LIGJI NR. 03/L-036 PËR INSPEKTORATIN POLICOR TË KOSOVËS
This preamble states the law’s purpose: to set legal rules for the Police Inspectorate of Kosovo.
AI-assisted research synopsis — verify against the official legal text below.
- Jurisdiction
- Kosovo
- Instrument
- Act or statute
- Citation
- 03/L-036
- Version
- Undated source snapshot
- Language
- sq
- Updated
- Official source
- View official record ↗
Statute overview
About this statute
This preamble states the law’s purpose: to set legal rules for the Police Inspectorate of Kosovo. This article says the law’s purpose is to define the organization, functions, and authorities of the Police Inspectorate of the Republic of Kosovo. The Police Inspectorate of the Republic of Kosovo is established as an executive agency within the Ministry of Internal Affairs and is independent from the Police of the Republic of Kosovo. The Police Inspectorate of Kosovo must follow principles of professionalism, objectivity, political impartiality, non-discrimination, and respect for human rights. This article defines key terms used in the law.
Search within this statute
Search all stored provisions in this version.
Legal text
Provisions of LIGJI NR. 03/L-036 PËR INSPEKTORATIN POLICOR TË KOSOVËS
Showing 37 of 37
Part preamble
Preamble
- preamble Verify source ↗
Preamble
AI-assisted research summary: This preamble states the law’s purpose: to set legal rules for the Police Inspectorate of Kosovo.
GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI III / Nr. 26 / 02 QERSHOR 2008 LIGJI NR. 03/L-036 PËR INSPEKTORATIN POLICOR TË KOSOVËS Në mbështetje të Kapitullit IV neni 65 pika 1 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, me qëllim të vendosjes së rregullave ligjore për inspektoratin policor të Republikës së Kosovës. Kuvendi i Republikës së Kosovës, Miraton: LIGJIN PËR INSPEKTORATIN POLICOR TË KOSOVËS KREU I DISPOZITAT E PËRGJITHSHME
- 1 Verify source ↗
Neni 1
AI-assisted research summary: This article says the law’s purpose is to define the organization, functions, and authorities of the Police Inspectorate of the Republic of Kosovo.
Neni 1 Qëllimi Qëllimi i këtij ligji është ta përcaktoj organizimin, funksionet dhe autorizimet e Inspektoratit Policor të Republikës së Kosovës. - 2 Verify source ↗
Neni 2
AI-assisted research summary: The Police Inspectorate of the Republic of Kosovo is established as an executive agency within the Ministry of Internal Affairs and is independent from the Police of the Republic of Kosovo.
Neni 2 Themelimi Inspektorati Policor i Republikës së Kosovës është Agjension Ekzekutiv në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, i pavarur nga Policia e Republikës së Kosovës. - 3 Verify source ↗
Neni 3
AI-assisted research summary: The Police Inspectorate of Kosovo must follow principles of professionalism, objectivity, political impartiality, non-discrimination, and respect for human rights.
Neni 3 Parimet 3.1. Inspektorati Policor i Republikës së Kosovës udhëhiqet nga këto parime: a) profesionalizmi; b) objektiviteti; c) paanshmëria politike; d) mosdiskriminimi; dhe e) respektimi i të drejtave të njeriut. 3.2 Avancimi për punë të bazuar në merita dhe jo-diskriminues, promovimi dhe detyrimet, të cilat janë përfshirëse, duke reflektuar karakterin shumë-etnik të Republikës së Kosovës dhe njohja e parimeve të barazisë gjinore dhe të drejtave të njeriut të inkorporuar në Kushtetutë. - 4 Verify source ↗
Neni 4
AI-assisted research summary: This article defines key terms used in the law.
Neni 4 Përkufizimet Shprehjet e përdorura në këtë ligj kanë këtë domethënie, si vijon: 2 -“Inspektor Policor”- nënkupton inspektorin policor që ka autorizime për të kryer inspektime dhe hetime disiplinore ndaj punonjësve të Policisë së Republikës së Kosovës; -“Zyrtar policor”- nënkupton zyrtarin nën betim të Policisë së Republikës së Kosovës të cilit i është dhënë autoriteti të ushtrojë autorizime policore në kryerjen e detyrave të tij ose saj; - “Stafi civil i Policisë”- nënkupton pjesëtarët e Policisë të cilët kryejnë shërbime mbështetëse dhe administrative dhe nuk kanë autorizime policore; -“Punonjësi i Policisë së Republikës së Kosovës”- nënkupton zyrtarin policor dhe stafin civil të Policisë së Republikës së Kosovës; - “Inspektim i zakonshëm”- nënkupton inspektimin e rregullt të efikasitetit dhe efektivitetit të veprimtarisë së policisë; -“Inspektimi i jashtëzakonshëm“- është një inspektim i cili zhvillohet kur ka dyshim mbi baza të arsyeshme që të besohet se veprimi ose sjellja e Policisë së Republikës së Kosovës përfshinë shkelje serioze të “Doracakut mbi Parimet dhe Procedurat” të Policisë së Republikës së Kosovës, ose shkelje serioze të ligjit të aplikueshëm, pavarësisht nga ekzistimi i ndonjë procedure kundër punonjësit të Policisë së Republikës së Kosovës për shkeljen e supozuar të ligjit të aplikueshëm. -“Protokoll”- është udhëzimi me shkrim me anën e së cilit definohen procedurat operative për inspektimet e rregullta dhe të jashtëzakonshme të punonjësve të Policisë së Republikës së Kosovës; -“Autoritet kompetent”- nënkupton: - Ministrin e Punëve të Brendshme; - Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë; - Kryeshefin e Inspektoratit Policor të Republikës së Kosovës; - Zyrtarin e Inspektoratit Policor të Republikës së Kosovës; dhe - Punonjësin e Policisë së Republikës së Kosovës. - “Njoftim zyrtar“- është deklarata me shkrim për atë se a është kryer apo jo një hetim dhe mënyrën se si është kryer, sipas vlerësimit të Kryeshefit të Inspektoratit Policor; -“Mbrojtës i pavarur”- i referohet vetëm avokatit i cili është anëtar i Odës së Avokatëve të Republikës së Kosovës; -“Ankesë kundër punonjësit të policisë”- është një supozim i bërë nga cilido person, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë tek autoriteti kompetent, në lidhje me sjelljen e keqe të punonjësit të policisë; -“Njësi policore”- i referohet çdo niveli të organizimit të Policisë; -“Pozitat e larta ekzekutive”- i referohen Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Zëvendësdrejtorit dhe Ndihmësdrejtorit; -“Kryeshef i Inspektoratit”- i referohet Kryeshefit Ekzekutiv të Inspektoratit Policor të Republikës së Kosovës; -“Ministri”- i referohet Ministrit të Punëve të Brendshme. KREU II 3 ORGANIZIMI, MBIKËQYRJA DHE KRITERET - 5 Verify source ↗
Neni 5
AI-assisted research summary: The Police Inspectorate is managed by its Chief Executive and has at least two departments plus an administration unit; the organizational structure is proposed by the Chief Executive and approved by the Minister.
