 Garancioni vlen për një periudhë dy (2) vjeçare që nga dita kur i është dorëzuar shtetasit. Dispozitat për revokimin të përcaktuara në nenin 19 zbatohen përshtatshmërisht për revokimin e garancionit. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: The competent authority may deprive a Kosovo citizen of citizenship if the person has another citizenship and engages in activities that threaten Kosovo’s national security.
Neni 21 Humbja e shtetësisë me privim 21.1 Pavarësisht të drejtës së personave për shtetësi të Republikës së Kosovës sipas Kapitullit V të këtij ligji, organi kompetent mund të privojë shtetasin e Republikës së Kosovës nga shtetësia e Republikës së Kosovës, nëse shtetasi posedon shtetësi tjetër dhe nëse merret me veprimtari, të cilat rrezikojnë sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës. 21.2 Veprimtaritë, me të cilat cenohet rëndë siguria kombëtare e Republikës së Kosovës konsiderohen në veçanti veprimtaritë vijuese: a) kur shtetasi është qëllimisht anëtar i një organizate e cila ka për qëllim rrënimin ose dëmtimin e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës; ose b) shtetasi ndërmerr veprime të cilat kanë për qëllim rrënimin ose dëmtimin e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës; ose c) shtetasi është anëtar i shërbimit të inteligjencës ose i forcave policore të një shteti tjetër dhe për këtë nuk ka marrë pëlqimin nga organi kompetent ose nuk është i lejuar me marrëveshje ndërkombëtare. 21.3 Vendimi për privimin nga shtetësia e Republikës së Kosovës mund të lëshohet edhe pa pjesëmarrjen e personit në fjalë në procedurë. 21.4 Vendimi për humbjen e shtetësisë me privim bëhet i plotfuqishëm kur vendimi i dorëzohet personit në fjalë. Në rastet kur vendimi nuk mund të dorëzohet për arsye se organi kompetent nuk mund të identifikojë vendndodhjen e personit, vendimi për humbjen e shtetësisë me privim bëhet i plotfuqishëm në ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. 8 KREU IV PROCEDURA ADMINISTRATIVE - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: The general provisions of the Law on Administrative Procedure apply to the administrative procedures under this law, unless this law provides otherwise.
Neni 22 Dispozitat e përgjithshme Dispozita e Ligjit për Procedurën Administrative zbatohen në procedurat administrative të këtij ligji, përveç nëse përcaktohet ndryshe me këtë ligj. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: Requests under this law are submitted to the competent body; they may also be filed with the municipal administration at the applicant’s residence or, if the applicant lives outside Kosovo, with the nearest diplomatic or consular mission.
Neni 23 Parashtrimi i kërkesave 23.1 Kërkesat e përcaktuara në këtë ligj i parashtrohen organit kompetent. 23.2 Kërkesat mund të parashtrohen edhe pranë administratës komunale në territorin e së cilës parashtruesi e ka vendbanimin. Në këtë rast, administrata komunale ka për detyrë t’ia përcjellë organit kompetent kërkesën e parashtruar. 23.3 Në rast se parashtruesi e ka vendbanimin jashtë Republikës së Kosovës, kërkesa mund t’i parashtrohet përfaqësisë më të afërt diplomatike, përkatësisht konsulare të Republikës së Kosovës në regjion. Përfaqësia diplomatike, përkatësisht konsulare ka për detyrë t’ia përcjellë organit kompetent kërkesën e parashtruar. - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: The competent authority must establish and keep the citizenship register.
Neni 24 Regjistri i shtetaseve 24.1 Organi kompetent themelon dhe mban regjistrin e shtetasve të Republikës së Kosovës. 24.2 Në regjistrin e shtetasve regjistrohen të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës dhe mënyra e fitimit të shtetësisë si dhe të gjithë shtetasit të cilët e kanë humbur shtetësinë e Republikës së Kosovës përfshirë këtu edhe mënyrën dhe arsyet për humbjen e shtetësisë. 24.3 Hollësitë lidhur me mbajtjen e regjistrit të shtetësisë dhe përfshirjen e të dhënave të tjera në regjistër përcaktohen me akt nënligjor nga organi kompetent. 24.4 Të dhënat personale të regjistruara në regjistrin e shtetasve mbahen, përdoren dhe procedohen konform dispozitave të ligjit për mbrojtjen e të dhënave. 24.5 Shënimi apo mungesa e emrit në regjistër nuk është dëshmi e shtetësisë (shih nenin 26) apo mungesës së shtetësisë. 9 - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: Organi kompetent mund t’ia përcjellë një shteti tjetër statusin e shtetësisë vetëm kur plotësohen kushtet e përcaktuara në nen.