Neni 5 Organizimi dhe struktura e Inspektoratit Policor të Republikës së Kosovës 5.1 Inspektorati Policor i Republikës së Kosovës menaxhohet nga Kryeshefi i Inspektoratit dhe përbëhet, por nuk kufizohet nga dy departamente: a) departamenti për inspektime ndaj punonjësve të Policisë së Republikës së Kosovës; dhe b) departamenti për hetime disiplinore ndaj punonjësve të Policisë së Republikës së Kosovës. 5.2 Në kuadër të Inspektoratit funksionon edhe administrata e cila ofron shërbime mbështetëse dhe administrative. 5.3 Struktura organizative e Inspektoratit Policor propozohet nga Kryeshefi i Inspektoratit dhe miratohet nga Ministri. - 6 Verify source ↗
Neni 6
AI-assisted research summary: The Police Inspectorate operates under the Minister’s authority and under the control and supervision of the Chief Inspector.
Neni 6 Mbikëqyrja e Inspektoratit Policor të Republikës së Kosovës 6.1 Inspektorati Policor i Republikës së Kosovës vepron nën autoritetin e Ministrit, dhe nën kontrollin dhe mbikëqyrjen e Kryeshefit të Inspektoratit. 6.2 Kryeshefi i Inspektoratit i raporton dhe i përgjigjet Ministrit për administrimin dhe menaxhimin e Inspektoratit. - 7 Verify source ↗
Neni 7
AI-assisted research summary: This article sets eligibility criteria for selection to key Police Inspectorate posts and gives the Chief of the Inspectorate specific responsibilities.
Neni 7 Kriteret për pranim në Inspektoratin Policor 7.1 Një person mund të zgjidhet Kryeshef i Inspektoratit, Drejtor i Departamentit dhe Inspektor Policor, vetëm nëse ai ose ajo: a) posedon diplomë të fakultetit nga ndonjë universitet i pranuar, preferohet fakulteti juridik; b) nuk ka qenë i dënuar për ndonjë vepër penale ose shkelje të rëndë disiplinore; dhe c) ka kaluar me sukses verifikimin e të së kaluarës. 7.2 Kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit do të emërohet nga Komisioni për Emërimet e Larta Publike në pajtim me procedurën për emërimin e zyrtarëve të lartë të shërbimit civil. 7.3 Kryeshefi i Inspektoratit mund të shkarkohet nga pozita vetëm për shkak të keqadministrimit dhe mos kompetencës profesionale, ose pas shpalljes fajtor për vepër të rëndë penale. 7.4 Kryeshefi i Inspektoratit është përgjegjës për: a) administrimin dhe menaxhimin e gjithmbarshëm të Inspektoratit Policor dhe për sigurimin e implementimit të funksioneve që i janë besuar Inspektoratit; b) sigurimin e mbikëqyrjes adekuate, dhënien e këshillave të paanshme, profesionale dhe të sakta për autoritetin përkatës mbi të; c) organizimin dhe punësimin e personelit në Inspektoratin Policor, si dhe nxjerrjen e udhëzimeve administrative dhe vendimeve për çështjet që i përkasin funksioneve të Inspektoratit; d) menaxhimin efektiv dhe efikas të resurseve që i janë siguruar Inspektoratit Policor; e) zbatimin e politikës jo diskriminuese për personelin e Inspektoratit Policor, duke përfshirë edhe përfaqësimin e barabartë gjinor në të gjitha fushat dhe nivelet, dhe sigurimin e përbërjes së personelit që reflekton karakterin shumetnik të Republikës së Kosovës;dhe 4 f) punësimin e personelit në Inspektoratin Policor në bazë të kualifikimit profesional, aftësitë dhe meritat e secilit përmes konkursit të hapur dhe të drejtë. KREU III BUXHETI, KOMPENSIMI DHE PAGA - 8 Verify source ↗
Neni 8
AI-assisted research summary: The Chief of the Inspectorate must prepare and submit the annual budget plan of the Police Inspectorate to the Ministry of Internal Affairs, and is responsible for managing and using the budget.
Neni 8 Buxheti 8.1 Inspektorati Policor e ka buxhetin e vet, i cili është zë në vete në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme. 8.2 Kryeshefi i Inspektoratit përgatit dhe dorëzon planin për buxhetin vjetor të Inspektoratit Policor në Ministrinë e Punëve të Brendshme për procedim të mëtejshëm. 8.3 Përgjegjësia për menaxhimin dhe përdorimin e buxhetit i takon Kryeshefit të Inspektoratit. - 9 Verify source ↗
Neni 9
AI-assisted research summary: Police Inspectors are to have compensation and salaries set with regard to their special working conditions, and authorized pay items must follow the applicable law and subordinate acts.
Neni 9 Kompensimi dhe paga 9.1 Krijimi i pakos së kompensimit për Inspektorët Policor do të marr parasysh kushtet e veçanta nën të cilat ata i kryejnë detyrat e tyre. Paga themelore e Inspektorëve Policor ndryshon duke u bazuar në faktorët përfshirës, por jo të kufizohet vetëm me kohëzgjatjen e shërbimit. 9.2 Si shtesë e pagës themelore, Inspektorët Policor në mënyrë të ligjshme marrin lloje të shtesave, kompensime dhe benificione. Pagesat e tilla shtesë bazohen në faktorët duke përfshirë, por jo të kufizohen në: detyrat e rrezikshme, puna jashtë orarit, puna gjatë festave ose ditëve të tjera që janë ditë pushimi, dhe për shkathtësi të veçanta. 9.3 Shtesat përfshijnë, por nuk kufizohen në: kompensime për punë të rrezikshme, kompensime për pagesa gjatë festave, pagesa për punë jashtë orarit dhe pagesa për shujtë ditore. Benificionet mund të përfshijnë, por jo të kufizohen në: shpenzimet mjekësore dhe shëndetësore, shpenzimet për trajnimet profesionale dhe teknike, kompensimet në rastet e vdekjes, stazhin e benificuar dhe benificionet e pensionit. 9.4 Pagat themelore dhe çdo shtesë e autorizuar përcaktohet dhe paguhet në përputhje me procedurat e përcaktuara në ligjin në fuqi dhe aktet nënligjore. Kryeshefi i Inspektoratit mund të përfshijë në buxhetin vjetor propozimin për Inspektoratin Policor dhe aprovim të Ministrit, shumat që nevojitet të përdoren për pagimin e çfarëdo pagese shtesë të autorizuar me ligj. KREU IV AUTORIZIMET - 10 Verify source ↗
Neni 10
AI-assisted research summary: The Police Inspectorate of Kosovo may inspect the Kosovo Police, report on its work and efficiency, investigate serious disciplinary allegations, and recommend disciplinary measures to the relevant police appointments-and-discipline commission.
Neni 10 Autorizimet e Përgjithshme të Inspektoratit Policor Inspektorati Policor i Republikës së Kosovës ka autorizim të: a) zhvillojë inspektime ndaj Policisë së Republikës së Kosovës dhe të raportojë mbi punën dhe efikasitetin në arritjen e qëllimeve; b) hetojë akuzat për shkelje të rënda disiplinore ndaj të gjithë punonjësve të policisë pa dallim grade dhe të gjitha shkeljet e tjera ndaj pozitave të larta ekzekutive, dhe t’i rekomandojë Komisionit për 5 Emërime të Larta dhe Disiplinë në Polici se çfarë mase disiplinore, nëse është e nevojshme, duhet të shqiptohet. - 11 Verify source ↗
Neni 11
AI-assisted research summary: The Chief Inspector of the Police Inspectorate has powers and duties to authorize inspections, issue instructions, prepare reports and plans, draft protocols, and take safety measures.
Neni 11 Autorizimet dhe detyrat e Kryeshefit të Inspektoratit 11.1.Kryeshefi i Inspektoratit Policor i ka këto autorizime dhe detyra: a) autorizon Inspektorët Policor për të kryer inspektime të rregullta dhe të jashtëzakonshme të Policisë së Republikës së Kosovës; b) paraqet raporte vjetore dhe planet e punës për të ardhmen; c) përgatit dhe ia dorëzon Ministrisë së Punëve të Brendshme planin vjetor për buxhet të Inspektoratit Policor; d) harton protokollet që përdoren nga Inspektorët Policor gjatë kryerjes së inspektimeve të rregullta; e) jep udhëzimet me shkrim lidhur me çdo inspektim të jashtëzakonshëm; f) jep udhëzime për të gjitha raportet e Inspektoratit që janë në përputhje me protokollet; g) autorizon fillimin e hetimeve disiplinore; dhe h) autorizime dhe detyra tjera të parapara me këtë ligj. 11.2 Autorizimet e cekura në paragrafin 1, mund të lëshohen me shkrim ose me gojë. Për inspektimet e jashtëzakonshme ose hetimet disiplinore autorizimet mund të lëshohen përmes komunikimit gojor, në raste urgjente ose nëse e kërkojnë rrethanat e caktuara dhe brenda 24 orëve duhet të përpilohet autorizimi me shkrim. 11.3 Nëse, Kryeshefi i Inspektoratit është në dijeni se Inspektorëve policor mund t’ju kanoset jeta ose siguria e tyre fizike gjatë kryerjes së detyrës, ai e vlerëson atë kanosje dhe duhet të ndërmarr masa në mënyrë që të arrihet siguria e Inspektorëve Policor. - 12 Verify source ↗
Neni 12
AI-assisted research summary: The Director of the Department for Inspections works under the delegated authority of the Chief Inspector and has duties to supervise inspections, prepare and oversee inspection reports, support review of protocols and reports, assign tasks, and monitor inspectors’ work.
Neni 12 Autorizimet dhe detyrat e Drejtorit të Departamentit për Inspektime 12.1 Drejtori i Departamentit për Inspektime raporton dhe punon nën autoritetin e deleguar të Kryeshefit të Inspektoratit. 12.2 Drejtori i Departamentit për Inspektime ka këto autorizime dhe detyra: a) mbikëqyr kryerjen e inspektimeve ‘të zakonshme’ sipas protokolleve zyrtare si dhe bënë mbikëqyrjen e inspektimeve ‘të jashtëzakonshme’, sipas dispozitave të ligjit në fuqi; b) përgatit oraret dhe raportet e inspektimit dhe mbikëqyr përgatitjen dhe dorëzimin me kohë të raporteve të inspektimit, të bazuara në të dhënat e mbledhura gjatë kryerjes së inspektimeve ‘të zakonshme’ dhe ‘të jashtëzakonshme’; c) ndihmon Kryeshefin e Inspektoratit në shqyrtimet e rregullta të Protokolleve të Inspektimit dhe të Raporteve të Inspektoratit; d) cakton detyrat si dhe monitoron punën dhe mënyrën e kryerjes së detyrave në mënyrë të efektshme nga ana e inspektorëve policor; dhe e) kryen funksione dhe detyra tjera të parapara me këtë ligj, ose te caktuara nga Kryeshefi Ekzekutiv. - 13 Verify source ↗
Neni 13
AI-assisted research summary: The Director of the Disciplinary Investigations Department has delegated authority and several disciplinary investigation duties.