Neni 25 Bashkëpunimi ndërkombëtar Organi kompetent mund t’ia përcjellë një shteti tjetër statusin e shtetësisë të një shtetasi të Republikës së Kosovës të regjistruar në regjistrin e shtetasve nëse plotësohen kushtet vijuese: a) të dhënat kërkohen nga organi i shtetit tjetër që është kompetent për punë të shtetësisë dhe të dhënat i përcillen vetëm këtij organi; b) organi kompetent i shtetit tjetër kërkon statusin e shtetësisë të shtetasit të Republikës së Kosovës për qëllime përkitazi me rregullimin e shtetësisë, për ndonjë çështje tjetër ku vënia në dispozicion e të dhënave është pa dyshim në favor të personit të dhënat e të cilit kërkohen dhe c) shteti, organi i të cilit kërkon statusin e shtetësisë dhe shtetet ku përdoren këto të dhëna, garanton mbrojtjen e statusit të shtetësisë edhe për shtetasit e huaj. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: Kosovo citizenship is evidenced by a valid birth certificate, citizenship certificate, identity card, or passport of the Republic of Kosovo.
Neni 26 Dëshmia e shtetësisë Shtetësia e Republikës së Kosovës dëshmohet me certifikatë të lindjes të vlefshme, certifikate te shtetësisë, letërnjoftim ose me pasaportën e Republikës së Kosovës. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: Administrative fees are 150 Euro for naturalization citizenship and 50 Euro for minors; the Government may set categories of people exempted from paying for social or economic reasons.
Neni 27 Taksat administrative 27.1 Taksa administrative për dhënien e shtetësisë me natyralizim dhe për humbjen e shtetësisë me lirim është 150 Euro, ndërsa për persona të mitur është 50 Euro. 27.2 Qeveria e Republikës së Kosovës mund të përcaktojë me akt nënligjor kategoritë e personave të cilët për arsye sociale ose ekonomike lirohen nga detyrimi për pagesën e taksës administrative. KREU V DISPOZITAT KALIMTARE - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: A permanently registered resident is treated as a citizen of Kosovo and must be entered in the citizens register; the competent authority may verify whether the registration was lawful.
Neni 28 Statusi i banorëve të përhershëm të Republikës së Kosovës 28.1 Çdo person i cili është i regjistruar si banor i përhershëm i Republikës së Kosovës konform Rregullores së UNMIK-ut nr. 2000/13 për Regjistrin Qendror Civil konsiderohet shtetas i Republikës së Kosovës dhe regjistrohet si i tillë në regjistrin e shtetasve. 28.2 Organi kompetent mund të verifikojë ligjshmërinë e regjistrimit të një personi si banor i përhershëm i Republikës së Kosovës. Në rast të konstatimit se personi nuk i ka plotësuar kushtet ligjore për regjistrim si banor i Republikës së Kosovës, personi në fjalë e humb cilësinë e shtetasit të Republikës së Kosovës dhe shlyhet nga regjistri i shtetasve. 10 28.3 Humbja e shtetësisë së Republikës së Kosovës sipas paragrafit 2 të këtij neni nuk e pengon personin në fjalë të fitojë shtetësinë e Republikës së Kosovës sipas origjinës, adoptimit, lindjes në territorin e Republikës së Kosovës ose me natyralizim konform dispozitave të këtij ligji. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: This article treats certain people as citizens of Kosovo and says they are registered in the citizens’ register if they met the stated 1998 nationality and permanent residence conditions. It also lets the competent authority set criteria by subordinate act and apply UNMIK civil registry criteria for checking residence.
Neni 29 Shtetësia sipas Dokumentit për Statusin e Republikës së Kosovës 29.1 Të gjithë personat që me 1 janar 1998 kanë qenë shtetas të Republikës Federative të Jugosllavisë dhe që me këtë datë e kanë pasur banimin e përhershëm në Republikën e Kosovës konsiderohen shtetas të Republikës së Kosovës dhe regjistrohen si të tillë në regjistrin e shtetasve pa marrë parasysh vendbanimin ose shtetësinë që posedojnë aktualisht. 29.2 Dispozita e paragrafit 1 të këtij neni vlen edhe për pasardhësit e drejtpërdrejt të personave të përcaktuar në atë paragraf. 29.3 Regjistrimi i personave të përcaktuar në paragrafin 1 dhe 2 të këtij neni në regjistrin e shtetasve bëhet me kërkesë të personit që plotëson kushtet e parapara në këtë nen. 29.4 Organi kompetent përcakton me akt nënligjor kriteret në bazë të të cilave vërtetohet posedimi i shtetësisë së Republikës Federative të Jugosllavisë dhe banimi i përhershëm në Republikën e Kosovës me datën 1 janar 1998. 29.5 Organi kompetent do të përdorë kriteret e parapara në Rregulloren e UNMIK-ut Nr. 2000/13 mbi Regjistrat Civil për të përcaktuar vendbanimin në Republikën e Kosovës më 1 janar 1998. KREU VI DISPOZITAT PËRFUNDIMTARE - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: The Ministry of Interior may issue subordinate acts needed to implement this law.
Neni 30 Aktet nënligjore Ministria e Punëve të Brendshme nxjerr aktet nënligjore të nevojshme për zbatimin e këtij ligji. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: When this law enters into force, all other normative acts regulating citizenship in Kosovo are repealed.
Neni 31 Me hyrjen në fuqi të këtij ligji shfuqizohen të gjitha aktet të tjera normative që rregullojnë çështjen e shtetësisë në Republikën e Kosovës. - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: This law enters into force 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 32 Hyrja ne fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë ( 15 ) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës Me datën : 20.02.2008
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 03/L-034 PËR SHTETËSINË E KOSOVËS
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in