Neni 13 Autorizimet dhe detyrat e Drejtorit të Departamentit për Hetime Disiplinore 13.1 Drejtori i Departamentit për Hetime Disiplinore raporton dhe punon nën autoritetin e deleguar të Kryeshefit të Inspektoratit. 13.2 Drejtori i Departamentit për Hetime Disiplinore ka këto autorizime dhe detyra: 6 a) pranimin dhe klasifikimin e ankesave për shkelje disiplinore; b) mbikëqyr hetimet disiplinore për rastet serioze të sjelljeve të rënda të kryera nga ana e punonjësve të Policisë sipas dispozitave të ligjit të zbatueshëm; c) përgatit dosjet e rasteve disiplinore dhe mbikëqyr dorëzimin me kohë të dosjeve tek Ministri dhe Komisioni për Emërime të Larta dhe Disiplinë në Polici; d) menaxhon procesin e prezantimit të dëshmive në seancat për shqyrtime disiplinore të mbajtura nga ana e Komisionit për Emërime të Larta dhe Disiplinë në Polici, të ndërlidhura me ankesat për sjellje të këqija; e) cakton detyrat si dhe monitoron punën dhe mënyrën e kryerjes së detyrave në mënyrë të efektshme nga ana e inspektorëve policor; dhe f) kryen funksione dhe detyra tjera të parapara me këtë ligj. - 14 Verify source ↗
Neni 14
AI-assisted research summary: Police inspectors have specific authorization and duties for identification, access, and reporting during inspections.
Neni 14 Autorizimet dhe detyrat e Inspektorëve Policor 14.1 Inspektori Policor ka autorizime për të vepruar dhe ai/ajo duhet të pajiset me kartelë identifikimi dhe distinktiv vetëm nëse ai/ajo ka përfunduar me sukses periudhën e trajnimit dhe vlerësimit siç është përcaktuar nga Kryeshefi i Inspektoratit dhe aprovuar nga Ministri. 14.2 Inspektori Policor duhet ta prezantoj kartelën e tij/saj identifikuese dhe distinktivin gjatë kryerjes së detyrës së caktuar dhe ai/ajo do të autorizohet për të hyrë në zonën dhe vendet nën kontrollin policor dhe të kenë qasjen në materialet policore, përveç nëse një autorizim i tillë mund të pengoj veprimet në vazhdim e sipër të policisë. 14.3 Në fillim të inspektimit të zakonshëm dhe të jashtëzakonshëm, Inspektori Policor i cili kryen inspektimin, tregon autorizimin me shkrim, zyrtarit më të lartë policor përgjegjës për njësinë policore dhe do t’ia dorëzojë një kopje të këtij autorizimi me kërkesë të zyrtarit të lartë policor. Me pranimin e autorizimit me shkrim, zyrtari më i lartë policor mundëson qasjen e menjëhershme dhe të papenguar në të gjitha pjesët e njësisë policore dhe udhëzon personelin e vet që t’iu ofrojnë ndihmë të plotë Inspektorëve Policor, nëse kjo nuk rrezikon kryerjen e ndonjë detyrë të menjëhershme apo konfidenciale. Në rast të mospajtimit, Inspektori i ngarkuar i Inspektoratit Policor do të kërkoj udhëzim nga Zyrtari më i Lartë i njësisë përkatëse. 14.4 Çdo Inspektor Policor i cili në çfarëdo kohe has në shkelje të ligjit në fuqi ose akteve të brendshme të Policisë së Republikës së Kosovës në vendet publike nga ana e pjesëtarit të Policisë së Republikës së Kosovës, duhet ta identifikojë pjesëtarin e Policisë së Republikës së Kosovës, ta regjistroj shkeljen dhe ta paraqes tek Kryeshefi i Inspektoratit për ndërmarrjen e veprimeve të mëtejshme. Identifikimi i tillë nuk duhet te pengoj ndërmarrjen e çfarëdo mase urgjente nga zyrtari Policor. - 15 Verify source ↗
Neni 15
AI-assisted research summary: Police inspectors must carry out inspections as quickly as possible without disrupting ongoing police operations, and must immediately secure evidence, preserve the scene, and notify the Inspectorate Chief; they must also notify the competent public prosecutor without delay if the violation is also an ex officio criminal offence.
Neni 15 Veprimet e ndërmarra gjatë inspektimit 15.1 Inspektorët Policor kryejnë inspektimin sa më shpejt që është e mundur dhe në mënyrën e cila nuk pengon operacionin në vazhdim e sipër të policisë. 15.2 Nëse gjatë inspektimit të zakonshëm ose të jashtëzakonshëm, Inspektori Policor has në dëshmi të ndonjë shkeljeje nga punonjësi i Policisë së Republikës së Kosovës, ai duhet menjëherë të ndërmerr veprimet si në vijim: a) ta sigurojë dëshminë dhe të ruaj vendin ku është gjetur dëshmia; b) a informojë Kryeshefin e Inspektoratit; dhe pa vonesë prokurorin publik kompetent nëse shkelja gjithashtu rezulton në vepër penale e cila ndjeket ex officio. 7 KREU V INSPEKTIMET E ZAKONSHME DHE TË JASHTËZAKONSHME - 16 Verify source ↗
Neni 16
AI-assisted research summary: Written authorizations for ordinary inspections are issued at the start of the year and expire at year-end; authorizations for extraordinary inspections expire 72 hours after issuance, unless extended for justified reasons.
Neni 16 Autorizimet për inspektim 16.1 Autorizimet me shkrim për kryerjen e inspektimeve të zakonshme jepen në fillim të vitit dhe i mbaron afati në fund të vitit përkatës. 16.2 Autorizimit me shkrim për kryerjen e inspektimeve të jashtëzakonshme i mbaron afati shtatëdhjetë e dy (72) orë pas lëshimit, me mundësi vazhdimi nëse ekzistojnë arsye të bazuara për kryerjen e detyrave. 16.3 Inspektimet e zakonshme mund të bëhen më paralajmërim, ndërsa ato të jashtëzakonshme bëhen edhe pa paralajmërim. - 17 Verify source ↗
Neni 17
AI-assisted research summary: The Chief Inspector of the Police Inspectorate prepares protocols for ordinary police inspections.
Neni 17 Fushat e inspektimit Kryeshefi i Inspektoratit Policor përgatitë një numër protokollesh që do të përdoren nga Inspektorët Policor për kryerjen e inspektimeve të zakonshme dhe do të përfshijnë aspektet e mëposhtme të kryerjes së detyrave nga punonjësit e Policisë së Republikës së Kosovës: a) menaxhimi i objekteve policore; b) menaxhimi i buxhetit, financave dhe prokurimit; c) menaxhimi i parkut të automjeteve dhe pajisjeve; d) menaxhimi i burimeve njerëzore; e) menaxhimi i armëve, municionit dhe pajisjeve tjera; f) menaxhimi në raste të arrestit dhe ndalimit dhe paraburgimit policor; g) menaxhimi i krimeve kundër minoriteteve dhe lirisë së lëvizjes; h) menaxhimi i patrullimeve; i) menaxhimi i hetimit dhe zbulimit të krimit; j) menaxhimi i ankesave kundër policisë dhe hetimi i shkeljeve disiplinore; k) menaxhimi i planeve policore lokale, sigurisë së qytetarëve dhe iniciativave të aktiviteteve policore në komunitet; l) menaxhimi i procesimit të të dhënave personale në përputhje me ligjin e aplikueshëm; m) menaxhimi i Policisë Kufitare; dhe n) fusha tjera të parapara nga ana e Kryeshefit të Inspektoratit ose Ministrit. - 18 Verify source ↗
Neni 18
AI-assisted research summary: This article lists the data-collection methods used in the protocols, gives police inspectors a right to obtain copies of police records when needed for their duties, requires police to refer potentially disruptive issues to the Police Director General, and allows the Chief Inspector to authorize audio/video recording and camera use for questioning or interviews.
Neni 18 Metodat e mbledhjes së të dhënave 18.1 Protokollet e përmendura në paragrafin 1 të nenit 15 të këtij ligji do t’i referohen metodave të mëposhtme të mbledhjes së të dhënave: a) inspektimi fizik i objekteve, automjeteve dhe pajisjeve; b) inspektimi fizik i procesverbaleve dhe dosjeve policore, si në formë të dokumentuar po ashtu edhe në formë elektronike ose audio/video; c) intervistat zyrtare me punonjësit e Policisë së Republikës së Kosovës; 8 d) intervistat zyrtare me grupe punonjësish të Policisë së Republikës së Kosovës dhe nëpunës të tjerë civil; e) intervistat zyrtare me qytetarë, me pajtimin e tyre, nëse mendohet se informatat e tilla janë të nevojshme dhe të arsyeshme për mbledhjen e të dhënave; f) intervistat zyrtare me persona të arrestuar, të paraburgosur, apo personat nën masat e sigurisë, bërja e të cilave do të jetë subjekt i autorizimit nga organi kompetent gjyqësor, përveç nëse intervista bëhet brenda 72 orëve të para pas arrestit. g) përdorimi i pyetësorëve të cilët plotësohen nga punonjësit e Policisë së Republikës së Kosovës ose nga qytetarët. 18.2 Inspektorët Policor, gjatë rrjedhës së inspektimeve të zakonshme dhe të jashtëzakonshme kanë të drejtë të marrin kopje të procesverbaleve policore, qoftë në formë të shkruar, elektronike ose audio/video, nëse kjo është e nevojshme për përmbushjen e detyrave të tyre. Nëse Policia konsideron se ndonjë nga veprimet e tilla mund të pengoj operacionin në vazhdim e sipër të policisë, hetimet apo procedurën gjyqësore, ata do ta referojnë çështjen tek drejtori gjeneral i policisë i cili do të konsultohet me kryeshefin e IPK. 18.3 Kryeshefi i Inspektoratit mund të autorizoj që marrja në pyetje apo intervista të regjistrohet me video ose audio-incizim, si dhe të përdoret fotoaparati nëse paraqitet nevoja për kryerjen e detyrës. - 19 Verify source ↗
Neni 19
AI-assisted research summary: Police inspectors must follow applicable law on storing and using personal data, and they may not share collected data with non-inspectors without prior written authorization.
Neni 19 Mbledhja dhe ruajtja e të dhënave 19.1 Inspektorët Policor veprojnë në pajtim me të gjitha dispozitat e ligjit të aplikueshëm që kanë të bëjnë me ruajtjen dhe përdorimin e të dhënave personale. 19.2 Inspektorët Policor nën çfarëdo rrethanash nuk duhet t’iu ofrojnë asnjë lloj të dhënash të mbledhura personave që nuk janë Inspektor Policor, pa autorizimin paraprak me shkrim nga Kryeshefi i Inspektoratit ose në mungesë të tij, nga personi i autorizuar. (3) Organet kompetente gjyqësore mund të urdhërojnë zbulimin e të dhënave dhe informatave të mbajtura nga IPK. KREU VI RAPORTET E INSPEKTORATIT POLICOR - 20 Verify source ↗
Neni 20
AI-assisted research summary: The Chief Inspector must issue and approve inspection procedures and ensure inspection reports are objective, concise, ethical, and free from subjective comments.
Neni 20 Përgatitja e raporteve 20.1 Kryeshefi i Inspektoratit nxjerrë dhe aprovon procedurat operative për inspektime. 20.2 Raporti i Inspektoratit para se të dorëzohet shqyrtohet dhe nënshkruhet nga Kryeshefi i Inspektoratit ose në mungesë të tij, nga personi i autorizuar. 20.3 Raporti i Inspektoratit duhet të theksojë qartë dhe shkurtë të dhënat objektive të kryerjes së detyrës dhe rekomandimeve të bazuara në ato të dhëna. 9 20.4 Kryeshefi i Inspektoratit duhet të sigurojë se raportet e inspektoratit nuk përmbajnë komente subjektive ose çështje tjera të cilat nuk bazohen në dëshmi objektive. 20.5 Kryeshefi i Inspektoratit duhet të sigurojë se ato raporte janë në pajtim me standardet më të larta të etikës dhe integritetit dhe arrijnë qëllimin e drejtimit të përmirësimit të kryerjes së detyrës dhe efektivitetin policor. - 21 Verify source ↗
Neni 21
AI-assisted research summary: The Chief Inspector must keep published police inspectorate reports from containing material that could endanger safety, national security, or criminal investigations, and must prepare and publish an annual public report by year-end.
Neni 21 Publikimi i raporteve 21.1 Kryeshefi i Inspektoratit duhet të sigurohet që raportet e Inspektoratit Policor të mos përmbajnë asnjë material që, pasi të publikohen, mund të rrezikojnë sigurinë e ndonjë personi ose komprometojnë sigurinë kombëtare ose në mënyrë të panevojshme rrezikojnë hetimet penale. 21.2 Në fund të secilit vit kalendarik Kryeshefi i Inspektoratit do të përgatit dhe publikojë një Raport Vjetor që ofron detaje rreth aktiviteteve të Inspektoratit Policor, performancës së Policisë së Republikës së Kosovës dhe ankesave kundër policisë. Raporti duhet të jetë dokument publik dhe kopjet do t’i dorëzohen, por jo të kufizohen, si në vijim: a) Presidentit të Republikës së Kosovës; b) Kryeministrit; c) Parlamentit të Republikës së Kosovës; d) Ministrit të Punëve të Brendshme; e) Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë; f) Kryetarit të Komisionit për Sundimin e Ligjit; g) Mas-mediave. 21.3 Nëse, si rezultat i një inspektimi të zakonshëm ose të jashtëzakonshëm, Inspektorati Policor publikon një raport me rekomandime specifike në lidhje me performancën e Policisë së Republikës së Kosovës dhe nëse në inspektimin e mëvonshëm konstatohet se ato rekomandime janë injoruar, Ministri i Punëve të Brendshme mundet, sipas vlerësimit të tij, të kërkojë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Republikës së Kosovës një shpjegim me shkrim për mosndërmarrjen e veprimeve të rekomanduara nga Inspektorati. KREU VII ANKESAT DHE SHKELJET DISIPLINORE - 22 Verify source ↗
Neni 22
AI-assisted research summary: This article sets a complaint-handling process for police discipline complaints: the competent authority must register complaints, preserve evidence, and send records to the Police Inspectorate; the Inspectorate then classifies the case and routes or investigates it within stated time limits.
Neni 22 Ankesat kundër punonjësve të Policisë së Republikës së Kosovës 22.1 Pas marrjes së një ankese, autoriteti kompetent është i obliguar ta bëjë regjistrimin me shkrim të ankesës, dhe të ndërmerr çdo lloj veprimi të nevojshëm dhe të arsyeshëm me qëllim të marrjes apo ruajtjes së dëshmive që kanë të bëjnë me sjelljen për të cilën është bërë ankesa. 22.2 Autoriteti kompetent brenda tri (3) ditëve nga pranimi dhe regjistrimi i ankesës obligohet ta informoj Inspektoratin Policor dhe brenda tri (3) ditë pune t’ia dorëzoj të gjitha shënimet me shkrim dhe çfarëdo dëshmie që është siguruar. 10 22.3 Pas pranimit të ankesës, Inspektorati Policor përcakton se a është shkelja e supozuar shkelje e rëndë apo shkelje e lehtë disiplinore. 22.4 Nëse Inspektorati Policor përcakton se shkelja e supozuar është shkelje e rëndë disiplinore, i regjistron detajet e ankesës dhe fillon hetimin brenda 14 ditëve të punës, dhe në të njëjtën kohë e njofton me shkrim personin që ankohet se ankesa është regjistruar dhe është nën hetime. 22.5 Nëse Inspektorati Policor përcakton se shkelja e supozuar është shkelje e lehtë disiplinore, i regjistron detajet e ankesës dhe ia dërgon ato Njësitit të Hetimeve të Brendshme të Policisë, të cilët duhet t’i fillojnë hetimet brenda 14 ditëve të punës, dhe në të njëjtën kohë personin që ka paraqitur ankesë Inspektorati e njofton me shkrim se ankesa është regjistruar dhe dërguar tek Njësiti i Hetimeve të Brendshme të Policisë. 22.6 Nëse ankesa nuk paraqet shkelje disiplinore, Kryeshefi i Inspektoratit do ta hedh poshtë ankesën si të pabazë dhe e informon ankuesin dhe Policinë e Republikës së Kosovës për vendimin e marrë. 22.7 Njoftimi me shkrim sipas paragrafit 4, 5 dhe 6 të këtij neni i dërgohet ankuesit dhe regjistruesit të ankesës brenda tridhjetë (30) ditë pune, që nga pranimi i ankesës nga ana e autoritetit kompetent. - 23 Verify source ↗
Neni 23
AI-assisted research summary: The Police Internal Investigations Unit investigates complaints about minor disciplinary breaches by police employees, except the Director General, Deputy Director, and Assistant Director. It reports to the Internal Disciplinary Commission, which decides whether a breach occurred and imposes the disciplinary measure. The Internal Disciplinary Commission and the Police Complaints Commission must notify the Chief Inspector of the decision within 5 working days.
Neni 23 Njësiti i Hetimeve të Brendshme të Policisë 23.1 Njësiti i Hetimeve të Brendshme të Policisë heton ankesat mbi shkeljet e lehta disiplinore për punonjësit policor, përveç Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Zëvendësdrejtorin, apo Ndihmësdrejtorin. Njësiti i Hetimeve të Brendshme të Policisë do të raportoj tek Komisioni i Brendshëm Disiplinor i Policisë, i cili do të përcaktoj se a është kryer shkelja disiplinore, dhe në rastet kur shkelja disiplinore është kryer, e shqipton masën disiplinore, duke marrë në konsideratë rekomandimet e Njësitit të Hetimeve të Brendshme të Policisë. 23.2 Komisioni i Brendshëm Disiplinor i Policisë dhe Komisioni për Ankesa i Policisë obligohet ta informojnë Kryeshefin e Inspektoratit me vendimin e nxjerr lidhur me një shkelje të lehtë, jo më vonë se 5 ditë pune nga dita e marrjes së vendimit. KREU VIII SHKELJET DISIPLINORE - 24 Verify source ↗
Neni 24
AI-assisted research summary: Police employees commit a serious disciplinary violation if they commit, attempt, assist, or encourage a serious disciplinary act under the police law and related subordinate acts.
Neni 24 Shkeljet e rënda disiplinore Punonjësi i Policisë së Republikës së Kosovës kryen shkelje të rëndë disiplinore sipas ligjit për policinë nëse ai kryen, tenton të kryej, ndihmon, ose e nxit tjetrin që të kryejë një prej veprave të rënda disiplinore të parapara në ligjin për policinë dhe me aktet shtesë nën-ligjore. - 25 Verify source ↗
Neni 25
AI-assisted research summary: A police employee who commits a serious disciplinary violation is subject to one of the sanctions provided by the police law.
Neni 25 Masat disiplinore për shkelje të rënda disiplinore 11 Punonjësi i Policisë i cili ka kryer shkelje të rëndë disiplinore, i nënshtrohet njërës prej masave ndëshkimore të parapara në ligjin për policinë. - 26 Verify source ↗
Neni 26
AI-assisted research summary: A police employee commits a minor disciplinary violation if they commit, attempt, help, or incite another person to commit one of the minor disciplinary acts under the police law.
Neni 26 Shkeljet e lehta disiplinore Punonjësi i Policisë kryen shkelje të lehtë disiplinore sipas ligjit për policinë, nëse ai kryen, tenton të kryej, ndihmon ose nxitë tjetrin të kryej njërën nga veprat e lehta disiplinore të parapara në ligjin për policinë. - 27 Verify source ↗
Neni 27
AI-assisted research summary: A police officer who commits a minor disciplinary offence is subject to one of the disciplinary measures provided for in the Police Law.
Neni 27 Masat disiplinore për shkelje të lehta disiplinore Punonjësi i Policisë i cili ka kryer shkelje të lehtë disiplinore, i nënshtrohet njërës prej masave ndëshkimore të parapara në ligjin për Policinë. KREU IX VEPRIMET HETIMORE DISIPLINORE - 28 Verify source ↗
Neni 28
AI-assisted research summary: The Police Inspectorate starts disciplinary investigations only with authorization from the Chief Inspector and when there is reasonable suspicion of a disciplinary violation.
Neni 28 Fillimi i hetimeve disiplinore Inspektorati Policor i fillon hetimet disiplinore në bazë të autorizimit të Kryeshefit të Inspektoratit, nëse ekziston dyshim i arsyeshëm se ai person ka kryer shkelje disiplinore sipas ligjit në fuqi. - 29 Verify source ↗
Neni 29
AI-assisted research summary: The Chief Inspector must issue and approve operating procedures for disciplinary investigations and send required notices and reports to the relevant police officials and, in some cases, the complainant or investigated officer.
Neni 29 Hetimi i ankesave për shkelje të rënda disiplinore 29.1 Kryeshefi i Inspektoratit do t’i nxjerr dhe aprovojë procedurat operative për hetimet disiplinore ndaj supozimeve se punonjësit e Policisë së Republikës së Kosovës kanë kryer shkelje të rëndë disiplinore. 29.2 Nëse ankesa e pranuar nga Inspektorati Policor përcakton se veprimi i kryer përmban edhe elemente të veprës penale e cila ndiqet ex officio, njoftohet prokurori publik kompetent, qoftë pas hetimit të shkeljes së rëndë disiplinore ose menjëherë pas pranimit të ankesës. 29.3 Kryeshefi i Inspektoratit do t’ia dërgojë një kopje të njoftimit zyrtar punonjësit të policisë ndaj të cilit ka filluar hetimi disiplinor, përveç rasteve kur dyshohet se mund t’i rrezikoj ose pengojë hetimet. 29.4 Pas përfundimit të hetimeve Inspektori Policor ia dërgon një raport në lidhje me hetimin Kryeshefit të Inspektoratit dhe Drejtorit të Departamentit të Hetimeve. 29.5 Pas shqyrtimit të raportit që i është dërguar sipas paragrafit 4 të këtij neni, Kryeshefi i Inspektoratit ia dërgon një njoftim zyrtar Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Republikës së Kosovës. 12 29.6 Pas përfundimit të hetimeve Kryeshefi i Inspektoratit ia dërgon një kopje të njoftimit zyrtar, punonjësit të Policisë së Republikës së Kosovës veprimi i të cilit është hetuar dhe personit nga i cili, ose në emër të cilit është paraqitur ankesa. 29.7 Nëse hetimi ka të bëjë me ankesën nga ndonjë qytetar, Kryeshefi i Inspektoratit duhet t’ia dërgojë një kopje të njoftimit zyrtar. 29.8 Çdo raport apo kopje e raportit do të jetë në pajtim me ligjin e aplikueshëm për mbrojtjen e të dhënave personale. - 30 Verify source ↗
Neni 30
AI-assisted research summary: The Chief Inspector must refer certain police disciplinary cases to the High Level Police Appointments and Discipline Commission and request a disciplinary hearing, and must finish disciplinary investigations within three calendar months of receiving the complaint, excluding time spent with the prosecutor or court.
Neni 30 Veprimet që ndërmerren pas hetimit të shkeljeve të rënda disiplinore 30.1 Nëse punonjësi i Policisë së Republikës së Kosovës shpallet fajtor për vepër penale nga gjykata kompetente, Kryeshefi i Inspektoratit do t’ia referojë rastin Komisionit për Emërimet e Larta Policore dhe Disiplinë dhe do të kërkoj seancë dëgjimore disiplinore përkitazi sjelljen për të cilën janë zhvilluar hetimet penale. 30.2 Kryeshefi i Inspektoratit do të sigurojë se hetimet disiplinore janë kryer brenda tre muajve kalendarik pas pranimit të ankesës duke mos e llogaritur kohën gjatë të cilës rasti është shqyrtuar nga prokurori publik ose gjykata. 30.3 Kryeshefi i Inspektoratit do t’ia referojë rastin Komisionit për Emërimet e Larta Policore dhe Disciplin për dëgjim disiplinor nëse ekzistojnë dëshmi të qarta se është kryer një shkelje e rëndë disiplinore. - 31 Verify source ↗
Neni 31
AI-assisted research summary: Police employees may be suspended with full pay or temporarily transferred in the situations described, and the relevant police authorities must notify, request, or continue the measure as set out here.
Neni 31 Suspendimi me pagesë të plotë ose transferimi i përkohshëm i punonjësve të Policisë 31.1 Në rastet kur akoma nuk është njoftuar Inspektorati Policor për punonjësin e Policisë i cili dyshohet se ka kryer shkelje disiplinore, Drejtori Rajonal do të vendosë, nëse është në interes të Policisë së Republikës së Kosovës dhe personit të përfshirë, që ta suspendojë me pagesë të plotë deri 48 orë, dhe brenda 24 orëve ta informojë për rastin Inspektoratin Policor. 31.2 Nëse në bazë të ankesës së pranuar nga Inspektorati Policor konstatohet se për shkak të dyshimit për shkelje të rëndë disiplinore duhet të bëhet suspendimi me pagesë të plotë ose transferim i përkohshëm i punonjësit të policisë, Kryeshefi i Inspektoratit do të kërkoj me shkrim nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë të bëjë suspendimin ose transferimin e përkohshëm të punonjësit të policisë. 31.3 Drejtori i Përgjithshëm i Policisë do ta vazhdojë suspendimin me pagesë të plotë ose transferimin e përkohshëm, nëse është e nevojshme dhe në bazë të rekomandimeve të Inspektoratit Policor. 31.4 Një vendim i tillë nuk duhet të regjistrohet si dënim dhe personi i suspenduar apo i transferuar nuk do të konsiderohet si fajtor. KREU X KOMISIONI PËR EMËRIME TË LARTA POLICORE DHE DISIPLINË - 32 Verify source ↗
Neni 32
AI-assisted research summary: The Minister establishes the High Police Appointments and Discipline Commission by subordinate act.
Neni 32 Themelimi i Komisionit për Emërimet e Larta Policore, dhe Disciplinë 13 32.1 Komisioni për Emërime të Larta Policore dhe Disiplinë themelohet nga Ministri me akt nënligjor. 32.2 Komisioni është i pavarur nga Policia e Republikës së Kosovës dhe Inspektorati Policor. - 33 Verify source ↗
Neni 33
AI-assisted research summary: Disciplinary hearings for serious complaints are handled by the police appointments and discipline commission, under subordinate acts approved by the Minister. An affected police employee may be represented by an independent defender of their choice throughout the investigation and any later hearing or appeal.
Neni 33 Dëgjimet disiplinore për shkelje të rënda disiplinore 33.1 Dëgjimet disiplinore në lidhje me ankesat për shkelje të rënda disiplinore do të kryhen nga ana e Komisioni mbi Emërimet e Larta Policore dhe Disiplinë dhe Çështje Disiplinore. 33.2 Komisioni mbi Emërimet e Larta Policore dhe Disiplinë do të kryej dëgjimet disiplinore sipas akteve nënligjore të aprovuara nga Ministri. 33.3 Një punonjës i Policisë së Republikës së Kosovës i cili është subjekt i ankesës për shkelje të rëndë disiplinore mund të përfaqësohet nga mbrojtësi i pavarur i zgjedhur nga ai gjatë gjithë procesit të hetimit dhe gjatë ndonjë dëgjimi ose ankese pasuese. KREU XI PROCEDURAT DISIPLINORE DHE ANKESAT - 34 Verify source ↗
Neni 34
AI-assisted research summary: This article assigns police disciplinary cases to different bodies and makes some decisions final administrative decisions subject only to court review.
Neni 34 Marrja e vendimeve dhe e drejta për ankesë 34.1 Akuzat për vepra të rënda apo të lehta disiplinore që përfshijnë Drejtorin e Përgjithshëm, Zëvendësdrejtorin apo Ndihmësdrejtorin vendosen nga Komisioni për Emërime të Larta dhe Disiplinë në Polici si shkallë e parë dhe masa disiplinore rekomandohet. 34.2 Ministri i Punëve të Brendshme është përgjegjës që të shqiptojë masën për shkelje të rëndë dhe të lehtë disiplinore për Drejtorin e Përgjithshëm, Zëvendësdrejtorin, apo Ndihmësdrejtorin. Vendimi i Ministrit do të jetë vendim administrativ përfundimtar, i cili mund t’i nënshtrohet rishqyrtimit gjyqësor vetëm nga gjykata kompetente. 34.3 Shkeljet e lehta disiplinore ku përfshihet punonjësi i Policisë, përveç pozitave të larta ekzekutive, vendosen nga Komisioni i Brendshëm Disiplinor, si shkallë e parë. 34.4 Vendimi i marrë nga Komisioni i Brendshëm Disiplinor mund të apelohet në mënyrë administrative tek Komisioni për Ankesa në Polici. Vendimi i Komisionit të Ankesave do të jetë vendim përfundimtar administrativ, i cili mund t’i nënshtrohet rishqyrtimit gjyqësor vetëm nga gjykata kompetente. 34.5 Të gjitha akuzat për shkelje të rënda disiplinore nga punonjësit e Policisë së Republikës së Kosovës, përveç pozitave të larta ekzekutive në polici, vendosen nga Komisioni për Emërime të Larta dhe Disiplinë në Polici si shkallë e parë dhe masa rekomandohet. 34.6 Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Republikës së Kosovës është kompetent të shqiptojë masën për shkelje të rëndë disiplinore për një punonjës të Policisë së Republikës së Kosovës përveç pozitave të larta ekzekutive në polici. Çdo ankesë kundër një vendimi të tillë do të vendoset nga Ministri i Punëve të Brendshme. Vendimi i Ministrit do të jetë vendim administrativ përfundimtar, i cili mund t’i nënshtrohet rishqyrtimit gjyqësor vetëm nga gjykata kompetente. 34.7 Masat disiplinore duhet të jenë proporcionale me shkeljen disiplinore. 14 KREU XII DISPOZITAT KALIMTARE DHE TË FUNDIT - 35 Verify source ↗
Neni 35
AI-assisted research summary: When this law enters into force, the provisions of UNMIK Regulation 2005/54 relating to IPK stop applying.
Neni 35 Shfuqizimi i akteve Me hyrjen në fuqi të këtij ligji, dispozitat e Rregullores së UNMIK-ut 2005/54, në lidhje me IPK pushojnë të zbatohen. - 36 Verify source ↗
Neni 36
AI-assisted research summary: This law takes effect 15 days after publication in the Official Gazette of the Republic of Kosovo.
Neni 36 Hyrja në fuqi Ky ligj hyn në fuqi pesëmbëdhjetë ( 15 ) ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës Me datën: 20.02.2008
Provision text is displayed from LexChat’s stored statute record. Use the official source links to verify amendments, commencement, and current legal force.
Ask AI about this statute
LIGJI NR. 03/L-036 PËR INSPEKTORATIN POLICOR TË KOSOVËS
Sign in to ask AI about this statute
Sign in to start authenticated, citation-grounded statute research.
Sign in